DOKUMENTE: Aktgjykimi i Grupit tė 21 studentėve, organizatorė tė demonstratave tė marsit 1981

 

NĖ "EMĖR TĖ POPULLIT" DĖNIME DRAKONIKE PĖR ORGANIZATORĖT E 11 DHE 26 MARSIT

 

         Mė 30 gusht 1981, pas disa muaj hetimi dhe keqtrajtimi nė paraburgim, Gjykata e Qarkut nė Prishtinė dėnon me gjithsej 223 vjet burgim grupin prej 21 studentėve shqiptarė, organizatorė tė demonstratave tė 11 dhe 26 marsit tė atij viti:

 

Gani Kocin - 15 vjet burg

Ali Lajēin - 15 vjet burg

Bajram Kosumin - 15 vjet burg

Merxhan Avdylin - 15 vjet burg

 

Murat Musliun - 13 vjet burg

Hamdi Hajdinin - 13 vjet burg

Riza Demajn - 13 vjet burg

Xun Ēetėn - 13 vjet burg

Hamdi Zymberin - 13 vjet burg

  

 

Kadri Kryeziun - 10 vjet burg

Januz Januzin - 10 vjet burg

Sylė Mujajn - 10 vjet burg

Musli Kosumin - 10 vjet burg

Halit Osmanin - 10 vjet burg

 

 

 Ramadan Dobrėn - 8 vjet burg

 Gani Maxhunin - 8 vjet burg

 Gani Vllahnėn - 8 vjet burg

 

 

Selim Gecin - 6 vjet burg

Bedri Deliun - 6 vjet burg

Ramė Demajn - 6 vjet burg

Fahri Ymerin - 6 vjet burg

 

 

 

         Vetėm njė ditė pasi ishin shuar me dhunė tė pėrgjakshme demon­stratat e 26 marsit tė vitit 1981, pushteti i atėhershėm nė Kosovė dhe nė Serbi tashmė kishte nė dorė organizatorėt kryesorė tė demon­stratave tė kėtyre ngjarjeve dhe tė atyre qė kishin ndodhur mė 11 mars tė atij viti.

 

         Ndėrkohė qė pėr disa organiza­torė tė tjerė pushtetit do t`i duhet tė presė deri nė prill, korrik e madje edhe deri nė gusht, qė t'u bjerė nė gjurmė dhe t`i arrestojė; mė 27 mars 1981, nė duart e pushtetit kishin rėnė Ali Lajēi, Bajram Kosumi, Riza Demaj e Sylė Mujaj, tė cilėt ishin arrestuar njė ditė mė parė, pas ndėrhyrjes brutale tė forcave policore nė konviktet e Qendrės sė Studentėve nė Prishtinė.

 

         Gjahu ndaj studentėve shqiptarė do tė vazhdojė edhe mė tej, ndėrsa grupi prej 21 studentėve qė pushteti i kishte identifikuar si organizatorė tė ngjarjeve "kundėrrevolucionare" tė 11 dhe 26 marsit 1981 do tė jenė njė kapital, pėr tė filluar njė maratonė gjyqėsore me shumė episode, nėpėr tė cilėn do tė kalojnė qindra dhe mijėra shqiptarė, nga ndėshkimi i tė cilėve, nė atė kohė, dikush do tė pėrfitojė edhe poste, ndėrkohė qė pushteti serb do tė krekoset para tė tjerėve se ka "zbuluar" cenuesit e rendit shoqėror e kushtetues tė Jugosllavisė.

 

         Mirėpo, siē do tė shihet mė vonė, kėto ngjarje do tė jenė ato qė do t'ia lėkundin themelet e asaj Jugosllavie, ku ndonėse proklamo­hej barazia, rreth dy milionė shqip­tarė trajtoheshin nė mėnyrė krejt tjetėr nga kombet dhe kombėsitė e tjera qė pėrbėnin federatėn e kri­juar kundėr vullnetit tė tyre. Mirėpo, para se bota tė mėsojė pėr kėtė pabarazi dhe mohim tė drej­tash pėr shumicėn nė Kosovė, shqiptarėt do tė paguajnė njė ēmim tė lartė, pjesė e tė cilit do tė jenė ndjekjet, vrasjet dhe dėnimet drakonike tė rinisė shqiptare nga pushteti i atėhershėm nė Kosovė, Serbi dhe pėrgjithėsisht nė Jugosllavi.

 

KUSH E UDHĖHOQI GJYKIMIN DHE KUR U ARRESTUAN ORGANI­ZATORĖT E 11 DHE 26 MARSIT?

