QOSJA: PĖR ĒĖSHTJE TĖ “PANEGOCIUESHME” NUK BISEDOHET POR LUFTOHET ME ARMĖ

                                                                                                     

 

SPECIALE: Flet Akademik Rexhep Qosja

 

 

            Kosova nuk ka ende njė klasė politike; Mė shqetėson shumė heshtja e qytetarėve para shpėrdorimeve qė bėjnė njerėzit e politikės; Delegacionin pėr bisedime nuk e ka caktuar Rugova, por njė pėrfaqėsues i njė zyre tė huaj nė Prishtinė; Nuk pres as nuk dėshiroj qė Kosumi tė japė dorėheqje

 

            Intervistoi: Burim Etemaj


            EPOKA E RE: Profesor, kėto ditė keni qenė nė Shqipėri. Cilat janė pėrshtypjet tuaja nga Shqipėria?

            Akademik Qosja: Nė Shqipėri zotėron njė gjallėri e jashtėzakonshme, qė ka pėrfshirė tė gjitha fushat e jetės. Shqipėria shėnon zhvillim, qė vėrehet jo vetėm prej viti nė vit, por edhe prej muaji nė muaj. Relievi urbanistik i Shqipėrisė po ndryshon me shpejtėsi tė madhe. Arkitektura ėshtė gjithnjė e mė artistike. Qytetėrimi shqiptar tani po modernizohet duke shėnuar shkallė cilėsore gjithnjė e mė tė lartė. Nė Shqipėri, vėrtet, po bėhen ato qė nuk janė bėrė me shekuj. Tė gjitha kėto janė tė kuptueshme: nė Shqipėri janė vėnė nė veprim tė gjitha energjitė krijuese tė popullit.

 

            NANO DHE BERISHA

 

            EPOKA E RE: Nė korrik janė mbajtur zgjedhjet nė Shqipėri. Si e keni pritur fitoren e Sali Berishės dhe humbjen e Fatos Nanos?

            Akademik Qosja: Nuk ka dyshim se socialistėt janė tė merituar pėr shkallėn e sotme tė zhvillimit tė demokracisė dhe tė zhvillimit tė pėrgjithshėm tė Shqipėrisė. Por, as meritat mė tė mėdha nuk do tė duhej tė na bėjnė tė dėshirojmė qė tė njėjtit tė mbeten gjatė nė pushtet. Pushteti prishė dhe sa mė gjatė tė jesh nė pushtet aq mė shumė prishesh. Demokracia ėshtė rend superior, pėpos tė tjerash, edhe pėr arsye se e bėn ndėrrimin paqesor tė subjekteve tė pushtetit. Pas  gati 15 vjetėsh nė krye tė socialistėve dhe pas dy mandatesh nė krye tė qeverisė sė Shqipėrisė, Fatos Nano filloi tė sillet si njė njeri tė cilin e ka dehur fort pushteti: me prepotencė, me arrogancė, me vrazhdėsi, me shpėrfillje edhe tė disa bashkėpunėtorėve tė vet mė tė ēmuar! Fatos Nano  viteve tė fundi nė krye tė qeverisė sė Shqipėrisė ishte njė hazarder politik, qė nuk lodhej se ēka do tė mendohet nė popull pėr tė! Disfata e tij ishte e logjikshme, politikisht, moralisht dhe historikisht e nevojshme. Socialistėve tani iu duhet kohė pėr mjekimin e pasojave tė aventurizmit politik tė Fatos Nanos. Aventurizmi i Fatos Nanos e risolli nė pushtet Sali Berishėn, i cili, pas katastrofės politike me tė cilėn e ka tronditur Shqipėrinė aq shumė nė vitin 1997, me tė drejtė ėshtė konsideruar pėrgjithmonė i vdekur politikisht. Fatos Nano e meritonte largimin nga qeveria e Shqipėrisė, por, mua nuk mė bėn tė lumtur as zėvendėsimi i Fatos Nanos me Sali Berishėn. Nuk flas pėr Partinė Demokratike – flas vetėm pėr Sali Berishėn. Nė qoftė se Fatos Nano vuan prej aventurizmit politik, Sali Berisha vuan prej tribalizmit dhe populizmit. Prirja e tij pėr ta pėrdorur pushtetin vrazhdė, egėr, shtypshėm, domethėnė jo demokratikisht dhe mentaliteti i tij krahinor ėshtė esenca e tij politike, shpirtėrore. Dhe me prirje tė tillė menjėherė e ka filluar mandatin e ri! Do t’ia fillojė ndėrtimit administrativ tė Shqipėrisė prej fillimit thuajse Shqipėria shpallet shtet kur e merr ai nė dorė! Shkurt: kėmbimi Nano- Berisha nė pushtet e mban Shqipėrinė nė gjendje tė ashtuquajtur revolucionare dhe ky kėmbim nuk e lejon Shqipėrinė tė krijojė identitet tė qėndruar politk dhe institucional demokratik. Ky  ėshtė “duet” fatal nė politikėn e Shqipėrisė! E Shqipėria ka sot nė jetėn politike dhe nė strukturat partiake intelektualė tė shquar, me formim tė gjithanshėm, intelektualė stabilė, tė cilėt do ta nxirrnin Shqipėrinė nga gjendja revolucionare nė tė cilėn e mbajnė Nano e Berisha. Ata, mė nė fund, do ta bėjnė kėtė, por me vonesė, mbasi, pas Nanos, tė shkojė edhe Berisha.

 

            EPOKA E RE: A mendoni se me ardhjen e Sali Berishės nė pushtet, politika shqiptare karshi ēėshtjes sė Kosovės do tė marrė  dimension tjetėr?

            Akademik Qosja: Mendoj se jo. Shqipėria e ka stabilizuar njė politikė ndaj ēėshtjes sė Kosovės. Ka pėrcaktuar parimet politike dhe gjuhėn diplomatike ndaj Kosovės. Ndryshime negative nė kėtė politikė mund tė shkaktojė vetėm ndonjė “tėrmet” nė politikėn e faktorėve kryesorė botėrorė ndaj Kosovės – ēka nuk do tė duhej tė ngjante, por edhe ēka s’mund tė pėrjashtohet plotėsisht. Siē tregojnė paraqitjet e para tė ministrit tė ri tė jashtėm, Besnik Mustafajt, me ardhjen e Berishės nė pushtet, nė qėndrimet ndaj Kosovės do tė pėrsėriten mė pak a mė shumė besnikėrisht qėndrimet e faktorėve ndėrkombėtarė qoftė edhe nėse kėto qėndrime nuk u pėlqejnė shqiptarėve nė Kosovė.

