THESARET E HUMBURA

 

Muharrem BLAKAJ

 

THESARET E HUMBURA

Roman

 

 

 

Redaktor

Mustafė XHEMAILI

 

 

 

 

Ballina dhe faqosja

Infograph Visual Solutions

www.info-graph.com

 

 

Botues

SHKSH “Mėmedheu”

St. Gallen, Zvicėr

 

 

U shtyp nė shtypshkronjėn

“Shkrola “, Prishtinė

 

 

Copyright 2005

Autori

 

I

 

         Nė qytezėn e huaj vazhdonte tė binte shi. Ky mot i lig i kishte pėrcjell gjatė gjithė rrugės. Vende-vende kishte pasur mjegull tė dendur qė i kishte fshehur konturet e kullave bashkė me frėngjitė e tyre tė rrezikshme.  Pėr kullat e shqiptarėve kishte lexuar. Ishte hera e parė qė ndodhej pėrballė tyre. Ndoshta nga moti i lig, kullat i dukeshin edhe mė tė rrezikshme! Nė pamje tė jashtme dukeshin tė qeta, madhėshtore dhe krenare, kurse nė brendi, prapa frėngjive tė errėta sigurisht se fshiheshin tytat e pushkėve.

         Makina lėvizte ngadalė duke u tundur, pasi rrotat futeshin nėpėr pellgjet e mbushura me ujė. Edhe pse e dinte se edhe kjo qytezė e humbur ishte pjesė e Mbretėrisė Serbo Kroate- Sllovene, prapė se prapė, Van Joviq e kishte tė vėshtirė ta emėronte ndryshe, pėrveēse e huaj. Pas emėrimit tė tij nė kėtė qytezė provinciale, kishte qenė i shtrėnguar qė tė ndiqte njė seminar parapėrgatitorė nė lidhje me vendasit, dhe kulturėn e tyre. Gjatė asaj kohe, jo njėherė, kishte dėgjuar se kėta njerėz kishin karakteristika tė tjera. Veshjet e larmishme, plisat e bardhė, gjuha e tyre qė… nuk pėrngjante me asnjė nga gjuhėt e buta e tė kapshme evropiane, gjuhė e egėr, e vrazhdė dhe e frikshme, disi si gjuhėt e demoduara nomade tė fiseve mongole, kineze apo dreqi e di se ēfarė! Zakonet e tyre, tė lidhura me vese e karakteristika tė veēanta, jashtė ēdo rregulle regjionale qė nuk kishin asnjė ngjashmėri me rregulla kodikė tė popujve tė civilizuar. Pėr mikun, edhe i huaj qoftė ai, mjaftonte tė ishte paqėsorė, shqiptarėt ishin zemėrgjerė dhe tė sinqertė, kurse pėr armiqtė e tyre ishin tė ashpėr e kėmbėngulės. Edhe pse jetojnė nė bashkėsi fisnore, tė ndarė nė tri religjione, kur tė vijė puna pėr atdheun e tyre, janė gati tė shuhen me gjithė ēfarė kanė! Zakonet e tyre sikur kanė ngjashmėri me fiset Glenfruine, tė cilėt ngatėrresat ndėrmjet tyre i zgjedhin me dyluftim, kurse shqiptarėt, ngatėrresat nė mes tyre i zgjedhin me ligjet e tyre tė gjakmarrjes, duke bėrė vrasje mizore. Kėto parime tė trashėguara nga tė parėt, ata ua mėsojnė brezave; gjak pėr gjak, dhe gjakmarrja vazhdon me vite e decenie. Viktima ruhet me xhelozi deri sa tė bije nė kurthe, dhe ekzekutohet. Vrasjet bėhen me paramendim e gjakftohtėsi tė jashtėzakonshme!... prandaj, larg ēdo kontakti me ta! Kėshtu i kishin thėnė!

         Stili i ndėrtimit tė shtėpive tė tyre prej guri, tė tipit ,kullė’ karakterizohet me njė lloj fortifikate familjare, qė shėrben jo vetėm pėr t’u mbrojtur, por edhe pėr ,ngujim’ pėr ata qė kishin radhėn pėr tė dhėnė gjak. Pastaj armėt? Edhe pse pushteti i kishte ēarmatosur, ēdo ditė vriteshin me armė zjarri dhe kapeshin nė kontrabandė me to. Thuhej se armėt i prodhonin vet duke filluar nga baroti e deri tė fishekėt. Ishte e pabesueshme por, gjithsesi e rrezikshme.

         Misioni i tij nuk kishte karakter luftarak por, thjeshtė hulumtues. Nė fillim kishte menduar se  duhej tė ishte sa mė kooperativė me vendasit, me ndihmėn e tė cilėve do tė binte nė gjurmėt e lashtėsisė, por kjo gjė ishte e pamundur. Prandaj, duhej tė pėrdoreshin skicat e punuara mė parė nga ekspertėt e arkeologjisė. Nė ndihmė do t’u vinin njė grup njerėzish tė besuar qė do t’i caktonte naēallniku, si dhe skuadra ushtarėsh, tė cilėt do t’i mbronin nga ēdo e papritur.

         Thuhej se qeveria kishte bėrė shpenzime marramendėse pėr t’i shpėrngulur shqiptarėt nga tokat e Serbisė sė Vjetėr. Kjo taktikė e shpėrnguljes sė shqiptarėve zinte fill para dy shekujsh, gjatė njė marrėveshje sekrete nė mes arqipeshkvit Visk Zmajeviqit dhe Venedikut, pėr t’u zvarritur e shpėrndarė mė marrėveshje e elaborate tinėzare edhe me shumė shtete tė tjera, deri nė ditėt e sotme. Pėr pastrimin e kėtyre zonave merreshin shumė dijetarė. Po thuaj se tė gjithė ishin nė njė mendje se vetėm terrori, vrasjet, dhuna dhe pėrzėniet e vazhdueshme do tė bėnin tė mundur pastrimin e tokave serbe nga elementėt jo serb. Kishte pasur edhe nga ata dijetarė qė kishin preferuar qė popullsinė jo sllave ta fusnin nė qendėr tė tokave serbe dhe t’i shpėrndanin nė mes popullsisė vendase. Kėshtu do t’i vihej kapak njėherė e pėrgjithmonė elementit jo sllav nė Ballkan. Edhe tė huajt, jo qė nuk do tė kundėrshtonin kėtė plan-projekt ambicioz por, ata do tė ishin aleatėt besnik, dhe do tė merrnin pjesė drejtė pėr sė drejti nė zbatimin e tij. Kundėrshtarėt e kėsaj ideje ishin kategorik qė njė gjė e tillė nuk duhej tė ndodhte kurrsesi. Ata kishin frikė se kjo metodė do tė ishte surrogat, qė do ta dėmtonte rėndė pastėrtinė e popullit hyjnorė serb.

 

*

         Makina ndalojė para ndėrtesės sė porsandėrtuar tė komunės. Van Joviq zbriti i pari. Pas tij zbriti eksperti francez i arkeologjisė, Fransua Roger. Nga dera tjetėr e makinės zbriti specialisti i gjeologjisė Dushko Jevtiq i shoqėruar nga eksperti rus i gjeologjisė Sergej Ivanov. Dhe krejt i fundit zbriti, etnografi Dragomir Marjanoviq. Dan Mujani, siē dukej i porositur nga naēallniku lėvizi nė drejtim tė makinės. Pasi mori njė arkė druri u nis drejt hyrjes. Para hyrjes sė ndėrtesės kishin dalė pėr t’i pritur veē naēallnikut edhe patriku, komandanti i zonės operative tė Metohisė majori Dushan Miqiq, vojvoda Miliq Kėrrstiq, si dhe komandanti i xhandarmėrisė bashkė me drejtorin e shkollės dhe drejtorin e postės.

         Pas pėrshėndetjeve tė rėndomta ata u drejtuan nga dera e hyrjes. Nė korridorin e gjerė naēallniku ju dha shenjė mysafirėve tė hynin nė kantinė. Dera e kantinės ishte e hapur. Pas tyre hyri patriku, pastaj majori, naēallniku e tė tjerėt me radhė, ashtu siē kishin qenė tė radhitur gjatė pritjes. Pasi zunė vend, kantinjeri ju solli pije.

         Pasi ju urojė mirė se ardhje, e posaēėrisht tė huajve, majori nė pika tė shkurtra dha njė raport pėr gjendjen aktuale nė provincė. Me pak fjalė  tregoj se malet ishin mbushur plot kaēak. Ata, herė pas here i sulmonin postat e xhandarmėrisė. Ushtria pėrdorej pėr ndėshkimin e banditėve dhe pėr tė vėnė qetėsinė dhe rendin, aty ku plaste sherri nė mes tė organizatės ēetnike “Dora e zezė” dhe kaēakėve. Pastaj, i pėrsėriti tė njėjtat fjalė qė me dhjeta herė i kishte dėgjua Van Joviqi: sa mė larg kontakteve me vendėsit. Janė tė rrezikshėm! Lėvizjet t’i kenė tė kufizuara. Ju ndalohej dalja jashtė vendbanimeve tė kolonėve.

Nė pika tė shkurtra ai u tregoj tė porsa ardhurve se edhe vet, edhe pse ishte ushtarak, merrej me kėrkime arkeologjike dhe gjeologjike. Kishte marrė shėnime me vlera tė ēmuara pėr shumė zona tė pasura arkeologjike dhe gjeologjike tė pazbuluara mė parė, dhe ishte i gatshėm qė nė kėtė drejtim tė jepte njė kontribut tė vlefshėm si nė mbrojtjen e kėtyre gjetjeve, ashtu edhe nė kėrkimet qė do tė pasonin. Tė gjitha kėto do tua afronte kur do t’i kėrkonin zotėrinjtė e nderuar, gjithsesi nė njė fazė tė dytė!

         Van Joviqi i pėrshėndeti tė pranishmit pėr pritjen e ngrohėt dhe pėr gatishmėrinė e tyre pėr ta ndihmuar projektin. Pastaj, i falėnderojė ekspertėt e huaj pėr ndihmesėn qė kishin dhėnė nė pėrpilimin e skicave planimetrike nė degėn e arkeologjisė dhe tė gjeologjisė. Nė pika tė shkurtra ai pėrmendi disa vende ku duhej tė fillonin gėrmimet.

– Gospodine Joviq, kemi informacione tė sakta sė gjatė luftėrave ballkanike kėto anė i ka vizituar njė grup arkeologėsh, dhe nė shumė vende kanė bėrė gėrmime dhe matje. Se ēfarė kanė shėnuar ata nė defterėt e tyre askush nuk e di!...  – ndėrhyri vojvoda Miliq Kėrrstiq.

– E dimė ne! – ia ndėrpreu fjalėn Van Joviqi, – dhe pikėrisht shėnimet e tyre mbi qendra arkeologjike tė zbuluara, si dhe njė mori gjetjesh tė rastit na kanė detyruar tė merremi me rishikimin e atyre gjetjeve dhe shėnimeve tė tyre. Sė pari ne duhet tė merremi me qendrat arkeologjike qė janė sipėrfaqėsore, t’i bėjmė matjet e nevojshme dhe pėrpilimin e skicave planimetrike, pastaj tė fillojmė nga gėrmimet. Edhe pėr gjetjet arkeologjike tė rastit qė i kanė lėnė tė shėnuara ekspeditat e huaja, ne duhet t’i bėjmė skicat planimetrike dhe parapėrgatitjet e tjera. Si fazė e parė, nevojitėn emėrtimet topografike tė vendeve, qofshin edhe shqip ato, si dhe plotėsimi i tė dhėnave gojore dhe mitike nga vendėsit pėr objektet nė fjalė. Unė, kaq kisha! Nėse ka dikush ndonjė pyetje, le tė urdhėroj!

         Pasi i shikoj me radhė tė gjithė tė pranishmit, Van Joviqi u ul nė karrigen e tij. Ndjehej i lodhur. Sytė ju kishin skuqur nga pagjumėsia. Qysh nė rini tė hershme kishte pasur probleme me gjumin, sidomos kur ndėrronte vend. Gjatė gjithė rrugės nuk kishte bėrė me tepėr se dy orė gjumė, dhe atė, jo gjumė tė mirėfilltė por, vetėm dremitje. Nga tė pranishmit askush nuk foli. Heshtja kishte filluar tė trashej. Van Joviqi e ndjeu se koha ishte e pėrshtatshme pėr t’u larguar, sa pa filluar njė bisedė e re. U ngrit nė kėmbė duke i kujtuar edhe tė tjerėt se biseda kishte marrė fund. Naēallniku disi i lehtėsuar e pėrcolli deri nė dhomėn e tij. Sergej Ivanov i shoqėruar nga majori dolėn jashtė, ndėrsa Fransua Roger i shoqėruar nga gjeologu Dushko Jevtiq, tė patrazuar vazhduan bisedėn.

         Me pėrcjellje tė naēallnikut, Van Joviqi u gjend nė dhomėn e tij. Naēallniku, pasi i urojė ditėn e mirė, doli. Pasi u lirua nga pesha e palltos tė cilėn gjatė gjithė kohės e kishte mbajtur veshur, Van Joviqi u ul mbi shtrat. Tani ēuditėrisht e ndjente vetėn tė lodhur. Akoma i uturinin veshėt nga zhurma e hekurt e monotone e motorit tė makinės. Qetė, u shtri mbi shtrat. E  ndjeu vetėn tė lodhur, tė kėputur. Pėr njė ēast ju duk e pabesueshme qė kishte hyrė nė ditėn e katėrt qė nga koha kur ishte larguar nga shtėpia.

         Ju bė se pa tė shoqen, tė frikėsuar dhe me sy tė pėrlotur kur e kishte pėrcjellė nė stacionin e trenit me dorėn lartė duke e tundur deri sa ishte zhdukur. Assesi nuk kishte mundur t’ia mbushte mendjen, se puna qė e kishte marrė pėrsipėr nuk sillte ndonjė rrezik, sepse nuk kishte tė bėnte fare me kaēakėt apo me bandat e tjera qė vėrtiteshin maleve kundėr shtetit. Pamjen kėrcėnuese tė atyre maleve qė i kishte kaluar gjatė rrugės ishte pėrpjekur ta zbuste sado pak me krenarinė e detyrės sė tij. Kurse kullat qė i gjeti nė kėtė provincė tė humbur ju dukėn tė frikshme dhe kėrcėnuese. Mirėpo prania e majorit, e naēallnikut, e komandantit tė xhandarmėrisė, e vojvodės, rojet nė ēdo skaj tė qytezės sikur e kishin qetėsuar pak. Pastaj ju kujtua takimi i fundit qė kishte pasur me ministrin e kulturės dhe me njėrin nga kėshilltarėt e tij. Takimin me punėtorėt e konsullatave tė huaja tė akredituara nė Mitrovicė. Bisedat dhe pėrpilimi i skicave planimetrike paraprake, si dhe ndihma e pakursyer, sidomos e konsullit francez dhe atij rus tė cilėt kishin pėrgatitur edhe ekspert qė do tė merrnin pjesė gjatė ekspeditės sė tij nė rrafshin e Dukagjinit e veēanėrisht nė Podgur. Ju sollėn nėpėr mend copa bisedash pėr gėrmime, emra vendesh, harta topografike, skica, themele tė vjetra kalash, manastiresh e kishash, pastaj veshjet karakteristike tė shqiptarėve me larmi ngjyrash, e nė fund edhe kėngėt e tyre tė ēuditshme!...

 

*

         Zilja e telefonit binte me ngulmė. E pikėlluar e mori dėgjuesen, duke shpresuar se kėsaj radhe do tė dėgjonte njė lajm qė do ta bėnte tė gėzuar bile pėr orėt e pasdites qė nuk i kalonte dot. Si gjithnjė, edhe kėsaj radhe nga dėgjuesja erdhi zėri i mėrzitshėm e zhgėnjyes i tė shoqit. Fjalėt e tij tani mė i dinte pėrmendėsh, si je, ēfarė bėn, ēfarė kemi andej, me pėrgatit sot pėr drekė kėtė apo atė lloj ushqimi, pėrgatite rakinė dhe mezet se do tė vij me kėtė apo me atė... dhe asgjė e jashtėzakonshme. Vetėm kah fundi i bisedės ai e njoftonte se sot sa kishin arritur pesė ekspert. Tre vendas, dhe dy tė huaj. Njėri ėshtė francezė kurse tjetri rus.

– Ekspert? Ēfarė kėrkojnė ata kėtu?... – pėshpėriti e hutuar si tė ishte duke folur vet me vete. Nuk u pėrmbajt dot, dhe pyeti pėr tė dytėn herė? –  Ekspert the?

– Po, po ekspert thash! – u dėgjua zėri nervozė i tė shoqit nga ana tjetėr e telefonit. –  Pse ēuditėsh?

– Sa mirė! – tha mė nė fund pa e pėrmbajtur vetėn dhe vazhdoj: – tė ne do tė vijnė ata?

– Jo te ne! Ē’do tė kėrkojnė ata tė ne?... ata do tė bėjnė gėrmime arkeologjike, dhe kėrkime gjeologjike nė mbarė krahinėn!

– Ashtu!?... – bėri si me vete, krejt e hutuar nga lajmi. I shoqi foli edhe diēka tjetėr por ajo as qė e dėgjoi. Ishte e tretur nė mendimet e saj fantastike. Sa herė qė dėgjonte ndonjė lajm interesant, pėr njė kohė tė gjatė humbte nėn peshėn e kujtimeve tė ėmbla... dhe krejt si papritur dėgjoj zėrin e tė shoqit kur i uroj ditėn e mirė! Nga dėgjuesja e telefonit u dėgjua toni i ndėrprerė i sinjalit: tit-tit-tit...

Edhe kėtė mėngjes, Mila ishte zgjuar nga gjumi e pikėlluar. Pikat e shiut vazhdonin ritmin e njėjtė sikurse edhe ditėve tė tjera. Jashtė asgjė nuk kishte ndryshuar. Pjeshkat nė kopsht me gjethe tė rėna, lulishtja e tharė krejt nė fundin e oborrit, pjergulla e zhveshur si dhe dritėhijet e pėrhirta tė kullave matanė lumit, dukeshin tė ftohta akull, e tė frikshme, sikur i ndillnin kob. O zot, ja edhe sot njė ditė e tmerrshme, kishte menduar me dėshpėrim duke e larguar vėshtrimin nga dritarja.

– Sa mirė! – pėshpėriti me vete Mila, – pesė ekspert! Njėri ėshtė francez, me  tha! Do tė bėjnė gėrmime! Ah, si nuk e pyeta se ku do t’i bėjnė ato gėrmime? Pastaj pse duhet tė gėrmojnė? Ani, s’ka gjė. Do ta pyes pastaj!

         Para se tė martohej kishte qenė e dashuruar marrėzisht pas Dushanit. E kishte njohur gjatė njė ekspedite ushtarake ku kishte qėndruar pėr disa ditė nė shtėpinė e saj! Pas martesės kishin vendosur qė muajin e mjaltit ta kalonin nė brigjet e bukura tė bregdetit dalmat. Sa shpejt kishte kaluar ai muaj. Kishte qenė muaji mė i shkurtėr dhe mė i bukur nė jetėn e saj. Ah, tė kisha pasur mundėsi qė kėtė muaj ta shndėrroja nė njė vit tė mjaltit dhe tė kėnaqesha pėr njė kohė tė gjatė nė hotelet luksoze, mė mbrėmje vallėzimi, e me plot muzikė. Por ja qė edhe ai muaj kishte kaluar pa u ndje duke lėnė prapa vetėm kujtime tė kėndshme.

Pasi ishin kthyer nė kryeqytet, nė kutinė e postės kishin gjetur fletemėrimin e tij nė njė provincė tė humbur diku nė Kosovė, qė as emrin nuk ia kishte dėgjuar ndonjėherė. Fill pas leximit tė njoftimit, Dushani kishte marrė hartėn e “perandorisė” siē i pėlqente ta quante Mbretėrinė Serbo-Kroate-Sllovene, dhe duke e lėvizur gishtin mbi tė e kishte gjetur vendin ku e kishin emėruar. Nga ky sihariq ai ndjehej krenar. Vetėm oficerėt e zotė i dėrgojnė atje, kurse ata qė janė tė dobėt i mbajnė afėr sepse kėtu nuk ka hajdut, as kaēak, ndaj nuk ka karrierė, nuk ka as lavdi! Mila e kishte ndjerė mbi shpatulla zhgėnjimin e parė pas muajit tė mjaltit. Asnjėherė nuk kishte pasur dėshirė tė largohej nga kryeqyteti. E zbritur nga njė fshat malor, vetėm sa kishte filluar ta thithte nektarin plot luks tė kryeqytetit. Gjatė muajit tė mjaltit kishte arritur qė tė mėsohej me sjelljet e shoqėrisė moderne. Assesi nuk kishte dėshiruar tė shkėputej nga ai mondanitet, edhe pse Dushi i saj e kishte bindur se nė provincė ku e kishin emėruar, nuk do tė qėndronin gjatė, dhe prapė do t’i ktheheshin luksit dhe jetės mondane. Pas arritjes nė provincė i kishin vendosur nė njė kullė dy kate me frėngji tė njė kaēaku. Kishte pasuar zhgėnjimi i dytė por, tani ky zhgėnjim ishte i mbėshtjellė me njė frikė tinėzare nga kaēaku, qė nė gjuhėn e saj ishte hajduti i tmerrshėm, qė zbret natėn nga malet dhe, si hije e zezė nate, futėt nė shtėpinė-kullė dhe dashurohet marrėzisht nė tiparet e saj dhe pastaj, pason vrasja e Dushit dhe rrėmbimi i saj… bėrr ishte rrėqethur tėrė frikė, dhe nė memorien e saj e kishte skicuar njė burrė kaēak flokėgjatė, i veshur me tirq e xhamadan, shokė shumėngjyrėshe,  ku i vareshin jatagani dhe koburja… disi nė pamjen e Dan Mujanit por mė i bukur, mė i fuqishėm!... O Zot, si nė legjendė!... Zhgėnjimi tjetėr kishte ndodhur shpejt dhe shumė mė tragjik pėr zemrėn e saj, por tani i mbėshtjellė jo si mė parė me frikė nga kaēaku, por me dhembje shpirti. Kishte qenė e stepur kur nė shtratin bashkėshortor tė rregulluar bukur e kishte gjetur Dushin e saj lakuriq duke bėrė dashuri me shėrbyesen e tyre, vajzėn e njė koloni serb. Kohė tė gjatė pas kėtij skandali, ajo kishte pasur depresion psikik. Njė kohė tė gjatė shėrbyesja nuk ishte dukur. Pastaj, porsa kishte filluar tė kėndellej pak dhe t’i afrohej prapė Dushit tė saj, pas kėrkim falje dhe miklimit tė pambarim me fjalė tė mėdha tė dashurisė, kishte ndodhur skandali tjetėr sikurse i pari por, kėsaj radhe me gruan e re e tė bukur tė drejtorit tė postės.

         Kupa ishte mbushur. Kishte vendosur tė hakmerrej kundėr tij. Nė shumė raste kishte pasur kėrkesa nga burra tė pashėm dhe me pozitė. Kishte pasur kėrkesa nga ushtarė tė ri dhe tė bukur qė vetėm shikimet e zjarrta tė tyre e kishin bėrė tė mbushej me epsh. Por qe do, ju kishte larguar tė gjithėve nė mėnyrė tė prerė duke mos lėnė asnjė shteg pėr njė provė tė dytė. Pavarėsisht nga kjo, e ndjente se shumė prej tyre vazhdonin ta lakmonin. Ndaj, gjatė netėve tė gjata tė festave shtetėrore, Mila, ndonjėrit me qėllim ia hidhte ndonjė vėshtrim tė prushtė dhe pastaj tėrhiqej duke e lėnė tjetrin tė shastisur pas saj. Kurse sot? Ja njė ditė qė tė bėnė tė mendosh. Njė ditė qė tė jap shpresė dhe zemėr bashkė, dhe nė ēast, nė trurin e saj e skicoj vetėn duke u afruar drejt shtratit me pelerinėn hedhur krahėve, qė pa dashur i zbuloheshin flladitshem kofshėt e saj tė plota e tė bardha,  kurse ai me pamjen e Dan Mujanit, e shikonte plot epsh!... Cili ėshtė ai vallė? Pyeti vetėn, dhe si nė rastėsi pa vetėn lakuriq pranė dushit qė assesi nuk i kujtohej se kur dhe si kishte arritur deri aty. Mė kėtė mendim nuk u zgjat shumė, sepse nuk dėshironte t’ia largonte vetės ato mendime qė e bėnin tė lumtur nė kėtė ditė tė mugėt shiu, e plot trishtim.

         Duke e fėrkuar trupin me sapun, ju kujtua doktori qė e kishte kontrolluar kur kishte qenė e ftohur. Kishte pasur njė kollė tė rėndė dhe tė gjatė sa pėr njė kohė kishte menduar se e kishte kafshuar sėmundja e rėndė e tuberkulozit. Mendjen e kishte top, se vetėm ajo sėmundje vinte nė kėtė mėnyrė dhe, pas pesė apo gjashtė muajve ēdo gjė do tė mbaronte. Ja kėshtu, deri kėtu e kishte pasur jeta e saj! Pastaj do tė vdiste dhe... o zot! Ofshani! Deri sa doktori i kishte bėrė tė gjitha analizat dhe ia kishte kumtuar lajmin e gėzuar se nuk ishte e infektuar por vetėm e ftohur keq, ajo kishte pėsuar shumė. Kishte humbur nė peshė, sytė ju kishin futur thellė nė kocka. Ju kishte larguar oreksi. Dushi nuk largohej assesi nga puna. Ikte nė mėngjes dhe kthehej vonė nė mbrėmje, apo nuk kthehej fare pėr disa ditė me radhė, pa e qarė fare kokėn pėr sėmundjen e saj! Nga ilaēet qė ia kishte caktuar doktori, kishte filluar ngadalė tė kėndellej. Kur kishte ardhur koha tė shkonte pėr vizitėn e dytė, kishte ndryshuar krejt. Doktorit i kishin mbetur sytė si dy thėngjij tė ndezur, tė ngulitur nė fytyrėn e saj tė freskėt dhe tė bukur. Pastaj i kishte thėnė tė zhvishej. E kishte pikasur se ai e shikonte me zjarr, dhe pėr pak sa nuk ju kishte lėshuar nė dorė e le tė bėnte ai ē’tė donte me trupin e saj tani mė lakuriq. Por, nė momentet e fundit kishte ndėrruar mendje. Nuk i pėlqente aspak fytyra mprehuce e tij, me atė hundė tė gjatė dhe me syzet nė majėn e saj qė e bėnin edhe mė tė ēoroditur dhe… mė mirė tė pres njė rast tjetėr! Pastaj, disi me naze ju kishte larguar doktorit, dhe pa lejen e tij kishte filluar tė vishej.

         Doli nga dushi dhe u mbėshtoll me peshqir. Qetė ju afrua pasqyrės dhe, pėr njė copė herė mbeti duke vėshtruar me ngulmė fytyrėn e vet tė freskėt. Tani, pas lajmit tė kėndshėm qė ia kishte kumtuar i shoqi, fytyra ju duke edhe mė e freskėt se nga hera. Mori tė kuqtė dhe filloj t’i lyente buzėt, pastaj vuri rimelin e kaltėr rrotull syve dhe krejt nė fund, i leu faqet me kremin e bardhė tė markės „Francuska.” Njė copė herė ndenji pran dollapit duke kėrkuar se cili fustan do t’i pėrshtatej kėsaj dite tė trisht, e me plot mistere. Vallė a ka ndonjė fustan qė do t’ju shkonte pėr shtat mistereve? Pyeti vetėn. Pasi u vesh, i krehu flokėt butėsisht duke i lidhur valėvitshėm me njė fjongo ngjyrė kafeje. Veshi pallton dhe doli. Cak ishte gruaja e komandantit tė xhandarmėrisė, tė cilės do t’ia jepte tė parės sihariqin pėr ardhjen e ekspertėve.

 

 

II

 

         Fėrfėllaza i pėrplasi furishėm pikat e shiut mbi xham. Kekė Ymeri ktheu kokėn printueshėm. Pa nga xhami qė ishte mbuluar me avull, dhe prapė u kthye nga pasqyra e varur nė mur. Pa hetueshėm fytyrėn e vet. Ju duk edhe mė brengosėse. Veshi pallton qejfprishur dhe filloj t’i mbėrthente kopsat njėrėn pas tjetrės. Nė fund, me tė dy duart ngriti jakėn duke e ngjeshur pėlqyeshėm pas shallit. Pas kaq shumė muajsh qė kishte ardhur nga qyteti ku kishte pėrfunduar gjimnazin, ishte hera e parė qė dilte nga shtėpia me njė brengė tė madhe nė shpirt. Krenaria pėr tė vetmin shkollar tė kėtyre anėve ju kishte fashitur me kohė. As veshja allafrėnga, qė dikur e kishte bėrė tė dukej i lehtė si pendėl, sot nuk i bėnte ndonjė pėrshtypje, bile pėrkundrazi e kishte brengosur edhe mė keq. Po tė kishte mundėsi ta ndėrronte me dikė tjetėr shkollimin dhe veshjen e tij allafrėnga, nė kėto momente krize, do ta kishte bėrė me gjithė dėshirė por, ishte gjė e pamundur.

         Mugėtira e atij mėngjesi pranveror ju duk e pazakontė, e rėndė dhe e mėrzitshme. Era e pėrzier me borė ju pėrplas ftohtėsisht nė fytyrė. Ishte njė dimėr i zgjatur dhe i rėndė, disi dimėr gėnjeshtarė. Sa dukej se do tė bėnte mot i mirė e me diell, zogjtė tė gėzuar fillonin tė kėndonin, pa pritur ia fillonte erė e fortė e pėrzier me borė e me sqotė, sa qė, dukej se koha ecte prapa duke u futur nė ditėt e acarta tė janarit. Ja, edhe sot njė ditė e tillė e mistershme dhe e ftohėt, dhe me ngjarje tė ngatėrruara! Me kujdes filloj t’i hidhte hapat mbi pellgjet me ujė qė ishin ngrirė krejt. Gjatė gjithė rrugės, deri tė kulla e Jashar efendiut nuk takoj njeri. Kur Jashar efendiu po kthehej nga xhamia, qė po sa e kishte falė sabahun, aty tė bėrryli i rrugės, vetėm sa nuk u pėrplas fytyrė pėr fytyre me tė. Phu, i paudhė, m’i shtinė ethėt nė bark, kishte shfryer ai duke kėrcyer i trembur nė anėn tjetėr.

         Nė at motin e rėndė, kur baba mbret ishte larguar me gjithė ushtri dhe nė vendin e tyre kishte ardhur ushtria serbe e malazeze, Jashar efendiu kishte marrė shumė reforma tė reja nė zbatimin e kuranit tė Allahut. Njerėzit ishin penduar rėndė qė nuk ishin kėnaqur duke u falur e duke ju lutur allahut qė t’u vinte nė ndihmė sa e kishin pasur pranė hijen e babės mbret. Kishin gabuar! Ja tani shkau! Allahu ju ka mallkuar edepsėzė, i thoshte Jashar efendiu xhematit tė tij! Kurse ky i paudhi shkon edhe nė shkollat e tyre! Phu, edepsėzi! Jazėk! Edhe katundarėt kishin mbajtur anėn e Jashar efendiut. Pa dyshim kishte edhe prej atyre qė e adhuronin fshehurazi Kekė Ymerin. Por, kishte edhe nga ata qė ia kishin nevojėn, dhe porsa binte terri, fshehurazi i trokisnin nė derė. Kėndoma kėtė letėr qė ma dėrgoj djali nga ushtria! Jashar efendiu nuk dėshiron t’i kėndojė shkrolat e kaurit. Disa i kishin thėnė qė tė hiqte dorė sa mė parė nga ato libra tė mallkuara e tė kthehej nė udhėn e zotit. Tė merrej me Kuranin e Allahut. Tė kthehej nė xhami e mos tė merrej me ato shkarravina tė sllavit! Dhe se voni, nga Jashar efendiu kishte ardhur edhe njė sihariq tjetėr. Keni dėgjuar moj loke, kishin thėnė plakat! Vakt i keq ka ardhur! Ku ka bėrė vaki qė gratė malėsore tė mbulohen me ferexhe? Hoxha ka thėnė moj! Jazėk i qoftė edhe atij, ėshtė trenuar nė pleqėri! Po ku ke parė moj, ku ke parė? Tė prishen veshjet malėsore me ato beze tė zeza e tė dukemi si sorra? Mos, o Zot mė keq! Vakt i vėshtirė ka ardhur!... Unė nuk i veshi ato beze tė zezė pėr tė gjallė. Me kėtė veshjen time dua tė vdes. Gjynahet me mbesin mua. Zoti e marroftė Cenė Drenin qė i pari e futi gruan e tij nėn atė ēarēaf tė zi. Kur kalon rrugės duket si kallukanxhė e shkreta… Pfu, Pfu, pfu larg meje! Edhe Deli Turileshin e marroftė zoti, ia fshehu bukurinė Dinorės! Dikur, kur shkonte tė Gurra e Sofjes me testi nė dorė, rrezatonte dritė nga bukuria, kurse sot? Zi!...

         Qė larg dalloj oxhakun e ndėrtesės sė re tė komunės. Ai tymonte. Tymi pėrzihej me erė e pjalm bore, e pastaj zhdukej tutje. Kėmbėt edhe pse me pėrtesė, vet e shpinin drejt asaj ndėrtese qė sa mė shumė i afrohej, aq mė e mistershme dhe e frikshme i dukej.

         Pa dashur ju kujtuan tė lehurat e qenve gjatė natės. Llava ujqish kishin mbushur malet dhe katundet si kurrė mė parė. Ata endeshin duke ulėrirė sa nė njė katund nė tjetrin. Sulmonin tufat e deleve, suleshin turravrap pėrgjatė Drinit dhe futeshin nė qytet. Gjatė gjithė vjeshtės kishin shpėrthyer tufa thish tė egjėr, tė cilėt si njė ushtri barbare gjatė natės sulmonin arat me misėr. Thonin se Tahir Rama ishte bėrė mburojė e gjallė e arave, duke u kacafytur me egėrsirat. Pleqtė thoshin se kiameti nuk ishte larg. Nė mos kiameti, luftėn e kemi nė prag, kishin thėnė disa tė tjerė.

         Kur po kalonte pran hanit tė Babit, pa nga jashtė se nė brendi kishte pak njerėz. Koha e ftohėt dhe dėshira pėr llafe i ndillte tė tuboheshin aty. I ndillte edhe Babi, pronari i porsa kthyer. Mė parė hanin ia kishte konfiskuar hyqymeti pėr shkak tė Misin kapedanit, dhe ia kishin dhuruar Radulit, kolon serb. Babin e kishin pėrzėnė. Ishte sorollatur poshtė e lartė nėpėr Stamboll pa mundur tė gjente strehė. Duke mos gjetur derman, befas njė ditė ishte dukur nė katund. E kishin vendosur nė njė tė ndarė tė mejtepit dhe pėr ēudinė e tė gjithėve, e kishin lejuar tė punonte si mė parė nė hanin e tij, por tani bashkė me Radulin.

         Bjeshkėt e Nemuna ishin mbushur plot kaēak. Tė veshur nė tirq me gajtanė, xhamadan e japanxhe, tė armatosur me mauzerė e kobure, bridhnin sa nė njė mal nė tjetrin duke i pėrcjellė ushtritė serbe qė lėviznin ngadalė me armatime tė lehta e topa malor, nėn komandėn e majorit Dushan Miqiq. Andej nga Rugova bridhte pa pra Kera me malėsor. Nė malet e Podgurit endej Misin kapedani, Bardhi i Jusufit, Naku i Pėrkiqit e shumė tė tjerė. Bajraktari i Podgurit, i porsa liruar nga burgu, me Jashar efendiun e me kryeplakun, nuk ishin pėrzier as me kaēakėt e as me pushtetin. Ata thoshin se ishin njerėz tė zgjedhur dhe duhej qė njėrėn dorė ta mbajnė nė milet e tjetrėn nė pushtet. Flitej gjithandej, se naēallniku i ri nuk e kishte ndėrmend me hy nė luftė me kaēakėt. Kishte qitė kushte pajtimi. Edhe ēetnikėt e tyre tė veshur komitė i kishte pajtuar. Ju kishte thėnė se, askush nuk do tė guxonte tė zbrazte pushkė kundėr kaēakėve qė bridhnin nėpėr male. Vojvodė Miliqi bashkė me shokėt e tij, i zhgėnjyer me urdhėratė e Naēallnikut, kishte sulmuar kullat e  kaēakėve. Kishte vrarė gra e fėmijė, ua kishte djegur shtėpitė dhe… pėr t’i larguar sherret, kishte ndėrhyrė ushtria pėr tė vėnė drejtėsinė nė vend. Ata qė i kishin shpėtuar vdekjes nga sulmet e ēetnikėve, nuk i kishin shpėtuar dot internimit nga ushtarėt e majorit Dushan Miqiq. I kishin shpallur fajtor dhe i kishin dėrguar nė burgun e Nishit. Tė vrarit e tė masakruarit, pėrveē vajtojcave, i kishte vajtuar edhe Ukė Xhemalbashi. Ai kishte thėnė se s’ka sevap mė tė madh nė kėtė dynja e nė ahiret se me i vajtu dėshmorėt. Pastaj, pasi i vendosnin kufomat mbi tabut, me ta merrej Jashar efendiu i cili duke ju kėnduar sure nga Kurani i pėrcillte deri nė varr. Thoshin se Naēallniku e kishte zbutur edhe vojvodė Miliq Kėrrstiqin, i cili e mbante pranė vetės Selman Kadrinė. Donte qė i gjithė mileti tė jetė dėshmitar se ishte penduar pėr tė gjitha tė kėqijat qė ua kishte bėrė, dhe kėrkonte pajtim me shqiptarėt!... inshalla, inshalla, kishin thėnė shumė burra me dyshim.

         Fjala kishte marrė dhen, kur njė natė tė errėt vjeshte, si hije tė zeza nate ishin parė dy veta tė veshur me japanxhe tė zeza e tė gjata, me kapolet tė vėna nė kokė qė nuk ju shihej fytyra. Ata kishin shtegtuar nga njė katund nė tjetrin. Sa ishin parė, si hije nate ishin zhdukur, edhe njė tė premte, kur sekti i rufainjve kishte dhėnė njė shfaqje ngjethėse pran teqesė sė madhe, ku dervish tė rreckosur e nėn tringėllimėn e teneqeve dhe damė-dumeve tė daulleve ishin shpuar me biza e gjilpėra. Ishin njoftuar xhandarėt. Edhe kaēakėve ju kishte shkuar fjala. Kishin vėnė njerėz nė ndjekjen dhe zbulimin e tyre por, nuk kishte qenė e mundur. Ata sa shfaqeshin nė njė katund e sa nė tjetrin e pastaj, si hije nate zhdukeshin. Ishin parė pranė varreve tė vjetra, pranė rrasės sė mermerit, ku edhe kishin gėrmuar. Ēfarė kėrkonin aty vallė!? Thuhej se me tė aguar tė ditėve tė kthjellėta, disa herė ishin parė nga barinjtė duke bėrė matje rrėzė Shkėmbit tė Kuq. Kishin bėrė edhe disa gėrmime ku kishin mbetur disa gropa tė hapura. Askush nuk dinte saktėsisht se kush ishin dhe ēfarė kėrkonin nė kėto anė. Thuhej se ishin dervish tebdil nėn urdhrin e Sheh Rexhepit, qė bredhin sa nė njė katund nė tjetrin, duke shpėrndarė magji kundėr atyre qė nuk i besonin fjalės dhe fuqisė sė Shehut tė tyre ēudibėrės. Kurse disa tė tjerė kishin thėnė se ishin njerėz tė shenjtė qė kishin zbritur nga Allahu pėr t’u treguar njerėzimit se kiameti nuk ishte larg. Keni kujdes e mos i ngini, kishte thėnė Jashar efendiu njė ditė kur xhemati kishte falur xhumanė. Ata janė njerėz tė mbėrrimė, tė porositur nga Hasreti Muhameti! Mjerė ai qė i lėndon me fjalė tė kėqija, apo i pėrgjon nė udhėn e tyre tė shenjėt! Allah, nė dorėn tėnde jarabi! Amin!

