MĖRGATA SHQIPTARE  PĖRKRAHĖ DEMONSTRATAT E VITIT 1981 NĖ KOSOVĖ

                                                                                                    

Nė 25-vjetorin e Pranverės sė vitit 1981

 

     Demonstratat studentore nė Kosovė, tė cilat mė vonė morėn karakter gjithėpopullor, nė mesin  e mėrgatės shqiptare u pritėn me njė entuziazėm tė madh. Ato filluan tė pėrkrahen si njė shkėndi drite e shprese pėr popullin shqiptar. Ndonėse ishin tė vetėdijshėm se pas kthimit nė Kosovė atyre mund t’u merreshin pasaportat e madje  edhe  mund tė burgoseshin, siē edhe ndodhi mė vonė, punėtorėt mėrgimtarė dolėn hapur nė mbrojtje tė demonstratave dhe kėrkesave qė kishte shtruar pėr zgjidhje populli shqiptar.

 

Shkruan: Ismet Rashiti

 

Pėrkundėr presionit tė madh dhe shantazheve pėr t’i dėnuar demonstratat studentore tė vitit 1981 nė emėr tė punėtorėve shqiptarė nė Zvicėr, ambasadat ish jugosllave nuk ia kishin arritur kėtij qėllimi. Sado qė aso kohe aty kėtu pėrfaqėsitė diplomatike kishin dėrguar ndonjė telegram nė emėr tė tyre, pa i pyetur ata, mėrgata shqiptare me kohė kishte dal hapur dhe kishte mbrojtur me forcė kėrkesat e shtruara pėr zgjidhje nė demonstratat historike tė vitit 1981. S’kishte si tė ndodhte ndryshe kur dihej fakti se punėtorėt shqiptarė ishin shtresa mė e lėnė pasdore e shoqėrisė. Ndaj tyre askush dhe nė asnjė rast nuk tregonte interesim. Pėrveē punėve tė rėnda dhe mallit tė pashuar pėr atdheun dhe familjet qė aso kohe ishte shumė mė i madh, ndaj kėsaj pjese tė shoqėrisė shqiptare ndiqej njė politikė perfide pėr ta ndarė e pėrēarė atė sipas interesave tė qarqeve tė ndryshme antishqiptare. Mė e angazhuara nė kėtė drejtim ishte UDB-ja jugosllave pėrmes elementėve tė saj destruktiv qė kishte arritur t’i rekrutonte nė radhėt e mėrgatės. Nuk ishin tė pakta edhe rastet e presioneve tė drejtpėrdrejta pėrmes telefonit qė u bėheshin veprimtarėve tė ēėshtjes kombėtare nga inspektorėt e sigurimit jugosllav, tė cilėt i kishin vėnė nė shėnjestėr duke i etiketuar si “armiq tė popullit”, “irredentistė”, “separatistė”, “kundėrrevolucionar” etj.

Demonstratat studentore nė Kosovė, tė cilat mė vonė morėn karakter gjithėpopullor, nė mesin  e mėrgatės shqiptare u pritėn me njė entuziazėm tė madh. Ato filluan tė pėrkrahen si njė shkėndi drite e shprese pėr popullin shqiptar. Ndonėse ishin tė vetėdijshėm se pas kthimit nė Kosovė atyre mund t’u merreshin pasaportat e madje  edhe  mund tė burgoseshin, siē edhe ndodhi mė vonė, punėtorėt mėrgimtarė dolėn hapur nė mbrojtje tė demonstratave dhe kėrkesave qė kishte shtruar pėr zgjidhje populli shqiptar.

