Adem Jashari

 

Adem Jashari

 

Lindi nė Prekaz tė Drenicės, mė 28 nėntor 1955

Kėtė vit, Shaban Jasharit, krahas Festės sė Flamurit, qė e festonte pėr ēdo mot, ju shtua edhe njė festė tjetėr - Ditėlindja e djalit tė cilin e pagėzoi: Adem. Dhe ishte e natyrshme qė mbi djepin e t“posalindurit nė kėtė ditė, Djepi tė mbulohej me flamurin e Skėnderbeut.

 

Kėshtu ndodhi atė ditė nė familjen Jashari, nė Prekazin e Ahmet Delisė. Familjes se xha Shabanit iu shtua edhe njė pushkė, nė Drenicė jehuan krismat e pushkėve pėr flamur dhe ushtarin e posalindur tė lirisė.

Xha Shabanit ju duk se jehona e pushkėve qė u zbrazėn pėr lindjen e Adem Jasharit po shpėrndahej valė - valė nėpėr Drenicė e Kosovė si jehona "Oooo o o prite, prite Azem Galicėn o heeej", e atij sikur ju duk se po ndėgjonte jehonėn: "Prite, prite Adem Jasharin o heeej". S“do tė ishte ēudi qė atė ditė, xha Shabani t“i kishte ndėgjuar tė dy jehonat, se atė ditė e kaluara po e pėrcaktonte tė ardhmen, ishin bėrė njė.

Atė ditė, Flamuri - Lindja - krisma - jehona ishin determinim i njė lavdije tė madhe. Adem Jashari erdhi nė kėtė botė me tė vetmin ndryshim nga gjithė moshatarėt e tij se ky u lind nė ditėn e fitorevė mė tė lavdishme tė popullit shqiptar, nė Ditėn e 28 Nėntorit. Kėshtu nisi jeta nė vazhdimėsi nė Prekazin e lavdive tė pėrsėritshme. Nė festė me krisma e kėngė edhe vdekjen e bėjnė me krisma e kėngė.

 

Xha Shabani ishte i kujdesshėm me tė gjithė fėmijtė, por ndaj Ademit tregonte njė kujdes tė veēantė, ndoshta pse i kujtohej dita e lindjes, i kujtoheshin krismat e pushkės dhe jehonat e pėrsėritura tė atyre krismave nė 28 Nėntorin e vitit 1955.

 

Xha Shabani pas Luftės sė Dytė Botėrore, pėr njė kohė pati ushtruar profesionin e mėsuesit, por pėr shkak tė veprimtarisė atdhetare ai do tė largohet nga procesi mėsimor dhe do merrej me bujqėsi.  Ai pa ndonjė ngurri vendosi tė merrej me punimin e tokės dhe edukimin e fėmijėve nė frymėn e atdhetarizmes. Kėshtu po rritej Ademi sė bashku me vėllezėrit mė tė mėdhenj, Rifatin dhe Hamzėn.

 

Ademi kishte njė interesim tė veēantė pėr armėt, pėr tė bėmat e prekaziotėve gjatė historisė e sidomos i interesonte akti tepėr burrėror i Ahmet Delisė dhe ndihma qė ai i pati dhėnė fqiut, qė ishte sulmuar nga bandat serbe.

           Sopata e Ahmet Delisė, ajo qė bandės ēetnike i ndau kokat nė dysh, ishtė bėrė legjendė, legjendė e historisė nė mbrojtje tė nderit dhe dinjitetit kombėtar.

 

Adem Jashari kishte njė interesim tė veēantė pėr Emin Latin, prekaziotin bashkėluftėtar tė Azem e Shotė Galicės, tė atij brezi trimash, qė nė gjithė shqiptarinė njiheshin pėr tė burrėri e trimėri. Ndonėse ky brez i trimave me nam tė lirisė, Kosovės nuk i sollen ēlirimin e bashkimin kombėtar, por brezave ju lan amanet: pushkėt trimėrore tė lirisė.

Ky amanet pėrcillej nga brezi nė brez, nga luftėtari ke luftėtari me porosi, qė tė pėrcillej si stafetė deri nė fitoren mbi armikun e kombit. Prekazi nė mėnyrėn mė besnike e pėrcolli amanetin e luftėtarėve tė lirisė, jo vetėm duke e mbajtur syrin nė shėnjestėr, por duke pėrcjell jehonėn e pushkėve tė lirisė nga Prekazi nė Drenicė e nė Kosovė, jehonė qė i mbulonte tė gjitha tokat e pushtuara tė Shqipėrisė.

A nuk e tregoi kėtė edhe Kulla e Shasivar Alisė, nė dimrin e ftohtė tė vitit 1945?

A nuk u pėrsėrit kjo nga pasardhėsi i Emin Latit me 13 maj 1981, kur Tahir Meha mbuloi me turp njėsinė speciale tė policisė beogradase, duke i shkaktuar humbje tė mėdha edhe nė njerėz edhe nė teknikė luftarake agresorit, qė kishte aktivizuar pėr shuarjen e celulave kryengritėse.

 

Tė gjitha kėto dhe shumė tė tjera qė s'u pėrmendėn, lanė gjurmė tė thella nė edukimin atdhetar tė Adem e Hamėz Jasharit dhe ēetės sė tij trime. Adem dhe Hamez Jashari do tė betohen para varrit tė Tahir Mehės, se do tė vazhdojnė luftėn pėr ēlirim deri nė fitore. Dhe, ecen guximshėm rrugės sė luftėtarėve kombėtarė, duke ngritur si nė aspektin organizativ, njashtu edhe duke rritur numerikisht, numrin nė rradhėt luftėtarėve tė lirisė e tė pavarėsisė, duke ngritur efikasitetin e luftės ēlirimtare, me ēka ndryshuan rrjedhat e historisė dhe hapen njė epokė tė re - Epokėn e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės.

 

Demonstratat e vitit 1981, ngjarjet e Pranverės sė madhe studentore tė vitit 1981, tė cilat u shėndrruan nė Lėvizje tė madhe popullore, qė me vite mbajten tė ndezur flakadanin e lirisė e tė ēlirimit tė kombit, patėn ndikim tė fortė patriotik nė brezin qė formuan, organizuan dhe udhėhoqen politikisht dhe ushtarakisht Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės.

Adem Jashari dhe ēeta e tij ka qenė dhe ka mbetur bėrthama themeltare e UĒK-sė. Nė histori mundet edhe tė ndodhin ngjarje tė rastsishme, por Adem Jashari, ēeta dhe familja e tij nuk janė rastėsi e historisė, ata me ndėrgjegje e vendosmėri u pėrgatitėn pėr kthesėn vendimtare tė historisė sonė mė tė re.

 

Adem Jashari nuk shkoi rastėsisht nė Shqipėri pėr tė pėrsosur artin e luftės, tė cilin e pėrvetėsonte me shpejtėsi tė rrufeshme, dallohej nga i gjithė brezi i tij. Nė pėrgatitjet ushtarake tregoi aftėsi dhe cilėsi tė larta nė pėrvetėsimin e artit tė pėrdorimit tė armeve tė ndryshme pėr luftėn ēlirimtare. Adem Jashari, ndryshimet qė po bėheshin nė vitet 90, i shihte me optimizėm, prandaj  me vendosmėri e sinēeritet tė lartė nisi angazhimin e tij nė sferėn ushtarake, pėr organizimin e luftės ēlirimtare.

Adem Jashari dhe ēeta e tij nuk ishin nisur nė rrugėn e luftės pėr liri, pėr hirė tė kėtij apo atij lideri, pse ky apo ai i paskan sytė e zinj. Ata ishin nisur pėr ēlirimin e Kosovės pa bėrė llogari meskine, karieriste apo grabitėse. Ata e donin Kosovėn e lirė e tė pavarur. Ata ishin tė liruar nga ideologjizmat, veē shqiptarizmės.

 

Adem Jashari dhe ēeta e tij ndryshimet politike qė ndodhen nė vitet 90 i priti me optimizėm, besoj shumė, por nuk do tė kalojė shumė kohė dhe do tė zhgėnjehen se kasta e "re" e politikajve po bėhej pengesė e rrjedhave tė reja tė historisė, po ngulfaste shpirtin luftarak tė shqiptarėve liridashės.

Kur nė fund tė vitit 1991, nė Kosovė po bėheshin arrestime tė tė gjithė atyre qė ishin pėrgatitur nė Shqipėri, Adem Jashari do tė njoftojė ēetėn e tij dhe tė kėrkojė nga ata, qė tė ishin vigjilent se ēdo natė armiku mund t“iu trokaste nė porta. Ai do t“iu thotė shokėve: "Armėt nuk i kemi marrė qė t“ia dorėzojmė armikut, por qė ta luftojmė deri nė fishekun e fundit". Mė fjalėn e komandantit u pajtuan tė gjithė. Dhe, nuk vonoi dita kur armiku do tė trokas nė portėn e Jasharėve.

Ishte mėngjesi i hershėm i 30 dhjetorit 1991, ku armiku me njė makineri tė tėrė policore kishte rrethuar Jasharajt dhe kėrkuan dorėzimin e Adem Jasharit dhe Jasharėve tjerė. Adem Jashari me vėllezėr e shokė apelit tė armikut pėr dorėzim ju pėrgjigjen me breshėri armėsh nga shumė drejtime. Ishte e ēartė, ēeta e Prekazit kishte vendosur epokėn e luftės ēlirimtare, ata mes jetės se burgut e tė poshtėrimit kishin zgjedhur jetėn e lavdisė e tė lirisė, me tė gjitha pasojat qė mund t“i kishte.

 

Vetėm tė guximshmit nėpėr kohė tė ndryshme i kanė ndėrruar rrjedhat e historisė, kėshtu ndodhi edhe me Adem Jasharin dhe ēetėn e tij. Kėshtu nisin aksionet luftarake mbi policinė e armikut, fillimisht nė Drenicė, e pėr t'u pėrhapur mė vonė ne Llap e Dukagjin, nė Drini e kudo nė Kosovė.

 

            UĒK po bėhėj shpresė pėr popullin dhe tmerr pėr armikun, armikut po i rrėshqiste dheu nėn kėmbė, pasigurinė e shihte tė ēdo kaēube. Adem Jashari ishte kudo. Ai po bėhej legjendė. Ai ishte kudo ku sulmohej armiku, ai ishte nė ēdo cep tė Kosovės. Vetėm frikacaket nuk mund t“i besonin trimėrive e tė bėmave tė Adem Jasharit, ata nuk dėshironin ndeshjen me armikun dhe sa herė qė ēeta e tij sulmonte e vriste policinė kriminale tė armikut do tė thonin: "Kėta janė dorė e zgjatur e armikut, janė tė Sheshelit apo tė Arkanit etj.", - dhe kjo nuk ishte diēka e re, dikush duhej tė mbulonte kolaborimin me Beogradin, por paraprakisht duhej akuzohej tjetri.

 

Adem Jashari kishte shumė mundėsi, ai kishte zgjedhur me ndėrgjegje mundėsinė e luftės sė armatosur pėr liri e pavarėsi, anipse ai i dinte mundėsitė e veprimit luftarak tė UĒK-sė.

Pas luftės se 26 nėntorit 1997, nė Llaushė tė Re, ku mori pjesė Ademi me ēetėn e tij, nga e cila armiku u tėrhoq me bisht nėn kėmbė, armiku do tė bėjė plane pėr zhdukjen e Adem Jasharit. Kjo do tė ndodhė me 22 janar 1997.

Njė bandė kriminele kishte sulmuar familjen Jashari, me qėllim qė tė zhdukej kjo ēerdhe e rrezikshme e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės. Por, falė gjakftohėsisė e guximit tė familjes dhe ndihmes qė erdhi nga ēeta, armiku u tėrhoq pa arritur qėllimin. Ato ditė e tėrė Kosova sikur ishte nė Lagjen e Jasharėve. Nuk ishte e vėshtirė ta kuptoje mesazhin qė kishte lėnė armiku. Armiku ishte tėrhequr i bindur se nuk kishte gjetur mėnyren e eliminimit tė Adem Jasharit dhe familjes Jashari.

 

Armiku dėshironte qoftė edhe largimin e Jasharajve nga trojet e tyre, por Jasharajt nuk i lėshonin trojet stėrgjyshore. Ata as tė vdekur nuk donin tė shkuleshin nga vendi i tyre, pėr ēka kishin nisur luftėn. Adem Jashari dhe gjithė Jasharajt nuk e donin ikjen e poshtėrimin, ata e dėshironin qėndresėn, e donin lirinė dhe pavarėsinė e Kosovės. Armiku pas disfatės sė 22 janarit kishte filluar pėrgatitjet pėr njė sulm tė pėrmasave tė mėdha policore dhe ushtarake, dhe ky sulm do tė fillojė nė mėngjesit e hershėm tė 5 prillit 1998, pak ditė pasi policia armike kishte pasur njė disfatė tė Lisat Binak, nė Likoshan. Kėtė herė forca tė mėdha ushtarake dhe policore e kishin rrethuar Prekazin, me orientim kryesor Lagjen e Jasharėve. Lufta pėr eliminimin e Jasharėve ishte e rreptė.

