ME 2/3 E VOTAVE FATMIR SEJDIU ZGJIDHET KRYETAR I KOSOVĖS

 Prishtinė 10 shkurt 2006

         Me 80 vota pėr, 12 kundėr dhe 17 tė pavlefshme, Fatmir Sejdiu (55) ėshtė zgjedhur tė premten nė rrethin e tretė pėr kryetar tė Kosovės. Ai ishte kandidati i vetėm i propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosovės (LDK). Kryetari Sejdiu do tė vazhdojė mandatin e ish-kryetarit Ibrahim Rugova deri nė zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Kryetari i ri i Kosovės ka marrė shumė mė shumė vota se ish-kryetari i Kosovės, Ibrahim Rugova. Rugova mė 3 dhjetor 2004 nė rrethin e parė kishte 65 vota, nė tė dytin 63, ndėrsa ishte zgjedhur nė rrethin e tretė me 64 vota pėr dhe 32 kundėr.

         Nė rrethin e parė tė votimeve pėr Fatmir Sejdiun votuan 78 deputetė, 8 ishin kundėr, 24 fletėvotime ishin tė pavlefshme. Nė rrethin e dytė pėr kandidaturėn e Sejdiut votuan 77 deputetė, 9 ishin kundėr dhe 24 fletėvotime ishin tė pavlefshme. Detyrėn e tij si kryetar Sejdiu pritet ta fillojė nė ndėrtesėn e Kuvendit tė Kosovės nė katin e parė, ku janė tė rezervuara zyrat pėr kryetarin e Kosovės dhe tė cilat shumė pak janė shfrytėzuar nga ish-kryetari Rugova, i cili shtėpinė e vet e ka shfrytėzuar si rezidencė presidenciale. Nė seancėn solemne tė Kuvendit pėr zgjedhjen e kryetarit tė dytė tė Kosovės ishin tė pranishėm 110 deputetė.

 

Biografia e shkurtėr e Prof.  Dr Fatmir Sejdiut


         Fatmir Sejdiu u lind mė 23 tetor 1951 nė Pakashticė, komuna e Besianės (is-Podujevės), Kosovė. Shkollimin fillor dhe tė mesėm i ka mbaruar nė Besianė (ish-Podujevė). Ka mbaruar Fakultetin e Drejtėsisė nė Universitetin e Prishtinės mė 1974, ku ka kryer edhe studimet pasuniversitare. Po nė kėtė Universitet ka mbrojtur disertacionin e doktoratės.

         Dr. Fatmir Sejdiu ėshtė profesor nė Fakultetin Juridik dhe atė tė Shkencave Politike tė Universitetit tė Prishtinės.

         Pėr studime tė thelluara, Prof. Sejdiu ka qėndruar nė Francė (Universiteti Paris 2 ) dhe nė SHBA (Arizona State University), ndėrsa ka pasur qėndrime mė tė shkurtra studimore edhe nė universitete tė tjera. Ka marrė pjesė nė shumė simpoziume shkencore vendore dhe ndėrkombėtare. Ka publikuar shumė punime shkencore nga fusha juridike - historike dhe juridike kushtetuese. Ėshtė autor librash tė veēantė nga kėto fusha.

         Fatmir Sejdiu ka qenė pjesėmarrės i Kuvendit themelues tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės (LDK) mė 23 dhjetor 1989. Nė Kuvendin e Parė Zgjedhor nė vitin 1991 ėshtė zgjedhur anėtar i Kėshillit tė Pėrgjithshėm dhe mė 1992 anėtar i Kryesisė sė LDK sė, ndėrsa mė 1994 Sekretar i Pėrgjithshėm i LDK sė, detyrė tė cilėn e kryen edhe sot.

         Ka qenė anėtar i Komisionit Qendror pėr organizimin e Referendumit pėr Pavarėsinė e Kosovės, mbajtur mė 1991. Ka qenė ndėr njerėzit kryesorė pėr pėrgatitjen dhe organizimin e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale tė Republikės sė Kosovės, qė janė mbajtur mė 1992 dhe 1998 dhe pjesmarrės aktiv nė demonstrartat abtiserbe nė mars 1998.

         Fatmir Sejdiu ėshtė zgjedhur deputet nė Kuvendin e Republikės sė Kosovės mė 1992 dhe mė 1998. Po kėshtu, mė 1998 ėshtė zgjedhur Sekretar i Pėrgjithshėm i Kuvendit dhe kryetar i Komisionit pėr Ēėshtje Kushtetuese.

         Mė 2001, nė zgjedhjet e para demokratike tė pasluftės, ėshtė zgjedhur deputet nė Kuvendin e Kosovės dhe anėtar i Kryesisė sė Kuvendit. Deputet dhe anėtar i Kryesisė sė Kuvendit ėshtė zgjedhur sėrish mė 2004. Z. Sejdiu ėshtė gjithashtu anėtar i Komisionit pėr Bashkėpunim Ndėrkombėtar dhe Integrime Euroatlantike.


Fatmir Sejdiu komunikon nė frėngjishte dhe anglishte.


Eshtė i martuar dhe ka tre fėmijė. Jeton nė Prishtinė.

      

Dr Fatmir Sejdiu nė ball tė Demostratave me 2 mars 1998 nė Prishtinė

DĖSHMI KOHE : GRUPI NACIONAL - DEMOKTATIK I LLAPIT

 

Rrėfen Prof. Nexhmi Sejdiu protagonist i procesit  gjyqėsor – politik kundėr intelektualėve tė Llapit nė vitin 1953.

