25 VJETORI I DEMONSTRATAVE TĖ PRANVERĖS SĖ VITIT 1981

 

Intervistė me veprimtarin Mehmet HAJRIZI  nė 25 vjetorin e Demonstratave tė vitit 1981

 

2 korrik 1982 Prishtinė Gjykimi i Jakup Krasniqit, Mehmet Hajrizit, Gani Sylės, Azem Sylės etj.

 

Gazeta “ZĖRI ditor”

 

Pyetje: Cili ishte pozicioni, funksioni dhe aktiviteti juaj politik nė mars tė vitit 1981?

 

Mehmet HAJRIZI :  Nė vitin 1981 po bėheshin dhjetė vjet tė organizimit tim klandestin nė lėvizjen kombėtare tė Kosovės. Nė kėtė kohė isha  udhėheqės i Organizatės Marksiste-Leniniste tė Kosovės. Mė duhet tė bėj shkurtimisht njė paraqitje tė kėsaj Organizate, qė t’i pėrgjigjem pyetjes suaj pėr aktivitetin tim, i cili ishte i lidhur ngushtė  me tė dhe pėr tė shpjeguar rolin e saj pėr pėrgatitjen e masave pėr demonstrata dhe pėr luftė kundėr robėrisė.

Gjatė viteve 1970-1973 nė Kosovė vepronin disa grupe tė vogla veprimtarėsh patriotė, tė cilat nė verėn e vitit 1973 u riorganizuan nė Grupin Revolucionar tė Kosovės, me njė udhėheqje tė vetme, i cili mė vonė u quajt Organizatė Marksiste-Leniniste. Veprimtaria e organizuar po intensifikohej nė kushte tė konspiracionit dhe tė ndjekjes policore. Zgjerimi i radhėve, formimi i Komitetit studentor nė Universitet, fillimi i botimit tė revistės klandestine “Zėri i Kosovės” dhe shpėrndarja e trakteve pėr sqarimin dhe mobilizimin e qytetarėve, ishin disa nga rezultatet e dukshme tė kėtij intensifikimi. Ky organizim merrte rėndėsi edhe pas ndryshimeve kushtetuese tė vitit 1974, me tė cilat, ndonėse statusi politik i Kosovės avancohej, populli shqiptar, edhe pse i treti nga madhėsia nė federatė, nuk barazohej me popujt tjerė dhe lihej mundėsia qė Serbia t’ia suprimonte autonominė, siē bėri pesėmbėdhjetė vjet mė vonė. Pėr mė tepėr, duhej demaskuar  propagandėn e zhurmshme zyrtare dhe euforinė folklorike, qė shoqėronin kėto reforma tė kufizuara, me tė cilat synohej krijimi i njė opinioni publik konformist dhe iluzor. Mesazhi dhe qėllimi i tyre ishte formimi i bindjes se gjoja kishin pushuar arsyet pėr tė cilat organizohej lėvizja kombėtare ilegale, sepse aspiratat historike, nė mos ishin arritur nė tėrėsi, do tė arriheshin lehtė, nė rrugė legale dhe institucionale. Pėrkrah ndjekjeve policore qė po vazhdonin kundėr veprimtarėve patriotė, ky  opinion pėrbėnte kėrcėnim imediat pėr jetėn e lėvizjes sonė kombėtare tė kohės.

Nė vijim tė rritjes dhe forcimit tė organizimit radhėt tona goditen nga regjimi disa herė duke arrestuar drejtues dhe veprimtarė tė shquar, si Kadri Osmani, Xhafer Shatri, Binak Ulaj, Jashar Alia, Rexhep Mala, Hilmi Ramadani, Gani Syla e shumė tė tjerė, pėr tė vazhduar kjo ndjekje sidomos gjatė dhe pas demonstratave tė vitit 1981 me vrasjen e Kadri Zekės e Naser Hajrizit dhe me burgosjen e shumicės sė veprimtarėve tė organizatės sonė.

