DREJT PAVARĖSISĖ

 

 Dialog i kohės

 

 

            Do tė doja ta arrimė atė nivel tė pushtetit tonė shtetėror qė tė mundem thiut t’i themi thi, e dajės- dajė, pa frikė se thiu, me noēkėn tė ndyrė dhe thundrat e mprehta, nuk do tė na rrėmojė dheun nėn kėmbė dhe nė kėtė mėnyrė tė na thyejė qafėn, vetėm e vetėm pse e kemi thėnė tė vėrtetėn

 

Shkruan: Ekrem Kryeziu

 

            Kėto ditė u takova me njė plak tė Drenicės, dikur zyrtar krahinor i kulturės, tani pensionist i dyzet eurove. Sado qė ai nuk ka dėshirė ta quaj plak, unė gjithmonė ashtu e quaj dhe ai gjithmonė mė “gjuan” me “rrotulla” tė Drenicės tė cila nuk i ka harruar sado qė kaherė ėshtė i “ramė nė Prishtinė”...

Nė pyetjen qė pėrherė ia bėj: “Si i kemi punėt?”, ai edhe kėsaj radhe mė gjuajti me njė “rrotull” tė re.

            “U takuan dy shokė qė kaherė nuk ishin parė dhe njėri e pyeti tjetrin: Si i ke punėt mė kojshinė. A po tė ban ma telashe”?

            I pyeturi i ishte pėrgjigjur:

 

“Jo, se i kom ra...”

“E, a ia theve hundėt”?

“Jo, veē i kom ra...”.

“Atėherė kurrgjė s’paske ba...”

            Dhe, plaku qė nuk ka dėshirė ta quaj plak, u largua pa ma dhėnė shpjegimin e kėsaj “rrotulle”... Ēka tė them lidhur me “rrotullėn” e tij mė tė re?... A pak “hundė” kemi thyer?... Si duket plaku, qė nuk ka dėshirė ta quajnė plak, nuk mendon ashtu... Po mirė bre burrė, edhe sa hundė duhet t’i thyej qė tė dėshmojmė se ne jemi ata qė ia dolėm qė bota tė na bėhet krah?...

            S’ėshtė se nuk kam biseduar edhe pėr kėtė punė me tė, por ai “plak” qė mėton se i di tė gjitha, s’i shqitet dot bindja se nuk ua kemi thyer hundėt tė gjithė atyre qė ėshtė dashur t’u thyhet hunda... Shumė nga ata qė dikur na shtypnin edhe sot e ketė ditė, duke u kapardisur, na shikojnė nga kolltukėt e posteve tė pėrzgjedhur. Ē’tė them pėr kėtė?

            Ne ende nuk i kemi tė gjitha punėt nė duart tona e “ndihmėtarėt” nga bota pėr tė na ndihmuar sipas planeve tė tyre, tė cilat ndonjėherė kanė qenė edhe nė dėm tonin, kanė kėrkuar bashkėpunėtorė tė atillė qė verbėrisht do t’u binden urdhrave tė tyre... Nė mesin tonė shumė shpejt i kanė gjetur ata qė i kanė kėrkuar. Ata kanė qenė si ne me njė dallim, nuk kanė pyetur shumė dhe kur janė paguar mirė nuk kanė shikuar as nga vijnė urdhrat, e as kundėr kujt janė...

            Duhet botėrisht tė pranojmė se nė ne ende gjėllijnė dhe ende na sillen nė gjakun tonė reliktet e robit, tė cilat nuk i kemi arritur t’i flakim. Sa mė parė ta kuptojmė kėtė aq mė parė kemi shpresė tė shėrohemi nga ky virus vdekjeprurės pėr kombin tonė. Kėto “hundė” tona, tė cilat rrasen gjithkund, ne kurrė nuk kemi arritur t’i qėllojmė sa duhet. Ky ėshtė faji ynė, tė rėnat tona kanė qenė pėrkėdheli pėr ta. Pėr ta shpėtuar veten ėshtė dashur njė herė e pėrgjithmonė t’ua thyejmė hundėt... Ne nuk e kemi bėrė kėtė prandaj “plaku im” ka tė drejt, por “luaje mace kryet e buallit!”. Kjo thėnie e dalė nga populli thuajse i arsyeton tė gjitha hezitimet tona, nė tė kaluarėn dhe nė tė sotmen. Ato “hundė ” nuk janė vetėm “hundė” por disa janė edhe “hundaēė” e mė tė shumtėt janė “hundėleshė”, tė atillė qė goxha pushtete “burra” nuk mund tė rroken me ta, e lėre mė ky pushteti ynė qė ėshtė ende i brishtė, nuk them i prishtė se nuk kam fakte pėr njė konstatim tė tillė, por qė diēka nuk ėshtė nė rregull, nuk ėshtė.

            Kujt pra t’ia thyejmė hundėn?