 

         Periudhat e errėta tė udhėtimit tė popullit shqiptar nėpėr histori janė tė pėrcjellura me mjegullime e errėsime tė fakteve dhe krimeve ndaj tyre. Sikurse edhe shumė Segmente tė mėhershme tė historisė sė popullit shqiptar qė nuk njihen sa duhet, edhe koha mė e re, koha pas luftės sė II-tė botėrore ėshtė me shumė paqartėsi dhe e pa pasqyruar objektivisht.

Faktori kryesor i errėsimit tė kėsaj periudhe pa mėdyshje ėshtė vetė kryesi i veprave kriminale ndaj popullit shqiptar nė Jugosllavi. Por dėshmitė megjithatė, nuk shlyhen. Kėtė fat e ka pasur edhe grupi i intelektualeve tė parė nė Llap, tė cilėt burgosen dhe dėnohen nė procesin e montuar nė Prishtinė nė vitin 1953, pėr tė cilin deri mė sot nuk ėshtė shkruar, por qė ekziston nė kujtesėn e kėtij populli. Kjo burgosje ishte njė grusht i rendė nė momentet mė kritike si tė arsimit, tė gjeneratave tė reja, por ishte edhe nė periudhėn e terrorit demografik ndaj shqiptarėve nė rrethin e Besianės (ish Podujevės) e edhe mė gjer. Populli i kėsaj ane i ka ruajtur dhe i ruan kujtimet e hidhura pėr mėsuesit dhe arsimtarėt e ēmuar qė ishin viktimė e pushtuesve serb.

Duke u interesuar protagonistėt e gjallė tė kėtij procesi, prej dhjetė tė dėnuarve, shumica e tyre mė nuk janė nė jetė duke marrė me vete edhe dėshmitė e vuajtjeve dhe persekutimeve tė tyre. Prof. Nexhmi Sejdiu dhe mėsuesi Ibėr Demolli janė protagonistėt e gjallė tė atij procesi. Fatmirėsisht janė vital dhe vėrehet nė ballin e tyre se u bėhet zemra mal kur shohin zgjimin e pėrgjithshėm kombėtar-demokratik pėr ēka ishin angazhuar dhe angazhohen.

 

Me freski ruajnė kujtimet e hidhura tė gjendjes shumė tragjike tė popullit shqiptar pas luftės sė  II-tė botėrore.

 

Prof. Nexhmi Sejdiu, u lind nė Pakashticė nė vitin 1930. Mėsimet fillestare i merr nė Besianė (ish-Podujevė), pastaj nė Gjimnazin Real shqiptar nė Prishtinė e disa vite mė vonė kreu shkollėn e lartė Pedagogjike dega e artit figurativ po ashtu nė Prishtinė. Ai hynė nė radhėn e mėsuesve tė gjeneratės sė parė pas luftės sė II-tė botėrore. Puna e tij si mėsues e pedagog ka qenė vazhdimisht e penguar nga regjimi totalitar. Nė vitin 1974-49 punoi si mėsues nė Sllatinė tė Madhe, pastaj punon nė Progjimnazin e Besianės (ish-Podujevės) si arsimtar (1949-51) ku edhe fillon golgota e vuajtjeve vetėm pse e donte popullin e vet, pse donte arsimimin e tij.

 

LIPOVICA QENDĖR E ORGANIZIMIT

 

Pėrjetimet e padrejtėsive dhe terrorit i ndien qysh si nxėnės : "Isha nxėnės i Gjimnazit Real shqiptar nė Prishtinė - fillon rrėfimin profesori Nexhmi - kur nė mėnyrė tė organizuar na dėrgonin tė shihnim duke pushkatuar shqiptarėt nė “strelishte” tė Tauk-Bahēes nė Prishtinė. Ishte ajo koha e "spastrimit" tė "kundėrrevolucionarėve" e nė tė

vėrtetė ishin shqiptarėt qė nuk pajtoheshin me okupatorin e ri qė ndante popullin shqiptar nė dysh.

         Neve si nxėnės na dėrgonin tė shihnim se si sillet "pushteti popullor" ndaj tė "padėgjueshmėve" e tė fusnin frikė nė ne. Nė lokalet e shkollės tonė janė organizuar edhe proceset gjyqėsore tė para politike ndaj shqiptarėve pėr veprimtari politike qė nuk pajtoheshin me pushtuesin e ri. Nė vitin 1946 nė Lipovicė tė Ferizajt ėshtė mbajtur Kongresi i Partisė Nacionale-demokratike Shqiptare. OZNA u kishte rėnė nė gjurmė pjesėmarrėsve dhe shumicėn i kishin burgosur. Gjykimi i tyre mbahet nė shkollėn tonė e nė gjykim na detyronin tė merrnim pjesė edhe ne nxėnėsve. Grupi qė dėnohej pėrbėhej prej 30-40 vetėve e nė mesin e tyre kishte edhe arsimtar qė para burgosjes na kishin dhėne mėsim. Mė kujtohet se shumicėn i dėnuan me shumė vite

burg tė rėndė e shumė prej tyre edhe me vdekje si Ajet Gėrgurin, kryetar i asaj organizate politike, Gjon Sereēi, sekretar, teolog i diplomuar dhe si patriot e kishte lėnė pelerinėn e priftit dhe e kishim arsimtar tė historisė. Me vdekje dėnuan edhe Osman Bunjakun, Ukė Sadikun e disa tė tjerė qė tani nuk mė kujtohen emrat e tyre. Mė kanė lėnė pėrshtypje tė paharrueshme se ata qė pushkatoheshin nuk pranonin t'ua lidhnin sytė me shami dhe tė gjithė kėndonin Himnin e flamurit dhe brohoritnin "Rroftė Shqipėria e lirė dhe e bashkuar". Kėto episodi tragjike tė popullit dhe rrethanat nė tė cilat u gjendėm pas luftės, brumosėn nė mua idetė se duhej bėrė gjithēka nė arsimimin dhe arritjen e vetėdijes sė popullit pėr tė arritur ēlirimin dhe bashkimin e tij.

