IDENTITETI KOMBĖTAR DHE MIMIKRIA POLITIKE

                                                                                                       

Kolumne enkas pėr “Epokėn e re”

 

 

         Mos po mendojmė ne se duke u pėrpjekur tė krijojmė identitet tė ri kombėtar, nė tė vėrtetė mbikombėtar nė Kosovė, njė identitet tjetėr qė e nėnkupton largimin nga identiteti historik shqiptar, do tė jemi tė shpėrblyer dhe tė ēmuar prej atyre qarqeve politike, a fetare, a kulturore, qė e nxisin krijimin e kėtij identiteti? Jo! Shumica e shteteve tė Bashkimit Evropian do tė pajtohen me pavarėsinė e Kosovės jo pse ne do t’u paraqiteshim me identitet tjetėr kombėtar, nė tė vėrtetė mbikombėtar, por pse me krijimin e shtetit tė Kosovės shpresojnė tė lirohen prej shqiptarėve atje

 

Shkruan: Rexhep QOSJA

 

         Siē dihet, popujt qė gjatė, me shekuj, ishin tė pushtuar prej shteteve tė ndryshme, mė tė vogla a mė tė mėdha, zakonisht janė pajisur me cilėsinė e mimikrisė, e cila te disa ėshtė bėrė cilėsi e identitetit tė tyre. Rendet despotike, tiranike, diktatoriale dhe totalitare janė prodhuesit mė tė mėdhenj tė mimikrisė nė jetėn politike, intelektuale dhe shoqėrore nė pėrgjithėsi. Si rende tė bazuara mbi dhunėn ato pashmangshėm ushtrojnė ndikim, mė tė pėrkohshėm a mė tė pėrhershėm, nė identitetin e popujve. Ėshtė e padyshimtė se pas sundimit tė Perandorisė Otomane dhe sundimit tė Serbisė e tė Jugosllavisė nė Kosovė, komunizmi ishte farkuesi mė i madh i mimikrisė nė jetėn tonė.

         Mimikria ėshtė jashtėzakonisht e shumėllojshme, sepse janė tė shumėllojshme situatat politike, ekonomike, kulturore dhe shoqėrore, nė tė cilat mund tė gjenden njeriu dhe popujt. Letėrsia botėrore ėshtė pėrplot personazhe qė mimikrinė e ushtrojnė shumė mjeshtėrisht, por historia e letėrsisė botėrore njeh edhe shkrimtarė qė mimikrinė e ushtrojnė jo mė pak mjeshtėrisht se personazhet imagjinare. Nė letėrsinė tonė nuk kemi personazhe tė dalluara posaēėrisht pėr sjellje tė mimikrishtė, por kemi shkrimtarė tė dalluar posaēėrisht pėr aftėsi mimikruese. Po i dėgjoj ē’thonė dhe po i lexoj ē’shkruajnė edhe tani.

         Pse mimikria ėshtė njė nga frymėzuesit kryesorė tė veprimeve dhe gjykimeve, pėr tė cilat ėshtė fjala kėtu? A dyshon kush se karrierizmi politik ėshtė frymėzues i fortė i servilizmit politik?

         Nuk ka dyshim se tė pėrpiqesh pėr krijimin e njė identiteti tė ri kombėtar nė Kosovė, tė njė identiteti mbikombėtar, duke e shpallur kusht pėr njohjen e Kosovės shtet i pavarur dhe sovran, domethėnė t’i pėrshtatesh, apo tė hamendjesosh se po i pėrshtatesh, disponimit tė atyre faktorėve qė i shqetėson njėsia shpirtėrore e popullit shqiptar dhe mendojnė se, me krijimin e identitetit tė ri kombėtar nė Kosovė, pėrjashtohet pėrgjithmonė prej politikės shqiptare ideja e bashkimit tė tyre kombėtar. Tė pėrpiqesh tė bėsh ēka nuk mund tė bėhet, ēka nuk ėshtė e natyrshme tė bėhet, ēka ėshtė kundėr interesave historike tė Kosovės e tė Shqipėrisė vetėm pėr tė plotėsuar dėshirat dhe kėrkesat e tė tjerėve kjo domethėnė t’u servilosesh atyre duke ndėrruar ngjyrėn tėnde!

