Besim Zymberi : Letra nga burgu, njeriu qė mbijetoj Burgun e Gjilanit, Dubravės e Mitrovicės sė Sremit

 

E dashura motėr,

 

 Sot ėshtė data 26 gusht, i vitit 2001.

    U mbushėn plot njėmijė e njėqind e pesėdhjetė e katėr ditė, qysh kur, unė endem si ndonjė mi laboratoresh nėpėr kampet serbe tė pėrqėndrimit. Gjatė kėtyre ditėve, lashė prapa: ankthe, tmerre, gjak, qelb, plagė dhe vdekje. Po ashtu, bartė me vete ankthe, tmerre, dhimbje, lėndime, sėmundje dhe njė pasiguri pėr tė nesėrmen. Mbase mė e rėndėsishmja ėshtė se gjatė gjithė krajatave ruajta vullnetin dhe shpresėn. Do tė thoja se, kam trashėguar me besnikėri nga tė parėt e mi, virtytin e shenjt- aftėsinė pėr tė mbijetuar nė momentet kur kjo duket e pamundur!

    Pėr njė gjė e ndjej veten pėrgjegjės. Edhe nga familja ime kam fshehur njė tė vėrtetė: pėrjetimet e mia gjatė mundimeve, qoftė ato tė hetuesisė apo mė tej. Kam dashur  tė mos u hap edhe mė tepėr plagėn e dhimbjes dhe brengave pėr mua. Por vallė me heshtjen time, athua, ua kam mbyllur ato?!...

    Tani mė nuk dua tė fsheh asgjė. Jam i sigurtė se plagė nuk do tė rris dhe brenga nuk do tė shtoj. Shumė gjėra tė tmerrshme ndodhin dhe njerėzit nuk i marrin vesh kurrė. Sepse, ata qė i bėjnė ato, mundohen tė fshehin dėshminė. Tetė muaj hetime, unė kam pėrjetuar mundime tė tmerrshme gjatė hetuesisė! Duhet tė dėshmoj, ndryshe do tė jem bashkautor i krimit ndaj vetes sime, poqese nuk i tregoj torturat qė mė janė bėrė nga inspektorėt serbė.

    Mė rrėmbyen policėt serbė nė shtėpinė time, mė 28 qershor 1998. Rreth orės 06:30 mėngjesit, shtėpinė time e kishin rrethuar numėr i madh i policėve serbė tė armatosur me tė gjitha paisjet ushtarake, me tanke, me autoblinda, nė krye me inspektorin e Sigurimit Shtetėror  serb, Nebojsha Gjorgjeviq. Ende pa mė nxjerrė nga oda, mė lidhėn nė pranga dhe filluan tė mė goditnin me ē’tu vinte ndoresh. E ēfarė nuk kishin ata pėr tė munduar tė tjerėt?!...

    Mė pas mė kontrolluan shtėpinė. Unė rrija i lidhur nė prani tė mbesės pesė-muajshe, Abetares. Pasi nuk gjetėn gjė, mė dėrguan nė lokalet e Sigurimit Shtetėror nė Ferizaj. Gjatė rrugės, Nebojsha Gjorgjeviq. mė tha: „Ke sharruar thellė!“. Pata vetėm njė hamendje nė atė moment: A do tė mund t‘i mbijetoja tė gjitha torturat?!...

    E dija se nė procese tė tilla policore nuk kėrkohej e vėrteta, por vetėm fundi i dhimbshėm i shfryerjeve kriminale.

    Nė lokalet e Sigurimit serb nė Ferizaj, torturat filluan menjėherė rreth orės 7-tė tė mėngjesit tė 28 qershorit 1998. Sė pari, inspektori NGj, solli dy lloje ēomangash: tė gomės dhe tė plastikės si dhe njė ēomangė( shkop) prej druri: Mė goditi disa herė me to. Mė pas mori dy lloje elektroshoku: njėri i vogėl, pothuaj sa njė pako cigare dhe njė tjetėr afro 30 cm i gjatė nė formė tė llampės elektrike me bateri. Ky kryente „ tri detyra „:lėshonte rrymė, dritė tė fortė dhe njė ējerrje tė padurueshme: Inspektori mė tha: tani do t’i pėrdorė kėta dhe mu drejtua si njė katil „ Ja, kėto janė vetėm disa nga ato qė do ti provosh“.

