AUTOGOLI  NGA “OFSAJDI”

  

  

 Shkruan:Hydajet Hyseni

 

AUTOGOLI  NGA “OFSAJDI”

 

 Pėrndryshe

            Ndodh shpesh nė futboll, qė lojtari tė futet ose tė tėrhiqet nė pozitė jashtėloje, ose, siē i thonė ndryshe, pozitė “ofsajdi”. Ndodh, poashtu, qė lojtari duke dashur ta evitoje rrezikun edhe shėnon  (auto)gol, nė portėn e vet. Pavarėsisht nga qėllimi, edhe autogoli, edhe ofsajdi dėmtojnė lojėn e atij qė i lejon. Ndodhin, megjithatė, edhe ofsajde edhe autogola. Por, qė tė ndodhė autogoli nga pozita e afsajdit, kjo nuk ndodh dhe nuk mund tė ndodhė kurrė . Ėshtė thjesht e pamundshme.

            Ajo qė nuk mund tė ndodhė nė futboll, madje as nė fotbollin mė amator, si duket mund tė ndodhė nė sportin tonė profesonist politiko-parlamentar. Thonė se politika ėshtė art i sė mundshmes, por kjo e jona shpesh ėshtė dėshmuar si art i sė pamundshmes.

 

REZOLUTA - HILET, REZIZTENCAT, REMINISHENCAT

 

Po bėhen tre vjet qė nė agjendėn e Kuvendit tė Kosovės qėndron Rezoluta pėr pavarėsine e Kosovės. Qe inicuar si Rezolutė pėr Shpalljen e Pavarėsisė. Qe diskutuar gjerė e gjatė pėr emrin e saj. Disa preferonin Rezolutė, tė tjerėt Deklaratė, kurse tė tretė as njėrėn as tjetrėn… Disa shikonin si do tė ishte mė mir pėr Kosovėn, disa si do tė ishte mė mirė pėr ta e pėr gupacionin e tyre politik, kurse tė tjerėt, vazhdonin avazin sipas tė cilit krejtė kjo ishte e panevojshme, sepse nė fakt e paskeshim kryer punėn shumė vite mė pare me  Deklaratėn kushtetuese dhe Referendumin, jo vetėm e paskeshim shpallur pavarėsinė, por edhe paskeshim fituar atė, dhe krejtė ēka na u dashka tani dhe krejt ēka u dashka tė kėrkojmė na qenka njė formalitet i vogėl njohjeje dhe “finito”.

Megjithatė, kėta tė parėt shkruan e vunė nė qarkullim dhjetėra versione tė ndryshme deklaratash, rezolutash e deklaratėrezolutash.Qenė diskutuar e ridiskutuar, hequr e shtuar pika e paragrafe nga preambula dhe teksti i saj... Dhe, pas njė odisejade tė vėrtetė, pas sa e sa inicimesh, hezitimesh, bllokimesh e zhbllokimesh, politizimesh, spekulimesh, licitimesh e kalkulimesh, kjo nismė, mė nė fund, u procedua nė Kuvendin e Kosovės. Epilogu: njė miratim nė parim dhe njė obligim i drejtuesve tė grupeve parlamentare pėr tė harmonizuar tekstin dhe pėr t’i paraqitur sėrish Kuvendit nismėn dhe tekstin e pėrbashkėt.

Dhe, pastaj: heshtje me muaj e vite. Asnjė lėvizje, asnjė pėrpjekje…

U dėshmua si i bazuar dyshimi se mėnyra si u procedua dhe pėrkrahja nė parim, ashtu si u bė, nė tė vėrtetė, ishte relativizim, qullje dhe ngulfatje e nismės. Madje edhe ata qė e kishin inicuar sikur u kėnaqėn me poenat e fituar politikė dhe i  mbaheshin asaj logjikės sė artarit dembel qė i lutej Zotit: “aq sa kam qejf tė lavroj, aq i gjetsha qetė e humbur…!”