Armiku Prekazin e kishte vendosur nė rreth tė hekurtė dhe sulmonte nga shumė anė. UĒK-ja aso kohe i kishte mundėsitė e kufizuara tė sulmit e tė depėrtimit. Adem Jashari dhe ēeta e tij sulmit armik ju pėrgjigjen me sulm. Lufta qė zhvilloi Adem Jashari me shokė qė e madhe. Sulmi i armikut vinte nga larg. Pas njė rezistence tė gjatė dhe herioke, armiku arriti tė djegė e shkatėrrojė Lagjen e Jasharėve, por jo kurrė vendosmėrinė pėr tė vazhduar luftėn pėr liri e pavarėsi.

 

Adem Jashari deri nė vdekje luftoi e kėndoi, jo vdekja e Adem Jasharit nuk ėshtė vdekje ėshtė pėrjetėsi. Lufta pėr Prekazin qė e ashpėr. Qėndresa ishte e madhe.

 Ushtria Ēlirimtare e Kosovės humbi prijetarin e saj. Kosova fitoi komandantin legjendar. Me aktin e rėnies se Jasharėve, Kosova mundi frikėn dhe pėr lirinė e pavarėsinė u hapen shtigje tė reja.

 

Adem Jashari - legjendė, solli kualitet tė ri nė filozofinė dhe mendėsinė e shqiptarėve pėr jetėn, atdheun, lirinė pėr nderin dhe dinjitetin e kombit.

 

Rėnia heroike e Adem Jasharit i dha shtytjen mė tė fuqishme mobilizimit, strukturimit dhe profesionalizimit tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės. Ushtria Ēlirimtare e Kosovės fitoi hapėsira tė reja veprimi.

 

Komandanti Legjendar i UĒK-sė me jetėn, veprėn dhe lavdinė e tij i dha kualitete dhe pėrmasa tė reja 28 Nėntorit - Festės sonė Kombėtare.

 



Zahir Qerim Pajaziti – Ismeti

 

Zahir Qerim Pajaziti – Ismeti         

(Komandanti i parė i Shtabit Operativ tė UĒK-sė)*

            (1.11.1962 - 31.1.1997)                                            

 

            Familja Pajaziti, nga fshati Turuqicė e Podujevės, ėshtė njė familje e vjetėr nė kėto anė. Kjo familje njihej pėr atdhedashurinė dhe bujarinė e saj. Nė kėtė familje u lind Zahiri, i cili ishte fėmija i pestė me radhė i babait Qerimit dhe nėnės Fatime, tė cilėt kishin katėr djem dhe tri vjaza: Bajramin, Hafien, Miradien, Ejupin, Zahirin, Agimin dhe Bastrien.

            Nė Luftėn e  Parė dhe tė Dytė Botėrore pati pjesėtarė nė luftė nga kjo familje, tė cilėt ēdoherė ishin nė anėn e forcave progresive tė asaj kohe, kėshtu njė ndėr ta ishte edhe babai i Zahirit, Qerimi.

            Gjendja e keqe ekonomike nė kėtė familje ishte ēdoherė prezente, ishte vėshtirė sidomos pėr vijimin e shkollimit tė gjeneratave tė reja. Qerimi me vėshtirėsi tė mėdha arrinte qė ta sigurojė ekzistencėn pėr pasardhėsit, sepse duhej tė shkollohej njė gjeneratė e tėrė. Pėrkundėr kėsaj gjendjeje, Qerimi arriti t`i shkollojė tė gjithė djemtė dhe vajzat e tij dhe njėkohėsisht kujdesej qė tek fėmijėt e tij nė radhė tė parė tė ketė atdhedashuri dhe respekt ndaj ēėshtjes kombėtare.

            Zahiri u lind mė 1 nėntor tė vitit 1962. Shkollėn fillore nė fshatin e tij, kurse tė mesmen, shkollėn e policisė, e regjistroi mė (1976-‘77) nė Vushtrri. Edhe pse ishte njė ndėr nxėnėsit mė tė dalluar tė asaj shkolle, e pėrjashtojnė nė vitin e dytė tė shkollimit, me pretekst se bėnte sjellje tė papranueshme ndaj organit tė shkollės. Pas kėsaj vazhdoi vitin e dytė nė Orllan, kurse dy vitet e tjera i mbaroi nė QAMO “8 Nėntori” nė Podujevė, sepse nė Orllan kishte vetėm dy vite tė shkollimit tė mesėm. Nė vitin shkollor 1981-‘82 e regjistroi gjuhėn angleze pranė Fakultetit Filologjik nė Universitetin e Prishtinės, tė cilin, pėr shkaqe ekonomike dhe tė aktivitetit tė tij politik, nuk arriti ta pėrfundojė. Pas regjistrimit tė vitit tė parė tė studimeve dėrgohet nė shėrbimin ushtarak, ku qėndroi pėr 12 muaj. Mė vonė, nė vitin 1985, i vazhdoi edhe tre muaj tė tjerė tė po kėtij shėrbimi, nė Beograd.

            Zahiri ndjenjat patriotike dhe kombėtare i krijoi qysh nė fėmijėri, nė familjen e tij, por edhe nga familja Zejnullahu e fshatit Lladofc, si dhe gjatė shkollimit tė tij. Kurse idolė kishte Skėnderbeun, Jusuf Gėrvallėn, Afrim Zhitinė, si dhe Hasan Ramadanin.

            I prirur nga ēėshtja kombėtare, nė vitin 1980, Zahiri, sė bashku me dy shokėt e tij, Raif Sfishtėn dhe Nexhmi Dabinofcin, shkuan nė Ulqin, e nga atje kaluan lumin Buna dhe arritėn nė Shqipėri. Atje e burgosin nė Shkodėr, ku e mbajtėn pėr 18 ditė radhazi. Shtatė ditė pasi kthehet nė shtėpi, arrestohet nga policia e Orllanit, dhe dėnohet si i mitur me 15 ditė burgim. Sa ishte nė burg ishte maltretuar shumė nga inspektori i Sigurimit Shtetėror tė Jugosllavisė Lorenc Selmani 1). E gjithė kjo ndodhi gjatė kohės kur Zahiri ishte nė vitin e tretė tė shkollės sė mesme, pėrkatsisht gjatė muajve korrik-gusht.

 

            *) - Agim Ēeku. Nė akademinė pėrkujtimore organizuar me rastin e tre vjetorit tė rėnjės, mbajtur nė Prishtinė

 

-Qerim Pajaziti. Deklaratė dhėnė autorit.

 

                       

            Nė vitin 1981 Zahirin e gjejmė nė mesin e demonstruesve nė Podujevė, ku shprehte haptazi mllefin pėr vuajtjet e popullit. Mė vonė, nė tė gjitha demonstratat qė mbaheshin nė atė kohė, Zahiri ishte nė mesin e tė parėve dhe njė ndėr organizatorėt e parė tė tyre.

 

            Gjatė gjithė asaj kohe, gjer nė vitin 1989, Zahiri merrej me ēėshtjet organizative dhe bėnte shpėrndarjen e trakteve tė ilegales, tė cilėn punė e kryente sė bashku me Hakif Zejnullahun dhe Bahredin Berishėn dhe me shokė tė tjerė.

            Vitet 1988-‘89 janė vite kur Zahiri filloi aktivitetin e tij nė formė shumė mė tė dendur dhe mė tė organizuar. Kėshtu, gjatė kohės kur pushteti jugosllav pėrgatiste ndėrrimin e Kushtetutės sė Kosovės, Zahirin e gjejmė kudo, si nė Prishtinė, Podujevė, Orllan e vende tė tjera. Nė Orllan organizoi demonstratėn e parė antijugosllave nė kėto anė.

            Gjatė asaj kohe, Zahiri, nė tubimet e ndryshme me masėn, fliste gjithmonė pėr gjendjen dhe pozitėn e rėndė tė popullit dhe vazhdimisht kėrkonte bashkimin e njerėzve nė njė fjalė dhe nė njė qėndrim.

            Kur nė Kosovė fillojnė tė formohen parti politike tė ndryshme, tė cilat legalisht angazhoheshin pėr realizimin e ēėshtjes shqiptare, Zahiri dha kontributin e tij tė jashtėzakonshėm, sepse thoshte se kjo ėshtė njė lėvizje e pėrbashkėt shqiptare. Mirėpo, ai asnjėherė nuk u pajtua qė nė kėto radhė antarėsoheshin njerėz tė cilėt mė parė nė njė apo formėn tjetėr kishin dėnuar kėrkesat shqiptare tė asaj kohe (nė atė kohė shumė nga anėtarėt e LKJ-sė dorėzuan librezat e tyre tė anėtarėsisė dhe u anėtarėsuan nė LDK dhe parti tė tjera). Ky edhe ishte njė motiv qė Zahiri nuk u radhit nė radhėt e LDK-sė, e cila posa ishte formuar nė Orllan 2), mirėpo ai nuk i shkėputi marrėdhėniet me individė tė dėshmuar tė ēėshtjės kombėtare dhe menjėherė filloi tė punojė nė formimin e Parlamentit Rinor, tė cilin e themeloi si degė edhe nė Orllan (mė vonė, nė vitin 1994 themeloi Partinė Parlamentare tė Kosovės, Dega nė Orllan, e cila ishte e lidhur drejtpėrsėdrejti me Prishtinėn).

            Zahiri, pėrveē qė ishte aktiv nė jetėn legale politike, dha njė kontribut tė madh nė organizimin e aksionit tė pajtimeve tė gjaqeve, dhe aksioneve tė ndryshme, e veēanėrisht pėr meremtimin e rrugėve nė fshatrat e asaj ane, ku pėrmes kėtyre aksioneve ai mundohej ta afrojė sa mė shumė popullin, sepse ai parashihte rrezikun qė ofrohej, prandaj nė kėte drejtim organizonte tė rinjtė edhe nė veprimtaritė ilegale ushtarake. Pėr kėte qėllim punoi veēanėrisht pas shpalljes sė Pavarėsisė sė Kosovės.

            Pas kėtij akti tė popullit shqiptar, Serbia filloi t’i mbyllė nė mėnyrė sistematike institucionet e ndryshme shqiptare, largimin e punėtorėve nga vendet e tyre tė punės, pėrndjekjet nė masė etj. Kėshtu, si rezultat i tėrė kėsaj dhune u paralajmėrua greva e pėrgjithshme shqiptare, mė 3 shator 1990.

            Ishte ky njė moment mjaft i vėshtirė pėr mbarė popullin shqiptar, partitė politike, por edhe pėr ilegalen e asaj kohe, sepse i obligoi qė tė pėrkujdesen pėr marrjen e masave adekuate tė sigurisė. Nė kėtė drejtim antarėt e ilegales (LPRK) fillojnė organizimin ushtarak, me qėllim qė, nėse vie deri tek konflikti, tė kenė shtrirje dhe organizim nė tėrė Kosovėn.

           

            2) -Fadil Pajaziti, Ismajl Sejdiu, Bajram Zejnullahu.

 

 Deklaratė dhėnė autorit.

           

                       

            Kontribut tė rrallė nė kėtė drejtim gjatė asaj kohe, kanė dhėnė, pos Zahirit edhe Fatmir Humolli,  “X personi” nga Podujeva, i cili ishte ndėr udhėheqėsit e LPRK-sė dhe Shtabit tė Podujevės, pastaj Fidaim Gashi, Faik Ajeti, Nazmi Zuka etj. 3).

            Si nė gjithė anėn e Llapit, edhe nė Orllan, nė atė kohė ishte formuar Shtabi i Njėsive Guerile, dhe meritorė pėr kėtė ishin Zahiri dhe Nazmi Zuka. Ky shtab pėrbėhej nga njėmbėdhjetė anėtarė dhe pėrfshinte pėrfaqėsuesit e Orllanit dhe fshatrave pėrreth. Secili anėtar i shtabit kishte “treshen” e vet, qė nėnkupton se nė kėto anė vepronin 33 pjesėtarė.

            Detyrat mė tė rėndėsishme tė njėsiteve ishin zbulimi dhe pėrcjellja e bashkėpunėtorėve tė pushtuesit, lėvizjet e forcave policore-ushtarake, krijimi i vendstrehimit tė mjeteve mjekėsore, krijimi i strehimoreve tė armatimit, krijimi i bazave tė sigurta pėr tė plagosurit nė rastet e nevojshme, kontrollimi i zonės kufitare, dhe pėrgatitja fizike (pėrgatitjet kryheshin nė fshatin Brainė, te “Kodra e Qarrit”). Detyrė tjetėr ishte edhe sigurimi i mjeteve pėr armatim.

            Tė gjithė anėtarėt e shtabit betimin mbi detyrat e dhėna e kishin bėrė nė pranverėn e vitit 1991, nė fshatin Ballaban, nė malet e quajtura “Shkozė”. Betimi ėshtė bėrė para flamurit kombėtar dhe eprorit tė tyre. Nė ato kohė, Zahiri kėrkonte qė tė ndėrmerren aksione konkrete, mirėpo njė gjė e tillė nuk kryehet, sepse nuk lejohej nga Shtabi i Njėsiteve Guerile. Nė kėte organizim Zahir Pajaziti ishte gjer nė vitin 1991 (muaji tetor), kur shkoi nė Shqipėri pėr stėrvitje ushtarake.

