Ekskluizive -  Intervistė me Akademik Rexhep Qosja

    

 

Akademik Rexhep Qosja

 

Pyetje: Mė 19  tė kėtij muaji u kremtua 70 vjetori Juaj; si ndiheni nė kėtė pėrvjetor?


Nuk mund tė them se shtatėdhjetėvjetori mė bėn tė lumtur. Kam hyrė nė njė moshė qė durohet gjithnjė e mė vėshtirė. Por, dua t’i falėnderoj tė gjithė ata qė me fjalė tė mira nė tubimin shkencor tė organizuar nga Instituti Albanologjik dhe jashtė tij ma bėnė tė durueshme kėtė moshė.


         Pyetje: Cila ėsthė pozita e intelektualit nė rrjedhat e sotme nė mbarė hapėsirėn shqiptare? Cili ėshtė profili i intelektualit shqiptar?


         Akademik Rexhep Qosja: Pozita e sotme e intelektualit shqiptar ėshtė kryesisht, nėnēmuese. Nė komunizėm intelektuali ishte i dyshimtė, shikohej me mosbesim, mbikėqyrej; njė numėr jo i vogėl i intelektualėve janė pėrndjekur, janė marrė nė biseda tė ashtuquajtura informative, janė burgosur, janė gjykuar, janė mbajtur me vite nė burgje. Dhe, ky intelektual, i shpallur i dyshimtė dhe i pėrndjekur, megjithatė, ishte i ēmuar prej popullit. Sot, pėrpos kerberėve tė tarafeve, intelektualin nuk e pėrndjek tjetėrkush. Shteti, mė nė fund, e ka lėnė tė qetė. Por intelektualin sot s’e pėrfill kush. Numėr i madh i tyre janė tė papunė, mbahen prej fėmijėve, kurse disa – prej miqve! Nuk e intereson kė kush je, ēka ke punuar, sa je flijuar pėr njė ideal, sa ke kontribuar nė arsim, nė shkencė, nė kulture, nė zhvillimin e pėrgjithshėm. Jo. I kanė ngjeshur radhėt bijtė e baballarėve, komunistė e antikomunistė, kur e kur tė pavlefshmit dhe tė pamerituarit, dhe intelektualin pėrpiqen ta bėjnė sa mė tė padukshėm! Kjo ėshtė Kosova sot. Larg saj nė kėtė pikėpamje s’ėshtė as Shqipėria.

         Fajtor pėr pozitėn e tij tė tillė ėshtė edhe vetė intelektuali. Intelektuali ynė hesht! Duron! Ėshtė servil, servil, servil deri nė pėrbuzje. Pėr gjendjen nė vendin e vet do tė flasė ēka flet partia nė pushtet! Pėr probleme e padrejtėsi nė botė do tė flasė edhe mė mjerueshėm: siē flasin zyrtarėt kryesorė!


         Pyetje: Jeni vrojtues i zhvillimeve kombėtare shqiptare. A jeni tė mendimit se inteligjencia shqiptare reagon gjithmonė pasi tė kryhen ngjarjet me peshė?


         Akademik Rexhep Qosja: Nė qoftė se mendoni pėr institucionet nė tė cilat janė tė mbledhur intelektualė, siē janė akademitė e shkencave, institutet shkencore apo lidhjet e shoqatat e krijuesve del ashtu siē thoni ju. Nė qoftė se mendoni pėr intelektualė veē e veē atėherė nuk del bash ashtu. Ka intelektualė qė e kanė thėnė dhe e thonė mendimin pėr ato ēėshtje me kohė, para se tė bėhet vonė, “para se tė kryhen ngjarjet me peshė”.


         Pyetje: Cili, sipas jush, ėshtė niveli i Universitetit publik sot dhe i universiteteve private qė kanė mbirė si kėrpudhat pas shiut, i shkencės dhe i kulturės shqiptare?


         Akademik Rexhep Qosja: Po lexojmė shpesh nė gazeta dhe po dėgjojmė edhe nė mediat elektronike se Universiteti publik po ballafaqohet me shumė probleme: probleme materiale, probleme tė cilėsisė sė mėsimdhėnies, probleme morale. Korrupsioni po e rrėnon edhe cilėsinė e punės, edhe moralin intelektual nė Universitet. Tė paguar mjerueshėm, disa pedagogė tregojnė njė papėrgjegjshmėri tė pashembulltė nė punė!