Nė vigjilie tė demonstratave tė vitit 1981, ne kishim njė bilanc tė shkėlqyer tė punės edukuese dhe propaganduese dhjetėvjeēare me masat e gjera tė popullit, nė shumė forma tė kombinuara, nė sqarim tė gjendjes sė robėruar tė Kosovės dhe nė orientim drejt rrugės sė ēlirimit dhe bashkimit kombėtar. Nė procesin e ēlirimit tė popujve, gjysma e punės ėshtė kryer kur ata e kuptojnė se janė tė robėruar. Ja pėrse nė kėtė proces merr aq shumė rėndėsi puna sqaruese. 

Nga tė arriturat e spikatura cilėsore tė lėvizjes sė kėsaj kohe, ishte  ngritja e njė shtypi klandestin, me artikuj politikė, teorikė, kulturorė, studime tė ndryshme dhe analiza, trakte e punime tė shkurtra letrare, artistike etj, por kulmin e tė  cilit e shėnonte organi "Liria", tashmė i mirėnjohur, i cili shpėrndahej brenda dhe jashtė atdheut nė mijėra kopje. Te “ Liria”, ndonėse objektivi ynė programor ishte bashkimi i kombit, propagandohej edhe ideja e republikės sė Kosovės, si njė zgjidhje e ndėrmjetme dhe formė pėr ta barazuar popullin shqiptar me popujt tjerė konstituivė tė ish Jugosllavisė. Thelbi i ēėshtjes shqiptare nė hapėsirėn e ish Jugosllavisė ka qenė dhe vazhdon tė jetė edhe sot e drejta e popullit shqiptar,  pėr tė qenė i barabartė me popujt tjerė. Pėr tė fituar kėtė tė drejtė, qė do tė thoshte vetėvendosje deri nė shkėputje, ne po pėrgatiteshim pėr demonstrata por edhe pėr luftė tė armatosur.

 

Pyetje: A kishit dėgjuar apo a kishit ndonjė para informacion para 11 marsit se nė Kosovė janė duke u pėrgatitur demonstrata dhe cilat ishin lidhjet e juaja me to?

 

         Mehmet HAJRIZI : Veprimtaria e grupeve dhe organizatave nė konspiracion tė thellė e bėnte shumė tė vėshtirė kontaktin dhe bashkėpunimin  midis tyre. Organizata jonė planifikonte demonstrata, dhe kur ato shpėrthyen mė  11 mars, ndonėse nuk dinim pėr organizimin e tyre, nuk u befasuam aspak, sepse gjendja si nė gjithė Kosovėn, ishte e rėndė dhe diskriminuese edhe nė Universitet. Studentėt e disa republikave nė ish Jugosllavi, bie fjala, mė tė larta i kishin bursat se rrogat e punėtorėve nė Kosovė. Sikurse edhe tė tjerat, kjo demonstratė nuk ka qenė jashtė ndikimit tė organizatės sonė, e cila gjerėsisht propagandonte idenė e ēlirimit nga robėria dhe bėnte thirrje pėr greva dhe protesta nė kėrkim tė kushteve mė tė mira. Disa rezultate konkrete tashmė i kishim arritur sidomos nė “Trepēė”, nė Kombinatin “ Ramiz Sadiku” etj.

Ngjarjet e vitit 1981 nuk ndodhėn si rrufeja nė qiell tė kthjelltė. Ato kishin arsyet historike dhe  zhvillimet qė i kishin paraprirė. Se do tė shpėrthenin njė ditė tė afėrme, kjo dihej, sepse ishin pjekur si tė thuash tė gjitha kushte objektive dhe subjektive pėr to. Kėto kushte konsistonin nė  statusin prej robi qė kishte populli shqiptar, nė pozitėn diskriminuese tė tij nė bashkėsinė e popujve tė ish Jugosllavisė, nė gjendjen e rėndė dhe tė papėrspektivė tė ekonomisė sė Kosovės, nė ngritjen e vetėdijės kombėtare dhe nė punėn e madhe qė kishte bėrė lėvizja kombėtare nė sqarimin, edukimin, frymėzimin dhe organizimin e potencialit tė Kosovės pėr ēlirim dhe pėrparim. Studentėt ishin shtresa mė pėrparimtare, mė e guximshme dhe mė e vendosur pėr t’ iu pėrgjigjur kushtrimit tė kohės.

