I PĖRGJIGJEM PĖRBUZJES SĖ KADARESĖ

 

 Shkruan : Akademik Rexhep Qosja

 

         Po, t'i kthehem edhe njėherė Kryeministrit tė Shqipėrisė, Sali Berisha. Pjesėmarrjen e tij, tė shkurtėr po tė efektshme, nė polemikėn midis Ismail Kadaresė dhe Rexhep Qosjes, Kryeministri ynė, Sali Berisha, e pėrfundoi tamam ashtu siē i pėrfundojnė, zakonisht, politikanėt krahinorė pjesėmarrjet nė ngjarje kulturore: duke dekoruar kushėrinjtė dhe besnikėt e tyre. Ai e dekoroi me kėtė rast oponentin tim me njė medalje tė ēmuar, nė tė cilėn me shkronja tė arta kishte shkruar: ISMAIL KADARE - RILINDĖS MODERN!

         Kryeministri ynė, sigurisht, ka dėgjuar pėr rilindėsit, por medalja, me tė cilėn e stolisi gjoksin e shkrimtarit, tė pėrkushtuar ndaj tij me njė ndėrprerje tė shkurtėr kur socialistėt ishin nė pushtet, tregon se ai rilindėsit ose nuk i ka lexuar, ose nuk i ka kuptuar.

         Pse mund tė thuhet kėshtu?

         Mund tė thuhet kėshtu sepse, po t'i kishte lexuar dhe po t'i kishte kuptuar si do tė duhej tė kuptoheshin veprat e tyre dhe porositė qė u kanė lėnė brezave tė ardhshėm, Kryeministri i Shqipėrisė, Sali Berisha, nuk do ta dekoronte ashtu lehtė Ismail Kadarenė me medaljen, nė tė cilėn ėshtė shkruar togfjalėshi "rilindės modern".

         Dhe,   nuk do ta dekoronte

         E para, nuk do ta dekoronte pėr arsye se rilindėsit tanė, kurrė dhe kurrkund, nuk kanė shprehur ide raciste ndaj Lindjes turko-arabe, nė pėrgjithėsi myslimane, siē shpreh Ismail Kadare nė sprovėn "Identiteti evropian i shqiptarėve";

         E dyta, nuk do ta dekoronte pėr arsye se rilindėsit tanė kurrė dhe kurrkund, pavarėsisht a ishin myslimanė, katolikė a ortodoksė, nuk i kanė lejuar vetes tė shprehin qėndrime kundėrmyslimane, siē shpreh Ismail Kadare tani e pesėmbėdhjetė vjet tė shkuara, duke filluar prej veprės publicistike "Nga njė dhjetor nė tjetrin";

         E treta, nuk do ta dekoronte pėr arsye se rilindėsit tanė, kurrė dhe kurrkund, pavarėsisht a ishin katolikė, ortodoksė a myslimanė, nuk i kanė lejuar vetes tė bėjnė propagandė nė dobi tė fesė sė krishterė, katolike a ortodokse, dhe nuk i kanė ftuar bashkėkombėsit tė kthehen nė fenė e tė parė, siē po bėn Ismail Kadare tani e pesėmbėdhjetė vjet tė shkuara, duke filluar prej veprės publicistike "Nga njė dhjetor nė tjetrin" dhe siē bėri edhe nė sprovėn "Identiteti evropian i shqiptarėve".

         Intelektualė tė pakorruptueshėm, vetje me karakter tė fuqishėm, tė cilėt as nuk shiteshin, as nuk mund tė bliheshin me asnjė ēmim, atdhetarė tė pėrkushtuar deri nė vdekje ndaj Atdheut tė vet - Shqipėrisė, ata kurrė nuk do tė shfaqnin mendime dhe kurrė nuk do tė bėnin veprime, me tė cilat do tė cenohej baraspesha fetare.

         E  kuptueshme.

         Ata ishin tė vetėdijshėm se pėr Shqipėrinė dhe pėr bashkimin e popullit shqiptar mund tė punohej vetėm duke nderuar njėsoj qė tė tri fetė, tė cilave u takonin bashkėkombėsit e tyre: fenė katolike, fenė ortodokse dhe fenė myslimane, domethėnė duke i trajtuar plotėsisht tė barabarta dinjitetet e tė tri kėtyre feve. Tė vetėdijshėm pėr kėtė, ata e kishin bėrė ideal jetėsor, qė do tė ketė rol aq tė madh pėr tolerancėn fetare dhe pėr bashkimin e popullit shqiptar, sloganin historik: FE E SHQIPTARĖVE ĖSHTĖ SHQIPTARIA.

         Nuk ėshtė e ēuditshme, prandaj, pse Qeveria e themeluesit tė shtetit shqiptar, Shqipėrisė, e pjesėtarit tė brezit tė fundit tė rilindėsve, qeveria e Ismail Qemalit tė lavdishėm, e konsideronte vepėr penale shfrytėzimin e fesė pėr nevoja politike.

         Tė shprehėsh qėndrime kundėr njėrės prej kėtyre tri feve, siē po bėn kohė pas kohe Ismail Kadare kundėr fesė myslimane dhe tė bėsh propagandė nė dobi tė njėrės a nė dobi tė dy prej kėtyre feve, siē po bėn Ismail Kadare nė dobi tė krishterimit, do tė thotė tė ngrihesh kundėr idealit tė rilindėsve. E ata qė nė jetėn shqiptare, nė kulturėn dhe nė politikėn shqiptare, ngrihen kundėr idealit tė rilindėsve - trajtimit tė barabartė tė dinjiteteve tė tė tri feve tė shqiptarėve, nuk mund tė jenė as rilindės modernė, as kurrfarė rilindėsish.

         Propaganda fetare, me tė cilėn po merret Ismail Kadare tani e pesėmbėdhjetė vjet tė shkuara, qoftė ajo nė dėm tė fesė myslimane, qoftė ajo nė dobi tė fesė sė krishterė, pikėrisht pse ėshtė propagandė nė kundėrshtim me idealin e rilindėsve, nė thelbin e vet ėshtė veprimtari qė mund tė ketė vetėm efekte kundėr kombėtare.

         Nė ēdo vend nė kėtė botė, ku jetojnė pjesėtarė tė feve tė ndryshme, pavarėsisht janė apo nuk janė tė njė prejardhjeje etnike, dinjitetet e feve trajtohen plotėsisht, dhe vetėm plotėsisht, tė barabarta. Nuk ka fe mė shumė dhe fe mė pak tė mirė; nuk ka fe mė shumė dhe fe mė pak tė dinjitetshme; nuk ka fe qė mė shumė se fetė e tjera meriton tė predikohet dhe fe qė duhet tė diskriminohet. Ndjenjat fetare janė ndjenja tė veēanta. Nė politikat e menēura, qė i bėjnė njerėz largpamės, nuk harrohet se feja nuk pranohet kollaj, por as se feja nuk ndryshohet kollaj. Tė shprehėsh qėndrime kundėr njė feje, nė kėtė mes kundėr fesė myslimane, siē bėn Ismail Kadare tani e pesėmbėdhjetė vjet tė shkuara dhe siē bėri edhe nė sprovėn qė ka nxitur kėtė polemikė; tė pėrkrahėsh me shkrim ato qėndrime siē bėnė disa pėrkrahės tė tij; dhe, mė nė fund, tė sillesh ndaj atyre qėndrimeve siē u sollėn Kryeministri i Shqipėrisė, Sali Berisha dhe Kryetarja e Kuvendit tė Shqipėrisė, Jozefina Topalli, do tė thotė tė tregohesh i papėrgjegjshėm ndaj ēėshtjeve qė kėrkojnė pėrgjegjshmėri tė madhe dhe tė vazhdueshme.

         Pėr tė gjitha arsyet e sipėrthėna ėshtė shumė e nevojshme qė nė Shqipėri dhe nė Kosovė tė bėhet ēka ėshtė bėrė me kohė nė shumė vende jo vetėm me popullsi shumėfetare, por edhe njėfetare: tė miratohet ligji pėr fenė. E nė ligjin pėr fenė, ndoshta, do tė shpalleshin tė komprometueshme jo vetėm idetė raciste dhe qėndrimet kundėr kėsaj a asaj feje, po edhe pėrkrahja qė ideve dhe qėndrimeve tė tilla ngjet t'u jepet me heshtje ose ndėrmjetueshėm prej institucioneve politike, partiake a shtetėrore.

         Duke i dhėnė fund kėsaj pėrgjigje mėsova se Ismail Kadare e ka ngritur edhe njė shkallė mė lart fyerjen ndaj meje! Nuk do t'i pėrgjigjem me thėnien: e ka gjetur njeriun qė ka me ēka ta pėrbuzė ai! Por, do t'i pėrgjigjem: asgjė e ēuditshme! Pse tė mos mė fyejė edhe mua Ismail Kadare, kur ai qe pesėmbėdhjetė vjet fyen rreth pesė milionė shqiptarė myslimanė nė Ballkan? Pse tė mos mė fyejė edhe mua Ismail Kadare kur qe pesėmbėdhjetė vjet ai fyen tė gjithė shqiptarėt myslimanė nė diasporė? Pse tė mos mė fyej ė edhe mua Ismail Kadare kur qe pesėmbėdhjetė vjet fyen elitėn e vdekur kulturore dhe politike kombėtare: Abdyl Frashėrin, Naim Frashėrin, Sami Frashėrin, Hoxha Tahsinin, Ismail Qemalin, Lumo Skendon, Hasan Prishtinėn, Bajram Currin, Eqrem Ēabejn e shumė tė tjerė! Si me idetė raciste dhe qėndrimet kundėrmyslimane tė shprehura nė sprovėn qė ka nxitur kėtė polemikė, ashtu edhe me gjuhėn agresive, fyese, pėrbuzėse qė po pėrdor, ai vetėm sa po pėrpiqet tė arsyetojė programin e tij "profetizues" fetar tė shprehur nė veprėn publicistike "Nga njė dhjetor nė tjetrin", nė vitin 1991, nė tė cilin, pėrpos tė tjerash, thuhet: "prirja e Shqipėrisė do tė ishte drejt fesė sė krishterė, ngaqė ajo lidhej me kulturėn, kujtimet e vjetra dhe nostalgjinė e kohės paraturke. Me kalimin e viteve, feja e vonė islamike, e ardhur bashkė me otomanėt, do tė zbehej (sė pari nė Shqipėri e mė pas nė Kosovė), gjersa t'ia linte vendin fesė sė krishterė, ose mė saktė kulturės sė krishterė. Kėshtu qė, sė paku nga njė e keqe (ndalimi i fesė mė 1967), do tė vinte njė e mirė. Kombi shqiptar do tė bėnte njė korrigjim tė madh historik, ēka do tė shpejtonte bashkimin e tij me kontinentin mėmė: Evropėn". Ē'mund t'i thuhet tani pas botimit tė librushkės raciste "Identiteti evropian i shqiptarėve", kėtij projektuesi tė konvertimit kolektiv tė pesė milionė shqiptarėve nė Ballkan - projektuesit tė njė tragjikomedie shqiptare? Pėr t'iu pėrgjigjur si duhet, nė tė vėrtetė pėr t'i shpjeguar motivet e majmunėrive tė kėtilla mendore tė Ismail Kadaresė do tė duhej tė bėhej pėrimtimi sociologjik dhe psikologjik i kėsaj filozofie katastrofale politike, fetare dhe, natyrisht, letrare, por tė leverdishme pėr tė!