         Pyetje: Keni qenė pjesėmarrės i Konferencės sė Rambujesė, pse u tėrhoqėt nga politika?


         Akademik Rexhep Qosja: Ėshtė dashut tė vendos: do tė jam zyrtar politik apo krijues i vlerave artistike letrare dhe shkencore. Kam gjykuar: zyrtar mund tė bėhet shumėkush, kurse krijues i atyre vlerave – jo ēdonjėri. Jam deklaruar pėr tė dytėn: pėr njė  punė mė tė vėshtirė, tė palevėrdishme materialisht, por nė tė cilėn je sovran, shpirtlartė, sado kurrė i lumtur.


         Pyetje: Cili ėshtė mendimi Juaj pėr bisedimet shqiptaro-serbe, qė po zhvillohen nė Vjenė?


         Akademik Rexhep Qosja: Bisedimet shqiptaro-serbe nė Vjenė tregojnė se bashkėsia ndėrkombėtare po i favorizon serbėt si pakicė kombėtare nė Kosovė nė krahasim me pakicat e tjera kombėtare nė Serbi, nė Mal tė Zi, nė Maqedoni. Ka rrezik qė si pasojė e kėtyre bisedimeve Kosova tė jetė nė thelb e federalizuar nė njė mėnyrė tė veēantė, qė nė pikėpamje politike e kushtetutare e bėn jofunksionale. Kosova me komunat serbe, qė do tė jenė nė lidhje dhe tė finansuara edhe prej Serbisė, me kishat rreth tė cilave do tė shtrihet njė e ashtuquajtur zonė sigurie do tė jetė Kosovė nė tė cilėn nuk do tė mund tė ketė lėvizje tė sigurt, tė lirė, nė gjithė hapėsirėn e saj. Njėkohėsisht mund tė ngjasė qė Mitrovica Veriore, me Leposaviqin dhe Zupin Potokun tė mbeten jashtė sovranitetit  tė Kosovės – siē janė edhe tani!

         Bisedimet shqiptaro – serbe pėr statusin e Kosovės po pėrfundojnė pa marrėveshje mes shqiptarėve dhe serbėve - ēka edhe ėshtė pritur. Kėshilli i Sigurimit i OKB-sė do tė marrė vendim pėr statusin e Kosovės. Dhe, ai do tė jetė vendim pėr Kosovėn e pavarur, por administrativisht tė organizuar ashtu siē janė marrė vesh dy palėt nė Vjenė: pėr Kosovėn pėrbrenda pothuaj tė ndarė!


         Pyetje: A e mbėshtetni edhe mė tej qėndrimin tuaj se serbėve duhet dhėnė “hisja” e tyre dhe problemi tė zgjidhet me lėvizje tė popullsisė?

 

         Akademik Rexhep Qosja: Ato qė i them gjithmonė i mendoj gjatė pėrpara, prandaj, nuk mė ngjan qė tė pendohem. Tani ėshtė shtuar numri i ekspertėve dhe i diplomatėve nė botė tė cilėt thonė se ēėshtja e Kosovės do tė duhej tė zgjidhej pėrgjithmonė: duke u modifikuar kufiri mes Kosovės e Serbisė – thonė ata. Ata nuk e pėrmendin lėvizjen e popullsisė, por e dinė se kjo pashmangshėm do tė ngjante. Sikur tė arrihej marrėveshje pas sė cilės Serbisė do t’i jipej rreth dhjetė pėrqind e territorit tė Kosovės, natyrisht nė kufirin verior mes Kosovės e Serbisė, dhe nė atė territor tė kalonin edhe serbėt e tjerė nga Kosova qendrore-kjo do tė mund tė quhej zgjidhje e pėrhershme, historike e ēėshtjes sė Kosovės.Edhe mė mirė do tė bėhej sikur nė kėtė lėvizje tė kufijve e tė popullsisė tė pėrfshihej edhe Lugina e Preshevės. Po Serbia zyrtare po thotė se zgjidhje tė tillė, me lėvizje tė kufijve, nuk ėshtė e gatshme tė pranojė. Serbia synon tė ruajė bazat etnike serbe nė brendėsi tė Kosovės – pėr eventualitetet e ardhshme historike! Kosova e tillė, me baza tė tilla, qė do tė jenė nė lidhje tė pėrhershme me Serbinė – ja kushtet pėr luftė tė ardhshme nė Kosovė!