 

         Njė dėnim i kėtillė, "nė emėr tė popullit" do t'u shqiptohet edhe grupit tė 21 studentėve shqiptarė tė Universitetit tė Prishtinės, tė cilėt mė 30 gusht tė vitit 1981, pas disa muaj hetimi dhe mbajtjes nė paraburgim, ku u ishin nėnshtruar keqtrajtimeve brutale, Gjykata e Qarkut nė Prishtinė, nė trupin gjykues, tė pėrbėrė prej gjyqtarit Orhan Rekathati, si kryetar i trupit, gjyqtarit tė deleguar tė Gjykatės sė Qarkut nė Prishtinė Isak Nushevcit dhe gjyqtarėve porotė: Ilaz Alija, Maksimoviq Dojqin dhe Nigiq Ljubisha, si anėtarė, do t'u shqiptojė njė dėnim prej 223 vjetėve burgim.

 

         Nė kėtė lėndė penale, 21 studentėt shqiptarė do tė gjykohen "pėr shkak tė veprave penale tė bashkimit pėr veprimtari armiqėsore nga neni 136 al.1. lidhur me nenin 114 i LP tė RFJ dhe tė cenimit kontrarevolucionar tė rregullimit shoqėror nga neni 114 i Ligjit Penal  tė Republikės Socialiste Federative tė Jugosllavisė, sipas aktakuzės tė Prokurorit Publik tė Qarkut nė Prishtinė Pr.nr.58/81 tė dt.14. gusht.1981, pas mbajtjes sė seancės kryesore publike mė dt: 28, 29 dhe 30. gusht.1981, e nė praninė e pėrfaqė­suesit tė palėve nė Prishtinė: prokurorit publik tė qarkut Pjetėr Kola, mbrojtėsve tė tė akuzuarve: avokatėve nga Prishtina Mehmet Dushku, Hasan Kryeziu, Zeqi Arni, Vukoje Jokoviq, Filipoviq Millorad, Zhivojin Jekanoviq dhe Franklin Sedaj.

 

         Tė akuzuar nė kėtė lėndė penale ishin: Gani Koci (1958), i lindur nė Polac tė Serbicės (tash Skėnderaj), asokohe student i Shkollės sė Lartė Pedagogjike nė Prishtinė dhe nė paraburgim prej 17 prillit 1981, Januz Januzi (1958), i lindur nė fshatin Lubizhdė-Istog, student i vitit IV tė Fakultetit Juridik, nė paraburgim prej 14 korrikut 1981, Ramadan Dobra (tash me mbiemrin Gashi), i lindur mė 1958 nė fshatin Krushevc-Serbicė (Skėnderaj), stu­dent i vitit IV tė Fakultetit Juridik nė Prishtinė, nė paraburgim prej datės 9 korrik 1981, Kadri Kryeziu (1958), i lindur nė Pagarushė­-Rahovec, student i vitit IV tė Fakultetit Juridik, nė paraburgim prej 12 korrikut 1981, Murat Musliu (1958), i lindur nė Likovc- Serbicė (Skėnderaj), student i Shkollės sė Lartė Pedagogjike - grupi "BAT", nė paraburgim prej 9 korrikut 1981, Selim Geci (1959), i lindur nė Llaushė- Serbicė (Skėnderaj), stu­dent i vitit I tė Fakultetit tė Shkencave Natyrore -dega e Kimisė nė Prishtinė, nė paraburgim prej 7 gushtit 1981, Bedri Deliu (1958), i lin­dur nė Rezallė- Serbicė (Skėnderaj), student i vitit IV tė Fakultetit Juridik nė Prishtinė, nė paraburgim prej 4 gushtit 1981, Ali Lajēi (1955), i lindur nė Malaj-Pejė, absolvent i Fakultetit Filozofik ­dega e letėrsisė dhe gjuhės shqipe, nė paraburgim prej 27 marsit 1981, Hamdi Hajdini (1952), i lindur Rahovicė- Preshevė, student i Fakultetit Filozofik - grupi i soci­ologjisė, nė paraburgim prej 29 majit 1981, Riza Demaj (1958), i lin­dur nė Shkrel-Pejė, student i vitit III tė Fakultetit tė Bujqėsisė nė Prishtinė, nė paraburgim prej 27 marsit 1981, Sylė Mujaj (1958), i lin­dur nė Dugaidh-Pejė, student i vitit IV tė Fakultetit tė Bujqėsisė nė Prishtinė, nė paraburgim prej 27 marsit 1981, Ramė Demaj (1956), i lindur nė Bogė-Pejė, absolvent i Fakultetit Filozofik, grupi i soci­ologjisė, nė paraburgim prej 15 qer­shorit 1981, Bajram Kosumi, i quaj­tur asokohe "Lam" (1960), i lindur nė Tugjevc-Kamenicė, student i vitit III tė Fakultetit Filozofik, nė paraburgim prej 27 marsit 1981, Musli Kosumi (1956), i lindur nė Tugjevc-Kamenicė, absolvent i Fakultetit Ekonomik nė Prishtinė, nė paraburgim prej 15 korrikut 1981, Gani Maxhuni (1957), i lindur nė fshatin Novosellė e Maxhunit­ Vushtrri, asokohe me fakultet tė kryer ekonomik nė Prishtinė, nė paraburgim prej datės 16 korrik 1981, Gani Vllahna (1956), i lindur nė Gjilan, absolvent i Fakultetit Ekonomik nė Prishtinė, nė paraburgim prej 9 korrikut 1981, Fahri Ymeri (1956), i lindur nė Sllatinė e Epėrme-Viti, absolvent i Fakultetit Ekonomik nė Prishtinė, nė paraburgim prej datės 15 korrik 1981, Halit Osmani (1958), i lindur nė fshatin Stanēiq-Gjilan, student i vitit tė III tė Fakultetit Filozofik, dega e Letėrsisė dhe Gjuhės Shqipe, nė paraburgim prej 9 korrikut 1981, Xun Ēeta (1956), i lindur Trubovc ­Istog, student i Shkollės sė Lartė Pedagogjike nė Prishtinė, nė paraburgim prej 6 qershorit 1981, Merxhan Avdyli (1961), i lindur nė Sadovinė e Jerlive-Viti, student i vitit III tė Fakultetit Filozofik - dega e Letėrsisė dhe Gjuhės Shqipe, nė paraburgim prej 18 prillit 1981, dhe Hamdi Zymberi (1959), i lindur nė Burnicė-Gjilan, student i vitit II tė Fakultetit Teknik, nė paraburgim qė nga data 28 prill e vitit 1981.