    Menjėherė thirri edhe 7 udbashė (inspektorė) tjerė. Katėr prej tyre kishin ēomanga tė ndryshme, pėrderisa katėr tė tjerė kishin elektroshokė: 3 tė vegjėl dhe njė si llampė.

    Shtatė udbashėt pėr tri orė rresht, mė goditėn pandėrprerė me ē’u vinte ndoresh.

    Elektroshokėt m’i fusnin nė hundė, veshė e gojė dhe mė „ledhatonin„  me elektroshokė, veēanėrisht nė kokė, qafė, gjenitale, nėn sqetulla dhe kudo nėpėr trup. Mė duket se mė e tmerrshmja ishtekur me rrymė mi preknin dhėmbėt dhe kur rryma mė prekte dhėmbėt, pėrjetimet ishin tepėr tė tmerrshme.

 

    Nė tri orėt e para, disa herė jam alivanosur dhe trupi im veēse ishte bėrė plotėsisht i mavijosur. Njė torturė e tillė do tė vazhdonte pėr 20 ditė, nga 18 orė nė ditė. Pėrdoreshin goditjet me mjete tė ndryshme mekanike veē atyre tė lartėpėrmendura dhe tortura bėhej kėshtu:

    Pėr ēdo ditė 18 orė nė ditė goditesha si kafshė. Kur pushonin goditjet, fillonte tortura me elektroshokė. Vazhdimisht mė kanė torturuar inspektorė shtetėror serbė. Nė torturim kanė marrė pjesė shpeshherė nga tetė inspektorė, ndonjėherė edhe 12 inspektorė pėrnjėherė.

   

    Nga mjetet mekanike, nė trupin tim, pėrveē ēomangeve tė gomės, plastikės dhe tė drurit, janė pėrdorur mjaft shumė edhe shufra hekuri. Pastaj nė trupin tim janė pėrdorur thikat, ēekanėt, karriget, tavolinat, kabllo plastike e tė metalta. Mė ėshtė pėrplasur koka pėr muri, mė ėshtė pėrplasur koka pėr kasaforte metalike, mė ėshtė futur shpuzė duhani nė hundė, ma kanė djegur trupin me hekur tė nxehtė, mė kanė fikur cigaret nėpėr pjesėt e trupit etj.

 

E dashura motėr

Shpeshherė brenda ditės, kam rėnė nė komė mė tė gjatė.

Vazhdimisht nė dhomat e torturave vinte njėfarė „ mjeku „ i cili dukej se kishte vetėm njė detyrė: kur unė alivanosesha dhe vija pakėz nė vete, dhe ky mjek u thoshte inspektorėve: „Ky po shtiret, mund tė vazhdoni ta goditni... „.

 

    vazhdim do tė dėshmoj pėr shumė momente tė torturave, tė cilat kanė njė veēanti: argumentojnė pos kanibalizmit shtazarak edhe prirjen patologjike dhe kriminale tė inspektorėve serb tė Sigurimit tė Serbisė.

    Nė ditėn e parė, tortura do tė vazhdonte pandėrprerė. Tortura udhėhiqej nga krerė tė Millosheviqit. Qė nė mėngjes mėsova, se i arrestuar ishte dhe shoku im, Skender Ferizi. E njoha nga zėri, gjegjėsisht, britmat prej torturave.

    mbrėmje rreth orės 20:00, tė ditės sė parė tė arrestimit, nė dhomėn ku torturohesha unė, ishin tetė inspektorė, zėvendėskryeshefi i Qendrės Regjionale tė Sigurimit Shtetėror serb me seli nė Gjilan..Inspektorėt flisnin kėshtu: Si ta hedhim nga dritarja. Si ta ēmendim, si ta mbysim...