         Pyetje: Si duket Marrėveshja e Ohrit nė dritėn e bisedimeve pėr statusin e Kosovės?


         Akademik Rexhep Qosja: Bisediemt e Vjenės mbi organizimin e administrativ tė Kosovės na bėjnė tė mundshme tė shohim se komunat me shumicė shqiptare nė Maqedoni pėr nga tė drejtat kombėtare nuk mund tė krahasohen me komunat me shumicė serbe nė Kosovė. Komunat serbe nė Kosovė do tė kenė shkallė tė lartė tė vetėqeverisjes ( dhe lidhje tė veēantė me Serbinė) ēka nuk u njihet komunave me shumicė shqiptare nė Maqedoni. Kjo domethėnė se Marrėveshja e Ohrit nuk u bėn tė mundshme shqiptarėve qė t’i  realizojnė tė drejtat e tyre kombėtare nė nivelin e tė drejtave kombėtare tė serbėve nė Kosovė. Ėshtė e ēuditshme, prandaj, pse Partia Demokratike pėr Integrim bėn protesta pse nuk ėshtė zgjedhur partnere e koaliconit qeveritar nė Maqedoni. Marrėveshja e Ohrit nuk i bėn subjektit partiak politik shqiptar qė fiton shumicėn e votave tė shqiptarėve nė Maqedoni tė mundshme qė tė jetė pėrfaqėsuese e tė gjithė shqiptarėve nė Maqedoni. Marrėveshja e Ohrit ėshtė njė marrėveshje johistorike me tė cilėn ēohen pėrpara tė drejtat qytetare tė shqiptarėve, por bėhet e pamundshme e drejta e tyre shtetkrijuese.


         Pyetje: Ēfarė ka nxjerrė nė dritė polemika juaj me Ismail Kadarenė?


         Akademik Rexhep Qosja: Kjo polemikė mė sė pari ka treguar se numėr i madh i intelektualėve tanė nuk i pėrcjell, nuk i vėshtron mjaftueshėm dukuritė, fenomenet, problemet aktuale nė vendin e vet e aq mė pak nė botė dhe nuk pėrsiat pėr to. Njė numėr i intelektualėve tanė kanė deklaruar nė lidhje me kėtė polemikė se diskutimi i ēėshtjes sė identitetit ėshtė i panevojshėm sepse na qenka ēėshtje pėr shqyrtim intelektual e paqenė! Madje edhe vetė nismėtari i kėsaj polemike, Ismail Kadare, nė konferencėn me mediat qė ia organizoi Ministria e Kulturės, pothuajse e shfaqi njė mendim tė tillė. Intelektuali qė pėrpiqet ta kuptojė e ta shpjegojė kohėn nė tė cilėn jeton do tė duhej ta dinte se pėrmbysja e komunizmit, nė njerėn anė, e globalizmi, nė anėn tjetėr, pashmangshėm e kanė aktualizuar ēėshtjen e identitetit. Komunizmi synonte krijimin e njė shoqėrie, si thuhej, tė re, me ideologji tė re dhe me njeri tė ri . Ky synim i komunizmit, nė realizimin e tė cilit nuk ngurrohej aspak nga pėrdorimi i dhunės, shprehej fort nė identitetin individual dhe identitetin kolektiv tė njerėzve.
         Edhe proceset e globalizimit po ushtrojnė ndikim tė madh nė identitetet individuale dhe nė identitete kolektive. Si ėshtė e mundshme, atėherė, qė ta quajmė diskutimin e ēėshtjes sė identitetit diskutim tė tepėrt, tė panevojshėm!? Anglia nuk ka pėrjetuar komunizėm, por sivjet gjatė korrikut dhe gushtit nė Angli ėshtė zhvilluar njė debat i madh pėr identitetin anglez, qė prej vėzhguesve evropianė ėshtė quajtur shqyrtime tė mėdha nė botėn moderne. Debatin e ka hapur intelektuali dhe themeluesi i revistės sė njohur Prospekti, Dejvid Gudhart, me trajtesėn Nacionalizmi progresiv: shtetėsia dhe e majta. Nė debat kanė marrė pjesė, mandej, shumė politikanė, deputetė, shkrimtarė dhe intelektualėt tė tjerė anglezė. Problemi i identitetit, po ashtu, ėshtė hapur nė shumicėn e vendeve ish-komuniste.

