TĖ GJITHĖ JEMI PĖRGJEGJĖS

                

Shkruan: Mr. Jakup Krasniqi

 

       “… nė kohė turbullirash ēdo ndriēim ėshtė i rrezikshėm” Stefan CVAJG

      Ngjarjet e marsit tė sivjemė qė tronditėn Kosovėn nxitėn reagime tė ndryshme. Pėrkitazi me kėto ngjarje, me shpejtėsi marramendėse u bėnė komente e u morėn qėndrime si nga nivelet vendore ashtu edhe nga ato ndėrkombėtare, qoftė nė Kosovė apo jashta saj. Kėto komente e qėndrime nuk u pėrkufizuan vetėm nė “hapsirėn” politike tė Kosovės. Me tė njėjtėn shpejtėsi reaguan edhe nivelet e ndryshme tė shteteve tė rajonit, tė institucioneve politike tė Bashkimit Evropian dhe tė Kėshilli i Sigurimit tė OKB-sė. Me njė fjalė, asnjė ngjarje e pesė vjetėve tė fundit nuk zgjoi kureshtjen dhe reagimet, siē zgjuan ngjarjet e 16, 17 dhe 18 marsit. Reagimet, pėrpos atyre qė erdhen nga Serbia, ishin nė funksion tė qetėsimit tė situatės nė Kosovė. Kjo qasje kaq e shpejt ndaj kėtyre ngjarjeve kushtėzoi nė njė mėnyrė edhe interpretimin e motiveve tė shpėrthimit tė revoltės, duke u bazuar nė zhvillimet politike nė pesė vjetėt e fundit nė Kosovė. Mirėpo, njė gjė ėshtė e tejdukshme. Edhe kėsaj radhe, si shumė herė, fajtor kujdestar tentohet tė bėhen shqiptarėt.

      Gjatė kėtyre ditėve, njė fushatė e tmerrshme antishqiptare ėshtė duke u zhvilluar nė mekanizmat e shtetit, tė politikės, tė kishės dhe tė mjeteve tė informimit serb, nė gjithė Serbinė, kudo ku ishin dhe janė avokatėt e krimit serb.Administrata ndėrkombėtare nė Kosovė nė fillim ishte e heshtur, KS nė dy paraqitjet e para ishte shumė i balancuar anipse atje nuk u dėgjua zėri i shqiptarėve tė Kosovės. Nė Bashkimin Evropian ishin tė hutuar?! Edhe nė BE, Kosova ėshtė pa zėrin e saj. Ndonjė personalitet i BE-sė, sikur i personalizoi shumė ngjarjet e Kosovės. Politika shqiptare nė Kosovė ishte e angazhuar pėr ndėrprerjen e protestave tė dhunshme, sidomos Qeveria dhe Partia Demokratike e Kosovės. Pėr riparimin e dhimbjeve tė mėdha, njė pjesė e politikės shqipfolėse ishte e orjentuar pėr t’i kėrkuar fajtoret nė radhet e kundėrshtarėve politikė ose brenda shqiptarėve. Dikush e kėrkonte fajin nė vizitin e kryeministrit shqiptar Fatos Nano qė i bėrė Kosovės, dikush tjetėr tė e “majta” e Kosovės, tė kundėrshtarėt politikė apo tė ndonjė ministėr qė foli shqip. Kėto qarqe tmerrohen kur dėgjojnė se dikush din tė mendojė, tė flasė apo tė shkruajė shqip. Ata, para gati njė shekulli kanė pushuar se menduari shqip. Kėto qarqe, fajtorin e vėrtetė, Serbinė e amnestuan dhe kjo nuk ėshtė e para herė. Kėshtu vepruan disa klube kalemxhinjėsh “kombėtarė” e “gjithkombėtarė”, nga Kosova dhe Shqipėria. Kjo politikė e “menqur” dhe e “hollė” e kėtyre qarqeve nuk ėshtė e re. Ajo ka njė histori tė gjatė, tė errėt dhe tė mjerė. Me njė fjalė, nė vend qė tė kėrkohet pėrgjegjėsia aty ku ėshtė, fokusi i hetimeve u orientua edhe nė gjetjen e organizatorėve nė media, e tė ngjashme.

       Nėse lidhen vetėm me zhvillimet e pesė vjetėve tė fundit ( edhe pse ka pasur gabime tė shumta si nga vendorėt ashtu edhe ndėrkombėtaret), kurrė nuk do tė jepen vlerėsime tė duhura dhe meritore pėr kėto ngjarje. Nėse tė sėmurit nuk i jepet diagnoza pėrkatėse edhe terapia mund t’i jepet e gabuar kurse pasojat mė pastaj janė tė paparashikueshme dhe ato bien mbi supet e pacientit. Ndaj, mjeku i mirė duhet tė kėrkojė, veē analizave me aparate tė sofistikuara elektronike edhe historinė e sėmundjes. A po ndodhe kjo nė rastin konkret?

      E vetmja mėnyrė e analizimit tė ngjarjeve tė 17 e 18 marsit 2004 ėshtė qasja qė nuk shkėputet nga zhvillimet politike qė kanė ndodhur nė Kosovė, sė paku, ne tri dakadat e fundit.

       Kushdo qė do tė flasė me gjuhėn e arsyes, me pėrgjegjėsi, me gjakftohtėsi e urti intelektuale, pa gjuhėn e tė plotėfuqishmit, tė ushtarakut apo tė policit e ka tė domosdoshme tė tėrheqė paralele mes pranverės shqiptare tė 1981 – 1989, luftės ēlirimtare tė viteve 1997 – 1999 dhe revoltės qytetare tė vitit 2004.

       Pa analizuar dinamikėn politike tė tri dekadave tė fundit vėshtirė se mund tė arrihet njė konstatim edhe pėr periudhėn e marsit tė sivjemė. Pėrkundėr faktit qė kėrkesat e pranverės shqiptare tė vitit 1981 ishin paqėsore, demokratike, kėrkesa tė njė populli qė nuk kėrkonte asgjė mė shumė sė barazi tė plotė, kėrkesa tė njė populli qė refuzonte shtypjen etnike, diskriminimin dhe synonte demokrasinė e njėmendtė, reagimi i politikės serbe dhe jugosllave tė asaj kohe ishte i dhunshėm, plot shovinizėm dhe urrejtje etnike, ndaj shqiptarėve dhe lėvizjes prodemokratike tė asaj kohe qė udhėhiqej nga studentėt. Politika jugosllave e diktuar nga qarqet udhėheqėse serbe nuk deshti tė ndėgjojė pėr kėrkesat e drejta tė shqiptareve. Pėrkundrazi, nė vend tė barazisė aplikoi ndjekjen, burgosjen, vrasjen dhe largimin e shqiptarėve nga atdheu i tyre. Federata jugosllave e shtyrė nga politika serbe qė tradicionalisht ka qenė e ka mbetur antishqiptare, nuk e zgjodhi gjuhėn e komunikimit me demonstruesit e pranverės shqiptare tė vitit 1981 – 89. Ajo e vazhdoi dhunėn deri nė pėrmasat e krimit, terrorit dhe tė gjenocidit. Gjenerata tė tėra u rriten nėn trysnitė policore, tė dhunės, tė terrorit, tė burgosjeve, tė denimeve tė vrasjeve tė dhunshme nė tortura e prapashpine, nė ish- APJ, nė rrugė e nė familje. Kėto u bėnė edhe shkak i pėrshpejtimit tė luftės ēlirimtare kundėr pushtuesit tė egėr serb. Gjenerata qė nė vitet e ’90-ta e kishte kaluar moshėn 10 – 15 vjeēare ishte mishi, gjaku dhe truri politik e ushtarak i UĒK-sė.

       Ngjarjet qė ndodhen, nė mars tė sivjemė, nė ndonjė rast gabimisht vlerėsohen si sulm mbi UNMIK-un dhe KFOR-in. Ato janė njė revoltė spontane ku viktima kryesore janė shqiptarėt. Nė mesin e pjesmarrsėve tė kėsaj revolte spontane qė mori pėrmasat e dhunshme, ishin kryesisht tė rinj, njerėz tė pa punė e tė pa pėrspektivė, njerėz qė traumat e luftės i kishin pėrjetuar si fėmijė tė moshės 10 – 15 vjeēare. Fėmijė qė lufta ua kishte vrarė prindėrit, vėllezėrit, motrat, shokėt e shoqet. Fėmijė qė kishin parė nė flakė shtėpitė e tyre, tė lagjės e tė fshatit, fėmijė qė kishin parė nė flakė tėrė Kosovėn. Kur papritur pėrhapet lajmi se nė mėnyrė mė makabre mbyten tre fėmijė nga kriminelė serb, kupa ishte derdhur. Nė moment tė kjo moshė ngjallet urrejtja, lindin energji negative tė pakontrolluara qė lehtė mund tė manipuloheshin, si u veprua nė rastin konkret. Energji qė do tė zbrazen nė rrugėt dhe qytetet e Kosovės. Nga kjo revoltė pėsojnė kryesisht shtėpi e kisha serbe.

       Pėrseri viktima kryesore janė ata – shqiptarėt, ata janė tė vrarit, ata janė tė sharė, ata janė humbėsit e mėdhenj. Ata janė vetė tragjedia. Me njė fjalė edhe nė kėtė rast shqiptarėt pėrcillen me fatin tragjik, dhe serish nė pritje tė Drejtėsisė Perėndimore, tė demokracisė.

     Ngjarjet e fundit qė ndodhen nė Kosovė janė tė dhimbshme nga do qė t’i vėshtrosh. Janė tė dhimbshme si pėr shumicėn ashtu edhe pėr pakicėn. Duhet pėrmendur edhe faktin se kjo qė ndodhi ėshtė pasojė edhe e shumė zhvillimeve negative nė pesė vitet e fundit, pasojė e pa pėrspektivės, ėshtė pasojė e problemeve tė pazgjidhura nė kėto troje pėr dekada tė tėra. Nė kėto hapsira urrejtjen e ka ushqyer dhe e ushqen politika serbe e cila pėr dekada ka mbjellė kėtė tė keqe tė njerėzimit. Kėtė urrejtje e kanė ushqyer dhe po e ushqejnė nė vazhdimėsi edhe pushtetarėt e “rinj”e “demokrat” tė Beogradit. Ata kurrė nuk u liruan nga politika e projekteve shfarosėse serbe ndaj jo serbėve, nga filozofia e mitomanisė serbe pėr zemrėn serbe nė trup tė huaj, pėr tokėn serbe ku ka edhe njė varr serb apo pėr gjuhėn serbe si gjuhė tė perėndisė e tjera.


I

SERBIA PENGON INTEGRIMIN E SERBĖVE NĖ JETĖN INSTITUCIONALE DHE SHOQĖRORE TĖ KOSOVĖS


“ Nė orėn e fundit kundėrshtarėt e vjetėr kuptojnė se smira e pangopur e tyre s’ka bėrė gjė tjetėr veēse kanė hapur rrugėn pėr dinasti tė tjera”. Stefan CVAJG

      Pėr t’i analizuar ngjarjet e marsit tė sivjemė, drejt dhe me pėrgjegjėsi, mė parė duhet parė rolin e Serbisė nė kėto ngjarje, tė disa qarqeve tė UNMIK-ut, tė politikės sė Institucioneve tė Kosovės, tė partive politike, tė mediave tė shkruara dhe elektronike, tė shoqėrisė civile e tė tjera dhe vetėm atėherė mund tė jepet njė konstatim i qendrushėm. Ndikimi i shėrbimeve speciale tė Serbisė nė kėto ngjarje, si nė tė gjitha ngjarjet qė lidhen me Kosovėn, pėrben histori mė vete. Mjafton qė tė kihen parasysh programet dhe projektet e njėpasnjeshme tė shtetit Serb, tė kishės Orthodokse Serbe, tė intelektualėve serbė dhe tė Akademisė sė Shkencave dhe tė Arteve tė Serbisė lidhur me hapsirėn e Kosovės pėr tė kuptuar politikat e njėpasnjėshme qė synonin zhdukjen fizike tė shqiptarėve nga Kosova dhe kolonizimin e saj me serbė dhe nuk ėshtė vėshtirė tė konstatohet se ndikimi i shėrbimeve speciale tė kėtij shteti kanė bėrė ndikimin e vet.

        Pėr ilustrim po pėrmendim faktin se nga periudha e krijimit tė shtetit serb e deri nė Pranverėn Studentore tė vitit 1981 mbi gjysma e territorit tė Vilajetit tė Kosovės u pastrua etnikisht. Qindra e mijėra shqiptarė tė vrarė dhe mbi 500.000 veta tė shpėrngulur nė Turqi.

        Pas Pranverės Studentore 1981 regjimi serb ka burgosur, marrė nė hetime dhe denuar mijėra shqiptarė kryesisht tė rinj, tė cilėt kanė vuajtur nėpėr burgjet serbe e jugosllave dhe kjo nėse llogaritet matematikisht pėrbėn mbi 250 shekuj vuajtje individuale pėr njė tė drejtė tė natyrshme kombėtare. Krahas dhunės fizike, gjatė viteve 1990- 1997, pushtuesi serb pati mbyllur shkollat e mesme dhe fillore, Universitetin pėr shqiptarėt, mbi 120.000 punėtorė largoi me dhunė nga puna, mbi 700.000 shqiptarė kaluan nėpėr duartė e policisė sekrete serbe, mbi 400.000 shqiptarė pėr shkak tė dhunės u detyruan tė strehohen nėpėr vendet e Evropės Perėndimore, nė SHBA nė vendet Skandinave dhe nė Australi e tjera. Helmimet e nxėnėsve, plaēkitjet, rrahjet dhe vrasjet e qytetarėve shqiptarė kanė qenė pėrditėshmėri e zakonshme. Janė plaēkitur kursimet e qytetarėve nė bankat jugosllave, Fondet e pensionistėve dhe fonde tjera tė qytetarėve tė Kosovės. Serbia, gjatė sundimit 100 vjeēarė nė Kosovė, veē tjerave, ka kultivuar urrejtje, hakmarrje dhe mjerim. Qytetarėve tė Kosovės pas 17 e 18 marsit u vėhet nė kurriz njė barrė tepėr e rėndė qė nuk u takon atyre. Diēka qė ėshtė krejtėsisht e huaja pėr ta. Gjatė viteve 1997 – 1999, nė vitet e Luftės Ēlirimtare janė vrarė e zhdukur mbi 15.000 shqiptarė, janė zhdukur familje tė tėra nė mėnyrė mė misterioze, janė djegur e plaēkitur mbi 200.000 shtėpi dhe po kaq ekonomi familjare, janė shkatėrruar objekte tė shumta ekonomike, shkollore, shėndetėsore, fetare e kulturore. Fundi i kėsaj politike nuk ka pėrfunduar ende. Janė plaēkitur librat e regjistrimeve civile, dokumentacioni kadastral dhe ėshtė zhdukur njė pjesė e madhe e dokumentacionit civil. Beogradi zyrtar, nė forma tė ndryshme, tė kufizuara, vazhdoi veprimin nė Kosovė edhe gjatė periudhės 1999- 2004. Kėtė politikė, veē tė tjerave, edhe mė tej e mbajnė tė gjallė disa ligje diskriminuese serbe qė vazhdojnė tė jenė tė aplikueshme, administrata paralele serbe dhe veprimet e policisė sekrete serbe tė cilės ende nuk i janė prishur strukturat e organizuara nė Kosovė.

        Pas rėnies sė Millosheviqit shumė kush ka pritur qė nė Serbi do tė vendoset demokracia, se regjimi serb i Beogradit do tė ndryshojė politikėn serbe ndaj Kosovės, se politika serbe do tė demitizohej, se shoqėria serbe do tė shkėputej nga praktika e shfarosjes dhe e gjenocidit, nga politika e urrejtjes. Por e gjithė kjo mbeti njė ėnderrė e mirė, njė pėrrallė pėr fėmijė e netėve tė gjata tė dimėrit. Serbia e “demokratizuar” edhe pesė vjet pas lufte, vazhdon lojėn me eshtrat e tė zhvarrosurėve nė Kosovė e tė varrosur nė pjesė tė ndryshme tė Serbisė. Regjimi i “demokratizuar” qė pasoi pas kriminelit Millosheviq luan mė ndjenjat e familjeve tė tė zhdukurėve, me pritje tė gjata e me ankth edhe pesė vjet pas luftės nė Kosovė.

