QOSJA: KU NDRYSHOJMĖ UNĖ DHE KADARE

 

Akademiku i njohur Rexhep Qosja flet nė emisionin "Shqip" tė gazetares Rudina Xhunga: "KU NDRYSHOJMĖ UNĖ DHE KADARE"

 

Akademiku i njohur Rexhep Qosja flet nė emisionin "Shqip" tė gazetares Rudina Xhunga: Polemika mes nesh pati disa rezultate pozitive

 

 

"Nė jetėn tim intelektuale, kam proklamuar kėtė: Tė mendosh ndershėm dhe vetėm ndershėm..."

 

Akademiku i njohur Rexhep Qosja, i ftuar nė emisionin "Shqip" tė gazetares Rudina Xhunga, ka shpjeguar debatin e tij me shkrimtarin e njohur Ismail Kadare. Thotė se nuk ėshtė ndjerė i fyer nga ato qė Kadare tha nė Prishtinė, gjatė vizitės sė tij mė tė fundit, "sepse e di historinė e paraqitjeve tė tilla, trajtimeve e gjykimeve tė tilla pėr njė numėr krijuesish". "Ka njė dallim mė esencial, intelektual mes meje dhe Ismail Kadaresė, dhe kėtė duhet ta them shkoqur", tha Qosja, gjatė intervistės sė realizuar nė shtėpinė e vėllait tė tij, Isa Qosja.



Rudina Xhunga "Shqip": Jemi nė shtėpinė e vėllait tuaj, Isa Qosja, pėr tė realizuar kėtė intervistė, pėr shkak tė oxhakut qė e ndihmon mė shumė njė bisedė tė lirė. Ju pėlqeu filmi i tij "Kukumi"?



Akademik Rexhep Qosja: Sigurisht qė po. Ishte njė film qė u pėlqye gjerėsisht, mė pėlqeu dhe mua.



Rudina Xhunga "Shqip": Ēfarė kishte ndryshe qė fitoi njė ēmim tė parė nė Tiranė si filmi mė i mirė i gjithė filmave shqiptarė, tė kėtij viti?



Akademik Rexhep Qosja: Them se ishte njė karakteristikė e kėtij filmi qė u pa, u vėrejt dhe prej opinionit dhe nė mėnyrė tė veēantė prej jurisė. Ky ishte mėnjanimi i patetikės, retorikės dhe i disa klisheve qė pėrsėriten nė krijimtarinė tonė nė pėrgjithėsi. Kjo mendoj se e bėri tė pranueshėm dhe tė vlerėsueshėm nė radhė tė parė prej jurisė shqiptare kėtė film.



Rudina Xhunga "Shqip": Duke ikur nga klishetė e artit pėr tė kaluar nė klishetė e medias. Ka njė lloj vėmendjeje tė ekzagjeruar tonėn, sherri dhe pak debat pėr tema kombėtare, apo debate pėr artin dhe kulturėn. Ēfarė roli ka media nė varfėrimin shpirtėror tė shqiptarėve?



Akademik Rexhep Qosja: Sigurisht qė mediat sot, nė mėnyrė tė veēantė, mediat elektronike kanė rol tė madh, sepse ushtrojnė ndikim tė madh nė vetėdijen e njerėzve. Ka njė problem qė lidhet sot me mediat shqiptare, sipas mendimit tim. Mediat dhe politika, ose mė mirė tė shprehem, politika dhe mediat, sikur e kanė uzurpuar sovranitetin e popullit dhe mund tė themi, duket pak e vrazhdė, por ashtu ėshtė, sikur e shpėrdorin atė sovranitet tė popullit. Po t‘i vėrejmė me kujdes mediat prej mėngjesit e deri nė mesnatė, temat mė tė shpeshta nė tė gjitha mediat, mediat elektronike, por dhe nė gazeta janė politike, njerėzit e politikės dhe estrada muzikore. Epo ėshtė kjo e gjithė jeta e popullit shqiptar? Jo. Ėshtė kjo e gjitha ajo qė i intereson popullit shqiptar? Jo. Atėherė pėrfundimi: Ėshtė detyrė e mediave, obligim i mediave, pėrgjegjėsi e tyre qė opinionit shqiptar, qė shikuesve dhe lexuesve shqiptarė t‘u ofrojnė edhe shumė tema tė tjera. E kemi varfėruar jetėn e shqiptarėve nė media. Duhet ta paraqesim si ėshtė, jetė shumė e pasur, shumė intensive, mė tė mira, por edhe mė vėshtirėsi edhe mė tė kėqija.



Rudina Xhunga "Shqip":  Dhe kalojmė te polemika qė zgjat prej muajsh mes jush dhe Ismail Kadaresė. Por mė parė, si u ndjetė, kur Kadare foli pėr ju nė Prishtinė?



Akademik Rexhep Qosja: Tani, ajo qė tha ai nė Prishtinė, nė tempullin e dijes, nė bibliotekėn e Prishtinės, nuk ka nevojė ta pėrsėris. Ajo dihet. Personalisht nuk jam ndier i fyer, sepse e di historinė e paraqitjeve tė tilla, trajtimeve e gjykimeve tė tilla pėr njė numėr krijuesish. Po marr disa shembuj, qė nuk janė shumė pėrkatės. E di nga historia e letėrsisė se Dante, kur kalonte rrugėve tė qytetit, ku kishte lindur dhe ku jetonte, shėrbėtorėt e zyrtarėve mė tė lartė thoshin: ja shikoni atė fytyrė tė ēmendur qė ka dalė prej ferrit. Ose e dimė, fjala vjen, se si trajtohej dhe si quhej Zhan Zhak Ruso, njė prej filozofėve mė tė mėdhenj tė kohės sė vet, dhe njė prej themeluesve tė filozofisė sė demokracisė. E dimė se njė trajtim i tillė, domethėnė njė cilėsim i tillė i ėshtė bėrė dhe njė prej poetėve mė tė mėdhenj tė tė gjitha kohėrave, Bodlerit. Salierėt e krijimtarisė dhe zyrtarė tė ndryshėm kanė bėrė qė ai tė nxirret nė gjyq dhe tė dėnohet vepra e tij dhe t‘i shqiptohen gjykime tė papranueshme, qė sot shumė i dėnon dhe historia e letėrsisė. Mos tė flasim mė andej pėr Dostojevskin, i cili ėshtė dėrguar nė Siberi me etiketė tė ndryshme pėr cilėsitė e tij mendore, apo mos flasim pėr Niēen, i cili ka pėsuar njė trajtim tė veēante, ose mbase dhe pėr poetin e madh, Bajronin, i cili ishte i kualifikuar nė mėnyrė tė palejueshme nga bashkėkombėsit e tij, krijues edhe zyrtarė. Ai e lėshoi atdheun e vet dhe shkoi e vdiq nė Greqi. Praktikisht, mua, kolegu im mė ka futur nė radhėn e disa krijuesve tė mėdhenj, shkrimtarė e filozofė, mes tė cilėve vėrtet nuk e meritoj tė jem se janė shumė tė mėdhenj. Por, gjithsesi, ky ishte njė kompliment i madh pėr mua. Megjithatė, kualifikimi i tij ka edhe njė aspekt tjetėr. Ka dhe aspektin ideologjik. Ne e dimė se prokurori publik i Stalinit, Vishinski, me disa krijues, me disa midiokritete krijuese, kishin dhėnė mendime qė tė krijohen spitale psikiatrike, nė tė cilat do tė dėrgoheshin shkrimtarė, krijues tė tjerė, shkencėtarė, tė cilėt do t‘i lejonin vetes tė shfaqnin mendime negative pėr Stalinin dhe pėr rendin socialist e sovjetik tė Stalinit. Rusėt i quanin kėto spitale psikiatrike psihushka. Kolegu Ismail Kadare i lejoi vetes tė mė ēojė mua atje ku Vishinksi dhe disa shėrbėtorė tė regjimit nuk ngurronin tė mendonin tė ēonin kritikėt e Stalinit dhe tė regjimit.

