REXHEP QOSJA  NJĖ VOLTER I SHQIPĖRISĖ - ose rishpikja e shqiptarizmit

 

Shkruan: FERIDE PAPLEKA

 

       Rexhep Qosja tani ėshtė njė mit, miti i njė shkrimtari, i njė atdhetari, i njė politologu dhe i njė filozofi qė e pėrdor tė shkruarit pėr njė qėllim dhe njė ēėshtje tė madhe. Ajo ėshtė ēėshtja e njeriut nė pėrgjithėsi si qenie shoqėrore, por edhe e njeriut shqiptar nė veēanti si qenie me vetėdije kombėtare. Ai u ėshtė qasur nė mėnyrė tė suksesshme shumė gjinive e llojeve dhe shpeshherė duke i pėrtėrirė ato: histori letėrsie, roman, dramė, dialogė, ese, filozofi, sociologji, etikė, polititologji, kulturologji dhe publicistikė e jetės nė demokraci nė Shqipėrinė shtetėrore e nė Kosovė. Ai ka pėrshkuar nj ė rrugė tė gjatė pėr tė mbėrritur gjer kėtu me njė thesar tė madh shkrimtarie si njė krijues i gjithanshėm. Letėrsia e tij nė dukje gati pavetore te librat: "Vdekja mė vjen prej syve tė tillė" 1974, "Mite tė zhveshura" 1978, "I ringjalluri i penduar", 2002, "Njė dashuri dhe shtatė faje" 2003 etj., ka njė tingėllim tė gjithkohshėm pėr botėn njerėzore ashtu si e ruajnė kėtė tingėllim librat e historisė sė letėrsisė dhe tė kritikės letrare si: "Antologjia e lirikės shqipe " 1970, "Anatomia e kulturės", 1971, "Kontinuitete" 1972, "Panteoni i rralluar" 1973, "Historia e letėrsisė shqipe I, II dhe III" 1984, 1986, "Antologjia historike e letėrsisė shqipe" 1985, apo edhe jetėshkrimet si: "Asdreni, jeta dhe veprat" 1972, "Shkrimtarė dhe periudha" 1975, "Porosia e madhe" 1986, e duke pėrfunduar me vepra qė trajtojnė problemin themelor tė kohės sonė, ideologjinė e tronditur kombėtare dhe demokracinė e shpallur si: "Populli i ndaluar" 1990, "Strategjia e bashkimit shqiptar" 1992, "Ēėshtja shqiptare-historia dhe politika" 1994, "Paqja e pėrgjakshme", 1999, "Tronditja e shekullit" 2001, "Shpėrngulja e shqiptarėve sipas programeve kombėtare serbe" 2005, "Demokracia e shpėrdorur" 2005 etj. Vepra e tij ka sjellė dhe vazhdon tė sjellė ide dhe vizione tė reja nė jetėn tonė letrare, intelektuale, qytetare, politike dhe shoqėrore. Ai shfrytėzon fuqinė e pafund tė fjalės, ngjyrimet dhe tingėllimin e saj nė ēaste tė caktuara tė epokės sonė e tė jetės sė tij si shkrimtar dhe mendimtar pėr tė komunikuar me brezat shqiptarė kudo qofshin. Prandaj, kuadri krijues qosean ėshtė i pėrshkruar me shumė zėra e me shumė nuanca aq sa kur hasesh nė veprėn e tij, tė duket sikur futesh nė njė botė gati mistike, pėrballesh me njė galeri personazhesh, situatash e problemesh qė vishen me njė pasuri tė mahnitshme gjuhėsore.

 

       Ēėshtja shqiptare dhe alternativat pėr zgjidhjen e saj, e cila ėshtė bėrė njė nga qėllimet e mėdha tė jetės sė tij si atdhetar i jep njė ton sublim krejt veprės sė kėtij shqiptari tė madh. Ēėshtja shqiptare ėshtė "ēėshtje e popullit tė ndarė", thotė ai te libri "Ēėshtja shqiptare-Historia dhe politika". Nė kuptimin e tij, ideologjia kombėtare nuk duhet t'i lėshojė pe arbitraritetit, relativizmit apo skepticizmit. Kjo ideologji shpaloset me nėnkuptime tė qarta, duke krijuar njė autoritet tė vetvetishėm dhe duke bartur vlerėn e sė vėrtetės qė ia jep ky autoritet e qė karakterizohet nga gjenia e njė ligjėrimi shumėzėrash.

 

        Jo vetėm se Rexhep Qosja ėshtė quajtur njė rilindės i kohėve moderne, por origjinaliteti i tij i jashtėzakonshėm nė pėrcaktimin e ideologjisė kombėtare shqiptare nė veprėn filozofike ka parė frytet e veta nė sendėrtimin e idesė nga liria e ėndėrruar nė njė Kosovė tė lirė e tė pavarur, nė njė demokraci qė duhet tė formėsohet dhe nė ėndrrėn e madhėrishme tė Bashkimit. Ashtu si Platoni qė shpiku dialogun pėr tė shprehur filozofinė nė Antikitet, ky demurg i ēėshtjes shqiptare mėson kuptimin e tė qenit shqiptar nė kohėt e sotme, duke ndėrtuar njė vepėr qė do tė shėrbejė si pasqyra mė besnike e qenies sonė historike tė mbushur me drama tragjike. Pozicioni i vetėm i tij ėshtė shqiptarizmi i kulluar.

