PA ADEM DEMAĒIN DHE ADEM JASHARIN NUK MUND TĖ SHKRUHET HISTORIA E KOSOVĖS

                                                                                                   

Kumtesė e lexuar nė Tubimin Solemn, kushtuar 70-vjetorit tė lindjes sė Adem Demaēit dhe 10-vjetorit tė formimit tė Shoqatės sė tė Burgosurve Politik tė Kosovės, i mbajtur mė 27 nėntor 2006, nė Prishtinė  

 

 

Shkruan:  Selatin Novosella

 

         Me aktivitetin atdhetar tė Adem Demaēit dhe me burgosjen e tij nė vitin 1958, me ē’rast dėnohet 5 vite burg; me udhėheqjen e Organizatės “Lėvizja Revolucionare pėr Bashkimin e Shqiptarėve”, nė vitin 1963, sė bashku edhe me 13 bashkėveprimtarė tė tjerė, dhe dėnimi i tij nga Gjyqi i Qarkut nė Prishtinė, me 15 vite burg tė rėndė; me dėnimin e tretė, po ashtu, me 15 vite burg tė rėndė, sė bashku me 18 atdhetarė tė tjerė, nė mesin e tė cilėve edhe me dėshmorėt e mėvonshėm, Rexhep Malėn dhe Isa Kastratin, nė Procesin e njohur tė Prishtinės, nė vitin 1976; me qėndrimin e tij tė papėrsėritshėm para gjyqeve tė pushtuesit dhe me angazhimet e tij si Pėrfaqėsues Politik i Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, gjatė kohės sė luftės, ai do tė bėhet, kėshtu, personalitet i cili do t’i pėrfaqėsojė ėndrrat, dėshirat, synimet, vullnetin dhe kėrkesat e shqiptarėve pėr liri dhe ribashkim kombėtar.

         Personalitetin atdhetar, unikat, tė Adem Demaēit do ta kompletojė edhe krijimtaria e tij artistike dhe publicistike. Duke qenė autor i romanit tė parė nė Kosovė, nė vitet e 50-ta tė shekullit tė kaluar, “Gjarpinjtė e gjakut”; autor i shumė tregimeve, tė pėrmbledhura nė librin “Kur Zoti harron”, nė vitin 1994; i romanit nė dorėshkrim, tė konfiskuar nga policia serbo-jugosllave me rastin e njė prej burgosjeve tė shumta tė tij; i dramės historike “POPU”, (shkurtesa pėr politika dhe pushka), tė shkruar nė Burgun e Pozharevcit nė vitin 1969; i romanit “Libėr pėr Vetė Mohimin”, i botuar nė vitet e ’90-ta; i poemthit “Tung vargu im”, i botuar nė vitin 2002; tė romanit mė tė ri “Heli dhe Mimoza”, i botuar nė vitin 2005, si dhe tė njė numri shumė tė madh tė analizave, komenteve, opinioneve dhe, sidomos, intervistave tė shkėlqyera, Adem Demaēi, kėshtu, do tė jetė njėri prej personaliteteve tepėr tė veēanta shqiptare.

         Shembulli jetėsor i Adem Demaēit, me plotė tė drejtė, atė e ka shndėrruar nė institucion nė vete. Emri i Adem Demaēit do tė qėndrojė gjithnjė, natyrshėm dhe dinjitetshėm, pranė dhe krah pėr krah emrit tė Komandantit Legjendar, Adem Jashari. Andaj, mund tė konstatohet, me tė drejtė se: pa jetėn dhe veprėn e Adem Demaēit dhe tė Adem Jasharit nuk mund tė shkruhet Historia e Kosovės e pjesės sė dytė tė shekullit XX.

 

         Serbia dhe ish-Jugosllavia kishin vėnė embargo ndaj emrit tė Adem Demaēit

 

         Pushteti serb dhe ai jugosllav, me decenie tė tėra kishin vėnė embargo ndaj emrit tė Adem Demaēit. Pėr kėtė pushtet mjaftonte qė vetėm tė pėrmendej emri i Demaēit, ose t’i gjendej libri i tij “Gjarpinjtė e gjakut” dhe tė dėnoheshin njerėzit me vite burgu tė rėndė. Pėr kėtė pushtet ishte e mjaftueshme edhe vizita e rastit qė mund t’i bėhej Demaēit, nė mes tė burgjeve tė gjata, dhe vizitori tė kėrcėnohej, tė burgosej, tė torturohej nė kthinat e UDB-sė apo tė largohej nga shkolla, fakulteti apo nga vendi i tij i punės.