            Do tė doja ta arrimė atė nivel tė pushtetit tonė shtetėror qė tė mundem thiut t’i themi thi, e dajės- dajė, pa frikė se thiu, me noēkėn tė ndyrė dhe thundrat e mprehta, nuk do tė na rrėmojė dheun nėn kėmbė dhe nė kėtė mėnyrė tė na thyej qafėn, vetėm e vetėm pse e kemi thėnė tė vėrtetėn...

            Ore plak, mė the ashtu si mė the dhe, harrove se edhe ti nuk ke dėshirė tė tė quajnė plak... A tė ka shkuar mendja, he burrė se as kėta hundaēėt tanė, tė mos flas pėr hundėleshet, nuk kanė fort dėshirė t’i quajmė me emrin e tyre tė vėrtetė... Ē’ėshtė mė e keqja, as “zagarėt” qė janė “zagarė”, pikėrisht pėr t’i ndjekur hundaēėt dhe hundėleshėt, nuk po kanė guxim t’i quajnė ata, “hundaēė e hundėleshė”, po ta lėmė kėtė muhabet...

            Ndėrkombėtarėt po na mėsojnė me trajnime tė hapura dhe trajnime tė fshehta se nuk ėshtė mirė tė tentojmė qė fqinjėve tanė t’ua thyejmė hundėt, pavarėsisht sa e meritojnė ata. Kur tė mendosh mirė e mirė, nuk bėn pa pranuar se kėta tė huajt kanė tė drejtė. Pse tė merrem mė hundė tė huaja kur ende nuk i kemi thyer “hundaēėt” tanė, numri i tė cilėve veē sa po rritet.

            Kėta hundaēė tanė janė fajtorėt kryesorė pėr ēdo vonim tonin. Nuk besoj se tė tillė kemi vetėm ne, por unė e kam hallin tim dhe ata po ma zhbirojnė trurin duke dashur tė hynė edhe aty ky nuk hyhet...

            Po flas dhe po e qortoj veten. Duhet ta rrotulloj faqen dhe tė mos mendoj mė pėr thyerje tė hundėve, tani mbi kokė na qėndron Atisari e po nuk u sollėm sipas rregullave tė tij, ai i ka duart e lira tė na ndėshkojė edhe me “karton tė kuq”... Nėse na ndodh kjo, pavarėsisht a kemi tė drejtė a jo, mund t’i “lajmė” duart edhe pėr kėtė qindvjeēar.

 

VETĖKONTROLLI

 

            Sa mė shumė po afrohen bisedimet pėr statusin pėrfundimtar aq mė shumė po rritet tensioni nė skenėn tonė politike. Fėrkimet sa shkojnė e shtohen pikėrisht nė mesin e atyre tė cilėt sot e ndiejnė veten se janė nė “garė”, pėr tė qenė ata qė duhet tė jenė dhe qė nė ditėn kur Kosova do ta merr statusin aq tė pritur, kėtė status ata do tė na e kumtojnė.

            Ajo pjesė e klasės politike e cila nuk ėshtė e inkuadruar nė kėtė “maratonė”, drejt kurorėzimit tė aspiratave tė popullit, ndaj “vrapuesve” qė po e rrethojnė presidentin Rugova, si duket po vuan nga sindromi i “rrushit tė thartė”.

            Sado qė ky konstatim nuk i nderon ata tė cilėt, pa tė drejtė, mendojnė se janė jashtė lojės dhe me paraqitjet e tyre publike mundohen ta pengojnė “lojėn” e “lojtarėve” tanė reprezentativ, e kam pėr obligim moral tė them se vetėm angazhimi i tė gjithė neve, nė kahen e delegacionit tonė, do tė na ndihmojė nė pėrballimin me tė gjitha sfidat qė na presin nė kėtė “maratonė” tė mundimshme por me pėrfundim tė ndritshėm.

            Grupi ynė negociator ėshtė pjesė e jona, janė tė pėrzgjedhurit e skenės sonė politike, prandaj me rrėnimin e tyre ne e rrėnojmė Kosovėn tonė. Sado qė kjo frazė mund tė tingėllojė nė mėnyrė patetike, unė do tė flas dhe shkruaj kėshtu. Kur flitet dhe punohet pėr Kosovėn, nuk mund tė pėrdori diskurs tė “kullerėve”, pavarėsisht se “nė Familjen Moderne” kullerėt edhe mund tė mė duken simpatikė.

            Se ku lexova se “Nuk na duhet grupi negociator”(!)... se, “Nuk duhet tė bisedojmė me Serbinė, se “Ēdo bisedė me Serbinė ėshtė e gjykuar nė mossukses”... e, kėshtu me radhė.