 

            EPOKA E RE: Pse mungojnė idetė, kritikat apo sugjerimet e akademik Rexhep Qosjes pėr ngjarjet politike nė vend nė mediat elektronike nė Kosovė?

            Akademik Qosja: Po ta lexoni librin tim Demokracia e shpėrdorur, tė botuar sivjet nga shtėpia botuese Toena, do ta merrni pėrgjigjen nė kėtė pyetje.

 

SOVRANITETI I UZURPUAR I POPULLIT

 

            EPOKA E RE: Profesor Qosja, cili ėshtė mendimi juaj pėr mediat elektronike dhe tė shkruara nė Kosovė, dhe ēfarė roli janė duke luajtur ato nė proceset nėpėr tė cilat po kalon Kosova?

            Akademik Qosja: Me pak pėrjashtime, mediat e shkruara dhe elektronike nė Kosovė, nė tė vėrtetė mediat shqiptare nė pėrgjithėsi, kanė vendosur aleancė me pushtetin dhe kjo aleancė e ka uzurpuar sovranitetin e popullit. Sovraniteti i uzurpuar gjithmonė ėshtė sovranitet i shpėrdorur, mė sė shpeshti i shpėrdorur pėr interesat e klaneve e klikave tė caktuara. Nuk ėshtė e nevojshme tė theksohet posaēėrisht se nga kjo aleancė pėrfitojnė, fort pėrfitojnė, klanet politike dhe tajkunėt e pasuruar sa ēel e mėshel sytė nėn sqetullat e tyre, qė tani kėtė mundėsi ua shpėrblejnė nė mėnyra tė ndryshme.

            Njė numėr i mediave, me padronėt e tyre politikė, po ua mėson lexuesve, shikuesve dhe dėgjuesve mė tė kėqijat qė mund tė bėhen nė jetėn shoqėrore: krimin e organizuar, korrupsionin, nepotizmin, kontrabandėn, urrejtjen, hakmarrjen, fanatizmin krahinor, nė disa raste edhe fetar! Duke i lexuar disa gazeta, duke i parė disa televizione, duke i dėgjuar disa radio, njeriu krijon pėrshtypjen se shoqėria jonė ėshtė shoqėri pa vlera. Numri mė i madh i mediave qė kanė krijuar aleancė me pushtetin nė dėmin e sovranitetit tė popullit, u lėnė trashėgim ndotje tė mėdha brezave tė ardhshėm! Mjerisht!

            Ėshtė e kuptueshme qė mediat e tilla tė mos mė lejojnė hapėsirė pėr shprehje: me kritikat ndaj politikės sė cilės i shėrbejnė ua cenoj standardet dhe interesat!

 

A KA KLASĖ POLITIKE KOSOVA

 

            EPOKA E RE: Si e vlerėsoni punėn e klasės politike nė presidencėn, nė kuvendin dhe nė qeverinė e Kosovės?

            Akademik Qosja: Nuk mund tė thuhet ende se nė Kosovė ka njė klasė politike. Togfjalėshi klasė politike e nėnkupton njė shtresė ose, sė paku, njė numėr tė mjaftueshėm njerėzish politikė tė pėrgatitur pėr tė ushtruar me kompetencė e me pėrgjegjėsi politikėn e kjo domethėnė pėr tė sendėrtuar qėllimet, qė ua ka caktuar ēasti historik, qė ua ka caktuar shoqėria dhe qė, mė nė fund, kanė marrė mbi vete. Kosova nuk ka ende njė klasė politike pėr dy arsye: e para, sepse pesė vjet janė kohė e shkurtėr pėr krijimin e njė klase politike; dhe e dyta, sepse numri mė i madh i njerėzve tė politikės janė gjetur nė vendet politike nė tė cilat janė sot  nė sajė tė kombinimeve partiake, nė sajė tė lidhjeve familjare dhe, si kemi lexuar sa herė nė mediat, nė sajė tė shėrbimeve qė u kanė bėrė kėtyre a atyre prijėsve partiakė!

            Nė qoftė se njeriu, si e thotė Hegeli, ėshtė seria e veprave tė veta e kjo domethėnė nė qoftė se njeriu i politikės ėshtė seria e sjelljeve tė veta politike, e asaj qė thotė dhe si e thotė atė qė e thotė, i asaj qė bėn dhe i asaj qė do tė duhej tė bėnte por nuk e bėn, atėherė mund tė thuhet se papjekuria politike, kurse nė disa raste papjekuria skandaloze politike, ėshtė karakteristika themelore e shumicės sė njerėzve tė politikės nė Kosovė. I ndihmoftė Zoti Kosovės! Dhe i ndihmofshin Amerika dhe Evropa Kosovės!

 

            NE KĖRKOJMĖ ENDE PREJ PUSHTETARĖVE TĖ MOS NA PĖRNDJEKIN

 

            EPOKA E RE: A e shohin mediat kėtė papjekuri tė njerėzve tė politikės? A e shohin qytetarėt? A e shohin partitė?

            Akademik Qosja: Nuk mė shqetėsojnė aq niveli i ultė politik, korrupsioni politik, moral, dhe material i njė numri tė njerėzve tė politikės sa mė shqetėson diēka tjetėr. Mediokritetet e politikės sonė dhe tė korruptuarit e politikės sonė pashmangshėm do tė shkojnė njė ditė: brezi qė vjen, ndėrrimet e pashmangshme, mosha do t’i ēojnė atje ku mė nė fund e kanė vendin: nė anonimitet. Do t’iu hiqen karriget dhe kurrė mė nuk do tė dėgjojmė pėr ta. Mė shqetėson, ndėrkaq, pajtimi i partive, sidomos, pajtimi i qytetarėve, me papjekurinė e njerėzve tė politikės, me gėnjeshtrat e tyre, me korrupsionin e tyre! Mė shqetėson shumė heshtja e qytetarėve para shpėrdorimeve qė bėjnė njerėzit e politikės, qė aq shumė i dėmtojnė interesat e qytetarėve dhe, mė nė fund, prestigjin e Kosovės!