         Pa marrė parasysh kėtė embargo, tė rreptė dhe tė ēeliktė, tė pushtetit jugosllav ndaj emrit tė Adem Demaēit, pa marrė parasysh pasojat qė u rrinin mbi kokė shqiptarėve, emri i tij do tė jetė gjithnjė i pranishėm nė odat tona, nė mesin e rinisė sonė shkollore, nė shtypin ilegal tė Lėvizjes Ēlirimtare tė Kosovės. Ky emėr i armikut numėr njė tė pushtuesit tė shqiptarėve do tė brohoritet, fuqishėm, gjatė demonstratave tė para kosovare tė pasluftės sė Dytė Botėrore, mė 27 nėntor 1968, duke u kėrkuar edhe lirimi i Demaēit nga burgu 15-vjeēar. Kjo ishte hera e parė qė emri i Demaēit shqiptohej dhe brohoritej hapur para syve tė Partisė Komuniste tė Jugosllavisė, para UDB-ashėve dhe policisė sė pushtuesit dhe spiunėve nga radhėt e shqiptarėve. Kėshtu, mė nė fund, do tė hiqet embargoja e dhunshme ndaj ermit tė Adem Demaēit.

         Heqjen e kėsaj embargoje nga emri i Demaēit, definitivisht, e bėjnė demonstratat historike tė vitit 1981. Pranė parullės programore tė demonstratave tė ’81-shit, “Republikė Kushtetutė - ja me hatėr ja me luftė!”, masovikisht brohoritet emri i Adem Demaēit. Edhe pse kjo kishte ndodhur edhe mė parė, megjithatė, pas demonstratave tė vitit 1981, me qindra e mijėra atdhetarė tė inkuadruar nė Grupet, Organizatat dhe Partitė ilegale politike, do tė betohen, (para flamurit dhe fotografisė sė Adem Demaēit), se do ta ndjekin edhe ata rrugėn e Lirisė, tė cilėn e kishte trasuar Demaēi dhe brezat para tij.

         Erėrat demokratike qė do tė fryjnė nė vitet e ’90-ta tė shekullit tė kaluar edhe nė hapėsirėn e Kosovės, erėra qė nuk do ta sjellin dot lirinė kombėtare, do ta heqin, pėrfundimisht, kėtė embargo ndaj emrit tė Adem Demaēit, duke u bėrė emri i tij, kėshtu, i pranishėm nė gazeta, revista, radio, televizion, libra, tubime, pėrvjetorė, manifestime, kremte dhe festa kombėtare. Pėr Adem Demaēin, tashti, do tė flasin tė gjithė.

         Pėr Demaēin, mė nė fund, do tė shkruhen poezi, do tė kėndohen kėngė tė zgjedhura dhe do tė shkruhen libra tė veēantė. Tashmė, Adem Demaēi, do tė jetė pjesė e jetės sonė, duke bartur nė vete virtytet mė larta njerėzore, etike, kulturore dhe kombėtare.  

         Adem Demaēi, krejt ndryshe nga tė tjerėt

 

          Njerėzit e mėdhenj, zakonisht nuk kuptohen sa dhe si duhet nė kohėn e tyre. E njėjta situatė ndodh edhe me Adem Demaēin. Dikur, shumė moti, nė fillim tė viteve tė ’50 – tė shekullit qė lamė pas, kur ishte rrezik, shumė rrezik, qė tė shqiptohej fjala liri dhe Shqipėri, Adem Demaēi, jo vetėm i shqiptonte me forcė kėto fjalė, por organizonte edhe tė tjerėt pėr bėrjen e lirisė. E bėnte kėtė sepse ishte ndryshe nga tė tjerėt.

         Kur Adem Demaēi botonte romanin e parė nė Kosovė dhe ishte vėrejtur talenti i tij krijues, nė vend qė tė vazhdonte si shumica e shkrimtarėve dhe kolegėve e tjerė, tė shkruante dhe tė bėnte jetėn nėn robėri, ai zgjodhi diēka tjetėr, atė tė shkrimit tė Programit politik pėr ēlirimin e viseve shqiptare qė vazhdonin tė administroheshin nga pushtuesi jugosllav. Dhe, nė fillim tė viteve tė 60-ta tė shekullit tė kaluar, Demaēi nuk kėrkonte tė drejta dhe barazi me popujt tjerė qė jetonin nė shtetin e sllavėve tė jugut, por kėrkonte, as mė pak e as mė shumė, ribashkimin e tokave shqiptare nė njė shtet nė kufijtė etnik. Pėrsėri, Demaēi nuk kuptohej sa dhe si duhej, sepse ishte krejt i veēantė nga tė zakonshmit.