         Me t’u parė xhubletėzinjtė ishte pėrhapur fjala se mė nė fund kishin dalė nė skenė banditėt, tė cilėt kishin bėrė njė krim tė padėgjuar nė kėto anė, kur njerėz tė panjohur kishin bėrė hapjen e varrezave tė freskėta serbe dhe zhdukjen e kufomave. Pas dy ditė kėrkimesh, ushtria i kishte gjetur kufomat e masakruara buzė lumi. Trishtuese, dhe tepėr e dhembshme kishte qenė se nė mesin e kufomave tė ē’varrosura ishin gjetur tė vrarė e tė masakruar edhe katėr anėtarė tė familjes Galiē. Miomiri i vrarė me armė zjarri, pastaj i masakruar. Nėna e tij plakė e masakruar me thikė. Nusja e tij me tė birin e vetėm nė gji, qė kishte qenė me tė meta fizike po ashtu, tė copėtuar. Thuhej se Miomiri kishte qenė njė bujk i mirė qė kishte jetuar nė tokat e tij tė trashėguara nga tė parėt. Ai nuk i kishte bėrė askujt ndonjė tė keqe qė tė pėsonte nė atė mėnyrė. Pastaj kishin shkruar gazetat dhe fajet ua kishin hedhur kaēakėve qė bridhnin maleve. Ishin organizuar ekspedita ushtarake pėr t’i zėnė dhe pėr t’u hakmarrė kundėr tyre. Kaēakėt, kėto tė pabėra i kishin hedhė poshtė me pėrbuzje. Ne nuk luftojmė kundėr grave e fėmijėve por, i mbrojmė familjet tona nga xhandarėt dhe ushtarėt serb, ishin deklaruar ata pėrmes njė komunikate. Pastaj, patriku nė shenjė pabesie e tradhtie i kishte larguar nga puna rojet tradicionale shqiptare, qė brez pas brezi e kishin ruajtur me besnikėri Manastirin. Njėri nga rojet, qė atė natė tmerri kishte qenė nė detyrė, kishte deklaruar se gjatė natės nė Manastir ishte parė tė futej Miomiri me fėmijėn e sėmurė. Pastaj kishte dalė i vetmuar dhe pas pak ishte kthyer me tė shoqen. Ajo ishte futur nė Manastir duke qarė me kuje. Kishte dėgjuar tė shtėna, brenda mureve tė Manastirit. Vonė, pas mesit tė natės, Patriku i kishte thėnė tė shkonte nė shtėpi. Se ēfarė kishte ndodhur atė natė tė errėt, me shi e vetėtima, brenda mureve tė Manastirit nuk dihej. Por, dihej se brenda jave, tė gjitha rojet shqiptare tė Manastirit, ishin gjetur tė vrarė!

         Dy tė bijtė e Dautit Shaipi e Naipi, edhe kėtė dimėr e kishin kaluar tė fshehur diku nė njė shpellė sekrete nė bjeshkėt e Podgurit. Thuhej se ata, nuk e ndjenin vetėn fajtor, prandaj nuk donin t’i paguanin gjobat qė i kishte paditur nė gjyq rojtari i malit. Ngulnin kėmbė se drutė i kishin prerė nė zabelet e tyre. Rrinin tė pa armatosur dhe nuk pėrziheshin me kaēakėt. Thuhej se ishin tė shkathtė si dhitė e egra. Ngjiteshin nga shkėmbi nė shkėmb, dhe xhandarėt nuk i kapnin dot. Duke u endur nga mali nė mal, kishin zbuluar shumė shpella ku pėr shkaqe tė erozionit grykat e tyre ishin mbyllur me kohė. Pasi i gėrmonin dhe i hapnin hyrjet, me urėt e ndezura pishe futeshin nė brendi duke nxjerrė gjėra tė moēme. Gjatė dimrit i pėrgatisnin pykat dru bredhi dhe gozhdėt katėrkėndėshe e dredhore tė punuara tė farkėtari, qė kur tė vinte vera, tė futeshin nė ndonjė shpellė tjetėr. Verėn e kaluar ata ishin parė tė futeshin nė shpellėn e Hutit. Nuk dihej se ēfarė kishin nxjerrė qė andej. Thuhej se Van Joviqi i kishte garantuar se nuk do t’i ndėshkonte askush nėse ata do t’i sillnin gjėrat e gjetura, bile edhe do tė shpėrbleheshin. Edhe francezi ju kishte garantuar pafajėsinė, dhe i kishte shpėrblyer nė punėn e tyre. Akoma nuk ishte marrė vesh se ēfarė pėrgjigje kishin dhėnė ata.

Nė kohėn e Austrisė, kur ushtria serbe kishte qenė e detyruar tė largohej nga kėto anė, kishin ndodhur disa gėrmime interesante. Nė shumė vende kishin gėrmuar duke nxjerrė nė sipėrfaqe mure kalash tė vjetra. Kishin gėrmuar edhe rrėzė mureve tė njė kishe tė vjetėr, pastaj i kishin hapur disa varreza. Njerėzit kishin qenė tė irrituar nga kėto gėrmime. Nuk ka ndodhur ndėr ne qė tė hapen varret e vjetra. Ata kishin bėrė matje duke pėrsėritur gjithė ditėn numra e shifra me gjuhėn e tyre tė shkurtėr dhe me “c” – et e bollshme, “zweihundert zweiundzwanzig und zehn meter!...” Kur kishin ikur ata, tė gjithė kishin thėnė se shėnimet e gėrmimeve i kishin lėnė tė fshehura nė njė tė ndarė tė kullės se kryeplakut.

         Me t’u dhėnė lajmi se po kthehej ushtria serbe, Misin Kapedani nga gratė dhe fėmijėt ishte ndarė aty buzėmbrėmjes nė oborrin e madh tė kullės, pa lot e pa tė qara. Kush tė dojė, le tė qajė pastaj kishte thėnė ai i mėrzitur. Kur kishin kaluar pran kullės sė kryeplakut, ishin ndalur pėr ta ftuar edhe atė nė luftė kundėr ushtrisė serbe qė po avitej. Misin Kapedani kishte trokitur fort nė derėn e tij. Ai kishte dalė me dyshim e frikė bashkė. Ishte tmerruar kur i kishte parė tė armatosur. Ku dreqin po e thyeni qafėn? Kishte thirr gjithė frikė. Jam ngopė me luftėra e me gjak! Nuk dua mė luftė. Jeni qu peshė para taksirati… Nė luftė po shkojmė, a po e sheh se po vijnė ushtritė serbe! ia kishte prerė fjalėt Misin Kapedani. Nuk vi kurrė mbas jush! Qafen e thefshi! Atėherė bjeri armėt… edhe municionin! Nuk ua jap asnjė kokėrr!... Misin kapedani e kishte nxjerrė alltinė dhe ia kishte rrasė nė fyt. I verdhė dyllė, nga frika ua kishte dhėnė krejt ēka kishte pasur. Mos ua mbėrrittė ymri me u kthye tė gjallė jarabi o zot! Kishte murmuritė kryeplaku i molisur dhe, duke ju dridhur kėmbėt nga frika, ishte ulur mbi njė gurė buzė rruge. Pastaj, si me vete ishte dėgjuar tė thoshte: Keni me ma pa sherrin qe besa! Se kush ia kishte futur nė tru Naēallnikut nuk dihej por, dihej se marrja e armėve tė kryeplaku, ishte thėnė gabim: „marrja e shėnimeve tė arkivuara.” Kėrkesa e parė dhe e fundit e Naēallnikut kishte qenė: shėnimet e arkivuara i dua nga Misin Kapedani, edhe pse e dinte se nė  kullėn e kryeplakut nuk kishte pasur kurrfarė shėnimeve, pėrveē armėve dhe municionit qė vet e kishte fshehur dikur nga ushtarėt austriakė! Pasi nuk ju kishte pėrgjigjur thirrjes, Naēallniku ia kishte syrgjynosur vėllamin, nėnėn plakė dhe gruan me fėmijė! Thuhej se njė kohė tė gjatė i kishte mbajtur tė mbyllur nė burgun e Nishit, pastaj, kur i kishte liruar, i kishte pėrzėnė matanė kufirit!

         Dan Mujani, korrieri i katundit qė tė gjithė e quanin „polic” befas njė ditė kishte hapur lajmin se me makina tė ngarkuara rėndė, kishin ardhur pesė ekspertė me arka e hallate. Nė mesin e tyre njė rus dhe njė francez. Ai kishte thėnė se ata kishin ardhur pėr gėrmime, tamam si nė kohėn e Austrisė por, nė dallim prej tyre kėta me vete kishin sjellė edhe disa qyngje hekuri. Qė kurė ndodhej nė atė detyrė, naēallniku i kishte dhėnė pushkė qė ta mbronte vetėn, bashkė me letrat e lajmet qė ia sillte. Kur kalonte shtigjet e gjerdheve, hidhej lehtas duke thirr: „hop he polic!” Ai kishte bėrė be se ekspertėt mund tė kenė ardhur pėr ēfarėdo pune tjetėr por vetėm pėr gėrmime jo! I njeh mirė baca ata tė gėrmimeve. Ata me vete sjellin disa arka me karta, qysqi, kazma, lopata fshesa e brusha! Pastaj, punėt i fillojnė me beharin e parė!... Po qyngjet? Ē’ju duhen qyngjet pra? Allah, Allah!

Me kėto mendime, me sy tė trishtuar Kekė Ymeri vuri kėmbėn nė shkallėn e parė tė ndėrtesės. Shkallėt kishin zėnė njė shtresė tė hollė akulli. Me kujdes filloj t’i ngjiste njėrėn pas tjetrės. Ishte hera e parė qė shkelte nė kėtė ndėrtesė. Korridoret ju dukėn tė gjėra dhe tė lėmuara qė shkėlqenin nė atė pak dritė qė depėrtonte nga jashtė. Pėr njė ēast mbeti nė mes tė korridorit pa ditur se nė cilėn derė duhej    trokiste.  Tamam nė kohėn kur bėhej gati tė trokiste nga krahu i djathtė u hap njė derė dhe, qė andej bashkė me dritėn qė e mbushi korridorin doli njė burrė.

– Paskeni ardhur? – pyeti ai dhe u nis drejt tij. – Keni pritur gjatė gospodine Keko?

– Jo, tani sa erdha! – u pėrgjigj Kekė Ymeri i ēuditur. – Erdha pėr ftesėn qė mė keni bėrė… tė paraqitem… – vazhdoj Kekė Ymeri duke e ndjekur pas zyrtarin dhe duke e nxjerrė letrėn nga xhepi.

         Pa e kuptuar as vet, e pa vetėn nė njė zyre tė gjerė. Pėrballė ishte njė tryezė e madhe dhe pas saj pa njė burrė ulur me shikimin e hedhur mbi letra. Ai nuk e shikoi fare. Vetėm kur dėgjoi derėn tė mbyllej ngriti kokėn pėrtueshėm duke hedhur njė shikim tė rreptė dhe pastaj, uli prapė kokėn duke mbėrthyer shikimin mbi letrat qė i kishte mbi tavolinė. Me njė vėshtrim tė shpejt Kekė Ymeri pėrlau kėndet e zyrės, duke e ndalė vėshtrimin nė mesin e zyrės, ku ishte  tangari i mbushur me prush. Mbi prush, pa njė kusi tė vogėl qė ziente. Letrėn qė akoma e mbante nė dorė, ia mori zyrtari qė e kishte pėrcjellė deri aty. Me njė lėvizje, qė Kekė Ymerit ju duk si lėvizje e njė tė ēali, ia hodhi letrėn pėrpara zyrtarit qė vazhdonte tė lexonte i pa trazuar. Ai vuri dorėn mbi letėr por nuk e tėrhoqi, pėrkundrazi dora e tij mbeti e shtrirė mbi tė. Pastaj ngriti sytė dhe shikoi nė drejtim tė tij. 

         Zyrtari qė e pėrcolli Kekė Ymerin doli. Tani kishte mbetur vetėm pėr vetėm me naēallnikun. Fill, pasi u mbyll dera, naēallniku u ngrit nė kėmbė. Letrėn nuk e mori me vete edhe pse njė copė herė e kishte mbajtur dorėn tė shtrirė mbi tė, sikur e kishte ruajtur se mos ia merrte era. Ku ka erė kėtu? pyeti vetėn Kekė Ymeri. Naēallniku lėvizi ngadalė drejt tij duke e shikuar ngultas nė sy. Kekė Ymeri e ndjeu peshėn e atij shikimi, dhe pėr njė ēast ju duk i papėrballueshėm, por megjithatė vazhdoj t’i qėndronte. Tamam nė kohėn kur ishte duke menduar se nuk e pėrballon dot, naēallniku e theu vėshtrimin duke e hedhur drejt tangarit me prush. Nuk i kujtohej t’i ketė ndodhur ndonjėherė nė jetėn e tij tė kishte pasur vėshtrim kaq tė gjatė me njė zyrtarė, e aq mė tepėr me njė naēallnik. Kot jam frikėsuar, mendoj me vete, i trimėruar. 

– Ju keni ardhur... – foli Naēallniku por nuk vazhdoj mė tutje. Pastaj ngriti kokėn ngadalė duke ia mbėrthyer sytė me vėshtrim tė rėndė dhe tinėzar. Pa e tėrhequr vėshtrimin, u tėrhoq vet mbrapsht deri tė vendi i tij. Dorėn e majtė e vuri mbi mbėshtetėsen e karriges dhe nė vend qė ta vazhdonte shikimin me ngulmė, gjė qė Kekė Ymeri e priste, ai vėshtrimin e hodhi mbi prushin plak qė kishte filluar tė shtresohej me hi dhe ta  humbte xixėllimėn.

Kekė Ymeri kishte mbetur keq. Nuk dinte si tė sillej, si t’i pėrgjigjej. T’i thoshte po zotėri apo, si urdhėro zotėri... por fjalėt: „ju keni ardhur...” ashtu tė pėrgjysmuara nuk kishin ndonjė kuptim. Tė rrinte akoma aty, tė kėrkonte falje dhe tė dilte jashtė apo tė pyeste?!... mė mirė tė pres edhe pak, mendoj nė fund!

– Pra, ju porsa e keni pėrfunduar gjimnazin? – tha befas naēallniku.

– Po gospodine!

– Nė gjuhėn tonė apo jo?

– Si urdhėro gospodine!

– Ne i duam dhe i nderojmė njerėzit e shkolluar. Perandoria ka nevojė pėr njerėz tė tillė. Besoj se edhe ju keni dėshirė qė pas kaq shumė vitesh tė studimeve, mundi i juaj tė kurorėzohet me njė vend tė mirė pune... pėr shembull nė njėrin nga sektorėt e komunės! Si thua?

– Si urdhėro gospodine!

– Shumė mirė! Ne kemi mjaft nga njerėzit tanė tė shkolluar, qė janė tė pėrgatitur pėr kryerjen e ēfarėdo pune por, nė shumė raste ata kanė probleme me gjuhėn. Kurse ti, pėr bukuri e njeh gjuhėn e shqiptarėve?!...

– Si urdhėro gospodine! Edhe unė jam shqiptar!...

– Po, por me shkollė dhe kulturė serbe!... ne jemi tė lumtur qė nė mesin e shqiptarėve ka njerėz tė tillė. Keni stilin e tė folurit tė mrekullueshėm!... E shoh se je pak i hutuar. Tani do tė sqaroj se pėrse ju kemi ftuar!

         Naēallniku u ul nė karrigen e tij. Pasi shpupurishi nėpėr disa shkresa mori njė letėr nė  dorė. Me sy tė picėrruar pėr disa ēaste ndenji pa lėvizur. Pasi lexoi diēka nė letėr ngriti vėshtrimin dhe si nė kujtim sytė i mbėrtheu jo nė fytyrėn e tij por, diku nė mes tė gjoksit. Pastaj u ngrit nė kėmbė duke lėnė letrėn mbi sipėrfaqen e tryezės. Nė kohėn kur Kekė Ymeri e priste t’ia fillonte bisedės, ai vetėm u kollit, sikur donte ta pastronte zėrin para se tė mbante ndonjė fjalim festiv.

– Sigurisht se keni dėgjuar pėr gėrmimet qė janė bėrė nė kėto anė nga disa tė huaj. Ato gėrmime kanė ndodhur pa pranin tonė por, edhe pa pranin tuaj, mendoj tė ju shqiptarėve. Mbretėria jonė ka pru vendim qė ato gėrmime tė rishqyrtohen nga ekspertėt tanė, dhe nga ekspertet e miqve tanė. Besoj se nėntoka do tė flasė pėr praninė tuaj mijėvjeēare nė kėto anė, ndėrsa mbi toka do tė tregon tė kundėrtėn... Ju shqiptarėt jeni njėri nga popujt mė tė vjetėr tė Ballkanit. Pra, jeni popull i plakur. Dhe njeriu kur plakėt, nuk sheh dot nga ardhmėria. Nuk dėshiron ta njoh tė ardhmen sepse ajo ėshtė e venitur, e shkurtėr dhe tragjike. Pra, ardhmėria e plakut ėshtė vdekja! Ka me qindra popuj qė kanė jetuar, janė zhvilluar, kanė lėnė gjurmė, janė plakur dhe tak, njė ditė kanė vdekur. Janė zhdukur! Vendet e  tyre, varret e tyre, toponimet e tyre dhe gėrmadhat e tyre jetojnė. Ato nė fshehtėsi tė plotė i ruan nėntoka. Pikėrisht pėr kėtė, qeveria ka sajuar ekipe ekspertėsh, qė do tė merren mė zbardhjen e kėtyre mistereve qė i fshehė nėntoka. Edhe ti pra, do tė jesh njėri prej tyre!

Naēallniku nuk foli mė. Nė zyrė ra heshtje. Ai e shikonte ngultas me njė buzėqeshje tė ngrirė mbi buzė. Kurse Kekė Ymeri nuk kishte arrirė tė kuptonte hiē nga tė gjitha ato qė naēallniku i kishte folur. Botė e vjetėr. Popull plak. Popuj tė shuar, tė zhdukur, tė vdekur. Ekspertė. Tronditja dhe drithėrima qė ia kishte pėrshkuar gjithė trupin, nuk e lejonte tė pėrqendrohej nė ato qė i thoshte naēallniku. Porsa e kishte hapur gojėn tė thoshte „si urdhėron Zotėri,” apo „e kam tė qartė Zotėri,” ju kujtuan fjalėt e profesorit nė gjimnaz kur thoshte se, pa e kuptuar esencėn kurrė mos thuaj e mora vesh! Por tani nuk ishte para profesorit pėr t’i thėnė e mora apo nuk e mora vesh por, ishte para naēallnikut. U vu tė kujtonte ndonjė rregullore qė kishte mėsuar nė shkollė, apo e kishte dėgjuar nga dikush tjetėr pėr raste tė tilla, se si tė sillej para naēallnikut por, nuk ju kujtua asgjė. Naēallniku vazhdonte tė rrinte me atė buzėqeshjen e ngrirė. Kekė Ymeri hodhi vėshtrimin nga ai. Pėr herė tė parė pa se naēallniku kishte fytyrė rrumbullake, cullufe tė gjata dhe mustaqe tė kthyera spicė pėrpjetė.

– Tani ėshtė fillimi i stinės sė pranverės, – vazhdoj Naēallniku si me pėrtesė – pėr momentin nuk ėshtė aspak kohė e pėrshtatshme pėr gėrmime. Detyrė parėsore e juaja dhe e shumė ndihmėsve tė tjerė qė do tė merreni me kėtė punė ėshtė, qė nga populli tė mblidhen mbeturinat antike si, armė tė vjetra, veshje kombėtare, qilima, hasra, enė tė ndryshme, mjete pune, mjete tė papėrdorshme artizanati e tė tjera tė kėsaj natyre. Ne do t’i blejmė antikat! Kėto sqarime janė sa pėr fillim, kurse tė tjerat do t’i mėsosh gjatė ditėve tė ardhshme! Bashkėpunėtor do ta kesh etnografin Dragomir Marjanoviq. Si thua?

Pyetja e Naēallnikut „Si thua?” u shoqėrua me njė shikim tė hollė, disi depėrtues, qė kėrkonte pėrgjigje tė menjėhershme, sikur e hutoi edhe mė tepėr. Pa dashur nga goja e tij dolėn fjalėt:

– Si urdhėro gospodine!...

– Ēestitam!... – tha ai duke ia vėnė njė letėr pėrpara. – ja kėtu duhet ta nėnshkruash! Ashtu!... kur tė dalėsh nga kėtu, shko nė tė djathtė, ėshtė zyra tjetėr dhe trokit aty. Atje tė gjitha janė gati.

         Kekė Ymeri doli. Ishte krejtėsisht i trullosur. Copa fjalėsh i vėrviteshin nė kokė. Ēfarė ėshtė vallė kėshtu? Pyeti pėr tė satėn herė vetėn pa gjetur pėrgjigje. Qetėsia e trishtueshme dhe e ftohėt nė korridor nuk ia kthjelloj aspak mendjen e trullosur bile pėrkundrazi e ndjente vetėn edhe mė tė trullosur se sa gjatė kohės sa kishte qenė nė zyrėn e naēallnikut. Dyert e zyrave ishin tė renditura njėra pas tjetrės dhe tė mbyllura. Tani nuk i kujtohej mė se nė cilėn derė duhej tė trokiste. Pėr njė copė herė mbeti duke u sjellė kuturu sa tė njėra derė e zyrės, tė dera tjetėr. Mė nė fund u ndal nė mes tė korridorit. Nuk e pėrcaktonte dot se nė ēfarė gjendje shpirtėrore ishte. Vendosi tė trokiste nė njė derė. Le tė dalė ku tė dalė! Ashtu bėri. Trokiti nė njė derė qė ju gjend mė pranė. Edhe pse e rėna e tij ju duk e lehtė, ndjeu se nga trokitja ushtoi korridori. I trembur, i erdhi qė ta tėrhiqte trokitjen dhe ta bėnte mė tė lehtė duke e pėrmirėsuar gabimin por, ishte e pamundur. Pasi qėndroj njė grimė, pa se nga zyra nuk lajmėrohej askush. Trokiti pėr tė dytėn herė. Kėsaj radhe i ra mė me forcė derės. Prapė qetėsi. Provoj ta hapte por, dera ishte e mbyllur. Nė momentin kur po bėhej gati tė largohej nga ajo derė, dhe tė trokiste nė njė derė tjetėr, dėgjoj cijatjen e njė dere qė u hap. Njė burrė doli qė andej. Sigurisht e ka dėgjuar trokitjen time, mendoj vetėtimthi. Ai pa nga Kekė Ymeri dhe buza i shkoj nė gaz. Tamam nė kohėn kur u mat ta pyeste se ku duhej tė paraqitej, burri qė shikonte ngultas pyeti.

– Kė po e kėrkoni?

– Me falni por... tani sa dola nga zyra e naēallnikut dhe po e kėrkoj zyrėn!... zyrėn e arkeologut!

– Ja kjo ėshtė... – bėri ai me dorė nga dera e zyrės qė posa kishte dalė vet. – Urdhėroni!

Kjo zyre nė krahasim me zyrėn e Naēallnikut ishte shumė mė e madhe. Nė brendi pa njė tavolinė tė madhe dhe tre burra tė kėrrusur mbi tė duke shikuar disa letra tė mėdha tė hapura mbi tavolinė. Porsa Kekė Ymeri u gjend nė zyrė, ata kthyen kokat drejt tij, duke u ngritur nė kėmbė. Pėr njė ēast ju duk vetja madhėshtor. Ata ishin ngritur nė kėmbė sigurisht nga ardhja e tij. Zyrtari qė e solli nga korridori, ju afrua pranė njėrit nga tre burrat dhe diēka i pėshpėriti tė veshi. Tjetri luhati kokėn nė shenjė pohimi. Pasi u largua, ai qė e kishte luhatur kokėn doli njė hap para dhe ia zgjati dorėn:

– Mirė se erdhe! Unė quhem Van Joviq, jam arkeolog, kurse ky qė ta hapi derėn ėshtė etnologu Dragomir Marjanoviq, e ky kėtu ėshtė francez. Quhet Fransua Roger. Urdhėro kėtu ju lutėm!... ndoshta naēallniku ju ka njoftuar pėr punėn tonė. Ti, nė fillim do tė punosh me Dragomirin. Sėbashku do tė merreni me mbledhjen e antikave, tė tapive tė vjetra dhe tė dorėshkrimeve kishtare apo tė imamėve.

         Tani Kekė Ymeri, mė tepėr ishte i hutuar me fytyrėn e zyrtarit se sa edhe me fjalėt e tij qė, pėr momentin, nuk e dinte saktėsisht se pėr ēka po fliste. Ishte fytyrėvrenjtur, me pamje kuqaloshe e me pikla. Kishte njė mjekėr tė shkurtėr e me qime tė rralla. Flokėt i kishte tė kuqėrremta dhe tė buta por ēuditėrisht, tė ngritura ngatėrrueshėm e frikshėm pėrpjetė. Nga karrigia ku ishte i ulur, zyrtari ju duk i gjatė dhe i frikshėm. Pas njė buzėqeshje si tė pėrhumbur ia kthej kurrizin. Nga tryeza matanė mori njė letėr dhe u nis drejt tij. E lėshoi lehtė mbi sipėrfaqen e tryezės. Pastaj vėrviti gishtin tregues mbi disa rrathė e vija tė lakuara qė ishin tė skicuar mbi letėr nė formė tė ērregullt, si dhe disa emra tė shkruar nė kėndin e djathtė tė letrės. Kekė Ymeri shikoi mbi letėr, duke e pėrcjellė lėvizjen e gishtit tė tij qė rrėshqiste ngadalė mbi ato emėrtime. Nuk ishte nė gjendje asgjė tė lexonte apo tė kuptonte se pėr ēfarė nė tė vėrtetė ishte fjala. Megjithatė, vazhdonte ta pėrcillte ēdo lėvizje tė gishtit tė tij. Pėr njė ēast, ēuditėrisht gishti i tij ju duk tepėr i gjatė dhe i hollė. U befasua kur ai e mblodhi gishtin bashkė me gishtėrinjtė e tjerė duke formuar njė grusht tė dobėt e tė thatė!

– I sheh pra! Kėtu janė tė skicuara disa nga vendet arkeologjike qė duhet tė gėrmohen. Janė kala tė shkatėrruara nga luftėrat, kisha tė rrėnuara nga ushtritė barbare, vendbanime tė vjetra e tė tjera tė kėsaj natyre! – foli ai me njė zė tė thatė, disi tė zhvendosur – kurse kėtu, janė disa emėrtime topografike qė janė marrė nga vendėsit nė origjinal. Nė mesin e tyre ka edhe toponime qė deshifrohen pėrmes gjuhės tonė!

         Van Joviqi u largua nga tryeza e tij dhe u afrua pranė tangarit duke trazuar lehtė prushin me mashė. Kekė Ymeri nuk dinte ende se ēfarė duhej tė bėnte, si tė sillej? Pasi i shikoj tė gjithė zyrtarėt me radhė, vėshtrimin e ndali mbi fytyrėn e pashme tė francezit, i cili pa tė keq vuri buzėn nė gaz. Ashtu bėri edhe Kekė Ymeri. Me njė buzėqeshje tė hutuar, rrėshqitas tėrhoqi vėshtrimin nga fytyra e tij dhe e hodhi mbi letėr. Nė hartė pa dy „XX” me ngjyrė tė zezė dhe fare pranė germa „N”. Me lartė pa njė „X” me ngjyrė tė kuqe e tė shėnuar: „Manastiri i Sveti Bogorodicės!...“

 

 

KAPITULL PA NUMĖR

 

         Sef Beli rrinte i ulur kėmbėkryq nė hasėr, pranė ballit tė oxhakut. Herė pas here thithte duhan me ēibukun e tij tė qelibarit. Pasi u kollit, fillojė tė fliste me zėrin e tij tė mekur. Kekė Ymeri mbante shėnim:

– Nė ato kohėrat e vjetra ne, i kemi pasur trojet nė Krye, aty ku sot ndodhet Gurra e Sofjes. Siē kanė thėnė pleqtė tanė, Galanėt ishin fis mė i madh se fisi ynė. Ata kishin jetuar rrėzė kėtyre bjeshkėve. Thuhet se nė ato kohėrat e moēme e kishin ndėrtuar kalanė e Golinės. Ata kanė qenė kryezot i kėtyre anėve derisa janė sulmuar nga ushtritė serbe. Pas njė rezistence tė madhe, thyhen. Serbėt, nė shenjė hakmarrje e shkatėrrojnė kalanė. Kėtu fillon dobėsimi i Galanėve dhe, dalėngadalė bie edhe lavdia e tyre.

– Edhe nė Krye, rrėzė Shkėmbit tė Kuq ka mure tė vjetra. Kush ka jetuar atje? – pyeti Kekė Ymeri.

– Tė thash mė parė, fisi ynė dhe fisi i Galanėve! Ata veē kalasė, kanė ndėrtuar edhe kishėn nė anėn perėndimore tė Shkėmbit tė Kuq nė vendin e quajtur Breg. Pran shkėmbit tė kuq edhe sot ndodhėt fiku shekullorė. Thuhet se ka qenė pronė e familjes sė Galanit.

– Pas Galanėve, kush e mori kishėn dhe kalanė nė vartėsi?

– Ushtria serbe nė krye me Nemanjiēėt  (Shteti serb i Rashės u krijua aty nga fundi i shek. XII dhe fillimisht pėrfshiu krahinėn e Rashės, nė veri tė Novipazarit, qė ishte njėkohėsisht atdheu i parė i serbėve. Por, nė dy dhjetėvjeēarėt e fundit tė shek. XII, zhupani i madh serb Stefan Nemanja mundi t'i shtrinte kufijtė e shtetit tė tij nė drejtim tė jugut dhe tė jugperėndimit) . Ata e kthyen manastirin nė pronėsi tė tyre duke e rinovuar dhe duke ia dhėnė emrin Manastiri i Sveti Bogorodicės. Manastirin e kishte mbrojtur njėfarė Gjenevizi, i cili njihej edhe si udhėheqėsi kryesor i saj. Nė manastir kishin shėrbyer popė dhe kallogjer  (Murg ortodoks).

– Ēfarė thotė gojėdhėna pėr shpellėn nė Shkėmbin e Kuq?

– Thuhet se nga ana verilindore e kishės ishte i ndėrtuar tuneli i nėndheshėm qė shpinte nė Shpellėn e Shkėmbit tė Kuq. Kallogjerėt kishin mundėsi tė fshiheshin nė rast tė ndonjė sulmi qė do t’i bėhej manastirit dhe, tė pushonin e tė kėnaqeshin nė nimfėn e saj gjatė ditėve tė paqes.

– Po pėr qumėsht sjellėsin ēfarė thotė gojėdhėna?

– Qumėsht sjellėsi ishte i ndėrtuar me lugje druri me gjatėsi katėr-pesė kilometra dhe ngjitej gjer lartė nė bjeshkė. Atje hidhej qumėshti dhe pastaj derdhej nė kazanėt e manastirit.

– Kush e shkatėrroj manastirin?

– Ushtria e Kermėtatarhanit, ose e mongolėve siē i quajnė sot.

– A pati rezistencė nga ana e Gjenevizit?

– Po, por Gjenevizi e humbi luftėn. Manastiri ra nė duart e ushtrisė sė Kermėtatarhanit. Ata nė shenjė hakmarrje, pėr shkak tė rezistencės, e shkatėrruan manastirin dhe njė pjesė tė kallogjerėve i shkuan nė shpatė, nė derė dhe pėrreth manastirit. Kurse njė pjesė tjetėr e kallogjerėve arriti qė pėrmes kanalit sekret tė nėndheshėm tė fshiheshin nė shpellėn e Shkėmbit tė Kuq.

– A arritėn tė mbijetojnė kallogjerėt qė i shpėtuan sulmit tė parė?

– Jo, nuk mbijetuan. Pėr njė kohė i mbajti nėn mbrojtje nė shpellėn e Shkėmbit tė Kuq fisi i Galanit. Pas kapjes nga ushtarėt e Kermėtatarhanit tė njėrit nga Galanėt, kur ishte duke ua dėrguar ushqimet kallogjerėve, nga torturat ishte detyruar tė tregonte ku ishin fshehur kallogjerėt, tė cilėt nė befasi i zėnė tė gjallė. Para se t’i vrisnin ju tregojnė se kush i ka spiunuar. Kallogjerėt, tė zhgėnjyer e mallkojnė fisin e Galanit: O Galan, qė na dhe bukė e na preve nė besė, qofshi e rrofshi, kurrė mos u shtofshi!... pastaj i vrasin tė gjithė nė njė pėrrua faqe mali, qė edhe sot quhet: „Lugu i kallogjerėve!”

         Kekė Ymeri pasi shėnoj datėn nė fundin e fletės, i kredhur nė mendime u ngrit. E pėrshėndeti plakun duke e lėnė tė qetė nė kujtimet e tij dhe doli. Deri sa ishte duke i zbritur shkallėt e drunjta tė kullės, mendjen e kishte akoma tė plaku dhe padashur ju kujtuan fjalėt e Naēallnikut qė ditė mė parė i kishte thėnė nė zyrėn e tij: Popull plak!

         Ishte buzė mbrėmje. Nė rrugė nuk kishte njeri. Sa po kishte kaluar njė ditė plot diell, por e ftohėt. Shikimin e ngriti lartė dhe pėr njė copė herė e mbajti tė ngrirė mbi zgavrėn e errėt qė dukej si njė sy i shterur e plot mistere nė mes tė faqes shkėmbore tė Shkėmbit tė Kuq. A thua o Zot, ēfarė fshehėt nė brendi tė asaj shpelle!?...

 

 

III

 

         Pas rregullimit tė sallės sė madhe qė ndodhej nė anėn e pasme tė ndėrtesės komunale, ishte njoftuar populli pėrmes tellallit, pėr fillimin e grumbullimit tė gjėrave antike. Pas njoftimit tė parė njerėzit me thasė apo duqe nė krahė ishin lėshuar drejt ndėrtesės sė re. Ata kishin pru lloj-lloj veshjesh e stolish tė vjetra si japanxhe, xhubleta, jelek, tirq me gajtanė e shokė lahuri, xhamadan, xhybe, pėshtjellak vajzash, pėshtjellak nusesh, dolloma, kanac, kėmisha e shamia mėndafshi tė prodhuara motit nga mėndafshpunuesit e Pejės, kallēina e opinga gogishte, pėlhura kambriku, arka druri, takėme ēaji e kafeje, kutia tunxhi apo bakri pėr duhan, eshkė, urorė, llullė, kamish… pastaj stoli si; vathė e gjerdan tė moēme nusesh, pafta brezi, qostek sahati, perishane, duvak tė vjetėr tė gjysheve apo stėrgjysheve qė kishin mbetur nė fundin e arkave tė hedhura diku nė ndonjė skaj tė tavanit.

         Pas seleksionimit nga ana e etnologut Dragomir Milivojeviqit, njė pjesė e madhe e fshatarėve ishin kthyer mbrapsht ashtu siē kishin ardhur, por tė zhgėnjyer. Miliqi i kishte sqaruar fshatarėt se veshjet qė ata donin t’i shisnin duhej tė ishin shumė mė tė vjetra, tė ishin aso modelesh qė tani nuk pėrdoreshin mė. Mė tė preferuarat do tė ishin armėt e vjetra, heshtat, shigjetat, topuzėt, mėzdrakėt, mburojat, shpatat, thikat, jataganėt, pastaj ndonjė monedhė e gjetur rastėsisht pran mureve tė vjetra.

         Nė fillim fshatarėt kishin hezituar t’i jepnin armėt e vjetra. Ata i konsideronin ato si pjesė nga e kaluara e tyre fisnike, si pjesė e shpirtit tė parėve tė tyre. Nė tavanet e kullave gjendeshin jatagan, mėzdrak e topuz tė ndryshkur, shpata tė pluhurosura, kobure tė vjetra, martina e pushkė karajfile. Kishte edhe kryqe druri apo tunxhi tė fshehura nėn dyshemetė e koshave apo tė hambarėve, tė ruajtura me xhelozi qė nga kohėrat e konvertimit. Gjendeshin edhe qypa e kupa tė vjetra qeramike. Nė kullėn e Galanėve thuhej se ndodhej njė Nakunė tunxhi. Ata e kishin ruajtur brez pas brezi dhe herė pas here e kishin pėrdorur nė raste festash apo dasmash pėr zbukurimin e atllarėve. Nakuna ishte e qėndisur rreth e qark me telatin tė kuq e shkėlqyes dhe anėve i vareshin mansheta, sedefe e perishane ngjyrė ari. Nė mes ndodhej njė emblemė si dhe rreth saj shumė skalitje nė formė tė shkronjave latine, tė pa deshifruara. Thuhej se ajo kishte qenė pronė e Galanit Kryezot.

         Van Joviqi, i shoqėruar nga Roger, kishte filluar tė trokiste nė dyert e fshatarėve. Sė pari ai kishte shkuar nė kullėn e kryeplakut, pastaj tė bajraktarit e fill pas tyre kishte shkuar nė kullėn e Mar Rexhės. Ishte parė edhe nė kullėn e Latifit, tė Deli Turileshit e kėshtu me radhė. Ai kishte vizituar herė pas here edhe kullat e Dak Lamit, Cam Manit, Mak Sutit e tė Keq Sykut. Rezultatet e para kishin filluar tė dukeshin menjėherė pas vizitave tė tij.

         Tė yshtur nga nevoja e madhe fshatarėt kishin filluar tė dukeshin edhe mė shpesh pranė sallės. Nė fillim kishin filluar tė sillnin qilima, sixhade, hasra tė vjetra, dolloma, xhamadan, xhubletė, apo ndonjė mjet pune si umi apo rrogėz parmende, shul vegje apo drang dere, kerhan e gėrshėrė, furka e shtiza.

         Dorėzimi i armėve tė vjetra hala shikohej me dyshim.

         Kėtė imazh e theu befas njė ditė xhumaje kryeplaku. Tamam nė kohėn kur xhemati po dilte nga xhamia, ai ishte parė, si nga hera, me plisin nė cep tė syrit, shokė lahuri shumėngjyrėshe dhe jelek tė zi,  duke zbritur sokakut me parzmore e pėrkrenare tė vjetra bronzi. Fshatarėt e panė tė ēuditur! Ai, duke buzėqeshur ishte afruar me nge pranė turmės kureshtare duke ju sqaruar se pasi t’i shiste kėto gjėra qė hidheshin nga njėri skaj i tavanit nė tjetrin, do tė kishte mundėsi tė blinte ndoshta jo njė penė qe, por njė ka sigurisht se do tė blinte. Ai nuk kishte harruar tė sqaronte se gjėrat e vjetra qė mbanin shėnime, emblema tė ndryshme, pafta bronzi apo hekuri ishin shumė tė ēmuara. Edhe ndonjė tapi e vjetėr e mbetur diku nė skaje tė dollapėve qė tani mė nuk do t’i hynte nė punė askujt, pse mos tė shndėrrohet nė para, kishte thėnė pastaj kryeplaku! Parzmorja qė mbante nė duar ishte shumė e vjetėr. Nė shqyt kishte tė skalitur njė emblemė nė formė zemre, ku nė njėrėn anė ishte e skalitur nė mėnyrė tė pjerrtė njė heshtė, e nė tė djathtė kishte njė shpatė dhe nė mes kishte njė kokė gjarpri ku i dukej goja e hapur dhe gjuha e nxjerr jashtė, kurse bishti i dilte nė fundin e emblemės i lėshuar pingul dhe i mprehėt si maje shigjete. Nė mes tė saj ishin tė shėnuara disa shkronja qė askush nuk i kishte deshifruar. Kryeplaku ishte larguar duke i bartur ato nė dorėn e djathtė, pak i kėrrusur nga e majta, duke krijuar pėrshtypjen se nga ēasti nė ēast trupi i tij i hollė dhe i thatė do tė thyhej nė mes.

         Jashar efendiu kishte pru njė temjanicė  (Enė e vogėl e metalt nė formė kupe, me tre zingjirė tė hollė tė bashkuar sipėr nė njė dorėz, qė shėrben pėr tė djegur temjanin gjat riteve kishtare) tė vjetėr tunxhi. Thuhej se ajo  kishte qenė pronė e Manastirit tė Shėn Bogorodicės tė cilėn e kishte ruajtur nė shekuj nga fisi i Galanit. Kur e kishin ndėrruar fenė duke u konvertuar nė mysliman, temjanicėn ia kishin dhuruar xhamisė. Temjanica kishte qėndruar e varur nė kupolėn e xhamisė po thuaj tre shekuj. Vlera e temjanicės kishte qėndruar nė faktin se rreth e qark veē skalitjeve tė bukura floreale kishte edhe shkronja nga alfabeti cirilik. Atė temjanicė e kishte kėrkuar majori pėr t’ia dorėzuar si dhuratė kryepeshkopit tė Manastirit tė Pejės. Van Joviqi nuk kishte pranuar. Ai donte qė ky relikt i rrallė tė vendosėt nė muzeun qendror nė kryeqytet.

         Van Joviqi kishte dhėnė urdhėr qė ēdo gjė e gjetur e qė mbante mbishkrime tė vjetra, qofshin ato edhe nė alfabetin latin apo arab, tė paguheshin me ēmime tė veēanta.