Nė vitin 1950 nė Besianė (ish-Podujevė) dhe rrethinė ishim njė grup i mėsuesve dhe arsimtareve qė punonim nė arsimimin me ngulm tė gjeneratave tė reja. Populli ishte nė gjendje shumė te vėshtirė, behej aksioni i mbledhjes sė tepricave – “vishkuat” si e quante pushteti. I shtynin fshatarėt tė punonin "vullnetarisht" shtėpi pėr kolonėt serb e malazez, keqpėrdornin aksionin e heqjes sė ferexhesė, si alternative ؔshpėtuese” propagandohej se duhet deklaruar si turq me kombėsi nė regjistrimin e popullsisė qė duhej tė bėhej nė vitin 1951. E gjithė kjo ishte para pėrgatitje pėr shpėrnguljen e shqiptarėve nė Turqi.

 

MĖSUESIT E LLAPIT NĖ SHĖNJESTĖR TĖ UDB-SĖ

 

     Ne si mėsues e arsimtar denonconim kėto aksione antishqiptare si formė speciale e gjenocidit. Mirėpo, edhe OZNA nuk rrinte duarkryq - ata neve na shihnin si element i rrezikshėm dhe prishės tė planeve tė tyre tė ndyta. Nė janarin e vitit 1950 organizohet njė mbledhje me tė gjithė mėsuesit e arsimtarėt e Besianės (ish-Podujevės) qė mė vonė doli si provokative. Nė kėtė mbledhje mori pjesė edhe shefi i OZN-ės pėr Besianė (ish-Podujevė) Sveta Bogdanoviq dhe Radovan Zhikiq, kryetar i rrethit. U zgjodh kryesia e punės, formalisht edhe rendi i ditės, mua mė caktuan si procesmbajtės. Pak pasi filloi mbledhja u shtrua njė pyetje nga njė mėsues i pakualifikuar : "Ne si mėsues qė punojmė nė terren na pyesin katundarėt pse Kosova nuk i 'iu bashkua Shqipėrisė?" - Shefi i OZN-ės - Sveta, sigurisht qė kėtė e priste - U ngrit nė kėmbė dhe tha: "Kjo ėshtė pyetje shumė interesante dhe u bėjė thirrje pėr debat sidomos ju mėsuesve e arsimtarėve shqiptarė". Nė fillim sikur tė gjithė e vėrejtėn kurthėn e pėrgatitur, askush nga ne nuk e mori fjalėn. Duke parė se askush nga ne nuk do tė flas e merr fjalėn Aleksandėr Stepiē - njė mėsues shovinist i cili paraqiti arsyetimet shoviniste se pse Kosova nuk i takon Shqipėrisė, me ton fyes dhe provokues. Nė sallė u ngrit tensioni, filluan edhe reagimet e mėsuesve shqiptar. Kundėr pėrgjigjes sė Stepiēit u ngrit Ali Zeneli i cili bėri njė pasqyrė historike mbi Kosovėn duke thėnė se ajo vazhdimisht ka qenė dhe do tė jetė shqiptare. Duke pėrkujtuar qytetėrimin ilir dhe dardan ai tregoi pėr tė vėrtetėn se serbėt e malazezėt janė ardhacak nė kėto troje, dhe se janė tė sėmura pretendimet pėr tė na sunduar neve si popullatė nė trojet tona. Kėtu ndėrhyn kryetari i rrethit – Radovan Zhikiē dhe me kėrcėnim ndėrprenė fjalėn e mėsuesit Ali. Tensioni u ngrit edhe mė shumė te mėsuesit e arsimtarėt shqiptar, sidomos pėr shkakun, pse t`i ndėrpritet fjala Ali Zenelit, kur parafolėsi  Aleksandėr Stepiē foli e fyeu ēka ju tek. Nė reagim u dalluan mėsuesit : Nuhi Gashi, Shaban Zhjeqi si dhe Pjetėr Kola. Mbledhja u prish dhe pėrfundoi nė mėnyrė tė parregullt. Pas mbledhjes burgosen tė gjithė diskutantėt shqiptar. Edhe mua mė maltretojnė pėr arsye se nuk kisha shėnuar nė procesverbal pyetjet, pėrgjigjet dhe reagimet nė mbledhje. Arsyetohesha se ato kishin qenė jashtė rendit tė punės sė mbledhjes.

         Kėtu dhe ishte fillimi i diferencimeve, burgosjeve dhe proceseve tė montuara gjyqėsore kundėr arsimtarėve dhe mėsuesve tė pakėt tė Llapit.

 

         Nė fillim tė vitit 1951 largohem nga puna si arsimtar nė pogjimnazin e Besianės (ish-Podujevės) me arsyetim “si i papėrshtatshėm politikisht”. Kjo ndėrlidhej me regjistrimin e popullsisė me ēka dėshirohej frikėsimi i arsimtarėve dhe mėsuesve qė tė mos denonconin terrorin demografik ndaj shqiptarėve. Pas largimit nga puna mė dėrguan tė kryej shėrbimin ushtarak, ku kam pas tretman gati si i burgosur.

