PKMLSHJ ORGANIZATORE E  KĖRKESĖS PĖR REPUBLIKĖ

 

Shkruan: Faton Topalli


         Njėzet e pesė vjetori i demonstratave tė vitit 1981 u trajtua nga mediat shqiptare si njė ngjarje e rėndėsishme historike. Hapėsira qė u la nė shfrytėzim pėr kėto ngjarje kishte pėr qėllim tė hidhej mė shumė dritė nė lėvizjen qė tronditi themelet e Jugosllavisė. Pėrkundėr intervistave tė shumta, emisioneve televizive dhe dokumentare, mbetėn shumė ēėshtje tė pa ndriēuara. Kjo ndodhi nga njėra anė pėr shkak tė trajtimit tė pa diferencuar tė kėtyre ngjarjeve dhe nga ana tjetėr pėr shkak tė mos njohjes nė thelb nga ana e gazetareve tė aktorėve politik tė kohės dhe peshės tė sė secilit nė kėto ngjarje. Sado qė faktet historike mbi organizatat ilegale dhe platformat e tyre politike ekzistojnė trajtimi i ngjarjeve tė vitit 1981 nga mediat nuk solli pėrgjigje nė pyetjen se cila ishte organizata qė shtroi kėrkesėn pėr Republikė, para vitit 1981, gjatė ngjarjeve tė vitit 1981 dhe pas tyre, cila ishte platforma politike pėr kėto ngjarje, cilėt ishin autorėt dhe zbatuesit e kėsaj platforme dhe cili ishte roli i veēantė i organizatave politike ilegale tė kohės?


EDHE MĖ SHUMĖ HUTI DHE PAQARTĖSI


         Lexuesit e gazetave dhe teleshikuesit qė kanė pėrcjellur emisionet televizive dhe ato dokumentare nuk mund tė mos kenė vėrejtur njė fakt i cili i ka pėrcjellur shumicėn e tė intervistuarve dhe pjesėmarrėsve tė emisioneve tė ndryshme se asnjėherė nuk flasin konkretisht pėr organizatėn tė cilės i kanė takuar, nuk pėrmendin emrin e sajė, nuk flasin pėr platformėn politike qė kanė pasur dhe pėr angazhimin politik para ngjarjeve tė vitit 1981. Nėse ėshtė thėnė ndonjė gjė, ėshtė thėnė nė mėnyrė aq tė pėrgjithėsuar sa opinioni mė shumė ėshtė dezorientuar se sa orientuar.


          Mos njohja e procesit politik tė asaj kohe, tė platformės politike, tė kėrkesave dhe tė strategjisė politike, kanė bėrė qė kėto ngjarje tė dalin tė zbehura, sė paku sa i pėrket prezantimit tė tyre para opinionit, gjė qė ka zbehur rolin e vėrtetė tė kėtyre ngjarjeve dhe rėndėsinė e tyre pėr zhvillimet e mėtutjeshme nė Kosovė dhe viset tjera shqiptare nė ish Jugosllavi.


NJĖ PĖRPJEKJE PĖR DIFERENCIM: ORGANIZATAT ILEGALE NĖ KOSOVĖ DHE PLATFORMAT E TYRE POLITIKE


         Gjatė viteve tė shtatėdhjeta dhe tetėdhjeta nė Kosovė vepruan shumė grupe e organizata politike ilegale ndėrsa mė masoviket ndėr to ishin Partia Komuniste marksiste-leniniste shqiptare nė Jugosllavi (PKMLSHJ)qė udhėhiqej nga Abdullah Prapashtica, Skender Vardari, vėllezrit Maqedonci, nė krye me Regjep e Osman Maqedonci, Osman Osmani, Halil Alidemi me shokė, Skender Ibishi, , Nysret Ahmeti, Fatmir Bajrami, Afrim Abazi, Faton Topalli, Famija e gjėrė Azemi, nė krye me Vahedin e Lumnije Azemi, Kadrie Gashi, Shyqeri Gjinolli e tė tjerė. Gjatė kėsaj kohe vepronte edhe Lėvizja Nacionalēlirimtare e Kosovės dhe Viseve tė tjera Shqiptare nė Jugosllavi (LNĒKVSHJ) qė udhėhiqej nga Metush Krasniqin, Jusuf Gėrvallėn, Sabri Novosella, Ramadan Pllanėn dhe Grupi marksist –leninist i Kosovės (GMLK) qė udhėhiqej nga Mehmet Hajrizi, Hydajet Hyseni, Mustafė Ademi e tė tjerė.


