JETA DHE VEPRA E TIJ NĖ SHĖRBIM TĖ ATDHEUT

 (kushtuar dėshmorit tė lirisė Ilir Asllani)

 

Shkruan: Bujar HAJRIZI

 

Sa herė qė vendos njeriu tė shkruajė apo tė flas pėr dėshmorėt, ndodhet nė njė situatė tė vėshtirė, sepse e mundon dilema se a thua vallė do t’ia dalė tė thotė fjalė qė e pėrshkruajnė mė sė miri  figurėn reale tė dėshmorit apo jo. Dėshmorėt me veprėn e tyre sublime pėr popullin e vet ia kanė arritur tė kenė tė gjitha vlerat  mė tė larta njerėzore, mirėpo shpesh na merr malli  tė pėrshkruajmė figurėn e tyre nėpėr momente tė  ndryshme jetėsore tė tyre.

Kur fillon njeriu tė shkruajė pėr dėshmorėt na dalin pėrpara dėshmorėt e brezave dhe secili futet nė vallen mė tė bukur tė kombit pėr tė luajtur pjesėn e vet tė lidhur me pasardhėsin e vet.

Zėri i tyre liridashės jehoi fuqishėm: “Po qė se duhet vdekur, mė mirė tė vdesim ne se Atdheu ynė i shtrenjtė”. Dhe krismat e armėve tė tyre u dėgjuan anekėnd Kosovės. Pushkėt e tyre u bėnė kushtrim lirie. Jehona e  atyre pushkėve  u bė frymėzim pėr tė gjithė shqiptarėt anekėnd trojeve tė tyre. Ato pushkė ia ndėrruan kahen historisė sonė, duke e ngritur dinjitetin e nėpėrkėmbur dhe duke prekur thellė edhe ndjenjat e solidaritetit tė popujve tė botės pėr popullin shqiptar, i cili shpėrtheu si vullkan i pashuar.

Pėr luftėtarėt e lirisė nuk ishte e rėndėsishme jeta e tyre. Me rėndėsi ishte qė Atdheu tė jetonte i lirė. Pėr tė jetuar i lirė, Atdheu duhej ēliruar nga robėria shekullore. Me fjalė ishim ngopur, kurse armiku nuk lėvizte dot nga fjalėt dhe lutjet tona. As botės nuk i bėhej vonė pse i luteshin shqiptarėt pėr ndihmė. Duhej ndryshuar formėn e veprimit. Armiku me tė mirė nuk largohej. Ai duhej detyruar me dhunė qė tė largohet. Prandaj duhej kryengritje e armatosur. Nė fillim dukej absurde tė luftohej me gjithė atė ushtri e polici. Mirėpo, trimat e vendosur nuk pyesin. Vullneti i tyre pėr liri ishte armė shumė mė e fuqishme se ēdo lloj arme e armikut.

Dhe trimat u vunė gjoksin furtunės.

Nė fillim i dolėn nė ballė patrullave tė armikut dhe patėn sukses. Populli filloi tė ndėrronte mendim pėr forcėn e pushtuesit.

Edhe kėtyre ia lėnka plumbi!

Eh, sa na kanė gėnjyer duke na thėnė se pėr dy ditė Serbia na bėn hi e pluhur.

Populli i kėrkonte trimat pėr t’iu ndihmuar. Dikush qė kishte besim tė verbėr nė rrugėn paqėsore fliste ndonjė fjalė tė rėndė pėr trimat, por populli filloi tė mos ua vente veshin kėtyre.

Aksion pas aksioni lufta u pėrhap deri nė beteja ballė pėr ballė dhe shumė tė pėrgjakshme. Trimat nuk kėnaqeshin me fitoret e vogla. Betejat e mėdha kėrkonin edhe shkathtėsi, por edhe armatime mė tė shumta. Trimat u familjarizuan edhe me vdekjen; edhe me plagėt e pashėrueshme; edhe me humbjen e gjymtyrėve; edhe me mungesėn e ushqimit dhe ujit. U familjarizuan edhe me lirinė. Nė momentin kur kishin marrė pushkėn dhe kishin dalė malit ata jetonin me lirinė. Ata jetonin me lirinė edhe kur ishin nė frymėn e fundit tė jetės. Populli kishte filluar ta mundte pėrfundimisht frikėn e mbjellur pėr dhjetė vite me radhė.

Kėsaj radhe e kemi nė spikamė dėshmorin Ilir Asllanin.

Ilir Asllani ra sė bashku me 36 luftėtarė tė tjerė tė lirisė, nė malet e Pashtrikut, nė kufirin shqiptar-shqiptar, mė 14 dhjetor 1998.

 

Ilir Asllani u lind mė 24.07.1969, nė Skenderaj, nė njė familje tė varfėr, por me njė vetėdije tė lartė kombėtare, nė gjirin e sė cilės u rrit dhe u edukua.