 

         Kėtyre tė akuzuarve, mė 30 gusht 1981, trupi gjykues, botėrisht, siē thuhet nė aktgjykim, ua kumtoi vendimin pėr shpalljen e tyre faj­torė pėr veprat, tė cilat atyre u vihen nė barrė, sipas aktakuzės sė ngritu­ra nga Prokuroria.

 

PĖR ĒKA I LA TRUPI GJYKUES FAJ­TORĖ 21 STUDENTĖT SHQIPTARĖ?

 

         Sipas aktgjykimit, trupi gjykues i lė fajtorė 21 studentėt shqiptarė, pėr veprat, tė cilat do tė pėrshkruhen nė vazhdim, ashtu siē janė pėrshkruar nė aktgjykim:

 

I :  Tė akuzuarit: Gani Koci, Januz Januzi, Ramadan Dobra, Kadri Kryeziu, Murat Musliu, Selim Geci e Bedri Deliu

 

         Mė 10 mars 1981, nė Konviktin e studentėve nė Prishtinė e formuan grupin me qėllim tė kryerjes sė veprave penale tė drejtuara nė rrėz­imin e pushtetit tė klasės punėtore e tė punonjėsve, minimin e rregullim­it shoqėroro ekonomik, tė pėrcaktu­ar me Kushtetutė, thyerjen e vėl­lazėrim -bashkimit e prishjen e barazisė sė kombeve e tė kombėsive dhe ndryshimin antikushtetues tė rregullimit federativ tė shtetit, kėshtu qė rreth orės 20:00, me ini­ciativėn e tė pandehurit Gani Koci, u mblodhėn nė dhomėn nr. 310, e hartuan planin e i caktuan rolet e veprimeve konkrete armiqėsore, ku pėrveē tjerash u morėn vesh qė tė ndėrmarrin aksione nėn pretekstin e "kushteve tė vėshtira", tė bėjnė ndėrprerjen e ushqimit nė Mensėn e Studentėve, tė njėjtėn ta bllokojnė, tė shkaktojnė tollovi, duke thyer inventarin, tė angazhojnė pėr aksione sa mė tepėr studentė e ithtarė dhe tė vazhdojnė demon­stratat nėpėr rrugėt e qytetit. E pas­taj, mė 11 mars 1981, paradite lajmėruan edhe shumė studentė tjerė, kurse nė orėn 18:00, nė dhomėn 312 edhe njė herė i detajuan detyrat e tyre dhe rreth orės 19:00 shkuan nė Mensė, ku ishte mbled­hur turma e studentėve, prapė i pėrkujtuan rolet e tyre dhe hynė brenda e filluan tė rrėzojnė e tė shkatėrrojnė tavolinat, karriget e inventarin, tė thyejnė xhamat e pjatat, tė brohorisnin "Duamė kushte", "Bukė", pas tė cilave veprime dolėn para mensės dhe duke u vėnė nė ballė tė turmės sė studentėve. sė bashku, vazhduan tė demonstrojnė nėpėr rrugėt e Prishtinės, duke brohoritur ndėr tė tjera edhe parulla "Duamė kushte mė tė mira"; "Poshtė borgjezia", "Unitetet", "Duam shokėt tė lirohen nga burgu", me ē' rast me gurė e shkopinj shkatėrruan edhe pasur­inė shoqėrore e private nė pėrmasa tė konsiderueshme, e mė vonė u kthyen nė mesin e konvikteve tė stu­dentėve, e gjerė nė orėn 05:00 kanė kėnduar kėngė dhe brohoritur parulla armiqėsore.