         Thuhej se bajraktari e kishte dorėzuar shpatėn, qė brez pas brezi e kishin mbajtur tė varur nė mur, nė ballė tė oxhakut nė odėn e burrave. Ajo shpatė kishte qenė dhuratė nga veziri i madh qė ia kishte dhuruar stėrgjyshit tė tij pėr meritat qė i kishte treguar gjatė shėrbimit tė tij nė ushtrinė turke, ku edhe e kishte marrė gradėn e bimbashit. Shpata kishte qenė e skalitur me argjend. Dorėza e saj kishte qenė e praruar nė ar dhe nė tė kishte qenė e shėnuar njė sure e shkurtėr nga kurani. Thuhej se me tė kishte fituar shumė beteja sheh Dėrguti, deri sa kishte rėnė dėshmor. Pastaj veziri ia kishte dhuruar shpatėn bimbashit. Edhe pse bimbashi nuk kishte ditur ta pėrdorte sikurse sheh Dėrguti, shpata magjike kishte qėndruar e varur nė odė. Thuhej se falė asaj shpate familja e gjerė e bajraktarit kishte qenė gjithmonė e mbrojtur nga syri i keq dhe magjitė.

         Duke e parė se gjėrat me mbishkrime janė shumė tė ēmuara, njė kohė tė gjatė ishte biseduar edhe pėr rrasat e mermerit qė ndodheshin tė Gurra e Sofies, tė mulliri i Mar Rexhės, tė avdes’hanja e madhe pranė mejtepit tė xhamisė, dhe nė kullat e disa fshatarėve tė bartur nga kalaja e Golinės dhe tė murosur nėn qemer, duke pretenduar se ata gur mermeri tė shkruar do t’ju sillnin fat.

         Pran mejtepit ndodhej njė pille (Koritė guri katėrkėndėshe dhe e thellė) e vjetėr qė mbushej prore me ujė nga dy lėfyte tunxhi tė gurrės. Tė katėr faqet anėsore dukeshin si korniza dekorative tė ndėrtuara me motive floreale dhe nė brendi tė tyre kishte shkronja tė alfabetit latin tė skalitura brenda medaljoneve. Dikush kishte thėnė sė kėta gurė duhej tė shiteshin dhe nga ato para tė meremetohej ura e Delisė, qė kishte zėnė tė shembej, apo tė meremetohej njė pjesė e murit tė xhamisė qė ishte prishur. Idenė e fundit e kishte pėlqyer Jashar efendiu e kryeplaku. Bajraktari kishte mbajtur qėndrim neutral.

         Keq Syku i shoqėruar nga Miliqi, ishte parė njė ditė tė futej nė zyrėn e majorit. Se pėr ēfarė ishte biseduar nuk dihej. Keq Syku nuk fliste asgjė rreth shkuarjes sė tij nė atė zyre. Pastaj kishin shpėrthyer thashethemet rreth tij. Pjesa mė e madhe e fshatarėve ishin tė njė mendje se ai kishte zbuluar ndonjė qyp me lira diku nė themelet e kalasė sė Golinės dhe donte t’ia shiste direkt majorit i cili ēmendej pas gjėrave tė vjetra antike, bile edhe mė shumė se Van Joviqi. Disa tė tjerė kishin thėnė se ai ishte bėrė ndėrmjetės nė mes tė majorit dhe dy tė bijve tė Dautit, tė cilėt thuhej se kishin zbuluar njė shpellė tjetėr plot me xhevahir!

         Nė mėngjesin e ditės sė premte, kur Bel Feka ishte nisur pėr tė shkuar nė xhami pėr faljen e sabahut, ishte tronditur kur kishte parė Gurrėn e Sofies tė shkatėrruar. Nė fillim nuk e kishte vėrejtur se rrasa e mermerit mungonte. Gurėt e piedestalit tė gurrės ishin shpėrndarė sa andej e kėndej, njė pjesė e tyre kishin sosur nė ujin e lumit tė rrėmbyer qė ndodhej fare pranė, kurse lėfyti i tunxhit, qė kishte nxjerrė ujin prore, ishte shkatėrruar krejt dhe ishte i hedhur buzė bregut tė lumit. Bel Feka kishte shkuar me vrap dhe e kishte lajmėruar kryeplakun. Ndėrkohė ishin mbledhur plot burra, pėr ta parė katrahurėn. Ata kishin vėrejtur se mungonte rrasa me mbishkrim e mermerit. Nuk kishte vonuar dhe kishte arrirė Van Joviqi bashkė me vartėsit e tij. Ai kishte thėnė se rrasa do tė gjendej shpejt sepse dikush e ka rrėmbyer pėr ta shitur. Nė mesin e tė ardhurve ishte edhe Kekė Ymeri. Ishte jashtėzakonisht i tronditur. Me t’u hapur lajmi se rrasat kanė vlerė tė madhe arkeologjike ėshtė dashur qė ne, tė organizonim ruajtjen e tyre nė mėnyrė sekrete, kishte menduar vetėtimthi Kekė Ymeri dhe mendja i kishte shkuar tė Misin Kapedani. Ah sikur ai tė ishte lajmėruar mė parė!... kishte ofsha i dėshpėruar. Mė vonė kishin ardhur xhandarėt. Pasi e kishin siguruar vendin kishin filluar nga matjet. Naēallniku dukej i dėshpėruar. Me sy tė zgurdulluar shikonte nga turma. Pastaj, duke shikuar me ngulmė fytyrat e heshtura u nis drejt turmės. Pasi shikoj njė copė herė, ngriti dorėn duke bėrė me gisht nga Mak Suti.

– Ti, eja kėtu! – ju drejtua ai Mak Sutit! – Edhe ti! – ju drejtua njė tė riu qė ndodhej pranė tij. Pasi u mendua pėr njė copė herė, ai zgjati prapė dorėn, kėsaj radhe duke shėnuar drejt Lulit tė Deli Turileshit dhe Mal Dakat. Kekė Ymerin sa nuk e lėshuan kėmbėt. Pėr njė ēast ju bė se pa Dinorėn me ato vetullat e saj kaleshe qė e shikonte qortueshėm dhe e bėnte atė me faj. Ju bė se e pa atė si dikur pa ferexhe kur kalonte pranė shtėpisė sė tij me bucele nė dorė, duke shikuar vjedhurazi drejt dyshekllakut ku ai tėrė ditėn e priste aty me padurim, herė me libėr nė dorė, e herė duke i rėnė ēiftelisė. Befas, e ndjeu nė shpirt se sa e kishte marrė malli pėr tė. Ashtu i tronditur, bėri njė lėvizje drejt naēallnikut duke dashur tė garantonte nė pafajėsinė e tyre, por ai nuk i dha kohė! Duke e zgjatur dorėn e majtė, bėri shenjim tė ri duke i ftuar edhe katėr tė tjerė. – Merrini! –  tha Naēallniku.

          Tre xhandar ua lidhen duart dhe i shtynė pėrpara. Tė gjithė mbetėn tė nemitur. Askush nuk e kishte pritur njė gjė tė tillė. Ata i nisėn drejt qytezės. Pas tyre u nis edhe Van Joviqi me vartėsit e tij. Kekė Ymerit nga dora i ra penda. Me pėrtesė u kėrrus dhe e mori dhe, me fytyrė tė verdhė dyllė u nis pas tyre.

– Ndoshta do t’i dėrgojnė nė burg! – u dėgjua njė zė nga mesi i turmės.

– Hej medet hej, ma morėn tė vetmin djalė! – u dėgjua zėri i pėrvajshėm i Deli Turileshit.

Kekė Ymerin e theri shikimi i tij dėshpėrues. Ju bė se ata sy tė fshehur nėn vetullat e trasha kėrkonin mėshirė prej tij. Prapė ju kujtua Dinorja!

         Nė heshtje varri turma fillojė tė shpėrndahej.

         Ushtima e ujit qė vazhdonte tė binte e shkumėzuar duke u pėrplasur shkėmbinjve tė shtratit tė thepisur tė lumit, duke krijuar njė ujėvarė tė vogėl e tė bukur, u duk se u dėgjua mė e fortė se kurrė. Askush nuk e kishte mendjen tė ujėvara e as tė shkumėzimi i ujit tė saj. Kekė Ymeri ktheu kokėn dhe shikoj ngultas ujėvarėn dhe pėr njė ēast ju bė se ushtima e ujit kishte njė gjėmim tė padėgjuar ndonjėherė. Ndjeu se nė gjoks ju kishte hapur njė gropė.

Rreth mesditės kishin ndodhur arrestime tjera. Kishin arrestuar kėnd e kishin gjetur nė arė, nė livadh, nė rrugė apo nė hanin e babit. Thuhej se atė ditė ishin arrestuar tridhjetė e dy burra. I kishin ngujuar nė njė mulli. Sipas kryeplakut, i vetmi qė ishte mė afėr ngjarjes, nga tė arrestuarit nuk kėrkohej se kush e ka vjedhur rrasėn e mermerit, gjė qė fjala kishte marrė dhen se ajo rrasė ishte bėrė shkak pėr kėto arrestime por, kėrkohej dorėzimi i armėve.

*

         Pas dhembjeve, lotėve dhe dėnesave tė ditės, nata si njė perde e trashė, e rėndė dhe e ftohėt e kishte pėshtjellur mbar katundin e shqetėsuar. Njerėzit tė zhgėnjyer dhe tė frikėsuar me mundim ishin mbledhur pranė vatrave dhe, nė dritėn e zbehtė tė pishės apo tė kandilit, me shpresa tė humbura, kishin bluar ato qė i kishte ngrysur dita. Tė arrestuarit i kishin mbyllur nė njė mulli tė moēėm, kjo ishte e sigurt! Pėr fatin e tyre nuk dihej. Disi, si mėnjanė kishin qėndruar elita udhėheqėse e fshatit pėr arsyen e thjeshtė; tė mos pėrzierjes nė punėt e shtetit. Shpjegimin e arsyes sė arrestimeve ata nė fillim e kishin lidhur me dėmtimin dhe vjedhjen e rrasės sė mermerit mbi piedestalin e Gurrės sė Sofies. Pastaj siē dukej, kishte ardhur lajmi nga naēallniku se arrestimet ishin bėrė pėr shkak tė armėmbajtjes pa leje. Kjo e fundit tani pėrtypej dhe tundej sa nė njėrin kėnd tė katundit nė kėndin tjetėr duke marrė forma dhe trajta tė ndryshme. Kryeplaku, bajraktari dhe Jashar efendiu, buzė mbrėmjes i kishin lajmėruar fshatarėt pėrmes tellallit tė tuboheshin pranė mejtepit. Ata i kishin sqaruar nė vija tė trasha se tė arrestuarit duhej t’i dorėzonin tė paktėn nga njė armė e pastaj do tė liroheshin pa ferrė nė kėmbė! Nė fund, Jashar efendiu kishte kėnduar sure nga kurani pėr ta.

         Pas mesit tė natės, kur gjumi kishte hyrė nė fazėn e gjysmė vdekjes, errėsirėn e kishte shqyer njė e shtėnė pushke e vetmuar dhe disi e pabesė, tė paktėn kėshtu ju kishte dukur tė gjithė atyre qė gjumin e bėnin me ndėrprerje pėr shkak tė arrestimeve tė njė dite mė parė. Pas njė heshtje tė shkurtėr ishte dėgjuar e shtėna e dytė. Ajo, nė krahasim me tė parėn, ndoshta pėr shkak se e para tani mė ua kishte prishur gjumin, ishte dėgjuar mė e fuqishme, mė e afėrt dhe, shumė mė e pabesė. Tė lehurat e qeneve ishin shpeshtuar, kurse krismat kishin marrė njė ritėm kronik duke mos ia lėshuar assesi vendin lirshėm jehonave.

         Errėsira ishte e trashė, e lagėsht dhe e mjegullt. Pėrmes pamjes ishte e pamundur tė pėrcaktoje se nga vinin tė shtėnat. Pėrmes tė dėgjuarit dukej se ato vinin diku rreth mullirit tė Mar Rexhės. Ishte e pamundur tė gjendej njė cifėl sado e vogėl qė tė shtėnat kishin filluar pikėrisht aty. Kekė Ymerit, mendja i kishte shkuar tė rrasat e mermerit. Cili mund tė jetė dėmtuesi vallė? Tamam nė kohėn kur ishte duke ia heqė drangun derės pėr tė dalė tė shihte se ē’po ndodhte jashtė, ishte takuar me tė atin nė fundin e shkallėve. Duke e qortuar, ai e kishte kthye prapa. Nė raste tė tilla, nė errėsirė, e vetmja gjė qė mund tė marrėsh vesh ėshtė ndonjė plumb qorr. Dita ėshtė ajo qė i sqaron sherret e natės, i kishte thėnė i ati.

         Pasi ishte dukur se tė shtėnat kishin pushuar, befas kishin filluar tė dėgjoheshin edhe mė dendur. Kėsaj radhe kishin ndėrruar vendin dhe ishin dėgjuar pranė mejtepit. Ashtu tė shpeshta dhe tė frikshme, ngadalė ishin tėrhequr drejt Lugut tė Madh, derisa kishin pushuar fare. Kekė Ymeri kishte ndezur zjarrin. Burrat ishin zgjuar nga gjumi dhe ishin bashkuar nė odė. Plaku i kullės Ymer Ahmeti, qė tė gjithė e thirrshin babush, ishte zgjuar nga gjumi. Ashtu i ulur nė shtratin e tij, kur njėri nga tė bijtė ia kishte vėnė gėzofin mbi shpatulla, kishte pyetur:

– Nga vinė tė shtėnat? – dhe, pa pritur tė merrte pėrgjigje kishte vazhduar: – prapė ia paskan nisė me grackat. Mjerė ata qė do tė bien pre e tyre! – dhe vėshtrimin e kishte ndalur mbi fytyrėn e verdhė dhe tė hequr tė Kekė Ymerit. 

 

*

         Kur errėsira si ēarēaf i zi kishte mbuluar katundin, Misin Kapedani, me ēetėn e tij kishte zbrite nga malet. Fillimisht ishin vendosur nė shpellėn e vogėl pran Amės sė ujit. Njė lukuni qenesh endacak s’ju kishte shqitur gjatė gjithė rrugės, tani ishin ndalur nė distancė dhe ulėrinin si tė tėrbuar. Kaēakėt kishin urdhėr mos tė shtinin mbi ta, sepse do t’ua tėrhiqnin vėrejtjen xhandarėve. Rrugėn e mbetur nga Ama e ujit, deri nė kullėn e Cam Manit, pėr tė mos lėnė gjurmė mbi barin e njomė plot vesė, e kishin kaluar mes pėr mes jazit.

         Qė nė fillim, ishte dhėnė urdhri, qė rojet tė vendoseshin tre nga tre pranė mullirit tė Mar Rexhės dhe pran mejtepit. Pastaj tė ruhej kulla e Cam Manit dhe nga njė roje tė vendosej nė afėrsi tė kullės sė Keq Sykut, Jashar Efendiut dhe tė kryeplakut. Kėta tė fundit, tė pėrgjoheshin se mos bėnin ndonjė lėvizje tė dyshimtė gjatė aksionit. Kurse pjesa tjetėr e kaēakėve, me Misin Kapedanin nė krye ishte vendosur nė livadhin e Beut, matanė lumit. Pjesa tjetėr nėn komandėn e Nak Pėrkiqit ishte vendosur nė tė hyrė tė lagjeve tė Vremēit e tė Tėdelit, dhe nė krye tė lagjes sė Marit duke bllokuar rrugėn e mejtepit. Misin Kapedani kishte dhėnė urdhėr qė askush mos tė pinte duhan bile as me llullė. Mos tė qėllonin me armė zjarri pa nevojė, por vetėm nė rast se kundėrshtarėt do t’i sulmonin. Tė pėrcillet me vėmendjen mė tė madhe ēdo lėvizje qė do tė paraqitej gjatė natės dhe pastaj, nėse hetohėn lėvizje, tė kapet viktima nė befasi. Ēdo njėri qė do tė kapet nė kėto rrethana, pa dallim, tė lidhet mirė dhe tė sillet nė shtab.

         Nė pjesėn e parė tė natės nuk ishte hetuar ndonjė lėvizje e dyshimtė, pėrveē lėvizjet e  qenve, qė endeshin sa nė njėrin skaj tė katundit nė tjetrin. Vonė, pas mesnate nė rrugėn qė vinte nga hani i Babit, pėr tė hyrė nė lagjen e Marit, ishin parė disa xhandar duke kaluar me hapat e tyre tė rėndė. Fill pas tyre ishin dukur si hije nate dy silueta. Pas tyre kishin ardhur edhe dy hije tė tjera duke ecur lehtė mbi rrugėn e lagur nga shiu i imtė qė kishte filluar tė binte. Kurse tutje tė hani i Babit ishin dėgjuar zėra. Pranė mullirit tė Mar Rexhės, dy tė parėt kishin ndaluar pranė rrasės sė madhe tė mermerit, kurse tė tjerėt kishin vazhduar rrugėn nė drejtim tė mejtepit. Tamam nė kohėn kur rojet i kishin sulmuar dhe e kishin lidhur njė xhandar, japanxhe zinjtė kishin arritur tė zhdukeshin. Kaēakėt kishin qėlluar nė drejtim tė tyre. Nė ndėrkohė, kishte ndėrhy Misin Kapedani duke ua pre rrugėn xhandarėve. Rojeve u kishin shkuar nė ndihmė edhe tre kaēak tė tjerė. Pas njė pėrleshje tė shkurtėr xhandarėt kishin arrirė tė largoheshin duke e lėnė njė kaēak tė plagosur. Pasi kaēakėt e kishin kaluar lumin, se nga kishin mbirė edhe njė hordhi tjetėr xhandarėsh nuk dihej, por sulmi kishte marrė pėrmasa tė paparashikueshme. Misin kapedani kishte dhėnė urdhėr tė tėrhiqeshin. Me tė shpejt kishin kaluar livadhin e Beut dhe kishin dalė nė anėn e pasme tė lagjes sė Tėdelit. Aty, me urdhėr tė Misin Kapedanit kaēakėt ishin ndarė nė dy grupe. Njėri bashkė me xhandarin e lidhur dhe me tė plagosurin kishte marrė drejtimin e Amės sė ujit dhe ishin vendosur nė shpellė, kurse Misin Kapedani kishte marrė rrugėn pėrmes ngushticės sė Tėdelit pėr t’i ardhur nė ndihmė Nak Pėrkiqit. Duke lėvizur ngadalė nė drejtim tė mejtepit, Misin Kapedani kishte vėrejtur se para tij, krejt ngadalė, po lėviznin njė hordhi xhandarėsh. Ata lėviznin nė distancė pranė njėri tjetrit pėr t’ua marrė krahėt kaēakėve, dhe pėr ta futur nė qark mejtepin, xhamin dhe kullėn e Jashar efendiut. Ishte befasuar kur kishte dėgjuar urdhrin e Nak Pėrkiqit dhėnė kaēakėve, qė tė tėrhiqeshin drejt lagjes sė Vremēit. „Shpejt, shpejt se na rrethoj xhandarmėria.” Pa e pėrfunduar mirė fjalėn, xhandarėt kishin shtėnė nė drejtim tė tyre. Misin Kapedani rrufeshėm i kishte sulmuar xhandarėt prapa shpine duke ua hapur shtegun kaēakėve. Ishte zhvilluar njė luftė e rreptė. Pas tėrheqjes, kaēakėt ishin takuar nė shpellėn e Nezirit. Aty, pasi kishin ndezė zjarrin i kishin numėruar luftėtarėt. Ndėrkohė kishte arrirė edhe praparoja. Nė raportin dhėnė Misin Kapedanit thuhej; „Gjatė mbikėqyrjes sė kullave, nuk kemi vėrejtur asnjė lėvizje tė dyshimtė, pėrveē se nė kullėn e Keq Sykut. Aty, pak para tėrheqjes, ėshtė vėrejtur njė hije e zezė tė hynte fshehurazi nė oborrin e tij, duke u hedhur mbi mur! Nuk kemi arritur tė identifikojmė se kush ishte, dhe pėr ēfarė qėllimesh kishte vepruar ashtu. I zėnė rob ėshtė njė xhandar. I plagosur me thikė Tafil Shkoza.”

         Tamam nė kohėn kur Misin Kapedani po pėrgatitej ta merrte nė pyetje xhandarin e zėnė rob, heshtjen e theu njė shpėrthim i fuqishėm. Misin Kapedanit me shpatulla tė tkurrura nga e papritura kishte drejtuar shikimin nga Nak Pėrkiqi sikur kishte dashur ta pyeste se ēfarė ishte gjithė kjo gjėmė, por hala pa e marrė vetėn kishte ndodhur shpėrthimi i dytė. Pėr njė copė herė jehona ishte vėrvitė shkėmbinjve deri sa ishte zhdukur nė drejtim tė Lugut tė Butė. Me vrap kishte dalė tek hyrja e shpellės dhe ishte pėrpjekur tė shikonte se nga kishin ardhur shpėrthimet.

– O burra, shpejt nė strehimoren tjetėr! – kishte thirrur me zė tė ējerrė Misin Kapedani, – xhandarit lidhjani sytė me shami!”

 

*

         Tingujt e njė muzike tė padėgjuar ndonjėherė, kalonin dritaret e vogla e tė mbėrthyera me hekura dhe, si ogur i zi futeshin nė mes tė burrave tė ngujuar nė atė ngushtim tė mullirit tė vjetėr. Dallgėt e ujit qė rridhnin me zhurmė nga butia, e bėnin muzikėn tė zbehtė, tė largėt, tė huaj dhe tė frikshme. Mak Suti i rrinte tė koka Lulit tė Deli Turileshit. Atė e kishin torturuar keq. Po thuaj se krejt pasditen kishte qenė nė agoni. Herė pas here kishte kėrkuar ujė. Po ku ta gjenin ujin? Edhe pse disa pėllėmbė poshtė kėmbėve tė tyre kishte ujė me bollėk, pėr ta nuk kishte. Si ta merrnin!? Kur kishte ndodhė tortura e dytė, Luli nuk e kishte dėgjuar fare. Vonė pas mesit tė natės ishte pėrmendur. Edhe tė birin e Ymerit, Mahėn e kishin torturuar shumė. Ai ishte mė i riu nga tė ngujuarit. Tė gjithė kishin menduar se ai do tė ēirrej dhe do tė qante sikur kalama por, kishte ndodhur e kundėrta. Edhe kur e kishin torturuar pėr vdekje nuk ju kishte dėgjuar zėri. Pasi kishte ardhur pak nė vete, i kishte mbledhur tė gjitha forcat dhe me gjysmė zėri ju kishte thėnė tė bashkė ngujuarve qė, kur tė vinin herėn tjetėr xhandarėt pėr t’i torturuar tė hidheshin nė sulm. Pasi t’ua thyenin llambėn, tė kacafyteshin me ta. Dikush do tė vritej por, sigurisht se dikush do tė shpėtoj. Mė mirė tė vdesim duke luftuar se sa tė vdesim nga torturat. Mos fol ēapraz o i biri i Ymer Ahmetit, je i ri e buzėt tė qesin tambėl, i kishte thėnė Sejdi Ēekiēi. Ndėrsa, Mal Daka, herė pas here largohej dhe nė heshtje tė plotė i fuste gishtat nė njė tė ēarė tė dyshemesė dhe pėrpiqej ta largonte njė dėrrasė, bile sa pėr tė pirė ujė. Mė vonė, kur Luli ishte kėndellė pak, ishte afruar pranė tij dhe me forcat e fundit kishte filluar t’i ndihmonte nė tėrheqjen e dėrrasės. Tamam, kur shpresat kishin filluar tė shuheshin, e kishin tėrheq dėrrasėn pėrfundimisht. Nė fillim kishin filluar tė nxirrnin ujė. Mal Daka, herė pas here e mbushte me ujė plisin e tij tė bardhė dhe ua shpėrndante tė tjerėve. Kur pranė derės sė jashtme tė mullirit ishin dėgjuar zėra, ai pėrmes tė ēarės ishte lėshuar nė jazin e ujit fare pranė butisė sė mullirit. Fill pas tij ishte lėshuar Luli me dy tė tjerė.

– Oh!... ēohuni o burra se na prenė!.... – e kishte ēarė errėsirėn misterioze njė britmė tmerri, sa qė i kishte vėnė nė lėvizje edhe mė tė torturuarit, tė cilėt me forcat e fundit ishin ngritur nė kėmbė dhe kishin filluar tė kėrkonin nėpėr errėsirė ndonjė vrimė se ku tė futeshin. Pasi nga dera e hapur si hije tė zeza nate, hynin njėri pas tjetrit njerėz tė armatosur me sėpata e thika, duke prerė e therur atė qė e gjenin pėrpara. Dukej se nė errėsirė ishin ngatėrruar dhe kishin sulmuar njėri tjetrin. Pastaj kishin ndezur njė llambė qė tė shihnin e mos tė thereshin ndėr vete. Era e gjakut tė derdhur kishte filluar tė kundėrmonte. Nga tė ēarat e dyshemesė gjaku kishte rrjedhur mbi kokat e tė strehuarve nėn dysheme, duke ua futur tmerrin nė palcė! Pastaj, gjaku ishte pėrzier me ujin e jazit. Ata qė i kishin shpėtuar sulmit tė parė, pasi ishte ndezur llamba, tė plagosur e tė mbytur nė gjak, duke ulurit tė egėrsuar kishin sulmuar. Dikush kishte arrirė qė nga njėri i vrarė gabimisht nga shokėt e tij, tė merrte njė hanxhar e tė sulej si i ēmendur duke ēarė drejt derės. Me goditje tė shpejta kishte arrirė qė tre prej sulmueseve t’i shtrinte pėr dysheme. Mu nė prag, kur njėrėn kėmbė e kishte hedhur jashtė, ishte goditur me sėpatė nė kokė, nga njėri qė kishte qenė duke ruajtur jashtė derės. Muzika kishte vazhduar me ritme tė njėjta duke i shuar rėnkimet e tė plagosurve.

         Pasi kishte pėrfunduar zallahia dhe nė mulli nuk dėgjohej asnjė britmė apo sharje, pėrveē ndonjė rėnkimi tė venitur nga ndonjėri qė ishte nė grahmat e fundit tė jetės, dhe ushtimės sė ujit qė rridhte vrullshėm nga butia, xhandarėt kishin marrė urdhėr nga naēallniku, i cili gjatė gjithė kohės kishte qėndruar pranė derės hipur mbi kalė duke shikuar katrahurėn dhe herė pas here duke ngritur faqoren e rakisė, qė t’i ngarkonin tė vrarėt nė qerre dhe t’i dėrgonin nė moēalet e verrishtės.

– Nga tanėt pesė xhandar kanė mbetur tė vrarė! Kurse nga tė ngujuarit janė vrarė tė gjithė! – ishte dėgjuar njė zė i thatė dhe gjithė frikė kur ju kishte drejtuar naēallnikut pėr raport.

– Hiqmu sysh i poshtėr! S’ju vjen turp, ata tė shkallmuar, tė ngujuar dhe pa asnjė armė nė dorė t’ju vrasin? Ikni tutje sa s’ju thera si thitė me duart e mia!...

Mal Daka kishte pri i pari. Pas tij duke e mbajtur nga krahėt Lulin, kishin lėvizur Mahė Ymeri dhe Lif Leteci. Tė kėrrusur nėn dėrrasat e dyshemesė dhe tė zhytur nė ujė deri nė supe, kishin marrė drejtimin andej nga qemeri, ku shihej njė dritė e venitur. Kur kishin pushuar zėrat, tė shtrirė nė ujin e jazit kishin filluar tė lėviznin ngadalė drejt daljes. As vet nuk e dinin se sa kohė ju kishte dashur qė tė largoheshin nga ai vend i tmerrit. Kur kishin filluar tė kėndonin gjelat e parė ata kishin sosur nė katund.

*

         Me tė gdhirė, ishte parė gjeologu Dushko Jevtiq i shoqėruar nga Fransua Roger dhe Miliqi, duke zbritur  nga vetura e majorit, e tipit: Hispano Suiza. Pasi kishin kaluar pėrmes Kanicave, trup fushave kishin dalė nė Kryelluga. Pas tyre kishin shkuar edhe njė skuadėr ushtarėsh. Vetura e majorit, me zhurmė ishte futur nė katund. Katėr skuadra ushtarėsh ishin futur nga lagja e Shkozės duke marrė krahėt nė drejtim tė qendrės. Nuk ishte lejuar asnjė lėvizje. Bastisja kishte filluar si gjithmonė e vrazhdė e me britma. Kishin arrestuar atė qė e kishin takuar nė shtėpi apo nė rrugė. Pastaj, duke shikuar frėngjitė gjithė tutė nga ndonjė tytė pushke, ushtarėt me robėrit e zėnė ishin tubuar tė hani i Babit ku i priste majori. Tė lidhur ishin shtatėmbėdhjetė burra, nė mesin e tyre ishin dy t’bijtė e Dautit, Shaipi e Naipi. Thuhej se ata njė natė mė parė kishin zbritur nga mali pėr tė marrė bukė. Po kėtė ditė ishte arrestuar edhe Keq Syku!

         Tamam nė kohėn kur majori bėhej gati tė jepte urdhrin pėr rreshtimin e tyre, nga lagjja e Marit ishte parė tė zbriste xhandari qė njė natė mė parė ishte zėnė rob nga Misin Kapedani. Kokė ulur, ishte nisė drejt veturės ku ishte majori. Pas pėrshėndetjes, me zė pėshpėrime i kishte folur majorit pranė veshit. Majori kishte kėrcyer nga vetura i zemėruar. Kishte dhėnė urdhėr pėr rreshtimin e tė arrestuarve para skuadrės sė pushkatimit. Xhandari shikonte majorin, dhe ēuditej me reagimin e tij. Skuadra e pushkatimit ishte bėrė gati nė distancė dhe priste urdhrin pėr tė marrė nishan. Jashar efendiu me ndrojtje i qė afruar majorit. E kishte lutur qė tė rreshtuarve pėr pushkatim, t’u lejohet tė paktėn edhe njė lutje e fundit drejtuar Allahut. Me tė ishte pajtuar edhe Fransua Roger. Paksa i zbutur majori kishte pranuar. Nėn pėrcjelljen e ushtarėve, tė arrestuarit i kishin afruar pranė lumit pėr tė marrė avdes. Pasi i kishte rrethuar ushtria nga tė gjitha anėt, ua kishin zgjidhur duart.

         Derisa robėrit ishin duke ju lutur Allahut mbi barin e njomė qė sa kishte filluar tė gufonte nė diellin e ngrohėt pranveror, nga xhadeja ishin dėgjuar trokėllima e kuajve dhe zhurma mbytėse e rrotave tė karrocės. Ende pa u ndalur mirė kuajt, nga dera e karrocės kishte zbrit me rrėmbim naēallniku.

– E bėtė arrestimin e atyre qė kanė ikur mbrėmė nga burgu? – pyeti naēallniku.

– Jo. – ia kthej shkurt majori.

– Ku janė tė ikurit nga burgu? – pyeti naēallniku kryeplakun.

– Nuk ka kėtu tė ikur nga burgu! – ia kthej me gjysmė zėri kryeplaku.

– Duket se janė bashkuar me ēetėn e Misin Kapedanit, kėshtu thotė xhandari i porsa liruar nga ai! – tha majori.

         Xhandari shikoi i habitur majorin. Pasi hapi gojėn tė kundėrshtonte, shikimi i rreptė i majorit e bėri qė i tulatur tė ulte kokėn.

         Majori u afrua pranė kryeplakut. Me njė shikim tė rreptė u shkarkua edhe kėsaj radhe urdhri i fshehėt i tij. Kryeplaku e ndjeu vetėn ngushtė. Si do tė pėrgjigjej nė pyetjen akoma tė pashtruar, qė e dinte pėrmendėsh.

– Deri kur duhet tė pres zhdukjen e atyre, ė? – pyeti majori duke bėrė me kokė nga malet.

– Farėn e kam hedhur gospodine! – tha kryeplaku duke shikuar drejt Keq Sykut. Pastaj, vėshtrimin pėr njė copė herė e ndali mbi fytyrėn vėrejtur tė Naipit.

– E di qė e ke hedhur farėn por, nuk e di se kur mbinė ajo fara jote? – pyeti majori me zė tė ulėt.

– E ka zor tė mbijė gospodine!...

– Si?!... donė me thėnė e paska zor tė mbijė? E pse?

– Sepse kaēakėt janė tė armatosur gospodine, kurse ne!... – dhe kryeplaku rrudhi krahėt duke treguar duart bosh!

– Ėhė!... kėsaj radhe po! – tha majori buzagaz, duke hedhė njė vėshtrim drejtė Kekė Ymerit qė kishte zėnė vend pranė bajraktarit. Pas njė heshtje tė shkurtėr, majori vazhdoi: –  Edhe ai tė futėt nė lojė… i pari!

         Kryeplaku pohojė me kokė, pastaj, pėr tė dytėn herė vėshtrimin plot nėnkuptim e hodhi drejtė Keq Sykut, i cili shikonte drejt tij me njė urrejtje tė papėrmbajtur. Pastaj, me njė nėnqeshje cinike, vėshtroi drejt Naipit, i cili, si tė ishte fajtor uli kokėn poshtė.

– Pėr lirimin e tė arrestuarve i dua njėqind dukat! – tha papritur majori!

– Janė shumė para gospodine, nuk kemi ku i gjejmė! – tha me ndrojtje kryeplaku.

         Brenda dy orėsh i dua paratė! Nėse nuk i tuboni, kėta do t’i pushkatoj gjithsesi! Pastaj do tė jap urdhėr qė nga njė burrė pėr shtėpi tė pushkatohet. Nėse ushtarėt e mi nuk gjejnė burra nė kullat tuaja, sigurisht se do tė gjejnė gra, nuse e vajza... mua me pėlqejnė shumė nuset e bukura shqiptare dhe... e merr vesh ti se ēdo tė behėt pastaj?! – tha buzagaz majori.

– Si urdhėro gospodine majore! – tha me gjysmė zėri kryeplaku.

         Mar Rexha nuk ishte nė shtėpi. Plaka e tij, e kėrrusur, me dorėn e majtė nė ije, dhe nė dorėn e djathtė duke mbajtur strajcėn me dukat doli nė oborr. Thoshin se vuante nga reumatizma. Duke tėrhequr kėmbėn e djathtė zvarrė u afrua pranė derės sė oborrit ku ishte kryeplaku me Jashar efendiun dhe me bajraktarin.

– Pa dijen e tij ua dhashė dukatet!... tė shpėtojnė njė herė djemtė nga plumbi, pastaj... – tha plaka me zėrin e saj tė mekur.

– Do t’ia kthejmė Mar Rexhės tė gjitha, njė pėr njė! – e ndėrpreu bajraktari me zėrin e tij si bubullimė!

*

         Robėrit rrinin tė rreshtuar para skuadrės sė pushkatimit. Dukeshin si tė mpirė, me fytyra tė zymta e gjithė frikė. Vetėm Keq Syku mbante kokėn lartė dhe vėr nuk i bėnte syri. Pėrreth tyre nė distancė qanin nėnat dhe fėmijėt. Ukė Xhemalbashi rrinte mėnjanė duke shikuar kureshtarė me sy tė pėrlotur. Herė pas here kollitej. Sigurisht se e pėrgatiste zėrin sepse llogaritej se pas pak do tė ndodhte hataja, e pastaj ai duhej t’ia fillonte vajtimit. Qielli ishte i kthjellėt. Dielli dukej se pėrvėlonte. Lulet dukeshin se kishin mbirė tė vyshkura, disi tė mjera. Tutje dėgjohej cicėrima e lirshme e zogjve. Andej nga selishta u dėgjua blegėrima e njė qengji.

         Majori, nė brendi tė veturės sė tij numėronte dukatet. Herė pas here vėshtrimin e hidhte nga Kekė Ymeri i cili dukej se ishte nėn ethe. Atij nuk i pritej derisa majori tė jepte urdhrin pėr lirimin e tė arrestuarve. Por ai urdhėr nuk po vinte. Si njė re e zezė mbi kokat e tė gjithėve vėrtitej hija e dyshimit dhe e frikės. Po sikur t’i pushkatojė edhe pse i ka marrė dukatet? Jashar efendiu u kthye nga Kibla. Pasi ngriti kokėn drejt qiellit pėr t’ju lutur Allahut, nė vend qė nga goja e tij tė dilnin lutjet tani mė tė mėsuara pėrmendėsh nga xhemati i tij, ai me zė tė ngjirur thirri:

– Allah! Allah! Nė dorėn tėnde jarabi!... kiameti erdhi... shikoni tutje nga Kibla... Allah mbrona nga e keqja!... si nė kohėn e Hasreti Noas, bota po behėt ujė!”

         Tė gjithė kthyen kokat andej nga tregonte me dorė Jashar efendiu. Vėrtetė ishte njė hata, e pa parė ndonjėherė. Njė vrushkull i hollė uji, zgjatej nga prapa verrave dhe si njė thikė e mprehėt dhe e pabesė, e therte kupėn e qiellit. Tė gjithė pėr njė ēast harruan se ku ndodheshin. Harruan edhe tė arrestuarit duar lidhur qė rrinin tė trishtuar dhe gjithė frikė para skuadrės sė pushkatimit. Majori ndėrpreu numėrimin e dukateve. Me tė shpejt zbriti nga vetura dhe vėshtrimin e hodhi nga vrushkulli i ujit qė nuk kishte tė sosur.

– Nafta!... jes tako mi boga!... – tha si vetė mė vete, dhe kėmbėt e shpien drejt tė arrestuarve. Nė heshtje dhe me ngut bėri shėnim drejt Sylė Kraqės, Tal Shulit, Naip Dautit, Cenė Mėllunganit dhe Nak Mekut. Pastaj me zė urdhėrues thirri: – Kėta merrini! Kurse ju tė tjerėt, shporruni!

– Dukatet i more pėr t’i liruar tė gjithė gospodine! – foli me ndrojtje kryeplaku.

– Kur tė mbinė ajo fara jote, do t’i liroj edhe kėta!...  – ju drejtua majori kryeplakut me zė tė ulėt. Pastaj si i ēmendur bėrtiti: – Tako mi boga... nafta!

– Ndoshta ka vetėm ujė! – u dėgjua nė mes tė asaj zhurme tė thoshte Fransua Roger.

– Ha, ha, ha!... idemo tamo!... ha, ha, ha!... tako mi boga nafta! – thirri majori dhe harroj se duhej tė hipte nė veturė, por ashtu i ēoroditur filloj tė vraponte nė drejtim tė verrave duke e mbajtur nė njėrėn dorė strajcėn me dukat, dhe nė dorėn tjetėr kapelėn ushtarake.

– Mbaje vetėn e mos u bė qesharak para kėtyre leckamanėve, gospodine majore!... – thirri me tė madhe Dragomir Marianoviqi duke e mbajt nga krahu. Ai me forcė u shkėput nga dora e tij dhe si i marrė filloj tė vraponte. Karroca bashkė me Van Joviqin, me Fransuan e me naēallnikun u nis pas tij. Ndėrkohė, majorit ju kishte kujtuar se ndodhej me veturė, ndaj me vrap vinte drejt saj.

         Derisa kryeplaku, ia zgjidhte duart Keq Sykut, i thoshte diēka mė zė tė ulėt, dhe herė pas here e hidhte shikimin drejt Kekė Ymerit. I nevrikosur, tani mė, me duar tė liruara, bėrtiti me zė tė lartė:

– Dashtė zoti e nuk e gjėnė gjė Naipin… se dikush nga ju ka me e pagu me krye! – tha kėrcėnueshėm duke bėrė me dorė nga elita udhėheqėse e fshatit por, vėshtrimin plot urrejtje e kishte drejtuar nga Kekė Ymeri. Me hapa tė qetė u nis drejt kullės sė tij. Qėllimisht, kaloj fare pranė Kekė Ymerit. Me shikim tė vrazhdė e pėrlau tė tėrin, pastaj sikur ishte duke folur me vetėn e tij shfryu:

– Dikush ka me ma pa sherrin!...

 

 

KAPITULL PA NUMĖR

     

– Tė ndalėt sa mė parė uji!... ėshtė rrezik tė shembėt dheu!” – tha me dyshim e gjithė frikė gjeologu.

– Prit edhe pak! Ndoshta mė vonė do tė dalė vėrtetė naftė! – tha majori.

– Nuk ia vlen!... tė gjitha moēalet qėndrojnė pezull mbi ujė. Nėse uji del jashtė, toka do tė shembėt dhe kėshtu do tė krijohet njė liqe i madh, qė do t’i pėrmbytė me mijėra hektar tokė! – foli  gjeologu mospėrfillės.