 

MIMIKRIA, E DĖMSHME DHE PĖRULĖSE PĖR POPULLIN

 

         Nuk ka dyshim se tė pėrpiqesh qė tė ndryshohen parimet themelore mbi tė cilat ėshtė krijuar gjuha standarde shqipe nė Kongresin e Drejtshkrimit tė Gjuhės Shqipe nė Tiranė nė vitin 1972 apo tė pėrpiqesh pėr krijimin e njė gjuhe tjetėr, tė dytė, standarde shqipe, me bazė gegėrishten, njė gjuhe tė veēantė standarde pėr Kosovėn a pėr gjithė shqiptarėt veriorė domethėnė t’u pėrshtatesh disponimeve tė atyre qė e tejshquajnė, e tejtheksojnė vetėdijen krahinore, ose komunistėve tė bėrė kundėrkomunistė pas pėrmbysjes sė komunizmit ose, mė nė fund, atyre qarqeve politike dhe intelektuale tė huaja, tė cilat veēimin e Kosovės prej Shqipėrisė, qė mund tė arrihet vetėm me gjuhėn tjetėr, tė “veten”, standarde dhe me identitetin tjetėr kombėtar, e ēmojnė kusht pėr dobėsimin e faktorit shqiptar nė Ballkan sot dhe pėrgjithmonė. Pavarėsisht cili ėshtė motivi i vėrtetė i saj, mimikria kėtu mund tė jetė e shpėrblyeshme pėr ata qė servilizohen, por e dėmshme dhe pėrulėse pėr popullin.

         Nuk ka dyshim se tė predikosh kthimin e shqiptarėve nga njė fe nė fe tjetėr – nė fenė e krishterė duke e quajtur fe e tė parėve; tė ndėrtosh kisha nė fshatrat nė tė cilat nuk jetojnė shqiptarė katolikė; tė mbushėsh televizionin e vetėm publik, RTK-nė, me emisione pėr fenė e krishterė - siē po ngjet nė Kosovė; tė vėsh kryqe nė kodra afėr Elbasanit dhe Shkodrės; tė flasėsh pėr shkatėrrim kishash, po jo edhe xhamish nė kohėn e komunizmit – siē po ngjet nė ndonjė televizion nė Shqipėri; tė bėsh fenė e krishterė fenė e vetme ndėrtuese dhe mbajtėse tė qytetėrimit dhe tė identitetit kombėtar shqiptar si dhe faktor vendimtar a, madje, faktor-kusht nė procesin e integrimit tė Shqipėrisė e tė Kosovės nė Bashkimin Evropian – siē po ngjet kur e kur nė Kosovė e nė Shqipėri, tė bėsh tė gjitha kėto do tė thotė jo vetėm t’i kundėrqėndrosh siē s’duhet tejshquarjes, tejtheksimit tė vetėdijes fetare myslimane tė dėshmuar, pėrpos tė tjerash, edhe me gjithnjė e mė shumė shami nė kokat e gjithnjė e mė shumė vajzave e grave, por edhe t’i pėrshtatesh disponimit fetar tė atyre qarqeve politike e fetare nė botė, tė cilat po bėjnė sot mobilizimin politik tė fesė sė krishterė si mjet i pandehur efikas nė strategjinė e parandalimit tė fundamentalizmit islamik, domethėnė t’i pėrshtatesh disponimit politik tė atyre qė, si thotė shkrimtari i madh botėror Gynter Gras, aksionit fundamentalist i japin pėrgjigje fundamentaliste! Tė bėsh tė gjitha tė theksuarat, pa kurrfarė reagimesh tė institucioneve politike e shtetėrore ndaj tyre, apo, ndoshta, me pajtimin e tyre tė heshtur – domethėnė t’u servilosesh atyre qė po zhvillojnė sot fundamentalizmin e krishterė nė botė! Ėshtė e sigurt se mimikria e kėtillė ėshtė ndoshta pėrkohėsisht e shpėrblyeshme pėr zbatuesit e saj, por mund tė bėhet dėmsjellėse pėr bashkėjetesėn e harmonishme tė feve nė shoqėrinė shqiptare dhe pėr procesin e integrimit tė shqiptarėve.