 

Pėrveē kėsaj:

 

I akuzuari Gani Koci

 

         Mė 25 mars 1981, me ftesėn e tė pandehurit Salih Salihu, ka shkuar nė shtėpinė e tij nė Podujevė, ku ėshtė mbajtur mbledhja konstituive e grupit ilegal "Shaban Shala" dhe janė bėrė pėrgatitjet pėr demon­stratat mė 1 e 2 prill 1981 nė Podujevė, me ē' rast si emisar nga Prishtina, ka dhėnė shpjegime pėr mėnyrėn e organizimit dhe daljes nė demonstrata si dhe pėr parullat armiqėsore qė duhet tė pėrdoren e brohoritur, e pastaj me 26 mars 1981 te konviktet e studentėve nė Prishtinė ka marrė pjesė aktive nė demonstratat e organizuara armiqėsore me karakter kontrarev­olucionar, ku janė brohoritur parul­la e ngritur transparentet me pėrm­bajtje armiqėsore;

 

I akuzuari Januz Januzi

 

         Mė 26 mars 1981, te Konviktet e Studentėve nė Prishtinė ka marrė pjesė aktive nė demonstratat e orga­nizuara armiqėsore me karakter kontrarevolucionar, ku janė bro­horitur parullat e ngritur transpar­entet me pėrmbajtje armiqėsore;

 

I akuzuari Kadri Kryeziu

 

         Mė 26 mars 1981, te Konviktet e studentėve nė Prishtinė, ka marrė pjesė aktive nė demonstratat e orga­nizuara armiqėsore me karakter kontrarevolucionar, ku pėrveē tjerash janė brohoritur parullat e ngritur transparentet me pėrmbajt­je armiqėsore;

 

I akuzuari Murat Musliu

 

         Mė 26 mars 1981, dhe mė 2 prill 1981, te Konviktet e studentėve nė Prishtinė ka marrė pjesė aktive nė demonstratat e organizuara armiqėsore me karakter kontrarevolucionar, ku janė brohoritur parul­lat e ngritur transparentet me pėrmbajtje armiqėsore, me ēka secili, veē e veē, kanė kryer veprėn penale tė bashkimit pėr veprimtari armiqėsore nga neni 136 al.1 lidhur me nenin 114 tė Ligjit Penal  tė Republikės Socialiste Federative tė Jugosllavisė.

 

 

II : Tė akuzuarit: Ali Lajēi, Hamdi Haldini, Riza Demaj, Sylė Mujaj e Ramė Demaj

 