Nė kohėt kur dikush trumbetonte, e dikush mendonte seriozisht, se tashmė Kosova ishte subjekt i barabartė nė atė federatė dhe shqiptarėt duhej ta zhvillonin bashkim –vėllazėrimin, Adem Demaēi deklaronte, pas lirimit tė tij tė dytė nga burgu, nė vitin 1974: “Nė esencė, asgjė nuk ka ndryshuar. Ēdo gjė vazhdon me tė vjetrėn. Pėrsėri vazhdon tė sundojė klasa burokratike-parazitare. Ndryshimi i vetėm ėshtė se kjo burokraci flet shqip. Udhėheqėsit shqiptarė tė Kosovės vazhdojnė tė punojnė ashtu si urdhėrohen nga Beogradi”. Adem Demaēi, edhe mė tutje ka vazhduar tė jetė ndryshe nga tė tjerėt.

         Derisa vazhdonte jeta jonė nė robėri, pėr tė cilėn jo pak veta i kėndonin himne, kurse Titon e quanin “kepi i shpresės sė mirė”, Adem Demaēi nga qelitė e errėta dhe tė akullta serbe, dėrgonte mesazhe, - nėpėrmjet shokėve qė liroheshin nga burgu i vogėl dhe ktheheshin “nė burgun e madh”, siē thoshte ai pėr Kosovėn dhe viset tjera tė gjeografisė sė dhimbshme tė atdheut, jashtė Shqipėrisė, - qė ta vazhdohej lufta e nisur nga brezat e mėhershėm deri nė ēlirim e plotė. Kėshtu, kėtė amanet tė Demaēit, (e themi amanet, sepse kurrė nuk i dihej se a tė errėte nata apo tė zbardhte drita nė kazamantet e pushtuesit). Amanetin e pėrcillnin nga burgjet, herė Rexhep Mala, herė Isa Kastrati, herė Fehmi Lladrovci e herė atdhetarėt tjerė. Nuk mund tė ishte ndryshe Adem Demaēi. Pėrsėri, ai i ngjante vetėm vetes sė tij.

         Mė shumė se prania e tij fizike nė veprimtarinė patriotike, nė greva, nė demonstrata dhe protesta, ishte shpirti mobilizues dhe mesazhi i shembullit tė Demaēit, ai qė na udhėhiqte kur s’ishte pranė nesh, qė na trimėronte kur na mungonte guximi, qė na kurajonte kur na mungonte kurajoja, qė na kthente besimin pėr fitoren kur mungonte besimi. Pra, ai ishte tėrė kohėn me ne dhe pranė nesh.

         Adem Demaēi, kur ishte nė mesin tonė, nė vitet e ’90-ta, pas ferrit tė burgjeve tė pushtuesit, ishte diku pėr tė na shikuar nga afėr se si dikush po pėrpiqej qė ta paraqitnin jetėn nėn pushtim si jetė institucionale me “udhėheqje legjitime”, edhe pse ato “institucione” kishin mė pak fuqi sesa mjegulla e dobėt para diellit. Andaj, Demaēi duke mos u pajtuar qė t’i thėrriste gjėrat me emėr tjetėr pėrveē se me emrin e vėrtetė tė tyre, pėrsėri vazhdonte tė ishte ndryshe nga ne tė vdekshmit.

         Edhe kur i venin epitete tė ndryshme ai vetėm buzėqeshte, me atė buzėqeshjen qė i ka hije vetėm atij, dhe ecte mė tutje pėr tė gjetur shtigjet e reja pėr bėrjen e lirisė sonė. Edhe kur e lavdėronin dhe i ndajshtonin emrit tė tij fjalėt: simbol i qėndresės, simbol i bashkimit kombėtar, simbol i sakrificė, Mendela i shqiptarėve dhe i Evropės, e ēka jo tjetėr, ai pėrsėri buzėqeshte, ashtu si i ka hije vetėm atij, dhe sikur thoshte pa zė, e mė shpesh zėshėm: fjalė lavdie vetėm pėr dėshmorėt, vetėm pėr ata qė e kanė kryer detyrėn ndaj atdheut. Sikur nuk i bėnin pėrshtypje dhe nuk i dėgjonte kėto lėvdata. Sepse, siē thoshte shpesh, kemi ende rrugė tė gjatė pėr tė bėrė qė tė arrihet te caku.

