NAIM METĖ  NIMANAJ  06-05-1979 - 11-08-1998

 

 

Naim Metė  Nimanaj lindi mė 6 maj 1979 nė fshatin Gllogjan, komuna e Deēanit. Rrjedh nga njė familje me tradita kombėtare. Shkollėn fillore e kreu nė vendlindje, ndėrsa atė tė mesme nė Irzniq, pėrkatėsisht nuk arriti ta kryej, meqė e ndėrpreu pėr t'iu bashkuar radhėve tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės. Familja e dėshmorit, gjyshėr e stėrgjyshėr, asnjėherė nuk iu pėrulėn regjimeve serbe qė u ndėrruan nė Kosovė pėr njė shekull me radhė. Tė tillė ishin Jusuf Nimani me tė atin, Sadikun si dhe pasardhėsit e tyre Naim, Fatmir dhe Luan Nimanaj, qė tė tre dėshmorė tė luftės sė fundit qė rinia e Dukagjinit bėri kundėr regjimit serbosllav nė Kosovė. Andaj, prindėrit e dėshmorit Naim Nimanaj, Metė dhe Nhyke Nimanaj, lindėn dhe rritėn dhjetė fėmijė: pesė djem dhe pesė vajza, pėrkatėsisht dėshmori ishte i treti nė radhėt e vėllezėrve. Mė 24 mars tė vitit 1998 Anim Nimanaj filloi veprėn e tij atdhetare duke iu bashkangjitur radhėve tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, nė Shtabin e Gllogjanit, tė prirė nga komandanti i lavdishėm Ramush Haradinaj, qė ishte njė simbol qėndrese jo vetėm nė fshatin e tij tė lindjes, por nė mbarė Rrafshin e Dukagjinit dhe mė  gjerė. Pėrkushtimi prej Luftėtari tė UĒK-sė i dėshmorit Naim Nimanaj u sprovua nė shumė beteja, ku edhe gjeti shprehje trimėria dhe guximi i tij, si nė ofensivat e Shaptejt, Gramaqelit, Baballoqit, Prejiepit, Rastavicės etj. pikėrisht aty ku printe komandanti legjendar Ramush Haradinaj. Dy herė iu desh tė shkojė nė Shqipėri pėr armatim, detyrė %jo tė cilėn e kreu me sukses. Ofensiva e dytė e 11 gushtit tė vitit 1998, qė u zhvillua nė Shaptej dhe nė Gllogjan, nė mes tė pjesėtarėve tė UĒK-sė dhe forcave serbe tė armatosura deri nė dhėmb, ishte shumė e ashpėr. Kėtu u plagos pėr vdekje edhe dėshmori i ri Naim Nimanaj, nė qendėr tė Gllogjanit afėr Blinave, me ē'rast ra edhe dėshmori tjetėr Arton Isė Hasanaj. Kėshtu, Naim Nimanaj dhe Arton Hasanaj ranė pėr tė mos vdekur kurrė. Sot, qė tė dy sė bashku, ashtu si edhe dhjetėra dėshmorė tė tjerė, qėndrojnė nė Varrezat e Dėshmorėve nė Gllogjan.

 

Nga libri “Tė pavdekshmit e Dukagjinit” Dėshmorėt e UĒK-sė tė ZOD

 

 

ARTON ISĖ HASANAJ     02-06-1976 - 11-08-1998

 

 

