Vepra letrare e Adem Demaēit   

TORZOJA E VEPRĖS SĖ ADEM DEMAĒIT...

                                                                                                    

Shkruan:  Sadri Fetiu

 

Hyrje

 

        Studiuesi i Veprės sė Adem Demaēit, nė pėrsiatjet e para pėr tė bėrė vlerėsime dhe pėrgjithėsime tė krijimtarisė sė kėtij autori, do tė nxjerrė pėrfundim se para vetes ka tri pjesė tė ndryshme tė njė torzoje antike, tė cilėn faktori kohė e ka mbuluar nė thellėsitė e dheut dhe tė rrėnojave, nėn tė cilat gati njė shekull ėshtė gjetur Kosova e robėruar nė pėrpėlitje tė vazhdueshme pėr t’u ēliruar nga pushtuesi i egėr, i cili pėrpiqet ta zhbėjė qė nga indet e njė populli tė lashtė, kultura e tė cilit me rrėnjė tė thella mijėvjeēare nė kėtė tokė, nuk arriti tė zhvillohet kurrė me shkėlqimin e saj tė plotė.

        Torzoja e veprės sė Adem Demaēit si simbol, me tė cilin krijohen parafytyrimet pėr tė tri pjesėt e saj, mbetet vėrtet e kėtillė nė imagjinatėn e studiuesit, i cili para veprės sė artit shtron vetėm kėrkesa estetike, duke mohuar ose duke lėnė me njė anė kohėn, rrethanat, traditėn dhe faktorėt e tjerė determinues pėr veprėn artistike.

        Pjesa e parė e torzos simbolike tė veprės sė Demaēit i ka tė gjitha elementet e anėsisė sė poshtme tė shtatores antike, kėmbėn e saj me gishtėrinj tė skalitur qartė, me shputėn dhe thembrėn, me zogun e kėmbės, me plot muskuj tė tendosur, qė paralajmėrojnė njė ecje tė sigurt dhe njė rritje tė suksesshme tė bukurisė madhėshtore tė shtatores nė Panteon.

        Pjesa e dytė e kėsaj torzoje do tė parafytyrohej si njė copė e kraharorit burrėror qė, bashkė me harmoninė, do tė pėrfaqėsonte edhe njė frymėmarrje tė shlirshme, njė gjallėri tė sigurt dhe qėndresėn e pėrjetshme.

        Dhe mė nė fund, kur ishin shtuar pothuajse krejtėsisht shpresat pėr ndonjė gjetje tė re, krejt papritmas na vjen pjesa e tretė e kėsaj torzoje simbolike, njė copė e kokės sė shtatores me ballin plot rrudha tė thella, nė tė cilat sikur janė strukur vitet e mendimeve, tė kėrkimeve, tė bluarjes sė imtė nė vetmi, tė etjeve tė pashuara dhe me syrin e skifterit qė vėren nga lartėsitė e paanshme tė qiellit dhe depėrton nė thellėsitė e paskajshme tė shpirtit tė njeriut tė kohės sonė.

        Torzoja, simbolike e veprės sė Adem Demaēit, ėshtė vetėm njė iluzion, qė buron nga preokupimi i dhembshėm pėr fatin e autorit e, nė mėnyrė tė veēantė, pėr atė tė veprės sė tij tė imagjinuar nė horizontin e pritjeve tė gjata. Ajo, prandaj, ėshtė njė fiksion i fiksionit [ 1 ], si kuptimi letėrsisė, qė nuk do tė na ndihmojė shumė, sepse detyra e studiuesit ėshtė qė ta vlerėsojė veprėn konkrete letrare e jo edhe mundėsitė e parealizueshme tė potencialit krijues tė shkrimtarit.

        Proza tregimtare e Adem Demaēit, ėshtė edhe si torzo, bashkė me kushtet konkrete, nė tė cilat u krijua, ekziston si dėshmi pėr lindjen, pėr zhvillimin dhe pėr pjekurinė e njė talenti tė fuqishėm, tė njė shpirti krijues, i cili, njėsoj si mbarė krijimtaria shpirtėrore e popullit tė tij, shpėrtheu me forcė barrierat e shumta, shpesh tė pakalueshme tė fatit tė vet historik. Vepra e Adem Demaēit me veēori karakteristike tė prozės moderne, me origjinalitet tė papėrsėritshėm, e barazon simbolikėn e fuqisė kreative tė Demaēit shkrimtar, duke e ngritur edhe mė lartė atė si njeri e simbol i qėndresės sonė kombėtare.

 

        2. Rruga e zhvillimit tė njė talenti

 

        Adem Demaēi paraqitet pėr herė tė parė nė letėrsinė shqiptare mė 1953 nė moshėn 17-vjeēare. Tregimi i tij i shkurtėr, i botuar nė “Jetėn e Re” me titull “Te xha Sakipi” [ 2 ] paralajmėronte lindjen e njė talenti tė rrallė. Ky tregim ishte njė hartim i shkėlqyeshėm i njė nxėnėsit tė shkollės sė mesme, me tė cilin Ademi i ri depėrtonte me sukses nė botėn shpirtėrore tė njė plaku, por edhe hapte njė temė tė madhe letrare tė raportit midis gjeneratave, prindėrve dhe fėmijėve. Ky tregim ishte njė preokupim real pėr fatin e njeriut dhe kuptimin e njerėzisė, pėr skrupullit morale tė njė shoqėrie, nė tė cilėn fati i individit bėhej gjithnjė e mė tragjik.

