Dialog i kohės  -  FATMIRI NĖ PARLAMENT!

 

            Tė enjten, mė 15 dhjetor 2005, para kuvendarėve tė Kuvendit tė Kosovės doli sėrish, tani si mysafir nderi, ai qė kaloi nėpėr zjarr e nuk u kall, ai qė i theu dyert e ferrit pėr tė na sjellė porosinė e dritės, miku ynė, djali i Kosovės sė shtypur dhe i Kosovės sė lirė, burri Fatmir Limaj. Si njė njeri i rrallė, i pandyrė dhe i papėrkulur, ai e pėrshkėnditi foltoren e Kuvendit dhe tė gjithė atyre qė ishin aty, u fali dinjitet

 

Shkruan :  Ekrem Kryeziu

 

            Kėtė shkrim kam pasur nė plan ta nis me analizėn e vizitės qė zotėri Petersen, javėn e kaluar, ia bėri Mitrovicės. Desha ta theksoj njė tė vėrtetė tė cilėn ne kaherė e dinim por qė ndėrkombėtaret nuk e pranonin se nuk e pranonin publikisht, se UNMIK-u me tė gjitha shpresat tona pėr sukses, nė Mitrovicė kishte dėshtuar.

            Pranimi i kėsaj tė vėrtete nga zotėri Petersen, pikėrisht nė Mitrovicė, do tė mė shtinte ta ndėrroja mendimin pėr kėto shėrbime qė na kanė ardhur nė Kosovė me urdhėr tė “Pallatit tė ėndrrave” nė East River tė New York-ut, por ja qė ėndrra ėshtė ėndėrr, e realiteti - realitet.

            Zotėri Petersen sado qė e pranoi publikisht dėshtimin e UNMIK-ut, ai duke thėnė se pėr kėto gabime tė UNMIK-ut fajtor nuk ėshtė vetėm UNMIK-u por edhe organet vendore tė qeverisjes, sikur dėshironte ta kėrkonte edhe njė afat pėr riprovim, apo kėrkim amnistie pėr kėto dėshtime tė ekipit tė cilin ai e kryeson.

            Pa dashur ta kritikoj kėtė “komandant” pėr gabimet e ushtrisė sė tij, tė cilėn ai nuk e ka zgjedhur, por e ka trashėguar me te gjitha tė metat qė ajo i ka dhe tė cilat i ka sjellė nė Kosovė, nga vendet e “dreqit e tė birit” prej nga kanė ardhur, nuk mund tė mos habitem pėr deklaratat e fundit qė pas takimeve tė cilat i pati nė Paris, nga aeroporti i Prishtinės ia adresoi politikanėve tanė.

            Pėr t’i kritikuar politikanėt e Kosovės nuk ėshtė dashur tė shkojė nė Paris. Sado qė do tė doja tė jem nė anėn e zotit Petersen, nuk mund tė mos konstatoj se sa janė fajtorė politikanet kosovarė, aq ėshtė fajtor edhe ai si kryeadministrator pėr mospunėn e sektorit tė tij.

            Mund tė ma shihni pėr tė madhe pėr kėto fjalė, sepse ne vendorėt, si ėshtė bėrė zakon tė thuhet tani, do tė duhet tė punojmė shumėfish mė shumė se tė tjerėt, sepse ky vend nuk ėshtė i ndėrkombėtarėve, por yni. Pėr kėtė arsye ne duhet ta bėjmė natėn ditė, athua nuk e zvogėlojmė hendekun qė na ndan nga bota e civilizuar.

            Ashtu ėshtė, por zotėri Petersen nė kritikėn qė ia bėri politikanėve tanė, gjegjėsisht anėtarėve tė Grupit tė tė pėrzgjedhurve pėr bisedime, konstaton se ata nuk na qenkan unikė sa i pėrket decentralizimit.

            Ky konstatim i kryeadministratorit tonė mė habiti. Nėse ėshtė ashtu, si thotė zotėri Petersen, do tė doja ta dija se cila palė e politikanėve tanė po u pajtuaka me ata qė duan ta copėzojnė Kosovėn, e cila palė na qenka kundėr?

            Pa besuar se ėshtė ashtu si thotė zotėri Petersen, me bindje tė madhe mund tė deklaroj se asnjėri nga anėtarėt e kėtij Grupi nuk mund tė jetė pėr ndonjė copėzim tė mundshėm tė Kosovės.

            Ka ardhur ēasti kur klasa jonė politike po vetėdijesohet e bindur se o tash o kurrė duhet t’i ndreqim gabimet e mosunitetit nga e kaluara. Rast mė tė mirė vėshtirė se do tė kemi. Pėr kėtė arsye jam i bindur se uniteti, i cili na ka munguar nė tė kaluarėn, kėtė radhė do tė jetė karakteristikė pėrcaktuese i kėtij “Grupi”, pavarėsisht pėr kėrkesėn e ndonjėrės palė qė tė punohet mė shumė se qė ėshtė punuar deri mė tani.