 

15 Qershor 2006 

 

ISMAIL KADARE: QOSJA I PRET DRUT SHKURT

 

Qershor 13, 2006

 

Shkrimtari i pėrgjigjet nga Parisi pėr “News24” e “Gazeta Shqiptare"  replikave tė fundit tė akademikut Rexhep Qosja

 

         “Unė nuk do tė reagoj nė shtyp ndaj akuzave tė tij”

             “Unė flas me pėrēmim e pėrbuzje ndaj Rexhep Qosjes”

 

Pėrgatiti: Rozeta Rapushi

 

         Njė Ismail Kadare i tensionuar dhe mjaft i prerė nė pėrgjigje dėgjohet nė anėn tjetėr tė telefonit nė shtėpinė e tij nė Paris, sapo dėgjon ta pyesin pėr replikėn e rinisur me akademikun Rexhep Qosja nė faqet e shtypit shqiptar. Nuk duhet shumė mund pėr tė kuptuar nga toni i zėrit se kjo ėshtė njė temė e bezdisshme pėr shkrimtarin e madh. “Rexhep Qosja ka rifilluar replikat? E ē’mė duhet mua, absolutisht nuk mė interesojnė replikat e tij”, shprehet Kadare pėr “News24” dhe “Gazeta Shqiptare”, duke mos e fshehur pa shumė kujdes mėrinė qė i shkakton pėrgjigja qė jep ndaj oponentit tė famshėm nga Kosova.

         Nuk ėshtė e lehtė ta bėsh tė flasė Kadarenė kėsaj radhe. “Unė nuk do tė kem asnjė reagim nė shtyp ndaj Qosjes”, i “pret” ai drutė shkurt” - duke e pėrsėritur disa herė kėtė frazė, si pėr tė theksuar se i ka mbyllur llogaritė me kėtė pėrplasje qė ka trazuar ujėrat e fjetura tė debatit shqiptar.

         Por Kadare nuk harron tė shigjetojė nga larg “armikun” e tij tė ri. Sepse sapo e pyet nėse “e pėrbuz apo pėrēmon Qosjen”, ai pėrgjigjet thjesht dhe drejt: Po, unė flas me pėrēmim e pėrbuzje ndaj Rexhep Qosjes. Pas kėsaj njė nxitim i dukshėm pėr ta mbyllur kėtė temė “tė padėshiruar”. Kaq mjafton pėr tė kuptuar se marrėdhėniet mes tė dyve ndodhen nė pikėn mė kritike e tė pariparueshme tė mundshme. Kaq mjafton pėr tė ndjerė temperaturėn e lartė qė pėrshkon tani lidhjen mes dy korifenjve tė letrave dhe mendimit shqip.

         Konflikti Kadare-Qosja ėshtė njė zhvillim i papritur e pėr shumėkėnd nė Shqipėri e Kosovė, i tepėrt dhe i padėshiruar. Dy shkrimtarėt e mėdhenj pėrfaqėsojnė maja tė letėrsisė e kritikės tonė nė shekullin e fundit. Por tek sheh temat e mėdha qė kanė i pėrplasur, kupton se mes tė dyve ka diēka mė shumė sesa njė rivalitet i nėnujshėm apo zili normale pėr tė mėdhenjtė e kėsaj bote. Kadare dhe Qose ndahen nė botėkuptim, ata mendojnė ndryshe rreth identitetit tonė kombėtar, fesė dhe pėrkatėsisė tonė si komb apo figurės sė Nėnė Terezės. Nuk ka asgjė anormale qė mes pėrfaqėsuesve tė njohur tė letrave tė ketė debate akademike rreth temave universale qė prekin shqiptarėt dhe rolin e tyre, por ky mes Kadaresė dhe Qosjes ngjan tashmė me njė konflikt qė i ka kaluar kufijtė e kortezisė formale. Reagimi i djeshėm i Kadaresė nga Parisi e provon qartė kėtė, ashtu siē e provojnė akuzat e pėrditshme qė akademiku kosovar po vazhdon tė hedhė ndaj shkrimtarit dhe qė synojnė tė rimodelojnė njė figurė qė deri tani ka mbetur e paprekshme nga sulmet e kritikat.

 

     

 

“Gazeta Shqiptare” zbulon origjinėn e polemikės sė madhe. Gjithė detajet e sherrit tė dy intelektualėve Qosja-Kadare, ja arsyet e fshehta tė mllefit

 

Dosjet, “helmi” qė breu marrėdhėniet mes tyre

 

         Ku nis konflikti Kadare-Qosja? Thuhet se ka nisur nga njė keqkuptim diku para dy viteve. Por nė kėto ditė tė nxehta debatesh ėshtė e vėshtirė tė besohet kjo, pasi nė terren tė hapur kanė ngritur krye akuza shumė tė ashpra mes dy personaliteteve tė letrave shqipe. Krejt nė fillesė, para njė viti, Kadare reagoi ashpėr ndaj njė eseje tė akademikut Rexhep Qosja me titull “Koha e falsifikimeve”. Bėhej fjalė pėr dosjet, tė hapen a tė mos hapen si duhet tė jetė njė dosje autentike, si duhet tė jetė jetėshkrimi i njė shkrimtari. Sapo ishte botuar libri “Dosja K” e Shaban Sinanit, atėkohė drejtori i Arkivit tė Shtetit. Dhe shkrimi i Akademikut nga Kosova u konsiderua njė sulm ndaj dosjes sė Kadaresė, duke pėrmendur edhe termin dosje e falsifikuar.

       Por Qosja e kundėrshtoi kėtė fakt. Ai pohoi menjėherė pas kėtyre hamendjeve se shkrimi i tij “Koha e falsifikimeve” nuk kishte lidhje me Kadarenė nė veēanti, por me fenomenin e sėmurė qė ka pėrfshirė intelektualėt, pėr tė ndrequr jetėshkrimin e tyre, duke falsifikuar e fshehur tė vėrtetat e viteve tė komunizmit.


         Nė data tė sakta, pėrplasja ka nisur kėshtu.


         Me 6 dhe 7 janar tė vitit 2004 eseja “Koha e falsifikimeve” botohet nė gazetėn “Epoka e re” nė Prishtinė. Njė vit mė vonė, nė mars tė vitit 2005, kjo ese u botua nė librin “Demokracia e shpėrdoruar”. Pas daljes sė librit, eseja u ribotua nė gazetėn “Shekulli” dhe fill pas saj, Kadare nis replikėn po nė kėtė gazetė drejtpėrsėdrejti me akademikun Qosja. “Nė polemikė (mbi ēėshtjen e hapjes sė dosjeve, shėnim i redaksisė) ėshtė futur edhe akademiku qė pėrmendni ju. Pėrshtypja ime ėshtė se mė shumė se pėr tė ndihmuar tė vėrteten, ai, mesa duket ka dashur t’u vijė nė ndihmė ca miqve me tė cilėt ka lidhje tė ngushta, pikėrisht atyre qė hapja e arkivave i ka vėnė nė pozita aspak tė lakmueshme. Nė njė artikull tė gjatė e tė turbullt pėr shkrimtarėt qė retushojnė veprat dhe falsifikojnė biografitė, mendoj se kėrkon tė heqė vėmendjen nga thelbi i ēėshtjes: tė hapen ose jo arkivat. Se fundi, me aq sa kuptohet nga teksti, ėshtė kundėr hapjes”. Kjo pjesė e pėrgjigjes sė Kadaresė, e personalizoi polemikėn e dosjeve mes kėtyre dy personaliteteve. Kadare e pėrforcoi pėrplasjen dhe pakėnaqėsitė ndaj Qosjes nė prononcimin e tij mediatik me frazėn “Akademiku, qė me urtėsinė e tij ka hyrė pėr tė sqaruar kinse punėt, pasi lėshon bé e rrufe kundėr falsifikimit tė biografive, praktikisht del kundėr hapjes sė arkivave. Do tė isha shume kureshtar tė dija se ēfarė mėnyre tjetėr propozon akademiku pėr tė dalluar njė biografi tė saktė nga njė biografi e rreme”.


         Pas deklaratave tė shkrimtarit, akademiku Qosja nuk dha asnjė pėrgjigje. Theksoi vetėm faktin se nuk kishte thėnė asgjė konkrete pėr dosjen e Kadaresė, por kishte analizuar nė pėrgjithėsi fenomenin e dosjeve dhe a ka ardhur koha qė dosjet tė hapen, e si duhet tė jenė ato.


         Nė njė intervistė ekskluzive dhėnė pėr “Gazeta Shqiptare”, Qosja dha njė pėrgjigje pėr Kadarenė. Dha pikėrisht propozimin e tij (atė propozim qė kėrkonte shkrimtari, sesi tė dallohet njė biografi e saktė nga njė biografi e rreme, pra njė dosje autentike nga njė dosje e retushuar).

