DJALOSHI I CILI U QĖNDROI BESNIK IDEALEVE ĒLIRIMTARE

 

( kushtuar dėshmorit tė lirisė Hamdi Hajrizi)

 

Shkruan: Bujar Hajrizi

 

Kryengritja ėshtė pika mė e lartė e zemėrimit e tė sė vėrtetės, e trimėrimi i sė vėrtetės nuk njeh kufi-ėshtė thėnia e njė shkrimtari tė madh botėror.

Kjo ėshtė njė e vėrtetė e madhe sepse populli shqiptar pėr asnjė ēast  nuk i ndali kryengritjet e armatosura pėr tė vetmin qėllim, ēlirimin dhe bashkimin kombėtar. Gjithmonė u deshtė qė tė dal nė skenė trimėria e brumosur me idealet mė tė larta dhe me sakrifica mė sublime nė mėnyrė qė tė flaket njėherė e pėrgjithmonė robėria shekullore.

Historia jonė e pėrgjakshme nga luftėrat e mėsoi popullin se liria nuk vjen me lutje, por ajo fitohet me gjak dhe rrugė revolucionare. Dhe populli ynė gjithmonė makinerisė armike iu pėrgjigj flakė me flakė.

Kur lufta pėr ēlirim rrėmben popullin, dihet fare mirė se trimėria e sė vėrtetės ėshtė e plotfuqishme dhe ngadhėnjimtare mbi ēdo armik dhe nuk ka forcė e cila do tė mund t’i dal nė ballė kėsaj lufte ēlirimtare.

Nė kėto momente ėshtė vėshtirė tė flasėsh dhe tė shkruash pėr luftėrat  tė cilat i zhvilloi populli ynė nėpėr periudha tė ndryshme kohore e tė mos i pėrmendėsh dėshmorėt tė cilėt dhanė gjithēka nga vetja e tyre. Mirėpo ėshtė tejet e vėshtirė tė flasėsh dhe tė shkruash pėr heroizma  tė veēantė tė dėshmorėve, sepse heroizmat e tyre janė tė njėjtė.

Nuk ėshtė e mjaftueshme  vetėm tė flasėsh dhe tė shkruash pėr dėshmorėt, por duhet qė t’i zbulosh popullit e para se gjithash vetvetes rrugėn tė cilėn duhet ndjekur pėr ta realizuar amanetin qė synonin dėshmorėt.

Dėshmorėt e dinin fare mirė sė rruga drejt lirisė asnjėherė nuk ka qenė e shtruar me lule, por vetėm me gjak  dhe sakrifica dhe ata me gjakun e tyre treguan se si ērrėnjoset njėherė e pėrgjithmonė robėria shumėshekullore. Dėshmorėt me veprat e tyre madhore ndriēuan rrugėt e lavdishme tė historisė, sepse ata nxorėn popullin nga pėrbuzjet, poshtėrimet dhe nga gjumi pacifist qė e kishte kapluar atė pėr njė kohė tė gjatė.

Dėshmorėt  me veprėn e tyre tė gjallė u shndėrruan nė burim tė pashtershėm force dhe nga kjo pikėpamje jetėshkrimet e tyre luajtėn njė rol tė  madh nė edukimin revolucionar tė popullit e sidomos tė rinisė sonė. Veprat e tyre gjatė luftėrave u kthyen nė njė simbol qėndrese e guximi dhe historia krijon simbole vetėm atėherė kur dėshmorėt pėrfaqėsojnė idealet mė tė larta kombėtare.

Dėshmorėt e dinin fare mirė se rruga drejt lirisė ėshtė e gjatė dhe e vėshtirė. Ajo prej tyre kėrkonte guxim e kėmbėngulje dhe se duhej shumė pėr tė bėrė, pėr tė formuar e kalitur fort tiparet qė i duheshin njė luftėtari tė bindur. Dėshmorėt e dinin fare mirė se lufta ishte njė sprovė e vazhdueshme drejt ēlirimit, e dinin fare mirė se lufta ishte e rėndė dhe me plot sakrifica qė kėrkonte njė mobilizim tė tė gjitha forcave mendore, fizike, shpirtėrore tė njeriut.

 

 

Qėllimi i tyre ishte i njėjtė:

Ata kishin  dashuri tė madhe ndaj Atdheut dhe dashuria pėr ēlirimin e tė gjitha trojeve shqiptare dhe bashkimin e tyre me shtetin amė, Shqipėrinė, ishte dėshirė e flakėt dhe e pėrbashkėt e tyre.