        Qė nga tregimi i parė. Demaēi prozator ec me hapa tė sigurt, duke ngritur artin e tij pa eksperimente tė dėshtuara, pa artifice tė huaja pėr traditėn shqiptare. Tregimet e tij, tė botuara nė periudhėn e viteve 1953 - 58, pra, tė pesė vjetėve tė rritjes djaloshare tė autorit, dėshmojnė se talenti i tij krijues shpėrthente me energji tė reja nga tregimi nė tregim. Aspektet tematike-motivore, prosedetė krijuese, thellėsia e depėrtimeve psikologjike nė shpirtin e njeriut, gjallėria e natyrshme e dialogėve, pėrbėrėsit e parė tė monologėve tė brendshėm dhe tė strukturave lirike, ironike, stili gjithnjė lapidar, janė veēori karakteristike, qė i shquajnė tregimet e Demaēit dhe i dallojnė nga tradita deri atėherė mjaft e varfėr e prozės shqipe nė Kosovė. Nė kėto tregime janė tė dukshme edhe gjurmėt e metodave dhe tė formacioneve letrare, siē ėshtė realizmi kritik i viteve tridhjetė nė traditėn shqiptare, i pėrfaqėsuar me prozėn e Migjenit, ekspresionizmi, natyralizmi, verizmi, psikologjizmi i rrjedhės sė ndėrgjegjes e tė tjera.

        Tė gjitha kėto nė tregimet e shkurtra moderne tė Adem Demaēit, qė letėrsinė e mėsonte ende nė bankat e shkollės sė mesme, janė shartuar nė traditėn shqiptare me figura tipike nga mjediset autentike tė Kosovės, me gjuhė specifike plot frazeologji dhe plot kuptime tė njė filozofie popullore tė realizuar me aforistikėn tradicionale. Nė asnjė krijim tė letėrsisė shqiptare nuk tingėllon mė bukur e folmja dialektore e trevės sė Llapit sesa nė gjuhėn tipike tė personazheve tė tregimeve tė Demaēit. Kjo gjuhė karakterizuese e personazheve, bashkė me fuqinė e natyrshme ekspresive tė zhvillimit tė dialogėve, e shton nė mėnyra tė veēantė shprehėsinė kreative tė kėsaj proze. Mu pėr kėtė arsye, tregimet e Adem Demaēit, tė pėrmbledhura nė veprėn “Kur zoti harron” [ 3 ] edhe sot, pas gati dyzet vjetėve, lexohen dhe pėrjetohen njėsoj si tregimet e shkurtra moderne tė letėrsisė evropiane pėr fatin e njeriut konkret, i cili lufton pėr t’i pėrballur vėshtirėsitė e jetės, duke synuar qė tė realizohet edhe vetė nė aspekte tė plota psikologjike, qė tė jetė ai qė vėrtet ėshtė brenda identitetit tė tij tė caktuar individual e shoqėror.

Proza e Adem Demaēit ėshtė shkruar dhe botuar nė njė kohė kur ēdo gjė i nėnshtrohej politizmit negativ, kur nė traditėn mė tė gjerė shqiptare viheshin themelet e realizimit socialist si dogmė letrare. Megjithatė, nė prozėn e kėtij shkrimtari tė ri, nė fazėn e formimit tė tij si njeri dhe krijues, nuk hasim pothuajse nė asnjė pėrbėrės qė ka tė bėjė me politikėn, as si kushtėzim pėr krijuesin e as si kuptim i ngushtė i kėsaj fjale. Madje, nė prozėn e kėtij autori nuk janė tė pranishme as temat e njohura nė lidhje me paraqitjet pseudoiluministe tė gjoja zgjimit kombėtar tė popullit, tė emancipimit tė rinisė, tė ndėrrimeve tė thella shoqėrore, tė cilat mbizotėrojnė nė aktualitetin e kohės.

        Pėrbėrėsit e strukturės romantike janė tė hetueshėm vetėm nė dy tregime tė kėtij autori, qė marrin lėndėn nga anekdotat popullore. Mirėpo, edhe nė kėto dy raste fryma romantike, glorifikimi i burrėrisė, buron sė brendshmi, sepse qėllimi autorit ėshtė shumė i qartė: tė paraqesė gjeturinė, zemėrgjerėsinė dhe njerėzishmėrinė, si edhe virtytet e tjera burrėrore tė malėsorit tonė pėr zgjidhjen e konflikteve tė mundshme, qė burojnė nga pasojat e dashurisė sė ndalur ndėrmjet tė rinjve dhe zakonit famėkeq tė hakmarrjes. Me pėrjashtim tė kėtyre dy provave tė para ku, me anė tė tematikės sė caktuar, shkrimtari madhėron virtytet kombėtare tė popullit tė tij, burrėrinė dhe njerėzinė, nė tė gjitha tregimet e tjera Adem Demaēi do tė trajtojė fatin e njeriut tė vogėl dhe luftėn e tij pėr ekzistencė.

