“NĖ VITIN 83, KADRI HAZBIU DOLI NĖ GJYQ I SAKATUAR”

    

 Gani Kodra  „DITARI“

 

Pėr herė tė parė botohet ditari i tė akuzuarit si poliagjent, Gani Kodra

 

      Pregaditi  : Fatos Veliu

 

         Pėr herė tė parė, para lexuesit shqiptar botohet procesverbali sekret i gjyqit mė misterioz tė historisė sė Shqipėrisė komuniste. Ishte pikėrisht fillimi i vitit 1982, kur kishte veē disa muaj qė kishte vdekur nė mėnyrė enigmatike ish - kryeministri historik dhe i hekurt, Mehmet Shehu. Nė atė periudhė njė valė e tėrė arrestimesh shokoi mbarė popullin.

 

SI U REALIZUA DITARI I GANI KODRĖS

 

   Kadri Hazbiu gjat gjykimit

 

         Ish-shefi i sigurimit tė Byrosė Politike pėr mė se 20 vjet me radhė dhe njeriu mė i afėrt i familjes sė Mehmet Shehut, kur u arrestua nė fillim tė vitit 1982, nuk e kishte menduar asnjėherė se do tė arrinte njė ditė dhe ai do tė dilte i gjallė prej burgut dhe prej grackės sė rrezikshme tė diktaturės. Ai akuzohej si anėtar i organizatės mė tė rrezikshme kundėrrevolucionare tė drejtuar nga Mehmet Shehu. Pas kėsaj akuze, sė bashku me Kadri Hazbiun, Feēorr Shehun, Llambi Peēinin dhe Llambi Ziēishtin tė cilėt u dėnuan me vdekje, Gani Kodra pėr 17 muaj nė hetuesi, do tė pėrballonte lloj-lloj torturash dhe prapaskenash tė tmerrshme. Pas hetuesisė, ai pėr ditė tė tėra do tė detyrohej nė bankėn e tė akuzuarve tė pėrballej me lloj-lloj dėshmish, tė cilat mes intrigave tė sajuara nga Prokuroria dhe Hetuesia do ta kalonin ashtu si dhe Kadri Hazbiun shumė herė nė gjendje torturuese fizike dhe psikologjike. Dėshmitarėt qė hidhnin baltė dhe akuzonin Kadri Hazbiun, Feēorrin, madje Mehmetin dhe vetė Gani Kodrėn vinin e iknin radhazi nė atė sallė tė vogėl tė ambienteve tė burgut 313. Ndoshta ata dėshmitarė, madje dhe vetė prokurori dhe gjyqtari i ēėshtjes nuk mund ta kishin menduar se njė ditė do tė kthehej pllaka politike dhe dikush si Gani Kodra do tė arrinte tė dilte i gjallė, dhe puna e parė qė do tė bėnte do tė ishte hedhja nė letėr e gjithė asaj tragjedie tė ndodhur brenda mureve ku rrinte i lidhur sė bashku me Kadri Hazbiun. Ai arriti tė dilte i gjallė nga burgu vetėm nė vitin 1990 dhe menjėherė filloi tė hedhė nė letėr vuajtjet e tij qė i ishin skalitur nė kokė si ditėt mė tė llahtarshme tė jetės.

 

Kadri Hazbiu i pari nga e majta gjat LNĒ-sė

 

         Nė prangat e policisė sekrete ranė njėri pas tjetrit nė mėnyrė tė menjėhershme lideri dhe arkitekti i Sigurimit tė Shtetit dhe ish-ministri i Brendshėm, Kadri Hazbiu, si dhe Feēorr Shehu, Mihallaq Ziēishti, Llambi Ziēishti, Fiqrete Shehu, Gani Kodra, Ali Ēeno etj. U fol dhe u trumbetua me forcė nė atė kohė se tė gjithė ata ishin anėtarėt e njė organizate tė madhe kundėrrevolucionare, e cila ishte drejtuar nga Mehmet Shehu dhe qė kishte pasur qėllim kryesor pėr tė eliminuar Enver Hoxhėn dhe tė kthenin kapitalizmin nė Shqipėri. Shumė ėshtė folur dhe aluduar pėr atė gjyq tė bėrė ndaj ish-figurave mė tė njohura dhe tė respektuara tė asaj periudhe. Gjyqi u zhvillua nė ambientet e burgut tė sigurisė sė lartė Nr/313 nė kryeqytet. Gjithsesi e vėrteta ka qėndruar shumė larg opinionit, i cili pėr mė shumė se 25 vjet ka arritur tė njihet veē me disa sekuenca filmike nga seanca pyetėsore e Kadri Hazbiut tė dhėna nėpėr kanale televizive private. Ndėrsa sot, pas mė se 25-vjetėsh, pėr herė tė parė njihemi me tė rejat dhe tė vėrtetat e atij procesi historik gjyqėsor, i cili renditet nga mė misteriozėt e historisė shqiptare tė shekullit tonė. Ēfarė ka ndodhur nė prillin e vitit 1983 brenda qelisė sė burgut 313, ku pas tre tavolinave tė vjetra ishte vendosur trupi gjykues i Gjykatės sė Lartė i kryesuar nga Aranit Ēela dhe me prokuror tė ēėshtjes, vetė prokurorin e pėrgjithshėm Rrapi Minon. Si u luajt tragjikomedia e tmerrshme dhe e paskrupullt mbi Kadri Hazbiun, Llambi Peēinin, Feēorr Shehun, Mihallaq Ziēishtin, Gani Kodrėn, Llambi Ziēishtin, Ali Ēenon, etj tė cilėt tė sfilitur dhe tė shkatėrruar fizikisht nga torturat 17-mujore tė hetuesisė detyroheshin tė dėgjonin me duar tė prangosura lloj-lloj paradoksesh tė sajuara nė selinė e Komitetit Qendror tė Partisė sė Punės. Gjithēka bėhet e mundur sot mes zbardhjes sė ditarit mė sekret tė mbajtur nga Gani Kodra, i cili ėshtė njėri prej tė pandehurve tė atij grupi dhe qė ka qenė i ulur nė bankėn e tė akuzuarve nė krah tė Kadri Hazbiut. Gani Kodra ka qenė i akuzuar nė atė grup si bashkėpunėtori mė i afėrt i Mehmet Shehut nė veprimtarinė e tij kundėrrevolucionare dhe agjenturore. Nėpėrmjet faqeve tė atij ditari, qė do tė botohet i plotė nė numrat nė vazhdim tė rubrikės sonė, lexuesi do tė njihet me historinė e hetuesisė sė Kadri Hazbiut. Gjendja e tij e rėnduar ku mes torturave ishte gjymtuar dhe sakatuar, aq sa rrinte para trupit gjykues me 6 brinjė tė thyera. Qėndrimi i tij nė gjyq. Cilėt ishin dėshmitarėt qė dolėn nė atė gjyq dhe si arriti hetuesia qė mes torturave barbare tė thyente disa prej dėshmitarėve pėr tė kryqėzuar Kadri Hazbiun. Ēfarė thanė kundėr Kadriut, Nesti Kerenxhi, Mihallaq Ziēishti, Halit Bajrami, Ali Ēeno, Dhora Leka si dhe ish-sekretarja, shoferi dhe radisti i tij. Kundėrpėrgjigjet e Kadriut dhe situata qė ai sillte herė pas here duke mbėrthyer me pyetje dėshmitarėt. Akuzat qė hidhte ndaj trupit gjykues dhe kuraja e tij e jashtėzakonshme pėr tė denoncuar publikisht histori-komedinė, qė sajohej nga Enver Hoxha nė plazhin e Vlorės, i cili jepte pėrditė udhėzime nėpėrmjet Herkuran Isait. Vendimi pėrfundimtar i atij gjyqi tė tmerrshėm, i cili vendosi dėnimin me vdekje pėr tė pandehurit, tė cilėt deri pak muaj para se tė uleshin nė atė bankė duartrokiteshin nga populli. Reagimi i Kadri Hazbiut kur mėsoi vendimin pėr ekzekutimin e tij dhe fjala e fundit para trupit gjykues.

 

Nga e djathta: Mehmet Shehu, Enver Hoxha, Kadri Hazbiu ...

 

AKUZA E PROKURORIT RRAPI MINO


         Aktakuza e mbajtur nga prokurori i pėrgjithshėm, Rrapi Mino, ishte e gjatė. Nė tė flitej dhe shtjellohej nė detaje se si ishte krijuar organizata kundėrrevolucionare e drejtuar nga poliagjenti Mehmet Shehu dhe e pėrbėrė nga armiq tė betuar tė partisė, qė kishin pėr qėllim eliminimin e sekretarit tė parė tė Partisė sė Punės, Enver Hoxhėn, duke e zhdukur atė fizikisht dhe rrėzimin e pushtetit popullor pėr tė vendosur kapitalizmin nė Shqipėri. Sipas akuzės, kjo organizatė e kishte shtrirė aktivitetin e saj nė tė gjithat kyēet e vendit si: nė ekonomi, ushtri, kulturė e Sigurimin e Shtetit, duke punuar me tė gjitha mjetet pėr rrėzimin e pushtetit popullor. Nė akuzė thuhej gjithashtu se tė gjitha grupet armiqėsore qė kishin dalė si ai i Fadil Paēramit e Todi Lubonjės nė kulturė e ideologji, ai nė ushtri i kryesuar nga Beqir Balluku e Petrit Dume dhe ai nė ekonomi i drejtuar nga Abdyl Kėllezi e Koėo Theodhosi, ishin drejtuar nga njė dorė e vetme qė ishte organizata e kryesuar nga poliagjenti Mehmet Shehu me bashkėpunėtorėt e tij kryesorė, Kadri Hazbiu, Beqir Balluku, Abdyl Kėllezi e tjerė. Sipas akuzės, kjo organizatė drejtohej nga zbulimet e huaja, sidomos ai amerikan, sovjetik e jugosllav, agjentė tė tė cilėve kanė qenė edhe pjesėtarėt e kėsaj organizate.


FANTAZIA E AKTAKUZĖS BINDĖSE AQ SA VETĖM NE TĖ AKUZUARIT E KUPTONIM SAJIMIN


         Aktakuza ishte pėrpiluar me njė fantazi qė ishte pėr t’u pasur zili nga cilido qė do ta dėgjonte. Ajo ishte shkruar nė mėnyrė tė tillė qė kushdo qė do ta gjente, pėrveē nesh qė e dinim se ishin tė sajuara, do tė besonte se nė tė vėrtetė ne ishim armiq dhe agjentė tė zbulimeve tė huaja, qė kishim filluar aktivitetin armiqėsor qė nė kohėn e luftės, duke punuar mbi bazėn e udhėzimeve qė jepnin zbulimet e huaja, dhe se mbas lufte vazhduam po me udhėzimet e direktivat e atyre zbulimeve.


RRAPI MINO, JASHTĖ MJESHTĖRIVE TĖ INTRIGANTĖVE


         Ajo aktakuzė ishte e pėrpiluar nga njerėz qė e njihnin intrigėn dhe kishin fantazinė pėr tė lidhur gjėrat nė mėnyrė tė tillė qė ta besonin njerėzit e thjeshtė. Kuptohej qartė se ajo aktakuzė nuk ishte pėrpiluar nga Rrapi Mino, qė ishte prokuror i pėrgjithshėm, pėr faktin se ai nuk e kishte atė kulturė ose inteligjencė qė tė parashikonte detajet dhe ndėrthurjen e fakteve deri nė hollėsitė e paimagjinueshme. E them kėtė se gjatė gjithė atyre ditėve qė u zhvillua gjyqi unė, ai jo vetėm qė nuk ishte nė gjendje tė bėnte njė pyetje, por nė tė gjitha rastet e tjera nė debatet me Kadri Hazbiun nuk mundej tė thoshte as dy fjalė pėr t’iu pėrgjigjur Kadriut, por mbeti i bllokuar prej tij. Nė disa raste u desh tė ndėrhynte kryetari i trupit gjykues, Aranit Ēela, qė pėr tė shpėtuar Rrapin, i bėnte ndonjė pyetje Kadriut. Kėshtu qė gjatė gjithė zhvillimit tė gjyqit, megjithėse me cilėsinė e prokurorit tė pėrgjithshėm, Rrapi Mino mbeti spektator.


         EDHE NĖ RADHĖN E TĖ PYETURVE U PĖRDORĖN DJALLĖZI


         Pas leximit tė aktakuzės qė ishte mjaft e gjatė, filloi procedura e pyetjeve pėr secilin prej nesh. Radha e pyetjeve pėr ne ishte pėrgatitur nė mėnyrė tė djallėzuar, duke pyetur tė parėt ata persona qė ishin thyer nga torturat. Vetėm ata mund t’i pranonin me tė parėn akuzat e stisura, sidomos ato nė drejtim tė Kadri Hazbiut, pasi ky ishte kyēi kryesor qė, sipas tyre, duhej tė vihej patjetėr me shpatulla pas murit. Por si u realizua kjo detyrė qė trupi gjykues kishte marrė nga lart? Kėtė do tė mundohem tė radhis mė poshtė, duke pėrshkruar me radhė deponimet e secilit prej nesh si dhe tė njė morie dėshmitarėsh tė pėrgatitur pėr tė mbėshtetur akuzėn ndaj nesh.


TĖ PARIT I JEPET FJALA  MIHALLAQ ZIĒISHTIT


         I pari qė u pyet nga ne ishte Mihallaq Zicishti, i cili si gjithė tė tjerėt i ishte nėnshtruar torturave mė ēnjerėzore qė mund tė mendohen. Pas kėsaj, ai nuk kishte mundur tė rezistonte nė hetuesi, por ishte detyruar tė pranonte gjithēka qė i kishin servirur sipas porosive qė kishin marrė nga lart. Pėr kėtė arsye, hetuesit e tij nė bashkėpunim me prokurorin dhe kryetarin e trupit gjykues, e kishin vėnė Mihallaqin tė parin nė listė pėr ta pyetur. Kėtė e bėnė jo vetėm se ata kishin bindje se ai do tė mund tė pranonte edhe para trupit gjykues ato qė ishin shėnuar nė procesverbalin e tij, pra ato qė kishte pranuar gjatė hetuesisė, por edhe pėr faktin se nė atė procesverbal ishin shėnuar materiale me vlerė, pėr tė vėrtetuar ato qė kishte fantazuar Enver Hoxha. Nė tė vėrtetė ashtu ndodhi. Para trupit gjykues Ziēishti deponoi njė pėr njė ato qė ishin shėnuar nė procesverbalin e parapėrgatitur nė hetuesi nėn efektin e torturave ēnjerėzore, madje pa ndryshuar as edhe njė presje.