 

Dhe ata i hynė kėsaj rruge tė lavdishme.

Nėpėr kėto beteja ata hynin me njė krenari tė madhe  dhe kishin besim tė  plotė se fitorja do tė jetė nė anėn e popullit tonė.

Mirėpo gjatė kėtyre betejave ata derdhėn edhe gjakun e tyre sepse liria i kishte rrėnjėt thellė nė atė gjak. Ata me heroizmat e tyre treguan se lufta pėr ēlirim nuk njeh frikė, ndėrsa jehona e pushkėve tė tyre u kthye nė forcė dhe kushtrim lirie.

Kėtij kushtrimi iu pėrgjigjėn shumė bijė e bija tė hapėsirės mbarė shqiptare tė cilėt pa hezituar u radhitėn nė radhėt e luftėtarėve tė lirisė pėr ta mbrojtur nderin e Atdheut, duke u bėrė simbol qėndrese pėr ēlirim nga pushtuesi serb.

 

Nė radhėt e shumė dėshmorėve tė lirisė shndrit madhėrishėm nė piedestalin e lavdisė edhe emri i Hamdi Hajrizit, i cili ra mė 6.11.1998, nė Apterush tė Rahovecit.

 

Hamdi Hajrizi, u lind mė 13 mars 1973, nė fshatin Strofc, njė fshat malor i cili shtrihet rrėzė maleve tė Qyqavicės legjendare dhe nė tė cilin fshat mbizotėron mikėpritja, bujaria, trimėria dhe dashuria pėr Atdhe.

Prindėrit e Hamdiut, babė Qamili dhe nėnė Mirishahi lindėn gjashtė fėmijė, nga tė cilėt Hamdiu ishte fėmija i tyre i tretė.

Shkollėn fillore e kreu nė fshatin e tij tė lindjes, nė shkollėn “Liria”, ndėrsa tė mesmen e kreu nė shkollėn “Nikolla Teslla”, nė Kastriot (ish Obiliq), tė cilėn e kreu me sukses meritor, mirėpo gjendja e vėshtirė ekonomike qė mbizotėronte nė familje, Hamdiun e detyroi qė ta ndėrpres shkollimin e mėtejmė.

Hamdiu rrjedh nga njė familje e njohur me tradita patriotike. Kjo familje u dallua pėr atdhedashurinė e tyre ndaj gjuhės, kulturės dhe kombit tonė, duke mbetur kėshtu familje e nderuar, punėtore, bujare dhe pėrparimtare. Nga kjo familje nėpėr etapa tė ndryshme tė historisė dolėn figura tė ndritshme ku me pushkė nė dorė dhe veprimtari patriotike iu falėn kėsaj toke tė pėrgjakur.

Rrėnjėt e burrėrisė  dhe trimėrisė sė kėsaj familje janė shumė tė vjetra dhe tė thella.

Ekspeditat famėkeqe serbe nė shenjė hakmarrėse pas luftėrave tė cilat i zhvillonte Azem Galica nė vitin 1921, pushkatuan tre anėtarė tė kėsaj familje:

Hajrizin, Zymerin dhe Osmanin.

Lėvizjet atdhetare pėr ēlirim nuk u ndėrprenė pėr asnjė ēast. Nė vitin 1961, gjyshi i Hamdiut dhe kushėriri i tij Zeqiri, gjenden tė organizuar nė lėvizjet atdhetare tė asaj kohe, ku arrestohen dhe dėnohen mė burg tė rėndė nga regjimi titist.

Nė pranverėn e madhe tė vitit 1981, e cila pranverė do t’i trondit themelet e shtetit jugosllav, tre anėtarė tė kėsaj familje do tė gjenden tė organizuar nė ballė tė frontit tė rezistencės sė pėrgjithshme popullore:

Mehmet Hajrizi, Jahir Hajrizi dhe Naser Hajrizi.

Naseri vritet nga plumbi i gjakėsorit serb me  2 prill 1981, nė qendėr tė Prishtinės, ndėrsa Mehmeti dhe Jahiri arrestohen dhe dėnohen me burg tė gjatė.