        Njeriu i tregimeve tė Demaēit qėndresėn e tij ekzistenciale e bazon nė dy faktorė kryesorė: punėn dhe nderin. Me gjithė paraqitjen gati natyraliste tė shumė pamjeve konkrete, si pasojė e tė vėrejturit tė drejtpėrdrejtė tė jetės reale, njeriu i kėtyre tregimeve e pėrjeton thellė skamjen, duke luftuar edhe pėr kafshatėn e gojės, por nuk njeh degradim dhe rėnie morale. Prandaj, morali i pėrcaktuar qartė, puna si preokupim i lindur, qėndresa si detyrė ekzistenciale dhe revolta e brendshme, si pasojė e padrejtėsive tė mėdha nė jetėn e njeriut, i pėrcakton shumicėn e personazheve tė tregimeve tė Demaēit.

        Ritmi i vazhdimėsisė sė punės, i realizuar shpesh edhe me efekte tė veēanta akustike, pėrshkrimet fare lapidare tė mjediseve tė veēanta shoqėrore, format e pėrsėritjeve ritmike tė pėrshkrimeve tė situatave, si dhe pėrsėritjet e herėpashershme tė pjesėve tė monologėve tė brendshėm, qė si lajtmotiv i ėndėrrimit dhe i shpresės, e pėrcjell nė ecuri e sipėr botėn shpirtėrore tė heronjve tė tregimeve sociale, siē janė: vegjėtarja, sharrėxhiu plak, lustraxhiu, shitėsi gazetave e tė tjerė. Ndėrkaq, revolta, rebelimi i tyre, manifestohet fare rrallė si veprim i jashtėm me anė tė ndonjė name a mallkimi. Ajo hetohet, mė sė shpeshti, brenda botės shpirtėrore si lėvizje e faktorėve intimė ndėrmjet ėndrrės dhe shpresės, e cila kėtyre personazheve u paraqitet vetėm si vegim mashtrues nė situata tė dėshpėrimit. Mirėpo, personazhet e tregimeve tė shkurtra me temė sociale janė tė gjallė, kėmbėngulės e madje, edhe kryeneēė, me vetė praninė e tyre nė jetė, me vetė dėshiron qė me punė dhe me shpėrblim real e tė arsyeshėm ta realizojnė ėndrrėn e tyre ekzistenciale. Ata punojnė e shpresojnė e nuk nėnshtrohen nė kurrfarė rrethanash.

        Heroi i tregimit tė Demaēit nuk e njeh poshtėrimin, ai ka krenarinė e vet, nuk e pranon nėnshtrimin as disfatėn, prandaj edhe vdes pothuajse nė kėmbė, i harruar nga shoqėria dhe nga vetė zoti.

Nė disa proza tė Demaēit paraqitet shpesh fati i plakave dhe i pleqve tė mallėngjyer nga kujtimet e rinisė. Nė kėto raste autori sjell forma tė reja tė rrėfimit retrospektiv, nė tė cilat pėr herė tė parė nė prozėn e tij inkuadrohet nė mėnyrė tė natyrshme edhe monologu i brendshėm.

        Pjekuria e parakohshme e prozatorit Demaēi manifestohet nė mėnyrėn mė tė qartė nė tregimin ‘Eu Binak eu”, [ 4 ] nė tė cilin efektet psikologjike dhe situatat e veēanta realizohen artistikisht nė sajė tė intrigės, duke marrė pėrmbajtje humoristike e ironike. Ky tregim dėshmon se autori i tij i ka mėsuar tė gjitha tė fshehtat e profesionit dhe se tash nė prozėn e tij tregimtare mund tė formėsojė artistikisht pėrmbajtje tė ndryshme, duke i gėrshetuar kategoritė estetike nga e bukura dhe e madhėrishmja e deri te e shėmtuara dhe komikja sarkastike.

        Nė mėnyrėn origjinale, me anė tė depėrtimeve psikologjike brenda vibracioneve mė tė stėrholluara nė shpirtin e njeriut, Adem Demaēi nė tri tregimet e tij e ka trajtuar me sukses edhe temėn aktuale tė viteve pesėdhjetė, shpėrnguljen e dhunshme tė shqiptarėve nė Turqi. Janė kėto tri forma tė veēanta tregimtare, qė lexuesit i imponohen si realizime estetike:  nėpėrmjet pendimit tė thellė tė fshatarit tė Malėsisė sė Shalės, i cili kthehet  nė atdhe qė tė vdesė pranė ferrės sė tij, ku kishte lindur; 2. nėpėrmjet dhembjes tragjike tė njė gruaje tė qytetit, e cila nuk mund tė ndahet nga maēoku i saj. Mestani, tė cilin e ka mbajtur me pėrkujdesje tė veēantė nė vend tė fėmijės; si edhe nėpėrmjet kontemplacionit metafizik pėr jetėn e vdekjen, qė realizohet me anė tė monologut tė brendshėm apo rrjedhės sė ndėrdijes.

        Pėr vlerėn e veēantė estetike dhe pėr prosedeun krijues si tregim me tė gjitha veēoritė e njė proze moderne dallohet ky i fundit me temėn e shpėrnguljes pėr Turqi, tė cilin autori e ka titulluar “Fėrkime” [ 5 ] . Formėn e rrėfimit tė kėtij tregimi Adem Demaēi e kishte provuar edhe mė parė nė prozėn e tij “Pa titull”, [ 6 ]  ku rrjedh monologu i brendshėm si dialog ndėrmjet arsyes dhe ndjenjės. Mirėpo, nė tregimin “Fėrkime” ky monolog pasurohet me forma tė reja, duke u zgjeruar edhe me tregimin “e brendshėm” tė vėllait tė vdekur pėr dashurinė e tij tė parealizuar, si edhe me lidhjet e fuqishme shpirtėrore, tė cilat manifestohen si dashuri e paskajshme ndaj vendlindjes e atdheut, larg tė cilit humbet kuptimi themelor i jetės sė njeriut.

