JAKUP KRASNIQI: PETERSENI DHE DACI E KANĖ AMNISTUAR KRIMIN DHE KORRUPSIONIN NĖ INSTITUCIONE

 

Flet Jakup Krasniqi, shef i Grupit Parlamentar tė PDK-sė nė Kuvend

 

 

            Peterseni e ka amnistuar krimin e organizuar, korrupsionin dhe dukuritė tjera negative nė institucionet e Kosovės; Daci ėshtė prijatar pėr tė penguar seancėn pėr miratimin e rezolutės pėr pavarėsi; Refuzimi i Kosumit pėr interpelancė tregon mosgatishmėrinė e tij pėr t’u pėrballur me tė vėrtetėn; Ėshtė paradoksal tė formohet grupi negociator, e tė thuhet se pavarėsia ėshtė e panegociueshme

 

BURIM ETEMAJ E JEHONA VELIU

 

Prishtinė, 20 tetor - Shefi i Grupit Parlamentar tė Partisė Demokratike tė Kosovės (PDK) nė Kuvend, Jakup Krasniqi, e ka akuzuar Nexhat Dacin se po i mbron veprimet negative tė Qeverisė Kosumi, kurse shefin e UNMIK-ut, Soren Jessen-Petersen, e ka akuzuar se e ka amnistuar krimin e organizuar, korrupsionin dhe dukuritė tjera negative qė janė nė institucionet e Kosovės. Kėto komente Krasniqi i ka bėrė gjatė njė interviste pėr “Epokėn e re”.

 

EPOKA E RE : Ku ėshtė sot zėri i partisė mė tė madhe opozitare nė vend (PDK)?

Krasniqi : Po ne e kishim Kongresin e Tretė Zgjedhor tė PDK-sė dhe ndoshta zėri ynė nuk ka qenė nė nivelin e pėrgjegjėsive qė i kemi si parti politike mė e madhe nė opozitė. Kjo ndoshta vėrehet edhe pėr faktin se Kuvendi i Kosovės sipas pėrshtypjes sonė, ėshtė duke u udhėhequr nga njė mentalitet i dembelėve tė Stambollit, ku qėllim nė njė mėnyrė kanė mbrojtjen e Qeverisė nga veprimet e kėqija. Kėshtu qė ne e shohim se zėri i opozitės duhet tė jetė nė Kuvend, por nė Kuvend qėndron mentaliteti i mosbėrjes asgjė ose mentaliteti i shtyrjeve tė problemeve tė mėdha qė i ka Kosova. Do tė thotė se problemet e Kosovės do tė duhej tė zgjidheshin nė institucionet e Kosovės, tė cilat pėr fat tė keq janė duke u udhėhequr, edhe njėherė po tė them, nga njė politikė e pritjes dhe e shtyrjes sė problemeve dhe mosgatishmėrisė pėr t’u pėrballur me to.

 

OPOZITA DEMBELE…!

 

            EPOKA E RE: Mos po tregohet nė kėto momente dembele edhe opozita, pėrfshirė edhe PDK-nė?

            Krasniqi: Nė njė masė pajtohem. Por, mendoj se vetėm opozita nė Kuvend, pa njė mbėshtetje tė gjithanshme tė shoqėrisė civile dhe tė mjeteve tė informimit publik, qofshin ato tė shkruara apo elektronike, dhe pa njė mbėshtetje tė qytetarėve mė tė fuqishme, e ka vėshtirė pėr tė bėrė mė shumė. Pasi qė nė demokraci dhe nė Kuvend vendoset me vota dhe votat i ka pozita ose koalicioni qeverisės, i cili prej fillimit kėrkesat e opozitės pėr tė krijuar mekanizma qė e kontrollojnė keqpėrdorimin e institucioneve, i ka penguar dhe nuk i ėshtė dhėnė hapėsirė e duhur.

 

REFUZIMI I KOSUMIT PĖR INTERPELANCĖ TREGON MOSGATISHMĖRINĖ E TIJ PĖR T’U PĖRBALLUR ME TĖ VĖRTETĖN

 

            EPOKA E RE: Kur jemi tė keqpėrdorimi i institucioneve, opozita kohė mė parė ka ftuar nė interpelancė kryeministrin Kosumi qė tė rrėfehet pėr skandalin e udhėtimit, por kryeministri si duket nuk e ka ndėrmend qė t’i pėrgjigjet kėsaj kėrkese?