         Nė vendet ish-komuniste mund tė hapet debat pėr identitetin. Edhe nė Angli mund tė hapet debat pėr identitetin. E te ne, sipas disa intelektualėve, nuk e vlejka tė hapet debat pėr identitetin. Pozicion pak i ēuditshėm intelektual apo jo!

        Nė debatin qė, megjithatė, ėshtė hapur mandej pėr identitetin kanė marrė pjesė shumė intelektualė, qė kanė shfaqur mendime tė ndryshme dhe qė ēėshtjen e identitetit e kanė vėshtruar prej aspektesh tė ndryshme.

Po, kjo ėshtė e mira e kėtij debati, megjithėse ishte i vogėl numri i shkencėtarėve, i shkrimtarėve e i krijuesve tė tjerė tė shquar qė morėn pjesė nė debat. Me sė shumti nė debat morėn pjesė gazetarė, publicistė, politikanė, lexues.

Nė debat, sė paku deri tani, mungoi ajo qė nuk do tė duhej tė mungonte: distancimi nga idetė raciste qė pėrshkojnė librushkėn e Ismail Kadaresė Identiteti evropian i shqiptarėve, nė tė cilėn pėrpos njė pėrēmimi tė fesė dhe tė qytetėrimit mysliman, nė pėrgjithėsi, shprehet edhe kundėrshtim ndaj ēdo bashkėpunimi – politik, diplomatik, ekonomik me vendet islamike dhe me Kinėn. Nė historinė e politikės dhe tė kulturės shqiptare njė racizėm i tillė ishte i panjohur deri tani. Ide raciste, gjatė debatit, janė shfaqur edhe nė reagimet e ndonjė pėrkrahėsi tė Ismail Kadaresė! Mendoj se problemi i racizmit tė Ismail Kadaresė ėshtė njė problem mė i madh. Racizmi i Ismail Kadaresė shtron nevojėn qė edhe ne, si popull me disa fe, tė bėjmė ēka kanė bėrė shumė popuj nė Evropė dhe nė botė: tė miratojmė ligjin pėr parandalimin e racizmit fetar dhe tė ēdolloj racizmi tjetėr.

Ka vite qė nė jetėn tonė politike dhe kulturore, nė media dhe nė libra tė veēanta, pėrsėritet dhe arsyetohet e ashtuquajtura ftesė pėr kthim nė fenė e tė parėve, pėr here tė parė e bėrė publike nė librin publicistik tė Ismail Kadaresė, Nga njė dhjetor nė tjetrin. Kjo ftesė bazohet nė shpėrfilljen dhe nė nėnēmimin e fesė myslimane, domethėnė nė racizėm fetar.

Ēdo intelektual qė ka njė kulture sadopak tė zhvilluar filozofike dhe shkencore, qė ka lexuar veprat mė tė rėndėsishme tė filozofisė dhe tė shkencės evropiane e di, besoj, se nuk ka fe mė tė mirė dhe mė tė keqe se fetė e tjera. Tė gjitha fetė pėr nga dinjitetet etike, morale, filozofike, juridike, teologjike janė tė barabarta. Tė gjitha kanė njė zot - se dy zota nuk janė apo jo, dhe tė gjitha predikojnė devotshmėrinė ndaj tij. Nė qoftė se ėshtė kėshtu, shtrohet pyetja: pse tė predikohet kthimi nė fenė e tė parėve, pse tė predikohet kalimi nė fe tjetėr? Pse tė bėhet politikė, ideologji, program i njė shkrimtari predikimi i kthimit nė fe tjetėr? Mos predikimi i kthimit nė fenė e tė parėve, predikimi i kalimit nė fe tjetėr do tė thotė shpėrfillje, pėrbuzje e fesė prej sė cilės kėrkohet largimi?  Mos kjo bėhet pėr disa interesa tepėr tė padenja?