U desh tė lėvizė Bashkėsia Ndėrkombėtare me nismat e saj pėr hapjen e procesit tė zgjidhjes pėr tė ardhmen e Kosovės, qė tė lėvizė edhe Kosova. Liderėt kosovarė deklaronin se Pavarėsia e Kosovės nuk do tė negociohet me askė, aq mė pak me Beogradin, me tė cilin mund tė bisedohen vetėm nė nivele tė barabarta tė dy vendeve tė barabarta dhe vetėm pėr ēėshtje tė bashkėpunimit dypalėsh ndėrshtetėror, kurse nė tė vėtetė jo vetėm qė po gatuhej ekipi negociues dhe grupet ndihmėse, jo vetėm qė po jepeshin mesazhe negocimi pikėrisht me Beogradin edhe atė pikėrist pėr ”statusin politik” tė Kosovės. Pėr mė tepėr, kishte kohė qė ministrat djalosharė tė Qeverisė, kishin marrė turr pėr tė takuar e (ri)shtruar muhabetet me qeveritarėt e Beogradit, madje edhe pėr ēėshtje qė, me cilindo kriter dhe nė cilindo variant ,nuk mund tė mos konsideroheshin si ēėshtje ekskluzivisht tė brendshme tė Kosovės, si organizimi i pushtetit lokal, ose jeta kulturore.

Pėrfaqėsuesit e AAK-sė, qė e kishin nisur vite mė parė Rezolutėn pėr Pavarėsinė, tani jo vetėm po heshtnin, por po prireshin nga gatishmėria pėr tė arsyetuar e justifikur, madje edhe mė shumė se  partneri tjetėr I koaliciont, gjithēka qė po bėhej e gjithēka qė nuk po bėhej nga koalicioni qeveritar e nė emėr tė kėtij koalicioni,.

I mbetej Grupit parlamentar tė PDK-sė qė tė ringjallte nismėn e harruar. Kjo edhe ndodhi, sadoqė me vonesė, nė mėnyrė jo sa duhet tė pėrgatitur dhe disi tė imponuar dhe tė provokur nga ēasja sa ekskluzive aq edhe simplifikuese e nonshalante e qeverisė ndaj procesit vendimtar pėr tė ardhmen e Kosovės.

Siē edhe mund tė pritej, reagimet nuk qenė tė pėrgjegjshme e konstruktive, por as hapur refuzuese. U preferua sėrish taktika e relativizimit, zvarritjes, ndėrlikimit dhe pamundsimit tė saj me marifet e elegancė.

Nisma qė  shtohet si ēėshtje e ngutshme, pamundėsohet tė procedohet si e tillė.

Fillimisht u kėrkua tė paraqitej teksti i rezolutės, dhe kur ai u dorėzua, u kėrkua harmonizimi i tij midis grupeve parlamentare dhe komisioneve pėrkatėse.

            Si nismė e grupeve parlamentare, nuk kishte ndonjė obligim procedural pėr shqyrtim nė komisione, megjithatė u imponua involvimi i Komisionit pėr Ēėshtje Gjyqėsore, Legjislative e Kushtetuese… dhe atij pėr Bashkėpunim Ndėrkombėtar.

Pėrfaqėsuesit e grupeve parlamentare harmonizuan tekstin dhe nuk morrėn parasysh tekstin e ofruar nga ana e Komisionit Legjislativ. Teskti i harmonizuar iu parashtrua Kryesisė, por ajo refuzoi ta procedojė pa marrė vlerėsimin (proceduralisht tė panevojshm) nga Komisioni Legjislativ.

Edhe pse ky pėrfundim i Kryesisė u dha nėpėrmjet mediave dhe jo me shkresė zyrtare drejtuar Komisionit, Komisioni, edhe pse e konsideronte tė panevojshme nga ana procedurale, u mblodh me urgjence, e mori nė shqyrtim ēėshtjen dhe i dha mbėshtetje nismės, madje edhe tekstit dhe rekomandoi procedimin e saj nė seancė plenare, duke sugjeruar vetėm riformulimin e shprehjes: “Kuvendi rikonfirmon shpalljen …’ me: “Kuvendi rikonfirmon vullnetin…”

Kryesia e Kuvendit, pėrsėri nuk e procedon nismėn me pretekstin se teksti nuk ėshtė harmonizuar, pėrsėri me deklarata pėrmes mediave dhe pėrsėri pa shkresė dėrguar Komisionit. Serish zvarritje. Serish fajesim I Komisionit…Serish mbledhje, me procedure e pa precedurė… Serish konstatim se nismat e grupeve parlamentare, sidomos kur janė tė harmonizuara procedohen pavarėsisht nga qendrimet e komisioneve , sidomos kur ato janė sugjerime… Serish kėmbėngulje qė Komisoni tė deklarohet, sėrish konstatime se sugjerimi I komisionit legjislativ ėshtė I drejtė dhe I arsyeshėm dhe megjithate serish trysni qė pikėrisht Komisioni tė tėrheq sugjerimin e tij. U muar vesh sėrish pa nevjė dhe sėrish pa  arsyetime, pa argumente…

O bela! Pse vallė gjithė kjo lojė me njė ēėshtje aq madhore? Pse gjithė  ky “thiatro” me aq hile, skena e prapaskena procedurale? Dhe jo vetėm procedurale.