        Mekanizma tė fuqishėm ndėrkombėtarė si: OKB-ja dhe BE-ja, pas rėnies sė Millosheviqit, shpejtuan ta pranojnė Serbinė e Malin e Zi si trashėgimtare tė ish – RFJ-sė, federatėn qė nė fakt kishte kohė qė nuk ekzistonte, federatėn qė ishte zhbėrė nga vet serbėt me Millosheviqin nė krye. Ata ndoshta shpresonin nė demokratizimin e Serbisė pas rėniės sė Millosheviqit. Pas krijimit tė dhunshėm tė Unionit Serbi - Mal i Zi, nė BE u nguten tė pranojnė Kosovėn si pjesė tė Serbisė edhe pas prishjes sė Unionit Serbi e Mal i Zi. Dikush shpejt harroi se Kosova me luftė ishte shkėputur nga Serbia. Se, pėr tu rikthyer Serbia nė Kosovė duhet serish njė luftė tjetėr.

       Pėr shqiptarėt e Kosovės serish filluan kohė tė vėshtira, sidomos pėr mėrgimtarėt qė kanė mbetur jashtė atdheut. Ata tė penguar nė forma tė ndryshme pėr tė marrė dokumentet e reja tė identifikimit dhe tė udhėtimit po detyroheshin (pėr shkaqe ekonomike) nėpėr konsulatat serbe nėpėr botė t’i marrin dokumentet serbe, pasaportėn dhe pėr kėtė mė parė paguajnė nga 500 deri nė 1000 franga zvicėrane apo euro dhe valuta tjera. Nė kėtė ēėshtje po ndikojnė edhe shtetet e Bashkimit Evropianė tė cilat edhe pse e kanė njohur pasaporten e UNMIK-ut qė lėshohet nė Kosovė, shpeshherė qytetarėve tanė atje nuk ua vėnė nė kėtė dokument vizat e qėndrimit nė ato shtete. Me veprime tė tilla, ato ndihmojnė « demokracinė » serbe, tė vetdijshme se shkelnin nė tė drejtat individuale e kolektive tė shqiptarėve. Nė pritje tė pasaportave nė ambasada apo konzulata serbe, nė vende tė ndryshme tė Evropės Perėndimore, shqiptarėt pos pasojave financiare ata pėsojnė edhe fyerje nė baza nacionale nga nėpunėsit e administratės sė diplomacisė serbe.

      Serbia pas Milloshevit jo vetėm qė nuk u kėrkoi falje shqiptarėve pėr krimet dhe gjenocidin e bėrė tradicionalisht mbi shqiptarėt, por ajo vazhdoi nė forma tė reja tė ndėrhyjė nė Kosovė, t’i mbaj gjallė mekanizmat e dhunės nė Kosovėn Veriore dhe nėpėr enklava tė vazhdojė me manipulimin e serbėve tė Kosovės, gjithnjė pėr tė mbajtur gjallė frymėn e filozofisė e tė mitomanisė shoviniste serbe. Serbia pas qershorit 1999 edhe pse ėshtė gjendur jashtė Kosovės, asaj i ėshtė lėnė shumė hapsirė e veprimit nga administrata ndėrkombėtare nė Kosovė. Prandaj, ndėrhyrjet dhe mundėsitė e Serbisė pėr tė ndėrhyrė e destabilizuar Kosovėn, gjatė kėtyre viteve kanė qenė tė nduarndurta, tė dukshme e mė pasoja tė mėdha pėr paqėn e bashkėjetesėn.

        Serbėt e Kosovės, ndėrhyrja e politikės sė Beogradit i ka bėrė rob tė se shkuarės qė nuk do tė kthehet mė. Qeveritarėt serbė tė pasardhės tė Millosheviqit nuk treguan gatishmėri pėr tu shkėputur nga politika e krimit e gjenocidit qė ėshtė ushtruar, gati, pėr njė shekull nė Kosovė. Ata nuk kėrkuan falje dhe as e pranuan krimin qė kishin bėrė mbi shqiptarėt. Ata nuk kanė kurajo tė shkėputen nga pasojat e barbarisė e tė gjenocidit qė kishin ushtruar qeveritarėt e Beogradit. I tėrė angazhimi i Serbisė, nė pesė vitet e fundit ka qenė i koncentruar tė sfidojė tė gjitha pėrpjekjet e Bashkėsisė Ndėrkombėtare dhe tė institucioneve tė Kosovės pėr vendosjen e paqės, tė rendit, tė ligjit e tė sigurisė nė Kosovė. Serbia, gjatė gjithė kėsaj kohe nuk ka qenė e interesuar pėr tė krijuar kushte pėr jetėn e serbėve nė Kosovė, por si tė pamundėsojė e pengojė kthimin e tyre nė Kosovė. Serbia nuk e dėshiron kthimin e serbėve nė Kosovė. Ajo e kėrkon kthimin e pushtetit serb dhe gjithė aparatin e dhunshėm tė atij pushteti pėr spastrimin e Kosovės. Ata nuk kėrkojnė liri e demokraci, ata kėrkojnė gjakderdhje tė re nė Kosovė. Ata edhe me kėto forca tė kufizuara qė kanė nė Kosovė, nuk e pushuan ushtrimin e dhunės, nuk pushuan derdhjen e gjakut shqiptar nė Kosovė. Ata nuk kursejnė as jetėrat e fėmijėve pėr qėllime politike. Prandaj pėr arsyen e pushtetit tė vet Beogradi ka krijuar enklavat, pushtetin paralel, rojet e urės dhe shumė mekanizma tė tjerė tė njohur e tė panjohur pėr tė destabilizuar politikisht, ekonomikisht Kosovėn, por edhe pėr tė penguar lėvizjen e lirė dhe sigurinė e qytetarėve tė Kosovės.

       Andaj, pushteti i Beogradit edhe mė tej jep urdhėr pėr sulme e rebelim tė serbėve, pėr bllokim rrugėsh, pėr vrasje e pandėgjushmėri qytetare, pėr bojkotim tė institucionėve ndėrkombėtare e vendore sa herė qė kjo i nevojitet pėr qėllimet e veta. Prandaj, Serbia nuk e dėshiron stabilitetin politik, ekonomik dhe as sigurinė nė Kosovė. Serbia ėshtė e interesuar sa edhe miqtė e saj, qė ta bindin botėn demokratike se politika serbe e terrorit, e gjenocidit dhe e pastrimit etnik qė ka ndjekur ajo nė Kosovė pėr njė shekull ka qenė zgjedhja mė e mirė, mos edhe e vetmja. Prandaj, pėrderisa Serbia ka edhe njė fije iluzioni se mund tė kthehet nė Kosovė apo tė grabisė njė pjesė tė saj, ajo nuk do tė ndalė politikėn ekspansioniste ndaj saj. Manipulimi dhe instrumentalizimi i serbėve tė Kosovės pėr kėtė qėllim, do tė mbeten arma kryesore e qeveritarėve tė Beogradit. Serbėt e Kosovės do tė vazhdojnė tė mbeten viktima mė fatkeqe e politikės sė Beogradit.

        Shumica e qytetarėve serbė tė Kosovės qė pesė vite janė nė shėrbim tė kėsaj politike pėr t’i penguar tė gjitha zhvillimet pozitive qė po ndodhin nė Kosovė. Kėtė e kanė dėshmuar jo vetėm me bojkotimin qė e kanė bėrė nė kontinuitet si ndaj institucioneve vendore ashtu edhe ndaj atyre ndėrkombėtare. Ata as edhe njė herė deri mė sot nuk janė distancuar nga politika e Millosheviqit, pėrkundrazi nė vazhdimėsi kanė mbėshtetur forcat mė ekstreme serbe. Kėtė e kanė manifestuar edhe nė zgjedhjet e fundit. Tė gjitha veprimet e politikės serbe nė Kosovė (edhe nė pesė vjetet e fundit nė Kosovė) nuk kanė pasur pėr qėllim afrimin me qytetarėt tjerė, por acarimin, ngacmimin, konfliktin dhe nė asnjė mėnyrė pendimin pėr dhunėn e ushtruar nga regjimet serbe pėr njė shekull mbi shqiptarėt. Kjo u tregua edhe nė ngjarjet e fundit qė ndodhen pas vrasjeve makabre tė tre fėmijėve shqiptarė nė lumin Ibėr.

       Cili ishte angazhimi i qeveritarėve serb tė Beogradit pas ngjarjeve tė marsit? Qeveritarė, politologė, prijės fetarė dhe masmediat serbe, mė 16, 17 e 18 mars, jo vetėm nuk i denuan ekstremistėt serbė pėr mbylljen e rrugėve, pėr mbytjen e tre fėmijėve shqiptarė nė lumin Ibėr, por edhe njė herė pėrseritėn moton e tyre tė njohur: “vraj e prej shqiptarė qė asnjė mos tė egzistojė, qė asnjė tė mos jetė”, “ Kosova ėshtė Serbi” dhe ripėrseritėn gjithė “arsenalin” e thirrjeve luftėnxitėse e shoviniste tė tri dekadave tė fundit. Mė ketė u pa edhe njė herė se politika serbe, filozofia dhe mitomanija serbe nuk kanė ndryshuar, nuk janė larguar nga kokat e elitės politike, fetare dhe intelektuale serbe, janė ato tė kohės sė Millosheviqit dhe tė periudhės se pushtimit serb mbi Kosovėn.

       Koshtunica, Ēoviqi e prijės fetarė serbė dhe kreatura e regjimit serb tė kohės sė Millosheviqit, jo vetėm qė nuk u shkėputėn nga filozofia dhe politika e tyre e krimit, por ēdo zgjidhje e shohin nė segregacion, nė ndarje, nė dhunė policore dhe ushtarake. Koshtunica nė BE kėrkoi kantonizimin e Kosovės. Mė vonė kėrkoi decentralizimin, thua se ai e ka bėrė decentralizimin nė Serbi. Nė Serbi rreth 40% tė banorėve nuk janė serbė. Athua se ēka ndodhė me fatin e tyre? Kėtė asnjėherė nuk e thonė qeveritarėt dhe politologėt serbė. Pse pėr jo serbėt nuk krijohen hapsira tė lira pėr veprim e jetė. Njė fjalė thotė:”Separi rregulloje shtėpinė tėnde e pastaj dil e kėrko rregull edhe te fqinji”.

        Ēoviqi, nė Graēanicė do t’i thotė Ambasadorės amerikane, znj. Marice Ries se: “Vetėm administrimi ushtarak ėshtė zgjidhje pėr situatėn momentale nė Kosovė”. Kjo do tė thotė se, Ēoviēi nuk ėshtė kot pėrfaqėsues i Partisė Socialiste Serbe dhe synon tė jetė trashėgimtar besnik i Millosheviqit. Tė njėjtėn pohim do ta pėrseris edhe peshkopi Artemie. Me njė fjalė, ngjarjet e fundit treguan se politika zyrtare e Beogradit, nė raport me Kosovėn dhe shqiptarėt nuk ka ndryshuar. Ata vazhdojnė tė mos ndjejnė asnjė fije pėrgjegjėsie pėr atė qė kanė bėrė, as pėr atė qė ndodhė nė Kosovė dhe qė ėshtė pasojė e politikės serbe karshi Kosovės dhe qytetarėve tė saj shumicė.

       Plani serb pėr krijimin e rajoneve serbe nė Kosovė tė aprovuar nė Kuvendin e Serbisė mė 29 prill 2004, tregon pėr kokėfortėsinė e politikės sė « re » qė ndjekin qeveritarėt serbė ndaj Kosovės. Beogradi edhe njė herė tregoi se vullnetarisht nuk e ka ndėrmend qė tė heq dorė nga politika tradicionale antishqiptare dhe antidemokratike edhe nė fillim tė shekullit XXI. Si shumė herė tjera, nė shekullin e kaluar, edhe tani vazhdojnė hartimin e planeve, programeve, projekteve e memorandumeve tė ndryshme pėr tė kolonizuar dhe shkombėtarizuar Kosovėn.

       Nėse e krahasojmė pėrpjekjen e fundit tė qeveritarėve dhe ligjvėnsėve serbė, me ato qė u thanė mė lartė, nuk shihet ndonjė pėrparim nė politikėn serbe nė raport mė Kosovėn. Ata, tėrė angazhimin e tyre e kanė orjentuar tė enklavizimi, tė kantonizimi dhe ndarja e Kosovės sipas masės serbe. Qeveritarėt e « rinj » tė Beogradit duhet pyetur nėse kanė tė drejtė tu japin leksione Institucioneve tė Kosovės pėr demokratizim, pėr rend, pėr ligj, pėr siguri e decentralizim, pėr legalitet e legjitimitet, kur tė gjithė kėto janė mė tepėr se deficit nė Serbi ? Ose, a ėshtė Serbia demokratike, ku sundon rendi dhe ligji, ku ka siguri, ku krimi, korrupcioni, kontrabanda e trafiqet e ndaluara nuk kanė hapsirė e liri veprimi ?! Pėrgjigjja ėshtė jo.

       Po ta shikohet ajo qė ka ndodhur pėr mė tepėr se tri dekada nė Kosovė, e gati dy dekada nė tėrė hapsirėn e ish - Federatės Jugosllave, politika e diplomacia serbe, Kuvendi dhe qeveritarėt serbė, intelektualėt e grumbulluar nė ASHAS-sė dhe « Francuska » 7, gazetarė e publicistė serbė kanė humbur tė drejtėn tė flasin pėr bashkjetesė, pėr demokraci, pėr decentralizim sepse ata vet i kanė shkatrruar tė gjitha urat e miqėsisė me fqinjtė, pėrfshirė kėtu edhe shqiptarėt.

        Ngjarjet qė janė zhvilluar nė fund tė shekullit XX, nė hapsirat e ish- RFJ-sė, tregojnė edhe njė herė se politologė, policė e ushtarakė serbė, pa i anashkaluar edhe njerėzit e shkencės, tė artit, tė kulturės, me dekada kishin akumuluar njė urrejtje ndaj shqiptarėve deri nė ēmenduri. Pėr kėtė, ndoshta vlerėsimin mė tė mirė e jep njohėsi i letėrsisė dhe i mitomanisė serbe, profesori i ndjerė, Hasan Mekuli nė njė intervistė nė fund tė vitit 1995, dhėnė «Bujkut » ku thotė : « […] janė ata qė e pranojnė mendimin e popullit se gjarpėri me zile, shkorpioni si dhe vrasėsi dhe luftėnxitėsi gjakpirės nuk e frenojnė dot shtytjen tinzake as shpirtin e keqbėrėsit, por e mprehin, mė prirjen e veēantė dinake si gjuhėn e propagandės ashtu edhe armėn tinzake vrasėse, mė vite e vite grumbullojnė armė dhe akumulojnė urrejtje, pėrgatisin mjete dhe armė tė tmerrshme pėr tė vrarė, djegur e masakruar tjetrin nga afėr ose nga larg ».

       Ndikimi i Serbisė gjatė kėtyre viteve ka qenė i madh dhe pėrcaktues nė sferat mė vitale tė pushtetit nė Kosovė. Qeveritarėt serbė sa herė kanė dashur, gjatė kėtyre viteve, kanė arritur ta destabilizojnė situatėn politike e tė sigurisė nė Kosovė


II

 DISA NGA GABIMET E UNMIKU-ut GJATĖ PERIUDHĖS PESĖVJECARE TĖ « SUNDIMIT » NĖ KOSOVĖ


« …nuk mjafton tė ndėrrohen ministrat, duhet ndėrruar sistemi ».-Stefan CVAJG

       Do tė ishte jo normale, qė pas pesė viteve tė administrimit tė UNMIK-ut nė Kosovė tė mos flisnim pėr tė arriturat nė tė gjitha fushat e jetės, tė cilat edhe nuk mungojnė. Pėr ndėrtimin e administratės publike, pėr ndėrtimin e institucioneve demokratike me votėn e lirė tė qytetarėve, pėr krijimin e ligjislacionit tė ri, pėr sundimin e ligjit, pėr ndėrtimin e sistemit tė pavarur tė drejtėsisė, pėr ndėrtimin e papolitizuar tė sigurisė, pėr zhvillimin ekonomik, pėr privatizimin, pėr zvoglimin e papunėsisė, pėr informim tė lirė e tė pavarur, pėr lėvizjen e lirė brenda dhe jashtė Kosovės, pėr barazi etnike, gjinore e fetare ku ėshtė punuar diēka, ka suksese. Por kjo nuk do tė thotė se nė sfera tė caktuara nuk ėshtė punuar keq, mbrapsht, sipas njė strategjie politike tė gabuar e tė tejkaluar pėr kohėn tonė.
       Pėr ngjarjet e marsit dhe nė rrethanat qė ndikuan nė rebelimin e shqiptarėve tė Kosovės, pėr tė cilat UNMIK-u mban njė pjesė tė pėrgjegjėsisė. Gabimi i UNMIK-ut qėndron nė faktin se, gjatė pesė viteve kjo administratė ndėrkombėtare nuk ėshtė angazhuar pėr zhvillimin dhe pėrparimin e proceseve shoqėrore dhe ekonomike nė Kosovė, por nė konzervimin e tyre.