Majori dukej i pakėnaqur. Pasi bėri me dorė nė shenjė nervoze, ia ktheu krahėt gjeologut. Me dukėt se e ka me hile, mendoj deri sa po largohej nė drejtim tė karrocės ku qėndronte Van Joviqi me Fransuan. Ata shikonin indiferent.

– Tė mbyllen sa mė parė grykat e qyngjeve! Tė hidhen sferat! – u dėgjua tė jepte urdhėr gjeologu.

– Keq u mashtrova!... – tha majori i zhgėnjyer sikur tė ishte duke folur mė veten e tij, dhe u nis drejt veturės.

Van Joviqi e shikoj me habi! Pastaj e ndoqi pas.

– Megjithatė, kėrkimet duhet tė vazhdojnė nė zona tjera. Nė bazė tė shėnimeve qė i posedojmė, kėtu duhet tė ketė naftė!... mos u dėshpėro gospodine majore! – foli Fransua.

– Ikim! – tha majori dhe i pari hipi nė veturė.

– S’kemi ē’tė bėjmė tjetėr! – u pėrgjigj si nėpėr dhėmbė Van Joviqi dhe u nis pas tyre. Gjeologu me skuadrėn e ushtarėve vazhduan pėrpjekjet pėr ta ndalur ujin!

 

 

IV

 

         Rreth orės shtatė tė mbrėmjes arriti Patriku i shoqėruar nga naēallniku. Mila u doli para. U pėrul me nderim dhe ia mori dorėn patrikut. Pastaj i shoqėroi nė dhomėn e miqve. Majori, i dha shenjė patrikut, tė ulej nė fronin e tij tė preferuar. Tamam nė kohėn kur majori po bėhej gati t’ju uronte miqve mirėseardhjen, nė derė ia behėn edhe miqtė e tij tė pėrditshėm si: drejtori i postės me tė shoqen e cila shkėlqente nga hareja, komandanti i xhandarmėrisė bashkė me tė shoqen. Pak mė vonė erdhi drejtori i shkollės bashkė me tė shoqen dhe vajzėn, e cila studionte nė kryeqytet dhe fill pas tyre ia behu gjeodezisti bashkė me agronomin dhe drejtorin e kadastrės. Tė gjithė sė bashku u vunė nė pritje tė ekspertėve qė ditė mė parė kishin arritur nga kryeqyteti. Mila i pėrshėndeti tė gjithė veē e veē duke pėrjashtuar vetėm gruan e drejtorit tė postės. Majori, nė shenjė mospajtimi me sjelljet e saj, tutje nga kėndi, tundi kokėn nė shenjė qortimi. Mila as qė u merakos pėr qortimin e tij tė heshtura. Krejt nė fund ajo u afrua pranė vajzės sė drejtorit tė shkollės, dhe pėr njė copė herė bisedoi me tė, me zė pėshpėrime. Herė pas here, e hidhte vėshtrimin pėrēmues drejt gruas sė drejtorit tė postės, por pa e ndėrpre bisedėn qė nė njė mėnyrė, krijonte pėrshtypjen se e gjithė biseda zhvillohej kundėr saj. Ajo dukej krejt e qetė.  Herė pas here ngrinte vėshtrimin drejt majorit. Ishte hera e parė qė Mila nuk bėhej xheloze edhe pse e kishte pikasur se ajo mė tepėr ishte e dhėnė pas vėshtrimeve plot epsh tė majorit se sa pas bisedės vesh me vesh tė saj me vajzėn e drejtorit tė shkollės.

         Edhe pse kishin kaluar plot njė muaj qysh nga ardhja e ekspertėve, ishte hera e parė qė Mila do tė takohej me ta. Kjo ishte ngjarja mė e bukur qė ia sillte stina e pranverės. Parafytyrimin pėr pamjet e tyre, me kohė i kishte plotėsuar nga gruaja e naēallnikut, e cila jo vetėm qė i kishte takuar por, edhe kishte biseduar me ta pėr shumė tema. Ajo i kishte thėnė se ekspertėt do tė bėnin njė punė tė pastėr, pa u futur nė krime siē ishte futur burri i saj duke vrarė e masakruar njerėz!... edhe Mila nga ana e saj, ishte pėrpjekur qė sado pak ta shfajėsonte majorin a saj, se puna e tij ishte tė vente qetėsinė pa bėrė arrestime dhe pa vrarė njerėz!

         E shpėrqendruar Mila, sa shkonte nė kuzhinė duke dhėnė udhėzimet e nevojshme kuzhinierėve dhe dy shėrbėtoreve tė cilat kishin filluar t’i pėrgatisnin pjatat, sa futej nė dhomėn e miqve, duke dėgjuar copa bisedash tė politikės ditore qė Milės i dukeshin tė vjetruara.

– Janė nxituar duke dhėnė lajme tė pabaza se gjoja nė rrethin ton qenkan kryer masakra! – fliste si me vete naēallniku.

– Ne nuk kemi dėgjuar pėr ndonjė vrasje tė ketė ndodhur kėtej pari, kurse ata pa asnjė argument na qortojnė pėr masakra!... – ia priste komandanti i xhandarmėrisė duke tundur kokėn.

         Mila ndjeu neveri nga kėto biseda. Ishte dėshmitare e pėrditshme e ngjarjeve rrėqethėse tė shkaktuara pikėrisht prej tyre, kurse kėtu me cinizėm i mohonin, duke u pėrpjekur ta bindin njėri tjetrin se ishin engjėj.

         E veshur me fustanin e mėndafshtė, ngjyrė vjollce qė i rrinte freskėt nė trup, tė porositur enkas pėr kėtė mbrėmje, pa u vėrejtur nga tė tjerėt doli nė sallonin pėrballė. Flokėt i kishte rregulluar bukur dhe i kishte lidhur lartė me fjongo, duke zbuluar qafėn e butė qė mbulohej vende-vende nga krelat e lėshuar enkas. E dinte se kėtė stil tė rregullimit tė flokėve e dėshironte majori por, sonte nuk i kishte rregulluar flokėt sipas dėshirės sė tij. Pa dashur kthej kokėn prapa pėr tė parė nga gruaja e drejtorit tė postės. U tmerrua kur e pa se edhe ajo kishte rregulluar flokėt nė tė njėjtin stil. E hetoj vetėn se nuk do tė pėrmbahej dot nga xhelozia, ndaj doli nė korridorin e gjerė. Nė qetėsinė e thellė qė mbretėronte nė korridor copat e ērregullta tė bisedave, vinin deri aty. Bisedonin pėr dėshtimin nė zbulimin e nxjerrjes sė naftės gjė qė majorin e kishte bėrė si tė ēmendur. Pėr njė ēast ju bė se ato biseda ishin aq banale sa nuk ia vlente as tė dėgjoheshin. Si me naze hyri nė dhomėn e saj. U afrua pranė pasqyrės. Duke menduar se krehja e flokėve nė njė stil tjetėr do t’i merrte shumė kohė, pėr tė dytėn herė mori nė dorė tė kuqėt dhe filloj t’i lyente buzėt. Pastaj vuri rimelin rrotull syve dhe nė fund kur ishte duke e shpėrndarė kremin e bardhė nė faqe u dėgjua trokitja nė derė. Erdhėn, mendoj me vete dhe sakaq u pa pranė derės ku njėra shėrbėtore kishte arritur para saj dhe ua kishte hapur derėn. Me njė shikim tė rreptė i pėrlau tė porsa ardhurit. Pėr pak sa nuk klithi nga zhgėnjimi. Nė dritėn e zbehtė tė llambės, fytyrat e tė porsa ardhurve ju dukėn disi tė shėm... (dhe nė ēast ju largua fjalės “shėmtuara”  nga frika se kjo fjalė ishte vulgare, dhe si fije e hollė tymi do tė shpėrndahej gjithandej duke ia shėmtuar vėrtetė gostinė aq tė pritur). Asnjėri nuk ishte siē i kishte imagjinuar. Megjithatė, vėshtrimi i mbeti i mbėrthyer nė fytyrėn e bardhė tė Fransuas, qė nė dritėn e zbehtė tė llambės dukej e zbehtė. Pastaj, vetėtimthi e shikoi Sergej Ivanovin. Ndėrkohė nė korridor dolėn pėr t’i pritur veē majorit, edhe patriku me naēallnikun. U pėrpoq ta merrte vetėn pėr tė mos e vėrejtur tė tjerėt trazimin e saj. Vėrtetė nuk e dinte se cili ishte francezi apo rusi por, nė bazė tė pėrshkrimit qė ia kishte bėrė mė parė gruaja e naēallnikut, ai duhej tė ishte francezi. Kurse rusi duhej tė ishte ai fytyrėrrumbullaku qė i rrinte pėr bri Van Joviqi, i cili kishte njė pamje edhe mė tė ēuditshme se tė rusit; me fytyrė tė gjatė, me qime tė rralla e tė gjata, e me pikla nė faqe (disi ia kujtoj pamjen e miut). Trazimi qė ju shkaktua nė shpirt ndodhi menjėherė pas vėshtrimeve tė rrepta dhe plot mirėkuptim tė Fransuas. Ishin shikime epshore qė nuk i kujtohej nė i kishte pėrjetuar ndonjėherė nė jetėn e saj. Sakaq, mendja i shkoj tė majori dhe dashuria e dikurshme ndaj tij! Vallė, si e kam dashuruar majorin dikur?... Nė imagjinatėn e saj tani filloj t’i plotėsonte zbrazėtirat e imagjinuese me ato reale duke nxjerrė njė ndėrmjetėsim qė nė moment i erdhi aq i kėndshėm sa nė mes tė gjoksit ndjeu njė drithėrimė kėnaqėsie. Pritej qė pėr shkak tė kėtij trazimi t’i kalonte edhe disa net tė tjera pa gjumė.

Me kėto mendime ia zgjati dorėn sė pari Fransuas.

– Milica, – tha me njė pėrulje tė lehtė.

– Enchanté de vous connaītre, Madame, Fransua Roger!  (Gėzohėm qė ju njoha, zonjė, Fransua Roger)  – tha ai me njė vėshtrim epshor. Tė paktėn kėshtu ju duk Milės.

S’qenkam gabuar! Ky qenka francezi!” – mendoj pas pak, derisa ata vazhdonin tė pėrshėndeteshin me tė tjerėt. Ky qenka pra ai, qė i shtrirė nė shtrat duhej tė me priste duke me shikuar plot epsh!... – oh, sa budallaqe qė bėhem! – mendoj duke u skuqur lehtė, sikur mendimin e saj ta kishin kuptuar edhe tė tjerėt.

Ndėrkohė, tė porsa ardhurit kishin pėrfunduar pėrshėndetjet e zakonshme dhe kishin zėnė vend rreth tryezės. Befas ra heshtje. Ishin ēaste momentale qė tė porsaardhurit si edhe ata qė kishin qenė nė pritje, po kalonin minutat e vėshtira, ato tė humbjes sė fillit tė bisedės. Ēdo njėri mendonte nė vetėn e tij se cila bisedė do t’i pėrshtatej thyerjes sė heshtjes mbytėse dhe, rrethit tė miqve me ngritje ekspertesh. Van Joviqi shikoi nga Mila, dhe si pa tė keq vuri buzėn nė gaz. Pastaj rrotulloj vėshtrimin edhe nga tė tjerėt pa e ndėrruar aspak buzėqeshjen qė tė pranishmėve ju bė se ajo buzėqeshje ngadalė e humbiste freskinė. Sikur ta kishte pikasur i zoti i shtėpisė se akoma pa filluar darka festive qė e kishte pėrgatitur enkas pėr miqtė e tij tė zgjedhur, disi kishte filluar ta merrte kahen e pėrfundimit tė saj dhe, tė pranishmėve nuk u mbetej gjė tjetėr veēse tė ngritshin dhe njėri pas tjetrit tė zhdukeshin nė errėsirėn e asaj mbrėmje pranvere, qė sa kishte filluar tė trashej. Nė ndėrkohė shėrbėtorėt kishin filluar t’i sillnin pjatat e mbushura me thela mishi tė pjekur. Majori u ngrit nė kėmbė.

– Ēfarė dėshironi tė pini patėr? – pyeti majori patrikun.

–Verė, ju lutėm!... – foli patriku duke e fėrkuar mjekrėn lehtė me pėllėmbėn e dorės sė majtė, kurse nė tė djathtėn mbante gotėn derisa majori ia mbushte.

– Po ju, verė dėshironi? – pyeti Fransuan qė kishte zėnė vend pranė patrikut.

– Ju lutėm!... – u pėrgjigj Fransua.

– Ėshtė verė katėrvjeēare, e prodhuar nga gjyshi im! – foli majori kur ishte duke ia hedhur verėn nė gotė Van Joviqit.

         Biseda pėr pijet sikur i ēliroi tė pranishmit. Patriku foli pėr prodhimin e verės. Me njė mjeshtri tė rrallė te tė folurit ai pohonte se verėn e kishin pru sllavėt e ndritur kur kishin zbritur nė gadishull, duke ua dhėnė si dhuratė vendasve tė paditur e kanibal. Van Joviqi e kundėrshtoj butėsisht duke thėnė se sipas gjetjeve arkeologjike dhe sipas shėnimeve tė autorėve tė lashtė grek vera kishte ekzistuar tek ilirėt qysh nė kohėn e Homerit, bile edhe para tij. Derisa ishte duke folur Van Joviqi pėr Homerin dhe pėr verėn, befas syri i zuri njė vėshtrim tė rrufeshėm qė majori ia hodhi Patrikut, i cili ishte i vetmi qė e dinte qėllimin e kėsaj darke. Pas pėrfundimit tė fjalės askush nuk e kundėrshtoj por, as nuk e miratoj atė qė Van Joviqi e tha, por nga heshtja kuptohej se ata nuk ishin tė kėnaqur me fjalėn e tij. Kėtė mė se miri e shprehnin fytyrat e tyre tė thartuara. Heshtja filloj tė trashej. Sikur mos tė ishin shėrbėtorėt qė tani mė e kishin mbushur tryezėn me pjata dhe gotat me verė, tė pranishmit edhe pėr njė kohė tė gjatė nuk do tė gjenin fillin e vazhdimit tė bisedės.

– E pėrmendėt Homerin gospodine Joviq? Kohė tė gjatė jam marrė edhe unė me studimin e veprave tė tij. Janė tė mrekullueshme, apo jo? – e theu befas heshtjen vajza e drejtorit tė shkollės.

– Ato janė kryevepra nė letėrsinė e vjetėr botėrore!...

– Pėr shėndetin tuaj! – ju drejtua majori Patrikut, duke ua ndėrpre bisedėn, pastaj me gotėn nė dorė u ngrit nė kėmbė. Pas tij u ngritėn edhe tė tjerėt.

– Ziveli! – u pėrgjigjen tė pranishmit duke cakėrruar gotat sė pari me Patrikun e pastaj me njėri-tjetrin.

– Si shkojnė punėt me grumbullimin e antikave? – pyeti pa tė keq drejtori i shkollės Van Joviqin.

– Tė them tė drejtėn kur filluam nga mbledhjet pata pėrshtypjen se ky plan do tė shpallej i dėshtuar qė nė fillim por, pasi u hodha vet nė aksion duke pėrdorur autoritetin e prijėsve tė tyre, kam arritur tė grumbulloj antikė me vlera tė papėrshkrueshme, dhe me domethėnie tė madhe pėr historinė!...

– Po me gėrmimet kurė do tė filloni? – pyeti prapė drejtori i shkollės.

– Sė shpejti. I kemi edhe ca pėrgatitje anėsore qė do t’i kalojmė shpejt.

– Kam informacione se manastiret tanė nė pėrgjithėsi po dėmtohen shumė nga shqiptarėt kohėve tė fundit! Ēmendoni ju pėr kėtė fenomen? – pyeti drejtori i shkollės hetueshėm.

– Po, si tė them! Pėr kėtė mė sė miri mundė tė pėrgjigjet patriku. A po jo patėr?

– Unė i kam vizituar po thuaj tė gjitha manastiret. Duke vėrejtur banorėt shqiptarė  pėrreth tyre unė kam mendimin se shumė mirė janė ruajtur! Nė Serbi, manastiret dhe kishat tona janė nė gjendje edhe mė tė mjerė se kėtu, kur dihet se atje nuk ka shqiptar! Kjo tregon se ndjenja fetare tė ne nuk ėshtė as e thellė e as e ngrohtė. Kishat tona, nė pėrgjithėsi, janė tė zbrazėta, me pėrjashtim tė kremteve tė mėdha fetare, apo kremtimeve politike! – foli patriku me gotėn e verės nė dorė, pastaj vazhdoi: – Ne e konsiderojmė kishėn si njė institucion politik, nė njė farė mėnyre misterioz, qė lidhet me ekzistencėn e kombit tonė. Tani, kishat nuk sulmohen nga askush. Besimtarėt megjithatė, nuk i vizitojnė! disi janė tė harruara!...

– Ashtu ėshtė vėrtetė! Besimtarėt nuk i vizitojnė! – i pėrsėriti fjalėt e patrikut drejtori i postės.

– Ėshtė e vėrtetė se besimtarėt nuk i vizitojnė kishat, por megjithatė shkatėrrimet janė evidente... dhe ky shkatėrrim e ka zanafillėn qė nga kohėrat e lashta!... Do ta sjell si shembull dėmtimin e syve tė afreskės sė Simonidės nė Manastirin e Graēanicės. Nuk e di sa e ke vėrejtur ti kėtė dėmtim tė tmerrshėm! – foli me ironi drejtori i shkollės.

– Ky dėmtim nuk i pėrket kėsaj kohe! Kam lexuar edhe studime arkeologjike dhe variantet e pranuara shkencėrisht mbi dėmtimin e syve tė afreskės. Njėri variant thotė se... – ndėrhyri kėsaj radhe Van Joviqi.

– E di se ēfarė dėshiron tė thuash! Ato janė gjepura! Variantin mė tė besueshėm e jep poeti ynė i mirėnjohur Rakiq, kur thotė:

 

T’i nxorėn sytė e bukura, pikturė

Njė natė shqiptari, i mbrojtur nga terri

Nė kishėn e vjetėr, aty mbi mur,

Me maje tė thikės tė dy sytė t’i theri.

 

– Mos u nxito o i uruari i perėndisė! Edhe gospodin Joviq ka tė drejtė kur thotė se...

Pėr tė dytėn herė pa majorin qė me njė vėshtrim tė rrufeshėm e pėrlau drejtorin e shkollės i cili nė heshtje uli kokėn. Pastaj ju drejtua patrikut duke ia ndėrpre bisedėn:

– Nuk dua biseda politike patėr!

– Si urdhėro gospodine majore! – foli patriku me zė nėnshtrues.

         Midis kėtyre vėshtrimeve edhe kėsaj radhe u shkarkua urdhri i fshehėt e plot nėnkuptim i majorit. Hėm, bėri me vete patriku. Ky ėshtė mėsuar vetėm tė jap urdhra e tė tjerėt t’i zbatojnė!

         Tė njėjtin vėshtrim majori ia hodhi edhe naēallnikut, i cili ishte bėrė gati tė fliste diēka. Ai uli kokėn i bindur, edhe pse akoma nuk ishte nė rrjedhėn e ngjarjes. Tek ai nuk kishte shoshitje dhe kthjellim tė gjėrave. I merrte tė trasha dhe ashtu i zbatonte. Dredhitė, pusitė, grackat pėr tė ishin tabu, jo qė nuk i dėshironte por, se nė kėtė pikė ishte tejet i dobėt. Grackat dhe pusitė qė i pėrgatiste majori kundėr atyre qė i kishte vėnė mė parė nė lojė, ishin aq bukur tė kombinuara me njėra-tjetrėn sa qė ishte e pamundur tė zbuloheshin paraprakisht. Bile kishte nga ata qė edhe pasi kishte pėrfunduar ēdo gjė, akoma nuk e kishin tė qartė sė ēfarė ju kishte ngjarė nė tė vėrtetė!

         Mila akoma nuk kishte pasur njė moment tė pėrshtatshėm tė inkuadrohej nė bisedė me tė huajt, veēmas me Fransuan. Kishte vėrejtur se bisedat e tė ftuarve kishin pasur njė dozė tė tepruar nervoze. Pėr njė ēast e kishte ndjerė vetėn tė lumtur qė Fransua nuk kishte folur. Kishte njė parandjenjė tė mrekullueshme pėr burrat e heshtur. Ata vėrtetė nuk flasin nė raste tė tubimeve apo festave por, nė raste tė veēanta intimiteti ata veprojnė pa hezitim. Nė rrethe tė ngushta ata quhen dinak! Dhe pikėrisht kjo dinakėri, e kishte joshur drejt majorit dikur, kurse sot e tėrhiqte drejt francezit tė heshtur!

         Patriku, mė nė fund e pa tė nevojshme ndėrhyrjen e tij. Nė raste tė tilla kur gjatė bisedave fillonin grindjet, ai ndėrhynte qetė dhe, me zėrin e tij tė butė, me fjalėt e matura qė nė to kishte diēka hyjnore ua flladiste zemrat tė pranishmėve. Ai nė asnjė rast nuk gabonte tė mbante anėn e ndonjėrit por, duke gėrmuar nė tė kaluarėn e lidhte bisedėn mė tė tanishmen duke ruajtur gjithmonė neutralitetin. Pasi qė, pėrmes mimikės mori miratimin e majorit filloi tė fliste:

– Arritja e arkeologėve nė kėto treva ėshtė e mirėseardhur pėr ne! Edhe ardhja e ekspertėve nga shtetet mike kanė njė domethėnie tė madhe. Vet puna e tyre pėr grumbullimin e antikave nė masėn e gjerė tė popullit ėshtė njė punė e madhe. Se pėr ēfarė flet antika, pėr ēfarė flet arkeologjia nuk ka ndonjė rėndėsi tė madhe. Rėndėsi tė madhe ka se ēfarė do tė flas gjeologjia. Kėtė e thash pėr t’ju sqaruar se dy tė parat i takojnė tė kaluarės, kurse kjo e fundit i takon ardhmėrisė, pra, atyre qė po lindin nė kėto troje. Hė, si thua ti? – ju drejtua drejtorit tė shkollės!

– Ashtu ėshtė Patėr! – u pėrgjigj ai.

– Sikurse njeriu qė lind, rritėt, zhvillohet dhe vdes, ashtu janė edhe popujt tė cilėt lindin, zhvillohen dhe nė fund vdesin! Ja pėr shembull, Van Joviqi bėnė gjurmime mbi civilizimin e njė populli tė lashtė i cili me shekuj ka jetuar nė kėto treva, kurse tani ndodhėt nė shtratin e vdekjes. Kėtu nuk ka asgjė tė keqe, pėrkundrazi, ka vetėm dobi. Popullit tė vjetėr do t’i ofrohet me zemėrgjeri nga ana jonė e kaluara e tij, pėr tė cilėn ai nuk di asgjė! Gjatė shekujve tė ekzistimit tė tyre si etnitet ata nuk kanė treguar as mė tė voglin interesim pėr shkrim e lexim, sepse raca e tyre nuk ėshtė inteligjente. Ėshtė njė racė me ca tipare tė ciganit, me trup tė shkurtėr e tė thatė qė t’i kujtojnė fenikasit apo njerėzit primitiv qė flinin nėpėr lisa duke u mbajtur pėr bishti! Ju jeni dėshmitarė tė pėrditshėm! I takoni nė rrugė, nė arė, nė mal!... Ashtu siē thash edhe mė parė, tė rreckosur e trup thatė, tė veshur me rroba tė gjata qė i pėrdorin pėr ta mbuluar prapanicėn, tė bėjnė pėrshtypjen se nuk i takojnė racės njerėzore! Gjatė shekujve ata zbritėn nga malet duke pushtuar fushat tona tė buta. Kulmin e barbarisė ata e arritėn me fitoret e tyre nė luftė, ku si shpėrblim fituan jo vetėm pushtetin por edhe shtėpi dhe pasuri! Prandaj, problemi i tyre nė shtetin serb nuk ėshtė i tanishėm dhe i rastit. Ky ėshtė problem qė vazhdon qė nga mesjeta kur ata tė rreckosur e barkthatė arritėn t’i shpėrngulin me qindra e mijėra familje serbe drejt veriut! Tani ka ardhur koha e rikthimit tė identitetit tonė! Rikthimin e pasurisė dhe tokave tona. E gjithė kjo arrihet me pėrpjekje dhe luftė tė pandėrprerė kundėr tyre. Ėshtė e udhės qė ne tė jemi tė bashkuar, e jo tė ndarė nė grupe e mėdyshje politike! Nuk dua tė zgjatėm mė shumė nė kėtė temė, por dua t’i falėnderojė pėrzemėrsisht miqtė tanė rus e francez, si dhe ekspertėt tanė qė kanė ardhur kėtu pėr zbulime tė reja, pėr tė cilat ka shumė nevojė shteti ynė. Nė mėnyrė tė veēantė e falėnderojė Van Joviqin i cili me punėn e tij fisnike pėr njė kohė kaq tė shkurtėr ka arritur, qė tė vėrtetoj prezencėn tonė shekullore nė kėto troje! – tha patriku dhe me nderim u ngrit nė kėmbė duke ia zgjatur dorėn nė shenjė pėrgėzimi Van Joviq. Tė pranishmit duartrokitėn.

Fill pas tij e mori fjalėn majori. Vėshtrimin e mbante tė mbėrthyer mbi fytyrėn  e shpėrqendruar tė Van Joviqit.

– Shteti po merret me ri kolonizimin e tokave tona tė vjetra, tė uzurpuara arbitrarisht nga shqiptarėt. Ashtu siē tha mė parė patriku, ne duhet t’i rikthehemi identitetit tonė. Kam pėrshtypjen se aparati i kolonizimit ėshtė i shtrenjtė dhe i fryrė tej mase. Ky aparat ėshtė i mbushur me njerėz tė pa ndėrgjegjshėm, tė papėrgatitur nga ana profesionale, mendje mėdhenj e tė paaftė. Kur i them kėto kam parasysh rritjen e theksuar demografike tė shqiptarėve, dhe konditat gjithnjė e mė tė vėshtira tė kolonizimit serb sipas metodave tė vjetra, tė Karagjorgjit e Jovan Ristiqit. Nė vitet e ardhshme ky proporcion do tė zmadhohet duke i vėnė nė pikėpyetje edhe ato pak suksese tė gjertanishme. Rrjedhimisht lind pyetja: Ēfarė duhet bėrė pėrveē propagandės fetare dhe shtytjes efikase nga organet kompetente pėr shpėrnguljen e shqiptarėve nga tokat tona? E para nga tė gjitha ėshtė puna e akademikėve tė nderuar, puna e historianėve, e arkeologėve...  –  dhe vėshtrimin urdhėrues e plot nėnkuptim e ndali mbi fytyrėn e hequr tė Van Joviq, dhe vazhdoj: – ...tė cilėt kanė pėr detyrė qė shqiptarėve t’ua shpien prejardhjen andej tutje nga Azia, dhe aziatikėt, dua tė them, sllavėt, t’i fusin nė djepin iliro-dardan si vezėt e qyqes nė fole tė huaj. Edhe nė qoftė se kėto „tė arritura shkencore” nuk janė bindėse pėr momentin, mjafton tė sjellin huti e polemika nė instancat mė tė larta evropiane tė shkencės, gjersa ne t’i sjellim gjėrat nė aktin e kryer. Dhe nė anėn tjetėr, puna e atyre qė veprojnė nė terren ėshtė qė, pa humbur kohė tė riorganizohen dhe t’i vazhdojnė aksionet e vjetra ēetnike dhe tė njėjtat tė ndihmohen fshehurazi. Tė lėshohen valė malazezėsh tė tipit „haramash” tė cilėt do tė nxisin konflikte e turbullira, dhe tė njėjtat tė shuhen pastaj me mjetet mė efikase, e veēmas pėrmes kolonizuesve, fiseve malazeze, grupeve ēetnike dhe bandave tė komitėve hajdut!...

Majori vazhdoi edhe pėr njė copė herė tė fliste duke treguar numra dhe shifra tė kolonėve dhe tė shpėrngulurve. Ishte i pakėnaqur me punėn e ministrisė sė ndarė qė merrej vetėm me kolonizimin. Shifrat dhe numrat qė i jepte majori favorizonin epėrsinė e shqiptarėve nė krahasim me serbėt tė cilėt akoma kishin mbetur pakicė absolute!

         Pas pėrfundimit tė fjalės nuk pati duartrokitje. Heshtja qė ra pas fjalėve pesimiste tė majorit dukej se gėrryente edhe atė pak  dritė tė venitur qė lėkundej trishtueshėm nė faqet e mureve tė heshtura.

Me gotėn e verės nė dorė u ngrit nė kėmbė gruaja e drejtorit tė postės duke ju drejtuar sė pari patrikut, dhe pastaj tė tjerėve. Vėshtrimin e ndali pikėrisht mbi fytyrėn e Fransuas duke e shikuar me buzėqeshje.

– Pėr shėndetin tuaj, e mirė se na keni urdhėruar!

– Santé!... – ia ktheu Fransua me buzėn nė gaz, dhe vazhdoj: – Ju jeni e Zonja e shtėpisė?

– Ah, jo zotėri! Edhe unė jam e ftuar! – tha ajo pak e skuqur dhe padashur vėshtrimin e hodhi drejt Milės, tė cilės i buzėqeshėn sytė!

         As kjo replikė e shkurtėr nuk i shpėtoj majorit. Pasi gruaja e drejtorit tė postės u ul nė vendin e saj, majori hodhi vėshtrimin drejt Milės e cila akoma e kishte atė shikimin e papėrqendruar dhe indiferent ndaj atyre qė e rrethonin, e sidomos ndaj tij. Duke qėndruar nė kėmbė pas krahėve tė Van Joviq fare rastėsisht, hodhi njė shikim tė prushtė drejt Fransuas. Majorit i pėlqej ky stil i saj dhe, u ēudit me veten qė nuk po bėhej xheloz! Ato shikime tė saj do ta mbanin edhe pėr njė copė herė tė mbėrthyer francezin, mendoj vetėtimthi. Ajo vepronte tamam sikur ta kishte porositur vet dhe, befas ju kujtua nusja e bukur e atij fshatarit qė e kishte detyruar t’i shėrbente deri rreth mėngjesit. Hėm! Nuk pranoj nė asnjė mėnyrė i poshtri tė ma lėshonte nė dorė atė perri! Do ta gjejė rastin njė herė tjetėr dhe... Hėm! Pastaj si pa dashur shikoj nga ora e madhe e varur nė mur. U ēudit kur pa se koha kishte ecur aq shpejt. Ora kishte arritur nė njėmbėdhjetė e tridhjetė.

         Majori afrohej sa tė njėri e sa tė tjetri duke shpėrndarė fjalė tė ėmbla dhe buzėqeshje dashamirėsie. Dhe kishte tė drejt, kur mendonte se planet e tij do tė zbatoheshin njė pėr njė nga dy spiunėt e tij tė regjur. Kishte vite qė ata vepronin nė vende e rrethe tė ndryshme. Kryenin punė shantazhi e pėrgjimi, duke i vėnė tė dyshuarit nė lojė, pa marrė parasysh se cilit etnitet, apo funksion i takonin. Tė veshur me rroba shqiptarėsh dhe tė mbuluar me japanxhe tė zeza vepronin nėn urdhėratė e tij. Nė raste tė veēanta merrnin dhe zbatonin urdhra edhe nga patriku. Nė rast rreziku, ishin tė mbrojtur nga njė skuadėr besnike ushtarėsh. Nė netėt e errėta e pa hėnė, shfaqeshin aty ku nuk pritej duke lėnė lloj-lloj pėrshtypjesh. Shqiptarėt praninė e tyre e lidhnin me besimet e tyre besėtyte, kurse serbet i kishin trajtuar si metodė e re lufte kundėr shqiptarėve. Serbėt kishin ndėrruar mendje kur ishin goditur edhe njerėz me pozitė nė sektorė tė ndryshėm si naēallniku i Gjakovės, komandanti i xhandarmėrisė nė Pejė, hapja e varrezave tė freskėta, nxjerrja e kufomave dhe pėrzierja me kufomat e masakruara tė familjes Galiq! Pastaj, plaēkitja e karrocierit kur sillte postėn bashkė me rrogat e nėpunėsve. Pėr tė gjitha kėto kishin dyshuar se kėto grupe vepronin tė pavarura dhe qėllim kishin hajdutėrinė!

– Unė mendoi se tokat e pėrmbytura, kėnetat e moēalet nuk kanė ndonjė vlerė pėr ne! Prandaj, dalja e ujit nė sipėrfaqe nuk do tė kishte gjė tė keqe, nėse vėrtetė aty ka puse nafte! – u inkuadrua nė bisedė gjeodezisti. Ai nuk e kishte zakon tė ndėrhynte nė biseda politike. Mė tepėr do t’i pėlqente tė bisedonte pėr tokėn dhe reformat agrare qė ishin nė zbatim e sipėr. E ndjente punė tė vėshtirė jo matjet apo ndarjet nė parcela tė tokave pėr kolonėt por, sajimin e arsyes sė shpronėsimit tė pronarėve legjitim. Kjo i kishte sjell kokėēarje deri sa ishte detyruar qė kompetencat t’ia jepte agronomit dhe drejtorit tė kadastrės.

– Tė them tė drejtėn unė nuk kam kompetenca tė nxjerrė ndonjė pus uji, apo nafte nė sipėrfaqe. Detyrė imja ėshtė tė hulumtojė nė ato vende qė janė tė skicuara nė hartat qė i disponoj, dhe pastaj vlerėsimi: ka apo nuk ka naftė! A po jo Fransua? – tha gjeologu duke vėnė buzėn nė gaz.

– Oui! – u pėrgjigj Fransua shkurt.

– Si!? Ju do tė ikni qė kėtej? – ndėrhyri Mila, duke menduar se ata do tė largoheshin!

– Po zonjė! Bashkė me Van Joviqin pėr gėrmime arkeologjike! – u pėrgjigj Fransua ngrohėt. Pėr njė copė herė ai lėbyri sytė kėnaqshėm mbi gushėn e saj tė bardhė! Milės i pėlqej shikimi i tij. Njė drithėrimė e lehtė ia pėrshkoj tėrė trupin. Nga fjalėt e tij i erdhi zemra nė vend. Duke e larguar nga vetulla ballukun e flokut, ashtu si me naze, u kėrrus pak drejt tij duke larguar filxhanin e kafesė. Pa e larguar shikimin nga fytyra e tij, ajo u tėrhoq prapa. Pati pėrshtypjen sė kėtė veprim tė saj e kishin pikasur edhe tė tjerėt, ndaj largoi vėshtrimin nga fytyra e tij duke u skuqur lehtė. U ēlirua kur papandehur foli eksperti rus.

– Nė cilat vende mendohet tė ketė naftė? – pyeti eksperti rus.

– Naftė!? Mendohet se ka nė shumė rrethe. Shenjat e para janė inkurajuese!...”

Mila, pasi e kishte marrė filxhanin e kafesė nė dorė, me pėrtesė u nis drejt kuzhinės. Porsa doli nė korridor vėrejti patrikun qė nuk ishte vėrejtur se kurė ishte ngritur nga tryeza, dhe kishte dalė nė korridor pranė majorit. Rastėsisht ia kapi veshi fjalėt:

– … si shumė janė vonuar. Kam frikė mos u ka ndodhė gjė e papritur!...

– Nuk e besoj! Sigurisht se s’kanė filluar… – fjala i mbeti nė grykė majorit. Njė krismė pushke e bėri tė tkurrej. Nė saje tė shikimit drejtuar patrikut u shkarkua ndjenja e gėzimit dhe buza i shkoj nė gaz. Edhe patrikut i ndriti fytyra. Tė shtėnat sa vinin e shtoheshin.

Milės i ra filxhani nga dora! Vrapoj nė dhomėn e pritjes duke vėnė perdet e trasha nė dritare. Pastaj, ashtu e frikėsuar ia uli fitilin llambės duke krijuar njė dritė tė venitur sa tė pranishmit mezi e dallonin njėri-tjetrin.

– Do tė mbetemi sonte kėtu! – tha ankueshėm gruaja e drejtorit tė postės.

Mila e shikoj me urrejtje. Pasi drita ishte e dobėt, shikimi i saj nuk u vėrejt prej askujt, bile as prej asaj qė ju drejtua. Tė shtėnat sa vinin e shtoheshin. Biseda ishte ndėrprerė.

Mila qėndronte nė kėmbė pas shpinės sė Fransuas. Vėrtetė kishte pasur frikė nga tė shtėnat por, jo edhe nė atė masė sa ishte dukur nga tė pranishmit. Kėtė e kishte bėrė me qėllim qė tė gjente njė shkak sado tė vogėl dhe ,krejt rastėsisht’ tė ishte e mbrojtur nga Fransua. Edhe Fransua sikur ta kishte kuptuar se ēfarė e mundonte Milėn, ishte ngritur nė kėmbė dhe porsa ishte kthyer nė anėn tjetėr rastėsisht ishte ndeshur trup me trup me tė.

– Duket se kaēakėt kanė zbritur pėr tė plaēkitur dhe, janė hetuar nga rojet tona. – tha majori.

– Ju mos u shqetėsoni aspak. Ata janė pak dhe nė raste tė tilla ata tėrhiqen menjėherė nė male. Ne do t’i intensifikojmė operacionet tona tė ndjekjes derisa t’i zhdukim! – tha komandanti i xhandarmėrisė.

Pas njė heshtje tė gjatė trokiti dera. Majori u ngrit dhe doli. Fransua u kthye, dhe u ul nė vendin e vet. Qė poshtė nga fundi i shkallėve dėgjohej njė lloj raporti. Fjalė tė ndėrprera arrinin gjer nė dhomėn e pritjes. Milės ju bė se ishte zėri i Miliqit. Shumė herė e kishte pikasur kur ai bashkė me Keq Sykun sorollateshin rreth shtėpisė sė tyre. Pėr kėtė e kishte njoftuar majorin. Ai kishte qeshur me tė madhe, dhe pastaj i kishte thėnė: „Fėmijė do tė mbetesh gjithė jetėn!... akoma si kupton fshehtėsitė ushtarake!...” – dhe me gishtat e dorės sė majtė e kishte tėrhequr lehtė nga hunda me dashamirėsi!

– ... pastaj kanė sulmuar zyrat e ekspertėve!... kanė dėmtuar... e sallės, … pas tė shtėnave, janė tėrheq drejt burimit… janė vrarė civil serbė... njė ėshtė zhdukur!...

– Si!?... civil serb tė vrarė? – u dėgjua zėri hakėrrues i majorit.

– Po, gospodine majore, ndėrsa njėri nga ata, arriti tė zhdukėt!... – kėsaj radhe erdhi zėri mė kumbues i raportuesit.

– Si?... njė ėshtė zhdukur? Ėshtė e mundur kjo? Tė vazhdojnė ndjekjet... edhe ushtria tė vihet nė ndjekje! – tha majori i shqetėsuar tej mase. Buzėqeshja, qė pak kohė mė parė ia kishte ndritė fytyrėn ju zhduk sakaq dhe, vendin e saj e zuri njė zymtėsi e pėrzier mė nervozė qė, as nga tė pranishmit nuk e fshehte dot. Kishte frikė se mos kishte ndodhur ndonjė e pa pritur dhe planet e tij do tė viheshin nė dyshim.

– Tė sigurohet vendi i ngjarjes nga ana e xhandarėve, kurse pjesa tjetėr tė vihet nė kėrkim tė arratisurit! – ndėrhyri me zėrin e tij tė vrazhdė komandanti i xhandarmėrisė, edhe pse nuk e kishte akoma tė qartė se pėrse duhet tė kėrkohet dhe tė arrestohet civili serb qė i kishte shpėtuar ēuditėrisht vrasjes! Ai pa e bėrė tė gjatė, me pallton nėn sqetull dhe me kapelėn nė dorė, zbriti shkallėt. Pas e ndoqi majori me patrikun.

Tė pranishmit, nė dhomėn e pritjes mbetėn si tė nemitur. Ata nuk dinin si tė silleshin. Tė rrinin e tė prisnin majorin, tė vazhdonin me pijet qė ju kishin mbetur tė pėrgjysmuara apo, tė ēoheshin dhe njėri pas tjetrit tė zhdukeshin nė errėsirėn e frikshme e misterioze tė natės. Fjalėt, nė kėto momente frike misterioze ishin tė tepėrta. Pas njė shikimi pyetės, Van Joviqi u ngrit i pari. Pas tij u ngrit drejtori i shkollės dhe fill pas tij, tė gjithė tė pranishmit! Ashtu tė heshtur, njėri pas tjetrit dolėn nė korridorin e gjerė. Pasi i uroj natėn e mirė zonjės sė shtėpisė, drejtori i shkollės filloi t’i zbriste shkallėt e drunjta. Tė tjerėt e ndoqėn pas, duke u radhitur njėri pas tjetrit. Nė fundin e shkallėve u dėgjua cijatja e derės qė njėri nga shėrbėtorėt ua kishte hapur. Krejt i fundit, bile pak i vonuar nga tė tjerėt doli Fransua. Van Joviqi e priste nė krye tė shkallėve. Fransua ia bėri me shenjė qė ai tė ecte para tij. Pasi i uroj Milės natėn e mirė, e ndoqi Van Joviqin pas. Pa i kaluar dy hapa, ndaloj dhe u kthye drejt Milės. Me njė shikim tė zjarrtė e mbėshtolli gjithė qenien e saj.