         Veē kėsaj, pėr herė tė parė nė kėtė intervistė, akademiku i njohur foli edhe pėr njė detaj krejtėsisht tė paprekur nė botėn e Kadaresė. Pėrtej Kadaresė polemist e intelektual, ai jep nė kėtė intervistė njė mendim kritik mbi veprėn e shkrimtarit pas viteve ’90 dhe nivelin e saj.

         Si e para intervistė e Akademikut Rexhep Qosja, ku kjo pėrplasje polemiste shfaqet e plotė dhe e drejtpėrdrejtė, po e kthejmė nė vėmendjen e lexuesve, pėr tė kuptuar mė qartė fillesėn e kėsaj polemike mes kėtyre dy personaliteteve.


 

SHKRIMI FATAL QĖ PĖRPLASI REXHEP QOSEN ME ISMAIL KADARENĖ

 

Qosja: Shkrimtarėt po falsifikojnė dosjet

 

Pėrgatiti: Admirina Peci

 

         Ėshtė koha tė themi tė vėrtetėn. Nuk mund ta gėnjejmė historinė. Duhet tė njohim fytyrėn e fshehur tė regjimit, frikėrat, shantazhet, dhunėn e hapur e tė fshehur. Duhet tė hapen dosjet, sepse hapja e tyre ka rėndėsi morale, njohėse dhe historike.


         Por ēfarė loje po luhet sot me dosjet, kur do tė arrihet tek dosjet autentike, pa pėrzgjedhje dokumentesh, e ku tė gjithė kartat tė jenė tė hapura? Si duhet tė jetė jetėshkrimi i njeriut tė letrave?

         Nė kėtė moment ku debatet mbi dosjet kanė shkaktuar reagime tė ashpra, me kėtė intervistė ekskluzive pėr “Gazeta Shqiptare”, akademiku Rexhep Qosja zbulon gjerėsisht mendimet e tij, pėr fajet intelektuale nė kohėn e diktaturės, nė Shqipėri e pėrtej saj, pėr momentin e rėndėsishėm rreth tė vėrtetės sė dosjeve, kush fshihet dhe kush po mundohet tė retushojė jetėshkrimin e tij, ngėrēet qė po krijohen me vetėdije…

         Nė kėtė dej, ku e shkuara dhe tashmja pėrplasen, ku debatet e hershme pėrballen me debatet e sotme, prof. Qosja, i jep pėrgjigje dhe njė deklaratė tė hershme, tė vitit 1973 lidhur me shkrimtarin Ismail Kadare si dhe njė mendim kritik pėr veprėn e tij pas viteve ’90-tė, por edhe pėr kritikėn letrare sot. Dhe pėr ta nisur, mund tė prekim nocionin demokraci. Prof. Qosja ka shkruajtur njė libėr pėr demokracinė, pėr demokracinė e shpėrdorur nė shoqėrinė shqiptare…


         Gazeta Shqiptare: Nė rrethin e lexuesve shqiptarė jeni shfaqur me librin publicistik Demokracia e shpėrdorur, njė vėllim publicistik pėr gjendjen e demokracisė nė shoqėrinė shqiptare. Ēfarė do tė thotė pėr ju demokracia? Dhe pse Demokracia e shpėrdorur?


         Rexhep Qosja: Si pėr shumicėn e njerėzve, sidomos si pėr shumicėn e njerėzve qė kanė jetuar nė vendet ish-komuniste dhe si pėr shumicėn e studiuesve tė saj, ashtu edhe pėr mua, demokracia ėshtė e kundėrta e despotizmit, tiranisė, diktaturės, totalitarizmit tė llojeve tė ndryshme. Dhe, mė tej: demokracia ėshtė marrėdhėnie mes njerėzve; ėshtė gjasa tė barabarta pėr tė gjithė; ėshtė trajtim i barabartė i tė gjithėve; ėshtė liria, qė mund tė jetė e kufizuar vetėm nėse shfrytėzohet pėr cenimin e lirisė sė tjetrit. Demokracia ėshtė humanizėm, natyrisht, kur nuk ėshtė e keqpėrdorur prej atyre prej tė cilėve, mjerisht, varet shumė!

         Duke e kuptuar kėshtu demokracinė, domethėnė duke e pasur parasysh demokracinė politike – pėr tė cilėn edhe te ne flitet, dhe demokracinė shoqėrore e demokracinė ekonomike – pėr tė cilat, sidomos, nė Kosovė ende nuk flitet, nė librin Demokracia e shpėrdorur kam shkruar pėr mėnyra tė ndryshme tė shpėrdorimit tė demokracisė e tė komercializimit tė idealeve nė jetėn tonė. E kėto mėnyra, vėrtet, janė tė shumta, dhe janė tė llojllojshme, dhe janė tragjike, dhe janė komike! Si po shihen punėt, demokracia nė jetėn tonė do tė jetė edhe njė kohė tė gjatė e shpėrdorur. Nuk mund tė ndahemi pėr dhjetė-pesėmbėdhjetė vjet prej tė kaluarės sonė, e cila nė pjesėn mė tė madhe tė kohės ishte jodemokratike, e karakterizuar kur prej despotizmit, kur prej tiranisė e kur prej diktaturės.

 

         Gazeta Shqiptare: Si njė nga ndjekėsit mė tė mprehtė tė problematikės qė pėrjeton politika shqiptare nė tė dy anėt e kufijve ju procedoni me mprehtėsi nė lidhje me dukuritė qė pėrjetohen. E bėni nga kėnaqėsia apo nga pėrgjegjėsia qytetare?


         Rexhep Qosja: Nga kėnaqėsia?! Jo! Nuk mund tė ndjesh kėnaqėsi kur shkruan pėr dukuri, veprime, sjellje tė pėrēudnuara, tė vrazhda, tė jashtėligjshme nė politikė, nė qeverisje, nė administratė, qė shumicės sė qytetarėve i sjellin shfrytėzime, padrejtėsi e dhembje.

         E gjithė kjo “aventurė” intelektuale tagėrshtrenjtė e imja mund tė jetė e frymėzuar prej disa motivesh: e para, prej bindjes e cila mund tė jetė tepėr klasike, se shkrimtari e ka pėr obligim moral qė, pavarėsisht nga ēmimi qė do tė paguajė, tė mbrojė interesat jetėsore tė popullit tė vet; e dyta, prej bindjes se intelektuali e tradhton rolin e tij nė qoftė se pashmangshėm s’do tė vihet nė mbrojtje tė tė vėrtetės dhe tė tė drejtės; dhe, e treta, prej bindjes se intelektuali nuk guxon tė lejojė ta korruptojė pushteti, pavarėsisht si e cilėson ai pushtet vetveten.

         Pasioni im qė ta them tė vėrtetėn e ta mbroj tė drejtėn mė bėn frikshėm tė shikuar prej shumė njerėzve tė politikės dhe prej intelektualėve tė korruptuar! Kjo mė sjell shumė probleme nė jetė. Dhe, si tė mos mė sjellė kur s’dua ta di se njė apo disa vetėdije tė zgjuara s’mund tė bėjnė gjė para qindra mijėra vetėdijeve tė fjetura.


RETUSHIMET E KOTA


         Gazeta Shqiptare: Ju keni shkruar njė paratekst pėr kohėn e spekulimeve nė fushėn e dosjeve. A keni pasur shtysa personale, pėrtej tyre, apo vetėm si studiues i spikatur i historisė sė letėrsisė shqipe?


         Rexhep Qosja:  Duhet ta pėrsėris edhe njėherė nė kėtė bisedė se sprovėn “Koha e falsifikimeve” e kam shkruar nė fillim tė vitit tė kaluar dhe e kam botuar nė gazetėn e Prishtinės “Epoka e Re”, mė 6 dhe 7 janar tė vitit 2004. Nė tė, nė radhė tė parė flitet pėr pėrpjekjet qė po bėjnė disa shkrimtarė, studiues tė fushave tė ndryshme, nė pėrgjithėsi krijues, pėr t’i pėrmirėsuar, pėr t’i retushuar, pėr t’i ndryshuar jetėshkrimet e tyre tė kohės sė komunizmit. Disa prej tyre kėtė punė e bėjnė vetė, disa me duart e miqve tė vjetėr a tė rinj e disa me duart e familjarėve. Aty janė pėrmendur edhe dosjet, pėr tė cilat kam thėnė se pashmangshėm duhet tė hapen, por se deri atėherė edhe mund tė falsifikohen! Kam supozuar se dikush mund ta gjejė veten nė atė shkrim, por kjo s’do tė duhej tė bėhej arsyeja qė ta heshtja tė vėrtetėn. E njoh mirė krijimtarinė dhe jetėn politike tė djeshme nė Prishtinė, prandaj edhe nxitja e drejtpėrdrejtė pėr shkrimin e asaj sprove mė ka ardhur prej shembujve tė kėtushėm. Kjo nuk do tė thotė, ndėrkaq , se nė shkrimin e saj s’mė kanė nxitur edhe shembujt prej Tirane. Kur e kam shkruar atė sprovė kam pasur parasysh, nė radhė tė parė, punėt qė ua qesim brezave tė ardhshėm tė studiuesve tė letėrsisė e tė kulturės nė pėrgjithėsi me zbukurimet e ndryshimet qė u bėjmė jetėshkrimeve tona tė kohės sė komunizmit.

