Titulli i origjinalit: 
Ch. Samy-Bey Fraschery 
KÂMÛS AL-A'LÂM  

 

SAMI FRASHËRI

 

PERSONALITETET SHQIPTARE

ENCIKLOPEDIN HISTORIKE-GJEOGRAFIKE (KÂMÛS AL-A'LÂM)

FJALORI TERMINOLOGJIK

 

 

 AGA. - Kjo fjalë është përdorur me kuptime të ndryshme në turqishten lindore: është përdorur me kuptimin e përgjithshëm “vëllai i madh”; në gjuhën jakute me kuptimin “babë”, kurse në gjuhën çuvashe me kuptimin “motra e madhe”. Si titull nderi, mendohet se për herë të parë është përdorur te mongolët. Në Perandorinë Osmane është përdorur me kuptimet: 1. epror, kryetar, komandant, 2. titull nderi për njerëzit me autoritet për nëpunësit administrativë, 3. titull nderi për të gjithë komandantët dhe eprorët e ushtrisë, nga eprorët e xhematit (sh.) deri te komandanti suprem i jeniçerëve, 4. pronar tokash. (turq. a¤a). 

 
AGALLËK. - Titulli (thirrja) i agait; njësi ushtarake me të cilën udhëheqte një aga; territor i vogël në të cilin qeveriste agai. (turq. a¤al¢k, turq, a¤a + suf. turq. -l¢k). 

 
AJAKDIVANI. - Divani i sulltanit ose i vezirit në të cilin vendosen çështje të jashtëzakonshme, të rëndësishme dhe të shpejta. Në ato divane të gjithë të pranishmit qëndrojnë në këmbë përveç kryesuesit (turq. ayak divan¢, izafet turk nga turq. ayak “këmbë” dhe ar., pers. diwân). 


AJAN. - Njeri me autoritet dhe me ndikim i një vendi, i një krahine ose i një shtrese, klase (turq, ayan me kuptimet e sipërshënuara, < shum. ar. a'jân, njëjës. 'ajn “udhëheqës, i parë”, “sy”) Përdoret me kuptimin e njëjësit. Për ajanët shih më gjërësisht: Avdo Su}eska, Ajani. Prilog prou~avanje lokalne vlasti u na{im zemljama za vreme Turaka, Sarajevo, 1965, fq. 15-23.

 
AJAN-I DEVLET. - Burrë shteti, udhëheqës shtetëror (turq. ayan-i devlet, izafet pers. nga ayan (sh.) dhe devlet (sh.). 


AKÇE. - Monedhë e vogël e argjendtë e nxjerrë nga viti 1328 gjatë sundimit të Orhanit (1326-1359) deri në fund të shek. XVII. Cilësia dhe vlera e akçes ka ndryshuar gjatë kohëve. Në shek. XVII bie tërësisht edhe cilësia edhe vlera e saj. Për shembull në vitin 1431 një dukat i Venedikut vlente 35 akçe, më 1510 vlente 54 akçe, më 1590 vlente 120 akçe. Në kohën e Sulltan Ibrahimit (1640-1648) akçe-s edhe më tepër bie vlera, kështu një grosh vlente 125, kurse një dukat 250 akçe. Në Evropë akçe-ja njihet me emrin aspra ose asper nga gr. asprom. (turq. akçe nga turq. ak “i bardhë' dhe suf. i turq. -çe).

 
AKSHI. - Ai që përgatit ushqim, gjellëbërës.

 
AKSHI-BASHË. - Epror i drejtpërdrejtë i gjellëbërësve të oborrit, epror i kuzhinës. Ky titull ekzistonte në divanet e të gjithë funksionarëve të lartë të Perandorisë Osmane, prej Sulltanit deri te sanxhak-beu. Përdoret edhe bash-akshi. (turq. a½ç¢ba½¢ ahç¢ba½i, izaf. turk nga pers. a½ “gjallë” + suf. i turq. -çi dhe turq. ba½. 

ALEM. - Shenjë, simbol; flamur. Sinonim për fjalët bajrak dhe sanxhak (sh.). (turq.

alem < ar. < alem).

 
ALEMDAR. - Ai që mban flamurin, flamurtar, sinonim për bajraktar. Këtë titull e mbante sadriazemi (kryeministri) shqiptar Mustafa Pasha (turq. alemdar < ar.  'alem + pers. dar nga folja e prezentit dashten “mbaj”).

 
ARABAXHI. - Ai që bën dhe punon me qerre (araba), qerrexhi; si term historik; pjesëtar i gjinisë së posaçme të fuqive ushtarake qendrore në Perandorinë osmane që bartte armë të rënda dhe material tjetër. (turq. arabac¢ nga araba+ci). 

 
ARZUHAL. - Lutje, ankesë, peticion. Të drejtë peticioni kishin të gjithë qytetarët në Perandorinë Osmane dhe ata shpesh e shfrytëzonin këtë të drejtë (turq. arzuhal, izaf. pers.vjen nga ar. 'ard “paraqitje, të treguarit” dhe ar. hal “gjendje” d.m.th. paraqitje e gjendjes, situatës). 

 
ASITANE. - shih teqe. 

 
ASQER. - ushtar; ushtri (turq. asker < ar. 'asker) 

 
ASHÇI. - Shih akshi. 


ASHÇI-BASHË. - shih akshi-bashë. 

 
AVXHI. - Gjuetar, gjahtar' në Perandorinë Osmane quhej bylyku i tridhjetë e tretë i sekbanëve (sh.) i cili në korpusin e jeniçerëve kishte pozitë të privilegjuar. (turq. avc¢ nga turq. av ”gjueti” dhe suf. -c¢.). 

 
AZAP. - Në perandorinë Osmane azapët përbënin një njësi të posaçme ushtarake, e cila në radhë të parë shërbente në marinën luftarake, e pastaj si këmbësori e lehtë në fortifikata. Azapët bënin edhe roje. Komandanti i azapëve quhej azap-aga. Azapët paguheshin me pagë (rrogë), por posedonin edhe timar. Kuptimi themelor i fjalës azap është “i pamartuar”. Nga kjo del se azapët derisa kanë shërbyer në këtë detyrë kanë qenë të pamartuar, sepse e kanë pasur të ndaluar. Sa i përket etimologjisë së kësaj fjale, mendimet janë të ndryshme. Sipas H. Shabanoviqit (Evlija Çelebi, Putopisi, Sarajevo 1979, f. 595), etimologjia e kësaj fjale është e paidentifikuar, sepse del me të njëjtin kuptim në gjuhën arabe dhe persiane, në njërën anë, dhe në gjuhën greke dhe latine, në anën tjetër. Ndërkaq, Sami Frashëri (Kamus-i Türki, Stamboll, 1317/1899, f. 935) e nxjerr nga arabishtja. kështu mendon edhe A. Shkaliqi, Turcizmi... F. 106). 

 
BABA. - 1. Babë, atë 2. I pari i një teqe-je bektashiane (turq. baba < pers. baba < pers. e vjetër papa.). 


BAJRAK. - Përgjithësisht do të thotë flamur; flamur ushtarak, çdo gjë e jeniçerëve e kishte bajrakun (flamurin) e vet; njësi e vogël ushtarake prej 50-60 vetash ishte nën një bajrak. Komandanti i kësaj njësie në ushtrinë e sekbanëve quhej bajrak-sahibi. (turq. bayrak). 


BAJRAKTAR. - Shih alemdar. 

 
BALLTAXHI. - Njësi ushtarake me pagë e oborrit e cila kryente detyrën e rojës së jashtme dhe ishte mbrojtëse e oborrit të sulltanit dhe të haremit. Këta ishin të obliguar ta ruajnë Sulltanin  gjatë ekspeditave dhe në kohën e manifestimeve. Balltaxhinjtë ishin të shpërndarë, me të njëjtin funksion, te të gjithë funksionarët e lartë të oborrit. Shpesh u jepej detyrë e telallit. Në kohën e sundimit të Sulltan Muratit II (1421-1451) i cili e formoi njësinë e balltaxhinjëve, numri i tyre nuk e kalonte njëqindëshin, por në gjysmën e dytë të shek. XVII ishin më shumë se tetëqind vetë. Mirëpo, vetëm njëqind prej tyre të privilegjuar (zylyfly) merrnin pagë në atë kohë nga 18-19 akçe në ditë. Të tjerët punonin për paga më të ulëta; kryenin punë të rënda, bartnin dru, ujë etj. (turq. baltaci nga turq. balta “sopatë, sakicë + -ci). 

 
BASHË. - Tekstualisht do të thotë krye, kokë; fillim; por ka kuptimin edhe “i parë, epror, kryetar”. Me këtë fjalë formohen fjalë të përbëra: si emër përdoret në pjesën e dytë të komponentës: bylykbashë (sh.), bostanxhibashë (sh.), çaushbashë (sh.)  etj. Në të vërtetë këtu kemi të bëjmë me një togfjalësh të tipit të turqishtes (izafet - bölük ba½i), kurse si mbiemër siaps natyrës së turqishtës prëdoret në pjesën e parë të komponentës: Bashbylykbashë (sh.), bashqatip ((sh.), bashusta etj. Ekuivalent i fjalës bashë (turq. ba[) është fjala persiane ser. 


BASHBYLYKBASHË. - Një nga eprorët e lartë të ushtrisë së jeniçerëve. Më i vjetër si bylykbyshi. 

 
BASHQATIP. - Kryesekretar (turq. ba[ katip nga turq. ba[ + ar. katib) 


BEG. -  (dhe trajta e re e turqishtes Bey). - Titull i lashtë turk, “zotri”. Është vërtetuar në mbishkrimet e Orhonit (shek. VIII). Si shumë tituj, edhe beg është marrë nga të tjerët; mund të vijë nga iranishtja beg, që ka qenë titull i mbretërve sasanid. Në mbishkrimet e Orhonit beg-ler d.m.th. “të ndershmit, fisnikët”  përkundër fjalës bodun “popull, masë”. Fjala beg poashtu paraqitet në ato tekste edhe si element i dytë i titullit të oficerëve të lartë. nga kjo shihet se fjala beg dhe bej gjithnjë e më tepër ka filluar të marrë karakter nderi, respekti, kështu., p.sh. te një numër i madh i fiseve turke, për respekt, u bë e natyrshme t'i jepet fjalës aga “vëllai i madh” (aga beg = a¤a bey). Disa fise të tjera e kanë rezervuar për personalitete të rangut të lartë, kurse të tjerët e kanë zgjeruar në kuptimin e përgjithshëm “udhëheqës”, “qeveritar”, p.sh. sanxhak-beg (turq. sancak beyi). Në periudhën islame, te Karahanidët, beg përdorej si titull për funk-sionarët e lartë; te selxhukët, beg përdorej si ekuivalent për fjalën arabe emir. Te osmanlijtë përdoret si titull nderi, titull për funksionarët e lartë (civil dhe ushtarak) etj. (turq. beg, bey).

