VEPRA E TIJ UDHĖRRĖFIM SI  FITOHET LIRIA

 

 

(kushtuar dėshmorit tė lirisė Hysni Jetullahu)

 

Shkruan: Bujar HAJRIZI

 

 

Kur u ngrit zėri i arsyes dhe u dha kushtrimi pėr kryengritje tė armatosur pėr t’i hequr njėherė e pėrgjithmonė prangat e robėrisė, shumė bijė e bija rrokėn armėt dhe u betuan se do tė luftojnė deri nė ēlirimin pėrfundimtar tė atdheut.

Ndėr ata qė iu pėrgjigjėn zėrit tė atdheut dhe i qėndruan besnik betimit tė dhėnė ishte edhe Hysni Jetullahu.

Hysni Jetullahu u lind mė 08.04.1954, nė fshatin  Damanek, nė njė familje nė tė cilėn mbizotėron vetėdija e lartė atdhetare. Mėsimet e para i ndoqi nė fshatin Krajkovė, nė shkollėn “28 Nėntori”, ndėrsa  tė mesmen e vazhdoi nė Drenas, nė shkollėn “Gjergj Kastrioti-Skėnderbeu”, tė cilėn e kreu me sukses meritor.

Hysniu qė nė fėmijėri ishte i pajisur me virtyte  tė larta atdhetare, sepse mbi supet e tij rėndonte pesha e rėndė e robėrisė nga regjimi serbosllav. Duke e parė kėtė gjendje nė tė cilėn gjendej populli shqiptar, Hysniu me tėrė qenien e tij do t’i pėrveshet punės dhe aktiviteteve nė shėrbim tė atdheut.

I vetėdijshėm se me anė tė  shkollimit mund tė ndihmohej edhe mė shumė zgjidhja e ēėshtjes kombėtare, ai regjistron edhe studimet e larta universitare. Si nxėnės, po ashtu edhe si student, Hysniu do tė dallohet pėr sjelljet e tija shembullore dhe idetė  pėrparimtare.

Hysniu qysh nė rininė e hershme ishte i pasionuar  pas sportit. Natyra atij i kishte dhuruar edhe aftėsitė fizike duke e bėrė kėshtu njė sportist  tė dalluar nė kėtė anė tė Drenicės. Sporti i tij i prefereruar ishte ai i hendbollit, ku dhe gjatė shkollimit tė mesėm regjistrohet nė KH “Drenica”, tė Drenasit.

Mirėpo pėrkundėr rezultateve si nė mėsim po ashtu edhe nė sport, Hysniun e mundonte shumė gjendja e robėruar e popullit shqiptar i  cili gjendej nėn thundrėn e armikut.

Etja pėr liri, urrejtja ndaj  pushtuesit, dėshira e zjarrtė pėr t’i shėrbyer edhe mė shumė ēėshtjes kombėtare, Hysniut do t’i japin edhe mė tepėr guxim dhe forcė qė t’i hyjė  rrugės sė vėshtirė e cila kėrkonte edhe sakrifica tė mėdha.

Nė vitin 1976, Hysniu merr ftesėn pėr rekrutim  nė armatėn ish-jugosllave. Gjatė kohės sė qėndrimit atje, Hysniu do tė jetė nė njohuri edhe mė tė madhe mbi represionin dhe dhunėn qė aplikohej ndaj ushtarėve shqiptarė. Kjo edhe mė tepėr do t’i  ngjall  urrejtje ndaj pushtuesit serbosllav.

Pas kthimit nga shėrbimi ushtarak, Hysniu gjithnjė e mė shumė do tė interesohet tė angazhohet nė drejtim tė kyējes sė tij nė forcat ilegale tė asaj kohe tė cilat do t’i paraprinin popullit drejt ēlirimit.

Nė vitin 1978, Hysniu punėsohet nė stacionin hekurudhor, linja  Fushė Kosovė-Pejė-Prizren. Qendra e tij do tė jetė Baica, fshat afėr Drenasit, ku njėherit do tė zgjidhet edhe Kryetar i Sindikatės sė Punėtorėve nė kėtė lokacion. Nė mesin e shokėve Hysniu do tė shquhet me virtyte tė larta nderi dhe respekti. Personaliteti i tij prej njė njeriu tė ngritur si pėr nga ana intelektuale po ashtu edhe kombėtare do tė ngelin tė pashlyera nė kujtesėn e tė gjithė atyre qė e njohėn dhe punuan me tė.

Hysniu karakterizohej pėr guxim tė madh tė cilin e shprehte  me kohė dhe me vend. Dashurinė  e madhe qė kishte pėr liri e mbante si njė flakadan tė pashuar tė cilin e shprehte nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė dhe me plot seriozitet. Kėtė dashuri e shoqėronte edhe me hapa konkretė.