Nuk ka dyshim..! Edhe pėr ēka tjetėr nuk ka dyshim?

 

NĖ BOTĖN DEMOKRATIKE KA SHUMĖ SHEKUJ QĖ JANĖ NDARĖ POLITIKA DHE FEJA, SHTETI DHE FEJA

 

Para disa javėsh, njė zyrtar nga Tirana ia shqiptoi njė panegjirik tė rrallė njė zyrtari nga Prishtina. Megjithėse emrat e qė tė dyve janė emra myslimanė, i pari ia shqiptoi kėtė panegjirik tė dytit sepse, si tha, diti tė zgjedhė Pjetėr Bogdanin, Nėnėn Tereze dhe Papėn Gjon Palin e Dytė si prijės tė tij shpirtėrorė! Pse ky zyrtar nga Tirana i ēoi nė arkiv pėrgjithmonė prijėsit e vėrtetė historikė shpirtėrorė tė shqiptarėve tė tė tri feve, ndėrtuesit e shqiptarizmit dhe krijuesit e Shqipėrisė, Abdyl Frashėrin, Naim Frashėrin, Sami Frashėrin, Pashko Vasėn, Ismail Qemalin, Luigj Gurakuqin, Fan Nolin, Faik Konicėn, Gjergj Fishtėn, kurse shpalli prijės shpirtėrorė Pjetėr Bogdanin, Nėnėn Tereze dhe Papėn Gjon Palin e Dytė, qė prijės shpirtėrorė tė popullit shqiptar as nuk ishin, as nuk mund tė jenė? Sigurisht pėr tė treguar se sa hiē ai vetė dhe i lavdėruari i tij i nderojnė emrat e vet myslimanė dhe se sa shumė janė tė gatshėm t’u servilizojnė atyre qarqeve a institucioneve ndėrkombėtare tė cilave, supozojnė kot, se njė servilosje e tillė iu pėlqen!

Pėr shumė vjet, nė selinė e Lidhjes Demokratike tė Kosovės, tė partisė qė ka trashėguar gjithė anėtarėsinė e Lidhjes sė Komunistėve tė Kosovės, ėshtė mbajtur fotografia e Papa Gjon Palit tė Dytė. Sekush qė e di se mbi 99 pėr qind e anėtarėve tė kėsaj partie kanė emrat Hasan, Hysen, Mehmet, Muhamet, Bajram, Rexhep, Sadik, Myftar, Murat, Sadullah, do tė bėjė pyetjen: ēka do fotografia e Atit tė Shenjtė nė selinė e njė partie 99 pėr qind e anėtarėve tė sė cilės janė, pra, tė besimit mysliman dhe i falen njė profeti tjetėr? Pse bėhen se ndėrrojnė ngjyrėn ashtu lehtė? Pse aq lehtė duan tė tregohen ēka nuk janė? Sigurisht pėr t’iu servilosur atyre qė supozojnė, kot natyrisht, se njė servilosje e tillė iu pėlqen!

         Nė Presidencėn e Kosovės janė mbajtur dhe vazhdojnė tė mbahen fotografitė e Nėnės Terezė dhe tė Papa Gjon Palit tė Dytė. Presidentėt ndėrrohen e fotografitė e Shenjtores dhe tė Atit tė Shenjtė mbahen! Ēka duan ato fotografi nė selinė e presidentėve qė kanė lindur dhe janė rritur si pjesėtarė tė besimit mysliman, qė janė zgjedhur prej votuesve numri mė i madh i tė cilėve i falet profetit Muhamet, mban ramazanin dhe festėn e bajramit? Sigurisht qė t’iu servilosen atyre qė supozojnė se njė servilosje e tillė iu pėlqen dhe, duke pasur parasysh disponimet politiko-fetare nė botėn e sotme, (nė tė cilėn edhe njė ministėr italian e supozon tė dobishme pėr veten qė tė stolisė gjoksin me karikaturat blasfemike kundėr profetit Muhamet, qė aq shumė protestėn e kanė shkaktuar nė botėn myslimane), tė pėrfitojnė pėr veten aq sa mund tė pėrfitohet!