 
BEGLERBEG (BEJLERBE). - Tekstualisht do të thotë “komandant i komandantëve”, “beg mbi beglerët”, kurse si term administrativ në Perandorinë Osmane më së shpeshti tregonte mëkëmbësin, guver-natorin e Sulltanit i cili qeveriste me njësinë më të madhe ushtarake-administrative. Beglerbegu emërohej nga divani i Sulltanit, sipas propozimit të sadriazemit. Është emërur me berat dhe ferman që i janë dorëzuar atij. Në berat janë cekur të ardhurat e tij, kurse në ferman kompetencat e tij. Historikisht edhe ky term ka pësuar ndryshime: në fillim beglerbeu ishte komandant kryesor i ushtrisë, pastaj “qeveritar i një krahine” e në fund vetëm titull nderi.  Me kuptimin e parë e kanë përdorur selxhukët. Me këtë kuptim e morën turqit osmanlinj, pra me kuptimin “kryekomandant”. Në fillim ishte vetëm një beglerbe, kurse kah fundi i sundimit të Mehmedit I ishin dy beglerbej: i Rumelisë dhe i Anadollit. Me zgjërimin territorial të Perandorisë, krijoheshin territore të reja, prandaj në fund të shek XVI numri i beglerbegëve arriti në dyzet. Kështu, gradualisht beglerbegët e humbin rëndësinë e tyre dhe në vend të tyre vijnë vezirët. Veziri mbante tri tuga, kurse beglerbegu dy. Në shek. XVIII termi beglerbeg u bë edhe më i zbehtë sepse në njërën anë, valiu ishte ai që qeveriste një territor të caktuar, kurse termi beglerbeg u hoq nga përdorimi (përveç beglerbeg i Rumelisë dhe i Anadollit), kurse në anën tejtër termi mirmiran që përdorej krahas termit bejlerbe bëhej gjithnjë më i fuqishëm. Në vitin 1864 termi vali u bë titull zyrtar për qeverisjen e një krahine. (turq. beylerbeyi).

 
BEKTASHIAN. - Që lidhet me bektashizmin ose me bektashinjtë. 


BEKTASHIZËM. - Sekt dervishësh që e ka themeluar Haxhi Bektash Veliu (ka vdekur në vitin 738/1337). Sipas këtij personi e ka marrë emrin ky sekt. Këtij sekti i përkisnin pjesa dërrmuese e jeniçerëve. 

 
BERAT. - Dekret me të cilin emërohet ndonjë nëpunës, ndahet pasuri, pagë ose dekoratë. Beratin e jepte Sulltani, kurse për timare të vogla edhe beglerbegu. Në berat theksoeht emri i detyrës së besuar, vendi i saj, fitimi ose shpërblimi për të, emri i personit të cilit i lëshohet berati, me çfarë qëllimi është dhënë, detyra e atij që i drejtohet berati, eventualisht pozita e tij si epror ushtarak dhe grada e tij. Në berat vihet tugra e Sulltanit. Me kuptim të njëjtë, sikurse berat, janë përdorur edhe shumë shprehje të tjera si turke ashtu edhe të huazuara: turq. yarlig, buyuruldu; ar. berat, emr, hykym, tevki, menshur etj. Disa prej tyre janë përdorur gjatë tërë kohës Osmane, e disa vetëm në periudha të caktuara; disa kanë pasur kuptim të përgjithshëm e disa më të veçantë. Kanë ekzistuar disa lloje të berateve, varësisht nga lënda për çka jepej berati: vezirlik berati, timar berati etj. (turq. berat < ar. berât.). 

 
BOSTANXHI. - Kuptimi themelor i kësaj fjale është “ai që kultivon dhe shet bostan”.  Në terminologji ushtarake paraqet një kategori të ushtrisë së oborrit e cila bënte shërbim të mbrojtjes së jashtme të oborrit mbretëror. Në shek XVII numri i bostanxhinjve sillej rreth 2000-2500 persona. Tre deri në katërqind prej tyre kishin pozita privilegjuese në shërbimet e oborrit dhe kishin ndikim të madh në oborr. Bostanxhinjtë, para së gjithash, kishin për detyrë mbrojtjen e personalitetit të sulltanit; polemizonin, me fjalë të tjera, i kundërshtonin të gjithë ata të cilët flitshin kundër  Sulltanit dhe kryeministrit (sadriazemit). Këta avancoheshin në grada saqë kishte raste të arrinë edhe gradën e kryeministrit (p.sh. Ohërli Hasan Pasha). shtresa themelore e bostanxhinjëve shfrytëzohej për punë të ndryshme; për furnizimin me mallra, për përgatitjen e materialit për ndërtimin e kështjellave, për shuarjen e zjarrit etj. (turq. bostanci < nga pers. bûstan dhe -ci.). 


BOSTANXHIBASHË. - Epror, komandant i njësisë së bostanxhinjëve (sh.). (turq. bostanci ba½i, shih bostanxhi dhe bashë).

 
BYLYK. - Njësi e vogël ushtarake në Perandorinë Osmane, që përbëhej nga njëqind deri në dyqind e pesëdhjetë ushtarë me pagë. Komandanti i çdo bylyku quhej bylykbashë ose serbylyk. Varësisht nga periudha dhe lloji i ushtrisë, bylykët ishin të llojllojshëm për nga numri dhe organizimi i tyre. Bylykun e ushtrisë së jeniçerëve, për shembull, e përbënin njëqind persona. Komandanti i këtij bylyku quhej jajabashë, kurse ndihmësi i tij çorbaxhi (sh.). Sa u përket spahive  të oborrit, ata ndaheshin në gjashtë bylykë; në çdonjërin kishte nga 20-30 kalorës. në garnizonet e qytetit, bylyku, rregullisht, përbëhej prej 10 personave. (turq. bölük). 

 
BYLYKBASHË. - Komandant i një bylyku (sh.); oficer i ushtrisë osmane i cili mbante rregullin publik. (turq. bölük ba½¢). 


ÇASHNEGIR. - Oborrtar i cili merrej me ushqimin e Sulltanit dhe funksionarëve të tjerë të lartë. me fjalë të tjera, nga vetë kuptimi i fjalës çashnegir (rrjedh nga persishtja), çashnegirët kanë pasur për detyrë të shijojnë dhe të provojnë ushqimin e Sulltanit, por edhe të anëtarëve të tjerë të divanit shtetëror gjatë ditëve të mbledhjeve të tyre dhe në manifestime të ndryshme. Kah mesi i shek. XVII në oborrin mbretëror kishte mbi njëqind çashnegir dhe merrnin 40 akçe në ditë. Mirëpo, divani një ose dy herë në vit u ndante edhe shpërblime të tjera. Eprori i tyre quhej çashnegir-bashë (sh.). (turq. çe[negir <pers. çashni “shije” dhe gir nga giriften).

 
ÇASHNEGIRBASHË. - Komandant, epror i çashnegirëve (sh.). Ky ishte i obliguar që para se t'i dërgohej ushqimi Sulltanit, së pari vetë ta shijojë (provojë) në të kundërtën, po të helmohej (ose diçka të ngjashme), e paguante me kokë. Ishte nga njerëzit e besueshëm të Sulltanit. E përcillte atë në të gjitha udhëtimet dhe ekspeditat. (turq. çe[negir ba[í shih çashnegir  dhe bashë.). 


ÇAUSH. - Gradë e ulët në ushtrinë Osmane ose shërbetor i oborrit të cilit i besoheshin punë të ndryshme në oborr ose jashtë tij. (turq. çavu[). 


ÇAUSHBASHË. - Epror i çaushëve. 


ÇELEBI. - Shkrimtar, poet, dijetar,intelegjent'; princ. Fjala çelebi është përdorur në Turqi në periudhën prej shek. XIII deri në fillim të shek. XVIII, për të shprehur anëtarët e klasës së lartë.Ata ishin shkritmarët, poetët, dijetarët, por edhe princat (çelebi është quajtur Sulltan Mehmeti, djali i Sulltan Bajazitit I). Natyrisht, është përdorur edhe me kuptime të tjera. Në gjuhën turke përdoret me formën çelebi. Mirëpo, etimologjia e kësaj fjale nuk është e vërtetuar, mendimet janë të ndryshme (shih Nerkez Smailagiç, Leksikon Islama, Sarajevo, 1990, f. 107). 

 
ÇOHADAR. - Funksionar i Oborrit të Sulltanit, vezirit dhe mëkëmbësit të një territori, detyra kryesore e të cilit ishte të kujdesej për garderobën e zotëriut të vet. Në raste manifestimi shkonte në përcjellje menjëherë pas tij. Çohadarët bënin edhe punë të tjera. Merrnin rrogë dhe shpërblime të tjera. (turq. çuhadar < pers. çuhadar < nga pers. çuha “stof” dhe dar nga dashten “mbaj”) 

 
ÇORBAXHI. - Kuptimi themelor i kësaj fjale është” ai që përgatit çorbë”. Si term ushtarak në Perandorinë Osmane paraqet titull të përbashkët për funksionarët e Xhematit, të ortës dhe të bylykut në oxhakun e jeniçerëve. Eprorët e vetë xhematit, të ortës quheshin jajabashë, kurse ata të bylykut, bylykbyshë, pra çorbaxhiu është titull i përbashkët për të gjithë këta që u përmendën këtu. (turq. çorbaci, nga pers. shurba “lëngu i mishit kur zihet” dhe suf. -ci) 

 
DARULHADISI. - Shkollë ku mësohet dhe studiohet tradita fetare islame, hadithi. (turq. darulhadisi nga ar. dâr “vend, shtëpi” dhe al-hadith.). 