         Pasi kreva shėrbimin ushtarak, kuptova se gjatė kohės sa kam qenė ushtar ishin burgosur njė grup arsimtarėsh  kolegė nga Besiana (ish-Podujeva). Nė Maribor kishin burgosur Ibrahim Demollin, Nuhi Gashin, Shaban Shalen dhe Shaban Zhjeqin me akuze se kanė dashur tė ikin nga shteti dhe tė veprojnė nė emigracion nga pozitat e Partisė Nacional-demokratike Shqiptare. Tė gjithė kėta ishin kuadri i parė i mėsuesve dhe arsimtarėve nga Besiana (ish-Podujeva). Ne disa shokė tė tyre pritnim arrestimin dhe kuptuam se po pėrgjohen kontaktet tona.

         

                      Shaban Shala                                    Sabit Kapiti

                           

   MĖ ARRESTUAN NE ZYRĖN E ARSIMIT

 

         Nė janar tė vitit 1953 burgoset Sabit Kapiti arsimtar nė progjimnazin e Besianės (ish-Podujevės). Pas tij nga shėrbimi ushtarak burgosen edhe Jusuf Ismaili dhe Xhafer Mehmeti, burgosen edhe Fetah Babatinca dhe Hamit Zhitia - zėvendės prokuror nė rrethin e Besianės (ish-Podujevės). Dhe nė fund me 24 prill 1953 burgosem edhe unė (Nexhmi Sejdiu).

 

         Te gjithėve na akuzonin si grup i organizuar me nenin famoz 117 pėr bashkim tė veprimtarisė kundėr popullit e shtetit. Na akuzonin se kishim vepruar nga “pozitat e PNDSH-sė, se ishim pėr bashkim kombėtar, se kemi qenė kundėr vullnetit tė lirė tė regjistrimit tė popullsisė, se ishim shprehur kundėr ndalimit tė flamurit, se ishim nacionalistė, shovinistė, terme stereotipe qė edhe sot po pėrdoren. Arrestimi im u bė nė zyrėn e arsimit tė rrethit nė Besianė (ish-Podujevė)ku kėrkoja punė dhe isha ftuar tė paraqitesha te Milutin Gajiē. Sa u paraqita atje mė arrestojnė UDBA-shėt : Avdi Basha dhe Zharko Aleksiē.

Hetimet ndaj meje janė zhvilluar nė Besianė (ish-Podujevė). Mė vendosėn nė qelinė e Bodrumeve tė ndėrtesės sė sigurimit shtetėror nė Besianė (ish-Podujeve). Nė qelinė e shtruar nė beton vazhdimisht ka pasur uji qė tė mos kem mundėsi tė pushoi. Nė pyetje mė merrnin vetėm natėn. Nga metodat e torturimeve do tė veēoja pėrpos shufrave tė gomės, grushteve e shqelmave edhe qėndrimin nė mes tė dy stufave tė ndezura pas qėndrimit nė lagėshti, rrethin prej drurit me tė cilin mė shtrėngonin nė gjoks deri nė alivanosje. Pastaj kam pasur dy pushkatime tė improvizuara natėn nė periferi tė Besianės (ish-Podujevės).

Hetimet i udhėheqin Avdi Basha dhe Zharko Aleksiē, por i ndihmonin edhe udbashėt tjerė.....

       Kėrkonin tė pranoja se kishim formuar organizatėn Nacional-Demokratike nė shtėpinė e Ibrahim Demollit, se nė organizatė janė tė gjithė mėsimdhėnėsit e Llapit, se kishim kėnduar kėngėn e flamurit, se kishim edukuar nxėnėsit dhe folur qytetarėve se kombi shqiptar duhet bashkuar,  se Kosova i takon shqiptareve. Nė njė rast u thash se nėnshkruaj ēfarėdo deklarate vetėm tė ndėrpriten torturat. Ata pėrpiluan deklaratėn dhe e nėnshkrova. Kur polici mė kthej nė qeli fillova tė kėndellem atėherė  kuptova se ēfarė pasojash mund tė kem nga ajo deklaratė. Trokita nė derė dhe thirra rojėn e qelisė, i thash se kam ende tė shtoi nė deklaratė. Mė dėrguan nė zyrėn e Zharko Aleksiēit, ua kėrkova deklaratėn ta lexoja se kisha edhe diēka tė shtoja. Me tė marrė nė dorė e shkyeva nė disa copė dhe u thash se nuk ka tė vėrtetė asgjė aty.

         Ka pėsuar tėrbimi i tyre dhe tė rėnat e tyre deri nė alivanosje (me grushte e shqelma).

 

NA DĖNUAN PA DĖSHMITARĖ

 

         Me kėtė rast ma thyen njė brinjė. Nga pasojat e torturimeve kam kaluar 5 muaj nė spitalin e Prishtinės.