         Pyetje: Lexuesve u ka rėnė nė sy niveli jo pėrkatės i disa shkrimeve pėr debatin midis Kadaresė dhe teje.


         Akademik Rexhep Qosja: Mjerisht vetė Ismail Kadare ia ka ulur nivelin debatit. E keni parė se sa fyerja bėhej nė pėrgjigjet e tij! Nė pėrgjithėsi, polemikat nė jetėn tonė intelektuale shpesh nuk kanė nivel. Me to nuk synohet shpjegimi objektiv, kritik, i ndershėm i  ēėshtjeve tė ngritura, po fyerja, pėrbuzja, zhvlerėsimi i oponentit. Ky ėshtė njė problem, qė flet shumė pėr gjendjen tonė shpirtėrore e morale, pėr marrėdhėniet tona politike, pėr arsimin tonė, pėr edukatėn tonė.


         Pyetje: Mos do tė thotė kjo se raportet mes Rexhep Qosjes dhe Ismail Kadaresė janė cenuar pėrgjithmonė?


         Akademik Rexhep Qosja: Mjerisht, njėmijė herė mjerisht, unė nuk mund tė mendoj mė pėr Ismail Kadarenė siē kam menduar pėrpara. Kam qenė nė gjendje t’ia fal atij disa tė palejueshme politike dhe ideologjike qė ka bėrė gjatė komunizmit. Por, atėherė unė nuk dija pėr njė varg shkrimesh tė tij politike, ideologjike dhe “teorike” me tė cilat e predikonte stalinizmin nė krijimtarinė artistike e shkencore edhe nė ēastet kur po shembej komunizmi; asokohe unė nuk dija pėr rolin e Ismail Kadaresė nė fatkeqėsinė e shkrimtarit Bilal Xhaferrit; atėherė unė nuk dija pėr rolin e Ismail Kadaresė nė tragjedinė e familjes Rapi; atėherė unė nuk dija pėr letrėn e Ismail Kadaresė dėrguar shefit tė Sigurimit me tė cilėn denonconte kolegun Fadil Paēramin dhe Todi Lubonjėn. Atėherė unė nuk dija pėr kėtė veprimtari denoncuese tė Ismail Kadaresė. Tani, mbasi u botuan dokumente pėr kėto, tani, unė mund tė them: t’i kisha ditur me kohė tė gjitha kėto, qėndrimi im ndaj Ismail Kadaresė do tė kishte qenė krejt tjetėr – do tė kishte qenė qėndrim i intelektualit qė i rri shumė larg atij. Dhe, qė bėn vlerėsim tjetėr pėr rolin e tij nė letėrsinė dhe nė kulturėn shqiptare.


         Pyetje: Fatkeqėsisht, Ismail Kadaresė nuk iu dha as sivjet Ēmimi Nobėl. Ēka mendoni: pse?


         Akademik Rexhep Qosja: Mė vjen keq pse Ismail Kadare nuk ishte sivjet nė rrethin e atyre shkrimtarėve qė pėrmendeshin si kandidatė seriozė pėr atė Ēmim. Dhe, mė vjen keq, pse njė pjesė e madhe e krijimtarisė sė tij soc-realiste nė poezi e nė prozė, pse publicistika e tij politike dhe ideologjike nė thelb staliniste, pse roli i tij nė njė varg ngjarjesh e situatash nė jetėn intelektuale i komprometuan gjasat e tij pėr tė qenė sivjet kandidat serioz pėr kėtė Ēmim tė rėndėsishėm.

Gjasat qė tė merrte kėtė ēmim Kadare i ka komprometuar nė kohė tė fundit edhe me idetė e tij raciste. Vetė fakti pse Ēmimi pėr letėrsi dhe ēmimi pėr Paqe morėn dy pjesėtarė tė besimit mysliman tregon se Kadare kishte bėrė llogari tė gabuar. Ai mendonte gabimisht se duke pėrēmuar kulturėn dhe qytetėrimin islam, duke u ngritur kundėr ēdo bashkėpunimi politik a ekonomik tė Shqipėrisė me vendet arabe, me vende tė tjera islamike dhe me Kinėn mund tė shtojė gjasat e tij pėr atė Ēmim. Do tė ishte tragjedi pėr planetin sikur racizmi kundėrmysliman dhe kundėrarab Ismail Kadaresė tė bėhej mendėsi me shtrirje mė tė gjerė!