 
DARULHARBI. - Akademi, shkollë ushtarake; fushëbetejë. (turq. darulharbi nga ar. dâr “shtëpi, vend” dhe al-harbi “luftë”). 


DARULKURRA. - Shkollë ku studiohet mënyra e leximit të Kur'anit, në shtatë, respektivisht në dhjetë dialekte arabe. (turq. darulkurra < ar. dâr “shtëpi, vend” dhe al-kurra njëjës. ar. el-kâariu “ai që lexon Kur'an”). 


DEDE. - Titull nderi për dervishët, sidomos për shehlerët dhe dervishët e sektit mevlevit. (turq. dede). 

 
DEFTER. - Regjistër, fletore. Në terminologjinë e administratës turke-osmane, përveç librave zyrtare të administratës dhe të kontabilitetit, të protokollave dhe procesverbaleve, janë quajtur edhe aktet individuale të cilat kanë pasur karakter të ndonjë regjistri. Vetëm protokollet gjyqësore janë quajtur sixhil-e. (turq. defter, tefter <gr. diftira.), Për defterin dhe llojet e tij shih më gjërë, N. Smailagiq, Leksikon Islama, Sarajevo, 1990, fq. 115-118) 


DEFTERDAR. - Në fillim të Perandorisë Osmane ishte ministër i financave, kurse më vonë shef i financave të një vilajeti. Në kanunnamen e Sulltan Mehmedit II, defterdari ishte funksionar i lartë i divanit, respektivisht, shtylla e tretë e divanit, pas kryeministrit dhe dy kadiaskerëve (kazasakerëve). Në kohën e Sulltan Bajazitit II ishin dy defterdarë kryesorë, ai i Rumelisë (Rumeli defterdari), i cili merrej vetëm me çështjet e Rumelisë, dhe defterdari i Anadollit (Anadolu defterdari), që merrej vetëm me çështjet e Anadollit. Më vonë shërbimi i defterdarëve pëson ndryshime, siç u tha më lart, prandaj kemi defterdarë të territoreve më të vogla, p.sh. defterdar i Dijarbekrit, Damaskut, Halepit etj. Në vitin 1838, shërbimi i defterdarëve emërtohet me emrin Maliyye (Ministria e finanacave). (turq. defterdar nga defter (sh.)  dhe dar nga pers. dashten “mbaj”.). 


DEREBEND. - Grykë, qafë mali; vend i rrezikshëm. Si të tilla, këta vende janë shpallur zyrtarisht vende të rrezikshme, prandaj në to janë vendosur roje. Ai që i ruante dhe i mbronte këto vende quhej derebenxhi (sh.) derebeg (derebej - Ali Pashë Tepelena ishte derebeg). (turq. derbent, derbend, dervent < pers. derbend. komp. nga pers. der “derë” dhe bend “lidhje”.). 


DERBENXHI. - Ai që ruante dhe siguronte vendet e rrezikshme, vendkalimet e ngushta (sidomos në vendet  kufitare). Derbendxhinjtë ishin të liruar nga tatimi. Po të mos e kryenin detyrën si duhet, i humbnin përparësitë dhe trajtoheshin si qytetarë të rëndomtë. (turq. derbentçi, derbendci nga derbend (sh.)  dhe  suf. -ci). 

 
DERBEG (DEREBEJ). - Shih derbenxhi. 

 
DERVISH. - Pjestar i një sekti dervishësh; mistik. (pers. dervish). 

 
DEVLET. - Mbretëri, shtet; vend; lumturi. (turq. devlet kjo nga arabishtja dewle, me kuptimet e sipërshënuara.). 

 
DIVAN. - Këshill. Në Perandorinë Osmane ekzistonte divani i Sulltanit, i kryeministrit (sadriazemit), i bejlerbeut të provincës për shqyrtimin e punëve kryesore të shtetit. Divani i sadriazemit kishte edhe funksion të gjyqit suprem, kurse divani i beglerbegut kishte funksion të gjyqit më të lartë në provincë. Të njëjtin funksion kishte edhe divani i sanxhakbeut për territorin e sanxhakut, për këtë shkak, kadilerët e vendit ishin anëtarë të rregullt të divanit gjegjës, 2. Përmbledhje poezish me lidhje të fortë. (turq. divan < ar. dhe pers. diwaân.). Për institucionin e divanit gjërësisht shih: Nerkez Smailagiq, Leksikon Islama, Sarajevo, 1990, fq. 126-132). 

 
DIVAN-I HYMAJUN. - Oborri mbretëror; shih divan dhe hymajun.

 
DIVAN-I MUHASEBAT. - Komisioni për kontrollin shtetëror. 

 
DIVANHANE. - Lokal që shërbente për mbledhje të divanit (këshillit), gjyqit ose për pritje të zyrtarëve; pavilion me një anë të hapur që shërbente për pushim në kohë të verës; paradhomë e hapur  dhe e gjërë te shtëpitë e dikurshme (turq. divanhane nga divan (sh.)  dhe pers. hâne “lokal, vend, shtëpi”). 

 
DIZDAR. - Komandant i kështjellës; epror i mustahfizëve (sh.). Ai ishte i obliguar të banojë në kështjellë dhe nuk ka guxuar ta lëshojë këtë pa leje të posaçme të Portës, e as që ka guxuar të lëshojë dikë të huaj e të panjohur. Çdo dizdar ka pasur qehanë e vet. Dizdarët kanë poseduar timare (turq. dizdar < pers. dizdâr komp. nga pers. diz “kështjellë” dhe dar nga prezenti dashten “mbaj”). 

 
EJALET. - Njësia më e madhe administrative në kohën e Perandorisë Osmane deri në formimin e vilajeteve në vitin 1864. Ejaletet ishin nën qeverisjen e bejlerbeut i cili e mbante titullin, së pari pasha, pashë, e më vonë vezir. Në shek. XVII në Turqinë Osmane kishte mbi 20 ejalete. (turq. eylet < ar. “ejale(t)).

 
EMANET. - Zotim, ruajtje, besim. Thesari shtetëror në Perandorinë Osmane që ishte nën udhëheqjen dhe mbrojtjen e një emin-i (sh.).

 
EMIN. - I besueshëm; mbikqyrës, udhëheqës. Si term administrativ në Perandorinë Osmane i thuhej nëpunësit të cilit i besohej administrata; mbledhja, regjistrimi dhe ruajtja e të ardhurave të caktuara shtetërore. Varësisht nga natyra e punës, kishte disa lloj eminish: tahrir emini - ruajtësi i inventarit të përgjithshëm të kadastrës dhe arkivave shtetërore; mahkeme emini - ruajtës i protokolleve gjyqësore etj. (turq. emin < ar. emin). 

 
FERIK. - Gjeneral divizioni në Ushtrinë Osmane (turq. ferik < ar. ferik “ndarje; parti”). 


FERMAN. - Dekret me shkrim i Sulltanit për një avancim, për një shpërblim e dënim i cili është i vërtetuar me tugrën. Fermanin pra e lëshon Sulltani. Fermanët mbretërorë (Fermani Humayun, ferman-i sherif) janë të shkruar sipas skemës së caktuar dhe përmbajnë këto pika: 1. shënim që është lëshuar dokumenti - fermani, 2. emri i personait të cilit i drejtohet, me urata falënderuese përkatëse, 3. shkaku i lëshuarjes së fermenit, 4. përmbajtja e urdhëresës atij në emër të të cilit është lëshuar fermani, 5. shpjegime të ngjarjeve a të rezultateve të dëshiruara, 6. lutje për zbatim të fatshëm të punëve dhe 7. data dhe vendi prej ku lëshohet fermani. (turq. ferman nga pers. fermân e kjo nga infinitivi i fjalës fermuden “për të urdhëruar”). 


FERMANLI. - Tekstualisht do të thotë “me ferman, që ka ferman”. Sulltani e shpallte fermanli  atë që e avanconte në një punë, por edhe atë që e dënonte, kur punonte jasht interesave të Sulltanit. Ali Pashë Tepelena u shpall fermanli, sepse punonte “jashtë ligjit”. 

 
FETFA. - Mendim juridik ose përgjigje në ndonjë çështje të sheriatit që e jepte myftiu në kërkesë të palëve. Për të dhënë fetfa ishte i autorizuar myftiu shejhulislami. (turq. fetva < ar. fetwa). 

 
FETIHNAME. - Letër zyrtare me të cilën sunduesi (mbreti) i lajmëron sunduesit e tjerë ose komandantët e vet dhe kadijtë për pushtimin e një qyteti e vendi. 
Gazel. - Poezi lirike në letërsinë orientale; përbëhet prej 7-12 bejte (distih, dyvargësh); dy bejtet e para rimohen, e pastaj çdo i dyti (aa/ba/ca/da/fa). Tematika e gazelit është tematikë dashurie, u këndohet gëzimeve të jetës dhe bukurisë së natyrës. Përmes gazelit  poeti shpreh ndjenjat e brendshme të tij. (turq. gazel ar. gazel). 

 
GAZI. - hero, fitimtar. ngadhnjyes; luftëtar për përhapjen e fesë islame. (turq. gazi ar. gâzi). 


HAFIZ. - Në turqishten, po edhe në gjuhën tonë shqipe, kryesisht përdoret për ata që e dinë Kur'anin përmendësh. Kjo fjalë rrjedh nga arabishtja: hâfidh, particip i foljes hafedha “mbaj mend. ruaj në mend”). 

 
HALIFE. - Trashëgimtar, zëvendës. (turq. halife < ar. halife.). Në literaturën evropiane kjo fjalë përdoret në trajtën kalif (nga transkriptimi anglez khalif). Në literaturën fetare islame shqiptare gjithnjë përdoret trajta halife, trajtë më e drejtë. 


HAN. - Bujtinë, vendstrehim për të kaluar natën, han; princ, titull i sulltanëve turq dhe kryetarëve të tjerë tatarë (turq. han pers. hân).