       Vepra e tij duhet lexuar e rilexuar sot si njė gjenealogji e shkrimit apo si njė jetėshkrim krijimtarie. Ai nuk e ngatėrron jetėn me ekzistencėn dhe nė kėtė lėvizje tė pareshtur qė zhbėn dhe ndėrton identitetet, pėrvijohet forca, brishtėsia, vrulli, mėnjanimi, tėrheqja, dashuria dhe mosdashuria. Mendimi nė veprėn e tij zotėron me fuqinė e me veēanėsinė e tij dhe lejon tė vizatosh ose tė skicosh njė hapėsirė estetike me njė "tjetėr" tė padukshėm. Kėshtu, ai ėshtė i kuptueshėm si traditė dhe si moderne, si rrėnjėsim qė vjen nga e kaluara e ngjitet nė tė ardhmen pa krijuar ndarje tė shkrimit, por ndarje tė qenies sė tij si shkrimtar e filozof me vepra qė kanė mesazhe tė gjithkohshme e i drejtohen njė tė panjohuri qė gjendet nė "horizontin e pritjes" sė shkrimtarit, nė njėrėn anė dhe si individ me veprėn publicistike, e cila dialogon e pėrfton njė rėndėsi tė veēantė nė kushtet e Kosovės e tė Shqipėrisė shtet, nė anėn tjetėr. Ai mendon qė ta mbajė sa mė larg lakuriqėsinė e pashmangshme tė ēdo raporti njerėzor dhe mungesėn e simetrisė nė ligjėrim qė ėshtė pasuri dhe qė i lejon atij si autor tė gjejė lehtėsisht vendin ku ndien dhe percepton, vendin ku tė shkruarit do tė shndėrrohet nė ide, nė mesazh, nė ēėshtje, nė shkak, nė pasojė, nė arsye ekzistence. Duke ndryshuar dhe shpejtuar ritmin nė kohė, vepra e tij ruan pėrherė njė identitet tė thellė, njė dallueshmėri qė rrallė e gėzon ndonjė autor tjetėr shqiptar. Librat e tij krijojnė njė unitet tė pandashėm qė i lidh njė ind i fuqishėm tėrėkohėsie e bashkėkohėsie.

       Qosja ka meritėn se e bėn njeriun shqiptar tė shohė me sy tė kuptueshėm gjer nė imtėsi (qė do tė pėrbėnte njė fenomenologji mė vete), "lėkurėn" tonė identitare. Paul Valery thoshte se lėkura ėshtė thellėsia e vėrtetė. Duke kėrkuar njė parim qė tė bashkojė e tė shprehė atė qė ėshtė shqiptare, ai ngjitet nė elementėt historikė tė botės sonė dhe nė pėrbėrėsit e saj modernė. Me fjalėt "bota shqiptare" ai pėrmbledh atė qė e dallon shqiptarin nė Shqipėri e Kosovė, nė Mal tė Zi, nė Serbinė Jugore, nė Maqedoni, nė Greqi e kudo qoftė nė botė.

 

DISA MENDIME PĖR VEPRĖN E TIJ LETRARE

 

       Mund tė thuhet se vepra letrare e Rexhep Qoses ka njė projekt tė madh e gati njė subjekt tė vetėm, por tė shprehur nė koncepte dhe forma tė panumėrta qė pėrfaqėsojnė njė shkrimtar tė vėrtetė. Ai guxon tė ndėrmarrė aventurėn e vėshtirė pėr tė pėrmbledhur nė veprėn e tij veēanėsinė e botės shqiptare tė gjymtuar, tė shqitur nga trungu mėmė, qė jeton nėn njė terror fizik, shpirtėror e psikologjik, njė botė tė plagosur rėndė, njė botė qė transmeton ankth e brengė. Kjo ide e pavdekshme pėr tė folur pėr shpirtra tė vrarė dhe pėr liri tė ėndėrruar na bėn ta konsiderojmė kėtė tokė si arenėn e njė spektakli tė pafund ku luhen mė sė shumti tragjeditė. Aty ndėrshihen shkėlqimet e ėndrrave dhe ndihet jehona e vdekjes. Personazhi nė veprėn e tij, pra njeriu nuk mund tė dashurojė, nuk mund tė ėndėrrojė, nuk mund tė jetojė, madje ai as nuk mund tė vdesė si tė gjithė. Pėr atė gjithēka ėshtė e ndaluar.

       Te libri me drama "Mite tė zhveshura" ai rikuptimėson mitet, duke shpalosur dramat ekzistenciale shqiptare nėpėr kohėra. Veē kėsaj aty shohim edhe njė pozicion universalist. Nė tri drama trajtohen tri tema tė mėdha, pėr tri periudha vendimtare tė fatit tonė historik: antikiteti, mesjeta dhe kohėt e reja. Nė dramėn e parė "Sfinga e gjallė" kemi ēmistifikim tė hakmarrjes, nė kohėn e vrasjeve tė fshehta nė Kosovė. Aty shtrohet edhe ideja e rėndėsishme se "lumturia nuk mund tė ndėrtohet mbi fatkeqėsinė e tjetrit"; drama e dytė "Beselam pse mė flijojnė", mund tė quhet njė dramė e vėrtetė morale ku hidhen dyshimet ekzistenciale tė njeriut, dėshira pėr jetė dhe ankthi e frika nga vdekja me idenė se jeta e mistershme njerėzore "ėshtė e brishtė dhe e shkurtėr". Autori e vendos ngjarjen nė kohėn e pėrpunimit tė metodave tė islamizimit nė Ballkan; drama e tretė "Vdekja e njė mbretėreshe" ėshtė monodramė me njė strukturė artistike tė veēantė qė mbulon shumė plane, ku gjuha kalon nga aluzioni nė ironi tė drejtpėrdrejtė me idenė se "as nė lumturi e as nė fatkeqėsi nuk jemi tė barabartė". Teatri Kombėtar, duke i vėnė nė skenė kėto vepra dramatike do tė shohė se si ndėrthuret aty struktura e dramės antike me atė moderne dhe sesi vishen fenomenet me njė prozė imagjinare qė pėrshkon nė mėnyrė elegante kufijtė e historisė e tė filozofisė.

