RRUSTEM MUSTAFA  REMI : PDK    VAZHDUESE E IDEALEVE, QĖLLIMEVE TĖ UĒK’SĖ

 

Express : Gjashtė vjet pas pėrfundimit tė luftės nė Kosovė,ju po bėheni komandanti i radhės sė UĒK’sė,njėsoj si edhe tė tjerėt para jush,qė keni vendosur ta vazhdoni karrierėn - nė politikė...?


           
Rrustem Mustafa : Sipas tė gjitha gjasave, po. Ēdo njeri, nė intimėn e vet parapėlqen qė tė merret me politikė: mjek, avokat, mėsues, sportist, krijues, madje edhe klerik. Politika ka njė fuqi magnetike, sidomos nė situata tė krizave shoqėrore. Ata qė nuk arrijnė sukses, shfaqin neveri pėr politikė, duke e cilėsuar atė si veprimtari jo fisnike, ku mbijetojnė gėnjeshtarėt, matrapazėt, njerėz egocentrikė, qė vuajnė nga sindromi i protagonizmit. Unė kam vlerėsim tjetėr pėr politikėn. Mendoj se ėshtė njė veprimtari, mbase mė e rėndėsishme pėr njė shoqėri. Popujt qė kanė pasur traditė politike, shumė mė herėt i kanė realizuar objektivat kombėtare, ekonomike, politike, kulturore. Politika ėshtė njė mjet qė amplifikon kapacitetet, potencialet e njė populli, natyrisht nėse ajo ėshtė serioze, e pėrgjegjshme, dhe e kundėrta, ajo mund ta marrė nė qafė tėrė njė popull. Zakonisht thuhet se nėse mjeku gabon nė diagnozė dhe terapi, ai merr nė qafė njė pacient, ndėrkaq politikani tėrė njė popull. Ai qė merret me politikė - duhet ta marrė parasysh rrezikun se nė tė, aftėsitė ose tė metat, bėhen me tė mprehta se kudo tjetėr. Gjithmonė je nė skenė, gjithmonė i ballafaquar me vlerėsime, kritika, kėrkesa, perceptime nga mė tė ndryshmet. Gjithkush merr tė drejtėn tė tė vlerėsojė, pėr mirė a keq, sipas interesave tė tij, gjithkush ka tė drejtė tė dėshpėrohet, tė zhgėnjehet nga politikani, por ai vetė nuk ka tė drejtė tė zhgėnjehet nga populli. Kush ka forcė ta durojė kėtė lloj tė testimit tė pandėrprerė, ai mund tė mbijetojė nė politikė. Unė nuk mendoj tė inkuadrohem nė politikė pėr shkak tė egocentrizmit, nevojės qė tė jem protagonist, ngase kėtė mund ta arrij edhe nė forma tė tjera. Motivet e mia janė mė tė thella, prandaj vlerėsoj se nuk mund tė mė zhgėnjej asgjė. Jam mėsuar tė mbijetoj nė sprova edhe mė tė rėnda.


            Express : Pse duhet patjetėr qė njė komandant tė shndėrrohet nė njė politikan?
Nėse qėllimi juaj i fillimtė ka qenė liria e vendit, pse nuk e keni lėnė me aq?


            Rrustem Mustafa : Pozicioni im fillestar ka qenė politika e zhvilluar nė ilegalitet. Nga vlerėsimet politike, ne e kontestonim sistemin e huaj dhe relacionet e pabarabarta qė vendoseshin nė Kosovė. Pra, nė kohėn e angazhimeve tė mia fillestare, nė Kosovė fillonte kriza, qė sipas bindjeve tė mia, do tė pėrfundonte me gjunjėzimin pėrfundimtar tė shqiptarėve para presioneve ideologjike dhe represive serbe. Klasa politike qė e drejtonte Kosovėn asokohe shfaqte njė oportunizėm kapitullues qė shkaktonte defetizėm, pesimizėm tė rrezikshėm kolektiv. Aktivitetet tona politike, kryesisht ilegale, synonin qė tė pengonin kėtė politikė kapitulluese si dhe defetizmin masiv qė buronte nga politika e gabuar. Ajo i minimizonte kapacitetet morale, politike dhe ushtarake tė shqiptarėve dhe manifestonte mosbesim nė cilėsitė e kombit shqiptar. Pra, politika legale kosovare e asaj kohe e paraqiste oportunizmin, dorėzimin si pėrgjegjėsi racionale, ndėrkaq ne qė kishim besim nė kapacitetet e popullit shqiptar e kontestonim jo vetėm politikėn dorėzuese tė elitės politike kosovare, por edhe asaj jugosllave.