Revolta kundėr rexhimit tė Beogradit qė i kishte katandisur “pėrkohėsisht” rrugėve tė botės si dhe masat e egra policore kundėr rinisė shqiptare; burgosjet, ndjekjet dhe masat diferencuese kundėr pjesėmarrėsve nė demonstrata kishin ndikuar qė mėrgata shqiptare tė bashkohet dhe solidarizohet me kėrkesat e drejta gjithėpopullore. Nė vitet e tetėdhjeta ish-Jugosllavia kishte ndikim tė madh, ndaj edhe organizimi i demonstratave ishte tepėr i vėshtirė. Ambasadat jugosllave nuk lenin gur pa lėvizur pėr t’i penguar ato, duke filluar nga intervenimi te organet zvicerane, duke i quajtur punėtorėt shqiptar “terroristė” e deri te kėrcėnimet pėr marrjen e pasaportave dhe burgosjen e tyre pas kthimit nė Kosovė pėr pushime. Tė gjitha kėto masa ishin ndėrmarrė nė mėnyrė qė ta fshihnin realitetin qė kishte ndodhur nė Kosovė.

Ishte fat i madh qė nė mesin e tyre atė botė ndodheshin Kadri Zeka dhe Jusuf e Bardhosh Gėrvalla tė cilėt me urtėsi dhe menēuri tė jashtėzakonshme ditėn t’i drejtojnė dhe bashkojnė punėtorėt shqiptarė drejt njė qėllimi tė pėrbashkėt. Vetėm dhjetė ditė pas demonstratave popullore  tė 1 dhe 2 prillit 1981 nė Prishtinė, Kadri Zeka, pasi ishte konsultuar me shokėt brenda, kishte dal nė Gjermani dhe ishte konsultuar edhe me Jusuf Gėrvallėn dhe Ibrahim Kelmendin lidhur me organizimin e demonstratės sė parė nė Bern. Pasi kishte marrė mendimin e tyre Kadri Zeka me Hasan Malėn, Kadri Avdullahun, Zija Shemsiun dhe shumė veprimtarėve tjerė nė Cyrih, St.Gallen, Bern, Gjenevė dhe Bulle tė Friburgut, kishin arritur tė organizojnė demonstratėn e parė mė 11 prill 1981 nė Bern tė Zvicėr. “Vėrtetė ishte vėshtirė tė organizohej njė demonstratė e tillė para 25 viteve, meqė njerėzit nuk ishin tė informuar sa duhet, madje edhe frikoheshin tė flisnin e tė kontaktonin me njėri-tjetrin. Na mungonte edhe pėrvoja  pėr organizimin e demonstratave”, shprehet pas kaq vitesh njėri nga organizatorėt, Hasan Mala.

 

NĖ BALLĖ TĖ DEMONSTRUESVE PRINTE KADRI ZEKA

 

Me organizimin e kėsaj demonstrate punėtorėt mėrgimtarė dėshmuan hapur para opinionit  se qėndrojnė krah popullit tė tyre dhe kėrkesave pėr liri. Nė demonstratėn e parė morėn pjesė rreth 350 punėtorė shqiptarė. Krahasuar me shkallėn e organizimit, mosinformimin e duhur, mospėrvojėn dhe numrin shumė herė mė tė  vogėl se sot tė mėrgimtarėve qė atė kohė punonin nė Zvicėr, jehona e kėsaj demonstrate ishte jashtėzakonisht e madhe. Televizioni dhe shtypi zviceran i kushtuan rėndėsi tė veēantė. Kjo demonstratė ishte njė goditje e madhe pėr Jugosllavinė vetėqeverisėse, cila aq shumė proklamohej si njė „parajsė“ ku gjoja tė gjithė njerėzit dhe popujt i gėzojnė tė drejtat e tyre tė barabarta.

Parullat e para nė pllaka tė mėdha nė gjuhėn shqipe dhe gjermane tė shkruara nė Cyrih nga Ismet Rashiti dhe zvicerania Sara Gretller ishin: “Kosova Republikė!”, “Ne jemi me Kosovėn”, “Ne jemi me studentėt!”, “Republikė, vetėvendosje!”, “Duam lirimin e tė burgosurve!”, “Poshtė terrori dhe dhuna serbe nė Kosovė!”, “Jemi shqiptarė- nuk jemi jugosllav”, “Poshtė tradhtarėt!”, “Poshtė UDB-ja jugosllave!” . Tė gjitha kėto parulla u bartėn nė duar nga demonstruesit dhe u brohoritėn fuqishėm nėpėr rrugėt dhe sheshet e Bernit deri para ambasadės jugosllave.

