JETOJ NË ËNDRRËN TIME

 

Eliza Hoxha - HIMNI IM

 

 

Brengë që shpirtin ma shtrëngoj

Sa zemra i lëndoj

Sa njerëz i vetmoj

 

Ishte ëndrra që sot jetoj

Një emocion që s`dua kurrë të më lëshoj

Prandaj lart shikimin ti drejto

Prapa mos shiko

Në ardhmëri beso

Të kaluarën mos e harro

Gjithmonë kujto kush ishe dhe nga do të shkosh

 

Një ëndërr kisha dikur

Ëndrrën sot e jetoj

Shtetin tim e jetësojë

 Në vete besoj …

 

Jetoj në ëndrrën time

 

Shqiponjë shkrihem në kaltërsi

Fluturoj e lirë dhe nuk kam frikë, përpara çfarë më pret

 

 

Jo më,  vuajtjen s`dua ta njohë

Por kurrë s`do të i harroj ata që s`janë sot

Me ne këtë ditë ta gëzojnë

 

**** 

Një këngë e mrekullueshme, kur e dëgjoj më mallëngjen dhe njëkohësisht ndihem krenar se vërtetë arritëm të jetojmë në ëndrrën tonë.

Përgëzoj Elizën që na ka dhënë këtë këngë kaq të bukur

 

Shefqet Cakiqi-Llapashtica

 

Kostenlose Homepage von Beepworld
 
Verantwortlich für den Inhalt dieser Seite ist ausschließlich der
Autor dieser Homepage, kontaktierbar über dieses Formular!