        Nė vitin 1958, kur talenti i Adem Demaēit si prozator i formuar, tani edhe teorikisht pasi qė pėr disa semestra i kishte ndjekur ligjėratat pėr letėrsinė e pėrgjithshme nė Universitetin e Beogradit, suksesi i tij, i dėshmuuar si provė e plota tė pjekurisė me tregimet “Eu, Binak, eu” e “Ferkime”, ishte kurorėzuar nė mėnyrė tė veēantė me botimin e romanit tė tij tė parė “Gjarpinjtė e gjakut, [ 7 ] ai botoi vetėm edhe dy tregime: “Ezopi” [ 8 ] dhe “Toka nuk sillet vetėm rreth boshtit tė vet”. [ 9 ]

        Nė tė parin, autori prek njė temė tė panjohur deri atėherė nė prozėn shqiptare, relacionin ndėrmjet njeriut e shtetit dhe format mė perfide tė ndrydhjes sė personalitetit individual tė njeriut nga ana e shtetit okupues, ēfarė ishte Jugosllavia pėr shqiptarėt.

        Nė tregimin e dytė me titullin simbolik “Toka nuk sillet vetėm rreth boshtit tė vet”, autori sjell nė letėrsinė shqiptare njė botė komplete e shumė komplekse, njeriun e trevės sė Llapit, me historinė, me pėrrallat, me legjendat, me humorin burimor, me shpirtin e ndjeshėm dhe plotė dėshira pėr t’u dalluar nė mjedisin e vet, pėr tė shkėlqyer mbi tė tjerėt, por edhe me kthesėn e madhe psikologjike, tė kushtėzuar nga relacionet e njė dashurie tė fuqishme ndaj jetės dhe njeriut, qė ėshtė kurdoherė qendėr e kuptimit tė arsyes ekzistenciale tė botės. Nė letėrsinė shqiptare figura e Sherif Gllamnikut, e tregimit tė Demaēit, pėr realizimin e saj nė mėnyrė tė papėrsėritshme origjinale, mund tė krahasohet dhe tė barazohet vetėm me figurat mė tė shquara tė epikės legjendare tė Veriut, siē janė ato tė heronjve tė kėngėve kreshnike, sepse me gjeturi dhe mjeshtri tė rrallė ėshtė pėrplotėsuar e pėrgjithėsuar artistikisht njeriu i Llapit, i cili pėrfaqėson nė vetvete njė epokė tė tėrė, me lirikėn, epikėn, dramėn, humorin dhe me tėrė tragjikėn e Kosovės nė pėrpėlitjet e saj pėr ta ruajtur shqiptarėsinė e vet.

        Pėr pesė vjet tė punės sė madhe, tė cilėn karakterizon hovi djaloshar, Adem Demaēi arrin pjekurinė e parakohshme si prozator dhe e mbyll ciklin e vet tė parė krijues nė moshėn 22 vjeēare, mu nė kohėn kur autorėt e tjerė do tė fillonin t’i bėjnė hapat e parė nė kėtė rrugė. Mirėpo, nė krijimtarinė artistike, shpesh nuk ėshtė pėrcaktues mosha e autorit. Nė traditėn e pėrbotshme letrare me rastin e vlerėsimit tė njė vepre as mosha e krijuesi e as mosha e vetė krijimit pėr artin e vėrtetė nuk do tė merrej parasysh.

        Veprat e mėdha nuk kanė moshė, ashtu si edhe autorėt e tyre. Ato mbesin tė reja, tė bukura dhe gracioze nė ēdo kohė, sepse janė krijuar pėr shijen e njeriut dhe pėr botėn njerėzore, qė nė aspektet mė tė thella shpirtėrore nuk njeh as mplakje as harrim. Tė kėtilla kanė mbetur pėrjetėsisht tė reja dhe plotė freski gjallėruese, edhe tregimet e Adem Demaēit, qė nė moshė tė re nuk pėrfilli asnjė dogmė krijuese, por nė mėnyrė krejt tė natyrshme, origjinale, me studim tė thelluar teorik dhe me punė tė kėmbėngultė sistematike e zhvilloi talentin e tij.

 

         Roman “Gjarpinjtė e gjakut” i Adem Demaēit ėshtė vepėr letrare, e cila njė pjesė tė madhe tė jetės sė vet receptive e kaloi duke u lexuar  nga njė numėr relativisht i madh i lexuesve sidomos nga radhėt e brezit tė ri, si literaturė e fshehur, e ndaluar. Mė rastin e botimit tė parė vepra u vlerėsua lartė nga kritika letrare e kohės si krijim kulminant i letėrsisė sė re shqipe tė Kosovės, [ 10 ] apo tė Shqipėrisė sė jashtme, si do tė thoshte prozatori ynė i shquar, Mitrush Kuteli.

        Edhe kjo vepėr e Demaēit, ashtu si edhe tregimet e tij, sot duhet tė vlerėsohen me kritere historiko-letrare, sepse krejt proza tregimtare e kėtij autori, e krijuar nė vitet pesėdhjetė, i ka tashmė veēoritė e njė vepre klasike me tė cilėn  do tė mund tė pėrcaktohej edhe shkalla e zhvillimit tė letėrsisė shqiptare tė asaj kohe.