            Nė vitin 1991, pas njė organizimi serioz qė ishte bėrė nga i gjithė spektri politik legal dhe ilegal, Zahiri shkoi nė Shqipėri, me qėllim qė tė pėrgatitej ushtarakisht, si dhe tė studioheshin vijat e furnizimit me armė pėr ushtarėt e ardhshėm tė lirisė. Nė kėtė kontekst pėrgjegjės pėr rajonin e Llapit nė ato kohėra ishte Isa Berisha. Gjatė qėndrimit njėmujor nė Shqipėri, Zahiri propozoi qė nga atje tė ktheheshin me armatimin qė e kishin, por kjo nuk u miratua nga shokėt e tij. Pas kthimit nė Kosovė (nė fillim tė vitit 1992), arrestohen disa nga shokėt e tij, qė kishin qenė sė bashku nė Shqipėri, tė tjerėt kalojnė nė shtetet e tjera, kurse Zahiri kalon nė ilegalitet pėr disa muaj. Gjatė asaj kohe, me shumė pėrkushtim filloi punėn pėr formimin e njėsiteve tė reja, pėr fillim nė anėn e Llapit dhe Gallapit e mė vonė nė mbarė Kosovėn. Kjo ishte njė pėrvojė e re pėr Zahirin, kėshtu qė falė punės sė tij gjatė asaj kohe arriti qė tė krijojė njėsitet guerile, tė cilat vepronin nė rajonet e pėrmenduara, dhe nga tė cilat ai mendonte tė krijohej ushtria e ardhshme e Kosovės. Gjatė muajve janar-qershor 1992 (LPRK) bėri furnizimin e parė me armatim tė kėtyre njėsiteve guerile (tė Orllanit), pėrmes Nazmi Zukės. Mė vonė, nė vitin `93, shumė nga kėta persona burgosen, kurse disa prej tyre kalojnė nė Shqipėri.

            Pėrkundėr kėsaj, gjatė asaj kohe Zahiri kujdes tė veēantė i kushtonte furnizimit me armatim, pėr ēfarė shumė herė kishte marrė rrugėn pėr nė Shqipėri (maj 1994, dhjetor 1994, shkurt 1995, dhjetor 1995, mars-prill 1996 dhe sė fundi dhjetor 1996 - 20 janar 1997).

                       

            Fusnot:

            3) -Fatmir Humolli nė intervistėn dhėnė gazetės “Kombi”.  Nazmi Zuka, Fadil Pajaziti. Deklaratė dhėnė autorit.

           

           

            Atje kishte kontakte me njerėzit e ilegales, tė cilėt ishin larguar pas arrestimeve qė ishin bėrė qė nga vitet 90-tė,  e gjer nė vitin 1993, si me Fatmir Humollin (ku Zahiri qėndronte gjatė kohės sa ishte nė Shqipėri), Nazmi Zukėn (nga i cili kėrkonte sqarim pėr armėt qė i kishte dėrguar LPRK, nė vitin 1992), Ismet Abdullahun, me tė cilin mbante lidhjet e mėhershme dhe i cili e ndihmoi nė tė gjitha mėnyrat deri nė vdekjen e Zahirit, Nazmi Ajetin etj.

            Kohėn tė cilėn Zahiri e kalonte nė Shqipėri, e shfrytėzonte mė sė tepėrmi nė bisedime me shokėt, dhe preokupim kryesor i tyre ishte furnizimi me armatim, si dhe realizimi dhe shtrirja e radhėve tė njėsiteve guerile (ushtrisė), me njerėz tė dėshmuar tė ēėshtjes kombėtare. Nė maj tė vitit 1994 arrestohet nė Shqipėri nga policia e pushtetit tė atėhershėm tė Sali Berishės, pėrkatėsisht nė Krumė zihet duke bartur armatim (kishte me vete dhjetė granata dore, tė cilat i kishte marrė nga Nazmi Zuka). Pėr lirimin nga burgjet e kėtij pushteti, bashkėpunėtorėt e tij intervenuan duke dhėnė edhe ryshfet, kėshtu qė Zahiri lirohet pas njė muaji. Nė ato kohė, nė Shqipėri, Zahiri kishte shkuar me Naser Azemin, i cili nga ajo kohė ndodhet nė Gjermani 4). Pas kthimit nga Shqipėria, armėt e kėrkuara nga Nazmi Zuka i mori nga Kadri Pajaziti (nga fshati Kushevicė), me tė cilin vazhdimisht mbajti kontakte, por i cili nuk ishte i kyēur drejtpėrdrejt nė veprimet e mėvonshme tė UĒK-sė (deri para vrasjes sė Zahirit). Nga kjo kohė, Zahiri filloi t’i formonte njėsitet guerile, nga tė cilat mė vonė u formua Ushtria Ēlirimtare e Kosovės.

            Ndėr shokėt e parė tė cilėt ndihmuan nė realizimin e kėtij qėllimi janė: Hakif Zejnullahu, Nazmi Zuka, Avni Ajeti – Sokoli, si dhe shumė shokė tė tjerė nga tė gjitha anėt e Kosovės. Vlen tė theksohet se njėri ndėr bashkėpunėtorėt mė tė ngushtė tė Zahirit ishte Hakif Zejnullahu, i cili ishte edhe zėvendės i tij dhe i cili ēdo herė ishte pranė tij, duke e ndihmuar nė kryerjen e ēdo aksioni, duke e shoqėruar nė rrugė dhe nė bisedime.

            Pas kthimit nga Shqipėria, Zahiri, nė fundvitin `94 dhe nė fillim tė vitit `95, zgjeroi fushėveprimtarinė e tij edhe nė anėt e tjera tė Kosovės, si nė Dukagjin 5), me Lahi Ibrahimin dhe Sokol Bashotėn, nė Drenicė me Rexhep Selimin  6), si dhe udhėhiqte me njėsitet nė Shishman tė Gjakovės dhe nė Gjakovė 7), pastaj nė Ferizaj 8), si edhe me Xheladin Gashin e Mujė Krasniqin. Nė realitet, kjo edhe ishte celula e parė e ushtrisė (Shtabi i saj), e cila tani kishte filluar tė quhej UĒK 9). Gjatė asaj periudhe, ėshtė punuar nė planin operativ pėr shtrirjen e UĒK-sė nė tėrė territorin e Kosovės. Kėshtu mund tė themi se ky vit ishte vit i shtrirjes dhe rritjes sė UĒK-sė, si dhe parapėrgatitje pėr marrjen e aksioneve kundėr pushtuesve serbė dhe kolaboracionistėve tė tyre.

 

 

Fusnot:

 

4)-Fadil Pajaziti, Fatmir Humolli, Nazmi Zuka

5)-Lahi Ibrahimi

6)-Rexhep Selimi

7)-Lahi Ibrahimi

8)-Rrustem Mustafa- Remi

9)-Rexhep Selimi

                       

Deklarata dhėnė autorit

                       

           

            Struktura e Shtabit tė Pėrgjithshėm ėshtė formuar ashtu qė t’u adaptohet kushteve te njė lufte guerile. Kjo ka qenė njė strukturė jo e zgjeruar. SHP i UĒK-sė ka qenė i formuar nė atė mėnyrė qė nė pėrbėrje tė tij kanė qenė tė gjithė pėrfaqėsuasit e zonave, tė cilėt kanė pasur tė drejtė tė bėjnė shtrirjen e UĒK-sė edhe nė territoret e tjera tė Kosovės 10).

            Zahiri nė kėte drejtim u shqua me punėn e tij organizative dhe me guximin e tij, i cili pos qė kontribuoi pėr themelimin e UĒK-sė nė Zonėn e Llapit, ai kėtė e bėri edhe nė territoret e tjera, si nė Shishman tė Gjakovės dhe nė vet qytetin e Gjakovės, nė Ferizaj dhe nė Vushtrri. Kurse gjatė kohė, para vrasjes sė tij, ishte nė formim e sipėr tė njėsiteve tė UĒK-sė edhe nė Gjilan11).

            Tė gjithė anėtarėt e kėtij shtabi kanė qenė tė barabartė nė hierarkinė e strukturave tė tij dhe nė marrjen e vendimeve, e ēdo vendim ka qenė kolektiv, metodė ndoshta qė nuk i pėrngjante shumė njė ushtrie, por ka qenė njė fillim dhe ka qenė disponim kolektiv dhe disponim shokėsh, por nuk ėshtė bėrė fjalė pėr vendime dhe sidomos nuk ėshtė bėrė fjalė pėr urdhėra.

            Prandaj, gjatė punės dhe zhvillimit tė strukturave tė UĒK-sė, vetė puna e tij Zahirin e renditi nė Komandant tė Operativės pranė Shtabit tė Pėrgjithshėm tė UĒK-sė.

            Strategjia e organizimit dhe e luftės sė UĒK-sė ka qenė e bazuar nė njė strategji origjinale tė paimponuar dhe njė strategji e cila ishte e ndėrtuar qė tė jetė shumė e pakapshme pėr armikun, prandaj kanė triumfuar dhe kanė ecur tė pazbuluar. Ka qenė njė strategji e modelit origjinal, e adaptuar direkt kėtu,  dhe njė strategji qė e kanė bėrė njerėzit qė kanė pasur njė vullnet dhe moral tė fortė, qoftė moral nė konspiracion dhe nė aksione. Kanė pasur njė karakter qė tė mos flasin shumė dhe tė mos lavdėrohen. Kėto kanė qenė pėrparėsitė tė cilat e kanė ruajtur konspiracionin 12).

            Zahiri ēdo herė ishte aktiv dhe i palodhur nė ēdo pore tė jetės, duke kontribouar pėr ēėshtjen kombėtare, kryente tė gjitha punėt pėr tė cilat vlerėsohej se ishin nė interes tė popullit, dhe atė duke vepruar edhe nė KMDLNJ, nė partitė politike etj.

            Por, mbi tė gjitha angazhohej rreth krijimit tė ushtrisė, pa tė cilėn thoshte se nuk mund tė realizohej pavarėsia e Kosovės dhe vlerėsonte se duhet tė krijohet njė ushtri tė cilės duhet t’i paraprijė njė logjistikė e shėndoshė dhe e fuqishme nė tė gjitha anėt e Kosovės (Zonat qė formohen mė vonė), duhet tė bėhėn depo tė mėdha tė armatimit dhe materialeve tė tjera pėrcjellėse pėr luftėn, dhe ky armatim tė shpėrndahej pėr ushtarėt e rinj, varėsisht prej evolimit tė situatės dhe suksesit tė aksioneve guerile. Zahiri thoshte se ushtria nuk guxon tė ketė ngjyra partiake e ideologjike 13).

 

 

Fusnot:

 

10)-Lahi Ibrahimi

11)-Sabit Zejnullahu

12)-Rexhep Selimi, Lahi Ibrahimi, Qerim Kelmendi

13)-Rrustem Mustafa-Remi, Naim Haziri– Dilaveri

                       

Deklarata dhėnė autorit

      

     

           

            Kėto jo vetėm qė ishin qėndrime tė Zahirit, por ai kishte punuar pa ndėrprerė nė kėto drejtime, e sidomos nė krijimin e bazave tė armatimit, dhe tė cilat i kishte planifikuar sipas njė strategjie shumė tė pėrsosur, duke i vendosur nėpėr fshatrat e Llapit dhe Gallapit. Njė ndėr bazat e para tė armatimit ishte ajo nė fshatin Lladofc, nė rrethin e familjes Zejnullahu, pastaj nė fshatin Brainė, nė fshatin Ballaban, ku ishte edhe baza e radiolidhjeve e tė cilėn nuk kishte arritur qė ta montonte, si dhe nė fshatin Sharban tė Prishtinės.

            Zahiri kujdes tė posaēėm i kushtonte pėrgatitjeve fizike dhe ushtarake tė pjesėtarėve tė njėsiteve guerile tė UĒK-sė, si dhe aftėsimit tė tyre pėr  pėrdorimin e armėve. Ushtrimet fizike i kryenin “Te pishat” nė afėrsi tė kishės nė Podujevė. Kurse ushtrimet, duke provuar edhe gjuajtjet me armė, i kryenin te “Ēuka e  Dragės”, nė afėrsi tė Turiēicės (vendlindja e Zahirit).

            Gjatė asaj kohe (mesi i vitit 1994 - fillimi i vitit 1996), Zahiri kishte punuar pa e zvogėluar intensitetin e punės sė tij, duke shtuar numrin e bashkėpunėtorėve tė rinj edhe jashtė Zonės sė Llapit, si: Adrian Krasniqi, Qerim Kelmendi etj., dhe numrin e atyre me tė cilėt bashkėpunonte nė anėn (Zonėn) e Llapit, dhe tė cilėt ishin: Rrustem Mustafa, Muharrem Ismajli, Sejdi Rama, Shukri Ismajli, Selim Haziri, Ilir Konushevci, Shaip Haziri, Naim Haziri, Naim Hyseni (i cili pas vrasjes sė Zahirit shkoi nė Gjermani), Refik Jashari, Avdi Kiēmari dhe Hamdi Pollomi.

            Qė nga kjo kohė, mund tė thuhet se UĒK-ja krijoi konturat e njė ushtrie me njė fizionomi tė re, sepse tani ēdo aktivitet politik, por edhe veprimet nė terren kryheshin nė bazė tė qėndrimeve unike, tė cilat vendoseshin dhe koordinoheshin nga Shtabi Qendror.

            Prandaj, mund tė konstatohet se nė vijimėsi tė vitit 1996 u kryen shumė aksione tė koordinuara, duke mbuluar pothuaj nė tėrsi territorin e Kosovės. Ishin kėto aksione tė cilat e tronditėn pushtetin e instalur serb nė Kosovė, dhe njėherit paralajmėronin se UĒK-ja do tė jetė nė tė ardhmen e afėrt njė subjekt i cili do tė shtrihet nė mbarė vendin dhe do tė ketė rol vendimtar nė realizimin e aspiratave kombėtare.