       Njeriu i tij u beson ideve dhe lufton kundėr shtrembėrimit ose keqinterpretimit tė tyre me shprehje dhe imazhe qė na lejojnė tė themi tashmė se Rexhep Qosja ka krijuar njė tekst tė vetin, tepėr tė tejdukshėm e qė mund tė lexohet me zė tė ulėt si lutje hyjnore ose edhe me zė tė lartė si manifest. Ai ėshtė njė autor qė na nxit tė zhbirojmė, tė ndiejmė e tė pėrjetojmė trishtim apo ngashėnjim, gėzim apo hidhėrim, mėri apo dashuri, frymėzim apo zvetėnim. Inteligjenca e tij na ndihmon tė shkojmė pa u frikur nė kėrkim tė sė vėrtetės. Ēdo libėr i tij shpalos njė tezė, trajton njė subjekt tė pėrcaktuar qė lidhet me fije tė brendshme apo tė jashtme me subjekte tė tjera, duke krijuar kėshtu njė tėrėsi unike nė veprėn e tij. Ai ka arritur tė pėrshkruajė me ironi tė thellė sekretin e dhimbjes sė njė jete pa liri, si dhe vrujimet dhe dredhat e krijimit letrar dhe artistik, duke bėrė tė lindet njė personazh i tretė disi i pakapshėm dhe krijues, figurant, i ēfiguruar, fantomatik, konkret, fantazmagorik, pėrvijues i tė gjitha formave tė qenėsisė. Lėvizja krijuese ėshtė njėherėsh njė pėrzierje e mendimit imagjinar dhe e mendimit konceptual nė veprėn e tij, e cila pėrbėn edhe brengėn e tij. Kjo brengė jepet ndonjėherė te ndjenja e kotėsisė, melankolisė, mėrzisė e dhimbjes sė shpirtit. Romani "Vdekja mė vjen prej syve tė tillė", qė ėshtė njė nga veprat mė tė shkėlqyera tė letėrsisė sonė kombėtare, mishėron shqetėsime tė tilla ekzistenciale. Aty pėrjetohet ankthi, njė ndjesi papėrshtatshmėrie me veten dhe botėn, tė cilės i pėrket, zbrazėtia, njė pėshtjellim i jashtėsisė me brendėsinė. Madje, shpesh-herė tė duket sikur shpresa ka vdekur, sikur e pariparueshmja gėrryen jetėt pafundėsisht: "Me ardhjen prej qabes, pėr disa ditė tė ardhshme, Trashja sillte flokė tė shprishura nėn facoletėn grimagrima, shikime tė pėrvuajtura, shpesh tė hidhura, buzė tė kyēura, heshtje varresh...Ishte njė guaskė e mbyllur deti, tė cilėn mund ta ēelėsh vetėm po ta thyesh; ishte njė breshkė e tėrhequr nėn samarin e vet, tė cilėn mund ta nxjerrėsh vetėm po ta pėrgjakėsh; ishte njė ujkonjė e plagosur, sė cilės ia qetėson plagėt vetėm me plumb... Nėn maskėn e heshtjes dhe tė belbėzimeve, nė tė vėrtetė, ajo fshihte njė dhembje shumė mė tė madhe se kur kishte ikur prej shtėpisė dhe...(f. 24, "Toena", 1998). Dhimbja dhe mėrzia janė fruta tė vdekjes. Edhe nėse nuk vdes njeriu i pėrvojave tė tilla, ai ėshtė njė qivur i pakallur qė nuk shihet nga shumica. Se dhimbja dhe dashuria janė pronė e njeriut tė vėrtetė. E ata janė tė rrallė. Ai e thotė mrekullisht pak mė poshtė: "Njerėzit s'shtrojnė pyetje kur s'janė tė nxitur prej dhembjes apo prej dashurisė, qė u pėrkasin vetėm atyre" ( f. 27). Drama romaneske arrin kulmin kur personazhi kryesor, Xhezairi i Gjikės sheh nė ėndėrr njė fantomė dhe njė palė sy qė i janė drejtuar si zjarret e ferrit qė djegin e shkrumbojnė pa pushim dhe nė ēastin kur ai nuk i duron mė ata dhe kur e njeh se cili ėshtė, kėlthet: "Ēfarė sysh! Vdekja mė vjen prej syve tė tillė! (f. 82). Kjo mbase ėshtė shprehja mė e fuqishme dhe mė rrėnuese nė krejt letėrsinė. Dhe ky mbase ėshtė titulli mė i gjetur, njė titull qė transmeton drejtpėrdrejt shqetėsimin metafizik dhe dėshpėrues tė njeriut qė ia kanė vjedhur e vrarė lirinė, tė njeriut qė ecėn me dhimbjen pėr tė jetuar. Ky roman mbetet si njė bėrthamė rreth sė cilės do tė vendoset konstelacioni i veprave tė tij tė mėvonshme, si ato letrare apo ato filozofike.