        Romanin “Gjarpinjtė e gjakut” tė Adem Demaēit e shquajnė dy veēori karakteristike: njohja e plotė e jetės shqiptare nė tėrėsinė e saj historike, etnopsikologjike dhe sociale, si dhe njohja e tėrėsishme nga ana e autorit e teorisė klasike tė krijimit tė veprave me strukturė epike dhe dramatike. Pikėrisht pėr kėtė arsye, ky roman ėshtė shembull i veēantė i krijimit artistik, nė tė cilin jeta me tėrėsinė e saj realiste e fiktive e njė treve tė caktuar shqiptare, me tėrė bukurinė dhe vrazhdėsinė e vet, transponohet artistikisht brenda njė strukture tė stabilizuar me pėrmasa tė caktuara tė formave tė veta klasike tė njė epi apo tragjedie antike.

        Si kurorė e punės dhe e rritjes sė Demaēit nė fushėn e artit tė prozės brenda pesė vjetėve tė djalėrisė sė tij (1953-58) plot ėndėrra e frymėzime sublime pėr jetėn dhe tė ardhmen e popullit tė tij, mbeti kjo vepėr, e cila nė kohėn  e botimit, nė vitet pesėdhjetė, e ēonte pėrpara traditėn letrare shqiptare dhe e bėnte njė digė tė pathyeshme depėrtimit tė rrymės konservatore tė prozės romantike me pėrbėrės tė politizuar publicistiko-propagandistike ose edhe metodės sė tė ashtuquajturit  realizėm socialist nė kėtė letėrsi.

        Pra, vepra e Adem Demaēit lėshonte shtat dhe ngrihej mbi vlerat e deriatėhershme letrare, sepse preokupimi themelor i krijuesit tė saj ishte arti si kuptimėsi e manifestimit tė jetės njerėzore me bukurinė dhe madhėshtinė e saj, me vrazhdėsinė dhe tragjikėn e ngulitur thellė nė psikėn e veēantė tė shqiptarit tė robėruar, tė ndrydhur nga skamja, dhuna, shėmtimi dhe vdekja.

        Romani i Demaēit trajton temėn e madhe tė jetės shqiptare nė robėri tė dyfishtė: nėn sundimin e pushtuesit tė huaj dhe nėn barrėn e rėndė tė veseve dhe tė prapambetjes, qė brenda ashpėrsisė tradicionale tė shekujve tė robėrisė kanė marrė kuptimin e mbrapshtė tė virtyteve tė rrejshme, si etikė e veēantė e dyfishimit tė kuptimit tė botės njerėzore brenda unit egoist tė individit. Faktor pėrcaktues i vlerave tė romanit bėhet loja e rrezikshme midis jetės dhe vdekjes, qė kushtėzohej nga kuptimi shumė i kufizuar, i ngushtuar, pothuajse deri nė atrofi tė plotė, i nderit si kategori morale, apo si kuptim shumė  i pėrgjithėsuar i disa normave tė ngurta etike, tė cilat, tė mbytura nė egoizmin ekstrem tė traditės patriarkale, pėrcaktonin qėllimin e ekzistencės sė individit, tė familjes dhe tė fisit.

Kuptimi kaq i ngushtuar i moralit, qė paraqitej ngusht edhe nė aspektin tradicional gjuhėsor si “dy gishta fytyrė”, si qėllim ekzistencial pėr personazhet kryesore tė romanit dhe si pėr zhvillimin e procesit tė konflikteve tė thella dramatike, bart dhe funksionin e fajit tragjik, si kategori e paevitueshme nė artin e strukturave tė veēanta tė tragjedive klasike. Duke pasur parasysh tematikėn, prosedeun krijues me veēori tipike tė kompozicionit tė njė strukture letrare klasike, qė qėndron ndėrmjet eposit dhe dramės, romani i Adem Demaēit i bart tė gjitha pėrmasat e njė tragjedie klasike. Nė tė janė ngushtuar shumė kufijtė e dallimeve, janė kundėrvėnė deri nė skajshmėri kategoritė estetike, qė pėrfaqėsojnė bukurinė dhe shėmtinė, jetėn dhe vdekjen. Nė asnjė rast nė letėrsinė shqiptare deri nė atė kohė nuk ishin kundėrvėnė aq ashpėr edhe kategoritė e kundėrta etike, nuk ishte paraqitur dyfytyrėsia e moralit tradicional, vrazhdėsia e inatit egoist, thellėsia e urrejtjes ataviste, qė e siguronte burimin mė tė pasur tė krimit.

        Brenda njė strukture klasike me pesė etapa tė njohura kompozicionale fabula e romanit “Gjarpinjtė e gjakut” paraqitet si ngjarje nė rritje tė veprimeve tė natyrshme tė kundėrthėnieve, tė cilat marrin pėrmasat e njė konflikti tragjik. Mirėpo, brenda kėsaj vepre, nė anėn tjetėr tė kuptimėsisė tragjike tė jetės, nė konfliktet tė thellė kontrastiv me tė, shpėrthen bukuria jetėsore, loja pa brenga e barinjve, ėndėrrat e bareshave, dashuria e fshehur nė thellėsinė e shpirtit, fillet e ndėrrimeve shoqėrore si paralajmėrim i lėvizjes sė zgjimit kombėtar, tradita e manifestuar e bukurisė sė artit popullor, e kėngėve lirike dhe epike, dėshira pėr ta tejkaluar atė moral tė ēuditshėm egoist, atė inat tė sėmurė fatal, qė ėshė mbyllur nė guacėn e pathyeshme tė njė botėkuptimi shumė tė thjeshtuar e tė kufizuar pėr vlerat morale. Prandaj, gabojnė tė gjthė ata qė veprėn, kuptimėsinė e saj artistike, e paraqesin me nuanca tė efekteve tė thjeshta propagandistike kundėr hakmarrjes dhe vėllavrasjes.