I lindur nė gjiun e njė familje patriotike mė tradita liridashėse, Hamdiu u rrit dhe edukua nė mesin e atyre njerėzve tė cilėt nuk i pushonin pėrpjekjet pėr ēlirimin e vendit nga pushtuesi serbosllav. I brumosur me idenė e ndritshme tė ēlirimit dhe bashkimit kombėtar, Hamdiu u kalit edhe mė shumė me ndjenja kombėtare dhe shpejt u bė njė luftėtar i paepur ku rrugėn e lirisė e mbrojti me nder dhe me njė ndėrgjegje tė lartė derisa ra nė altarin e lirisė.

Hamdiu ishte njė djalosh zeshkan. Ishte i urtė, modest dhe i afėrt me tė gjithė. Gjithmonė ishte i qeshur. Kishte njė trup tė fuqishėm prej njė sportisti tė talentuar. Mė sė shumti e pėlqente sportin e karatesė. Kishte njė vėshtrim kuptimplotė dhe njė shkathtėsi qė dinte ta zotėronte mirė situatėn. Hamdiu  kishte karakter tė fortė, ishte kėmbėngulės dhe i guximshėm nė qėndrimet e tija. Nė brendėsin e shpirtit tė tij mbizotėronin, trimėria, guximi dhe vendosmėria. Hamdiu bashkėjetonte me hallet e tė gjithė atyre njerėzve tė cilėt vuanin nėn peshėn e rėndė tė pushtimit. E mundonte shumė gjendja  e robėruar e popullit shqiptar i cili gjendej nėn thundrėn e armikut shumėshekullor, andaj me padurim e priste rastin qė tė dalė nė skenė njė forcė e organizuar mirė e cila do t’i hapte shtigjet drejt ēlirimit pėrfundimtar. Mllefin ndaj armikut, Hamdiu e shfaqte edhe nėpėrmjet pjesėmarrjes nė demonstrata  tė cilat organizoheshin gjatė viteve 89-90-97.

Dashuria pėr Atdhe si dhe lufta pėr ēlirimin e trojeve shqiptare dhe bashkimin e tyre  me shtetin amė, Shqipėrinė, ishte njė dėshirė e flakėt e tij.

Fjalėt e tij tė shpeshta ishin:

“Se vetėm me  njė kryengritje tė armatosur dhe tė organizuar mirė do tė mund ta nxjerrim popullin tonė nga robėria shumėshekullore”

Hamdiu hulumtonte shumė pėr inkuadrimin e tij nė ato forca tė organizuara qė do ta udhėheq kėtė luftė.

Me daljen nė skenė tė UĒK-sė, Hamdiut iu plotėsua njė dėshirė e kamotshme, ku me kyējen e tij nė kėtė forcė liridashėse, ai do tė bėhet njė luftėtar sypatrembur dhe i sprovuar nė  shumė beteja. I afėrt me shokėt, me bashkėluftėtarėt, i afėrt me ndjenjėn e lartė tė kryerjes sė detyrave ndaj Atdheut ai gjithmonė do tė jetė aktiv, mobilizues dhe organizator i madh i shumė aksioneve.

Hamdiu jetonte i mbushur me plot optimizėm kah liria, sepse e dinte se populli ēdo ditė e mė shumė po i bashkohej kėsaj force ēlirimtare.

Dhe thoshte:

“Jeta ėshtė e shtrenjtė, mirėpo liria ėshtė edhe mė e shtrenjtė dhe se pėr liri duhet tė sakrifikojmė ēdo gjė. Vetėm tė bashkuar dhe tė organizuar do ta arrijmė fitoren”

Hamdiu kishte besim tė plotė se fitorja do tė jetė nė anėn e popullit tonė. Ishte i gatshėm qė nė ēdo moment tė sakrifikohej pėr ēėshtjen e Atdheut e tė lirisė. Ai nėpėr ēdo betejė hynte me njė krenari tė madhe. Ne qejf e kishte edhe kėngėn, ku nėpėr ēdo betejė pėr t’iu dhėnė kurajė dhe forcė ushtarėve tjerė ai u kėndonte heronjve tanė kombėtar. Gjithmonė ishte pranė shokėve, prej tė cilėve nuk u nda pėr asnjė moment deri nė ēastin e fundit tė jetės.

