MASHTRIMI I MADH

                                                                                               

Ja pse ishte e nevojshme polemika qė nisi Ismail Kadare

 

 

        -Ismail Kadare ka arsye tė thotė, tani, se ėshtė njė gabim i rėndė hapja e kėtyre polemikave. Si mos tė jetė pėr tė gabim i rėndė hapja e njė polemike nė tė cilėn ai pėsoi disfatė intelektuale dhe morale.

        -Polemika ishte shumė e nevojshme pikėrisht pėr tė bėrė tė mundshme qė tė fillojė dritėhedhje nė mashtrimet me tė cilat e ushqen Ismail Kadare opinionin shqiptar.

        -Polemika qė nisi Ismail Kadare ishte shumė e nevojshme. Dhe ishte e nevojshme pėr t’i ēmaskuar idetė raciste tė Ismail Kadaresė dhe pėr tė treguar se sa tė rrezikshme mund tė jenė ato nė jetėn politike dhe kulturore shqiptare: pėr tė treguar se ē’rol shpėrbėrės (ēintegrues) mund tė luajnė ato nė jetėn kombėtare shqiptare

        -Polemika qė nisi Ismail Kadare ishte shumė e nevojshme pėr shkak se ua qiti pėr tokė maskat disa vetjeve gjatė tė maskuara. Sė pari ia qiti pėr tokė maskėn Ismail Kadaresė

        -E vėrteta pėr krijimtarinė e Ismail Kadaresė dhe pėr rolin e tij tė vėrtetė nė jetėn letrare dhe kulturore shqiptare, sidomos nė kohėn e diktaturės komuniste nuk mund tė burgoset mė pavarėsisht prej pėrpjekjeve tė tij, tė njerėzve tė tarafit tė tij dhe tė institucioneve shtetėrore qė ta burgosin atė

 

 

Shkruan: Rexhep QOSJA

 

 

        Kėto ditė (mė 22 qershor), nė Tiranė u mbajt njė konferencė me gazetarėt, nė tė cilėn shkrimtari Ismail Kadare i rishpjegoi, i ndryshoi apo i mohoi disa nga idetė e tij tė shfaqura nė librushkėn polemike Identiteti evropian i shqiptarėve.

        Konferenca nė tė cilėn, si u njoftua, morėn pjesė politikanė, ministra, diplomatė, publicistė, ndonjė shkencėtar dhe, natyrisht, shumė gazetarė u organizua nga Ministria e Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve dhe nga Instituti i Kėrkimeve Politike Alcide De Gasperi.

        Lajme mė tė gjata a mė tė shkurtra pėr mbajtjen e kėsaj konference, tė cilėn organizuesit e saj e quajtėn tryezė e diskutimeve, u dhanė, mandej, nė gazeta, nė radio, nė televizione nė Tiranė dhe nė disa radio e televizione, qė kanė emisione nė gjuhėn shqipe, edhe nė disa vende evropiane e nė SHBA.

        Kjo konferencė shėnoi inkuadrimin e anshėm e kjo domethėnė tė pamoralshėm tė institucioneve tė shtetit shqiptar nė njė polemikė midis intelektualėve.

        Dhe ishte kjo njė kėrkesė e pamoralshme e Ismail Kadaresė qė tė jetė i ndihmuar prej shtetit nė polemikė me kolegun. Po ky ishte njė nga veprimet e palejueshme intelektuale tė Ismail Kadaresė qė i ka bėrė ai nė vazhdimėsi sidomos nė tė kaluarėn komuniste.

        Kjo konferencė, e organizuar, pra, nga qeveria shqiptare, kishte disa qėllime.

        Qėllimi i parė i konferencės nė fjalė ishte qė tė arsyetonte platformėn politike mbi tė cilėn Ismail Kadare e shkroi librushkėn e tij Identiteti evropian i shqiptarėve.

Por, ky qėllim nuk u arrit.

        Megjithėse nė konferencė morėn pjesė edhe disa nga tarafexhinjtė e Ismail Kadaresė, tė cilėt nė shkrimet e tyre pėr polemikėn futėn shumė zjarr politik, ideologjik, fetar dhe, natyrisht, partiak, zėri i tyre aty gati se nuk u dėgjua apo ndoshta s’u bė botor nga mediat. Nė gazeta, nė radio e nė televizione theksi u vu mbi diskutimet e disa tė tjerėve, qė nuk ishin paraqitur me shkrime rreth polemikės. Disa nga ata shfaqėn mendime qė nuk mund tė quheshin tė pajtueshme me mendimet e Ismail Kadaresė. Ajo qė mungoi nė diskutimet e tyre apo, sė paku, nuk u paraqit nė mediat, ishte distancimi nga disa ide qė kishte shprehur dhe nga disa qėndrime qė kishte mbajtur Ismail Kadare nė librushkėn Identiteti evropian i shqiptarėve.

        Pse Ismail Kadare shpreh ide raciste nė sprovėn e tij ndaj disa popujve myslimanė, nė radhė tė parė ndaj popujve turqė dhe arabė, nuk ėshtė shumė tragjike: kritikė tė tij tashmė kanė dėshmuar se me ide raciste i ka “stolisur” ai veprat e tij edhe ndaj disa popujve tė tjerė qoftė evropianė, qoftė aziatikė. Ėshtė tragjike, ndėrkaq, pse nė konferencėn me gazetarėt, nė tė cilėn, le tė pėrsėritet, ishin politikanė, ministra e diplomatė, idetė e tilla u lanė nė heshtje. Dhe, kjo heshtje mund tė krijojė pėrshtypjen e palejueshme e tė pandodhur se shteti i sotėm shqiptar i vuri vulė pajtimi racizmit tė Ismail Kadaresė ndaj Lindjes turko-arabe ashtu siē u vente shteti shqiptar komunist vulė pajtimi ideve dhe qėndrimeve tė tij socrealiste, sovjetizuese, kundėrmoderne, kundėkapitaliste dhe kundėrperėndimore!

        Pėrpos qėndrimit tė parealizuar qė tė mbrohej platforma politike dhe ideologjike, nė thelb raciste, mbi tė cilėn Ismail Kadare e shkroi sprovėn e tij nė fjalė, konferenca me gazetarėt kishte edhe njė qėllim tjetėr: kishte qėllim qė, mundėsisht, tė parandalonte mendimet ndryshe, e kjo do tė thotė tė vėrtetat, pėr krijimtarinė e Ismail Kadaresė nė pėrgjithėsi dhe pėr rolin e tij nė jetėn letrare, kulturore dhe politike shqiptare, nė njėrėn anė, nė kohėn e komunizmit e, nė anėn tjetėr, mbas ikjes nga demokracia shqiptare dhe daljes nė Francė.