         PKMLSH-ėn si parti dhe LNĒKVSHJ-ėn dhe OMLK-ėn si organizatė i ndante platforma politike dhe strategjia drejtė zgjidhjes sė ēėshtjes kombėtare, ndėrsa i bashkonte lufta dhe qėllimet pėrfundimtare pėr liri dhe pavarėsi.
        Pėrderisa PKMLSHJ kishte pėr platformė politike kėrkesėn pėr republikė si kėrkesė tė fazės sė parė dhe tė dytė nė strategjinė e saj tė proklamuar drejtė zgjidhjes sė ēėshtjes kombėtare, OMLK dhe LNĒKVSHJ kishin pėr platformė politike bashkimin e Kosovės dhe viseve tė tjera shqiptare nė Jugosllavi me Shqipėrinė.

         LNĒKVSHJ dėmtohet rėndė gjatė burgosjeve tė vitit 1979 dhe 1980 prandaj dhe prezenca e sajė gjatė ngjarjeve tė vitit 1981 ėshtė mė e vogėl. Pjesėtarėt e OMLK-ės janė aktiv gjatė ngjarjeve tė vitit 1981.


         Platforma e OMLK-ės pėr bashkim me Shqipėrinė ėshtė proklamuar nė trakte tė ndryshme dhe nė gazetėn “Liria” e cila ėshtė botuar si organ i GLMK-ės dhe mė vonė OMLK-ės, ndėrsa platforma e PKMLSHJ-ės dhe strategjia e sajė nė njė varg dokumentesh tė botuara para vitit 1981 dhe pas tij pėr tė cilat do tė shkruajmė mė vonė.


         Marsi dhe prilli i vitit 1981 e gjejnė OMLK-ėn me platformėn pėr bashkimin me Shqipėrinė. OMLK provoi qė ta shtronte kėrkesėn e sajė kryesore, pra bashkimin me Shqipėrinė nė demonstratat e vitit 1981. Kėtė mund ta dėshmoj mė sė miri Hydajet Hyseni i cili kėrkesat e OMLK-ės i shtroi nė fjalimin e mbajtur me megafon pėr tė cilin ka dėshmi dhe njė fotografi e cila ėshtė botuar shumė herė nė shtyp. Hydajet Hyseni ka qenė nė kėtė kohė i arratisur nė Zvicėr dhe ėshtė kthyer nė Kosovė pas fillimit tė ngjarjeve tė vitit 1981. Pėr platformėn politike tė OMLK-ės dhe qėndrimin e saj ndaj kėrkesės pėr republikė para ngjarjeve tė vitit 1981 ka dėshmi edhe nė arkivin e shtetit shqiptar dhe nė arkivin e PPSH-ės.


         OMLK ishte njė organizatė patriotike pjesėtarėt e sė cilės morėn pjesė aktive nė lėvizjen ilegale nė Kosovė dhe nė ngjarjet e vitit 1981. Pas shtruarjes sė kėrkesės pėr republikė me 26 Mars 1981 dhe sidomos pas qėndrimit tė shtetit shqiptar lidhur me ngjarjet e vitit 1981 tė publikuar me 8 prill 1981, OMLK ndryshoi platformė politike tė sajė duke pranuar platformėn dhe strategjinė e PKMLSHJ-ės e cila u bė platformė gjithė popullore. Nė shtator tė vitit 1981, gjashtė muaj pas demonstratave tė vitit 1981 OMLK bėri Tezat e Frontit pėr Republikėn e Kosovės.