            Zotėri Petersen, do tė pajtohesha me ju nėse do tė na kritikonit pėr mosangazhim tė mjaftueshėm nė punė, pėr hezitimin tonė qė t’i kundėrvihem atyre forcave tė cilat fshihen nė kuadėr tė strukturave tė UNMIK-ut, e qė tentojnė ta ngadalėsojnė ecjen tonė drejt pavarėsisė, apo tė na kritikoni pėr harxhime tė parave publike vend e pa vend. Nė tė gjitha kėto kritika do t’ju mbėshtetja, por tė na kritikoni qė anėtarėt e Grupit tonė Negociator nuk janė unikė lidhur me decentralizimin, pavarėsisht nga simpatia qė kam pėr ju, nuk mund tė jem nė anėn tuaj.

 

“Kontratat ndėrkombėtare”

 

            Pėr shkak tė statusit ende tė papėrcaktuar politik tė Kosovės, nuk po na lejohet tė kemi struktura tė politikės ndėrkombėtare. Thuajse kėto struktura tona botės do t’ia ndėrronin baraspeshėn politike. Tė gjithė atyre qė mundohen tė na ndihmojnė, do t’iu sugjeroja se ndihma mė e mirė ėshtė mospengimi. Njė Kosovė e qėndrueshme, stabile pėr vete dhe pėr rajon, mund tė jetė vetėm ajo Kosovė e cila pos lirisė, pėr tė gjithė banorėt e saj do tė ketė edhe punė. Vetėm puna qė siguron prodhime me kualitet dhe me mundėsi tė eksportit i hap horizontet e komunikimit tė barabartė me shtetet e rajonit. Vetėm me mundėsi tė kushtėzimit tė importit me eksport, tė mirat tona, qoftė bujqėsore, industriale a minerare, do tė mund tė jenė burim i mirėqenies pėr popullsinė e Kosovės. Ne, tash pėr tash, nuk i kemi kėto mundėsi, jo pse nuk jemi nė gjendje t’i kemi, por pse dikujt nga shtetet vendimmarrėse tė Evropės po i pengon qė Kosova tė jetė njėmend e pavarur.

            Gjendja e sotme e status-kuos rrėnimtare, ka bėrė qė Kosova tė shndėrrohet nė njė treg tė madh ku, nė njė anė tė pasurit po pasurohen shpejt, ndėrsa tė varfrit po varfėrohen edhe mė shpejt.

            Kosova nė gjendjen nė tė cilėn po mbahet, me tendencė qė kjo gjendje tė vazhdojė edhe mė tutje, nuk e ofron as tė vetmen mundėsi pėr pjesėmarrje tė barabartė ekonomike me tėrėsinė e rajonit. Po tė vazhdojė kėshtu, kjo politikė e gabuar ndėrkombėtare ka gjasa ta shkatėrrojė jo vetėm Kosovėn, por sipas “sistemit tė dominove” mund ta shkatėrrojė edhe rajonin nė tėrėsi.

            Mosekzistimi i strukturave tė cilat do ta mbronin qenėsinė tonė ekonomike e prodhon pabarazinė tonė me tė tjerėt. Sa pėr krahasim, importi i mallrave nga Maqedonia nė Kosovė ėshtė 90% nė dobi tė Maqedonisė. Pse ndodh kjo? Sepse Kosova nuk e ka asnjė instrument ligjor ndėrkombėtar me tė cilin do tė mund tė mbrohej, prandaj ata qė mundohen tė na ndihmojnė, ndihmėn mė tė madhe qė do tė na jepnin ėshtė nėse nuk na pengojnė nė rrugėn tonė drejt pavarėsimit ekonomik, e ky pavarėsim ėshtė i kushtėzuar me pavarėsinė e Kosovės.

            Vetėm Kosova e pavarur, me mundėsi tė ndėrtimit tė shtigjeve tė barabarėsisė ekonomike me vendet e rajonit dhe mė gjerė, do tė mundėsonte sigurimin e njė mirėqenieje pėr tė gjithė banorėt e saj dhe nga kjo siguri do tė buronte dhe do tė forcohej paqja dhe stabiliteti nė tėrė rajonin e Ballkanit Perėndimor.

            Ardhje-vajtjet e emisarėve tė ndryshėm nė Kosovė dhe rreth Kosovės, sado qė mund tė arsyetohen me pėrgatitjen e nismės serioze tė bisedimeve ndėrkombėtare pėr statusin pėrfundimtar tė Kosovės, tek tė gjithė ata tė cilėt janė tė pakėnaqur me statusin e tyre ekonomik dhe politik, sikur e krijon bindjen se kėta qė po na vinė kėtu, po vinė tė na shohin se a jemi njėmend “njerėz me bishta”, tė atillė siē na kishin prezantuar armiqtė tanė nėpėr institucionet vendimmarrėse tė politikės ndėrkombėtare evropiane.