– Mirė u pafshim zonjė e nderuar! – tha si nėpėr dhėmbė pėr tė dytėn herė, dhe pėr njė copė herė mbeti si i shtangur, pa luajtur nga vendi, duke e shikuar Milėn ngultas nė sy! Edhe ajo vazhdonte ta shikonte me po atė epsh. U pėrmend pasi dėgjoi cijatjen e derės qė po mbyllej. Fransua ju dha kėmbėve teposhtė shkallėve. Shėrbėtori plak, i befasuar qė e kishte mbyllur derėn pa dalė tė gjithė mysafirėt, e hapi prapė. Jashtė derės e priste i vetėm Van Joviqi.

*

         Mila e ndjente vetėn tė lodhur. E shpėrqendruar u shtri nė shtrat. Herė pas here si nėpėr ėndėrr i hapeshin pamjet e tė ftuarve nė sallon, ku kishin qėndruar me orė tė tėra miqtė dhe kolegėt e majorit, tė ulur gėrmuq rreth tryezės. Njė, si re e frikshme i rrinte pezull mbi kokė dhe, kishte pėrshtypjen se pas gjithė atyre tė shtėnave kishte diēka misterioze! Civil serb tė vrarė?... ishte e mundur vallė? Qė nga koha e ardhjes sė saj nė kėtė provincė tė humbur, nuk kishte dėgjuar ndonjėherė tė kishte pasur civil serb tė vrarė! Megjithatė!... nga fundi i darkės, edhe pse pati tė shtėna tė frikshme, e kishte ndjerė vetėn mirė, disi si nė pėrrallė!...

         Errėsira e plotė, dhe qetėsia absolute qė mbretėronte nė atė kullė tė uzurpuar shqiptare, i dha shkak tė kridhej ne kujtime tė ėmbla tė dashurisė. Ju bė se zemra ju gudulis nga kėnaqėsia, tamam si nė kohėn kur ishte vajzė. Pasi u rrotullua nė krahun tjetėr, si pa dashur pyeti vetėn: „Vallė, ē’bėnė ai tani? Ku ndodhėt? A me kujton?!... Je vous aime, Madame!”

 

 

V

 

         Kodra nė krye tė katundit ju duk e lartė, disi e pa arritshme. Rruga qė shpinte atje, ishte me gurė tė imtė dhe e veshur me njė shtresė tė hollė pluhuri tė lagshtė nga vesa. Gjurmėt e opingave tė mihėsve, qė tani mė kishin pushtuar kodrėn, ishin tė dukshme. Padashur shikoj nga patriku. Edhe ai ishte mbushė frymė. Sikur shikimi i tij ta kishte urdhėruar qė tė ndalej, patriku pėr njė ēast ndaloj hapat. Pas tij u ndal edhe vet. Pasi u kthye nga fshati, shikimin e hodhi poshtė. Kullat me frėngji ju dukėn edhe mė tė frikshme, disi tė pabesa. Poshtė pranė portės sė xhamisė, pa njė grumbull burrash. Ata qėndronin nė kėmbė duke shikuar drejt tij. Ju dukėn tė shkretė me ato fytyrat tė rreshkura, disi tė patrajtė. Si me zor hoqi vėshtrimin prej tyre, duke lėshuar butėsisht drejt pėrroit qė gurgullonte lehtė, sa mezi dėgjohej. Pasi e largojė vėshtrimin, ju bė sė dėgjojė njė zė. Ishte tingulli i shurdhėr i kazmės qė kishte goditur tokėn. Me mendime tė mbledhura, buza i shkojė nė gaz. Pėr tė dytėn herė pa nga patriku, i cili si i pėrhumbur bėri kryq. Thellė nė shpirt ndjeu gėzim. Filloi mė nė fund, mendoi buzagaz.

         Plisat e parė tė dheut tė pėrzier me gurė e rėrė u hodhėn nė anėn e djathtė, nė drejtim tė pėrroit.

         Gėrmimet kishin filluar nė fundin e bregut, ku mendohej se kishte qenė rruga e shtruar me kalldrėm qė shpinte nė portėn kryesore tė manastirit. Mihėsit, tė mbuluar nė djersė vazhdonin tė godisnin me forcė. Tutje, pėrtej telave rrethues shikonin fshatarėt kureshtar. Nė anėn tjetėr tė pėrroit kullosnin tufa delesh. 

         Van Joviqi shikonte ethshėm punėtorin qė tani mė ishte futur gjer nė bel nė gropėn e hapur prej tij. Ai doli nga gropa pėr t’ia lėshuar vendin tjetrit qė priste nė breg me lopatė nė dorė, pėr ta larguar dheun e mihur. Dheu tani dilte i shkrifėt, i pėrzier me gurė tė gdhendur e horasan, tė mureve tė rrėnuara tė manastirit. Van Joviqi me fletėt e skicave nė dorė u afrua pranė bregut. Pasi e mati thellėsinė e gropės shikoj shifrat e shėnuara nė skicė. Ju afrua punėtorit qė pushonte nė breg, mbėshtetur nė bishtin e kazmės.

– Tani e tutje tė jesh i kujdesshėm! Jemi shumė afėr!

– Si urdhėro! – u pėrgjigj punėtori duke heqė plisin pėr t’i fshi djersėt.

         Ēfarė mendojnė kėta pėr kėto gėrmime? Pyeti vetėn Van Joviqi, deri sa shikonte punėtorėt qė mihnin tė heshtur. Dukėn tė qetė por, sigurisht se fshehurazi na urrejnė. Nė fytyrat e tyre nuk mund tė dallosh gjė. Dukėt se kanė karakter tė fortė. Po tė pranuan si mik, janė nė gjendje tė flijohen me gjithė ēfarė kanė pėr tė mbrojtur. Kėshtu thotė kanuni i tyre! Njerėz tė ēuditshėm!

         Vonė pas mesditės u panė shenjat e para. Rrasa guri tė radhitura pranė njėra-tjetrės nė mėnyrė tė rregullt pėrbėnin kalldrėmin e rrugės qė shpinte nė portėn kryesore. Vende-vende kalldrėmi ishte i dėmtuar. Van Joviqit i ndritėn sytė. Patriku akoma kishte atė qėndrimin e pėrhumbur, e plot dyshim.

         Sa mė shumė qė i afroheshin vendit ku duhej tė ishte porta, aq mė shumė ndesheshin nė skelete dhe kafka njerėzish. Nuk kishte mbetur ndonjė gjė e frikshme nga ato skelete. Ishin aq tė vjetruara sa qė dukeshin si copa druri qė kishin filluar tė kalbeshin. Njėri nga punėtorėt, gjeti njė pėrkrenare tunxhi me kafkėn brenda saj. Dukej se ushtari kur kishte vdekur kishte rėnė pėrmbys. Fragmentet metalike tė armėve dhe sendeve tjera tė gjetura si fibula, pafta brezi tė skalitura, kryqe tunxhi qė i kishin pasur tė varur nė qafė kallogjerėt, maje shtizash nė formė gjethi, maje shigjetash tė shkapėrderdhura nė brendi tė skeleteve, tregonin se tė vrarit pas betejės kishin mbetur tė pavarrosur, por tė mbuluar me mbeturinat e mureve tė shkatėrruara tė manastirit. 

         Gjatė javės sė dytė tė gėrmimeve u ndeshėn nė qyngjet e ujėsjellėsit. Shenja pėr ekzistimin e qumėsht sjellėsit nuk i kishin hasur akoma. Sipas gojėdhėnės thuhej se qumėsht sjellėsi kishte qenė i ndėrtuar nga lugje druri. Vrimat e gjetura nė mur nga ana veriore i pėrligjnin kėto thėne. Nga ana verilindore, ngjitur pėr muret e jashtme tė manastirit, ishin gjetur fragmente muresh tė punuara me tekniken “opus mixtum” nė formėn e njė korridori me gjerėsi rreth tetėdhjetė centimetra. Nė brendi tė manastirit, nė anėn e majtė tė absidės, nė drejtim tė verilindjes ishte njė e ēarė nė mur, qė nė pamje tė parė dukej si e ndarė dollapi. Kjo e ndarė kishte njė dalje tė jashtme qė i bashkėngjitej fragmenteve tė mureve qė kishin zgjatje deri tė pėrroi. Aty muret treteshin. Dukej tė kishte qenė njė jashtė dalje sekrete, ndaj kėrkimet duhej tė vazhdonin edhe nė anėn tjetėr tė pėrroit.

         Gėrmimet vazhduan edhe pėr disa ditė me radhė. Nė fundin e kodrinės ku dyshohej se do tė gjendej vazhdimi i murit tė ndėrprerė, nuk u gjend asnjė shenjė dyshuese. Kishin vazhduar me matjet dhe me skicat, por pa asnjė rezultat. Sipas matjeve qė i kishin bėrė, duhej tė ekzistonte njė bashkėngjitje e murit nė njė pikė matanė pėrroit, sepse muri qė zgjatej nga manastiri nė drejtim tė pėrroit ashtu i pa mbėshtetje nuk do tė kishte ndonjė kuptim.

         Bėnte vapė. Zhurma e kazmave vinte si e mbytur. Poshtė nė pėrrua rridhte uji i pakėt. Matanė pėrroit, bregorja dukej e blertė dhe me bar tė shkurtėr. Tek tuk shiheshin disa shkurre shkoze. Njė tufė delesh kullosnin tė qeta faqe shpatit. Krejt nė krye tė kodrės ishte njė qarr i madh. Thuhej se ishte shumė i moēėm.

         Van Joviqi kishte kohė qė rrinte para ēadrės. Shikimin si gjithmonė e mbante drejt kullave tė katundit tė vogėl qė shtrihej para pamjes sė tij. Poshtė, nė rrugė pa malėsorė qė shkonin diku. Rrugica e ngushtė nė tė majtė, ishte mbushur ēuditėrisht me njė grumbull njerėzish. Nė mesin e tyre kishte gra dhe fėmijė. Kishte edhe vajza tė reja me gėrshetin hedhur prapa shpine, dhe me ato veshjet e tyre tė larmishme. Ju bė se pa edhe nuse. Herė pas herė, tė heshtur, disi tė akullt, vėshtrimin e hidhnin drejt tij. Deshi ta ngrinte dorėn pėr t’i pėrshėndetur, por nė ēastin e fundit ndėrrojė mendje. Ndoshta njė pėrshėndetje e papėrcaktuar nga larg do tė binte ndesh me zakonet e tyre dhe do tė merrej si provokim. Turma fillojė tė lėvizte e qetė tatėpjetė, derisa u zhduk prapa mėgjeve. Nga larg, tė venitura u dėgjuan ritmet e tupanėve.

         Padashur buzėqeshi me vete. Tani kishte filluar tė delte jashtė pėrcaktimeve tė tij. Ato qė i kishte planifikuar dhe qė i kishte menduar dikur, kishin qenė thjeshtė iluzione. Edhe pse vetja ju kishte dukur se mundė tė rrėshqiste si gjarpėr dhe tė futej nė mes tė themeleve tė vjetra, nė varreza tė harruara nga motet, nė themele manastiresh e kalash, nė rrugė tė vjetra tė mbuluara me plot mister, nė shpella tė mbyllura nga erozioni, nė shtrat tė shterura lumenjsh, nė burime uji, nė shkėmbejė e kullota bjeshke tė pashkelura prej kohėsh nga kėmba njerėzore... dhe qė andej, tani i bėhej se rrokullisej nė trajtė gurore, dhe pritej tė binte aty nga ishte nisur dikur, pa gjetur asnjėrėn nga ato, pėr tė cilat ishte pėrcaktuar. Ndėrsa gjėmimet e tupanėve vinin si tė ndėrprera!

         Ndėrkohė, Van Joviqin e lajmėruan se kishin hasur nė njė stelė  (Gurė varri) . Dy punėtorė pėrpiqeshin ta nxirrnin nga dheu. Ata nuk punonin me kazma e lopata por duke e gėrryer dheun me mistri, e pastaj duke e pastruar me brushė, qė tė mos dėmtohej rrasa e mermerit tė bardhė tė tipit oniks. Van Joviqi ju erdhi nė ndihmė.

– Kujdes anėn tjetėr! – foli njėri nga punėtorėt qė e kishte tėrhequr rrasėn nga dheu, dhe me gjithė forcė e mbante me tė dy duart. Ndėrkohė punėtori tjetėr e kapi nė anėn e kundėrt dhe pėrfundimisht e nxorėn nė sipėrfaqe. Pėr njė kohė, Van Joviqi u mor me pastrimin e saj. Arriti tė deshifronte shkronjat CIL qė nuk ishte i sigurt, nė ishin vetėm shkronja apo ndonjė numėr nga koha e lashtė romake. Ndėrkohė, punėtorėt e tjerė e thirrėn pėr tė parė njė pllakė tjetėr tė posa nxjerrė nė sipėrfaqe. Ajo ishte mė e pastėr, ndaj nuk qė i vėshtirė deshifrimi: M. Ulpius, duket tė ishte municipium  (Vendbanime me banor vendas qė i gėzonin tė drejtat nėn perandorinė romake) i panjohur, qė lidhet me vendbanimet e Pejės, mendoi Van Joviqi. Ndoshta edhe kėto do tė kishin njė lidhje me rrasėn tani mė tė zhdukur qė me shekuj kishte qėndruar mbi piedestalin e gurrės sė Sofjes, e cila i kishte takuar njė pjese tė njė pėrmendoreje tė madhe me mbishkrimin: Kursus Honorum. Ndėrsa pllakat pranė mejtepit, dhe pranė mullirit tė Mar Rexhės, tani mė tė shkatėrruar me dinamit, qė kishin qenė me ornamente zbukurimi, dukej se kishin njė lidhshmėri, dhe i takonin kohės romake.

I zbrazur nga ēdo mendim u kthye sėrish nė ēadėr. Pasi u ul nė stolin e tij tė drunjtė, i shikoi skicat mendueshėm. Kishte kohė qė i mbante tė hapura mbi sipėrfaqen e tavolinės. Hėm! Bėri, si tė ishte duke u pėrgatitur tė fliste me dike. Pasi i rrotullojė disa faqe, nxori listat e emėrtimeve arkeologjike! Ishin tė njėjtat lista qė me dhjetėra herė i kishte lexuar e rilexuar. Nė krye tė listave lexonte kalimthi titujt e shėnuara me germa tė mėdha: „Fortesa e Gegjės.“ „Fortesa e Pejės,“ „Kėshtjella e Gjytetit,“ „Kalaja e Durmanit,“ „Kėshtjella e Jerininės,“ „Bazilika e Bajės,” „Kalaja Gjenevizit,” „Manastiri i Stupenit…“ kėtu u ndal pėr disa ēaste. Pastaj e tėrhoqi fletėn nga dosja. Rrotullojė nė anėn tjetėr dhe pa nga skicat. Vijat e lakuara me ngjyrė tė zezė qė paraqisnin vijat kryesore tė ngritjes sė kodrės ju dukėn tė vrazhda. Pastaj vija e trashė dhe e zezė qė paraqiste muret rrethuese dhe shenjat e tjera dalluese brenda mureve disi ju duk kryeneēe, e ngurtė e me plot domethėnie. Pėr njė ēast ju bė se ajo vi e trashė dhe e zezė  u shndėrrua nė fortifikatė gjigante dhe si me tallje i thoshte: edhe ty tė erdhi radha tė gėrmosh mbi shpatullat e mia? Nuk me shkul dot nga kėto troje, sepse rrėnjėt i kam thellė, thellė! Nuk me shkulėn as ushtritė barbare qė erdhėn me zjarr e hekur... dhe ja ku jam!... dhe pa dashur nga goja i dolėn fjalėt: “... shumė e lodhur!...” Tani bushk me tupanėt dėgjoheshin edhe tingujt e thekshėm tė surles!

         Nė vende tė caktuara shiheshin kryqe tė vogla me ngjyrė tė kuqe qė tregonin vendet ku dyshohej se ka pėrbėrje arkeologjike. Jashtė vijave rrethore nė skicė ishin tė shėnuara edhe katėr kryqe me ngjyrė tė kaltėr qė tregonin varre tė vjetra. Pa dashur ngriti vėshtrimin nga e ēara e ēadrės dhe u pėrpoq tė shihte jashtė, pikėrisht nė atė drejtim ku ndodhej kodra matanė pėrroit. Dyshohej se aty kishte varreza. Hėm, bėri me vete. Pėr njė copė herė vėshtrimi i mbeti i mbėrthyer mbi njė kryq tė kuq qė ishte larg nga muret e skicuara tė manastirit. Me fletėn nė dorė doli jashtė. Vėshtrimin e mbėrtheu nė shpatin pėrballė ku punėtorėt gėrmonin. Pastaj rrėshqitazi ngriti vėshtrimin duke e ndalur nė mesin e Shkėmbit tė Kuq. Vetėm ajo zgavėr e zbulon misterin e tunelit sekret. Kot pėrpiqemi me matjet dhe skicat e tanishme, mendoi.

Jashtė u dėgjuan hapa. Pas pak nė ēadėr ia behu Kekė Ymeri.

– Gospodine!(Zotri)... kemi zbuluar njė varr. Dukėt tė jetė shumė i vjetėr! – tha duke i treguar me gisht mbi skicėn qė e mbante nė dorė.

– Varr? – pyeti Van Joviqi, dhe vazhdoj: – sikur e prisja!...

– Po! Varr. Duket tė jetė shumė i vjetėr. Fransua po merret me tė!

– Shkojmė!... Hėm! Se ē’kisha njė parandjenjė! Do me thėnė, varr!...

– Si the gospodine? – pyeti i habitur Kekė Ymeri.

– Asgjė. Se si e kisha njė parandjenjė, thash. Ka ditė qė me shqetėsojnė kėto dreq gėrmimesh. As nė gjumė nuk me lėnė tė qetė!

– Ndoshta e ke nga lodhja... nga puna e gjatė qė bėni!

– Edhe ajo mund tė jetė!

         Varri kishte pamjen e njė arke tė ndėrtuar me rrasa guri. Skeleti kishte orientim veri jug. I befasuar Van Joviqi dha urdhėr tė vazhdonin gėrmimet. Dyshohej se krejt kodra duhej tė ishte nekropol (Varrezė antike)  tipik dardan.

Tamam nė kohėn kur deshi tė kthehej nė ēadėr, pa Fransuan duke biseduar me njė fshatar tutje matanė telave rrethues. Ai ia bėri me dorė tė afrohej.

– Shiko! Ky fshatar ka gjetur stoli tė vjetra! – tha Fransua.

– Ku i more kėto stoli? – pyeti Van Joviqi fshatarin.

– Dje isha me punė angari nė Bajė. Gjatė nxjerrjes sė gurėve nga muret e vjetra tė kishės, gjeta disa stoli, thash ndoshta do tė hyjnė nė punė! – tha fshatari shqip, duke lėshuar nga krahu njė thes.

– Ė ? – bėri Van Joviqi, duke shikuar nė drejtim tė Kekė Ymerit.

Kekė Ymeri i pėrkthej fjalėt nė gjuhėn frėnge, duke e shikuar fshatarin qortueshėm!

Van Joviqi futi dorėn nė thes dhe qė andej nxori njė pėrkrenare tunxhi. Pastaj nxori njė diademė  (Kurorė e zbukuruar me gurė tė ēmuar, tė cilėn e mbanin perandorėt, mbretėrit etj, shenjė e pushtetit tė lartė!) tė zbukuruar me gurė xhevahiri. Dukej se i kishte takuar ndonjė pushtetari tė lartė! Kishte edhe maje shigjetash, gjerdan argjendi, rruaza qelqi, vathė, byzylyk... e shumė tė tjera. Tė dy dukeshin tė mahnitur, kurse Kekė Ymeri shtrėngonte grushtet me nervozė.

– Gabim bėrė!... – i foli me zė tė ulėt dhe qortueshėm fshatarit, Kekė Ymeri.

– Unė i solla pėr t’i shitur!... – u pėrpoq tė shfajėsohej fshatari.

– Kėto gjėra nuk shitėn! Kėto janė tė shenjta pėr... – deshi tė vazhdonte edhe mė tutje me qortimet e tij, por e ndėrpreu Van Joviqi:

– Ku i gjete kėto?

– Nė Bajė, pranė mureve tė kishės sė vjetėr. – u pėrgjigj fshatari.

– Kush tė ka thėnė tė gėrmosh atje? – pyeti Van Joviqi.

– Tė thash! angari kam punuar! Sot nė vendin tim e dėrgova vėllamin, kurse vet erdha...

– Kush tė ka thėnė tė punosh angari atje?” – pyeti kėsaj radhe i nxehur Van Joviqi.

– ... kryeplaku... tellalli! – foli fshatari i skuqur, duke i rrudhė krahėt dhe duke shikuar si me dyshim drejt Kekė Ymerit.

Kekė Ymeri nė vend tė pėrgjegjės e shikoi qortueshėm.

– Pranė mureve tė kishės sė vjetėr the?

– Po.

– E muret a janė dėmtuar?

– Jo! Po, po... muret duhet tė shkatėrrohen! Gurėt duhėt tė dėrgohėn nė Lumborė pėr ndėrtimin e kishės sė re? – u pėrgjigj fshatari i hutuar.

Kekė Ymeri vazhdoj ta shikonte me inate. Fshatari dukej edhe mė i hutuar.

– Gurėt e bazilikės sė vjetėr?! Ėshtė e mundur kjo? Kush i drejton punimet atje? – pyeti kėsaj radhe Fransua!

– ... naēallnikun e kam parė!... nuk e di kush!

– Shkojmė Fransua! – tha Van Joviqi dhe u nis nė drejtim tė ēadrės, me thesin nė dorė. Fshatari mbeti si i ngrirė! Nuk ishte nė gjendje as tė kėrkonte para, as tė largohej pa i marrė ato! – Hej, eja e merri paratė!” – thirri nga larg Van Joviqi. Fshatari vrapoi drejtė tij.

Derisa karrocieri po i mbrehte kuajt, nga rruga matanė u dėgjua rrapėllima e rrotave tė njė karroce qė po vinte. Pas pak, karroca e patrikut e tipit Landauer  (Karrocė luksoze qė tėrhiqej nga kuajt), u ndal. Zbriti patriku i shoqėruar nga njė prift i ri. Ai u nis drejt ēadrės. Van Joviqi u doli para. – Mirė se erdhe, patėr!

– Mirė se ju gjejė! Si ju shkojnė punėt? – pyeti patriku.

– Mirė, mirė... mora vesh se nė Bajė po merreshin gurėt e mureve tė bazilikės sė vjetėr!

– Pse, nuk keni qenė nė dijeni ju? – pyeti patriku i habitur.

– Jo! Unė nuk di asgjė! – u pėrgjigj Van Joviqi, derisa ishte duke i pastruar duart tė gurra.

– Po, por!... mendoj se do tė ishte mirė tė vazhdosh mė kėto gėrmime qė i ke filluar... tė zbulohet kultura jonė!... Unė nuk erdha pėr kėtė por, pėr erdha tė njoftuar se ėshtė marrė vendim, qė para se tė dėrgohen nė kryeqytet gjetjet antike dhe arkeologjike do tė behėt njė seleksionim paraprak. Data ėshtė caktuar me 13 korrik. Ne kemi pėrpiluar njė listė tė atyre qė do tė marrin pjesė nė kėtė seleksionim. Nė mesin e tė ftuarve do tė ketė njerėz tė kulturės, ushtarak, gazetar... me njė fjalė njerėz tė besuar!

– Ashtu?! – pyeti i habitur Van Joviqi.

– Po! Ėshtė mirė t’i ndėrpresėsh gėrmimet dhe tė merresh me pėrgatitjen e referatit mbi zbulimet e deritashme!

– Ėshtė vėshtirė tė flitet pėr referate, pa caktimin e vjetėrsisė sė objekteve!

– Mund tė behėt me pėrcaktime tė pėrafėrta! Thash, ėshtė vetėm seleksionim!

– Mirė! Me pėrcaktime tė pėrafėrta mundė ta pėrgatitesh edhe ti njė referat! Unė nuk kam asgjė kundėr!

– Ashtu? Do tė bisedojmė edhe njė herė tjetėr pra! – foli patriku pa e fshehur gėzimin.

– Me fal patėr, por me duhet tė ju lė vetėm. Ne jemi pėrgatitur tė shkojmė nė Bajė!

– Mirė, mirė! Si tė dėshironi! – foli qejfprishur patriku, dhe pastaj ia ktheu shpinėn.

Patriku hyri nė ēadėr. Prifti qė e shoqėronte, zuri vend nė karrigen e Van Joviqit. Nė dorė mori bllokun e tij tė shėnimeve qė pak mė parė e kishte lėnė tė hapur mbi tryezė Van Joviqi.  Filloi t’i lexonte me zė tė lartė. Patriku ju afrua edhe mė afėr!

 

Stela e Stupenit, municipium kushtuar Jupiterit, municipiumi anonim, stelė me ornamente zbukurimi... i takojnė periudhės ilire... qendra ilire, fortifikatė ilire, kala ilire, banesė ilire me peristil, orakull  (Prift pagan qė parashikonte tė ardhmen) pagano-ilir, bazilikė para krishtere ilire, nekropol ilir, veshje ilire, zbukurime ilire...

 

– Tė gjitha ilire? Nga kultura serbe nuk ka shėnuar asgjė, edhe pse manastiri i kishte takuar periudhės mė tė ndritur tė kulturės serbe?...

– Kam informata se Van Joviqi, ka lidhje gjaku me arbėreshėt e Zarės. Ata kanė pas hapur edhe shkolla shqipe dikur!... – foli qetė patriku.

– Ky njeri e paska mbushė kupėn! E paska hak... – e ndėrpreu prifti i nxehur, duke prekur me meje tė gishtave fytin e vet, nė shenjė prerje!

– Mos e humb durimin o shėrbėtori i perėndisė! Zoti ėshtė i madh e na shikon!… kėtu jemi nė vendin tonė, nė tokėn tonė tė shenjtė! Lutu tė zoti e mos i merr mbi vete mėkatet e kaēakėve tė mallkuar, e atyre…

Nė ēadėr hyri Dragomiri. Patriku e ndėrpreu bisedėn.

– Patėr, dy fshatar e kėrkojnė arkeologun, ēfarė t’ju them?

– Le tė vijnė! I pres unė!

– Ata kanė ardhur me njė karrocė! Kanė tė ngarkuar diēka qė duan t’ia tregojnė atij!

– Ashtu? – pyeti i befasuar patriku. Pasi i dha shenjė priftit ta ndiqte pas, patriku u nis drejt daljes.

Nė fundin e rrugės pa dy fshatar serb. Njėri, ai mė i riu qėndronte pėrpara qeve, kurse tjetri rrinte i ulur mbi qerre. Jo larg tyre punėtorėt gėrmonin me kujdes. Fare pranė gardhit Kekė Ymeri bėnte disa matje pranė njė kenotoafi  (Varr i zbrazėt i ngritur pėr tė vdekurit larg vendit apo pėr tė zhdukurit!) tė porsahapur. Pėr njė kohė tė shkurtėr patriku lėbyri sytė mbi njė pėrkrenare tunxhi pastaj, sėpatė dytehėshe, thikė, kallēina tunxhi e disa maje shtizash tė porsa nxjerra.

Vėmendjen ia tėrhoqi fshatari serb qė kishte qėndruar ulur mbi qerre. Me t’u shfaqur patriku, me njė kėrcim tė beftė, ai u hodh para kėmbėve tė tij duke u pėrulur me nderim.

– Patėr, kemi gjetur dy rrasa guri tė shkruara, duken tė jenė tė vjetra, shumė tė vjetra! – foli fshatari.

– Rrasa? – pyeti patriku i habitur.

– Si urdhėro patėr, janė tė shkruara. Vendosėm t’i sjellim...

– Ku janė rrasat biri im? – e ndėrpreu patriku

– Ja, kėtu! – tha fshatari duke larguar me dorė disa tufa gemash e gjethesh shkoze.

– Aha! Dale njė herė t’i shoh! – foli patriku i ēuditur tej mase.

Rrasa e parė nuk ishte aq e madhe. Nė tė kishte tė gdhendur njė figurė luguri  (Prift qė parashikonte shenjat e natyrės), me duart pak tė ngritura, duke treguar shenjat e natyrės. Nė pjesėn e poshtme tė saj ishin tė shėnuar dy shkronja: M.L. pastaj rreth e qark kishte ornamente florale tė lakuara, me gjethe hardhie, tė gdhendura brenda kornizave, ndėrsa nė tė katėr skajet ishin tė gdhendura nga njė kalavesh rrushi. Kurse rrasa tjetėr ishte mė e bukur. Dukej se ajo ishte njė stelė varri, e cila nė pjesėn e sipėrme brenda kornizės, kishte tė skalitura portrete qifti bashkėshortor. Nė brendinė e kornizės sė mesme ishin tė skalitur siē dukej emrat e tyre. Shkronjat ishin tė alfabetit latin. Kurse nė kornizėn e fundit ishin tė skalitura dy figura tė pėllumbave me sqepa tė bashkuar!

Patriku u kthye nga fshatarėt. Pas njė shikimi tė shkurtėr, por tė akullt foli:

– Keni bėrė shumė mirė qė kėto gjėra m’i sollėt mua. Kėto nuk i takojnė kulturės tonė tė lavdishme... – dhe me zė tė ulur vazhdoi: – janė tė atyre! – dhe bėri me kokė drejt shtėpive shqiptare. – Zhdukni, Shkatėrroni, Copėtoni... sa mė parė qė tė jetė e mundur... dhe shshsh, askujt asnjė fjalė! Pagesėn e merrni nga prifti, por jo kėtu, atje! – dhe bėri me kokė nė drejtim tė patriarkales – shkoni tani! Rrugė tė mbarė bijtė e mi!

– Hooo! – i thirri fshatari kafshės dhe u kthyen nga kishin ardhur.

 

*

         Deri nė rrugėn kryesore dėgjoheshin goditjet ritmike tė kazmave mbi tokėn e fortė. Dy qerre tė ngarkuar me gurė dolėn nė rrugė. Dy burra pėrpiqeshin tė ngarkonin mbi qerre njė gur tė madh. Pran tyre ca tė tjerė gėrmonin pa asnjė kujdese. Van Joviqi e ndjeu vetėn keq. O zot, ēfarė paskan bėrė! E paskan shkatėrruar krejt! Nė mesin e dheut pa copa qeramike tė olpave (Enė qeramike). apo kupave tė thyera. Sigurisht se kishte pasur edhe gjėra tė bukura dhe me vlera tė mėdha arkeologjike por, qė kishin pėrfunduar nė xhepat e mihėsve. Me vrap u fut nė mesin e punėtorėve. Pasi shikoi majtas e djathtas sikur ishte duke kėrkuar dikė, ju drejtua njė burri qė rrinte nė kėmbė, nėn hije, mbėshtetur pėr lis.

– Ēfarė behėt kėtu?! – pyeti Van Joviqi pa e pėrshėndetur.

– Nxjerrim gur! – ju pėrgjigj burri mospėrfillės.

– Ēfarė gurėsh... ju po i shkatėrroni themelet e Bazilikės sė vjetėr...

– Po! Kėshtu e kemi urdhrin! – tha ai i ēuditur.

– Kush tė ka dhėnė urdhėr tė tillė? – pyeti Van Joviqi hetueshem.

– Naēallniku! Po ju kush jeni qė me pyesni kaq shumė? – pyeti burri hetushem.

– Unė? Unė jam arkeolog! Unė merrem me gjurmimin e lashtėsisė, bėj gėrmime tė kalave... tė kishave tė vjetra. Kurse ky ėshtė eksperti francez!...

– Aha! Ti qenke arkeologu. Kam dėgjuar pėr ty, edhe pėr kėtė francezin... Bonjuor Monsieur! – ju drejtua Fransuas dhe vazhdoj: – Unė merrem me mbikėqyrjen e punimeve kėtu. Kėta gurė qė po nxirėn do tė pėrdorėn pėr ndėrtimin e kishės sė re ortodokse nė Lumborė! Kurse kėtu do tė ndėrtohet njė spital.

– Ku ėshtė naēallniku? – pyeti pas pak Van Joviqi.

– Nuk e di! – u pėrgjigj ai duke e nxjerrė nga xhepi dorėn e majtė. Van Joviqi lėbyri sytė. Ju bė se ai nga xhepi po nxjerrtė ndonjė letėr pėr t’ia treguar atij se vėrtetė kishte urdhėr nga dikush qė tė nxirreshin gurėt e vjetėr. Por nga xhepi ai nuk nxori asgjė, pėrveē dorės boshe qė e zgjati nga e majte dhe e mori kukėzėn. Vetėm atėherė, Van Joviqi e vėrejti se atij i mungonte njėra kėmbė. Pasi u mbėshtet nė kukėzėn, i dha trupit duke lėvizur nė drejtim tė tij. Van Joviqi ia lėshoi rrugėn. Fransua e ndoqi pas.

– Prapė qenkan ndeshur me ndonjė gjė interesante! Ejani edhe ju! – tha i ēali pa ju drejtua askujt, duke shikuar punėtorėt tė grumbulluar nė njė vend. Duke u mbėshtetur mbi kukėza bėri hapin e dytė.

         Van Joviqi u fut nė mes tė punėtorėve. Fransua u hodh nė gropė. Nėn kėmbėt e tyre ndodhej njė rrasė. Edhe pse gropa ishte e madhe akoma nuk ishin zbuluar kėndet e saj. Kryepunėtori dha urdhėr, mos tė dėmtohej rrasa, por tė zbulohej e plotė. Nė ndėrkohė Van Joviqi bashkė me Fransuan filluan nga matjet dhe pėrpilimin e skicave:

 

         Bazilika i takon periudhės paleokristiane, e ndėrtuar me planimetri qendrore, me mbizotėrim tė boshtit vertikal, e mbuluar me kupolė. Pronaosi (Paradhomė e tempullit) i ndarė nė tri nefe (Salla) me sistem arkadash mbi kolona. Ptera (Korridori) mesatare midis kolonadės dhe mureve. Tepidariumi  (Ambient i banjės romake me temperaturė normale )i banjės nė anėn veriore. Kapela  (Kishė e vogėl qė i bashkėngjitej kishės kryesore kryesisht pėr varrosje) e vogėl e ngjitur pėr mur. Hyrja nga ana perėndimore e paraprirė nga njė narteks (Parasallė). Nė anėn lindore ėshtė absida (Pjesa fundore e harkuar e kishės e orientuar nga lindja) ku kishte qenė i vendosur temenosi  (Hapėsirė e rrethuar ku gjendej tempulli kryesor dhe altari) i rrethuar, dhe altari (Rrasė mbi tė cilėn nė kohėrat e lashta u bėhėshin flijime pėrėndive). Peristili (Kolonadė qė qarkon njė oborr apo njė tempull) qė qarkon oborrin e bazilikės. Tuma (Varrezė nė formėn e njė kodrine, e krijuar nga mbi vendosja e varreve) jashtė mureve, dhe nė fund  dalja sekrete...

         Van Joviqi ishte i mahnitur. Ishte hera e parė qė kishte para vetės njė banjė elegante romake. Edhe pse e dėmtuar, pas matjeve arriti nė pėrfundim se banja ishte e pėrbėrė nga tre dhoma qė duhet tė kishin pasur temperatura tė ndryshme. Ishin zbuluar kalidariumi(Ambient i ngrohėt i banjės romake) me qyngjet e ujėsjellėsit qė zbrisnin nga kodra ku ishte burimi i ujit tė ngrohėt. Kishte njė pishinė, qė furnizohej nga i njėjti burim. Frigidariumi (Ambient i ftohėt nė banjat romake )me nė njė lėfyt qeramike, siē dukej, pėr sjelljen ujit tė ftohėt, kurse paradhoma ishte pėrdorur si pushimore para, apo pas banjės.

Pak mė tutje, ishin gjetur themelet e njė orakulli. Gjatė matjeve tė ngutshme kishte arritur nė pėrfundim se ky tempull nuk kishte qenė asgjė tjetėr veēse njė e ndarė e bazilikės ku priftėrinjtė pagan nė emėr tė hyjnive kishin paraparė zhvillimet e rrjedhave tė ardhmėrisė!

Ishte i sigurt se kėtu, nėse nuk do tė ishin dėmtuar themelet e bazilikės, tė banjės romake, tė orakullit pagan, tė varrezave princėrore e shumė pėrbėrjeve tė tjera arkeologjike qė nuk dihen, do tė zbuloheshin depo epokale arkeologjike! Kėtu do tė fillonte fama e tij, karriera... pa dashur mendja i shkoi nė Vjenė ku i kishte mbaruar studimet. Aty pėr herė tė parė ishte ndeshur me njė pasuri tė rrallė arkeologjike gjetur nė Janjevė tė Kosovės. Qė nga ajo kohė, kishte ėndėrruar qė njė ditė tė shkonte nė ato vise tė pasura, pėr kėrkimin dhe gjetjen e relikteve tė rrallė arkeologjikė. Pastaj ju kujtuan studiues tė huaj e vendas, si Bue, Hahn, Arpad, Karapangjiq, Boshkoviq, Gjeēovi e shumė tė tjerė, tė cilėt, kishin dhėnė vlera monumentale epigrafie ( Shkencė qė merret me studimin e mbishkrimeve tė vjetra )  deri sa ishte arrit kulmi i tė gjitha zbulimeve tė deritashme, me nxjerrjen nė dritė tė thesarit tė Janjevės tė cilin e kishte marrė Knez Pavli pėr muzeun e tij. (Thesar arkeologjik i grabitur nga Knez Pavli nė vitin 1934)

 

Duke i kaluar nėpėr mend tė gjitha kėto, ju bė se mė tepėr e rėnduan mendimet, se sa pėrpjekjet pėr nxjerrjen e njė pėrkrenareje ilire nga njė varr princėrorė. Ndėrkohė vendosi tė mos mendonte asgjė. Filloi t’i lėvizte duart mė shkathtėsi, sepse vetėm tani e vėrejti se dielli kishte perėnduar.

         Vonė nė mbrėmje, kur muzgu kishte filluar tė mbėshtillte ēdo gjė nė gjirin e saj tė freskėt, Van Joviqi la punėn. Pas pėrfundimit tė skicave planimetrike dhe caktimin e teknikės poligonale, letrat qė i mbante nė dorė i futi nė dosje. Fransua i fuste nė thes njėrėn pas tjetrės gjetjet e asaj dite si figura antropomorfe, fibula, vathė ari dhe argjendi, rruaza qelqi, pafta tunxhi, urna guri, figura bronzi, skulptura mermeri, terakotė gruaje me veshje ilire etj. Kishte hasur edhe nė fosilet e njė mozaiku nė hyrje tė pronaosit por tė dėmtuar rėndė.

Tamam nė kohėn kur po bėhej gati tė hipte nė karrocė, si nė vegime pa majorin tė shoqėruar nga patriku. Pranė tyre qėndronte naēallniku, i cili fliste diēka dhe shikonte nė drejtim tė tij. Van Joviqi ngriti dorėn pėr t’i pėrshėndetur. Nuk kishte aspak dėshirė tė takohej me ta, por majori ia bėri me dorė tė priste.

– Hė, si shkojnė punėt? – pyeti majori pasi ishte afruar pranė tij.

– Disi!... – ia ktheu Van Joviqi qejfprishur, dhe vazhdoj – ėshtė shkatėrruar njė relikt i rrallė arkeologjik!...

– Po… si tė them? Ėshtė kohė urbanizimi! Pastaj, kėtu nuk shoh ndonjė vlerė pėr kulturėn e popullit tonė!...

– Kurse unė, kėtu i shoh vlerat tė pėrkryera arkeologjike… – ia priti me inat Van Joviqi.