 

Pyetje: Studentėt e asaj kohe, organizatorė tė demonstratave tė vitit 11 marsit 1981, kanė deklaruar se nė vazhdėn e pėrgatitjeve pėr ngjarjet qė rrodhėn mė 11 mars, ishte edhe organizmi i studentėve pėr tė mos dalė pėr t’i bėrė pritje Josip Broz Titos, nė vizitėn e tij tė fundit nė Kosovė mė 1979? A keni pasur njohuri rreth saj?

 

Mehmet HAJRIZI : Jo, por me rastin e vizitės sė Titos nė Kosovė, mė 1979, ne kishim pėrgatitur njė trakt, nė tė cilin paraqisnim gjendjen e Kosovės sė robėruar, rreziqet e reja kundėr qenies sė saj, demaskonim demagogjinė pėrfide tė Josip Brozit dhe adeptėve tė tij, si dhe tregonim rrugėn  e drejtė qė populli i shumėvuajtur duhej tė ndiqte pėr tė qenė i lirė. Mijėra ekzemplarė tė traktit u shpėrndanė nė tė njėjtėn natė dhe orė, nė gjithė qendrat e Kosovės. Ky aksion tregonte pėr madhėsinė e organizatės, prandaj autoritetet e alarmuara organizuan njė fushatė ndjekjesh, duke arrestuar mbi 300 veta, nė mesin e tė cilėve ndodhesha edhe unė, autori i traktit. Ka pasur pėrpjekje dhe rezultate qė tė dėmtohej pompa qė i bėhej vizitave e manifestimeve publike tė regjimit pushtues, por ende ishim larg qė tė organizonim bojkot tė plotė, ose protestė qytetare kundėr tyre. Kjo u arrit mė 26 mars, me rastin e ardhjes sė stafetės sė Titos nė Prishtinė.

 

Pyetje: Si kishte reaguar pushteti nė Kosovė dhe ai federativ mė 11 mars, ditėn kur nė Prishtinė shpėrthyen demonstratat e para?

 

Mehmet HAJRIZI : Me kujdes dhe me disa masa selektive. E bėnin kėtė pėr tė mos provokuar masat e revoltuara dhe  duke shpresuar se do tė kalonte me kaq, pa dalė nga kornizat e njė proteste sociale.

 

Pyetje: Personalisht, a kishit ndonjė kontakt me ndonjė nga pėrfaqėsuesit e pushtetit atė kohė?

 

Mehmet HAJRIZI : Kisha kontakte me pėrfaqėsues tė pushtetit nė Shqipėri, por jo nė Jugosllavi, sepse veē rreziqeve s’dilte gjė e mirė prej tyre. Tregoi djallit ku ėshtė kisha! Ka pasur disa pėrpjekje qė demonstruesit tė komunikonin me zyrtarėt e lartė, por ose injoroheshin ose binin nė kurthet e tyre.

 

 

Pyetje: Pas shuarjes sė demonstratės sė 11 marsit, pason njė pauzė deri mė 26 mars. Ēka ishte ndėrmarrė gjatė kėsaj kohe nga ju dhe organizata tė cilės i takonit?

 

Mehmet HAJRIZI :  Pėr momentin, ēėshtja ishte tė shfrytėzohej kjo situatė e re dhe demonstratave nė vijim t’u epnim karakterin masiv dhe kuptimin politik. Pėr kėtė qėllim, shfrytėzuam gjithė potencialin tonė, por nė organizim ai nuk ishte i mjaftueshėm pėr tė vėnė nėn kontroll lumenjtė vėrshues tė qindra mijė qytetarėve tė revoltuar nėpėr rrugėt e qyteteve dhe fshatrave tė Kosovės. Demonstratat nuk mund t’ i organizonte e drejtonte asnjė nga organizatat a grupet ekzistuese, sepse shpėrthenin spontanisht, jo nė njė, por nė qindra vende gjithandej Kosovės dhe jo nė njė orė tė caktuar, po gjithė kohėn, madje edhe natėn. Ato nuk kishin njė qendėr tė vetme. Gjithė pėrpjekjet tona orientoheshin drejt shpėtimit tė demonstratave nga spontaniteti i rrezikshėm, drejt organizimit tė mirėfilltė tė tyre. Tashmė kishim rėnė nė kontakt me veprimtarė tė ndonjė nga organizatat tjera klandestine dhe po bėnim pėrpjekje tė venim lidhje edhe me tjerė, me qėllim tė koordinimit tė veprimtarisė dhe tė bashkimit tė forcave.