ĒFARĖ THA MIHALLAQI PARA TRUPIT GJYKUES


         Nė deponimet e tij, Mihallaq Ziēishti pranoi se ka pasur njė “organizatė kundėrrevolucionare”, se tė gjithė pjesėtarėt e saj ishin agjentė tė vjetėr nė shėrbim tė zbulimeve tė huaja dhe se kryetari i kėsaj organizate ishte poliagjenti Mehmet Shehu.


         Pėrveē sa thashė mė lart, deponimet e Mihallaqit, sipas trupit gjykues dhe hetuesve, do tė ndikonin qė nė fillim pėr tė vėnė me shpatulla pas muri Kadri Hazbiun. Me gjithė presionet shtazarake qė i kishin bėrė, Kadri Hazbiu jo vetėm qė nuk kishte pranuar asgjė, por i kishte hedhur ato poshtė me argumente e neveri.


         Qė nė fillim ai bėri njė pėrshkrim se si ishte rekrutuar agjent i zbulimit jugosllav qė nė kohėn e luftės Nacionalēlirimtare. “Nė fillim tė vitit 1943,- tha ai - isha efektiv nė batalionin partizan “Fuat Babani” nė zonėn e Korėės. Nė kėtė periudhė bėra njė gabim nė luftė dhe mė dėnuan duke mė ulur nė pėrgjegjėsi. Kėtė e shfrytėzoi Dushan Mugosha, i cili nė atė periudhė ishte i deleguar i Partisė Komuniste jugosllave nė atė zonė. Ai mė afroi duke mė mbajtur afėr, gjė qė solli qė pas njė periudhe kohe tė vogėl unė tė vihesha nė shėrbim tė tij. Pas kėsaj, gjatė gjithė periudhės sė luftės, unė mbaja lidhje tė vazhdueshme me tė, kurse mbas ēlirimit ato lidhje i mbajta me zbulues tė tjerė jugosllavė, tė cilėt kishin ardhur si kėshilltarė pranė Sigurimit tė Shtetit. Unė kisha detyrė tė jepja dhe merrja informata dhe udhėzime.

         Kėto lidhje i mbajta derisa u prishėn marrėdhėniet me Jugosllavinė.
Nė vitin 1950, -vazhdoi mė tej ai - unė shkova pėr specializim nė shkollėn e zbulimit sovjetik nė Moskė. Nė kėtė grup bėnte pjesė edhe Kadri Hazbiu. Gjatė asaj periudhe qė qėndrova nė shkollė nė Moskė, mė mori nė lidhje zbulimi sovjetik, qė i kishte marrė tė dhėnat nga zbulimi jugosllav dhe mė vuri nė shėrbim tė tij, tė cilit i shėrbeva deri nė fund. Merrja udhėzime dhe jepja informacione pėr tė gjithė sektorėt e shtetit, edhe pėr udhėheqjen e Partisė sė Punės se ēfarė ndodhte brenda saj. Mė kujtohet se njė natė - tha Mihallaqi - erdhi Kadri Hazbiu, duke m’u afruar nė dhomė pasi ishim vetėm pėr vetėm dhe mė tha: “Dėgjo Mihallaq, sonte mė rekrutoi zbulimi sovjetik duke u bėrė bashkėpunėtor i tyre dhe mė dhanė detyra dhe udhėzime tė veēanta”. Kur pėrfundoi unė i thashė se: “nuk je ti i pari, pasi mua po ajo punė mė gjeti, duke u vėnė dhe unė nė shėrbim tė zbulimit sovjetik”.


HEKURAN ISAI MBANTE KONTAKTE ME ENVER HOXHĖN


         Mihallaqi fliste qetė dhe rrjedhshėm duke iu pėrmbajtur me pėrpikmėri procesverbalit tė hartuar nga hetuesit me nė krye Hekuran Isain, qė nė atė kohė ishte ministėr i Brendshėm dhe drejtonte direkt hetuesin e grupit tonė. Ai punonte gjithė natėn nė burg, duke pyetur secilin prej nesh dhe herėt nė mėngjes nisej pėr nė Vlorė, pėr tė takuar Enver Hoxhėn qė ishte atje me pushime. I raportonte tė rejat nga hetuesia dhe merrte udhėzime nga ai me pyetje tė pėrgatitura nė mėnyrė qė procesi tė ndėrtohej sipas fantazisė qė kishte Enver Hoxha dhe tė dilte ashtu siē ia kishin servirur nė fjalime popullit.


         Mihallaqi vazhdoi deponimet e tij, duke thėnė: “pėrveē se Kadri Hazbiu ishte agjent i zbulimit sovjetik, ishte dhe agjent i zbulimit jugosllav i rekrutuar fill pas ēlirimit. Kėtė ma kishte thėnė Nesti Kerenxhi, qė nė vitin 1945 ishte zėvendėsi kryesor i Koēi Xoxes”. Ai mė pati thėnė, vazhdoi Mihallaqi, se nė njė takim qė kishte pasur nė atė kohė me Titon nė qytetin Pula tė Jugosllavisė, e kishin pyetur pėr Kadri Hazbiun, duke i thėnė qė ėshtė djalė i zgjuar dhe duhet ta mbani afėr. Nga kjo, unė kuptova se edhe Kadriu ishte rekrutuar si unė.

 

         Kėtu dua tė shtoj se edhe Nesti Kerenxhi ishte arrestuar disa muaj pas Kadri Hazbiut, pikėrisht pėr t’u pėrdorur si dėshmitar nė gjyqin e Kadriut. Nė tė vėrtetė atė e pėrdorėn nė gjyqin e Kadriut, duke dėshmuar pėr ato fjalė qė tha Mihallaqi vetėm se i zbukuroi gjoja me elozhet dhe perspektivėn qė Tito fliste pėr Kadriun. Tė gjitha kėto, qė ishin tė sajuara dhe tė montuara, vetė Kadri Hazbiu nė kundėrpėrgjigjet dhe pyetjet qė u bėri atyre dėshmitarėve i nxori pa themel dhe tė pabazuara. Ai i hodhi poshtė me neveri. Mė vonė morėm vesh se pas deponimit si dėshmitar nė gjyq kundėr Kadriut, megjithėse ishte dėnuar 15 vjet, Nesti Kerenxhiun e liruan nga burgu pėr qėndrimin qė ai mbajti nė gjyqin tonė. Dukej qė ēdo gjė ishte e planifikuar dhe e kombinuar nė tė gjitha drejtimet...

 

“HEKURANI DETYRONTE ZIĒISHTIN PĖR TĖ DĖSHMUAR KUNDĖR HAZBIUT”

 

         Ishte prilli i vitit 1983. Nė bankėn e tė akuzuarve para trupit special gjykues tė kryesuar nga Aranit Ēela dhe nga prokurori Rrapi Mino, rrinin tė lidhur ish-personalitetet mė tė suksesshėm tė shtetit komunist si Kadri Hazbiu, Feēorr Shehu, Mihallaq Ziēishti, Llambi Peēini, Gani Kodra, Ali Ēeno etj.

         Pėr arsye tė masave tė larta tė sigurisė dhe tė sekretit, gjyqi zhvillohej nė njė nga dhomat e vogla brenda ambienteve tė burgut nr.313 nė kryeqytet. Tė gjithė ata akuzoheshin si pjesėmarrės nė organizatėn mė tė rrezikshme kundėrrevolucionare, e cila ishte drejtuar nga Mehmet Shehu. Tė gjithė, pa pėrjashtim, rrezikonin dėnimin me vdekje. Qėllimi i prokurorisė, hetuesisė dhe gjykatės ishte qė tė kryqėzohej Kadri Hazbiu duke u akuzuar si agjent. Nėpėrmjet tij ishte direkt i akuzuar Mehmet Shehu. Nė kėtė mėnyrė vėrtetoheshin deklaratat publike tė Enver Hoxhės pėr Mehmetin. Ēuditėrisht, nga pamja e jashtme opinioni i gjerė e pranoi nė njė farė mėnyre atė qė u servir nga selia supreme e udhėheqjes politike tė vendit, pavarėsisht se vetvetiu te gjithkush ekzistonte njė farė rezerve. Gjithsesi, gjithēka iu la kohės. Megjithatė, pėr mė se 25 vjet me radhė, vetėm ėshtė aluduar mbi atė gjyq qė u konsiderua nga mė misteriozėt dhe mė tė dyshimtėt, por askush nuk ka treguar, tė paktėn deri sot, njė dokument tė saktė zyrtar mbi atė qė ka ndodhur mbi ish-ministrin historik tė Punėve tė Brendshme Kadri Hazbiun. Gjithēka bėhet e mundur sot pas zbardhjes sė ditarit personal tė Gani Kodrės, njėrit prej tė arrestuarve dhe tė akuzuarve tė atij grupi dhe qė gjatė gjithė procesit gjyqėsor ka ndenjur nė krahė tė Kadri Hazbiut. Nė numrin e sotėm nga ditari sekret i Gani Kodrės dhėnė ekskluzivisht pėr gazetėn “Panorama” botohet rrėfimi i Mihallaq Ziēishtit para trupit gjykues, i cili, pėr shkak tė torturave tė jashtėzakonshme, arriti tė bashkėpunojė me hetuesinė. Cilat ishin dėshmitė e Ziēishtit qė rėnduan pozicionin e Kadri Hazbiut dhe pse Enver Hoxha zgjodhi pikėrisht atė pėr tė bėrė deklaratat e forta.


PĖRSE MIHALLAQ ZIĒISHTI PRANOI TĖ BASHKĖPUNOJĖ ME ENVER HOXHĖN


         Shtrohet pyetja se si e pranoi Mihallaq Ziēishti pėrmbajtjen e kėtij procesi duke u bėrė akuzuesi kryesor i Kadri Hazbiut me tė cilin pėr vite me radhė kishin qenė shokė tė ngushtė, madje kishin punuar nė njė sektor duke ndarė bashkė tė mirat dhe tė kėqijat qė dilnin gjatė punės.


         Njė gjė duhet thėnė dhe pranuar dhe qė dihet nga tė gjithė, se ka njerėz qė i rezistojnė presionit, cilido qoftė ky presion, duke mos pėrfillur as vdekjen qė i kanoset. I rezistojnė ēdo lloj torture sado tė egra qofshin. Kėshtu ishte Kadri Hazbiu. Por ka edhe njerėz qė kanė dobėsitė e tyre, mendojnė shumė pėr jetėn e fėmijėve tė tyre, aq sa arrijnė tė sjellin ndėrmend edhe faktin se mund t’ua pushkatojnė fėmijėt apo dhe shumė gjėra tė tjera qė sjellin dobėsi nė rezistencėn e tyre gjatė hetuesisė.
Pikėrisht kėto dobėsi studioi Enver Hoxha te Mihallaqi dhe iu dha porosi Hekuran Isait dhe grupit tė hetuesve qė punonin me tė qė tė bėnin tė pamundurėn duke pėrdorur ēdo mjet fizik e psikologjik qė ta thyenin me ēdo kusht. Mbi kėto porosi dhe metoda hetuesit dhe prokurorėt, gjatė seancave tė hetimit ia pėrmendnin vazhdimisht se atė dhe vėllanė e tij i priste pushkatimi i padiskutueshėm nė rast se nuk tregohej i sinqertė me partinė. Fjala sinqeritet nėnkuptonte bashkėpunimin me hetuesinė pėr tė pranuar para trupit gjykues ato qė i servireshin. Ata, pasi i pėrmendin pushkatimin e tij dhe tė vėllait, i premtonin se tmerri do tė arrinte deri dhe te fėmijėt, tė cilėt nuk do tė jetonin nė rast se ai nuk do tė pranonte tė gjitha ato gjėra qė ishin tė shėnuara nė proces-verbal. Kėshtu, nga tė gjitha torturat ēnjerėzore qė iu bėnė direkt nga Hekuran Isai dhe nga hetuesit e tjerė ēnjerėzorė, si Florian Koloneci, Sokol Koleka etj., Mihallaqi nuk rezistoi dot, por pranoi qė tė flasė dhe tė akuzojė Kadri Hazbiun sipas gjėrave tė sajuara dhe tė pėrpiluara nė proces. Ata mendonin se me kėto forma do tė mund ta vinin Kadriun me shpatulla pas muri.


PĖRSE ENVERI ZGJODHI MIHALLAQIN


         Shtrohet pyetja, pėrse zgjodhėn Mihallaq Ziēishtin si kyēin kryesor qė mund ta akuzonin e zbėrthenin Kadri Hazbiun? Kjo, kuptohet, se ata tė dy kishin qenė shokė tė vjetėr duke punuar pėr shumė vite me radhė nė njė sektor. Nė kėtė mėnyrė ēdo gjė qė do tė thoshte Mihallaqi pėr Kadriun do tė besohej nga tė tjerėt.

       Enver Hoxha e dinte mirė se askush nga ne tė tjerėt nuk kishim folur asgjė. Nė fillim u morėn me Feēorr Shehun, te i cili, me gjithė torturat ēnjerėzore qė hiqte, patėn shpresė se do tė fliste. Por nė fakt Feēori me burrėri jo vetėm qė nuk pranoi asgjė pėr vete, por nuk tha asnjė fjalė pėr tė tjerėt.


         Pastaj u kapėn te Llambi Peēini qė edhe ai nė fillim tha disa gjėra tė mjegullta, por mė vonė i hodhi tė gjitha poshtė, duke thėnė se ēdo gjė qė kam thėnė nuk janė tė vėrteta por kam deponuar nga zori prej torturave qė mė kanė bėrė. Kėshtu qė kyēi kryesor pėr tė akuzuar Kadri Hazbiu mbeti vetėm Mihallaqi. Vetėm mes deponimeve tė tij do tė arrihej qė populli tė kuptonte sajesėn se nė krye tė organeve tė sigurimit kanė qenė kuadro tė zbulimeve tė huaja, siē ishin Koēi Xoxe, Mehmet Shehu, Kadri Hazbiu etj.