– Unė mendojė se tani pėr tani, nuk ėshtė koha pėr hulumtime tė tilla, – e ndėrpreu majori. Pas njė heshtje tė shkurtėr ai vazhdoi: – Arkeologėt si Patch, Vuliq, Karapandiq, Gjeēovi e shumė tė tjerė, i kanė kaluar kufijtė e hulumtimeve tė tyre nė kėtė drejtim. Ne, jo njėherė ua kemi tėrhequr vėmendjen qė tė jenė tė ndėrgjegjshėm dhe tė punojnė nė hulumtimin e vlerave tė trashėgimisė kulturore serbe. Tė hidhet dritė mbi qendra tė pasura arkeologjike qė nga mesjeta e hershme qė flasin pėr kulturėn tonė. Tė nxirren nė pah themelet e manastireve tė shkatėrruara nga barbarėt, tė gjenden themelet e kalave tė mbretėrve, dhe carėve serbė. Tė hulumtohen vendbanimet topografike serbe qė flasin vet pėr ekzistimin dhe banimin e popullit tonė nė kėto troje... pra me njė fjalė, tė gjendėn edhe aty ku nuk janė gjurmėt e lashtėsisė kulturore serbe! Kurse gėrmimet e kėtushme, nuk flasin pėr njė kulturė tė tillė prandaj, nė mos tė shkatėrrohen, duhet tė ndėrpriten!

         Van Joviqi nuk foli. Nuk dėshironte tė kujtonte asgjė. Fjalėt e majorit ju vėrtitėn si shtėllunga tymi rreth kresė. Bėri njė lėvizje sikur donte t’i shpėrndante ato shtėllunga, por nuk i shpėrndante dot. Ju bė se gjithė ato lėvizje rreth e qark, ato klithje njerėzore, tė pėrziera me krrokatje korbash, hingėllima kuajsh e lehje qenesh ishin ngritur mbi dėshirimin e tij. Edhe skeletet e porsa nxjerra nga nekropoli tumular u sulėn drejt tij. E shanin, e quanin gėnjeshtar, e gėrvishtin, e godisnin pa mėshirė, dhe porsa ua kthente shpinėn tė ikte, ata i suleshin me shpata duke ia vėrgėllyer mbi kokė, e gjuanin me shtiza dhe nė fund, tė lidhur me litar nga kėmbėt, e tėrhiqnin zvarrė dhe pastaj... ju shpėtonte nga dora... duke u kthyer nė kohėn e tashme qė ishte edhe mė tragjike... dhe binte nė pritė... krisma e pushkės dhe rrokullisja nėpėr bokėrima tė thepisura... sikurse Gjeēovi!... o zot!

– Ndodhemi nė njė vend ku jeta e njeriut matet me vlerėn e njė plumbi! – tha pa pritur majori.

– Ashtu duhet tė jetė! – foli kėsaj radhe patriku.

         Van Joviqi uli kokėn si fėmija fajtor! Goja e majorit, deri sa fliste, bashkė me fjalėt kėrcėnuese, nxjerrtė jashtė edhe njė erė tė rėndė pėrzier me hudhėr e raki. Ishte e mundur vallė, qė nga njė gojė e tillė qė nxjerr jashtė vetėm ndyrėsira, tė pėrlyhej emri i njė kulture tė rrallė, pavarėsisht se cilit popull i takon? Ishte e kotė tė pėrpiqej t’i mbante tė fshehura pėrcaktimet e tij, e aq mė tepėr duke e gėnjyer vetėn. Edhe pse kishte bėrė pėrpjekje qė ato pėrcaktime tė mbeteshin tė ndryrė thellė nė brendinė e qenies sė tij, befas, kur nuk e kishte pritur fare, kishin filluar tė qartėsoheshin, nga njė gojė qė tė mirat e huaja i kapėrdinė me shije, pastaj tė konvertuara i vjellė me erė tė rėndė kėrme!... duke e ndyrė pastėrtinė, nderėn dhe fisnikėrinė e njė populli tė tėrė!...

         Largimi qė andej i erdhi si shkarkim i njė pjese tė shikimeve tė rėnduara tė majorit. Ju bė se ato shikime tė tij kėrkonin nėnshtrim, pėrulje. Vetja ju duk i pa bindur, kryengritės! U pėrpoq tė sillte ndėrmend format e ndėshkimeve kundėr atyre qė nuk ju bindėn urdhrave. Nėpėr mend ju sollėn pranga tė ndryshkura dhe zinxhirė tė rėnd, fytyra tė mavijosura, tė ēara e me vija tė lakuara gjaku. Njerėz tė kėrrusur nga pesha e gurit, nga pesha e fajeve, qė silleshin vėrdallė rreth tij, me ato veshjet e tyre tė zhgunit tė bardhė me shiritat e zi pėshtjellur si gjarpinj, nė gjoks, rreth duarve, rreth kėmbėve, rreth qafe... qė nuk i linin tė lėviznin, tė ecnin, tė shfajėsoheshin... sikur zoti t’i kishte krijuar, kėto qenie tė mjera, pėr t’ua lehtėsuar tė tjerėve shkarkimin e fajeve, hedhjen e akuzave, denoncimin... Ujku mishin e vet e lėpinė, por tė huajin e han!

         Karroca, mori tė pėrpjetėn pasi kishte kaluar pėrroin e katundit tė vogėl Lumborė. Porsa ishin futur nė njė rrugė malore. E pėrpjeta ishte e madhe. Kuajt i ngadalėsuan hapat. Trokėllimat e patkonjve filluan tė rralloheshin, derisa u shndėrruan nė ecje normale. E pėrpjeta vazhdonte duke kaluar kthesat njėrėn pas tjetrės. Muzgu kishte rėnė me kohė, kurse rruga as qė dallohej mė nga errėsira qė krijohej nė mes tė lisave. Van Joviqit ju bė se jashtė trokėllimės sė hekurt tė rrotave, dhe dihatjes sė kuajve, herė-herė dėgjohej njė zė qė vinte  tutje nga mali. Assesi nuk e kishte pėrcaktuar se ēfarė zėri ishte. Ishte ndonjė bari qė tutje nė thellėsi tė malit ju thėrriste bagėtisė, apo ndonjė zė i mekur shpendi. Sido qė tė jetė, nė mesin e atyre njerėzve e ndjente vetėn tė sigurt. Mendja i vajti te kaēakėt kryengritės, qė nuk e pranonin fajin, qė nuk donin tė ndėshkoheshin. Ata sigurisht se tani e kishin pėrfunduar kohėn e gjumit ditorė, dhe tani sa ishin zgjuar dhe bėheshin gati tė dilnin nga ato bokėrima tė errėta tė malit dhe t’i sulmonin ata qė i kishin bėrė me faj. Njė drithėrimė frike ia pėrshkojė trupin. Ju bė se edhe vetė ishte njė anėtarė i asaj orkestre qė i bėnte malėsorėt shqiptar me faj!

         Karroca doli nga errėsira malore. Ishte njė hapėsirė e rrethuar me ara tė mbjella me tė lashta, dhe livadhe. Kuajt kishin zėnė tė vraponin. Hėna kishte nxjerrė faqen e ndritshme prapa malit. Van Joviqi lėvizi pak nga vendi pėr tė zėnė vend mė mirė. Mendja i shkojė tė stolitė dhe tė disa gjetje tė tjera tė rastit qė tani ashtu tė grumbulluara dhe nė errėsirė tė plotė kishin zėnė vend nė thesin e tij, qė e mbante tė shtrėnguar nė dorė, sikur tė kishte frikė se nga lėkundjet e karrocės mund t’i humbiste.

– E kujt i takonin vallė kėto stoli? – pyeti befas Fransua.

Van Joviqi shikoi vėngėr fytyrėn e tij qė nuk shquhej dot nė dritėn e zbehėt tė hėnės, se ēfarė shprehje kishte! Nuk ishte nė gjendje tė pėrcaktonte as shprehjen e fytyrės sė vet sė nė cilin anė ndodhej! Nė anėn e nėnshtrimit servil, apo tė kundėrshtarit kryengritės! Pėr tė dytėn herė imagjinoi siluetėn kryengritėse tė arkeologut tė shquar shqiptar Shtjefen Gjeqovit.

– Ndonjė familje mbretėrore dardane. – tha pas pak, dhe ju duk se vetvetiu mori anė e kryengritėsit.

         Karroca ndalojė pranė ndėrtesės sė bashkisė. Van Joviqi zbriti i pari, duke u mbajtur pas krahut tė Fransuasė. Hėna derdhte rrezet e argjendta mbi kullat e heshtura tė katundit tė vogėl. Qė nga larg, si tė venitura vinin damė-dumet e tupanit. Dasma vazhdon, mendoi. Dita e dasmės nuk shtyhet, thotė kanuni i tyre. Krushqit nuk kthehen pa nuse, edhe nėse ajo ndodhėt ne shtratin e vdekjes! Krushqve s’u ndalėt udha, por as nuk lėshojnė udhė!...

Si e hutuar u dėgjua e lehura e njė qeni. Para ju doli kantinjeri. Thesin e mori dhe e dėrgoi nė sallėn e madhe prapa ndėrtesės, pastaj ju priu drejt kantinės. Aroma e kėndshme e fasules ia gudulisi hundėt. E ndjeu se kishte uri. Zuri vend nė ballė, aty ku ishte vendi i tij i preferuar.

– Doni verė gospodine? – pyeti kantinjeri me ndrojtje.

Van Joviqi pohoj me kokė. Derisa ai u largua pėr ta sjellė kungullin me verė, Van Joviqi e shikoj nga mbrapa. Kishte kohė se i bėhej se nė strukturėn e trupit tė tij kishte diēka hileqare. Sa herė vinte pėr tė marrė ndonjė porosi, kurrė nuk e shikonte nė sy, por shikimin e vėrtiste diku anash. Ndoshta edhe ky i takon orkestrės servile.

Pasi kishte pėrfunduar sė ngrėni, kantinjeri i mori enėt nga tryeza dhe u largua. Para se tė largohej si zakonisht pyeti:

– Doni edhe gjėsendi zotėrinj?

– Jo, jo! tani mund tė shkosh. – ju pėrgjigj Van Joviqi.

         Stolitė duhet tė kenė trajta ilire dhe trako-kimere, filloi tė shkruante nė bllokun e tij Van Joviqi. Tuma duhet tė jetė princėrore dhe shumė luksoze pėr kohėn. Pėr kėtė mė se miri flet diadema! Dukej se i takonte shekujve tė shtatė apo gjashtė para erės sė re! Kjo duhet tė restaurohet dhe tė konservohet nė laboratorėt e specializuara tė Zagrebit. Edhe stolitė e tjera si vath ari me koka negroide, byzylyk me mbėrtheckė ari, shishė parfumi... kokat amfore antropomorfe, urnė, enė, fibul gjyslykore, pėrkrenare nga bronzi, vath ari, olpė, kupė, sėpata dytehėshe, drahmė tė Dyrrahut, apo e Apolonisė... tė gjitha duhet tė dėrgohen atje! Njė thesar i pakrahasueshėm pėr arkeologjinė!...

*

         Koha u prish. Van Joviqi arriti nė qytezė. Shiu sa kishte pushuar. Pasi zbriti nga karroca, hyri nė zyrėn e postės dhe kėrkoi njė lidhje pėr bisedė telefonike. Pastaj iku nė dhomėn e tij.

         Pas njė dushi tė ngutshėm, u gjend nė ndėrtesėn e postės. Mori telefonin qė ia zgjati telefonisti. Qė andej, tė shpėrndara vinin copa fjalėsh.

         Pas pėrfundimit tė bisedės, doli buzėvarur. I trishtuar u nis drejtė kafenesė. Dita e vėrejtur dhe e pa trajtė, qė nuk dallohej dot se ēfarė kohe ishte, ia zymtoi, jo vetėm pamjen, por edhe mendimet. Tė rrahurat e tupanit, i erdhėn si bubullima nga qielli. Dikush kishte dasmė. Edhe nė kohė luftash martohen njerėzit, mendoi. Martohen edhe nė kohė sėmundjesh apo zie! Ju kujtua dasma e tij. Edhe ajo kishte ndodhė nė kohė trazirash. Nusen ia kishin sjellė njė grusht njerėzish fytyrėngrysur si rresht kortezhi. Nė oborrin e vogėl tė shtėpisė, njė tufė vajzash ishin hedhė nė valle... dhe asgjė mė tepėr!

         Me shpirt tė vrarė, e hapi derėn e kafenesė. Nė atė gjysmerrėsirė dallojė silueta njerėzish. Para se t’i shihte njerėzit, ndjeu erėn e rėndė tė tymit tė duhanit. Pastaj i pa edhe ata vetė, qė rrinin nė kėmbė pranė banakut tė vjetėr e plot zdralė. Kurse tė tjerėt rrinin tė ulur kruspull nė ndenjėse druri. Nė atė gjysmė errėsirė ju dukėn si trungje tė kalbura mali. Njė copė herė vėrtiti shikimet sa majtas e djathtas, duke kėrkuar njė vend tė lirė pėr t’u ulur. Befas, nė qoshe pranė dritares, pa Fransuan i shoqėruar nga etnografi. Pasi u afrua, pa se pranė tij kishte zėnė vend Miliqi. Pas njė pėrshėndetje tė vrarė, zuri vend pranė tyre. Kamerieri, njė i ri thatak, ju gjend pranė. Porositi raki. Tė pranishmit, pasi ishin ngopur sė shikuari nė drejtim tė tij, ia krisėn muhabetit me zė tė lartė. Tani e vėrejti sė aty ishte tollovi. Kthehu kokėn andej pėr t’u siguruar se tollovia kishte qenė e pranishme aty para se tė hynte vet nė kafene, apo ishte krijuar pas arritjes sė tij!? Duke i shikuar ato fytyra tė vrazhda, mendja i shkoi tė programet e qeverisė pėr kolonizimin e tokave shqiptare. Kėta njerėz ishin pjesė e atyre programeve, kurse vet ishte pjesė e kėtyre njerėzve! Dallimi ishte se loja me ta, kishte filluar pa arritur ata kėtu, kurse loja me tė po fillonte tani! Ende pa e pėrfunduar mendimin, nė kėndin tjetėr ia zuri syri ekspertin rus tė gjeologjisė, Sergej Ivanovin. Ai ngriti dorėn nė shenjė pėrshėndetje. Van Joviqi i dha shenjė tė ulej nė tryezėn e tyre. Ai erdhi menjėherė. Dukej i gėzuar. Pas pėrshėndetjeve tė zakonshme ra heshtje. Ndėrkohė, kamerieri e solli rakinė.

– Si shkojnė punėt e gėrmimeve? – pyeti Sergej Ivanov sa pėr ta thyer heshtjen.

– Mirė! – u pėrgjigj shkurt Van Joviqi.

– I keni rėnė nė gjurmė shtatores sė Shėn Bogorodicės?

– Jo! Nuk kemi gjetur asgjė, pėrveē disa thyerjeve. Nishea  (Pjesė e harkuar e njė muri pėr vendosjen e skulpturės ) dhe krepisi (Bazament i njė monumenti)  janė zbuluar. Gjurmėt tregojnė se shtatorja ėshtė zhdukur gjatė kohės sė shkatėrrimit tė manastirit nga ushtritė mongole! Po nga ana e juaj,  si shkojnė punėt?“

– Jo sa kemi pritur! Jemi duke u pėrgatitur pėr njė shpim tė dytė. Shpresat janė tė vogla nė krahasim me kėmbėnguljen e majorit!

– Majori mendon tė bėhet i pasur me zbulim nafte! – tha buzagaz Fransua.

– Ka tė drejt, kur njė pjesė tė financimeve e bėnė vet!

– Ashtu!?... – shqeu sytė i habitur Van Joviqi.

         Ra heshtje. Rreth tyre dėgjoheshin copa bisedash. Van Joviqi e ndjeu vetėn tė huaj nė kėtė qytezė gri, po ashtu tė huaj. Edhe nė mesin e atyre njerėzve – kolonizator, ndjehej i huaj! Edhe ata sigurisht se ndjeheshin tė zhgėnjyer dhe tė huaj! Kėtu ēdo gjė ishte e huaj, e largėt, dhe e pakapshme pėrveē gėnjeshtrave. Ato nuk ishin tė huaja. Ishin pjesė e atyre qė i kishin pjellė me kohė, dhe tani ēuditėrisht tė rritura, tė stėrholluara nė mėnyrė shkencore dhe tė sjellura nga larg pėr tua servu vendasve, kolonėve, nėpunėsve e xhandarėve... dhe nė fund edhe vetvetes! Pėr t’u bėrė tė besueshme gėnjeshtrat, ishin falsifikuar dokumente tė vjetra duke filluar nga sundimi i Millutinit, „Regnum Rassia,” deri tė perandoria Nemanjiqe.  Edhe miti serb i Kosovės ishte zier nė kazanėt e gėnjeshtrave ruse. Pėr ti detyruar shqiptarėt t’i besojnė kėto gėnjeshtra, pėrdoret kamxhiku, shkopi, burgu dhe plumbi... dhe pastaj tė gjitha besohen! Besohen edhe gėnjeshtrat e xhandarėve, gėnjeshtrat e vojvodėve, gėnjeshtrat e mėsueseve dhe tė akademikėve... kurse tė vėrtetat rrinė tė fshehura nė epikėn e tyre legjendare, nė dokumentet e huaja, nė depot e shumta arkeologjike tė mbuluara nėn dhé nė tokėn e tyre, tė fshehura pas veshjeve tė tyre mijėvjeēare, dhe tė struktura nėn plisat e tyre tė  bardhė si nė kullat e ngujimit... gėnjeshtrat e kanė radhėn pėr tė marrė gjak!

Tani e kuptonte se misioni i tij ishte i vendosur nė dy shtylla, tė kundėrta me njėra tjetrėn. Duhej tė gėrmonte e tė hidhte dritė mbi gjurmimet arkeologjike siē e kėrkon kultura arkeologjike, apo tė gėrmonte, e pastaj t’i zhdukte ato gjurmė siē e diktonin? Ishte e kotė tė gėnjente vetėn me iluzione. Kėtu ndryshonte ēdo gjė. Ardhja e tij, dhe fillimi i parė i gėrmimeve kishte qenė vetėm pjesa fillestare e atyre rregull-gėnjeshtrave tė heshtura. Tė tjerat, dhe ato mė kryesorėt, kishin filluar t’i shfaqeshin gjatė qėndrimit tė tij nė zonat e gėrmimeve. Kurse e vėrteta, zakonshmja, e papėrlyera kishte mbetur e ndryrė nė kasafortėn e tij bashkė me shėnimet, dhe skicat planimetrike. Tamam si nė kullėn e ngujimit! Athua vallė, kush e ka radhėn tani!

         Dallimi nė mes tė kolonėve, ushtrisė dhe xhandarmerisė kundrejt ekspertėve nuk ishte i madh. Qė tė gjithė ishin tė lidhur ngushtė me njėri-tjetrėn, sa qė askush nuk e dinte se ku fillonte pjesa e tė parėve dhe ku mbaronte pjesa e kėtyre tė fundit. Qė tė gjithė kishin ardhur pėr tė njėjtin qėllim: pėr tua hedhur fajin vendasve, pėr t’i gėnjyer, pėr t’i vrarė dhe pėr t’i degdisur tutje nė Azi e gjetiu! 

Van Joviqi ktheu me fund gotėn e rakisė.

– Pas pėrfundimit tė gėrmimeve nė Manastirin e Shėn Bogorodicės, ku do tė gėrmoni pastaj? – pyeti Sergei Ivanov.

– Sė pari do tė bėjmė konservimin e mureve tė manastirit, e pastaj... nė plan kanė qenė varrezat tumulare dhe bazilika para krishtere nė Bajė, por...

– Ah, po! Me ka folur patriku pėr tė. Ėshtė manastir i vjetėr serb!

– Unė nuk kam bėrė hulumtime pėr ta pėrcaktuar se e kujt ishte bazilika para krishtere. Kam bėrė ca matje sipėrfaqėsore dhe kujtoj se teknika e ndėrtimit tė mureve i takon shekujve tė gjashtė e tė katėrt para erės sė re.

– Kėshtu mendohej edhe pėr manastirin e Sveti Bogorodicės. Po, ja qė doli njė monument origjinal serb, i shkatėrruar nga vendasit barbarė gjatė dyndjeve tė mėdha serbe! – foli etnografi duke ngritur gotėn e rakisė.

– Kėto janė zbulime gazetarėsh!... unė nuk kam thėnė asgjė nė kėtė drejtim! – u pėrgjigj Van Joviqi duke tundur dorėn nė shenjė nervoze.

– Si? – pyeti i habitur Sergej Ivanov.

– Kėto s’janė asgjė! Themelet e njė manastiri mesjetar nė krahasim me qendra arkeologjike tė shekujve gjashtė para erės sė re, janė hiē! Sikur tė nxirreshin nė sipėrfaqe pėrbėrjet arkeologjike nė Bajė, atėherė po! Atėherė do tė mburresha edhe unė!

– Edhe ato do tė nxirren nė sipėrfaqe! – tha Miliqi dhe vazhdoj: – por jo tani. Duhet tė presim njė kohė tjetėr, mendoi njė kohė qė do tė na pėrshtatet ne!

– Nuk ju kuptojė zotėri! Me duket se nuk jeni tė kėnaqur me punėn tuaj? – foli kėsaj radhe si me qortim etnografi.

– Aspak! – ia kthej prerė Van Joviqi.

– Si aspak?... Pak tė dukėt ty, qė sa kohė mbushėn faqe tė tėra tė gazetave me tituj sensacional!?: U zbuluan themelet e manastirit tė Sveti Bogorodicės! U hodh dritė mbi shkatėrrimet barbare gjatė dyndjeve tė mėdha serbe! Manastirin e Sveti Bogorodicės e shkatėrruan shqiptarėt... pak tė duken kėto ty? Unė do tė krenohesha po tė isha nė vendin tuaj!

– Kėto qė ju i thoni zotėri, janė zbulime gazetarėsh! Manastiri ėshtė ndėrtuar shumė shekuj para se tė zbrisnin sllavėt nė Ballkan! Pas okupimit tė Kosovės sė sotme nga ushtritė e Zhupanit tė Rashės, vllaho-ilirit Nemanja, ėshtė bėrė edhe adoptimi i kishave e manastireve nga ana e kishės sė Shėn Savės. Ndryshimet e dallueshme janė shfaqur pasi besimi roman-katolik ishte shpallur herezi nga ana e Car Dushanit. Me njė fjalė, nuk ka pasur ndėrtime tė reja tė kishave apo tė kalave, siē pretendohet tė flitet sot, por ka pasur vetėm renovime dhe pėrshtatje tė kishave e manastireve shqiptare, nė ato serbe! Kėto gjenden tė shkruara edhe nė krisobulat e kryepeshkopit serb Gulielm Adam! Edhe zbulimet e mia nė Manastirin e Sveti Bogorodicės i pėrligjin kėto thėnie! – foli krejt qetė Van Joviqi, duke e kthyer me fund gotėn e rakisė.

Pėr disa ēaste mbajti shikimin tė mbėrthyer nė njė pikė tė pacaktuar. Mendja i sillej vėrdallė. Shikimet vėngėr tė kolonėve i bėhej se e shponin me ato pyetjet e tyre tė heshtura: „Le qė ne na sollėn kėtu me lajka e gėnjeshtra, po ty kush tė solli?” i bėhej se e pyeste njė zė nga brenda tij. Pastaj njė zė tjetėr, po ashtu brenda tij sikur i pėrgjigjej zėrit tė parė: „Gėnjeshtrat mė sollėn edhe mua! Ėshtė kohė e gėnjeshtrave! Ndaj, gėnjeni edhe ju! Ē’mė shikoni ashtu? Gėnjeni... ēfarė prisni?“ ju bė sikur ju thoshte me zė tė lartė kolonėve serb qė e rrethonin! Pastaj, sikur tė ishte qetėsuar, vuri dorėn mbi faqe duke e shtrembėruar pak kokėn.

Pas pak, vėshtrimin gjysmė tė fjetur e hodhi jashtė dritares. Nė rrugėn matanė, dalloi dy malėsorė tė veshur me rrobat e tyre karakteristike. Nė dorė mbanin instrumente muzikore. Deri sa i shikonte malėsorėt, prapė ju kujtua dasma e tij, me atė grup njerėzish tė zymtė qė e kishin pru nusen! Kjo kishte ndodhur nė dhjetorin e ftohėt tė vitit 1918, pak pas krijimit tė Mbretėrisė Serbo-Kroate-Sllovene. Njerėzit kishin qenė tė pakėnaqur me njė aleancė tė tillė, e cila ua vente nė pikėpyetje lirinė! Kishin kaluar pesėmbėdhjetė vjet qė nga ajo kohė. Populli i tij kishte rėnė nė gjumė! Flinte! Kurse kėtu? Qė nga ajo kohė lufta vazhdon! Pasi lėvizi pak kokėn tė rėnduar nga rakia, si nėpėr ėndėrr bėri njė krahasim nė mes tė popullit tė tij qė e kishte dhuruar lirinė dhe, popullit shqiptar qė e kishte humbur atė nė fushė tė betejės. Ju duk i pamundur rikthimit i lirisė sė dhuruar, nė krahasim me rikthimin e lirisė sė rrėmbyer, pėr tė cilėn, me pushkė nė dorė, ky popull, edhe sot e kėsaj dite, e vazhdon luftėn pėr liri!

– Janė rapsod shqiptar, shkojnė nė Dasmė! – i sqarojė Miliqi.

– Guslla dukėt sikur... – foli si mė vete Van Joviqi.

– Ėshtė lahuta! Me tė pėrcjellėn kėngėt e tyre epike! – sqaroi Miliqi.

– Ku ka dasmė? – pyeti Sergej Ivanov.

– Nė katundin e parė... jo larg nga kėtu! – u pėrgjigj Miliqi.

– Kjo do tė ishte nė interes pėr studimet e mia! – foli Fransua Roger.

– Si do tė reagonin ata, sikur edhe ne tė shkonim nė dasmėn e tyre? – pyeti Van Joviqi.

– Do tė na presin si miq! Do tė na e lėshojnė kryet e vendit!... shtėpia e shqiptarit, ėshtė e zotit dhe e mikut! kėshtu thotė kanuni i tyre! – tha Miliqi, dhe pas njė heshtje tė shkurtėr pyeti: – Dėshironi tė shkoni?

– Me gjithė qejf! – u pėrgjigj Van Joviqi.

– Mua tė me ndjeni se nuk vi dot! Nuk ndjehem mirė! – foli si me ankim etnografi.

Miliqi nuk foli, por vetėm e miratojė me kokė. Pastaj vėshtrimin e hodhi nga etnografi duke ia shkelė syrin tinėzisht Miliqit. Me buzėn nė gaz, u ngrit dhe priu i par drejt daljes.

 

*

         Rruga ishte e ngushtė, me lisa e gjerdhe anash. Tutje shiheshin ara tė mbjella me misėr. Pa livadhe tė kositura. Gjatė rrugės takoj fshatarė, tė cilėt porsa i diktonin, kokulur ua lironin udhėn.

         Asnjėri nuk fliste. Dėgjoheshin vetėm zhurma e guralecėve qė krijohej nėn peshėn e ēizmeve tė tyre. Rruga, pas njė bėrryli, mori kah nė tė djathtė, duke u futur nėpėr disa bokėrima tė shkreta, e pastaj nė njė mal tė dendur e plot dushk. Ju bė se tutje, nė thellėsi tė malit, diku prapa ndonjė shkėmbi kishin zėnė pusi kaēakėt, tė cilėt tė heshtur prisnin shfaqjen e tyre, dhe...

– ... Janė varre krushqish, – ia ndėrpreu mendimet Miliqi dhe vazhdoi; – kėtu nė kohėra tė vjetra qė askush nuk i mbanė mend, thuhet se kur janė takuar dy palė krushq, asnjėra nuk kanė pranuar t’ia lėshojnė rrugėn tjetrės, dhe janė vrarė tė gjithė!

– Ishin shqiptar apo serb? – pyeti Van Joviqi.

– Jo, jo! shqiptar ishin! – u pėrgjigj Miliqi.

         Van Joviqi kthej kokėn andej. Nė njė shesh tė mbushur me filiza tė rinj shkoze, pa varre tė vithisura. Ju bė se i pa ata krushq-kalorės, tė veshur me tirq e xhamadan, kur shkonin kaluar pėr ta dėrguar nė shtėpi nusen e re dhe pikėrisht kėtu, ishin takuar me krushqit e njė krahine, apo katundi tjetėr dhe, asnjėra palė nuk kishte pranuar tė skajohej nė anėn e poshtme pėr tė hapur rrugė! Pastaj kishin krisė pushkėt. Krushqit malėsorė kishin zbrit nga kuajt pėr tė zėnė pozita mė tė mira duke shti pa ndėrprerje, deri sa ishin vrarė tė gjithė!

         Pėrballė ju shfaq njė kodėr e vogėl. Nė fundin e saj u panė shtėpitė e para tė katundit. Tupanėt tani dėgjoheshin shumė afėr, tė shoqėruar me zėrin gėrryes tė zurnave. Njė turmė tė rinjsh rrinin nė kėmbė buzė rrugės. Ata kthyen kokat drejt tyre. Pastaj, tė heshtur ua lėshuan rrugėn pėr tė kaluar. Nė fytyrat e tyre nuk kishte ndonjė shenjė urrejtje edhe pse dukeshin tė ftohėt. Akoma pa u afruar, njėri nga tė rinjtė iku me vrap dhe u zhduk pas njė dere tė vogėl, e cila u mbyll me kėrkėllimė. Ndėrkohė pushuan tupanėt. Vendin e mbėrtheu njė heshtje hutaqe. Po nga ajo derė u pa tė dilte njė plak. Pasi ndalojė nė prag tė portės, vėshtrimin e hodhi drejt tyre.

– A pret miq, o i zoti i shtėpisė! – thirri me zė tė lartė Miliqi.

– Mirė se ju pruni Zoti!... – u pėrgjigj plaku po me atė shikim tė akullt.

– A je burrė i fortė?! – pyeti Miliqi duke ia zgjatė dorėn, nė shenjė miqėsie.

– I fortė e me faqe tė bardhė! – ia ktheu plaku duke ua shtrėnguar dorėn me radhė.

Deri sa e ndiqnin pas plakun, Miliqi u pėrpoq t’ua pėrkthente fjalėn „a je burrė i fortė,” e veēmas fjalėn „burrėri.”

– Kjo fjalė e thjeshtė, – vazhdoi ai, – tė shqiptarėt ka domethėnie tė madhe, qė nėnkupton besėn, guximin, qėndresėn, mikpritjen, mbrojtjen e mikut nėse ai rrezikohet si dhe, faljen e armikut kur ai e kupton fajin dhe mbetėt i dobėt nėn mėshirėn e tij. Kjo fjalė tė shqiptarėt ėshtė e shenjt, e cila e shtynė shqiptarin tė fiket me rob e pasuri vetėm pėr mos shkeljen e virtyteve tė saj!...

         Nė oborrin e gjerė, kishte shumė tė rijnė tė cilėt kthyen shikimet drejt tyre. Ashtu siē i kishte pėrshėndetur plaku mė parė, edhe ata, me dorėn nė gjoks, me njė pėrulje tė lehtė i pėrshėndetėn. Plaku siē ishte duke ju pri, ndaloi pėr njė ēast dhe u kthye nga Miliqi, i cili e kuptoi mimikėn e tij, ndaj hoqi pushkėn nga supi dhe ia zgjati plakut. Ai me pushkė nė dorė, priu i pari drejtė derės sė madhe tė kullės.

         Ēarmatosjen aq tė lehtė tė Miliqit nga ana e njė plaku, nuk e kishte menduar askush. Frika nga ndonjė grackė tani lėvizte lirshėm nė fytyrėn e ēdonjėrit. Miliqi, pėrkundrazi, e ndjente vetėn shumė mė tė fuqishėm se sa mė parė kur e kishte pushkėn nė krah.

– Pra, – vazhdoi Miliqi me tė njėjtin ton – tani ne, jemi nė besėn e tė zotit tė shtėpisė dhe fisit tė tij. Pėr besėn, apo fjalėn e dhėnė, shqiptari e vė nė shėrbim tė saj jetėn, plėngun dhe gjithė ēka ka! Pėr shembull, nėse ne do tė sulmoheshim nga dikush, kėta do tė vriten deri nė shfarosje pėr tė na mbrojtur ne, dhe fjalėn e dhėnė! Shtėpia e shqiptarit ėshtė e Zotit dhe e mikut, – kėshtu thotė kanuni i tyre!

         Nė divahane kishte shumė burra. Me t’u shfaqur para tyre, u ngritėn tė gjithė nė kėmbė, dhe u kthyen drejt tyre. Me dorė nė gjoks, dhe me pėrulje tė lehtė i pėrshėndetėn. Plaku u priu deri nė odė. Edhe aty kishte shumė burra. Edhe ata i pritėn nė kėmbė, me gjestet tė njėjta. Nė atė gjysmerrėsirė, nuk ju dalloheshin fytyrat. Zunė vend nė ballė, aty ku ua liruan tė tjerėt.

– U trashėgofshin! – foli Miliqi, duke ju drejtuar plakut.

– T’u rritė ndera! – ia ktheu plaku.

– Nderė e besė paq! – ia ktheu Miliqi.

         Miliqi foli edhe pėr njė copė herė me plakun. Plaku nuk fliste, por herė pas here luhaste kokėn nė shenjė miratimi. Pas pak, plaku bėri me shenjė tutje nga burrat. Njėri ju afrua pranė. Pasi i pėshpėriti diēka pranė veshi, ai iku nė drejtim tė derės.

Miliqi u kthye nga ata dhe me zė tė ulėt filloi tė fliste:

– Ndera, tė shqiptarėt ka kuptimin e ruajtjes sė moralit, zakoneve, traditave dhe gjuhės sė tė parėve. Kėto janė virtyte tė shenjta pėr ta, po i preke nė kėto virtyte, do t’i kishė armiq tė pėrbetuar! „Dy gisht nderė nė lule tė ballit, na i dha i Madhi Zot!” – ėshtė thėne nga kanuni i tyre.

         Malėsori plak ju dha shenjė valltarėve. Fare pranė tyre zuri vend njė burrė, i cili nė supe mbante tė varur tupanin. Pėrkrah i rrinin dy burra me zurna nė duar. Derisa ishte duke shikuar drejt tyre, pa dy valltar qė kishin zėnė vend nė mes. U befasua kur pa sė nė shokat e tyre shumėngjyrėshe ju vareshin jataganėt!

– Ėshtė valle epike dyluftimi, qė karakterizon forcėn e burrėrinė. Kjo valle luhet kryesisht nga burrat! Ka ndonjė rast tė rrallė qė, nė kėto valle inkuadrohen edhe...! – u dėgjua tė shpjegonte Miliqi.

         E goditura e tupanit sikur i treti fjalėt e fundit tė Miliqit. Lėvizjet e valltarėve nė fillim u dukėn tė ngathėta, tė ngadalshme, tė hareshme dhe sipas ritmit tė rėnave tė tupanit, lėvizjet sikur u gjallėruan. Pothuajse nė tė njėjtėn kohė ata nxorėn jataganėt nga brezi, duke ndryshuar stilin e kėrcimit miqėsor, nė atė luftarak. Lėvizjet e gjymtyrėve dhe tė trupit, mimika, shprehjet pėrmes lėvizjeve, shprehja e mllefit kundėr kundėrshtarit, reflekset, tė gjitha kėto ju dukeshin Van Joviqi sikur ishte duke ndodhur njė gjakderdhje e vėrtetė. Ishte drama e tyre tragjike e vėnė nė lojė!...

         Ritmet e shpejtuara sikur filluan tė ngadalėsoheshin. Valltarėt lėviznin ngadalė, duke i ndeshur nė tė rrallė jataganėt qė i mbanin nė duar. Dukej se ishin tė lodhur nga dyluftimi, dhe nga ēasti nė ēast do tė rrėzoheshin. Tamam nė kohėn kur Van Joviqi priste qė njėri nga valltarėt tė mundej, tė rrėzohej, tė jepej apo tė pėrfundonte vallja pa tė mundur, u dėgjua njė zė i tmerrshėm femre! Muzika pushojė. Qetėsja dominonte, ngrirja e valltarėve nė pozita kryengritėse e bėri Van Joviqin tė mendonte vetėtimthi sė vėrtetė po ndodhte diēka e tmerrshme rrotull tyre. Akoma pa u tmerruar nga ndonjė e papritur, filluan gjėmimet e tupanėve dhe zėri kumbues i zurnave. Nė arenėn ku ishte zhvilluar dyluftimi, u pa tė futej triumfalisht njė vajzė! Nė tė njėjtėn kohė burbulluan tė goditurat e tupanit tė pėrcjella me zėrin gėrryes tė zurnave. Vallja mori hov. Valltarėt sikur pėrpiqeshin tė gjenin njė rast tė pėrshtatshėm pėr tė goditur kundėrshtarin por, po nė atė drejtim hidhej vajza duke ia kursyer valltarit tė goditurėn. Pastaj, po me tė njėjtin ritėm kthehej nga valltari tjetėr duke e penguar edhe atė, dhe nė fund pasi mori dy shamia qė i kishte tė lidhura nė tojat e pėshtjellakut, dhe me duart lart, njėrėn ia dhuroi valltarit qė e kishte pėrballė, dhe pastaj ajo u kthye nga ana tjetėr dhe, gjithnjė duke kėrcyer sipas ritmit tė tupanėve, ia dhuroj shaminė tjetrit valltar. Ritmi i tė rėnave tė tupanit u ngadalėsua dukshėm duke i ngadalėsuar edhe lėvizjet e valltarėve. Pasi i futėn shpatat nė brez u pėrqafuan me njėri tjetrin nė shenjė pajtimi! Ndėrkohė, edhe muzika pushoi.

         Van Joviqi i shikonte i mahnitur malėsorėt valltarė, tė cilėt kishin zėnė tė largoheshin. Pastaj e kėrkoi me sy vajzėn qė kishte kėrcyer pak mė parė, por nuk e pa gjėkundi! Ndėrkohė, dėgjoi zėrin e Miliqi!

– Po u fut gruaja nė mes tė dy burrave tė cilėt janė nė kacafytje e sipėr, ata nuk guxojnė tė vazhdojnė pėrleshjen por duhet tė ndahen menjėherė! Gruaja nuk bie nė gjak, thuhet nė kanun.

         Nė arenėn e krijuar mė parė pėr valltarėt, ia behėn dy malėsorė tė tjerė. Zunė vend nė mes tė sheshit rrethuar me burra. Njėri, mbi gju e vendosi lahutėn. Pasi pėshpėritėn diēka nė mes tyre, vėshtrimin e hodhėn nga plaku. Ai kishte njė pamje tė ngurtė. Siē dukej nuk donte assesi tė miratonte atė qė rapsodėt e kishin ndėrmend tė kėndonin.

– Do  tė kėndojnė pėr Betejėn e Kosovės! – sqaroi Miliqi, me zė tė ulėt.

Van Joviqi pa nga afėr gusllėn e rapsodėve shqiptarė. Ishte shumė e ngjashme, pėr tė mos thėnė identike me gusllėn sllave. Befas, ju kujtua libri i Aleksandėr Gilferdingut, ku shkruante se serbėt nuk ishin nė dijeni jo vetėm pėr mitin e Kosovės, por as pėr Lazarin e Jugoviqėt.

– Tė shqiptarėt akoma ėshtė i gjallė miti pėr Luftėn e Kosovės. Nė netėt e gjata tė dimrit, tė ulur buzė vatre, pleqtė me krenari, ua rrėfejnė tė rinjve legjendėn e betejės sė Kosovės dhe vrasjen e Sulltanit nga ana e Millosh Kopiliqit. Kėtė gojėdhėnė edhe unė, shumė herė e kam dėgjuar nga malėsorėt shqiptarė. Nuk ka shqiptarė qė nuk e di kėtė legjendė! – fliste Miliqi me zė tė ulėt, deri sa rapsodėt pėrgatiteshin pėr t’ia nisė kėngės.

Rapsodėt, ēuditėrisht vazhdonin tė rrinin kėmbėkryq. Vėshtrimet e tyre tė qelqta, herė-herė i hidhnin nė drejtim tė mysafirėve tė paftuar. Pamjet e tyre tė dyzuara, jepnin njė tablo mospėrfillėse ndaj grupeve qė e rrethonin. Kėto vinin si shkarkim i dyshimit ndaj tė paftuarve dhe zhgėnjimit ndaj tė zotit tė dasmės, i cili dukej tė ishte i pasigurt nga prania e tė paftuarve, ndaj vazhdonte ta shtynte sa mė larg urdhrin pėr t’ia filluar kėngės.

– Mund t’ia filloni! – ndėrhyri Miliqi me njė zė tė butė, pasi i kishte vėrejtur dyshimet e tyre.

Rapsodėt, sikur ta kishin bėrė me fjalė, tė dy hodhėn vėshtrimet e tyre drejt tė zotit tė dasmės, i cili miratoi me luhatje koke.