 


Rudina Xhunga "Shqip":  Kjo polemikė krijoi probleme mes shqiptarėve nė Tiranė dhe atyre nė Kosovė. Jeni i tė njėjtit mendim apo i shikoni pozitivite tė kėsaj polemike?

 


Akademik Rexhep Qosja: Nuk them se krijoi ndarje. Tani individė tė ndryshėm edhe nė Prishtinė edhe nė Tiranė u deklaruan, fjala vjen nė mbrojtje tė qėndrimit tė Ismail Kadaresė, por si nė Tiranė, ashtu dhe nė Prishtinė, sado njė numėr i vogėl, u deklaruan nė mbrojtje tė pikėpamjeve qė kam paraqitur unė. Nuk them se u shkaktua njė ndarje Kosovė-Shqipėri. Nė asnjė rast, megjithatė, pavarėsisht se e thonė disa apo pavarėsisht ēfarė tha dhe oponenti im, Ismail Kadare, mendoj se kjo polemikė pati disa rezultate pozitive. E para, se qėndrimi i Ismail Kadaresė ndaj besimit islam ishte i gabuar. Si shumė herė me vonesė, edhe kėsaj radhe, ai e pranoi gabimin e tij. Mendoj se rezultat tjetėr pozitiv, fryt tjetėr pozitiv i kėsaj polemike ėshtė edhe kjo, ata qė kanė pėrcjellė fushatat elektorale nė Shqipėri, ata qė kanė pėrcjellė ato qė thonė prijėsit partiakė nė Shqipėri e dinė se si fjala vjen nė vitin 1998, kryetari i Partisė Socialiste thoshte se do ta ndėshkojmė nė mėnyrėn mė tė ashpėr krimin politik dhe islamik. Fatos Nano i ftonte zgjedhėsit tė mos votonin pėr ferexhenė myslimane dhe mes Haxhi Qamilit e Kristoforidhit tė zgjedhin Kristoforidhin. Gazeta partiake nė Tiranė e quante kryetarin e Partisė Demokratike "ai myslimani". Nė anėn tjetėr, vetė kryetari i Partisė Demokratike nė Shqipėri e quante njė prijės tjetėr partiak "sheiku metullah", njė drejtor ose drejtorin e asaj kohe tė RTVSH, e quanin "mulla Omari", ose po kryetari i Partisė Demokratike tė Shqipėrisė thoshte: Flamuri shqiptar ėshtė flamuri i krishterimit. Dhe nė kėtė mėnyrė, objektivisht u merrte tė drejtėn shqiptarėve tė besimit mysliman tė identifikohen me flamurin kombėtar. Nė kėtė mėnyrė, praktikisht shkelej njė e drejtė elementare njerėzore. Mendoj se pas kėsaj polemike nuk do tė mund tė pėrsėriten shkelje tė tilla tė tė drejtave njerėzore, pėr kėtė fe apo pėr atė fe, qė kanė kėtė besim apo atė besim. Pas kėsaj polemike ėshtė e komprometuar ēdo fyerje e cilėsdo feje.



Rudina Xhunga "Shqip":  Ju cilit besim i pėrkisni?



Akademik Rexhep Qosja: Unė i pėrkas besimit mysliman, por nuk lidhem me asnjė fe praktikisht. Unė jam ateist. Doja tė vazhdoja me pozitivitetet; ne e dimė se nė jetėn tonė bėhen disa gara mes feve, nė radhė tė parė mes fesė myslimane dhe fesė sė krishterė. Mė konkretisht, fesė katolike. Pėrpara luftės mund tė ishte mė intensive kjo gara e fesė myslimane, por pas luftės, ose edhe ndonjė vit para luftės, ishin mė intensivė kėto tė fesė katolike. Madje, ne po t‘i shikojmė mirė ēėshtjet mund tė themi se kishte njė lėvizje nė kohė tė fesė myslimane. Tani kemi njė lėvizje tė fesė katolike. Kėto gara qė mund tė jenė shumė tė dėmshme, shumė tė padėshirueshme, kjo tejshquarje e vetėdijes fetare, mendoj se pas kėsaj polemike do tė jetė mė e zbutur. Pas kėsaj polemike, mendoj unė, do tė duhej tė dalė ligji pėr fetė, qė nuk e ka as Shqipėria dhe as Kosova. Ligji pėr fetė, nė tė cilin, sipas mendimit tim, shfaqet e nevojshme tė parashihet parandalimi i racizmit fetar.



Rudina Xhunga "Shqip":  Ju keni pasur ndonjė flamur nė kėtė betejė?



Akademik Rexhep Qosja: Jo, nuk kam flamur fetar. Unė kam flamur kombėtar dhe e bėj nė emėr tė flamurit kombėtar. Unė e di se si garat fetare, se si tejshquarja e vetėdijes fetare, pavarėsisht fesė myslimane, fesė ortodokse, fesė katolike, mund tė kenė pasoja negative nė vetėdijen fetare dhe nė integritetin e shoqėrisė shqiptare. Pėr kėtė arsye, unė edhe nė librin "Ideologjia e shpėrbėrjes" jam ngritur kundėr tri faktorėve: kundėr atyre qė kėrkojnė ndėrrimin e gjuhės standarde, kundėr atyre qė kėrkojnė krijimin e njė identiteti tė ri kombėtar dhe kundėr atyre qė e tejshquajnė e tejtheksojnė vetėdijen fetare. Kėta tri faktorė kam thėnė, ndikojnė nė integrimet e shoqėrisė shqiptare.



Rudina Xhunga "Shqip": Pra, nuk keni pasur asnjė qėllim pėr tė theksuar pėrkatėsinė tonė, nė shumicė myslimane?