 
HANE. - Shtëpi, vend. Shërben për të formuar kompozita dhe gjithnjë vjen në pjesën e dytë të kompozitës (turq. hane < pers. hâne). 

 
HAS. - Tekstualisht do të thotë “i veçantë, i posaçëm”, kurse në terminologjinë juridike Osmane do të thotë pasuri e madhe feudale që sillte fitim njëqind mijë akçe. Has-e kanë poseduar, para së gjithash, sulltanët dhe anëtarët e familjes së tyre, pastaj, funksionarët e lartë shtetërorë të pushtetit qendror, pastaj bejlerbejt dhe sanxhakbejt, kurse deri në pjesën e dytë të shek. XV edhe subashët (sh.). Fitimet p.sh. të minierave, doganave, skeleve etj. rregullisht binin në haset e Sulltanit. përfaqësuesit e shtresave ushtarake-feudale që posedonin has-e ishin të obliguar, sipas ligjit, të marrin pjesë në luftë së bashku me ushtarët të cilët quheshin xhebeli. (turq. has < ar. hâss). 


HATIB. - Orator, ligjërues, këshilltar; në fenë islame hatib është ai që mban hytben para namazit të xhumasë si dhe hytben pas namazit të dy bajrameve. Çdo xhami e ka hatibin e vet, por këtë detyrë te ne e bën imami i xhamisë (turq. hatib < ar. hâtib). (shih më gjerë në Leksikon Islama, Sarajevë, 1990, f. 244). 


HAXHEGJAN. - Titull i posaçëm që e arrinte një person i dijshëm në Perandorinë Osmane;  Titull shkencor në Perandorinë Osmane (rrjedh prej fjalës persiane hoca (shih hoxhë). 

 
HAZINE, HAZNE. - Depo, magacinë; thesar (turq. hazine, hazne < ar. hazine). 


HAZINEDAR, HAZNEDAR. - Ruajtës i thesarit në oborrin e Sulltanit, të vezirit, të beglerbegut ose të sanxhakbegut. Haznederët ruanin paratë, arkën dhe gjërat e tjera të çmueshme. Të tillë kishte shumë; eprori i tyre quhej hazinedrraga ose hazinedarbashë. Pranë Hazinedarit rregullisht ishte një sekretar që quhej hazine-qatip (turq. hazinedar, haznadar, prej hazine (sh.)  dhe pers. der nga inf. dashten “mbaj, kam”. 

 
HIDIV. - Ministër, vezir; titull që i është dhënë valiut të Egjiptit në kohën e Mehmet Ali Pashës. Është fjalë arabe në trajtën hidiw me kuptimin “qeveritar, udhëheqës”, kurse në literaturën evropiane përdoret me trajtën kediv, kështu, përmes gjuhëve evropiane e ka marrë edhe gjuha shqipe. 

 
HIDIVLLËK. - Territor në të cilin udhëheq Hidivi (sh.). 


HIXHRET. - Shpërngulje, lënie e vendit dhe shkuarje në një vend tjetër. Shpërngulja e Muhammedit a.s. prej Mekkes në Medine. Mendimet e dijetarëve lidhur me datën e saktë të hixhretit nuk janë identike. Megjithatë, pjesa dërrmuese e tyre mendojnë se hixhreti ka ndodhur në 20 shtator të vitit 622. Ky është viti i hixhretit, kurse muaji i parë i këtij viti është muaji muharrem. Halifi Umer e futi hixhretin si fillim të kalendarit musliman që fillon më 16 korrik të vitit 622 (1 muharremi i këtij viti është dita e parë e kalendarit sipas vitit të hixhretit. Dita e parë e këtij muaji ishte ditë e premte. Fjala hixhre(t) është arabe dhe nuk mund të përkthehet me nocionin “ikje”, sepse folja ar. haxhere nga e cila rrjedh fjala hixhret do të thotë “të ndërpresh marrëdhëniet, të shpërngulesh”) (turq. hicret, me të njëjtin kuptim.). 


HIZMEQAR. - Shërbetor, ai që shërben (turq. hizmetkâr ar. hidmat dhe suf. pes. -kâr që shërben për formimin e emrave me kuptim profesioni sikurse prapashtesa. turq. -ci). 

HIZMET. - Shërbim; kujdes (turq. hizmet, ar. hidme(t)). 

 
HOXHË. - Njeri i arsimuar, profesor. Në turqishten përdoret trajtën hoca dhe hace, e kjo nga persishtja huvaxhe. Në gjuhën shqipe e ka ndërruar deridiku kuptimin, përdoret me kuptim më të ngushtë. 


HUXHET. - Vendim gjyqësor, vërtetim zyrtar që e jepte kadiu (turq. hucet < ar. huxhxhe) 


HYDAVENDIGJAR, HYDAVENDGJAR. - Titull i sulltanëve turq: Murati I, Bajaziti I dhe Murati II. (turq. hudavendgar pers. hydavendigar). 


HYMAJUN. - i fatshëm, me fat; mbretëror, i sulltanit (turq. humayun pers. hymajun). 


HYQYM. - Vendim gjyqësor; urdhër mbretëror, vendim i Sulltanit; sinonim për berat (sh.) dhe ferman (sh.) (turq. hukum < ar. hukm). 

 
IMAM. - Kryetar suprem në disa shtete islame; kryetar suprem i shiitëve; titull të cilin e mbanin themeluesit e katër shkollave juridike islame (Imam Hanefiu, Imam Hambeliu, Imam Maliku dhe Imam Shafiu); nëpunës kryesor i çdo xhamie, hoxha (turq. imam < ar. 'imam) 


IMAMET. - Detyrë e imamit (sh.). 

 
IMAN. - Besim, të besuarit në gjashtë shtyllat e islamit (turq. iman < ar. 'iman). 

IMARET, IMARET-HANE. - Kuzhinë publike humanitare në të cilën pa të holla (gratis) ushqeheshin të varfërit, udhëtarët, nxënësit e medresesë, punëtorët e vakufit. Sipas të dhënave vetë Sinani ka ngritur shtatëmbëdhjetë imarete në tërë territorin e Perandorisë Osmane, kurse në shek. XVII vetëm në Stamboll kishte nëntëmbëdhjetë sish. Sulltanët kur pushtonin ose themelonin ndonjë qytet, ngritnin këso institucionesh dhe ushqimin e parë e ndanin me dorën e vet. Në këto institucione ndahej ushqim modest. Në imaretet e mëdha të Sulltanit në ditë ndaheshin nga 1000 deri në 3000 shujta. Në vendin tonë imarete më të njohura ishin ajo e Gazi Is'hak beut në Shkup (e ngritur në vitin 1438) dhe ajo e Gazi Husrev beut në Sarajevë (e ngritur në vitin 1531). Kjo e dyta ka funksionuar deri në Luftën e Dytë Botërore (turq. imaret ar. imare “godina, ndërtesë”.). 

 
JAJA. - Pjesëtar i gjinisë ushtarake të këmbësorisë në Perandorinë Osmane, e formuar që nga koha e Orhanit. Për shërbimet e tyre në fillim merrnin rrogë në para, kurse më vonë merrnin çifliqe të lira, të cilat vetë i punonin dhe i shfrytëzonin, por nuk kishin të drejtë, t'i shitnin. Komandanti i tyre quhej jajabashë (turq. yaya “shkuarje, ecje në këmbë”). 


JAVER-I EKREM. - Gjeneral-agjutant. 

 
JENIÇER. - Trajta e kësaj fjale në gjuhën turke është yeni-çeri që do të thotë “ushtri e re”, d.m.th. është kompozitë e formuar nga mbiemri i turqishtes yeni “i ri, e re” dhe emrit turq. çeri “ushtri”. Ishte ushtri speciale e këmbësorisë të cilën e formoi pushteti Osman në shek. XIV. Korpusi i jeniçerëve (turq. Yeniçeri oca¤i) paraqitte fuqinë kryesore ushtarake të Perandorisë Osmane, sepse jeniçerët ishin shumë të guximshëm dhe shumë të shkathtë për luftë, prandaj, siç është vërtetuar nga historianët, sukseset e shumta të Perandorisë Osmane u dedikohen pikërisht këtyre. Korpusi i jeniçerëve në fillim përbëhej nga robërit, kurse më vonë plotësohej kryesisht me blerjen e fëmijëve dhe të rinjve të shëndoshë, të aftë, të shkathët dhe të zhvilluar fizikisht e psikikisht të popujve të krishterë të vendeve të pushtuara nga ana e Turqisë Osmane, e pastaj edhe nga shqiptarët edhe boshnjakët që kishin pranuar fenë islame. Ata që ishin më të zhvilluar i regjistronin në axhemi-oxhak (për jeniçerë) në Stamboll, ku u nënshtroheshin përgatitjeve të rrepta ushtarake dhe fetare. Më të mirët shërbenin në Oborrin e Sulltanit, kurse të tjerët mbeteshin jeniçerë. Si pjesë e ushtrisë qendrore, jeniçerët pranonin rrogë nga arka shtetërore. Në shek. XV dhe XVI ishin ushtarë më besnik të Sulltanit, e shumë prej tyre u bënë edhe funksionarë të lartë të Perandorisë. 

      Komandanti suprem i jeniçerëve ishte agai i jeniçerëve (turq. yeniçeri a¤as¢) i cili kishte  zëvendësit e tij dhe shtabin. Korpusi i jeniçerëve formohej nga shumë njësi (turq. orta), numri i të cilëve më vonë arriti deri në 196 orta, duke mos i llogaritur 34 orta-t që i përbënin axhemi-ogllan-ët. Ortat ndaheshin në tri klasë: në xhemat, që përfshinte 101 ortë: në bylyk, që përfshinte 61 ortë; në segban, që përfshinte 34 ortë. Të gjithë kishin eprorët e tyre. Jeniçerët i takonin sektit bektashian, sepse që nga themelimi ishin vënë nën mbrojtjen e Haxhi Bektashit. Sipas funksionit që kishin në kuzhinë i merrnin edhe titujt, si p.sh. çorbaxhibashë (kryetar i çorbaxhinjve (sh.), akshibashë (kryetar i kuzhinës) sakabashë (kryetar i atyre që sjellin ujë) etj. Respekt të madh i bënin kazanit të madh të kuzhinës, rreth të cilit tuboheshin jo vetëm për të ngrënë, por edhe për konsultim. Përmbysja e kazanit ishte shenjë për kryengritje. Jeniçerët avancoheshin sipas viteve të shërbimit; dënoheshin me burgim, me rrahje madje edhe me likuidim. Deri në paraqitjen e armëve të zjarrta, ishin të armatosur me hobe, harqe dhe shigjeta që i përdornin me shumë shkathtësi. 