        Ē’ėshtė e vėrteta, kėto dy komponente tė jetės shqiptare janė tė pranishme nė veprėn e Demaēit, por autori i veprės sė tij i ka parashtruar qėllime mė tė thella, sepse dėshiron tė depėrtojė nė botėn shpirtėrore tė shqiptarit, nė psikėn e tij tė ngarkuar nga vuajtjet shekullore nėn sundimin e pushtetit tė huaj, tė tkurrur brenda luftės pėr ekzistencė tė thjeshtė fizike nė tokėn e vet tė zvogėluar, tė atrofuar brenda kornizės sė moralti tė dyfishtė patriarkal me norma tė ngurta tė veprimit brenda familjes dhe fisit, tė mbyllur brenda trevave pa lidhje e komunikime tė jashtme, siē ėshtė Malėsia e Gollakut dhe e Llapit.

        Romani i Adem Demaēit ka shtatė kaptina, por dy prej tyre janė fare tė shkurtra, me tekste me njė e dy faqe vetėm si pjesė lidhėse tė veprimeve kryesore. Prandaj, pesė kaptinat e tjera tė romanti paraqesin pesė etapat e njohura kompozicionale pėr gjerėsi tė paraqitjes epike tė njėmendėsisė artistike tė jetės. Kaptina e parė, e cila do tė pėrfaqėsonte ekspozicionin e veprimit dramatik tė ngjarjes pėrveē bukurisė pėrshkruese tė mjediseve fshatare tė malėsisė dhe pėrbėrėsve tė tjerė folklorikė, pėrmban nė vetvete fillimin e njė rrėfimi origjinal qė hap shtigje pėr shtjellime mė tė pėrparuara tė situatave tė veēanta psikologjike. Nė vazhdim, nė pjesėt qė pėrfaqėsojnė etapat e thurjes, kulminacionit, peripetisė dhe shthurjes sė veprimit, autori vazhdon ta thellojė tendencėn dramatike nė dy drejtime: si konflikt tragjik i situatave konkrete tė veprimit tė personazheve si dramė e konfliktit tė brendshėm tė tyre.

        Figurat e shquara tė personazheve tė romanti, brenda tri familjeve tė implikuara nė konfliktin dramatik, shkrimtari i ka karakterizuar edhe me anė tė pėrshkrimeve lapidare tė pamjeve tė tyre tė jashtme, madje edhe me hollėsi, tė veēanta tė pėrshkrimit tė mimikėrisė sė pjesėve tė fytyrės, me tė cilat ata komunikojnė ndėrmjet veti por edhe me lexuesin e veprės.

        Ėshtė veēori specifike e artit tė Demaēit qė detajet tė kenė funksione tė veēanta artistike. Kėshtu, shpesh janė vetėm sytė, pamja ose shkėlqimi i tyre, vetėm lėvizja e mustakut, apo shenja lėvizėse e buzės sė personazhit, faktor pėrcaktues i disponimit shpirtėror tė tij dhe pėrcjellės i mėnyrave tė komunikimit intern ndėrmjet tyre. Me njė stil tė kėtillė lapidar tė paraqitjes sė disponimeve shpirtėrore, ashtu si edhe me anė tė dialogėve lakonike,  herė - herė edhe tė monologut tė brendshėm shumė funksional, autori krijon artin e tij si njė ornament tė rrallė tė kundėrvėnies sė bukurisė dhe rreptėsisė sė parafytyrimit tė situatave plot tendosje dramatike.

        Midis personazheve tė individualizuara qartė nė sajė tė harmonizimit tė hollėsive tė pamjeve, tė sjelljeve, tė lėvizjeve dhe tė paraqitjes impresive tė botės sė mendimeve e preokupimeve si kuptime tė brendshme tė shtresės etike, dallohet figura e Mustafė Malokut. Kėtė personazh qė dallohet nga tė tjerėt nė mbarė mjedisin e tij, e karakterizon dilema klasike, hamendja ndėrmjet dy njėmendėsive: asaj tradicionale trashėguese me rrėnjė tė thella nė moralin e ndrydhur nga e keqja shekullore nėn sundimin e tė huajve dhe njėmendėsia e re horizonteve tė hapura njerėzore, tė cilat i kishte pėrjetuar si ėndėrr e si shpresė pėr ardhmėrinė gjatė viteve tė jetės nė mėrgim.

        Nė dilemėn e Mustafės autori ka asimiluar me sukses diēka hamletiane, por nė shpirtin e tij hasėn edhe tronditjet, tė cilat nuk janė larg nga loja e hollė psikologjike e kuptimeve kontraastive, tė ngjashme me ato qė i pėrjeton heroi lirik nga vepra “Kanconieri” i Petrarkės [ 11 ].