 

            EPOKA E RE: Pse ngjet kjo? Pse qytetarėt tonė kėrkojnė pak prej pushtetit?

            Akademik Qosja: Pse? Kemi qenė gjatė, me shekuj, tė robėruar. Kemi qenė gjatė, me shekuj, tė pushtuar! Nė tė vėrtetė ne qe pesė vjet po gėzojmė njė farė lirie sado ende jo edhe pavarėsinė nė qeverisjen e Kosovės. Tė robėruar, tė pushtuar, tė sunduar prej tė tjerėve jemi mėsuar ta adhurojmė pushtetin, t’i shėrbejmė nė vend qė tė kėrkohjmė qė ai tė na shėrbejė mbasi ne i paguajmė pushtetarėt pėr punėn qė bėjnė. Ne edhe mė tej kėrkojmė prej pushtetit, prej njerėzve tė pushtetit tė mos na pėrndjekin, tė mos na rrahin, tė mos na burgosin, tė mos na bėjnė trysni qė tė shkojmė nė emogracion nė qoftė se i lejojmė vetes qė t’i kritikojmė! Akademikut qė kritikon partishmėrinė politike nė Akademi, fjala vjen, ngjet t’i thuhet: vetėm t’i nuk mund tė zgjedhesh nė udhėheqjen e Akademisė apo nė ndonjė organ tjetėr tė saj! Intelektualit qoftė edhe ndėr mė tė shquarit, ngjet t’i bėhen kėrcėnime natėn nė derė tė shtėpisė a t’i shkruhen parulla kėrcėnuese para garazhės pse kritikon njerėz tė pushtetit pėr korrupsion, nepotizėm, plaēkė tė pronės shoqėrore sot apo allishverishe ekonomike e politike me njerėz tė Millosheviqit dje! Ku guxojnė, prandaj, kėta intelektualė tė kėrkojnė prej pushtetit mė shumė se tė mos u bėjnė trysni qė tė mbyllin gojėn apo qė tė shkojnė nė emigracion!

 

DELEGACIONI QĖ E KRIJOI TJETĖRKUSH

 

            EPOKA E RE: Kryetari Rugova ka caktuar anėtarėt e grupit negociator me Beogradin, ndėrsa veten, edhe pse i sėmurė, e ka caktuar udhėheqės tė kėtij grupi. Komenti juaj?

            Akademik Qosja: Nuk mund t’i lejoj vetes tė flas kritikisht pėr njeriun i cili, fatkeqėsisht, vuan prej njė sėmundjeje tė rėndė. Secili prej nesh mund tė sėmuret apo edhe mund tė jetė i sėmurė, por ende  nuk e di. Unė, tani, vetėm mund t’i dėshiroj atij qė tė shėrohet sa mė parė.

            Ēudi qė nuk e dini se delegacioni qė do tė zhvillojė bisedime me Beogradin pėr status pėrfundimtar tė Kosovės nuk ėshtė formuar nga ndonjė zyrtar a institucion administrativ a politik i Kosovės; ai delegacion ėshtė formuar prej pėrfaqėsuesit tė njė zyre tė huaj nė Prishtinė. Mė nė fund, a nuk ua dėshmon kėtė edhe vetė pėrbėrja e delegacionit, nė tė cilin ėshtė futur edhe njė injorant politik siē ėshtė kryetari i Kuvendit tė Kosovės dhe njė njeri, fatkeqėsisht, tani pėr tani i sėmurė, siē ėshtė kryetari i Kosovės?

 

            EPOKA E RE: Nė mesin e anėtarėve tė grupit negociues ka disa emra e kaluara, por edhe e sotmja e tė cilėve nuk ėshtė e lakmueshme. Keni besim se kėta do tė na sjellin pavarėsinė?

            Akademik Qosja: E kuptoj dėshirėn, madje edhe vendosmėrinė e ndėrkombėtarėve nė Prishtinė qė tė ndikojnė nė pėrbėrjen e delegacionit shqiptar, qė do tė bisedojė me Beogradin pėr ardhmėrinė e Kosovės. Nuk e kuptoj, ndėrkaq, vendosmėrinė e tyre, qė nė pėrbėrjen e delegacionit tė mos merren parasysh disa parime, disa kritere dhe disa rrethana tonat. E para, nė delegacion nuk do tė duhej tė gjenden njėkohėsisht kryetari i Kosovės, kryetari i Qeverisė sė Kosovės dhe kryetari i Kuvendit tė Kosovės. Kujt do t’ia lėnė Kosovėn ata nė qoftė se do tė jenė tė detyruar qė me javė tė qėndrojnė nė bisedime diku jashtė Kosovės? Zėdhėnėsve tė tyre? Truprojeve tė tyre qė nuk do tė mund t’i marrin me vete se janė shumė? Sekretarėve a kėshilltarėve tė tyre tė panumėrtė? Kurrkund nė kėtė botė jallane tė tre kryetarėt – i vendit, i kuvendit e i qeverisė nuk hyjnė njėkohėsisht nė njė delegacion dhe nuk e lėnė vendin pavarėsisht prej punėve me tė cilat duhet tė merret ai delegacion. As nė dasmė as nė vdekje nuk shkojnė tė gjithė burrat e shtėpisė!

            E dyta, nė Kosovė ka pasur njė lėvizje politike pėr lirinė dhe pavarėsinė e Kosovės; dhe, nė Kosovė kjo lėvizje ka organizuar luftėn pėr vetėmbrojtjen e Kosovės, qė me kohė ka marrė karakterin e luftės ēlirimtare. Nuk mė duket e kuptueshme qė nė bisedimet pėr statusin pėrfundimtar tė Kosovės tė marrė pjesė dikush qė nuk ka pasur kurrfarė vlere nė atė lėvizje e aq mė pak dikush qė ishte kundėr luftės ēlirimtare qė kishte organizuar ajo lėvizje, siē ėshtė, fjala vjen kryetari i Kuvendit tė Kosovės, i cili aq fort ėshtė pėrpjekur tė komprometojė UĒK-nė si ushtri marksistė-leninistėsh dhe i cili nė kohėn e kėsaj lėvizjeje dhe nė kohėn e kėsaj lufte bėnte biznes me biznesmenė serbė qė pėrkrahnin dhe financonin regjimin e Millosheviqit!