            Pėr tėrė kėtė duhej njė punė dhe aktivitet i shtuar, i cili nuk mungonte, sidomos nga ana e Zahirit. Pas kthimit nga Shqipėria, mė 20 janar 1997, nė kohėn kur pritej tė bėhej koordinimi i shumė punėve dhe nisma e realizimit tė vendimeve tė Shtabit Qendror tė UĒK-sė, mė 31 janar, Zahiri, sė bashku me Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhėn, vritet nė njė pritė tė organizuar nga pushteti okupues serb, nė afėrsi tė Vushtrrisė, pėrkatėsisht nė fshatin Pestovė.

            Zahir Pajaziti ka qenė figura qendrore, figura identifikuese e luftės ēlirimtare nė Kosovė dhe njėra nga figurat qendrore tė gjithė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės. Por, njėkohėsisht ka qenė figura mė militante e asaj kohe, sepse tė gjitha aksionet deri nė rėnien e Zahirit lidheshin pėr emrin e Zahirit, pėr gishtin e tij dhe pėr zjarrin e pushkės sė tij. Ēdo aksion ėshtė kryer prej tij. Vetėm kur janė kryer dy e mė shumė aksione pėrnjėherė, atėhere Zahiri nuk mund tė ishte nė tė gjitha aksionet. Pėrndryshe, ēdo aksion qė ėshtė kryer nė Llap, Zahiri ka qenė aty me shokėt e tij, me tė cilėt bashėkpunonte. Rėnia e Zahirit ėshtė humbje e madhe pėr Shtabin, pėr Zonėn e Llapit, por edhe pėr gjithė UĒK-nė, sepse pas rėnies sė tij shumēka nuk ishte mė ashtu sikur ai ishte i gjallė, ishte njė ngecje nė realizimin e aspiratave kombėtare dhe pėr ēlirimin e vendit.

            Pėr kėte vrasje UĒK-ja lėshoi njė komunikatė tė veēantė, nė tė cilėn thuhet: mė 31 janar 1997, nė orėt e vona tė pasdites, tre pjesėtarėt e njėsive tona ushtarake: Hakif Zejnullahu, Zahir Pajaziti dhe Edmond Hoxha, rrugės pėr nė detyrat e karakterit tė veēantė, u ndeshėn ballėpėrballė me forcat e shumta tė policisė okupatore serbe. Pas njė qėndrese heroike, nė njė betejė tė pabarabartė, dhanė jetėn pėr ēlirimin e vendit.

            Gjaku i tyre i njomė edhe mė tepėr do ta forcojė unitetin dhe vendosmėrinė tonė pėr tė luftuar edhe mē me ngulm deri nė fitoren e plotė. Dhembja pėr ta ėshtė e madhe, por nuk ajo nuk do tė na dėshpėrojė, pėrkundrazi do tė na japė forcė nė rrugėn e undimshme, por tė sigurt drejt lirisė... Lavdi jetės dhe veprės sė tyre!

 

             Prishtinė 3.2.1997, Shtabi Qendror i Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės

           

            Ja se si e kishte pėrjetuar vrasjen e Zahirit, bashkėluftėtari i tij, Adrian Krasniqi, tani dėshmor i Kosovės, i cili nė letrėn dėrguar vėllait tė tij, Ilirit nė Gjermani, pėr Zahirin theksonte: “ ...u vra Zahiri, udhėheqėsi i Shtabit Qendror tė UĒK-sė, trimi i paepur dhe i cili ishte atentatori numėr njė nė Kosovė. Ka qenė trim e shkuar trimit, dhe trimėritė e tij njė ditė do tė dalin sheshazi”.14)

 

 

Fusnot:

 

14-Gazeta “Kosova Sot” – artikulli i shkruar nga Fitnete Ramosaj

 

 

Ilir Konushefci - Mėrgimi

 

Ilir Konushefci - Mėrgimi

 (20.6.1969-9.5.1998)

 

          Ilir Konushefci u lind mė 20 qershor tė vitit 1969. Rrjedh nga njė familje e urtė e punėtore, e mbi tė gjitha me tradita patriotike. Kjo familje ėshtė shpėrngulur nga fshati Konushefc para 60 vjetėsh dhe ėshtė vendosur nė fshatin Llugė tė Podujevės.

            Gjatė Luftės sė Dytė Botėrore nga kjo familje kishte pjesėtarė qė u mobilizuan nė radhėt e forcave progresive tė asaj kohe. Kjo traditė u vazhdua edhe gjatė luftės sė fundit kundėr pushtuesit serb. Nė radhėt e para tė UĒK-sė, pėrpos Ilirit, ishte edhe vėllai i tij, Saimir Konushefci, i cili dha njė kontribut tė madh pas legalizimit tė UĒK-sė nė Llap, nė shtrirjen, organizimin dhe furnizimin e saj.

          Iliri fėmijėrinė e kaloi nė fshatin e lindjes. Shkollėn fillore e kreu nė fshatin Lluzhan, tė mesmėn nė Podujevė, duke u dalluar nė mėsime dhe nė sjellje. U regjistrua nė Shkollėn e Lartė nė Ferizaj, tė cilėn nuk arriti ta pėrfundojė.

            Iliri ishte fėmija i tretė i Halitit dhe nėnės Nazmies. Iliri ishte i martuar me Luljeta Ramadanin nga Ferizaj, e cila ėshtė absolvente e SHLT-sė nė Ferizaj. Ata kanė njė vajzė, Nertilėn.

          Qė nga mosha e hershme rinore, Iliri u angazhua rreth ēėshtjes kombėtare. Ishte nė moshė te re kur nė Kosovė ndodhnin ngjarje tė rendėsishme, protestata, demonstrata, greva etj., pėrmes tė cilave shqiptarėt shprehnin qėndrimin e tyre kundėr pushtetit serb, i cili pretendonte tė bėhej absolut nė Kosovė. E gjejmė nė mesin e demonstruesve, si nė Ferizaj, Prishtinė etj.

           Viti 1989 mbeti i paharruar pėr Ilirin; u vranė dy bashkėfshatarėt (idolėt) e tij, Afrim Zhitia dhe Bedri Sokoli. Nė atė kohė Iliri theksonte: “Kėto vrasje dhe vrasjet e tjera, do ta forcojnė edhe mė shumė moralin dhe idealin tonė nė rrugėn e ēlirimit tė Kosovės”.

            Fundi i viteve nėntėdhjetė karakterizohet me paraqitjen e jetės plurale, pluralizėm i cili konsiderohej front legal i organizuar kundėr synimeve nėnshtruese tė okupatorit. Nė kėtė lėvizje Iliri dha njė kontribut tė jashtėzakonshėm. Mirėpo, Iliri dhe shumė shokė tė tij, shpejt e kuptuan se filozofia e njė politike tė pritjes ėshtė e pasuksesshme. Kėshtu filluan qė tė mendojnė pėr gjetjen e rrugės sė mundshme pėr realizimin e ēėshtjes madhore, lirisė sė Kosovės, pėrmes luftės sė armatosur.

              Ishte fundi i vitit 1991, fillimi i vitit 1992, kur Iliri, sė bashku me disa shokė, nė mesin e tyre: Naim Haziri, Naim Hyseni (i cili pas vrasjes sė Zahirit shkoi nė Gjermani), Selim Haziri etj., nga paknaqėsia rreth organizimit politik legal, kėtyre tė fundit (LDK-sė -  Dega nė Podujevė) u drejtohen me njė letėr (dokument i cili u ishte dėrguar ilegalisht dhe nė emer tė studentėve), nė tė cilin kėrkohej angazhim mė serioz i potencialit rinor, pengimi i individėve injorantė “shqipfolės”, angazhimi rreth zgjedhjes sė Statutit tė Kosovės e jo garim politik etj. Ky dokument, edhe pse ishte lexuar nga individė tė caktuar, nuk ishte vėnė nė rend tė ditės pėr t’u diskutuar dhe shqyrtuar asnjėherė.

              Si pasojė e kėrkimit tė rrugėve tė tjera pėr ēlirim, pas bisedimeve dhe konsultave tė shumta, Iliri, sė bashku me shokėt: Rexhep Uka, Selim Haziri, Naim Hyseni, Lulėzim Podvorica, Naim Haziri, Bejtush Llugaliu dhe Shaip Haziri, themelojnė grupin ilegal.

             Grupi ėshtė themeluar nė mbledhjen e mbajtur mė 13.5.1992, nė Podujevė, nė vendin e quajtur “Te Kisha”. Pra, nė kėtė mbledhje ishte vendosur pėr themelimin e njė grupi, i cili do tė organizohej pėr t’iu kundėrvėnė secilit qė drejtpėrsėdrejti rrezikonte pasurinė dhe gjėrat e njerėzve nė Kosovė. Aktiviteti i kėtij grupi ishte vendosur tė orientohej rreth pėrgatitjeve fizike, por duke mos lėnė anash as strategjinė luftarake. Anėtarėt e grupit ishin zotuar se do t’i kryenin me besnikėri detyrat e ngarkuara nga udhėheqėsi i tyre. Kjo vėrehet nė betimin e dhėnė, ku thuhet: “Betohem para flamurit dhe para shokėve se detyrat, tė cilat i parashtron grupi, do t`i kryej me besnikėri dhe nėse ėshtė nevoja edhe jetėn do ta jap pėr realizimin e idealit tonė”.

     Ky grup ishte apolitik, ndėrsa sa i pėrket emrit dhe zgjedhjes sė udheheqėsit ishte vendosur tė shqyrtohej nė mbledhjen tjetėr.         

            Nė mbledhjen e mbajtur mė 20.5.1992 emėrohet njėsiti me emrin “Shqiponjat“, kurse kryetar i saj zgjedhet Naim Haziri, ndėrsa udhėheqės i ushtrimeve ushtarake caktohet Shaip Haziri – Bekimi (nė vitin 1991 kishte qenė nė ushtrime ushtarake nė Shqipėri, sė bashku me Zahir Pajazitin). Pėrgatitjet fizike grupi i kryente “Te Kisha” nė Podujevė, nė fshatin Shamalluk, nė Pushimoren “Gėrmia” tė Prishtinės, si edhe nė sallėn e edukatės fizike tė Shkollės fillore “Naim Frashėri” nė Podujevė.

          Grupi, nga dhjetė shtatori i vitit 1992 e gjėr kur hyri nėn urdhėrat e komandantit Zahir Pajaziti, kreu disa aksione.

             Ky grup, nė vitin 1993 (qershor), bie nė kontakt me LKĒK-nė, kurse takimet organizoheshin pėrmes Selim Hazirit, anėtar i njėsitit “Shqiponjat” dhe Agron Rrahmanit, anėtar i LKĒK-sė. Edhe pse nė mes tyre kishte disa dallime tė vogla sa i pėrket mėnyrės sė organizimit, megjithėatė gjendet mėnyra pėr bashkėpunim, sepse tė dy palėt mendonin se ēlirimi i Kosovės mund tė realizohej pėrmes luftės sė armatosur. Njėsiti “Shqiponjat“ pranon qė t`i ndihmojė ata nė shpėrndarjen e organit tė LKĒK-sė “Ēlirimi”. Ky bashkėpunim zgjati gjer nga fundi i vitit 1993 dhe fillimi i vitit 1994.

          Prej vitit 1994 e gjer nė fillim tė vitit 1996, njėsiti “Shqiponjat“ vazhdimisht i kreu detyrat e parashtruara nga organi i saj, si pėrcjellja e individve tė dyshimtė, mbikėqyrja e objekteve shkollore dhe detyra tė tjera, por nė atė kohė i kryente edhe ushtrimet ushtarake.

            Nė qershor tė vitit 1996 ky njėsit bie nė kontakt pėrmes Rrustem Mustafės-Remit, me komandant Zahir Pajazitin. Nė takimin e parė me Zahirin nė vendin “Te Kisha” nė Podujevė. Nga njėsiti ishin: Iliri, Shaip Haziri dhe Selim Haziri. Pas kėtij takimi dhe bisedimeve tė veēanta me anėtarėt e njėsitit, nga ana e njėsitit nė radhėt e UĒK-sė hyjnė: Ilir Konushefci, Naim Haziri, Selim Haziri, Shaip Haziri dhe Naim Hyseni. Nga ajo kohė, Iliri ishte vazhdimisht krah pėr krah me Zahirin. Zahiri thoshte: “Ia kam lakmi Ilirit pėr qėndrimin, guximn, sakrificėn”, ndėrsa Sabit Zejnullahu (babai i Hakifit), kujton fjalėt e Hakifit kur ai  thoshte: “I vetmi ėshtė Iliri i cili mund ta zėvendėsojė Zahirin nė ēdo kohė”.

            Zahir Pajaziti, pas aksioneve tė shumėta dhe tė suksesshme gjatė vitit 1996, vendosi qė tė shkonte nė Shqipėri (dhjetor `96), kurse me tė ishin Ilir Konushefci, Shaip Haziri dhe Hakif Zejnullahu. Kėta u kthyen pasi e pėrcollėn komandant Zahirin gjer te kufiri me Shqipėrinė. Zahiri atje dėrgoi bashkėluftėtarin e tij tė plagosur “Demėn”, qė tė shėrohej. Para shkuarjes, Zahiri ngarkoi bashkėluftėtarėt e tij pėr kryerjen e tri aksioneve gjatė kohės sa ai qėndronte nė Shqipėri. Detyra me tė cilėn u ngarkua Iliri, u krye me sukses tė plotė.