Akademik Rexhep Qosja: Ėshtė e qartė dhe nuk kam nevojė ta pėrsėris. Ju mund tė merrni librin tim mbi luftėn ēlirimtare nė Kosovė "Tradita e shekullit" dhe nė faqen e parė do tė shihni reagimet e mia ndaj besimit mysliman, lidhur me kėtė ēėshtje. Dhe nė librin tjetėr "Shpėrdorimi i demokracisė", po ashtu do tė shihni qėndrimet e mia ndaj tė njėjtit problem. Pra, unė nuk deklarohem nė emėr tė kėsaj apo tė asaj feje. Unė kam ngritur problemin nė anėn e vetėdijes fetare dhe mbrojtjes sė integrimeve shqiptare, tė cilat mund tė jenė tė cenuara, tė rrezikuara, tė dėmtuara prej tejtheksimit tė vetėdijes fetare dhe prej garave fetare, qė po ngjajnė sot nė jetėn tonė.



Rudina Xhunga "Shqip":  A duhet t‘u druhemi garave tė tilla? A ka rrezik?



Akademik Rexhep Qosja: Absolutisht qė duhet tė ruhemi prej tyre. Nuk e dimė se ēfarė sjell koha dhe nuk e dimė ēfarė krejt mund tė sjellin ato. Unė di njė gjė se, Ismail Qemali me deputetėt e tij kishin marrė qėndrim. Nuk jam i sigurt, por nė Kushtetutėn e tij tė parė ishte marrė njė vendim, qė kishte formėn e ligjit, nė tė cilin thuhej: Pėrdorimi i fesė pėr nevoja politike ėshtė vepėr penale dhe unė them: pėrdorimi i fesė pėr nevoja politike duhet tė konsiderohet vepėr penale.



Rudina Xhunga "Shqip":  Keni folur pėr moralin intelektual. Ēfarė keni parasysh duke ditur se fjala moral ėshtė mė pak e pėrdorshme kohėt e fundit?



Akademik Rexhep Qosja: Ata qė kanė njė kulturė sadopak historiko-letrare dhe qė kanė njė kulturė historiko-politike, e dinė se Evropa tradicionalisht ka vėnė parimin mbi interesat. Nė jetėn tonė ngjet sot shpesh qė interesat personale dhe interesat e tjera vihen absolutisht mbi parimėsinė. Nė letėrsinė evropiane, nė mendimin evropian theksohej: shkrimtari intelektual nuk guxon tė gėnjejė, duhet tė mbrojė tė drejtėn dhe tė vėrtetėn. Ne sot mund tė themi se morali intelektual nė masė tė madhe ėshtė i cenuar nė jetėn tonė. Ne patėm rastin nė kėtė polemikė prej pjesėmarrėsve tė ndryshėm tė lexojnė, tė thonė se si talenti dhe morali nuk kanė tė bėjnė me njėri-tjetrin. Ēfarė do tė thotė kjo? Pėr tė qenė i talentuar, pėr tė dėshmuar talentin nuk duhet tė jesh intelektualisht i pamoralshėm?! Po nuk mund tė kalojė kjo. Kultura evropiane, letėrsia evropiane nuk e dėshmon kėtė, dėshmon tė kundėrtėn. Intelektualėt evropianė kanė shkuar nė turrė tė druve, kanė bėrė burgje, kanė shkuar nė internime pėr tė mbrojtur tė drejtėn dhe tė vėrtetėn. Nė jetėn tonė predikohet, fatkeqėsisht, e kundėrta.



Rudina Xhunga "Shqip":  A ka shembuj nga historia shqiptare ku ėshtė folur nė emėr tė moralit dhe parimit pėrkundėr interesit?



Akademik Rexhep Qosja: Ne kemi brezin e madh tė intelektualėve tė Rilindjes Kombėtare, qė mbi ēdo gjė kanė vėnė idealin, parimin, tė drejtėn, tė vėrtetėn, dhe numri mė i madh i tyre kanė flijuar ēdo gjė tė vetėn, kanė flijuar pasuri, qetėsinė familjare, rehatinė, mirėqenien personale nė emėr tė idealit tė sė drejtės e tė vėrtetės dhe kanė luftuar pėr tė drejtėn dhe ardhmėrinė e popullit tė vet, ėshtė brezi historik shembullor i popullit shqiptar.



Rudina Xhunga "Shqip":  Ju vjen keq pėr kėtė krisje nė marrėdhėnien tuaj?



Akademik Rexhep Qosja: Sigurisht qė mė vjen keq, por unė mendoj se janė njė varg ēėshtjesh qė duhen tė shpjegohen kėtu: Ka njė dallim mė esencial, intelektual mes meje dhe Ismail Kadaresė, dhe kėtė duhet ta them shkoqur. Unė kam proklamuar nė jetėn time intelektuale mendimin e R. Rolanit: Tė mendosh ndershėm dhe vetėm ndershėm, qoftė edhe kundėr tė gjithėve, sepse ashtu mendon pėr tė gjithė. Unė e kam proklamuar si parim timin jetėsor mendimin e Zhan Pol Sartrit: Nė qoftė se duhet tė bėjmė diēka, tė shpėtojmė kuptimin e njeriut, atėherė njeriut duhet t‘i dhurojmė ngjashmėrinė qė nė ēdo situatė t‘i thotė "jo" ēdo gjėje qė nuk ėshtė e vėrtetė. Unė i them "jo" ēdo gjėje qė nuk ėshtė e vėrtetė dhe nuk ėshtė e drejtė. Ky nuk ėshtė parim i kolegut tim, Ismail Kadare. Fatkeqėsisht, Ismail Kadare ka dėshmuar nė vazhdimėsi, mjerisht, se i ndėrron qėndrimet, i ndėrron pikėpamjet, i ndėrron konceptet, i ndėrron pozicionet intelektuale. I ndėrroi brenda dy ditėsh nė Prishtinė. I ndėrroi ato qė ka thėnė me vite nė Evropė, qė ka thėnė nė Shqipėri, i ndėrroi kur erdhi nė Prishtinė.



Rudina Xhunga "Shqip":  Por a nuk ėshtė zhvillim, ndryshimi?