           

 REZOLUTA, REZONI, REZULTATI…

 

Grupi Parlamentar nismetar propozon rezolute pėr rikonfirmimin e vullnetit tė popullit pėr Kosovėn – shtet tė pavarur e sovran, Kryesia e Kuvendit e riformulon nismen nė: Rezolutė pėr rikonfirmimin  e vullnetit tė qytetarėve tė Kosovės pėr shpalljen e Kosovės - shtet tė pavarur e sovran, ndėrkaq  grupi Parlamentar I LDK-sė imponoi dhe kushtėzoi riformulimin: Kuvendi I Kosovės rikonfirmon shpalljen e … Nė pamje  tė parė duket sikur nuk ka ndonjė dallim , Rikonfirmim I vullnetit , rikonfirmim I shpalljes… Madje shprehja shpallje mund  edhe tė  tingėllojė disi mė fort e mė radikale… Mund tė thotė ndokush :_- po le tė ndryshohet… pėrse me  kėto stėrhollime politikaneske e e intelektuale? 

Nė tė vėrtetė, mė pėrpara do tė duhej shtruar pyetja; e pėrse gjithė ai insistim e gjithajo kėmbėnguje madje me kushtzime, trzsni e imponime pėr tė ndryshuar karakterin dhe thelbin e  nismes fillestare? Pse gjithė ai motivim pėr tė zėvendėsuar riokonfirmimin e vullnetit (tė sotėm) tė popullit tė Kosovės pėr shtet tė pavarur  e sovran me rikonfirmimin e shpalljes sė dikurshme, atėherė kur ishte ,ashtu siē ishte dhe aq sa ishte. Do tė ishte e keqe e vogėl po tė ishte fjala pėr kapric intelektualist  politikanesk e particular.

Referendumi I  para pesėmbėdhjetė vietsh, ėshtė pėrfshirė nė preambulen e rezolutėsė ,pse u dashka qė edhe pika  pare e rezoluės tė na kthejė 15 vjet mė pas he tė a goyhdojė aty ? Cfarē kuptimi politico- juridik mund tė ketė Rikonfirmimi I shpalljes se mėhershme? A ka ndonje perecedet tē ngashėm? Nėse dėshirohet qė teksti tė ketė karakter shpalljeje, pse nuk thuhet: Kuvendi I Kosovės shpall (ose: rishpall) Kosovėn shtet tė pavarur e sovran…,ose ,edhe mė qartė, pse nuk thuhet, siē e tha Kuvenid I Shqipėrisė: Kosova ėshtė (ose: do tė jetė) shtet I pavarur e sovran?   

Nisma e PDK-sė qe motivuar nga nevoja pėr tė artikuluar edhe njė herė pėrcktimin e popullit tė Kosovės pėr shtet tė pavarur e sovran si njė nevojė pėr konsolidim tė  pozicionit negocius   tė pėrfaqėsusėve kosovarė nė pocesin qė po nis. Vullnetin e populli si bazė  pėr t ardhmen as nuk na e ka mohuar kush dhe as qė do tė mund tė na e mohojė. Ndėrkaq, tė kėrkosh dhe   tė besosh qė bota do tė kthehet e tė na e njohė rikonfirmimin tonė tė njė akti tė para 15  vitesh, dhe atė pikėrisht nė nismė tė procesit, kjo, thēnē mē sē buti,  ėshtė iluzion. Bota zakonisht nuk kthehet nė tė kaluaren. Ajo nuk u kthehet as qendrimeve tė saj tė padrejta ose tė pamjaftueshme, por i tejkalon ato dhe I korrigjon nė ecje e sipėr. Prandaj edhe ka pak gjasa qė bota dhe prania ndėrkombėtare nė Kosovė tė reagojė pozitivisht ndaj njė kėrkese tė tillė.