    Pas kėtij dialogu, kėta do tė dilnin nga dhoma dhe do tė hynte nė dhomė vetė Kryeshefi me njė inspektor tjetėr. Unė nuk flisja asgjė. Kisha vendosur tė vdes pa folur asgjė.! Filluan me lajka tė provonin  tė mė bindnin tė bėhesha bashkpunėtor i tyre. Mė thanė se do tė bėjnė disa pasaporta, do tė mė japin rrogė tė madhe etj. Me kusht qė mė pas, unė t’i jipja shėnime pėr UĒK-nė. „ Ty tė besojnė ata dhe kėshtu do tė mbetesh me ne mirė dhe me ata mirė“, mė thanė.

    Ashtu siē isha i lidhur pėr kasaforte, qesha me cinizėm, refuzova me cinizėm dhe pata aq forcė ta pėshtyja nė fytyrė udbashin! Kryeshefi i Sigurimit Shtetėror i hidhėruar mė tha: „ Mirė, atėherė do tė pėrjetosh tmerr tė vėrtetė. Nėse nuk do tė vdesėsh nė hetime, do tė marrėsh njė dhjetė vjet burg dhe nė burgun ku do tė tė dėrgojmė, do tė tė ruajnė, vėllezėrit e serbėve qė i keni vrarė „.

    Kryeshefi kėshtu mendonte t’mė frikėsonte dhe mė pas ai me kolegun e tij dolėn, pėr t’ua lėshuar vendin inkuizitorėve mė tė fėlliqur tė shekullit 20.

    Tortura do tė vazhdonte tėrė natėn me provokimet stereotipe pėr armėt.. Do tė ketė qenė pas mesnate,  kur 8 inspektorė ashtu tė sfilitur dhe me disa kabllo tė metalta mė lidhėn pėr tavoline, pasi mė kishin zdeshur lakuriq mė parė. Morėn njė tel dhe ma lidhėn pėr organin gjenital. Ma shtrėngonin nė vazhdimėsi me ējerrjet shtazarake gjoja pėr tė mė detyruar tė tregoj se ku janė bazat me armė pėr UĒK-nė pėr Ferizaj. Nuk kisha ēfarė t’iu thoja dhe ajo torturė do tė vazhdonte pėr afro dy orė. Mė pas deri nė mėngjes , vazhduan me goditje dhe me pėrdorimin e rrymės.

 

    mėngjesin e 29 qershorit ( dita e dytė e arrestimit), mė morėn prapė dhe mė dėrguan nė shtėpinė time pėr bastisje. Mė thanė se, spiunėt e tyre u kishin treguar saktė se ku i kam armėt. Kur mė dėrguan nė oborrin e shtėpisė sime, i detyruan babain dhe vėllain tim, Naimin, t’i largonin nga vendi njė grumbull gurėsh tė vjetėr. Nė tė njėjtėn kohė, mua mė futėn nė odėn time dhe vazhduan me torturė shtazarake. Nuk bėrtisja se nuk dėshiroja t’i shqetėsoja tė familjes. Nė odėn time mi thyen 4 dhėmbė dhe, nė momentin kur po e shkruaj kėtė DĖSHMI, mė ka mbetur vetėm rrėnja e njėrit, prej katėr dhėmbėve tė thyer. Tri rrėnjėt e tė tjerėve i kam nxjerrur.

     Pas njė orė bastisje nė shtėpi, mė kthyen prapė nė UDB-ė nė Ferizaj. Filluan tė shfryjnė prapė me egėrsi, sepse nuk kishin gjetur armė nė vendin ku spiunėt e tyre u kishin thėnė se i kisha futur. Nė kėtė ditė kishin marrė edhe vėllain tim Naimin me vete. Atė ditė nė zyren tjetėr e torturonin Naimin me elektroshokė dhe dėgjoja britmat e tij nga goditjet qė i bėnin. Pastaj nė zyren tjetėr fillonin tė mė torturonin edhe mua pėr tė mė dėgjuar britmat e mia vėllai.

 

    Mė 29 qershor (1998) pasi mė kthyen nga bastisja e shtėpisė nė UDB-ė, erdhi vetė Kryeshefi i sektorit tė UDB-ės tė Ferizajt dhe si njė shtazė e egėr i urdhėroi policėt:„ Kėtė do ta dėrgoni nė Gjilan, pėrpiquni le tė pėrjetojė tmerr sa mė tė madh. Goditeni vetėm nė kokė, nėse nuk do tė vdesė, sė paku le tė dalė i marrė nga kėtej“.