Akademik Rexhep Qosja: Tė ndryshosh po. Por ēfarė tė ndryshosh? Njė kohė tė fyesh njerėzit e njė besimi dhe mė andej tė thuash se kam gabuar? Shtrohet pyetja: pse po i fyen njė kohė dhe pse po i ndėrron njė kohė tjetėr? Pėrse e ke bėrė kėtė atėherė? Varet se pėr ēfarė ėshtė fjala? Mos e ke bėrė se tė ėshtė dukur se tė sjell pėrfitime, dhe mos heq tani kur e sheh se reaksioni i opinionit ėshtė i madh? Mos heq dorė tani kur e sheh se nė qėndrimet botėrore njė qėndrim i tillė po shihet i dėmshėm dhe i rrezikshėm pėr botėn? Nuk i duhet botės trajtimi i pabarabartė i dinjiteteve fetare, racore dhe njerėzore. Botės i duhet trajtimi i barabartė. Ēfarė ėshtė humanizmi? Nuk ėshtė humanizėm pėrpjekja tė krijojmė njė njeri tė pėrsosur. Humanizėm ėshtė trajtimi i tjetrit si i barabartė me veten, ky ėshtė humanizmi. Kolegu im nuk e dėshmon humanizmin, kolegu im i ndėrron qėndrimet pėrditė. Ėshtė kjo cilėsi? Ėshtė kjo koniunkturė? Kjo do hetuar, do shpjeguar. Megjithatė, unė e them njė gjė. Andre Zhidi ka mbajtur njė sėrė ligjėratash pėr shkrimtarin rus, Dostojevski. Ai konstaton se personazhet e Dostojevskit, pėr shkak se frikohen, se gjendjet e tyre do tė ndėrrojnė shumė shpejt, dhe vendimet e tyre s‘do tė mund t‘i mbajnė gjatė. I ndėrrojnė shpesh vendimet dhe marrin vendime tė paparashikueshme, tė papritura. Nė romanin e tij "Shpirtra tė kėqij" zonja Liza thotė: Vendimet e mia qėndrojnė njė minutė, prandaj po marr vendim qė tani. Ismail Kadare sillet si zonja Liza. I ndėrron qėndrimet shumė shpesh. Do tė shtrojmė pyetjen: ėshtė kjo cilėsi, koniunkturė e tij apo ėshtė natyrė e tij? Kjo duhet parė dhe studiuar. Janė probleme qė duhen studiuar, probleme qė reflektohen shumė nė kulturė. Tė mbrosh ti qėllimin se talenti nuk ka tė bėjė me moralin. Thonė disa: Ēfarė na duhet ne jetėshkrimi i njė shkrimtari? Nuk na duhet, na duhet vepra. Ēfarė do tė thotė kjo? Do t‘u thuash shqiptarėve: ‘Epo bėni pra, shkelni ēdo parim, thoni gėnjeshtra, thoni tė pavėrteta‘. Ēfarė bėjmė ne? Krijojmė kaos, anarki nė jetėn e njerėzve. Bėjmė qė tė mos kenė kurrfarė standardesh, kurrfarė normash, kurrfarė rregullash nė komunikimet e njerėzve. Ēfarė ėshtė kultura? Kultura janė disa vlera, disa norma apo standarde qė rregullojnė marrėdhėniet e njerėzve, jetėn e njerėzve. Hiqi kėto rregulla, hiqi kėto standarde, hiqi kėto vlera, do tė bėhej kaos nė planet. Ėshtė njė problem shumė i madh ky.



Rudina Xhunga "Shqip":  Nė Shqipėri ekziston njė kaos i tillė?



Akademik Rexhep Qosja: Ekziston. Fatkeqėsisht ekziston. E shikoni, kolegu im vjen nė Mitrovicė dhe thotė: Pėr herė tė parė nė Mitrovicė kam qenė nė vitin 1972. Erdha nė njė qytet tė robėruar prej njė vendi tė robėruar. Po mirė tingėllon pėr veshin qė nuk mendon mė tutje, pėr mendjen qė nuk shkon mė tutje. Ismail Kadare ishte tri herė deputet i Kuvendit Popullor tė Shqipėrisė, ishte nėnkryetar i Frontit Popullor tė Shqipėrisė dhe duke qenė nėnkryetar i tij do tė thotė se ishte nė lidhje me njerėzit nė kupolėn e pushtetit nė Shqipėri. Ismail Kadare ishte nė marrėdhėnie tė ngushta miqėsore me familjen e personit tė dytė tė kupolės sė Shqipėrisė, tė Kryeministrit tė Shqipėrisė. D.m.th, njė njeri qė ishte ideolog i realizmit socialist, qė ishte deputet i Kuvendit Popullor tė Shqipėrisė tri herė, qė ishte nėnkryetar i Frontit tė Shqipėrisė, qė gėzonte tė gjitha privilegjet, qė nuk ishin shumė tė mėdha sigurisht nė atė kohė, por qė ia krijonte pushteti, deklaron se vij nė njė qytet tė robėruar nė Kosovė prej njė shteti tė robėruar. Mendja normale do tė shtrojė pyetjen: Po nuk ishe dhe ti njė nga ata qė e robėruan Shqipėrinė? Mos ishte dhe ti pjesėmarrės nė robėrimin e Shqipėrisė? Pėrgjigjja ėshtė po. Ēfarė tė drejte morale ka tė flasė njė njeri qė ishte afėr kupolės? A ėshtė ky moral intelektual? Nė asnjė rast jo. Hedenburgu ka botuar librin "Vitet, njerėzit, jeta", ku thotė "tėrė jetėn mė ka munduar, kam vuajtur pse Stalini nuk mė ka ngacmuar, nuk mė ka trazuar". Shkrimtari amerikan, Henri Toro, ka shkuar nė burg, sepse ka mbrojtur zezakėt nė shekullin e 19-tė. Kur ka vizituar burgjet, shkrimtari, eseisti, filozofi Hemerson dhe ka parė Toron aty, i ka thėnė: "Toro, Toro, pse je ti kėtu?. Dhe ai i ka thėnė: "Hemerson, pse ti nuk je kėtu. Dhe mua, tėrė jetėn mė ka munduar pse Toro mė tha ashtu dhe pse edhe unė nuk isha aty me tė". Ėshtė i njohur rasti i klerikut tė shekullit tė 16-tė Ce, i cili ishte ngritur kundėr disa masave tė zbatonte dogma fetare dhe i kanė ēuar njerėzit nė burgje dhe jo nė burgje si tė sotshmet, por nė burgje ku kishte hardhuca, zhapinj, gjarpėrinj. I kanė thėnė ndėrro qėndrimin dhe tė tė nxjerrin prej kėtij burgu. Thotė: "Do ta ndėrroja qėndrimin, por nuk ma ndėrron ndėrgjegjja". Ky ėshtė morali intelektual. Kur dhe ku e tregoi kolegu im kėtė? Ky ėshtė njė moral intelektual, qė na ėshtė dashur, na duhet dhe do tė na duhet edhe mė vonė. Historia nuk ka marrė fund.



Rudina Xhunga "Shqip":  Po ju profesor, ēfarė keni bėrė nė emėr tė kėtij morali?



Akademik Rexhep Qosja: Dihet, janė tė shkruara tė gjitha nė veprat e mia. Nė emėr tė kėtij morali. Prej vitit 1981 kam mbrojtur tė drejtėn, lirinė e popullit shqiptar nė Kosovė, Maqedoni, Mal tė Zi, luginė tė Preshevės. Kudo qė ishin nė Jugosllavi. Nuk duhet tė flas tani se ēfarė rreziku nėnkuptonte kjo, por e kam mbrojtur. Tė gjitha ato qė kam bėrė dhe kam shkruar janė botuar nė afro 4000 faqe, janė botuar dhe janė emetuar edhe nė Tiranė. Janė emetuar edhe nė botėn e jashtme. Kur kanė shkuar delegacionet tona nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, njė pjesė tė tyre i kanė gjetur tė pėrkthyera nė Departamentin e Shtetit. Unė, me ndjenjė tė modestisė them se kam bėrė shumė dhe nuk e kam tradhtuar moralin intelektual. Unė nuk ia kam lejuar vetes qė tė identifikohem me politikėn. Ka njė dallim esencial midis meje dhe kolegut tim. Koncepti im bazohet nė paraqitjen e tė kėqijave qė i shkaktohen njeriut. Koncepti i kolegut tim bazohet nė radhė tė parė nė komplimentet dhe nė servilizmat qė nė vazhdimėsi i ka bėrė pushtetit. Kemi dy qėndrime tė kundėrta. Njė intelektual qė i qėndron pėrballė dhunės sė pushtetit, trysnisė sė pushtetit, padrejtėsisė qė bėn pushteti ai i glorifikon edhe padrejtėsitė mė tė mėdha qė bėn pushteti. Kemi dy morale intelektuale krejtėsisht tė kundėrta.