 

Pyetje: Ēka ndodhi nė dy-tre netėt e ardhshme, deri mė 1, 2 e 3 prill, kur demonstratat u pėrhapėn pothuaj nė tėrė Kosovėn duke u masivizuar nga tė gjitha shtresat?

 

Mehmet HAJRIZI : Ndodhi demonstrimi hapur e plebishitar i vullnetit politik tė shqiptarėve, kryengritja paqėsore nė njėrėn anė dhe demonstrimi i forcės shtypėse tė armės sė shovinizmit tė egėr serb, e shfaqjes botėrisht tė planeve serbe, tė pėrvijuara nė tė ashtuquajturin “ Libri i kaltėr”, pėr ta rrėnuar edhe atė autonomi sakate tė Kosovės. Zgjidhja dualiste e statusit tė Kosovės me Kushtetutėn e RSFJ, ishte zgjidhje gjysmake dhe zgjidhjet e tilla gjithmonė lėnė mundėsinė e kthimit  prapa nė histori. Viti 1981 nuk arriti pėr shumė arsye tė korrigjonte dobėsitė e vitit 1974, por ky fakt nuk e zvogėlon rėndėsinė historike tė demonstratave pėr zhvillimet perspektive nė Kosovė. Demonstratat paqėsore u shtypėn nė gjak, sepse Serbia shkoi pėrtej karakterit tė demonstratės, nė fakt ajo hyri nė luftė me njė popull duarthatė.

 

Pyetje: Ēka diskutohej atyre ditėve nė mesin e organizatės suaj?

 

         Mehmet HAJRIZI : Lėvizja jonė kombėtare ndodhej para njė gur prove ndėr mė sfidueset   nė historinė e saj. Ajo po kalonte nga veprimi nė  konspiracion tė thellė, nė sheshet e hapura tė qyteteve e tė fshatrave tė  gjithė Kosovės, nga strukturat e kufizuara tė veprimtarėve tashmė profesionistė, nė masa qindra mijėshe, qė pėrfshinte shtresat e shoqėrisė sė Kosovės dhe pėrtej saj. Baza shoqėrore e lėvizjes kombėtare po zgjerohej me tė shpejtė. Ky hop i madh cilėsor dhe sasior i lėvizjes sonė vente nė lėvizje jo vetėm botėn shqiptare, por edhe bashkėsinė ndėrkombėtare nė pėrgjithėsi. Ēėshtja e Kosovės nisi tė ndėrkombėtarizohej. Kthesa historike e vitit 1981, e quajtur Pranvera Shqiptare, ishte rubikoni i Kosovės,  shansi historik, por edhe rreziku potencial i saj. Situatat nėpėr tė cilat po kalonte Kosova, paraqiteshin jo vetėm tė rėnda, por edhe komplekse, prandaj kėrkonin trajtim tepėr serioz, dhe menēuri pėr menaxhimin e tyre. Ja ky ishte preokupimi ynė nė diskutimet  e atyre kohėve plot dhembje dhe shpresė. Demonstratat mund tė shkonin nė drejtim ta gabuar dhe tė rrezikshėm, prandaj ne nxorėm nė rrugė aktivistėt, pėr t’i organizuar ato dhe pėr t’ u dhėnė karakterin e pėrmbajtjen e qartė kombėtare e demokratike. Ata futeshin nė masat demonstruese dhe i organizonin, i udhėzonin pėr parullat qė duhej thirrur, pėr bashkimin e tyre dhe ndihmonin tėrheqjen nga rrugėt nė mėnyrė pak a shumė tė rregullt, pėr aq sa ishte e mundur nė kushtet e lėvizjeve nėpėr plumba e bomba, qė gjakosnin rrugėt e Kosovės.

 

 

Pyetje: A kishte ndonjė politikan, i cili ta zėmė nė diskutimet interne i pėrkrahte demonstratat, a i pėrkrahu dikush ato qoftė edhe duke u pėrmbajtur nga kualifikimet apo qė tė gjithė asokohe nė udhėheqjen krahinore i dėnuan ato?