Edhe te romani tjetėr "Njė dashuri dhe shtatė faje", ("Toena", 2003) njė vepėr monumentale prej 500 faqesh, e cila ndėr tė tjera dėshmon begatinė krijuese tė autorit, vazhdohet dialogu letrar e filozofik i nisur qė mė parė e qė merr shtrirje tė gjerė nė kohė. Aty luftohet kundėr njė tė keqeje thuajse tė lindur e njeriu pėrpiqet tė jetė vetvetja. Ajo ėshtė historia qė e tjetėrsojnė e qė zbulon njerėzit e vegjėl e atėherė shfaqet dhuna nė tė gjitha format, por sidomos dhuna verbale, murmurimat qė s'tė shqiten nga mendja ku edhe dashuria fajėsohet. Ėshtė njė kohė e trishtė ku imazhet zmadhohen, shumėfishohen si tė jenė para pasqyrave tė panumėrta e i japin romanit njė vlerė shumėformėshe si njė simfoni tragjike e pambaruar. Nė kėtė roman me "kuptime tė fshehura" bėhet njė provė e suksesshme e romanit modern qė pėr nga elementet formale mund pėrqaset me veprėn "Uliksi" tė James Joyceit dhe pėr nga mėnyra e gjetjes sė intrigės me romanin "Emri i trėndafilit" tė Umberto Ecos. Aty shohim prologun, monologun, dialogun, dramėn, poezinė, tė folurit nė vetėn e parė, tė dytė apo tė tretė, format e shkrimit surrealist pa pikė e pa presje, shkrimin dramatik shekspirian, rrėfimin agustinian, enciklopedinė, gjuhėn bisedore, prologun dhe ligjėrimin e zymtė si fjalėt mortore tė Bossuets, emra heronjsh, njerėzish, shkrimtarėsh, filozofėsh. Me thėniet e tyre. Kotėsia jepet si diēka qė rri pezull, duke i bėrė tė ndjeshme tė tashmen, tė kaluarėn e tė ardhmen. Retrospekcioni apo trajtimi nostalgjik i vetėsisė dhe parakohėsia ose mendimi pėr vdekjen, tregojnė njė realitet nė pavlerėsi. Gjatė gjithė romanit ka njė lloj tensioni, njė mungesė tragjike, objekte dhe persona alegorikė dhe tė vėrtetė, qė vė nė dukje karakterin e pėrkohshėm tė njė realiteti absurd qė shkon nė shpėrbėrje. Koha gllabėron, por ajo qė shkruhet tė jep pushtetin tė flasėsh pėr njė ndjesi tė dhimbshme, pėr njė ngurtėsim, pėr njė asgjėsim tė qenies dhe pėr njė pėrvojė tė mynxyrshme. Pėrballė kėtij realiteti tė ēuditshėm tė botės, me imazhe goditėse tė unit dhe tė tjetrit, tė ėndrrės dhe iluzionit vjen ēasti qė bėhet dhimbje e qė shpaloset pėrmes njė ironie tė hollė: "Relikti i tretė ishte njė libėr... Ore vlla, i dashni vlla, / t'i shoh plumat kah t'kanė ra... Nė librin qė kam kėtu, qe, nė kėtė strajcė, thuhet se njerėzve mė mirė u shėrben e vėrteta e hidhur sesa gėnjeshtra e kėndshme... Qofsh i bekuar kur tė flasėsh/ dhe qofsh i bekuar kur tė heshtėsh... Pse?/ Pse, pse?/ Pse? Pse? Pse?... ėndėrra zhgjėndėrr... DITA KUR E KISHTE HUMBUR KUJTESEN... Nuk e di me ēfarė veli do tė vishej Hana ditėn e martesės; dhe nuk e di a do tė zgjidhte vjollcė a trėndafil pėr t'u stolisur atė ditė... por e di se unė dhe Hana do tė martoheshim mbas nėntėdhjetė ditėsh, nė fillim tė pranverės, sikur ėndrrėn e saj (pėr velin, vjollcėn, mbiemrin e saj tė shtuar nė mbiemrin tim dhe djalin e dy ēikat) tė mos e kishte zhbėrė njė e papritur e paimagjinueshme, aq e paimagjinueshme thuajse e kishte pėrgatitur farė fantazme... Mos i vritni zogjtė shtegtarė; mos i vritni drenushat; as ata qė ėndėrrojnė pėr tė nesėrmen; mos tė ishin ėndrrat nuk do tė durohej pėrditėsia; flokėt e thinjur tė derdhur nė jastėk, flokė tė argjendtė; ndreqja qafėn, ndreqja, shpejt do tė japė shpirt; ēfarė vdekje e bukur!" etj., etj.

