DY FJALĖ PĖR DEBATIN  QOSJA – KADARE

 

Shkruan: Shefqet Cakiqi-Llapashtica

Duke shkruar kėto radhė, nuk dua qė ta radhiti veten nė nivelet e polemistėve, as duke kundėrshtuar apo duke mbrojtur polemistin ose tezėn nė polemikė. Unė do tė shkruaj nga pozita e lexuesit tė pasionuar, si i veprave tė Rexhep Qosjes ashtu edhe tė Ismail Kadaresė. Pėr aq sa kam pas mundėsi, nuk kam lėshuar pa lexuar asnjė rresht tė shkruar dhe publikuar nga Qosja dhe Kadare. Madje mundė tė them se nė vitet e burgut politik, nė burgjet jugosllave, nė vitet 80-ta, janė librat e Rexhep Qosjes dhe Ismail Kadaresė qė mė kanė shoqėruar nė ēdo burg dhe ēeli tė “vizituar” pėr 4 vite burg pėr “veprėn armiqėsore, agjitacion dhe propagandė”!

Jo rastėsisht bėra kėtė digresionin dhe theksova se me mua udhėtonin librat e Qosjes dhe Kadaresė. Nė Kosovė dhe nė tė gjitha viset e banuara me shqiptar nė ish-Jugosllavi, fillimi i viteve 80-ta ėshtė kulmi i ndėrgjegjėsimit kombėtar tė shqiptarėve e kjo vinte si mohim i jugosllavizmit si ideologji dhe si shtet qė na ishte imponuar pa dėshirėn tonė. Rrėnjėt e kėputura apo tė dobėsuara tė identitetit kombėtar shqiptar nė ish-Jugosllavi, ishin ripėrtėrirė nga veprat studiuese tė Rexhep Qosjes dhe gjeneratės sė tij nė Universitetin e Prishtinės, pėrmes studimeve nė shkolla dhe Fakultete dhe pėrmes librave tė tyre nėpėr biblioteka dhe nė duar tė lexuesve. Dua tė theksoj se personalisht mua, nė momentet mė tė rėnda tė vetmisė nė qelitė e burgjeve jugosllave dhe nė trysnin politike, ishte vepra e Qosjes qė mė lidhte me Rilindėsit tan, me idealet e tyre,  qė mė bėnte tė rezistojmė me krenari pėr mbrojtjen dhe theksimin e identitetit tonė shqiptar.

Nė ish Jugosllavi, identiteti shqiptar ishte nė luftė pėr tė mbijetuar, njė identitet me afėr 3 milion banor i rrethuar me afėr 20 milion banor qė kishin shtetin dhe fuqinė sunduese. E studimi i Rexhep Qosjes pėr identitetin tonė kombėtar kishte edhe karakterin e luftės dhe rezistencės njėkohėsisht. Vepra e Rexhep Qosjes nga unė nuk ėshtė kuptuar vetėm si vepėr qė lexohet dhe studiohet nga pasioni dhe dėshira pėr tė ditur apo pėr tė bėrė profesion, po studimi dhe vepra e Qosjes pėr mua ishte mė shumė se kjo, ishte mėsim pėr rezistencė dhe mbijetesė tė identitetit tim kulturor dhe kombėtar. Nė veprėn e Qosjes nuk ke ekzotizėm dhe shkrime oksidentaliste e orientale tė Ballkanit qė do tė bėnte atė tė kėrkueshėm nga kureshtarėt nė Evropė dhe botė.

Nė rastin e polemikės konkrete mes Qosjes dhe Kadaresė mė pėlqeu konstatimi i Dritėro Agollit: “Unė mendoj se Rexhep Qosja ėshtė njė njeri i informuar mirė. Ai i di mė mirė se tė gjithė ne kėto probleme. Shkrimtarėt dinė tė bėjnė romane, poezi, libra, por ka gjėra qė tė tjerėt i dinė mė mirė se shkrimtarėt.” 