Rudina Xhunga "Shqip":  Sa shumė mėri, profesor Qosja! A na duhet, a na shėrben?



Akademik Rexhep Qosja: Nuk e quaj mėri, i quaj mospajtime intelektuale, fėrkime intelektuale. Mos harroni, thuhet ‘se mendimi evropian, filozofia evropiane, krijimtaria evropiane i detyrohet fėrkimit tė mendimeve tė kundėrta‘. Evropa ndėshkonte dikur tė ashtuquajturat herezi, Galileo Galilei, Giordano Bruno dhe shumė intelektualė tė tjerė i ndėshkonte, mendimet qė s‘pajtoheshin me pushtetin, me dogmėn fetare, por Evropa demokratike, Evropa liberale ka nxjerrė mėsimin. Dhe Evropa nuk i ndėshkon mė, nuk i quan me herezi, i quan mendime prej tė cilave mund tė pėrfitohet shumė. Ne kemi njė koncept tė gabueshėm. Ēfarė quajmė shkrimtar oborri? Te ne mendojnė se shkrimtar oborri mund tė quhet vetėm ai qė servilizon, qė i poltronizohet pushtetit. Evropa quan shkrimtar oborri, intelektual oborri edhe atė qė nuk e shqetėson pushtetin. Detyrė morale e intelektualit ėshtė mospajtimi me ata qė kanė pushtetin nė dorė qė nė pėrgjithėsi e kanė shpėrdoruar.



Rudina Xhunga "Shqip":  Si mbijetohet mandej?



Akademik Rexhep Qosja: Sigurisht qė mbijetohet. Ē‘ėshtė opozita? Detyra e opozitės ėshtė tė kritikojė regjimin, pushtetin. Ē‘ėshtė intelektuali? Ai qė do tė artikulojė, tė bėjė tė qarta ato qė i pėrjetojnė njerėzit dhe qė nuk janė nė gjendje qė t‘i artikulojnė dhe kjo pėr arsye se nuk kanė jetuar lehtė. Kanė jetuar me vėshtirėsi, pėr shumė intelektualė. Tė shpresojmė se ka kaluar ajo kohė dhe tė mos i kemi ato droje qė i kemi pasur dikur.



Rudina Xhunga "Shqip":  Flitet pėr shumė intelektualė, elitė nė Kosovė dhe Shqipėri. Ku janė ata nė fakt?



Akademik Rexhep Qosja: Nuk e di a mund tė flasim pėr elitė. Nuk e di a mund tė them se jemi njė popull me elitė intelektuale apo elitė politike. E kam parė se ky term pėrdoret mė shpesh nga klasa politike nė Shqipėri apo klasa intelektuale. Fjala elitė vetvetiu nėnkupton vlera. Nuk e di a kemi njė elitė nė kuptimin evropian tė kėsaj fjale. Ne jemi nė rrugėn e formimit tė elitės intelektuale dhe tė elitės politike. Si mund tė flasim pėr elitė politike, kur tė gjithė janė tė inkuadruar nė politikė? Mund tė themi klasė politike, por jo elitė politike. Si mund tė flasim pėr elitė intelektuale ku aty manifestohen mendime, pikėpamje, qėndrime, emocionet qė nuk kanė tė bėjnė me tė vėrtetėn, me tė drejtėn. Ėshtė detyrė e intelektualit, ėshtė pėrgjegjėsi e intelektualit para sė vėrtetės. Intelektuali ėshtė ai qė e nyjėton tė vėrtetėn. Elita intelektuale e bėn kėtė. E bėjmė ne? E bėjnė intelektualėt tanė? Duhet tė lexosh kėtė polemikė pėr tė parė se sa emocione, se sa anime ėshtė manifestuar qė mohon ēdo tė vėrtetė, ēdo tė drejtė. Ju do pyesni pse ndodh kjo dhe ku ėshtė shkenca letrare? A kemi njė shkence letrare, detyra e sė cilės ėshtė tė shpjegojė, tė studiojė, tė interpretojė dhe tė vlerėsojė veprat, krijuesit dhe periudhat?



Rudina Xhunga "Shqip":  Do tė doja tė pyesja: Po letėrsi a kemi? Letėrsi tė mirė, letėrsi modeste. Ēfarė letėrsie kemi nė Shqipėri?