         Mė 25 mars 1981, nė Konviktin e Studentėve nė Prishtinė e formuan grupin me qėllim tė kryerjes sė veprave penale tė drejtuara nė rrėz­imin e pushtetit tė klasės punėtore e tė punonjėsve, minimin e rregullim­it shoqėroro ekonomik tė pėrcaktu­ar me kushtetutė, thyerjen e vėl­lazėrim- bashkimit e prishjen e barazisė sė kombeve e kombėsive dhe ndryshimin antikushtetues tė rregullimit federativ tė shtetit, kėshtu qė rreth orės 21:00, me ini­ciativėn e tė pandehurit Ali Lajēi, u mblodhėn nė dhomat 402 e 403, e hartuan planin e i caktuan rolet e veprimeve konkrete armiqėsore, ku pėrveē tjerash u morėn vesh qė tė ndėrmarrin aksionet e organizimit tė demonstratave nėn pretekstin "e mbrojtjes sė interesave tė studen­tėve", pėrpiluan me dorė tekstin pėr "Kėrkesat" e shtypėn nė makinė, shkruan shumė parulla dhe trans­parente, qė do tė ngriheshin nė turmė, i caktuan personat qė tė nesėrmen nė mėngjes kanė pasur pėr detyrė t'i bllokojnė konviktet e tė sigurojnė e angazhojnė sa mė tepėr studentė. Dhe, kur nė orėn 05:00 i kryen tė gjitha pėrgatitjet, mė 26 mars 1981, nė orėn 06:00, anėtarėt e caktuar mė parė, i bllokuan studen­tėt tė dalin nė tubim e tė kundėrsh­tojnė ēdo urdhėr tė organeve tė sig­urimit. Pas grumbullimit tė turmės i pandehuri Riza Demaj lexoi "Kėrkesėn" me kėtė fjali tė fundit: "Ne mos jo, jemi tė gatshėm nė ēdo gjė", e pastaj turmės iu drejtua i pandehuri Ali Lajēi, lidhur me shfrytėzimin e xeheve tė Trepēės e pėr regjistrimin e popullsisė vazh­don tė flasė edhe i pandehuri Hamdi Hajdini, u ngritėn parullat e trans­parentet e pėrgatitura me kėtė pėrmbajtje: "POSHTĖ BORGJEZIA", "UNITET", "TREPĒA PO PUNON PĖR TĖ TJERĖT", “DUAM KUSHTE" e mė vonė edhe ato tė tjerat siē janė: "BASHKIMI I VISEVE SHQIPTARE", "NE NUK JEMI JUGOSLLAVĖ, POR SHQIPTARĖ", "DUAM REPUBLIKĖ", "REPUBLIKĖ, KUSHTETUTĖ, JA ME HATĖR JA ME LUFTĖ". Gjatė bro­horitjes u propozua dalja nė qytet, pėr ēka e dha pėlqimin edhe i pan­dehuri Ali Lajēi, mirėpo me tė nisur nga konviktet janė penguar nga organet e sigurimit, pėr ēka dhe demonstruesit u janė kundėrvėnė me gjuajtjen e gurėve, dhe kanė vazhduar tė brohorisin parulla me pėrmbajtje armiqėsore e kontrarevolucionare e tė shkatėrrojnė pasur­inė shoqėrore gjer nė orėt e vona tė natės.

 

Pėrveē kėsaj:

 

I akuzuari Ali Lajēi

 

         Mė 11 mars 1981, nė orėn 22:30 para Mensės sė Studentėve nė Prishtinė mori pjesė aktive nė grupin e demonstruesve, me ērast hipi nė njė trafostacion dhe iu drej­tua turmės me kėto fjalė: "Ē'ėshtė kjo forcė, energji e gjak rinor, ē'ėshtė ky vurmak - jepni vurmak", pas tė cilave fjalė demonstruesit vazhduan tė brohorisin parullat "KUSHTE", "POSHTĖ BORGIEZIA", etj. I kanė gjuaj­tur me gurė organet e sigurimit, dhe mė vonė sė bashku me turmėn gjer nė orėn 05:00 tė mėngjesit kanė qėn­druar nė rrethin e konvikteve, ku janė kėnduar kėngė e brohoritur parullat armiqėsore;

 

I akuzuari Riza Demaj

 

         Mė 11 mars 1981, nė orėn 19:00 para Mensės sė Studentėve nė Prishtinė, mori pjesė aktive nė grupin e demonstruesve, sė bashku me turmėn ėshtė nisur nėpėr rrugėt e qytetit me ē'rast janė brohoritur parullat armiqėsore "Poshtė borgjezia", "Unitet", "Duam shokėt tė lirohen nga burgu", "Duam kushte mė tė mira", dhe ėshtė shkatėrruar pasuria shoqėrore e private nė pėrmasa tė kon­siderueshme;

 

I akuzuari Sylė Mujaj

 

         Mė 11 mars 1981, nė orėn 19,00 para Mensės sė Studentėve nė Prishtinė, mori pjesė aktive nė grupin e demonstruesve dhe sė bashku me turmėn ėshtė nisur nėpėr rrugėt e qytetit, me ē'rast janė brohoritur parullat armiqėsore: "POSHTĖ BORGJEZIA", "UNITET", "DUAM SHOKĖT TĖ LIROHEN NGA BURGU", "DUAM KUSHTE MĖ TĖ MIRA", e pastaj edhe shkatėrruar pasuria shoqėrore dhe private nė pėrmasa tė konsiderueshme, me ēka secili veē e veē, kanė kryer veprėn penale tė bashkimit pėr veprimtari armiqėsore nga neni 136 al. 1. lidhur me nenin 114 tė Ligjit Penal  tė Republikės Socialiste Federative tė Jugosllavisė.