Ndjenjat e zjarrta tė atdhedashurisė  tė goditura rėndė nga gjendja e pushtimit e kishin bėrė rininė tonė tė papėrmbajtur. Momentet nėpėr tė cilat po kalonte populli shqiptar ishin tragjike. Pėrpara kėtyre padrejtėsive populli duhej tė ishte i bashkuar si njė trup i vetėm, dhe tė mobilizohej pėr ēlirimin e atdheut, nė mėnyrė qė t’i ndėrpres synimet e shovinistėve serb.

Organizimi ecte pėrpara. Demonstratat e pranverės sė madhe tė vitit 1981, Hysniun do ta gjejnė tė pėrgatitur mirė qė tė ballafaqohet me tė gjitha vėshtėrsitė qė do t’i dalin  para vetes. Kėto demonstrata do tė pėrjetohen thellė nė shpirtin e tij prej njė militanti, ku do t’i hapin shtigje tė reja veprimi. Gjatė kėsaj kohe ai jo vetėm qė do tu jap kurajė dhe zemėr njerėzve  qė tė rezistonin, por ai edhe vet do tė jetė nė ballė tė kėsaj rezistence.

Pas shuarjes me forcė tė demonstrative nga ana e regjimit serb, Hysniu edhe mė me ngulm do tė punoj nė shėrbim tė ēėshtjes kombėtare drejt ēlirimit pėrfundimtar,.

Nė stacionin hekurudhor ku punonte, ai do tė njihej me shumė figura atdhetare, nė mesin e tė cilėve edhe me militantin e shquar, Fahri Fazliun.  Kjo njohje do tė sjell shumė gjėra tė reja nė  botėkuptimin atdhetar tė Hysniut. Fahriu edhe pse ishte mė i ri nė moshė, Hysniu atė do ta ēmojė shumė  pėr qėndrimet e qarta dhe kontributin e tij nė favor tė zgjidhjes sė  ēėshtjes shqiptare.

Takimet e Hysniut me Fahriun nė tė ardhmen do tė jenė mė tė afėrta dhe tė shpeshta.

Mirėpo, armiku i kishte rėnė nė gjurmė aktivitetit  ilegal tė Fahriut. Me 2 nėntor tė vitit 89, nė Kodrėn e Diellit, pas njė dyluftimi tė pabarabartė, nė fushėn e nderit do tė bien Fahri Fazliu dhe Afrim Zhitia.

Vrasja e Fahriut, Hysniun do ta prek thellė nė shpirt. Ai do ta humb njė bashkėluftėtar tė madh, njė shok tė vyer, njė shok punėtor prej tė cilit kishte mėsuar shumė gjėra nė organizimin e luftės ēlirimtare. Hysniu ishte i bindur se fitorja do tė arrihej vetėm me gjakun e shokėve dhe luftėtarėve mė tė mirė tė kombit..

Gjatė kohės sa punoj nė hekurudhė, Hysniu asnjėherė nuk u pajtua qė urdhėrat tė jepeshin nė gjuhėn serbe, andaj  pėr kėtė gjithmonė ishte halė nė sy pėr armikun.

Vitet 89-90, do tė jenė vite tė sfidave tė mėdha pėr popullin shqiptar.

Nė pranverėn e kėtyre viteve u organizuan demonstrata tė fuqishme popullore nė mbarė Kosovėn. Mė rastin e shpėrthimit tė demonstratave, Hysniu sė bashku me shokėt e tij tė punės, do tė dalin nė mėnyrė tė organizuar nė qytetin e Drenasit.

Hysniu nė kėto demonstrata do tė luaj njė rol tė jashtėzakonshėm, sepse do tė jetė edhe njė nga ideatorėt kryesor nė organizimin e tyre.

Hysniu do tė jetė aktiv edhe nė grevėn e 3 shtatorit tė vitit 1990. Pasi kjo grevė do tė jetė e suksesshme, tek Hysniu do tė vėrehet njė entuziazėm dhe optimizėm i madh, mbi atė se populli shqiptar mund tė organizohet nė ēfarėdo thirrje qė i bėhet  pėr liri.

Pas kėsaj greve pushtuesi serb do tė filloj me masat diskriminuese pėr largimin e punėtorėve shqiptar nga puna. Kėtė fat do ta pėrjetoj edhe Hysniu. Por edhe pse pėrjashtohet nga puna, Hysniu pėr asnjė ēast nuk do t’i ndėrpres lidhjet  me shokėt dhe gjithmonė do tė jetė aktiv nė  organizimin luftarak tė popullit shqiptar, e qė mė vonė do tė kurorėzohet me luftėn e UĒK-sė.

Krismat e armėve tė komandantit legjendar Adem Jasharit nė  janar tė vitit 1991, do ta mobilizojnė moralisht dhe ushtarakisht djalėrinė e Kosovės, e sidomos atė tė Drenicės.

Duke e parė nevojėn e masivizimit tė organizimit  dhe tė luftės, Hysniu do tė punoj shumė qė tė takohet mė kuadrot ushtarake tė UĒK-sė, tė cilėt nė atė kohė vepronin ilegalisht.

Gjatė kėsaj periudhe, Hysniu do tė zgjeroj edhe mė shumė  rrjetin e bashkėpunimit me njėsitet ilegale tė cilat vepronin nė rajonin e Drenicės.