        Mėsimi qė mori Demaēi pėr letėrsinė botėrore, nė mėnyrė tė veēantė pėr veprat klasike, megjithatė, nuk pati fuqi qė shkrimtarin e ri ta mbėrthejė nė prangat dhe ta ndalė brenda niveleve imitatore dhe epigonistike, por i shėrbeu, nė radhė tė parė, pėr tė mprehur kėndin e vrojtimit tė botės dhe jetės shqiptare me gjerėsinė e kuptimeve historike dhe nė thellėsitė e fshehura  psikologjike brenda veēorive tė formimit tė etnisė sė tij. Kėshtu, heroi i romanit tėDemaēit nė ēdo rast, me mendimet e shprehura, me heshtje, me fjalė dhe me veprime, me gjeste e, madje, edhe me mimikėrinė e tendosjeve tė muskujve tė fytyrės, si dhe me tė gjitha veēoritė e tjera tė botės shpirtėrore, kurdoherė  mbetet shqiptar. Ky sukses i dedikohet nė radhė tė parė, talentit dhe punės sė madhe krijuese tė autorit.

        Mirėpo, do tė bėnim njė gabim tė pafajshėm po mos tė theksojmė edhe gurrėn tjetėr nė tė cilėn ėshtė gjallėruar e freskuar vazhdimisht arti itij. Kjo, nuk ka dyshim, ėshtė krijimtaria popullore, arti burimor, i cili i ka pėrballuar me sukses tė gjitha stuhitė e shtrėngatave tė e historisė, duke u rritur, si pisha midis shkėmbinjve, duke mbirė gjithnjė si bimė e re nė tokat e vėrshuara, madje, edhe nė ato ranore e deri edhe nė gurė tė thatė.

        Nė qoftė se strukturėn kompozicionale tė romanit “Gjarpinjtė e gjakut” autori e ka bazuar nė parimet themelore tė teorisė letrare tė veprave klasike, strukturėn, stilistike, portretizimin e personazheve, ekspresivitetin e rrėfimit, dinamikėn e dialogut e tė monologut tė brendshėm, i ka pasuruar vazhdimisht me lėndė tė re nga tradita shqiptare, nga krijimtaria popullore dhe nga pasuria e pashtershme gjuhėsore e saj. Dėshmi mė e sigurt pėr kėtė ėshtė baza e motivacionit, boshti themelor rreth tė cilit ėshtė mbėshtjellė tėrėsia e fabulės, e cila ka zėnė fill nė njė gojėdhėnė popullore mitike. Pra, gojėdhėna pėr tre gjarpinjtė [ 12 ] prej nga del edhe titulli i romanit, si motiv qendror dhe si pėrcaktues fatalitetit tragjik tė veprimeve dramatike, edhe nė aspektin mė tė gjerė artistik e arsyeton mitin pėr gjakmarrjen dhe vėllavrasjen si fatkeqėsi e trashėguar kombėtare. Kėshtu, nė roman bartės i fatit tragjik bėhet njėmendėsia mitike, tė cilėn struktura morale e mbyllur brenda guacės sė njė bote tė veēantė, tė lėnė nė errėsirėn e skamjes, tė shfrytėzimit dhe tė prapambetjes, nuk ka fuqi qė ta luftojė. Prandaj, edhe Mustafa, si vetėdije e zgjuar e shqiptarit, i nėnshtrohet moralit tė shumicės, qė nė roman pėrfaqėsohet me pjesėtarėt e tri familjeve: Malokėve, Goxhufėve dhe Xhukave tė dy brezave, qė sa i pėrket mendėsisė kanė dallime fare tė vogla ndėrmjet tyre, sado qė ata tė brezit mė tė ri e urrejnė vdekjen dhe e ēmojnė bukurinė e jetės. Edhe Mustafa nė fund, pas tragjedisė sė pėrgjakshme, do tė shpėrthejė, do tė protestojė me dhembje mbi kufomat e tė vrarėve nė lulen e rinisė.

        Dhembja e tij do ta shpojė qiellin e errėt tė natės me thirrje drejtuar tė birit, Musės - fėmijė, qė t’i mbysė, t’i shkelė, t’ua shtypė kokat “gjarpinjve tė  gjakut”, tė derdhur nė oborrin e tij. Vetėm nė kėtė situatė, kur kishte pėrfunduar ngjarja e pėrgjakshme, kur ishte mbushur oborri me kufoma dhe currilat e gjakut si gjarpinj tė vėrtetė ishin shtrirė nė ēdo anė, ky personazh do ta pėsojė “katarsisin”, do tė lirohet nga lėvozhga e tij patriarkale e ēimentuar nga parimet e njė moralit tė ngushtuar e tė ndrydhur gjatė shekujve tė robėrisė. Edhe lamentacioni final i kėtij personazhi, shumė i ngjashėm me gjamėn tradicionale tė malėsorėve, ėshtė motivuar bindshėm si pjesė e tėrėsisė dramatike dhe pėrfundimit tė saj tragjik.

Duke pasur parasysh si tėrėsinė e situatave, ashtu edhe fundin tragjik tė konfliktit, mund tė konstatohet se romani “Gjarpinjtė e gjakut” i Adem Demaēit me tezėn e vet, me porosinė e fuqishme artistike, nuk pėrmban asgjė tė sforcuar artificiale e propagandistike. Shi pėr kėtė arsye, autori i tij u shqua nga krijuesit e brezit tė tij nė mbarė traditėn shqiptare, sepse krijoi njė vepėr tė vlefshme tregimtare, tė cilėn e karakterizojnė vlerat e veēanta estetike. Vepra e Demaēit, me tėrėsinė e saj si prozė, ku gėrshetohen arti klasik botėror, tradita shqiptare e krijimtarisė popullore dhe shprehja moderne, estetikisht e sublimon kuptimėsinė e jetės shqiptare me tė gjitha tė mirat dhe tė kėqijat e saj, pa u lėshuar nė ndarjen bardhė e zi tė realitetit.