            Krasniqi: Ne si parti ende nuk e kemi finalizuar zgjedhjen e kryesisė, por si grup parlamentar nė javėn e ardhshme do ta mbajmė njė mbledhje dhe do tė diskutojmė se cili do tė jetė qėndrimi ynė nė kėto momente nė Kuvendin e Kosovės. Sa i pėrket mosgatishmėrisė sė kryeministrit pėr tė ardhur nė Kuvend dhe pėr t’u pėrgjigjur nė interpelancėn qė ka kėrkuar grupi parlamentar i PDK-sė dhe i ORA-s, ne e shohim si njė mosgatishmėri tė tij pėr t’u pėrballur me tė vėrtetėn, por natyrisht nė kėtė mosgatishmėri argat i fortė ėshtė edhe vetė kryetari i Kuvendit tė Kosovės, Nexhat Daci, i cili nė forma tė ndryshme po i shtynė seancat e Kuvendit. Ne dyshojmė se kėtu ėshtė njė marrėveshje e Dacit, ndoshta edhe tė tjerėve … kėtu kemi edhe ēėshtjen e interpelancės sė kryeministrit. Dhe pėrderisa Kuvendi ėshtė nė kėtė gjumė, tė themi dimėror, jo vetėm kryeministri, por tė gjithė ministrat tjerė po i ikin ballafaqimit nė Kuvend pėr keqpėrdorime tė shumta tė buxhetit tė konsoliduar tė Kosovės, pėr krimin e organizuar dhe korrupsionin. Ne si grup parlamentar kemi ngritur probleme mjaft vitale, por Kuvendi dhe institucionet tjera tė Kosovės si dhe disa subjekte tjera politike, sikur nuk e kanė gatishmėrinė politike pėr tė na ndjekur. PDK-ja, po e them edhe njėherė, nuk mjafton vetėm. Opozitė ndaj qeverisė sė keqe do tė duhej tė ishin tė gjitha mjetet e informimit, se nė fund tė fundit roli i mediave ėshtė pėr tė qenė oponent i pozitės, pėr ta kontrolluar atė. Mendoj se tė gjitha segmentet tjera qė kanė obligim tė jenė njė opozitė e fuqishme e pozitės, nuk janė duke e ditur rolin e tyre. Nė kėtė rast, edhe opozita qė i ka dikund rreth 40 deputetė, nuk ėshtė duke e luajtur rolin e vet.

 

            EPOKA E RE: Pse?

            Krasniqi: Gjithnjė unė kėtė e shoh tė ngulfatja e punės sė Kuvendit, i cili shumė rrallė organizon seanca parlamentare.

 

            EPOKA E RE: Ēka nėse Kosumi vendos pėrfundimisht tė mos i pėrgjigjet kėrkesės sė opozitės pėr interpelancė?

            Krasniqi: PDK-ja nuk mund ta ketė rolin e policit, tė gjyqtarit apo tė prokurorit. Ne konsiderojmė se e kemi kryer punėn tonė, dhe me Kornizė Kushtetuese dhe rregullore tė Punės sė Kuvendit, kryeministri ėshtė i obliguar qė t’i pėrgjigjet Kuvendit, organit qė e ka zgjedhur. Ėshtė njė pėrgjegjėsi e kryeministrit dhe si duket tek ai ka pak pėrgjegjėsi, por edhe njėherė po e them se papėrgjegjėsinė, edhe tė kryeministrit, edhe tė kabinetit qeveritar, ėshtė duke e amnistuar Kuvendi dhe grupet parlamentare LDK-AAK.

 

            EPOKA E RE: Pasi qė po e fajėsoni Dacin vazhdimisht, a ka “ilaē” PDK-ja pėr tė?

            Krasniqi: Mund tė them se gjatė kėtij mandati diēka ėshtė arritur, debati ėshtė futur si mėnyrė e punės nė Kuvend, por prapė PDK-ja nuk ėshtė e kėnaqur me kėtė nivel tė demokracisė nė Kuvend, e mė sė paku ėshtė e kėnaqur me punėn qė bėhet nė kėto momente kaq tė rėndėsishme pėr Kosovėn.

 

            EPOKA E RE: Anėtari i Kryesisė nė Kuvendin e Kosovės, Ramė Buja, ka paralajmėruar mundėsinė e largimit tė PDK-sė nga Kuvendi nėse nuk miratohet rezoluta pėr pavarėsi?