         Dhe, si tė mos shkruhet ajo sprovė? Si tė mos tė tė nxisė qė tė shkruash njė sprovė tė tillė sociologu a politikologu i gjithėkundshėm, i cili aq shumė librat i ka shkruar pėr ish-Jugosllavinė, pėr sistemin e vetėqeverisjes socialiste, pėr Lidhjen komuniste, pėr revolucionin socialist jugosllav e pėr bashkim vėllazėrimin, kurse, tani, pėrnjėherė, i harron gjithė ato vepra dhe jetėshkrimin e prestigjin shoqėror e politik i ndėrton mbi ato qė tani shkruan, duke u paraqitur si ish-luftėtar jo vetėm pėr pavarėsinė e Kosovės, po edhe pėr demokracinė, prej se ka lindur! Si tė mos tė tė nxisė qė tė shkruash njė sprovė tė tillė shkrimtari, i cili nė romanin pėr Luftėn e Dytė Botėrore bėn ndryshim aq rrėnjėsor saqė tani personazhet pozitive i dalin personazhe negative e ato negative i dalin pozitive! Si tė mos tė tė nxisė qė tė shkruash njė sprovė tė tillė intelektuali, i cili prej se ka kryer fakultetin ishte anėtar komitetesh, delegat kongresesh, kryetar komisionesh, shef zyrash, shqiptues i zjarrtė i vlerėsimit tė demonstratave tė rinisė sonė studentore mė 1981, qė e kanė rikthyer ēėshtjen shqiptare nė skenėn politike botėrore, si demonstrata armiqėsore, nacionaliste e irredentiste, qė synojnė rrėnimin e Jugosllavisė e tė bashkim-vėllazėrimit, kurse tani paraqitet ish-luftėtar i madh pėr demokracinė evropiane nė Kosovė e pėr Kosovėn e lirė e tė pavarur dhe, me gjithė veprėn e tij modeste letrare, bashkėmendimtarėt e bashkėveprimtarėt e bėjnė shkrimtar shembull tė rinisė sė sotme! Si tė mos e shkruaj njė sprovė tė tillė, me titullin “Koha e falsifikimeve”, kur shkrimtarė, krijues tė ndryshėm, qė njohim, qė e dimė ēka krejt kanė shkruar, ēka krejt kanė diskutuar, ēka krejt kanė deklaruar tani paraqesin, popullarizojnė pėr veten dhe pėr krijimtarinė e tyre tė dhėna thuajse bashkėkohėsit e tjerė i ka lėnė kujtesa dhe s’u kujtohet asgjė, thuajse bashkėkohėsve tė tjerė u janė verbuar sytė dhe s’kanė parė asgjė, thuajse bashkėkohėsve tė tjerė u janė shurdhuar veshėt dhe s’kanė dėgjuar asgjė! Pėr kėtė kameleonizėm tė jashtėzakonshėm intelektual, nė tė vėrtetė pseudointelektual, nuk mjaftojnė sprova; pėr kėtė kameleonizėm shumėngjyrėsh prej stine nė stinė duhet tė shkruhen romane e drama se vetėm me vepra tė tilla mund tė paraqitet ai nė gjithė shėmtinė e tij!


DOSJET AUTENTIKE DHE DOSJET E PĖRZGJEDHURA


         Gazeta Shqiptare: Pse ėshtė me vlerė hapja e dosjeve nė pėrgjithėsi nė raport me shoqėrinė shqiptare kudo qė jeton dhe veēanėrisht nė raport me letėrsinė?


         Rexhep Qosja:   Pėr nevojėn e hapjes sė dosjeve kam folur menjėherė pas luftės nė Kosovė dhe kam folur pėr nevojėn e hapjes sė tyre sepse menjėherė pas luftės e kam parė se nė turrin qė shumė individė kishin marrė pėr tė ndryshuar jetėshkrimin e pėr t’u futur nė pushtet do tė na ngatėrrohen shumė punėt, kriteret, vlerat, meritat! Dhe, na janė ngatėrruar! Sot kemi nė politikė sa e sa reshperė tė vegjėl e tė mėdhenj politikė!

         Hapja e dosjeve, pa dyshim, ka rėndėsi morale, njohėse dhe historike. Ka rėndėsi morale pėr shkak tė katarzės qė nxit zbulimi i tė kėqijave tė fshehura nė to. E zbulimi i ēdo tė keqeje, nė shpirtin normal, zakonisht, frymėzon vetėdijen pėr rėndėsinė e tė mirės. Hapja e dosjeve ka rėndėsi njohėse pėr shkak se nė dokumentet e fshehura nė to njohim fytyrėn e fshehur tė regjimit tė bazuar nė frikėsimin e nė shantazhimin e njerėzve, pos nė dhunėn e hapėt, edhe nė dhunėn e fshehur. Nuk mund tė kemi iluzione se dhuna e fshehur, si mjet i shantazhimit tė njerėzve, ėshtė zhdukur me pėrmbysjen e komunizmit. Pėrgjimi i fshehur i njerėzve, shantazhimi i njerėzve, dhuna e fshehur duket se janė mjete pushtetore, qė pėrsėriten pavarėsisht si emėrtohet pushteti, sado pasojat e zbatimit tė tyre s’janė tė njėjta nė rende tė ndryshme.

         Ēdo bisedė pėr dosjet duhet tė nėnkuptojė dosjet autentike. Praktika e vendeve ish-komuniste tregon se me dosjet mund tė pėrmbarohen njė sėrė tė kėqijash! Pėr kėtė arsye shumė nga kėto vende kanė nxjerrė ligje pėr hapjen e dosjeve. Dosja ėshtė e besueshme vetėm nė qoftė se ėshtė dosje autentike, e hapur nė prani tė komisionit shtetėror, tė krijuar kastile pėr hapjen e dosjeve. Dosjet e tjera, qė shpallin nė internet grupe individėsh, organizata e shoqata tė ndryshme, qė botojnė individė tė ndryshėm, tė hapura pa praninė e komisioneve shtetėrore, dosjet me dokumente privatisht tė pėrzgjedhura, lejojnė mundėsi tė quhen, edhe po s’qenė tė tilla nė tė gjitha rastet, dosje tė falsifikuara apo dosje komerciale.

       Dosja autentike nuk mund tė jetė dosje me dokumente tė pėrzgjedhura. Dhe, mendimi i plotė pėr vetjen tė cilit iu ka bėrė dosja nga organet e sigurimit, nuk mund tė jetė i plotė, i pėrfunduar, nė qoftė se krahas asaj dosje nuk bėhen publike edhe dokumente qė pėr tė mund tė jenė futur nė dosje tė tė tjerėve. Jeta e njeriut jetohet nė marrėdhėnie me tė tjerėt. Do ta mėsojmė tė vėrtetėn e plotė pėr njeriun e dosjes jo vetėm nga denoncimet e hafijeve e tė agjentėve pėr tė, por edhe nga qėndrimet e tij ndaj vetjeve tė tjera. Duhet tė dihen dhembjet qė na janė shkaktuar neve, por duhet tė dihen edhe dhembjet qė mund t’u kemi shkaktuar edhe ne tė tjerėve!

      Shkurt e shqip: njė dosje do tė jetė historikisht e besueshme vetėm nė raport me dosjet e tjera e kjo domethėnė vetėm kur bėhen publike edhe dosjet e tjera.

 

 

KOHA E FALSIFIKIMEVE


Shkruan: Akademik REXHEP QOSJA


         Ēdo kohė i ka pasur mecenėt e vet si Karlin e Madh, Borxhitė, Ludvigun e Bavarisė a Luigjin XIV, Lorenco Mediēin dhe shkrimtarėt e oborrit si Horacin e Rasinin, por vetėm kohės sė komunizmit i takojnė “mecenėt” tė cilėt mecenatin e bėjnė partiak e shtetėror dhe shkrimtarėt e krijuesit e tjerė, tė cilėt servilizmin e dėshmojnė jo vetėm me sjellje e me gojė, por edhe me vepra letrare, shkencore e filozofike qoftė edhe kur kjo prej tyre nuk kėrkohej nė masėn qė e dėshmonin. Pavarėsisht cilės kohė i takojnė, mecenatet u kushtojnė shtrenjtė shkrimtarėve e krijuesve tė tjerė, por mecenati komunist kishte ēmim tmerrėsisht tė shtrenjtė pėr veprėn dhe jetėn e krijuesve: ēmim qė paguhej me dinjitetin dhe ēmim qė paguhej me vlerėn e veprės! Pas pėrmbysjes sė komunizmit dhe tė vlerave ideologjike e politike me tė cilat mbahej ai, ky servilizėm, i dėshmuar kur dhunshėm e kur vullnetshėm, do tė bėhet shkak i brejtjes sė ndėrgjegjes e i mundimeve tė tjera tė ndryshme tė servilėve tė dikurshėm. Sigurisht ndėrgjegja e zgjuar (me vonesė tė madhe) shumė mė pak sesa leverditė e reja nė kushtet e ndryshuara, nė tė cilat shikohen me dyshime lavdėruesit e tij nė arte, nė shkencė e nė krijimtarinė pėrgjithėsisht, do tė bėjnė qė njė numėr i shkrimtarėve dhe i krijuesve tė tjerė nė ish-vendet komuniste tė fillojnė betejėn vetjake pėr ndryshimin e asaj pjese tė jetėshkrimit qė i takon kohės sė komunizmit: tė fillojnė betejėn pėr retushimin, pėr dramatizimin, pėr pėrmirėsimin, pėr zbukurimin e jetės sė atėhershme. Hapi i parė qė njė numėr i tyre do tė bėjnė pas pėrmbysjes sė komunizmit ishte ndryshimi i besimit komunist: tė majtit e dikurshėm, aq tė majtė sa nuk mund tė drejtoheshin, pėrnjėherė do tė bėhen aq tė djathtė sa do tė rrėzohen shpejt! Dhe, konvertimin e tyre tė pėrnjėhershėm do ta dėshmojnė qoftė duke u bėrė prijės a zėvendės tė prijėsve tė partive tė djathta, qoftė duke u futur nėn sqetullat e tyre, qoftė duke shfaqur ide skajshėm tė djathta me artikuj a, madje, edhe me vepra. E kuptueshme! E drejta e konvertimit ėshtė e drejtė e ligjshme, si e drejta pėr t’u shprehur lirisht, si e drejta pėr tė besuar lirisht, si e drejta pėt t’u martuar lirisht, si e drejta pėr t’u ēmartuar lirisht, si e drejta pėr tė qenė gjithnjė krenar – budalla a i menēur-servil. Konvertimin e bėjnė tė ligjshėm jo vetėm e drejta e njeriut pėr tė bėrė me veten ē’dėshiron tė bėjė, por edhe ligjėsitė e jetės. Nuk thuhet kot: s’jetohet gjithmonė me njė palė mend. Dhe, nuk thuhet kot: nė qoftė se je nė rrugė tė gabuar ėshtė mė mirė tė kthehesh mbrapa nė gjysmė tė saj sesa t’i shkosh deri nė fund. E komunizmi ishte ajo rrugė e gabuar prej sė cilės duhej dalė njė orė e mė parė.