Nė ballė tė demonstruesve printe Kadri Zeka, i cili me zėrin e tij tė fuqishėm fliste para tė pranishmėve pėr gjendjen e rėnd ekonomike nė Kosovė, pėr guximin e pashoq tė rinisė studentore, pėr papunėsinė e madhe, gjendjen e vėshtirė tė mėrgatės shqiptare, kėrkesat gjithėpopullore pėr liri dhe fitoren e sigurt.

Organizimin e kėsaj demonstrate e kishin ndihmuar veprimtarė tė pėrkushtuar dhe tė dėshmuar edhe sot e asaj dite si Bardhosh Gėrvalla, Ibrahim Kelmendi, Hyzri Reka e shumė tė tjerė qė kishin ardhur nga shumė qytete tė Gjermanisė, Shyqeri Ukshini, Gafurr Qalaj, Jakup Halimi, Adem Islami, Shabi Hajdini, Qamil Salihu, Ilaz Devaja, Ejup Ahmeti  nga Gjeneva.  Hasan Kadriu nga qyteti Bulle i Friburgut. Rexhep Halimi, Arif Idrizi, Ragip Rexhepi, Saqip Zymberi, Vebi Kastrati, Nazif Kastrati, Shefket Musliu, Ilaz Krasniqi nga Cyrihu. Ramiz dhe Isa Avdyli, Hivzi Thaēi, Nexhmedin Ahmeti nga St.Galleni. Zahir Kamberi dhe prijėsi i demonstratės sė parė dhe shumė demonstratave tjera mė pas me Flamur Kombėtar, Rrustem Mahmuti nga Berni. 

Tė emocionuar nga gjendja e rėnd qė kishte pllakosur Kosovėn, pjesėmarrėsit shprehnin revoltėn e tyre kundėr akteve barbare tė policisė, kundėr atyre qė kishin dhėnė urdhėr pėr vendosjen e orės policore, kundėr udhėheqėsve krahinor dhe federativ tė asaj kohe, tė cilėt demonstratat paqėsore tė popullit shqiptar i cilėsuan si armiqėsore e kundėrrevolucionare. Ishte shumė emocionues fjalimi i Kadri Zekės, i cili gjatė gjithė kohės u pėrcoll me lot nė faqe nga tė gjithė tė pranishmit. Herė pas herė masa e tubuar dhe e revoltuar para ambasadės jugosllave brohoriste fuqishėm parullat “Kosova Republikė!”, “Ne jemi me studentė!”, “Ne jemi me Kosovėn!” e shumė tė tjera.

Ambasada jugosllave duke harruar misionin e vet dhe vendin se ku ndodhej, nė shumė qoshe tė qytetit kishte angazhuar njerėz me aparate dhe kamera me qėllim tė denoncimit tė mėrgimtarėve pjesėmarrės para organeve tė UDB-sė, e cila kishte hapur sy e veshė pėr tė parė e pėrgjuar ēdo lėvizje qė bėhej aso kohe pėr Republikėn e Kosovės. Pasojat e kėti pėrgjimi mė vonė i pėrjetuan shumė punėtorė mėrgimtarė tė cilėve me t’u kthyer nė Kosovė ua merrnin pasaportat, i maltretonin dhe i burgosnin. Shumė nga ta u dėnuan me nga tri e deri pesė vite burg pėr njė pjesėmarrje nė demonstratė. Nuk ishin tė pakėt skenarėt qė kishte pėrgatitur UDB-ja pėr tė krijuar eksese me qėllim qė tė arsyetohej propaganda antishqiptare pėr pengimin e kėsaj demonstrate dhe veprimtarive tjera tė mėtutjeshme me interes kombėtar.

