FILLOI MANIFESTIMI "EPOPEJA E UÇK-SË"

 

        Me parakalimin e Trupave të Mbrojtjes së Kosovës në Prishtinë, filloi sot manifestimi “Epopeja e UÇK-së”, i organizuar nën patronazhin e kryeministrit të Republikës, Hashim Thaçi. Kuadratet e TMK-së parakaluan para udhëheqësve shtetërorë dhe ushtarakë të Kosovës.

 

       Përvjetori jubilar i Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po shënohet sivjet me ceremoni shtetërore. Parada ushtarake u mbajt në sheshin kryesor në Prishtinë “Nëna Terezë”, duke filluar nga ndërtesa e Parlamentit të Kosovës deri tek Hoteli Grand. Kuadratet e TMK-së parakaluan para presidentit të Republikës Fatmir Sejdiu, kryeministri Hashim Thaçi dhe kryetarit të Kuvendit Jakup Krasniqi.


       Zëdhënësi i TMK-së Shemsi Syla se simbolika e këtij manifestimi jubilar qëndron në marshimin e TMK-së para institucioneve të shtetit të Kosovës.
Banda muzikore e TMK-së ka përcjell parakalimin e njësiteve të TMK-së, kadetëve sidhe njësitit të të rinjëve të veshur me bluza me logon “Bac u kry”.


       Udhëheqësit më të lartë të Republikës së Kiosovës do të vazhdojnë të jenë të pranishëm në të gjtiha aktivitetet që do të organizohet gjatë këtyre tri ditëve.


       Nesër, ndërkaq në ditën e dytë e njohur si Dita e dëshmorëve do të bëhen homazhe te Kompleksi memorial në Prekaz dhe në të gjitha varrezat e dëshmorëve të vendit.

 
       Tradicionalisht manifestimi do të përmbyllet me 7 mars me Natën e Zjarreve.


       Dhjetë vjet më parë, në Kullën e Jasharajve pati filluar beteja vendimtare për fatin e luftës së UÇK-së. Flijimi i familjes Jashari i pati dhënë dimension të ri luftës, duke u vlerësuar kthesa më e madhe në historinë e Kosovës. Pas luftës, Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz u shndërrua në vend frymëzimi për shqiptarët. Vlerësohet se ai është vizituar deri më sot nga rreth 7 milionë njerëz nga e mbarë bota.

 

ISMET RASHITI, ZVICËR

 

JASHARAJVE LEGJENDAR

 

(Në dhjetëvjetorin e rënies heroike të familjes Jashari nga Prekazi)

 

Dridhet Prekazi heroik, gjëmon Kosova,

Malet jehojnë nga pushkët, nga topat,

Nga këngët e thirrjet kushtrim, o prite-prite,

Dita e madhe po lindë, po shëndërtië, po vjen,

Në  Prekaz, në Drenicë, në Kosovë!

 

Në Prekaz po shkruhet historia,

Me gjak, me krisma po lindë liria,

Bac Ademi, po jep kushtrimin, o prite-prite,

Në këmbë djalëri, poshtë robëria, 

Këtu është Kosova, këtu është shqiptaria!

 

Babë Shabani, e thot një fjalë,

Djemë pash bukën që ua kam dhanë,

Këmbë të huaj mos me lanë këtë anë,

Është toka jonë të parët na e kanë lanë,

Plumbat e pushtuesit me gojë i hamë!

 

E kënga nisë, e kënga e lirisë jehonë,

Dal nga dal po vjen behari, po vjen behari,

Nuk dorëzohet jo kurrë shqiptari,

Nuk dorëzohet o kurrë Prekazi,

Amanet na e ka lënë i pari!

 

Lufta fillon, dridhet toka, malet fushat gjëmojnë,

Babë Shabani, Bac Ademi, Hamza, Jasharajt ēëndrojnë,

Luftojnë, këndojnë, luftojnë kënga nuk ndalet,

Derdhet gjaku, mbinë liria, lufojnë gra e fëmija,

Tëmerrohet Beogradi, Shumadija e tërë Serbia!

 

Pushka kërset, pushka lirisë nxjerrë flakë,

Bac Ademi jep kushtrimin, malet dridhen

Fushat gjëmonë, jehojnë,  Bac Ademi hidhet,

Shkjau trembet, dridhet, bërtet, le-le. Iken,

Këtu edhe fëmija nuk ditkan frigën! 

 

Kush tha se kanë vdekur, kanë ra, janë vrarë?

Kush tha pashë besën, ju thaftë goja,

Ata nuk vdiqën, ata nuk ranë, ata nuk u vranë!

Ata lindën, lindën, përjetsisht lindën!

Ata janë gjallë, a po i shihni si po rriten, po rriten!

 

Një ditë e re me diellë ka lindë, o Bac

Dita e lirisë, e  Pavarsisë, po shëndritë,

Kosova jote po qeshë, po këndon, po feston,

Thonë, Bac, u kry, erdhi liria,

O Bac, për besë u bë Pavarësia!

 

Video – Dokumentar , Hamz dhe Adem Jashari MESAZH PER POLITIKANET DHE POPULL - KY ËSHTË ADEM JASHARI – AUTOR MILAIM ZEKA

 

KY ËSHTË ADEM JASHARI – AUTOR MILAIM ZEKA

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Gratis Homepage von Beepworld
 
Verantwortlich für den Inhalt dieser Seite ist ausschließlich der
Autor dieser Homepage, kontaktierbar über dieses Formular!