       Po ta lėmė konvertimin nė tė djathtė rehat: me tė shumė nga shkrimtarėt dhe krijuesit e tjerė tė kohės sė komunizmit nuk janė bėrė rehat, sepse nuk janė bėrė tė bindshėm pėr opinionin. Nė vend tė fjalėve e, madje, edhe tė veprave tė shkruara, njerėzit shpesh duan dėshmi konkrete, nė sajė tė tė cilave do t’u mbushet mendja qė t’u besojnė tė konvertuarve. Pėr kėtė arsye disa nga shkrimtarėt dhe krijuesit e tjerė posaēėrisht tė ēmuar e tė pėrkėdhelur nė kohėn e komunizmit, janė gjetur nė situatė ndėrdyshjesh tė mėdha: ēka tė bėjnė qė prapė tė bėhen tė ēmuar, madje tė adhuruar si atėherė? Ēka? Pėrgjigjja qė i kanė dhėnė vetes ėshtė kjo: ta ndryshojnė jetėshkrimin e dikurshėm komunist dhe, kėshtu, tė bėjnė njė jetėshkrim tė ri sa mė tė ndryshuar! Demokracia, e shpėrdorur shumė prej njė numri zyrtarėsh, le tė shpėrdoret pak edhe prej njė numri krijuesish!


TĖ PRIVILEGJUARIT - TĖ PARAQITUR SI VIKTIMA


         Dhe, ky do tė jetė jo mė jetėshkrim i komunistit tė privilegjuar, po i viktimės komuniste. Pėr nga arsyet e shumta pėr tė cilat e bėjnė, pėr nga mėnyrat e shumėllojshme nė tė cilat e bėjnė dhe pėr nga mjetet e ndryshme me tė cilat e bėjnė disa shkrimtarė tė privilegjuar tė komunizmit, beteja pėr ndryshimin e jetėshkrimit komunist ėshtė pothuaj njė betejė e panjohur nė historinė e letėrsisė botėrore, prandaj edhe nė historinė e letėrsisė shqipe. Megjithėse e panjohur, partizanėt e saj nė tė vėrtetė zbatuesit e saj do ta bėjnė me shumė shkathtėsi dhe me shumė pėrvojė dhe, gjithnjė, me shumė dinakėri! Dhe, do ta bėjnė me batica e me zbatica, me turre e me pushime, me zė tė lartė dhe nė heshtje, vetėm dhe me ndihmės, me gazeta, me radio e me televizione, me persona privatė e me institucione shtetėrore, me dėshmitarė e me kundėrshtarė! Tė shohim si zhvillohet kjo betejė. Tė shohim si bėhen ish - komunistėt tjetėrmendas – kundėrkomunistė!

         Menjėherė pas konvertimit beteja pėr ndryshimin e jetėshkrimit komunist do tė fillojė me retushime mė tė pakta a mė tė shumta, ideologjike dhe politike, tė veprave tė botuara nė kohėn e komunizmit: me ndryshime tė fjalive, me shkurtime a me plotėsime pėrmbajtėsore, me theksime a ētheksime kuptimore e figurative, me zėvendėsime tė personazheve pozitive e negative ideologjike me personazhe tė paideologji. Tė gjitha kėto ndryshime, pavarėsisht pse nuk janė tė nxitura nga motive thjesht artistike, janė plotėsisht tė kuptueshme dhe plotėsisht tė ligjshme. E drejta pėr ndryshime nė veprėn letrare, shkencore a filozofike, tė ēfarėdo pėrmasash qofshin ato, ėshtė e drejtė, le ta quajmė, themelore krijuese. Kėso ndryshimesh nė veprat e tyre shkrimtarėt e ndryshėm kanė bėrė, dhe vazhdojnė tė bėjnė, gjithmonė e gjithkund derisa janė gjallė. Pakėnaqėsia me atė qė ke bėrė ėshtė kusht i pėrsosjes sė saj tė mėtejshme. Lirimi i veprės gjuhėsore artistike prej barrės ideologjike, politike, fetare, pedagogjike, gjithmonė do tė thotė pėrmirėsim i saj. Mund tė thuhet se janė tepėr, tepėr, tepėr tė paktė shkrimtarėt, qė kanė jetuar dhe krijuar nė kohėn e komunizmit, tė cilėt nuk kanė nevojė tė retushojnė sė paku njė vepėr tė tyre. Disa tė tjerė, pėr shkak tė pėrkushtimeve tepėr servile komuniste, i kanė qitur vetes aq shumė punė saqė nė disa nga veprat nuk mund tė bėjnė kurrfarė pėrmirėsimesh: ato janė fillim e fund tė mbytura nga ideologjia dhe politika komuniste! Pėr kėtė arsye tė privilegjuarit e komunizmit, qė e kanė filluar betejėn pėr jetėshkrim tė ri, do tė thotė betejėn pėr ndryshimin e pėrmirėsimin e jetėshkrimit tė tyre nė kohėn e komunizmit, shtrėngohen tė bėjnė veprime tė tjera, shumė mė tė thella nė krijimtarinė dhe nė jetėn e tyre.

         Siē ėshtė dėshmuar gjatė kėtyre dymbėdhjetė - trembėdhjetė vjetėve qė nga pėrmbysja e komunizmit, tė privilegjuarit e tij betejėn pėr jetėshkrimin e ri e bėjnė, prandaj, edhe nė mėnyra tė tjera e me trajta tė tjera letrare: e bėjnė edhe me kujtime pėr kohėn kur ishin heronj krijues tė propagandės komuniste, por heronj tė dikurshėm qė tani e paraqesin veten si viktima. Lexuesve tė vjetėr dhe, sidomos, tė rinj, u bėhet e mundshme tė mėsojnė se si heronjtė e dikurshėm krijues kinse nuk ishin tė privilegjuar, po, pėrkundrazi, ishin viktima: u paraqiten pohime, situata, deklarata, kėrkesa, urdhėresa, pėrjetime, qė e tregojnė faqen tjetėr, tė mundimshme, tė jetės sė tyre!


Ē’ĖSHTĖ E VĖRTETA, DISA PREJ TYRE ISHIN VIKTIMA TĖ PRIVILEGJUARA.


         Pėrpos me kujtime, beteja pėr jetėshkrimin e ri, do tė thotė pėr jetėshkrimin e gjoja tė pėrndjekurit tė dikurshėm, bėhet edhe me ditar me data tė atėhershme, por tė shkruar sot. Lexuesit me kulturė filologjike, tė cilėt, natyrisht, nuk janė aq tė shpeshtė sot, nuk e kanė shumė tė vėshtirė tė shohin se ditari ėshtė kontribut i pėrtashėm artistik - shkencor pėr jetėshkrimin e dikurshėm tė shkruesit tė tij.

         Mė bindshėm se me kujtime e me ditarė tė shkruar pas kohės sė duhur, qė, megjithatė, mund tė mos pranohen pa murmuritje tė dyshimta jo vetėm tė filologėve po edhe tė lexuesve tė zakonshėm, beteja pėr jetėshkrimin e ndryshuar bėhet me vepra letrare apo, madje, shkencore tė shkruara nė kohėn e komunizmit, por tė botuara tani, nė demokraci, mbasi nė atė kohė, nė kohėn e censurės komuniste, nuk kanė mundur tė botohen, madje, do tė ishte shumė rrezik tė paraqiteshin pėr botim. Nė disa raste, nė disa vende ish-komuniste, beteja pėr jetėshkrim tė ri, tė ndryshuar komunist, ėshtė bėrė me vepra letrare a shkencore tė shkruara sot, por tė cilave u ėshtė vėnė data e pėrparshme: e kohės komuniste! Edhe mė lehtė se kur ėshtė fjala pėr kujtimet dhe ditarėt, lexuesit me kulturė filologjike mund tė kuptojnė se kur janė shkruar ato vepra. Tė gjitha llojet e falsifikimeve nė kėtė botė bėhen mė lehtė se sa falsifikimet letrare. As gjeniu mė i madh ndjenjat, pamjet, pėrfytyrimet e sotme nuk mund t’i bėjė plotėsisht tė djeshme.


         Dhe, mė tej: pėrpos me kujtime, me ditarė, me vepra letrare a shkencore tė botuara sot, por gjoja tė shkruara atėherė, nė kohėn e komunizmit, beteja pėr jetėshkrimin e ri nė kohėn e komunizmit, bėhet edhe duke i pėrjashtuar plotėsisht prej bibliografisė veprat letrare tė shkruara pėr ngjarje komuniste, pėr figura komuniste e pėr ideale komuniste, qė nuk mund tė pėrmirėsohen nė asnjė mėnyrė, dhe veprat kritike e teorike, nė tė cilat gjejnė zbatimin mė besnik parimet e realizmit socialist. Le tė thuhet se tė paktit janė ata shkrimtarė, qė kanė jetuar e krijuar nė kohėn e komunizmit, nė mėnyrė tė veēantė ata shkrimtarė qė ishin tė privilegjuar nė kohėn e komunizmit, tė cilėt nuk detyrohen sot ta shkurtojnė nė kėtė mėnyrė bibliografinė e krijimtarisė sė tyre. Dhe, kjo ėshtė fatkeqėsi pėr ta dhe fatkeqėsi pėr letėrsitė kombėtare.