            Zahiri nuk qėndroi atje sa ishte e parashikur, por u kthye pas njė kohe tė shkurtėr. Afėr kufirit me Shqipėrinė, nė Babaj tė Bokės, atė e pritėn Iliri, Hakifi dhe Shaip Haziri. Me Zahirin nė atė kohė ishin edhe Adrian Krasniqi, Qerim Kelmendi dhe njė shok tjetėr.

            Pas kthimit nga Shqipėria, Zahiri pėrseri mori pėrsipėr ndarjen e detyrave nė tė gjitha zonat, nė veēanti nė zonėn e Llapit, tė Gjakovės dhe ishte nė pėrgatitje e sipėr tė njė aksioni nė anėn e Gjilanit, sepse dėshironte qė edhe atje tė formoheshin dhe avansoheshin radhėt e UĒK-sė.

            Ditėn kritike ishin sė bashku, nė banesėn e Zahirit, Ilir Konushevci dhe Shaip Haziri, duke biseduar pėr realizimin e detyrave tė parashtruara. Nė ndėrkohė, patėn njė telefonatė (rreth orės 10:00, paradite), pas sė cilės Zahiri njohtoi se nė orėn 15 e 30 duhej tė takohej me njė shok tė panjohur nė Stacionin e Autobusėve nė Prishtinė, me tė cilin do tė udhėtonte pėr nė Vushtrri me njė detyrė tė veēantė. Bashkėudhėtarė nė kėtė udhėtim caktoi Ilirin dhe Shaipin, mirėpo nė ndėrkohė erdhi Hakif Zejnullahu, me tė cilin vendosėn qė ai ta shoqėronte Zahirin deri nė Vushtrri. Deri nė momentin e nisjes ata kanė qėndruar sė bashku edhe me Beqir Beqirin, nė njė kafene afėr Tregut tė Gjelbėr nė Prishtinė, kurse nė orėn 15 e 30 u nisėn nė drejtim tė Stacionit tė Autobusėve, e prej atje pėr nė Vushtrri.

            Mė 31 janar 1997, nė orėn 16 e 5, nė fshatin Pestovė afėr Vushtrrisė, u vrianė Zahiri, Hakifi dhe Edmondi.

            Pėr kėte rast tė rėndė dhe tė hidhur, Iliri mori lajmin tė nesėrmen nga vėllai i Hakifit, i cili e priste para shitores sė Ilirit. Ai, sė bashku me shokėt Shaip Hazirin dhe Beqėn, shkoi ta takonte Naim Hazirin nė fshatin Sibofc tė Podujevės, ku pas armatosjes kaluan pėrmes fshatit Dyz nė fshatin Koliq, ku qėndruan disa ditė. Me sugjerimin e shokėve (Selim Haziri, Naim Hyseni dhe Naim Haziri), kalojnė nė ilegalitet nė njė banesė nė Prishtinė pėr disa ditė. Nga kėtu vendosin qė tė kalojnė nė Shqipėri: Shaipi, Iliri dhe Avni Ajeti. Rrugėtimi bėhet me dy makina, tė ndarė dy nga dy nė drejtim tė Gjakovės, pėr nė Babaj tė Bokės. Aty morėn udhėzimet e mėtejme nė njė shtėpi tė njė bashkėluftėtari.

            Nga ajo kohė, Iliri, nė rrethanat e krijuara nė Shqipėri, ndryshoi formėn e veprimit tė tij, por duke mos u larguar asnjėherė nga betimi i dhėnė pėr tė luftuar gjer nė fund pėr ēlirimin e Kosovės. Atje filloi tė bashkėpunojė me bashkėluftėtarėt e Zahirit, si me Adrian Krasniqin, me tė cilin ishte i pandarė deri nė vdekjen e Adrianit, Qerim Kelmendin, Mujė Krasniqin, Ismet Abdullahun, Murat Ajetin (pas vrasjes sė Zahirit kishte shkuar nė Shqipėri dhe atje kishte dhėnė njė kontribut tė madh rredh riorganizimit tė UĒK-sė, veēanėrisht nė Llap) etj. Iliri nė Shqipėri punoi nė furnizimin me armatim nė nivel tė vendit, detyrė e cila ishte shumė e vėshtirė. Kėtė detyrė e kryente kryesisht me Ardian Krasniqin (pas vrasjes sė Luan Haradinajt). Mirėpo, Iliri punoi shumė edhe rreth afirmit tė tė gjitha forcave nė luftė kundėr Serbisė. Pasi formuan rrjetin e bashkėpunėtorėve, Iliri dhe Ardiani disa herė erdhėn nė Kosovė, me qėllim tė riorganizimit tė radhėve tė UĒK-sė, si dhe koordinimit tė punėve me rrethet e tjera, sepse pas vrasjes sė Zahir Pajazitit shumēka nuk ishte si mė parė. Nė kėtė mision erdhi sė bashku me Adrian Krasniqin, nė maj tė vitit 1997, dhe qėndroi katėr ditė nė Llap. Pas vdekjes sė Zahirit, Iliri e pėrfaqėsonte ZOLL-in nė Shtabin Qendror.

           Gjatė verės sė vitit 1997, pėr shkak tė rrethanave tė krijuara, nga Kosova largohen edhe Naim Haziri e Selim Haziri, tė cilėt shkojnė nė Shqipėri, dhe atje bien nė kontakt me Ilirin dhe shokėt e tjerė qė vepronin atje. Kėshtu, gjatė asaj kohe, aktiviteti i UĒK-sė nė Llap vėshtirėsohet, mirėpo ndėrkohė Rrustem Mustafa- Remi, sė bashku me Sejdi Ramėn (Sejda nė qershor-korrik ishte nė Gjermani, ku u takua me Sabri Kiēmarin e Ali Ramėn), shkuan nė Shqipėri dhe atje biseduan me shokėt nė fjalė, pėr gjetjen e mundėsisė sė riorganizimit tė UĒK-sė nė ZOLL. Pas kėtij takimi, u kthyen nė Kosovė dhe mbajtėn mbledhjen e parė nė nivel tė Llapit, ku edhe u vendos hierarkia e UĒK-sė pėr Zonėn e Llapit, pėr tė cilėn gjė Iliri kishte luajtur rol vendimtar.

            Mbledhja ėshtė mbajtur mė 2.9.1997, nė fshatin Surkish dhe mėrėn pjesė: Ilir Konushefci, Rrustem Mustafa, Naim Haziri, Selim Haziri, Murat Ajeti, Refik Jashari dhe Latif Gashi.  Nė kėtė mbledhje ėshtė vendosur qė Rrustem Mustafa- Remi tė jetė pėrgjegjės-koordinator i ZOLL-it me Zonat e tjera, Ilir Konushefci vendoset qė ta vazhdojė punėn furnizuese me armatim nė nivel vendi dhe tė jetė anėtar i Shtabit Qendror, kurse Latif Gashi anėtar i Shtabit Rajonal. Pas kėtij takimi, Iliri, sė bashku me Naimin dhe Muratin, u kthye nė Shqipėri, ku e vazhdoi punėn nė furnizim me armatim.

            Ishte mesi i muajit tetor 1997, kur Iliri, sė bashku me Adrian Krasniqin (Rexhėn) dhe shokė tė tjerė, solli njė sasi tė madhe tė armatimit nė Kosovė. Me propozim-vendimin e shokėve, sulmohet Stacioni i policisė serbe nė Kliqinė tė Pejės (nė orėt e vona tė natės nė mes tė 15 e 16 tetorit). Nė kėtė aksion morėn pjesė: Adriani (Rexha), Iliri (Mėrgimi), Mujė Krasniqi (Kapuqi) dhe Qerim Kelmndi (Dema). Gjatė sulmit, u vra Adriani. Vrasja e tij ishte njė humbje e madhe pėr shokėt, pėr UĒK-nė e veēanėrisht pėr Ilirin, sepse ata pos tė tjerash ishin edhe shokė tė pandarė tė aksioneve. Pas kėtij rasti, Iliri ngarkohet nga shokėt me rolin kryesor pėr sjelljen e armatimit nė Kosovė. Gjatė gjithė kohės sa punoi nė kėtė detyrė, ai hyri nė Kosovė mbi tridhjetė herė, duke sjellė armatim tė llojllojshėm, nga armėt e brezit e deri tek armatimi kundėrtank. Mjetet pėr blerje tė kėtij armatimi vinin kryesisht nga mėrgimtarėt nga Evropa dhe Amerika. Iliri furnizohej me mjetet nga Fondi “Vendlindja thėrret” dhe atė nė dy drejtime nga Gjermania e Zvicra, si dhe nga Amerika pėrmes Florim Krasniqit (njė i afėrm i Adrianit) dhe Muharrem Tovėrlanit.

             Iliri, pos qė punoi rreth furnizimit me armatim, kontribuoi shumė edhe nė sjelljen e eprorėve profesionistė nė radhėt e luftėtarėve tė lirisė.

            Kur pritej qė pėrmes Ilirit nė Kosovė tė futeshin oficerė tė lartė pėr nė UĒK, kur nė Kosovė zhvilloheshin ofensiva tė ashpra dhe tė cilat paralajmėronin njė luftė frontale, atėherė kur pritej dhe kėrkohej mė sė tepėrmi sjellje e armatimit, derisa ishte duke kryer si ēdo herė detyrėn e tij me pėrkushtimin mė tė madh, u vra nė mėngjesin e hershėm (rreth orės 2:00) tė datės 9 maj 1998, nė njė pritė tė organizuar nga dora e zgjatur e pushtuesit serb, sė bashku me mjekun Hazir Mala, derisa udhėtonin pėr nė Bajram Curr, me njė kamion tė ngarkuar me armatim.

            Vrasja e Ilirit, atje ku mė sė paku pritej, shkaktoi njė humbje tė madhe pėr tėrė vendin e nė veēanti pėr UĒK-nė dhe Shtabin e saj Qendror. Nė varrimin e tij morėn pjesė me mijėra bashkatdhetarė, tė cilėt atė ditė kishin ardhur nga tė gjitha anėt e botės pėr t’i dhėnė lamtumirėn e fundit luftėtarit tė paepur tė radhėve tė para tė UĒK-sė.

 

 

Hyzdri Hamdi Talla - Hysi

Hyzdri Hamdi Talla - Hysi  

(1.12.1963-3.12.1998)

 

            Hyzdriu u lind mė 1 dhjetor 1963, nė fshatin Letanc tė Podujevės. Shkollėn fillore e kreu nė vendlindje, pastaj u regjistrua nė Shkollėn e Mesme Teknike nė Podujevė, nė vitin shkollor 1978-’79, tė cilin e kreu me sukses tė shkėlqyeshėm. Nė vitin shkollor 1983-‘84 u regjistrua nė Fakultetin Teknik - Dega e Ndėrtimtarisė, tė cilin e ndėrpreu nė vitin e tretė.

            Hyzdriu rrjedh nga njė familje punėtore, bujare e atdhetare. Kjo familje ėshtė dėshmuar pėr atdhedashuri e sakrificė.

            Prindėrit e tij, Hamdiu dhe Shaha, kishin tetė fėmijė, katėr djem e katėr vajza.

            Hysi qė nga fėmijėria dallohej nė mesin e tė tjerėve si mė i shkathti. Shokėt e fėmijėrisė pėr Hysin thonė: Aty ku ishte prezent Hysi, shihej guximi, shihej personi qė nuk frikėsohej nga asgjė. Pos shkollės, tė cilėn e donte shumė, ai adhuronte edhe sportin e notimit e veēanėrisht disiplinėn e kėrcimeve nė stilin Dallėndyshe.

            Nga shatori i vitit 1981 u anėtarėsua nė grupin ilegal “Kosova e Re”. Ky grup pėrbehej kryesisht prej tė rinjve, nxėnės tė viteve tė dyta e tė treta tė shkollave tė mesme. Udhėheqės i kėtij grupi ishte Naser Grajēevci. Nė kėtė grup kishte tė rinj nga rrethi i Prishtinės, Obiliqit, Fushė-Kosovės dhe Podujevės. Veprimtaria e kėsaj organizate ishte shkruarja dhe shpėrndarja e parullave. Nė atė kohė grupi “Kosova e Re” botonte gazetėn “Pėrpjekja”.

            Me rastin e Festės sė 28 Nėntorit, Hysi, sė bashku me Naser Grajēevcin, Fatmir Humollin, shpėrndau trakte nė fshatarat Lluzhan e Lupē, si dhe shkri parullave nė magjistralen Prishtinė-Podujevė.

            Hysi ėshtė pjesėmarrės i tė gjitha demonstratave qė nga viti 1981 e gjer nė vitin 1984.

            Nė vitin 1984 burgoset njė pjesė e grupit “Kosova e Re”, atėherė kur burgosen edhe pjesėtarėt e grupit tė Kadri Osmanit, Sejdi Veselit e veprimtarėt e tjerė. Pjesa qė nuk ishte burgosur, ishte ajo e Podujevės, e nė mesin e tyre ishte edhe Hysi.