         Gjykimi ishte njė farsė vėrtetė, mbrojtja jonė ishte kompakte dhe nė asnjė pikė nuk e pranuam aktakuzėn. Gjykatės ka qenė Drago Kalugjeroviē, ndėrsa prokuror Rasha Bulajiē. Dėshmitarėt, pėrpos njėrit me emrin Nuhi …qė rėndonte Ibrahim Demollin se kinse i kishte folur pėr organizatėn, por edhe ai vėrehej se ishte provokator i UDB-ės ! tė tjerėt nuk u paraqitėn nė gjykatore. Avokatėt edhe ata serb, mė shumė e luanin rolin e prokurorit se sa tė mbrojtėsit. Familjeve u kishin folur se nėse shpėtojmė nga dėnimi me vdekje ėshtė sukses !! e nė kėtė mėnyrė vetėm kishin plaēkitur familjet tona. Edhe pse aktakuza nuk u vėrtetua neve na u shqiptuan dėnimet : Sabit Kapiti si udhėheqės i grupit - 5 vjet burg tė rėndė, Ibrahim Demolli - 5 vjet, Xhafer Mehmeti - 3 vjet, Nexhmi Sejdiu - 3 vjet, Fetah Babatinca, Nuhi Gashi, Shaban Zhjeqi, Shaban Shala, Hamit Zhitia dhe Jusuf Ismaili nga 1 vit burg tė rėndė.

 

         Nja 11 muaj isha nė burgun hetues, njė muaj nė Besianė (ish-Podujevė), 5 muaj nė spital dhe pesė tjera nė burgun e Prishtinės. Pjesėn tjetėr tė dėnimit 2 vite e 1 muaj i kam vuajtur nė burgun e Nishit sė bashku me Sabit Kapitin dhe Ibrahim Demollin, kurse Xhafer Mehmeti e ka vuajtur burgun nė Goli Otok. Burgu i Nishit ka qenė ferr i vėrtetė pėr shqiptarėt.

         Kishim regjimin special pėr revidimin e qėndrimeve (shumica e shqiptarėve nuk e pranonin revidimin e qėndrimeve) e kjo pėrcillej me dėnime nė qeli, punė tė rėnda fizike ku nė ēdo moment e kishim tė rrezikuar jetėn. Kur arritėm nė burgun e Nishit, shqiptarėt e dėnuar politikisht i gjetėm tė ndarė nė 2 taborre tė pėrēara, sa qė as nuk flitnin nė mes veti. Nė njėrėn anė ishin tė dėnuarit si informbyroistė, kurse nė tjetrėn nacional-demokratėt. Edhe atėherė kishim polemikat se cila ėshtė parėsore: kombėtarja apo klasorja. Sabit Kapiti ka qenė njohės i mirė i historisė kombėtare dhe i rrethanave politike nė tė cilat gjendeshim atėherė.  Ai ka punuar shumė nė bashkimin e tė burgosurve shqiptar - si informbyroistė ishin tė dalluar Kosovė Rexha, Shaip Mustafa e Naim Zajmi (Vėllai i dėshmorėve Hysni e Musa Zajmi).

 

         Forca e argumentit ishte se ne dėnoheshim edhe si tė majtė edhe si tė djathtė vetėm pse donim lirinė dhe bashkimin kombėtar, bėri qė tė bashkohemi e tė mos kishim pėrēarje nė mes tė burgosurve shqiptar nė burgun e Nishti.

 

         Mė duhet tė theksoj se periudha prej burgosjes tonė e deri nė Plenumin e Brioneve (Plenumi i Lidhejs Komuniste tė Jugosllavisė) ka qenė tendenca tė shtangimit e presionit nė arsimimin e gjeneratave shqiptare, jo vetėm tė Llapit, por gjithkund nė ish-Jugosllavi.

 

         Nė fund tė rrėfimit tronditės tė prof. Nexhmiut, e lutėm qė tė na jap mendimin e tij pėr rrugėn e mundshme tė zgjidhjes sė problemit tonė kombėtar. Ai pa u hamendur u pėrgjigj : - Aspiratėn historike tė bashkimit tė popullit shqiptar e shoh te integrimi dhe bashkimi ynė si komb pėrmes integrimit nė Evropėn e bashkuar, ku rol tė madh do tė luante demokratizimi dhe forcimi i Shqipėrisė.

 

 

Shefqet Cakiqi-Llapashtica

 

Ky shkrim ėshtė botuar pėr herė tė parė nė "Rilindja" me dy vazhdime 8 janar 1993 dhe 9 janar 1993 ;  Shkrimi ėshtė realizuar nė vitin 1990 . Ishim nė vizitė te prof. Nexhmi Sejdiu dhe Ibrahim Demolli. Bisedėn me Prof. Nexhmi Sejdiun e kishim mbaruar, me Ibrahim Demollin sė pari u takuam, por kishte qenė me grip dhe caktuam njė termin tjetėr. Fatkeqėsisht nė atė ndėrkohė Ibrahim Demolli pėson nė njė fatkeqėsi nė punė dhe e mbytė rryma elektrike dhe mbesim pa dėshminė  e tij shum tė ēmueshme, Protagonistėt e tjerė tė gjithė nuk ishin mė nė jetė. Kėto biseda i kem bėrė bashkė me Nexhmi Balėn, Shaip Azemin dhe Sabit Sylėn... veprimtar tė dalluar nė rajonin e Llapit... 

     

 

MULLA HAMIT SEJDIU - Hoxha pėrparimtar, mėsuesi, dhe politikani i Pakashticės

 

 

    Hamit Sejdiu u lind nė Pakashticė nė vitin 1905.