            Krasniqi: Ne jemi tė bindur se kjo rezolutė duhet tė kalojė nė Kuvendin e Kosovės, por sido qė tė jetė, unė nuk jam ai qė do tė marrė vendime individuale. Do tė bisedohet pėr kėtė ēėshtje nė parti dhe shpresoj se deri nė javėn e ardhshme qėndrimi i PDK-sė do tė jetė i njohur pėr opinion.

 

ĖSHTĖ PARADOKSAL TĖ FORMOHET GRUPI NEGOCIATOR, E TĖ THUHET SE PAVARĖSIA ĖSHTĖ E PANEGOCIUESHME

 

            EPOKA E RE: Kėto ditė ėshtė krijuar grupi negociator pėr bisedime, ku bėn pjesė edhe kryetari i PDK-sė, Hashim Thaēi. Pasi qė tė gjithė anėtarėt e kėtij grupi deklarojnė se pavarėsia ėshtė e panegociueshme, atėherė sipas mendimit tuaj pse ėshtė krijuar ky grup?

            Krasniqi: Nuk mund t’i ikim bisedimeve. Bisedimet me Serbinė dhe me bashkėsinė ndėrkombėtare janė domosdoshmėri, por kur shikohet se tė gjitha subjektet politike si dhe anėtarėt e atij grupi atė ditė deklaruan se nuk e negociojmė pavarėsinė, ėshtė paradoksale tė thuhet se po e formojmė grupin pėr negociata. PDK-ja ka pranuar tė jetė pjesė e atij grupi nė njė formė ose nė njė tjetėr, pėr tė mos i ikur njė pėrgjegjėsie pėr mosunitet. Pėrndryshe, kryetari i PDK-sė, Hashim Thaēi, ka shfaqur me atė rast kėrkesat e partisė tė cilat janė tė ditura. Duhet tė miratohet rezoluta pėr pavarėsi nė Kuvendin e Kosovės dhe duhet tė ndryshohet pėrbėrja e grupit nė bazė tė fuqisė partiake, duke pėrfshirė edhe tė tjerėt, qė do tė ishte nė interesin e Kosovės. Pra qė aty tė jenė edhe minoritetet tjera pėrveē atyre serbe, qė po e bojkotojnė kėtė proces. Do tė thotė ne kemi shkuar atje, por kemi qenė dhe jemi tė bindur se ai grup duhet tė plotėsohet, duhet tė marrė pėrbėrjen e fuqive politike. Para se tė ndodhin kėto gjėra, ne mendojmė se duhet tė miratohet rezoluta nė Kuvend dhe pastaj tė gjitha vendimet tjera qė dalin nga ai grup do tė duhej tė kalonin nėpėr Kuvendin e Kosovės, i cili ėshtė institucion qė ratifikon ēdo platformė dhe ēdo dokument qė do ta ketė pėrpara grupi negociator.

 

PDK-JA NUK DO TĖ JETĖ PJESĖ E PROCESEVE POLITIKE NEGATIVE

 

EPOKA E RE: PDK-ja, mė shumė ka humbur apo ka fituar nė kėtė rast?

Krasniqi: PDK-ja ka mundur tė humbė mė shumė, por nuk kemi shkuar nga ajo qė ta shikojmė interesin e partisė. Ndoshta vetė mentaliteti ynė dhe i qytetarėve tė Kosovės na ka shtyrė qė tė mos marrim diēka qė neve nuk na pėrket. Ne gjithmonė kemi qenė tė gatshėm pėr unitetin e Kosovės tė sakrifikojmė ēdo gjė nga personalja, nė kėtė rast kemi sakrifikuar edhe pėr PDK-nė, por ēdo herė duke e pasur parasysh qė interesi i proceseve pozitive dhe i pavarėsimit tė Kosovės ėshtė mė i madh se ēdo interes tjetėr.

 

            EPOKA E RE: Cili pritet tė jetė qėndrimi i PDK-sė nė lidhje me kėtė grup, nėse nuk miratohet rezoluta pėr pavarėsi nė Kuvend dhe nėse nuk merren parasysh kėrkesat e Thaēit?

            Krasniqi: Nuk dua tė paragjykoj, por PDK-ja do tė qėndrojė nė kėrkesat e drejta dhe tė arsyeshme dhe me kohė jam i bindur se opinioni i gjerė do ta kuptojė qėndrimin e PDK-sė, i cili ėshtė njė qėndrim qė kėrkon ta krijojė njė unitet, por nėse nuk mund tė ndėrtojmė kėtė unitet qė i duhet Kosovės, natyrisht se PDK-ja nuk do tė jetė pjesė e proceseve politike negative.