      Me dobësimin e Perandorisë Osmane në gjysmën e dytë të shek. XVI, ra edhe disiplina e jeniçerëve. Jeniçerët filluan të martohen, kurse Oxhaku i tyre filloi të plotësohet me njerëz pa ndonjë përgatitje përkatëse ushtarake, madje-madje edhe me ryshfet. Kështu filloi të dobësohet korpusi i jeniçerëve. Megjithatë, filluan të kenë ndikime të tjera. Derisa në fillim nuk përziheshin në zgjedhjen e Sulltanit dhe vezirëve të tij, tani, në fillim të shekullit XVIII, kishin ndikim vendimtar në zgjedhjen e tyre, duke u përgatitur dhe duke u çuar në kryengritje kundër tyre. Kjo tollovi e brendshme u reflektua edhe në luftën kundër Rusisë, në fund të shek. XVIII, u Turqia nuk pati sukses. Prandaj, pushteti qëndror në krye me Sulltan Selimin III, vendosi të bëjë reformat ushtarake (Nizam-i Cedid), por pa sukses, sepse Sulltanin e detyruan të largohet dhe në fund e vranë. Këto reforma i vazhdoi Sulltan Mahmuti II (kryeministër në këtë kohë ishte shqiptari, Alemdar Mustafa Pasha), i cili pas shumë përpjekjeve arriti që t'i zhdukë forcat e jeniçerëve dhe kryengritësit dhe në vend të tyre vuri trupa të reja të rregullta ushtarake të quajtura eshkinxhi (turq. E½kinci). Heqjen (suprimimin) e jeniçerëve pastaj e vërtetoi me ferman. 


KADI. - Gjykatës; zyrtar shtetëror në Perandorinë Osmane që ishte i autorizuar të kryejë detyra gjyqësore në territorin e një kadillëku (sh.). Krahas gjykatës, e cila në rregullimin (sistemin) Osmano-turko binte ekskluzivisht në kompetencën e tij, kadiu kishte autorizime dhe detyra të gjera në territorin e administratës ushtarake dhe civile. Kadiu ishte edhe mbikqyrës i pasurisë së vakufeve dhe vërtetonte punën dhe llogarinë e muteveliut. Me një fjalë, kadiu ishte personalitet kryesor politik, gjyqësor dhe mbikqyrës në kadillëkun e vet. Të ardhurat e kadive ishin të ndryshme, varësisht nga rangu i tyre. Kadiu në radhë të parë duhej të ishte njeri i arsimuar dhe i drejtë, njohës i shkëlqyeshëm i burimeve islame (Kur'anit, Hadithit, ixhami ymmetit dhe kijasi fukahasë) të cilat do t'i zbatonte në rast nevoje (turq. kadi < ar. kadi).

 
KADIASQER. - Gjykatës suprem. Me këtë titull në tërë territorin e Perandorisë ishte një person, e më vonë ishin dy persona, ai i Rumelisë dhe i Anadollit. Sipas Kanunnames së Fatih Sulltan Mehmedit II, kadiasqerët ishin shtylla e dytë e Perandorisë, pas kryeministrit (sadriazemit). Kishin kompetenca të gjera. Bënin ndarjen e pozitave të kadive dhe muderrizëve, ai i Rumelisë kujdesej për Evropë, kurse ai i Anadollit për Azi (turq. kazasker “gjykatës ushtarak” shih kadi dhe asker). 


KADILLËK. - Si term administrativ në Perandorinë Osmane do të thotë territor në të cilin shtrihen kompetencat e një kadiu (sh.). Çdo kadillëk (= kaza) ka përfshirë numër të madh ose të vogël të nahijeve, varësisht nga numri i muslimanëve. Nëse në një sanxhak numri i muslimanëve ishte i vogël, kadillëku ka përfshirë tërë territorin e sanxhakut. Kështu, kishte sanxhaqe në të cilat ka ekzistuar vetëm një kadillëk, mirëpo territori i një kadillëku, përkatësisht kompetenca e një kadiu nuk ka qenë e domosdoshme të kufizohet vetëm brenda kufijve të sanxhakut përkatës, por ka mundur të kalojë jashtë atyre kufijve dhe të përfshijë nahije të sanxhakut tjetër. Tani nuk dimë nëse ka ndonjë njësi territoriale-administrative që do t'i përgjigjet kadillëkut ose kazasë (turq. kadilik).

 
KAHVEXHIBASHË. - Oborrtar që shërbente në kafene. 


KAJMEKAM. - Zëvendës, mëkëmbës, guvernator, përfaqësues. Në admi-nistratën  turke do të thoshte: titull i personalitetit i cili në mungesë përfaqësonte funksionarët më të lartë të Perandorisë, nga sulltani deri te sanxhakbeu. Kur shkonte Sulltani në luftë, me të shkonte edhe kryeministri, ndërsa në pallat e lenin kajmekamin. Po kjo vlente edhe kur bejlerbeu ose sanxhakbeu nuk ishin prezent në vendet e tyre të punës, këta e autorizonin kajmekamin për të gjitha detyrat; gradë nënkoloneli në ushtrinë turke pas tanzimatit (turq. kaymekam < ar. ka'im “ai që rri, që qëndron” dhe ar. makam “vend”.). 


KAJMEKAMLLËK. - Titull i kajmekamit; tërësia territoriale në të cilin udhëhiqte ose qeveriste kajmekami (turq. kaymekamlik shih kajmekam dhe suf. turq. - lik). 


KALA. - Kështjellë, fortifikatë, vend i rrethuar me mure të larta e të trasha, i përgatitur për mbrojtje nga armiku për një kohë të gjatë, i pajisur me mjete luftarake. Kalaja në kuptimin e gjërë të fjalës paraqet një qytezë. Ata që e ruanin dhe e mbronin kalanë quheshin mustahfiza ose muhafiza. Për shërbimet e tyre mustahfizët merrnin timar, nganjëherë rrogë, e nganjëherë edhe njërën edhe tjetrën. (turq. kale < ar. kal'a). 


KALLKANDELEN. - Tetova. 

 
KAPUDAN, KAPETAN. - Komandant i një eskadreje ose anije luftarake. 


KAPUDAN-I DERJA  OSE KAPUDAN-PASHA.  - Kryekomandant i marinës në Perandorinë Osmane. 


KAPUXHI - (Forma e re e turqishtes është kap¢c¢) Kuptimi themelor i saj është rojtar i oborrit, portier. Si term historik do të thotë shërbetor i eprorëve të lartë të Oborrit mbretëror, nga sanxhakbeu deri te Sulltani. Të tillë kishte shumë; bënin edhe detyra të tjera. Eprori i tyre ishte kapuxhibasha (sh.). 

 
KAPUXHIBASHË. - Epror i rojes së Oborrit. Sipas rangut ishte më i ulët se miralemi (sh.) dhe më i lartë se mirahori (sh.). Në Oborrin e Sulltan Mehmedit II ishte vetëm një kapuxhibashë. Në shek. XVII numri i tyre sillej nga 12 deri në 21. Atyre në atë kohë u nënshtroheshin dyqind deri në pesëqind kapuxhi (sh.). Në shek XVIII numri i tyre u rrit në 60, por tani 3-4 prej tyre konsideroheshin kryesorë. Më i vjetri nga ata quhej bashkapuxhibashë. kapuxhaibashët u prinin delegatëve të huaj deri në rezidencën e zotërinjve të tyre dhe kryenin funksione të tjera të rëndësishme. Ndikimi i tyre në Oborrin mbretëror ishte i madh. Ata i dërgonin letrat dhe porositë e fshehta të Portës. Kapuxhibashë kishte edhe nëpër provinca. Avancohej sipas meritave. (turq. kap¢c¢bas¢ shih kapuxhi dhe bashë).

 
KASABA, KASABË. - Qytetth, qytet i vogël. Që një vendbanim të merrte statusin  e kasabasë në Perandorinë Osmane duhej të kishte territorin e vet, pastaj së paku xhami, mektep, hamam (banjë publike) han, disa dyqane dhe institucione të tjera të rëndësishme. Kasabatë zakonisht ishin qendra administrative të kadillëkut ose të nahijes. (turq. kasaba < ar. kasaba). 

 
KAZASQER. - shih kadiasqer. 


KET-HUDA. - shih qeha. 

 
KAZA. - shih kadillëk. 

 
KOLL.  - 1. Krah, 2. Divizion i jeniçerëve, komandanti i kësaj pjese të ushtrisë quhej kollaga (truq. kol a¤as¢) 


KOLL-QEHA.  - ndihmës i koll-agës.

 
KUBBE. - Kupollë, kube e xhamisë. 


KUBBE-I VEZIR. - Titull i funksionarëve më të lartë në Perandorinë Osmane të cilët formonin Këshillin e veçantë shtetëtor. Në krye të këtij Këshilli ishte kryeministri (sadriazemi). Këtë këshill e përbënin tre deri në tetë persona. Në kohën e kryeministrave Qyprili (në gjysmën e dytë të shek. XVII) kubbe-i vezirët filluan ta humbin rëndësinë dhe ndikimin e tyre në punët shtetërore.

 
KULKET-HIDA. - shih qeha. 


KUTTAB. - shih qatip. 

 
LALA. - Edukator, mësues i princave, i pasardhësve të Sulltanit. Kjo fjalë shpeshherë vihej para emrit personal të vezirit dhe të pashës kur u drejtohej Sulltani me gojë ose me shkrim. Në këtë rast nuk ishte e domosdoshme që ata të jenë edukator (turq. lala pers. lala). 

 
LIVA. - sinonim për sanxhak (sh.) 