        As ky qėllim i konferencės nuk u arrit.

 

RISHQYRTIMI I KRIJIMTARISĖ DHE I ROLIT TĖ ISMAIL KADARESĖ KA FILLUAR

 

        Shkrimet ndryshe pėr veprėn dhe jetėn e Ismail Kadaresė, qė dallojnė prej kritikės regjimore dhe prej shkrimeve qė frymėzon tarafllėku, nuk do tė mund tė ndalen. Rishqyrtimi i krijimtarisė dhe i rolit tė Ismail Kadaresė nė jetėn letrare, kulturore e politike shqiptare, sidomos, nė kohėn e komunizmit, ka filluar. Shkrimtari mė i mbiēmuar i letėrsisė shqipe, i mbiēmuar si pasojė e trysnisė qė mbi mendimin pėr tė ushtronin, dhe ushtrojnė, shteti dhe tarafėt e tij, tė pėrbėrė prej gazetarėsh dhe disa shkrimtarėsh, ngadalė, por gjithnjė e mė qartė, do tė sillet nė vendin qė objektivisht i takon.

        Nė konferencėn ndodhi edhe ajo qė nuk pritej: Ismail Kadare e zhvlerėsoi vetė nocionin qendror tė sprovės sė tij Identiteti evropian i shqiptarėve duke e quajtur “njė term pune shqip”. Nuk mund tė thuhet se ai nuk dinte se, si e tha njėri nga diskutuesit, nocioni identiteti evropian, i pėrdorur nė njėjės mund tė ketė vetėm pėrmbajtje politike, po jo edhe antropologjike, gjuhėsore, historike, kulturore e tė tjera.

        Nė Evropė jetojnė popuj me prejardhje tė ndryshme, me gjuhė tė ndryshme, me histori tė ndryshme, me kultura tė ndryshme, me tradita tė ndryshme - popuj tė tė tri familjeve tė mėdha etnike: latine, gjermane dhe sllave, tė cilėt po ashtu kanė identitete tė ndryshme. Nuk mund tė thuhet se Ismail Kadare nuk ishte nė gjendje tė shihte se sa dallojnė, fjala vjen, identiteti i finlandezėve prej identitetit tė portugezėve, identiteti i suedezėve prej identitetit tė francezėve, identiteti i gjermanėve prej identitetit tė italianėve, identiteti i hungarezėve prej identitetit tė grekėve, identiteti i baskėve prej identitetit tė polakėve e kėshtu me radhė. Megjithatė, tė gjitha kėto ndryshime qė janė pasuri e madhe qytetėruese dhe kulturore e Evropės, Ismail Kadare i fshin, i bėn rrafsh dhe i fut nėn njė nocion ideologjik: identiteti evropian (nė njėjės) thuajse tė gjithė kėta popuj janė njė dhe nuk ndryshojnė prej njėri- tjetrit.

 

IDEOLOGU I NDARJES SĖ IDENTITETIT TĖ SHQIPTARĖVE

 

        Pėr Ismail Kadarenė duket se ėshtė e rėndėsishme qė tė gjithė kėta popuj, sado me prejardhje,me gjuhė, me histori, me tradita, me kultura tė ndryshme, kanė njė tė pėrbashkėt dhe kjo e pėrbashkėt quhet krishterimi. Dhe, pikėrisht krishterimi ėshtė pėrmbajtja, ėshtė thelbi (kuintesenca) qė e shfrytėzon ai pėr t’i djegur ndryshimet e identiteteve tė popujve evropianė dhe pėr t’i shkrirė ata nė njė identitet: nė identitetin evropian (tė shkruar nė njėjės)! Tani pashmangshėm shtrohet pyetja: a mund tė mbulohen me kėtė nocion, pėrmbajtja e tė cilit ėshtė kryekėput njėfetare, disa milionė myslimanė tė Evropės sot? A mund tė mbulohen me kėtė nocion hebrenjtė e Evropės sot? A mund tė mbulohen me kėtė nocion hindusėt e Evropės sot? A mund tė mbulohen me kėtė nocion disa milionė shqiptarė myslimanė, qė jetojnė nė Ballkan e nė Evropė sot? Pa dyshim, jo. Ata i pėrkasin njė populli evropian – popullit shqiptar, por ata nuk i pėrkasin fesė sė krishterė, qė ėshtė pėrmbajtja e nocionit tė Ismail Kadaresė Identiteti evropian i shqiptarėve.

        Nė kėtė mėnyrė, Ismail Kadare nė tė vėrtetė bėhet ideologu i ndarjes sė identitetit tė shqiptarėve. Duke e mbėshtetur idenė e tij tė integralizmit shqiptar mbi krishterimin, ai e ndan, e pėrēan, e thėrrmon identitetin kombėtar shqiptar, qė ėshtė i pėrbėrė prej pėrbėrėsish edhe myslimanė edhe tė krishterė.

        Pėr ta bėrė tė bindshėm kėtė koncept sa kundėrshkencor, aq edhe kundėrdemokratik dhe kundėrhuman, Ismail Kadare ua qet lexuesve dhe dėgjuesve tė tij karremin e gjithmonshėm politik: se jugosllavėt, e kur thotė jugosllavėt ai do tė thotė serbėt, gjoja e kanė indoktrinuar opinionin evropian me mendime mbi problemet qė na paskan shqiptarėt me identitetin e tyre.

        Ashtu siē e thoshte tė pavėrtetėn kur thoshte se studentėt shqiptarė nė vitin 1981 u ēuan nė demonstrata duke kėrkuar qė bashkėkombėsit e tyre tė kthehen nė fenė e tė parėve, domethėnė nė fenė e krishterė, ashtu e thotė tė pavėrtetėn Ismail Kadare dhe kur e thotė se jugosllavėt e kanė pėrhapur idenė mbi problemet qė kanė shqiptarėt me identitetin e tyre. E vėrteta ėshtė krejt ndryshe. Nė Jugosllavi jo vetėm politikanė po edhe intelektualė sllovenė e kroatė thoshin dhe shkruanin se nė Jugosllavi janė katėr popuj me identitet tė formuar kombėtar: kroatėt, sllovenėt, serbėt dhe shqiptarėt. Tė tjerėt, thuhej, e tė tjerėt ishin maqedonasit, boshnjakėt dhe malazezėt, kishin identitete tė dyshimta, domethėnė nuk kishin identitete tė formuara. Madje, edhe intelektualė dhe akademikė serbė, tė dalluar pėr qėndrimet e tyre kundėrshqiptare, shkruanin se shqiptarėt janė popull me identitet tė fortė dhe me vetėdije tė fuqishme shtetkrijuese.