 

III: Tė akuzuarit Bajram Kosumi, Musli Hosumi, Gani Maxhuni, Gani Vllahna, Fahri Ymeri e Halit Osmani

 

         Pėr tė kryer vepra penale tė drej­tuara nė rrėzimin e pushtetit tė klasės punėtore e tė punonjėsve, minimin e rregullimit shoqėroro ­ekonomik tė pėrcaktuar me kushte­tutė, thyerjen e vėllazėrim-bashkim­it e prishjen e barazisė sė kombeve e kombėsive dhe ndryshimin antikushtetues tė rregullimit federativ tė shtetit, nė muajin janar 1980, nė konviktin e studentėve nė Prishtinė, nė dhomėn ku banonte i pandehuri Gani Maxhuni, me ini­ciativėn e tij formuan grupin ilegal armiqėsor, e pėr kryetar e zgjodhėn tė pandehurin Bajram Kosumi, e pėrpiluan dhe e dhanė betimin me kėtė tekst: "Betohemi nė besėn e shqiptarėve e nė flamurin shqiptar se do tė luftojmė pa ndėrprerė nė bashkimin e viseve shqiptare", e hartuan "Programin-statutin", ku pėrveē tjerash ėshtė paraparė ngrit­ja ideore e anėtarėve, furnizimi me materiale e literaturė armiqėsore, pėrftimi i ithtarėve tė rinj, lufta kundėr sllavizmit dhe nė fund bashkimi i KSA tė Kosovės me RPS tė Shqipėrisė, mbajtjen shumė mbledhje e i pėrcaktuan pseudonimet, shkėmbyen e lexuan literaturė me pėrmbajtje armiqėsore, siē janė: "Vetadministrimi jugosllav, teori dhe praktikė kapital­iste", "Grushta dheu", "Grushta gjaku", "Grushta revolucioni", "Bashkimi", "Zėri i Kosovės", "Lajmėtari i lirisė", "Liria", etj.  Dhe, ndėrmorėn pėrgatitjen e aksioneve konkrete, ndėr tė tjera edhe pėr heq­jen e fotografisė sė shokut Tito nga salla nė konvikt dhe shqyerjen e fla­murit shtetėror, tė cilin aksion nuk e realizuan, si dhe bėnė angazhimin e anėtarėve tė rinj nė formimin e grupeve tė reja, nė principin e "Treshit".

 

Pėrveē kėsaj:

 

I akuzuari Ba,jram Kosumi

 

         Mė 11 mars 1981, nė orėn 19:00 para mensės sė studentėve nė Prishtinė mori pjesė aktive nė grupin e demonstruesve e sė bashku me turmėn ėshtė nisur nėpėr rrugėt e qytetit, me ē' rast janė brohoritur parullat armiqėsore "POSHTĖ BORGJEZIA", "UNITETET", "DUAM SHOKĖT TĖ LIROHEN NGA BURGU", “DUAM KUSHTE MĖ TĖ MIRA", dhe pastaj ėshtė shkatėrruar pasuria shoqėrore e private nė pėr­masa tė konsiderueshme, gjithash­tu mė 25 mars 1981, prej orės 21:00 e deri nė orėn 05:00 nė dhomat 402 e 403 tė konviktit nr: 3 tė studentėve mori pjesė nė grupin qė mbajti mbledhje lidhur me organizimin e aksioneve pėr datėn 26 mars 1981, u dakordua nė planin e hartuar, shkroi me makinė shtypi "KĖRKESĖN" qė e kishte pėrpiluar i pandehuri Ali Lajēi, i njoftoi shokėt e tij se duhet bllokuar konviktet dhe prej orės 06:00 mori pjesė aktive nė demonstratat armiqėsore me karak­ter kontrarevolucionar, tė orga­nizuara para konvikteve tė studen­tėve nė Prishtinė, ku janė brohorit­ur parullat dhe ngritur transpar­entet me pėrmbajtje armiqėsore;

 

I akuzuari Musli Kosumi

 

         Mė 11 mars 1981, nė orėn 19:00 para mensės sė studentėve nė Prishtinė, mori pjesė aktive nė grupin e demonstruesve e sė bashku me turmėn ėshtė nisur nėpėr rrugėt e qytetit, me ē' rast janė brohoritur parullat armiqėsore: "POSHTĖ BORGJEZIA", "UNITET", "DUAM SHOKĖT TĖ LIROHEN NGA BURGU", "DUAM KUSHTE MĖ TĖ MIRA" dhe pas­taj ėshtė shkatėrruar pasuria shoqėrore e private nė pėrmasa tė konsiderueshme;

 

I akuzuari Halit Osniani

 

         Mė 11 mars 1981, nė orėn 19:00, para mensės sė studentėve nė Prishtinė, mori pjesė aktive nė grupin e demonstruesve e sė bashku me turmėn ėshtė nisur nėpėr rrugėt e qytetit, me ē' rast janė brohoritur parullat armiqėsore: "POSHTĖ BORGJEZIA", "UNITET", "DUAM SHOKĖT TĖ LIROHEN NGA BURGU", "DUAM KUSHTE MĖ TĖ MIRA" dhe pas­taj ėshtė shkatėrruar pasuria shoqėrore e private nė pėrmasa tė konsiderueshme. Dhe, pastaj mė 1 prill 1981, po ashtu, ka marrė pjesė aktive nė demonstratat armiqėsore me karakter kontrarevolucionar, duke qėndruar nė grupin i cili para konvikteve dhe nėpėr rrugėt e Prishtinės, ka brohoritur parulla armiqėsore dhe ka shkatėrruar pasurinė shoqėrore, me ēka, secili veē e veē, ka kryer veprėn penale tė bashkimit pėr veprimtari armiqėsore nga neni 136 al. 1. lidhur me nenin 114 tė Ligjit Penal  tė Republikės Socialiste Federative tė Jugosllavisė.