    Mė futėn nė kombin e policisė. Mė shtrinė dhe mbi trupin tim, vunė ēizmet e tyre tre policėt, mu sipas urdhėrit tė kryeshefit. Mė goditėn pandėrprerė  me shqelma e ēomange deri nė Gjilan.Njėri mė godiste vetėm nė gjurin e djathtė. I dyti mė godiste vetėm nė krahun e djathtė, nė bėrryl dhe ma theu. Tjetri vetėm nė kokė e qafė. Kėto nė kokė ishin tė tmerrshme. Shkelte katili, me sa forcė qė kishte nė kokėn dhe qafėn time. Disa herė jam alivanosur.

    Kur arritėm nė Gjilan „ befasi „.!

    Kordoni prej mbi 50 policėve mė dėshiroi mirėseardhjen. Mendova se nuk do t’i dalė nė fund atij kordoni tė mordjes. Nuk shihja mirė, kėmbėt nuk mė mbanin, dorėn e kisha tė thyer. Mbeta afro gjysmė ore nė „mėshirėn“ e tyre. U pėrmenda nė njė zyrė tė UDB-ės sė Gjilanit. Nė mjegull dallova siluetėn e dhjetė inspektorėve. Tė gjithė filluan punėn e tyre tė pėrditshme „stupcin“dhe elektroshokėt. Mė kujtohet se, mu ndal fryma dhe e di se disa nga inspektorėt, mė kthenin anash pėr tė mė rikthyer frymėn. Nuk donin tė vdisja shpejtė!...

    Ishte rreth orės 18:30. Nė burgun e Gjilanit, nė njė qeli mė lanė deri ora 22:00. Mė morėn prapė 4 inspektorė ,

    Tortura filloi menjėherė deri nė ora 7 tė mėngjesit tė 30 qershorit. Gjatė tėrė kohės goditje dhe rrymė. Nė trupin tim ējerrje, gjak, qelb, por edhe vullnet e shpresė. E njėjta procedurė e torturės do tė pėrsėritej me tė njėjtin intenzitet 20 ditė rresht, nga 18 orė nė ditė. Shfryrjet ishin shtazarake.

    Nė ditėn e tretė, nė lokalet e burgut erdhi mjeku. Qėndroja i shtrirė tėrėsisht i zi ne trup dhe i enjtur. Qė nga dita e parė urinoja vetėm gjak, nuk mund tė haja fare dhe nuk mund tė pija ujė. Vjellja mbi 50 herė nė ditė, por vetėm siē thotė populli „vner“ se nuk kisha tjetėr ēka tė villja. Mjeku i tha mbikqyrėsit tė burgut, se duhej tė mė dėrgonin urgjent nė spital. Mbikqyrėsi refuzoi duke thėnė: „ Nuk guxoj, pa mė urdhėruar Drejtoria e burgut. Dhe DB, kishte „mjekun“ e vet, i cili nė secilėn goditje, shihte tek unė vetėm „shtirje“.

Gjurmė nga vendi ku serbėt  torturonin tė burgosurit shqiptar !

 

    Inspektorėt, ato shtazė tė egra, mė thoshin vazhdimisht: se do tė mė fusnin virusin e kancerit ose do tė mė shkaktonin trombozė nė duar, prej sė cilės unė do tė vdisja herėt a vonė. Pėr tė dytėn, premtimin e mbajtėn  shumė shpejtė.