         Pse mimikria e kėtillė, para fotografive tė Nėnės Terezė dhe Atit tė Shenjtė dhe servilosja shumė e dukshme para atyre qarqeve e institucioneve nė botė qė supozohet se iu pėlqen servilosja e tillė, mund tė pėrjetohet si fyerje nga shqiptarėt e Kosovės tė fesė myslimane ndoshta pėr mimikristėt dhe nuk ėshtė shumė e rėndėsishme. Nuk mund tė mos jetė, ndėrkaq, e rėndėsishme se ēdo politikan dhe diplomat perėndimor, para tė cilėve bėhet kjo servilosje, do tė shtrojė pyetjen: ē’duan fotografitė e figurave fetare nė selitė e institucioneve politike dhe shtetėrore? Nė botėn demokratike, as nė selitė e partive demokristiane e lėre mė nė institucione shtetėrore, nuk mbahen fotografi tė figurave fetare. Nė botėn demokratike ka shumė shekuj qė janė ndarė politika dhe feja, shteti dhe feja. Nė botėn demokratike janė ndarė politika e feja, shteti e feja, por, ja, nuk po ndahen te ne. Zvarranikėt politikė gjithmonė e gjithkund i pėrziejnė tė gjitha: edhe ato qė dinjiteti dhe mendja demokratike nuk i pėrziejnė!

         Sa dhe si ėshtė e shpėrblyeshme pėr zbatuesit e saj kjo mimikri e kemi parė qė disa vite dhe po e shohim edhe kėto ditė, por sa e si mund tė ndikojė nė bashkėjetesėn e harmonishme tė feve nė jetėn tonė dhe nė procesin e integrimeve shqiptare pritet ta shohim!

 

KTHIMI PREJ FESĖ SĖ KRISHTERĖ NĖ FENĖ MYSLIMANE ISHTE AKT I HAPĖT I MIMIKRISĖ

 

         Mund tė dėgjohen vetje, si nga radhėt e njerėzve tė politikės ashtu edhe nga radhėt e intelektualėve, sidomos tė tė ashtuquajturve intelektualė tė njohur pėr sjellje prej kameleoni, tė cilėt mimikrinė e tillė e quajnė hiē mė pak se menēuri politike!

         A ėshtė mimikria gjithmonė e gjithkund e leverdishme?

         A ėshtė mimikria nė sytė e gjithkujt e dinjitetshme?

         A ėshtė mimikria menēuri?

         Pėrgjigjja ėshtė: jo.