Identitetin e shqiptarėve nė Evropė mund ta kenė bėrė tė dyshimtė vetje si Ismail Kadare qė aq lehtė e aq papėrgjegjshėm mohojnė e pėrbuzin qoftė edhe me shkrime fenė sė cilės i takojnė.

        Po ta lėmė kontributin qė Ismail Kadare mund t’u ketė dhėnė mendimeve tė evropianėve pėr problemet e identitetit tonė kombėtar e tė shohim ē’thotė mbasi e ndėrron qyrkun e tij tė para dy muajve.

 

KADARE ME TĖ DREJTĖ E SHPALL JOSHKENCOR EDHE SHKRIMIN E TIJ IDENTITETI EVROPIAN I SHQIPTARĖVE

 

        Duke e shpallur edhe vetė tė dyshimtė, domethėnė joshkencor, domethėnė demagogjik, domethėnė mashtrues, nocionin identiteti evropian (shkruar nė njėjės), Ismail Kadare me tė drejtė e shpall joshkencor edhe shkrimin e tij Identiteti evropian i shqiptarėve me tė cilin e filloi valėn e polemikave, qė ende nuk po marrin fund. Ai tha, seriozisht tha nėse pajtohet me fjalėt qė si tė tijat u thanė nė gazetėn Shekulli: libri qė kam shkruar unė (domethėnė libri qė ka shkruar Ismail Kadare Identiteti evropian i shqiptarėve) ėshtė njė sprovė. Sprovė do tė thotė pjesė e letėrsisė, nuk ėshtė shkencė, nuk ėshtė polemikė politike, as filologjike, as politologjike, ėshtė sprovė letrare. Njė sprovė letrare ka ligjet e saj, ajo i shikon dukuritė qė ndodhin nėpėrmjet mėnyrės sė saj, ligjeve tė saj”! Shkurt: Ismail Kadare na e thotė gojavetė se shkrimi i tij me tė cilin e filloi polemikėn kundėr meje, ėshtė njė hiēgjė! Dhe, kėshtu Ismail Kadare mė nė fund u pajtua me autorin i cili ndėr tė parėt tha se sprova e tij nė fjalė ėshtė aq e cekėt, aq dobėt e shkruar, aq naive, saqė nuk kishte dinjitet tė mjaftueshėm intelektual pėr tė qenė e botueshme. Dhe, kėshtu ai u pajtua edhe me vlerėsimin tim pėr sprovėn e tij. Bukur, apo jo.

        Po ta lėmė edhe kėtė vetėdijėsim tė vonuar tė Ismail Kadaresė dhe tė shohim ēka na thotė tutje ai nė konferencėn me gazetarėt, tė organizuar nergut pėr tė nga qeveria shqiptare: pėr t’i dhėnė mundėsi qė t’i paraqitet opinionit shqiptar me njė shkėlqim tė ri letrar, politik dhe ideologjik.

        Ēka, vėrtet, tha mė tutje Ismail Kadare?

        Herėn e parė tha: “diskutimet e lindura pėr identitetin evropian tė shqiptarėve, janė tė panevojshme”!

        Herėn e dytė tha: “ėshtė njė gabim i rėndė hapja e kėtyre polemikave”!

        Nuk ėshtė polemika qė nisi kundėr meje me librushkėn raciste Identiteti evropian i shqiptarėve shkrimi i parė, as e bėra e parė e Ismail Kadaresė tė cilėn Ismail Kadare e quan tė panevojshme, madje gabim tė rėndė! Nuk do tė jetė as e fundit. Ai ka arsye ato qė thotė sot t’i mohojė nesėr. Kjo ėshtė politika e tij!

        Ismail Kadare ka arsye tė thotė, tani, se ėshtė njė gabim i rėndė hapja e kėtyre polemikave. Si mos tė jetė pėr tė gabim i rėndė hapja e njė polemike nė tė cilėn ai pėsoi disfatė intelektuale dhe morale.

        Polemika ishte shumė e nevojshme pikėrisht pėr tė bėrė tė mundshme qė tė fillojė dritėhedhje nė mashtrimet me tė cilat e ushqen Ismail Kadare opinionin shqiptar.

        Polemika qė nisi Ismail Kadare ishte shumė e nevojshme. Dhe ishte e nevojshme pėr t’i ēmaskuar idetė raciste tė Ismail Kadaresė dhe pėr tė treguar se sa tė rrezikshme mund tė jenė ato nė jetėn politike dhe kulturore shqiptare: pėr tė treguar se ē’rol shpėrbėrės (ēintegrues) mund tė luajnė ato nė jetėn kombėtare shqiptare.

        Polemika qė nisi Ismail Kadare ishte shumė e nevojshme. Dhe ishte shumė e nevojshme pėr tė ēmaskuar, nė njėrėn anė, qėndrimet e tij kundėrmyslimane, tė shprehura nė vazhdimėsi gjatė 15 vjetėve tė fundit dhe, nė anėn tjetėr, propagandėn e tij pėr kthim nė fenė e tė parėve, domethėnė nė krishterimin - ishte e nevojshme pėr tė treguar se trajtimi i kėtillė i pabarabartė i dinjitetit tė feve tė ndryshme ėshtė njė punė e rrezikshme, qė mund tė cenojė baraspeshėn dhe bashkėjetesėn e harmonishme shekullore mes shqiptarėve tė feve tė ndryshme.

        Polemika qė nisi Ismail Kadare ishte shumė e nevojshme. Dhe ishte shumė e nevojshme pėr tė treguar se, si nė kohėn e diktaturės komuniste, ashtu edhe sot, Ismail Kadare po shfrytėzon parti dhe institucione politike e shtetėrore, nė njėrėn anė, kurse tarafin vetjak tė pėrbėrė prej disa gazetarėsh e shkrimtarėsh, nė anėn tjetėr, pėr tė ushtruar dhunė mbi kritikėn dhe, nė pėrgjithėsi, mbi shkencėn letrare me qėllim qė tė ruajė edhe mė tutje si nė kohėn e komunizmit, pushtetin nė jetėn letrare dhe kulturore shqiptare nė pėrgjithėsi. Duke e ruajtur kėtė pushtet tė tij dhe tė tarafit tė tij nė jetėn letrare dhe kulturore kombėtare, ai nė tė vėrtetė ruan privilegje tė veēanta.

        Polemika qė nisi Ismail Kadare ishte shumė e nevojshme. Dhe, ishte shumė e nevojshme pėr tė parė se si me ndihmėn e institucioneve politike e shtetėrore dhe me tarafin e tij tė pėrbėrė prej gazetarėsh dhe shkrimtarėsh, Ismail Kadare ushtron dhunė edhe mbi mendimin kritik, nė tė vėrtetė mbi historinė letrare shqipe, duke i shkaktuar asaj deformime tė veēanta shkencore dhe morale. Edhe sot si dje, si nė kohėn e diktaturės komuniste, ai bėn trysni mbi kritikėn dhe historinė letrare me qėllim qė tė mbetet i zyrtarizuar mendimi pėr tė si Njėshi i letėrsisė shqipe!