        Njė gabim tjetėr i administratės ndėrkombėtare, qė ka reflektuar pakėnaqėsi e protesta tė shqiptarėve tė Kosovės ka qenė, marrja me ngjarjet e para qershorit tė vitit 1999 e jo me ato tė kohės sė administrimit tė saj. Madje, kjo shtrirje e mandatit pėr periudhėn e luftės ka qenė tepėr e njė anshme dhe shumė irituse pėr shqiptarėt liridashes, paqėsorė e demokratė nė kuptimin mė tė mirė tė fjalės.

        Politika e konzervimit tė proceseve fillimisht hasi nė kundėrshti te faktori vendor i cili kishte si qėllim dhe objektiv zhvillimin dhe ndryshimin e proceseve pozitive shoqėrore dhe ekonomike. Kjo kundėrshti vinte nga tė gjitha shtresat e shoqėrisė kosovare qė kishin qėllim zhvillimin dhe pėrparimin e Kosovės. Nė tė gjitha nivelet e institucioneve vendore e qendrore, nė qarqe intelektuale e shoqėri civile, nė publicistikė e nė sferėn mediale ėshtė zhvilluar njė duel i rrept pėr kompetenca e pėrgjegjėsi. Kjo luftė verbale ka filluar herėt, qė nė kohėn e Kushnerit e sidomos nė kohėn e sjelljes sė Rregullorės 2000/45. Kulmi do tė arrijė nė kohėn e « sundimit » tė Hakerupit kur u bė miratimi i Kornizės Kushtetuese dhe privilegji i interesave tė Serbisė nė Kosovė mė anė tė « Marrėveshjes sė famshme, Hakerup - Ēoviq». Hakerupi, pas mbledhjes sė parė konstituive tė Kuvendit tė Kosovės, kishte parapregatitur gjithė skenarin e udhėheqjes sė seancės inaguruese tė Kuvendit, se kujt duhej dhėnė fjala e kujt duhej ndėrprerė. Pėr kėtė skandal tė njohur qe detyruar tė jap dorėheqje, por « kornizat » e tij ligjore mbeten orjentime strategjike pėr politikėn e UNMIK-ut qė u pėrpunuan besnikrisht e mė fanatizėm nga Zyra Ligjore e PSSP-sė.

        Pas dėshtimit tė Hakerupit, OKB-ja pėr pėrfaqėsues tė Kofia Ananit emėron gjermanin energjik, Mihail Steinerin i cili me ndihmėn e pesėshes evro-amerikane arriti t’i konstituon Institucionet e Pėrkohshme tė Vetėqeverisjes nė Kosovės. Konstituimi i Institucioneve tė Kosovės ishte dhe mbeti suksesi i tij mė i madh. Steineri mbetet edhe shpiksi i “Standardeve para statusit”. Ai i bėri disa pėrpjekje pėr ndryshime pozitive pėr bartjen e kompetencave, por legjislacioni nė fuqi dhe disa persona me fuqi vendimmarrjeje qė kishin zėnė vend nė shtyllat e UNMIK-ut, (nė Shtyllat e I-rė, tė IV-rė dhe nė Zyrėn Ligjore), me fanatizėm ruanin kompetencat legjislative dhe ekzekutive tė PSSP-sė. Pėr ata, Institucionet e Kosovės ishin njė dekor pėr tė marrė vetėm pėrgjegjėsi, por pa mundėsi pėr tė ushtruar kompetenca. Kėtė e kishte thėnė nė konfidencė disa herė edhe komentuesi i vetėm i Kornizės Kushtetuese. Ai do tė shprehej: “Nė kapitullin V tė Korrnizės Kushtetuese duket se Institucioneve vendore ju kemi lėnė disa pėrgjegjėsi tė cilat ua kemi marrė pėrseri nė kapitullin VIII”. Kushdo qė e lexon me kujdes Korrnizėn Kushtetuese, mund ta gjejė kėtė dhe tė bindet pėr kėtė qė themi.
       Ardhja e finlandezit, Holker pėr kryeadministrator tė Kosovės ishte njė shpresė e madhe. Ai edhe pse erdhi nga njė vend i ftoftė i polit verior, erdhi nga njė vend i zhvilluar, me kulturė e traditė demokratike,me njė pėrvojė prej kryeministrit tė suksesshėm i Finlandės . Ėshtė njeri qė e din vlerėn e votės sė qytetarėve, mbi bazėn e se cilės edhe kishte qeverisur nė vendin e tij. Nė shpresonim se te ai ishtin disa vlera qė nuk u gjenden tė paraardhėsit e tij. Shpresuam se Holker do ta vlersonte mė mirė peshėn politike tė votės e cila i ka dhėnė pėrgjegjėsi nė qeverisje, si Kryeministėr i Finlandės. Por si duket, ėshtė nė natyrėn e ēdo njeriu kur veshet me plotfuqishmėri, kur nuk e ndjen fuqinė e ndeshkimit tė ligjit, kur nuk e ndjen peshėn e votės sė lirė tė qytetarėve, pėrgjegjėsinė ndaj qytetareve, sillen me njerėzit sikur tė ishin milingona, e shfrytėzon pa masė (deri nė fund), autokratizmin njerėzor. E ne tė gjorėt vazhdojmė tė besojmė se nė shoqėrinė demokratike vlerėsohet vota e lirė e qytetarėve ashtu si shkruhet nė librat e “demokracisė sė premtuar” apo nė ligjeratat e mėsuesve tė praktikės demokratike?!
       Mė lartė, pėrmenda disa nga fushat, por jo kryesoret ku administrata e UNMIK-ut kanė bėrė gabime qė do tė lėnė pasoja nė proceset pozitive qė duhet ti kaloj Kosova. Gabimi mė i madh i tri viteve tė fundit qė u pėrket ndėrkombėtarėve e vendorėve ka qenė e vazhdon tė mbetet gjuha e komunikimit. Gjuha e komunikimit apo thėnė mė mirė, mos komunikimi nė mes katėr shtyllave tė UNMIK-ut nė krye mė PSSP-nė (ku janė legjislativi dhe ekzekutivi kulmor i Kosovės), dhe Institucioneve tė Pėrkohshme tė Vetėqeverisjes nė Kosovė tė dalura nga votat e qytetarėve (ku janė pėrgjegjėsitė e kufizuara), ka sjellė kėtė realitet tė hidhur, kėto dhimbje njerėzore qė mė se paku i duhen Kosovės dhe qytetarėve tė saj. Kjo gjuhė e komunikimit ka munguar edhe kur ėshtė dashur ndėrtimi dhe funksionimi i organeve mė vitale tė jetės politike, ekonomike dhe tė mbrojtjes e tė sigurisė. Shqiptarėt nė pėrgjithėsi dhe nė veēanti pjesa mė vitale, shtylla vetebrale e ndryshimeve, pjesa mė e pėrgjegjėshme e kombit nga UNMIK-u, shikohet me mosbesim, prandaj ajo duhet tė anatemohet, duhet tė demonizohet, duhej tė prangohet e tė hudhet nė ēelitė e errėa tė burgjeve. I gjithė sistemi i drejtėsiė nė emėr tė sundimit tė ligjit ka qenė e ka mbetur i koncentruar pėr tė ndjekur e fajsuar vetėm njė pistė, atė tė pjestarėve tė UĒK-sė. Duke vazhduar ndjekjet e fajtorėve vetėm ne njė pistė, nė atė tė UĒK-sė, Drejtėsia e UNMIK-ut ka krijuar “shesh pėr tė bėrė pėrshesh”, (i ka toleruar nė skajshmėri), pistat e vėrteta tė krimit e tė kontrabandės nė Kosovė. Ndjekja e pjestarėve tė UĒK-sė ėshtė bėrė mbi bazėn e dosjeve tė UDB–sė ose tė dėshmive e tė dėshmitarėve tė rrejshėm e tė motivuar politikisht qė, nė kohė tė ndryshme kanė qenė nė lidhje tė ngushta me policinė sekrete serbe. Prandaj, gjyqėsia nuk ka arritur tė zbardhė as edhe njė rast serioz tė krimeve qofshin ekonomike apo politike. Ndėrsa si kategori bashkėpunimi e partneriteti, komunikimi dhe mirėkuptimi kėrkohen dhe gjenden tė ajo e demonėve tė shkuar, tė puthadorėt, tė servilet qė tradicionalisht kishin qenė nė shėrbim tė politikės shoviniste serbe. Kėta tė fundit, sipas tė gjitha gjasave i kanė dhėnė parametrat e gabuar tė ndjekjeve pėr njerėzit e Luftės Ēlirimtare . Njerėzit qė i kishin kontribuar njė sistemi antinjerėzor, nuk mund tė ndihmonin nė krijimin e njė sistemi tė ri qė mbėshtetet nė rend dhe ligj.

      Ne nė kėtė rast nuk do tė merremi mė gabimet e dy viteve tė para, pasi ajo ishte periudha e emėrgjencės, e mungesės sė pėrvojės, mungesės sė kuadrit pėrkatės e mė pėrvojė nė admninistratėn publike. Nė anėn tjetėr, koha e administrimit tė z. Kushner, nė shumė drejtime ka pasur suksese tė dukshme, qė kanė qenė tė prekshme edhe pėr qytetarin e thjeshtė kosovar. Tatėpjeta nė administrimin e Kosovės ka filluar me ardhjen e Hakerupit si drejtues i PSSP-sė. Ky nė Kosovė kishte ardhur me logjikėn e ushtarakut e veē kėsaj, si duket ishte kėshilluar (me ndonjė kėshilltar serb), pasi stili i sjelljeve tė tij me liderėt e Kosovės ishte tepėr i pėrafėrt me atė tė udhėheqėsve tė Beogradit, tė para Luftės Ēlirimtare. Ai, deri mė tani mbetet Kryeadministratori mė i mbyllur nė raport mė shqiptarėt e mė i hapur mė drejtuesit e Beogradit e veēanėrisht me Ēoviqin. Por, duhet ta themi : Hakerupi nuk ishte i vetmi ndėrkombėtar qė po sillej mė pėrfaqėsuesit e shqiptarėve tė Kosovės si udhėheqėsit serbė tė para luftės. Nuk ishte i vetmi ndėrkombėtar qė nuk kishte vesh pėr t’i dėgjuar hallet e shqiptarėve tė Kosovės.

       Katėr marsi i vitit 2002, shėnon njė etapė tė re nė jetėn institucionale tė Kosovės. Disa muaj pas zgjedhjeve tė tetorit tė vitit 2001, mbi bazėn e njė marrėveshjeje nė mes tri subjekteve mė tė mėdha tė Kosovės, me ndėrmjetėsimin e Steinerit dhe tė zyrave diplomatike tė Kuintit, po nisnin punėn Institucionet e Kosovės qė nė fakt quheshin Institucionet e Pėrkohėshme tė Vetėqeverisjes sė Kosovės. Shpresuam se nė Kosovė do tė fillonte njė qeverisje e pėrbashket e vendorėve mė ndėrkombėtarėt, por shpejt u dėshpruam. Katėr Shtyllat e UNMIK-ut, tėrė pushtetin e kishin koncentruar nė duartė e veta. Nė Kosovė nuk do tė ketė qeverisje, do tė kėtė administrim tė dobėt tė ndėrkombėtarėve, vendorėt do tė jenė krejt jashtė loje. Administrata e UNMIK-ut, ndaj Institucioneve tė Pėrkohėshme tė Vetėqeverisjes sė Kosovės nuk kishin mirėkuptim dhe besim. Ata mė shumė iu besonin qeveritarėve tė « rinj » nė Beograd, Ēoviqit, gjyqėsisė sė politizuar serbe dhe Shėrbimit Informativ Serb me tė cilėt bashkėpunojnė ngusht. Kėtė e dėshmojnė edhe aktakuzat e ngritura kundėr ish- pjestarėve tė UĒK-sė, nga dosjet e pėrpunuara nga UDB-ashėt dhe informatorėt e tyre nė Kosovė. Ndaj UDB-ashėve nuk kanė ngritur as edhe njė akuzė pėr ndjekje penale. Udbashėt, mė shumė se pesė dekada kanė ushtruar dhunė, kanė burgosur e zhdukur njerėz nė hetusi duke ushtruar dhunė fizike, kanė zhdukur pa gjurmė veprimtarė politikė (si Ukshin Hotin, Xhavit Hazirin, Hafir Shalėn etj.), kanė organizuar vrasjet masive dhe spastrimin etnik. Me kėto veprime UNMIK-u dhe qarqe tjera, nė njė anė, janė tė interesuar pėr tė eliminuar njė klasė politike qė konsiderohet kundėrshtare e Beogradit qė pastaj tė krijonin njė klasė tė re qė do tė legjitimohej nga vota e qytetarėve tė Kosovės pėr tė ēimentuar njė « bashkim-vėllezėrim » tė ri me Beogradin. Por, nė Kosovė kanė kaluar kohėrat kur votuesit – qytetarėt e Kosovės me votėn e tyre plotėsonin dėshirat e qeveritarėve komunistė tė Beogradit.
      Gjatė viteve tė IPVK-sė ( 4 mars 2002 – 17 mars 2004) Administrata e UNMIK-ut, sidomos Shtylla e Parė dhe e Katėrt, me ndihmėn e Zyrės Ligjore tė PSSP-sė kanė bėrė njė varg gabimesh qė kanė ndihmuar ardhjen e 17 e 18 marsit 2004. Do tė pėrpiqėm t’i numėrojė njė varg gabimėsh tė kėsaj periudhe.

       1. Gabimi i madh me pasoja tė shumta ka qenė tėrė procedura e hartimit tė Kornizės Kushtetuese e sidomos mėnyra e aprovimit tė saj pa koncenzusin e faktorit politik shqiptar. Defektet e saj janė parė qė nė ditėt e para tė konstituimit tė Kuvendit dhe organeve tjera politike, Qeverisė dhe Kryetarit. Sipas Kornizės Kushtetuese i tėrė pushteti legjislativ, ekzekutiv, sistemi i drejtėsisė dhe elementi i shtetėsisė (marrėdhėniet me jasht) janė tė koncentruara nė duartė e PSSP-sė. Korniza Kushtetuese ėshtė njė dokument qėllimisht konfuz, i thatė, me mangėsi tė shumta dhe i pėrgjithėsuar me qėllim.

        2. Gabim tjetėr i madh ka qenė edhe organizimi i « gjahut tė shtrigave » nė ish - pjestaret e UĒK-sė, gjoja pėr « krimet » e luftės mbi civilėt dhe atė mbi civilėt shqiptarė !!! Burgosja e pjesėtarėve tė UĒK-sė nga Tribunali i Hagės ka qenė dhe mbetet njė skandal politik qė nuk do tė mbulohet me asnjė dėshmi serioze gjyqėsore. Thėnė mė se buti, ai bėnė barazimin e ēlirimtarėve me pushtuesin. Tė kėsaj natyre janė edhe tė gjitha arrestimet, burgosjet, denimet e pjestarėve tė UĒK-sė mbi bazėn e deshmitarėve tė rrejshėm e tė motivuar politikisht. Shumė tė arrestuar, pasi janė mbajtur me muj tė tėrė nė burgje janė liruar nė mungesė tė fakteve. Janė liruar tė pafajshėm pa kurfarė dėmshpėrblimi. Sipas cilit standard ėshtė bėrė kjo ? Kush duhet ta plotėsoi kėtė standard ?