Shembullin mė tregues pėr kėtė pohim e gjejmė pikėrisht nė historinė tonė. Nė kohėn kur shqiptarėt janė kthyer nė fenė myslimane, njė numėr i tė konvertuarve sigurisht kanė sendėrtuar leverdi tė caktuara sepse njė numėr i tyre janė shpėrblyer me poste nė administratėn perandorake, apo, madje, edhe me prona tokėsore. Por, pėr popullin shqiptar si tėrėsi, ky ishte pėrfitim i pėrkohshėm, qė do tė bėhet kundėrpėrfitim historik. Kthimi nė fenė myslimane nė thelb e ka ndėrruar rrjedhėn natyrore tė historisė shqiptare, i ka nxjerrė shqiptarėt prej kontekstit historik fetar, kulturor, qytetėrues dhe i ka futur nė njė kontekst tjetėr historik fetar, kulturor, qytetėrues, duke ia nėnshtruar kėshtu identitetin e tyre njė shndėrrimi, sigurisht tė mundimshėm dhe me pasoja afatgjata. Them tė mundimshėm sepse ēdo konvertim fetar qė bėn njeriu, si krijesė jo vetėm biologjike, ka anėn shoqėrore, morale dhe psikologjike; jo ēdokush mund tė konvertohet pa pasoja nė radhė tė parė psikologjike. Ėshtė e vetėkuptueshme se kthimi prej fesė sė krishterė nė fenė myslimane ishte akt i hapėt i mimikrisė. Pėr kėtė mimikri populli shqiptar mė vonė do tė paguajė ēmim tė shtrenjtė. Qėndrimi deri nė kohėn tonė injoruese i Evropės sė krishterė ndaj shqiptarėve dhe problemeve tė tyre historike dhe politike; mosnjohja e identitetit tė tyre kombėtar deri nė gjysmėn e dytė tė shekullit XIX; copėtimi i pamėshirshėm i trojeve shqiptare nė Kongresin e Berlinit dhe, sidomos, nė Konferencėn e Ambasadorėve nė Londėr mė 1912-1913 dhe, sė fundi, ripajtimi me kėtė copėtim edhe nė Konferencėn e Versajės mė 1919; mosinteresimi i ēuditshėm pėr fatin e Shqipėrisė komuniste – tė gjitha kėto, pa dyshim, janė ēmimi historik qė i ėshtė paguar asaj mimikrie. Mund tė thuhet me siguri tė plotė se, po tė mos ishin SHBA-tė me Bill Klintonin kryetar dhe Medlin Olbrajtin sekretare e shtetit, Kosova do tė paguante ēmim pėr atė mimikri edhe nė fund tė shekullit njėzet. Me ndėrhyrjen humanitare dhe politike strategjike tė SHBA-ve nė luftėn nė Kosovė, si fryt i luftės ēlirimtare tė UĒK-sė, SHBA-tė e ndėrrojnė edhe qėndrimin e Evropės ndaj shqiptarėve dhe ēėshtjes sė tyre, pavarėsisht pse shqiptarėt e Kosovės me mbi 95 pėr qind janė tė fesė myslimane.

         Ēka mund tė thuhet mė tej pėr mimikrinė, pėr “shpėrblimet” dhe pėr pasojat qė sjell ajo?

 

MIMIKRITĖ JO VETĖM SE NUK ĒMOHEN POR NĖ THELB PĖRBUZEN, PRANDAJ NUK SHPĖRBLEHEN ME LIRI, ME PAVARĖSI, ME SHTET

 

         Nė qoftė se mimikria ėshtė “ēmuar” dhe ėshtė shpėrblyer nė kohėt e shkuara, nė kohėn e Perandorisė Otomane, tė Serbisė e tė Jugosllavisė, dhe tė Bashkimit Sovjetik, nė qoftė se mimikria ėshtė “ēmuar” dhe ėshtė shpėrblyer nė shtetet despotike, tiranike, diktatoriale dhe totalitare, nuk mund tė thuhet se ajo do tė jetė e “ēmuar” dhe e shpėrblyer edhe nga shtete demokratike. Jo! Shtetet e mbėshtetura nė dhunėn e kushtėzojnė dhe e dėshirojnė mimikrinė, por shtetet e mbėshtetura nė liritė dhe nė tė drejtat themelore tė njeriut mund ta “kushtėzojnė”, por nuk do ta ēmojnė mimikrinė. Mos po mendojmė ne se duke u pėrpjekur tė krijojmė identitet tė ri kombėtar, nė tė vėrtetė mbikombėtar nė Kosovė, njė identitet tjetėr qė e nėnkupton largimin nga identiteti historik shqiptar, do tė jemi tė shpėrblyer dhe tė ēmuar prej atyre qarqeve politike, a fetare, a kulturore, qė e nxisin krijimin e kėtij identiteti? Jo! Shumica e shteteve tė Bashkimit Evropian do tė pajtohen me pavarėsinė e Kosovės jo pse ne do t’u paraqiteshim me identitet tjetėr kombėtar, nė tė vėrtetė mbikombėtar, por pse me krijimin e shtetit tė Kosovės shpresojnė tė lirohen prej shqiptarėve atje. Mos po mendojmė ne se me tejshquarjen e vetėdijes sė krishterė, me favorizimin dhe mobilizimin politik tė krishterimit, me ftesa pėr kthim nė fenė e tė parėve - nė fenė e krishterė, me mbushjen e televizionit publik me emisione pėr fenė e krishterė dhe me ndėrtim kishash edhe nė fshatra ku nuk kemi vėllezėr tė besimit katolik, mos po mendojmė ne se me kėtė mimikri fetare dhe politike do tė pėrfitojmė simpatinė dhe pėrkrahjen e faktorėve politikė evropianė e amerikanė pėr qėllimet tona? Jo! Mimikritė jo vetėm se nuk ēmohen por nė thelb pėrbuzen, prandaj nuk shpėrblehen me liri, me pavarėsi, me shtet. Papa Gjon Pali i Dytė, me gjithė pėrkushtimet e krishtera qė iu treguan nga ana e disa njerėzve tė politikės dhe disa intelektualėve tanė besimtarė dhe jobesimtarė, shumica e tyre ish-komunistė tė devotshėm, asnjėherė nuk i shqiptoi togfjalėshat liri e Kosovės a pavarėsi e Kosovės. Italia, e cila mė shumė se asnjė vend tjetėr i Evropės ėshtė pėrzier dhe vazhdon tė pėrzihet, fshehtas dhe haptas, nė punėt fetare dhe jofetare tė shqiptarėve, paraqitet sot si vendi qė mė sė shumti e kundėrshton pavarėsinė e Kosovės dhe e kundėrshton duke thėnė se Kosova do tė ishte shtet i dėshtuar ekonomikisht, qė do tė shkaktonte ikjen e shumė shqiptarėve nė Gadishullin Apenin!

