JUSUFI, KADRIU E BARDHOSHI KISHIN GJETUR FORMULEN PËR BASHKIMIN E SHQIPTARËVE

 

Jusuf  Gërvalla si një udhëheqës i vërtetë, punoi dhe ndriçoi mendjet e mërgimtarëve për qëllimin final, lirinë e trojeve etnike shqiptare nga okupatori sllav. Kështu që organizimi i bashkatdhetarëve mori një kah të mirëfilltë, që nuk e kishte më parë.

 

Shkruan: Kadri Gërvalla

 

Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka dhe Bardhosh Gërvalla vepruan në një kohë shumë të vështirë politike por veprimtaria e tyre dhe ata vetë mbeten lajmëtarët e parë të një epoke të re.

 

Ata që të tretë kishin shpirtin e butë, ishin intelektual, ideolog, gazetar që punuan për ti bashkuar idetë dhe organizatat në interes të çështjes kombëtare. 17-Janari, i vitit 1982-plotë 27-vjet më parë, kjo ditë mbetet përgjithnjë e freskët me zinë e sajë, jo vetëm për familjet e tyre por për të gjithë shqiptarët kudo që janë, e posaçërisht për ata që kanë vepruar dhe kanë qenë të lidhur organizativisht ma ta.

 

   Në natën e kobshme të 17. janarit, edhe qielli duket disi më i erret, natë me korba të zi, që vranë tre pëllumba të bardhë . Veprimtaria e gjithanshme e vëllezërve Gërvalla, dhe e Kadri Zekës, e ka penguar shtetin jugosllav brenda dhe jashtë, prandaj UDB-ja, organizoi vrasjen e tyre me 17. janar në vitin 1982 në Untergrupenbach, afër Halbronit në Gjermani.

 

Jusufi ishte i njohur në Kosovë si njeri i pendës dhe i artit. Kadriu ishte një gazetar i mirë dhe një organizator shumëvjeçarë në organizimin ilegal. Bardhoshi, djalë i ri , fliste anglishten, gjermanishten dhe ishte një komunikator i dalluar dhe i talentuar, që të tretë kishin një idealizëm e gatishmëri për flijim. Ata luftuan së bashku, vdiqën së bashku dhe u varrosen së bashku. Sa ishin gjallë ishin gjithmonë të pandarë, për çudi dikush për se vdekuri i ndau pas 22-vjetëve, çudi për ata që i ndan dhe për historinë që heshtë.

 

   Diaspora shqiptare edhe këtë vit do ti përkujton dëshmoret Gërvalla dhe Kadri Zekën, këta jetuan dhe vepruan në diaspore dhe neve në diaspore na mungojnë me se shumti.

 

Ende nuk është zbardh njeriu i cili i vrau Jusufin , Kadriun dhe Bardhoshin, edhe pse dihet se UDB-ja, por një është e qartë se vrasësi ka emër dhe mbiemër. Çudi kur shpesh dëgjohen disa kur thonë se e njohin vrasësin e tyre , dhe ende heshtin edhe pas 27-vjetëve.

 

Historia zyrtare shqiptare, duhet të rrëfej dhe të tregoj tregimin e prerë të Jusufit, Kadriut , Bardhoshit, dhe të gjithë shokëve të tyre.

Një obligim të madh për të folur dhe treguat të  vërtetën e kanë bashkëveprimtaret e dëshmorëve, pra folni, e mos heshtni. . . . . . .

Jusuf Gërvalla, si një udhëheqës i vërtetë, punoi dhe ndriçoi mendjet e mërgimtarëve për qëllimin final, lirinë e trojeve etnike shqiptare nga okupatori sllav. Kështu që organizimi i bashkatdhetarëve mori një kah të mirëfilltë, që nuk e kishte më parë.

 

Lavdi jetës dhe veprës së Jusuf Gervalles, Kadri Zekës, dhe Bardhosh Gërvallës.

 

E përmbylli këtë shkrim me një varg të poetit të madh Jusuf Gervallës ”Vdekja s´është dobi as moshë as lindje e re”.

Kulla e Kadri Zekës në vendlindjen e tij në Poliçkë të Dardanës 

 Kthehu në faqen e parë

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Kostenlose Homepage von Beepworld
 
Verantwortlich für den Inhalt dieser Seite ist ausschließlich der
Autor dieser Homepage, kontaktierbar über dieses Formular!