Akademik Rexhep Qosja: Letėrsia shqipe ėshtė zhvilluar nė kushte atipike do tė thoshin studiuesit e letėrsisė me vėshtirėsi tė veēantė. Merreni me mend se deri nė Luftėn e Parė Botėrore, numri mė i madh i shkrimtarėve shqiptarė kanė jetuar dhe kanė krijuar jashtė, nė vendet e huaja larg atdheut tė tyre. Nuk krijohet larg atdheut ashtu si nė atdhe. Pra, pjesa mė e madhe e letėrsisė shqipe, letėrsia e Rilindjes krijohet jashtė. Mė pas, koha mes dy luftėrave botėrore ėshtė shumė e shkurtėr, me shumė vėshtirėsi, koha e peripecive thonė studiuesit, historianėt e politikės shqiptare, historianėt e letėrsisė. Nuk kishte kushte pėr konsolidimin e forcave krijuese, pėr manifestimin e plotė tė prirjeve krijuese. Mė pas, vjen komunizmi me dogmėn e realizmit socialist, njė dogmė tmerrėsisht kufizuese. D.m.th letėrsia zhvillohet deri nė vitet ‘90 nė kushte atipike qė kufizojnė mundėsitė e krijuesve. Tani, ē‘bėn letėrsia shqipe dhe ē‘bėjnė krijuesit? Tani duhet tė plotėsojnė hapėsirėn e zbrazur qė kanė lėnė kohėt e shkuara. Merreni me mend, nuk mund tė trajtohen temat qė kanė njė disponim tė ngrysur, temat e dėshpėrimit, tė mospajtimit, temat e kėqija ishin tė papranuara nė letėrsinė tonė 40-vjeēare dhe arti dhe letėrsia mė shumė ushqehen prej sė keqes. Nuk quhet kot pėrmbledhja e Bodlerit, "Lulet e sė keqes". E patė ju se ē‘deklaroi kolegu im pėr filmin "Kukumi"? Kosova tha ka pėrjetuar tragjedi dhe ajo tragjedi nuk mund tė trajtohet siē ėshtė trajtuar me ato personazhe tė traumatizuara. Domethėnė, nuk mund tė flasim pėr personazhe tė traumatizuara, pėr tragjedinė e Kosovės. Ai aty bėn dy gabime. Kosova nuk ka pėsuar tragjedi, thotė. Kemi pėrjetuar tragjedi individuale, vdekje, vrasje, masakrim tė fėmijėve, grave, burrave, djemve etj. Kėto na dhembin, na shkaktojnė keqardhje, na trazojnė, na pikėllojnė shumė tė gjithėve. Kemi pasur edhe njė zhvendosje tragjike, megjithatė jemi kthyer. Por Kosova, nė luftėn e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės ka korrur fitore historike, me rėndėsi tė jashtėzakonshme historike. Dhe pėr vepra artistike nuk mund tė gjykohet ashtu, e veēantė e shkencės ėshtė e vėrteta, e veēantė e fesė ėshtė morali, e veēantė e artit ėshtė e bukura. Nuk mund t‘i thuhet krijuesit fol kėshtu ose ashtu. Me rėndėsi ėshtė ai me veprėn e vet, film, pikturė, skulpturė, vepėr letrare, dramė, roman, poemė, poezi ta realizojė tė bukur, ta bėjė vepėr artistike dhe ajo vepėr artistike me vlerėn e vet flet vetvetiu. Tė vlerėsojė njė shkrimtar ashtu siē e vlerėsoi kolegu im filmin "Kukumi" qė nė fakt, e zhvlerėsoi, do tė thotė tė gjykosh me parimet e realizmit, dogmės sė realizmit socialist, tė gjykosh me parime politike ideologjike. Kaloi kjo kohė dhe mos u ktheftė mė. Pėr artin duhet gjykuar me kritere artistike, jo me kritere politike, ideologjike apo fetare etj.



Rudina Xhunga "Shqip":  Profesor, ju flisni shpesh pėr shėndet moral nė qeverisje. Ēfarė keni parasysh me kėtė?



Akademik Rexhep Qosja: Shėndeti moral ėshtė njė kategori politiko-shoqėrore shumė e rėndėsishme. Shumė shtete qė kanė arritur njė zhvillim, pėrveē shumė ēėshtjeve tė rėndėsishme pėr shoqėrinė, pėr popullin, i kushtojnė rėndėsi edhe shėndetit moral tė popullit, tė zhvillimit ekonomik, tė zhvillimit tė bujqėsisė, tė zhvillimit industrial, tė zhvillimit tė arsimit, tė kulturės, figuron edhe i ashtuquajturi nocion "shėndet moral" i popullit. Por nuk arrihen as zhvillimi i popullit, ekonomik, industrial, i arsimit, i kulturės as zhvillmi shpirtėror, zhvillimi i pėrgjithshėm i njė populli pa njė shėndet moral. Shėndeti moral i njė populli ėshtė shumė i rėndėsishėm pėr zhvillimet e tjera, pėr tė ecur pėrpara nė tė gjitha fushat e tjera. Nuk e dėgjojmė kėtė nocion nė politikėn tonė, s‘kam dėgjuar njė politikan shqiptar, as nė Shqipėrinė shtetėrore, as nė Kosovė, as nė Maqedoni ta pėrdorė nocionin, togfjalėshin "shėndeti moral i popullit" s‘ekziston, s‘merret kush me kėtė problem e dukuri tė bėra. Sjellje qė cenojnė shėndetin moral tė popullit kemi pambarimisht shumė, prej mėngjesit e deri nė mesnate.



Rudina Xhunga "Shqip":  Mund tė flasim dhe me shembuj?



Akademik Rexhep Qosja: Po marr njė shembull qė u bė publik kėto ditė. Njė grup qė e quajnė kėtu grupi i auditimit, po tė themi grupi i hulumtimit tė punės sė Kuvendit tė mėparshėm tė Kosovės tė dy a tre viteve tė shkuara. Grupi i punės bėri njė material me shumė faqe, tė cilin e kam lexuar dhe aty shihej se ē‘bėhej nė Kuvendin e Kosovės dhe lexuesi mund tė lexojė e tė mėsojė aty se Kryetari i Kuvendit tė Kosovės kishte blerė me paratė e Kuvendit agregate pėr shtėpitė e veta nė Prishtinė dhe tjetrėn nė Bregovicė. Me paratė e Kuvendit bliheshin, syze, ēanta tė vogla e tė mėdha pėr zyrtarėt, nuk ėshtė fjala pėr deputetėt, bėhet fjalė pėr nėpunėsit. Me paratė e Kuvendit bliheshin barna, medikamente nė shtete tė tjera. Me para tė Kuvendit bliheshin uniforma, bliheshin veshje, ē‘nuk blihej, pasta dhėmbėsh dhe stoli tė ndryshme, parfume etj., etj., d.m.th. Kuvendi i Kosovės ishte bėrė si njė shtėpi private, pronė private e atyre qė punonin nė administratėn e tij. Ata ishin persona zyrtarė qė jetonin me paratė e Kuvendit edhe nė jetėn private.



Rudina Xhunga "Shqip":  Jeni duke folur pėr zotin Daci, i cili nuk ėshtė mė Kryetari i Kuvendit, por ėshtė konkurrent dhe i fortė pėr kreun e LDK-sė? Kjo tregon qė shėndeti moral qė ju flisni ėshtė ose i pabesueshėm ose i parėndėsishėm?



Akademik Rexhep Qosja: Populli thotė, ai qė vjedh vezėn, ai vjedh edhe kaun. Po ky njeri qė ka shpėrdoruar detyrėn pėr interesa vetjake vetė, edhe me shumė tė tjerė aty, ai e kishte bėrė pronė private Kosovėn, kish "privatizuar" institucionin mė tė lartė tė Kosovės. Unė shtroj pyetjen se ku nė kėtė botė, nė cilin shtet do tė mund tė kandidonte ky njeri pėr kryetar tė njė partie. Cili popull me njė shėndet moral tė konsoliduar do i lejonte vetes tė kandidohet dhe cila parti nė kėtė botė do lejonte tė kandidonte njė njeri qė u dėshmua se ka bėrė njė shpėrdorim tė tillė tė detyrės. Nė botėn demokratike, ku pėr fare pak largoheshin nga detyra, kėtu te ne mund tė bėsh shpėrdorimet mė tė mėdha, mund t‘i bėsh cenimin mė tė rėndė shėndetit moral tė popullit dhe tė vazhdosh politikėn. Ky ėshtė njė cenim i rėndė i shėndetit moral tė popullit. Ky ėshtė ē‘moralizim i politikės nė jetėn tonė dhe me shumė pasoja nė jetėn tonė. Dhe ka shumė shembuj tė tjerė qė pėrsėriten pėrditė.