 

Mehmet HAJRIZI : Klasės zyrtare politike shqiptare i kishte hyrė frika nė palcė, kurse frika nė politikė ēon nė marrėzi. Ajo nuk mund ta avanconte pozitėn e Kosovės ngase s' ishte e gatshme as e zonja, sepse s'ishte unike nė kėtė ēėshtje, sepse nė radhėt e saj kishte elementė shėrbėtorė tė interesave shoviniste serbe, sepse nuk i shfrytėzonte rezultatet e veprimtarisė ilegale, po e shtypte atė mė shumė nga urdhrat qė merrte. Ata kishin tashti nė dorė njė fakt relevant, t’i thoshin Beogradit se nė rrugė po demonstronte vullnetin politik njė popull i tėrė dhe jo njė grusht njerėzish kriminelė dhe tė kėrkonin me kėmbėngulje e sakrifica tė trajtohej ndryshe gjendja e krijuar. Kjo pėrpjekje do tė siguronte solidaritet, jo vetėm nė botė, por edhe brenda vetė federatės. Kėrkesat e demonstruesve nėn parullėn "Kosova - Republikė" ishin jo vetėm tė drejta, por edhe tė realizueshme. Ishte minimumi i tė drejtės historike, politike dhe kombėtare tė popullit shqiptar: tė ishte i barabartė me popujt tjerė nė federatė. Duhej vetėm guxim i politikanėve dhe respekt ndaj vendit qė i ushqente.

Tashti, sigurisht qė kishte mjaft zėra kundėrshtues nė debatet institucionale dhe publike pėr demonstratat, por qė nuk e ndryshuan tonin e kualifikimit zyrtar: “kundėrrevolucion”. Nė radhėt e inteligjencies kishte disa pėrpjekje tė relativizimit tė kualifikimeve zyrtare, kurse Ukshin Hoti, kishte kėrkuar hapur qė me njė diskusion partiak brenda Lidhjes Komuniste tė Jugosllavisė tė trajtohej kėrkesa pėr  Kosovėn republikė, guxim ky qė i kushtoi shumė vite burg.

 

Pyetje: Sipas jush, pse kualifikimet pėr kėto demonstrata ishin shumė tė ashpra nga ana e udhėheqėsisė kosovare, ashtu e kėrkonte Beogradi apo vėrtetė edhe udhėheqja kosovare mendonte se demonstratat ishin siē ishte thėnė “armiqėsore”, “kundėrrevolucionare”, etj.?

 

Mehmet HAJRIZI : Zyrtarėt kosovarė  meqė nuk mbajtėn anėn e popullit tė vet, duhej t’ i rreshtoheshin Beogradit dhe t’i pranonin vlerėsimet e tij ose tė dėboheshin nga pozitat qė mbanin. Mė lojalėt avancoheshin dhe anasjelltas. Beogradit i duheshin vlerėsime tė tilla, mė tė rėndat qė kishte, pėr tė zbatuar politikėn antishqiptare nė vitet vijuese. Demonstratat paqėsore u kthyen nė ngjarje tė pėrgjakshme nga makina shtypėse jugosllave qė po i shėrbente politikės hegjemoniste e ekspansioniste serbe, ndoshta pa kuptuar se oreksi i saj nuk do tė shuhej vetėm me Kosovėn. Politika serbe, pėr mė tepėr, arriti qė kundėr popullit tė kryengritur tė vėrsulte edhe institucionet e Kosovės dhe vetė shqiptarėt kundėr njeri-tjetrit, duke futur kėshtu pykėn e ēarjes brenda kombit shqiptar.

Pėr tė justifikuar qėndrimin e vet nėnshtrues filistinėt politikė shqiptarė filluan tė filozofonin pėr demonstratat, duke i quajtur  tė dėmshme pėr Kosovėn, sepse e kthenin gjoja prapa, duke  akuzuar Shqipėrinė dhe do shėrbime tė huaja sekrete, si organizatorė tė tyre dhe duke hedhur gur e baltė mbi veprimtarėt atdhetarė tė kohės. Madje edhe ndonjė qėllimmirė naiv do tė thoshte, “ mos u organizuan herėt”, ose "mos ta kishim ngacmuar shovinizmin e fjetur serb, ndoshta s'do tė na prishej rehatia"! etj., etj.