            Me rezistencėn e organizuar nė ilegalitet, ne, pak nga pak, jo vetėm qė pėrhapnim vetėbesimin dhe optimizmin, por e ndėrtonim edhe kauzėn shqiptare. Sot e kėsaj dite shkencėtarėt kosovarė shumė pak i kanė dhėnė rėndėsi analizės sė kėtij mekanizmi qė e ndėrtoi kauzėn shqiptare, qė popullin shqiptar e nxori nga margjinat provinciale dhe e futi nė agjendat e politikės globale.

            Pas kolapsit tė sistemit komunist dhe shfaqjes sė pluralizmit nė skenėn politike, shpresat e popullit u rritėn tej mase. Mendohej se partitė e reja politike, qė pėrdornin njė retorikė tė re, do tė hiqnin dorė nga oportunizmi i komunistėve kosovarė dhe do tė kontestonin realisht projektin e serbizimit tė Kosovės. Ky iluzion habitshėm zgjati shumė. Populli, pėr shkak tė retorikės, nuk arrinte tė kuptojė se djemtė e ri tė skenės politike ishin po aq oportunistė sa komunistėt e deklasuar. Nė periudhėn e pluralizmit, establishmenti serb dhe mė zi e gjunjėzoi Kosovėn. Shqiptarėt, totalisht tė dėshpėruar, kishin humbur besimin se mund tė bėhet diēka lidhur me kundėrvėnien ndaj makinerisė politiko- ushtarako serbe. Defetizmi i viteve ‘90 ishte mė i madh se i viteve 80, por jo vetėm kaq. Nė vitet ’80 veprimtarėt ilegalė ishin tė vlerėsuar si atdhetarė, ndėrkaq nė vitet ‘90 klasa e re politike qė identifikohej me vlerat kombėtare, nė emėr tė antikomunizmit, nga pozitat e rrejshme kombėtare, e baltosi, e demonizoi ēdo veprimtari ilegale kombėtare. Nė kėtė laborator shqetėsimesh dhe dilemash, i formova bindjet e mia politike dhe transformimi im nė ushtarak ishte i natyrshėm. Ju pyesni pse nuk e lashė me kaq. Pėrgjigja ime ėshtė e shkurtėr: sepse proceset nuk kanė pėrfunduar.


            Express : Zakonisht keni njė pėrgjigje kur merrni vendimin pėr tė kapėrcyer nga “lufta” nė “politikė”– se punėt nuk janė kryer krejt. Pse nuk e pranoni se brenda jush flen edhe dėshira pėr pushtet, se pushteti jep edhe njė mundėsi tė mirė pėr t’i realizuar disa interesa thjesht personale...?