MAHALLË. - Lagje; njësia më e vogël administrative - territoriale, (turq. mahalle < ar. mahalla) 

MAHKEME, MAHQEME.  - Gjykatë, gjyq (turq. mahkeme < ar. mahkama) 

 
MATBA QATIBI. - Sekretar i kuzhinës (turq. matba katibi < ar. Matbah “kuzhinë” dhe ar. katib (shih qatip). 


MEDRESE. - Emërtim i përgjithshëm për të gjitha llojet e shkollave në botën islame. Te ne e ka ngushtuar kuptimin (turq. medrese < ar. medrese). 


MEHTER. - Muzikant; anëtar i orkestrës ushtarake. Përdoret edhe termi iç-mehter (turq. mehter < pers. mihter, komparativ i fjalë pers. mih “i madh”.). 


MEHTERBASHË. - Epror i mehterëve (sh.). Përdoret edhe iç-mehterbashë. 


MEKTEP, MEJTEP. - Shkollë fillore (turq. mektep < ar. mekteb). 

 
MEMALIK. - Robër, jesirë, memalikë (ar. mamalik nga sing. mamluk). 

 
MESXHID. - Në fillim mesxhid quhej çdo faltore islame, mirëpo më vonë bëhet  dallimi në mes të fjalës mesxhid dhe xhami. Dallimi në mes këtyre dy objekteve fetare islame qëndron në atë se, përkundër mesxhidit, xhamia e ka edhe minberin dhe minaren. Prandaj, namazi i xhumasë edhe namazi i dy bajrameve falet në xhami (turq. mescit ar. mesxhid). 

 
MEXHIDIJE. - Para e argjendtë  e kohës së Sulltan Abdulmexhidit (1838-1861), sipas të cilit edhe quhet mexhidije; lloj dekorate, medaljon, që jepej në kohën e Sulltan Abdulmexhidit. 


MEXHLIS. - Kuvend, tubim; përdoret edhe me kuptim Këshilli: Mexhlisi Alije “Këshilli i lartë shtetëror”; Mexhlis-i Hass-i Vukela Këshilli i posaçëm i ministrave”; Mexhlis-i Vala-i Ahkam-i Adlije “Këshilli suprem për të drejta gjyqësore” (turq. meclis < ar. mexhlis. 


MEVLANA. - 1. Zotëri, 2. titull nderi që u jepej njerëzve shumë të ditur, e më vonë përdorej edhe për imamët, madje edhe për muezinët (turq. mevlana ar. meulana “zotriu ynë”.). 

 
MIMAR.  - Arkitekt. Çdo sanxhak kishte së paku një mimar që kujdesej për mirëmbajtjen e objekteve të ndryshme. Ky në të vërtetë ishte kontrollues i punës që e bënin mjeshtrit dhe punëtorët e tjerë. Kishte të drejtë të shfrytëzojë timar (turq. mimar < ar. mi'mar). 

 
MINBER. - Vend i ngritur me shkallë në xhami në anën e djathtë të mihrabit (sh.) i ndërtuar me gurë ose me material druri. Prej këtij vendi hatibi (ose imami) mban këshillim fetar islam të bazuar në Kur'an dhe Hadith ditën e xhuma, në kohën e namazit të drekës, dhe në dy bajramet (turq. minber, mimber < ar. minber). 

 
MIR. - Komandant (sinonim për beg). (pers. mir < ar. emir). 

 
MIRAHOR - (përdoren edhe variantet: mirahur, emirahor, imrahor). - Komandant i shtallës së kuajve në Oborrin e Sulltanit, të bejlerbeut ose të sanxhakbeut. Kjo gradë, të cilën turqit osmanlinj e trashëguan nga shtetet e vjetra turke, përmendet në Perandorinë Osmane që nga koha e Sulltan Muratit I. Në kohën e Fatih  Sulltan Mehmetit II kishte funksion të lartë, kishte zyrën e vet, kishte qatipin, zëvendësin dhe nëpunës të tjerë. Më vonë është vënë edhe titulli mirahor i dytë ose mirahori i vogël. Titulli mirahor është hequr nga përdorimi në vitin 1837 (turq. mirahor < pers. mirahor). 


MIRALEM. - Tekstualisht do të thotë komandant i flamurit, por si term në organizimin e Shtetit Osman do të thotë funksionar në Oborrin mbretëror të Sulltanit ose të bejlerbeut që kujdesej për flamujt dhe për simbolet e tjera të pushtetit: flamujt, tugat, mehterhanet (vend i orkestrës ushtarake) etj. Pas komandantit të jeniçerëve (Yeniçeri agasi) miralemi i Oborrit të Sulltanit ishte funksionari më i lartë. Në luftë mbante flamurin kryesor të Oborrit. Miralemi i Oborrit ua ndante simbolet e shtetit (flamujt dhe tugat) vazierëve, bejlerbejve dhe sanxhakbejve. Pas vdekjes së vezirëve, bejlerbejëve etj. miralemi i Oborrit i merrte tugat dhe flamujt dhe i kthente në thesarin e Oborrit. Miralemët paguheshin mjaft mirë. Herë-herë, edhe pse në kundërshtim me ligjin, miralemët bëheshin vali me gradë të vezirit. Ky titull është hequr nga përdorimi në vitn 1828 (turq. miralem < nga pers. mir (sh.) dhe ar. 'alem flamur).

 
MIRILIVA, MIRLIVA.  - shih sanxhakbeg. 

 
MIRIMIRAN, MIRMIRAN. - Deri në shek. XV ishte sinonim për beglerbeg (sh.). Në shek. XVII dhe XVIII ky titull u jepej pashallarëve me dy tuga. (turq. mir-i miran)

 
MIRZA. - Princ; trashëgimtar në dinastinë e dikurshme të Iranit. vjen nga fjala persiane “mirzade”  princ (pers. mir (sh,) < dhe pers. zade  “fëmijë, bir”) 


MUHAFIZ. - Komandant i një fortifikate, i një qyteti të fortifikuar (turq. muhafiz < ar.

muhâfidh). 

MUHAFIZLLËK. - Gradë, titull i muhafizit (sh.); tërësia territoriale ku qeveriste muhafizi (turq. muhafizlik < nga ar. muhâfidh + suf. i turqishtes - lik). 


MUHARREM. - Muaji i parë i vitit sipas kalendarit hixhrij. 


MUHTESIB. - Mbikqyrës. Si mbikqyrës kishte autorizim të zbatojë ligjin e sheriatit, përafërsisht si kadiu. Në qytete të mëdha kujdesej për mbajtjen e rendit dhe të qetësisë, mbikqyrte zanatet, tregtinë, ndërtimtarinë, çështjet e moralit dhe higjienën. Këtë institucion turqit osmanlinj e huazuan nga shtetet më të vjetra islame, ku kompetencat e muhtesibit ishin edhe më të mëdha. Shërbimi i muhtesibit quhej ihtisab. (turq. muhtesip < ar. muhtesib).

 
MUID. - Ndihmës i muderrisit, asistent (turq. muid < ar. mu'id). 

 
MUKABELE. - Lexim, këndim me zë nga Kur'ani, me rregulla të caktuar të leximit; këndim fetar në grup te dervishët (turq. mukabele < ar. mukabele). 

 
MULLA. - Titull nderi për njerëzit me arsimim të lartë; titull për kaditë (kadilerët) e rangut më të lartë. Këtë titull e merrnin kaditë e kryeqendrës së Perandorisë si dhe kaditë e qendrave kryesore të provincave; këtë titull më vonë filluan ta marrin edhe imamët që nuk kanë ndonjë përgatitje të lartë (turq. mula, munla < ar. mevla “mbrojtës, ndihmës”, “zotëri” etj.) 


MUSHAF (LEXO: MUS-HAF). - Kur'an, sipas definicionit të leksikografëve arabë “fletë” (ar. suhuf nga sing. sahife, të lidhura në mes dy kapakëve). 

 
MUDERRIZ. - Profesor i shkencave islame, që jep mësim në medrese. Kuptimi i kësaj fjale në gjuhën dhënëse (në gjuhën arabe) është më i gjerë (shih medrese).

 
MYHYR. - Vulë, myhyr; unazë (turq. muhur < pers. mühür, muhr). 

 
MYFTI. - Jurist islam që ishte i autorizuar të jepte fetfa, mendime juridike të bazuara në burimet islame. Ishte përfaqësuesi më i lartë për çështje fetare islame në një regjion të caktuar. Çdo vend i madh në Perandorinë Osmane e kishte myftiun e vet. Evlija Çelebiu çdo myfti e quante shejhulislam. Kështu në të vërtetë quhej vetëm kryemyftiu i Perandorisë në Oborrin e Sulltanit. Ai konsultohej para çdo vendimi të rëndësishëm, bile dhe për çështje të luftës dhe paqjes (ndërprerjes së luftës) (turq. müftü < ar. mufti). 

 
MUSELIM. - Shpesh përdoret si sinonim për kajmekam (sh). Zëvendës i sanxhakut ose i beglerbegut. 

 
MUSTAHFIZË. - Quheshin ata që e ruanin dhe e mbronin kalanë, qytetin e fortifikuar. Rekrutoheshin kryesisht nga radhët e vullentarëve të luftës dhe nga jeniçerët më të dalluar; gëzonin timare; kryetar i administratës së një sanxhaku në Perandorinë Osmane (pra sinonim për sanxhakbeg dhe beglerbeg).

 
MUTESELIM. - shih muselim. 

 
MUTEVELI. - Udhëheqës, drejtues, epror i vakufit. Muteveliun e parë rregullisht e emëronte themeluesi i vakufit, i cili në testament hollësisht përshkruan se si duhet të udhëheq me pasurinë e tij Punën e muteveliut e mbikqyrte një mbikqyrës (nazir), por këtë shpesh e bënte edhe kadiu, i cili edhe ashtu, sipas ligjit, kishte të drejtë të kontrollojë punët financiare të tij. Nëse muteveliu nuk i përmbahej testamentit ose normave të sheriatit, kadiu ka mundur ta ndërrojë nga detyra. (turq. mutevel-li < ar. mutevel-li) 


NAHIJE. - Krahinë, anë, regjion; njësi administrative - territoriale që përfshinte disa fshatra në kohën e Perandorisë Osmane. Nahija ishte më e vogël se kaza-ja ose kadillëku (shq.) (turq. nahiye < ar. nahije). 