        Autori, ndonėse me pėrvojė tė paktė jetėsore, nė kėtė vepėr nuk imponohet me asnjė efekt, i cili nuk do t’i takonte sferės krijuese imagjinatave tė artit. Ashtu si edhe nė tregimet e shkurtra, edhe nė kėtė roman, ai e rikrijon me sukses estetikisht njė realitet tė ri nė bazė tė vėrejturit tė thellė tė proceseve jetėsore dhe njohjes historike dhe etnopsikologjike tė botės shqiptare. Me detajet, nė dukje tė parė shumė tė imta, mė rrėfimet tė matura dhe gati krejt spontane, me dialog tė gjallė dhe monolog tė brendshėm, tė kushtėzuar nga efektet e fuqishme tė ngjarjes, Demaēi ndėrton nė imagjinatėn e lexuesit mozaikun madhėshtor tė botės shqiptare tė njė epoke, duke i saktėsuar, nė radhė tė parė, pėrmasat e pamjeve realiste dhe projeksionet e tyre tė brendshme si paraqitje e papėrsėritshme origjinale, qė ėshtė edhe imanencė e artit tė mirėfilltė.

        Adem Demaēi me romanin e tij tė parė mbetet shembull i njė krijuesi, qė me rrėfimin e vet tė natyrshėm, me shprehjen lapidare aforistike tė burimit tė gjuhės popullore, pa pėrshkrime emfatike, pa pretendime megalomane pėr art tė madh, pa eksperimentime artificiale, krijon njė vepėr origjinale, sjell para lexuesve, njė botė tė panjohur, ringjall njė epokė, qė  nuk ka pėrfunduar ende, sepse tiparet e njerėzve tė saj sikur ende i kemi parė, sikur sillen ende ndėrmjet nesh, zgjohen si fantazmat e marrin turr tė shpėrthejnė nė tė dy anėt e sė keqes, e cila e pėrcjell shqiptarin deri sot.

        Por, tė konstatohet mė nė fund se vepra e Demaēit nuk mbetet aktuale vetėm pėr tematikėn e saj, tė pranishme edhe sot nė botėn shqiptare. Ajo, nė radhė tė parė, e ruan aktualitetin, mbetet gjithnjė e re, e gjallė si forcė shprehėse e artit tregimtar, si realizim i suksesshėm i njė strukture artistike, tė cilėn autori, nė aspektin e kuptimit tė mirėfilltė tė poetikės, nuk do ta arrijė mė as me veprėn e tij mė tė re.  

 

    

 



[ 1 ] Ostin Voren – Rene Velek, Teorija knjizhevnosti, Nolit, Beograd, 1974, f. 255.

[ 2 ] Te  xha Sakipi, Jeta e Re, Prishtinė, 1953, nr. 4, f. 286-287.

[ 3 ] Adem Demaēi, Kur zoti harron, tregime, Zėri i Rinisė, Prishtinė, 1990.

 

[ 4 ] Jeta e Re, Prishtinė, 1955, nr. 5, f. 427 - 432.

[ 5 ] Jeta e Re, Prishtinė, 1956, nr. 6, f. 472 - 480. Pėr kėtė tregim, shih studimin e dr. Sefedin Fetiut, Mėrgimi i paraqitur nė dy lloj strukturash rrėfimore, Alternativat e kuptimit, IAP, Prishtinė 1994, f. 87 - 94.

[ 6 ] Rilindja, Prishtinė, 5.II.1956, f. 7.

[ 7 ] Romani u botua nė dy vazhdime: Jeta e Re, nr. 1 dhe  nr.2, Prishtinė, 1958 dhe si libėr i vecantė, botimi nr. 3 i Bibliotekės sė Vogėl tė “Jetės sė Re”. Botimi i parė ėshtė shumė i rrallė, sepse shumica e ekzemplarėve u sekuestruan nga policia mė 1959, nė kohėn kur u burgos pėr herė tė parė A. Demaēi. Kjo vepėr ėshtė ribotuar disa herė: nė Zvicėr, nė SHBA dhe nė Shqipėri. Mė 1990 ėshtė ribotuar edhe nga Ndėrmarrja “Lumi” e Lubjanės. Sė fundi e ka botuar (tė”kthyer” nė gjuhėn letrare) N.B. “Buzuku”, Prishtinė, 1990.

[ 8 ] Rilindja, Prishtinė, 21. IX. 1958, f. 9.

[ 9 ] Jeta e Re, Prishtinė, 1958,  nr. 4, f. 399 - 406.

[ 10 ] Hasan Mekuli, Tue lexue”Gjarpijt e gjakut”, Jeta e Re, Prishtinė, 1958, nr. 4, f. 519 - 533; Pėr prozėn e Adem Demaēit ka shkruar mė 1986 edhe Nasho Jorgaqi,

[ 11 ] Gjarpinjtė e gjakut. Buzuku, Prishtinė, 1990, f. 73.

[ 12 ] Po aty, f. 81 - 82.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 



Kostenlose Homepage von Beepworld
 
Verantwortlich für den Inhalt dieser Seite ist ausschließlich der
Autor dieser Homepage, kontaktierbar über dieses Formular!