         Pjesėtarėt e OMLK-ės, duke u mbėshtetur nė traditėn patriotike ilegale luajtėn rol tė rėndėsishėm edhe gjatė viteve tė nėntėdhjeta. Hydajet Hyseni dhe disa nga shokėt e tij u bėnė aktivistė tė dėshmuar tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės duke zėnė pozita kyēe nė hierarkinė e sajė deri pak ditė para fillimit tė luftės nė Kosovė. Edhe tani ata kanė zėnė pozita tė ndryshme duke qen tė pėrfaqėsuar edhe nė parlament.


KUSH ISHTE PKMLSHJ DHE CILI ISHTE ROLI I SAJĖ ?


         Shtruarja e kėrkesės pėr republikė me 26 mars 1981 nga PKMLSHJ nuk ishte ndonjė befasi as pėr udhėheqjen e Kosovės dhe tė LKJ-ės as pėr OMLK-ėn. Tė dy organizatat, secili nė mėnyrėn e tyre, para ngjarjeve tė vitit 1981 ishin konfrontuar me kėtė kėrkesa dhe kishin qėndrimin e tyre ndaj saj. Udhėheqja e atėhershme e Kosovės i bėri publike qėndrimet e saj ndaj kėrkesės pėr republikė pėrmes mjeteve tė informimit dhe aksioneve tė shumta kundėr saj, ndėrsa qėndrimet e OMLK-ės ndaj kėrkesės pėr republikė janė tė deponuara nė arkivat e shtetit shqiptar.


           Qėndrimi i OMLK-ės para ngjarjeve tė 26 Marsit tė vitit 1981 ishte i kuptueshėm pėr shkak qė lidhje tė drejtpėrdrejta nė nivel tė Komitetit Qendror tė PKMLSHJ-ės dhe organeve drejtuese tė OMLK-ės, nė kushtet e ilegalitetit nuk kishte. Takimet qė bėheshin horizontalisht mes pjesėtarėve tė tė dy formacioneve nuk mjaftonin pėr ta sqaruar platformėn dhe strategjinė politike tė PKMLSHJ-ės dhe pėr ta bėrė OMLK-ėn aleate tė platformės sė PKMLSHJ-ės.


         Partia komuniste marksiste leniniste Shqiptare nė Jugosllavi krijoi bėrthamėn e saj tė parė nė vitin 1975 dhe u themelua si parti nė vitin 1978.
          Nė platformėn e sajė politike prej 147 faqesh ajo ka analizuar gjendjen e popullit shqiptar nė Jugosllavi duke ardhur nė pėrfundim se zgjidhje e vetme e mundshme nė rrethanat e tilla ishte krijimi i Republikės Socialiste Shqiptare nė Jugosllavi. PKMLSHJ pėrcaktoi nė kėtė dokument edhe strategjinė politike duke pėrcaktuar tri faza tė zhvillimit politikė nė drejtim tė zgjidhjes sė ēėshtjes kombėtare.


         PKMLSHJ parashihte qė nė fazėn e parė tė kėrkohej nga institucionet e Kosovės dhe ato federative qė ta merrnin iniciativėn pėr zgjidhjen e ēėshtjes shqiptare duke ua njohur shqiptarėve nė federatė statusin e kombit dhe tė drejtėn pėr ta pasur republikėn e tyre.


         Kjo fazė e paraparė nė strategjinė e PKMLSHJ-ės filloi nė vitin 1979 me letrėn e cila iu dėrgua Mahmut Bakallit me 14 Mars 1979 (Raporti i komisionit pėr pėrgjegjėsinė e Mahmut Bakallit, Rilindja 26.09.1981)


         Gjatė vitit 1979 dhe 1980 PKMLSHJ organizoi aksioni “Pyetja”. Ky aksion kishte pėr qėllim qė nė tė gjitha instancat shoqėrore e politike nė Kosovė, kudo qė ishte e mundur, tė shtrohej pyetja pėrse Kosova nuk po bėhej republikė. Ky aksion kishte pėr qėllim qė tė afirmohej kėrkesa pėr Republikė dhe tė bėhej si e tillė ēėshtje diskutime. Pyetja tė tilla u shtruan qė nga shkollat e mesme e deri tek shkollat politike tė Lidhjes Komuniste tė Kosovės.