        18 orė nė ditė mė mbanin tė lidhur pėr kasaforte. Mi shtrėngonin prangat aq shumė, saqė ato humbeshin fare nė mishin tim. Gjatė goditjeve dhe rrymės detyrohesha t’i lėvizja duart dhe plagėt vinin duke u infektuar. Nė ditėn e gjashtė, plaga nė dorėn e djathtė erdhi duke u infektuar. Nė tė njėjtėn ditė, kryeshefi autoritativ i sigurimit serb, ma vendosi atė dorė nė tavolinė dhe mu nė vendin e plagės mė goditi me sa forcė qė kishte. Ndjeva vetėm njė therrje dhe u alivanosa. Mė vonė, fotografimi do tė tregonte se dora mė ishte thyer prapė. Brenda gjashtė ditėve, dora e djathtė mu thye. Ma thyen dy herė. Bashkė me thyerjen e dytė, filloi edhe vėshtirėsia tjetėr: Tromboza.

    pari, filloi enjta(e ajura) dhe shtangimi i gishtave dhe brenda dhjetė ditėve i tėrė krahu deri nė sup. Ditėn e tetėmbėdhjetė mė dėrguan nė spitalin e qytetit nė Gjilan, pėr intervenim kirurgjik. Ma bėnė atė, por pa sukses. Tė nesėrmen iu nėnshtrova edhe intervenimit tė dytė, kėsaj radhe veē nė dorė edhe nė majė tė kokės, ku kisha njė plagė nga goditja e rrymės, e cila vazhdimisht rridhte qelb e gjak. Katėr ditė mė kanė lėnė nė qeli nė burgun e Gjilanit si tė vdekur. Pas katėr ditėsh njė polic ka vėrejtur se unė marr frymė akoma. Pastaj urgjentish mė kanė dėrguar nė spitalin e Gjilanit ku u detyrova tė pranoja edhe 36 ingjeksione penicilin pėr tė mė rikthyer frymėmarrjen e rregullt.

 

E dashura motėr

    Mė lartė pėrshkrova vetėm disa detale tė torturės ē’njerėzore. Mė duhen qindėra faqe pėr tė pėrshkruar tmerrin e pėrjetuar, veēanėrisht nė 20 ditėt e para tė arrestimit. Besoj, se kjo tė nevojitet ty jo vetėm si motėr qė tė kam, por mė shumė tu kam drejtuar si gazetare qė ti kesh parasysh kėto argumente tė tmerrshme si jam torturuar unė .

 

Gjurmė nga vendi ku serbėt  torturonin tė burgosurit shqiptar !   

    Nė tortura kundėr meje, kanė marrė pjesė drejtėpėrdrejtė, institucionet shtetėrore, kriminelė serbė tė UDB-ės dhe gjykatėsit e Serbisė

    Pas 10 qershorit tė vitit 1999, kėto institucione kriminale, me qėllim humbėn ēdo akt tė lėndes gjyqėsore tė „Grupit tė Ferizajt“. Kėtė e bėnė pėr tė fshehur gjurmėt e krimit tė paramenduar.

    Nė tė vėrtetė, me njė proces me 9 tė burgosur nė Grupin e Ferizajt  janė tė vrarė nga vetė shteti serb, gjashtė tė burgosur shqiptarė. Kjo dėshmon se nė procesin kundėr „Grupit tė Ferizajt „ ėshtė fjala pėr krime kundėr njerėzimit, gjenocid dhe terrorizėm Shtetėror tė pjesėtarėve tė njė populli, kundėr pjesėtarėve tė njė populli tjetėr.

    Shumė organizata joqeveritare serbe, qė mirren me tė drejtat e njeriut dhe shumė avokatė serbė, Procesin kundėr „ Grupit tė Ferizajt „ e kanė cilėsuar si shkeljen mė brutale tė ligjeve, tė tė drejtės humane e morale dhe shkeljen e konventave ndėrkombėtare pėr tė drejtat themelore tė njeriut.

    Nga nėntė tė burgosur, tani nė burgjet serbe kemi mbetur vetėm katėr.

    Unė, Besim Zymberi, Skender Ferizi dhe Agim Reēica nė burgun e Mitrovicės sė Sremit dhe Sylejman Bytyēi nė burgun e Nishit. Qė tė katėr jemi me plagė dhe lėndime tė rėnda si dhe me sėmundje tė rrezikshme shėndetėsore si pasojė e torturave.

    Duke marrė parasysh vėshtirėsitė shėndetėsore qė kmi, dėnimet drakoniane qė i kemi, pasojat e torturave qė i kemi akoma nė trupin tonė plot plagė i konsiderojmė – DĖNIME ME VDEKJE!