 

        Pasi kreu Medresėn, ai u bė hoxhė. Si hoxhė, ishte shumė pak kohė imam nė xhaminė e Pakashticės. Qė nė moshėn 22 vjeēare mė 1927 nisi me punė nė Shkollėn Fillore tė Krypimehit, duke ua mėsuar nxėnėsve mėsimet fetare. Nė shkollė, kėtė kohė nxėnėsit mėsonin nė gjuhėn serbe, prandaj mėsimi fetar pėr nxėnėsit shqiptarė ishte i mirėseardhur, sepse bashkė me mėsimin fetar, qė Mulla Hamiti ua reprodukonte nė gjuhėn shqipe, ai herė pas here u fliste edhe pėr gjuhėn shqipe, ēka ishte shumė rrezik nėse serbėt e diktonin. Ai donte ta fuste nė mejtep edhe mėsimin shkencor. Njė xhumaje (tė premteje) ai i ishte drejtuar xhematit me fjalėt:

 

- Ndaluni pak! Na kanė ardh do libra pėr me mėsue diēka edhe pėr kėtė dyje!

- Ēfarė librash janė ato? - pyesin nga xhemati.

- Libra qi bajnė hesap (Iėnda e matematikės v.j.) se fėmijėt tanė duhet me ditė sa herė sillet rrota e kerrit prej Podujevės e deri sa tė vjen nė Pakashticė!

- Hajt, more! Merri pėr veti, se neve nuk na duhen ato kurrgja, i thonė Mulla Hamitit tė pranishmit, duke mos e kuptuar se pėr ēka e kishte fjalėn (treguar nga  Arif Asllani - Parduzi nė Pakashticė 1980).

 

          Duke qenė i tillė, me ardhjen e gjermanėve ai organizoi edhe mėsimin e gjuhės shqipe nė shkollė dhe kjo bėri qė ai tė emėrohej drejtor i parė i Shkollės nė gjuhėn shqipe nė Krypimeh. Kjo shkollė u emėrua me emrin e trimit dhe luftėtarit tė shquar tė Drenicės dhe Kosovės "Azem Bejta". Mirėpo, pas ardhjes sė gjermanėve, nuk vonon shumė, dhe Mulla Hamit Sejdiu emėrohet kryetar i komunės nė Krypimeh dhe mėsimin gjatė luftės e zhvillon nė shkollė Burhan Badivuku nga Vushtrria.

         Pas pushtimit nga gjermanėt, organizimi administrativ ka qenė e rregulluar nė prefekturė, nėnprefektura dhe komuna. Prefektura ka qenė nė Mitrovicė. Prefekti i parė ka qenė Xhafer Deva nė Mitrovicė. Pas tij vendoset (emėrohet) Ibrahim Lutfiu nga Prizreni. Administrata drejtohej nga Tirana dhe vetė gjermanėt ishin tė interesuar qė nė krye tė administratės tė vendoseshin vetėm shqiptarėt. Prefektura e Mitrovicės i kishte katėr nėnprefektura, tė cilat quheshin rrethe: Rrethi i Novi Pazarit (Pazarit tė Ri), Rrethi i Mitrovicės, Rrethi i Vushtrrisė dhe Rrethi i Podujevės (Llapit). Prefekti i emėronte nėnprefektėt. Nė Nėnprefekturėn e Podujevės nėnprefekt qe emėruar Rifat Spahiu nga Luma. Rifati pastaj i ka emėruar kryetarėt nėpėr komuna, dhe ai, e emėron Mulla Hamit Sejdiun kryetar tė komunės nė Krypimeh, duke e tėrhequr nga posti i drejtorit tė parė tė shkollės shqipe qė ishte nė Krypimeh. Ai e kryen punėn e kryetarit pėr katėr vjet mjaft me nder dhe mjaft me peripeci nė njė kohė mjaft delikate, prandaj ishte edhe i respektuar nga masa. Nėn parullėn e "ēlirimit tė vendit" nga forcat partizane serbo-ēetnike, diku kah tetori-nėntori i vitit 1944 formohen Kėshillat Nacionalēlirimtare tė vendit, vijnė brigada partizane tė Kosovės dhe tė Shqipėrisė dhe funksioni i kryetarit tė komunės bie. Gjatė kėsaj kohe bėhet njė luftė kundėr shqiptarėve nga brigadat partizane, tė cilat ishin pro serbe dhe shqiptarėt vatrat e tyre i kishin lėnė nė mėshirėn e zotit, ndėrsa vet mermin jetėn nė sy kah do qė mundnin, me tė vetmin qėllim pėr tė shpėtuar kokėn. Kush mundej i merrte edhe kafshėt (bagėtinė) me vete, e kush nuk mundej i linte. Gjatė viteve e muajve nėntor 1944 - shkurt 1946 Mulla Hamiti ka qenė i pėrndjekur dhe ai ka jetuar nė arrati bashkė me Mulla Ademin dhe birin e tij - Muharremin. Kėta dorėzohen mbas amnistisė qė kishte ardhur nga lart pėr tė gjithė ata qė nuk i kishin duart e pėrgjakura (do tė thotė pėr ata qė nuk kishin bėrė krime).

         Pas amnistisė qė u bė nė fillim tė vitit 1946, Mulla Hamiti mė nuk ka punuar kurrė askund, as edhe si hoxhė. Mulla Hamiti edhe si hoxhė, kishte qenė mjaft pėrparimtar. Ai nuk i thoshte popullit se mė dėgjo ēka tė them e mos mė shiko ēka punoj. Ai nuk punonte punėt qė nuk ishin tė pandershme pėr njė njeri. Ai nuk shfrytėzonte tė tjerėt. Ai jetoi me djersėn e vet, pa e kursyer veten asnjėherė edhe pėr ēėshtjen kombėtare. Sigurisht qė kjo ndikoi edhe tek bijtė e tij, dhe u bėnė tė katėrt tė njohur, dhe secili mė i njohur se tjetri, duke luajtur njė rol tė rėndėsishėm nė jetėn arsimore, kulturore e shkencore tė shqiptarėve, aq sa ėshtė pėr t'ua pasur lakminė.