Rudina Xhunga "Shqip":  Po, jemi tė mėsuar me shembuj tė tillė pėrditė, por do tė doja shembuj tė ndryshėm. A ka tė tillė nė Kosovė, nė Presidencė, nė Kryeministri?



Akademik Rexhep Qosja: Sigurisht qė ka. Pėr herė tė parė, gjatė kėtyre viteve, pas pėrmbysjes sė komunizmit, Kosova ka sot nė institucionet e para njerėz, pėr tė cilėt nuk ka dėshmi se kanė cenuar shėndetin moral tė popullit, as Kryetari i Kuvendit tė Kosovės sot, Kol Berisha, as kryetari i Kosovės sot, Fatmir Sejdiu, as kryetari i qeverisė sė Kosovės, Agim Ēeku. Nuk pėrmenden kurrė nė asnjė situatė se kanė bėrė diēka qė do tė ishte cenuese pėr shėndetin moral. Janė njerėz me njė integritet politik, integritet moral, integritet shoqėror tė pacenuar deri sot. Nuk them se nuk janė tė rrezikuar. Tė jetosh i rrethuar prej personash, tė cilėt kanė bėrė shpėrdorime dhe bėjnė shpėrdorime, mund tė jesh i rrezikuar. Njeriu shpesh rrezikohet tė bėhet si njerėzit qė ka pėrreth e rreth tyre ka njerėz, tė cilėt nuk meritojnė tė jenė nė vendet nė tė cilat janė pikėrisht, pėr shkak tė pėrdorimeve qė mund tė kenė bėrė ose qė bėjnė. Ne s‘duhet tė harrojmė nė asnjė ēast se njerėzit nė pozita politike sot janė nė mėnyrė tė palejueshme tė privilegjuar. Ne po dėgjojmė ndėrkombėtarė nė analizat e tyre tė cilėt thonė: "Partitė politike nė Kosovė janė ēerdhe tė korrupsionit". Ne kemi njerėz nė krye tė partive, nėpunės tė ndryshėm, udhėheqės tė ndryshėm, tė cilėt janė tė rrethuar nga njė numėr i madh kėshilltarėsh, sekretarėsh, nėnsekretarė, mbisekretarė, njerėz qė kanė jo njė veturė, por njerėz qė kanė veturė "jeap", veturė, veturė, veturė... A ka mundėsi tė ndodhė kjo nė Kosovėn e varfėr, ku nuk punojnė 60% e njerėzve tė aftė pėr punė? Ku, sipas statistikave, 37% jetojnė nė varfėri dhe ku 17% jetojnė nė varfėri tė skajshme? Tė lejohet ky luks i administratės ėshtė e papranueshme, e palejueshme. Ėshtė e papranueshme pėr shėndetin moral tė kėsaj shoqėrie.



Rudina Xhunga "Shqip":  Dhe, duke e lėnė kėtė temė pėr t‘iu rikthyer edhe njė herė ish-presidentit kosovar, z. Rugova. Cili ka pėr tė mbetur roli i tij nė historinė kosovare, nė ēlirimin e Kosovės, nė pavarėsinė e Kosovės?



Akademik Rexhep Qosja: Kėtu duhet tė shpjegohet njė ēėshtje. Gjykimet tona pėr njerėz politikė, pėr forca politike janė partiake edhe kėtu, edhe nė Shqipėri, edhe nė Maqedoni. Gjykimi ynė ėshtė partiakisht i ngjyrosur, qė ėshtė gjykim jo i drejtė, ėshtė partiak. Kur tė lirohemi, kush e di se kur lirohemi, prej gjykimeve tė tilla tė partishme, atėherė ne do tė jemi nė gjendje t‘i caktojmė ēdonjėrit dhe ēdo force politike vendin qė ka objektivisht e nė jetėn shoqėrore dhe politike, historinė tonė kulturore. Ka edhe diēka, Kosova sot konsiderohet e lirė, nuk ka mė pushtet tė Serbisė nė Kosovė, policia serbe, ushtria serbe, administrata serbe, shteti serb ėshtė nxjerrė prej Kosovės. Si u nxor, kush e nxori? Disa do tė thonė kjo parti, ajo parti, disa tė tjerė do thonė UĒK, disa tė tjerė do thonė NATO. Cila ėshtė e vėrteta? Do marr njė shembull, ēdo njeri ka njė qėllim dhe ky qėllim mund tė jetė pavarėsia e Kosovės dhe kėtė qėllim e kishin tė rinjtė qė pas Luftės sė Dytė Botėrore; kurrė s‘ėshtė fshirė ky qėllim prej kokave tė shqiptarėve. Unė dhe ju mund tė themi duhet tė fluturojmė nė Hėnė, por pėr tė shkuar nė Hėnė duhet tė kemi mjetin, mėnyrėn e duhur. LDK-ja kishte qėllim pavarėsinė e Kosovės, nė fillim kishte autonominė e saj, mė vonė u korrigjua dhe e bėri pavarėsinė e Kosovės. Qėllimi ishte pavarėsia, por mjetet mungonin dhe lind pyetja: Kush i kishte mjetet, mėnyrėn e duhur, kush i pėrdori mjetet e duhura? UĒK-ja bėri luftėn, qė ishte mjeti dhe mėnyra pėr ēlirimin e Kosovės, mos tė ishte kjo luftė, kjo ideologji qė u ngrit nga njė grup intelektualėsh, NATO-ja nuk do hynte nė Kosovė, nuk do kishte bombardime. Dhe, pėrfundimi logjik ėshtė: Kush e ka meritėn pėr ēlirimin e Kosovės? UĒK-ja. Tė tjerat janė gjykime partiake.



Rudina Xhunga "Shqip":  Do tė flasim edhe pėr pavarėsinė e Kosovės, ndėrsa nė Prishtinė kėto ditė ka zėra qė flasin pėr tradhti tė grupit negociator? Ju e besoni kėtė?



Akademik Rexhep Qosja: Jo, edhe kėto janė gjykime partiake. Ai ėshtė njė grup qė pėrfaqėson vullnetin e popullit kosovar, janė njerėzit me pėrfaqėsues tė politikės shqiptare. Si mund ta tradhtojnė ata Kosovėn? Ata bėjnė ē‘tė munden, bėjnė ē‘ju lejohet. Kosova ėshtė protektorat i Kombeve tė Bashkuara, s‘e kemi ende fjalėn kryesore as pėr Kosovėn. Ne shprehim vullnetin tonė, shprehim ēka na lejohet dhe grupi pėr negocime nė vazhdimėsi e nyjėton, e artikulon kėtė vullnet dhe qėllimin tonė.



Rudina Xhunga "Shqip":  Ju keni qenė edhe nė Rambuje nė negociatat e para, duke e krahasuar me ēfarė ndodh tani, dua t‘ju pyes, a mund tė jemi negociatorė ne shqiptarėt?