 

Torturat:

 

      Ndaj meje tortura ėshtė pėrdorur 22 ditė rresht nga 18 orė nė ditė. Janė pėrdorur shufra gome, metali, druri, karrika tė ndryshme me tavolina, kaseta metalike, ēekanė, thikat etj si dhe nė shkallė tė gjėrė ėshtė pėrdorur elektroshoku.

        Shpeshherė janė pėrdorur 4 elektroshokė pėrnjėherė duke mi futur nė veshė, nė kokė, nė hundė, nė gojė, veēanėrisht nė gjenitale dhe kudo nėpėr trup.

        Pasojė e 22 ditėve torturė, i jam nėnshtruar intervenimeve kirurgjike nė tė dyja duart pėr shkak tė sėmundjes vdekjeprurėse-Trombozės. Ndaj meje janė ushtruar mbi 15.000 goditje me mjete tė ndryshme, kryesisht nė kokė, nė boshtin kurrizor, nė veshkė, gjenitale dhe kudo nė trup.

     Tani pas tre vjet e shtatė muajsh qėndrimi nėpėr burgjet serbe kanė konfirmuar pėlcitjen e timpanit tė veshit, humbjen e tė dėgjuarit, humbjen e tė pamurit, marramendje, sėmundje kronike tė ndezjes sė veshkėve, kam disa brirė tė thyera, dorėn e djathtė tė thyer nė dy vende, degjenerim tė boshtit kurrizor, pjesėn e qafės, dėmtim tė unazave nė mesin e shpinės, shtangim tė muskujve, reumė dhe katėr dhėmbė tė thyer.

    Dyshoj edhe pėr dėmtime tė rėnda edhe nė lukth por tė pavėrteuara ende.

 

E dashura motėr

       E di se tė kam lėnduar shpirtėrisht edhe ty, por ti, megjithatė je e fortė, ti ke qenė edhe vetė nė burg nė vitin 1982. Kėtė dėshmi tė torturės ndaj meje qė kam pėrshkruar vetėm disa prej atyre pėrjetimve tė tmerrshme, Teutė, ia drejton Komitetit pėr Torturė, Amnesti Internacional, Shoqatės sė mjekėve tė Zvicrės

 

Tė pėrqafoj shumė, vėllai, Besimi

Mitrovicė  Sremit, Letėrkėmbim i Besim Zymberit me motrėn Teuta Zymberi

 

 

 

Letėr e tė burgosurit politik Besim Zymberit nga burgu i Mitrovicės sė Sremit, qė i adresohet:

 

- Hans Hakerupit

- Liderėve shqiptarė tė KPA-sė

- Zyrės Amerikane

-KNKK-sė

- Komesariatit tė OKB-ve pėr tė Drejtat e Njeriut

- Kryesuesit tė Departamentit tė Drejtėsisė pėr Kosovėn

 

 

KUSH JANĖ PENGJET SHQIPTARE NĖ "BURGJET "SERBE ?        

 

      Prishtinė / Mitrovicė e Sremit, 15/23.09.2001, (Besim Zymberi)

 

      Disa herė pėrmes letrave u jam drejtuar faktorėve vendosės me thirrjen pėr ushtrimin e ndikimit pėr lirimin e pengjeve tė pafajshme shqiptare, tė cilat padrejtėsisht edhe mė tutje mbahen nėpėr "burgjet " serbe.Kam pėrshtypjen se thirrja e ime ka rėnė nė vesh tė shurdhėr. Kėtė herė nuk do tė kėrkoj kurrfar angazhimi nga askush pėr pengjet, kur ėshtė fjala pėr lirimin e tyre.Vetėm dua tė pėrkujtoj institucionet e fuqishme ndėrkomėatre perendimore , UNMIK-un dhe faktorėt politik shqiptarė nė Kosovė se kush janė nė tė vėrtetė pengjet shqiptare ?!. Ne, pengjet qė edhe mė tutje mbahemi nė "burgjet " serbe, jemi tepėr tė revoltuar, veq injorimit qė na bėhet, edhe me statusin juridik jo tė rregullt. Edhe Bashkėsia Ndėrkombėtare; edhe UNMIK-u; edhe faktorėt politikė shqiptarė, mu si dikur Millosheviqi dhe tani Koshtunica, vazhdimisht na kanė quajtur -TĖ BURGOSUR!.