         Ēka tė bėhet nė qoftė se me kujtime, me ditarė, me vepra letrare e shkencore tė botuara sot, por gjoja tė shkruara nė kohėn e komunizmit, dhe me shkurtime tė bibliografive nuk kryhet e gjithė puna nė betejėn pėr jėtėshkrimin e ri? Ēka? Ėshtė edhe njė mjet qė mund tė jetė mė ndikues nė vetėdijen e lexuesve se tė gjitha tė bėrat e sipėrtheksuara: ėshtė DOSJA! Tė kesh pasur dosjen nė kohėn e komunizmit do tė thotė shumė, tepėr shumė. Tė kesh pasur dosjen atėherė do tė thotė tė kesh qenė i dyshimtė, i denoncuar, i pėrndjekur, sepse nuk je ēmuar besnik i ideologjisė, i politikės dhe i njėmendėsisė komuniste. Por, dosjen nuk mund ta bėsh vetė; dhe dosjen nuk mund ta shpallėsh vetė: dosjen duhet tė ta bėjė tjetėrkush dhe dosjen duhet tė ta shpall tjetėrkush - dikush qė ishte dikur, apo qė ėshtė sot, atje ku bėhen apo ku ruhen dosjet! Mjeshtėria e falsifikimeve doemos duhet tė ngrihet nė shkallė mė tė lartė! Dhe kėso falsifikimesh nė vendet ish-komuniste kanė ngjarė dhe vazhdojnė tė ngjasin! Njė gjė, ndėrkaq, e harrojnė edhe kėrkuesit edhe shpallėsit e dosjeve: harrojnė se dosje, nė kohėn e komunizmit, i janė bėrė numrit mė tė madh tė krijuesve, kurse krijuesve tė talentuar e tė popullarizuar pashmangshėm. Dyshimi nė robin e nė zotin, nė tė gjithė e nė njėrin, ishte parimi i tė gjitha parimeve atėherė! Nė disa vende komuniste, si, fjala vjen, nė Jugosllavinė, ėshtė dėshmuar se dosje u janė bėrė edhe disave nga figurat mė tė larta politike e shtetėrore!

         Krijuesit, sidomos krijuesit e shquar, prej pushtetarėve gjithmonė janė shpallur tė dyshimtė sepse janė konsideruar jo besnikė apo jo mjaft besnikė ndaj rendit shoqėror dhe ndaj politikės sė tyre. Nuk ėshtė shumė e ēuditshme pse si tė dyshimtė, nė shumė rast, ata po trajtohen edhe sot.

         Por, edhe shkrimtarėt e krijuesit e tjerė, qė dėshirojnė tė kenė pasur dosje, edhe lexuesit qė e kanė kujtesėn e mirė, kurse kokėn pėr tė menduar vetė me tė, mund ta dinė se as dosja nuk sjell fitore tė sigurtė nė betejėn pėr jetėshkrim tė ndryshuar, tė ri, nė kohėn e komunizmit. Gjithmonė ėshtė e mundshme, qė tė dhėna pėr jetėn dhe pėr veprėn e tė privilegjuarve tė komunizmit tė jenė ruajtur nė dosjet e shkrimtarėve e tė krijuesve tė tjerė, nė arkivat e vetjeve partiake, nė kujtimet, nė ditarėt dhe nė shkrimet e tjera tė pabotuara tė shkrimtarėve, krijuesve e individėve tė tjerė.


KUSH DHE PSE BĖN BETEJĖ PĖR JETĖSHKRIM TĖ RI

 

         Duket e pabesueshme, por, ja, ėshtė e vėrtetė se betejė pėr jetėshkrim tė ri, tė ndryshuar, tė dramatizuar, tė pėrmirėsuar, nė kohėn e komunizmit nuk kanė bėrė, dhe nuk e bėjnė, viktimat e komunizmit, por tė privilegjuarit e tij: nuk kanė bėrė Jan Parandovski, Isak Babeli, Boris Pasternaku, Martin Camaj a Kin Dushi dhe nuk bėjnė Haveli, Millan Kundera, Adem Demaēi, Kasėm Trebeshina, Daut Gumeni, Visar Zhiti a Pjetėr Arbnori. Jo. Atyre nuk iu duhet jetėshkrim tjetėr, jetėshkrim i ri, jetėshkrim i pėrmirėsuar, jetėshkrim tragjik. Jo. Ata dosjet i kanė jetuar! Ata tragjedinė e kanė jetuar! Ata nuk kanė nevojė tė flasin pėr jetėn e vet tė shkuar: jeta e tyre flet mjaftueshėm pėr ta. Betejė pėr jetėshkrim tė ri nė kohėn e komunizmit, pėr jetėshkrim dramatik, tė pėrmirėsuar, tė ndryshuar, pėr jetėshkrim tė viktimės, tani, pas pėrmbysjes sė komunizmit, bėjnė sugarėt e komunizmit, benjaminėt e komunizmit, tė ēmuarit, tė shpėrblyerit, tė adhuruarit, shumėllojshėm tė privilegjuarit, e komunizmit. E kuptueshme! Ata e kanė shfrytėzuar mirė dje komunizmin - pse tė mos e shfrytėzojnė sot demokracinė pėr interesat dhe lavdinė e vet. Pėrjashtimet janė, mjerisht, shumė tė pakta. Vetėm njėri nga tė privilegjuarit e komunizmit sovjetik dihet tė ketė thėnė nė fund tė jetės: edhe sot nuk kuptoj, dhe kjo mė shkakton vuajtje, pse nė komunizėm nuk mė kanė pėrndjekur edhe mua siē i kanė pėrndjekur kolegėt e mi!


BETEJA PĖR JETĖSHKRIM TĖ NDRYSHUAR KOMUNIST DHE HISTORIA E LETĖRSISĖ


         Nuk ka dyshim se beteja pėr jetėshkrim tė ri, tė ndryshuar nė kohėn e komunizmit bėhet pėr tė kėnaqur lavdidashjen e luftėtarėve qė e bėjnė, por shumė mė tepėr pėr interesa mė sendėsore. Dhe, kjo betejė pavarėsisht pse dikur pėrfundon me disfatė, atyre u sjell dobi kur mė tė vogla e kur mė tė mėdha: u sjell shpėrblime, urdhra, dekorata, medalje, tituj, nė raste tė caktuara nėpunėsi tė larta, popullorėsi e tė mira tė tjera. Por, njė gjė kurrė nuk mund t’ua sjellė: ndryshimin e dėshiruar tė jetėshkrimit komunist prej tė privilegjuarish dhe lartėsinė e ėndėrruar morale. Pėrkundrazi: ua sjell zvogėlimin edhe mė tė dukshėm moral nė sytė e tė gjithė atyre njerėzve, lexuesve dhe studiuesve tė tyre tė ardhshėm, tė cilėt prej shkrimtarėve me tė drejtė kėrkojnė jo pėrmbysje, po mbrojtje tė vlerave siē janė e vėrteta, e drejta, qėndrueshmėria, parimėsia, edhe me jetėn e tyre. Kjo tregon se me pėrpjekjet qė do ta ndryshojnė, qė do ta pėrmirėsojnė jetėshkrimin e tyre tė kohės sė komunizmit, sugarėt e komunizmit nė tė vėrtetė punojnė kundėr vetvetes! Dhe, kjo ėshtė plotėsisht e kuptueshme. Jeta e krijuesit letrar nė tė cilėn nuk lufton krenaria kundėr mjerimit, e vėrteta kundėr gėnjeshtrės dhe liria e mendimit kundėr servilizmit nuk mund tė shikohet si jetė e denjė pėr nderim. Ajo ėshtė jetė qė i qet hije tė rėndė edhe veprės letrare tė vetė krijuesi.

         Beteja e disa shkrimtarėve e tė krijuesve tė tjerė pėr jetėshkrim tė ndryshuar, tė pėrmirėsuar, pėr jetėshkrim viktime nė kohėn e komunizmit edhe kur ishin sugarė, tė privilegjuar tė tij, do t’u sjellė shumė punė historianėve tė ardhshėm tė letėrsive kombėtare: do t’u sjellė shumė punė nė studimin e versioneve tė veprave tė tyre; shumė punė pėr tė saktėsuar kohėn e shkrimit tė disa veprave tė tyre; shumė punė pėr tė dalluar ēka ėshtė e vėrtetė e ēka ėshtė gėnjeshtėr nė kujtimet e nė ditarėt e tyre; shumė punė pėr tė saktėsuar ēka ėshtė e vėrtetė e ēka gėnjeshtėr nė jetėn e tyre komuniste; shumė punė pėr tė dalluar ēka ėshtė burimore e ēka e falsifikuar nė dosjet e tyre. E tė tjera tė ngjashme.

         Puna e historianėve tė ardhshėm tė letėrsisė do tė vėshtirėsohet aq shumė nė qoftė se nė betejėn pėr ndryshimin e jetės komuniste tė tė privilegjuarve tė komunizmit futen familjarė, miq dhe lexues tė pafajshėm tė tyre.

         Puna e historianėve tė ardhshėm tė letėrsisė do tė vėshtirėsohet edhe mė shumė nė qoftė se nė betejėn pėr ndryshimin e jetės komuniste tė benjaminėve tė komunizmit futen media - gazeta dhe televizione.

         Por, puna e historianėve tė ardhshėm tė letėrsisė do tė vėshtirėsohet posaēėrisht shumė nė qoftė se nė betejėn pėr jetėshkrimin e ri tė benjaminėve tė komunizmit futen nėpunės tė arkivave, nė duart e tė cilėve janė dosjet e tyre dhe dosjet e shkrimtarėve, krijuesve e qytetarėve tė tjerė tė kohės sė komunizmit: nė qoftė se kėta nėpunės bėjnė shkurtime, plotėsime, retushime nė dosjet - ashtu siē ka ngjarė nė disa raste nė disa vende ish-komuniste! Tė shpresojmė se historianėt e ardhshėm tė letėrsisė, ndėrkaq, do t’i mposhtin kėto vėshtirėsi, sepse do tė udhėhiqen nga kriteri i sė vėrtetės dhe i sė drejtės e jo nga kriteri i leverdisė apo i popullorėsisė - si luftėtarėt pėr jetėshkrimin e ri!

      Dhe, puna shkencore, vėrtet, shkencore e kėtyre historianėve pashmangshėm do tė sjellė ndryshime nė gjykimet pėr letėrsitė e sotme kombėtare: shkrimtarėve padrejtė tė mbiēmuar dhe shkrimtarėve padrejtė tė nėnēmuar do t’u caktohen vendet qė, vėrtet, u takojnė.