         Me 27.07.1979 PKMLSHJ iu drejtua organizatave shoqėrore politike me njė informatė pėr situatėn politike dhe ekonomike tė krahinave shqiptare nė RSFJ.

          Me 15 mars 1980 iu dėrgua njė telegram Kryesisė sė Komitetit Qendror tė Lidhjes Komuniste tė Jugosllavisė.


         Nė tė gjitha kėto dokumente PKMLSHJ kėrkonte nga organet e Kosovės dhe ato federative qė tė shtrohej pėr zgjidhje kėrkesa qė Kosovės dhe viseve tė tjera shqiptare nė Jugosllavi t’i njihej statusi i Republikės, ndėrsa shqiptarėve statusi i kombit.

         Mahmut Bakalli, ashtu si edhe udhėheqės tė tjerė tė Kosovės nė atė kohė ishin tė njoftuar mirė pėr kėrkesat e PKMLSHJ-ės prandaj dhe ėshtė pėr tu habitur pse edhe sot bėhen sikur nuk kanė ditur asgjė dhe se janė gjetur tė befasuar nga demonstratat e vitit 1981.


         PKMLSHJ parashihte pėr fazėn e dytė shtruarjen e kėrkesės pėr republikė pėrmes demonstratave. Kjo fazė do tė zhvillohej nė rast se udhėheqja e Kosovės dhe ajo federative do ta bėnte veshin e shurdhur dhe nuk do ta shtronte pėr zgjidhje ēėshtjen e kėrkesės pėr republikė.


         Me 10 dhjetorė 1980 PKMLSHJ vendosi kalimin nė fazėn e dytė tė veprimit strategjik duke themeluar Shtabin Organizativ i cili morri pėr detyrė organizimin e demonstratave mė 1981 nė tė cilat do tė shtrohej kėrkesa pėr Republikė. Siē dihet PKMLSHJ e shtroi kėrkesėn pėr republikė me 26 Mars 1981.


         Protesta e 11 marsit tė vitit 1981 krijoi kushtet pėr ta shtruar nė demonstratė platformėn e PKMLSHJ-ės. Shtabi Organizativ i PKMLSHJ-ės dėrgoi menjėherė njerėzit e PKMLSHJ-ės nė demonstratė pėr tė plasuar aty kėrkesėn pėr republikė.

        PKMLSHJ nuk arriti ta shtroj kėrkesėn bazė tė sajė nė kėtė demonstratė. Megjithatė ajo futi parullėn “Drejtėsi – Barazi” e cila u brohorit nga tė gjithė tė pranishmit.


         Me 25 Mars, kur punonjėsit e sigurimit shtetėrorė tė Pejės provuan ta burgosin Ali Lajēin, burgosjen e tij e pengoi Abdullah Prapashtica i cili ju komunikoi inspektorėve tė sigurimit, se Mustaf Sefedini, Sekretarit Krahinor tė Punėve tė Brendshme kishte urdhėruar qė tė mos bėheshin burgosje nė qendrėn e studentėve.


Ky ishte shkaku pėr tu organizuar nė konvikte dhe pėr tė kėrkuar tė nesėrmen nga udhėheqja e Kosovės qė studentėt pjesėmarrės nė protestėn e 11 marsit tė mos arrestoheshin.