            Gjatė kėsaj kohe (1984-`85), Hysi ishte nė shėrbim nė ushtrinė jugosllave, ku pėrjetoi provokime tė rėnda nga Sigurimi i Ushtrisė jugosllave, veēanėrisht provokohet rreth rastit tė Fatmir Humollit, i cili ishte arrestuar mė 13 mars 1984, e qė kishte shėrbyer nė tė njėjtėn kazermė, por Hysi me gjakftohtėsi e pėrballoi kėtė provokim.

            Pas shėrbimit ushtarak, vazhdoi studimet nė Fakultetin Teknik dhe njėherit aktivitetin e tij me ilegalen. Kontribut tė madh dha veēanėrisht nė ngjarjet e vitit 1988-`89. Hysi ishte nė mesin e studentėve tė cilėt u vendosėn nė sallėn e sporteve nė Prishtinė, nė shenjė pėrkrahjeje tė minatorėve nė grevėn e tyre tė njohur. Ishte nė mesin e demonstruesve, si nė mars, ashtu edhe nė tetor dhe nėntor tė vitit 1989, nė tė cilat ishte njėri ndėr organizatorėt.

            Rrethanat e krijuara nė Kosovė nė vitet 1989-`90, pas paraqitjes sė partive politike nė formėn legale nė Kosovė, si opozitė e pushtetit serb, Hysi i shihte si njė grusht tė fortė kundėr Serbisė, por njėkohėsisht njė unitet nė mesin e politikės shqiptare. Hysi, si anėtar i ilegales qė nga rinia e hershme, dha vazhdimisht kontribut rreth afrimit tė forcave politike shqiptare.

            Greva e paralajmėruar e tre shtatorit 1990 ishte ngjarje qė frikėsonte shumė qarqet shoviniste serbe, por edhe shumė atdhedashės i obligoi qė tė pėrkujdesėn pėr marrjen e masave adekuate tė sigurisė. Nė kėtė drejtim, anėtarėt e ilegales (LPRK) fillojnė organizimin ushtarak, qė nėse vjen deri tek konflikti, tė kenė shtrirje e organizimin nė tėrė Kosovėn. Kontribut tė rrallė nė kėte drejtim gjatė asaj kohe dhanė: Naser Grajēevci, Fatmir Humolli, Pajazit Jashari, Avni Klinaku , “X” personi nga Podujeva, i cili ishte ndėr udhėheqėsit e LPRK-sė dhe Shtabit tė Podujevės, pastaj Fidaim Gashi, Nazmi Ajeti, Nazmi Zuka etj. Njėherit Nazmi Zuka ishte udhėheqėsi i grupit tė Orllanit, nė kuadėr tė cilit pėrfshihej edhe Zahir Pajaziti.

            Rrethi i Podujevės atėhere ishte i ndarė nė pesė zona strategjike. Nė atė kohė kryheshin ushtrime ushtarake, veēanėrisht pėr pėrdorimin e armėve. Kėto stėrvitje i mbante Shemsi Veseli me grupin e tij e nė ate pėrbėrje kishte edhe oficerė.

            Gjatė asaj periudhe, Hysi angazhohej kryesisht nė grumbullimin e mjeteve dhe armėve pėr tė filluar me aksione konkrete. Por, gjatė kėsaj periudhe nuk ekzistonte ende qendra udhėheqėse nė nivel tė Kosovės.

            Nė atė kohė (1993) fillojnė arrestimet nė masė tė gjerė tė veprimtarėve, tė cilat i kryente pushteti serb. Arrestohen shumė aktivistė, disa kalojnė nė ilegalitet dhe njė pjesė kalon nė vendet perėndimore. Nė mesin e tė rrezikuarve qė kėrkoheshin pandėrprerė nga pushteti serb ishte edhe Fatmir Humolli, me tė cilin Hysi shkoi nė Shqipėri. Hysi nuk qėndroi shumė nė Shqipėri dhe kthye nė Kosovė, duke mbajtur vazhdimisht lidhje me shokėt e ilegales jashtė vendit. Ai, nga viti 1993-`95, disa herė kaloi kufirin e Shqipėrisė ilegalisht. Sipas shokėve, nga viti 1995 bėhet anėtar i LKĒK-sė, por vazhdimisht kishte synim qė t’i bashkojė forcat progresive e atdhetare nė luftė kundėr pushtetit okupues serb. Ai shpeshherė solli armatim dhe municion nga Shqipėria. Banesa e tij ishte bėrė bazė e fortė e ilegales.

            Ngjarjet e zhvilluara nė vitet 1996-`97 ishin momente tė cilat Hysin e obligonin edhe mė shumė qė me autoritetin e tij tė ndikonte nė afrimin e atdhetarėve, tė cilėt ishin tė rreshtuar nė grupime tė ndryshme politike. Ishte pjesėmarrės nė protestat e studentėve, tė cilat u zhvilluan nė tetorin e vitit 1997. Por, shumė i rėndėsishėm ishte takimi i  Hysit me Rrustem Mustafėn- Remin (nė vazhdim - Komandantin e Zonės Operative tė Llapit tė UĒK-sė), dhe kryesinė e LKĒK-sė nė Prishtinė, nė verėn e vitit 1997.  Qysh atėhere kishin rėnė dakord qė t’i bashkonin forcat dhe ushtrinė ta bėnin tė pėrbashkėt, si dhe tė bėnin pėrpjekje qė tė ndikonin nė bashkimin e LKĒK-sė dhe UĒK-sė nė nivel tė Kosovės, e cila edhe u arrijt mė 11 maj 1998. Njė synim i tillė ishte arritur disa muaj mė herėt nė ZOLL, si rezultat i punės sė Hysit.

            Nė maj tė vitit 1998 vritet Agron Rrahmani, si dhe plagoset Fatmir Humolli nė Lagjen e Muhaxherėve nė Prishtinė. Hysi ishte ai i cili largoi Fatmirin nė njė bazė tė sigurt nė periferi tė Prishtinės. Nga kjo kohė Hysi hyn drejtpėrdrejt nė radhėt e UĒK-sė, duke qenė vazhdimisht nė radhėt e para tė saj.

            Ai ndikoi shumė nė shtrirjen dhe rritjen e saj nė rethin e fshatrave Bardh i Madh dhe Hade. Atje mori pjesė nė luftimet qė u zhvilluan, duke lėnė shembull guximin dhe heroizmin. Gjatė kėtyre luftimeve, ai u plagos lehtė. Pas kjėtyre luftimeve kaloi nė Zonėn Operative tė Llapit, ku gjithashtu dha njė kontribut tė ēmuar nė organizimin dhe forcimin e UĒK-sė.

            Nga Komanda e ZOLL-it u zgjodh epror nė Shėrbimin Informativ Kombėtar tė Zonės.

            Nga kjo kohė veprimtaria e tij lidhet me punėn nė kėte shėrbim, nė funksionin e zėvendėskomandantit. Pos kėsaj, Hysi ndihmesė tė madhe dha edhe nė organizimin e njėsive tė Prishtinės, tė cilat vepronin nė ilegalitet (Guerila). Udhėheqės tė kėtyre njėsiteve, komanda kishte vendosur Fatmir Humollin, pėr shkak tė specifikave tė veēanta qė kishin tė bėnin me ilegalitetin, pėr ēfarė “Baci” kishte njė pėrvojė tė rrallė.

            Hysi gjithashtu kontribut tė madh dha nė themelimin e Brigadės 153, e cila mė vonė mori emrin “Hyzdri Talla”. Hysi ishte mbi tė gjitha njė luftėtar i madh, e kjo u vėrejt nė Hade e Bardh tė Madh, e po ashtu edhe nė Betejėn e Dobratinit te “Gryka e Kaēandollit”, ku u bė idol i bashkėluftėtarėve. Gjatė kėsaj lufte, u plagos nė kėmbė dhe nė kėtė gjendje tėrhoqi bashkėluftėtarin po ashtu tė plagosur, “Lulin”.

            Nė kohėn kur punonte me tė madhe nė ēėshtjen shqiptare, u vra nė Prishtinė, sė bashku me shokėt e tij, Ilir Durmishin dhe Afrim Maliqin. U vranė nė pritėn e organizuar nga Sigurimi i pushtuesit serb, mė 3 dhjetor tė vitit 1998.

            Hysi ishte i martuar me Sebahate Lushtakun, absolvente nė Fakultetin e Ndėrtimtarisė nė Prishtinė. Kishin dy vjaza, Eltėn pesėvjeēare dhe Elsėn dyvjeēare, tė cilėn e pagėzoi vetė nė ditėn e rėnies sė tij. Sebahatja sot rrit me krenari dy pasardheset e saj dhe tė Hyzdriut.

 

Agron Muharrem Rrahmani - Naseri        

 

Agron Muharrem Rrahmani - Naseri                    

(20.4.1971 – 12.5.1998)

 

            Agroni u lind mė 20 prill 1971, nė fshatin Ballofc tė Podujevės. Rrjedh nga njė familje bujare, punėtore dhe me traditė tė lartė patriotike. Prindėrit e tij, Rrahmani dhe Sofia, kujdes tė madh i kushtuan sidomos shkollimit tė fėmijėve dhe edukimit tė tyre nė frymėn kombėtare.

            Agroni mėsimet filloriste i mori nė shkollat e fshatrave Ballofc dhe Sfeēėl, ndėrsa shkollėn e mesme e kreu nė Podujevė.

            Edukimi familjar ishte ēdoherė bazė pėr idetė e forta dhe tė larta patriotike pėr kėtė pishtar tė lirisė, i cili qė nė rini filloi tė dallohet me idetė dhe angazhimin e tij rreth ēėshtjės kombėtare. Agroni ishte edhe nė mesin e organizatorėve tė demonstratave tė vitit 1989, atėherė kur kudo manifestoheshin paknaqėsitė shqiptare kundėr pushtetit jugosllav. Pėr aktivitetin e tij nė kėtė drejtim, si pėr hakmarrje, dėnohet dhe burgoset me dy muaj burgim. Ishte ky njė dėnim i cili asnjėherė nuk e theu, por vetėm e forcoi pėr ta shtuar urrejtjen edhe mė shumė ndaj pushtetit kriminel serb.

            Pas daljes nga burgu, Agroni u regjistrua nė Fakultetin e Makinerisė nė Prishtinė.

            Atė e gėzonte uniteti i popullit i arritur nė vitet `90-tė, por jo edhe politika paqėsore e cila pėr Agronin ishte njė politikė pa ndonjė fryt tė duhur, sepse ajo nė vend qė tė ngriste moralin tek populli, bėnte tė kundėrtėn, duke rritur ēdoherė anėn e forcave tė pushtetit serb. Agroni me kohė e kuptoi qėllimin e kėsaj politike. Ishte njė kohė kur nevojitej njė subjekt tjetėr, i cili do tė shėrbente si prijės nė ēėshtjen kombėtare, prandaj filloi konsultimet me shumė atdhetarė tė dėshmuar. Pas konsultimeve, ata themelojnė organizatėn e quajtur Lėvizja Kombėtare pėr Ēlirimin e Kosovės, qėllim i sė cilės ishte organizimi dhe mobilizimi i masės pėr luftė tė armatosur ēlirimtare.

            Nė mesin e shumė shokėve tė idealit ishte edhe Bahriu, me tė cilin shokėt u takuan jorastėsisht dhe si thonė ata “si dy pishtar tė lirisė derė mė derė dėrguan fjalėn e lirisė”.

            Nė vitin 1993, pushteti jugosllav filloi torturat ndaj atdhetarėve nė mesin e tė cilėve ishin edhe antarėt e LKĒK-sė (njė numėr i tyre edhe sot gjenden prapa grilave tė kazamateve serbe). Nė mesin e tyre ishte edhe Agroni, i cili u shpėtoi kthetrave tė tyre nė sajė tė shkathtėsisė sė tij dhe familjes. Nga ky vit, Agroni, sė bashku me shokėt, Bahri Fazliun dhe Avni Klinakun, kaloi nė ilegalitet. Jeta dhe organizimi nė kėtė formė ishte e vėshtirė, por frymėzimi pėr lirin e popullit nuk i ndali asnjėherė kėta liridashės. Ishin pothuaj nė ēdo trevė tė Kosovės dhe shpeshherė edhe jashtė saj, vetėm pėr ta ngritur moralin dhe pėr ta ringjallur identitetin e lavdishėm shqiptar. Zėri i tyre shumė herė nuk dėgjohej fizikisht, por pėrhapej pėrmes organit tė organizatės sė tyre “Ēlirimit”, tė cilin njė kohė e redaktoi Bahriu. Por, mbi tė gjitha, Agroni kishte shpirt njerėzor dhe njėkohėsisht shumė luftarak.

            Duke pasur parasysh tė gjitha aftėsitė e tij, shokėt Agronin e emėrojnė komandant tė njėsitit tė parė gueril tė LKĒK-sė “Rexhep Mala”. Ky njėsit, mė vonė, pas marrėveshjes nė mes tė LKĒK-sė dhe UĒK-sė, shkrihet nė formacionet e UĒK-sė.

            Mėngjesi i 12 majit tė vitit 1998 do tė mbetet pėrjetė nė kujtesėn tonė. Atė ditė, gjatė luftimeve kundėr kolaboracionistėve dhe njėsiteve tė policisė serbe, nė Lagjen e Muhaxherėve nė Prishtinė,  u vra Agroni. Ai ra heroikisht, pėr tė mos vdekur kurrė. Rėnia e Agronit, Bahriut, Ilirit dhe mė herėt e Zahirit, Hakifit, Edmondit, Ademit etj., nė altarin e lirisė, u bė themel bashkimi. Tė gjithė shokėt nė zemėr e mbajtėn amanetin e tyre, tė cilin e rikthyen nė forcė e unitet rreth UĒK-sė, nė luftė kundėr hordhive serbe.