ZIĒISHTI DĖSHMON PĖR PRAPASKENAT E KONFERENCĖS SĖ TIRANĖS


         Nė vazhdimin e deponimeve tė tij, Mihallaqi tha: “Nė konferencėn e partisė nė Tiranė, nė vitin 1956, ne organizuam aksionin e gjerė pėr ta kthyer kėtė konferencė nė njė mbledhje pėr tė sulmuar nė tė gjitha drejtimet udhėheqjen e partisė dhe nė mėnyrė tė veēantė sekretarin e parė tė partisė, Enver Hoxhėn. Duke nxitur kėshtu diskutimet kundėr kultit tė individit, pėr mėnyrėn e mirė tė jetesės qė bėnte Byroja Politike nė njė kohė qė populli jetonte nė kondita tė kėqija ekonomike, makinat luksoze qė pėrdornin pėr udhėheqjen, si dhe shumė probleme tė tjera qė diskutuesit flisnin me fakte dhe pasion. Konferencėn e drejtonte Fiqrete Shehu, qė ishte sekretare e parė e komitetit tė partisė pėr Tiranėn. I deleguar i Byrosė Politike nė konferencė ishte Beqir Balluku, kurse Mehmet Shehu dhe Kadri Hazbiu me disa anėtarė tė Byrosė Politike ishin tė ftuar.


         Porosia qė Mehmeti i kishte dhėnė Beqirit dhe Fiqretes ishte qė diskutimet t’i linin tė lira, tė mos ndėrpritnin dhe tė flisnin si ta ndjenin. Dhe nė fakt, tė gjithė diskutantėt flisnin dhe kritikonin nė drejtim tė udhėheqjes sė lartė tė partisė dhe askujt nuk iu ndėrpre fjala. Pėr rrugėn qė kishte marrė konferenca, vazhdoi mė tej Mihallaqi, dikush e kishte lajmėruar Enver Hoxhėn qė ishte me pushime nė Vlorė, i cili u nis me urgjencė nė drejtim tė Tiranės. Ne e morėm vesh kėtė dhe me urgjencė Mehmeti mė thirri nė shtėpinė e tij, ku ishin: Mehmet Shehu, Feēorr Shehu, si dhe unė, Mihallaqi.


         Mehmet Shehu, duke parashikuar reagimin e Enver Hoxhės dhe dyshimet qė atij mund t’i lindin edhe nė drejtimin tonė, sidomos tė Beqirit dhe Fiqretes, na dha udhėzime se si tė vepronim pėr tė evituar ēdo dyshim qė mund tė lindte nė drejtimin tonė. Dhe nė fakt u morėn masa nga tė gjithė ne, anėtarėt e organizatės kundėrrevolucionare. Disa nga ato masa ishin, p.sh., goditja e disa personave qė ishin mė agresivėt nė diskutimet e tyre nė konferencėn e Tiranės, madje duke i arrestuar menjėherė ata pėr tė treguar se ne ishim pėr tė mbrojtur vijėn e partisė. Disa tė tjerė u pėrjashtuan nga partia, si dhe masa tė tjera tė cilat mjaftuan pėr tė hequr dyshimin qė mund tė binte mbi ne pėr prapaskenat qė i kishim organizuar asaj konference”.


DEPONIMET E MIHALLAQIT, TĖ NJĖJTA ME ALUDIMET E ENVER HOXHĖS


         Deponimet mbi konferencėn e partisė nė Tiranė Mihallaqi i bėri me hollėsi duke u futur nė tė gjitha detajet e organizimit tė saj nga Mehmet Shehu, Beqir Balluku e Kadri Hazbiu, pėr tė sulmuar kryesisht udhėheqjen e partisė dhe direkt kultin e individit tė Enver Hoxhės. Analiza qė ai i bėri konferencės sė partisė nė Tiranė ishte identike me analizat qė i kishte bėrė Enver Hoxha nė veprat e tij kėsaj konference, duke e quajtur njė komplot tė madh armiqėsor kundėr udhėheqjes sė partisė. Ndryshimi ndėrmjet kėtyre analizave ishte se Mihallaqi zbuloi emrat qė e organizuan kėtė dhe qė ishin Mehmet Shehu, Baqir Balluku, Kadri Hazbiu, Fiqrete Shehu, Mihallaq Ziēishti dhe Feēorr Shehu. Nga kjo kuptohet fare lehtė se kėto deponime ishin tė pėrgatitura qė mė parė nė zyrat e Enver Hoxhės, pėr tė nxjerrė gjoja ata qė ishin organizatorėt e asaj konference dhe se Enver Hoxha me “zgjuarsinė” e tij kishte dyshuar qė nė atė kohė. Vetėm tani, me gojėn e tij po i pranon vetė anėtari i “organizatės kundėrrevolucionare” Mihallaq Ziēishti, i cili kishte punuar nėn drejtimin e Mehmet Shehut pėr tė eliminuar sekretarin e parė tė Komitetit Qendror tė Partisė, Enver Hoxhėn. Kjo vėrtetonte atė se, gjoja, Mehmet Shehu qenkėsh me tė vėrtetė “armik”.


Me gjendjen fizike tė dėrrmuar Mihallaq Ziēishti pranon bashkėpunimin me agjenturėn amerikane


         Mihallaq Ziēishti nė gjyq ishte dėrrmuar fare dhe ishte bėrė robot nė deponimet e tij. Ai i mbante mend me pikė e presje ēdo gjė qė duhej tė thoshte nga ato qė i kishin mėsuar Hekuran Isai me grupin e hetuesve, sipas porosisė qė merrte nga Enver Hoxha. Ai duhej tė depononte se e gjithė “organizata kundėrrevolucionare” drejtohej nga zbulimet e huaja, amerikane, sovjetike, jugosllave etj., dhe merrte detyra nė tė gjitha veprimet e saj. Mbi bazėn e kėtyre detyrave nė vazhdim tė deponimeve tė tij ai tha: Nė vitin 1949 zbulimi amerikan na kėrkoi qė t’i linim shteg tė lirė babait tė Halim Xhelos (Halimi ishte kuadėr i Ministrisė sė Punėve tė Brendshme), i cili ishte kuadėr i atij zbulimi. Kishim rėnė nė ujdi qė nė kėmbim tė kėtij veprimi, zbulimi amerikan dhe ai italian tė na dėrgonin bandėn e Ethem Ēakos. Konkretisht, plani funksionoi siē ishte parashikuar. Te vendi ku babai i Halim Xhelos do tė kalonte kufirin me Greqinė, ne tėrhoqėm forcat tona. Nė kėtė mėnyrė ai arriti tė kalonte kufirin pa shumė probleme dhe tė takonte miqtė qė e prisnin matanė. Pas kėsaj, nė bazė tė marrėveshjes zbulimi amerikan sė bashku me atė italian pas disa ditėsh na dėrguan bandėn e Ethem Ēakos qė nė shtypin e asaj kohe dhe nė propagandėn e partisė u quajt sukses i madh i organeve tė sigurimit.


DĖSHMOHET BASHKĖPUNIMI I MEHMETIT DHE KADRIUT ME ZBULIMET E HUAJA


         Mė tej Ziēishti tha se e gjithė kapja e bandave, si ajo e Hamit Matjanit, e Zenel Shehut dhe e bandave tė tjera, ishin lojė e zbulimit amerikan nė bashkėpunim me Mehmet Shehun e Kadri Hazbiun. Ky veprim nga ana e kėtyre zbulimeve bėhej pėr t’u ngritur kėtyre aktivitetin, qė tė fitonin besimin e Enver Hoxhės duke u quajtur si njerėz tė suksesit.


ZIĒISHTI PRANON BASHKĖPUNIMIN ME MEHMET SHEHUN NĖ DREJTIM TĖ SABOTIMIT NĖ VEND


         Pėrveē kėtyre, Mihallaqi foli edhe pėr aktivitetin qė kishte zhvilluar ai vetė: sipas tij, ai shpjegoi se Mehmet Shehu e kishte thirrur atė nė zyrė dhe i kishte thėnė: Ti do tė transferohesh nga detyra si zėvendėsministėr i Brendshėm dhe do tė emėrohesh sekretar i parė i Komitetit tė Partisė nė rrethin e Korēės. Atje do tė zhvillosh aktivitetin tėnd pėr tė sabotuar vijėn e partisė nė tė gjitha sektorėt e jetės qė ka rrethi, me qėllim qė nė popull tė ngjallet pakėnaqėsi kundėr vijės sė partisė.


         Kėto detyra qė mė caktoi Mehmeti unė i vura nė jetė duke zbatuar me pėrpikmėri ēdo udhėzim tė tij. Mbasi punova disa vite nė Korēė Mehmet Shehu mė pėrgėzoi pėr punėn e mirė qė kisha bėrė nė drejtim tė sabotimit politik dhe ekonomik. Nė fund tė asaj bisede mė Mehmeti mė tha: Mihallaq, tashmė do tė tė transferoj nė Durrės po me ato detyra. Do tė zbatosh tė njėjtat udhėzime qė ke marrė pėr tė punuar nė drejtim tė njė sabotimi politik dhe ekonomik sa mė tė gjerė qė tė ndikojė nė tė gjitha fushat qė ka rrethi i Durrėsit. Nė fakt unė i zbatova tė gjithė detyrat.


MIHALLAQI ZBATON POROSINĖ E FUNDIT PER GANIUN


         Mihallaqi si foli pėr tė gjitha ato qė pėrmenda mė lart u ul si i kapitur nė karrigen qė ishte rrethuar me policė. Por pa arritur tė ulet mirė u ngrit sėrish menjėherė duke i kėrkuar falje trupit gjykues dhe tha : Mė falni se harrova tė them se Gani Kodra nuk ka qenė me neve nė organizatėn tonė kundėrrevolucionare, pasi nuk ia kam dėgjuar emrin nė asnjė nga kėto veprime qė ka kryer organizata jonė. Kjo frazė e Mihallaqit nuk mė ēuditi pasi nga kjo unė kuptova se ai e kishte marrė porosinė nga hetuesit, gjoja, pėr tė mė lehtėsuar dhe unė kėtė lehtėsim duhesh t’ia shpėrbleja duke shpifur tė gjitha ato qė i shkonin pas oreksit grupit hetimor. Mesazhi ishte se unė duhej tė sulmoja me ēdo mjet Kadri Hazbiun dhe Mehmet Shehun...

 

AKUZA E KADRI HAZBIUT: JA SI MĖ TORTURONTE ĒDO NATĖ HEKURAN ISAI

 

Kadri Hazbiu, i ulur nė bankėn e tė akuzuarve si “armik i partisė dhe i popullit”, kishte hapur mbi tavolinė disa fletė tė bardha dhe dėgjonte me vėmendje dėshmitarėt e ndryshėm qė tė detyruar dėshmonin dhe sillnin histori dhe ngjarje qė vėrtetonin se ai qenka agjent i disa agjenturave.

         Duke bėrė durim ai herė pas here ulte kokėn mbi shkresa dhe shėnonte ndonjė rresht a fjali. Pas shumė orėsh durimi dhe ndėrhyrjeje pa leje kur nuk mbante situata pėr thėnie deri jashtė logjike, ai mė sė fundi mori fjalėn pėr tė denoncuar dhe rrėzuar tė gjitha pretendimet e dėshmitarėve. Ishin orė tė tėra plot ankth dhe tension qė po kalonin anėtarėt e trupit gjykues tė Gjykatės sė Lartė tė kryesuar nga vetė kryetari Aranit Ēela, ndėrsa dėgjonin tė fliste Kadri Hazbiu. Ai me zė tė lartė, duke pasur njė memorie tė jashtėzakonshme, iu paraqiste atyre fakt pas fakti dhe argument pas argumenti deri sa arrinte tė pėrmbyste gjithēka qė ishte thėnė kundėr tij. Madje ai arriti tė denonconte dhe skenaristėt e atyre dėshmive. Gjithēka rreth asaj ngjarjeje tė ndodhur nė prillin e vitit 1983, ku nė njė dhomė tė vogėl tė ambienteve tė burgut 313 zhvillohej gjyqi mė historik i epokės komuniste, nė tė cilin po kryqėzoheshin figurat historike dhe veteranėt e Ministrisė sė Punėve tė Brendshme, mėsohet sot pas 25 vjetėsh. Kjo bėhet e mundur ndėrsa zbardhet ditari personal dhe tepėr sekret i mbajtur nga Gani Kodra, i cili ishte njėri prej kolegėve dhe shokėve mė tė afėrt tė Kadri Hazbiut, i cili ishte ulur po ashtu nė atė bankėn e tė akuzuarve, madje me tė njėjtėn akuzė si tė Kadriut. Menjėherė pas daljes nga burgu nė vitin 1990, Kodra mendoi si tė vetmin ngushėllim pėr vuajtjet qė kishte kaluar qė prej momentit tė arrestimit nė fillimin e vitit 1982 t’i hidhte ato hollėsisht nė letėr duke krijuar ditarin e plotė tė tij. Sot ai ditar i siguruar si ekskluzivitet nga redaksia e gazetės “Panorama” botohet i plotė si dokument i vetėm qė transmetohet nga gjyqi i famshėm dhe mė misterioz i periudhės komuniste ku u kryqėzuan kuadrot mė tė rėndėsishėm tė Ministrisė sė Brendshme. Ndėrsa nė numrat e kaluar jemi njohur me dėshmitė e Nesti Kerenxhit dhe tė ish-zėvendėsministrit tė Punėve tė Brendshme Mihallaq Ziēishti, tė cilėt tė torturuar janė detyruar tė hedhin baltė dhe tė akuzojnė Kadri Hazbiun si armik dhe agjent kundėr shtetit tė tij. Nė numrin e sotėm tė vazhdimit tė botimit tė atij ditari tė shkruar nga Gani Kodra botohet fjala e plotė e Kadri Hazbiut kundėr ish-shokut tė tij Mihallaq Ziēishti dhe Nesti Kerenxhit. Si u mbrojt Kadriu para akuzave tė servirura nga hetuesia dhe denoncimi qė ai i bėri udhėheqjes sė lartė politike tė shtetit tė atėhershėm. Cilat ishin faktet dhe analizat e Kadriut qė shokuan trupin gjykues dhe kurajo e tij pėr tė thėnė tė vėrtetat pa dorashka.