Hamdiu kontaktet e para me UĒK-nė, i  bėn nė fshatin Prekaz me 11 dhjetor 1997, ku takohet me komandant Ilaz Kodrėn. Pas bisedave dhe konsultimeve qė i bėn aty, Hamdiu pa u hamendur fare hyn nė radhėt e organizuara tė kėsaj force liridashėse. Pas Hamdiut nė radhėt e UĒK-sė do tė kyēen edhe vėllezėrit dhe kushėrinjtė e tjerė tė familjes tė cilėt nuk do tė kursejnė asgjė pėr t’i shėrbyer luftės deri nė pėrfundimin e saj.

Njė kohė Hamdiu do tė qėndroi nė Drenicė, pėrkatėsisht nė fshatin Likoc, ku mė pėr sė afėrmi do tė njihet me punėn, organizimin dhe detyrat e luftės.

Pas shtrirjes sė organizimit tė luftės edhe nė pjesėt tjera tė Kosovės, Hamdiu do tė transferohet nė fshatin e tij tė lindjes, ku pas takimit qė do tė ketė me Rrahman Ramėn (komandant i Zonės Operative tė Shalės), ai menjėherė do tė filloi tė punoi nė zgjerimin e radhėve mė ushtarė tė rinj nė kėtė anė tė Artakollit si dhe do tė bėj vėzhgimin e lėvizjeve tė policisė dhe ushtrisė serbe, e cila vepronte nė ato anė. Pikėn tė cilėn e vėzhgonte Hamdiu, ishte rajoni i Artakollit, Oshlanit, Klėsyra e Grabovcit e deri te ajo e Novolanit.

Nė fshat ai njė kohė do tė punoi dhe veproi ilegalisht. Shtėpia e tij do tė shndėrrohet nė njė bazė shumė e fuqishme e luftės. Ai do tė gjej pėrkrahje tė pakursyer edhe te anėtarėt e tjerė tė familjes, por edhe nga tė tjerėt.

Pas formimit tė Z.O tė Shalės, Hamdiu do  tė bėj pjesė nė Brigadėn 142, Brigada e I-rė, Njėsiti i II-tė.

Me punėn e tij, Hamdiu do tė tregohet i shkathėt, guximtar dhe i gatshėm qė tė pėrballet me ēdo vėshtėrsi.

Shpėrthimi i luftės nė Kosovė, Hamdiun nuk do ta gjej tė papėrgatitur, por do ta gjej tė gatshėm qė tė jap gjithė kontributin e tij.

Pas betejės sė Likoshanit, Qirezit dhe luftės heroike qė bėri komandanti legjendar Adem Jashari me familje nė Prekaz, nė mars 1998, kėto ngjarje do tė shėnonin njė kthesė tė rėndėsishme nė historinė e popullit tonė dhe u pa qartė se zjarri qė kishte filluar aty ishte njė paralajmėrim pėr tė gjitha anėt e Kosovės se duhej tė  pėrgatitej i tėrė populli shqiptar pėr njė luftė tė pėrgjithshme.

 Kėto ngjarje nė Drenicė, sa tė dhembshme, po aq krenare, sikur tė ēdo njeri tjetėr edhe te Hamdiu u pėrjetuan thellė nė shpirtin e tij liridashės, andaj ai do tė punoi edhe mė me ngulm drejt ēlirimit.

Lufta sa vinte dhe zgjerohej edhe nė pjesėt e tjera tė Kosovės, ndėrsa nė rajonin e Artakollit ku shėrbente Hamdiu, tash pothuajse ishin bėrė tė gjitha pėrgatitjet e duhura.

Forcat policore-ushtarake dhe paramilitare serbe kishin filluar tė bėnin stacionimin e tyre fshatin Prilluzh, i cili kryesisht ishte i banuar me popullatė serbe.

Nė prill tė vitit 1998, njė konvoj i pėrbėrė nga policė – ushtarė dhe paramilitarė serb kishin hyrė nė fshatin Hamidi, me qėllim tė depėrtimit tė tyre nė fshatrat e Artakollit. Mirėpo me tė kuptuar kėtė, njė grup ushtarėsh tė prirė nga komandant Jashar Jashari-Duraku, pastaj ushtarėt, Musa Hajrizi, Rrahim Tahiri, Xajė Jashari, Hamdi Hajrizi, Mrikė Berisha, Nexhmedin Jashari, Fetah Berisha, Sami Saraēi, Bajram Haziri, etj., shkuan atje me qėllim qė t’i dalin nė ndihmė popullatės civile dhe tė mos lejonin qė forcat e armikut tė depėrtonin mbi pozicionet tė cilat ishin tė vendosura nė fshatrat, Hamidi, Burim (ish Bivolak), Guri i Kuq (ish Gllavotin), Mirash (ish Zhilivod), Strofc, Beēuk dhe Mihaliq. Pas disa orėsh luftimesh aty do tė mbesin tė vrarė katėr policė serb.