       3. Tjetėr hap i gabuar i mekanizmave tė fuqishėm (kėtu nuk ishte faji i UNMIK-ut i cili ėshtė detyruar ta pranojė), ka qenė pranimi i ndryshimit tė kufijve tė Kosovės, pa pėrfillur vullnetin e qytetarėve tė saj. Sipas Kornizės Kushtetuese kufijtė e Kosovės ishin tė pandryshueshėm, madje sipas dokumentit nė fjalė tė pa ndryshushėm ishin edhe kufijtė e komunave. Kur Kuvendi i Kosovės votoi Rezolutėn pėr mos ndryshimin e kufijve tė Kosovės, PSSP-sė iu imponua qė brenda pesė minutave tė shpallė tė pavlefshėm njė dokument qė ende nuk kishte fuqi ligjore. Kėshtu PSSP-ja shpalli tė pavlefshėm njė seancė debati tė Kuvendit tė Kosovės. Nuk do mend se e tėrė kjo u bė pėr t’i kėnaqur kėrkesat e qeveritarėve serbė tė Beogradit, Ēoviqit dhe Koalicionit serb « Kthimi ».

        4. Rregullorja 2002/2 (pėr privatizim), mėnyra se si ėshtė imponuar Institucioneve tė Kosovės, vetėm pėr tė dhėnė pelqimin, sipas ofertės « le ose merrė ». Nėse e le, merrė pėrgjegjėsinė e mos zhvillimit ekonomik, nėse e merr nuk e di ēka po merr dhe si do tė zhvillohet procesi. Qeveria u detyrua tė pranojė procesin e privatizimit si njė tė keqe mė tė vogėl se sa ta refuzonte. Zhvillimet qė filluan nė fund tė vitit tė kaluar treguan se procesit tė privatizimit po i vėheshin pengesa me kėrkesėn e Beogradit dhe pėrkrahėsve tė tyre nė Shtyllėn e Katėrt dhe AKM. Zhvillimet e fundit tė bėjnė tė kuptosh se fillimi me bujė (tepėr senzacional) pa ndonjė rezultat ka prejudikuar ketė qė po ndodh tani – pengimin e privatizimit me kėrkesėn e Beogradit.

      5. Kur Qeveria kėrkoi nga Kuvendi qė Ligjet diskriminuese serbe tė pas vitit 1989 tė shpalleshin ligje qė nuk prodhojnė efekte juridike nė Kosovė ose tė shpallen tė pa vlefshėm pėr Kosovėn, kur Kuvendi i Kosovės e aprovojė kėtė, PSSP-ja e shpalli tė pa vlefshėm vendimin e Kuvendit. Ndoshta tė gjitha veprimet e organeve (institucioneve) tė ndryshme gabuan (AKM-ja, Qeveria, Kuvendi), por gabimi mė i madh ėshtė bėrė nga PSSP-ja i cili mori vendim pėr t’i rehabilituar ligjet diskriminuese serbe qė pėr vite kishin shkaktuar padrejtėsi, dhunė, konflikte, luftė tė armatosur deri edhe spastrim etnik. Kjo nuk ka guxuar tė ndodhė. PSSP-ja do tė duhej tė shpejtonte nėnshkrimin e ligjeve tė aprovuara nga Kuvendi i Kosovės.

       6. Pėr pesė vjet UNMIK-u nuk ka stimuluar (pėrkundrazi ka penguar), zhvillimin ekonomik, me sistemin e doganave ka diskriminuar prodhimin vendor, ka destimuluar investitorėt vendorė dhe tė huaj, ka stimuluar prodhimet e vendeve fqinje me perjashtim tė Shqipėrisė. Kjo ka bėrė qė zhvillimi ekonomik tė jetė tepėr individual, me rrezik dhe i ngadalshėm. Kjo ka bėrė qė shkalla e papunėsisė tė jetė e madhe. Vendi me shkallė tė papunėsisė kaq tė madhe nė ēdo kohė i ka tė gjitha predispozitat pėr shpėrthime sociale, pėr protesta dhe revolta. Revoltat zakonisht janė spontane me pretekste sociale dhe politike ku zakonisht ka ekspozim edhe tė dhunės. Kudo ku ka spontanitet mundėsit pėr tė degjeneruar revolta nė dhunė tė qėllimshme pėr destabilizim politik tė organizuar nė dėm tė revoltuesve ėshtė i mundshėm. Kosova ėshtė vend i pėrshtatshėm pėr nderhyrje tė lehta nga jashtė. Intelegjent serviset, edhe ato me disponim armiqėsor ndaj qytetarėve shumicė tė Kosovės, me qėllim destabilizimi politik, me qėllim frike e pasigurie, kanė pasur dhe kanė hapsirė tė lirė veprimi. Pasojat e mos zhvillimit ekonomik dhe pengesat pesėvjeēare tė kėtij moszhvillimi do tė shkaktojnė bume tjera sociale. Si dhe kush do t’i pėrthekon kėto zhvillime sociale ėshtė vėshtirė tė parashikohet. Ndoshta po projektohen largime masive tė tė rinjve shqiptarė nga Kosova ! Evropa mund te verrshohet nga njė lum njerėzish tė pa punė e tė pa pėrspektivė.

      7. Pėr pesė vjet administrata e UNMIK-ut dhe njė pjesė e madhe e administratės vendore ka udhėhequr njė politikė diskriminuese ndaj pjestarėve tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės. Kjo ka arritur deri nė atė shkallė sa shumė pjestarė tė luftės ēlirimtare kanė qenė tė shrenguar ta fshefin pjesėmarrjen e tyre nė UĒK. Nė disa raste, kur edhe mė marrėveshje ka qenė paraparė me pėrqindje inkuadrimi i pjesėtarėve tė UĒK-sė, siē ka qenė rasti me SHPK-nė, mė vonė ėshtė bėrė njė diferencim nė avansim (gradim) deri edhe nė largim nga puna. Me njė fjalė, gjatė kėtyre viteve nė Kosovė janė ndier mė tė huaj, mė tė harruar mu ato kategori qė kanė pėsuar pėr dekada tė tėra nga regjimi i huaj nė Kosovė. Kjo, nė Kosovė ndodhė pesė vjet pas luftės ēlirimtare, ku vlera nacionale kėrkohet tė mohohet. Nė tė njėjtėn kohė, nė fushatėn pėr President tė SHBA-sė konsiderohet pikė e dobėt nėse kandidati pėr President ka tentuar ti ikėn shkuarjes nė Luftėn e Vietnamit. Pse shqiptarėt e Kosovės duhet ta mohojnė pjesėmarrjen nė Luftėn Ēlirimtare edhe kur ju nevojitet njė ndihmė sociale?! Cili popull i qytetėruar do ta duronte me kėtė zemėrgjėrėsi kėtė nėpėrkėmbje tė njerėzve qė sollen ndryshimet shoqėrore nė Kosovė?

       8. Qė pesė vjet administrata ndėrkombėtare nė Kosovė nuk ka arritur tė ndėrtojė njė sistem tė ri tė drejtėsisė, profesional, tė aftėsuar pėr rrethana tė reja, nė rrethana tranzicioni, tė papolitizuar dhe tė pavarur. Nuk ka ndėrtuar sistem professional tė sigurisė, tė pavarur dhe tė papolitizuar tė aftė pėr tė vepruar shpejtė e guximshėn si kėrkohet nė vendet postkonfliktuoze. Institucionet vendore qė pesė vjet janė lėnė larg ēdo kontributi pėr tė ngritur nivelin e sundimit tė ligjit e tė sigurisė. Tė fuqishmit nuk i nėnshtrohen asnjė ligji. Me njė komandė mė tė mirė, mė tė vendosur tė SHPK-sė, gjatė revoltės sė 17 e 18 marsit, pėrmasat e dhunės nuk do tė arrinin shkallėn e rrezikshmėrisė qė ka ndodhur (ndoshta nuk do tė ndodhte fare dhuna). TMK-sė po t’i besohej mbrojtja e siguria e kishave dhe e manastireve serbe ( kohė mė parė ka kėrkuar detyra shtesė), nuk do tė ndodhte sulmi mbi kėto objekte fetare. Ato gjatė 17 e 18 marsit 2004 ishin tė pa mbrojtura. Kush duhej t’i mbronte ato? Pse nuk u mbrojten me 17 e 18 mars 2004?

       9. Qė pesė vjet administrata e UNMIK-ut, nuk ka bėrė pėrpjekje serioze pėr tė integruar serbėt e Kosovės nė administratėn ndėrkombėtare, t’i pranojnė ligjet dhe Rregulloret e kėsaj administrate, nuk ka arritur t’i sjell nė institucionet e bashkėqeverisjes ( e kam fjalėn pėr kohėn e para zgjedhjeve tė vitit 2001). Gjatė gjithė kėsaj kohe liderėt e shqiptarėve kanė pranuar ēdo privilegj qė ndėrkombėtarėt e kanė kėrkuar pėr serbėt e Kosovės nė tė gjitha fushat, deri dhe diskriminimin pozitiv, jo vetėm nė Kuvendin e Kosovės. Gjatė kėsaj kohe jo vetėm qė nuk janė zhbėrė institucionet paralele serbe, por gjatė dy viteve tė fundit vetėm sa janė bėrė mė tė fuqishme. Fatkeqėsisht kjo jo vetėm qė ėshtė bėrė nė prezencėn e administratorėve tė UNMIK-ut, por kjo nė disa segmente tė shėrbimeve civile ėshtė ndihmuar e stimuluar nga ata. Institucionet paralele tė Serbisė janė duke vepruar nė tė gjitha segmentet e qeverisjes nė Kosovė. Nė Kosovė gjatė kėsaj kohe ėshtė bėrė ekspriment “pėr ndėrtimin e shtetit ligjor pa obligime pėr njė pjesė tė qytetarėve”?!

       10. Qė pesė vjet UNMIK-u nuk ka arritur tė shtrijė pushtetin e sigurisė nė tėrė hapsirėn territoriale, nuk ka arritur tė sigurojė tėrėsinė e kufijėve tė Kosovės. Ka lejuar krijimin e shumė enklavave ku janė barikaduan shumė kriminel tė luftės qė vepruan dhe destabilizuan disa herė situatėn politike e tė sigurisė nė Kosovė. Bandat kriminale serbe edhe pesė vjet pas luftės ushtruan dhunė dhe shkaktuan dhjetra vrasje mbi qytetarėt shqiptarė dhe paqėrujtėsit ndėrkombėtarė. Vrasja mė makabre ėshtė ajo e 16 marsit 2004, kur tre fėmijė shqiptarė u varrosėn pėr se gjalli nė ujin e akullt tė lumit Ibėr, nė lumin qė ndan qytetin e Mitrovicės dhe njė pjesė tė Kosovės Veriore. As pas pesė vjetėsh, UNMIK-u nuk arriti t’i trajtojė qytetarėt e Kosovės me barazi e drejtėsi, pa diskriminim e privilegje.

       Kėto janė disa nga gabimet e administratorėve tė ndryshėm tė UNMIK-ut (qė punuan nėn firmėn e OKB-sė), gabime qė pėr pesė vjet prodhuan pakėnaqėsi tė natyrave tė ndryshme dhe qė quan nė protesta tė shumta e sė fundi edhe nė njė revoltė tė dhunshme. Natyrisht, dhuna duhet tė denohet, pasojat duhet tė riparohen, por duhet tė punohet edhe nė eliminimin e shkaqeve tė arsyshme tė protestave tė ligjshme.


III

CILA ĖSHTĖ PĖRGJEGJĖSIA E VENDORĖVE NĖ NGJARJET E 16, 17 e 18 MARSIT 2004


     “Populli francez… shumė kohė ėshtė pėrkulur me servilizėm, duke shpresuar pėr kohė mė tė mira; pėr secilin Luigj ka valėvitur me brohori flamujt; u ka derdhur me dorė nė zemėr tė dhjeta e djersė feudalėve dhe Kishės; por sa mė shumė pėrulej, aq mė e rėndė i bėhej shtypja, aq mė dėrrmuese bėheshin taksat”. -Stefan Cvajg:“Mari- Antuaneta” f-215, Tiranė 2001

     Pėrgjegjėsia e liderėve politikė, e institucioneve, e shoqėrisė civile dhe e mediave vendore pėr revoltėn e 17 e 18 marsit 2004 do tė ishte e madhe sikur mos tė amnestoheshin nga pengesat, kufizimet ligjore dhe administrative tė vėra nga UNMIK-u, nė njėrėn anė dhe rezervimet e pakufizuara qė UNMIK-u kishte ruajtur pėr vete (edhe pa nevojė), nė anėn tjetėr. Por, megjithatė, pėrgjegjėsia e partive politike, e udhėheqėsve tė institucioneve tė dalura nga vota e lirė e qytetarėve tė Kosovės, e shoqėrisė civile qė kėrkon pushtet pa investim e angazhim, e mediave elektronike e tė shkruara, e intelektualėve dhe e studentėve, e gjithė qytetarėve tė Kosovės ėshtė e madhe dhe e shumanshme nė kėto ngjarje e pėr kėto ngjarje. Tė gjithė nė forma tė ndryshme, me shkallė tė ndryshme tė pėrgjegjėsisė e tė papėrgjegjėsisė, me heshtje, me nxitje, me inercion e qyqarllek, me menjanim e pa interesim, me injorim e pėrbuzje, me mohim e antivlerė kemi kontribuar nė shtimin e pakėnaqėsisė popullore deri nė revoltė qytetare tė pa kontrolluar e tė degjeneruar.

        Tė gjithė kemi qenė tė paaftė e jo dinjitoz pėr tu bėrė artikulues e bartės tė interesave tė qytetarėve tanė pas luftės ēlirimtare. Ne, jo vetėm qė nuk kemi arritur tė krijojmė vlera tė reja pas vititi 1999, por vlerat e luftės ēlirimtare i kemi mohuar duke lejuar pėrditė para syve tanė tė pėrdhoseshin nga sabotatorėt dhe bashkėpunėtorėt tradicional tė armikut. Nė kėto veprime tė ndyra, kriminele dhe qyqare kanė qenė dhe janė tė implikuar edhe liderė politikė dhe institucional nė jetėn tonė politike, publike, publicistike, gazetareske si edhe nga e ashtuquajta shoqėri civile. Se kush ka vapruar tė kjo e ajo zyrė pėr tė dezinformuar me gojė e shkrim, brenda dhe jashtė atdheut pėr “krimet” a “uzurpimet” e “kryera” nga pjestarėt e UĒK-sė. Ka pasur edhe akuza si kjo: “ Ata na e kanė marrė pushtetin me dhunė” ?! Pas pesė viteve secili e sheh se informatorėt “modern” s’kanė bėrė gjė tjetėr veēse kanė “pėshtyrė pėrpjetė”.

         Pas luftės ēlirimtare nė jetėn politike e publike ka shumė paradokse. Paradoksi kryesor ėshtė se: pas luftės ēlirimtare nė qershorin e vitit 1999 nė vend qė tė bėhej njė rirreshtim i ri nė organogramin e organizmit politik, kjo u bė vetėm pjesėrisht. Shumė parti politike do tė vazhdojnė mė tė vjetrėn edhe pse ndonjėra nga ato jo vetėm qė nuk kishte kontribuar, por drejtues tė saj tė nivelit tė lartė nė shumė raste kishin sabotatuar dhe denigruar ēdo pėrpjekje tė shqiptarėve pėr ēlirim e bashkim kombėtar. Segment tė veēantė tė kėtyre partive politike kishin organizuar dhe udhėhequr njė luftė speciale, kishin bėrė kėrkesė pėr ndėrprerje tė luftės ēlirimtare, kishin kėrkuar dhe organizuar dorėzimin e armėve armikut. Aty kėtu edhe kishin zhbėrė formacione tė tėra ushtarake tė UĒK-sė. Kjo kishte ndodhur nė disa pjesė tė Dukagjinit. Disa nga kėta sabotatorė, pas luftės nga udhėheqės tė lartė politikė do tė quhen “komandant” tė “lavdishėm”, “legjendarė” tė UĒK-sė dhe deri nė “heronj” mė tė “mėdhenj” tė kombit? Veprimet e tilla janė “pėrpirė” (janė duruar skajshmėrisht), nga luftėtarėt e lirisė, nga ata qė i kishin parė duke ikur me bisht ndėr shalė “komandantet” e “mėdhenj” tė UĒK-sė, janė heshtur pėr hirė tė proceseve pozitive, por ata nuk janė ndalur dhe nė kontinuitet kanė shtuar pakėnaqėsinė e ēlirimtarėve, tė rinjėve e tė papunėve deri nė revoltė. Pėr kėtė revoltė kemi kontribuar tė gjithė nė Kosovė dhe tani askush nuk ka guxim ta marrė hisėn e vet tė “patatės tė nxehtė”. Tė gjithė po luajnė ping - pong politik. Edhe B. Kushneri nė librin e tij i akuzon kosovarėt pėr mos funksionimin e autonomisė substanciale. Anipse, nė pjesė tė veēanta ėshtė mjaft kontraverz. Pėr shembull, kur flet pėr Rugovėn e quan : “pacifist dhe revolucionar, luftar tė madh dhe qyqar”, epitete qė nuk mund tė shkojnė sė bashku, ose ėshtė pacifist dhe revolucionar, luftėtar i madh ose qyqar. Por, ndoshta kėtu ka edhe cinizėm tė hollė qė ne shqiptarėt nuk e kapim lehtė.