 

Masakra nė Burgun e Dubravės

      Ne nuk kemi qenė as nuk jemi tė burgosur, por jemi pengje. Tė jesh i burgosur, do tė thotė: tė jesh i arrestuar me dėshmi me ndonjė vepėr penale, tė kesh kaluar procedurė tė rregullt dhe korrekte tė hetimeve dhe tė kesh pasur gjykim ligjor. Ne pengjet e mbetura dhe ato tė liruara , nuk jemi burgosur me dėshmi; gjatė hetimeve u jemi nėnshtruar torturave shtazarake dhe kemi marr dėnime nė procese tė montuara policore -gjyqėsore.

 

      Ne pengjet , tė gjithė jemi shqiptarė, ndėrsa jemi arrestuar, maltretuar e gjykuar vetėm nga serbėt. Jemi pengje politike dhe jemi pjesė tragjike e synimeve serbomėdha pėr spastrimin etnik tė Kosovės, veqanėrisht gjatė sundimit millosheviqian. Mė e dhimbshmja ėshtė se ne pengjet shqiptare, me 19-23 maj, me paramandim tė organeve mė tė larta shtetėrore serbe nga burgjet " e osovės edhe tė Serbisė, u transferuam nė Burgun famėkeq tė Dubravės, ku iu nėshtruam masakrės kolektive tė parapėrgaditur e cila na kushtoi me 180 tė vrarė , mbi 350 tė plagosur rėndė dhe tė gjithė tė tjerėt me lėndime tė rėnda dhe trauma tė rrezikshme. Veqanėrisht, ndaj pengjeve tė "dėnuara " politikisht, ėshtė ushtruar dhunė e shfrenuar.

 

Masakra nė Burgun e Dubravės

     Nuk ka asnjė peng politikė i cili nuk ka pėrballuar sė pakut 5000 goditje me mjete mekanike, duke filluar qė nga hetimet, prej inspektorėve tė UDB-sė, gardianėve nėpėr burgje, madje edhe nga numėr i tė burgosurve serb.Ka shumė pengje nda tė cilave nė shkallė tė gjėrė ėshtė pėrdorur rryma .Personalisht unė, nė vitin e parė tė "burgut " kam pėrballuar mbi 15.000 goditje dhe kam mbijetuar tortuėn shtazarake me elektroshok, shpesh edhe nga katėr sosh pėr njėherė. Ndaj pengjeve shqiptare janė pėrdorė tė gjitha format e diskriminimit: ndalesa e vizitave familjare, ndalesa e komunikimit me avokatė, izolimet e tmerrshme, tretman racist nė pėrkujdesjen medicinale, maltretime tė vazhdueshme tė familjeve dhe mė pėrmbajtėsorja: diskriminimi dhe pakėsimi i ushqimit gjė qė nuk ka ndodhur as 50 vjet para, nė Aushvic, Mathauzen, Jaenvc etj.

 

      Duke filluar qė nga vitet 1997 e deri mė tani, pengjet shqiptare nuk kanė bėrė jetė burgjesh, por jetė kampesh tė pėrqėndrimit. Ato kanė qenė tė trajtuara si raste inferiore, kundrejt dhunės sė ushtruar nga pjestarėt e njė populli tjetėr, qė vetėn e kanė quajtur: "popull qiellor "! Meqense pengjet shqiptare nė katėr vitet e fundit kanė qenė tė privuar nga ēdo e drejtė ligjore, morale e humane; meqense ndaj tyre gjatė tėrė kohės ėshtė ushtruar dhunė shtazarake deri nė likuidim kolektiv dhe meqense ndaj tyre gjatė tėrė kohės ėshtė bėrė diskriminim racist, puna qė ėshtė dashur ta bėjė UNMIK-u pas 10 qershorit tė vitit 1999, do tė duhej tė ishte: shpallja formale si kampe pėrqėndrimi pėr shqiptarėt tė: Burgut tė Dubravės dhe burgjeve tė Lypijanit , Prishtinės nė periudhėn prej fillimit tė vitit 1997-1999, burgjeve hetuese tė Kosovės pėr 24 mars 1999 -10 qershor 1998 , dhe tė gjitha vendeve ku janė mbajtur pengjet shqiptare, pėr kėto arsye themelore:

 

1. Likuidimi masovik nė" Burgun e Dubravės " etj.

2. Tortura shtazarake, nga e cila shumė pengje kanė vdekur mundimshėm

3. Diskriminimit racist nė tė gjitha sferat (pėrkujdesje shėndetsore, ushqim, kushte tė rėnda tė banimit, punė tė detyueshme etj.)

4. Arrestimit tė tyre nė baza diskriminuese kombėtare

5. Arrestimit tė paligjshėm tė tyre

6. Dėnimeve tė paligjėshme tė tyre

7. Deportim i paligjshėm nga Kosova nė "burgjet " e Serbisė

 

      Arsyet e lartėpėrmendura janė tė mjaftueshme pėr tė zgjuar nga gjumi: UNMIK-un KPA -nė, BE-nė, SHBA-tė, Parlamentin Evropian, Kėshillin Evropian, KS tė OKB-ve dhe veqanėrisht Tribunalin e Hagės dhe Gjykatėn e Lartė Evropiane pėr tė Drejtat e Njeriut. Tė gjitha kėto institucione sė pakut dy vjet e gjysmė mė parė ėshtė dashur tė padisin shtetin serb pėr gjenocid dhe terrorizėm shtetėror tė ushtruar ndaj pengjeve shqiptare. Fatkeqėsisht, tė gjitha kėto institucione, njohėn "ligjshmėrinė" millosheviqane ndaj pengjeve shqiptare, duke kompromituar rėndė virtytet e tė drejtės humanitare, ligjore, morale dhe njerėzore.

 

Nė "burgun" e Mitrovicės sė Sremit, ku jam unė momentalisht, nga 50 pengje shqiptare, 24 janė me plagė tė rėnda, tė pa shėruara qė nga masakra e Dubravės. Tė gjithė kanė gjurmė nga torturat shtazarake dhe sėmundje tė rėnda si pasojė e tyre. Shumica ankohen pėr sėmundje tė rėnda nė kokė, gjoks, veshkė dhe bosht kurrizor. Tė gjithė kanė simptome posttraumatike nga tmerret e pėrjetuara. Tė gjithė janė tė revoltuar nga injorimi i vazhdueshėm qė iu bėhet, duke filluar nga statusi jo I rregullt i tė "burgosurve" siq cilėsohen.

 

      Pengjet politike tė mbetura janė tė gjithė me dėnime mbi 10 vjetė. Duke pasur parasysh pasojat shėndetėsore nga torturat, tė gjitha ato dėnime janė-dėnime me vdekje! Pėr pėrjetimet e pengjeve shqiptare, statusin dhe tretmanin e tyre, janė tė informuar veqanėrisht KNKK dhe Komesariati i OKB-ve pėr tė Drejtat enjeriut, si organizata formale ndėrkombėtare.

 

      Fatkeqėsisht, tė dy kėto organizata kanė fshehur tė vėrtetėn pėr pengjet dhe nukė kanė njoftuar publikisht kėrkesat e tyre tė ligjshme. Kėtė shkrim e kam shkruar me argumente qė konfirmojnė se ne, shqiptarėt qė mbahemi nė "burgjet" serbe jemi- PENGJE POLITIKE, e jo tė burgosur tė rregullt. Jam i vetėdijshėm se tė gjithė e kanė tė qartė kėtė, por unė nuk e kam tė qartė njė gjė: pse ne pengjet shqiptare nuk kemi tė drejtė tė jemi pranė familjeve tona, si qytetarė tė lirė e tė ndershėm tė Kosovės?.

     



Gratis Homepage von Beepworld
 
Verantwortlich für den Inhalt dieser Seite ist ausschließlich der
Autor dieser Homepage, kontaktierbar über dieses Formular!