         Pėr tė gjitha arsyet e sipėrthėna mund tė thuhet se ėshtė nė interesin e shkrimtarėve dhe tė krijuesve tė tjerė, qė bėjnė betejė pėr jetėshkrim tė ndryshuar, tė ri, pėr jetėshkrim viktime nė kohėn e komunizmit edhe kur ishin tė pėrkėdhelurit e tij, nė interesin e letėrsisė dhe tė studiuesve tė saj tė ardhshėm, qė t’i lėnė jetėshkrimet e veta komuniste tė tilla ēfarė ishin nė tė vėrtetė. Le tė mendojnė se nėpėr jetė tė pastėr mund tė ecin vetėm shenjtorėt, kurse shkrimtarėt as nuk janė, as nuk duhet tė jenė shenjtorė. E komunizmi as shenjtorėt s’i ka lėnė pa njolla!

         Sa i pėrket jetėshkrimit tim nė kohėn e komunizmit, dua tė mbetet i tillė ēfarė ishte: me hije e me dritė! Nuk dua tė bėhem personazh i proverbit italian: aq i mirė sa nuk vlen asgjė.

 

 “EPOKA E RE”, 6 e 7 janar 2004.

 

 

KADARE E QOSJA TĖ ULIN PENAT

 

Shkruan: FATMIR TOĒI


         Kam lexuar intervistėn e shkrimtarit Ismail Kadare, botuar nė gazetėn “Shekulli” tė datės 13 mars 2005, tė titulluar: “Mbyllja e arkivave tė fshehta, ndotje e rėndė morale” dhe mendova se ėshtė e nevojshme tė bėj njė saktėsim tė rėndėsishėm pėr tė shmangur ndonjė keqkuptim apo keqinterpretim tė shkrimit tė Profesor Rexhep Qosjes “Koha e falsifikimeve”, botuar nė tė njėjtėn gazetė disa ditė mė parė. Shkrimi “Koha e falsifikimeve” e prof. Qosjes nuk ka tė bėjė aspak me librin e Shaban Sinanit “Njė dosje pėr Kadarenė”, dhe as me personin e Kadaresė, siē aludohet apo shprehet hapur nė intervistėn e mėsipėrme. Shkrimi i prof. Qosjes ėshtė botuar para mė shumė se njė viti (nė janar 2004) nė gazetėn “Epoka e Re”, e cila del ēdo ditė nė Prishtinė dhe mė pas ėshtė pėrfshirė nė pėrmbledhjen me shkrime publicistike “Demokracia e shpėrdorur” (Nėntitull: Shqyrtim kritik mbi gjendjen e demokracisė nė shoqėrinė shqiptare), botuar nga “Toena” para se tė dilte nė qarkullim libri i Sh. Sinanit pėr dosjen e Kadaresė. Pėrmbledhjen me shkrime publicistike autori e ka dorėzuar nė shtėpinė botuese qė nė muajin shtator 2004, me qėllimin qė ai tė shihte dritėn e botimit me rastin e organizimit tė Panairit tė Librit nė Tiranė (3 – 8 nėntor 2004), ku ishte i ftuar edhe autori. Por, pėr arsye teknike, libri nuk u bė gati pėr shtyp dhe nuk u arrit qė tė dilte nė ditėt e panairit tė librit. Pėr kėtė arsye edhe profesori e shtyu pėr mė vonė ardhjen e tij nė Shqipėri. Libri u fut nė shtyp nė mesin e nėntorit 2004 dhe doli nga shtypi ditėt e para tė janarit 2004, domethėnė para daljes nė qarkullim tė librit pėr Kadarenė tė Shaban Sinanit.


         Pse gjithė ky shpjegim i gjatė i botuesit?

 

          Duke e pėrjetuar si njė shqetėsim intelektual, qė lidhet me punėn time, njė keqkuptim tė mundshėm midis dy prej emrave mė tė njohur tė letėrsisė bashkėkohore shqiptare, Ismail Kadaresė e Rexhep Qosjes, e ndiej pėr detyrė tė ritheksoj se shkrimi i profesor Qosjes ėshtė njė shkrim problematik pėrgjithėsues, i shkruar mbi njė vit mė parė se tė dilte nė qarkullim libri “Njė dosje pėr Kadarenė” i Sh.Sinanit, dhe si i tillė nuk mund tė aludojė pėr njė vepėr qė nuk ishte shkruar ende. Shkrimi i Qosjes godet njė fenomen apo mani tė shėmtuar tė njė pjese tė atyre qė merren me shkrime: pėrpjekjet dhe tendencėn pėr ta paraqitur ndryshe tė kaluarėn e tyre krijuese; ndėrsa libri publicistik “Demokracia e shpėrdorur” ėshtė njė kontribut i jashtėzakonshėm i autorit pėr ta parė realisht dhe nga njė kėndvėshtrim kritik gjendjen e demokracisė shqiptare tė kėtyre 10 – 15 vjetėve tė fundit. Libri, qė rrok njė tematikė shumė tė gjerė, merret mė shumė me problemet dhe analizėn e politikės shqiptare, por nuk mund tė linte pa analizuar dhe fatin e qėndrimet e intelektualėve dhe krijuesve nė shoqėrinė e sotme. Ēdo qasje apo “aludim” pėr librin me siguri qė ėshtė fare rastėsi, por unė nuk mund tė shprehem mė gjatė nė lidhje me kėtė ēėshtje, pasi librin e z. Sinani nuk e kam lexuar ende.

         Duke shpresuar se po ndihmoj sadopak nė zbardhjen e sė vėrtetės pėr keqkuptimin nė fjalė, do tė dėshiroja dhe u drejtohem miqėsisht shkrimtarit Ismail Kadare dhe studiuesit Rexhep Qosja, dy nga figurat mė tė njohura dhe tė respektuara tė letėrsisė sė sotme shqipe, tė cilėt edhe unė i adhuroj pa masė, qė tė ulin penat dhe tė japin shembullin e urtėsisė e menēurisė nė shoqėrinė e sotme shqiptare, duke e kapėrcyer kėtė keqkuptim, edhe pėr hir tė respektit e miqėsisė qė ka karakterizuar nė vazhdimėsi marrėdhėniet midis tyre.

 

Marrė nga Gazeta “Shekulli”, 16/03/2005

 

Fatmir Toēi ėshtė dretues i Shtėpisė Botuese “TOENA sh.p.k.”,  Rr. Muhamet Gjollesha, kutia postare 1420, Tirane Tel: +3554240116; +355682020151 Fax:

+3554240117

   

 

KADARE: MBYLLJA E ARKIVAVE TĖ FSHEHTA, NDOTJE E RĖNDĖ MORALE

 

Gazeta “Shekulli”



TIRANE - Shkrimtari Ismail Kadare ėshtė shprehur dje se moshapja e dosjeve tė Sigurimit tė Shtetit pėrbėn njė ndotje tė rėndė morale pėr shoqėrinė shqiptare. Kadare ka polemizuar edhe me akademikun Rexhep Qosja pėr shkrimin e tij "Koha e falsifikimeve".



Shekulli: Kohė mė parė keni ngritur problemin se prania e gjerė nė shtyp e ish-nomenklaturės komuniste tregon prirje pėr rikthimin e saj. I pėrmbaheni ende kėtij mendimi?


Ismail Kadare: Po, i pėrmbahem. Ėshtė e njohur thėnia "historinė e shkruajnė fitimtarėt". Duke u pėrpjekur tė uzurpojnė faqet e shtypit shqiptar, sundimtare komuniste tė djeshėm, ish-kuadro tė larta tė partisė, ish-ministra, ish-anėtare tė Komitetit Qendror, ish-hetues, ish-xhelatė, ish-gra xhelatėsh, etj., etj, pėrpiqen tė japin idenė se po kthehen nė pushtet. Ose vėrtet kujtojnė se, ndėrkaq, janė kthyer. Dhe, si tė tille, si fitimtare, po shpėrndajnė medalje ose mallkime. Ashtu si dikur. Ky ėshtė njė turp pėr Shqipėrinė e sotme demokratike. Por, para se tė jete turp, ėshtė shqetėsim. Stalinistet shqiptare janė inkurajuar. Ky inkurajim e ka shkakun nė mosdėnimin e krimeve tė tyre. Kur njė diktature rrezohet, rrėzimi i vėrtetė i saj ėshtė kur i dėnohen krimet. Mosdėnimi ėshtė njė marrėveshje e heshtur me te. Mosdėnimi, pėrveē tė kėqijave tė tjera, i jep tiranisė sė rrezuar shpresėn e ringjalljes. Dėnimi i krimeve tė njė epoke nuk behet aspak pėr tė shtuar shqetėsimet, qė edhe ashtu janė tė shumta nė ketė vend. Ajo behet pėr tė kundėrtėn: pėr t'iu dhėne fund spekulimeve, ēoroditjes, mashtrimit, mjegullės se qėllimshme, qė po e trondit dhe do vazhdoje ta trondis pėrherė e mė tepėr boten shqiptare. Ky proces ėshtė i dhimbshėm, por i shėndetshėm, ashtu si njė kirurgji e domosdoshme. Nismėtare ose pėrkrahėse e kėtij procesi duhej tė ishte, nė radhe tė pare, e djathta shqiptare. Sa mė gjakftohtėsisht tė behet ky dėnim, aq mė i vėrtetė do tė jetė. Pa pasione e revansh, pa nerva e britma, por me maturi dhe, kryesorja, me synimin e madh qė t'i shėrbeje jetės sonė dhe jo ēthurjes sonė.


Shekulli : Nė Shqipėri vlon kohėt e fundit diskutimi pėr hapjen ose jo tė arkivave tė fshehta, pėrfshi dosjet e shkrimtarėve e tė politikanėve. Ju keni qenė gjithmonė "pro" kėsaj. Diēka mė shumė, ju lutem.