ĒFARĖ KISHTE TĖ VĖRTETĖ PROCESI I MIHALLAQIT


         I gjithė ai proces ishte nga fillimi deri nė fund i mbushur me gėnjeshtra dhe trillime, qė jo njė fjali, por asnjė presje nuk kishte asgjė tė vėrtetė.
Nga mėnyra se si ishin pėrpiluar dhe radhitur gjėrat, nuk tė linin dyshim se nė to kishte dorė vetėm njė njeri, i cili nuk mund tė ishte tjetėr kush pėrveēse Enver Hoxhės. Vetėm ai ishte i lindur dhe i talentuar pėr tė keqen dhe trillimin. Mund tė mos jetė i besueshėm pėr shumė njerėz fakti se ai mendonte ditė e natė qė tė radhiste gjėrat nė mėnyrė tė atillė qė populli t’i besonte katėrcipėrisht dhe tė thoshte: Gjithēka po del siē e ka parashikuar shoku Enver Hoxha me zgjuarsinė e tij tė jashtėzakonshme. Gjithēka sa them ka brenda tė vėrtetėn e padiskutueshme. Nė kėtė proces ishte gėrmuar ēdo ndodhi e vjetėr e ndodhur, madje qė nė vitet e largėta. Ato detaje tė ndodhura nė kohė tė largėta, pavarėsisht se dihej qė i kishin bėrė tė tjerėt, ishin radhitur nė proces sikur tė gjitha ato i paskėsh bėrė “organizata kundėrrevolucionare” e kryesuar nga Mehmet Shehu, Kadri Hazbiu etj., dhe e drejtuar nga zbulimet e huaja pėr tė sabotuar luftėn Na.Ēl., ndėrtimin e pushtetit popullor, eliminimin e udhėheqjes sė lartė tė partisė dhe vendosjen e kapitalizmit nė Shqipėri.


KADRIUT NUK IU DHANĖ DOSJET ME URDHRAT QĖ I ISHIN DHĖNĖ NGA UDHĖHEQJA


         Duhet thėnė se Kadriu qė nė fillim tė hetuesisė kishte kėrkuar me insistim tė gjitha materialet qė pėrmbanin udhėzime tė lėshuara pėr probleme agjenturore, tė cilat ishin urdhra tė dhėna nga udhėheqja e lartė e partisė dhe mjaft dokumente tė tjerė qė ndodheshin nė arkivin e Ministrisė sė Punėve tė Brendshme. Kėto i donte me qėllim qė tė hidhte poshtė me fakte tė gjitha akuzat qė bėheshin nė drejtim tė tij. Njė ndėr ato akuza ishte sikur ai kishte dhėnė urdhra e udhėzime, ku, sipas tyre, ishin nė kundėrshtim me vijėn e partisė dhe tė Byrosė Politike. Por ēuditėrisht dhe nė mėnyrė shumė abuzive, megjithėse Kadriu vazhdonte tė akuzohej pėr urdhra qė binin ndesh me vijėn politike tė partisė asnjėherė nuk ia dhanė dosjen qė kėrkonte pėr tė argumentuar mbrojtjen. Me gjithė insistimin e tij jo vetėm nė hetuesi, por edhe para trupit gjykues pėr t’i pasur ato dokumente ata asnjėherė nuk ia dhanė duke nxjerrė pretekste tė ndryshme.


PREZANTIMI I KADRIUT


         Pėrpara se tė pėrshkruaj hedhjen poshtė nga Kadriu tė deponimeve tė bėra nga Mihallaq Ziēishti, dua tė flas me hollėsi pėr karakteristikat dhe qėndrimin e tij tė zgjuar, burrėror dhe shumė dinjitoz nė paraqitjen e rrėzimit tė ēdo akuze qė i bėhej.


         Ai ishte njeri shumė i zgjuar. Kishte njė memorie tė ēuditshme, aq sa ishte nė gjendje tė mbante mend qoftė njė udhėzim, qarkore apo ēdo gjė tjetėr qė mund tė kishte dalė gjatė tė gjitha viteve, sa do larg qė tė kishte ndodhur. Mbante mend ēdo udhėzim, madje qė tė vitit 1947. Ishin kėto cilėsi qė detyruan trupin gjykues gjatė atij procesi pėr ta nxjerrė atė jashtė sallės pėr dy herė me radhė dhe gjyqi tė vazhdonte pa prezencėn e tij.


HAZBIU FLISTE PASI ISHTE TORTURUAR


         Kadri Hazbiu ishte torturuar nė mėnyrėn mė ēnjerėzore nga hetuesia me nė krye Hekuran Isain. E them ketė se ai ishte njeriu mė i dėrrmuar nga tė gjithė neve dhe kjo shihej kur iu pėrgjigj pyetjeve nė bankėn e tė akuzuarve. Ai me zor qėndronte. Mbėshtetej sa nė njė krah nė tjetrin. Ai ishte me disa brinjė tė thyera nga torturat e megjithatė nuk e dha veten pėr asnjė ēast. Nuk u ankua asnjėherė dhe nuk kėrkoi asgjė. Me gjithė gjendjen e tij tė rėndė qė ne e shikonim ai asnjėherė nuk e humbi kthjelltėsinė, por i pėrgjigjej me gjakftohtėsi ēdo pyetjeje, duke hedhur poshtė me neveri dhe burrėri ēdo shpifje dhe trillim.


         Tė them tė drejtėn, ky qėndrim i tij ndikoi shumė edhe nė ndėrgjegjen time saqė thosha me vete, “ėshtė krim qė ta akuzosh kėtė njeri pėr gjėra tė paqena”. Kėtė e mendoja kur isha vetėm nė birucė dhe nė ēast mė vriste ndėrgjegjja ta akuzoja atė njeri tė ndershėm duke e quajtur armik.


         Prandaj Kadri Hazbiu, duke qenė i ndershėm dhe trim, nuk i pranoi kurrė ato akuza tė sajuara me mjeshtėri, qė Enver Hoxha i kishte radhitur nė procesin e Mihallaq Ziēishtit. Ai jo vetėm nuk pranoi asgjė nga ato, por me argumente bindėse i hodhi poshtė.


KADRI HAZBIU DĖNON TORTURĖN QĖ ĖSHTĖ BĖRĖ NDAJ TIJ


Unė ju them kėtu para trupit gjykues se kam qenė vite me radhė ministėr i Brendshėm dhe pėrsėri ju them qė le tė dalė qoftė edhe njė njeri nė tėrė Shqipėrinė qė jo vetėm ta kem goditur, por edhe ta kem shtyrė. Kėtė nuk e kam bėrė kurrėn e kurrės. Kurse juve i kini pėrdorur torturat gjatė gjithė kohės, na kini torturuar nė mėnyrė ēnjerėzore; nė kėto tortura vinte ēdo natė ministri i Brendshėm Hekuran Isai dhe merrej vetė personalisht me kėto tortura. Unė ju pyes juve se a mund tė rrihem unė nė kėtė moshė? A mund tė rrihen pėr moshėn e tyre Feēori, Llambi, Ganiu, Xheviti etj. Kjo pėr mua ka dy gjėra, e para se juve nuk keni fakte se unė jam armik, se nuk kam qenė asnjėherė armik i partisė, juve pėrdorni drurin pėr tė nxjerrė ndonjė gjė qoftė edhe tė pasaktė, mjafton qė tė mbushni procesverbalin; e dyta ju jeni tė paaftė nė detyrat qė kryeni, duke menduar se vetėm me dru zgjidhen detyrat. Kėshtu qė konkluzioni im pėr tė gjitha akuzat qė janė pėrpiluar nė procesin e Mihallaqit janė tė sajuara nga druri dhe torturat ēnjerėzore, tė cilat janė pa vlerė, pėrralla dhe i hedh poshtė si tė qėllimshme.


HAZBIU KUNDĖR KERENXHIT


         Kėshtu, ky proces i pėrgatitur me kujdes pėsoi njė fiasko tė vėrtetė.
Po radhis mė poshtė disa nga akuzat kryesore tė Mihallaqit dhe pėrgjigjet e Kadriut: Ti Mihallaq dhe Nesti Kerenxhi, - vazhdoi Kadriu, - mė akuzoni se unė paskam qenė agjent i zbulimit jugosllav, aq sa, sipas Nestit, nė takimin qė ai ka pasur me Titon nė Pulja tė Jugosllavisė, ky i fundit e paska pyetur pėr mua duke i thėnė se Kadriu ėshtė kuadėr i mirė dhe se duhet ta mbani afėr. Kjo, sipas jush, bėnte me kuptuar se unė isha rekrutuar nga ata qė nė kohė tė luftės dhe, sipas Mihallaqit, lidhjet mė tė ngushta i kisha me kėshilltarėt jugosllavė qė ishin nė Ministrinė e Brendshme. Duke thėnė Nesti Kerenxhi se personalisht Tito interesohej pėr mua, dhe kjo nė mesin e vitit 1946, unė po ju them se ai po tregohet shumė idiot, pasi nė atė kohė unė isha akoma i sėmurė nga plaga qė kisha marrė nė luftė dhe sapo mė kishin thirrur pėr tė mė emėruar shef tė Sigurimit Ushtarak.


         Kėshtu qė deri nė atė kohė unė nuk kisha njohur asnjė kuadėr tė zbulimit jugosllav. Unė po ju pyes juve: kur mė njohu mua Tito? Unė atėherė isha njė kuadėr i thjeshtė nė Brigadėn V, ndėrkohė qė pėr kohėn qė flisni juve unė nuk isha emėruar akoma. Ku mė njohu Tito se unė paskam qenė kuadėr i zoti dhe tė paska kėshilluar ty Nesti qė tė mė mbaje afėr!? Apo mos ishin detyra tė caktuara pėr tė mė afruar mua? Por unė jam i bindur se Tito as nuk e ka njohur emrin tim nė atė kohė.
Tė gjitha kėto qė thotė Nesti janė udhėzime tė hetuesve, apo ata lart tė kanė thėnė me qėllim pėr tė mė akuzuar mua. Ata qė tė kanė mėsuar tė flasėsh kėshtu i kanė bėrė llogaritė gabim, se ty tė njeh gjithė Shqipėria qė je njeri me shumė fytyra e i ke shėrbyer ēdo lloj udhėheqjeje, qoftė zbulimeve tė vendeve tė huaja, ashtu edhe klasave tė ndryshme qė kanė drejtuar vendin tonė, prandaj nuk ta beson njeri. Kurse unė kam punuar me ndershmėri, e kam dashur partinė dhe kam punuar pa rezerva pėr tė pavarėsisht se mė sheh kėtu, kjo i ka interesuar dikujt.


KADRI HAZBIU SULMON MIHALLAQ ZIĒISHTIN


Po ashtu veproi Kadri Hazbiu dhe para deponimeve tė Mihallaq Ziēishtit. Tė gjitha deponimet qė ky bėri para trupit gjykues, Kadriu i dėgjoi me qetėsi dhe me vėmendje tė madhe, duke mbajtur shėnime pėr ēdo gjė. Pastaj kur mori fjalėn iu kthye: Sa pėr ato qė thotė Mihallaqi se paskam qenė unė qė i kam mbajtur lidhjet e ngushta me kėshilltarėt jugosllavė qė ishin nė Sigurimin e Ushtrisė nė vitin 1947, nuk ėshtė e vėrtetė. Kėtė e di shumė mirė dhe vetė Mihallaqi, pasi porsa erdhėn kėtu kėshilltarėt jugosllavė, unė nuk i takova fare pėr faktin se njė grup i kuadrove kryesore tė Ministrisė sė Brendshme ku ishte edhe Mihallaqi, shkuam nė shkollėn e KGB-sė nė Moskė, ku u specializuam pėr njė vit. Punėn me kėshilltarėt e bėri Llambi Peēini.(Llambi i pėrgjigjet se e vėrteta ėshtė siē thotė Kadriu, pasi unė kam punuar deri nė fund me jugosllavėt).

 

* * *

         Nga ana tjetėr, Mihallaqi thotė se kur ishim nė BS nė vitin 1947-1948 pėr specializim, qenkam rekrutuar nga KGB-ja si agjent i saj. Sipas tij, menjėherė sa jam kthyer nė banesėn ku rrinim, i paskam thėnė se mua mė rekrutuan agjent tė KGB-sė. Kjo qė thotė Mihallaqi ėshtė shumė injorante. Jo vetėm kaq, por ėshtė e ndėrtuar shumė keq dhe nė mėnyrė shumė diletante. Kėshtu qė ata njerėz qė i kanė formuluar kėto akuza i kanė bėrė tė pabesueshme. Unė po e pyes Mihallaqin qė ėshtė marrė me punė operative, por qė nuk ėshtė shquar ndonjėherė, sesi ka mundėsi qė njė agjent i porsarekrutuar tė shkojė dhe t’i thotė tjetrit, sidomos nga kuadro tė sigurimit, ose kushdo qoftė ky, dhe t’i thotė “shiko se unė u bėra agjent i huaj dhe do tė jap informacione kundėr vendit tim”. Me kėtė akuzė ju e ulni veten shumė poshtė dhe vėrtetoni mė shumė pastėrtinė time qė gjatė gjithė jetės i kam shėrbyer me ndershmėri partisė. Ju, duke nxjerrė njė dėshmitar si Mihallaq Ziēishti, qė nuk ėshtė gjė tjetėr vetėm njė kurvė e vjetėr, nuk bėni gjė tjetėr veēse s’keni asnjė bazė qė tė vėrtetoni akuzat kundėr personit tim.

 

* * *

         Akoma mė e turpshme dhe e mbushur me shpifje ėshtė deponimi, gjoja, i lojės me zbulimin amerikan e italian pėr t’i hapur rrugė babait tė Halim Xhelos qė ishte kuadėr i zbulimit amerikan pėr tė na dėrguar bandėn e Ethem Ēakos. Kėto janė pėrralla me mbret, pasi i ati i Halimit kishte ikur duke kaluar kufirin shumė vite mė parė se nė kohėn kur na flet Mihallaqi.


         Kurse pėr bandėn e Ethem Ēakos dhe tė gjitha bandat e tjera, duke filluar nga Zenel Shehu dhe deri te Hamit Matjani, ka dokumente tė sakta qė vėrtetojnė format e metodat qė kanė pėrdorur organet e sigurimit, tė cilat ndodhen nė arkivin e Ministrisė sė Brendshme dh qė me gjithė kėrkesat e mija tė pėrsėritura, juve nuk m’i sollėt kėtu, pasi kini frikė se ēdo akuzė kundėr meje bie poshtė dhe do tė vėrtetonte se tė gjitha kėto janė shpifje e trillime.