Shkrimtari turk, Orhan Pamuk, e fitoi Ēmimin Nobėl pse predikon pikėrisht atė qė mohon shkrimtari ynė: pse predikon gėrshetimin e kulturave dhe bashkėpunimin e pashmangshėm tė popujve dhe tė shteteve pavarėsisht prej feve dhe ideologjive tė tyre. Paqja nė botė s’mund tė bazohet nė racizėm e mosdurim, po nė respekt e tolerancė mes feve e popujve.


         Pyetje: Kėto ditė ėshtė ngritur nė tė vėrtetė ėshtė ringritur ēėshtja e dosjeve. A mendoni se duhet tė hapen dosjet.


         Akademik Rexhep Qosja: Kam shkruar pėr ēėshtjen e dosjeve pikėrisht nė gazetėn “Lajm”. Mendoj se ėshtė e mira qė dosjet tė hapen edhe nė Shqipėri edhe nė Kosovė. Tė hapen, natyrisht, nė qoftė se ka ēka tė hapet; flitet se shumė dosje janė zhdukur prej atyre qė ishin nė pushtet, qoftė tė majtė qoftė tė djathtė. Dosjet duhet tė hapen jo pėr tė bėrė procese tė reja gjyqėsore, por pėr dy arsye tė tjera: 1. pėr shkak tė lustracionit dhe 2. pėr shkak tė studimit tė drejtė, shkencor tė sė kaluarės dhe tė mėnjanimit tė shumė gėnjeshtrave qė po qarkullojnė nė jetėn shqiptare sot mbi tė kaluarėn. Domethėnė: tė dhėnat e fshehura nė dosjet mund t’i kontribuojnė rritės sė ndėrgjegjes sonė dhe tė vėrtetės nė jetėn tonė. Sa di dosjet nuk i kanė hapur ende rusėt, ukrainasit, bjellorusėt, serbėt, malazeztė dhe ne shqiptarėt!


         Pyetje: Disa intelektualė e politikanė po thonė se hapja e dosjeve mund tė nxisė konflikte?


         Akademik Rexhep Qosja: Pėrvoja e ish-vendeve komuniste, qė i kanė hapur dosjet, e tregon tė kundėrtėn. Hapja e dosjeve nė Poloni, nė Ēeki, nė Hungari, thuhet e shkruhet, se i ka kontribuar zhvillimit tė demokracisė sė vėrtetė dhe qėndrueshmėrisė shoqėrore nė ato vende. Pse te ne tė ngjajė e kundėrta?!

Nė jetėn tonė ka mjaft konflikte:konflikte interesash dhe jo vetėm interesash.
          Po, nė jetėn tonė kemi shumė konflikte edhe tė trashėguara, edhe tė krijuara tani. Varfėria ėshtė vetvetiu prodhuese e madhe e konflikteve. Por, edhe politika ėshtė prodhuese e madhe e konflikteve nė jetėn tonė politike, shoqėrore dhe intelektuale. Politika ėshtė vrima e zezė e qiellit tonė. Konfliktet, urrejtjet, korrupsioni, madje, edhe krimi shpesh aty fillojnė. Politika jonė, nė pėrpjesėtime kombėtare, ėshtė veprimtari nė masė tė madhe pa kulturė demokratike, e papėrgjegjshme dhe e pamoralshme. Ajo ėshtė politikė, nė thelb, e njerėzve tė papjekur: e njerėzve tė papjekur, qė, pashmangshėm, do tė sillen politikisht papėrgjegjshėm dhe pamoralshėm. Dhe, njė pėrshtypje tė tillė pėr ne e kanė krijuar edhe tė huajt. Para disa ditėsh e lexova njė intervistė me njė gjeneral italian, qė kishte qenė nė Kosovė nė kuadrin e KFOR-it. E pėrkrahte pavarėsinė e Kosovės, por nuk ngurronte tė thoshte se, megjithatė, jemi tė papjekur.
         E keni parė ēka ngjet nė politikėn tonė nė  Kosovė? Ish-kryetari i Kuvendit tė Kosovės ka bėrė njė sėrė shpėrdorimesh nė Kuvend, shpėrdorime materiale, tė dėshmuara me dokumente. Pėrpos tė tjerash edhe agregatėt e blerė pėr Kuvendin i ka ēuar nė shtėpi tė vet. Edhe dhėmbėt i ka ndrequr me para tė Kuvendit. E megjithatė ai njeri vazhdon tė jetė kandidat pėr kryetar tė LDK-sė. Dhe, vazhdon ta tollovisė LDK-nė. Agregatėt e vjedhur ushtojnė pas emrit tė tij e ai kandidat pėr kryetar tė Partisė mė tė madhe nė Kosovė! Po kėsi kundėrmorali politik nuk mund tė ngjajė nė politikėn e njė populli tė pjekur politikisht!