NISHAN. - Shenjë, simbol; tugra e Sulltanit (turq. ni½an < pers. nishan.) 

 
ODABASHË. - Kryetar i odës (sh.) (turq. oda “dhomë” + ba½ = odaba½i shih: bashë).

 
ODË. - Dhomë, odë; kazermë e jeniçerëve; çdo bylyk dhe ortë kishte kazermat e tyre; njësia më e vogël në të gjitha gjinitë e ushtrisë me pagë në Perandorinë Osmane. Një odë rregullisht përbëhej prej 5-10 ushtarësh; më shumë oda përbënin një bylyk ose xhemat (turq. oda). 


ORTË, ORTA. - Regjiment i ushtrisë së jeniçerëve; një ortë numëronte deri në katërqind ushtarë. Shumë orta e përbënin ushtrinë e jeniçerëve (sh.) (turq. orta “i mesëm, i mesmi”). 

 
OXHAK. - Shtëpi bujare që gjithnjë është e hapur për udhëtarë dhe musafirë; emërtim i prëgjithshëm për korpusin e jeniçerëve dhe disa shtresave të tjera: oxhaku i jeniçerëve, oxhaku i bostanxhinjve. (turq. ocak “vatër”).

 
PADISHA. - Sulltan, mbret; sundimtar (turq. padi½ah < pers. padishah). 


PASVANXHI. - Roje nate (turq. pasvançi, pasbançi < pers. pasban). 


PASVANXHIBASHË.  - Komandant i pasvanxhinjve (sh.).

 
PASHA, PASHË. - Titull i oficerëve të lartë të Perandorisë Osmane. Fjala pasha, pashë mund të jetë me origjinë persiane, sipas të gjitha gjasave, trajtë e shkurtër e fjalës padishah (sh.). Deri në gjysmën e dytë të shek XVI ka qenë në rangun e fjalës vezir. Pastaj ka pasur më pak vlerë, ka vazhduar të jetë titull i qeveritarit të vilajetit (pra në rangun e beglerbegut). Pashallarët në Perandorinë Osmane kanë pasur dy tuga, për dallim nga sanxhakbeu që kishte një, respektivisht vezirët të cilët kishin tri tuga. Pas modernizimit të Perandorisë Osmane në vitin 1839, gradën pasha e merrnin edhe oficerët e lartë ushtarkë edhe ata civilë. Titulli pasha mbeti si gradë zyrtare ushtarake dhe në kohën e Republikës së Turqisë deri në vitin 1934.

 
QATIP. - Sekretar. Çdo zyrë në Perandorinë Osmane kishte nga një sekretar (shih Divan-i qatip). 

 
QEHA. - (turq. kahaya,  pers. kethuda prej ked shtëpi + huda “pronar”). Sikurse shihet, kuptimi themelor i saj është pronar shtëpie, kujdestar i familjes, kurse si term historik në Perandorinë Osmane do të thotë: ndihmës, bashkëpunëtor dhe përfaqësues i parë i organeve dhe funksionarëve të lartë, të vezirit të madh, bejlerbeut, sanxhak-beut, kadiut, komandantit të jeniçerëve (yeniçeri a¤asi) etj. Qehaja i vezirit të madh zakonisht quhej qehaja-beg (turq. ket-hudabeg). Zëvendësi i agait të jeniçerëve quhej kulqeha (turq. kulkethudasi). Ai kishte ndikim të madh, nganjëherë hiç më pak se agai i jeniçerëve. Çdo bejlerbe e kishte qehanë e vet. Qehaja i bejlerbeut ishte fytyra më e besueshme në Oborrin e tij. Për punët më të rëndësishme, bejlerbeu së pari konsultohej me qehanë e vet. Po kjo vlen edhe për qehanë e sanxhakbeut, pra në mungesë të sanxhakbeut, qehaja i tij i kryente të gjitha punët. 


RAMAZAN. - Muaji i nëntë sipas kalendarit hixhrij.

 
REBI-UL-AHIR. - Muaji i katërt sipas kalendarit hixhrij. 


REBI-UL-EVEL. - Muaji i tretë sipas kalendarit hixhrij. 


REIS. - Kryetar; komandant (turq. reis ar. reîs). 

 
REIS-UL-KUTTAP. - shih bashqatip. 

 
REXHEP. - Muaji i shtatë sipas kalendarit hixhrij. 


RIJASET. - Kryesia supreme islame; rezidenca e reis-ul-ulemasë. 

 
SADRIAZEM. - vezir i madh, kryeministër; shih: vezir. 


SAFER. - Muaji i dytë sipas kalendarit hixhrij. 

 
SANXHAK. - 1. Flamur, bajrak. 2. Njësi administrative që përbëhej prej disa kazave. Disa sanxhaqe kanë formuar një ejalet, beglerbejllëk ose pashallëk. Sanxhakun e udhëheqte sanxhakbeu (sh.). 

 
SANXHAKBEG. - Udhëheqës i sanxhakut. Quhej edhe mir-i liva dhe mytesarrif. Ishte udhëheqës i të gjitha forcave të armatosura të sanxhakut. Eprori i drejtpërdrejtë i tij ishte bejlerbeu. 

 
SANXHAK-I SHERIF. - Flamur i shenjtë i Muhammedit a.s. Thuhet se ruhet në një muzeum të Stambollit. 


SEIZ. - Shërbetor i oborrit i cili i ushqente kuajt (turq. seyis < ar. sejis). Kishte shumë të tillë, kurse eprori i tyre quhej seizbashë. Ishin nën komandën e mirahorit. 


SARAÇ. Zejtar që merret me përpunimin e gjërave të lëkurës, lëkurëpunues. Saraçët e Oborrit dhe puntoritë e tyre ishin nën kontrollin e mirahorit (shq.). Eprori i tyre ishte saraçbasha (turq. saraç < ar. sarraxh).

 
SARAJ.  - Pallat, saraj (turq. saray < pers. seraj). 


SEGBAN, SEKBAN.  - shih sejmen. 


SEJMEN  (SEMEN). - Tekstualisht do të thotë “ruajtës i qenve”. Ndërsa si term historik, sejmenët paraqitnin divizionin e tretë të korpusit të jeniçerëve, i cili përbëhej prej 34 ortave. Ishte një nga tri divizionet kryesore. Ky divizion është organizuar gjatë kohës së Sulltan Bajazitit I në të njëjtën kohë kur edhe ai i zagarxhinjëve (ruajtës i zagarëve-qenve të gjuetisë). Komandanti i sejmenëve (sekbanëve) quhej sekbanbashë (turq. segbanba½i ose seymenba½i). Në fillim sejmenët ishin gjini e pavarur e ushtrisë, por Sulltan Fatih Mehmedi II më 1471 i bashkoi sejmenët me korpusin e jeniçerëve. Sejmenët në thelb ishin këmbësorë. Prej tyre më shumë paguheshin sejmenët e bylykut të tridhjetë e tretë, të cilët ishin të privilegjuar, sepse me këta Sulltani shkonte në gjueti. Sejmenët kryenin edhe detyra të tjera (turq. segmen, seymen). 

 
SEKBAN. - shih sejmen. 

 
SEKBANBASHË. - Komandant i sejmenëve (sh.). 


SER-AMEDAN. - Komandant kryesor, kryekomandant (nga pers. sing. ser-amed - ser “krye” + amed “ka ardhur”). 


SARASQER. - Kryekomendant i një ekspedite ushtarake të madhe (turq. serasker < pers. ser “krye” < dhe ar. asker “ushtri, ushtar”). 

 
SERDAR. - Kuptimi themelor është “kryetar”, e prej saj “Komandant ushtarak”. Me këtë kuptim e kanë marrë turqit. Nga turqit ka kaluar te arabët. Te persianët deri vonë është përdorur fjala serdar për të formuar titull nderi. Sidoqoftë Osmanlinjtë e kanë përdorur me kuptimin “komandant suprem i ushtrisë”, sikurse fjalën serasqer. Këtë detyrë në fillim e kryente vetë Sulltani (XIV-XV); më pastaj kubbe-i vezirët (sh.). Kur për serdar është emëruar veziri i madh, e fitonte titullin serdar-i ekrem. Është përdorur edhe si titull për komandantin e jeniçerëve të një kasabeje (turq. serdar < pers. serdâr). 

 
SERKERDE. - Kryetar, komandant, që është në ballë të një grupi ushtarësh; komandant ushtarak (turq. serkerde < pers. serkerde) 

 
SER-MIMAR. - Kryearkitekt (shih mimar). 

 
SILAHDAR. - Kuptimi themelor i kësaj fjale është “bartës i armëve, ai që mban armë”, kurse si term historik do të thotë titulluar në Oborrin e Sulltanit ose të mëkëmbësit të provincës. Silahdari kishte për detyrë të mbante të gjitha armët e zotriut të vet dhe të ia jepte sipas nevojës. Kishte shumë silahdarë. Komandanti i tyre quhej silahdar-aga. Ky ishte shumë i respektuar  te Sulltani. Gjatë kohës së parakalimit solemn qëndronte në krahun e djathtë të zotriut të tij, të cilit ia mbante shpatën. Ky titull për herë të parë, në Perandorinë Osmane është vënë në kohën e Jëlldërëm Bajazitit I (1389-1402). Në kohën e Fatih Sulltan Mehmedit II ishin 8000, kurse në kohën e Sulltan Ahmetit III 12000. (turq. silhtar, silihdar < pers. silahdar < nga ar. silah “armë” dhe suf. pers. -dar nga dashten “mbaj”.) 

 
SIPESALLAR. - Kryekomandant ushtarak (sinonim i serasker) (turq. sipesalar < pers. sipesallar < nga pers. sipe “ushtar, ushtri” dhe pers. sallar “kryetar, komandant”).

 
SPAHI. - Turqit e huazuan këtë fjalë nga persianët (pers. sipahi turq. sipahi, spahi) me kuptimin ashtu si në persishten “ushtar”, “kalorës”. Spahive u ndaheshin timare me kusht që të shkonin në luftë si kalorës me një numër të caktuar ushtarësh. (Për spahinjtë në vendin tonë shih Skender Rizaj, Kosova gjatë shekujve XV, XVI, XVII,  Prishtinë 1982, f. 366.). 