 

 

Bahri Ramadan Fazliu – Gėzimi

 

Bahri Ramadan Fazliu – Gėzimi

 (31.8.1971 – 7.5.1998)

 

            Bahriu u lind mė 31 gusht 1971, nė fshatin Llaushė tė Podujevės, nė njė familje tė njė minatori, ku jetohej nė njė varfėri tė madhe, por me traditė tė pasur kombėtare. Me vėshtirėsi tė shumėta, axha Ramadan i rriti fėmijėt e tij, por mbi tė gjitha i pasuroi me virtytin mė tė lartė, atė tė atdhedashurisė. Nė kėtė drejtim rol tė madh luajti edhe nėnė Halimja, e cila me urtėsinė e saj tek fėmijėt kultivoi njė edukatė tė mirėfilltė.

            Liria dhe shteti realizohen vetėm mbi gjakun e dėshmorėve, e tė tillė janė edhe Fahriu e Bahriu, po nga kjo familje, tė cilėt vėrtet vdiqėn, mirėpo si dy lulėkuqe tani lulėzojnė nė Kosovėn e lirė.

            Bahriu ishte i urtė dhe i dashur pėr tė gjithė dhe si i tillė arriti ta krijojė njė rreth tė gjerė shokėsh. Shkollėn fillore dhe atė tė mesme i kreu nė Prishtinė. Ishte nxėnės nė vitin e katėrt tė Gjimanzit “Sami Frashėri”, kur nė dhjetorin e vitit 1989 arrestohet pėr shkak tė veprimtarisė atdhetare dhe pastaj edhe dėnohet me burgim. Pas gjashtė muajve, lirohet nga burgu dhe kthehet dhe e pėrfundon gjimnazin. Nė vitin 1990 i filloi studimet nė Fakultetin Ekonomik.

             Ishte ndėr tė parėt qė filloi rrugėn ēlirimtare. Edhe pse nė moshė tė re, me pendė dhe me punė organizative, ēdoherė demaskonte politikėn paqėsore, duke forcuar rrugėn e lirisė. Shokėt e Bahriut thoshin: “Bahriu ishte njeriu i pushkės dhe i pendės, ishte njė atdhetar i cili dallonte nga shumė tė tjerė, duke dashur qė tė nxisė sa mė shumė luftėtarė tė lirisė edhe pėrmes pendės kundėr okupatorit”.

            Nė fillim tė vitit 1993, mori pjesė nė themelimin e LKĒK-sė. Zgjedhet anėtar i Kėshillit tė Pėrgjithshėm tė Pėrkohshėm dhe anėtar i Redaksisė sė “Ēlirimit”, organit tė LKĒK-sė, i cili u emėrtua me vetė propozimin e Bahriut.

            Gjatė arrestimeve tė muajve korrik-gusht tė vitit 1993, kėrkohet edhe Bahriu, i cili po nė atė kohė ndodhej nė Gjermani, pėr tė krijuar lidhje me shokėt jashtė vendit. Por, sėrish kthehet nė Kosovė dhe nga ai moment e deri nė vrasjen e tij jetoi dhe veproi ilegalisht, sė bashku me shokun, Agronin etj.

            Bahriu ndėrkohė kreu edhe detyrėn e kryeredaktorit nė gazetėn “Ēlirimi”, si dhe vazhdoi tė jetė anėtar i Kėshillit tė Pėrgjithshėm tė LKĒK-sė. Bahriun afėr pesė vjet tė ilegalitetit vetėm e forcuan, nuk u dėshpėrua asnjėherė, sepse ishte i sigurt nė rrugėn qė kishte zgjedhur.

            Bahriu i qėndroi besnik betimit tė dhėnė para varrit tė  vėllait, Fahriut, dhe tė shokėve tė idealit, se pėr ēlirimin e bashkimin e atdheut do tė punojė gjithmonė.

            7 maji i vitit 1998 do tė jetė ēdoherė kujtim plot dhembje pėr Kosovėn, Plavėn dhe gjithė viset e tjera shqiptare, qė e respektuan aq shumė, pėr hir tė trimėrisė pėr shumė kohė me radhė. Ideali i tij hyri nė shpirtrat e rinisė shqiptare, sė bashku me idealin e Agronit, Ilirit dhe shumė luftėtarėve tė tjerė, duke u bėrė ēdoherė forcė morale pėr tė luftuar pėr liri deri nė fund.

 

 

 

Jetullah Mehmet Islami

 

Jetullah Mehmet Islami

            (14.6.1950 - 2.6.1999)

 

 

            Jetullah Islami, nga Dyzi i Podujevės, ishte ndėr ushtarėt e parė tė UĒK-sė tė Zonės Operative tė Llapit, qė u rendit nė radhėt e luftės pėr liri. Ai qė herėt e shpėrndante “Lajmėtarin e Lirisė”, dhe me tė vėrtetė ky lajmėtar i lirisė gjithēka i fali kėsaj toke tė Dardanisė.

            Jetullahu u lind mė 14 qershor 1950, nė Dyzin malor. Aty i mėsoi shkronjat e para. Mė vonė, mėsimet i vijoi nė Batllavė, ku e pėrfundoi shkollėn fillore me sukses tė shkėlqyeshėm dhe sjellje shembullore. Pasi kishte kryer shkollėn fillore, regjistrohet  nė shkollėn e mesme “Selvira Tomazini” nė Mitrovicė, duke iu falėnderuar dajėve tė tij. Me shumė vuajtje kishte  arritur tė diplomojė.

            Dashuria e madhe pėr ta njohur historinė kombėtare e shtyri qė tė regjistrohet nė Fakultetin Filozofik - Dega e Historisė, pranė Universitetit tė Prishtinės.

            Jetullahu nė rininė e tij tė hershme kyēet nė radhet e ilegales, duke shpėrndarė fletushkėn “Lajmėtari i Lirisė”, sė bashku me shokėt e asaj kohe, nė mesin e tė cilėve ishte edhe Fehmi Berisha.

            Demonstratat e vitit 1981, pėr Jetullahun ishin njė Rilindje e dytė e madhe Kombėtare pėr Kosovėn. Pėr shkak tė aktivitetit tė tij politik antijugosllav dhe pjesėmarrjes nė demonstrata, Jetullahu burgoset mė 18 maj 1981. Me procedurė tė shpejtė, dėnohet me dy muaj burgim. Se sa i rendėsishėm ishte Jetullahu pėr grupin tė cilit i takonte, tregon edhe vetėpėrmbajtja dhe qėndrimi burrėror i anėtarit tė kėtij grupi Fehmiut, i cili pėrgjegjėsinė e mori mbi vete, duke u dėnuar me 10 vjet burgim vetėm e vetėm qė tė mos zbulohen shokėt tė cilėt kryenin aktivitete politike dhe kombėtare, duke shumėzuar dhe shpėrndarė afishe dhe pamflete.

            Jetullahun, pas daljes nga burgu, e largojnė edhe nga puna, ku punonte si arsimtar nė shkollėn fillore tė fshatit Dyz. Ky arsimdashės mė herėt ka punuar nė shkollat fillore, si nė Dyz, Koliq e Prapashticė, duke bėrė shumė rrugė vetėm e vetėm qė t`u shpjegonte brezave tė rinj historinė ashtu si e dinte ai, nė frymėn patriotike e kombėtare.

            Rrėnimi i autonomisė dhe jeta plurale nė vitet `90-tė Jetullahun e lidhin edhe mė shumė me ēėshtjen kombėtare. Nė atė kohė rifilloi tė punojė nė shkollėn fillore tė fshatit Dyz. Nė ndėrkohė bashkėfshatarėt e zgjodhėn kryetar tė Aktivit tė LDK-sė nė fshat, sepse Jetullahu ishte ai i cili i kuptonte hallet e tyre dhe dinte ta bashkonte masėn.

            Nuk kaloi shumė kohė dhe ky virtyt i tij doli nė pah. Nė vitin 1991 serbėt, me policinė dhe ushtrinė e tyre, sulmuan fshatin Tėrnavė. Jetullahu nuk qėndroi duarkryq, por organizoi fshatarėt (shumica e tė cilėve ishin shokė tė aktivitetit), pėr t`i dalė nė ndihmė fshatit qė u sulmua brutalisht nga serbėt. Ky akt i Jetullahut pėr policinė serbe, e sidomos pėr servilėt e tyre (disa shqipfolės), ishte shkak qė tė ndiqej kėmba-kėmbės pėr disa vite me radhė.

            Jetullahu ishte ēdo herė i etur pėr dituri, por varfėria dhe shkaqet tjera subjektive, atij ia shtynė diplomimin nė fakultet, tė cilin e pėrfundoi nė vitin 1993.

            Nė kėtė vit ai zgjedhet drejtor i Shkollės fillore “Luigj Gurakuqi”, nė Batllavė. Kėtė detyrė ai e arsyetoi me punėn e tij tė zellshme, e kėtė ia ndaloi policia serbe, duke e arrestuar po nė kėtė vit.

            Pėr tetė ditė rresht maltretohet brutalisht, sepse nga ai kėrkohej sqarim rreth “Rastit tė Tėrrnavės”. Pas rrahjeve tė shumta nga policia, ai shpeshherė binte nė njė gjendje kritike, duke e humbur shpeshherė edhe vetėdijen. Ishte kjo njė gjendje jo e favorshme edhe pėr policinė, sepse ai nuk ishte nė gjendje tė fliste nga tė rrahurat. Ata pėr njė kohė e lirojnė me qėllim qė kinse Jetullahu tė “mendohet”. Jetullahu shfrytėzoi rastin dhe kaloi ilegalisht nė Shqipėri, ku edhe qėndroi afėr dhjetė muaj. Atje, nė mesin e shumė shokėve qė takoi, ishte edhe Zahir Pajaziti. Nga Shqipėria shkoi nė Gjermani, ku dy vjet punoi si mėsues i fėmijėve tė bashkatdhetarėve tanė atje dhe njėkohėsisht angazhohej rreth ēėshtjės kombėtare.

            Krenaria e tij atdhetare e kultivuar me kujdesin e njė patrioti tė ēėshtjės kombėtare gjeti shprehje mė sė miri me kushtrimin e vendlindjes pėr liri. Ishte kjo njė jetė e tėrė ku arsimi dhe lufta pėr vlerat njerėzore janė mbėrthyer nė njė Jetullah Islam. Ai kaloi Alpet dhe erdhi nė  Shalė tė Bajgorės, qė tė bashkohet me luftėtarėt e lirisė.  Ai qysh herėt donte tė nguliste nė zemėr dhe mendje tė ēdo shqiptari se lufta pėr liri tė atdheut ėshtė e shenjtė. E shenjtė ishte edhe Lufta e Kaēandollit, ku ai mori pjesė dhe u tregua guximtar i rrallė.

            Pas ofensivės, emėrohet depoist i Brigadės 152 nė Bradash, ku qėndroi deri nė maj tė vitit 1999, kur kaloi nė anėn lindore tė Zonės, Dyz e Koliq.

            Mė 2 Qershor 1999, u vra nė fshatin e tij tė lindjes, tė jetės ilegale, aty ku mėsoi e ligjėroi pėr ēėshtjen kombėtare, pėr jetėn, pėr Kosovėn e lirė dhe demokratike.

            Jetullahu me bashkshortėn Feriden kanė gjashtė fėmijė, katėr djem e dy vajza, tė cilėt jetojnė nė fshatin Dyz, nė njė gjendje tė rėndė ekonomike, por krenarė qė kishin njė burrė dhe baba tė tillė.

 

 

Kadri Salih Qerimi - Komandant Njėsiti

 

Kadri Salih Qerimi - Komandant Njėsiti

(10.12.1968 – 19.4.1999)

            Nė fshatin Katunishtė jeton familja e gjerė Qerimi, e njohur pėr urti, bujari e atdhedashuri.

            Kadri Qerimi u lind mė 10 dhjetor 1968 nė fshatin Katunishtė. Shkollėn fillore e kreu si nxėnės i shkėlqyeshėm. Shkollėn e mesme e kreu nė Podujevė, nė Drejtimin e Ndėrtimtarisė. Studimet i vazhdoi nė tė njėjtin drejtim nė Fakultetin e Ndėrtimtarisė, tė cilat i ndėrpreu pėr shkaqe ekonomike nė vitin e dytė.

            Edhe pse studionte ndėrtimtarinė, Kadriu e adhuronte letėrsinė, posaēėrisht Rilindjen Kombėtare, dhe gjithmonė Kosovėn e shihte si njė hallemadhe, pa liri.

            Pas ndėrprerjes sė studimeve, pėr njė kohė tė shkurtėr shkoi nė Slloveni, e pastaj u kthye tek i ati, pėr t`i ndihmuar rreth punėve nė sharrė.

            Demonstarat e viteve 1988-1989 Kadriun e frymėzojnė shumė rreth ēėshtjes kombėtare. Kėtė e dėshmoi ēdo herė me pjesėmarrjen e tij nė to. Deri nė vitin 1995 asgjė nuk kurseu pėr afirmimin e ēėshtjės kombėtare. Nė kėtė vit mori rrugėn e mėrgimit pėr nė Gjermani. Atje gjithmonė dha kontributin e tij pėr ēėshtjen kombėtare.