        Polemika qė nisi Ismail Kadare ishte shumė e nevojshme. Dhe, ishte shumė e nevojshme pėr tė parė se nuk ėshtė aspak i vogėl numri i atyre qė shkruajnė sot nė kulturėn tonė duke mos ngurruar aspak qė tė komprometojnė mendimin shkencor: duke shpallur tė vėrtetė ēdo gjė qė pėr ta dhe miqtė e tyre ėshtė e dobishme. Njė qėndrim i kėtillė ndaj mendimit shkencor ėshtė shkaku kryesor i aq shumė bėrllok-shkencės nė shkrimet e Ismail Kadaresė dhe tė bashkėmendimtarėve tė tij.

        Polemika qė nisi Ismail Kadare ishte shumė e nevojshme. Dhe. Ishte shumė e nevojshme pėr shkak se ua qiti pėr tokė maskat disa vetjeve gjatė tė maskuara. Sė pari ia qiti pėr tokė maskėn Ismail Kadaresė, tė cilin vetėm leverdia vetjake e nxiti tė veēojė identitetin e shqiptarėve tė Shqipėrisė prej identitetit tė shqiptarėve tė tjerė duke e shkruar atė fjalinė famėkeqe: “Letrat e Shqipėrisė janė tė qarta”! Dhe, kėtė separatizėm tė tij e ndoqėn pastaj miq tė tij, njėri prej tė cilėve nuk ngurroi tė thotė se edhe po tė bėhej i mundshėm referendumi pėr bashkimin e Kosovės me Shqipėrinė do tė votonin kundėr, kurse tjetri nuk ngurroi tė thotė se identiteti i shqiptarėve tė Kosovės dhe tė Maqedonisė ndryshon prej identitetit tė shqiptarėve tė Shqipėrisė, gjoja pėr shkak tė jetės sė tyre gati njėqindvjeēare nė njė bashkėsi tjetėr shtetėrore! Nuk ka nevojė tė theksohet se separatizmin e kėtillė qė nuk ėshtė pa ithtarė edhe nė Kosovė, e komprometon vetė njėmendėsia shqiptare, por ėshtė e nevojshme tė theksohet se separatizmin e kėtillė duhet komprometuar duke e ēmaskuar kudo qė paraqitet ai: nė fushė tė gjuhės standarde, nė fushė tė pėrpjekjeve pėr shpalljen e identitetit kombėtar kosovar, nė fushė tė tejshquarjes, tė tejtheksimit tė vetėdijes fetare dhe, sė fundi, nė fushė tė qėndrimeve kundėrmyslimane tė Ismail Kadaresė.

        Polemika qė nisi Ismail Kadare ishte shumė e nevojshme. Dhe, ishte shumė e nevojshme pėr tė parė se sa servile ndaj tė huajve dhe sa brutale ndaj tė vetėve janė klasa jonė politike dhe intelektuale. Dhe, ky servilizėm, nė njėrėn anė, dhe ky brutalitet, nė anėn tjetėr, tregojnė se sa jodemokratike janė gjuha jonė politike dhe gjuha jonė intelektuale. E, dihet: nuk mund tė flitet pėr demokraci tė vėrtetė nė njė vend pa u demokratizuar gjuha politike dhe intelektuale.

        Polemika qė nisi Ismail Kadare ishte shumė e nevojshme. Dhe, ishte shumė e nevojshme pėr tė parė se mendimet tona, vlerėsimet tona, horizontet tona intelektuale ende janė mendime, vlerėsime, horizonte krahinore (provinciale). Mendimet e tė huajve, vlerėsimet e tė huajve bėhen pėrcaktuese tė mendimeve dhe tė vlerėsimeve tona pėr vetjet tona, pėr vlerat tona, pavarėsisht pse nė mendimet dhe nė vlerėsimet e tyre mund tė jenė tė pėrmbajtura interesat e tyre!

        Polemika qė nisi Ismail Kadare ishte shumė e nevojshme. Dhe, ishte shumė e nevojshme pėr tė parė se sa shumė, tmerrshėm shumė, janė pėrmbysur parimet dhe standardet etike nė jetėn tonė letrare dhe kulturore nė pėrgjithėsi e tė mos flitet pėr pėrmbysjen e tyre sketėrrore nė jetėn tonė politike. Vetėm nė njė kulturė nė tė cilėn aq poshtė janė pėrmbysur parimet dhe standardet etike mund tė rehabilitohet aq lehtė edhe aq agresivisht njė shkrimtar politik si Ismail Kadare, i cili politikisht e fetarisht vishet e zhvishet aq lehtė e aq shpejt, i cili me mendimet kritike, historiko-letrare, me vepra publicistike, me disa vepra letrare nė prozė e nė vargje, dhe me rolin nė jetėn letrare e kulturore, aq shėrbimet ia ka bėrė diktaturės komuniste. Nė njė varg vendesh ish-komuniste bėhen tė ashtuquajturat antologji tė turpit kombėtar, nė tė cilat botohen shkrime – vjersha, poema, sprova, studime, fragmente prozash, qė shkrimtarė tė ndryshėm u kanė kushtuar diktatorėve komunistė tė Bashkimit Sovjetik dhe tė vendeve tė tyre, kurse ne e lavdėrojmė dhe e festojmė ideologun e sovjetizimit tė letėrsisė dhe tė kulturės shqiptare, bashkėpjesėmarrėsin ideologjik dhe politik nė krimet ndaj krijimtarisė letrare e shkencore dhe ndaj disa krijuesve! Ėshtė harruar, tragjikisht ėshtė harruar, se etika kombėtare, qė pėrmban vepra e Naim Frashėrit dhe krenaria kombėtare, qė pėrmban vepra e Gjergj Fishtės duhet tė jenė obliguese ndaj ēdo krijuesi shqiptar. Dhe, ndaj opinionit shqiptar.

        Polemika qė nisi Ismail Kadare ishte shumė e nevojshme. Dhe, ishte shumė e nevojshme edhe pėr njė sėrė arsyesh tė tjera, pėr tė cilat ėshtė e pamundur tė flitet nė kėtė shkrim-reagim ndaj konferencės me gazetarėt qė shteti shqiptar ia organizoi Ismail Kadaresė. Ajo qė duhet tė thuhet nė fund ėshtė kjo: e vėrteta pėr krijimtarinė e Ismail Kadaresė dhe pėr rolin e tij tė vėrtetė nė jetėn letrare dhe kulturore shqiptare, sidomos, nė kohėn e diktaturės komuniste nuk mund tė burgoset mė pavarėsisht prej pėrpjekjeve tė tij, tė njerėzve tė tarafit tė tij dhe tė institucioneve shtetėrore qė ta burgosin atė.