 

 

IV: I akuzuari Xun Ēeta

 

Mė 26 mars 1981, dhe 1 e 21981, nė Prishtinė, kreu vepėr penale tė drejtuar nė rrėzimin e pushtetit tė klasės punėtore e tė punonjėsve, minimin e rregullimit shoqėror ekonomik tė pėrcaktuar me kushte­tutė, thyerjen e vėllazėrim­bashkimit e prishjen e barazisė sė kombeve e tė kombėsive si dhe ndryshimin antikushtetues tė rreg­ullimit federativ tė shtetit, kėshtu qė mė 26 mars 1981, prej orėve tė mėngjesit te konviktet e studentėve mori pjesė aktive nė grupin qė organizoi demonstratat armiqė­sore me karakter kontrarevolu­cionar, ku i shkroi e i pėrdori parul­lat: "BASHKIMI I VISEVE SHQIPTARE", "NE NUK JEMI JUGOSLLAVĖ, POR SHQIP­TARĖ", "DUAM REPUBLIKĖ", etj., E thirri turmėn qė tė nisen nė qytet drejt Komitetit Krahinor, e mė vonė u gjend nė ballė tė grupit qė u nis pėr tė depėrtuar nėpėr rrugėt e Prishtinės, pastaj mė 1 e 2 prill 1981 nėpėr rrugėt e Prishtinės, po ashtu mori pjesė aktive nė grupin qė i organizoi demonstratat, brohoriti parullat me pėrmbajtje armiqė­sore, me ē' rast u shkatėrrua edhe pasuria shoqėrore e private nė pėr­masa tė konsiderueshme; me ēka ka kryer veprėn penale tė cenimit kontrarevolucionar tė rregullimit shoqėror nga neni 114 tė Ligjit Penal  tė Republikės Socialiste Federative tė Jugosllavisė.

 

V: I akuzuari Merxhan Avdyli


         Qė nga viti 1978 ka filluar tė lexo­jė e tė shkėmbejė literaturė me pėrmbajtje armiqėsore, kurse mė 11 e 26 mars dhe 1 e 2 prill 1981, nė Prishtinė, kreu vepėr penale tė drej­tuar nė rrėzimin e pushtetit tė klasės punėtore e tė punonjėsve, minimin e rregullimit shoqėroro­ ekonomik tė pėrcaktuar me kushte­ tutė, thyerjen e vėllazėrim-bashkim­it e prishjen e barazisė sė kombeve e tė kombėsive si dhe ndryshimin antikushtetues tė rregullimit feder­ativ tė shtetit, kėshtu qė mė 11 mars 1981, rreth orės 19,00, para mensės sė studentėve, iu ėshtė bashkangji­tur turmės dhe ka vazhduar tė demonstrojė nėpėr rrugėt e Prishtinės, me ē' rast janė brohorit­ur parullat me pėrmbajtje armiqė­sore, mė 26 mars 1981, prej orės 06:00
e deri nė orėn 16:00 te konviktet e studentėve ka marrė pjesė aktive nė grupin qė organizoi demonstratat me karakter kontrarevolucionar, e po ashtu, edhe mė 1 e 2 prill 1981, iu ėshtė bashkangjitur turmės sė de­monstruesve nėpėr rrugėt e Prishtinės, me ē' rast janė bro­horitur parullat armiqėsore me karakter kon­trarevolucionar dhe shkatėrru­ar pasuria shoqėrore e private nė pėrmasa tė konsideruesh­me, pastaj nė punimin e tij "Aktiviteti rev­olucionar i rin­isė studentes­ke", nė 19 faqe e ka bėrė vlerė­simin e demon­stratave, kurse letrėn me titull "Proletarė tė tė gjitha vendeve bashkohuni", ia dedikoi Kryesisė sė KSA tė Kosovės dhe tė KK tė LK tė Kosovės, me tė cilat punime fyen rėnd sistemin socialist vetėqev­erisės, armatėn popullore dhe udhėheqėsinė kosovare, me ēka ka kryer veprėn penale tė cenimit kon­trarevolucionar tė rregullimit shoqėror, nga neni 114 tė Ligjit Penal  tė Republikės Socialiste Federative tė Jugosllavisė.