            Rrustem Mustafa : Pyetja juaj ėshtė e natyrshme nėse merret parasysh klima qė ėshtė krijuar nė Kosovė ndaj atyre qė treguan guxim dhe e kontestuan politikėn kapitulluese, defetiste tė njė klase politike qė pėrpiqej ta frikėsojė arushėn me shoshė. UĒK dhe ushtarėt e saj sistematikisht u demonizuan nė dy faza. Nė fazėn e parė, kundėr tyre hidhej dyshimi i paturpshėm se janė sajesė e armikut. Nė fazėn e dytė, kur u pa se ata janė idealistė qė hasėn mbėshtetje edhe nė popull, kur u pa se e vunė nė lėvizjemakinerinė e ndryshkur kombėtare dhe mekanizmat ndėrkombėtarė, atėherė shpikėn njė metodė tjetėr, po aq njollosėse sa akuza e fazės sė parė. Oportunistėt, tė dorėzuarit kėrkonin nga luftėtarėt tė jenė absolutisht idealė, nė ēdo segment. Argumenti dhe fjalori i tyre i kėsaj faze i ngjante atij tė prostitutes, e cila, duke i sharė gratė e ndershme - pėrpiqet ta relativizojė fajin e vet. Nga kjo periudhė burojnė vlerėsimet, dyshimet absurde se luftėtarėt qė treguan gatishmėri pėr sakrifica dhe flijim - e bėkan kėtė pėr shkak tė interesave personale. Konkluza ėshtė absurde: ata pranuakan vdekjen, torturat, gjymtimet pėr interesa personale. Me kėto akuza oportunistėt e dikurshėm e evitojnė mundėsinė qė tė analizohet kontributi i tyre pėr ēlirim si dhe pėrfitimet e tyre ekonomike tė deritashme. Dėshira pėr pushtet ekziston te ēdo kush, por moraliteti i dėshirės, mėnyra se si fitohet e drejta pėr pushtet dhe qėllimi qė synohe ttė arrihet, nuk ėshtė i njėjtė. Unė, si shumica e luftėtarėve, nuk hyj nė politikė si rishtak dhe as pėr interesa personale, por pėr tė dhėnė kontributin tim pėr zgjidhjen pėrfundimtare tė ēėshtjes shqiptare, pra u rikthehem pozicioneve fillestare.


            Express : Aktualisht ju ndodheni nėn njė proces gjyqėsor i cili ende nuk ka pėrfunduar,ju jeni i lirė derisa tė fillojė rigjykimi. A mos po nguteni me vendimin pėr t’u aktivizuar politikisht,pa e pasur krejtėsisht tė qartė se ēfarė do tė ndodhė me juve mė pas?


            Rrustem Mustafa : Unė, siē thashė, jam aktiv nė politikė tė mirėfilltė njė kohė tė gjatė. Pėrpiqem qė ta jap kontributin tim pėr zgjidhjen e ēėshtjes shqiptare. Kėtė e bėj nė mėnyrė timen: nuk e shfrytėzoj politikėn pėr ta afirmuar veten, interesin tim, por e ofroj veten qė disa procese tė pėrshpejtohen. Unė nuk e problematizoj veten, pozitėn time, por ofroj ndihme qė ēėshtja tė zgjidhet. Edhe pse punėt dihen, por megjithatė, pėr hir tė lexuesve tuaj ndjej obligimin tė sqaroj burgosjen time dhe akuzat pėr mua. Unė fenomenin e burgosjes sime nuk e shndėrrova nė dramė shoqėrore ose politike, por e mbajta nė suazat e intimės sime personale dhe familjare. Nga burgu, i porosita pėrkrahėsit e mi qė t’i ndėrprejnė protestat, tė kenė kujdes dhe tė mos krijojnė relacione antagoniste me ndėrkombėtarėt. Pa hezitim,ndonėse i bindur se mė bėhet njė padrejtėsi fyese, mua dhe UĒK’sė, u pajtova me fatin qė pėr fajėsinė time hipotetike tė vendosė gjyqi, ashtu si ēdo vend demokratik. Qė nga fillimi i angazhimit tim nė politikė dhe luftė, veten e shihja si viktimė, e trajnova veten pėr kėtė mision dhe nuk befasohem nga padrejtėsitė dhe shpifjet. Nuk mė befason as dinakėria as poshtėrsia e zvarranikėve tė ndryshėm, madje as e atyre qė natėn mė vritnin dhe ditėn mė qanin. Gjatė kohė nė Kosovė kanė vepruar agjentura tė ndryshme, ato veprojnė edhe sot. Qėllimi i tyre ėshtė qė, pėrmes njollosjes sime dhe tė luftėtarėve tė tjerė, tė njolloset edhe drejta e popujve qė tė luftojnė pėr liri. Ēdo njeri ka tė drejtė qė tė mbrohet, tė rezistojė, tė angazhohet pėr tė vėrtetėn. Nė luftė u angazhova pėr qėllime sublime dhe kam respektuar parimet e luftės dhe ato etike. Kjo ėshtė e vėrteta ime. Fundja, shtetin ligjor nė Kosovė sot e ndėrtojnė ndėrkombėtarėt. Nė shtete tė kėtilla, politika nuk mund tė tė amnistojė nga faji. Pra, nė politikė nuk aktivizohem qė tė mbrohem, por pėr motive tė njėjta pse u inkuadrova nė luftė.