            Dhe, e treta, ēdo qytetar mendjenormal i Kosovės, sigurisht, ka shtruar pyetjen: ēka don nė delegacionin e Kosovės, qė do tė marrė pjesė nė bisedimet pėr ardhmėrinė e Kosovės, njė “patriot” i tillė komercial, i cili kundėr luftės sė UĒK-sė bėnte propagandė, por tani, kur lufta ka marrė fund, kapardiset para gazetarėve duke deklaruar: “pavarėsia e Kosovės ėshtė e panegociueshme”! Po nė qoftė se pavarėsia e Kosovės ėshtė e panegociueshme ēfarė fytyre ke, mund ta pyesin qytetarėt, qė tė pranosh tė hysh nė delegacion pėr bisedime me Serbinė pėr statusin e Kosovės? Nė botė sekush e di se nuk krijohen delegacione pėr ēėshtje qė janė tė “panegociueshme”. Nė botė dihet se tė “panegociueshme” nuk janė as akzistenca e Zotit e as pėrjetėsia e planetit tė Tokės! Mė nė fund, pėr ēėshtje qė shpallen tė “panegociueshme”, nuk bisedohet – pėr to luftohet me armė. E sa ėshtė i gatshėm tė luftojė kryetari i Kuvendit pėr pavarėsinė e Kosovės e tregon biznesi i tij!

 

            EPOKA E RE: Duhet apo nuk duhet qė Kuvendi i Kosovės t’ia japė vizėn grupit negociator?

            Akademik Qosja: Nxjerrja e pėrbėrjes sė delegacionit nė mbledhjen e Kuvendit tė Kosovės gjoja pėr tė vendosur ai pėr pėrbėrjen e tij, nė tė vėrtetė ėshtė njė lojė pseudodemokratike qė bėjnė Kuvendi dhe ata ndėrkombėtarė qė vetė e kanė formuar ashtu si e kanė formuar delegacionin . Ja, medemek, edhe organi ligjvėnės i Kosovės vendosi pėr delegacionin e Kosovės! Atje ku punėt e institucioneve janė tė caktuara si duhet dhe atje ku kėto institucione i kryejnė punėt ashtu siē janė caktuar ato me Kushtetutė e me ligje, atje me punė delegacionesh, qoftė edhe tė delegacionit pėr njė ēėshtje madhore siē ėshtė ēėshtja e statusit pėrfundimtar tė vendit, merret qeveria. Nė rendet parlamentare, tė imituara pak a shumė edhe nė Kornizėn tonė kushtetutare, kuvendi nxjerr ligjet, kryetari i vendit merret kryesisht me punė protokolare, kurse qeveria qeveris vendin, bėn politikėn dhe diplomacinė e tij. Nuk ka dyshim se ndėrkombėtarėt qė e kanė caktuar delegacionin kosovar pėr bisedime me Beogradin u atribuojnė autorėsi nė formimin e kėtij delegacioni kryetarit tė vendit dhe kryetarit tė kuvendit jo pse ashtu e duan Korniza e ligjet e Kosovės po pse ashtu e duan tė tjera qėllime politike!

 

JAM KUNDĖR FUSHATĖS NDAJ KRYEMINISTRIT

 

            EPOKA E RE: A duhet tė ketė vend nė grupin negociator pėr njerėz tė dyshuar pėr korrupsion, siē ėshtė, pėr shembull, kryeministri Kosumi e ndonjė tjetėr?

            Akademik Qosja: Bajram Kosumi nuk ka bėrė mirė qė ka shkuar pėr pushim nė Turqi nė kohėn kur nė Kosovė kishte aq punė pėr t’u bėrė nė lidhje me standardet dhe kur Kai Aide aq shpesh vinte nė Kosovė! Bajram Kosumi nuk ka bėrė mirė qė prej Turqisė ėshtė kthyer me aeroplan tė veēantė qė ėshtė paguar prej njė ministri tė qeverisė qė ai kryeson. Gazetarėt qė aq shumė po shkruajnė pėr Bajram Kosumin besoj se e dinė se sa veprime tė jashtėligjshme, se sa tė bėra korruptive, sesa shpėrdorime tė demokracisė, sesa favorizime nepotiste, se sa firma e ndoshta, edhe aksione nė banka, se sa pasuri tė krijuara pėr njė kohė tepėr tė shkurtėr e konflikte tė tjera interesash rėndojnė mbi supet e disa anėtarėve tė tjerė tė delegacionit! Pse nuk janė marrė deri tani dhe pse nuk merren as tani me ta po vetėm me Bajram Kosumin, i cili deri nė moshėn nė tė cilėn ėshtė ka arritur tė bėjė njė banesė! Shikoni mos po i bėni tė padrejtė njeriut i cili ka bėrė shumė sakrifica pėr Kosovėn pa pėrfituar gjė materialisht prej atyre sakrificave dhe mos po i mbyllni sytė para ndotėsive politike e materiale tė atyre qė s’kanė bėrė gjė pėr Kosovėn, dhe tė atyre qė janė pasuruar shumė duke bėrė tregti me ardhmėrinė e Kosovės, dhe tė atyre qė me sjelljet e sotme prej injorantėsh agresivė politikė e fyejnė tė sotmen dhe tė nesėrmen e Kosovės!

 

            EPOKA E RE: Pasi e njihni nga afėr kryeministrin Kosumi, a keni pritur se do tė japė dorėheqje pas disa skandaleve?