MBRON ORGANET E SIGURIMIT TĖ SHTETIT


         Organet e Sigurimit tė Shtetit pėr kapjen e kėtyre bandave tė rrezikshme kanė pėrdorur organizimin dhe forma mė tė pėrparuara. Ato kanė punuar nė mėnyrė tė tillė qė kishin tė dhėna tė sakta nga qendra nga ku niseshin kėto banda dhe vendin ku do tė desantonin ato. Kėto i di shumė mirė Mihallaqi, i cili ka punuar edhe vetė nė kėtė drejtim. Ai e di mirė se nuk ishin vetėm kėto banda qė dėrguan zbulimet amerikane dhe italiane e jugosllave, por ishin qindra banda tė tjera tė dėrguara nga kėto zbulime dhe qė desantonin nė zonat e Veriut pėr t’u lidhur me bandat e tjera qė vepronin brenda territorit tė vendit tonė ku kryenin vrasje kuadrosh, sabotonin dhe terrorizonin popullin e kėtyre zonave. Prandaj tė thuash se dėrgimi i kėtyre bandave ishte lojė e zbulimeve amerikane pėr tė mė bėrė mua dhe Mehmetin njerėz tė suksesit pėr tė fituar besimin e udhėheqjes sė lartė, kjo ka qėllime tė caktuara pėr tė hedhur poshtė gjithė punėn vetėmohuese dhe plot sakrifica tė organeve tė Sigurimit, tė heronjve e dėshmorėve tė kėtyre organeve qė ranė nė pėrpjekje kundėr kėtyre bandave. Duke qenė se akuzat kundėr meje nuk kanė asnjė bazė ku tė vėrtetoni qoftė edhe njė gjė, sado e vogėl qoftė. Kapeni pas bandave qė puna kundėr tyre ka qenė krenaria e Sigurimit dhe qė vetė udhėheqja e lartė na ka pėrgėzuar me dhjetėra herė pėr kėto suksese.
         Atėherė pasi iu bėra kėto sqarime dhe saktėsime qė, pėr hir tė sė vėrtetės, jeni tė detyruar t’i pranoni unė pyes se nga doli kjo akuzė se e gjithė puna pėr kapjen e bandave paska qenė lojė e zbulimit amerikan dhe e Mehmet Shehut e Kadri Hazbiut? Unė nuk ēuditem pėr kėtė, pasi kuptohet qė dikush lart ka interesa pėr t’i pėrdorur kėto akuza pėr t’i mbushur mendjen popullsisė se unė gjithė jetėn paskam qenė agjent i zbulimeve tė huaja dhe se paskam punuar kundėr popullit. Dhe pėr t’i lexuar kėto akuza gjen njė njeri si Mihallaq Ziēishti qė ėshtė i detyruar t’i lexojė me pika e presje siē janė shkruar. Mua mė vjen turp kur i dėgjoj kėto akuza, por ama mė vjen shumė keq kur nga lart injorohen me paturpėsinė mė tė madhe organet e Sigurimit, qė ata vetė i kishin quajtur “Heronj tė heshtur” dhe i kishin pėrdorur sipas qejfit tė tyre. Por do tė vijė njė ditė qė historia do tė hedhė dritė mbi tė vėrtetėn se si ka qenė...

 

KADRI HAZBIU: ALI ĒENO JU GĖNJENI PĖR NATĖN E VDEKJES SĖ MEHMETIT

 

         Historia e vdekjes sė kryeministrit historik dhe kuadrit tė lartė tė Luftės Nacionalēlirimtare ėshtė misteri mė i madh qė ėshtė pėrballur opinioni i gjerė shqiptar. Shumė ėshtė folur dhe aluduar pėr atė natė tė ftohtė tė 17 dhjetorit tė vitit 1981.

         Por e vėrteta ka ngelur gjithnjė nė mister. U fol se ėshtė lėnė njė letėr nga vetė Mehmet Shehu, i cili, sipas versionit zyrtar, i kishte ardhur vdekja si rezultat i vetėvrasjes. Ajo letėr, madje, edhe ėshtė botuar, por asnjėherė nuk ėshtė mėsuar nga opinioni nėse ėshtė shkrimi origjinal i kryeministrit nė tė. Ēuditėrisht, pas vdekjes ai njeri, qė ishte njohur si njeriu mė i fuqishėm pas Enver Hoxhės, u mbulua nė mėnyrė tė menjėhershme me “baltė”. Me njė zell tė madh nga klasa qė ishte nė fuqi dhe nga vetė Enver Hoxha u nxitua qė ai tė etiketohej jo vetėm agjent i njė shteti, por i disa shteteve sė bashku. Por, ndėrsa historia e tij e fundit ngeli nė kėto fraza dhe paradokse, ēuditėrisht kohėt e fundit nga dėshmitė e vetė protagonistėve tė atyre ngjarjeve sillen fakte tė reja dhe tepėr domethėnės pėr tė zbardhur, tė paktėn, njė pjesė tė “ajzbergut” misterioz. Konkretisht, nga sa mėsohet nga rrėfimi i Gani Kodrės dhe duke lexuar ndėrkohė dhe ditarin e tij, vijnė fakte tė tilla se Mehmet Shehu natėn e fundit tė tij paska kėrkuar pėrforcim shėrbimi. Ndėrkohė qė disa muaj mė parė ai ka deklaruar para vetė Ganiut se mund t’i vinte ndonjė gjė e keqe nga dera nga mbrapa vilės sė tij. Dhe e keqja me tė vėrtetė kishte ndodhur, por, ēuditėrisht, atė ditė disa orė para saj ai i kishte telefonuar nė Zvicėr Ganiut ku nuk i kishte lėnė as njė porosi pėr tė birin. Ēudia paska zgjatur mė tej kur, sipas ditarit tė Kodrės, pėr tė mbuluar tė vėrtetėn e madhe qenkan marrė struktura tė tėra tė shtetit tė djeshėm. Pėr tė arritur kėtė gjė ata janė munduar tė “zbardhnin” njė tė vėrtetė tė re, e cila deklarohej me forcė nga vetė Enveri nė publik. Pra tė sajohej njė histori vdekjeje e besueshme nė popull. Nė kėtė farsė, sipas Gani Kodrės, qenka pėrfshirė edhe gjyqi ndaj Kadri Hazbiut. Akuzat artificiale tė ngritura nė drejtim tė tij nė sallėn e gjyqit ishin indirekt akuza edhe pėr Mehmet Shehun. Vetėm nė kėtė mėnyrė do tė besohej “balta” qė hidhej rregullisht mbi personin e tij. U fol nė atė gjyq se natėn e vdekjes sė Mehmetit, Kadriu kishte shkuar nė shtėpinė e tij. Por nga sa mėsohet tashmė nga zbardhja e kėtij ditari, ajo paska qenė njė paradoks tjetėr i radhės nė malin me akuza qė po i mėshonin ish-ministrit tė Brendshėm. Kur i ėshtė hedhur kjo akuzė para trupit gjykues, Kadriu ka ditur tė mbrojė veten, pavarėsisht nga rrėfimet e dėshmitarėve tė detyruar nga tortura. Konkretisht, Kadri Hazbiu ka replikuar shumė me truprojen e Mehmet Shehut, Ali Ēenon, i cili, i detyruar arriti tė ndėrtojė njė histori tė tillė, ashtu siē e kishte deklaruar nė publik Enver Hoxha. Por Kadriu ndėrsa e dėgjoi me vėmendje, nė fund u ngrit dhe akuzoi Aliun pėr dėshmi tė rreme dhe ndėrkohė vazhdoi mė tej pėr tė sqaruar pozicionin e tij nė natėn qė u vra Mehmeti, duke thėnė se kishte qenė te sekretarja e tij pėr njė festė familjare. Por Aliu, i frikėsuar dhe i nxitur nga hetuesit, u kundėrpėrgjigj sėrish ndaj Kadriut, i cili gjithashtu nuk heshti. Pikėrisht historia e asaj seance tė jashtėzakonshme botohet nė numrin e sotėm. Gjithēka ėshtė sipas shkrimit origjinal tė njėrit prej pjesėtarėve tė akuzuar tė atij grupi, i cili nė bankėn e tė akuzuarve ka ndenjur pėrkrah Kadri Hazbiut dhe Feēorr Shehut.


KADRI HAZBIU VAZHDON SULMIN MBI MIHALLAQ ZIĒISHTIN PĖR AKUZĖN MBI KONFERENCĖN E TIRANĖS


         Gani Kodra: Pasi ka folur gjatė kundėr Nesti Kerenxhit, aq sa nė dy raste e ka ofenduar, Kadri Hazbiu u mor hollėsisht me tė gjitha akuzat qė kishte nisur nė drejtim tė tij Mihallaq Ziēishti. Ndėrmjet tė tjerash, ai u ndal nė atė ēka Ziēishti tha kundėr Hazbiut pėr skenarin e konferencės sė Tiranės.

         “Leximi apo deponimi i Mihallaqit mbi organizimin dhe zhvillimin e punimeve tė konferencės sė partisė sė Tiranės nė vitin 1956 ishte njė trillim me njė fantazi pėr t’u pasur zili”,- tha Kadri Hazbiu. Mė tej ai vazhdoi pėr tė rrėzuar akuzėn dhe pretendimin e Mihallaqit, tė cilit i ishte servirur nga hetuesit: Sipas Mihallaqit, kjo konferencė qenka pėrgatitur dhe organizuar nga ne, si Mehmet Shehu, Beqir Balluku si i deleguar nė konferencė, Kadri Hazbiu, Fiqrete Shehu, qė ishte sekretare e parė e Komitetit tė Partisė tė rrethit, Mihallaq Ziēishti dhe Feēor Shehu qė ishte drejtor i punėve tė brendshme tė Tiranės. Gjithmonė, sipas Mihallaqit, duke pėrfituar nga mungesa e Enver Hoxhės qė ishte me pushime nė Vlorė, ne paskemi punuar me njerėzit pėr t’i nxitur ata qė nė diskutimet e tyre tė flisnin kundėr vijės sė partisė dhe udhėheqjes sė saj. Si tė gjitha akuzat, edhe kjo ėshtė njė sajesė e poshtėr e Mihallaqit. Kėtu ka vetėm njė tė vėrtetė qė ne ishim tė pranishėm nė konferencė, ashtu si gjithė Byroja Politike, me pėrjashtim vetėm tė Enver Hoxhės. Ėshtė e vėrtetė se shumė persona nga delegatėt morėn fjalėn dhe diskutuan pėr shumė probleme. U ngrit problemi i kultit tė individit se pėrse nuk diskutohet nė partinė tonė. U ngrit pretendimi se klasa udhėheqėse po borgjezohet. Se njerėzit e asaj klase jetojnė me bollėk, pėrdorin makina luksoze etj, nė njė kohė kur populli ishte keq ekonomikisht. Pėrveē kėtyre pati debate tė ashpra pėr shumė probleme. Beqar Balluku, qė ishte i deleguari i Byrosė Politike, i lejoi njerėzit tė diskutonin lirisht duke iu dhėnė pėrgjigje gjithsecilit prej tyre. Por ėshtė e vėrtetė e padiskutueshme se ato diskutime nuk i organizuam ne, siē thotė Mihallaqi. Njerėzit qė diskutonin ishin njerėz tė thjeshtė dhe ngrinin probleme qė ata e quanin tė drejtė tė kėrkonin zgjidhje, pėr faktin se goditnin tė metat qė ishin vėnė re nė vijėn e partisė. Kėto diskutime u cilėsuan nga sekretari i parė i partisė, qė erdhi me shpejtėsi nga Vlora, si veprime armiqėsore qė kishin pėr qėllim rrėzimin e udhėheqjes sė lartė tė partisė dhe ishin tė organizuara nga njerėz tė zbulimeve tė huaja, pėr tė bėrė atė qė kishin bėrė me vendet e demokracive popullore. Tė bėnin edhe nė Shqipėri qė tė diskutohej pėr kultin e individit dhe nėn pretekstin e kėsaj tė eliminonin udhėheqjen e shėndoshė tė partisė dhe tė vendosnin revizionizmin nė Shqipėri.


* * *


Fantazia, trillimi ose poshtėrsia e akuzave tė bėra nė procesin e Mihallaqit arrinin deri atje sa thuhet se ne, nga frika gjoja e ardhjes sė sekretarit tė parė nga Vlora dhe duke parė se konferenca e partisė nuk shkoi siē e kishim parashikuar ne, por dėshtoi, thuhet se u mblodhėm nė shtėpinė e Mehmet Shehut pėr tė diskutuar pėr masat qė duhet tė merrnim pėr tė fshehur gjurmėt tona nė lidhje me organizimin e kėsaj konference. Kjo ėshtė njė gėnjeshtėr qė nuk qėndron askund. Ne jo vetėm qė nuk jemi mbledhur fare, bile as nė mėnyrė individuale nuk kemi biseduar me njėri-tjetrin pėr mėnyrėn se si u zhvillua kjo konferencė, ose pėr diskutimet e zhvilluara. Kėtu dua tė shtoj edhe njė gjė tjetėr se tė gjitha goditjet, dėnimet etj., pėr ata njerėz qė diskutuan nė mėnyrė tė “dyshimtė” janė bėrė me urdhėr tė sekretarit tė parė, tė piketuara nga ai vetė.


Prandaj tė gjitha akuzat e sajuara nė mėnyrėn me diletanteske pėr konferencėn e partisė tė Tiranės pėr vitin 1956, nuk janė gjė tjetėr vetėm se qiqra nė hell. Mua nuk mė rėndojnė kėto akuza tė pandershme, tė gėnjeshtrave dhe tė lexuara nga njė njeri qė nga frika pranon tė thotė ēdo gėnjeshtėr, mjafton qė tė shpėtojė kokėn.


BANDA E XHEVDET MUSTAFĖS, NJĖ HISTORI PĖR TĖ NGRITUR AKUZA


         Sipas Enver Hoxhės, tė gjitha grupet armiqėsore qė kishin dalė nė kulturė, ushtri, ekonomi etj., i kishte organizuar dhe drejtuar Mehmet Shehu. Pėr tė vėrtetuar kėtė tezė tė Enver Hoxhės u vazhdua mė tej nė akuzat ndaj Mehmet Shehut dhe Kadri Hazbiut duke sajuar, paragjykuar dhe improvizuar histori dhe ngjarje tė ndryshme. Njė ndėr to ishte ajo qė bėnte fjalė pėr lidhjen e ngjarjes sė ardhjes sė bandės sė Xhevdet Mustafės dhe vdekjes sė Mehmet Shehut. Pėr atė u aludua se ajo bandė erdhi pasi u kuptua nga zbulimi i huaj se Mehmet Shehu ishte zbuluar dhe demaskuar nga partia. Qėllimi i krerėve tė zbulimit tė huaj nėpėrmjet dėrgimit tė asaj bande, e cila u hodh diversionisht nė Shqipėri, ishte qė tė merrnin direkt kontakt me Kadri Hazbiun, pėr t’i dorėzuar atij njė mesazh pėr t’ia dhėnė personalisht Mehmet Shehut. Sipas kėtij mesazhi, ai duhej patjetėr tė vriste veten pėr tė ruajtur tė tjerėt qė tė vazhdonin punėn pas tij dhe kryesisht tė ruante Kadri Hazbiun, i cili, sipas tyre, ishte kryesori.