Ismail Kadare: Diskutimi pėr hapjen ose jo tė dosjeve e tė arkivave tė fshehta nxori nė shesh njė problem dramatik. Njė pjese e ndjeshme e shkrimtareve, publicistėve, politikaneve, deputeteve ishin kundėr hapjes. Nuk do shume filozofi pėr tė kuptuar se sa ndotje tė rende morale tregon ky fakt. E keqja s’ėshtė vetėm kjo. Jo vetėm qė ky zhgan u shpreh kundėr asaj qė ėshtė thelbi i njė demokracie, transparencės, por, me agresivitet u sul kundėr atyre qė e kėrkuan ketė transparence. Shkurt, zhgani i stalinistave po pėrpiqet tė krijoje njė terror tė vėrtetė psikik, ashtu si dikur. U krijua kėshtu gjendja me paradoksale nė njė vend demokratik: Njerėzit qė kėrkojnė hapjen e arkivave sulmohen. Pėr tė kryer kėtė sulm tė turpshėm, stalinistet shqiptare tė sotėm pėrdorin gjithfarė shėrbėtoresh: gazetare ose politikane tė korruptuar, letrare ish-spiune ose bij spiunesh, amatore tė internetit, etj. Kjo dhune verbale kėrkon tė paralizoje ēdo pėrpjekje pėr zbulimin e tmerreve ende tė pazbuluara tė regjimit qė shkoi. E keqja mė e madhe e kėsaj dhune ėshtė se ajo e shkurajon ēdo prirje pėr shėndoshje morale, aq tė nevojshme sot pėr kombin shqiptar. Tėrthorazi kjo dhune shpall nėnshtrimin pėrpara gėnjeshtrės dhe heshtjen plot turp pėrpara saj. Ajo ėshtė fatale, sidomos pėr brezat e rinj.


Shekulli: Pavarėsisht se keni qenė i kursyer pėr tė dhėnė mendim pėr librin e drejtorit tė Arkivave, Shaban Sinani, "Njė dosje pėr Kadarenė", ju jeni personazh i kėtij libri dhe diēka keni pėr tė thėnė.


Ismail Kadare: Ėshtė thėnė disa here se kjo dosje e botuar ėshtė "vetėm purgatori". Mendoj se ajo ėshtė mė pak se purgator. Ajo ėshtė e matur dhe ende nuk ka nxjerre mynxyrat e mėdha. E, megjithatė, ashtu siē ėshtė, ajo ka mė shume se njė vit qė po trazon jetėn morale shqiptare. Nuk ėshtė vetėm njė pune shkrimtaresh kjo dosje. Ėshtė thėnė edhe mė pare se historia e njė Lidhje Shkrimtaresh e njė vendi komunist ėshtė njė minihistori e diktaturės. Nė kėtė dosje do tė gjeni zyrat dhe institucionet me tė rėndėsishme tė regjimit, emrat e njė pjese tė Byrosė Politike, tė Komitetit Qendror, duke pėrfshire edhe gruan e diktatorit. Pa folur pastaj pėr emra shkrimtaresh tė njohur. Pa folur pėr emrat apo inicialet e denonciatoreve. Pa folur per informacionin e sakte qė jep se si punonin veglat e atij mekanizmi tė frikshėm, qė kontrollonte letėrsinė dhe artet. Ky libėr nuk ėshtė ndonjė favor qė mė behet mua personalisht, siē duan tė thonė disa. Ai nuk mbyll asnjė rruge. Pėrkundrazi, ai hap rrugėn pėr tė gjithė. Ėshtė tjetėr pune nė qofte se disa e duan kėtė hapje e disa jo.


Shekulli: Keni shfaqur pakėnaqėsinė tuaj pėr djegien ose zhdukjen e arkivave tė Lidhjes.


Ismail Kadare: Kjo zhdukje ėshtė mė se e habitshme. Unė nuk di tjetėr institucion nė Shqipėri qė t'i jenė djegur arkivat. Edhe nė kohėt e errėta tė otomanizmit arkivat nuk digjeshin. Tre kryetaret e Lidhjes pas 1973 nuk japin asnjė shpjegim se si ka ndodhur kjo.

Historia e letėrsisė shqipe nuk mund tė krijohet me mllefe apo thashetheme. Arkivat e Lidhjes ishin njė dėshmi e dorės se pare. Nė to do tė gjendej njė pjese e dramės qė kanė hequr shkrimtaret dhe artistet shqiptare. Dėnimet e tyre, kėrcėnimet, ndalimet, denoncimet. Qė nga romani "Tuneli" i Dhimiter Xhuvanit, te novelat e Koēo Kostes apo shfaqjet teatrale tė Minush Jeros e tė Mihal Luarasit, apo pikturat e Maks Velos e tė Edi Hiles, apo rrebeshi i Festivalit 11, etj., etj. Ata qė zhduken ose dogjėn kėto arkiva do tė donin natyrisht tė digjnin ēdo dokument tjetėr. Nė fund tė fundit, tani qė ulėrijnė kundėr hapjes sė dokumenteve qe, fatmirėsisht, kane shpėtuar, ata identifikohen vete me zjarrvėnėsit.


Shekulli: Nė kėtė polemikė ėshtė futur tani sė fundi dhe akademiku nga Kosova, Rexhep Qosja. Ē'mendoni pėr shkrimin e tij?


Ismail Kadare: Ėshtė e vėrtetė se nė polemike ėshtė futur edhe akademiku qė pėrmendni ju. Pėrshtypja ime ėshtė se mė shume se pėr tė ndihmuar tė vėrtetėn, ai, me sa duket, ka dashur t'u vije nė ndihme ca miqve me tė cilėt ka lidhje tė ngushta, pikėrisht atyre qė hapja e arkivave i ka vėnė nė pozita aspak tė lakmueshme. Ne njė artikull tė gjatė  e tė turbullt pėr shkrimtaret qė retushojnė veprat dhe falsifikojnė biografitė, mendoj se kėrkon tė heqė vėmendjen nga thelbi i ēėshtjes: tė hapen ose jo arkivat. Sė fundi, me aq sa kuptohet nga teksti, ėshtė kundėr hapjes. Lidhur me retushet, edhe pa qene akademik dihet qė veprat e shkrimtareve janė tė botuara dhe mjafton njė krahasim i tekstit nga njė botim te tjetri, pėr tė gjetur ndryshimet pėr mire ose pėr keq. Kėshtu qė ky problem, nė mėnyrėn si shtrohet, ėshtė i paqene. Pėr sa u pėrket biografive tė shkrimtareve, ēėshtja ėshtė edhe mė e thjeshte. Siē ėshtė thėnė nė njė shkrim tė S.Bejkos botuar tek ju, biografia e pare e ēdo shkrimtari ėshtė vepra e tij. Biografia tjetėr, e mirėfillta, pėrbehet nga dy pjese: ajo qė e dimė tė gjithė, dhe tjetra, qė mund tė mos e dimė. Kjo biografi e paditur, nė boten e lire demokratike pėrbehet nga intimitetet e shkrimtarit. Nė boten diktatoriale intimiteteve u shtohet njė element baze: ka qene apo jo shkrimtari bashkėpunėtor i policisė sė fshehte. Ka denoncuar ose jo shokėt e vet edhe pa qene i tille. Pikėrisht ajo pėr tė cilėn ka plasur sherri nė Shqipėri. Akademiku, qė me urtėsinė e tij ka hyre pėr tė sqaruar kinse punėt, pasi lėshon bé e rrufe kundėr falsifikimit tė biografive, praktikisht del kundėr hapjes sė arkivave. Do tė isha shume kureshtar tė dija se ēfarė mėnyre tjetėr propozon akademiku pėr tė dalluar njė biografi tė sakte nga njė biografi e rreme.

Shekulli: Zoti Rexhep Qosja flet edhe pėr mundėsinė e falsifikimit tė vetė dokumenteve arkivale. Si edhe pėr veprat, pėr kujtimet dhe ditarėt qė shkruhen tani dhe u vihet njė date e vjetėr.


Ismail Kadare: Po e nis me kėtė tė fundit. Problemi qė ngrihet ėshtė i vėrtetė. Ka njerėz qė e kane bere, madje vazhdojnė ta bėjnė kėtė gjė. Por ky ėshtė problemi, (me sakte turpi) i tyre. Me mjetet moderne tė sotme tė verifikimit, jo njė dorėshkrimi tė tėrė nuk i ndėrrohet dot data, por as disa rreshtave. Lidhur me falsifikimin e dokumenteve arkivale (konkretisht pėr drejtorin Shaban Sinani, qė akuzohet tėrthorazi), asnjė nga kėto dokumente deri mė sot nuk ėshtė kundėrshtuar. Pėrkundrazi, njė nga personazhet e rėndėsishėm tė kėsaj dosjeje, zoti Anastas Kondo, me njė kuraje qytetare qė ėshtė pėr t'u ēmuar, deklaroi nė shtyp tė vėrtetėn pėr ato dokumente qė kane lidhje me te. Tė tjerėt do tė bėnin mire tė ndiqnin shembullin e tij.

       Prandaj, mendoj, se shqetėsimi i akademikut edhe pėr kėtė ēėshtje tė fundit ėshtė i ngutur.


Shekulli: Ēfarė pėrfundimi mund tė pritet nga njė aksion i tillė purifikimi, nėse do ta quanim kėshtu?


Ismail Kadare: Ky sulm kundėr moralitetit nė Shqipėri, ky kthim kokėposhtė i gjerave, thėnė nė mėnyrėn mė tė thjeshte: kjo marrje nė mbrojtje e sė keqes dhe goditja e njerėzve, qė e kane pėsuar prej saj ėshtė njė shenje dėshpėruese. Kjo lidhet me korrupsionin total. Korrupsioni ka disa faza zhvillimi. Nė krye lulėzon, pastaj behet zotėrues, pastaj merr trajtat e normės morale, sė fundi, dhe kjo ėshtė kulmi i zezonės, himnizohet. Ne qofte se Shqipėria nuk do ta veje nė gjunjė korrupsionin, ajo do tė vihet nė gjunjė prej tij. Korrupsioni dhe bjerrja morale kur bėhen sunduese, janė mė tė kėqija se pushtimi ushtarak. Ky i fundit, zakonisht, ėshtė i pzerkohshem, kurse ēizmja e korrupsionit ėshtė e gjate, tepėr e gjate. Shqipėria ėshtė seriozisht e rrezikuar sot. Ēėshtja e arkivave tė fshehta, pėr njerėzit e kulturės dhe tė politikes ėshtė vetėm njė pjese e kėsaj tė keqeje tė madhe. Por ajo bėn pjese nė thelbin e dukurisė. Ajo ėshtė njė test kuptimplote.


13/03/2005

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Eigene Webseite von Beepworld
 
Verantwortlich für den Inhalt dieser Seite ist ausschließlich der
Autor dieser Homepage, kontaktierbar über dieses Formular!