Nga kjo demonstratė iu dėrgua  peticion organeve mė tė larta partiake e shtetėrore tė ish-Jugosllavisė, tė cilin paraprakisht e lexoi para tė pranishmėve Kadri Zeka. Mė pas  bashkė me veprimtarin shumėvjeēar Rashit Rashitin, peticionin e parė me kėrkesat e demonstruesve ia dorėzuan nė dorė ambasadorit tė ish-Jugosllavisė nė Bern. Pėrmes kėtij peticioni demonstruesit kėrkuan ndėrprerjen e menjėhershme tė terrorit nė Kosovė dhe njohjen e tė gjitha kėrkesave legjitime qė kishte shtruar populli shqiptar i Kosovės pėr zgjidhje nė rrugė paqėsore e demokratike.

 

JETĖSIMI I IDESĖ PĖR NJĖ ORGANIZIM TĖ PAVARUR NGA AMBASADAT JUGOSLLAVE

 

Demonstrata e parė, organizuar mė 11 prill 1981 nė Bern, shėnoi njėkohėsisht njė kthesė tė madhe nė organizimin e mėrgatės shqiptare nė shtetet evroperėndimore. Menjėherė pas kėsaj pasuan demonstratat tjera si nė Cyrih, Gjenevė, Shtutgard, Dyzeldorf, Frankfurt dhe Bruksel. Nisi kėshtu tė vihej nė jetė ideja e dėshmorit Kadri Zeka, pėr njė organizim tė pavarur nga ambasadat jugosllave. I pari klub shqiptar qė shkėputi ēdo lidhje me ambasadėn jugosllave nė Gjermani ishte “Emin Duraku” nga Dyzeldorfi, meqė anėtarėt dhe veprimtarėt e kėtij klubi nuk pranuan t’i dėnojnė demonstratat paqėsore nė Kosovė ashtu siē kėrkonte ambasada. Mė pas klube tė pavarura u themeluan edhe nė Gjenevė “Ikballe Prishtina”, nė Lozanė “Asim Vokshi”, nė Bulle “Shote Galica”, ndėrkaq Klubi “Pėrparimi” nė Cyrih nga seksioni qė vepronte nė kuadėr tė klubit serb “Slloga” u themelua si klub shqiptar mė vete. Edhe pse nuk kishte arritur tė shkėputet nga ambasada jugosllave, “Pėrparimi” i Cyrihut ka qenė krejtėsisht nė funksion tė ēėshtjes kombėtare shqiptare. E gjithė kjo falė angazhimit dhe sakrificės sė punėtorėve, disa prej tė cilėve pas kthimit nė Kosovė pėr pushime janė maltretuar, ndjekur dhe burgosur nga UDB-ja jugosllave. Ėshtė me interes tė thuhet se gjenerata e parė e veprimtarėve tė cilėt i kishte angazhuar dėshmori Kadri Zeka, gjatė gjithė kėtyre viteve kanė qėndruar nė ballė tė veprimtarive pėr ēėshtjen e Kosovės. Pjesa mė e madhe e tyre pėr shkak kėsaj veprimtarie patriotike ishte rrezikuar dhe nuk ka mundur tė kthehet nė atdhe pėr dy dekada me radhė.

Qė nga viti 1981, mėrgata shqiptare ka qenė pjesė e pandarė e tė gjitha zhvillimeve politike nė Kosovė. Organizimi i demonstratave, manifestimeve e tubimeve tė shumta pėr Kosovėn, bashkėpunimi me vendasit, organizimi i jetės kulturore dhe politike dhe sidomos ndihmat e mėdha financiare qė ka dhėnė sa herė qė ėshtė kėrkuar, dėshmojnė pėrkushtimin dhe kontributin e saj tepėr tė madh. Gjatė gjithė kėtyre viteve, mėrgata shqiptare, sado larg atdheut gjeografikisht, kurdoherė ka punuar, menduar dhe ka marrė frymė me Kosovėn si njė krah i  fuqishėm i saj.





Eigene Webseite von Beepworld
 
Verantwortlich für den Inhalt dieser Seite ist ausschließlich der
Autor dieser Homepage, kontaktierbar über dieses Formular!