         Kush dhe si e organizoi 26 marsin ėshtė shumė e qartė dhe nuk ka nevojė tė pėrsėritet. Ajo qė dihet mė pak nė opinion, edhe pse ėshtė thėnė nė shtyp, ėshtė fakti qė me 26 Mars 1981, Shtabi Organizativ i PKMLSHJ-ės dėrgoi njerėzit e tij nė protestė dhe shtroi kėrkesėn pėr Republikė e cila qė nga ajo ditė u bė kėrkesė gjithė popullore.


         Me 14 Prill 1981 PKMLSHJ, duke u frikėsuar se do tė mund tė komprometohej kėrkesa pėr republikė nga aktorė tė ndryshėm, morri pėrsipėr publikisht organizimin e demonstratave tė vitit 1981. “Nota” e PKMLSHJ-ės dėrguar institucioneve tė ndryshme u publikua nga i gjithė shtypi i brendshėm dhe i jashtėm. Ajo u citua nga agjenci tė ndryshme botėrore tė lajmeve dhe nga “Zėri i Amerikės”. Lidhur me kėtė ka njoftuar edhe gazeta “Rilindja” nė Prill tė vitit 1981 si dhe mė 26. shtator 1981.


         PKMLSHJ ka shpėrndarė programin e kėrkesave tė cilat do tė duhej tė brohoriteshin nė demonstrata. Ky program ėshtė shpėrndarė gjatė demonstratave nė mars dhe nė prill tė vitit 1981 nė Prishtinė dhe nė qytete tė ndryshme tė Kosovės. Edhe pėr kėtė fakt ekzistojnė njė varg publikimesh tė cilat do tė botohen tė pėrmbledhura nė njė shkrim tė veēantė.
         Faza e tretė e programit tė PKMLSHJ-ės ishte lufta e armatosur. Kjo fazė do tė fillonte nė rast se kėrkesa pėr republikė nuk do tė realizohej as pėrmes presioneve tė kombinuara politike si demonstratat e protestat e ndryshme nė rrugė. Nė kėtė rast nuk do tė kėrkohej mė barazia dhe pavarėsia brenda federatės, por bashkimi me Shqipėrinė. Kjo fazė e paraparė nga PKMLSHJ u realizua nė praktikė nga UĒK .

           Pra ne deri tek kjo fazė e tretėm nuk kishim luftuar sistemin. Angazhimi ynė, pėr tė qenė tė sinqertė, ishte ashtu si edhe qėndron nė dokumentet partiake dhe veprimet praktike tė PKMLSHJ, pavarėsia dhe barazia me kombet tjera nė ish federatėn jugosllave nė rrafshin politik, ekonomik dhe territorial, e jo shkatėrrimi i sistemit.


BASHKIMI NĖ PLATFORMĖN E PKMLSHJ-ĖS


         Bisedimet qė u zhvilluan nė Turqi pėrmes pėrfaqėsuesve tė PKMLSHJ-ės e cila pėrfaqėsohej nga Abdullah Prapashtica, Osman Osmani e Faton Topalli dhe LNĒKVSHJ-ės qė pėrfaqėsohej nga Sabri Novosella dhe Xhafer Durmishi sollėn bashkimin nė Lėvizjen pėr Republikėn Socialiste Shqiptare nė Jugosllavi tė cilės pak mė vonė (nė maj 82) iu bashkėngjit edhe OMLK.


         Platforma e PKMLSHJ-ės qė ishte bėrė gjatė demonstratave tė vitit 1981 platformė e gjithė popullit, u bė edhe platformė e LRSSHJ-ės e cila mė vonė (edhe pse jo nė rrugė demokratike dhe nga tė gjitha strukturat qė pėrbėnin atė) ndėrroi emrin nė LPRK dhe LPK.


DOKUMENTET FLASIN...