Unė kam lexuar kompletin e romaneve tė Ismail Kadaresė tė botuar nė Prishtinė, nuk kam lexuar librat “Dimri i madh”, as poezitė tjera himnizuese pėr pushtetin e asaj kohe nė Shqipėri. Por pa dashur tė retushoj pėrshtypjet e mija, unė nė vitet 80-ta ēmoja romanet e Kadaresė pikėrisht pėr atdhedashurinė ndaj Shqipėrisė, ashtu ē`far ishte nė atė kohė; njė komb i vogėl por krenar, i panėnshtruar ndaj politikave bllokiste tė kohės, jashtė NATO-sė dhe Paktit tė Varshavės, jashtė bllokut tė shteteve tė Painkuadruara dhe larg Kinės. Unė kam ēmuar romanin “Gjenerali i ushtrisė sė vdekur” si njė himn i papėrsėritshėm i luftės nacional-ēlirimtare. Unė romanin „Kėshtjella“ atėbotė e kam ēmuar si vepėr qė himnizonte qėndresėn dhe krenarin e njė shteti tė vogėl nė vorbullėn e luftėrave bllokiste tė kohės. Ndryshe nga kureshtarėt nė Evropė qė te “Kėshtjella” shohin temėn nga oksidentalizmi dhe orientalizmi nė Ballkan, unė nė romanin “Kėshtjella” kam parė simbole qė janė marrė  si shembull pėr tė krahasuar Shqipėrinė  e Skėnderbeut dhe Shqipėrinė e  kohės sė pas Luftės sė Dytė Botėrore. Nė romanin “Ura me tre harqe” deshifronim pasuse tė tėra tė viteve nga koha e para Skėnderbeut dhe sundimit tė tij me kohėn e Shqipėrisė bashkėkohore me profetizimet dhe parashikimet me prijėsit qė do ta drejtojnė Shqipėrinė e sotme. Unė sot mundem tė bėjė retushimin e pėrjetimeve tė mija, por e vėrteta ėshtė kjo. Te unė, Ismail Kadare nuk ka ngjall kureshtje interesimi pėr oksidentalizmin dhe Ballkanin oriental, siē ndodh te kureshtarėt dhe adhuruesit e Ismail Kadaresė nė Evropė dhe botė. E kjo ndodhė nė pėrgjithėsi nė rastin e Ismail Kadaresė.

Problemi nė polemikėn aktuale rreth identitetit evropian tė shqiptarėve ėshtė se bėhet nga dy kėnde dhe vende tė ndryshme. Nė shqyrtimin e vet Rexhep Qosja nuk niset nga premisa tė inferioritetit dhe ndjenjės tė mos korrespodimit  dhe kompatibilitetit me Evropėn. Ėshtė krejt diēka tjetėr vėshtrimi i tė njėjtit problem nga Azili nė njė shtet Evropian si ėshtė Franca ku jeton dhe vepron Ismail Kadare. Dashur e padashur, frustrimet e nxitura nga inferioriteti nė shtete dhe kombe tė mėdha nė Evropė, tė bėjnė tė shfaqėsh frikė se mos nuk po korrespondon si dhe sa duhet me mesin ku jeton. Tash paraqitet dilema: konvertimi apo reformimi, asimilimi apo integrimi. Kėto janė pyetjet qė aktualisht e bėjnė temėn provokuese tė atij qė jeton nė ekzil. Ndėrsa studimi i Qosjes nuk niset nga kompleksi i vlerės mė tė vogėl karrshi tė mėdhenjėve. Qosja ka kėmbėt nė tokėn e vet.

Sot, nė vendet ku jetojnė shqiptarėt, ka vėrshuar interesimi i misionarėve nė pėrhapjen e religjioneve dhe sekteve, sikur tė ishte fjala pėr vende tė pashkelura, kjo e bėnė atraktive pozicionimin e secilit shkrimtar, shkencėtar apo person publik nga radhėt tona. Pozicionimi i secilit prej nesh, se jemi kėta qė jemi e si jemi, me bagazhin historik i cili na bėnė tė mos njihemi inferior dhe nuk kemi nevojė tė turpėrohemi me “lėkurėn” tonė, kjo e bėnė pozicion tonin tė padashur te misionarėt qė kanė ardhur duke pandehur se janė nė toka tė pashkelura nė tė cilat duhet vėnė rendin dhe rregullin e ri ose duke u kthyer nė religjione dhe identitete tė ma hershme ose duke u munduar tė na imponojnė syzat nga vendi dhe identiteti nga vinė.