         Ai qė e mbante lahutėn nė prehėr, lėvizi pak pėr tė zėnė vend mė mirė. Ngriti dorėn. Pasi e tundi lehtė harkun, e vuri mbi fillin e lahutės. Tingulli doli kumbues, me njė zik-zake tė zgjatur sikur vinte nga njė kohė e vjetėr, e humbur nga lashtėsia. Van Joviqit ju bė se ai ton i zgavruar i lahutės, e mori nga kjo kohė dhe e degdisi nė njė kohė tė lashtė, ku nga ēasti nė ēast pritej tė fillonte beteja. Pas pak, lahutari hapi gojėn tė kėndonte. Van Joviqi ndjeu njė lehtėsim, pasi zėri i tij, i njėjtėsuar me tingullin e lahutės, sikur e solli prapė nga ajo kohė e lashtė! Zėri filloi tė shkoqitej vetėm atėherė kur fjalėt filluan tė ndahen nė rrokje.

 

M’ish kenė Sulltan Murati...

 

...dhe akoma pa pėrfunduar zėri i rapsodit tė parė, njė me zėrin e zgjatur tė lahutės u ngjit zėri i rapsodit tė dytė.

 

Mirė avdes kish pas’ marrė,

 

         Miliqi arriti pėrmes pėshpėrimės t’i pėrkthente ato qė rapsodėt i thoshin njėri pas tjetrit.

         Kėnga epike vazhdonte. Van Joviqi, ia kishte ngulė vėshtrimin kapakut tė lėkurtė tė lahutės, qė mbulonte atė zgavėr druri, sikur ishte duke u pėrpjekur t’i ndrynte brenda asaj zgavre rėnkimet mijėvjeēare tė njė populli, qė nga larg i vinte, si pjesė e shpirtit tė tij!

Ishte e mundur vallė qė ajo copė druri e vogėl e mbėshtjellė mė lėkurė, tė mbante mbi vete shekuj tė gjakosur, ushtarė dhe kalorės tė molisur, shpata e shtiza tė skuqura nga gjaku. Ju bė se nga goja e rapsodėve tani nuk vinin ritme muzikore por klithje e britma tė dhimbshme ushtarėsh, hingėllima kuajsh, copa urdhrash, gjėmė dhe dėnesa tė padėgjuara ndonjėherė nė jetėn e tij. Ashtu sikurse edhe valltarėt mė parė, edhe lahutarėt, kėndonin tragjedinė e tyre tė pėrmotshme tė vėnė nė epos!

 

Millosh Kopiliqit fjalė i ka ēua,

E teslim ti me mu ba!...

 

         Van Joviqi ju afrua Miliqit. Ai ishte duke ia pėrkthye Fransuas pikėrisht at varg. Pėrshtypje i bėri se edhe Miliqi sikurse edhe rapsodėt shqiptarė, mbiemrin e Milloshit e thoshin Kopiliqi. Ishte hera a parė qė e dėgjonte kėtė, dhe jo nga shkrimet e emisarėve serb tė „Naēertanies”, por nga goja e rapsodėve analfabetė shqiptarė!

Njė burrė ju afrua pranė Miliqit dhe i pėshpėriti diēka tė veshi. Miliqi  e miratoji me kokė, pastaj vėshtrimin e hodhi nga i zoti i shtėpisė. Pa u vėnė re u ngrit dhe u zhduk nė mesin e burrave.

 

Ēojke kamėn Sulltani me ja dhanė,

Ky Milloshi, nė dorė hanxharin e kish pas,

Me hanxhar Sulltanit i ka ra...

 

         I humbur pas fjalėve tė eposit, i bėhej se ato zėra nuk ishin tė kėsaj bote, por ishin zėra tė ardhur nga njė kohė e largėt, e harruar nga populli sllav. Ishin tė kota pėrpjekjet e naēertanistve pėr sajimin e tyre! Ato i kishte shkelur koha, i kishte mbuluar pluhuri i errėt e harresės shekullore. Ju bė se e pa Millosh Kopiliqin, i veshur nė tirq me gajtanė, me pėrkrenare e parzmore tunxhi, me hanxharin e tij tė gjakosur qė e godiste Sulltan Muratin, pasi ai ia kishte zgjatur kėmbėn nė shenjė nėnshtrimi, e jo dorėn pėr pajtim! Pastaj, pa njerėzit rrotull tij, pasardhės tė po atij populli kryengritės qė kishin jetuar nėpėr male e shpella duke prerė sulltan e vezir, pėr t’i ruajtur virtytet e tė parėve tė tyre, pa i kėmbyer me liri e pasuri nėnshtruese, sikur tė populli sllav, qė pas humbjes sė betejės sė Kosovės kishin pranuar nėnshtrimin e sulltanit. Ndėrsa sot, priftėrinjtė dhe naēertanistėt vajtojnė si mėllenjat disfatat e tė parėve tė tyre!... Kėto virtyte tė shqiptarėve, tė ruajtura me xhelozi ndėr shekuj, krijuan eposet e famshme, dhe ja tani, nga dy malėsorė rapsodė, riktheheshin me shekuj prapa, duke u takuar nė fushėn e betejės me Millosh Kopiliqin! I bėhej se i dėgjonte vringėllimat e shpatave mbi kokėn e mbrojtur tė Milloshit, dhe aty fillonte ikja, zhgėnjimi, tradhtia... por tani nuk e ndante dot, ishte ikja e Millosh Kopiliqit tė tradhtuar nga shkina plakė, apo ishte ikja e tij nga rapsodėt shqiptarė, tė armatosur me epin e tyre plot gjak!

 

 

VI

 

         Shiu kishte pushuar. Retė ishin shpėrndarė. Qielli kishte marrė njė pamje tė kristaltė. Tutje nga kopshti vinin tė gėzuar cicėrimat e zogjve. Dielli, sa nuk ishte fshehur prapa maleve tė Rugovės. Avulli i nxehtė qė vinte nga toka e ngrohėt dhe e lagur nga shiu, tė pėrzier me aromėn e trėndafilave, jepte erė tė kėndshme. Mila zbriti shkallėt e drunjta dhe doli nė oborr. Ashtu e vetmuar, u ul nė stolin e drunjtė prapa kullės. Shikimin e hodhi nga kopshti, qė kishte marrė njė pamje tė freskėt pas shiut. Tė rėnat e tupanėve vazhdonin! Si nuk u lodhėn vallė?

         Sikurse ēdo mbrėmje, edhe kėsaj radhe mendja i shkoi tė arkeologėt. Qysh nga ajo natė, kur kishin qenė mysafir nė shtėpinė e tyre, nuk i kishte parė mė. Thuhej se ishin pėrqendruar nė themelet e njė kishe tė vjetėr, dhe nuk shqiteshin dot. Kishte pasur njė parandjenjė se ditėt me shi vetvetiu do t’i sillnin drejt qytezės, do t’i afronin shumė afėr saj por... sikurse edhe herėve tė tjera, do t’i kapėrdinte kafeneja e madhe nė qendėr tė qytezės, dhe prapė do tė ktheheshin prapa pa i parė, mendoi e trishtuar!

         Disa herė e kishte dėgjuar tė shoqin tė fliste i zėmėruar kundėr tyre, e veēmas kundėr Van Joviqit. Siē dukej ai nuk i pėrmbushte urdhrat e tij, ose nuk ju pėrmbahej rregullave ushtarake pėr zbulimin e atyre vjetėrsirave tė pėrlloēur. Mos vallė, kishte nuhatur diēka nga ajo mbrėmje, kishte menduar sa e sa herė me vete Mila, dhe tani nga xhelozia, gjithė inatin e shfrynte kundėr Van Joviqit, duke e kursyer me qėllim fajtorin! Ky mendim e pickonte si gjarpėr i pabesė, duke ia helmuar kujtimet e kėndshme!

         Pastaj, nė imtėsi i kujtonte ato ēaste tė pa pėrsėritshme nė jetėn e saj: Largimin nė korridorin e errėsuar pikėrisht prej saj, dhe shtrėngimin nga duart e tij. Shumė herė i kishte kujtuar ato ēaste duke i ngatėrruar me imagjinatėn e saj. I bėhej se atė natė, pas tė shtėnave tė gjithė kishin ikur tė frikėsuar dhe, aty kishte mbetur vetėm pėr vetėm me Fransuan… pastaj, pėr t’ju ikur shikimeve kureshtare tė shėrbėtorėve, ishin futur nė kthinėn gjysmė tė errėt nė fundin e hajatit dhe aty... Nė ditėt pasuese e kishte vizituar kthinėn. Ishte njė kthinė qė e shtynte drejt imagjinatės. Mė pas, i kishte urdhėruar shėrbėtorėt ta rinovonin dhe tė vendosnin aty tryezėn dhe minderin, pėr tė pushuar nė freskun e saj, nė ditėt e verės plot vapė. Edhe pse nuk donte assesi t’ia pohonte vetės gjithė veprimet e gjertanishme nė lidhje me kthinėn, e ndjente se motivi pėr rregullimin e saj lidhej pikėrisht me kujtime tė kėndshme pėr tė huajt... nė fund tė fundit, mendonte ajo, nėse do tė hetohej, mbrojtjen e kishte tė siguruar. Mjaftonte tė thoshte se dikush kishte bėrė pėrpjekje pėr dhunim, dhe nga ana e saj ēdo gjė do tė mbyllej. Do tė vazhdonin hakmarrjet e heshtura tė majorit kundėr atyre qė kishin guxuar t’ia pėrlyenin nderin! Kaq!

         Sikur t’ia kishte pikasur mendimet i shoqi, disa herė e kishte ftuar drejt kthinės, por Mila nuk kishte pranuar. Njė frikė tinėzare kishte filluar t’i depėrtonte nė ēdo pjesė tė trupi. Aq shumė kishte qenė e dhėnė pas tė huajve sa qė kishte pasur raste qė nuk e ndante dot nėse vetėm i kishte menduar, apo kishte folur me zė tė lartė pėr ta gjatė dremitjeve, duke e zbuluar sekretin. Pastaj, si me zor e shqiste atė mendim tė frikshėm, duke e lidhė me dėshirat tekanjoze tė majorit.

         Ndėrkohė, ju bė se dėgjoi hapjen e portės sė oborrit. Pastaj dėgjoi kėrkėllimėn qė u mbyll, dhe hapat e dikujt qė po ecte drejt hyrjes. Dėgjoi zėra. Eci ngadalė deri tė kėndi i kullės sa pėr tė parė se kush ishte. Nė mesin e luleve tė trėndafilit, pa si tė thyera siluetėn e Miliqit, dhe fare pranė derės sė hyrjes mezi e dalloi majorin. Tamam nė kohėn kur po bėhej gati tė shfaqej pėr t’ju uruar mirėseardhje, dėgjoi Miliqin:

– … Van Joviqin me dy tė huajt i lash vetėm nė kullė... atje ku po bėhet dasma! Janė nė besėn e tė zotit tė shtėpisė!

– Ide e mrekullueshme, apo jo? Janė vetėm ata tė tre, apo ka edhe tė tjerė me ta? – pyeti pas pak majori.

– Vetėm ata! Me njė gurė do t’i vrasim dy zogj! – u pėrgjigj Miliqi me zė tė ulėt!

– Shumė mirė! Nesėr do tė arrijnė edhe gazetarėt… rast i mrekullueshėm! – tha majori, pa e fshehur entuziazmin. Pastaj me zė serioz pyeti: – nė ēfarė kohe kthehen?

– Krejt varet nga ne! Tė zotin e shtėpisė e urdhėrova mos t’i lėshon tė dalin nga kulla derisa unė t’ju ēoi fjalė!– tha Miliqi.

– Mirė! Ku ndodhet ēeta e Agė Batushės, ėshtė afėr? – pyeti majori.

– Jo, ai ndodhėt shumė larg! Afėr e kam Naipin e Dautit me dy tė tjerė!

– Mirė, atėherė tė lajmėrohet ai. Kurse ti rri nė distancė me njerėzit tuaj! Mbaje nėn kontroll situatėn. Pritat tė zihen tė Varret e Krushqve! Ndėrsa unė do tė kujdesėm pėr thesarin arkeologjik!... Ke kujdese, nuk dua tė vrarė!

– Mos ke fare merak!... ujk i vjetėr jam unė! – tha Miliqi duke qeshur, dhe u nis drejt portės nė fundin e oborrit. Majori hyri nė kullė. Deri jashtė dėgjoheshin hapat e tij duke i ngjitur shkallėt e drunjta.

Pėr njė copė herė Mila mbeti e shtangur. Mizėri mendimesh i shkonin nėpėr kokė! Ishte e mundur vallė? Nga biseda e tyre e kuptoi se diēka e tmerrshme po pėrgatitej kundėr tė huajve. Pritat tė zihen tė Varret e Krushqve... pastaj thesari!... o zot! Ndoshta i ka rėnė nė erė punės tonė!... ndoshta i di tė gjitha... ndoshta ai ka biseduar pėr mua nė rrethe tė ndryshme dhe ato fjalė i ka dėgjuar majori… tani do tė hakmerret kundėr tij!... Nuk dua tė vrarė tha! Medoemos, i do tė gjallė, pėr t’i marrė nė pyetje! Ata do tė kthehen natėn vonė, tė shkujdesur dhe, nė dritė tė hėnės diku nė mes tė varreve do tė ndodhė pėrleshja! Do t’i zėnė si lepujt nė qark, dhe me duar tė lidhura do t’i fusin nė burg! Aty, pastaj duke i marrė nė pyetje naēallniku do tė mė pėrmendin mua... jo, jo! nuk bėnė tė rri kėshtu! Do tė ndėrmarr diēka pėr t’ju dalė nė ndihmė atyre edhe vetės! Te fundi i fundit, vetėm emri im mos tė pėrmendėt. Po thesaret?... gazetarėt... ēlidhje kanė kėto me mua? Pyeti vetėn e hutuar!

 

*

         Mila hyri lehtė nė studion e majorit. Ai, si gjithmonė rrinte ulur nė kėrrigėn e tij pranė shkresave tė shpėrndara nė mėnyrė tė ērregullt mbi sipėrfaqen e tavolinės.

– Ishte Miliqi kėtu? – pyeti Mila derisa ulej nė kolltuk.

– Po, pse? – foli majori pa interes.

– Sikur biseduat rreth njė pusie me njerėzit e tij! – tha Mila me njė vėshtrim zhbirues.

– Pse e lodhė vetėn kot me kėto gjėra? – pyeti majori i habitur duke u kthye i tėri drejt saj, dhe vazhdoi: – fshehtėsi ushtarake... punė shteti!... ende s’u mėsove me to?” – tha me buzėqeshje. Pastaj u ngrit nga karrigia e tij dhe zuri vend pranė saj, duke zgjatur dorėn pėr t’ia ledhatuar faqen! Mila largoi kokėn nė anėn tjetėr me neveri. Ashtu e inatosur, u ngritė nė kėmbė dhe doli jashtė.

         Koha ecte shpejt. E vetme, nuk bėnte dot gjė! Disa herė i shkoi mendja tė gruaja e naēallnikut. Sikur tė shkonte deri tė ajo. T’ia tregonte hallin, dhe sė bashku tė gjenin ndonjė zgjidhje. Por, ja qė shkova! Ēfarė ti them? Ēfarė ti tregoi e ēfarė ti fshehė?... ata ndodhėn nė kullėn e njė malėsori shqiptar! Si tė futemi nė atė kullė ku ka dasmė, nė mes tė atyre njerėzve? Pėr ēfarė do tė na marrin? O zot... e pamundur! E trishtuar u ulė nė minderin e madh nė dhomėn e miqve. Tani u bė ē’e kishte ndėrmend tė bėhej! Ata, sigurisht tanimė i kanė zėnė pritat! Le tė dalė ku tė dalė!

         Mendimet ia treti kuisja e derės sė zyrės sė majorit. Ai, si hije e zezė nate doli. Si gjithmonė, nė raste tė aksioneve tė tilla nuk fliste fare. Edhe kėsaj radhe doli i heshtur si prej varri dhe me nxitim i zbriti shkallėt. Pas tij u dėgjua vetėm kėrkėllima e derės qė po mbyllej! Mila me tė shpejt doli nė dritare. Nga lartė, nė atė gjysmerrėsirė, pa trupin e tij tė shkurtėr qė me hapa gjysmė ushtarak doli nga porta e oborrit.

         Errėsira kishte mbuluar dritėhijet e kullave. Njė erė e freskėt, por e ashpėr tundi gjethet e pemėve nė kopsht. Nga dritarja e hapur, hyri njė vrushkull i ajrit tė freskėt, duke i pėrplasur kanatat. Mila mbylli dritaren. Pastaj hyri nė dhomėn e saj dhe filloi tė zhvishej. Me ngutė donte t’i ndėrronte rrobat dhe tė dilet nga kjo kullė misterioze qė herė-herė, i bėhej se ishte varri i saj pėr tė gjallė! Cak ishte gruaja e naēallnikut, tė cilės do t’ia tregonte hallin. Edhe ajo, jo nė herė, i kishte treguar aventurat e saj! Gjithsesi ishte mė mirė! Tamam nė kohėn kur ishte fare lakuriq, dėgjoi njė trokitje tė njohur dere.

– Prit pak! – thirri Mila, pastaj mori pelerinėn dhe e hodhi krahėve! Me nxitim e hapi derėn dhe me inat pyeti: – Hė, ēfarė do tani?!

– Darkėn zonjė... ua solla darkėn! – foli me ndrojtje shėrbėtori duke mbajtur nė dorė tabakun.

E hutuar, vėshtrimin e hodhi mbi tabak. Era e kėndshme e mishit tė pjekur ia gudulisi lehtė hundėt por nga hutimi ajo nuk e pa mishin, por vetėm copėn e prerė tė djathit, qė ditė mė parė ua kishte sjellė nga bjeshka Keq Syku.

– Keq Syku!... ah... ai!... – mėrmėriti si me vete, sa mezi u dėgjua. Pastaj me njė shpejtėsi marramendėse nė trurin e saj skicoi Keq Sykun, i veshur me rroba tė zeza qė ēante me shpejtėsi drejt atyre bokėrimave pėr t’u futur nė atė kullė tė rrezikshme, nė mes tė asaj zallahie, nė mes tė zhurmės e klithjeve, nė mes vallesh e kėngėsh, pėr t’i lajmėruar...

– The gjė zonjė? – ia ndėrpreu mendimet shėrbėtori!

– Mundė ta gjesh... tani menjėherė mė duhet? – pyeti Mila krejt e hutuar, pasi instinktivisht nga dora ia kishte marrė tabakun me ushqime.

– Cilin zonjė? – pyeti i hutuar shėrbėtori.

– Keq Sykun thash...

– Tani sa e lash nė kafene! Pse, tė ka ndodhur gjė zonjė? – e ndėrpreu shėrbėtori plak.

– Shko e gjeje! Urgjentisht sillma kėtu!... dhe shshsh, askujt asnjė fjalė! Kur tė vini, hyni nga dera e kopshtit, a more vesh!

– Si urdhėro zonjė! – tha shėrbėtori dhe filloi t’i zbriste shkallėt me nxitim.

         Koha deri sa u dėgjua dera e kopshtit tė hapej, ju duk tmerrėsisht e gjatė. Disa herė doli nė dritare duke shikuar jashtė. Nata kishte mbėshtjellė ēdo gjė nė gjirin e saj. Xixėllonjat endeshin tė qeta nė kopshtin e saj me barkun e tyre tė prushtė. Ju bė se edhe barku i saj po digjej nga i njėjti prush. Qindra mendime tė tmerrshme i shkuan nėpėr kokė. Njė njeri i huaj, krejt i huaj pėr tė, por, tepėr i afėrt me burrin e saj, njė natė tė bukur vere hynte fshehurazi nga dera e kopshtit, kalonte pėrmes xixėllonjave dhe i shoqėruar nga shėrbėtori plak, futej nė shtėpi pa dijen e tė shoqit, por me urdhrin e saj! Dhe pikėrisht atij njeriu duhej t’ia tregonte njė sekret qė nuk ia kishte treguar askujt, bile ndonjėherė ishte pėrpjekur t’ia fshihte edhe vetvetes... duhej t’i tregonte lidhjet e fshehta tė saj me njė tė huaj... lidhje qė sa kishin filluar por... tani nuk ishte koha tė merrej me ėndrra tė kota, duhej t’i shpėtonte ata nga mė e keqja pastaj... pastaj! E ēfarė pastaj? Unė nuk kam ndonjė lidhje me tė! Ishte vetėm njė simpati ēasti e asgjė mė tepėr! Megjithatė, tani duhej t’i shpėtonte nga tmerri qė ua kishte pėrgatitur burri i saj me shokėt e tij tė pistė! 

         Trokitja nė derė e tmerroi edhe mė tepėr. Ēdo t’i thoshte shėrbėtorit pėr kėtė ftesė? Ēdo t’i thoshte Keq Sykut kur tė hynte nė dhomėn e saj?

– Urdhėro! – tha me njė zė tė dridhur sikur nuk ishte zėri i saj.

Derėn u hap ngadalė, nga njė dorė e ndrojtur. Kur e pa shėrbėtorin tė vetmuar nė derė, sa nuk klithi nga zhgėnjimi.

– Ai tė pret nė fundin e shkallėve zonjė! – foli shėrbėtori me zėrin gjysmė tė mekur nga lodhja.

– Tė faleminderit. Je i mrekullueshėm! – tha Mila e lehtėsuar. Nga komodina mori njė bankėnotė dhe ia zgjati shėrbėtorit. – Tani shko e ēlodhu nė dhomėn tuaj, Natėn e mirė!

– Natėn e mirė! – tha shėrbėtori i gėzuar duke shikuar bankėnotėn, dhe u nis drejt dhomės sė tij.

Mila zbriti shkallėt me nxitim. Poshtė e priste Keq Syku. Nė dritėn e zbehtė tė llambės, pa rrobat e tij tė zeza. Kishte dėgjuar se ai sa herė qė udhėtonte natėn vishej me rroba tė zeza. Kėtė e bėnte me qėllim tė mos dallohej nga errėsira.

– Me keni ftuar zonjė? – pyeti ai, porsa Mila i kishte zbrit shkallėt.

– Po!... tė thirra pėr njė punė urgjente! Do ta them njė fshehtėsi, nėse me premton se ēdo gjė do tė mbetėt mes nesh! – tha Mila e ndrojtur, por e vendosur.

– Si urdhėro zonjė. Jam i tėri nėn urdhrat tuaja! – foli Keq Syku duke e shikuar nė sy.

– Arkeologėt ndodhėn nė kullėn e dasmės... janė nė rrezik! – tha me ndrojtje Mila.

– Nė rrezik? – pyeti Keq Syku i hutuar.

– Kėrkoi nga ju qė t’i njoftosh...

– Zonjė!... ata janė nė besėn e...

– Tani duhet lajmėruar... – e ndėrpreu Mila.

– Do t’i lajmėroi zonjė... por...

         Mila ndjeu peshėn e vėshtrimit tė tij nė gushėn e saj gjysmėlakuriqe. Fjalėt e tij nuk i dėgjoi pėr njė ēast. Ngriti dorėn dhe tėrhoqi jakėn duke e mbuluar mė mirė gjoksin. U pėrqendrua tė dėgjonte se ēfarė thoshte, por ai nuk po fliste mė. Vėshtrimit tė tij nuk i iku as kėsaj radhe. Ai me sytė tė ndezur prush, me kėmbėngulje kėrkonte sytė e saj. Mila disa herė ngriti kokėn nė pėrpjekje pėr t’ia sqaruar rrethanat, por gjithmonė ndeshej nė ata sy si thėngjij tė ndezur qė e bėnin tė ulte kokėn pa mundė t’i thoshte asnjėrėn nga ato qė i mendonte.

– Jeni shumė e bukur zonjė! – foli me zė tė dridhur Keq Syku.

O zot, mendoi Mila me vete, edhe kjo me duhej tani. Njė drithėrimė e lehtė, e pėrzier me frikė ia pėrshkoi tėrė trupin. Ēdo gjė mundė tė kishte menduar! Ēdo gjė mundė tė kishte planifikuar por, qė njė copė fshatar i leckosur, i tulatur, e plot nėnshtrim para burrit tė saj, t’i thoshte fjalė tė tilla, kurrė nuk i kishte shkuar mendja.

– Si guxon tė flasėsh kėshtu? – pyeti Mila, por dukej se mė tepėr kėtė pyetje ia kishte shtruar vetės sė sa atij.

         Nė ēast, njė drithėrimė tjetėr ia pėrshkoi tėrė trupin tani mė tė drobitur. Nė katin sipėr, ishte shėrbėtori plak. Ajo dyshoi se ai e pėrgjonte ēdo bisedė apo lėvizje tė saj! Kėtė, ai e kishte bėrė edhe herė tė tjera! E shqetėsuar, vuri gishtin tė hunda qė tjetri mos tė fliste, dhe nė heshtje tė plotė ia kthej shpinėn. Edhe pse nuk e ftoi, Keq Syku e ndoqi pas. Para kthinės ndaloi. Ajo u kthye vrullshėm, duke i dhėnė pushtet vetės para tij, por Keq Syku, edhe kėsaj radhe ia mori fjalėt nga goja!

– Kohė tė gjatė tė kam ėndėrruar zonjė... kam qenė i bindur se do tė vijė ky ēast njė ditė, dhe ja erdhi!

– Si guxon?!...– tha pėr tė dytėn herė Mila, por kėsaj radhe me zė tė ashpėr. Nė vend tė pėrgjegjės, ndjeu dorėn qė ia mbėshtolli belin. Nė atė gjysmerrėsirė nuk ia vėrente dot pamjen e fytyrės se ēfarė shprehje kishte, por frymėmarrjen e shpejtuar dhe drithėrimėn e trupit, e ndjente me trupin e saj. Pastaj, ndjeu fėrkimet e ashpra tė tirqve, nė mes tė kofshėve. Nė vend qė tė largohej, tė kundėrshtonte, apo tė klithte e tmerruar, siē e kishte menduar me parė, ajo e la tė lirė trupin e saj tė mbėshtillej nė pėrqafimin e tij tė zhguntė. Pastaj ngadalė, pa e shkėputur nga duart e tij, ai e tėrhoqi drejt kthinės sė errėt. Ndjeu peshėn e duarve tė tij qė e shtynin drejt shtrirjes. As kėsaj radhe nuk e kundėrshtoi vullnetin e tij. Pasi ishte shtrirė e bindur mbi minder, ndjeu peshėn e trupit tė tij kėrleshan... Assesi nuk i kujtohej koha sa kishte qėndruar e shkalafitur nėn atė peshė, pėrveē gulēimeve epshore tė dala nga goja e saj, dhe pėrvėlimi nė fundin e barkut! Pastaj, si nėpėr ėndėrr i kishte ndjerė lėvizjet e tij gjatė veshjes dhe cijatjen e derės.

         Pėr njė copė herė Mila qėndroi pa lėvizur. Ju bė se pėrvėlimi i prushit, nė fundin e barkut tė saj, tani ishte shuar. U ngrit ngadalė. Me pelerinėn krahėve ngjiti shkallėt. I vinte vapė. Hapi kanatat e dritares. Vėshtrimin e hodhi jashtė. Hėna, sa kishte nxjerrė faqen e plotė tutje nga mali. Nė oborr, xixėllonjat lėviznin gėzueshėm. Bashkė me freskun e natės dėgjohej kėnga e bulkthit. Mori frymė thellė. Disi e ndjeu vetėn tė freskėt, tė lehtė, tamam si ato xixėllonjat me barkun e prushtė, qė endeshin nė oborrin e saj. Pa dashur, vuri  dorėn mbi bark. U shtri nė shtrat dhe u pėrpoq tė flinte. Nga larg, tė venitura, u dėgjuan tė shtėna pushkėsh!

         Pas disa rrotullimeve nėpėr rroba, e kuptoi se do tė kishte njė natė tė mundimshme e pa gjumė. Ishte hera e parė qė e tradhtonte tė shoqin. Por, e ndjente se kjo pagjumėsi nuk i vinte si vrasje e ndėrgjegjes, por ishte diēka krejt tjetėr. Ishte zhgėnjimi qė e kishte parafytyruar me muaj tė tėrė duke ėndėrruar aventura dashurie me njė ekspert francez, dhe kur nuk e kishte pritur fare, kishte rėnė nė duar tė ashpra... e tė kujt? Tė njė copė malėsori marroq!

         Ju bė sė dėgjoi zėra nė korridor. Hapi sytė e tronditur. Ishte zėri i majorit qė fliste me dikė. Zėri i erdhi i njohur! O zot, u ulė nė shtrat e tmerruar! Ai! Ēfarė paska ndodhur? E paska zėnė! Ēfarė ti thoshte tani Dushit? Sigurisht se ai ia ka treguar tė gjitha! Jo, jo. Kurrė nuk do tė pranonte se e kishte ftuar vet. Do tė thoshte se ai kishte ardhur pėr punėt e majorit... ma mbylli gojėn... me zor... me dhunoi dhe iku! Ju bė sikur ishte duke u arsyetuar para tij!

         Nga shtrati u hodh me vrull. Zėrat vinin tė ulėt dhe nuk ishte e mundur tė dėgjohej se ēfarė flitej. Nganjėherė merrnin formėn e njė rėnkimi, pastaj dėgjoheshin si urdhra... dhe pėr disa ēaste, ēdo gjė e kaplonte njė qetėsi e tmerrshme si vdekja. Nė korridor u dėgjuan hapa tė lehtė. Zėrat vinin mė tė qartė, disi si fjalė tė prera, kėrcėnuese, qortuese! Gjithmonė ishte zėri i majorit! Tani nuk ishte aspak ēudi tė dėgjoheshin tė goditura druri apo prerje thikash... tė dėgjoheshin tė shtėna armėsh... pastaj tė vinin britma tė ējerra, rėnkime tė tmerrshme nga dhembjet, kuisje tė pėrziera me dėnesa mėshire! Mila rrinte si e shtangur pranė derės. Tani e kuptonte fajin qė e kishte bėrė, dhe ashtu, e pėshtjellur me po atė pelerinė tė ndyrė nga fėrkimet e zhgunta, qė e kishte pasur tė veshur sa kishte zgjatur faji, sikur e priste dėnimin e hakėrryer tė majorit.

         Nga jashtė, zėri erdhi mė i theksuar, disi i shkoqur. Mila mbėshteti veshin pranė derės.

– ...sot tė veprosh! Nėse nuk e vret sot... do ta paguash me kokė! Qartė? – arriti tė dėgjonte zėrin urdhėrues tė majorit.

– Si urdhėro gospodine... – dėgjoi zėrin e tulatur tė Keq Sykut.

– Shko tani! – dėgjoi urdhrin e majorit. Pastaj ndjeu hapat e tij qė po i zbriste shkallėt.

         Nuk qenka pėr mua, ofshani  e lehtėsuar! Tani nuk i bėri asnjė pėrshtypje urdhri pėr vrasjen e dikujt. Disi e ndjente vetėn larg atyre ngjarjeve, sikur ishte diku nė njė botė tjetėr. E lehtė si pendėl, u shtri nė shtrat. Lėvizi edhe njė herė duke zėnė vend mė mirė dhe u bė sikur flinte. Ndjeu derėn e zyrės sė majorit qė u mbyll. Pėr disa ēaste mbajti vesh, por pasi nuk i dėgjoi mė hapa nė korridor, e kuptoi se ai ende kishte punė, dhe do tė qėndronte nė zyrėn e tij. Edhe mė mirė, mendoi me vete duke e mbuluar edhe kokėn me batanije. Nga jashtė erdhi zėri i gjelit. Po gdhinė, mendoi derisa ishte duke u pėrpjekur tė flinte!

 

*

         Van Joviqi i hidhte hapat me kujdes nė rrugėn e pėrgjumur e plot guralecė. Nata kishte kohė qė kishte rėnė. Tutje nga lindja sa kishte nxjerrė faqen e ndritshme hėna e plotė. Yjtė nė qiell regėtinin. Instinktivisht ngriti kokėn dhe shikoi nga qielli. U pėrmirėsua moti, mendoi. Mendja i shkoi tė relikt dhe eksponatet antike, tė radhitur bukur nėpėr rafte. Njė thesar i rrallė! Nesėr do tė hapet ekspozita, mendoi me bezdi! Ekspozitė seleksionimi! Ide e marrė e patrikut. Ēmenduri, tha me vete.

         Pėr njė ēast vetja ju duk i lirė, sikur kishte dalė nga njė kullė e ngujimit. Me gjithė kėmbėnguljen e tė zotit tė kullės, nuk kishte pranuar tė priste deri sa t’i ēonte fjalė Miliqi. Pastaj pėr mbrojtjen e tyre, i zoti i dasmės, ua kishte dhėnė tre burra pėr t’i pėrcjellė deri tė kufiri i fshatit. Ēka ėshtė e vėrteta, Van Joviqi nuk e dinte se ku ndahej kufiri, por kishin rreth pesėmbėdhjetė minuta qė po udhėtonin tė shoqėruar prej tyre. Herė pas here, nė kokė i vlonin mijėra mendime tė tmerrshme. Tani sa e kishin lėnė kodrėn prapa krahėve dhe po futeshin nė bokėrimat, ku fill pas tyre ishte mali i dendur, me Varret e Krushqve nė mes. Njė drithėrimė e lehtė ia pėrshkoi tėrė trupin. Po sikur kėtu tė jetė kufiri dhe malėsorėt tė kthehen prapa? Si do ta bėnin udhėn tė vetmuar deri nė qytezė? Pėr njė ēast sikur u pendua pėr rrugėn qė e kishte marrė.

– Epos i mrekullueshėm, apo jo? – pyeti Fransua pa ju drejtuar askujt.

– Vėrtetė ishte i mrekullueshėm! – foli me zė tė ulėt Van Joviqi, pa e pas mendjen aty.

         Rrugėn e vazhduan nė heshtje. Asgjė nuk dėgjohej veē hapave tė tyre dhe kėngės sė bulkthit. Rreth tyre pėshtilleshin fluturimthi xixėllonjat. Rruga sa kishte hyrė nėpėr njė bokėrimė. Pastaj zgjatej drejt malit tė lartė, qė dukej si hije e njė kodre misterioze. Van Joviqi u drodh i tėri. Sa mė shumė qė i afroheshin malit, aq mė tepėr ndjente frikė. Mendja i shkonte tė kaēakėt, tė cilėt tani sa kishin dalė nga ndonjė shpellė e errėt, dhe nė dritėn e rrezeve tė arta tė hėnės kishin mėsy fushave pėr t’u futur vjedhurazi nėpėr katunde, pėr tė zėnė ndonjė pritė karvanėve tė vonuara apo, pėr t’i sulmuar patrullat e xhandarmėrisė. A nuk i pėrngjante njė karvani tė tillė, udhėtimi ynė? Pyeti vetėn gjithė frikė! A nuk ngjajmė edhe ne sikur tė ishim tregtarė tė vonuar? Kurse malėsorėt, a nuk ngjajnė sikur shoqėrues tė karvanėve? Pastaj pėrpiqej t’ia largonte vetės kėto mendime ogurzeza. Jo, jo! Askujt nuk do t’i shkonte nė mendje se njėfarė Van Joviqi i shoqėruar nga dy shtetas tė huaj dhe tre malėsorė shqiptar, po kthehej nga njė dasmė shqiptare pėrmes njė rruge gjysmė malore e gjysmė fushore pėr tė arrirė nė qytezė! Edhe nėse do tė na sulmonte dikush, menjėherė do tė merrej vesh se cilėt ishim dhe do tė na linin tė qetė nė rrugėn tonė. Tė paktėn, kėshtu i kishte thėnė i zoti i dasmės! Ai i kishte thėnė se kaēakėt nuk e kishin inatin me ta, pėrkundrazi, sikur tė dinin se ata do tė udhėtonin nė njė kohė kaq tė vonė, do t’i merrnin nėn mbrojtjen e vet.

         Kishte kohė qė ishin futur nė mes tė malit. Nga errėsira qė krijohej nga hijet e rėnda tė lisave, mėzi dallohej rruga. Tutje para tyre ndodhej njė bokėrimė, tė paktėn ashtu i dukej nga errėsira. Kur u afrua edhe mė afėr, pa se ishin duke kaluar pranė Varreve tė Krushqve. Nė ēast ju bė sė dėgjoi njė lėvizje tutje nga lėndina e varreve. Drita e zbehtė e hėnės, krijonte nuanca tė pa qarta duke u shfaqur si figura njerėzish mbėshtetur pėr rrasat e varreve. Pastaj ju bė se njė rrasė e tillė lėvizi pak nga vendi. Pastaj lėvizi edhe njė tjetėr. Kėto lėvizje nuk ju kishin shpėtuar as bashkudhėtarėve. Sikur t’i kishte urdhėruar dikush, tė gjithė ndaluan njė herėsh. Lėvizja e rrasave vazhdoi edhe pėr disa ēaste. Ende pa u tmerruar nga lugetėrit, lėvizjet e ngadalta tė rrasave sikur u gjallėruan duke u shndėrruar nė njė sulm tė beftė e me britma. Van Joviqi, dalloi rrobat e tyre malėsore qė u kacafytė me malėsorėt pėrcjellės. Gjatė pėrleshjeve dėgjoi tė shara nė tė dy gjuhėt. Mu nė kohėn kur ishte duke u tėrhequr pėr t’u fshehė prapa njė lisi, pa malėsorėt pėrcjellės qė e rrėmbyen njė malėsorė tjetėr dhe duke e tėrheq zvarrė u tretėn prapa lisave. Ndėrkohė, vėrejti njė malėsor me njė hu nė dorė duke ardhur drejt tij pėr ta goditur. Instinktivisht u ulė dhe mori njė gurė. Me gjithė fuqinė qė e pati, gjuajti drejt tij. Guri e goditi sulmuesin nė lule tė ballit. Ai duke u rrėzuar bėrtiti dhembshėm „O majko moja... kuku lele!” Pastaj shkėputi njė tė sharė, qė nuk e dėgjoi tė tėrėn por vetėm fjalėt e fundit! „... shiftarsku majku!” Akoma pa arrirė tė ēuditej se si njė malėsorė shqiptarė rėnkonte dhe shante nė gjuhėn serbe, prapa krahėve ndjeu njė dhembje tė tmerrshme sa e bėnė tė klithte trishtueshėm. Pastaj, ndjeu goditjen e dytė nė kokė, diku mbi vetullėn e majtė, sa qė drita e hėnės u shua menjėherė nga dritat qė i dolėn nga sytė. E ndjeu se nuk qėndronte dot nė kėmbė. Pa mundur tė kontrollonte vendin se ku mundė tė rrėzohej, ndjeu se u pėrplas mu nė mesin e atyre bokėrimave. Tė rėnat e tjera nuk i numėronte dot. Nė agoni tė thellė qė nuk e pėrcaktonte nė ishte i gjallė apo kishte vdekur, ndjeu tė shtėna pushkėsh. Fill pas tyre dėgjoi zėrin e hakėrryer tė Miliqit. Sulmuesit u zhdukėn sakaq. U pėrpoq tė ngrihej, por qe e pamundur. Disi, edhe qepallat ju kishin rėnduar. Mbylli sytė dhe sikur tė ishte duke dremitur, ju bė se e zuri gjumi!

         Kishte kohė qė rrotull tij dėgjonte zėra. Biseda zhvillohej rreth tij, dhe shokėve tė tij. Flisnin me urrejtje tė papėrmbajtur kundėr malėsorėve shqiptarė. Si nė agoni dėgjoi zėrin e Miliqit tė thoshte se gjithė thesaret antike dhe arkeologjike ishin zhdukur. Pastaj dėgjoi mjekun tė thoshte se plagėt nuk ishin tė rrezikshme, por ishte mirė qė tė plagosurit, pas ndihmės sė parė, tė dėrgoheshin nė spital.

         Si nė ėndėrr dėgjoi zėrin e patrikut. Me mundim hapi sytė. Pa fytyrėn e tij plot lesh, nė atė dritė tė fortė qielli. Disi ju duk e deformuar, por nuk e caktonte dot ishte e deformuar fytyra e patrikut, apo e deformonin sytė e tij me atė pamje tė mjegullt.

– Si e ndjen vetėn tani? – pyeti patriku me zė tė ėmbėl.

– Pak me mirė! – u pėrgjigj Van Joviqi me zė tė mekur.

– Kanė arritur gazetarėt, mundė tė flasėsh me ta? Ja ku janė! – foli patriku.

– Si ndodhi? – pyeti njė burrė, po ashtu me fytyrė tė deformuar.

Van Joviqi vetėm e vėshtroi me dyshim.

– Jam gazetar i gazetės Novosti, a mundė tė mė thuash si ndodhi? – pyeti njė burrė tjetėr, nga a majta.

Van Joviqi e shikoi hetueshėm fytyrėn e tij. Pas njė heshtje tė shkurtėr, me zė tė mekur tha:

– E tėra duket tė jetė e kurdisur!...