Shkollėn fillore dhe tė mesmen e kreu nė vendlindje me sukses meritor, por gjendja e vėshtirė ekonomike e detyroi ta ndėrpres shkollimin e mėtejmė.

Pas vdekjes sė babait, kur Iliri kishte vetėm 4 vjet, pėrkujdesi familjar kishte mbetur mbi nėnė Vahiden, e cila nė kushte tepėr tė rėnda i rriti dhe edukoi katėr fėmijėt e saj: Vjollcėn, Ilirin, Xhevdetin dhe Shukrien.

Ilir qysh nė fėmijėri kishte njė talent tė rrallė pėr sport. Si degė tė sportit e kishte dėshirė atė tė mundjes. Gjatė vitit tė tretė tė shkollės sė mesme, regjistrohet nė klubin e mundjes “Rinia” nė Skenderaj. Pas njė pune tė palodhshme dhe angazhimi tė pandėrprerė, Iliri arriti edhe shumė rezultate tė kėnaqshme.

Nė vitin 1986, nė garat tė cilat u zhvilluan nė nivel tė Kosovės, Iliri arriti tė zė vendin e parė. Ndėrsa nė vitin 1987, nė garat tė cilat u zhvilluan nė nivel federativ (tė ish-Jugosllavisė), Iliri si prezantues i Kosovės arriti qė tė radhitet nė vendin e dytė. Tė gjitha kėto rezultate i arriti nė sajė tė njė pune dhe angazhimi tė pandėrprerė.

Edhe pse mbizotėronte ky vullnet i madh pėr sportin, tek Iliri vėrehej njė shqetėsim shpirtėror. Ai nė shpirt ndiente peshėn e rėndė tė robėrisė. Kishte dhembje tė madhe pėr popullin e tij mbi tė cilin rėndonte pushtimi i egėr. Ishte pjesėmarrės aktiv nė ēdo protestė a demonstratė qė organizohej nė Skenderaj.

Iliri qysh nė moshė tė re ishte i brumosur me ide patriotike pėrparimtare. Rrėfimet qė i tregonte nėnė Vahidja, literatura qė lexonte mbi historinė e popullit tonė, tek Iliri ngjallnin ndjenja tė forta, emocione, trimėri dhe krenohej qė i takonte kombit shqiptar. Thellė nė shpirtin e tij kishte zėnė vend urrejtja pėr pushtuesin, i cili pėr gati njė shekull kishte ushtruar terrorin mė tė egėr ndaj popullit shqiptar me qėllim qė ta largonte nga vatrat e veta stėrgjyshore.

Njė ndikim tė madh nė kultivimin, dashurinė dhe ndjenjėn e sakrificės, Iliri e kishte fituar nga dajallarėt e tij nga fshati Gradicė, e sidomos nga dr. Lec Leci-Gradica (tani dėshmor i kombit). Andaj, edhe Iliri me padurim e priste rastin tė dėshmohej edhe vet nė luftėn pėr ēlirimin e Kosovės.

Pas daljes nė skenė tė UĒK-sė, pėr popullin shqiptar po fillonte njė epokė e re, epoka e luftės dhe e sakrificave tė mėdha.

Pas luftės sė Likoshanit, Qirezit, dhe tė Prekazit tė prirė nga komandanti legjendar Adem Jashari, Drenica si dhe njė pjesė e madhe e Kosovės u pėrfshi nė flakėt e luftės. Shovenistėt serb pėrdorėn tė gjitha mjetet luftarake pėr shuarjen e kėsaj kryengritje tė armatosur tė popullit tonė. Nga tė gjitha anėt vėrshuan tanke, helikopter, ushtarė, policė dhe paramilitarė serbė.

Mirėpo krushqit e lirisė po qėndronin tė pamposhtur, dhe radhėt e UĒK-sė po shtoheshin dita-ditės.

Njė ndėr ata qė iu bashkėngjit radhėve tė ushtarėve tė lirisė ishte edhe Iliri, i gatshėm  nė ēdo moment  tė sakrifikohej pėr lirinė e Kosovės.

Iliri nė radhėt e UĒK-sė regjistrohet  me 19 maj tė vitit 1998, nė fshatin Gradicė tek Asllan Fazliu, nė Brigadėn “114”. Iliri gjatė kėsaj kohe e ndihmonte UĒK-nė nė ēdo aspekt, duke bėrė roje, vėzhgim e shumė detyra tjera qė i parashtronte nevoja.

Mirėpo lufta kėrkonte armė dhe barot.

Nė korrik tė vitit 1998, shumė ushtarė tė kėsaj ane, nė mesin e tyre edhe Iliri, marrin rrugė pėr nė Shqipėri me qėllim tė furnizimit me armatim. Mirėpo pas dy tentimeve nuk arrijnė ta kalojnė kufirin dhe pėrsėri kthehen nė Drenicė.