            Akademik Qosja: Bajram Kosumin e njoh si veprimtar politik me cilėsi tė ēmuara: tė drejtėpėrdrejtė nė shprehjen e mendimit, tė sinqertė, tė vendosur, tė pėrkushtuar ndaj idealit tė cilit ia ka kushtuar rininė. Kam pėrshtypjet mė tė mira nga bashkėpunimi me tė. Mendoj se rrethanat politike qė nuk janė varur prej tij e kanė sjellė nė koalicionin politik me partinė (LDK-nė), politikėn kapituluese, nėnshtruese, fyese tė sė cilės para luftės dhe gjatė luftės jo vetėm se e ka kundėshtuar por edhe e ka pėrbuzur. Tė them sinqerisht, jam befasuar kur kam parė se ka pranuar tė mbetet nė kėtė koalicion! Dhe, s’e kam arsyetuar! Por, unė besoj se ai nuk mbetet nė atė koalicion pėr t’iu pėrshtatur atij. Mė nė fund, a nuk e dėshmoi kėtė me shkuarjen nė Tiranė posa u bė kryeministėr? Nuk pres as nuk dėshiroj tani tė japė dorėheqje! Trysnia qė po i bėhet atij pėr tė dhėnė dorėheqje mund tė ishte e arsyeshme vetėm po tė pasonte trysninė ndaj atyre, qė mjerimin politik, korrupsionin, nepotizmin, luksin zyrtar, plaēkėn e pasurisė shoqėrore e kanė bėrė sistem nė Kosovė.

 

            EPOKA E RE: A luftohet korrupsioni nė Kosovė?

            Akademik Qosja: Jo, aspak! Si mund ta luftojnė korrupsionin tė zhyturit nė korrupsion? Korrupsioni luftohet jo me kritikė formale e me dofarė rregulloresh pseudoligjore qė s’i lexon kush, por kur largohen nga pozita protagonistėt e korrupsionit, kur burgosen protagonistėt e korrupsionit dhe, mė nė fund, kur iu merret pasuria e krijuar nė mėnyrė tė korruptuar atyre. Dhe, dita kur do tė veprohet kėshtu pashmangshėm do tė vijė.

 

            OPOZITA E PAIDENTITET


            EPOKA E RE: A iu bashkoheni mendimeve tė disa analistėve qė pohojnė se partitė opozitare nė Kosovė nuk janė duke ditur tė bėjnė politikė?

            Akademik Qosja: Nė tė vėrtetė pushteti ekzistues nė Kosovė nuk ka opozitė. Shikoni vetėm se ēfarė terrori duron opozita nė Kuvendin e Kosovės! Shikoni se si opozita i kalon nė heshtje padrejtėsitė qė bėn LDK-ja nė institucionet arsimore, shkencore, kulturore, nė mediat publike duke izoluar tė tjerėt e duke i vėnė nė pozita drejtuese vetėm partizanėt e vet pavarėsisht prej cilėsive profesionale! Shikoni sa mjerueshėm sillet opozita ndaj fyerjes qė i bėhet UĒK-sė dhe luftės nė tekstet dhe nė programet shkollore qė i shkruajnė partizanėt e LDK-sė! Shikoni se me ēfarė indiference e shikon opozita uzurpimin e shumė institucioneve tė pėrkohshme a tė pėrhershme arsimore, shkencore kulturore e tė tjera nga partizanėt e LDK-sė! Opozita kosovare ngre zėrin e saj tė prridhur vetėm kur cenohen sadopak interesat e liderėve a afėrliderėve tė saj! Opozitė e paidentitet!

 

            EPOKA E RE: A gabuan edhe mė herėt, sipas jush, partitė opozitare qė pranuan lojėn qė tė futen nė Forum pėr dėshirė tė Petersenit?

            Akademik Qosja: Forume tė tilla bėhen, zakonisht, nė kushtet politike paraadministrative e parainstitucionale e jo nė kushtet politike nė tė cilat ekzistojnė institucione administrative, domethėnė shtetėrore. Ē’duhen forumet e ashtuquajtura gjithėpėrfshirėse kur ke qeveri, kuvend, presidencė, kur ke partitė nė pushtet dhe partitė opozitare?! Kush po na kthen nė gjendje parapolitike e parademokratike?! Dhe, pse? Pėr tė na lėnė pa alternativė?!

 

            EPOKA E RE: Profesor, nė ditėt e para tė qeverisjes sė LDK-sė dhe AAK-sė jeni shprehur skeptik ndaj kėtij koalicioni, madje e keni quajtur martesė tė panatyrshme. Keni ndryshuar mendje?

            Akademik Qosja: Jo, nuk kam ndryshur mendje. Si mund tė bėjnė koalicion vetėm pesė vjet pas luftės ai qė ka bėrė vite e vite burgje, qė ka bėrė luftėn pėr vetėmbrojtjen, pėr lirinė dhe pavarėsinė e Kosovės me ata qė ishin kundėr kėsaj lufte dhe bėnin pėrpjekje pėr komprometimin, madje, pėr shkatėrrimin e UĒK-sė? Ky koalicion i pandershėm nuk mund tė shihet mirėkuptueshėm prej asnjė njeriu sadopak parimor. Ai ėshtė i gjykuar tė bėjė politikė pa strategji e pa parime!

 

            EPOKA E RE: A duhet tė bjerė kjo qeveri para se tė fillojnė bisedimet me Beogradin dhe nė vend tė saj tė krijohet qeveri teknike apo e unitetit?

            Akademik Qosja: Nė demokraci ka rregulla dhe ka procedurė. Nuk mund tė ndryshohet politikė pa u ndryshuar zyrtarė. E te ne ngjet nė vazhdimėsi kjo komedi: ndėrrohen qėndrime e betime politike, por zyrtarėt mbesin tė njėjtė! Asgjė e sigurtė s’mund tė bėhet nė Kosovė derisa LDK-ja tė ketė shumicėn nė institucionet e Kosovės! Ajo ishte dhe mbetet parti e pėrdorur!

            Me dhjetėra herė i kemi dėgjuar zyrtarėt kryesorė duke u betuar para popullit se nuk do tė ketė bisedime me Beogradin pėr statusin pėrfundimtar tė Kosovės e, tani, turren se cili do tė hyjė i pari nė delegacionin pėr kėto bisedime. Papjekuri politike apo jo! Dhe, papėrgjegjėsi morale! Ēfarė ndryshimesh do tė sillte qeveria teknike apo e unitetit me valltarė tė tillė!