E keni parė ēka ngjet nė Shqipėri? Fyerje tė pėrditshme ndaj kryetarit tė shtetit! Dhe, jo ndaj gjithfarė kryetari, po ndaj njė kryetari me integritet moral, intelektual dhe politik, ndaj njė kryetari qė nė asnjė situatė nuk ka lejuar tė tregohet i anshėm ndaj kėsaj a asaj partie, ndaj kėsaj e asaj figure politike, ndaj njė kryetari, qė me cilėsitė e tij njerėzore dhe politike do t’i bėnte nder edhe njė shteti shumė mė tė madh e mė tė fortė se Shqipėria. Kushtetuta e thotė se fjalėn e fundit pėr prokuronin publik tė Shqipėrisė e thotė kryetari i Shqipėrisė dhe kur kryetari e thotė kėtė fjalė tė tij nė mbrojtje tė prokurorit kundėr tij ngrihen edhe kryetarja e Kuvendit edhe kryetari i Qeverisė. E neveritshme ishte paraqitja e kryetares sė Kuvendit nė Zėrin e Amerikės kundėr kryetarit Alfred Moisiu. E neveritshme sepse nė radhė tė parė ishte kundėrkushtetutare. Njė nėpėrkėmbje e tillė e Kushtetutės nuk mund tė ngjajė sot nė asnjė vend evropian! Aq mė pak prej njė gruaje!


         Pyetje: Ndoshta kėta janė vetėm disa shembuj pėr pakėnaqėsi...?


         Akademik Rexhep Qosja: Tė dhėnat, ngjarjet, dukuritė, veprimet, tė bėrat, marrėzitė, poshtėrsitė politike nė jetėn tone janė aq tė shumta saqė nuk i kap kalemi! Shumė nga zyrtarėt tanė kanė hyrė nė politikė me brekė tė shqyera e sot janė zyrtarė me pallate e me miliona...! Keni parė? Politikanėt tanė mė sė shumti merren me njėri-tjetrin! E veshin dhe zhveshin njėri-tjetrin thuajse s’jeton njeri, as popull, nė tokėn shqiptare. Nuk ėshtė e ēuditshme prandaj, pse ne kemi katandisur deri aty saqė tė sėmurė nga Spitali i ynė i Pėrgjithshėm nė Prishtinė detyrohen tė shkojnė nė Graēanicė e tė mjekohen prej mjekėve serbė qė vijnė prej Beogradit. Dhe, merreni me mend: pėr operacionin qė nė Prishtinė do tė paguanin 600 euro nė Graēanicė paguajnė 200 euro!

         Ne kemi katandisur deri aty saqė duzinat e drejtorėve, tė quajtura menaxhmenti, i KEK-ut, marrin deri nė 4200 euro nė muaj, kurse njė kirurg merr deri nė 300 euro. Merreni me mend: njė drejtor i KEK-ut, ēfarė do tė gjesh me mija nė Kosovė, merr 4200 euro nė muaj, kurse njė kirurg pa tė cilin nuk mundet Kosova merr 300 euro!

         Ne kemi katandisur deri aty saqė Ministria jonė e Kulturės financon vetje tė estradės, disketa e kaseta, domethėnė financon kiē e shund veprimtarinė mė komerciale nė kėtė botė e nuk financon veprimtarinė kulturore tė Lidhjes sė Shkrimtarėve tė Kosovės!