            Jehona e krismave tė pushkėve tė lirisė dhe zgjerimi i UĒK-sė, e gėzuan pa masė. Nė shtator tė vitit 1998, nga Gjermania erdhi dhe hyri nė radhėt e UĒK-sė. Pas dy ditėsh qė u kthye nga Gjermania, sė bashku me disa shokė luftėtarė tė UĒK-sė, shkoi nė Oshlan, ku nga atje sollėn njė rimorkio traktori tė mbushur me armė.

            Qė nga tetori 1998 hyri nė njėsitin e komandant Gjilanit nė Katunishtė, ku dallohet pėr vendosmėri e trimėri. Aty qėndroi deri nė fund tė nėntorit, e pastaj kaloi nė pozicionet luftarake nė fshatin Obranqė. Atje ishte i ngarkuar me mortajė. Nė  Ofensivėn e Dhjetorit luftoi sė bashku me babain dhe trimat e tjerė tė asaj ane nė njė distancė 100 metra nga armiku, duke i shkaktuar  armikut dėme tė mėdha. Jo vetėm nė kėtė ofensivė, por edhe nė ofensivat e tjera, Kadriu tregoi se ėshtė njė liridashės i madh.

            Kadriu mori pjesė nė Ofensivėn e 24 Marsit nė Katunishtė. Atje qėndroi gjer mė 18 prill 1999, kur edhe caktohet komandant njėsiti dhe menjėherė dėrgohet si pėrforcim nė fshatin Pakashticė. Kadriu  u vra gjatė luftimeve tė rrepta qė zhvilloheshin mė 19 prill 1999.

            Kadriu ishte i martuar me Safete Kajtazin nga Pakashtica dhe kishin dy fėmijė, Blerinėn katėrvjeēare dhe Valdrinin dhjetėmuajsh.

            Edhe pak fjalė, lexues i nderuar, pėr familjėn e kėtij dėshmori. Babai i Kadriut Salihu, qė ishte njeri i shkolluar dhe shumė i dhėnė pas ēėshtjes kombėtare, duke filluar qė prej vitit 1981 nė demonstratat antijugosllave dhe gjer mė zgjerimin e UĒK-sė, dha njė kontribut jashtėzakonisht tė madh, duke ndihmuar moralisht, materialisht dhe fizikisht.

            Nė Ofensivėn e Dhjetorit tė vitit 1998, mė 27, nė Obranēė, sė bashku me tre shokė dhe djalin Kadriun, kishin bėrė njė qėndresė heroike duke i shkaktuar armikut humbje nė njerėz dhe teknikė lufte. Salihu mori pjesė nė tė gjitha betejat qė zhvilloheshin nė ato anė.

            Mė 17 qershor 1999 ėshtė gjetur i vrarė nė shtėpinė e Nezir Jahės. Me nderime ushtarake ėshtė varrosur mė 19 qershor 1999.

            Babai, Salihu, dhe djali, Kadriu, pushojnė tė qetė nė Kosovėn e lirė.

 

Bedri Sejdi Bajrami - Beni

 

Bedri Sejdi Bajrami - Beni         

            (20.3.1974 – 27.1.1999)

 

“Virtytet e larta prej sportisti, i shndėrroi nė kohėn e duhur nė taktikė ushtarake”

Ishte ky mendim i gjithė shokėve tė tij

 

            Bedriu u lind mė 20 mars 1974, nė fshatin Mirofc tė Podujevės, nė njė familje tė varfėr, por tė urtė e bujare. I ati i tij, Sejdiu, njė kohė tė gjatė punoi punė krahu nė ndėrtimtari. Nga viti 1972, si shumė shqiptarė, edhe ai shkoi nė mėrgim, nė tokėn gjermane, ku punon edhe sot. Sejdiu pėrjetoi tė gjitha torturat dhe keqtrajtimet nga policia serbe. Nė dhjetor tė vitit 1998 e arreston policia serbe. Nė pyetjet e panumėrta qė i parashtruan inspektorėt serbė, ishte edhe ajo pėr tė birin e tij, Bedriun, i cili gjendej nė radhėt e UĒK-sė.

            Bedriu shkollėn fillore e kreu nė fshatin Ballofc, me sukses tė shkėlqyeshėm. Shkollėn e Mesme tė Bujqėsisė e kreu nė Podujevė, gjithashtu me sukses tė shkėlqyeshėm. Nė vitin 1993 - `94 u regjistrua nė Fakultetin e Kulturės Fizike nė Prishtinė dhe ishte student i vitit tė tretė. Gjatė studimeve tregoi suksese tė larta, veēanėrisht nė atletikė. Bedi ishte anėtar i Klubit tė Atletikės “Llapi”, ku arriti tė jetė kampion i Kosovės nė hedhjen e sferės dhe tė diskut. Rezultat i sukseseve tė tij ishte shpallja pėr katėr vjet radhazi nė mesin e dhjetė sportistėve mė tė dalluar tė Kosovės.

            Bedi me ėndje tė madhe ushtronte pranė klubit tė tij “Tė rinjtė e trevės sė Llapit”. Tė gjitha kėto ai i arriti nė sajė tė njė disipline dhe angazhimi tė pandėrprerė. Por, Bedi ishte njė njeri i cili pos sportit ndiente nė shpirt dhembjet, vuajtjet dhe nėnshtrimin e popullit tė tij. Kėtė e shprehu pėrmes pjesėmarrjes sė tij nė protestat e tetorit 1997 dhe tė gjitha tė tjerat nė vazhdim.

            Shpėrthimi i Luftės Ēlirimtare nė Kosovė Benin e gjen tė gatshėm qė ta japė gjithė  kontributin e tij nė kėtė luftė. Ai hyn qė nė fillim nė radhėt e UĒK-sė nė Zonėn Operative tė Llapit, konkretisht nė Zabėrgjė, ku edhe i kreu ushtrimet ushtarake. Pas ushtrimeve tė para ushtarake, dėrgohet nė Bajgorė me detyrė tė veēantė pranė Shtabit tė ZOLL – it.

            Me shpėrthimin e Ofensivės sė Kaēandollit, Beni mori pjesė nė kėto luftime edhe u dallua me trimėrinė e tij. Pas kėsaj lufte, Beni dėrgohet pėrkohėsisht nė Majac, Buricė, Potok dhe prapė nė Majac, ku caktohet zėvendėskomandant i Njėsisė Speciale “Komando”, me shifrėn “Dardania – 106”. Beni, nė fund tė nėntorit dhe fillim tė dhjetorit, dėrgohet nė Llapashticė, ku pėr njė kohė ushtroi rekrutėt e rinj tė kėsaj njėsie. Mori pjesė nė ofensivėn me rėndėsi historike pėr UĒK-nė dhe Kosovėn, pėrkatėsisht nė Ofensivėn e 24 Dhjetorit, e cila ishte me pėrmasa tė mėdha dhe qė pėrfshiu tė gjitha pozicionet perėndimore tė ZOLL-it, duke filluar nga Majaci e gjer nė Katunishtė. Beni nė kėto luftime ishte hero i gjallė dhe nuk ka fjalė qė tė pėrshkruhet trimėria dhe heroizmi i tij. Ai nuk tėrhiqej nga fronti edhe kur shokėt e tij e kėshillonin qė tė tėrhiqej, ai shprehej se, ”Shkau nuk ka plumb pėr mua¼”.

            Nė luftimet e Janarit, Beni me njėsitin e tij, u ndihmoi njėsiteve tė UĒK-sė nė Majac, dhe atje gjatė luftimeve mė 27 janar 1999 ra heroikisht. Kjo ditė ishte ngritja e tij nė altarin e lirisė. Beni jetoi, luftoi dhe ra heroikisht, duke u kthyer nė ideal pėr shokėt e tij dhe mbar popullin shqiptar.

 

Bedri Fazli Ahmeti - Bedi, komandant Kompanie

 

Bedri Fazli Ahmeti - Bedi, komandant Kompanie

(1.8.1969 - 24.3.1999)

 

            Bedriu u lind mė 1.8.1969, nė Llapashticė tė Epėrme. Shkollėn fillore e mbaroi nė vendlindje, ndėrsa tė mesmen nė Podujevė. Rrjedh prej njė familjeje me gjendje tė mesme ekonomike. I ati, Fazliu, ishte mėsues pėr disa vite nė Pollatė. Si shumė tė rinj, qė morėn nė sy kurbetin, edhe Bedriu, nė moshė tė re, shkoi nė Perėndim. Masakrat nė Drenicė dhe dhuna e shtuar nga okupatorėt serbė, Bedriun e kishin shqetėsuar dhe nuk e linin tė qetė. Ky atdhetar, me shumė shokė, la bulevardet e Perėndimit dhe u nis drejt maleve tė Kosovės, qė tė bashkohej me kreshnikėt e bjeshkėve tona.

Bedriu qėndroi disa ditė nė Shqipėri dhe mė vonė erdhi nė Bajgorė, ku pas disa ditėsh u emėrua komandues togu, pasi qė kishte njohuri pėr artin ushtarak. Nė kėtė drejtim, Bedi dha njė kontribut tė madh pėr pėrgatitjen e ushtarėve, si dhe nė strategjinė ushtarake. Mė vonė, caktohet nė Llapashticė tė Epėrme, “Te Nelakėt”. Nė mesin e nėntorit caktohet komandant Pike, “Te Tabet e Llapashticės” (Ulpiana - 39), ku edhe qėndroi i paepur deri nė fund.

            Bedi gjithmonė u tregua komandant i zoti. E gėzonte pa masė lindja dhe rritja e ushtrisė sonė, pėr tė cilėn nuk kurseu asgjė. Shtėpinė e tij, njė kohė, UĒK-ja, e kishte bazė tė Sektorit tė Sanitetit. Kėtu, motra Ganimetja, bėnte pjesė nė kėtė ekip.

            Bedi, me 24 dhjetor, tregoi trimėri tė rrallė, nė ofensivėn e njohur nė Llapashticė, duke qėndruar i palėkundur  nė vendqėndrimin e tij, “Te Zabeli i Behramit”, duke iu bėrė ballė tė gjitha sulmeve serbe.

            Bedi hyri  nė pranėverėn e lirisė. Me gulinov nė dorė i rrinte pėrballė Serbisė, i shikoi aguliqet, Bedi e shikoi Kodrėn e Bajrakut e Llapit si Llap, nuk i hyri nė hak, mė 24 mars nė istikam dhėmbė pėr dhėmbė me serbėt, ky kreshnik ra yll i lirisė.

 

Nga libri " Dėshmorėt e UĒK-ės Zona Operative e Llapit" - me autorė SKENDER ZHITIA

Pėr www.besiana.de pregaditi Selim Haziri

  VDEKJES TĖNDE NUK I BESOJ...

kushtuar Dėshmorėve, qė shkuan nga diaspora tė luftojnė pėr lirinė e Kosovės

Ti, Luftėtar i lirisė
Nė shtratin e flakės sė maleve
Nuk shkove pėr t'u shtrirė nė pushime verore
mbi trupat e femrave tė masakruara
nuk shkove tė dehesh nė aventura
Mbi kufomat e njoma tė fėmijėve 
nuk shkove tė mbash konferenca pacifiste
Mbi varret e njėmijta tė Kosovės 
nuk shkove tė tallesh me fjalėn Pavarėsi
Nuk shkove as t'u thuash bedeneve tė Adem Jasharit
Dorėzo armėt!

Ti, Luftėtar i lirisė
Nuk rroke armėt nė duar
Ta shesėsh atdheun nė tregjet ndėrkombėtare dhe tė Serbisė
As tė bėsh marrėveshje me xhelatin si t'i vrasėsh kryengritėsit nė male
As nuk shkove tė luash me Predikuesin e Paqes
Lojėn e opcioneve nė tavolinėn e tė Premteve!

Ti, Luftėtar i lirisė
Nė Frontin e Luftės nuk shkove si turist
Ti, hyre nė gjiun e tokės ushtar i popullit
Me shpirtin e fitores sė madhe tė UĒK
Me betimin e flamurit dhe tė pushkės
E puthe tokėn e dashur dhe tė kallur tė Kosovės
I shpalose letėrnjoftimin e luftėtarit tė vuajtur tė burgjeve
Dhe i fole bjeshkės, gurit e plisit tė bardhė:
I sati Dėshmor jam unė, qė po flej nė shtratin e maleve!

Shkruaj pėr mua Kosovė, kur unė udhėtoj tek Dielli
Shkruaj, se unė, nuk jam i paidentifikuari i Kosovės
Unė kam emėr, mbiemėr, emblemėn e lindjes
Kam varrin tek dera e shtėpisė nė prehrin e nėnės

Shkruani pėr mua ju troje tė mia tė gjitha bashkė:
Nė atdhe u ktheva tė luftoj kundėr robėrisė
Nė Frontin e Luftės nuk erdha turist
Erdha si Skėnderbeu tek populli
Kosovės t'a sjellė lirinė

Vdekjes Tėnde nuk i besoj Dėshmor
Se Lufta pėr Ēlirim
Legjitim njeh vetėm trimin
Vdekja pėr Atdhe nuk e njeh vdekjen
Vdekjes Tėnde nuk i besoj...

 

Teuta Zymberi, Zvicėr

      

Gratis Homepage von Beepworld
 
Verantwortlich für den Inhalt dieser Seite ist ausschließlich der
Autor dieser Homepage, kontaktierbar über dieses Formular!