            Express : Ju po hyni nė politikė si Komandant Remi apo si Rrustem Mustafa?


            Rrustem Mustafa : Nuk shoh antagonizėm esencial mes kėtyre dy nocioneve. Rrustem Mustafa kur u desh tė luftohet - u shndėrrua nė Komandant Remi. Dhe, ky i fundit, kur do tė aktivizohet nė politikė - do tė jetė i njėjtė si nė fillim tė angazhimeve politike: Rrustem Mustafa. Nuk bėhet fjalė pėr ndryshime nė personalitet dhe bindje, por pėr kontekstin ku zhvillohet veprimtaria.


            Express : Keni kontaktuar me Partinė Demokratike tė Kosovės, pėr tė parė nėse mund tė inkuadroheni aty, por, po ashtu, keni vėnė disa kushte qė do ta mundėsonin kėtė. A ėshtė kėshtu?


            Rrustem Mustafa : Jo vetėm tash, por gjithmonė kam pasur qartėsi tė paluhatshme nė vendimmarrje. Nė politikė ėshtė shumė me rėndėsi vendimmarrja. Ajo e bėn politikanin tė jetė i suksesshėm ose dėshtak. Pėr tė kompensuar mungesėn e informacionit, tė dijes, mund tė angazhosh kėshilltarė, por pėr vendimmarrje vėshtirė gjen kėshilltarė, prandaj vendimin duhesh ta marrėsh vetė. Unė s’kam biseduar me shumė parti politike, por vetėm me njė, me atė qė ėshtė esencialisht dhe publikisht vazhduese e idealeve, qėllimeve tė UĒK’sė: me PDK’nė. Kjo ėshtė vetvetiu e qartė dhe sė kėndejmi zgjedhja ime ėshtė objektivisht e saktė. Nė shumė veprimtari jetėsore, njerėzit nuk dallohen pėr shkak tė qėllimeve, por pėr shkak tė mėnyrave se si arrihen kėto qėllime. Disa investojnė pak dhe synojnė tė fitojnė shumė, disa tė tjerė investojnė gjithēka dhe nuk fitojnė asgjė. Gjithēka qė kemi aktualisht nė Kosovė - ėshtė arritur nė saje tė heroizmit, sakrificės, bindjeve tė paluhatshme tė heronjve, tė dėshmorėve dhe tė luftėtarėve tė UĒK’sė. Unė kam qenė pjesė e saj dhe do tė ishte absurde tė largohesha nga shokėt e mi tė luftės. Objektivisht, hiq kritikat dashakeqe qė mizėn e bėjnė buall, PDK nuk ka lėvizur nga kursi fillestar. Lidershipi i PDK’sė, nė krye me z.Thaēi, vazhdon tė angazhohet dhe tė realizojė atė qė u nis, sė pari nė ilegalitet tė plotė dhe pastaj nė luftė. Unė nuk inkuadrohem nė politikė pėr tė gjetur strehė pėr vetveten, por pėr tė trimėruar shokėt e mi tė luftės qė tė realizohen qėllimet e kryengritjes.
Nuk di, as mund tė gjej argumente racionale pėr dilemė.


            Express : Njė prej kėrkesave tuaja ėshtė thėnė tė jetė – reformimi qė duhet tė ndodhė brenda partisė. A e dini ju se kjo nuk ėshtė aq e lehtė pėr t’u bėrė, madje as nga vetė lideri qė e udhėheq?