Arton Hasanaj  lindi mė 2 qershor 1976 nė fshatin Rakoc, komuna e Gjakovės. Rrjedh nga familja e njohur patriotike e Zhel Hasanit tė Rakocit. Nė kohėn e kralevinės kjo familje nuk shikohej me sy tė mirė nga pushteti. Nė vitin 1936 nė pasurinė e Zhel Hasanit u vendosėn rreth dhjetė familje serbomalazeze. Ėshtė kjo koha kur Kosova kolonizohej me tė madhe me serbė e malazezė. Nė vitin 1941 Zhel Hasani i ndoqi policinė prej Rakocit deri nė Ratishė. Mė vonė kjo familje dha kontribut nė largimin e kolonėve nga toka e vet dhe Kryēi i Rakocit, qė nė numėr ishin tė shumtė, rreth 70 familje. Gjatė viteve 1943-1945 Zhel Hasani u pozicionua nė anėn e forcave kombėtare nė luftė kundėr regjimit serbokomunist. Shtėpia e tij ishte bazė e ushtarėve tė Demė Ali Pozharit, me ē'rast nė vitin 1947 u dėnua, sė bashku me Demė Nezirin (Haradinaj) me njė vit burgim, tė cilin e mbajti nė Gjakovė. Edhe nė aksionin e armėve e keqtrajtuan kėtė familje. Djalin e Zhelit, Qazimin, pėr dhjetė ditė rresht e mbajtėn nė stacionin e policisė nė Cėrmjan. Edhe babai i dėshmorit, Isa, nė vitin 1981 dhe 1984 u dėnua nga regjimi serb me burg, njė herė njė vit, e herėn tjetėr pesė vjet. Pas lirimit nga burgu, emigruan me familje nė Zvicėr. Shkaktar ishin pėrndjekjet nga regjimi si dhe zhvendosja e fshatit meqė aty u pėrmbytėn fshatrat Rakoc e Radoniq, pėr ngritjen e liqenit artificial. Nė Zvicėr iu dha azili politik. Andaj, nga babė Isa dhe nėnė Xhevahirja, kishin lindur, rritur dhe edukuar shtatė fėmijė: katėr djem e tri vajza. Arton Hasanaj shkollėn fillore e kreu nė Gramaēel, ndėrsa shkollėn e mesme nė Irzniq tė cilėn u detyrua ta ndėrprejė pėr shkak tė emigrimit nė Zvicėr. Lufta nė Kosovė nuk e linte tė qetė. Mė 1998 vendos tė vijė nė Kosovė. Mė 17 prill arrin nė Durrės. Nė bazėn e Golemit e pret Ilir Konushevci. Artoni ishte bashkė me Arben Krasniqin. Me vete kishin sjellė njė picgauer, dhuratė pėr UĒK-nė nga Brahim Haxhia i Koronicės. Iliri gėzohet. Pėr shkaqe sigurie disa kohė nuk mund tė hyjė nė Kosovė. Vetėm nė muajin korrik i plotėsohet dėshira. Arton Hasanaj u sistemua nė Njėsinė e autoblindave nė Shtabin e Dukagjinit, si komandant skuadre. Mori pjesė nė luftimet kundėr forcave serbe nė betejat e Gllogjanit, Gramaēelit, Baballoqit, Rastovicės, Prejlepit, Carrabregut, Junikut, Vokshit. Njėsitė e UĒK-sė pėr tri ditė me radhė u pėrballėn me forca tė mėdha serbe, nė vijėn e luftimeve Bitesh-Dobrigje-Gramaēel, ku forcat serbe bombardonin pozicionet e UĒK-sė pandėrpre. Luftimet e UĒK-sė i shin heroike. Armikut i shkaktuan 37 veta tė vrarė, shumė tė plagosur dhe dėme nė armatim. Dhe, mė 11 gusht 1998, nė Gllogjan, bie nė fushė tė nderit edhe dėshmori Arton Hasanaj, pėr tė mos vdekur kurrė, por pėr t'u lartėsuar nė altarin e lirisė. Trupi i tij pushon nė Varrezat e Dėshmorėve nė Gllogjan.

 

Nga libri “Tė pavdekshmit e Dukagjinit” Dėshmorėt e UĒK-sė tė ZOD

 

 

ENVER HASAN HALILAJ    24-11- 1964 - 11-08- 1998

 

 

Enver Halilaj lindi mė 24 nėntor 1962 nė fshatin Gllogjan, komuna e Deēanit. Rrjedh nga njė familje e varfėr fshatare. Prindėrit Hasan e Ruke Halilaj kishin gjashtė fėmijė: tre djem dhe tri vajza. Edhe Enveri ishte i martuar dhe la shtatė fėmijė: tre djem e katėr vajza. Shkollėn fillore e kreu nė Irzniq, atė tė mesme nė Deēan, ndėrsa Shkollėn e Lartė tė Policisė nė Vushtrri, drejtimi pėr polic komunikacioni. Pesė vjet punoi nė Prishtinė, tri vjet nė Pejė, ndėrsa mė 1990 regjimi serb e largoi nga puna. Pas largimit punoi si taksist nė Deēan. Nė vitin 1990 forca tė mėdha policore bastisėn shtėpinė e tij nė Gllogjan, ku morėn pjesė 63 policė me pretekst pėr ta arrestuar Enverin. Mė 7 korrik 1998, kur po bėheshin gati qė nė mbrėmje ta ngrenin flamurin kombėtar nė fshat, Gllogjani granatohet me artileri. Enveri plagoset nė dorė, por menjėherė e mori veten dhe iu bashkua shokėve duke marrė armėn pėrkatėsisht u gjet nė vijėn e parė tė frontit. Ishte i sistemuar nė Shtabin e Gllogjanit me detyrėn e komandantit tė togut. Si ish polic, Enver Halilaj u mor edhe me trajnimin e ushtarėve tė rinj. Mori pjesė nė disa fronte. Qė nga data 20 prill 1998 kur u inkuadrua nė radhėt e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės e deri mė 11 gusht 1998, kur nė ofensivėn e Gllogjanit u vra mu te Shkolla Fillore "Hasan Prishtina" nga njė predhė minahedhėsi, mu tė shkolla ku kishte marrė mėsimet e para, dėshmorin Enver Halilajn e shohin tė luftojė pėrkrah shokėve dhe koman­dantėve nė betejat e Gllogjanit, Baballoqit, Prejlepit, Shaptejt, e fshatra tė tjera. Ra nė krye tė detyrės, ashtu siē bien trimat, bashkė me djalin e xhaxhait, Orhan Halilajn, duke ia shtuar lavdinė luftės dhe fitores qė sapo dukej nė horizontin e Kosovės. Sot trupi i tij pushon nė Varrezat e Dėshmorėve nė Gllogjan.