Kontaktet e tija mė tė shpeshta do tė jenė me Mustafė Hoxhėn, Rasim Kiqinėn, Sylejman Selimin etj.

Qėllim kryesor i Hysniut dhe luftėtarėve tė tjerė ishte qė tė arrijnė ta bėjnė shtrirjen e organizimit tė luftės edhe nė rajonet e tjera tė Drenicės.

Shtėpia e tij do tė bėhet njė ndėr bazat mė tė fuqishme  ilegale tė asaj kohe, nė tė cilėn mbaheshin takimet nė lidhje me aksionet qė do tė ndėrmerreshin kundėr makinerisė serbe.

Fillimi i luftės nė Drenicė, atdhetarin e shquar Hysni Jetullahun tash e kishte bėrė pėr vete.

Beteja e Likoshanit, Qirezit, Prekazit, si dhe rėnia e komandantit legjendar Adem Jashari, kishte prekur thellė shpirtin luftarak tė Hysniut. Kjo rėnie madhėshtore, atij do t’i jepte forcė edhe mė tė madhe se si duhet vdekur pėr liri.

Me shtimin e radhėve tė UĒK-sė, lufta filloi tė zgjerohej edhe nė anėt e tjera tė Drenicės.

Hysniu njė kohė do tė qėndroj nė Likovc, mirėpo me shtrirjen e organizimit tė luftės edhe nė pjesėt tjera tė Drenicės, ai do tė kaloj nė fshatin e tij tė lindjes, ku do tė shėrbej nė kuadėr tė “Brigadė 113”.

Hysniu do tė dallohet edhe nė shumė beteja, siē janė ato nė fshatin Arllat, Baicė, e sidomos nė betejėn  e Grykės sė Llapushnikut nė maj tė vitit 98, ku forcat serbe me makineri dhe arsenal tė madh ushtarak kishin ndėrmarrur njė ofensivė nė shkallė tė gjerė me qėllim tė depėrtimit tė tyre nė Grykėn e Llapushnikut dhe fshatrave pėrreth. Mirėpo trimėria, guximi dhe qėndrueshmėria e pashoq e luftėtarėve tė UĒK-sė, detyrojnė kėto forca tė tėrhiqen mbrapshtė  me humbje tė mėdha si nė njerėz ashtu edhe nė makineri  luftarake.

Ndėrsa nė anėn e  ushtarėve tė lirisė  bie dėshmor, Besim Halili.

Nė kėtė betejė do tė dallohet edhe Hysni Jetullahu.

Duke e parė se  radhėt e UĒK-sė po shtoheshin dhe se  duheshin armatime  tė shumta dhe municion, mė 4 qershor tė vitit 1998, njė grup i pėrbėrė nga luftėtarė tė shumtė tė kėsaj ane, nė mesin e tyre edhe Hysniu do tė marrin rrugėn pėr nė Shqipėri.

Pas njė rrugėtimi tė gjatė dhe tė vėshtirė arrijnė nė Shqipėri.

Pas qėndrimit disa ditėsh atje, mė 11 qershor 98 luftėtarėt e lirisė tė armatosur mirė do tė mėsyn tokėn e Kosovės.

Ishte njė natė e qetė verore. Atė natė forcat serbe kishin zėnė pusi. Trimat e lirisė duke kaluar nė malet e Pashtrikut, do tė hasin nė kėtė pritė tė armikut. Lufta zgjati disa orė dhe pas njė pėrleshje tė madhe bie heroikisht luftėtari i orėve tė para Hysni Jetullahu dhe plagosen 25 luftėtarė tė tjerė.

Hysniu ra ashtu si vdesin trimat. Ra duke luftuar ballė pėr ballė me armikun. Hysniu me kohė e kishte kuptuar se pushkėn e kishte marrė qė tė vdes pėr lirinė e Kosovės. Dhe kjo vdekje pėr tė ishte fati mė i madh i jetės. Kėtė  Hysniu e dėshmoi me luftėn dhe rėnien e tij nė fushėn e nderit. Kjo rėnie po shėnonte lindjen e heroizmave tė rinj qė buronte nga idealet e shenjta tė luftės ēlirimtare.

Hysniu me veprėn e tij madhore tregoi se si jetohet, punohet, luftohet dhe vdiset pėr atdhe, duke hapur kėshtu rrugėt e ndritura tė lirisė me gjakun dhe  jetėn e tij, duke hyrė kėshtu nė panteonin e historisė si figurė e pacenuar e popullit tonė, mbrojtės dhe shprehės i aspiratave tona shumėshekullore pėr ēlirim dhe bashkim kombėtar.

Trupi i dėshmorit Hysni Jetullahu pushon nė “Varrezat e Dėshmorėve tė Kombit” nė fshatin Damanek.

 

     





Eigene Webseite von Beepworld
 
Verantwortlich für den Inhalt dieser Seite ist ausschließlich der
Autor dieser Homepage, kontaktierbar über dieses Formular!