 

Petersen e ka amnistuar krimin e organizuar, korrupsionin dhe dukuritė tjera negative nė institucionet e Kosovės

 

EPOKA E RE: Nė grupin negociator ka emra qė nga PDK-ja janė akuzuar pėr njė serė skandalesh tė rėnda. A nuk i keni legjitimuar kėta njerėz me pjesėmarrjen e Thaēit nė atė grup?

Krasniqi: Ndoshta PDK-ja vėrtet ka bėrė kėtė hap dhe ndoshta nuk ka qenė i duhur, por megjithatė ne me kohė e kemi ngritur kėtė problem. Ne kemi ofruar edhe material tė mjaftueshėm, se nė kabinetin e qeverisė Kosumi ka plot njerėz qė janė tė inkriminuar nė krimin e organizuar dhe korrupsion, tė cilat dukuri negative ėshtė dashur t’i hulumtojė sistemi i drejtėsisė, natyrisht edhe vetė shefi i UNMIK-ut. Por, jemi tė bindur se nė kėtė drejtim nga sistemi i drejtėsisė dhe nga shefi i UNMIK-ut ėshtė amnistuar krimi i organizuar, korrupsioni dhe dukuritė tjera negative qė janė nė institucionet e Kosovės. Megjithatė, ne jemi gjendur nė njė moment, si thuhet, tė ecjes nėpėr teh tė shpatės, se mosshkuarja e Thaēit nė grupin negociator, do tė keqkuptohej se kinse PDK-ja nė momentet mė kritike nuk ėshtė pėr unitet dhe pėr pavarėsi tė Kosovės. Ne edhe atėherė edhe sot jemi tė bindur se shumė anėtarė tė atij grupi nuk e meritojnė tė jenė aty dhe s’mund tė jenė nė pėrgjegjėsinė qė kėrkohet aty.

 

DACI ĖSHTĖ PRIJATAR PĖR TĖ PENGUAR SEANCĖN PĖR MIRATIMIN E REZOLUTĖS PĖR PAVARĖSI

 

EPOKA E RE: Zotėri Krasniqi, e shihni kėtu edhe pengesėn pėr miratimin e Rezolutės pėr pavarėsi nga Kuvendi?

            Krasniqi: Ne kėtė ēėshtje sė shpejti do ta ngrisim nėpėrmjet pėrfaqėsuesve tanė nė Kryesinė e Kuvendit. Mirėpo, konsiderojmė se nuk ekzistojnė arsye pėr ta shtyrė kėtė ēėshtje. Nė fund tė fundit, ka qenė vendimi i vetė Kuvendit, i tė gjitha grupeve parlamentare, qė janė pajtuar ta harmonizojnė rezolutėn. Ajo ėshtė nė Kryesinė e Kuvendit, por edhe me kėtė rast rolin e prijatarit pėr ta penguar seancėn pėr miratimin e kėsaj rezolute, jam i bindur se e ka Daci.

 

QEVERIA I KA GRABITUR MJETET FINANCIARE TĖ PUNĖTORĖVE TĖ ARSIMIT

 

EPOKA E RE: Njė ēėshtje tjetėr e cila nuk mund tė anashkalohet kėto ditė ėshtė edhe greva e mėsimdhėnėsve. Megjithatė, pėr ēudi kėtė radhė kėta tė fundit, pėrveē qeverisė, sikur po ndihen tė tradhtuar edhe nga opozita?

Krasniqi: Opozita ėshtė duke e pėrcjellė grevėn dhe ka dalė me qėndrime tė veta nė opinion. Natyrisht, ne jemi tė bindur se punėtorėve tė arsimit iu ėshtė bėrė padrejtėsi, sepse nivelizimi i pagave ėshtė dashur tė fillojė nga janari i 2005-ės. Dhe nė kėtė plan kemi sqaruar disa herė se qeveria i ka grabitur mjetet financiare tė punėtorėve tė arsimit dhe e ka dėmtuar nė pėrgjithėsi Shėrbimin Civil tė Kosovės. PDK-ja ėshtė e bindur se kėrkesat e punėtorėve tė arsimit janė minimale dhe ka pasur dhe ka mundėsi buxheti i konsoliduar i Kosovės t’i plotėsojė kėto kėrkesa, sikur mos tė ekzistonte niveli i lartė i korrupsionit nėpėr ministri dhe Qeveri tė Kosovės.

     



Eigene Webseite von Beepworld
 
Verantwortlich für den Inhalt dieser Seite ist ausschließlich der
Autor dieser Homepage, kontaktierbar über dieses Formular!