            Rrustem Mustafa : Asgjė nuk ėshtė mė vėshtirė se lufta, asgjė nuk ėshtė mė e rėndė se sa pesha e pėrgjegjėsisė pėr ideale, pėr jetėn e njerėzve, pėr realizim tė objektivave. E kam parasysh se nė politikė rol tė rėndėsishėm luan edhe mėnyra se si vendoset komunikimi me njerėzit. Faktorėt psikologjikė, siē ėshtė sedra e njeriut, luajnė rol tė madh nė krijimin e njė atmosfere tė shėndoshė. Nė PDK, ku janė inkuadruar ata qė morėn pjesė, nė forma tė ndryshme, nė luftė, nuk besoj se mund tė shfaqen dobėsi tė natyrės psikologjike. Ata janė njerėz tė sprovuar nė situata tė rėnda dhe nuk mendoj se faktori psikologjik mund tė ndikojė nė devijim tė kursit politik. Nė shoqėritė moderne, reformat janė tė domosdoshme dhe tė dobishme. Unė nuk do tė hyj nė shoqėri tė re, por do tė jem aty ku gjithmonė kam qenė. Aty janė njerėz seriozė, tė pjekur moralisht, tė formuar politikisht dhe intelektualisht. Natyrisht se kam disa ide tė cilat do tė pėrpiqem t’i jetėsoj, por nuk kam qėllim qė tė bėj dramė, ngase kjo nuk pėrkon me karakterin tim. Di tė jem edhe pjesė e frytshme e ekipit, di tė krijoj atmosferė punė dhe si gjithmonė di tė respektoj kontributin e tė tjerėve. Marrė nė tėrėsi, nė kushte shumė dramatike, Hashim Thaēi ka kryer punė tė mėdha, duke krijuar mundėsi pėr zhvillim tė aspiratave kombėtare dhe tė demokracisė. Siē dihet, luftėrat pėrfundojnė vetėm atėherė kur fituesit marrin tė drejtėn qė tė menaxhojnė me frytet e fitores, ndryshe shkaktohen luftėra tė brendshme qytetare. Merita e z.Thaēit ėshtė e madhe nė parandalimin konflikteve tė brendshme dhe nė krijimin e njė shoqėrie ku legjitimiteti i pėrfaqėsimit arrihet pėrmes mekanizmave demokratikė. Natyrisht se puna nuk ėshtė aq ideale, por nėse merren parasysh rreziqet objektive, mendoj se lehtėsisht kapėrcyem njė fazė tė rrezikshme.


            Express : Hapėsira nė Kosovė ėshtė pushtuar nga dy parti kryesore - LDK dhe PDK, ndėrsa ėshtė plotėsuar edhe dy parti tė tjera tė vogla - AAK dhe ORA.E konsideruat kėtė si rrezik pėr tė vendosur qė vetė ta formoni njė parti politike, prandaj zgjodhet tė hiqni dorė?


            Rrustem Mustafa : Nuk mendoj se me shumimin e opsioneve politike,
pra tė partive, tė lidershipėve mund tė zgjidhet ēėshtja e Kosovės dhe tė kėrkesave tė ndryshme tė qytetarėve. Opsionet politike shndėrrohen nė fiksione, nėse prapa tyre nuk qėndrojnė struktura relevante tė shoqėrisė. PDK prapa vetes i ka strukturat qė organizuan politikisht dhe ushtarakisht luftėn dhe opsionet e saj janė objektivisht tė realizueshme. Nė Kosovė veprojnė kryesisht dy parti politike, LDK dhe PDK, qė janė ngritur mbi dy tipare etnopsikologjike tė qytetarėve. Partia e parė, LDK, artikulon interesat e shtresave oportuniste tė popullatės, e cila ekziston nė ēdo shoqėri, ndėrkaq PDK artikulon idealet dhe idetė e njė segmenti tė shoqėrisė kosovare qė manifeston, nė situata mė tė rrezikshme, gatishmėrinė pėr aksion, nė funksion tė mbrojtjes sė interesave kombėtare, tė shoqėrisė nė pėrgjithėsi, pra edhe tė interesave tė atyre qė nė momente vendimtare kishin sjellje oportuniste. Nė ēdo shoqėri pėrqindja e atyre qė pėrtojnė, qė hamenden tė marrin pėrgjegjėsinė pėr fatin e popullit, ėshtė mėe madhe sesa pėrqindja e atyre qė tregojnė gatishmėri pėr aksion. Kėto dy parti notojnė mbi kėto valė. Sa i pėrket AAK’sė dhe ORA’s, mendoj se kėto dy parti arrijnė tė funksionojnė fal liderėve karizmatikė siē ėshtė Ramush Haradinaj dhe Veton Surroi.


            Express : Ku e shihni bazėn e mbėshtetėsve tuaj? Prishtinėn? Llapin? Mendoni se elektorati juaj do tė jetė i pėrqėndruar nė Zonėn Operative  qė keni udhėhequr,siē rėndom ndodh edhe me partitė tjera tė dala nga lufta?