* * *


         Pėr tė vėrtetuar kėtė akuzė ndaj Kadri Hazbiut dhe pėr ta nxjerrė atė si krahun e djathtė tė Mehmet Shehut, si dhe pėr tė skenuar mėnyrėn se si ky kishte dorėzuar mesazhin te Mehmeti, u pėrdorėn shumė dėshmitarė, nga tė cilėt mė kryesorėt ishin:


Ali Ēeno- i cili ishte shoqėruesi personal dhe komandant i grupit tė shoqėrimit tė Mehmet Shehut.


         Halit Barjami - , pjesėtar i bandės sė Xhevdet Mustafės, i cili kishte mbetur i gjallė i paeliminuar gjatė ndjekjes qė iu bė kėsaj bande. Kjo, sipas meje, kishte arsyet e veta pėr tė mos e eliminuar. Pėr bandėn e Xhevdet Mustafės do tė flas mė gjerė nė njė pikė tė veēantė, me aq sa di unė, pasi ardhja e kėsaj bande nė kėtė periudhė e ka pasur njė qėllim shumė djallėzor, me njė plan tė menduar mirė nga Enver Hoxha dhe rrethi i tij kryesor.


         “Dėshmitarė”- tė tjerė ishin shoferi personal i Kadriut, radisti dhe sekretarja e tij me bashkėshortin, tė cilėt lexonin deponimet qė ua kishin shkruar hetuesit. Kėta me paturpėsinė mė tė madhe i lexonin kėto gėnjeshtra pa shmangur as njė presje.


ARRESTOHET ALI ĒENO DHE I BĖHET PRESION PĖR TĖ DĖSHMUAR KUNDĖR KADRIUT


         Ali Ēeno arrestohet pikėrisht nė muajin shtator tė vitit 1982.
Edhe ai, si gjithė tė tjerėt, u torturua barbarisht nga hetuesit si Sokol Koleka etj. Gjithė qėllimi, siē thashė, ishte qė ai tė dėshmonte ato gjėra qė ishin pėrgatitur sipas skenarit tė Enver Hoxhės pėr tė akuzuar Kadri Hazbiun. Duhej tė vėrtetohej se ato qė kishte thėnė ai pėr Kadriun ishin tė vėrteta. Nė procesin qė grupi hetimor me nė krye Hekuran Isain pėrpiloi pėr Ali Ēenon, kushdo qė do ta lexonte do ta besonte, pasi edhe kėtu nuk mungonte fantazia e kėtij njeriu qė natė e ditė mendonte vetėm pėr tė keqen. Sipas mendimit tim, Enver Hoxhėn mund ta quaje “gjeniun e sė keqes”, i pamėshirshėm dhe kėmbėngulės nė realizimin e asaj tė keqeje qė kishte pėrgatitur. Gjatė gjithė zhvillimit tė procesit hetimor grupi i hetuesve vuri nė referimin e dėshmive ato gjėra qė deshi vetė sipas qėllimit qė kishte. Kėshtu edhe mbi Aliun, duke pėrdorur tė gjitha torturat, e detyroi atė qė tė pranojė tė gjitha versionet qė i ishin shėnuar nė procesverbal. Nuk kishte rrugė tjetėr nga gjithė ato tortura qė kishte hequr. “Veē kėsaj,-i thanė Aliut hetuesit,–nė qoftė se nuk pranoni tė thoni kėto qė ke firmosur nė proces pėr Kadriun, tė kėqijat mė tė mėdha pėr ty dhe fėmijėt do tė vijnė mė vonė, prandaj duhet t’ia thuash nė gjyq tė tėra.


DĖSHMIA E ALI ĒENOS, AKUZĖ PĖR KADRI HAZBIUN


         Nė deponimet qė Ali Ēeno bėri nė gjyq e akuzoi Kadriun pėr kėto ēėshtje: Mė datėn 17.12.1981, natėn kur u vetėvra Mehmeti, nė orėn 22.30 vjen nė shtėpinė e tij Kadriu. Ai nuk hyri nga porta kryesore, por u fut nga dera e Kuzhinės, e cila ishte pas shtėpisė. Ngjiti shkallėt, shkoi nė studion ku punonte Mehmeti, qėndruan pėr pak kohė tė dy vetėm dhe pastaj Kadriu iku. Aliu shtoi se “Kadriun e prita unė kur erdhi, po ashtu e pėrcolla kur iku nga dera e kuzhinės, tė cilin nuk e pa njeri tjetėr”.
Nė kėtė deponim tė Ali Ēenos kishte qenė qėllimi qė tė vėrtetohej ajo qė kishte thėnė Enver Hoxha se pas mbledhjes sė Byrosė Politike dhe pas takimit qė Kadriu Hazbiu kishte bėrė me njė anėtar tė bandės sė Xhevdet Mustafės ishte nisur pėr nė shtėpinė e Mehmetit. Anėtari i bandės i paskėsh dorėzuar njė mesazh pėr Mehmetin nga zbulimi i huaj ku i thonin se ėshtė zbuluar veprimtaria e tij dhe pėr tė shpėtuar shokėt, ai, Mehmeti duhej tė vriste veten dhe para kėsaj tė udhėzonte krahun e djathtė tė tij, Kadriun, sesi duhej tė vepronte nė tė ardhmen. Kjo paskėsh qenė arsyeja qė Kadriu, sipas tyre, paskėsh shkuar natėn e fundit nė mėnyrė tė fshehtė nė shtėpinė e Mehmetit. I paskėsh dorėzuar mesazhin e ardhur, ka biseduar disa ēaste me tė dhe pas kėsaj Mehmeti vrau veten.


REAGIMI I KADRIUT NDAJ ALI ĒENOS


         Kadri Hazbiu, ndėrsa fliste Ali Ēeno pėr ato qė ishte instruktuar nga hetuesit, dėgjoi me gjakftohtėsi pa bėrė as mė tė voglėn lėvizje. Pastaj, kur mbaroi Aliu, ai u ēua nė kėmbė dhe filloi tė sqarojė trupin gjykues pėr akuzėn qė kishte bėrė Aliu se natėn qė kishte vdekur Mehmeti ai kishte qenė nė orėn 22.30 nė shtėpinė e tij. Kadriu e hodhi poshtė kėtė akuzė duke thėnė: Unė nuk kam qenė fare nė shtėpinė e Mehmetit, pasi atė natė qė nga ora 20.30 dhe deri mbas mesit tė natės unė kam qenė i ftuar pėr darkė nė shtėpinė e sekretares sime, pasi i shoqi i saj, qė ėshtė oficer, kishte ditėlindjen. Prandaj ajo qė mė akuzon ti Ali nuk qėndron dhe ėshtė e sajuar. Nė kėtė rast Aliu, sipas porosisė dhe frikės qė kishte pėr jetėn e tij dhe tė fėmijėve, i pėrgjigjet me shumė nervozitet Kadriut, duke thėnė se “unė nuk gėnjej, ti ke ardhur atė natė nė orėn 22.30 nė shtėpinė e Mehmetit. Tė kam pritur e pėrcjellė unė, prandaj ti duhet ta pranosh e jo tė gėnjesh”. Kadriu me shumė gjakftohtėsi iu pėrgjigj: “ Dėgjo Ali, ti je i ri dhe po lufton me shpirt qė tė mbrosh jetėn dhe pėr kėtė nuk tė vė faj, sepse fajin e kanė ata qė tė kanė mėsuar keq, se ti duke qenė i ndershėm, duan tė tė bėjnė tė pandershėm duke sajuar gjėra qė nuk qėndrojnė. Edhe njėherė po tė them Ali Ēeno, se tė kam njohur dhe tė njoh pėr njeri tė ndershėm, por tė them kij kujdes nga tė pandershmit qė tė kanė mėsuar keq.”


* * *


         Nė fakt kėtė akuzė qė i bėnte Ali Ēeno Kadri Hazbiut sikur ky kishte pritur dhe pėrcjellė Kadriun nė shtėpinė e Mehmet Shehut me datėn 17.12.1981, ora 22.30 nga porta e pasme e shtėpisė nuk qėndron fare, por ishte njė trillim i pėrgatitur. E vėrteta ėshtė se Ali Ēeno nė orėn 22.30 nuk ka qenė fare nė shtėpinė e Mehmetit. Kėtė do tė mundohem ta sqaroj mė poshtė, sipas thėnieve tė oficerėve tė shėrbimit tė Mehmetit qė ishin atė natė aty me shėrbim...

 

HAZBIU NĖ GJYQ U SHIT NGA FAMILJA E SEKRETARES

 

         Oficerėt e shėrbimit tė shtėpisė sė Mehmet Shehut, na-tėn e 17 dhjetorit 1981 kur ai ndėrroi jetė, rrėzojnė pretendimin e truprojės sė tij, Ali Ēeno, se ky atė mbrėmje ka qenė me shėrbim pranė shtėpisė. “E vėrteta ėshtė, – tregojnė oficerėt - se kur Mehmeti u kthye nga mbledhja e Byrosė Politike, shoqėrohej nga gjithė grupi i tij i sigurimit.

 

         Pas kėsaj, shefi i grupit, Ali Ēeno u largua pėr nė shtėpi. Mė vonė ka kėrkuar vetė Mehmeti qė atė natė me shėrbim tė ishte Aliu. Pas kėsaj ai u kthye sėrish vetėm nė orėn 23:00, kur mori shėrbimin. Kjo dėshmi e njerėzve qė ishin nė vendngjarje e rrėzon akuzėn e Aliut nė drejtim tė Kadri Hazbiut se ai e ka pritur atė nė orėn 22:30 dhe e ka pėrcjellė nga dera e pasme pėr nė dhomėn e Mehmetit. Gjithēka rreth dėshmisė sė oficerėve tė sigurimit tė familjes sė ish-kryeministrit Shehu zbardhet nga ditari i Gani Kodrės pikėrisht nė numrin e sotėm tė gazetės sonė. Ditari, qė bėhet i njohur pėr herė tė parė pėr publikun shqiptar vetėm sot nga redaksia e gazetės “Panorama”, ėshtė mbajtur pikėrisht nga personi qė ka qenė i akuzuar sė bashku me Kadri Hazbiun dhe Feēorr Shehun, nė tė njėjtin gjyq, madje edhe me tė njėjtėn akuzė. Pėrveē asaj qė sqarojnė oficerėt e shėrbimit tė familjes sė Mehmetit kundėr Ali Ēenos, nė numrin e sotėm zbardhen gjithashtu dhe dėshmitė para trupit gjykues tė sekretares sė Kadri Hazbiut dhe bashkėshortit tė saj. Tė kėrcėnuar, ata kanė dėshmuar kundėr sė vėrtetės se Kadriu nė orėn qė pretendohej se kishte qenė nė shtėpinė e Mehmetit, kishte qenė pikėrisht nė festėn e familjes sė tyre. Pas mohimit qė ata i kanė bėrė kėtij fakti ku Kadriu kishte ēelur dhe darkėn, ky i fundit ėshtė detyruar t’i ofendojė duke u thėnė: “Tė keni turp se mė keni pasur mik nė shtėpi atė natė qė u vra Mehmeti. Arrini tė fyeni edhe zakonin mė tė shenjtė siē ėshtė mikpritja”. Revolta e Hazbiut ka ardhur kur dėshmia e tyre u bashkua me atė tė Ali Ēenos, tė cilat krijonin besim te sajesa se ai, nė orėn 22:30, kishte qenė nė shtėpinė e Mehmet Shehut. Por ngjarja me akuzat kundėr Kadriut nė gjyq avancon mė shumė, duke arritur edhe nė dėshmi qesharake tė njerėzve tė nivelit tė ulėt arsimor. Kėshtu, ndėr kėto dėshmi renditet ajo e berberit tė hotel “Dajtit”, i cili pėr 20 vjet ka qethur Mehmet Shehun. Ēudia e dėshmisė sė Xhavit Ismailagės ishte se, sipas instruktimit qė i kishin bėrė, ai pranonte se kishte takuar zv/kryeministrin jugosllav dhe se ky i fundit i kishte kėrkuar t’i organizonte takim me Kadri Hazbiun. Ndėrhyrja e Kadriut ndaj Ismailagės dhe argumentimet e tij sollėn edhe situata komike nė sallėn e gjyqit. Gjithēka rreth dėshmive tė mėsipėrme tė atij procesi ku kryqėzohej ministri mė i suksesshėm i Sigurimit tė Shtetit pėrshkruhet pikėrisht nė shkrimin e mėposhtėm, tė marrė saktėsisht nga ditari i Kodrės. Ndėrkohė qė nė numrat e mėparshėm jemi njohur me mėnyrėn e organizimit tė atij gjyqi historik, i cili do tė hynte nė jetėn e njerėzve si gjyqi mė misterioz i historisė sė Shqipėrisė komuniste. Salla e sajuar nė ambientet e burgut 313. Aty do tė mbahej procesi mbi akuzat e shumta qė rėndonin mbi Kadri Hazbiun, Feēorr Shehun, Llambi Ziēishtin, Llambi Peēinin, Gani Kodrėn, Mihallaq Ziēishtin dhe Xhavit Isamailagėn, tė cilėt ishin ulur radhazi nė tė njėjtėn bankė tė akuzuarish. Jemi njohur ndėrkohė me akuzat qė kanė hedhur mbi Kadriun bashkėpunėtorėt e tij tė dikurshėm, Mihallaq Ziēishti dhe Nesti Kerenxhi. Replikat e tyre me Kadriun dhe aftėsitė e kėtij tė fundit, i cili megjithėse ishte i torturuar dhe me 6 brinjė tė thyera, gjente forca dhe kurajė pėr tė renditur faktet dhe argumentet qė rrėzonin ēdo sajesė tė Prokurorisė sė bashku me hetuesinė. Netėt qė Hekuran Isai kalonte nė ambientet e burgut pėr tė ndjekur procesin e montuar dhe lėvizja e tij nė mėngjes pėr tė informuar Enver Hoxhėn, qė kishte shkuar pėr pushime nė Vlorė.