Akademik Rexhep Qosja: Ne marrim pjesė nė bisedime, por faktorėt ndėrkombėtarė, si nė Rambuje, edhe tani pėr statusin nuk na pyesin ne, as Beogradin e Prishtinėn. Ata dėgjojnė dy palėt dhe nė fund ata vendosin. Ata kanė caktuar gjithmonė konfiguracionin shtetėror tė Ballkanit, e kanė caktuar nė Kongresin e Berlinit, e kanė caktuar nė vitin 1912-‘13 nė Konferencėn e Versajės dhe do ta caktojnė edhe tani, nė fundin e kėtij cikli ballkanik pėr pavarėsi.



Rudina Xhunga "Shqip":  Atėherė, si e mendoni fundin e fundit tė statusit?



Akademik Rexhep Qosja: Tashti ka njė fatmirėsi pėr shqiptarėt, po tė flasim me njė gjuhė fetare ka njė dhuratė tė Zotit. Interesat e SHBA-sė dhe tė shqiptarėve janė pėrputhur historikisht, pjesėrisht edhe tė njė numri tė shteteve tė BE-sė. Por, e pėrsėris, ėshtė dhuratė e Zotit qė SHBA-ja dhe Britania e Madhe mbėshtesin pavarėsinė e Kosovės. Dhe tani ėshtė e rėndėsishme, qė nėse njė kushtėzim t‘i bėjnė Kosovės ėshtė me rėndėsi pėr ne qė ky kushtėzim tė mos ketė tė bėjė me Serbinė. Ky kushtėzim, sipas mendimit tim, mund tė lidhet me faktorin ndėrkombėtar, kushtėzim qė lidhet me praninė e KFOR-it nė Kosovė, qė ne na duhet pėr njė kohė jo dhe tė shkurtėr. Nuk e shoh tragjikisht kushtėzimin e tillė tė Kosovės.



Rudina Xhunga "Shqip": Tragjikisht nuk e shihni, por pėrtej ēfarė shikoni, sepse shumė flitet pėr pavarėsinė, unė e parafytyroj edhe ditėn kur do tė hidhet njė firmė dhe ajo do shpallet, po pastaj, njė ditė mė pas?



Akademik Rexhep Qosja: Pastaj Kosova do tė jetė e pavarur dhe sovrane, aq sa janė sot shtetet sovrane. Nuk ka mė shtet nė botė sovran nė kuptimin klasik nė masė tė madhe, tė tillė e kanė vetėm shtetet shumė tė mėdha, si Kina, SHBA-ja, Rusia. Ardhmėria e Kosovės mund tė shkojė edhe mė tutje, sovraniteti i Kosovės, pavarėsia e Kosovės njė ditė do tė marrė fund me bashkimin e Kosovės me Shqipėrinė. Unė them se kjo ėshtė e drejta historike e popullit shqiptar. Ajo ide e madhe, qė prej rilindjes e kėtej, ideja e bashkimit ėshtė ide historike; kjo i ka mbajtur gjallė shqiptarėt. Kosovarėt do tė ishin shpėrngulur nėse nuk do tė ishte kjo ide lėvizėse e historisė. Kjo ide do vazhdojė tė na lėvizė deri kur tė bėhet bashkimi i Kosovės me Shqipėrinė.



Rudina Xhunga "Shqip":  Por kjo ėshtė njė gjė qė nuk na e lejojnė profesor?



Akademik Rexhep Qosja: Nuk na e lejojnė sot, sepse kanė vėnė faktorėt ndėrkombėtarė disa kushte nė lidhje me statusin, por ne e dimė qė nė politikėn ndėrkombėtare asgjė nuk ėshtė e pėrjetshme, asgjė nuk merr fund njėherė e pėrgjithmonė. Marrim institucionet ndėrkombėtare, qėndrime politike tė caktuara, tė cilat konsiderohen tė mira nė njė kohė dhe mė pas ndryshohen. Ėshtė aprovuar Rezoluta 1244 pėr Kosovėn. Ajo ishte njė rezolutė qė konsiderohej pėrkatėse pėr Kosovėn, e nevojshme nė 1999-ėn. Pas 7 vitesh, kjo rezolutė bie dhe aprovohet njė Rezolutė e re pėr statusin e Kosovės dhe kjo Rezolutė pėr pavarėsinė e Kosovės njė ditė mund tė ndryshojė. Shqiptarėt vetė do e lėvizin historinė e tyre.



Rudina Xhunga "Shqip":  Ēfarė do sillte bashkimi pėr Shqipėrinė dhe Kosovėn?



Akademik Rexhep Qosja:
Ata qė e shikojnė popullin shqiptar si njė fuqi njerėzore, intelektuale, morale, qė e shikojnė si njė gjeografi, nuk e kanė tė vėshtirė tė nxjerrin pėrfundime tė logjikshme jopropagandistike. Nuk e kanė tė vėshtirė tė kuptojnė se populli shqiptar mund tė jetojė mirė si nė Shqipėri, si nė Kosovė, por bashkė do jetonte shumė mė mirė. Bashkimi do ngrinte cilėsinė e jetės, standarde mė tė larta. Kosova do e ndihmonte Shqipėrinė pėr disa probleme, qė janė karakteristike, pėr tė cilat janė disa tendosje, mosdurime disa konflikte qė zgjasin shumė nė Shqipėri e qė sjellin shumė pengesa. Kosova natyrshėm do bėnte qė Shqipėria tė ēlirohej prej atyre plagėve. Nga ana tjetėr, Shqipėria do e ēonte Kosovėn pėrpara, do e lironte nga disa klishe dhe plagė karakteristike tė Kosovės. Do ngrinte pėrpjetė nivelin kulturor, politik dhe atė tė pėrgjithshėm. Pra, kėto dy vende do mund tė shėronin plagėt e tyre.



Rudina Xhunga "Shqip":  I largohemi ėndrrės dhe flasim pėr realitetin. Vetėm njė javė mė pas ėshtė Festa Kombėtare. Si na gjen 28 Nėntori jo vetėm nė Tiranė e Prishtinė, por edhe nė Mal tė Zi e Ēamėri?



Akademik Rexhep Qosja: Sigurisht qė Festa Kombėtare i gjen shqiptarėt nė disa shtete me njė nivel mė tė lartė tė drejtash njerėzore, politike, ekonomike. Ajo qė ėshtė mė e rėndėsishme, ėshtė se i gjen shqiptarėt si njė premtim tė ri historik. Ne e dimė qė rilindėsit kishin njė qėllim: si do bėhej Shqipėria dhe si do bėhej shqiptari? Ky ishte ideali i tyre, tė cilit i kushtuan jetėn. Pėr herė tė parė nė historinė e tyre, shqiptarėt janė nė njė tė pėrpjete historike dhe kanė njė mirėkuptim ndėrkombėtar, ndaj dhe duhet tė jenė njė popull i bashkuar.

 

Marrė nga gazeta “SHQIP” Tiranė

    

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 




Kostenlose Homepage von Beepworld
 
Verantwortlich für den Inhalt dieser Seite ist ausschließlich der
Autor dieser Homepage, kontaktierbar über dieses Formular!