Ndėrsa, duke e parė se  radhėt e luftėtarėve po shtoheshin, dhe se duhej armė pėr ushtarėt e rinjė, Iliri pėr tė tretėn herė do tė niset drejt Shqipėrisė. Kėsaj here rrugėtimi i tij do tė jetė i suksesshėm…

Gjatė qėndrimit nė Shqipėri, Iliri do tė bie nė kontakt me shumė ushtarė tė tjerė. Ai menjėherė filloi me stėrvitjet e para ushtarake. Nė kėto stėrvitje ai tregoi suksese tė lartė.

Pasi armatoset, ai sė bashku me shumė ushtarė tė tjerė, nė mesin e tyre edhe luftėtari i shquar Bekim Berisha-Abeja, arrijnė ta kalojnė kufirin dhe hynė nė Kosovė.

Vendosen nė Junik.

Gjatė kėsaj kohe fillojnė edhe ofensivat e armikut, mbi pozicionet e UĒK-sė tė cilat ishin tė vendosura nė Junik. Nė kėto luftime, ushtarėt tanė qėndruan trimėrisht.

Iliri nė kėto beteja u forcua edhe mė shumė. Bėri njė pėrvojė tė ēmueshme luftarake.

Mirėpo, armiku pėr tė depėrtuar nė kėto anė filloi edhe njė ofensivė mė tė gjerė  duke pėrdorur  arsenal tė madh ushtarak dhe armė tė kalibrit tė rėndė. Betejat ishin tė pėrgjakshme. Armatimi i luftėtarėve tė lirisė sa vinte e zvogėlohej. Rrethimi i gjithanshėm pengonte armatosjen.

Ishte 10 gushti 1998.

Nė betejė bie Bekim Berisha-Abeja, Bedri Shala, Elton Zherka, Pėrmet Vula,…

Pas rėnies sė kėtyre kolosėve tė mėdhenj, forcat serbe kishin arritur tė depėrtonin nė Junik.

Pas rėnies sė pėrkohshme tė Junikut nė duart e armikut, Iliri me shumė ushtarė  tė tjerė do tė detyrohen ta kalojnė kufirin pėr nė Shqipėri, pėr t’u vendosur nė Bajram Curr. Gjatė qėndrimit atje, pa humbur kohė bėnė riorganizimin e radhėve pėr t’u rikthyer nė Kosovė.

Pas kėtyre pėrgatitjeve, me datėn 13 dhjetor 1998, Iliri me disa ushtarė tė tjerė do tė kalojnė nga Bajram Curri nė Krumė, Vlahėn e mė pastaj nė Cahan, ku do t’i bashkangjiten grupit tė ushtarėve tė cilėve iu printe komandant Mujė Krasniqi “Kapuēi”, tė cilėt kishin filluar t’i bėnin pėrgatitjet pėrfundimtare, pėr tė hyrė nė Kosovė.

Mė 14 dhjetor tė vitit 1998, luftėtarėt e lirisė tė prirė nga komandant “Kapuēi” tė ngarkuar me armatim marrin rrugėn pėr nė Kosovė.

Ishte njė ditė dimri, e acartė, me plot borė. Pas njė rrugėtimi tė gjatė, nė ballafaqim tė vazhdueshėm  me borėn, tė ftohtit dhe peshėn e rėndė tė armatimit, ushtarėt tanė hasin nė pritė tė armikut. Nė atė ditė dhjetori, Pashtriku gjėmoi fuqishėm nga armėt e luftėtarėve tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės. Pas njė lufte tė madhe pėr thyerjen e kufirit, nė fushėn e nderit bien 36 dėshmorė tė lirisė, nė krye me komandantin Mujė Krasniqin “Kapuēin”.

Ranė 36 shtegtarė lirie. Ranė pėr tė njėjtin qėllim, shtegtimit tė rrugės sė lirisė. Nė mesin e tyre ishe luftėtari, i cili pėr asnjė ēast nuk iu nda luftės ēlirimtare, Ilir Asllani.

Vdekja e tyre ishte humbje e madhe pėr UĒK-nė. Plagėt e tyre u shndėrruan nė gurthemele tė forta. Gjaku i tyre u bė pishtar lirie. Rėnia e tyre po vėrtetonte dashurinė e madhe qė ata kishin pėr Kosovėn. Ndėrsa varret e tyre u shndėrruan nė vend betimi pėr vazhdimin e luftės deri nė fitore tė plotė.

Trupi i dėshmorit Ilir Asllani pushon nė “Varrezat e Dėshmorėve tė Kombit” nė fshatin Polac tė Drenicės.

    





Gratis Homepage von Beepworld
 
Verantwortlich für den Inhalt dieser Seite ist ausschließlich der
Autor dieser Homepage, kontaktierbar über dieses Formular!