Shkurtimisht po them kėtu qė nė Kosovė nuk kishte aspak nevojė pėr katalizatorė tė jashtėm, dmth. tė pėrzihej Shqipėria a dikush tjetėr nė “punėt e brendshme”, sepse nevoja e rezistencės ishte imanente nė qenien e popullit shqiptar, prandaj kėrkimi i “fajtorit” tė jashtėm kishte qėllime krejt tė tjera nga ato qė thuheshin. Sė dyti, demonstratat ishin tė vonuara pėr plot dhjetė vjet, sepse nė fillim tė viteve shtatėdhjeta koniunktura politike nė Jugosllavi e bėnte tė mundur avancimin e Kosovės nė republikė, por meqė udhėheqja kosovare nuk mund ta bėnte,  duhej forca e masave nė veprim. Sė treti, shovinizmi serbomadh po pėrgatitej ethshėm qė pas vdekjes sė Titos, tė zbatonte planin e “ Librit tė kaltėr” dhe do ta bėnte kėtė shumė mė herėt, por demonstratat e shtynė tete vjet mė vonė. Nė kėtė kuptim demonstratat e kanė shpėtuar Kosovėn nga njė projekt i rrezikshėm, qė po tė realizohej nė kohėn e paraparė, do tė ishte shumė mė i qėndrueshėm. Sė katėrti, pavarėsisht dėmeve tė rėnda qė pėsoi lėvizja e organizuar kombėtare, efektet e demonstratave nė ngritjen e ndėrgjegjes pėr ēlirim nga robėria tė masave tė gjera popullore, qenė tė barabarta me dhjetė vjet tė punės sė pareshtur tė kėsaj lėvizjeje. Demonstratat e prishėn, po, rehatinė, por tė kujt?  Rehatinė e robit qė pret ekzekutimin? Atėherė mirė bėnė, sepse duhej rezistuar kundėr kėtij fati. Ngjarjet historike tė vitit 1981 u bėnė forcė shtytėse e zhvillimeve nė procesin ēlirimit tė Kosovės nga sundimi serbomadh dhe prelud i ngritjeve historike, sasiore e cilėsore tė lėvizjes sonė tė re kombėtare.

 

 

Pyetje: A keni pasur informata se si zhvilloheshin gjykimet kundėr udhėheqėsve tė demonstratave dhe a mendonit se me burgosjen e tyre do tė mund tė kishte pėrfunduar edhe organizimi i demonstratave?

 

Mehmet HAJRIZI : Fill pas ngjarjeve tragjike tė vitit 1981, qėllim i parė i regjimit pushtues ishte kapja dhe shpartallimi i lėvizjes ilegale tė rezistencės shqiptare. Kjo lėvizje, me gjithė sakrificat, ruajti kontinuitetin qė nga Lufta e Dytė Botėrore, mbajti tė ndezur zjarrin e rezistencės dhe sqaroi, organizoi, mobilizoi e bashkoi shqiptarėt rreth flamurit tė lirisė. Pas rėnies sė dėshmorėve nė ballė tė demonstratave mė 1981, si Naser Hajrizi e Asllan Pireva me shokė, nė vitet vijuese vriten udhėheqės tė shquar tė lėvizjes, si Kadri Zeka dhe Jusuf e Bardhosh Gėrvalla, Rexhep Malaj e Nuhi Berisha, Bajram Bahtiri, Afrim Zhitia e Fahri Fazliu,  Metush Krasniqi e Enver Hadri dhe shumė tė tjerė qė ranė pėr tė mos vdekur kurrė.

Vetėm katėr vitet e para pas demonstratave, sipas shėnimeve zyrtare, u dėnuan penalisht katėr mijė veta. Gjatė periudhės 1981-1990 u vranė 183 qytetarė civilė dhe 63 ushtarė shqiptarė nė armatėn jugosllave, kurse u dėnuan 1.346 ushtarė dhe pėr kundėrvajtje politike 10.000 civilė. Me dėnim mesatar 7.1 vjet, vuajtėn nė burgje 3.500 vetė. Ēdo i treti shqiptar u trajtua nė polici gjatė kėsaj periudhe, kurse mė 1990  mbi 7.000 nxėnės e studentė u helmuan me helme lufte.