         Mos po mendojmė ne se me ndryshimin e parimeve themelore tė gjuhės standarde vetėm pse na qenka krijuar nė kohėn e komunizmit apo me krijimin e njė gjuhe tjetėr, tė dytė, standarde nė Kosovė, si dėshmi e njė identiteti tjetėr tė ri kombėtar, nė tė vėrtetė mbikombėtar, pse kjo u pėlqen edhe disa qarqeve politike tė huaja, mos po mendojmė ne, pra, se pėr njė vetėvrasje tė tillė historike, kulturore, politike dhe morale, vėrtet, do tė shpėrblehemi prej atyre para tė cilėve i ndėrrojmė ngjyrat si kameleonėt nė degėt e lisave?

Gabojmė nė qoftė se themi: po.

 

KURRĖ NUK KAM DĖGJUAR MĖ SHUMĖ GĖNJESHTRA SE NĖ FUNDIN E JANARIT E NĖ FILLIMIN E SHKURTIT TĖ KĖTIJ VITI!

 

         Cili popull me tradita historike shtetėrore, me kulturė tė pasur, me gjuhė shekullore standarde, me identitet tė fortė kombėtar nuk do tė shtronte pyetjen: a mund tė trajtohen fare seriozisht ata qė aq lehtė ndryshojnė gjuhėn standarde, ndryshojnė besimin fetar, ndryshojnė identitetin kombėtar? Cili prej kėtyre popujve nuk do tė thoshte: ata qė ndėrrojnė lehtė gjuhė e fe e identitet historik ata i ndėrrojnė lehtė e shpejtė edhe miqtė. Ata lehtė mund tė pėrdoren, por ata nuk meritojnė tė nderohen!

Dhe mė tej. Kurrė pėr njė kohė mė tė shkurtėr nuk kam dėgjuar mė shumė gėnjeshtra pėr individė, ngjarje, tė bėra e tė mosbėra politike se ē’kam dėgjuar nė fundin e janarit e nė fillimin e shkurtit tė kėtij viti! Dhe, kjo qė kam dėgjuar dhe kam lexuar nė kėtė kohė mė nxit tė bėj edhe kėtė pyetje. Mos po mendojmė ne se duke e falsifikuar historinė tonė mė tė re, siē po ngjet javėve tė fundit sidomos – duke e margjinalizuar plotėsisht rolin vendimtar, historik, tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės nė ēlirimin e Kosovės prej pushtimit tė Serbisė dhe duke e glorifikuar politikėn e Lidhjes Demokratike tė Kosovės dhe tė partive tė tjera satelite tė saj qė ishin kundėr UĒK-sė dhe luftės sė saj, mos po mendojmė ne, pra, se me njė servilizėm tė kėtillė ndaj atyre qė politikėn nėnshtruese e quajnė politikė paqėsore, do tė pėrfitojmė farė pėrkrahjeje mė shumė pėr qėllimin tonė historik: pėr pavarėsinė e Kosovės? Jo. Pa dyshim jo.