       Nuk mund tė mos e shohėsh tek ai idealin e njė shkrimtari qė e quan imagjinatėn dhe fjalėn si atdheun e vetėm tė shkrimtarit pėr t'u zhytur nė njė planet fiksional tėrėsisht shqiptar dhe idealin e njė mendimtari pėr njė botė tė virtytshme qė duhet ta arrijmė, nėpėrmjet pėrsosjes nė botėn e prekshme, tė pėrditėsisė. Qosja shkrimtar dhe Qosja mendimtar duhen parė veē e veē doemos, se aty veprohet me mekanizma tė ndryshėm ligjėrimorė: i pari pėrdor fiksionin dhe i dyti realitetin, por ata tė dy i bashkon njė rrugėtim drejt dritės sė mendimit pėr tė prekur atė qė ėshtė e qenėsishme, mė domethėnėse, mė e vėrtetė, mė e bukur. Shkrimtari shfaqet te mendimtari dhe mendimtari te shkrimtari. Pėr tė arti i tė shkruarit nuk ėshtė kombinim abstrakt fjalėsh, por ēėshtje e krijimit tė njė personazhi apo e formėsimit tė njė ideje brenda atmosferės historike e psikologjike thellėsisht shqiptare qė pėrbėn edhe plastikėn e mendimit tė tij tė qartė. Lexuesi i tij e kupton sesi zhvillohet subjekti, ndien ritmin pėrmes argumenteve tė fushave tė shumta tė dijes qė lejojnė njė qasje tė disafishtė tė problemit. Lėvizja e brendshme nė tekstet e tij lidhet edhe me emocionin e qė e bėn mė tė dukshėm mendimin. Aty bulėzon jeta, ndjesitė e shpirtit e tė mendjes. Montaigne thotė se kjo ėshtė cilėsi e autorėve tė mėdhenj.

       Qosja ėshtė adhurues i thellė i Naim Frashėrit. Ai e shpjegon qartė panteizmin e tij idealist, si dhe motivet e mėdha tė veprės sė tij si pasues i iluministėve francezė. Krenaria pėr emrin shqiptar qė na e mėson Naim Frashėri, duke e shndėrruar atė nė njė kushtetutė shpirtėrore, ėshtė njė lajtmotiv, i cili lartėsohet nė veprėn e Rexhep Qoses. Naim Frashėri pėr tė ėshtė modeli i shqiptarit qė tradicionalisht shoqėrohet me idetė mė sublime tė virtyti te tė mirėsisė tė shkrira pėr ēėshtjen kombėtare. Te libri "Porosia e madhe" qė i kushtohet jetės dhe veprės sė rilindėsit tė shquar dhe qė mbetet deri tani njė nga librat mė tė plotė pėr figurėn e Naim Frashėrit, nė kreun e fundmė Rexhep Qosja shkruan: "Nė fillimet e Rilindjes Kombėtare Shqiptare do tė shtrohet pyetja: si tė bėhet Shqipėria - e cila pesė shekuj nuk ishte, dhe si tė bėhet shqiptari - i cili gati pesė shekuj ishte i robėruar?.. Vepra e Naim Frashėrit ėshtė pėrgjigjja mė e menēme, mė e drejtė dhe mė e bukur qė do tė jepet nė ato pyetje, sepse: .. vepra letrare e Naim Frashėrit ėshtė vepėr e mendimtarit qė di tė tė shqetėsojė me bukurinė e fjalės dhe e vjershėtorit, qė di tė tė qetėsojė me menēurinė e mendimit. .. sepse nė njė kohė, vendimtare pėr shumė kohė tė pastajme, ia ka ndriēuar rrugėn me porosinė mė tė menēur, nė tė vėrtetė me porosinė e madhe tė veprės sė tij ".( f. 544, bot. "Toena", 2000).

       Nuk mund tė mos e shohėsh tek ai idealin e njė shkrimtari, qė e quan imagjinatėn dhe fjalėn si atdheun e vetėm tė shkrimtarit pėr t'u zhytur nė njė planet fiksional tėrėsisht shqiptar dhe idealin e njė mendimtari pėr njė botė tė virtytshme qė duhet ta arrijmė, nėpėrmjet pėrsosjes nė botėn e prekshme, tė pėrditėsisė. Qosja shkrimtar dhe Qosja mendimtar duhen parė veē e veē doemos, se aty veprohet me mekanizma tė ndryshėm ligjėrimore: i pari pėrdor fiksionin dhe i dyti realitetin, por ata tė dy i bashkon njė rrugėtim. Shkrimtari shfaqet te mendimtari dhe mendimtari te shkrimtari. Pėr tė arti i tė shkruarit nuk ėshtė kombinim abstrakt fjalėsh a shprehjesh tė rastėsishme, por ēėshtje e krijimit tė njė personazhi apo e formėsimit tė njė ideje brenda atmosferės historike e psikologjike thellėsisht shqiptare, qė pėrbėn edhe plastikėn e mendimit tė tij tė qartė. Edhe te veprat me histori dhe kritikė letrare qė do tė mbeten jashtė kėtyre radhėve si njė studim mė vete, lexuesi e kupton sesi zhvillohet subjekti, ndien ritmin pėrmes argumenteve tė fushave tė shumta tė dijes, qė lejojnė njė qasje tė disafishtė tė problemit. Lėvizja e brendshme nė tekstet e tij lidhet edhe me emocionin e qė e bėn mė tė dukshėm mendimin. Aty bulėzon jeta, ndjesitė e shpirtit e tė mendjes. Montaigne thotė se kjo ėshtė cilėsi e autorėve tė mėdhenj.

 

DISA MENDIME PĖR VEPRĖN FILOZOFIKE E POLITOLOGJIKE

 

       Vepra e Qoses pėrbėhet nga piketa tė shumta orientimi, qė ndihmojnė tė pėrshkosh edhe thellėsitė tona historike e njerėzore, e shfaqen si bartėse tė njė kuptimi tė brendshėm, tė njė atmosfere qė ėshtė plot sekrete. Ritmi i krijimtarisė sė tij vihet re te shndėrrimi i temave qė pėrsosin arkitekturėn e veprės. Aty bėhet njė sintezė nėpėrmjet njė udhėtimi dokumentar dhe pėrsiatės deri nė thellėsi tė shpirtit tonė shqiptar. Vepra e tij mbėshtet interpretimin e njė epoke tė tėrė nėpėrmjet njė vizioni qė ka luajtur njė rol tė rėndėsishėm nė vetėdijen kolektive tė popullit shqiptar tė Kosovės pėr liri e pavarėsi. Emocioni dhe arsyeja shkojnė krahas nė veprėn e tij. Ajo pėrmban ide, qė njeriu shqiptar nuk duhet t'i harrojė. Se liria ėshtė gjė e shenjtė qė nuk dhurohet, por fitohet dhe se demokracia duhet kultivuar si bima qė tė rritet e zbukurohet.