 

Mulla Hamit Sejdiu vdiq mė 15 janar tė vitit 1958.

 

  Gani I Mehmeti – libri “Pakashtica” (Albona)  monografi botuar 2005     

  NEXHMI SEJDIU  - Mėsuesi i parė i kualifikuar, besniku i KNDSH nė Llap

 

U lind nė Pakashticė nė vitin 1929.

 

 Pasi kreu shkollėn fillore nė Krypimeh, pasi kryen disa klasė tė Medresės "Isa Beg" nė Shkup dhe pasi kryen Gjimnazin "Sami Frashėri" nė Prishtinė, nė vitin shkollor 1946-47, ai fillon me pune gjatė vitit shkollor 1947-48 nė Sllatinė tė Madhe pėr dy vjet rresht, deri nė fund tė vitit shkollor 1948-49 (31 gusht1949).

         Nė shtator tė vitit 1949 emėrohet arsimtar nė gjimnazin e ulėt nė Podujevė deri me mbarimin e gjysėmvjetorit tė parė tė vitit shkollor 1950/1951 (janar - shkurt 1951).

Gjatė pushimeve verore nė vitin 1949 dhe 1950 ka qenė edukator nė internatin e Prishtinės (1949) dhe nė Pejė nė vitin 1950 gjatė muajve tė verės, tė cilėt pėrkujdeseshin pėr ata qė mėsonin gjatė verės, ku pėr pėrkujdesje dėrgoheshin vetėm tė diplomuarit me sukses tė dalluar. Nė Prishtinė ka qenė nė shkollė fillore, ku tė rriturit vinin gjatė verės pėr tė mėsuar nė kurse dhe vetėm gjatė kohės sė verės sa mėsonin, ata e kryenin njė klasė dhe klasėn tjetėr gjatė vitit shkollor porse gjatė njė viti shkollor ata arrinin t'i kryenin nga dy klasė. Ndėrkaq, nė Pejė ka qenė nė internatin pedagogjik pėr mėsues.

         Mė 5 shkurt 1951 pėrjashtohet nga procesi edukativo-arsimor pėrgjithmonė si i papėrshtatshėm nė bazė tė ideve politike, duke mos pasur tė drejtė nė vazhdimin e shkollimit tė mėtutjeshėm, me qėllim qė tė mos pėrparojė. Ky pėrjashtim bėhet pėr shkak se ishte i diplomuar dhe ishte punėtor i palodhshėm, i afėrt dhe i dashur me nxėnėsit dhe praktik. Tė tillė, qė e kishin larguar kishte qenė edhe Maliq Surdulli (Sekiraqa), i cili ishte larguar (pėrjashtuar) me tė njėjtin pretekst. Kanė pasur tė drejtė ankese nė shkallėn e dytė. Gjatė ankesės, shkalla e dytė vetėm sa e ka vėrtetuar vendimin. Me paraqitjen e shqyrtimit tė ligjshmėrisė pranė Gjykatės Kushtetuese nė Beograd, ėshtė marrė parasysh qė dėnimi i mėparshėm tė ulet nė dy vjet, nga i pėrjetshėm qė ishte. Kur ka mbėrritur vendimi, Nexhmiu veē ishte i burgosur pėr shkak tė veprimtarisė kombėtare nė mėnyrė tė organizuar si anėtar i Kryesisė sė Organizatės Nacional Demokratike Shqiptare nė Podujevė, me ē'rast e gjithė kryesia e Organizatės ka qenė e burgosur. Nexhmiu kishte marrė pjesė nė mbledhjen themeluese tė Organizatės Nacional Demokratike Shqiptare nė Obranēė mė 28 nėntor 1949, i cili, me propozimin e Sabit Kapitit, ishte zgjedhur nė Kryesinė e punės. Nexhmiu pastaj e udhėheq Mbledhjen. Nė emėr tė Kryesisė sė Punės ai propozon kėtė rend dite:

 

1. Rėndėsia e formimit tė Organizatės sė Komitetit Nacional Demokratik tė Shqiptarėve nė Rrethin e Llapit dhe Programi i KNDSH-sė;

 

2.  Vendimi pėr formimin e Organizatės sė KNDSH-sė pėr Rrethin e Llapit;

 

3.  Betimi pėr anėtarėsim nė KNDSH:

 

4. Zgjedhja e Kryetarit tė Organizatės sė KNDSH-sė pėr Rrethin e Llapit dhe

 

5.  Vendimi pėr zgjerimin e Organizatės me anėtarė tė rinj nė tė ardhmen.

 

         Vendimi pėr formimin e Organizatės sė KNDSH-sė pėr Rrethin e Llapit, i hartuar mė parė dhe i paraqitur nga Nexhmi Sejdiu, u miratua me ngritje nė kėmbė dhe duartrokitje e pėrqafime vėllazėrore. Meqenėse ishte i vetmi nga Pakashtica i anėtarėsuar nė KNDSH pėr Rrethin e Llapit, e pamė tė arsyeshme tė shkruajmė kėtu, ku flitet pėr Nexhmiun, pėr tė mos e nxjerrė njė temė tė posaēme, meqenėse na mungojnė edhe emrat e simpatizuesve, tė cilėt me siguri se nuk kanė munguar.

Pėr njė vit, Nexhmiu ishte nė shėrbimin ushtarak, tetor 1951-tetor 1952, duke qenė edhe atje i dėnuar me punė nė kuadrin e Batalionit disiplinor.