         As Konferencėn e Rambujesė; as ndėrhyrjen e NATO-s nė Kosovė nė mars tė vitit 1999; as vendosjen e KFOR-it dhe tė UNMIK-ut nė Kosovė nė qershor tė vitit 1999; as bisedimet e filluara pėr statusin pėrfundimtar tė Kosovės tani, nuk i ka sjellė mimikria, servilizmi – politika nėnshtruese e LDK-sė dhe e partive satelite tė saj. Edhe Konferencėn e Rambujesė; edhe ndėrhyrjen e NATO-s nė mars tė vitit 1999; edhe vendosjen e NATO-sė dhe tė KFOR-it nė Kosovė nė qershor tė vitit 1999; edhe fillimin e bisedimeve pėr statusin pėrfundimtar tė Kosovės tani; edhe pavarėsinė e pashmangshme sovrane tė Kosovės i ka sjellė lufta e filluar si luftė vetėmbrojtėse dhe e vazhduar si luftė ēlirimtare e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės dhe politika e qėndresės vepruese e intelektualėve, dhe e grupeve e partive ilegale. Dhe, kėtė tė vėrtetė e dinė fare mirė tė gjithė – edhe ndėrkombėtarėt, edhe vendorėt. Por, ndėrkombėtarėt po na e servojnė rishtazi, tani duke e glorifikuar, gjedhen e politikės nėnshtruese, qė e quajnė paqėsore, jo vetėm pse kėtė politikė e kanė pėrkrahur deri nga fundi i vitit 1998, kur do ta pranojnė UĒK-nė, por edhe pse njė politikė e tillė iu pėrgjigjet tani gjatė bisedimeve pėr statusin pėrfundimtar tė Kosovės. Duan, kėshtu, qė pėrpara ta shpallin tė paligjshme ēdo revoltė tė pritshme tė shqiptarėve nė qoftė se statusi pėrfundimtar nuk do tė nėnkuptojė pėrmbushjen e idealit pėr tė cilin janė dhėnė aq jetėra dhe janė bėrė aq sakrifica. Vendorėt, ata qė e bėjnė falsifikimin e historisė mė tė re tė Kosovės, e bėjnė kėtė siē e kanė bėrė edhe pėrpara – tė pėrgjunjur, servilizueshėm dhe pėr tė njėjtin qėllim pė tė cilin e kanė bėrė edhe pėrpara – pėr karrierizėm tė pėrkrahur!

 

         Le ta bėjnė! Le ta bėjnė, por tė mos harrojmė: I pėrgjunjur – I humbur!

 

Pėrfundimi

 

         Identiteti i njė populli nuk ėshtė i caktuar njėherė e pėrgjithmonė. Identiteti i njė populli ėshtė kategori historike: nė procesin historik ai vjen duke u pasuruar apo, madje, duke u varfėruar dhe, rrjedhimisht, mė pak a mė shumė, duke ndryshuar. Nė procesin historik identitetet e kombeve marrin dhe japin, sepse fatmirėsisht marrin dhe japin kulturat e tyre, qytetėrimet e tyre. Shqiptarėt e sotėm kanė shumė tė pėrbashkėta me shqiptarėt e kohės sė Rilindjes Kombėtare, fjala vjen, por shqiptarėt e sotėm me shumėēka edhe dallojnė prej tyre, sepse shumė nga shqiptarėt e sotėm kanė marrė shumėēka prej kombeve nė shtetet e tė cilave kanė jetuar njė kohė apo edhe vazhdojnė tė jetojnė edhe mė tutje. Kėto janė ndryshime tė natyrshme, tė vetvetishme, qė ndodhin nė identitetet e kombeve gjatė jetės sė tyre historike. Por, tė ndėrhysh nė pėrbėrjen e identitetit nė mėnyrė tė shtirė, tė panatyrshme, pėr shkaqe politike, ideologjike, fetare e tė tjera do tė thotė tė bėsh dhunė ndaj tij. Dėshtimi historik i komunizmit ėshtė pasojė, pėrpos tė tjerash, edhe e ndėrhyrjes sė tij nė identitetin kombėtar, e dhunės sė tij tė vazhdueshme ndaj kėtij identiteti me fenė e quajtur komunizėm dhe me gjedhe kulturore sovjetike!