       Libri "Populli i ndaluar" flet pėr tragjizmin qė e ka shoqėruar fatin e shqiptarit tė Kosovės. Me mesazhe tė gjithkohshme filozofike, vepra e tij drejtohet nga njė lėvizje qė ēon nė pėrfundime historike e filozofike pa kapėrcime; sinkronia dhe diakronia nė hulumtimet e tij letrare e historike kanė sjellė gjithherė njė fjalė tė qėndrueshme e me lėndė jetėsore tė dokumentuar. Duke kėrkuar njė parim qė tė bashkojė e tė shprehė atė qė ėshtė botė shqiptare, ai ngjitet nė elementėt tanė historikė dhe nė pėrbėrėsit e saj modernė. Me fjalėn "bota shqiptare", Qosja pėrmbledh atė qė e dallon shqiptarin nė Shqipėri e Kosovė, nė Mal tė Zi, nė Serbinė Jugore, nė Maqedoni, nė Greqi e kudo qoftė nė botė.

       Nė librin "Tronditja e shekullit" ai bėn njė rrėfim qė u shkon kulteve nė kohėt e reja. Me fjalė shpirtėrore qė lidhen me momente nga mė tragjiket tė popullit tonė, ai pėrmbush njė nga detyrat imediate tė kohės. Me idetė shqiptare tė shpėrndara, tė rralluara si "panteoni" i shumė kohėve tė shkuara, ai bėn pohimin mė tė lumtur nė mes tė tragjedisė. "Shqiptarėt pėr herė tė parė nė histori u gjetėn bashkė, tė lidhur". Fjala "bashkė" ka njė ngjyrim historik. Ai thekson nė njė intervistė tė qershorit 1999, se drama tragjike shqiptare nė fund tė shekullit pati anėn e saj madhėshtore. Ajo i nxori shqiptarėt fitues. Kjo ėshtė kaq e natyrshme, sa shkrimi duket si diēka e qenėsishme, nė atė udhėtim tė ri nėpėr Golgotanė kosovare.

Libri manifest "Paqja e pėrgjakshme" ("Toena", 1999), do tė mbetet kronika mė madhėshtore pėr Konferencėn e Rambouillet, "kur bota po merrej me Kosovėn" dhe kur "pėr herė tė parė nė histori interesat e popullit shqiptar ishin nė pėrputhje me interesat e Fuqive tė Mėdha perėndimore", pėr tė "rigjetur arsyen e krenarisė historike", ashtu si shkruan autori. Si njė nga anėtarėt e delegacionit pėr nėnshkrimin e marrėveshjes, qė pėr fat ishte edhe shkrimtar e atdhetar, Rexhep Qosja i ka lėnė historisė sonė kombėtare njė vepėr tė pazėvendėsueshme. Aty historia jepet e materializuar, flasin e drejta, dėshirat, liria e ėndėrruar, dilemat, ankthi. Nė zemrėn e atdhetarit kėmbehen gėzimi me pikėllimin. Pėrshkrimi i momenteve tė nėnshkrimit tė marrėveshjes ėshtė i ngarkuar me peshėn e historisė, nga njė penė e sprovuar, qė sidoqoftė nuk harron pėr asnjė ēast se ėshtė edhe shkrimtar, qė ka vizion tė qartė historik, por nuk mund tė mos shkruajė se "nata sy nuk ka", se "qėmton dėborė" se "ėshtė natė e kthjellėt: shihen yjtė" por "kush ka kohė t'i shohė yjtė", se "pėrjashta bėn ftohtė. Ftohtė bėn edhe nė zemrat tona" (f. 302) dhe pėrshkruan me vėrtetėsi ēastet kur pėrfaqėsuesi i UĒK-sė, para se tė nėnshkruajė marrėveshjen, kėrkon tė kėshillohet me luftėtarėt e lirisė sė Kosovės e me popullin: "Ishin vuajtjet e atdhetarit mė tė pėrkushtuar, i cili po sheh se liria dhe pavarėsia e Kosovės, pėr tė cilėn kishte dalė tė vdiste nė malet e Drenicės, po humbin kėtu nė sallonet e shkėlqyera tė Rambujesė" ( f.311), apo ēasti kur lexohet letra e Ismail Kadaresė, si personalitet i shquar, i cili e quan nėnshkrimin e marrėveshjes "njė fat historik pėr gjithė kombin" (f. 316). Gjithsesi, "Paqja e pėrgjakshme" ėshtė njė libėr i hapur, qė duhet lexuar e rilexuar pėr ta vėshtruar tė sotmen nė njė kėnd mė tė gjerė, pėr t'u bėrė nė shpirt mė tė lirė e pėr tė ndėrtuar njė raport tė drejtė midis tė kaluarės dhe tė sotmes e sė fundi pėr tė kuptuar vlerėn e vėrtetė tė veprės sė bijve tė zgjedhur tė Kosovės nė fundshekullin qė kaloi.