        Le tė jetė kjo njė pėrvojė historike pėr brezat e ardhshėm tė krijuesve shqiptarė.

(Mestitujt janė tė redaksisė)

 

     

 
 
 

REALIZIMI SOCIALIST - ARTI I MADH I REVOLUCIONIT

 

Shkruan: Ismail KADARE



Zeri i Popullit, 13 janar 1974

 

Nga takimet private : Ismail Kadare dhe Enver Hoxha



Midis profecive tė shumta tepėr tė zymta qė bėhen sot nė botėn borgjeze dhe revizioniste nga fallxhorėt e klasave sunduese, njė pjesė u pėrkasin letėrsisė dhe arteve. A do tė vazhdojnė tė ekzistojnė letėrsia dhe artet nė tė ardhmen? Kjo pyetje, herė nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė, herė nė mėnyrė tė tėrthortė, vėrtitet nė tė gjitha propagandat e tyre. Pėrgjegjėsia e saj pėrbėhet nga njė radhė parashikimesh sa fataliste aq edhe absurde: pritet vdekja e romanit, vdekja e poezisė, vdekja e letėrsisė dhe e gjithė arteve nė pėrgjithėsi. Cili ėshtė shkaku i kėtij “de profundis” qė tellallėt e borgjezisė e pėrsėrisin pa pushim prej kohėsh? Pėrgjigja ėshtė e thjeshtė: ashtu si njė pjesė e profecive edhe kjo nuk ėshtė tjetėr veēse njė dėshirė e vjetėr e klasave sunduese, e trashėguar brez pas brezi prej tyre bashkė me etjen pėr pushtet dhe shfrytėzim.

       Dihet se qysh nga kohėt mė tė lashta, strukturat e mėdha burokratike e militariste, pra shtetet e mėdha agresive si psh; Perandoria Romake, duke pėrkrahur letėrsinė zyrtare kanė rėnė shpesh herė nė konflikte tė hapura me letėrsinė dhe artin pėrparimtar. Kjo ka qenė e natyrshme, sepse ky art nė pėrgjithėsi nuk mund tė pajtohej me frymėn agresive, me dėshirėn pėr hegjemoni dhe sundim tė botės e cila ishte promotori i gjithė propagandave tė kėtyre shteteve. E njėjta ndodh sot me superfuqitė e kohės sonė. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Sovjetik. Letėrsitė dhe artet e kėtyre vendeve prej kohėsh janė pėrpara njė alternative; ose tė deformohen plotėsisht sipas interesave antipopullore tė kėtyre regjimeve, ose tė zhduken. Pra profecitė pėr vdekjen e tyre nė fund tė fundit, nuk janė tjetėr veēse kėrcėnime tė tėrthorta qė u bėhen letėrsisė dhe artit nė qoftė se ato nuk konformohen plotėsisht me qėllimet hegjemoniste agresive tė kėtyre superfuqive.

       Pėr sa u pėrket popujve qė luftojnė pėr liri dhe pavarėsi, historia ka treguar dhe vazhdon tė tregojė se tek letėrsia dhe artet ata kanė gjetur gjithmonė njė mbėshtetje tė sigurtė nė luftėn dhe nė aspiratat e tyre. Historia e vendit tonė e rikonfirmon me forcė tė vecantė kėtė.

       Shoku Enver ka thėnė se ‘populli ynė nuk e ka ndarė kurrė dyfekun me gjalmė, nga libri, shpatėn nga pena, trimėrinė nga dituria...’ Dhe kjo ėshtė njė e vėrtetė e madhe. Populli ynė qė e ka pasur gjithmonė nė qendėr tė kujtesės sė tij kombėtare Skėnderbeun, nuk e ka nxjerrė kurrė nė periferi tė saj Naim Frashėrin. Popullin tonė i ėshtė dashur shumė herė tė ngrihet i vetėm kundėr rrezikut tė zhdukjes nga faqja e dheut. Por as agresioni, qė vdekjet, as uria, as rrebeshet e historisė nuk ja kanė humbur atij asnjėherė bukurinė e fjalės, tė gdhendjes tė titullit. Pėrkundrazi, ky fat i vėshtirė ja ka prefeksionuar ato gjerė nė virtuozitet. Ē’art i mrekullueshėm duhet tė jetė ai pėr tė cilin populli ka nevojė nė ditė tė mira dhe tė kėqia. Ē’provė e madhe ėshtė pėr letėrsinė dhe artet kjo dashuri e popullit pėr tė nė momentet kyēe tė historisė dhe sa qesharakė duken ata estetė pozamėdhenjė qė me sofizma tė pafund nė kabinetet e tyre belbėzojnė nėse duhet ose nuk duhet tė ekzistojnė letėrsia dhe arti.

       Fakti i madh qė populli, midis varfėrisė sė tij tė thellė, i pa ngrėnė dhe i paveshur, midis halleve, kėto male tė dyta tė vendit, e deshi gjithmonė artin, tregon se ai ka pasur arsye tė thella pėr kėtė. Populli gjithmonė ka arsye tė mėdha pėr tė bėrė njė gjė. Arsye tė mėdha pėr tė dashuruar, arsye tė mėdha pėr tė urryer. Ai e ka dashur poezinė shqipe, letėrsinė dhe artet e tjera sepse ato kanė qenė tė lidhura me fatet e tij. Kjo lidhje me fatet e popullit dhe tė kombit ėshtė tipari kryesor me i rėndėsishmi dhe mė i pavdekshmi i letėrsisė dhe i arteve tona. Tė gjitha vlerat e tjera tė kėtij arti shekullor do tė asgjesoheshin pa kėtė vlerė thelbėsore tė tij. Kjo lidhje ka qenė fati mė i madh i kėsaj letėrsie, ashtu si do tė ishte fatkeqėsia mė e madhe e saj ndarja prej popullit. Letėrsia jonė e realizmit socialist e trashėgoi si thesarin mė tė shtrenjtė kėtė lidhje, duke pasuruar e ngritur nė njė shkallė mė tė lartė atė me idetė e revolucionit dhe tė komunizmit. Partishmėria proletare e letėrsisė sonė tė realizmit socialist ėshtė shprehja mė e lartė e lidhjes sė plotė tė saj, si asnjėherė tjetėr, me fatet e popullit.