            Nuk dua tė mendoj se Evropa vazhdon ta ketė atė mendėsi tė animozitetit qė e kishte nė tė kaluarėn ndaj kėsaj pjese tė trupit tė saj gjeografik dhe tani ėshtė nė pritje tė edhe vetėm tė njė “tėrmeti tė ri politik” nė Kosovė, nė mėnyrė qė tė ketė pretekst tė na mbyllė pėrfundimisht nė halenė e Evropės, pavarėsisht qė paraardhėsit tanė kėtė Evropė e vetėdijesuan (Shėn Jeronimi – Ilirian) madje-madje edhe e mbrojtėn nga erėrat e egra tė hordhive barbare nga lindja (Gjergj Kastrioti Skėnderbeu).

            I bindur se politika ndėrkombėtare nuk ėshtė tjetėr pos njė garė e “kontraktuesve” tė ndryshėm, tė cilėt mundohen qė palės tjetėr, asaj “kundėrshtare”, t’ia imponojnė kushtet e veta tė “kontratės”, do tė doja qė nė “kontratat” e ardhshme me pasardhėsit e Prusėve dhe Rusėve, Galėve dhe Italėve, edhe ne tė kemi “kontraktues” tė denjė, tė cilėt nė pėrpjekjet pėr njė ardhmėri tė ndritshme tė Kosovės dhe rajonit, tė mos e humbin kurrė pėrkrahjen e miqve tanė amerikanė dhe anglezė.

 

Fatmiri nė Parlament

 

            Ata qė e kanė mėsuar notin nė vaskė, deti lehtė i pėrpin. Vetėm ai qė ėshtė kalitur nė flakė tė flakėve, i bėn ballė zjarreve tė pashuara tė kėsaj bote.

            Tė enjten, mė 15 dhjetor 2005, para kuvendarėve tė Kuvendit tė Kosovės doli serish, tani si mysafir nderi, ai qė kaloi nėpėr zjarr e nuk u kall, ai qė i theu dyert e ferrit pėr tė na sjellė porosinė e dritės, miku ynė, djali i Kosovės sė shtypur dhe i Kosovės sė lirė, burri Fatmir Limaj. Si njė njeri i rrallė, i pandyrė dhe i papėrkulur, ai e pėrshkėnditi foltoren e Kuvendit dhe tė gjithė atyre qė ishin aty, u fali dinjitet.

            As nė kėtė paraqitje tė tij nė Kuvendin e Kosovės, Fatmiri nuk foli nė emėr tė partisė, tė cilėn dikur, para se tė burgosej, e kryesonte nė kėtė Kuvend. Ai edhe kėtė radhė ishte ai i dikurshmi, biri besnik i kėtij populli, i bindur se votėn qė ia kishin besuar zgjedhėsit nuk ia kishin besuar qė ta prezantojė nė Kuvend vetėm njė parti, por ta prezantojė tėrė popullin.

            Ai edhe kėtė radhė, nė paraqitjen e tij para Kuvendit si mysafir nderi, vėrtetoi se i takon gjithė popullit tė Kosovės dhe nuk u kėnaq me kaq, por kėrkoi edhe nga tė gjithė tė tjerėt qė kur tė dalin tė flasin tė mos mendojnė vetėm pėr tė mirėn e partisė tė cilės i takojnė, por tė mendojnė pėr tė mirėn e tė gjithėve nė Kosovė.

            Fatmir Limaj, duke i pėrshėndetur tė gjithė, edhe njė herė kėrkoi nga kuvendarėt e kėtij Kuvendi qė tė luftojnė pėr mbrojtjen e drejtėsisė, e cila fatkeqėsisht po thyhet mbi shpinėn e luftėtarėve tė UĒK-sė. Vetėm duke e mbrojtur tė drejtėn ata do ta mbrojnė edhe Kosovėn. Kėrkesa e tij qė nė kėtė parlament tė bartet zėri i popullit, jo me deklarime por me punė, tingėllonte si zė i dikujt qė duke shkelur mbi vetveten dėshiron ta arrijė amshimin dhe ta lumturojė popullin tė cilit i takon.

            Tė shpresojmė se ky Kuvend do ta ketė sėrish nė radhėt e veta kėtė burrė, kėtė politikan tė mendjes dhe tė nderit, e Kosova kėtė vizionar, kėtė tė “pagjum” do ta radhitė nė mesin e “kontraktuesve”, me shpresė se do t’u prijė tė gjithėve me mendjen e ndritur qė ka, drejt njė tė ardhmeje me dinjitet pėr kėtė popull.

     





Kostenlose Homepage von Beepworld
 
Verantwortlich für den Inhalt dieser Seite ist ausschließlich der
Autor dieser Homepage, kontaktierbar über dieses Formular!