 
SUBASHË. - Mbikqyrës i pronës bujqësore; ai që mblidhte ushurin e agait dhe të beut nga çifliku; mbikqyrës i qytetit në Perandorinë Osmane. (turq. suba½i). 


SUBASHLLËK. - Titull i subashës (sh.); territor në të cilin udhëheqte subasha si organ i drejtëpërdrejtë ushtarako-administrativ. 


SUFI. - Mistik, dervish.

 
SULLTAN. - Mbret, sundimtar në Perandorinë Osmane. 

 
SHAH.  - Titull që e mbanin mbretërit në disa vende të Lindjes si p.sh. në Iran; mbret, perandor (turq. ½ah < pers. shah).

 
SHEHZADE. - Fëmijë i sulltanit, mbretit (turq. ½ehzade < pers. shahzade nga shah (sh.) dhe zade “fëmijë”). 


SHEJH. - Plak, kryeplak; kryetar fisi. Në civilizimin turk-Osman ky titull përdorej kryesisht për të parin e një sekti të muslimanëve, të një teqeje të tyre. (turq. ½eyh < ar. shejh.). 


SHEJHULISLAM. - shih myfti. 


SHEVAL. - Muaji i dhjetë sipas kalendarit hixhrij.

 
SHURA-I DEVLET. - Këshilli i lartë shtetëror. 

 
TARIKAT. - Rrugë, drejtim; sekt i dervishëve (turq. tarikat < ar. tarika). 

 
TEFTER. - shih defter. 


TEQE. - Ndërtesë e veçantë për dervishët ose për shejhun, si dhe për ceremonitë fetare të këtij sekti (turq. tekke < ar. tekke) 

 
TESAVUF.  - Misticizëm, rrjedh nga arabishtja tasawwuf) 


TIMAR. - Në fillim quhej çdo lloj e tokës që u jepej shtresave ushtarake - feudale. Më vonë, timar filloi të quhet vetëm ajo tokë që sillte të ardhura a fitim vjetor deri në njëzet mijë akçe. Toka që jepte fitim prej njëzet deri në njëqind mijë akçe në vit quhej zeamet, kurse toka që jepte fitim mbi njëqind mijë akçe në vit quhej has (sh.). (turq. timar < ar. timar me kuptim “kujdesje për të sëmurë”). 


TUGË. - Simbol; shenjë shtetërore e komandantëve më të lartë ushtarakë turq nga sulltani e deri te sanxhakbeu. Tugat ishin të punuara nga qimet e bishtit të kalit. Me këtë simbol dalloheshin gradat e oficerëve në Perandorinë Osmane. Sanxhakbeu kishte një, bejlerbeu dy, veziri tri, kurse veziri i madh (sadriaziemi) i kishte më tepër tuga (turq.  tug < pers. tug). 


TUGRA. - Monogram (inicialet) i Sulltanit që vihej (në formë të stolisur) në fermane, në berate dhe në dokumente të tjera të ngjashme (turq. tugra). 

 
TYRBE. - Ndërtesë e vogël si përmendore mbi varrin e një personi të njohur, mauzole  e tipit oriental (turq. turba < ar. turba).

 
ULEMA. - Dijetarë, shkencëtarë. Është shumësi i fjalës arabe 'âlim. 


VAKËF, VAKUF. - Institucion fetar islam në të cilin lehet pasuria e tundshme ose  e patundshme me testament. Nga fitimi, respektivisht nga të ardhurat e asaj pasurie ndahen mjete për mbajtjen dhe funksionimin e institucioneve të ndryshme fetare-arsimore ose për qëllime të tjera mirëbërëse dhe humanitare. Vakufet janë formuar pasi që pushteti ose personat privatë hoqën dorë nga kujdesi dhe mbajtja e institucioneve fetare dhe të tjera. Shpeshherë  vakufet kanë qenë të liruar nga taksat (tatimet) shtetërore dhe kanë qenë  të mbrojtur nga pushteti. Në shek. XVI dhe XVII shpesh janë formuar të ashtuquajtura evladijet-vakufe, ku pjesa e caktuar nga pasuria e lënë me testament, sipas ligjit, i shkonte atij ose trashëgimtarit të tij. Për këtë arsye ky lloj i lënies së pasurisë në vakuf ishte shumë i përhapur. (turq. vak¢f < ar. wakf). 

 
VAKUFNAME. - Dokument për formimin e vakufit dhe për udhëheqjen e tij. (turq. vakufname < shih vakif dhe nam). 


VALI. - Qeveritari më i lartë i emëruar nga sulltani në një vilajet (sh.) të Perandorisë Osmane. Shpeshherë përdoret si sinonim për sanxhakbe dhe bejlerbe. (turq. vali < ar. wâli). 


VEZIR. - Titull i ministrit shtetëror dhe i funksionarëve më të lartë, sidomos në Perandorinë Osmane. Sipas Nerkez Smailagiqit, Leksikon Islame, Sarajevë, 1990, f. 663, fjala vezir rrjedh nga persianët. Në Avestë, vicir do të thotë “ai që merr vendime”, “gjyqtar”, kurse në pehlevi v(i)çir do të thotë “gjyqtar”, “vendim”. Në kohën e sasanidëve, arabët e huazuan prej persianëve në formën vezir (wezir), e cila më vonë kaloi në persishten e re, gjoja si fjalë arabe. Në kohën e Emevitëve (Omejadëve) për thirrjen sekretar është përdorur fjala katib, e më vonë është zëvendësuar me vezir (wezir). Te selxhukët është përdorur titulli pervane, që është përdorur edhe në periudhën e parë Osmane. Në Perandorinë Osmane, veziri i parë ishte vëllai i Sulltanit të dytë, Orhanit. Numri i vezirëve gjithnjë ndryshonte. Në fillim ishte vetëm një vezir, pastaj, te sulltanët e parë, u rrit në dy dhe tre, kurse Fatih Sulltan Mehmedi II (Sulltan i gjashtë me radhë), numrin e tyre e ngriti në katër, prej të cilëve veziri i madh (sadrizemi) kishte kompetenca të pakufizuara, ishte udhëheqës suprem i administratës së përgjithshme shtetërore dhe komandant suprem i ushtrisë. Sipas kanunnames së Sulltan Fatih Mehmedit II, vezirët ishin shtylla e parë e shtetit. Në fillim titullin (gradën) vezir e kishin pashallarët e rangut më të lartë, pashallarët me tri tuga. Mirëpo, meqë më vonë këtë thirrje filluan ta marrin edhe sanxhakbejt (kishin një tugë) dhe bejlerbejt (dy tuga) u formua Këshilli i vezirëve kubbe-i vezir (ose, sipas strukturës së gjuhës turke kubbe vezirleri - vezirët e kubesë (divanit) të Sulltanit, që, varësisht, përbëhej prej 3-8 vezirë. Në ballë të tyre ishte kryeministri, (sadriazemi), i cili kishte më shumë se tri tuga. Vezirët e Kubbe-i vezir-ëve thirreshin sipas rangut: veziri i dytë (i pari ishte veziri i madh); veziri i tretë etj. Kubbe-i vezirët në kohë lufte ishin komandantë ushtarakë dhe quheshin serdar ose serasker. Në mungesë të Sulltanit, kishin të drejtë të lëshonin-fermane, duke vënë tugrën (sh.) në emër të Sulltanit. Kah fundi i shek. XVII, pra në kohën e Sulltan Ahmedit III, u hoq plotësisht institucioni i kubbei vezirëve. Me heqjen e tij, pozita e sadriazemit u forcua edhe më tepër. Por edhe ky filloi të humb rëndësinë në kohën e Sulltan Selimit III. 

 
VEZIRI I MADH. - vezir, kryeministri (sadriazem).

 
VILAJET. - Krahinë, territor me kufij të caktuar; njësi më e madhe administrative në Perandorinë Osmane që përfshinte disa sanxhaqe. Në vilajet qeveriste valiu. Perandoria Osmane ishte e ndarë në 55 vilajete. (turq. viljaet < ar. wilâje).

 
XHELEP. - Tufë bagëtish; tatim që paguhej për bagëtinë në Perandorinë Osmane. 


XHELEPÇI.  - Tregtar i bagëtive me shumicë; ai që mblidhte xhelepin (sh). 

 
XHEMAT. - Grup njerëzish; besimtarët muslimanë që luten së bashku në xhami etj.; në organizimin e ushtrisë turke, xhemati është njësia më e madhe ushtarake e përbërë prej disa gjinive. Xhemati formohet nga shumë njësi të vogla që quhen bylyk (sh.), respektivisht odë (sh.). (turq. cemaat < ar. xhema'a). 

 
XHENAZE. - Kufomë, trupi i të vdekurit i përgatitur për varrim. 


XHUMAD-UL-AHIRE. - Muaji i gjashtë sipas kalendarit hixhrij.

 
XHUMAD-UL-ULA. - Muaji i pestë sipas kalendarit hixhrij.

 
ZADE. - fëmijë, bir, bijë. 

 
ZAVIJE. - Skaj, qoshe e një ndërtese e caktuar për dervishët; teqe dervishësh. 

 
ZEAMET.  - timar i madh (shih timar). 

 
ZEMIN. - Kompleks i madh i tokës së punuar, që nuk ka status të çiflikut. 

 
ZIQËR. - Të përmendurit e Zotit xh.sh. në grup në mënyrë të vazhdueshme, ose në mënyrë individuale; këndim fetar (islam) i përbashkët te dervishët. 


ZULHIXHXHE (ar. Dhulhixhxhe). - Muaji i dymbëdhjetë sipas kalen-darit hixhrij. 


ZULKADE (ar. Dhul-l-ka'de). - Muaji i njëmbëdhjetë sipas kalendarit hixhretij. 


ZYLYFLYBALLTAXHI. - Balltaxhi të privilegjuar (shih balltaxhi).

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Gratis Homepage von Beepworld
 
Verantwortlich für den Inhalt dieser Seite ist ausschließlich der
Autor dieser Homepage, kontaktierbar über dieses Formular!