 

DO TĖ ISHTE MIRĖ PO TĖ MUND TĖ MERRESHIN VESH PRISHTINA E BEOGRADI PĖR KOSOVĖN


            EPOKA E RE: A mund tė vendoset pėr statusin pėrfundimtar tė Kosovės pa bisedime me Beogradin?

            Akademik Qosja: Faktorėt ndėrkombėtarė duan qė shqiptarėt dhe serbėt, qė Prishtina dhe Beogradi, tė bisedojnė dhe, mundėsisht, tė merren vesh pėr statusin pėrfundimtar tė Kosovės. Kush ka mendje politike dhe mendon politikisht e di se ka njė Rezolutė tė Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė pėr Kosovėn me numrin 1244 dhe nė kėtė Rezolutė parashihen bisedime pėr statusin e Kosovės, nė tė cilat palė biseduese janė shqiptarėt, nė njėrėn, serbėt, nė anėn tjetėr dhe pėrfaqėsuesit e bashkėsisė ndėrkombėtare si ndėrmjetėsues. Menēuria politike e do, sipas bindjes sime, qė shqiptarėt tė mos e mohojnė nevojėn e bisedimeve politike me palėn serbe pėr ardhmėrinė e Kosovės. Jeta e popujve ėshtė, ta themi, e pafund. Historia nuk kryhet me brezin tonė. Evropa ka pasur jo vetėm njė Kongres si ai i Berlinit dhe bota ka njohur jo vetėm njė rend botėror. Historia i ndėrron faqet e saj mos krye njėzet, tridhjetė, zakonisht, krye pesėdhjetė a njėqind vjetėsh. Ne duhet tė mendojmė pėr brezat tonė tė ardhshėm, pėr pasardhėsit tanė: mundėsisht tė mos u lėmė trashėgim mosmarrėveshje, urrejtje, hesape tė mėdha me fqinjėt – se fqinjėt nuk i zgjedhim, na i cakton zoti! Tė gjitha kėto duan tė thonė se do tė ishte mė sė miri pėr brezin e sotėm dhe pėr brezat e ardhshėm tė shqiptarėve dhe tė serbėve qė Prishtina dhe Beogradi, pra, Prishtina dhe Beogradi, tė merren vesh rreth ardhmėrisė sė Kosovės. Por, unė dyshoj nė mundėsinė e marrėveshjes shqiptaro-serbe pėr Kosovėn. Ne nuk guxojmė tė kėnaqemi me zgjidhje qė nuk e nėnkupton sovranitetin shtetėror tė Kosovės sepse e kaluara tragjike historike nuk na lejon tė pajtohemi. Serbėt, ndėrkaq, nuk do tė pajtohen tė jetojnė nė Kosovėn e pavarur. Mbesin tri alternativa: e para, vendimi i Kėshillit tė sigurimit pėr statusin pėrfundimtar tė Kosovės me tė cilin ky institucion botėror, mund tė supozohet, do tė kujdeset qė tė mos i jepet ēdogjė njerės palė e asgjė tjetrės; e dyta, marrėveshja e shqiptarėve dhe serbėve pėr ndėrimin e kufijve skajorė tė Kosovės me Serbinė, duke e nėnkuptuar nė kėtė ndėrrim edhe lėvizjen humane, tė vullnetshme tė popullsisė. Kėtė alternativė, qė do tė pėrfaqėsonte zgjidhje tė pėrhershme tė ēėshtjes sė Kosovės, mjerisht, tani pėr tani e kundėrshtojnė faktorėt ndėrkombėtarė. Do tė ishte fat pėr shqiptarėt vendimi i Kėshillit tė Sigurimit pėr referendum mbi ardhmėrinė e Kosovės. Dhe, kjo ėshtė alternativa e tretė, demokratike, e zgjidhjes historike tė ēėshtjes sė Kosovės. Por a do tė marrė kėtė vendim Kėshilli i Sigurimit ėshtė vėshtirė tė parashikohet.

 

            EPOKA E RE: Ēka prisni nga raporti i tė dėrguarit tė posaēėm tė OKB-sė, Kai Aide, nė lidhje me pėrmbushjen e standardeve nė Kosovė?

            Akademik Qosja: Mund tė jetė qė pėrpiluesi i raportit, Kai Aide, do tė kujdeset tė kėnaqė, si do tė thoshte La Fonteni, krejtė botėn dhe babain e kjo do tė thotė: do tė pėrpiqet qė pak t’i kėnaqė shqiptarėt, pak serbėt e mė sė shumti Kėshillin e Sigurimit, i cili duket dėshiron qė bisedimet pėr statusin pėrfundimtar tė Kosovės, megjithatė, tė fillojnė ose nė fund tė kėtij viti apo diku nė fillim tė vitit tė ardhshėm. Opinonin tonė e gėzon shumė fillimi sa mė i shpejtė i kėtyre bisedimeve, por mendoj se fillimi sa mė i shpejtė i bisedimeve do tė duhej tė na gėzonte vetėm po tė jemi tė sigurtė se pėrfundimi i tyre do tė sjellė realizimin e idealit tonė.

 

            EPOKA E RE: Si e vlerėsoni rolin e UNMIK-ut, konkretisht tė Petersenit nė ngjarjet nė vend?

            Akademik Qosja: Organizata e Kombeve tė Bashkuara, si me pėrbėrje ushtarake ashtu edhe me pėrbėrje civile askund nuk ėshtė treguar shumė e suksesshme. Fatkeqėsisht, e suksesshme nuk ėshtė treguar administrata e asaj as nė Kosovė. UNMIK-u ngadalė, por gjithnjė e mė dukshėm, ėshtė bėrė mbulesė e disa tė kėqijave nė Kosovė: e korrupsionit, e kontrabandės, e nepotizmit, e plaēkitjes sė pronės kolektive, e vjedhjeve, e shkeljes sė ligjeve, e shpėrdorimeve tė ndryshme tė demokracisė. Pjesėtarėt e UNMIK-ut i shohin e i thonė tė gjitha kėto, por nuk duan qė tė ndėrmarrin asgjė pėr parandalimin e tyre apo pėr dėnimin e bėrėsve tė tyre! Mund tė jetė qė disa faktorė ndėrkombėtarė janė tė interesuar qė nė Kosovė tė krijohet sa mė parė njė shtresė pėrfaqėsuese “e bashkim-vėllazėrimit”, qė me pasurinė dhe me rolin e saj do tė dallohėt nė shoqėrinė kosovare e qė, mandej, do t’i marrė nė duart e veta tė gjitha punėt nė Kosovė! Nuk ka dyshim se faji pėr kėto tė kėqija qė ngjajnė dhe kalojnė nė heshtje nė Kosovė bie nė radhė tė parė mbi kryeadministratorin Petersen. Ėshtė gojėmbėl, por ka disa faqe dhe punėt e tij mund tė jenė edhe tė hidhura!