         Kur i kishte rėnė UĒK-ja bririt pėr mobilizim, kur nė zyrat e ngrohta nė Prishtinė vazhdohej, me kokėfortėsi, tė zhvillohej “jeta e institucioneve” nė Kosovėn e robėruar, Adem Demaēi, do tė zgjidhej Pėrfaqėsues Politik i Shtabit tė Pėrgjithshėm tė UĒK-sė, duke dėshmuar, pėr tė satėn herė, se ai ishte gjithnjė aty ku kishte nevojė mė sė shumti.

         Shumė rrallė, tepėr rrallė, Demaēi do tė ligėshtohet nė jetė. Njė ēast ligėshtie njerėzore, ai do ta shprehė duke folur pėr dėshmorėt. Nė njė tubin, mė 27 nėntor 1998, ai pat thėnė: “Mė besoni se ėshtė shumė vėshtirė tė flas pėr bashkėmendimtarėt, bashkėveprimtarėt dhe bashkėluftėtarėt e mi qė vdiqėn nė tortura nė burgjet dhe nė UDB-nė jugosllave, qė ranė nė demonstratat dhe aksionet e armatosura nė rrugėn e lirisė dhe e kam shumė vėshtirė, tepėr tė vėshtirė, tė flas sot pėr djemtė dhe vajzat mė tė mira qė ka Kosova dhe populli ynė nė pėrgjithėsi, qė sot po vriten nė Drenicė dhe gjithandej Kosovės nė luftė me pushtetin kriminal, shovinist dhe fashist tė Serbisė! Mė besoni, se mė lehtė ėshtė tė jesh i vdekur, sesa tė flasėsh pėr shokėt e vdekur burgjeve, rrugėve dhe maleve. Por, ky ėshtė ēmimi i lirisė”, - e pat pėrfunduar fjalėn Adem Demaēi.

 

         Krishti s’ishte ndryshe

 

         Nė fund, sot, kur po shėnojmė 70-vjetorin e lindjes dhe 50-vjetorin e veprimtarisė sė Adem Demaēit, nuk ėshtė e mundur qė tė mos ia shtrojmė vetės ca pyetje: Ku ėshtė sot Adem Demaēi? A ėshtė i shtrirė nė ndonjė spital duke u shėruar jashtė Kosovės? A ka ndonjė pension kombėtar pėr ta siguruar njė ekzistencė tė dinjitetshme? A mendon ndonjė institucion i Kosovės qė t’ia ndajė njė Mirėnjohje pėr atė qė ka bėrė Adem Demaēi, nė kohėn kur shumica e liderėve tė tashėm tė Kosovės nuk ishin as tė lindur? A mendojnė sot udhėheqja e Kosovės, qė ta konsultojnė se ē’mendon Adem Demaēi pėr proceset nėpėr tė cilat po kalon Kosova, kur po vendoset fati i saj, pėr fatin e tė cilės Demaēi kishte menduar, vepruar e sakrifikuar ēdo gjė nga vetja e tij?

         Dhe, krejt nė fund.

         Gjatė pėrgatitjes sė librit kushtuar Adem Demaēit, i cili kėto ditė del nga shtypi, me titull “Demaēi - metaforė lirie”, tė cilin libėr e kam menduar si njė mirėnjohje dhe falėnderim timin, pėr mėsimin e ABC-sė pėr rrugėn sė lirisė qe e kam mėsuar nga ai, kam prezantuar aty rreth 60 mendime tė personaliteteve qė flasin pėr jetėn dhe veprėn e tij. Kėtu, tė mė ndieni qė t’i veēoj, vetėm dy prej tyre:

         I pari ėshtė mendimi i Azem Sylės, Shefi historik i Shtabit tė Pėrgjithshėm tė UĒK-sė, se: “Pėr gjeneratėn time, nė vitet e shtatėdhjeta tė shekullit qė shkoi dy kanė qenė burimet mė tė fuqishme tė frymėzimit dhe orientimit atdhetar, politik dhe jetėsor: Shqipėria dhe Adem Demaēi”.

         Dhe, mendimi i dytė pėr Adem Demaēin, janė fjalėt e Imzot Nikė Prelės, tė shqiptuara nė kishėn katolike nė Ferizajt, nė vitin 1990, me rastin e pritjes qė i bėhet Demaēit pas lirimit tė tretė nga burgu. Imzot Nikė Prela, me atė rast, pat thėnė: “A e keni parė ju Krishtin ndonjėherė? Ja, ky burrė ėshtė Krishti! Krishti ėshtė Adem Demaēi! Krishti s’ishte ndryshe! Ēka ka bėrė Krishti mė tepėr se ky?”  

    

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 




 
 
Kostenlose Webseite von Beepworld
 
Verantwortlich für den Inhalt dieser Seite ist ausschließlich der
Autor dieser Homepage, kontaktierbar über dieses Formular!