         PKMLSHJ ka zhvilluar njė varg aktivitetesh tė ndryshme para gjatė dhe pas ngjarjeve tė vitit 1981. Pėr rolin e PKMLSHJ-ės ka burime tė shumta si libra, artikuj gazetash, raporte tė Kryesisė sė SFRJ-ės, Komitetit Krahinor tė Kosovės, tė dhėna nė arkivat e shtetit shqiptar, stenograme bisedash mes pėrfaqėsuesve tė PKMLSHJ-ės dhe PPSH-ės, tė dhėna nga agjencitė e ndryshme botėrore tė cilat mund t’i ndriēojnė shumė mirė ngjarjet e vitit 1981. Burime tė rėndėsishme janė edhe vet materialet e publikuara tė PKMLSHJ para, gjatė dhe pas ngjarjeve tė vitit 1981, si dhe shumica e aktorėve dhe protagonistėve e PKMLSHJ, tė cilėt edhe mė pas dhe edhe sot veprojnė pėr realizimin e qėllimeve tė cilat as nė minimumin e paraparė ende nuk u realizuan. Ne mbėshtesim edhe mė tutje tė gjitha forcat dhe lėvizjet e rezistencės tė cilat edhe tani (jo nga pozita) angazhohen maksimalisht pėr aspiratat kombėtare dhe njerėzore nė kėto hapėsira.


         Megjithatė pjesėmarrėsit e ngjarjeve e kanė vėshtirė pėr ta ruajtur objektivitetin kur ėshtė fjala pėr tė folur pėr vetveten. Prandaj dhe ėshtė detyrė e historianėve dhe analistėve t’i mbledhin tė gjitha faktet dhe duke u mbėshtetur nė metodologjitė shkencore pėr analiza politike dhe vėrtetim tė fakteve historike t’i analizojnė kėto ngjarje dhe nga perspektiva e paanshme ta ndriēojnė rolin e aktorėve tė veēantė politik tė kohės.


DEMONSTRATAT REZULTAT I POZITĖS KOLONIALISTE


         Demonstratat e vitit 1981 ishin rezultat i pakėnaqėsisė sė popullit shqiptar nė Federatė dhe pozitės sė tij prej tė robėruari. Statusi i kombėsisė, i njė populli qė pas serbėve dhe kroatėve ishte i treti pėr nga madhėsia nė federatė dhe megjithatė nuk gėzonte pozitėn e popullit, zhvillimi i pabarabartė ekonomik, varėsia politike ekonomike dhe territoriale, pozita e tė kolonializuarit, bėnė qė demonstratat tė shpėrthejnė si nevojė pėr tė ndryshuar (pėrmes republikės si realizim tė barazisė) pozitėn e popullit shqiptar nė Federatė.


         Reagimi brutal ndaj kėrkesės demokratike pėr njė republikė shqiptare brenda federatės, flet mė sė miri pėr pozitėn e popullit shqiptar, trajtimin armiqėsor ndaj tij dhe pėrpjekjet pėr kolonizimin dhe robėrimin e mėtutjeshėm tė tij.


TĖ GJITHĖ VEPRUAN PĖR VETĖDIJESIMIN KOMBĖTAR


         Pėrpjekja e organizatave ilegale pėr t’i marrė tė gjitha meritat pėr shpėrthimin e ngjarjeve tė vitit 1981 nuk ka bazė historike. Hedhja e pjatės sė parė nė Manzėn e Studentėve, dalja nė rrugė me 11 mars pėr kushte sociale dhe ekonomike, protesta e 26 marsit kundėr burgosjeve, dhe shtruarja e kėrkesės pėr republikė nga PKMLSHJ me 26 Mars, platforma e PKMLSHJ-ės pėr Republikė e cila u kthye nė njė platformė gjithė (popullore) kombėtare dhe propagandimi i sajė para ngjarjeve tė vitit 1981 janė indikatorė tė rėndėsishėm tė cilėt nuk mund tė mohohen. Nuk mund tė mohohet as roli i aktorėve tė veēantė rreth organizimit tė demonstratave nėpėr qytetet e ndryshme tė Kosovės. Megjithatė kjo nuk ėshtė e tėrė. Nuk duhet mohuar se tė gjitha kėto u bėnė tė mundshme sepse nė Kosovė u krijua njė terren pėr diēka tė tillė.