       Tė gjithė ne shkrimtarėt e realizmit socialist kemi njė pėrgjegjėsi tė madhe pėr ta ruajtur tė paprekur kėtė thesar shpirtėror tė paēmuar.

       Nė tė tridhjetė vjetėt e moshės sė saj, letėrsia jonė e re e realizmit socialist ka njohur suksese dhe gėzime tė mėdha. E vėnė pa asnjė rezervė nė shėrbim tė revolucionit, komuniste dhe kombėtare njėkohėsisht, ajo i ka larė njėherė e pėrgjithmonė llogaritė me gjithė ndryshkun shekullor tė artit feudal – borgjez, me misticizmin, irealimzin, sentimentalizmin, bulevardizmin, me historitė iluzive tė vajzave tė tė varfėrve me “princėt e kaltėrt”, me njė fjalė gjithė trillimet e kuzhinave shekullore tė botės sė vjetėr. Ajo ka vazhduar tė bėj njė luftė tė suksesshme kur kėto trillime, pasi i ka dėbuar nga dera, janė pėrpjekur tė hynė nga dritarja tė veshura me petkun modern. Detyra e ruajtjes sė pastėrtisė sė artit tonė ėshtė sa e vėshtirė aq edhe madhėshtore, sidomos nė kohėn e sotme plot furtuna revolucionesh e kundėrrevolucionesh. E vėrteta ėshtė se megjithė sukseset qė janė arritur, megjithse trungun kryesor tė letėrsisė dhe tė arteve e kemi ruajtur tė pastėr, nuk mund tė themi se i kemi mbrojtur si duhet tė gjitha degėt e tij. E pėrplasur mbi to, vala e ndėrshkimeve ka bėrė dėme, disa herė thyerje, dhe pėr kėtė pėrgjegjėsia na takon ne tė gjithėve. Por letėrsia dhe artet tona kanė njė lidhje tė tillė tė thellė me revolucionin dhe me kombin, sa qė pėr njė kohė tė shkurtėr janė nė gjendje tė rigjenerojnė plotėsisht degėt e dėmtuara. Por kjo nuk duhet tė na verė nė gjumė. Nė tė ardhmen nuk pritet asnjė dobėsi; pėrkundrazi do tė ketė gjithmonė dėndėsime tė kėtyre valėve goditėse. Agresioni ėshtė po aq i vjetėr sa edhe shoqėria me klasa (Homeri, shkrimtari i parė i planetit tonė, nuk shkroi veēse pėr njė agresion). Por nė asnjė shekull ai nuk ka qenė aq global, tinzar dhe i shumėfytyrshėm sa nė kohėn tonė. Dhe kjo ėshtė e kuptueshme, pėrderisa kjo ėshtė epokė e pėrmbysjeve tė mėdha revolucionare. Agresioni nuk tregon forcėn e agresorėve, por pėrkundrazi, frikėn, panikun e tyre pėrpara historisė.

       Gjysma e dytė e shekullit tonė po bėhet dėshmitare e njė intensifikimi tė pashembull tė agresionit. Nuk ėshtė mė agresioni i vjetėr klasik, prania e tė cilit ndihej vetėm kur shkelte ēizmja e tė huajt mbi tokėn tėnde. Tani armikun mund ta kesh mijėra kilometra larg, me tė mund tė mos shkėmbesh asnjė pushkė e, megjithatė, pa e kuptuar, mund tė fillosh tė biesh viktimė e agresionit tė tij. Agresioni kultural, agresioni i fjalės, i titullit, i ngjyrave nuk ėshtė mė pak i rrezikshėm se agresioni i ēizmes sė ushtarit.

       Njė nga dėshirat e drejtuesve tė superfuqive ėshtė qė bota tė jetė memece, nė mėnyrė qė ajo tė mos i gjykojė dot krimet e tyre. Mirėpo njerėzit kanė lindur me gjuhė. Atėherė, arėsyetojnė, ata, nėqoftėse njerėzit nuk i detyron dot tė mos flasin, pėrpiqen qė ata tė belbėzojnė nė mėnyrė sa mė tė pakuptueshme, si tė marrėt. Dhe kėshtu vazhdon gara e ethėshme pėr tė krijuar libra sa mė tė degraduara, poezi hermetike, prozė tė ēoroditur, tinguj kafėshorė, kompozime abstrakte. I gjithė ky belbėzim, qė shpesh u ngjan belbėzimeve tė tė sėmurėve psikik, ėshtė njė shėrbim i madh qė i bėhet borgjezisė sė sotme, shėrbim tė cilin ajo e ēmon sė tepėrmi. Historia e dekadentizmit, ashtu si ajo e gjithė artit, ėshtė shekullore, por nė asnjė shekull ai nuk ka pasur njė shpėrthim tė tillė si sot. Kjo ndodh sepse nė asnjė shekull klasat sunduese nuk janė gjendur ndonjėherė kaq pranė humnerės si nė kėtė shekull. Nė njė gjendje tė dėshpėruar, ato ndodhen vazhdimisht nė njė aktivitet tė ethshėm nė tė gjitha fushat – ekonomike, ushtarake, politike, morale, ideologjike, artistike, nė mėnyrė qė ti shmangen katastrofės. Nė terrenin e letėrsisė dhe tė arteve duke kuptuar se lidhja e letėrsisė dhe e arteve me fatin e popullit ėshtė fatkeqėsia mė e madhe pėr ta, shpejtojnė ta shkallmojnė me tė gjitha mėnyrat kėtė lidhja. Nė qoftė se do tė kėrkonim tė gjenim dy fjalė qė tė pėrmblidhnin sa mė qartė esencėn e gjithė asaj morie izmash tė asaj flore tė sotme tė helmatisur borgjeze e revizioniste, kėto fjalė do tė ishin  “ndarja nga populli”. Kjo ngjarje ėshtė synimi i pėrbashkėt i gjithė propagandave tė sotme reaksionare.

       Mirėpo borgjezia dhe revizionistėt, duke e kuptuar se thirrja pėr ndarjen e artit nga populli, ka nė vetvete rrezikun e diskreditimit, kėrkojnė rrugė mė tė stėrholluara e tė maskuara pėr tė realizuar kėtė ndarje. Ata e fillojnė rrethimin shumė larg. Pėr tė humbur gjurmėt, ata nuk bėjnė thirrje pėr ndarje nga populli, por pėr ndarje nga njeriu nė pėrgjithėsi. Kėshtu shpjegohet ai pasion pėr dehumanizimin e artit, pėr mėnjanimin e njeriut dhe pėr zėvendėsimin e tij me fetishe e maska. Superioriteti im ėshtė se unė s’kam zemėr, ka thėnė njė poet dekadent. Kėshtu shpjegohet pėr primitivizmin, pėr mendimin paralogjik, i cili, sipas tyre, ėshtė mė i thellė, sepse vjen qė nga larg, nga barbaria. Lidhur me kėto janė pėrpjekjet pėr shthurjen e kohės nė veprėn letrare, pėr shkatėrrimin e ligjeve tė kompozicionit, tė sintaksės dhe mė nė fund tė gjuhės. (Njė nga kryedekadentėt, Xhojsi, ėshtė pėrpjekur, pėr shembull, tė krijojė njė vepėr tė tij – gjuhėn e ujit dhe tė erės).