         Sado konvertimi fetar ėshtė e drejtė vetjake e njeriut, ftesat pėr konvertim nė fenė e tė parėve, nė mėnyra tė ndryshme tė pėrsėritura jo njė herė nė Kosovė, janė propagandė, qė nuk mund tė trajtohet ndryshe pėrpos si pėrpjekje pėr ndėrhyrje nė vetėdijen fetare, prandaj edhe nė identitetin kombėtar, nė tė vėrtetė nė pėrbėrjen e tij!

         Nuk ka nevojė tė theksohet posaēėrisht se ndėrhyrjet e tilla kanė ēmim psikologjik, shpirtėror, moral dhe, pse jo, historik, qė paguhet gjatė.

         Pėr kėtė arsye ėshtė shumė e vėshtirė, nė mos edhe e pamundur, tė pėrfitohet opinion mė i gjerė pėr pėrkrahjen e kėtyre ndėrhyrjeve.

 

E kuptueshme.

 

          Pėr pėrkrahjen e kėtyre ndėrhyrjeve tė jashtėnatyrshme, nė thelb tė dhunshme, mund tė pėrfitohen vetje dhe grupe pėr tė cilat tė flasėsh shkencėrisht dhe tė flasėsh politikisht, njėsoj, do tė thotė tė flasėsh anshėm, duke pasur parasysh vetėm dobinė pushtetore vetjake, grupore, a partiake. Predikuesit dhe pėrkrahėsit e ndėrhyrjeve tė tilla, prandaj, edhe gjenden nė ēerdhet e mimikrisė, nė pėrgjithėsi, tė njerėzve lokalistė dhe partiakė! Prej andej mė sė shpeshti edhe vijnė ata qė, rėndom, nuk duan a nuk mund tė shohin pėrtej kthesės sė parė, sepse pamėria e tyre, pėr shkaqe partiake, lokaliste e karrieriste, ėshtė e rrudhur!

         Pavarėsisht pse nė pėrpjekjet pėr ndryshimin e gjuhės standarde, tė krijuar nė Kongresin e Drejtshkrimit tė Gjuhės Shqipe, nė Tiranė, nė vitin 1972; pėr tejshquarjen e vetėdijeve fetare dhe favorizimin politik tė krishterimit; pėr krijimin e identitetit tė ri kombėtar kosovar – pavarėsisht, pra, pse nė tė gjitha kėto pėrpjekje janė tė inkuadruar, kush haptas e kush ende fshehtas, jo vetėm pjesėtarė tė klasės politike dhe intelektuale, po edhe disa institucione politike e shkencore, numri mė i madh i shqiptarėve jo vetėm se qėndron larg tyre, por ėshtė kundėr tyre. Ėshtė e qartė se populli shqiptar mbetet i pėrkushtuar ndaj gjuhės ekzistuese standarde, ndaj gjendjes ekzistuese fetare dhe ndaj identitetit historik kombėtar.

 

E kuptueshme.

 

         Dėshtimi i pėrpjekjeve tė sipėrtrajtuara ėshtė i koduar nė separatizmin e tyre. Ky shkrim ėshtė i paramenduar si kontribut pėr dėshtimin e tyre mė tė shpejtė.

Ashtu qoftė!

     





Eigene Webseite von Beepworld
 
Verantwortlich für den Inhalt dieser Seite ist ausschließlich der
Autor dieser Homepage, kontaktierbar über dieses Formular!