            Rrustem Mustafa : Unė kam mbėshtetės edhe nė pjesėt tjera tė Kosovės, pėr shkak se kam vepruar jo vetėm pėr ēlirim tė Zonės sė Llapit, por tėrė Kosovės. Nuk mė pėlqen tė identifikohem vetėm me Llapin dhe Prishtinėn, sado qė ėshtė e vėrtetė se pėrqindja e pėrkrahėsve tė mi gjenden nė kėtė zonė. Pėr mua, Kosova ėshtė unike dhe nuk do tė veproj qė ajo tė ndahet nė bajraqe.


            Express : Po i hyni kėsaj pune me bindje se do tė keni pėrkrahės?


            Rrustem Mustafa : Natyrisht se nuk mendoj tė inkuadrohem nė politikė pa ofertė politike dhe pa pėrkrahės.


            Express : Sa besoni se kjo klasė politike, e cila pėr kėto gjashtė vjet nuk ka treguar ndonjė shkathtėsi tė madhe tė menaxhimit tė atyre fushave ka pasur kompetenca veprimi, ėshtė e aftė ta bėjė shtetin?


            Rrustem Mustafa : Ekziston njė thėnie, pak a shumė dėshpėruese, qė thotė se - ēdo popull e meriton udhėheqėsin qe e ka. Unė nuk bėj kritika pa studiuar rrethanat qė ndikojnė nė suksesin e proceseve tė ndryshme. Duhet marrė parasysh robėrinė gati 100 vjeēare nėn zgjedhėn serbe. Kėto kushte jo vetėm qė i kanė pėrtharė kapacitetet e popullit tonė, por pėrmes seleksionimit negativ ka ndikuar qė pėrmes udhėheqėsve tė rrejshėm tė krijohet konfuzioni nė popull. Por, lufta i shėron kėto plagė, nga qė aty zhvillohet seleksionimi i pamėshirshėm, ku ndahet ‘shapi prej sheqerit’. Nuk ėshtė ēėshtja te aftėsia e lidershipit, por te realitetet objektive qė janė pasojė e njė periudhe tė gjatė tė sundimit serb mbi shqiptarėt. Me ēlirimin tonė, ka filluar procesi i ripėrtėritjes sė vlerave kombėtare dhe mendoj se askush nuk do tė mund ta ndalė kėtė proces.


            Express : Kur delegacioni shqiptar po udhėtonte pėr nė Rambuje, ju i keni porositur bashkėluftėtarėt tuaj qė tė mos nėnshkruajnė gjithēka, ndryshe njė granatė do ta hedhni vetė nė aeroplanin e tyre. Ēfarė mesazhi keni tash pėr ta,nė prag tė negociatave pėr pėrcaktimin  e statusit tė ardhshėm tė Kosovės?


            Rrustem Mustafa : Populli i Kosovės, veēmas ata qė luftuan, nuk do tė pajtohen me asnjė projekt qė synon ta ndėrlidhė sėrish Kosovėn e pėrvuajtur me ēfarėdo sistemi serb ose sllav. Kjo punė ka marrė fund dhe kėtė e dinė tė gjithė. Natyrisht se nė kėto bisedime duhet tė shtrohen argumente tė forta dhe tė ruhet bashkėrendimi me faktorin ndėrkombėtar, ndaj tė cilit kemi obligime morale dhe strategjike. Kėtė do tė arrijmė vetėm nėse do tė tregojmė pėrgjegjėsi dhe japim garanca pėr respektimin e standardeve qė kanė tė bėjnė me tė drejtat e minoriteteve, pėr luftimin e krimit tė organizuar, korrupsionit, tė ekstremizmave tė ndryshėm mbi baza ideologjike, etnike, fetare etj. Nuk duhet tė presim qė tė tjerėt tė rikujtojnė se si duhet tė veprojmė, kur dihet se edhe pėrpara kemi treguar se jemi tolerantė dhe i respektojmė tė drejtat e tė tjerėve.

     





Kostenlose Webseite von Beepworld
 
Verantwortlich für den Inhalt dieser Seite ist ausschließlich der
Autor dieser Homepage, kontaktierbar über dieses Formular!