Njė fushatė sulmesh tė egra, tė denja pėr mesjetėn, u organizua kundėr kulturės, historisė, arsimit dhe inteligjencies shqiptare. Pas vėnies sė murit tė hekurt midis Kosovės dhe Shqipėrisė, u hoqėn nga shkollat e fakultetet tekstet qė kishin ardhė nga andej dhe tė gjitha tė tjerat me pėrmbajtje kombėtare. Kėshtu mund tė thuhet, Kosovės iu shqiptua dėnim me vdekje, por historia u zhvillua sipas ligjeve tė dialektikės dhe jo sipas atyre tė Serbisė.

Rezistenca shqiptare kundėr robėrisė  sė re nėn Jugosllavinė titiste, me gjithė goditjet e rėnda qė kishte pėsuar, kurrė nuk kishte reshtur. Ishim tė sigurtė qė mė nuk kishte asnjė rrezik tė shuarjes sė flakadanit tė lirisė nė Kosovė, pavarėsisht sa tė egra do tė ishin veprimet e shovinizmit serb. Historia e re e dėshmoi kėtė katėrēipėrisht.

 

Pyetje: Kur nė fakt kanė pėrfunduar demonstratat e filluara mė 11 mars?

 

Mehmet HAJRIZI : Nė njė kuptim, mund tė thuhet se kanė pėrfunduar nė orėt e hershme tė 12 marsit. Por nėse i kuptojmė si njė hallkė tė zingjirit tė pėrpjekjeve pėr aspiratat historike tė popullit tonė, ato po vazhdojnė ende.

 

Pyetje: Si e kujtoni tash atė kohė?

 

Mehmet HAJRIZI : Nga distanca 25 vjeēare, e shoh si njė faqe tė lavdishme tė historisė sonė. Kujtimet mė tė mira i ruaj pėr heroizmin masiv, pėr dėshmorėt e rėnė nė ballė tė demonstratave, pėr virtytet e larta morale e patriotike tė lėvizjes kombėtare tė kohės dhe pėr rezultatet qė kishim arritur nė plan tė brendshėm dhe tė jashtėm. Materializimi nė praktikė i njė ideje madhore qė pėrfaqėson, ėshtė akt sublim qė pėrjetohet fuqishėm dhe tė pushton tėrė jetėn.

 

Pyetje: A besoni se keni ndėrmarrė hapat e nevojshėm nga tė gjithė aktorėt?

 

Mehmet HAJRIZI: Jo, sepse kurrė nuk ėshtė vepruar mė sė miri dhe kurrė nuk ėshtė mjaft nė procese tė tilla. Po pėrmend vetėm dy momente tė dhembshme, si pėrgjigje nė kėtė pyetje, sepse ka edhe shumė ēfarė tė thuhet. I pari ėshtė fakti qė kėrkesa pėr Kosovėn republikė, nuk pati mbėshtetjen e institucioneve tė Kosovės. Kurse i dyti ka tė bėjė me riorganizimin e lėvizjes ilegale kombėtare. Organizata jonė, pasi vuri kontakte me shumė simotra nė Kosovė dhe me pėrfaqėsues tė tyre nė diasporė, ndėrmori nismėn e bashkimit tonė nė njė front tė vetėm pėr Republikėn e Kosovės. Ky projekt, ndonėse ishte nė rrugė tė mbarė, u pamundėsua nga masat represive tė regjimit, i cili burgosi ose vrau protagonistėt e tij.

 

Pyetje: Ēka do tė kishit bėrė ndryshe nė atė kohė kur e kujtoni atė periudhė nga kėndvėshtrimi i sotshėm?

 

 Mehmet HAJRIZI : Gjeneral pas beteje ėshtė lehtė tė bėhesh. Pa shaka, megjithatė  shumėēka do ta bėja ndryshe, por  historia nuk ndryshohet as retushohet.

 

 

Prishtinė, mė 2 mars 2006

     





Eigene Webseite von Beepworld
 
Verantwortlich für den Inhalt dieser Seite ist ausschließlich der
Autor dieser Homepage, kontaktierbar über dieses Formular!