Nga libri “Tė pavdekshmit e Dukagjinit” Dėshmorėt e UĒK-sė tė ZOD

 

 

ORHAN LAN  HALILAJ   13-03-1979 – 11-08-1998

 

 

Orhan Halilaj lindi mė 13 mars 1979 nė fshatin Gllogjan, komuna e Deēanit. Shkollėn fillore dhe atė tė mesme i kreu nė Irzniq. Prindėrit Lan e Sharke Halilaj kishin shtatė fėmijė : pesė vajza e dy djem. Duhet pėrmendur kėtu edhe disa tė dhėna tė kėsaj familjeje. Babai i orhanit , Lan Halilaj, qė nė ditėn e parė tė sulmit nė Gllogjan u zu rob bashk me 12 bashkfshatar , policia serbe i keqtrajtuan dhe i dėrguan nė burgun e Gjakovės dhe pas tre ditėsh i liruan. Edhe nėna e dėshmorit Orhan Halilaj, Shake Halilaj po kėtė ditė rrahet nga forcat serbe deri nė alivanosje.  Me 23 prill Orhan Halilaj u gjend i rreshtuar nė radhėt e UĒK-sė  nė mbrojtje tė fshatit Gllogjan. Kohė pas kohe Orhani shkon pėr furnizime me armė, ku ia mėsyu Shqipėrisė, rrugė kjo tė cilėn e kaloi disa herė sė bashku me shokėt nga Gllogjani : Luan Nimanaj, Sadik Halilaj, Agim Selmanaj, Miftar Halilaj etj. Pas kėtyre udhėtimeve Orhan Halilaj mori pjesė nė luftėn qė u zhvillua nė Baballoq kundėr forcave ushtarake serbe ku u gjend nė vijėn e parė tė frontit e njėherėsh  edhe u plagos nė krahėror tė djathtė.  U dėrgua nė Spital nė Shqipėri pėr shėrim ku pas shėrimit u kthye prap nė radhėt e luftarve tė  UĒK-sė. Ketu nė Gllogjan ai dha kontributin e vet tė pamohueshėm. Gllogjani ndodhej  i rrethuar nga forcat serbe tė cilat posedonin artileri tė rėndė dhe tanke. Orhani ashtu si edhe djali i xhaxhait tė tij Enveri  ndodheshin  ballė pėr ballė armikut mu te shkolla fillore “Hasan Prishtina”   aty ku Orhani kishte marrė mėsimet e para. Ėshtė kjo dita e 11 gushtit kur edhe vriten tė dy dėshmorėt mu te pragu i diturisė nė mbrojtje tė vendlindjes dhe tė atdheut , ata vriten nga njė predhė e tankist serb. Trupi i dėshmorit Orhan Halilaj prehet  nė Varrezat e Dėshmorve nė vendlindje nė Gllogjan pran Vigajve tė kombit tė cilėt i lan nam Kosovės me trimėrin dhe heroizmin e tyre.

 Nga libri “Tė pavdekshmit e Dukagjinit” Dėshmorėt e UĒK-sė tė ZOD

 

 

 

 



 

 

Kostenlose Webseite von Beepworld
 
Verantwortlich für den Inhalt dieser Seite ist ausschließlich der
Autor dieser Homepage, kontaktierbar über dieses Formular!