            Pa dashur qė kėto shkrime t’i pėrdor pėr marketing tė rrezikshėm politik, si njėri nga ata tė “Tetėdhjetė e njėshit”, mė duhet tė them se shumė gjėra nuk na pėlqejnė, por duhet t’i bėjmė nėse ia duam tė mirėn Kosovės, rinisė sė saj dhe ardhmėrisė sonė, nė kuadėr tė familjes sė madhe tė shteteve tė civilizuara... Na duhet grupi negociator nėse duam tė negociojmė, e duhet tė negociojmė se shumė gjėra fatkeqėsisht i kemi pasur tė lidhura me Serbinė.

            Asnjėherė nuk ėshtė thėnė e as qė mund tė thuhet se do tė negociohet me Serbinė pėr pavarėsinė e Kosovės. Jo pse negocimi ėshtė diēka e turpshme, por pse me Serbinė nuk negociohet me atė qė ajo as qė mund tė ta jap e as qė mund tė ta ndalojė. Lirinė tonė ne e kemi fituar me gjak, tani atė duhet vetėm ta vėrtetojmė me ligjet ndėrkombėtare, e pėr kėtė vonesė faji ėshtė sa i joni aq edhe i hundaēeve tanė...

            Duhet tė kuptojmė njė herė e pėrgjithmonė se harta politike e Ballkanit nuk ėshtė mė vetėm nė duart e shteteve Ballkanike. Po tė ishte ashtu lufta me Serbinė nuk do tė kishte tė ndalur. Negociuesit tanė do tė bisedojnė me komunitetin ndėrkombėtar dhe atyre do t’iu parashtrojnė kėrkesat tona. Pėr kėtė arsye ėshtė bėrė gjithė kjo “tollovi” ndėrkombėtare. Ndėrrimi i statuskuove duhet tė bėhet me ndėrmjetėsime ndėrkombėtare dhe Kosova tani ėshtė para njė ndėrrimi tė tillė. Po tė mos kishim luftuar, kurrėn e kurrės nuk do tė kishim ardhur nė kėtė fazė tė zhvillimit politik, por duhet tė ndėrgjegjėsohem me faktin se po tė mos e kishim pasur ndihmėn e bashkėsisė Ndėrkombėtare tė prirė nga Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, prapė kurrėn e kurrės nuk do tė kishim arritur qė Kėshilli i Sigurimit tė merret me ne nė kėtė mėnyrė. Ne do tė donim ēdo gjė tė na shkojė mė shpejtė... Kush nuk e do kėtė?... Pėr arsye qė tė gjithė duam sa mė shpejt tė dalim nga ky pellg vdekjeprurės, atėherė tė gjithė edhe e kemi pėr detyrė tė mos i rrėnojmė tė ndėrtuarat, por tė ndėrtojmė tė rrėnojat. Veprimet tona t’i udhėheqim me seleksionim pozitiv, kurrė mė negativ = E majta apo e djathta.

            Kėtė radhė tė mos mendojmė mė nė tė majtė e nė tė djathtė. Le tė jetė Kosova e pavarur partia jonė. Nė kėtė kohė, detyrė parėsore duhet ta kemi mėkėmbjen e tė gjitha urave tė rrėnuara nė mes nesh nė mėnyrė qė kurrė mė tė mos punojmė mė kundėr njeri tjetrit. Kėto bisedime aq gjatė i kemi pritur, tė gjithė, prandaj tė gjithė duhet tė jemi nė shėrbim tė “palės” sonė negociuese.

            Tė punojmė qė ata tė jenė mė tė mirė, mė tė fortė, mė tė durueshėm, mė tė menēur. Me mbėshtetjen tonė ata do tė jenė tė atillė. Me ndihmėn tonė ata mund t’i bėjnė ballė skilive bizantine e me kundėrshtitė tona ne duke i varrosur ata sė pari e varrosim veten tonė. Tė mos bėjmė gabime qė i kemi bėrė nė tė kaluarėn se kėsaj radhe gabimi do tė na fundosė nė mugėtira tė historisė, prandaj tė punojmė qė zemrat tona tė rrahin nė mbėshtetje tė zemrave tė tyre, se vetėm nė kėtė mėnyrė ata do ta dinė se ne jemi me ta, se vetėm kėshtu bota do tė kuptojė se nė tavolinat e bisedimeve, pėrballė Ahtisarėve tė botės, nuk janė vetėm negociatorėt, por ėshtė mbarė populli qė nuk lejon mė tė luhet me tė. Populli qė njėherė ēlirohet nga zgjedha e robėrisė kurrė mė nuk do tė pranojė tė shtypet.

            Liria jonė e lindur nga gjaku i brezave tė pafund, sot duhet tė mbėshtetet nė menēurinė tonė. Vetėm nė kėtė mėnyrė ajo kurrė mė nuk do tė bie nė duart e Hundaēėve dhe Hundėleshėve...

     14-11-2005

Kostenlose Webseite von Beepworld
 
Verantwortlich für den Inhalt dieser Seite ist ausschließlich der
Autor dieser Homepage, kontaktierbar über dieses Formular!