       Nuk qėndron problemi pse partitė politike nuk ndryshuan programin politik, por pse nuk arritėn tė bashkohen rreth vlerės kulmore kombėtare tė fundshekullit XX – luftės ēlirimtare tė UĒK-sė. Ato (gjithnjė ndonjėra), pas luftės ēlirimtare u organizuan, hartuan plane dhe programe, morėn vendime pėr tė krijuar dosje e « dėshmi », pėr pėrfaqėsuesit politikė dhe ushtarak tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės. U organizuan dhe vepruan nė forma tė ndryshme pėr tė denigruar emrin dhe veprėn e UĒK-sė. Duke bėrė “vepra” “atdhetare” pas kohe. Kjo kategori njerėzish, nė vend qė pas luftės tė merreshin mė ndėrtimin dhe rindėrtimin e vedit tė shkatėrruar nga lufta, nė vend se tė merreshin mė hartimin e aktakuzave pėr kriminelėt serbė tė luftės, nė vend qė t’i ngritnin vlerat e luftės ēlirimtare, ata u bėnė ndjeksit kryesorė tė ēlirimtarėve pėr t’i dėrguar ata deri nė Hagė. Rezultati i tėrė kėsaj ėshtė se nė Tribunalin e Hagės pėr Luftėn nė Kosovė janė sa serbė aq edhe shqiptarė. Pėr tė qenė paradoksi edhe mė i madh, tė gjithė akuzohen pėr krimet mbi civilėt shqiptarė?! Ironi e shekullit?!

         Ata qė u morėn me kėto punė tė pista, fillimisht dėshironin qė mė ndihmėn e UNMIK-ut, tė KFOR-it dhe tė pėrfaqėsive diplomatike t’i eliminonin kundėrshtarėt politikė, me njė fjalė, pėrfaqėsuesit politik dhe ushtarak tė UĒK-sė. Kėtė e bėnin pėr tė siguruar “sundimin” e tyre, pėr tė plaēkitur e kontrabanduar kėshtu si po veprohet qė pesė vite nė Kosovė. Ata po tė mendonin e vepronin shqip, do tė duhej t’i thonin UNMIK-ut qė mos tė kalonte mandatin e misionit tė tij as nė kohė e as nė hapsirė, por tė ushtronte me vendosmėri mandatin e tij nė kohė e hapėsirė pėr tė vendosur sundimin e rendit dhe tė ligjit. Kėtu qėndron interesi jetik i tė gjithė qytetarėve tė Kosovės. Jo, ata shpejtė do ta fusin “llugave” apo “bungajave” policinė dhe sistemin e drejtėsisė sė UNMIK-ut dhe jo vetėm atė.

       Misionet e tilla tė OKB-sė ėshtė hera e parė qė e shtrijnė mandatin e tyre kaq thellė (jashtė mandatit tė tyre), si vepruan nė Kosovė. Anipse askund nė botė, Misionet e OKB-sė nuk kanė hasur respekt e mikėpritje tė sinqert dhe me naivitetin e fėmiut si nė Kosovė. Misionet e ngjajshme paqėsore tė OKB-sė vetėm nė Kamboxhė kanė tentuar tė shtrijnė mandatin e tyre para se tė shkonin aty. UNMIK-u, nė Kosovė ėshtė dashur ta shtrijė mandatin e tij pas qershorit tė vitit 1999. Ai nė Kosovė ka dėshtuar edhe nė mandatin e tij. A thua ka dėshtuar apo nuk ka “arritur” t’i zbardhė pistat e kėrkuara me paramendim tė krimit?! Unė, nuk dua tė besojė dhe nuk besojė se kjo ėshtė politikė e UNMIK-ut, politikė e atyre me tė cilėt ishim aleat nė luftėn ēlirimtare, nė luftėn kundėr totalitarizmit, nė luftė pėr tė krijuar njė realitet demokratik ku do tė sundojė drejtėsia, rendi dhe ligji. A mund tė jenė kundėr rendit e ligjit, kundėr demokracisė ata qė pa kursyar asgjė, as jetėn dhe familjen, luftuan pushtuesin totalitar, i cili sundonte nė Kosovė pa rend dhe ligj? Kosovės, qytetarėve tė saj si ujė, buka e ajri ju duhen rendi, ligji dhe demokracia.

       Papėrgjegjėsia e liderėve politikė (tė njė krahu), kishte filluar para lufte, ajo vazhdoi gjatė luftės dhe nuk u ndėrpre as pas saj. Pas vendosjes sė Misionit tė OKB-sė tė quajtur UNMIK dhe emėrimit nė krye tė kėtij Misioni tė z. B. Kushner, ky i fundit do t’u thoshte liderėve tė atėherėshėm: “Nėse formoni njė Qeveri tė pėrbashkėt, nėse edhe LDK-ja hyn nė QPK, ai nga pozita e PSSP-sė do ta pranonte atė”. Ai tha kėto fjalė edhe nė prezencėn e ambasadorit tė SHBA-sė, z. Riēard Hollbruk. Kjo do tė thoshte se ai e kishte mbėshtetjen politike pėr njė vendim qė shkonte nė interesin e Kosovės. Por, LDK-ja e udhėhequr nga z. Rugova nuk deshi tė pranojė kėtė ofertė qė e obligonte edhe Marrėveshja e 23 shkurtit ( qė ishte arritur nė Rambuje), tė cilėn e kishte nėnshkruar. Pasojat e asaj papėrgjegjėsie i shohim edhe sot, gati pesė vjet pas. Jam i bindur se po tė ndodhte ajo mrekulli (pjesėmarrja e tė gjithėve nė QPK), atėherė, pozicioni i Kosovės do tė ishte tjetėr. Kosova do tė ishte shtet i pavarur. Nuk ndodhi bashkimi nė qeverisje, nuk ndodhi as formalisht shteti i pavarur dhe sovran i Kosovės! Me Rugovėn dhe formėn si udhėheq ai, nė Kosovė nuk do tė ndodh kurrė mrekullija.

       Kėto qė u than mė lartė e kanė kuptimin e vet se papėrgjegjėsia e ftoftėsia politike e publike tė njė pjesė e lidershipit kosovarė muk ėshtė e re, ajo nuk daton vetėm gjatė e pas 17 e 18 marsit 2004. Pėr revoltėn e 17 e 18 marsit 2004 askush nuk mund tė amnestohet nga pėrgjegjėsia apo papėrgjegjėsia, veēse shkalla e tyre varet nga pozita politike dhe publike qė kanė nė shoqėrinė kosovare. Nė njė vend qė janė mbajtur njė varg zgjedhjesh nė nivele tė ndryshme, nė kuadėr tė partive politike, janė mbajtur tri palė zgjedhje tė lira (dy herė pėr pushtetin lokal dhe njė herė pėr Kuvendin e Kosovės), janė organizuar dhe udhėhequr nga OSBE-ja dhe janė vlerėsuar pozitivisht nga tė gjithė, janė pėrcjellur nga mediat e shkruara dhe elektronike, janė monituruar edhe nga OJQ-tė, nga tė gjithė janė dhėnė vlerėsime pozitive, ndaj askush nga kėta nuk mund t’i ik pėrgjegjėsisė. Sa herė, edhe si qytetarė i afrohesh kutisė sė votimit merr e jep pėrgjegjėsi, se aty (nė votim) tė gjithė janė tė barabartė. Pas 16, 17 e 18 marsit tė gjithė janė tė pakėnaqur mė lidershipin, si vendor ashtu dhe ndėrkombėtarė. Askush nuk e pranon pėrgjegjėsinė apo papėrgjegjėsinė e tij. Secili vrapon t’ia hudhė fajin tė tjetri. Ndonjėri merr guxim tė akuzojė tjetrin qė shfaq mendimin lirshėm dhe jo vetėm pėr ngjarjet e fundit.
       Pas marsit 2004, gjithēka ėshtė ndryshe. Te shpresojmė se do tė ndodhin ndryshime pozitive nė mendime e veprime.

       Faji nė demokraci nuk ėshtė jetim. Ai nuk shitet e as nuk blehet. Ai ėshtė aty ku ėshtė pėrgjegjėsia mė e madhe e papėrgjegjėsia mė e vogėl. Tė ata qė “marrin dardha sa duan vet” se ligji nuk i ndjek. Revolta e 17 dhe e 18 marsit duhet tė na detyrojė t’i vėjmė gishtin kokės, sa herė tė na jepet mundėsia tė zgjedhim, si brenda pėrbrenda partive politike ashtu edhe nė zgjedhjet vendore apo tė pėrgjithėshme. Nė zgjedhjet qė kemi pėrpara, mos tė lejojmė tė na pėrseriten tė shkuarat, mos tė japim mesazhe iluzore si nė tė kaluaren se “shqiptarėt nuk janė tė gatshėm tė sakrifikohen pėr pavarėsi”.
        Liderėt e partive politike, pas zgjedhjeve tė tetorit 2001, me ndėrmjetėsimin e faktorėve relevant ndėrkombėtarė, nėnshkruan marrėveshjen pėr bashkėqeverisje. Nga kjo marrėveshje dolen Institucionet e Kosovės qė ligjėrisht quhen: IPVQ (Institucionet e Pėrkohshme tė Vetqeverisjes nė Kosovė). Nėse shikojmė ēka doli nga kjo marrėveshje, kush pėrfitoi, del se kryetari i LDK-sė, qė e fitoi postin edhe tė kryetarit tė Kosovės, u mjaftua me pozitėn e re dhe nuk pranoi asnjėherė tė takohej me liderėt tjerė, nėnshkrues tė marrėveshjes, pėrveē kur nė raste tė veēanta i ftonin ndėrkombėtarėt pėr tė ngrėnė ndonjė darkė apo nėnshkruar ndonjė deklaratė. Rugova nuk pranoi as edhe njė herė tė bisedonte me pesėshen vendore, pėr tė parė nėse po funksiononin institucionet e marrėveshjes, si po realizohej Programi i Qeverisė, si po funksiononte Kuvendi i Kosovės, cili ishte niveli i sigurisė kombėtare, ē’sistem i drejtėsisė po ndėrtohej, si po funksiononte rendi dhe ligji, si po ecte zhvillimi ekonomik, si po realizohej procesi i privatizimit, si po zhvillohej dhe funksiononte pushteti lokal (ku partia e Rugovės qeverisė nė shumicėn e komunave), se si po realizohej procesi i kthimit tė tė zhvendosurėve, si tė bashkohej Kosova Veriore e qyteti i Mitrovicės me pjesėn tjetėr tė Kosovės, se nėse Kosovės i duhej njė platformė e pėrbashket pėr realizimin formal tė pavarėsisė etj.etj. Jo, jo, asgjė nga kėto nuk i interesuan kryetarit tė LDK-sė. Atij i mjaftonin pozicionet qė kishin zėnė njerėzit e tij nė ekzekutivin qendror dhe ato tė komunave. Pse rrugėt ndėrtoheshin e prisheshin pėr ēdo vjet nga taksat e tatimpaguesve kosovarė, kryetari nuk merakoset. Ai edhe formalisht ėshtė “Kryetar” i Kosovės pėr tė sunduar nė Pallatin “privat” nė Velani.

       Pėr ngjarjet e 17 e 18 marsit 2004, partitė politike kanė pėrgjegjėsitė e tyre nė bazė tė peshės politike qė kanė nė institucionet qendrore dhe nė qeveritė lokale. Se paaftėsia pėr tė qeverisur, pėr t’i zgjidhur hallet dhe kėrkesat e qytetarėve, moskumunikimi me kulturė e njerėzi me qytetarėt, diferencimet primitive, arroganca e qeveritarėve, keqpėrdorimet e shumta tė mjeteve financiare e taksat e tatimpaguasėve, mos funksionimi i ligjeve, gjatė pesė viteve tė shkuara, veē e kanė grumbulluar pakėnaqėsinė. Ėshtė pėrgjegjėsi e partive politike pse janė shkėputur nga hallet e qytetarėve, nuk e kanė pėrcjellur kumunikimin e pėrfaqėsuesve tė tyre me qytetarėt, nuk i kanė ndėgjuar ankesat e qytetarėve pėr qeveritarėt lokalė, pėr arrogancėn dhe fodulizmin e tyre. Ngjarjet e fundit treguan se shumica e tyre nuk kanė ndėrtuar kurfarė raportėsh me qytetarėt. Qytetarėt ka kohė qė kanė protestuar, ka kohė qė kanė parashtruar kėrkesa, por as vendorėt e as ndėrkombėtarėt nuk kanė dashur t’i dėgjojnė hallet dhe kėrkesat e tyre. Si rezultat i qeverisjes sė keqe dhe i mos komunikimit normal mė qytetarėt, papėrspektiva e tyre pėr punė e ardhmėri, mos prekja e halleve tė qytetarit, injorimi i tyre ka krijuar terren pėr pakėnaqėsi, pėr protesta, pėr revoltė qytetare.

       Ka mjaftuar njė shkas si shkėndijė dhe ai erdhi, mė 16 mars pėr t’i kaluar edhe kufijtė e revoltės sė dhunshme. Lidershipi kosovar nuk guxon tė dalē i palagur nga kjo situatė.

       Cilado parti politike qė nuk respekton programin politik, statusin si dokument normativ, qė nuk respekton organet e saj : kuvendin, kėshillin e pėrgjithshėm, drejtues apo kombėtar, qė nuk ka kryesi dhe nuk institucionalizon jetėn e partisė, ajo apo ato parti nuk do tė organizojnė institucione tė pėrgjegjėshme, efikase, transparente dhe demokratike. Nuk do tė ndėrtojnė shtet ligjor, ku sundon rendi, ligji dhe siguria qytetare. Institucionet nė Kosovė nuk udhėhiqen nga partitė politike, ato drejtohen nga klane e grupe tė caktuara interesi. Ata qė tėrė jetėn kanė qenė tė korruptuar politikisht, nė rrethana tė tilla do tė jenė tė korruptuar edhe financiarisht. Prandaj, ato, nuk guxojnė tė dalin e tė komunikojnė me qytetarėt e tyre, se ata nuk kanė qenė e as janė artikulues tė kėrkesave tė tyre.

        Despotizmi, autokracizmi, autoritarizmi i liderėve politikė apo institucional nė Kosovė nuk ushqehen vetėm nga servilizmi, poltronizmi e barra e se kalurės, por edhe nga mbėshtetja qė autoritarėt marrin nga mekanizma zyrtarė, administrativė, politikė e diplomatikė tė vendeve tė fuqishme demokratike tė botės perėndimore. Nga mekanizma qė kanė pasur e kanė pėrgjegjėsinė e demokratizimit tė partive politike, nė ndėrtimin e demokracisė sė brendshme, brenda partive politike. Gjatė pesė viteve tė shkuara pak ėshtė punuar e mė pak ėshtė investuar me donacione tė ndryshme pėr tė ndihmuar demokratizimin e partive politike, nė funksionimin e tyre si institucione politike, si bazė pėr ndėrtimin e jetės institucionale nė Kosovė. Nė anėn tjetėr, ėshtė investuar shumė nė ndėrtimin e shoqėrisė civile e cila ėshtė treguar e zonja pėr tė thithė donacione, por ndikimi i saj nė ndėrtimin e jetės institucionale ka qenė e vazhdon tė jetė minor.