       Edhe nė rastet kur dekadentėt e pranojnė njeriun nė veprat e tyre, ky nuk ėshtė njeri nė kuptimin normal tė kėsaj fjale. Mė tepėr se njė njeri, ai ėshtė njė surrogate i tij, njė qėnie biologjike, jashtė kohės, hapėsirės dhe shoqėrisė. Pikėrisht njė njeri tė tillė, dekadentizmi pėrpiqet ta bėjė hero tipik tė kohės. “Njeriu pa cilėsi”, ėshtė titulli i romanit voluminoz tė Myzilit, njė nga katekizmat e dekadentizmit modern. Dihet se njeriu qė nuk i pėrket asnjė shoqėrie, humbet identitetin e vet dhe kthehet kėshtu nė njė maskė. Pėr tė tilla maska ka shumė nevojė sot reaksioni botėror. Kėshtu arti borgjez pėrpiqet sot tė krijojė njė model tė ri antiheroi, njė autsajdėr (ai qė ėshtė jashtė), siē e kanė pagėzuar nė Perėndim. Ky autsajdėr, i cili mbush librat, skenat dhe filmat e botės borgjeze e revizioniste, mishėron ikjen nga bota jonė, dezertimin e turpshėm nga koha. Ai nuk ėshtė ndonjė shpikje e re; pėrkundrazi, rrėnjėt e tij duhet t’i kėrkojmė thellė tek Bibla dhe Kurani, kėto puse tė pashtershme ideshė reaksionare. S’ėshtė e rastit qė njė nga ideologėt e sotėm borgjezė ka shkruar: “individi e nis kėtė udhė tė gjatė si autsajdėr dhe do ta mbarojė, ndoshta, si njė shenjt”. Hipitė e sotėm, autsajderėt, antiherojtė e Kamysit ose tė Beketit, nuk janė tjetėr veēse modifikime tė shenjtorėve mjekėrgjatė qė bridhnin qysh para 2000 vjetėve e mė pas nėpėr shkretėtirat e Sinait, heremitėt, pelegrinėt jezuitė dhe musulmanėt qė niseshin pėr haxhillėk nė Mekė. Gjithė ky arsenal errėsire dhe myku ėshtė trashėguar nga arti i sotėm borgjez e revisionist. Duke e trashėguar atė, ky art i degraduar, megjithse pretendon tė jetė i kohės e modern, nė tė vėrtetė tregon se ėshtė i vjetėr e dogmatik sa s’ka ku tė vejė mė.

       Nė pleniumin e 4-tė tė Komitetit Qendror tė Partisė shoku Enver, nė njė mėnyrė thellėsisht marksiste, zbėrtheu esencėn e vėrtetė konservatore tė borgjezisė dhe tė revizionistit tė sotėm. “Karakter konservator – thotė shoku Enver, - kanė jo vetėm ideologjitė e vjetra qė vinė nga thellėsitė e shekujve, por edhe ideologjia e kultura e sotme e degjeneruar borgjeze e revizioniste, i gjithė liberalizmi e modernizmi i tyre”. Duke zbatuar tezėn e shokut Enver nė terrenin e letėrsisė dhe tė arteve, nuk ėshtė vėshtirė tė dallojmė nė kohėn tonė aleancėn e shenjtė tė konservatorizmit mė tė tėrbuar me modernizmin mė tė shthurur. Le tė kujtojmė disa fakte nga historia e letėrsisė sonė. Cili ka qenė konservatori mė i madh i letrave shqipe dhe jo vetėm i letrave, por i gjithė kulturės sonė? Pėrgjigja ėshtė e qartė pėr tė gjithė: ky konservator ka qėnė Gjergj Fishta. Fanatik i tėrbuar, idealizues i ēdo gjėje patriarkale, apologjet i fesė, i institucioneve mesjetare, hymnizues i primitivizmit, armik i egėr i ēdo pėrparimi – ky ėshtė portreti i kėtij letrari prift. Mirėpo, nga ana tjetėr po tė bėjmė pyetje se cili ka qenė liberali mė i madh i letėrsisė sonė, pėrgjigja ėshtė po ajo: pėrsėri Gjergj Fishta. Filoitalian i papėrmbajtshėm, agjent i Vatikanit, emisar i pushtimit fashist, partizan i ēkombėtarizimit dhe i romanizimit tė kulturės sonė. Pra, nga njė anė kryekonservator fanatik, nga ana tjetėr kryeliberal. Shovinist i tėrbuar dhe njėkohėsisht kozmopolit i tėrbuar. Kur ishte fjala pėr idetė e reja shoqėrore, pėrparimin, pėr revolucionin, ai ishte konservatori mė fanatik. Kur ishte fjala pėr fatet e atdheut, pėr lirinė, pėr kufijtė ai ishte liberali mė i madh.

       Tė njėjtin shembull na e jep figura e letrarit fashist Ernest Koliqi. Konservatorizmi i tij ekstrem nuk e pengoi tė shfrytėzonte nė veprėn e tij reaksionare, njė teori aq tė shtrenjtė pėr modernizmin e sotėm, frojdizmin. Kėshtu nė tregimet e tij, ai herė na paraqitet si njė namuslli turkoshak, herė si njė gagarelė evropjan.

       Dhe nė pėrgjithėsi ėshtė vėshtirė tė gjendet njė teori tjetėr qė t’u ketė shėrbyer me aq zell si konservatorizmit ashtu edhe liberalizmit, sa frojdizmi. Esenca e tij konservatore – thirrje pėr kthim drejt barbarisė, nuk e pengon aspak, pėrkundrazi i ndjell akoma mė shumė drejt tij dekadentėt e tė gjitha ngjyrave.

       Kjo aleancė e shenjtė midis konservatorizmit dhe liberalizmit ėshtė plotėsisht e shpjegueshme po ta shikojmė problemin nga pikėpamja marksiste. Nė fund tė fundit qėllimi i tė dy palėve, konservatore dhe liberale ėshtė njė; kthimi nė botėn e pėrmbysur, rifitimi i ‘parajsės sė humbur’.