         Ne kemi katandisur nė ndarje e pėrēarje, qė bėn shteti, edhe nė fushė tė kulturės! Shikoni ē’bėn njė ministri tjetėr e kulturės Ministria e Kulturės, e Rinisė dhe e Sporteve nė Tiranė nuk ngurron aspak qė tė pėrpiqet tė shpartallojė Panairin e Librit nė Tiranė dhe nė Tetovė! Merreni me mend: pėr ta sabotuar kėtė panair, tanimė me njė traditė, kjo Ministri organizon panair tjetėr tė librit 5 ditė para atij tashmė tradicional! Totalitarizmi pėrēarės i S.Berishės po bėhet i rrezikshėm si nė vitin 1997.
Kėta janė vetėm disa shembuj qė tregojnė pse ne jemi kėtu ku jemi: pse nė kulturėn tonė ende nuk kemi njė enciklopedi kombėtare; pse nuk kemi njė enciklopedi tė pėrgjithshme. Tė tjerėt, popuj tė tjerė  nė Ballkan, edhe mė tė vegjėl se ne nė numėr, kanė enciklopedi kombėtare, dhe enciklopedi tė pėrgjithshme, dhe enciklopedi juridike, dhe enciklopedi sportive, dhe enciklopedi tė letėrsisė, dhe enciklopedi, madje, familjare, kurse ne nuk e kemi qoftė edhe njė enciklopedi!

         Popujt e tjerė tė Ballkanit, nė numėr edhe mė tė vegjėl se ne, kanė fjalorin e gjuhės kombėtare nė 5, 6 a 7 vėllime e ne ende mburremi me njė Fjalor tė Gjuhės sė Sotme me rreth 50.000 fjalė. Ne vazhdojmė tė kapardisemi para vetvetes, ne vazhdojmė tė ushqehemi me mashtrimet e intelektualėve tė vonuar romantikė qė na ngushėllojmė duke thėnė se ne kemi pėrdorur pirunin kur Evropa hante me grushte, por nė gjuhėn tonė ende nuk janė pėrkthyer veprat monumentale tė filozofisė, tė historisė, nė pėrgjithėsi, tė shkencės evropiane, qė shėnojnė epoka nė kulturėn dhe nė qytetėrimin e Evropės.

         Popuj tė Ballkanit nė numėr mė tė vegjė se ne, nė vitet ’70 tė shek.XX e kanė botuar veprėn monumentale “Historia e njerėzimit – Zhvillimi kulturor e shkencor”, nė 15 vėllime tė mėdha, tė punuar si projekt i UNESKO-s prej shkencėtarėsh tė shumė vendeve. Burokracia jonė politike ende s’ka dėgjuar se njė vepėr e tillė monumentale, e dedikuar pėr tė gjithė popujt, ekziston e lėre mė tė ndėrmarrė pėrkthimin e saj!

         Dhe, si tė pėrkthehen monumentet shkencore, artistike e filozofike me rėnėsi botėrore te ne? Kush dhe me ēka t’i pėrkthejė? Kush dhe me ēka t’i botojė? Me ēka t’i botojnė botuesit qė do tė dėshironin t’i botojnė? Cila ministri mendon pėr pėrkthimin e tyre? Cili shtet mendon pėr pėrkthimin e tyre?!

         Projektet e tilla, tė mėdha, nė shtete tė vogla siē janė shtetet ballkanike, nuk mund tė realizohen prej vetjeve, prej botuesve tė veēantė, po prej institucioneve shtetėrore, prej Shtetit. Enciklopeditė nuk mund t’i financojnė e t’i bėjnė botuesit. Enciklopeditė i financojnė shtetet.

         Ku ta marrim atė shtet, tė drejtuar prej njerėzve largpamės, tė cilėt do tė kuptojnė se historia e njerėzimit ėshtė histori e shkencės, e artit, e filozofisė sė tij, domethėnė histori e kulturės dhe e qytetėrimit tė tij e jo e pozitave politike.

 

Intervistoi: Sali Bytyqi

 

28-10-2006

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 





 

Kostenlose Homepage von Beepworld
 
Verantwortlich für den Inhalt dieser Seite ist ausschließlich der
Autor dieser Homepage, kontaktierbar über dieses Formular!