         Ndryshimet kushtetues pas plenumit tė Brioneve i dhanė shqiptarėve mundėsi pėr njė zhvillim mė tė shpejtė ekonomik, politik dhe kulturorė. Hapja e Universitetit tė Kosovės ndikoi shumė nė krijimin e kuadrove tė cilat edhe pėrcaktuan kahet zhvillimore tė popullit shqiptar nė Kosovė. Nuk ka dyshim se orientimi i pėrgjithshėm, heq kėtu pjesėn e kolabortorėve klasik, ishte kombėtar. Zhvillimet nė arsim, kulturė, ekonomi vunė bazat pėr vetėdijesimin e popullsisė, tė zhvillimit kombėtar por edhe tė ngritjes sė vetėdijes pėr tė kuptuar pozitėn nė tė cilėn ndodhej populli shqiptar nė federatė. Ky rol i inteligjencės shqiptare, i punonjėsve tė Universitetit, tė profesorėve nėpėr shkolla tė mesme, arsimtarėve, ekonomistėve dhe njerėzve tė kulturės e shkencės (pse jo edhe tė politikės) nė pėrgjithėsi nuk mund tė mohohet. Nuk mund tė mohohet as roli (i segmenteve tė sistemit shoqėrorė, si ai) i televizionit, shtypit periodik, teatrove dhe sistemeve tė tjera sociale tė vendit tė cilat i krijuan bazat pėr shpėrthimin e ngjarjeve tė vitit 1981. Me kėtė rast kurrsesi nuk duhet harruar rolin e individėve dhe grupeve shoqėrore tė paorganizuar nėpėr grupe e organizata ilegale, tė cilat nė momente tė caktuara ishin nė ballė tė ngjarjeve dhe orientonin masat nė mėnyrė shembullore. Pa kontributin e tyre sigurisht se shumėēka do tė shkonte ndryshe.


ROLI I PARTISĖ SĖ PUNĖS SĖ SHQIPĖRISĖ


         Roli i PPSH-ės nė ngjarjet nė Kosovė ishte dytėsorė. Makineria propagandistike e shtetit shqiptar ndikoi pėrmes kulturės dhe muzikės, historisė dhe letėrsisė tė forcohej besimi i shqiptarėve nė vetveten dhe tė luftohej kompleksi i vlerės sė ulėt dhe paaftėsisė pėr t’i dol zot interesave tė veta. Njėkohėsisht PPSH luante para demonstratave tė vitit 1981 edhe rol destruktiv duke dhėnė orientime tė gabuara pėr shqiptarėt e Kosovės. Pėr shembull PPSH luftonte vetadministrimin jugosllavė dhe kėrkonte nga shqiptarėt e Kosovės qė krah pėr krah me popujt e Jugosllavisė ta luftonin atė dhe tė ndėrtonin njė sistem tė centralizmit demokratik. Vetadministrimi, apo vetėqeverisja siē quhej nė Kosovė u mundėsonte shqiptarėve pėr t’i ikur centralizmit pėr tė cilin serbėt ishin shumė tė interesuar.
Megjithatė pas ngjarjeve tė vitit 1981, qė nga data 8 prill 1981, PPSH dhe Qeveria Shqiptare luajtėn rol konstruktiv duke mbėshtetur programin e PKMLSHJ-ės si zgjedhje tė vetme tė mundshme nė situatėn aktuale. Roli i Shqipėrisė nė afirmimin e kėrkesės pėr republikė nė qarqet ndėrkombėtare ishte i madh, sado qė Qeveria Shqiptare, pėr shkak tė pozitės nė tė cilėn ndodhej, nuk arriti tė krijoj mbėshtetje tė shteteve tė cilat do ta pėrkrahnin kėrkesėn pėr republikė.

 

 





Gratis Homepage von Beepworld
 
Verantwortlich für den Inhalt dieser Seite ist ausschließlich der
Autor dieser Homepage, kontaktierbar über dieses Formular!