Ky ishte njė sukses i luftėtarėve  tė lirisė sepse ishte njė provė e madhe luftarake.

Me forcat serbe, ushtarėt e lirisė do tė ndeshen edhe shumė herė tjera dhe do tė zhvillojnė beteja me orė tė tėra.

Forcat serbe duke e parė se ėshtė vėshtirė tė depėrtohet  nė kėto fshatra, me 22 shtator 1998, do ta ndėrmarrin njė ofensivė tė gjerė ku do tė pėrdorin arsenal tė madh ushtarak dhe armatim tė kalibrit tė rėndė. Mirėpo nė sajė tė moralit tė lartė dhe qėndrueshmėrisė sė pashoqė tė luftėtarėve tė lirisė bėn qė edhe kėsaj here forcat serbe tė tė kthehen me humbje tė konsiderueshme, si nė njerėz,  po ashtu edhe nė  teknikė lufte. Nė kėto beteja do tė dallohet edhe Hamdi Hajrizi.

Duke e parė se lufta kėrkonte armė dhe se municioni i luftėtarėve po harxhohej, nė tetor  1998, Hamdiu sė bashku me njė grup tė madh  tė tė rinjve tė asaj ane, nė mesin e tyre edhe kushėriri i tij Afrimi, si dhe shoku i tij Bektesh Haliti nga Guri i Kuq (ish Gllavotin), do ta marrin rrugėn pėr nė Shqipėri, me qėllim tė furnizimit me armatim.

Pas njė rruge tė gjatė dhe tė mundimshme arrijnė nė Shqipėri.

Gjatė kthimit pėr nė Kosovė, me qėllime taktike, ushtarėt ndahen nė grupe tė vogla. Nė veturat ku gjendej Hamdiu, ishin edhe komandant Toni (Xhelal Hajda), zv.komandant Mici (Selajdin Mullabazi), si dhe ushtarėt, Bektesh Haliti, Nezir Ymeri etj.

Ishte kjo kohė, kur me ndėrmjetėsimin e faktorit ndėrkombėtar ishte arritur pothuajse njė lloj marrėveshje pėr armėpushim.

Por mė 6 nėntor 1998, rrugės pėr Apterush tė Rahovecit, trimat e lirisė do tė bien nė pritė tė armikut, ku pas njė lufte tė rreptė dhe heroike, nė fushėn e nderit do tė bien pėr tė mos vdekur kurrė, kėta ushtarė:

komandant Toni (Xhelal Hajda), nga Rahoveci

zv.komandant Mici (Selajdin Mullabazi), nga Rahoveci,

si dhe ushtarėt;

Hamdi Hajrizi, nga Strofci

Bektesh Haliti,nga Guri i Kuq (ish Gllavotin)

Nezir Ymeri, nga Jezerci

Rėnia e kėtyre dėshmorėve tė lirisė shkaktoi dhembje tė madhe nė gjithė Kosovėn, mirėpo ngjalli pezėm dhe urrejtje edhe mė tė madhe ndaj armikut.

Vdekja  e tyre ishte humbje e madhe pėr UĒK-nė, ndėrsa rėnia e tyre motiv pėr vazhdimin e rrugės deri nė fitore tė plotė.

Populli dhe UĒK-ja, me respekt dhe dhembje tė madhe pėrcollėn trupat e tyre pėr nė tokėn e Atdheut dhe pranė varreve tė tyre u bė betimi se lufta do tė vazhdoi deri nė realizimin e idealeve tė tyre pėr tė cilin ata  ranė.

Trupi i dėshmorit Hamdi Hajrizi, pushon nė Varrezat e Dėshmorėve tė Kombit nė fshatin Bletaj (ish Stanofc i Epėrm)

     





Gratis Homepage von Beepworld
 
Verantwortlich für den Inhalt dieser Seite ist ausschließlich der
Autor dieser Homepage, kontaktierbar über dieses Formular!