       Ai e farkėton demokracinė nė njė ligjėrim konkret dhe pėrkėtej mynxyrės komuniste e shembjes sė ideologjisė sė saj, pėrkėtej mitologjive tė jetės komunitare, argumenton domosdoshmėrinė e njė mendimi tė qartė demokratik nė kohėt e reja. Vetėm kėshtu mund tė mbrohen vlerat, nė tė cilat do tė mbėshtetet demokracia dhe qytetėrimi modern. Te libri "Demokracia e shpėrdorur" ai shkruan: "Nė jetėn tonė politike ende tė gjitha janė tė mundshme, sepse nė jetėn tonė shoqėrore ende mungon faktori pa tė cilin demokracia shumė lehtė bėhet farsė tragjikomike e luajtur nė institucione politike, partiake e administrative: mungon opinioni i formuar publik, tė cilit ndėrgjegjen ia pėrcaktojnė e vėrteta dhe e drejta" (f. 110). Nė kėtė libėr programatik parakalojnė skena tė jetės sonė tė pėrditshme. Syrit tė tij tė freskėt, por tė shqetėsuar nuk i shpėtojnė dot anakronizmat dhe mendėsia e vjetruar qė shpėrdorojnė demokracinė. Prandaj gjykohet Kuvendi dhe qeverisja pa opozitė nė Kosovė, prandaj gjykohet Kongresi i socialistėve shqiptarė mė 12 dhe 13 dhjetor 2002, si kongres vetėm i duartrokitjeve pėr Fatos Nanon, prandaj gjykohet mendimi i shkrimtarit Bashkim Shehu pėr Ivo Andriqin, si i nxituar dhe prandaj gjykohet kiē politika si njė sajesė e klanizmit dhe e nepotizmit. Me qėndrime kritike ndaj bashkėkohėsisė e sė shkuarės sonė, ai godet epigonizmin, vlerat e rreme, anakronizmin, akademizmin dhe dukuri tė tjera qė e pengojnė vetėdijen e re moderne tė ecė pėrpara.

       Qosja ėshtė njė autor i shumėfishtė. Ky ėshtė tipari i pėrbashkėt i shkrimtarėve tė mėdhenj. Duke e lexuar nė ēdo krijim tė tij, vėren mjeshtrin e prozės dhe mendimtarin e kthjellėt pėr ēėshtjet e kulturės dhe politikės nė demokraci. Tė flasėsh pėr mendimin e tij nuk mjafton tė sjellėsh disa shembuj apo tė pėrmendėsh disa libra, por tė analizosh e tė nxjerrėsh pėrfundime qė janė si diagnozė shėruese.

 

       Ushtrimi i filozofisė kombėtare te vepra e Rexhep Qoses ėshtė shkruar, duke pėrpunuar njė formė krejt tė ndryshme nga bashkėkohėsit. Aty dėgjohet njė zė i ēuditshėm, pėrzierje e zėrit tė historisė me zėrin e autorit. Ėshtė fjala pėr njė univers mendimi, pėr njė strukturė shprehjesh nė njė proces zinxhir, qė shndėrrohet nė vetėdije dhe harmoni. Veēanėsia e stilit, forma e gjetur gramatikore e sintaksore vulos pothuajse tėrė veprat e tij. Ai ka bėrė me veprat e tij njė medium, nė tė cilin ushtron shumė elemente tė ligjėrimit. Vizioni i sė tėrės dhe fuqia e ēdo elementi i marrė nė mėnyrė tė veēantė, pėrbėn tė vėrtetėn e asaj qė transmetohet, ose si tė thuash pėrbėn syrin e tretė qė gjykon botėn. Lexuesi gjen aty lėndėn e njė projekti politik tė korrigjuar. Ai shpalos parime institucionale, politike, etike, morale, kulturore, juridike pėr njė qeverisje tė pėrparuar me njė kritikė tė qėndrueshme ndaj shformimeve demokratike.

       Bota te vepra e tij ėshtė njė botė e gjallė dhe njeriu aty luan rol pėrcaktues. Individi shqiptar pėr Qosen ėshtė njė qenie e fuqishme, qė duhet tė mbajė nė shpirt historinė tonė, si burimi mė i sigurt i vetėnjohjes. Prej kėtej ai kėshillon sjelljen shqiptare, qė duhet tė ngrihet mbi dhimbjen.

       Dija e gjerė dhe e thellė i jep aspekt enciklopedik veprės sė tij. Si njė punėtor i palodhur i shkrimtarisė, ai i drejtohet arsyes dhe imagjinatės sonė, historisė sė mendimit e tė kulturės botėrore, me njė ligjėrim tė arsyetuar dhe me mjete gjuhėsore qė janė demokratizim i ideve tė mėdha: Adhurimi pėr veprėn e Rexhep Qoses, pėr doktrinėn e tij qė ėshtė e qartė: ruajtja dhe transmetimi i shqiptarizmit, kėrkon njė angazhim tė madh, njė qėndrim ideologjik kombėtar. Pėr Rexhep Qosen e vėrteta ėshtė njė e thėnė qė s'ka nevojė pėr zbukurime. Ėshtė njė akt kombėtar t'i kesh librat e tij nė bibliotekėn tėnde. Besimi pėr liri dhe pėr tė ardhme demokratike ėshtė transpozuar nė tė gjithė veprėn e tij, ndaj tė shkruash pėr Rexhep Qosen, pėr profetin e shqiptarizmit nė kohėt moderne, ėshtė njė detyrė e vėshtirė dhe njė nder i madh. Vepra e tij ėshtė pjesė e kulturės dhe mendimit shqiptar tė kohėve moderne, por ajo duhet tė shndėrrohet nė njė element aktiv tė kėsaj kulture e tė kėtij mendimi. Ai ėshtė njė Volter i Shqipėrisė, njė Naim Frashėri i dytė. Puna e tij krijuese i ngjan njė beteje tė madhėrishme. Populli shqiptar duhet t'i falet veprės sė tij si njė tempull.