– Nga shqiptaret? – pyeti gazetari.

– Jo, nuk besoi tė ketė kurdisje nga shqiptarėt!

– Nga kush pra? – pyeti gazetari i hutuar.

– Nga ata qė historia e njerėzimit, fillon nė mesjetėn e hershme!

– Po zhdukja e eksponateve antike? – pyeti prapė i njėjti zė.

– Pikėrisht, zhdukja e eksponateve antike i pėrligj sulmet kundėr nesh!...

         Nė ēast ndjeu marramendje. Objektet filluan tė lėviznin nė mėnyrė rrethore, duke e marrė edhe atė me vetė nė atė vorbull. I mbylli sytė me shpresė se do tė pushonin edhe ato lėvizje qė i sillnin pėr tė vjell, por edhe ashtu, vorbulla vazhdoi. Prapa krahėve tė tij ndjeu zėrin e majorit duke pyetur pėr gjendjen e tij. Pastaj dėgjoi tė thoshte se edhe dy tė huajt kishin marrė plagė tė lehta.

         Si nė ėndėrr tė tmerrshme, ndjeu trupin e tij qė u shkėput nga toka dhe filloi tė ngjitej drejt lartėsive kaltroshe tė qiellit. Nuk e pėrcaktonte dot, nė ishte gjallė, apo kishte vdekur dhe tani shpirti i tij, mbi flatrat e engjėjve, ngjitej lartė drejt amshimit. Me mundim hapi sytė. Nė ēastet e para nuk dalloi asgjė pėrveē qiellit tė kaltėrt dhe trupit tė tij qė rrinte pezull mbi ajėr. Me mundim lėvizi kokėn nga e majta. Pa se ishin duke e mbartur trupin e tij mbi vig. Tutje pa veturėn e bardhė tė majorit. Pak mė tej pa njė togė malėsorėsh tė armatosur tė rrethuar nga xhandarėt. Nė mesin e tyre dalloi Miliqin, i veshur me kėmishė tė bardhė. Ju bė se flladi i lehtė ia mėnjanoi kravatėn qė i fėrgėllonte me triumf. Nė atė gjysmė agoni, arriti tė befasohej kur e pa para tyre tė vendosur fotoaparatin. Nė ēastet e fundit, dalloi se nė mesin e malėsorėve kishte tė vrarė, tė hedhur pranė kėmbėve tė Miliqit. Ishin shoqėruesit e tyre. Kurse sulmuesit, nuk i pa gjėkundi. Pėr njė ēast ndjeu dhembje pėr ta. Janė fajtorėt, shkaktarėt e kėsaj gjėme... tė gjithė tė vriten... tė masakrohen me thika... nė litarė, nė litarė... dėgjoi rreth tij zėra tė hakėrryer!

*

         Karroca hyri nė Bajė. Gjersa ngjitej kodrės pėrpjetė, Van Joviqi pa grumbujt e dheut dhe gropat e hapura qė kishin mbetur nga shkatėrrimet e bazilikės sė vjetėr dhe banjės romake. Gropat kishin mbetur tė hapura si kenotoafėt dardan. Ju bė se ato gropa, tani prisnin varrosjen e tij bashkė me thesaret e humbura. Tutje, pėrtej kaēubave pa gurė tė thyer, tė hedhur pa kujdes, pasi nuk ju kishin hyrė nė punė. Ju bė sikur ata gurė shpėrndanin hije tė errėta harrese mbi atė peizazh gri. Braktisja, dukej nė ēdo gropė. Edhe vetja ju duk se ishte njė gropė e hapur dhe e xhveshur nga thesaret e bukura, qė mi mijėra vjet i kishte ruajtur nė gji, dhe nė fund e braktisur.

         Po atė ditė, pas kontrollit mjekėsorė, korrieri Dan Mujani ia kishte sjellė vendimin e naēallnikut, pėr lirimin e objekteve komunale qė i kishte pasur nė dispozicion gjatė hulumtimeve tė tij arkeologjike. Kishte bėrė pėrpjekje pėr njė takim me tė, por kishte qenė e pamundur. Ishte pėrpjekur tė takohej me patrikun pėr t’i kėrkuar ndihmė, por as ai nuk e kishte pritur. Njė prift i ri, i kishte thėnė se ai nuk ka kompetenca pėr tė marrė ndonjė vendim. Nuk i kishte mbetur gjė tjetėr vetėm t’i merrte valixhet e tij, nėse kishte mbetur diēka prej tyre, dhe tė ikte nga kishte ardhur. Ndėrsa, ekspertėt e huaj, nėn kujdesen e rreptė tė ushtrisė, dhe nėn mbikėqyrjen e majorit i kishin dėrguar nė konsullatat e tyre.

         Tani e ndjente se humbja ishte shumė mė e dhembshme se sa e kishte menduar nė fillim. Kishte qenė aq afėr zbėrthimit tė enigmės dardane, sa qė, ky zbėrthim do t’i kishte shembur tė gjitha teoritė e shumė historianėve mediokėr, dhe befas, kur nuk ishte pritur nga askush, kishte ndodhur shamata duke ia rrėmbyer nga duart gjithė atė thesar. Disa herė, pėr t’i dhėnė zemėr vetės, kishte menduar se pas njė klime tė pėrshtatshme politike do tė vinte prapė pėr tė vazhduar kėrkimet, edhe pse e dinte se njė gjė e tillė nuk do tė ndodhte kurrė. Ishin tė pamundura kėrkimet shkencore mbi shkatėrrimet e tmerrshme politike e teologjike qė i behėn brumit arkeologjik.

         Karroca kalonte mes pėr mes katundit tė vogėl Lumborė. Van Joviqi pa muret e larta tė kishės qė po ndėrtohej nga gurėt e bazilikės parakrishtiane. Rreth saj punonin punėtorėt. Pėr njė ēast ndjeu neveri. Edhe njė ēiban po ngulet nė tokė tė huaj! Testament i gjakderdhjes sė ardhshme, mendoi me pėrbuzje deri sa karroca po ikte me vrap drejt pėrroit.

Nga zyrtarėt komunal nuk e priti askush. Rreth gjysmė ore ndenji i ulur nė njė stol druri pranė kapisė indiferente tė ushtarėve qė ruanin para derės, nė pritje pėr t’i marrė valixhet. Ushtarėt bisedonin tė shkujdesur. Edhe pse nuk shifeshin fytyrat e tyre, zėrin ua dėgjonte. Njėri kishte zė tė vrazhdė, kurse tjetri kishte njė zė tė ri, si tė ndonjė tė riu mitar.

– … ishin pesė tė burgosur shqiptar. Katėr prej tyre i veshėm me rroba civile serbe, dhe i pushkatuam. Njėri qė punonte pėr ne, ėshtė gjetur i vrarė dje gjatė sulmit kundėr ekspertėve tė huaj! – pas njė heshtje tė shkurtėr vazhdoi i njėjti zė: – more vesh ti, kush i sulmoi ekspertet e huaj, e bėnė kaēakėt vėrtetė siē po flitet, apo janė bėrė fshehurazi nga tanėt? – u dėgjua tė fliste me zė tė ulėt sikur kishte frikė se e dėgjonte dikush!

– Janė bėrė nga tanėt! Unė kam qenė i veshur si malėsorė shqiptar. Njėri nga tė huajt me ka goditur me gurė nė kokė!… e sheh? – u dėgjua ai me zė tė hollė dhe vazhdoi: – Pasi ndėrhyri Miliqi, arritėm t’i vrasim tre, sepse ata e kishin vrarė bashkėpunėtorin tonė! Naip e quanin! E kam njohur mirė. E vranė malėsorėt shqiptarė qė pėr habinė tonė kishin qenė nė pėrcjellje tė ekspertėve. Pėr tė krijuar huti, arrestuam edhe gjashtė fshatarė tė tjerė tė pafajshėm! Pasi bėmė fotografi nė mesin e tyre, me urdhrin e Miliqit i pushkatuam tė gjithė. Pėr kėtė kam marrė mirėnjohje nga majori. Edhe dy ditė, unė po udhėtoi!... sitno! – u dėgjua tė thėrriste me gėzim.

         Van Joviqi u irritua nga bisedat e tyre. Kurrė nuk i kishte shkuar mendja se dhuna e terrori mund tė ushtroheshin nė mėnyrat kaq barbare, me vrasje e kurthe, dhunime e tortura, ēnderime e plaēkitje, tė bėra pikėrisht prej atyre qė flasin pėr liri dhe tė drejta!

Ndėrkohė nė derė u shfaq Dan Mujani. Pas njė vėshtrimi tė vrazhdė, hyri nė njė kthinė, dhe qė andej doli me ēelėsa nė dorė. Van Joviqi e ndoqi pas. Pasi e hapi derėn, u gjend nė ish dhomėn e tij. Sa nuk klithi nga mėnxyra. Ēdo gjė ishte e hallakatur. Rrobat e shtratit ishin tė hedhura nė dysheme. Arka e drunjtė qė nė tė i kishte mbajtur tė mbyllura thesaret me vlera tė larta artistike dhe shkencore, ishte shkatėrruar e tėra. Thesaret ishin zhdukur. Skicat dhe hartat planimetrike, ishin tė shqyera dhe tė shpėrndara nėpėr dhomė. Blloku i tij i shėnimeve ishte coptuar. Disa faqe ishin shpėrnda nė dysheme, kurse pjesa mė e madhe, dhe pikėrisht ajo mė e vlefshmja ishte zhdukur fare. Rrobat e tij ishin hedhė anė e kėnd dhomės. Paratė qė i kishte pasur nė xhepin e xhaketės nuk ishin mė. Filloi t’i mblidhte rrobat dhe t’i fuste nė valixhe. Nė fillim, ashtu i nevrikosur siē ishte, i hidhte rrobat dhe ēfarė gjente tjetėr nė valixhe pa kujdes. Pastaj,  sikur ju kujtua diēka, i la tė gjitha mėnjanė dhe u ngrit nė kėmbė. Pėr disa ēaste qėndroi i pa lėvizur, duke shikuar nė njė pikė tė pacaktuar. Pastaj, si i mpirė u nis drejt derės. Pa fol asnjė fjalė zbriti shkallėt dhe u nis drejt karrocės. Dan Mujani, pasi e kishte mbyllė disi valixhen, e hodhi nė karrocė duke thėnė me mburrje: hop he polic! Van Joviqi e shikoi i befasuar, pastaj i dha shenjė karrocierit qė tė nisej nė drejtim tė qytetit, pėr ta arrirė trenin e orės pesė.

 

 

VII

 

         Kekė Ymeri u zgjua i llahtarisur nga gjumi. I mbuluar nė djersė, u ulė nė shtrat. Ofshani i ēliruar, nga ajo ėndėrr e mallkuar qė nuk ju kishte shqitur gjatė gjithė natės, duke e tmerruar me ato mjekra tė zeza e sy tė zgurdulluar priftėrinjsh, qė kėrkonin zhbėrje, shkatėrrim!...

         Copat e ėndrrės, si thyerje xhami, i vėrtiteshin nėpėr tru. Nga jashtė erdhi zėri i njė gjeli, dhe fill pas tij, si pėrgjigje, u dėgjua e lehura e ngadaltė e njė qeni plak. Qenka gdhirė, mendoi dhe u shtriq. Pastaj u ngrit nė kėmbė dhe hapi kanatat e dritares. Tutje nga lindja qielli kishte marrė njė ngjyrė tė kuqėrremtė. Rrezet e para tė diellit posa kishin rėnė mbi majat mė tė larta tė Shkėmbit tė Kuq. Pėr disa ēaste e ndjeu vetėn tė hutuar. Ju bė se gjatė gjithė natės kishte qenė rob i zėnė nga kallukanxhat, dhe tani i molisur e ndjente se e kishte humbur krejt orientimin. Pasi u vesh doli nga dhoma. U afrua pranė gurrės, qė gurgullonte qetė nė fundin e oborrit, dhe fillojė tė lante fytyrėn.

         Uji i ftohėt, veē fytyrės, ju bė se ia kthjelloi edhe trurin nga ai gjumė dinak! Tani ju kujtua se gjatė natės, sikur kishte dėgjuar tė shtėna tė largėta pushkėsh. U vu t’i kujtonte mė shkoqur, kishin qenė vėrtetė tė shtėna, apo ju kishin ngatėrruar nė ėndėrr bashkė me xhybet e zeza tė priftėrinjve hutaq! Pasi nuk ju kujtua se cila ishte e vėrteta, u nis drejt hyrjes. Qė kur kishte filluar tė punonte nė kėrkim tė lashtėsisė, i bėhej se edhe vet ishte bėrė pjesė e saj, qė nuk mbahej mend nga askush se kurė, dhe si  kishte vdekur… por qė nga ajo kohė vėrtitej si hije pėr ta gjetur varrin e vet tė vithisur...  dhe pastaj tė futet aty, pranė armėve tė tij tė vjetra…

         Nėna e priste tė pragu i derės me kėmishėn e larė nė dorė. Kekė Ymeri e shikoi me dhembshuri. Pastaj, duke e veshė kėmishėn, hyri nė shtėpinė e zjarrit. Bashkė me kėrkėllimėn e derės qė po mbyllej, ndjeu aromėn e kėndshme tė bukės sė valė, tė porsa nxjerrė nga ēerepi. Nėna, qė mė parė e kishte shtruar sofrėn, e priste nė kėmbė.

– Mirėmėngjes! – e pėrshėndeti gjyshja duke u ngritė nė kėmbė! – A fjete mirė?

– Mirė, po ju? – foli mė zė tė ulėt, sa qė gjyshja nuk e dėgjoi fare se ēfarė tha!

         Kekė Ymeri hėngri bukė ngadalė! Pastaj, bashkė me stolin e drunjtė, shkoi afėr vatrės, duke shikuar vorbėn qė ziente. E ėma largoi vorbėn nga zjarri, dhe ia mbushi njė kupė me qumėsht tė valė. Pasi ia dha, pėr njė copė herė e shikoi me dhembshuri nga distanca.

– Si nuk u gjet ndonjė tjetėr tė futej nė atė shpellė tė nemun! – tha ankueshėm e ėma, sikur ishte duke fol me vetėn e saj!

 

 

*

         Pėr tė dytėn herė ngriti kokėn lartė. Shikimin e pėrgjumur e pėrqendroi nga masivet e maleve tė larta. Pa nga shkėmbinjtė e thepisur gėlqeror, qė fillonin nė grykėn e Lugut tė Madh, duke vazhduar tutje me majat e thepisura tė maleve, lugina dhe pėrroje me ujė tė kulluar, duke trupuar nga Lama e Dakaj pėr t’ju bashkangjitur rrafshnaltės sė blertė tė Lugut tė Butė. Ashtu, i kredhur nė mendime, vėshtrimin e pėrqendroj nė mesin e Shkėmbit tė Kuq, tamam aty ku bėnte hije zgavra e errėt dhe misterioze. Ju bė sė e panjohura e shpellės e gėlltiti drejtė brendisė sė saj me galeri tė shumta, me puse shkallėzore dhe tė rrezikshme, me liqene e sifone nėntokėsore tė mbushura me ujė tė dėlir, pėr ta nxjerrė pastaj nė burimet mitologjike qė i ruanin me xhelozi Zanat e Malit!

– A je gati? – ia ndėrpreu mendimet zėri kumbues i Shaipit.

– Po, gati jemi! – u pėrgjigj si nėpėr dhėmbė Kekė Ymeri.

         I pari u nis Shaipi, dhe fill pas tij, u nis Kekė Ymeri. Nė rrugicėn e parė morėn nga e djathta. Diku, nė njėrin nga oborret e fqinjėve kakariste njė pulė. Tutje nga selishta erdhėn disa blegėrima delesh, tė cilat, pas pak u  panė tė bėrryli i rrugės. Pasi kaluan lumin, pikėrisht aty ku mė parė kishte qenė Gurra e Sofijes, u takuan me Keq Sykun. Si me zor i pėrshėndeti! Fytyrėn e kishte tė pėrgjumur e tė bardhė si pėlhurė. Ballukėt, tė dalė jashtė plisit, i rrinin hijshėm. Ndėrsa marama e zezė e lidhur rreth plisit tė bardhė kėrkonte shpagim. Thuhej se qė nga ajo ditė qė kishte qenė i rreshtuar para skuadrės sė pushkatimit, veē qėndrimit burrėrorė, e kishte ndjerė vetėn shumė tė fyer. Ai kishte ē’u fjalė se herėt a vonė, kanė me ma pa sherrin ata qė ma kanė korit, por nuk dihej cilėt ishin koritėsit e tij!

– Ashtu siē jemi marrė vesh, ė?!... – foli Keq Syku duke e shikuar nga Kekė Ymeri, me atė vėshtrimin e tij dinak.

– Po, po!... – tha Shaipi me zė tė ulėt dhe vazhdoi udhėn duke e lėnė prapa Keq Sykun.

Pas njė pushimi tė kroi i Lisvidhit, ata morėn tė pėrpjetėn duke i dalė nga prapa Shkėmbit tė Kuq. Rrugica zik-zake malore sikur nuk kishte tė sosur. Lisat e mėdhenj bėnin hije. Thellė nė mal dėgjoheshin cicėrimat e hareshme tė zogjve. Kekė Ymeri, me duqit e tij nė krah, i mbytur nė djersė, kishte ngelur shumė prapa. Shaipi, shumė larg tij, ishte ulur buzė rrugicės dhe e priste. Befas, ju bė sė dėgjojė njė shushurimė nė mal. Ju bė sikur ishin hapa tė dikujt qė po nxitonte. Kthej kokėn andej. Si nė vegime, nė mes shkurreve e lisave, ju bė sė pa njė siluetė njeriu, tė thyer si copat e pasqyrės, qė u zhduk sakaq nė thellėsi tė malit. Mendja i shkoj tė Keq Syku, dhe ato fjalėt e marrėveshjes qė i kishte ndėrruar pak mė parė me Shaipin. Po kush i merr vesh punėt e tyre se, tha me vete, dhe u nis.

         Nga rrafshnalta mbi Shkėmbin e Kuq, fusha tutje dukej si njė tepsi e blertė. Nga lartė shiheshin njerėzit si milingona nė rrugėt zik-zake.

         Lėshimi i litarėve u bė sipas planit qė ditė tė tėra e kishin pėrgatitur sė bashku. I pari zbriti Shaipi. Gjatė zbritjes, nė tė ēarat e shkėmbit i vendoste pykat dru bredhi, pastaj me forcė i ngulte gozhdėt dredhore, nė tė cilat pastaj i lidhte litarėt.

         Kishte kohė qė Shaipi ishte zhdukur nė brendi tė Shkėmbit tė Kuq. Dėgjoheshin vetėm tė goditurat e ēekanit. Pastaj u dėgjua edhe thirrja e tij. Zėri vinte i zgavruar e me jehonė. Ishte vėshtirė tė shkoqitej se ēfarė thoshte. Mirėpo, Kekė Ymeri e njihte atė gjuhė, ndaj u lidh me litar dhe filloi zbritjen. Duke u mbajtur pas pykave, kėmbėt i vente nė gozhdėt dredhore qė pak mė parė i kishte ngulitur Shaipi, i cili pasi e kishte siguruar vendin nė hyrje tė shpellės e priste. Pas lėshimit pezull para hyrjes sė shpellės, Shaipi e tėrhoqi fillin e litarit qė e mbante nė dorė, dhe Kekė Ymeri u gjend nė brendi tė hyrjes sė shpellės.

*

         Hyrja e shpellės ishte e vogėl. Salloni ishte i gjerė, dhe fill pas tij, korridori qė zgjatej  derisa humbiste nė errėsirė. Sikur tė vinte nga thellėsitė e errtė tė nėntokės, dėgjohej njė si gurgullimė e mbytur uji, e shoqėruar me erė tė freskėt qė vinte tutje nga galeritė. Nė qendėr dalloheshin mbeturinat e zjarrit. Muret pėrreth ishin tė tymosura. Nė dysheme, pas njė gėrmimi nė mes glasash, u gjetėn copa vorbash, qypash, amforash e olpash, tė cilat dukej sė i takonin kohėrave tė ndryshme. Nė murin nga e djathta ishin tė mbėshtetura disa pjesė druri si lloj vegje primitive. Nė tė majtė, fare pranė murit, sa mezi shquhej nė atė gjysmė errėsirė, kishte eshtra dhe skelete njerėzish. Pak mė tutje, ku zėntė fill korridori, pa shpata tė hedhura, hanxharė, dhe shigjeta. Nė tavan shifshin foletė e dallėndysheve tė punuara nga balta. Befas, tutje nga errėsira, furishėm fluturojė njė shpend i madh, dhe me njė zhurmė mbytėse, vetėtimthi doli jashtė. Nuk u dallua se ēfarė qe! Pėr njė copė herė u dėgjuan tė rrahura flatrash nėpėr shpellė. U panė tė dilnin jashtė tufa zogjsh, tė cilėt me cicėrimat e tyre tė frikshme e mbushėn shpellėn.

         Rrezet e diellit depėrtonin lirshėm nė pjesėn e majtė tė hyrjes sė shpellės. Kekė Ymeri iu afrua murit pėrballė. Nė njė lartėsi disa pėllėmbėshe, mbi njė piedestal guri, qėndronte e vendosur njė shtatore gruaje prej guri stalagmiti rreth gjysmė metri, nė atė mėnyrė qė nė periudha tė solsticit tė diellit, mbi tė duhej tė binin tufa rrezesh. U gjetėn edhe copa poēesh, qypash, amforash, sikur i kushtoheshin Afėrditės. Dukej se aty, dikur moti, ishin kryer rituale, ndoshta edhe orgji. Tutje nė thellėsi, ishte njė gurė i madh i vendosur si lloj altari. Nė pjesėt anėsore kishte eshtra shtazėsh.

– E mahnitshme! – foli Shaipi si mė vete.

         Kekė Ymeri e ktheu kokėn andej. Shaipi e mbante nė dorė njė shpatė. Forma e saj ishte e drejtė. Dorėza ishte e qėndisur me filigran, nė trajtė dantelle, dhe fund tre thepash.

– Vėrtetė e mahnitshme! – foli Kekė Ymeri pasi e kishte marrė shpatėn nė dorė.

– T’i deponojmė tė gjitha gjetjet nė njė vend dhe nė fund, pasi t’I lidhim me litar t’i lėshojmė ngadalė poshtė!

– Jo, jo! Tė gjitha duhet tė mbesin kėtu! – foli Kekė Ymeri prerė.

– Si?! Nuk do t’i marrim?! – pyeti i habitur Shaipi.

– Jo! – u pėrgjigj shkurt Kekė Ymeri.

– Pėrse u futėm kėtu pra? – pyeti Shaipi, duke e shikuar Kekė Ymerin nė sy.

– Pėr tė kėrkuar kanalin sekret!... ndez urėt se u bėmė vonė! – tha me ton urdhėrues Kekė Ymeri.

         Me urėt nė dorė u nisėn. Korridori mori tė tatėpjetėn. Nė njė vend korridori ngushtohej, pėr tė dalė pastaj nė njė sallon edhe mė tė gjerė se sa ai i hyrjes. Ushtima e ujit sa vinte e shtohej bashkė me erėn e freskėt. Nė tavanin e lartė u panė lakuriqėt e natės. E tatėpjeta ishte edhe mė e shkallėzuar. Shaipi, qė ishte duke prirė u ndal. Mori njė gurė nga dyshemeja e shpellės dhe e hodhi poshtė. Tė pėrplasurat e gurit nėpėr faqet e gurta tė shpellės vazhduan gjatė, derisa u zhdukėn. Urėt kishin filluar tė flakėronin nė tė venitur. Kekė Ymeri, duke u pėrpjekur tė shihte mė mirė i rrėshqiti kėmba. Pėr disa metra rrėshqiti poshtė dhe nė fund u kap nė njė thep tė mprehėt guri. Flakadani i ra nga dora dhe u rrokullis tatėpjetė shpellės. Pėr njė kohė, u panė xixat qė dilnin sa herė pėrplasej nėpėr faqet shkėmbore, dhe pastaj u zhduk fare. Shaipi e tėrhoqi nga dora. U larguan nė njė kėnd tė sigurt. Kekė Ymeri tani e hetojė se ishte plagosur. Nga gjuri i majtė i rridhte gjak. Ndjente dhembje edhe nė llėrėn e dorės sė djathtė.

– Si e ndjen vetėn? – pyeti Shaipi.

– Kam pak dhembje… – dhe pas pak vazhdojė: – duhet tė kthehemi prapa. Ėshtė me rrezik ēdo pėrpjekje tjetėr!

– Tė ngutemi pra! Edhe kjo e shkretė do tė fikėt!... nisu! – foli Shaipi duke e tėrheqė Kekė Ymerin nga krahėt.

         Ngjitja ishte edhe mė e zorshme. Flakadani sa nuk ishte fikur fare. Dyshemeja plot me gurė dhe glasa, ishte e rrėshqitshme. Tani ēuditeshin se si nuk i kishin vėnė re kėto rreziqe gjatė zbritjes. Nuk i kishin vėnė re as kthinat, me skajet e errtė si galeri tė ndara nga kryeshpella. Frika nga gremina e errėt dhe gojėhapur, qė kishte mbetur prapa krahėve tė tyre, ishte pushtetshme. Asnjėri nuk e kishte besuar se pas grykės sė asaj shpelle paqėsore mund tė fshihej njė labirint i errėt, dhe i rrezikshėm. Tani nuk mendonte asnjėri pėr bukuritė dhe vlerėn e antikave tė gjetura. Parėsore ishte qė tė arrinin aty nga ishin nisur sa pa u fikė edhe ajo pak dritė e venitur, qė ēuditėrisht, ende i qėndronte erės dhe labirintit misterioz.

         Ende pa arritur tė ngushtica, drita e flakadanit u fik. Errėsira e kaploi ēdo skaj tė shpellės. Kekė Ymerit kishin filluar t’i ftoheshin plagėt. Duke u mbajtur nga njėri-tjetri, filluan tė ngjiteshin gjunjazi. Ju bė se e kaluan ngushticėn, duke dalė nė sallonin e dytė. Nė muret e shpellės sikur u duk njė vrushkull drite, por ishte tepėr larg. Pas pėrpjekjeve tė pareshtura arritėn nė korridor, pas tė cilit u paraqit salloni.

         Tani kishin kohė tė merreshin me plagėt. Shaipi i pėrgatiti rubat dhe fillojė t’ia lidhė. Plaga nė gju nuk ishte aq e madhe sa ishte dhembja e saj. E ēara nė llėrė ishte mė e madhe, dhe akoma kullonte gjak.

– Ėshtė mirė qė ti menjėherė tė ngjitėsh lartė! – foli Shaipi, pasi ia kishte lidhur plagėt.

– Po, po! Ashtu tė behėt! – u pėrgjigj Kekė Ymeri.

– Ashtu pra, nisu tani! – foli Shaipi duke i rėnė lehtė mbi shpatull, dhe sytė i shndritėn nga gėzimi. Tani kishte mundėsinė qė tė gjitha gjetjet t’i lėshonte poshtė, pa e parė askush, ku i priste Keqė Syku.

 

*

         Ishte mesditė. Kekė Ymeri, derisa e priste Shaipin tė dilte nga shpella, rrinte ulur nė njė lėndinė tė vogėl mbi majėn e Shkėmbit tė Kuq. I heshtur, as vet nuk e dinte se pėr tė satėn herė, e kishte hedhė vėshtrimin mbi fushėn e blertė me nuanca tė trėndafilta, qė fillonte diku larg tutje tehu, dhe vinte si flutur pėr t’u ndalur nė oborrin e Deli Turileshit. Por ajo, trėndafil-flutur, (se si i erdhi ky emėrtim i beftė pėr Dinorėn) nuk shfaqej se nuk shfaqej. Mė nė fund vendosi tė hiqte dorė nga ajo pritje sa e marrė aq edhe torturuese. Nga xhepi nxori bllokun e shėnimeve. Pasi e shfletojė duke i rilexuar ato qė kishte arritur t’i shkruante sa ishte brenda shpellės, fillojė t’i plotėsonte me fraza tė reja qė i dukeshin tė arsyeshme pėr momentin:

 

         Shpella dukėt tė ketė qenė e banuar qė nga koha e paleolitit dhe e mezolitit. Nė kohėrat e mėvonshme shpella ėshtė banuar nė etapa tė ndryshme kohore, duke ju pėrshtatur krizave, epidemive!... ndoshta edhe ėshtė pėrdorė nga njerėz tė zgjedhur pėr festa apo orgji!...

 

         Pėr njė ēast ndėrpreu shkrimin. Mendja i vajti tė tuneli sekret qė aq shumė ishte kėrkuar gjatė gėrmimeve pranė mureve tė manastirit. Mos vallė ajo humnerė e tmerrshme, kishte lidhje me tunelin sekret? Me njė lėvizje tė ngathtė, e la bllokun anėsh mbi barin e njomė.

         Tutje nga mali, erdhi zėri i dredhur i vajzave baresha. Ato kėndonin tė shkujdesura. Ju bė se ishte duke e dėgjuar Dinorėn kur kėndonte si dikur, me gisht nė fyt!

 

O-i-a-o -o-u-a-o!

O, ti nė kodėr moj, unė nė kodėr-o-i-i-a-o

 

         Me lapsin nė buzė ngriti vėshtrimin. Si zakonisht, ndoshta edhe pa dashjen e tij, vėshtrimi prapė ju ndal nė oborrin e Deli Turileshit! U befasua kur atje pa lėvizje. U ngrit nė kėmbė dhe tundi dorėn furishėm deri sa ndjeu dhembje. E kishte harruar fare plagėn. Nga lėbyrja e syve ju bė se edhe ajo kishte lėvizur dorėn duke e tundur nė ajėr! Mė pa, mendoi tėrė gėzim… por njė shushurimė prapa krahėve tė tij, ia tėrhoqi vėrejtjen. Ktheu kokėn andej. Pa Keq Sykun tė vinte drejtė tij. Akoma pa arritur tė ēuditej pėr ardhjen e tij tė beftė, sa nuk klithi nga habia dhe frika bashkė, kur pa se ai me lėvizje tė shpejtė, nxori koburen nga brezi.

– Mė nė fund tė zura!... – foli vrazhdė Keq Syku, pa i dhėnė kohė tė ēuditej mė tej!

– Si?... – i doli njė zė sikur nuk ishte i tij.

– Tani jemi vetėm!... vetėm unė e ti! – shfryu Keq Syku plot inat.

 

O-i-a-o-o-u-a-o! 

O, boll e mirė veē pak e vogėl – o-i-i-a-o! – erdhi refreni i kėngės sė bareshave.

 

– Ēfarė kėrkon nga unė?...

– Ti, me ata arkollogat tu, i hape varret e shehitve! Me ato libra tė mallkuar theve udhėn e Allahut dhe u bane bashkė me shki! Vrave, dogje, preve!... Na i grabite tokat, na pėrzure nga shtėpitė, e nė fund m’qite me m’ba batare...

– Unė?!... – por nuk mundi tė fliste mė tutje! Gjuha ju lidh. Goja ju tha. Bėri tė kapėrdihej por, nė vend tė kapėrdirjes, gulēojė trishtueshėm! Pa koburen e kthyer drejt tij, shtrėngueshėm nė njė dorė tė fortė e tė pabesė. Gryka e saj lėvizi ngadalė pėr tė marrė nishan! Krejt jeta e tij varej nga ajo grykė e ngushtė, qė nga ēasti nė ēast, pritej tė villte zjarr e vdekje. Ju bė se e tėra ishte njė lojė e frikshme, si dikur me shokėt e tij tė fėmijėrisė, kur luanin duke u fshehur shpellave! Lėvizja e ngadaltė e kobures ndaloi. Ai kishte marrė nishan nė gjoksin e tij, mu pranė xhepit tė kėmishės sė bardhė qė nėna ia kishte dhėnė tė larė po atė mėngjes.

 

O-i-a-o-o-u-a-o!

O s’jam e vogėl, por jam…

 

         Lėvizjet e duarve nė shenjė mbrojtje u pėrzien me krismėn e kobures dhe me fjalėn e fundit tė refrenit tė kėngės: „tamam!” pėr tė cilėn, nuk qe i sigurt se e dėgjoi nga vajzat qė kėndonin thellė nė pyll, apo e mendoi me vete! Kekė Ymeri, vetvetiu e vuri dorėn mbi plagė. Gjatė kohės sa ishte duke qėndruar nė kėmbė, ju bė se dėgjoi refrenin e vajzave: „o-i-i-a-o”, qė i erdhi si urdhėr pėr t’u rrėzuar. Tutje, nė mes tė lėndinės dallojė bllokun e shėnimeve. Sikur donte tė kėrrusej pėr ta marrė, ndjeu se i tėrė trupi shkonte drejt tij, ndėrsa pamja e bllokut u zymtua deri sa humbi nė errėsirė. Rreth e ēark ēdo gjė u shurdhua. Pastaj si e venitur nė mes tė asaj heshtje, dėgjoi shushurimė. Ndjeu se dikush e preku trupin e tij tė rėnduar tej mase. Deshi tė lėvizte, por ishte e pamundur. Njė palė duar tė forta e rrotulluan, pastaj disi, e mbanin pezull. Me zor arriti t’i hapte sytė. Nuk e pėrcaktoj dot se ku dhe, nė ēfarė pozite ishte. Pa vetėm kallēi tirqish dhe thembra opingash qė po lėviznin dikah. Po me bartin, mendoi. Ju bė se ishte nė gjumė, nė njė hapėsirė tė mugėt diku mbi shkėmbinjtė e mėdhenj tė Lugut tė Madh. Ishte buzė greminės, duke ecur nė tehun e saj… dhe nuk shpėtoi dot! Gremina e tėrhoqi. Gjatė rėnies, ndjeu freski. E dinte se ishte nė ėndėrr. Nuk ishte hera e parė qė shikonte ėndrra tė tmerrshme, duke rėnė nga shkėmbinjtė dhe, tamam nė kohėn kur pėrplasej mbi gurėt e thepisur, i tmerruar dhe i mbuluar me djersė zgjohej nga gjumi. Edhe tani ishte e njėjta gjė… pritej vetėm pėrplasja dhe zgjimi nga gjumi… Dhe nėna do t’i gjendej pranė duke i thėnė: „ėndėrr ke parė o birė?!” Pastaj, si gjithmonė, do tė ulej i tmerruar nė shtrat… por kėsaj radhe, nė krahasim me herėt e tjera, asnjėra nuk po ndodhte! E rėna vazhdoi dhe… trupi ju pėrplas mbi gurėt e thepisur. E ndjeu ēarjen e mishit dhe kėrkėllimėn e kockave gjatė thyerjes dhe, si i venitur, nga larg i erdhi refrenin e kėngės sė vajzave „o-i-i-a-o!” Pastaj bota rreth e qark u shurdhua. Kaltėrsia e qiellit u nxi duke i rėnė sipėri si plaf i zi!

 

 

Mars, 2005

 

 

FUND

 

 

ROMAN ME VLERA TĖ DALLUARA ARTISTIKE

   Mustafė XHEMAILI:  (Shkrimtar dhe publicist, redaktor i librit)

 

 

         Romanin «Thesaret e humbura», i autorit, Muharrem Blakaj, botuar nga ShKSH “Mėmėdheu”, Prishtinė, 2005

 

         Romani  “Thesaret e humbura” i Muharrem Blakajt, ėshtė romani i dytė i kėtij prozatori tė ri, por tė suksesshėm. Ky roman i porsa ėshtė njė paraqitje mjaft interesante dhe kurioze pėr shkak se autori trajton lėndėn e romanit, qė te ne nė Kosovė, nė Shqipėri por edhe gjetiu ku krijojnė autorėt shqiptarė, qė pėr subjekt kanė veprimtaritė e shėrbimeve sekrete serbe dhe aleatėve tė tyre. Kėto shėrbime i kanė sjellė mjaft dėme popullit shqiptar edhe nė tė kaluarėn. Pėr shembull ky autor nė romanin e tij tė parė “Misioni sekret” (“Rozafa”, Prishtinė 2004), trajton direkt veprimtaritė shkatėrruese tė kėtyre shėrbimeve kundėr popullit shqiptar para dhe gjatė luftės sė fundit nė Kosovė.

 

         Romani i ri i kėtij prozatori, “Thesaret e humbura”, trajton njė subjekt tė gjetur nė mėnyrėn vertikale nė histori. Ngjarja ndodhė nė Mbretėrinė SKS, diku nė Dukagjin. Pushtuesit e Kosovės dėshirojnė ta shtrembėrojnė tė vėrtetėn pėr historinė e Kosovės. Pėr ta bėrė kėtė me sukses ata formojnė ekipe arkeologėsh tė specializuar pėr tė hulumtuar dhe gjetur objektet arkeologjike tė kohės ilire dhe tė mėvonshme, pėr t’i trajtuar e paraqitur ato para botės si gjetje arkeologjike tė historisė serbe, pėr ta ndėrtuar tė “vėrtetėn”e tyre historike mbi Kosovėn. Kėtu pėrzihen edhe shėrbimet sekrete tė atėhershme serbe dhe veprojnė me ashpėrsi tė madhe kundėr popullsisė shqiptare, kundėr popullsisė qė nė atė kohė ishte e varfėr, e pashkolluar, nė kushte tė rėnda pushtimi dhe shfrytėzimi. Veprimtaria e kėtij shėrbimi si dhe operacionet e policisė serbe dalin mjaft realisht tė trajtuara, me mjeshtri dhe nė mėnyrė korrekte nga pena letrare e autorit Muharrem Blakaj.

 

         Materia e kėtij romani ėshtė e zgjedhur dhe e trajtuar nė mėnyrė tė shkėlqyer, gjė qė e bėnė romanin me vlera tė dalluara artistike. Kėtė lėndė ky autor e zhvillon dhe e shtjellon pėrmes personazheve dhe karaktereve tė cilat jepen me njė plastikė tė gjallė. Ėshtė pėr tė theksuar, se autori, pėrdor gjuhėn si njė mjet tė fuqishėm, me njė shkathtėsi tė dukshme letrare. Kjo bėnė qė romani tė lexohet mjaft lehtė, tė zgjoj dhe mbajė kureshtjen e lexuesve deri nė fundin e librit (...) (Fragment nga njė recensiojn  mė i gjatė)

  

 

  NĖ VEPĖR ME NJĖ PROCEDE TĖ FORTĖ ROMANESKE

      Rrahim SADIKU: (Shkrimtar dhe publicist)

 

 

         Pasi e lexova romanin “Thesaret e humbura” tė shkrimtarit Muharrem Blakajt, qė u botua gjatė muajit nėntor tė vitit 2005 nė Prishtinė, nga SHKSH “Mėmėdheu” i St. Gallenit, erdha nė pėrfundim se kjo vepėr ėshtė e shkruar me njė procede tė fortė romaneske qė ka njė strukturė tė qartė tė rrėfimit dhe karaktereve tė personazheve.

 

         Autori me njė mjeshtri tė theksuar tė tė rrėfyerit tė lėndės ka arritur qė tė na jap ngjarje dhe raporte tė marrėdhėnieve tė njė kohe, kur Kosova ishte e pushtuar nga Mbretėria SKS, dhe mė konkretisht ato ngjarje zhvillohen nė njė pjesė tė Rrafshit tė Dukagjinit qė pėr bazė kanė veprimtaritė e misioneve dhe shėrbimeve sekrete serbe kundėr popullit shqiptar, vlerave tė tij historike, arkeologjike dhe morale.

 

         Romani ka arritur qė pėr lexuesin tė sjell njė rrėfim shumė interesant dhe tronditės: grabitqarėt dhe pushtuesit bėjnė pėrpjekje pėr t’i grabitur thesaret e lashta ilire si dhe ato tė mė vonshme qė ishin dhe janė identitet i Kosovės. Pėrmes materies artistike, personazheve me karaktere shumė tė ndryshėm, Muharrem Blakaj, nė romanin “Thesaret e Humbura” lexuesin dhe kritikėn letrare e vė para njė materie letrare tė pakontestueshme.

 

         Mėnyra, trajtimi dhe paraqitja e lėndės nė roman, ėshtė bėrė nga autori pėrmes tė rrėfyerit nė mėnyrė mjeshtėrore tė veprimeve dhe pėrplasjeve pėr interesa, por qė shpesh kapėrcejnė interesat personale. Njėkohėsisht autori ka arritur qė me pėrkushtim tė pėrdorė mjaft mirė dhe saktė gjuhėn si nė tė rrėfyerit e ngjarjeve por edhe gjuhėn e personazheve.

 

 





 

 

 

 

Kostenlose Webseite von Beepworld
 
Verantwortlich für den Inhalt dieser Seite ist ausschließlich der
Autor dieser Homepage, kontaktierbar über dieses Formular!