Jo nga studimet e fundit tė Rexhep Qosjes, po nga studimet e tij tė viteve 70-ta dhe 80-ta e kemi tė kristalizuar identitetin tonė kombėtar edhe atė tė lidhur drejtpėrdrejt nga Rilindėsit shqiptar tė shek XVIII dhe XIX. Me krenari e kemi shfaq trashėgimin tonė gati unikate pėr Ballkanin dhe Evropėn juglindore. Sami Frashėri dhe vizionet e tij pėr rilindjen e kombit dhe shtetit nė baza laike-sekulare, na janė edhe sot aktuale, derisa sot e kėsaj dite, disa kombe dhe shtete nė Ballkan ende e kanė tė theksuar ēelėsin fetar, madje tė shtypur edhe nė pasaportė pėr pėrkatėsinė kombėtare! Asnjė nga shtetet e rajonit nuk kishin vizione tė qarta pėr kombin dhe shtetin sa Rilindėsit shqiptar.

Pėrkatėsia e njė pjese tė kombit tonė me besim fetar islam, nuk na bėnė inferior pėr identitetin tonė Evropian, po pėrkundrazi. Ashtu sikur pėrpara 200 viteve nė shumė shtete dhe kombe tė Evropės u bė ndarja e fesė nga shteti, ashtu edhe Rilindėsit tanė para mė shumė se 150 vjetėve kishin vėnė theksin e ndėrtimit tė kombit dhe shtetit Shqiptar nė baza laike-sekulare. E shqiptarėt e besimit islam janė tė parėt nė gjithė botėn e besimtarėve mysliman qė edhe teorikisht edhe praktikisht e bėjnė ndėrtimin e shtetit dhe shoqėrisė nė baza laike-sekulare.

Sot ėshtė pyetja: cila ėshtė mė e dinjitetshme: konvertimi apo ndėrtimi i shoqėrisė demokratike me baza tė ndėrtimit tė shtetit laik e sekular me ndarjen e shtetit nga gjithsecili religjion ? Asimilimi apo reformimi dhe integrimi? Nė rastin e parė as nuk do tė kishim njė shoqėri me moral serioz dhe as nuk do tė kishim mundur njėkohėsisht tė ndėrtonim njė shoqėri demokratike, sepse ēdo ekstremizėm dhe mohim absolut tė njė besimi apo feje e rrit dhe ngjall ekstremizmin religjionit tjetėr. Evropa Perėndimore nuk ka nevojė pėr  5 ose 6 milion shqiptar tė konvertuar nga mysliman nė tė krishterė. Ndėrsa kam bindjen se Evropa ka nevojė pėr shqiptarė tė lirė me besimin e tyre tė lirė dhe ndėrtimin e njė shoqėri ku feja dhe religjioni do tė jenė tė ndara nga shteti. Besoj thellė se pėr kėtė kanė nevojė edhe shtetet dhe kombet tjera me religjion dhe besim islam, pėr tė cilat do tė ishim shembull se si mundet tė ndėrtohet njė shoqėri me besim islam, si shtet dhe komb ku sundon demokracia. Demokracia nuk ėshtė prodhim i njė religjioni ose njė rajoni po ėshtė sistem funksional pėr gjithė njerėzimin.

Pėr fund.

Si lexues i Qosjes dhe Kadares:  ajo qė mė ka rėnė nė sy te vepra e Rexhep Qosjes ėshtė kohezioni, ajo nuk ka pėsuar ndryshime dhe retushime nga autori i saj, te ajo nuk ke vend ku mund tė retushohet ose ndryshohet. E karakterizon pėrkatėsia e bashkėkohėsisė dhe nuk mundet tė retushohet ajo komunikon me shekuj. Diēka tjetėr ėshtė vepra e Ismail Kadaresė, janė disa kapituj dhe pasuse tė tėrė qė janė ndryshuar ose edhe mohuar nga vet autori. Ka ndryshuar disa herė interpretimin e tyre. Kjo edhe ėshtė treguesi se ku dallojnė studiuesi dhe shkencėtari me autorin e romaneve, novelave dhe vjershave, qė jo edhe gjithherė munden tė tejkalojnė njė decenie pa retushime dhe ndryshime nga vet autori.    

 30.maj 2006



Kostenlose Webseite von Beepworld
 
Verantwortlich für den Inhalt dieser Seite ist ausschließlich der
Autor dieser Homepage, kontaktierbar über dieses Formular!