25 qershor 2006 nė 70 vjetorin e lindjes(Huazuar nga gazeta Tiranase "SHQIP") 

 

 

 

70-VJETORI I LINDJES SĖ AKADEMIKUT REXHEP QOSJA

 

       Pikėrisht  me 25 qershor 2006 mbushen plot 70 vjet, qė kur nė fshatin Vuthaj tė Malit tė Zi lindi akademiku Rexhep Qosja. Prej dyzet vjetėsh, qyshse me botimin e veprės sė parė ("Episode letrare", 1967) dhe deri mė sot, numėron mbi 40 vepra, qė mbajnė emrin e tij. Rexhep Qosja ėshtė ndėr tė vetmit, qė mori pėrsipėr studimin e veprės dhe tė jetės sė Rilindėsve tanė. Nuk ėshtė rastėsi qė njė nga kryeveprat e tij, "Porosia e madhe" iu kushtua poetit tonė kombėtar, Naim Frashėrit, kėtij simboli tė Rilindjes sonė.

       Nė vitet 1984 - 1986, studiuesi pėrmbledh nė tre vėllime, Historinė e Letėrsisė shqipe. Mė 1973, qysh nė fillimet e veta, duke folur pėr rolin e kritikės dhe modernitetit, Rexhep Qosja pohoi se "realizmi socialist nuk ėshtė as realizėm, sepse ėshtė romantizėm".

       Nė vitin 1990 botohet libri "Populli i ndaluar", njė vepėr e plotė mbi kėrkesat legjitime tė shqiptarėve nė Jugosllavi. Njė vit mė vonė boton njė vepėr tjetėr, tė po kėtij rrafshi me titullin e hapur "Strategjia e bashkimit shqiptar". Dy vjet mė vonė, mė 1994 vjen botimi "Ēėshtja shqiptare - historia dhe politika". Nė njė intervistė tė vitit 1993, Rexhep Qosja shpreh hapur idealin e tij: "Kam njė ideal: bashkimin e popullit tė ndarė shqiptar dhe njė shpresė: se kjo do tė bėhet". Vepėr tjetėr e Qoses ėshtė "Fjalori demokratik", njė libėr pėr demokracitė e sapolindura, qė vijnė nga regjime totalitare.



Vepra tė botuara tė akademikut Rexhep Qosja

1. Episode letrare, 1967

2. Dialog me shkrimtarėt, 1968

3. Kritika letrare, 1969

4. Antologjia e lirikės shqipe, 1970

5. Kontinuitete, 1972

6. Asdreni – jeta dhe vepra e tij, 1972

7. Panteoni i rralluar, 1973

8. Vdekja mė vjen prej syve tė tillė, 1974

9. Shkrimtarė dhe periudha, 1975

10. Anatomia e kulturės, 1976

11. Mite tė zhveshura, 1978

12. Prej tipologjisė deri te periodizimi, 1979

13. Morfologjia e njė fushate, 1980

14. Nocione tė reja albanologjike, 1983

15. Historia e letėrsisė shqipe I, 1984

16. Historia e letėrsisė shqipe II, 1984

17.Antologjia historike e letėrsisė shqipe, 1985

18. Historia e letėrsisė shqipe III, 1986

19. Porosia e madhe, 1986

20. Populli i ndaluar, 1990

21. Strategjia e bashkimit shqiptar, 1992

22. Ēėshtja shqiptare – historia dhe politika, 1994

23. Bardhja, 1995

24. Ligjėrime paravajtėse, 1996

25. Fjalor demokratik, 1997

26. Paqja e pėrgjakshme, 1999

27. Tronditja e shekullit I, 2001

28. Tronditja e shekullit II, 2001

29. I ringjalluri i penduar, 2002

30. Njė dashuri dhe shtatė faje, 2003

31. Tri mėnyra tė shkrimit shqip, 2004

32. Demokracia e shpėrdorur, 2005

33. Shpėrngulja e shqiptarėve, sipas programeve kombėtare

serbe, 2005

34. Ideologjia e shpėrbėrjes, 2006

35. Te vėrtetat e vonuara, 2006

Vepra tė pėrkthyera nė gjuhė tė huaja

1. Vdekja mė vjen prej syve tė tillė, 1974, 1976, 1979, 1994,

1995, 1997, 1999

2. Sfinga e gjallė, 1976

3. Letėrsia dhe kritika, 1979

4. Populli i ndaluar, 1990

5. Beselam pse mė flijojnė, 1992

6. Ēėshtja shqiptare – historia dhe politika, 1995

 

  

     

 
"BesianaInfo" uron Akademikun Rexhep Qosja nė 70 vjetorin lindjes me njė Falenderim tė Madh pėr Veprėn e Madhe tė Tij, me urimin pėr shėndetin e mirė, tash nė prag tė realizimit tė projekteve tė Tij Kombėtare dhe qė tė na jap edhe vepra tjera tė ēmueshme



Kostenlose Webseite von Beepworld
 
Verantwortlich für den Inhalt dieser Seite ist ausschließlich der
Autor dieser Homepage, kontaktierbar über dieses Formular!