         Vendimi i Gjykatės Kushtetuese nė Beograd pėr uljen e dėnimit nga i pėrjetshėm - nė dy vjet arrin nė Kosovė, por ai nuk zbatohet dhe nuk i ofrojnė punė askund. Qėndron i papunė pėr njė vit e gjysmė dhe tani burgoset pėr plot tri vjet, nga 24.IV.1953. Burgun e mban nė Nish. Torturimet ishin marramendėse. Pėr to nuk tregon Nexhmiu, vetėm thotė: Unė e di se ē'kam hequr. Pasi kthehet nga burgu i Nishit mė 24.IV.1956, ai kėrkon sėrish punė. Sėrish vendimi nuk zbatohet dhe nuk i ofrojnė askund punė edhe pas pesė vjetėsh qė kur ishte larguar nga puna.

         Tani Nexhmiu detyrohet tė kėrkojė punė jashtė Kosovės. Ai shkon nė Maqedoni. Atje gjen punė nė fshatin Hotėl tė Likovės nė Kumanovė. Fillon punėn nė shtator tė vitit 1956, ku punon deri nė janar tė vitit 1958, kur i vdes babai. Tani kur kuptojnė se ai ishte duke punuar nė Hotėl dhe pasi i vdes babai, nė shkurt tė vitit 1958 pranohet tė punojė nė shkollėn fillore tė Krypimehit. Edhe tani Nexhmiu punon vetėm deri mė 31 gusht 1962, dhe sėrish ėshtė i papėrshtatshėm politikisht pėr punė nė arsim. Njė vit qėndron pa punė. Pas njė viti qėndrimi pa punė i ofrojnė punė jashtė sferės sė arsimit, nė Kombinatin e Materialit Ndėrtimor nė Podujevė. Kėtu punon deri nė gusht tė vitit 1965. Nė shtator tė vitit shkollor 1965/66 zė punė nė Shkollėn Fillore "19 Nėntori" nė Hade, atėherė rrethi i Prishtinės. Kėtu punon dy vjet, deri nė mbarim tė vitit 1966/67. Pas rrėzimit tė Rankoviqit nga pushteti, ra papėrshtatshmėria ideo-politike dhe Nexhmiu kthehet me punė nė Shkollėn Fillore nė Llapashticė nga shtatori i vitit shkollor 1967/68 e deri mė 31 gusht 1969, pra edhe kėtu dy vjet. Gjatė kohės sa punoi nė Hade dhe nė Llapashticė, Nexhmiu nuk ndenji duarkryq. Ai pa tė nevojshme qė tė vazhdojė edhe shkollimin e lartė dhe kėshtu veproi. Gjatė kėtyre viteve ai regjistroi studimet e larta nė Shkollėn e Lartė Pedagogjike nė Prishtinė - Degėn e Artit nė Pedagog Figurativ, ku diplomoi nė verėn e vitit 1969.

         Nė shtator tė vitit shkollor 1969/1970 nis punėn nė Gjimnazin "8 Nėntori" nė Podujevė e deri nė prill tė vitit 1981. Demonstratat e vitit 1981 i priti siē ėshtė mė sė miri. Mirėpo, pas fjalės sė Fadil Hoxhės nė Komitetin Krahinor tė atėhershėm atij i bie si bumerang nė krye, dhe pikėrisht me 8 prill 1981 i bie tė fikėt dhe rrėzohet! Ishte ky fundi i punės sė tij. Ai, dha zoti e u shėrua, por kurrė mė nuk e mori ditarin tė dalė para nxėnėsve. Tani duhej mjekuar. Mjekimi ishte i ngadalshėm. Duhej tė shtrihej edhe nė spital, madje nė Shkup. Mjekėt vazhduan punėn e tyre dhe nė tetor tė vitit 1981 u pensionua. Nexhmiu fitoi pensionin invalidor, por nuk ishte i kėnaqur pse duhej ta linte punėn me brezin e ri. Tek Nexhmiu ndikoi edhe vet atmosfera e pakėndshme e krijuar pas demonstratave tė 1981- shit. Rėndė e kishte pėrjetuar kur njė polic zėvendės, dikur ish nxėnės i tij e mė vonė edhe kolegė me tė, e kishte ndaluar dhe e kishte legjitimuar nė rrugė, kah po shkonte nė shkollė, pėr tė kujdestaruar ! Kjo e kishte munduar shumė, tepėr. Kjo thoshte shumė. Kjo tė pėrkujtonte ditė tė vėshtira pėr ata qė kishin pėrjetuar kohėn e Serbisė sė parė dhe vitet pas Luftės sė Dytė Botėrore, vitet 1944 dhe 1945.

         Nexhmiu kishte filluar tė punojė kur ishte nė moshėn 18 vjeēare. Ai kishte pasur fatin tė ketė nxėnės edhe ata qė ishin mė tė moshuar se ai vetė, por gjithmonė qe i respektuar dhe i nderuar prej tyre, nga se kishte pasur gjithmonė sjellje tamam prej pedagogu me nxėnėsit e tij. Dinte tė vlerėsonte drejt, thellė e nė mėnyrė reale. Dinte t'i kuptonte tė gjithė.

 

  Gani I Mehmeti – libri “Pakashtica” (Albona)  monografi botuar 2005    

 

 

 





 

 

 

 

Gratis Homepage von Beepworld
 
Verantwortlich für den Inhalt dieser Seite ist ausschließlich der
Autor dieser Homepage, kontaktierbar über dieses Formular!