        Ndėrkombėtarėt vazhdojnė tė ushqejnė autoritarizmin e vendorėve (gjė qė nuk e bėjnė nė vendet e tyre), se ata nuk e preferojnė rrugėn e gjatė, ata kėrkojnė rrugėn e shkurtėr. Ata dėshirojnė tė kryjnė punėn e tyre pa u djersitur.

 Cila ėshtė pėrgjegjėsia e institucioneve tė Kosovės ?

       Po ta shikojmė Korrnizėn Kushtetuese, dokumentin bazė me tė cilėn qeveriset Kosova, institucionet e Kosovės kanė vetėm pėrgjegjėsi (shih kapitullin e V-tė) nė disa sfera. Kanė tė drejtė tė japin pelqimin e tyre (shih kapitullin VIII-tė) , por as kjo nuk ėshtė e domosdoshme tė merret. Nė anėn tjetėr PSSP-ja me katėr shtyllat ( dy tė OKB-sė e dy tė BE-sė), tė ndihmuara nga Zyra Politike dhe Zyra Ligjore e PSSP-sė, qeverisin “de facto” dhe “de jure”. Ato i kanė kompetencat dhe pėrgjegjėsitė e legjislativit dhe tė ekzekutivit nė Kosovė. Ėshtė edhe njė e vėrtetė tjetėr. Administrata e lartė e UNMIK-ut qė nga formimi i IPVQ-ve, nė asnjė rast dhe asnjėherė nuk ka pasur mirėkuptim e besim tė vendorėt. PSSP-tė dhe Shtylla e Parė e UNMIK-ut, kanė pasur raporte mė tė thella e mė tė besueshme me Ēoviqin dhe sistemin e drejtėsisė e tė sigurisė sė Serbisė se sa me drejtuesit e IPVQ-ve. Rezultat i atij bashkėpunimi kanė qenė arrestimet e denimet e ish - drejtuesve tė UĒK-sė nė Kosovė dhe nė Hagė. Kėtė duhet parė si dobėsi tė UNMIK-ut dhe paaftėsi tė krerėve tė institucioneve tė Kosovės (IPVQ-ve), tė cilėt nuk kanė qenė kooperues mes veti pėr t’i harmonizuar kėrkesat e tyre tė programuara dhe kėmbėngules e tė vendosur nė kėrkesat e tyre nė raport mė UNMIK-un.


KUVENDI I KOSOVĖS


         Sipas Kornizės Kushtetuese, tė Kreut tė 9 - tė saj, pjesės sė parė, Paragrafi 9.1.1 shkruan: “ Kuvendi i Kosovės ėshtė institucini mė i lartė pėrfaqėsues dhe ligjvėnės i vetėqeverisjės sė pėrkohshme tė Kosovės”. Nga kjo shihet se Kuvendi i Kosovės ka autonomi tė plotė nė sjelljen e ligjeve. Shumė pengesa e kufizime qė kanė qenė publike e transparente pėr opinionin, Korniza nuk i arsyeton. Pengesat qė kanė ardhur nga PSSP-ja dhe deputetet e Koalicionit “Kthimi”, tė cilėt vazhdimisht kanė bėrė pėrpjekje pėr tė penguar aprovimin e ligjeve, nuk kanė mbėshtetje nė Korrnizė. Kėto pengesa i kanė lėnė pasojat e tyre, por nė kėtė pjesė nuk do tė flasim pėr to. Kėtu do tė flasim pėr pengesat qė i kanė ardhur punės sė Kuvendit nga drejtuesi i tij, nga kufizimi i sė drejtės pėr tė debatuar nga dembelia dhe paaftėsia pėr tė punuar, nga pagjakėsia pėr tu marrė me tema tė nxehta, qofshin politike, ekonomike, sociale, tė arsimit, tė shėndetėsisė apo tė sferės sė sigurisė e tė drejtėsisė.
       Kur dihet sė edhe gjatė kėtyre dy viteve, nga koha e konstituimit tė Kuvendit, nė Kosovė kanė vazhduar tė pėrdoren tri e mė tepėr lloje tė ligjeve. Janė nė fuqi kėto lloje tė ligjeve :

Ligjet e aplikueshme tė para 23 marsit 1989 ;

Rregulloret e UNMIK-ut (nė disa fusha e vetėm nė njė pjesė tė Kosovės) ;

      Ligjet e aprovura nė parlamentin tonė dhe Nė fund tė vitit 2003 u pa se kishin mbetur edhe disa ligje serbe tė pas 23 marsit tė vitit1989.

      Pse ishin e mbeten nė pėrdorim kjo amalgamė e ligjeve, nuk ėshtė faji vetėm i Parlamentit. Parlamenti ynė ka faj se nė vend qė tė punonte se paku pesė ditė nė javė, ai, punoi edhe mė pak se njė herė nė javė e me pushime tė stėrzgjatura. Projektligjet, Parlamenti nuk ėshtė dashur t’i pres vetėm nga Qeveria. Nė sezonin e fundit u pa se ato mund tė sillen nė Kuvend edhe nga njė apo mė shumė deputet, nga komisionet apo grupet parlamentare. Sigurisht ka edhe forma tė tjera tė hartimit tė projektligjeve. Kuvendi ka pasur mundėsi tė pakufizuara pėr aprovimin e njė legjslacioni standard, ndėrsa Qeveria si ekzekutiv ka pasur pengesa tė shumta dhe hapsirė tė kufizuar veprimi.

       Kuvendi i Kosovės, gjatė punės dy vjeēare, ka bėrė shumė gabime. Nė kėtė rast nuk dua tė flas pėr tė gjitha, por vetėm pėr ato qė kanė ndihmuar nė ngritjen e pakėnaqėsisė sė shtresave tė caktuara tė shoqėrisė kosovare.

      Pėr dy vite, Kuvendi i Kosovės i dalur nga vota e lirė e qytetarėve dhe kjo si rezultat i njė lufte ēlirimtare, nė asnjė rast nuk ėshtė bėrė artikulues i interesave tė atyre qė kontribuan dhe u flijuan pėr realitetin e ri nė Kosovė. Nuk arriti tė nxjerr as njė ligj pėr t’i mbrojtur njerėzit qė pėr pesė e mė tepėr dekadash kishin qenė tė viktimizuar nga pushtimi i egėr serb. Pėrkundrazi, ata, qė ishin tė pėrndjekur e tė diferencuar pėr pesėdhjetė vjet, ata qė kishin luftuar, e humbur gjymtyrė e pjesė tjera tė trupit, ata po ndjeken, etiketohen e diferencohen pėrseri. Udhėheqesit e IPVQ-ve (me ndonjė pėrjashtim tė vogėl), kurrė nuk e kuptuan dhe nuk do ta kuptojnė se si arriten tė ulėn nė karrikėn pushtetore, kush krijoi hapsirė pėr zgjedhje tė lira, pėr paqe dhe demokraci nė Kosovė.

      Kuvendi i Kosovės gaboi kur lejoi, Krytarin e Kuvendit dhe Kryetarin e Kosovės (e tė LDK-sė), pa marrė pelqimin e Parlamentit tė shkonin nė Vjenė nė emėr tė institucionave qė pėrfaqėsonin. Parlamenti nuk ka mundur tė ndalė asnjė indivit tė shkojė nė Vjenė apo kudo tjetėr, por ai ėshtė dashur, sė paku t’i thėrrasė nė pėrgjegjėsi tė papėrgjegjėshmit, pas kthimit nga Vjena. Askush nuk ishte kundėr bisedimeve, por pėr fillimin e tyre nuk ishin bėrė pėrgatitjet e duhura, nuk ishte arritur koncenzusi i brendshėm politik dhe nuk kishte vendosur Kuvendi i Kosovės. Nėse IPVQ-tė ishin formuar mbi bazėn e njė marrėrveshje ndėrpartiake, si shkurja pėr bisedime nė Vjenė dhe shumė ēėshtje tjera ėshtė dashur tė bėheshin mbi bazėn e asaj marrėveshje. Mbi bazėn e njė koncenzuesi ndėrpartiak.

KU E KAN HALLIN  EQREM ZINJĖT ?? I  MUNDON KOMPLEKSI I EDIPIT  

 

PUĒI  ME LULE

 

 

Shkruan: Jakup Krasniqi

 

            Ka kohė qė nė Kosovė dėgjohet pėr gjithėfarė “margaritarėsh” politikė. Njė i tillė kėto ditė na erdhi nga qyteti i lashtė, nga qyteti i Besės sė Madhe, nga qyteti i luftėtarėve tė mėdhenj tė kombit, nga qyteti i margaritarėve kombėtarė, nga Prizreni. Por, sa keq ėshtė kur njė qytet si Prizreni “qeveriset” nga Eqrem Zezi! “Margaritari” erdhi nga kryetari i Asamblesė Komunale, i njohur si urzurpator i pushtetit dhe i pasurisė komunale nė Prizren.

            E, cili na qenka ky “margaritar” i Eqrem Ziut ? Deklarata pėr “Puēin me lule tė Ministėr Krasniqit”! Kjo mė shtyri tė mendoj sesa dhe si e kupton filologu (mr. nga Pagarusha), fjalėn puē. Pėrshtypja e ime e parė ėshtė se Eqremi nuk e kupton fjalėn puē, prandaj e kėshilloj tė shfletojė Fjalorin e gjuhės sė sotme shqipe, ose tė shfletoj ndonjė enciklopedi serbe, se atė gjuhė ai e kupton mė mirė, se shqipja sikur i ėshtė bėrė gjuhė e huaj, e ftohtė dhe e largėt, e padenjė pėr “intelektualin” si ai. Vėni re, pėr kryetarin e Asamblesė Komunale tė Prizrenit, vendosja e Shtatoreve tė Dėshmorėve tė UĒK-sė nė Prizren ėshtė puē?! Vėrtetė, kush po bėn puē nė Prizren?
            Pyetja e parė qė duhet tė shtrohet nė kėtė rast ėshtė; Pse Eqrem Ziu i kthehet “puēit”- vendosjes sė shtatoreve tė dėshmorėve nė qytetin e Prizrenit pas gjashtė muajve? Pse kjo ndodhė pas vizitės qė njė personalitet i huaj i bėri qytetit tė Prizrenit? Vizitė kjo qė legalizojė arrogancėn dhe autokracinė primitive tė Kryezezit. Kjo zor tė jetė bėrė pa ndonjė Pazar ?! Cili do tė jetė ai pazar, koha do tė tregoi nėse e lejon Kryezezin. A mund tė lidhet ky pazar me Vjenėn dhe krimet, koorrupsionin, kontrabandėn etj., qė heshtėn nė Kosovė?! Apo ndoshta me diferencimet qė po ndodhin qe sa kohė nė Kosovė me ish- pjestarėt e UĒK-sė, diferencim qė po shtrihet deri edhe tė dėshmorėt e kombit?

            Ėshtė e ditur se Asambleja Komunale e Prizrenit nuk ka funksionuar mė tepėr se pesė muaj, qė nga vendosja e shtatoreve. Gjatė gjithė kėsaj kohe, Asambleja ka qenė jashtė loje dhe i tėrė pushteti ka qenė koncentruar nė duart e kryetarit e tė ekzekutivit qė kontrollohet nga Ziu. Kjo do tė thotė se, gjatė kėsaj kohe, qeveritarėt nė krye me Kryezezin kanė bėrė shumė shkelje tė ligjeve nė fuqi, kanė bėrė shumė uzurpime tė pasurisė komunale e qytetare nė Prizren.

            Ai pėr keqpėrdorime financiare e ka shfrytėzuar edhe 125 vjetorin e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit. Pėr kėto gjėra ai ėshtė dashur tė thirret nė pėrgjegjėsi nga tė plotėfuqishmit. Kjo nuk ndodhi?! Kjo do tė thotė se Ziu ka pasur edhe ndonjė konsultė me “fuqiplotėt” pėr Shtatoret e Dėshmorėve tė Kombit. Se ēka ėshtė biseduar prapa “perdeve” ne nuk e dimė, por diēka e keqe atje po zien. Shikuar mė thellė kėtė aktualizim dhe lidhja e ēėshtjeve tė shtatoreve mė Zėdhėnėsin e SHP tė UĒK-sė, ėshtė mė shumė se indikative.

            Ndoshta, kjo vjen edhe nga paaftėsia e “magjistrit” pėr tė qeverisur nė njė qytet me traditė e kulturė, nė njė qytet qė din tė vlerėsoj punėn dhe veprat e mira nga paudhėsitė e ligėsitė e tij. Nga pafuqia e tij pėr tė kundėrshtuar vendosjen e Shtatoreve tė dėshmorėve tė kombit nė vendet e tyre legale e legjitime nga qytetarėt e Prizrenit. Ai nuk don dhe s’mund tė pranojė qė Shtatoret u vendosėn nga qytetarėt e shumtė tė Prizrenit dhe rajonit pa vullnetin e tij. Ai dėshiron tė mohoj se gjoja ajo nuk ishte vepėr e qytetarėve, tė cilėt kohė mė parė kishin nėnshkruar njė peticion (nėnshkrues ishin 30.000 veta dhe mbahet i mbyllur nė sirtarėt e Kuvendit tė Kosovės), por vepėr e Ministėr Krasniqit.

            E personalizon me emrin e ish-zėdhėnėsit tė UĒK-sė, se ndjekja e ēlirimtarėve ėshtė bėrė modė dhe metodė e “drejtėsisė” sė Beogradit, tė instaluar nė Prishtinė, tė cilės i ka ndihmuar edhe vetė. Kjo “drejtėsi” ėshtė e instaluar edhe nė Kuvendin Komunal tė Prizrenit, tė udhėhequr nga Ekrem Ziu. Kjo “drejtėsi” nėse guxon, do tė bėj edhe turpin tjetėr tė madh, largimin e Shtatoreve tė Dėshmorėve tė kombit nga toka e tyre, pėr ēka ata dhanė edhe jetėrat. Ngritja e shtatoreve, qė nga vitet e Pasluftės Ēlirimtare ėshtė vepra mė madhore e arkitekturės sė Prizrenit pas Memorialit tė Lidhjes Shqiptare.

            Vėrtetė, nga njerėzit e tipit tė Ziut tė Prizrenit, askush nuk mund tė pres diēka tė mirė e tė ndershme, nga tė tillėt pritet dhe vijnė vetėm tė liga qė tradicionalisht i kanė ardhur popullit shqiptar nė Kosovė. Ata janė gatesė e njė brumi tepėr tė lig dhe dijnė tė konstruktojnė vetėm ligėsi. Nga sojsozėt e tillė, kombit dhe vendit tonė kurrė s’i kanė ardhur tė mira. Kujtoni legjendat shqiptare, tė ndėrtimeve ditėn e tė shkatėrrimeve natėn.