 

ĒFARĖ THONĖ OFICERĖT E SHĖRBIMIT NĖ SHTĖPINĖ E MEHMET SHEHUT PĖR NATĖN E VDEKJES SĖ TIJ?


         1- Mbasi mbaroi mbledhja e Byrosė Politike mbrėmjen e datės 17.12.1981, rreth orės 21:00 Mehmeti u kthye nė shtėpi i shoqėruar nga i gjithė grupi me Aliun nė krye. Rreth orės 22:00 Mehmeti doli vetėm nė verandė dhe pyeti njė oficer tė grupit se kush ishte me shėrbim atė natė. Oficeri iu pėrgjigj se ishte zv/komandanti i grupit. “Po Aliu, -pyeti Mehmeti - ku ėshtė”? Oficeri u pėrgjigj se Aliu kishte shkuar nė shtėpi. Atėherė Mehmeti i tha oficerit: “Shkoni, gjeni Aliun dhe i thoni qė ai sonte tė mos rrijė nė shtėpi, por e dua qė sonte tė jetė vetė me shėrbim. Pas kėsaj porosie tė Mehmetit, dy oficerė tė grupit u nisėn pėr tė gjetur Aliun dhe t’i thoshin pėr porosinė e Mehmetit. Kur shkuan, nuk e gjetėn nė shtėpi. Kėrkuan nė disa lokale dhe mė nė fund e gjetėn me njė oficer tė grupit diku duke pirė nga njė gotė birrė. Ia thanė porosinė dhe ai u kthye menjėherė pėr tė marrė shėrbimin nė shtėpinė e Mehmetit. Nė atė moment, kur ai erdhi nė shėrbim, ora kishte kaluar 23:00. Kėshtu qė ky trillim ishte shumė i trashė. Aliu do tė gėnjente se kėshtu e kishin porositur nėn kėrcėnimin e dajakut.

 

* * *


         Shtrohet pyetja pėrse Mehmet Shehu kėrkoi qė atė natė nė shtėpinė e tij tė ishte me shėrbim patjetėr Ali Ēeno? Unė kėtė e shpjegoj me shumė arsye, pėr faktin se unė e njihja shumė mirė karakterin e tij dhe veprimet qė bėnte kur ishte i shqetėsuar pėr ndonjė gjė. Ai nuk ishte frikacak, por masat pėr tė mos ndodhur ndonjė gjė e keqe ai i merrte gjithmonė, sidomos nė raste tė turbullta dhe kur kishte dyshime. Mbas mbledhjes sė Byrosė Politike qė ishte e tensionuar, ai nuhati diēka se diēka mund tė ndodhte. Prandaj pyeti pėr Aliun dhe kėrkoi qė atė natė nė shtėpi me shėrbim tė ishte patjetėr vetė ai, si komandant i grupit tė shoqėrimit, duke e porositur madje qė masat e sigurimit tė ishin tė forta. Nga ana tjetėr, Mehmet Shehu kishte besim shumė tė madh tek Ali Ēeno. Kėtė ai ma kishte thėnė disa herė edhe me mua. Mė thoshte: “Tė gjithė grupin e shoqėrimit tė oficerėve i kam tė mirė, por Aliu ka disa gjėra qė mė pėlqejnė nė zbatimin e urdhrave qė jap unė. Kam shumė besim tek ai pėr ēdo gjė. Kjo ishte dhe arsyeja qė Mehmeti donte qė Aliu tė ishte atė natė me shėrbim nė shtėpi, pasi ai e shihte se gjithēka ishte turbulluar rreth tij.


EDHE SHOFERI PERSONAL, EDHE RADISTI I KADRIUT DĖSHMUAN KUNDĖR TIJ


         Dėshmia e Ali Ēenos, ku ai akuzonte Kadri Hazbiun se kishte shkuar mė datėn 17.12.1981 ora 22:30 nė shtėpinė e Mehmetit dhe ishte takuar me tė nuk kishte bazė tė fortė, u hodh poshtė nga Kadriu me argumente, saqė Aliu nuk dinte se ēfarė tė thoshte tjetėr. Atėherė, Hekuran Isai me grupin hetues kishin pėrgatitur rreth kėsaj akuze njė grup personash tė tjerė, qė ishin shoferi dhe radisti i Kadriut, tė cilėt deponuan: “Kemi shkuar me Kadriun nė Bllokun e udhėheqėsve rreth orės 21:30, duke hyrė nga rruga e pasme e tij. Kadriu zbriti qė nė hyrje. Ai eci vetėm nė drejtim tė Shtėpisė sė Partisė, e cila ėshtė brenda nė Bllok. Aty shkonte zakonisht nė darkė udhėheqja e partisė, pihej ndonjė kafe apo luhej me letra dhe bilardo. Afėr ose pėrballė saj gjendej edhe shtėpia e Mehmetit. Ne, - vazhduan radisti dhe shoferi - nuk e pamė se ku hyri Kadriu, nė shtėpinė e Mehmetit apo nė Shtėpinė e Partisė sepse ishte larg dhe errėsirė. Nuk u vonua shumė, ai u kthye pas 30 minutash, hipi nė makinė dhe na tha tė niseshim pėr nė shtėpinė e sekretares ku ishte i ftuar pėr darkė dhe qė e kishte shtėpinė nė Laprakė. Mbėrritėm atje pas orės 22:00. Kadriu, i revoltuar nga kjo sajesė e servirur, pėr tė sqaruar tė vėrtetėn kėrkoi tė pyeteshin edhe tė zotėt e shtėpisė ku ai kishte qenė pėr darkė.


SEKRETARJA MOHOI PRANINĖ E KADRIUT NĖ FESTĖN E FAMILJES SĖ SAJ


         Sipas kėrkesės sė Kadriut, nė gjyq u thirr sekretarja e tij sė bashku me tė shoqin pėr ta pyetur rreth darkės sė vdekjes sė Mehmetit, nėse ishte e vėrtetė apo jo se Kadriu kishte qenė nė shtėpinė e tyre atė natė. I pyetėn burrė e grua se sa kishte qenė ora saktėsisht kur kishte shkuar Kadriu. Nė fillim u pėrgjigj e zonja e shtėpisė qė kishte qenė sekretarja e Kadriut. Ajo tha: “Ora nuk mė kujtohet, por e mbaj mend se Kadriu ka ardhur shumė vonė, kur ne pothuajse e kishim mbaruar darkėn”.


REAGIMI I KADRIUT NDAJ NJERĖZVE MĖ TĖ AFĖRT TĖ PUNĖS


         Kur dėgjoi dėshmitė e rreme tė shoferit, radistit dhe sekretares me tė shoqin, Kadriu mori sėrish fjalėn. Nė pėrgjigjen e tij, ai tha: “Qė tė katėr kėta dėshmitarė gėnjejnė. Siē duket nuk i kanė harruar porositė qė kanė marrė pėr mėnyrėn se si duhej tė flisnin. Nė radhė tė parė unė po ju them se darkėn e 17 dhjetorit, kur ka vdekur Mehmet Shehu, nuk kam shkuar fare nė Bllok, por kam qenė nė shtėpi. Prej shtėpisė sime jam nisur me pak vonesė dhe nė orėn 21:00 kam mbėrritur nė shtėpinė e sekretares sime, Elit. Ajo kishte ditėlindjen dhe mė prisnin.


         Aty kam qėndruar deri nė orėt e vona tė natės. Kjo ėshtė e vėrteta dhe kėtė tė vėrtetė duhet tė kishin thėnė ata, por nga presioni dhe frika qė u kanė futur, pėlqyen mė mirė rrugėn e gėnjeshtrės, sesa rrugėn e ndershme. Unė po pyes tė zotėt e shtėpisė, - vazhdoi Kadriu, - a isha unė qė hapa darkėn duke ngritur dollinė. Si jua nxė goja tė thoni qė unė kam ardhur shumė vonė, kur darka kishte mbaruar!? Nuk kam se ēfarė t’ju them tjetėr vetėm se t’ju vijė turp se shqiptari nuk e ka zakon qė tė gėnjejė, sidomos pėr mikun kur e fton nė shtėpi.

 

* * *

         Kėshtu, tė gjitha pėrpjekjet qė Hekuran Isai me grupin hetimor tė pėrbėrė nga Thoma Tutulani, Shkėlzen Bajraktari e tė tjerė, pėr tė vėrtetuar tezėn e Enver Hoxhės qė Kadri Hasbiu kishte shkuar natėn, nė orėn 22:30, datė 17.12.1981, nė shtėpinė e Mehmet Shehut pėr t’i dorėzuar atij urdhėresat e zbulimit tė huaj, dolėn bllof. Pėr atė hipotezė nuk doli asnjė fakt sado i vogėl pėr tė vėrtetuar atė qė kėrkonte Enver Hoxha. Kjo ndodhi se e vėrteta ishte krejt ndryshe dhe se tė gjitha ato qė thuheshin ishin tė sajuara.


NGA AKUZAT BAJATE NĖ SALLĖ SHKAKTOHEJ DHE HUMOR


         Kadri Hazbiun do ta prisnin nė vazhdim tė atij procesi shumė akuza tė tjera, disa prej tė cilave ishin shumė diletante. E vėrteta ėshtė se pėrgjigjet e zgjuara tė Kadriut pėr mėnyrėn si u kundėrvihej akuzave bajate, nė mjaft raste tė bėnin pėr tė qeshur.

 

* * *

         Po pėrshkruaj njė rast. Nė grupin tonė tė tė akuzuarve kishim edhe Xhavit Ismailagėn, i cili akuzohej se ishte rekrutuar nga zbulimi jugosllav. Xhaviti ishte punėtor dhe kishte shumė vite qė ushtronte profesionin e berberit nė hotel “Dajti”. Tek Xhaviti qetheshin tė gjithė anėtarėt e Byrosė Politike dhe tė Komitetit Qendror tė Partisė. E veēanta ishte se pėr mė shumė se 20 vjet ai qethte Mehmet Shehun. Madje mė parė kishte qethur edhe Enver Hoxhėn. Nė akuzėn qė prokurori i pėrgjithshėm i bėri Xhavitit, ndėrmjet tė tjerave tha: “Xhavit Ismailaga ka qenė nė shėrbim tė zbulimit jugosllav. Ai ėshtė rekrutuar prej tyre duke u shpėrblyer me 500 lekė tė vjetra dhe u ka dhėnė informata tė vazhdueshme pėr udhėheqėsit e partisė. Pastaj, prokurori Rrapi Mino e pyeti pėrsėri Xhavitin: “Pėrveē kėtyre 500 lekėve, a tė kanė dhėnė jugosllavėt para tė tjera”? Xhaviti iu pėrgjigj: “Pėrveē kėtyre 500 lekėve qė mė rekrutuan nuk mė kanė dhėnė para tė tjera”.

 

* * *

         Ishte pėr tė qeshur kur thuhej se pėr 500 lekė tė vjetra jugosllavėt rekrutonin njė person, i cili kishte lidhje me tė gjithė udhėheqėsit. Berberi i qethte ata qoftė nė hotel “Dajti”, ku punonte, qoftė nė shtėpitė e tyre. Ai dinte edhe hallet qė ata kishin nė familje. Akuzohej se nga bisedat qė bėnte me ta mėsonte gjėra qė mund t’i vlenin shėrbimit jugosllav.


         Kjo ishte njė gėnjeshtėr pėr vetė faktin se Xhaviti nuk ka qenė asnjėherė agjent i shėrbimit jugosllav, pėrkundrazi ai ishte bashkėpunėtor i organeve tė sigurimit i ngarkuar me detyra tė caktuara. Gjatė pyetjeve qė kryetari i trupit gjykues i bėnte rreth aktivitetit tė tij “armiqėsor”, Xhaviti u pyet pėr vitin 1973, kur nė Shqipėri kishin ardhur pėr njė vizitė zyrtare zv/kryeministri i Jugosllavisė sė bashku me njė ministėr. Kryetari i trupit gjykues e pyeti nėse zyrtarėt jugosllavė kishin shkuar te ai pėr t’u qethur. “Na thuaj, -i thanė- se ēfarė kanė kėrkuar ata prej teje”. Xhaviti u pėrgjigj: “Mė kujtohet mirė qė ata mė thanė: “Ti Xhavit duhet tė na mundėsosh patjetėr njė takim me Kadri Hazbiun nė ndonjė vend dhe ky takim duhet tė bėhet sa mė shpejt”.

 

* * *


         Me gjithė insistimin e Kadriut pėr t‘iu pėrgjigjur kėsaj pyetje, kryetari i trupit gjykues, Aranit Ēela, nuk e lejonte. I thoshte: “Tani nuk ke tė drejtė. Ty tė takon tė flasėsh kur tė pyesim ne”. Kėtu duhet tė shtoj se nė shumė raste gjatė seancave ka pasur replika dhe debate tė ashpra ndėrmjet Kadriut dhe Aranit Ēelės, saqė ky i fundit e ka pėrzėnė edhe nga salla Kadriun. Debatet dhe replikat ndėrmjet Kadriut dhe Aranitit ishin mė shumė pėr tė drejtat e tė pandehurit. Kadriu insistonte shumė herė me forcė qė tė pyeste dėshmitarin e akuzės duke thėnė: “Mė takon tė flas dhe tė pyes dėshmitarėt sepse unė nuk kam avokat dhe mbrojtjen e bėj vetė”. Araniti i thoshte: “Ulu dhe mos fol se tė nxjerr pėrjashta nga salla. Kadriu nga ana e tij, me atė vendosmėrinė qė e karakterizonte, ia kthente: “Ti nuk ke tė drejtė tė mė ndalosh tė drejtėn e fjalės, prandaj do tė flas”.


         Atėherė Araniti i tha: “Dil jashtė nga salla”, dhe Kadriu iu pėrgjigj: “Me gjithė qejf”, dhe doli i qetė, pa e prishur fare gjakun.