            Po, pavarėsisht prej pakėnaqėsisė qė kemi me praninė e ndėrkombėtarėve nė Kosovė, kjo prani ėshtė tepėr e rėndėsishme pėr Kosovėn. Mendoj se as pas marrėveshjes pėr statusin pėrfundimtar tė Kosovės ne, edhe pėr njė kohė jo tė shkurtėr, nuk do tė duhej tė kėrkojmė qė Kosova tė jetė pa prani ndėrkombėtare. Kosovėn pa prani tė ndėrkombėtarėve, pa prani amerikano-evropiane, pa NATO-n do ta “gėlltiste” Serbia ose ne do tė gėlltisnim njėri-tjetrin!

 

            AKADEMIA – VAZHODON  TĖ JETĖ E SHPĖRDORUR PREJ NJĖ KLANI

 

            EPOKA E RE: Profesor, si e vlerėsoni kontributin e Akademisė sė Shkencave dhe tė Arteve tė Kosovės nė procesin nėpėr tė cilin po kalon Kosova?

            Akademik Qosja: Akademia futet nganjėhrė nė kėtė proce-deklarativisht! Ajo vazhdon tė jetė e pėrdorur prej njė klani partiak tė LDK-sė, sot, kryesisht, pėr tė pėrmirėsuar gjendjen finansiare tė pjesėtarėve tė kėtij klani. Me kryetarin e sekretarin e ashtuquajtur shkencor nga Lugina e Preshevės dhe me kryetarin e nėnkryetarin gjuhėtar ajo sot funksionon si firmė lokale preshevare-gjuhėtare qė, objektivisht,nuk mund ta inkuadrojė Akademinė nė procesin demokratik dhe, nė pėrgjithėsi, nė proceset moderne kulturore nė tė cilat pashmangshėm duhet tė hyjnė arsimi, shkenca dhe, nė pėrgjithėsi, krijimtaria jonė shpirtėrore. Po, nuk ėshtė Akademia jonė e Shkencave dhe e Arteve i vetmi institucion nė tė cilin ne tregojmė se sa mund tė jemi armiq tė vetvetes!

 

            EPOKA E RE: Flitet se nuk keni raporte tė mira me kėtė institucion...?

            Akademik Qosja: Nuk ėshtė ashtu. Me atė institucion jam nė raporte shumė tė mira; numri mė i madh i anėtarėve tė atij institucioni e dinė fare mirė ēka kemi bėrė unė e Gazmend Zajmi pėr tė shpėtuar dinjitetin intelektual tė atij institucioni nė kohėn e dhunės shtetėrore tė regjimit tė Millosheviqit nė Kosovė. Jam nė raporte tė papajtueshme, ndėrkaq, me klanin partiak dhe lokalist qė e pėrdor dhe e shpėrdor Akademinė pėr tė sjellė nė tė shėrbėtorėt e vet pseudointelektualė dhe pėr nevojat e veta publike e financiare! Akademia ėshtė e pėrhershme e terrori i klanit kalon njė ditė, sado pasojat e shpėrdorimeve tė tij do t’i ndiejė gjatė ky institucion!

 

KUSH LUAN ME FATIN E DISA GAZETARĖVE

 

            EPOKA E RE: Nė pranverėn e kėtij viti ju ishin objekt i njė fushate pas botimit tė librit Shpėrngulja e shqiptarėve sipas programeve kombėtare serbe, nė tė cilėn ishte i inkuadruar sekretari shkencor i Akademisė. Ju nuk i jeni pėrgjigjur asaj fushate. Opinioni ka mbetur i habitur nga heshtja juaj?