            Eqrem Ziu ėshtė plangprishės, i padinjitet pėr faktin se ai nuk din tė vlerėsojė vlerėn kulmore tė popullit tė vet – Luftėn Ēlirimtare. Ai nuk ka guxim as njerėzor, e as intelektual tė vlerėsoi e ēmoi sakrificėn e bashkėkombasėve tė tij pėr liri, shtet tė pavarur dhe demokraci, pse ai nuk guxoi mė kohė tė rreshtohej pėrkrah Xhevat Berishės dhe bashkėqytetarėve tė tjerė tė tij. Por, nė kohėn kur Xhevat Berisha, Dėshmor i Kombit, luftonte nė radhet e UĒK-sė, Ekrem Ziu strehohej tek njerėzit e UDB-ės pėr tė shpėtuar kokėn e tij tė “madhe”. Strehohej te kriminelėt qė terrorizonin e dėbonin popullin nga Kosova. Ndoshta, kėtu duhet tė kėrkohet inati qė ai ka me dėshmorin Xhevat Berisha dhe dėshmorėve tjerė tė Kombit, qė me guxim e luftuan pushtuesin.
            Tė gjithė Eqremzinjtė, kudo qė janė, duhet tė dijnė se pa luftėn e UĒK-sė, pa flijimet e dėshmorėve tė kombit, nė Kosovė kurrė nuk do tė kishin pushtet real, tė dalur nga votat e lira tė qytetarėve, por do tė vazhdonin ta gėnjenin popullin me institucionet fiktive e mjerane tė paraluftės ēlirimtare. Nė Kosovė, do tė vazhdonte tė shkilte rėndė, rėndė ēizmja e ushtarit dhe e policit serb, e Sojzinmtė do ta luanin lojėn e “pavarėsisė”…

            Mbetet enigmė, ēka e shtyri Ziun e Asamblesė Komunale tė Prizrenit tė akuzojė Ministėr Krasniqin pėr organizim tė “puqit” nė Prizren ? Vėrtetė a ishte Krasniqi organizator i vendosjes sė shtatoreve nė qytetin e Prizrenit? Tė isha unė organizatori i vendosjes sė shtatoreve, do tė ndjehesha mė shumė se i lumtur, por nuk jam, janė qytetarėt e Prizrenit e tė Kosovės ata qė vendosėn sipas vullnetit tė tyre liridashės. Unė jam “fajtor” pėr “puēin”, pse pa hezituar dhe me dashuri tė madhe i jam pėrgjigjur atyre qė kishin vendosur ta nderonin kombin dhe qytetin e Prizerenit me shtatoret e Dėshmorėve tė Kombit, tė Ismet Jasharit e tė Xhevat Berishės. Ata me ftesėn e tyre, mė nderuan dhe pėr kėtė ju jam mirėnjohės pėr jetė tė jetėve. Unė u bashkova me vullnetin e qytetarėve tė Prizrenit e tė gjithė Kosovės, pėr tė zbuluar shtatoret e dėshmorėve: tė Xhevat Berisha e tė Ismet Jasharit. Sa herė tė mė thėrret zėri i Atdheut, zėri i Dėshmorėve tė Kombit, zėri i popullit liridashės, unė do t’i pėrgjigjem pa hezitim e do tė kryej edhe “puēe” tjerė lirie.

            Atė ditė qyteti i Besės sė Madhe mė ėshtė dukur qyteti mė i bukur nė botė. Atė ditė e kam ndjerė njė lehtėsim tė madh nė shpirt. Atė ditė nė Prizren, edhe ajėri mė ėshtė dukur mė i pastėr se herave tė tjera. Atė ditė nuk qeshnin vetėm njerėzit, qeshnin edhe gurėt e drunjėt, qeshte edhe uji i kthjelltė i Bistricės, qeshte kalaja, qeshnin dėshmorėt e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit. Qeshnin gjithė dėshmorėt e kombit. Qeshte gjithēka mbi dhe. Nėse zbulimi i shtatoreve tė dėshmorėve tė UĒK-sė, vendosja e luleve pranė tyre konsiderohen puē, unė puēe tė tilla me lule do tė kryeja me dėshirė pėrditė nė Kosovėn time.



 Dėshmorėt e kombit meritojnė edhe mė shumė se kaq! Meritojnė tė ecėt gjurmėve tė tyre sa herė e kėrkon Atdheu!

QEVERIA E KOSOVĖS

MINISTRIA E SHĖRBIMEVE PUBLIKE

 

Prishtinė, mė 29.07.2003

 

Pėr: Sekretarin e Pėrgjithshėm tė OKB-sė z. K. Anan, Kėshillin e Evropės, Parlamentin Evropian, SD e SHBA-ve,

 

Pėrfaqėsive Diplomatike nė Prishtinė, Kryeministrit tė Kosovės, Presidentit dhe Kryetarit tė Parlamentit tė Kosovės, Ombduspersonit, z. Novizci  dhe mjeteve tė informimit publik.

 

Nga : Jakup Krasniqi, UD sė Kryeministrit dhe Ministėr i Shėrbimeve Publike

 

 

Lėnda: Informacion mbi disa mangėsi tė Administratės se UNMIK-ut nė Kosovė nė periudhėn katėr vjeēare

            

            Duke qenė i bindur se tė gjitha informacionet dhe raportet qė keni marrė nga zyrtarėt e UNMIK-ut, pasqyrojnė vetėm njėrėn anė tė realitetit kosovarė, vendosa t’ju tregoj edhe anėn tjetėr, dobėsitė e kėtij Administrimi. Natyrisht, nuk kam qėllim t’i mohojė tė arriturat e Administrimit tė pėrbashkėt. Eliminimi i dobėsive qė unė do t’i cekė tani, do tė mundsojnė krijimin e njė realiteti tjetėr, do tė kishte njė siguri dhe perspektivė tjetėr pėr qytetarėt e Kosovės. Respekti i qytetarėve tė Kosovės pėr Bashkėsinė Ndėrkombėtare do tė kishte vetėm ngritje.

            Kjo nuk po ndodh, dhe jo me fajin e shqiptarėve. Ky popull din tė jetė i durueshėm, por nuk ėshtė mirė tė ritestohet shpesh niveli i durueshmėrisė sė tij. Gjuha e komunikimit duhet tė ndryshojė rrėnjėsisht nė raport me qytetarėt e Kosovės. Gjuha politike e komunikimit serb nė Kosovė duhet tė pushojė pėrfundimisht.

 

            Pas katėr viteve tė Administrimit tė UNMIK-ut nė Kosovė, natyrshėm kėrkohet tė diskutohet, tė dihet pėr rezultatet e kėtij administrimi, cilat janė bilancet e kėtij administrimi tė zhurmshėm e tė “pagabueshėm”. Sipas Rezolutės 12.44 tė KS tė OKB-sė, Administrata ndėrkombėtare ka pasur pėr obligim tė Administroi me tėrė hapsirėn administrative dhe territoriale tė Kosovės, tė rindėrtoi e zhvilloi ekonomisht, tė krijojė kushte e tė organizoi zgjedhje tė lira e demokratike, t’i integroi tė gjitha grupet etnike, tė krijoj njė administrim substancial vendor dhe tė krijoj kushte pėr njė zgjidhje politike, siē parashihej nė Dokumentin politik tė Rambujesė, t’i sigurojė kufijtė e Kosovės dhe qytetarėt e saj pa dallime etnike, politike a fetare etj.

            Realiteti nė Kosovė flet se UNMIK-u as pas katėr viteve, nuk ka arritur tė shtrijė administrimin nė 30% tė territorit tė Kosovės. Nėse kjo mund tė arsyetohet pėr shkak tė dobėsive tė vendorėve dhe vullnetit jo tė mirė tė ndonjė grupacioni politik dhe ushtarak tė ndonjė vendi Evropian, atėherė si tė arsyetohen lėnja e mbi 2500 hektarėve tė Kosovės shtetit tė Maqedonisė e diēka tė Serbisė, mbi bazėn e njė Marrėveshje tė arritur mes Serbisė e Maqedonisė, pa pyetur vullnetin e qytetarėve dhe tė Institucioneve tė Kosovės?! Kjo nuk parashihet as nė Rezolutėn 12.44 e as nė Kornizėn Kushtetuese mbi bazėn e tė cilave UNMIK-u ushtron pushtetin e plotėfuqishėm nė Kosovė. Sipas kėtyre dokumentave bazike, parashihet mbrojtja e tėrėsisė territoriale tė Kosovės dhe pandryeshueshmėria edhe e kufijėve komunal.

            UNMIK-u ishte i obliguar t`i bėnte tė gjitha pėrgatitjet pėr mbajtjen ezgjedhjeve tė lira, tė fshehta dhe demokratike. Ato u organizuan mė 28 tetor tė vitit 2000. Interesi i qytetarėve ishte i madh pėr tė dalur nė zgjedhje, por mbi 30% tė zgjedhėsve nuk patėn mundėsi tė hedhin nė Kutinė e votimeve votėn e tyre. Njė numėri tė madh tė qytetarėve tė Kosovės qė jetonin e punonin jashtė atdheut, nuk iu dha rasti tė votonin pėr vendin e tyre, edhe pėrkundėr asaj qė nė botėn bashkohore, zhvillimi i elektronikės ka krijuar hapsirė dhe mundėsi tė shumta e efikase.

            Nė tė gjitha sferat e administrimit, si nė sferėn e resursėve njerėzore, nė menagjimin e donacioneve, nė menagjimin e Buxhetit tė Konsoliduar tė Kosovės si dhe nė Politikėn Fiskale e Doganore ka pasur njė keqmenagjim nė vazhdimėsi.

            Administrata e UNMIK-ut ka treguar zotėsi pėr tė vendosur njė pushtet real e tė suksesshėm vetėm nė Ndėrmarrjet Publike ku kanė pasur mundėsi t’i fryjnė xhepat drejtuesit e tyre dhe udhėheqėsit e plotfuqishėm. Prandaj, ata u pėrqėndruan nė PTK, nė Dogana, nė Aeroport, nė KEK etj. Kurse nuk kanė treguar ndonjė interes pėr zhvillimin ekonomik, pėr shėndetėsi e arsim, pėr Politikėn e Administrimit tė Tokės, nė Planifikim Hapsinor e Urbanizėm, nė ruajtjen e tokės bujqėsore etj., ku lulėzojnė kaosi dhe anarkia, ku nxjerrin pėrfitime tė majme matrapazėt e ndryshėm dhe mafiozėt politikė. Ka pasur ndonjė sukses tė pjesshėm nė riparimin e shtėpive tė banimit, tė shkollave e ambulancave nė fshatėra pėrmes Shoqatave tė shumta Humanitare, Donacioneve tė ndryshme etj. Pėr zhvillim ekonomik nuk ėshtė menduar seriozisht. Prodhimi vendor nė asnjė formė nuk ėshtė stimuluar, pėrkundrazi ėshtė penguar duke vėnė dogana tė larta pėr reprematerial dhe makineri tė ndryshme, derisa pėr prodhimet e gatshme tė importuara nuk ka pasur taksa doganore. Kjo nuk ka vlejtur vetėm pėr mallrat e importuara nga Shqipėria. Investitorėt jo vetėm qė nuk janė joshur, por iu ėshtė lejuar kontrabanda dhe tė gjitha format e trafiqeve tė ndaluara e tė ndjekura ndėrkombėtarisht. Tė shtojmė, tė suksesshėm janė treguar edhe nė sferėn e kontrollimit e tė manipulimit me tender. Kėtu me gjasė i kanė edukuar mirė edhe vendorėt. Punėt qė merren me tenderė, zakonisht i kryen dora e tretė ose e katėrtė, rrugėt riparohen pėr ēdo vit, nė ndėrtesa hahen apo tretėn katet.

 

            Duke mos dashur tė zgjatėm e tė stėrzgjatėm, do t’i ceku disa segmente kryesore ku ngecjet janė mė shumė se evidente. Ngecjet kryesore janė:

 

            1.  Nė krijimin e Institucioneve Autoritative e demokratike vendase.

 Nė kėtė plan politika e UNMIK-ut jo vetėm qė nuk ka qenė e interesuar tė krijoj autoritet, por orientimisht ka qenė e angazhuar tė rrėnojė ēdo autoritet tė mundshėm qė do tė pėrshpejtonte zgjidhje pozitive. Kėshtu, as pas katėr viteve UNMIK-u nuk arriti tė krijojė Institucione autoritative nė Kosovė, as nė nivelin qėndror e as nė atė lokal. Ligjet nuk janė bėrė autoritet, ato nuk respektohen as nga ndėrkombėtarėt e as nga vendorėt. Ata hartuan Rregullore pas Rregulloresh. Nėse Regullorja 2000/45 i jepte njė autonomi pushtetit lokal, Rregullorja 2000/39 ia merrte. Nejse, Rregullorja 2001/19 i jepte ndonjė kompetencė Qeverisė, me formimin e Agjencisė sė Mirėbesimit tė Kosovės, ajo do tė bėhej Qeveri mbi Qeveri. Parlamenti i dalur nga zgjedhjet e lira, mund tė miratoj vetėm ato ligje qė i miraton paraprakisht Zyra Ligjore e PSSP-sė. Nėse Parlamenti guxonte tė shpallte ndonjė Rezolutė, si atė pėr Kufijtė, ajo brenda pak minutash shpallej e pavlefshme nga Kryeadministratori. Pat edhe ndonjė rast, kur Parlamenti dėshironte tė bėnte verifikimin e gjyqtarėve, pėrfaqėsuesi special, vėni veto. Kėshtu ėshtė edhe me Qeverinė, e cila nuk vendosė pėr buxhetin e saj. Ndėrsa, presidenti nuk ka tė drejt tė emėroj as ambasador nderi, siē ndodhi kur presidenti emėroi R. Dolin, Ambasador nderi. Kryeinstitucionalistėve nuk iu ėshtė organizuar asnjė emission, i rėndėsishėm jashtė vendit, ndonjė pėrjashtim nė fillim ėshtė bėrė me Kryeministrin, mė vonė vizitat e organizuara kanė shėrbyer si karem dhe karrotė, por jo mė shumė. Ndėrsa, vizitat e Ministrave jasht vendit mė shumė bėhen pėr mėditje, se pėr ēėshtje tjera madhore, si pretendohet tė thuhet.

          Institucionet e dalura nga vota e lirė e qytetarėve, janė devalvuar nė atė masė, sa qytetarėt nuk ndjejnė interesim pėr tė dalur nė zgjedhje tė lira. Ndėrsa, Administratorėt ndėrkombėtar nuk i nėnshtrohen asnjė ligji, pasi ata konsiderohen tė pagabueshėm, edhe mė tė pagabueshėm se Teknologjia Informative Elektronike, ata konsiderohen mė shumė se mesi.

Administrata, si ndėrkombėtare ashtu edhe ajo vendore, janė joprofesionale, jotransparente, tė korruptuara, joefikase dhe tepėr vullnetariste e autoritare. Nė ndėrtimin e administratės janė hargjuar donacione tė shumta, si nė sferėn e trajnimeve tė paplanifikuara, ashtu edhe nė sferėn e TI-sė.

            Shėrbimet civile, sidomos nė segmentin e rezervuar pėr Shtyllėn e I (parė) tė UNMIK-ut, nė Departamentin e Shėrbimeve Civile tė udhėhequr nga L. Bitni, udhėheq me njė politikė qė nuk pėrkon me parimet e demokracisė: pėr njė shėrbim profesional, cilėsor , tė paanshėm, transparent dhe nė shėrbim tė tė gjithė qytetarėve pa dallime etnike. Ky segment i shėrbimeve civile, me Urdhėresėn Administrative 2003/01, ėshtė duke mohuar tėrė punėn katėr vjeēare tė UNMIK-ut, nė sferėn e regjistrimeve civile, tė dhėnjes sė dokumentave tė Indentifikimit, tė Dokumentave tė Udhėtimit (Pasaportave). Dua t’ju pėrkujtoj: Deri me tani kjo administraė ka lėshuar rreth 300.000 DU, qytetarėt pėr ēdo dokument kanė shpenzuar nga 31 eu (euro), do tė thotė 9300.000, kėtu nuk hyjnė shpenzimet e qindra mijėra regjistruesve qė kanė bėrė Regjistrimin civil, nuk hyjnė shpenzimet pėr punėtorėt nė SHC, nuk hyjnė shpenzimet e aparaturės moderne dhe shpenzimet tjera qė do tė kapin shumėn nė qindra miliona Euro. Kėtu nuk hyjnė milionat tjerė qė kanė paguar e detyrohen tė paguajnė qytetarėt shqiptarė nė administratėn paraleleserbe serbe, pėr tė marrė njė dokument civil, njė pasaport a dokument tjetėr civil tė falsifikuar, pėr tė cilėt duhet tė paguajnė mito. Do tė thotė, qytetarėt varfanjak shqiptarė tė Kosovės, edhe pėrkundėr shpenzimeve kolosale, paguajnė mė sė shtrenjti pėr dokumentacionin civil. Ne nuk mund tė mos konstatojmė se; dikush nė Administratėn e UNMIK-ut ėshtė duke e bėrė a vazhduar me qėllim politikėn e Beogradit nė Kosovė. Tė njėjtin fat kanė edhe qytetarėt e Kosovės nė vendet e ndryshme tė Evropės Perėndimore. Personat e tillė, me nivel tė tillė ndėrgjegje e papėrgjegjėsie s’kanė si mos tė jenė tė padėshirueshėm pėr qytetarėt e Kosovės, tė padėshirueshėm edhe pėr Institucionet e Kosovės. Janė persona non granta. Ata duhet tė lėshojnė Kosovėn se janė duke e armiqėsuar popullin e Kosovės me UNMIK-un, janė duke e devalvuar ēdo gjė tė krijuar nga administrata ndėrkombėtare nė Kosovė. Tė tillėt nuk synojnė paqėn, sigurinė, demokracinė e prosperitetin e qytetarėve tė Kosovės.