Por edhe sikur tė ndodhte qė qendrat ndėrkombėtare  tė vendosjes tė bėnin pėrjashtim dhe ta  pėrfillnin  rikonfirmimin e shpalljes sė dikurshme dhe ta rikonfirmonin edhe ato formulen e atēhershme  ashtu siē ishte atėbotė, cili do tė ishte rezultati. Rikonfirnimni I shpalljes sė para 15 vitesh do tė na kthente po aq prapa, nė mos edhe mė shumė. Referendumi I atėhershėm,  kishte rendėsi tė padiskutueshme, nė kohen kur ėshtė mbajur, por 15 vjet mė vonė, formula e tij nuk ėshtė mė nė pėputhje me kėrkesat e kohės. Edhe ata qė nuk e kanė lexuar me shumė vėmendje e dijnė se teksti I Referdumit , kishte edhe njė fjali qė mund tė kthehet nė litar e vargonj qė ia lidhin  duartė Kosovės dhe popullit tė saj. Mos tė harrohet se fjala ėshtė pėr pozicion negocies dhe pozicioni negociues  zor qė rezulton edhe si epilog  pėrfundimtar. Serbia orvatete hapur pėr ta kthyer Kosovėn nė tė  kaluaren dhe nė “zgjidhjet” e atėhershme tė imponuara. Nėse edhe Kosova lejon tė kthehet prapa  dhe nė ēfarėdo mėnyre tė rinxjerr nga varri I historisė idetė dhe fomulimet pėr tė drejtė pjesėmarjeje nė lidhjen e shteteve – republikave sovrane  ( nė Jugosllavi), nuk ka asnjė dyshm se kjo do t ishte dhurata mė e mire, mė e pėrdorshme  dhe mė e papritur pėr Serbinė revanshiste dhe pėr pozicionin e saj negociues: me pak se pavarėsi e mė shumė se autonomi. Mund tė merret me mend se do tė pasonte pastaj ndonjė pėrpjekje pėr tė relativizuar e knestuar efektet me ndonjė document, qė kinse e ka korrigjuar deklarimin e referendumit, por mund tē merret lehte me mend  se sa  punė mund tė bėjnė letra tė tilla  qė nuk janė tė njohura as pėr  qytetarėt e plitikanėt tanė pale mė pėr boten.

Formula e imponuar do tė ishte qartė   nė kundėrshtim me interesin actual dhe pėrspektiv tė Kosovės, dhe njėkohėsisht do tė ishte kundėr angazhimt tė drejtė  tė pėrfaqsuesėve tė Grupit tė Kontaktit kundėr ēfarėdo kthimi  nė tė kaluaren dhe si e tillė  ajo do tė na kofrontonte me boten demokratike dhe me praninė ndėrkombėtare nė Kosovė.

Ndonėse jo ende sa e si duhet , bota na e ka njohur dhe po na e njeh  tė drejten pėr tė shprehur vullnetin e qytetarėve tanė dhe pėr ta artikuluar atė sėrish si  bazė pėr ecje pėrpara dhe ndėrtimin e sė ardhmes sė dėshiruar tė Kosovės. Ėshtė pikėrisht ajo qė I duhet sot  Kosovė  dhe prfaqėsuesėve tė saj,  nė prak tė procesit qė po nis dhe si e tillė zor se mund tė kundėrshtohej e tė kontestohej nga kushdoqftė.

Mbase mund tė kuptohet e tė arsyetohet kofrontimi  qoftė edhe me botėn, kur eshtė fala pėr interesin madhor tė vendit e tė popullit , kur ėstė fjla pėr ecje pėrpara. Por tė konfrontohesh me  botėn duke u kthyer parapa dhe pėr t u kthyer prapa, kjo nk mund tė ketė asnjė kuptim dhe asnjė arsyetim.

             Nė gjuhen sportive kėsaj I thonė autogol edhe atė autogol historik. Autogoli, nga pozitat mbrojtėse edhe mund tė kuptohet e arsyetohet. Zakonisht  ėshtė gabim me pahir. Zor se mund tė gjendet arszetim pėr auogolin qė bėhet nga pozta jashtėloje e sulmit, nga “ofsajdi”.

Uroj kėndellje dhe reflektim . Uroj qė ky autogol historic tė parandalohet sa ka kohė, pėrndryshe nuk di si do  tė mund ta kishte emrin. Nuk do tė dėshiroja tė jem pjesė e skuadres qė lejon autogola tė tillė. 

      

Gratis Homepage von Beepworld
 
Verantwortlich für den Inhalt dieser Seite ist ausschließlich der
Autor dieser Homepage, kontaktierbar über dieses Formular!