 

VI: I akuzuari Hamdi Zyinberi

 

         Qė nga viti 1979 ka filluar tė lexo­jė e tė shkėmbejė literaturė me pėrmbajtje armiqėsore, kurse mė 11 e 26 mars e 1 e 2 prill 1981, nė Prishtinė kreu vepėr penale tė drej­tuar nė rrėzimin e pushtetit tė klasės punėtore e tė punonjėsve, minimin e rregullimit shoqėroro ­ekonomik tė pėrcaktuar me kushte­tutė, thyerjen e vėllazėrim-bashkim­it e prishjen e barazisė sė kombeve e tė kombėsive si dhe ndryshimin antikushtetues tė rregullimit feder­ativ tė shtetit, kėshtu qė mė 11 mars 1981, rreth orės 19:00, para mensės sė studentėve me njė shkop nė dorė iu bashkėngjit turmės dhe vazhdoi tė demonstrojė nėpėr rrugėt e Prishtinės, me ē' rast u brohoritėn parullat armiqėsore. Mė 26 mars 1981, prej orės 06:00 te konviktet e studentėve ka marrė pjesė aktive nė grupin qė organizoi demonstratat me karakter kontrarevoluconar, e po ashtu, mė 1 e 2 prill 1981, i ėshtė bashkangjitur turmės tė demon­struesve nėpėr rrugėt e Prishtinės, me ē' rast janė brohoritur shumė parulla armiqėsore me karakter kontrarevolucionar dhe ėshtė shkatėrruar pasuria shoqėrore e private nė pėrmasa tė kon­siderueshme, me ēka ka kryer veprėn penale tė cenimit kontrarevolucionar tė rregullimit shoqėror, nga neni 114 tė Ligjit Penal  tė Republikės Socialiste Federative tė Jugosllavisė

 

Nga 15 vjet burg pėr:  Gani Kocin, Ali Lajēin, Bajram Kosumin, Merxhan Avdylin...

 

         Prandaj, duke u thirrur nė kėto veprime tė tė akuzuarve, gjykata nė bazė tė nenit 5, al 2, 33, 38, 41,136 al. 1. lidhur me nenin 114 tė  Ligjit Penal  tė Republikės Socialiste Federative tė Jugosllavisė i gjykon 21 studentėt shqiptarė me dėnime tė rėnda prej 6 deri nė 15 vjet burgim.

 

         Kėshtu, Gani Koci dėnohet me 15 vjet burg, Januz Januzi me 10 vjet, Ramadan Dobra (Gashi) me 8 vjet, Kadri Kryeziu me 10 vjet, Murat Musliu me 13 vjet, Selim Geci me 6 vjet, Bedri Deliu me 6 vjet, Ali Lajēi me 15 vjet, Hamdi Hajdini me 13 vjet, Riza Demaj me 13 vjet, Sylė Mujaj me 10 vjet, Ramė Demaj me 6 vjet, Bajram Kosumi me 15 vjet, Musli Kosumi me 10 vjet, Gani Maxhuni me 8 vjet, Gani Vllahna me 8 vjet, Fahri Ymeri me 6 vjet, Halit Osmani me 10 vjet, Xun Ēeta me 13 vjet, Merxhan Avdyli me 15 vjet dhe Hamdi Zymberi me 13 vjet burgim, duke llogaritur nė kėtė dėnim tė tė dėnuarve edhe kohėn qė ata e kanė kaluar nė paraburgim.

 

         Gjithashtu, trupi gjykues, pasi i kishte shpallė fajtorė, tė akuzuarit i kishte obliguar qė "solidarisht", siē thuhet nė aktgjykim, t'i paguajnė shpenzimet e procedurės penale, sipas llogarisė sė gjykatės, derisa nė emėr tė paushallit gjyqėsor ēdo njėri prej tyre ishte ngarkuar qė t'i paguajė nga 1.000 dinarė, dhe krejt kėtė nė afat prej 15 ditėve, pasi qė aktgjykimi tė kishte marrė formėn e prerė.

         Me kėtė aktgjykim, gjykatat nė Kosovė e kishin mbyllur kaptinėn e ndėshkimit tė ashpėr tė organiza­torėve tė 11 dhe 26 marsit 1981, pėr fiu hapur rrugė pastaj proceseve tė tjera gjyqėsore, shumė prej tyre edhe tė montuara, edhe ndaj organi­zatorėve dhe pjesėmarrėsve nė demonstratat e 1 dhe 2 prillit 1981 nė Kosovė.

 

     





Eigene Webseite von Beepworld
 
Verantwortlich für den Inhalt dieser Seite ist ausschließlich der
Autor dieser Homepage, kontaktierbar über dieses Formular!