 

Drejtėsia

 

2.Mangėsi nė krijimin e Sistemit tė Drejtėsisė tė papolitizuar dhe efikase. I tėrė sistemi i Drejtėsisė nė Kosovėn e pas luftės ēlirimtare, ėshtė ngritur mbi bazėn e njė politike anakronike tė mbėshtetur nė sistemin e “Drejtėsisė” serbe tė para luftės ēlirimtare. Dihet se ky sistem pėrbėhet nga katėr shtylla.

 

a.      Hetuesia

 

            Hetuesia ėshtė njė segment i rėndėsishėm i Gjyqėsisė. Hetuesia nė tė kaluarėn ėshtė udhėhequr nga SHIS (UDB-eja). Ky ka qenė segmenti mė i kriminalizuar qė me dekada ka “vra e kthjellė” nė Kosovėn e pushtuar. Pas luftės ēlirimtare (UDB-a e KOS-i  Kontra Obeveshtajna Sluzhba]), strukturat e tyre tė organizuara nė Kosovė, jo vetėm qė nuk janė ndjekur, por janė rigrupuar dhe riorganizuar nė forma tė reja. Kėto struktura tė riorganizuara udhėheqin jo vetėm me policinė hetimore tė UNMIK-ut nė Kosovė. Gjuha mė e preferuar e hetuesve qė as sot nuk kanė ndryshuar kanė qenė: grushtat, shuplakat (flakareshat), shkopinjtė e drurit e tė gomės, elektroshoku, mundimet e ndryshme fizike e psikike, mashtrimet, shpėrblimet prej mė tė ndryshmeve, presionet pėr tė deshmuar rrejshėm dhe format tjera tė devalvimit tė personalitetit tė njeriut. Shumicėn e tyre i shohim e dėgjojmė se po pėrdoren edhe sot nė kohėn e sundimit tė UNMIK-ut. Boshnjakėt e kanė pasur njė shprehje: “Kadia te tuzhi, Kadia te sudi”.

 

b.     Prokuroria

 

            Prokuroria ėshtė segmenti i dytė mjaft i rėndėsishėm i Gjyqėsisė. Prokuroria nė tė kaluarėn ka qenė shumė e lidhur me dy segmentet e policisė sekrete serbe e jugosllave (UDB-ėn dhe KOS-in). Edhe Prokuroria si Hetuesia e UNMIK-ut ėshtė ngritur mbi themelin e asaj tė pushtuesit. Ishte e politizuar dhe nė shėrbim tė politikės kriminale serbe. Ishte segment e vegėl e fuqishme e dhunės dhe e terrorit serb nė Kosovė. E tillė ėshtė edhe sot. Dėshmi pėr ketė janė: pistat e ndjekjes (vetėm ndaj ēlirimtarėve) dhe dėshtimet e shumėta nė gjyqėsi. Pjestarėt e policisė sekrete serbe jo vetėm qė nuk janė ndjekur nga askush pas luftės ēlirimtare, kundėr tyre nuk ėshtė udhėhequr as edhe njė gjyq, pėrkundrazi, ata janė burim i sigurtė pėr krijimin (vazhdimin) e Dosjeve dhe konstruktimin e akuzave tė rrejshme kundėr pjestarėve tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės.

 

 

c.     Mbrojtja

 

            Edhe mbrojtja nė tė kaluaren ishte nė shėrbim tė politikės qė bėnte pushteti i huaj nė Kosovė. Ishte hallkė e fuqishme e gjyqėsisė serbe. As mbrojtja pas luftės ēlirimtare nuk ka bėrė ndonjė kthesė serioze edhe pse nuk ėshtė e tėra pėr t’u sharė. Avokatėt e rinjė janė tė papėrvojė dhe me vėshtėrsi dalin nga tutela e mė tė moshuarėve. Dėshira pėr para, te ndonjėri mentaliteti i vjetėr i bėn tė pafuqishėm para pushtetmbajtėsve me fuqi mesjetare. Tradicionalisht avokatėt kosovarė kanė qenė frikacakė. Nuk kanė ndonjė pėrgatitje profesionale pėr sistemin e “ri” tė mbrojtjes.

            Administrata e UNMIK-ut, kėtij segmenti tė pavarur tė Drejtėsisė kosovare, nuk i ka krijuar hapsirė tė mjaftueshme tė veprimit, nuk i ka afruar informacionin e domosdoshėm pėr tė bėrė mbrojtje tė suksesshme tė klientėve tė tyre, nė gjyqet e montuara politike, pėrkundrazi i kanė penguar nė forma tė ndryshme tė presionit e tė shantazhit.

 

d.     Gjyqėsia

 

            Gjyqėsia vazhdon tė jetė segmenti mė i politizuar i Drejtėsisė se UNMIK-ut nė Kosovė. Nė Gjyqėsi, UNMIK-u as pas katėr viteve nuk ka arritur tė krijojė autoritet vendor. Gjyqet politike udhėhiqen nga tė huajt qė nuk shquhen as nė aspektin profesional a intelektual, me vete nuk sjellin ndonjė praktikė tė pėrparuar e demokratike.

            Nė gjyqin e fundit tė zhvilluar nė Prishtinė nuk pati transparencė. Mjetet e informimit publik u penguan ta njoftonin opinionin se ēka po ndodhte nė seancat gjyqėsore. Gjykatėsitė vendor vazhdojnė me mentalitetin e vjetėr. Gjykatėsitė e huaj udhėhiqen nga Dosjet e mbetura tė UDB-ės. Gjyqet e zhvilluara deri me tani tregojnė falsitetin, mjerimin dhe dėshtimin e drejtėsisė sė UNMIK-ut dhe papėrspektivėn e asaj kosovare. Njerėzit po vazhdojnė tė bijnė viktima tė padrejtėsisė qė po udhėhiqet nė gjykatorėt e UNMIK-ut nė Kosovė. Gjyqet janė nė shėrbim tė njė politike qė tradicionalisht ka qenė kundėr shqiptarėve, pra gjyqet nuk janė duke u udhėhequr nga parimet e drejtėsisė. Qėllim i gjykatave nuk ėshtė drejtėsia, ėshtė politika eliminatore e socialshovinistėve serb, tė udhėhequr nga Tito e Rankoviqi e tė vazhduar nga Millosheviqi. Fatkeqėsisht, drejtėsia po goditet pėr vdekje pėrsėri nė Kosovė, tani nga gjyqėsia ndėrkombėtare. Kush duhet ta shpėtojė drejtėsinė nė Kosovė?! A mund kėtė ta bėjė drejtuesi i Shtyllės sė I-rė tė UNMIK-ut?  Kurrė!  Kurrė!  Kurrė!

Nėse tėrheqim njė paralele mes gjyqeve tė organizuara nė Kosovė nė vitet e 80-ta nga FJ e Serbia dhe kėtyre tė UNMIK-ut sot, kėto tė fundit janė mė tė konstruktura e tė montuara, se sa ato tė para luftės ēlirimtare. Atėherė ishim tė vetėdijshėm se po e shkelnim me vetėdije njė rend kushtetues tė padrejtė, njė rend politiko-shoqėror tė padrejtė e tė bėrė gogol edhe pėr fėmijtė nė djep, po e luftonim njė shtet okupator, qė kishim vendosur ta kundėrshtonim e luftonim me tė gjitha mjetet dhe mė nė fund e realizuam tė drejtėn tonė tė ligjshme dhe tė natyrshme. Tani jemi sinqerisht dhe tėrėsisht tė angashuar pėr tė ndėrtuar njė shtet tė pavarur, demokratik dhe tė sigurt pėr gjithė qytetarėt e saj. Edhe ky qėllim e synim fisnik yni po e pengon dikė?!

 

            3. Mangėsi nė organizimin e Sigurisė tė papolitizuar dhe efikase. Siguria nė tė kaluarėn nė Kosovė ka qenė segmenti mė i urryer. Ky segment jo vetėm qė ka qenė mė i politizuari, por ka qenė segmenti qė kudo ka pėrhapur frikė, pasiguri, ndjekje, burgosje, vrasje nė tortura, vrasje e zhdukje masive tė pėrcjellura me terror e gjenocid, deri nė spastrim etnik. Kėshtu ata qė ėshtė dashur tė organizojnė e bėjnė sigurinė, kanė qenė akterėt kryesor tė pasigurisė pėr qytetarėt e Kosovės.

            Sistemin e sigurisė (lexo tė pasigurisė) e kanė pėrbėrė: Milicia Popullore, Armata Jugosllave, UDB-a ( Policia Sekrete Civile) dhe KOS-i (Policia Sekrete Ushtarake) me spiunjtė e shumtė tė terrenit. Nė periudha tė veēanta tė gjitha kėto segmente, tė pasigurisė, kanė vepruar nėn njė komandė. Kjo ėshtė dėshmuar nė Kroaci, nė Bosnjė e Hercegovinė e se fundi edhe nė Kosovė. Si formacione shtesė kanė qenė edhe grupet e ndryshme paramilitare. Formacione kėto tė organizuara nė kuadėr tė partive politike serbe, qė sot e pėrbėjnė “demokracinė” serbe!!!. Tė gjitha formacionet e armatosura, tė uniformuara apo tė pa uniformuara, kanė qenė nė shėrbim tė politikės serbe, qė pėr burim kanė pasur Memorandumin e Akademisė sė Shkencave dhe Arteve tė Serbisė.

            Tė gjitha kėto formacione tė krimit kanė vepruar edhe nė Kosovė. Nė shėrbim tė ketij aparati tė dhunshėm tė pushtuesit, kanė qenė edhe qytetarė shqiptarė qė i kanė ndihmuar kriminelėt nė organizimin dhe ushtrimin e dhunės dhe krimit duke kryer edhe vet krime kundėr njerėzimit. Pas qershorit 1999 kėta kriminel jo vetėm qė nuk janė ndjekur, por janė organizuar, rigrupuar, janė marrė nė mbrojtje dhe janė angazhuar pėr tė bėrė Dosje e ngrit aktakuza kundėr pjestarėve tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės.

            Harrova tė them, nė shėrbim tė kėsaj politike kanė qenė edhe shumė gazetarė e publicistė qė shkruajnė nė gazata tė “pavarura” e “kombėtare”. Atė zanat ata e ushtrojnė edhe sot, por mund tė kenė ndėrruar gazdėn apo gazdallarėt. Ndoshta ata edhe sot cyten nga tė njėjtat qendra tė dezinformimit.

            Sipas asaj qė ditė mė parė kemi lexuar nė tė pėrditshmen “Zėri”, e kėto ditė nė “Kohėn Ditore” e qė kohė pas kohe kemi lexuar edhe nė “Epokėn e Re”, del se SHPK-ja drejtohet nga njerėzit qė i kanė shėrbyer me devotshmėri okupatorit serb dhe regjimit tė Millosheviqit. Prandaj, kėta njerėz kanė filluar pastrimin e SHPK-sė nga pjestarėt e UĒK-sė ose duke i lėnė nė margjina e nė pamundėsi avansimi.

            Tė gjitha kėto veprime janė duke u kryer nga njerėzit qė janė pėrgjegjės pėr drejtėsinė dhe sigurinė nė Kosovė. Kėto veprime, edhe tė tjerat qė si pėrmenda, kanė anashkaluar Marrėveshjen e 21 qershorit 1999 pėr Transformimin e UĒK-sė, tė nėnshkruar nga Gjeneral Xheksoni nė njė anė dhe Kryeministri i Qeverisė sė Pėrkohshme z. Hashim Thaēi nė anėn tjetėr. Nė atė Marrėveshje ka qenė paraparė: Transformimi i UĒK-sė nė Ushtri tė Kosovės ( tė tipit tė Gardės Kombėtare tė SHBA-sė), nė Polici tė Kosovės dhe nė parti politike. Pastaj gjatė Qeverisjes sė Pėrbashkėt, me Kushnerin ka qenė e arritur njė Marrėveshje sipas tė cilės mbi 55% e SHPK-sė ėshtė dashur ta pėrbėjnė pjestarėt e UĒK-sė. Kėto dhe Marrėveshje tė tjera janė duke u shkelur nga pėrfaqėsues tė UNMIK-ut.

 

            Tė pėrfundojmė: Nga ajo se si po trajtohen nga Administrata e UNMIK-ut shumica e qytetarėve tė Kosovės, shqiptarėt qė kanė pritur dhe pranuar me zemėrgjėrėsi Administrimin Ndėrkombėtar, dhe pakica serbe qė nuk e ka pranuar Administratėn e UNMIK-ut, qė ka ruajtur e krijuar administratė paralele, del se fajtor pėr ndėrhyrjen ndėrkombėtare nė Kosovė kanė qenė shqiptarėt e jo makineria pushtuese serbe dhe ata qė i kanė shėrbyer me verbėri asaj makinerie kriminale. Pas Luftės sė Dytė Botėrore, Fuqitė e Mėdha nuk patėn vepruar kėshtu. Ata, gjithashtu nuk patėn ndėshkuar popujt qė patėn luftuar nazifashizmin, por krerėt e nazizmit dhe administrimin e dhunshėm tė tij. Ata patėn dėnuar popullin gjerman duke e ndarė, por jo edhe popujt viktima tė nazizmit. Njė presedan po krijohet nė Kosovė?! Pse? Ku ėshtė drejtėsia qė ėshtė mirė e sanksionuar nė tė gjitha Kartat dhe Konventat Ndėrkombėtare pėr tė drejtėn e kombeve pėr vetėvendosje? Kush po i interpreton sipas qefit Dokumentat e rendėsishme ndėrkombėtare?

            Korniza Kushtetuese, dokumenti bazė pėr administrimin e Kosovės e dalur nga Rezoluta 12.44 e Kėshillit tė Sigurimit, nga zyrtarėt e Zyrės Ligjire tė UNMIK-ut interpretohet si iu duhet tė plotėfuqishmėve. Nuk do tė dėshiroja qė Dokumentet bazike ndėrkombėtare, pėr tė drejtat dhe liritė e njeriut dhe tė popujve pėr vetėvendosje tė interpretohen me logjikėn e unmikistanistėve tė instaluar nė Kosovė.

            Dhe, krejt nė fund dua t’u jap njė informacion qė kurrė nuk ju ka ardhur nga administrata e juaj kėtu nė Kosovė. E kam fjalėn pėr kategorinė e njerėzve dhe tė gjeneratave qė pėr dekada mbi kurrizin e jetės se tyre mbajtėn tėrė peshėn e robėrisė serbe. Pas qershorit ’99, me ardhjen e administratės suaj, tė shumė formacioneve humanitare e qeveritare, me fuqi institucioni e donacioni, informacioni e punėsimi, u diferencuan, u anatemuan, u pėrbuzėn dhe u ndoqėn pjestarėt e qėndresės pėr liri, pavarėsi dhe demokraci. Fillimisht mjeteve informative tė UĒK-sė jo vetėm qė nuk u  ndihmuan, por pėrkundrazi u bė presion i vazhdueshėm mbi to pėr ta ndėrprerė punėn e pushuar zėrin e Lirisė, tė paqės e tė demokracisė. Nė tė gjithė mekanizmat tuaja me fuqi punėsimi, njerėzit e Ushtrisė Ēlirimtare nuk hasėn nė asnjė formė mirėkuptimi, pėrveē njė karrote tė terur nga IOM-i. Deri edhe nė administratėn vendase, njerėzit e administrimit tė dhunshėm serb ishin tė priveligjuar. Edhe nė Botėn e jashtme, ata qė e shpallnin vetėn tė ndjekur nga UĒK-ja!!! Fitonin mė lehtė azilin. Shėnime tė ndryshme informative anatemuan udhėheqėsit politik dhe ushtarak tė UĒK-sė. U organizuan gjyqe dhe dėnime tė ndrysme politike, shumė u anatemuan e do tė anatemohen pėr jetė. Dhe kini parasysh, nėn presionin e tė gjitha padrejtėsive, njerėzit e rezistencės, jo vetėm tė asaj tė armatosur,  duhej tė mbijetonin.

 



Eigene Webseite von Beepworld
 
Verantwortlich für den Inhalt dieser Seite ist ausschließlich der
Autor dieser Homepage, kontaktierbar über dieses Formular!