       Ndėrsa sulen me tėrbim pėr tė shkallmuar spirancėn qė e lidh njeriun dhe artin e tij me shoqėrinė dhe komunitetin njerėzor, dekadentėt nuk harrojnė pėr asnjė ēast tė sulmojnė spirancėn tjetėr, atė qė e mban njeriun dhe artin e tij tė lidhur me popullin e vet, me kombin dhe karakterin kombėtar. Ata godasin me tėrbim kėto dy spiranca, sepse e dinė qė me shkallmimin e tyre vlerat shpirtėrore do tė mbeten nė mėshirėn e errėsirės dhe dallgėve tė tėrbuara tė reaksionit botėror.

       Nuk ėshtė e rastit qė pseudoshkrimtari dhe armiku i partisė Fadil Paērami i linte tė mbushura pseudodramat e tij me hije dhe jo me njerėz. Nuk ėshtė e rastit qė ai bashkė me Todi Lubonjėn ishin kundėrshtarė tė tėrbuar tė karakterit kombėtar nė artet tona. Nė poezi, F. Paērami urrente figurėn e baballarėve, nė skulpturė figurėn e nėnės, nė prozė pėrbuzte plakat shamizeza. Ai tmerrohej nga figura e Skėndėrbeut me keq se njė pasha turk. Pra, ai nuk duronte dot asgjė qė kishte lidhje me themelet e popullit dhe tė kombit. Nga kjo pikpamje ai tė kujtonte ata pseudodijetarė tė Ishullit tė Laputėve, pėr tė cilėt Suifti tregon se kėrkonin tė shpiknin njė metodė pėr tė filluar ndėrtimin e shtėpive nga ēatia. Djathtizmi i T. Lubonjės e F. Paēramit, kozmopolitizmi, urrejtja pėr folklorin dhe antishqiptarizmi i tyre, treguan dhe njė herė se lufta e klasave nė terrenin e letėrsisė dhe tė arteve ėshtė e gjallė dhe do tė jetė e tillė pėr njė kohė shumė tė gjatė.

       Si pjesė pėrbėrėse e mekanizmit tė revolucionit, realizmi socialist ka pasur, ka dhe do tė ketė po ata armiq qė ka revolucioni. Tėrbimi i tyre, rrufetė qė ata lėshojnė mbi tė, nuk tregojnė gjė tjetėr veēse fuqinė dhe rrezikshmėrinė e tij pėr klasat sunduese. Akuzat pėr gjoja ngushtėsinė e tij, pėr pamundėsitė e tij, pėr rregullat kufizuese qė i shkurtojnė jetė, koha i ka hedhur do i hedhė poshtė njerėn pas tjetrės. Realizmi socialist ėshtė art i sė ardhmes. Asnjė art i gjertanishėm nuk mund tė jetė i krahasueshėm mė tė pėr nga mundėsitė, epiciteti, thellėsia, dramaciteti dhe niveli i lartė ideoartistik. Kėtė omnipotencė ja jep atij revolucioni komunist. Liria qė zbėrthen revolucioni ėshtė mė e madhja liri qė ėshtė parė ndonjė herė mbi kėtė rruzul, sepse ajo ėshtė liri e milionave. Pėrpara kėsaj lirie zbehen si qirinj, liritė e tjera tė kėnduara apo tė pakėnduara nė odetet e poetėve. Realizmi socialist si pjellė e revolucionit gėzon po atė liri tė revolucionit. Ai nuk u bindet kanoneve, rregullave dhe dogmave, siē pretendojnė armiqtė e tij tė hapur, ose miqtė e tij tė rremė. Ai u bindet vetėm ligjeve tė revolucionit, i njeh dhe i respekton ato ligje, dhe pikėrisht nė kėtė qėndron jo dobėsia dhe jetėshkurtėsia e tij, por pėrkundrazi forca dhe pavdeksia e tij. Nganjėherė vetė ne shkrimtarėt dhe artistėt e realizmit socialist, nuk i njohim, ose nuk i pėrdorim dot mundėsitė e pakufishme tė kėtij arti. Marksizmi na mėson qė shpesh herė qėllon qė shija e parė e klasės sė fitimtarėve mbart me vete elementė tė shijes sė fundit tė klasės sė tė mundurve. Shkėputja nga kjo shije ėshtė njė detyrė e vazhdueshme e tė gjithėve, dhe veēanėrisht e ne krijuesve.

       Duke hedhur poshtė rrėnjėsisht toerinė e “realizmit pa cak” tė revizionistit frėng Rozhe Garodi, i cili ka pėrqėllim integrimin e njė pjese tė dekadentizmit nė realizmin socialist, ne jemi gjithashtu kundėr kufizimeve artificiale tė fushės sė veprimit tė artit tė ri tė klasės punėtore. Realizmi socialist ka njė forcė tė tillė tė brendshme sa qė ėshtė nė gjendje tė shtjellojė nė gjirin e tij tė gjitha temat, duke filluar nga revolucioni proletar e gjer nė legjendat mė tė thella tė shekujve. Ai ėshtė nė gjendje ta rishikojė dhe ta rishpjegojė artistikisht gjithė botėn, qė nga rrethimi i Trojės e gjer nė rrethimin imperialisto – revisionist. Kėtė aftėsi tė re ndriēuese ja jep atij vetė revolucioni. Dhe pikėrisht kėtu qėndron esenca e novatorizmit tė tij tė madh. Kufizimi nė kohė dhe nė hapėsirė i sferės veprues me tė realizmit socialist, nuk bėn gjė tjetėr veēse nga njėra anė, i shkėput rrėnjėt e kėtij arti nga themelet kombėtare dhe nga ana tjetėr i njeh sundimin e plotė, mbi 5 mijė vjet tė historisė sė popujve, tiranisė, kulturave tė tė gjitha superstrukturave tė vjetra.

       Epoka e kapitalizmit ėshtė nė perėndim, dhe tonin e artit botėror, kulmet e tij po i jep e do ti jap akoma mė shumė nė vitet e ardhshme jo borgjezia, por klasa punėtore. Realizmi socialist ėshtė ende nė dekadat e tija tė para. Nė vitet e ardhshme ai do tė ngushtojė gjithmonė e mė tepėr perandorinė kulturale borgjeze – revizioniste, gjersa mė nė fund ta rrethojė atė. Letėrsia jonė e re shqipe, pėr vetė pozitėn pararojė tė partisė dhe tė vendit tonė nė luftė kundėr botės sė vjetėr nė kuadrin e artit botėror komunist, ka sot njė pozitė tė privilegjuar dhe mundėsi tė pakufishme pėr vepra tė mėdha.

 

     

 
 
 




Kostenlose Homepage von Beepworld
 
Verantwortlich für den Inhalt dieser Seite ist ausschließlich der
Autor dieser Homepage, kontaktierbar über dieses Formular!