            Akademik Qosja: Shkak i kėsaj fushate nuk ishte libri qė pėrmendėt ju, por libri tjetėr, po ashtu i botuar sivjet: Demokracia e shpėrdorur. Sekretari nė tė cilin mendoni ju i Akademisė dhe njė gazetar i gazetės Bota Sot ishin vetėm rrogėtarėt, qė kryenin punėn e tjetėrkujt: rrogėtarėt e atyre zyrtarėve qė pėr korrupsion, nepotizėm e pėr shpėrdorime tė tjera kritikohen nė librin Demokracia e shpėrdorur. Nuk mund t’i lejoj vetes t’u pėrgjigjem rrogėtarėve; mund t’u pėrgjigjem vetėm punėdhėnėsve tė tyre. E kuptoj pezmin qė kėta punėdhėnės kanė ndaj meje. Do tė donin qė me familjarėt, ilakatė, miqtė tė plaēkisin Kosovėn nė heshtje! Do tė donin tė mbesin nė heshtje fyerjet qė i kanė bėrė Kosovės para luftės dhe gjatė luftės! Do tė donin tė kalojnė nė heshtje komeditė e tyre tė sotme politike me tė cilat vazhdojnė ta pėrulin Kosovėn nė sytė e qytetarėve qė kanė sy e shohin dhe tė ndėrkombėtarėve nė Kosovė. Libri Demokracia e shpėrdorur e thyen kėtė heshtje. Fushata kundėr meje, ndėrkaq, e ngre njė problem tė madh nė Kosovė: e ngre problemin e metodės qė udhėheqja e LDK-sė ka zbatuar dhe zbaton nė qėrimin e hesapeve me kundėrshtarėt politikė dhe me intelektualėt qė nuk duan t’i pranojnė shpėrblimet e saj. Udhėheqja e  LDK-sė jo shumė kohė pas formimit e kishte krijuar njė grup partiak nė tė cilin bėnin pjesė edhe disa krijues, qė merrej me tė ashtuquajturėn strategji tė luftės politike kundėr atyre qė e kritikonin politikėn kapituluese, nėnshtruese dhe zhvatėse tė udhėheqjeve tė LDK-sė. Pėr kėtė punė, natyrisht, ishin caktuar edhe mjete finansiare. Fryt i punės sė kėtij grupi do tė jenė njė revistė e pėrkohshme javore dhe, mandej, buletini i pėrhershėm i LDK-sė. Fryt i punės sė kėtij grupi ishte edhe besnikėria qė disa nga mediat e asaj kohe do tė tregojnė ndaj politikės sė udhėheqjes sė LDK-sė. Dihet se me paratė e LDK-sė paguheshin disa gazetarė qė punonin nė ato media! Kėta gazetarė nuk kursenin fjalė, trillime, gėnjeshtra, denoncime, fyerje pėr tė komprometuar kritikėt e politikės sė udhėheqjes sė LDK-sė. Nė shėnjestėr tė tyre ishin posaēėrisht Adem Demaēi, Luljeta Pula, Veton Surroi, Rexhep Qosja e disa tė tjerė. Gjatė luftės dhe, tani, pas luftės, lista e individėve, qė do tė pėrndjekė grupi strategjik i LDK-sė, nė tė vėrtetė udhėheqja e LDK-sė, do tė pasurohet edhe me shumė emra tė tjerė, nė mesin e tė cilėve edhe me emrat e disa komandantėve e prijėsve politikė tė UĒK-sė dhe tė njė vargu pjesėtarėsh tė tjerė tė UĒK-sė. Gazeta Bota sot, si gazetė partiake e LDK-sė, nuk do tė ngurrojė tė zbatojė metoda, vėrtet, fashiste nė denoncimin, akuzimin kriminal, fyerjen, cenimin e integritetit personal, nė pėrndjekjen e njerėzve, qė kritikojnė udhėheqėsit e LDK-sė. NĖ kėtė punė tė projektuar nga grupi strategjik i LDK-sė, redaksia e Botės sot dhe gazetarėt e saj tė vjetėr do t’i fusin, sidomos, gazetarėt e rinj! Ne sot e dimė numrin e viktimave gazetarė tė kėsaj politike tė Grupit strategjik tė LDK-sė, domethėnė tė udhėheqjes sė LDK-sė, por nuk mund ta dimė numrin e viktimave tė ardhshme! Rexhep Qosja ėshtė krijues, intelektual, qė kritikon dhe e di se, si kritik, do tė jetė i kritikuar dhe, madje, i fyer! Ėshtė pajtuar qė moti me ēmimin qė duhet tė paguajė pėr tė vėrtetėn dhe tė drejtėn, qė i konsideron vlerat me tė cilat mė sė miri i shėrbehet popullit. Ai ėshtė i vetėdijshėm se gjendja e tij materiale sot, se hapėsirat e paraqitjes sė tij publike nė mediat e Prishtinės sot, se, mundėsitė e botimit dhe ribotimit tė veprave tė tij nė Prishtinė sot, deri diku, edhe siguria e tij sot mund tė varen prej punėdhėnėsve tė sekretarit tė Akademisė pėr tė gjitha dhe tė gazetarit tė Botės sot, qė e bėnė fushatėn pranverore kundėr tij. Por ai ėshtė i vetėdijshėm, njėkohėsisht, se vepra e tij shkencore, se vepra e tij letrare, se vepra e tij publicistike, se veprimtaria e tij intelektuale dhe politike nė kohėn kur Grupi strategjik i LDK-sė, kur udhėheqėsit e LDK-sė dhe rrogėtarėt e tyre merrnin pjesė nė luftėn e Lidhjes sė Komunistėve nė Universitet e nė Rilindje kundėr “irredentizmit shqiptar”, kur betoheshin nė integritetin territorial tė Jugosllavisė dhe, mė vonė, kur trumbetonin politikėn kapituluese, nėnshtruese dhe fyese pėr Kosovėn tė LDK-sė, se ajo vepėr e tij, pra, i takon tashmė historisė dhe qėndron mbi kompetencat e tyre pushtetore.

            Por, nuk do tė duhej kurrsesi tė harrohej se jo gjithė tė pėrndjekurit me metoda fashiste nga Bota sot i durojnė lehtė shpifjet, gėnjeshtrat, akuzat kriminale, denoncimet, cenimet e integritetit, fyerjet, qė ju bėhen nė kėtė gazetė! Ata qė janė tė vetėdijshėm se sa i thellė ėshtė ende mentaliteti i hakmarrjes nė shpirtin tonė, se sa tė pėrshtrira janė ende sjelljet e dhunėshme nė marrėdhėniet tona tė ndėrsjella, brendakombėtare, ata mund tė frigohen, prandaj, se Grupi strategjik i LDK-sė dhe udhėheqja e LDK-sė, pėrmes gazetės sė tyre qė zbaton metoda fashiste nė pėrndjekjen e njerėzve, Bota sot, do tė bėhen shkaktarėt pėrgjegjės qė tė ēelen varre tė reja gazetarėsh nė Kosovė! Fatkeqėsisht! Ėshtė koha e fundit qė ta ndėrpresin vrasjen e gazetarėve me manipulimet dhe me intrigat e tyre kriminale!

            Do ta quaja veten tė lumtur nė qoftė se kėto fjalė tė miat tregohen tė gabuara, por ata qė mbajnė mend ēka lexojnė mund ta dinė se drojėn qė politika e Grupit strategjik tė LDK-sė, nė tė vėrtetė e udhėheqjes sė LDK-sė ndaj kundėrshtarėve politikė mund t’i viktimizojė gazetarėt e kam shprehur edhe disa vjet para luftės. Koha ka treguar, mjerisht, se ajo drojė ishte shumė e arsyeshme.

     

Kostenlose Homepage von Beepworld
 
Verantwortlich für den Inhalt dieser Seite ist ausschließlich der
Autor dieser Homepage, kontaktierbar über dieses Formular!