KADRIU I KUNDĖRVIHET BERBERIT TĖ MEHMETIT


         Megjithatė, Kadri Hazbiu iu pėrgjigj tė nesėrmen akuzės qė i bėnte Xhavit Ismailaga, duke e quajtur njė shpifje tė ēuditshme dhe vetėm njė njeri pa mend nė kokė mund tė pranojė tė thotė njė akuzė tė tillė. Sa mori fjalėn Kadri Hazbiu iu pėrvesh jo vetėm Xhavitit, por edhe trupit gjykues me domethėnien se po merreshin edhe me gjėra krejt absurde. Konkretisht ai iu drejtua Xhavitit me fjalėt: “Unė po e pyes Xhavitin nėse kemi qėndruar ndonjėherė sė bashku qė tė kemi bėrė muhabet, ose tė paktėn tė kishim pirė njė kafe? Kjo nuk ka ndodhur kurrė, pasi unė jo vetėm qė nuk kam ardhur asnjėherė nė hotel “Dajti”, por as mė keni qethur ndonjėherė. Ne tė dy nuk kemi pasur ndonjė njohje, pėrveē ndonjė pėrshėndetjeje kur shiheshim nė rrugė. Atėherė unė kam tė drejtė tė pyes se si ka mundėsi qė dy qeveritarė jugosllavė vijnė e tė thonė ty: na krijo njė takim me Kadri Hazbiun, kur ti me kėtė Kadriun nuk kishe dy pare muhabet? Ku u bazuan kėta tė dy zotėrinj qeveritarė jugosllavė qė tė thoshin ty pėr t’u takuar me mua, kur ata po tė donin mė takonin edhe nė ndonjė pritje zyrtare tė organizuar pėr nder tė tyre. Kėto akuza qė bėhen janė pėr tė qeshur dhe tė gjithė kanė tė drejtė tė thonė qė janė budallallėqe tė trasha, qė janė sajuar pėr t’u pėrdorur nga njė njeri pa shkollė si Xhaviti. Unė i them Xhavitit qė po qe se ėshtė i zoti dhe nėsė kėto qė ai thotė janė tė vėrteta, le t’i faktojė duke m’i hedhur poshtė kėto qė them unė. Mė vjen keq se ti nuk je gjė tjetėr vetėm njė robot qė tė kanė mėsuar njė fjalė, tė cilėn ti e pėrdor vazhdimisht. Por ti nuk ke faj, fajin e kanė tė tjerėt qė tė kanė bėrė ty viktimė tė tyre...

 

AKUZA E ALI ĒENOS NDAJ HAZBIUT

 

         Ish-truproja e Mehmet Shehut, i detyruar nga presioni i jashtėzakonshėm dhe nga torturat e tmerrshme qė ishin bėrė ndaj tij nė gjyq, u detyrua tė pohonte versionet zyrtare qė ishin ngritur pėr Kadri Hazbiun se ai ishte takuar me Mehmetin pak ēaste para vdekjes sė tij. Sipas Gani Kodrės kjo bėhej nga akuza dhe hetuesia pėr tė ngritur versionin se Mehmeti ishte vetėvrarė vetėm pasi kishte marrė mesazhin e ardhur nga jashtė me Xhevdet Mustafėn. Pikėrisht atė mesazh, i cili sipas versionit zyrtar urdhėronte Mehmetin qė si ti linte detyrat dhe instruktimet Kadri Hazbiut duhej tė vetėvritej. Konkretisht Aliu deponoi: “Mė datėn 17.12.1981, natėn kur u vetėvra Mehmeti, nė orėn 22:30 erdhi nė shtėpinė e tij Kadri Hazbiu. Ai nuk hyri nga porta kryesore, por u fut nga dera e kuzhinės, e cila ishte pas shtėpisė. Ngjiti shkallėt, shkoi nė studion ku punonte Mehmeti, qėndruan pėr pak kohė tė dy vetėm dhe pastaj iku. Aliu shtoi se “Kadriun e prita unė kur erdhi, po ashtu e pėrcolla kur iku nga dera e kuzhinės. Atė nuk e pa njeri tjetėr”

 

HAZBIU U AKUZUA NGA ENVERI PĖR URDHRAT QĖ KISHTE DHĖNĖ VETĖ

 

         Vazhdon procesi i Kadri Hazbiut. Ndėrsa dėshmitarėt hyjnė e dalin nė sallėn e vogėl brenda ambienteve tė burgut 313 ku zhvillohej gjyqi mė misterioz i historisė komuniste, Kadri Hazbiu, i ulur pėrballė trupit gjykues dėgjonte me vėmendje dhe herė-herė revoltohej pėr sajesa tė paprecedente qė bėheshin nė adresė tė tij.

         Ai, ndėrsa kishte drejtuar me dorė tė hekurt pėr njė periudhė kohe Sigurimin e Shtetit shqiptar dhe vetė ministrinė mė tė fuqishme tė kohės siē ishte ajo e Punėve tė Brendshme, nė atė prill tė vitit 1983 pas mė se 17 muaj hetuesie barbare, kishte dalė me 6 brinjė tė thyera pėrballė trupit gjykues tė Gjykatės sė Lartė tė kryesuar nga Aranit Ēela dhe akuzohej pėr tradhti tė lartė ndaj popullit dhe atdheut tė tij. Gjithēka rreth asaj ngjarjeje historike, ku brenda asaj dhome tė vogėl luhej fati i njerėzve tė njohur tė shtetit, tė cilėt kishin krijuar simpati tė ēuditshme nė popull, e pasqyron me tepėr hollėsi ditari i mbajtur nga Gani Kodra, i cili ishte njėri prej atyre protagonistėve tė ndodhur me duar tė lidhura dhe qė jepnin llogari pėr gjėra tė paqena. Gani Kodra nė atė gjyq ka qenė pėrkrah Kadri Hazbiut dhe Feēorr Shehut. Ditari i ish-shefit tė sigurimit tė Byrosė Politike dhe njeriut mė tė afėrt tė Mehmet Shehut, qė u bė viktimė e skenarit tė ndodhur nė atė fillim viti tė 1982-it, ėshtė i vetmi dokument i hollėsishėm qė transmetohet nga gjyqi i prillit tė vitit 1983, nėpėrmjet tė cilit u dėnuan me vdekje Kadri Hazbiu, Feēorr Shehu, Llambi Peēini dhe Llambi Ziēishti. Ai ditar zbardhet pėr herė tė parė vetėm sot nė kėtė cikėl botimesh tė gazetės “Panorama”. Nė numrat e parė jemi njohur me shėnimet qė bėjnė fjalė pėr torturat qė ishin bėrė ndaj Kadri Hazbiut dhe pjesėtarėve tė tjerė tė grupit gjatė 17 muajve hetuesi. Akuzat e bėra nga prokurori Rrapi Mino ku Kadriun e cilėsonin si bashkėpunėtorin mė tė afėrt tė Mehmet Shehut nė veprimtarinė agjenturore kundėr shtetit tė tij. Po ashtu jemi njohur me dėshmitė e Mihallaq Ziēishtit, Ali Ēenos, Nesti Kerenxhit, Xhavit Isamailagės si dhe rrėfimet e shoferit, radistit dhe sekretares sė Kadriut pėr lėvizjet e tij natėn e vdekjes sė Mehmet Shehut. Ata, tė detyruar dhe tė terrorizuar nga frika, arritėn tė bėnin lojėn e hetuesisė nė organizimin dhe montimin e versionit zyrtar pėr tė ndėrtuar njė ngjarje tė pavėrtetė. Nė kėtė prizėm ata hodhėn “baltė” dhe akuzuan Kadri Hazbiun sipas porosive qė kishin marrė. Ndėrsa nė numrin e sotėm nė botimin e faqeve nė vazhdim tė dokumentit mė tė plotė qė mund tė jetė mbajtur rreth asaj ēėshtjeje njihemi pikėrisht me akuzėn e ndėrtuar mbi Kadri Hazbiun se ai paskėsh urdhėruar pėr tė ndėrprerė veprimin survejues ndaj pėrfaqėsuesve jugosllavė. Ēudia e ndodhur nė sallėn e gjyqit kur Kadri Hazbiu arriti tė vėrtetojė se atė urdhėr qė konsiderohej antikombėtar e kishte dhėnė vetė Enver Hoxha. Po ashtu, Kadri Hazbiu arrin tė hedhė mbi Enver Hoxhėn edhe akuzėn tjetėr qė i bėhet atij se paska urdhėruar mbylljen e procesit tė Beqir Ballukut nga frika se mos i dilte emri i tij. Gjithēka rreth tė vėrtetės sė padiskutueshme ai e arriti mes ndihmės qė pati nga vetė hetuesi i Beqir Ballukut, Kristofor Mėrtiri, i cili nuk mundi tė mohojė tė vėrtetat e mėdha.
         Por ēfarė tha Kristofor Mėrtiri nė dėshminė e tij para atij trupi gjykues, dėshmi tė cilat ndihmuan Hazbiun nė argumentet qė jepte para trupit gjykues.


DĖSHMITĖ E NJERĖZVE TĖ AFĖRT TĖ HAZBIUT, TĖ RREME


         Ato qė thoshte Kadri Hazbiu para trupit gjykues pėr faktin se ku ndodhej natėn e 17 dhjetorit 1981 kur vdiq Mehmet Shehu ishin mė se tė vėrteta. Po ashtu, pėr sa deklaroi pėr mohimet qė i bėnin tė vėrtetės sekretarja e tij me tė shoqin, radisti, shoferi dhe berberi i hotel “Dajtit” qėndronin absolutisht. Mė e veēanta ishte aludimi i Hazbiut pėr ato ēka solli si dėshmi Xhavit Ismailaga, tė cilin jo vetėm e injoroi pėr paaftėsinė e mėnyrės sė bėrjes sė dėshmisė sė rreme, por nė njė farė mėnyre ai denoncoi dhe hetuesinė qė mbėshtetej te njerėz qė nuk kishin arsim dhe qė pėrdoreshin kot mė kot pėr gjėra qė nuk kishin pasur as njė lidhje. Nė tė vėrtetė, Xhaviti ishte njė njeri pa arsim, mbi 72 vjeē. Ai ishte njeri qė as fjalėn agjenturė nuk e kuptonte gjatė kohės qė depononte kundėr Kadriut. Nga njėra anė thoshte se jugosllavėt kėrkonin takim me Kadriun dhe nga ana tjetėr, po aty depononte se kishte qenė bashkėpunėtor i Sigurimit, kishte dhėnė informacion pėr tė huajt qė bėnin takim nė hotel “Dajti” me njerėz tė ndryshėm, qoftė shqiptarė ose tė huaj apo pėr diplomatėt qė mblidheshin sė bashku etj. Cilėn prej deponimeve tė tij duhej tė besonin, atė qė ishte nė shėrbim tė jugosllavėve, apo qė ishte bashkėpunėtor i Sigurimit tė Shtetit. Gjėja mė e madhe qė ishte pėr tė qeshur, ishte kur prokurori Rrapi Mino tha: “Xhaviti ka qenė agjent i jugosllavėve. Kur e rekrutuan, atė e shpėrblyen me 500 lekė tė vjetra”. Kjo ishte me tė vėrtetė pėr tė qeshur, pėr faktin se me njė qethje qė i bėnte ndonjė diplomati tė huaj Xhaviti fitonte 500 lekė bakshish.


Xhaviti mė ka pranuar mua se ishte detyruar nga Hekurani pėr tė dėshmuar kundėr Hazbiut.


         Kur mbaroi gjyqi ynė dhe pasi u dėnuam, unė me Xhavitin ishim sė bashku nė burgun e Burrelit. Sigurisht qė unė e kisha shok. Njė ditė, gjatė njė bisede i thashė: “Po ti ore burrė i dheut, arrite the atė ēudi pėr Kadriun se gjoja jugosllavėt tė paskėshin kėrkuar takim me tė”. Aty pėr aty, pa u menduar fare, Xhaviti ma ktheu: “Siē je rrahur ti, jam rrahur edhe unė”. Megjithatė, unė nuk pranova tė thosha gjė, pasi nuk dija. Por pas kėsaj mua mė thirri personalisht Hekuran Isai dhe mė tha: “Tė jap fjalėn e burrit se po e akuzove Kadriun me fjalėt qė tė themi ne, unė tė liroj nga burgu dhe kjo qė tė them ėshtė fjalė burrash”. Kėshtu unė iu pėrgjigja: “Shkruani ēfarė tė doni dhe sillmani ta firmos”.


         Kadri Hazbiu pėrcjell akuzat te Enver Hoxha


         Akuzat nė drejtim tė Kadriut vazhdonin nė ēdo drejtim nė mėnyrė qė ta thyenin me ēdo kusht, tė paktėn, tė pranonte diēka, qoftė edhe njė gabim pune, qė kėtė ta kthenin sikur e kishte bėrė me qėllim sabotimi.

 

* * *

         Nga kryetari i trupit gjykues Kadriut iu bė njė pyetje. “Pėrse ti Kadri nė vitin 1956 iu ke dhėnė urdhėr tė gjithė organeve tė Sigurimit tė Shtetit qė tė pushonin veprimtarinė agjenturore nė drejtim tė zbulimit tė jugosllav dhe tė mos bėhej asnjė veprim nė drejtim tė saj”?


         Kadriu iu drejtua trupit gjykues duke i thėnė: Qė nė fillim tė hetuesisė nga akuzat qė mė bėheshin, kam kėrkuar tė gjitha materialet pėrkatėse qė ndodheshin nė dosjen pėrkatėse tė arshivuara nė arkivin e Ministrisė sė Punėve tė Brendshme. Me gjithė insistimin tim qė nė ditėn e parė tė hapjes sė gjyqit, prokuroria dhe ju trupi gjykues nuk m’i dhatė, duke mos e pranuar kėtė kėrkesė qė ėshtė e drejta ime ligjore dhe qė juve ligjėrisht keni detyrė tė ma plotėsoni. Ajo dosje duhet patjetėr kėtu nė proces me qėllim qė dokumentet qė ndodhen aty tė ballafaqohen me tė gjitha akuzat qė mė bėhen pėr tė nxjerrė tė vėrtetėn nė shesh. Por ju nuk e bėtė njė gjė tė tillė dhe kuptohet se juve nuk u intereson tė m’i jepni. Megjithatė, unė do t’i pėrgjigjem pyetjes suaj falė memories qė kam, sidomos pėr probleme parimore. Ėshtė e vėrtetė se nė vitin 1956 u dha urdhri qė tė pushohet puna jonė agjenturore nė drejtim tė zbulimit jugosllav. Por ėshtė aq e vėrtetė qė ky nuk ishte urdhri im. Nė dosjen e zbulimit jugosllav tė arshivuar nė arkivin e Ministrisė Brendshme ndodhet shkresa e ardhur nga Komiteti Qendror i Partisė drejtuar Ministrisė sė Punėve tė Brendshme, e cila urdhėron organet e Sigurimit tė Shtetit qė tė mos bėhet asnjė veprim nė drejtim tė zbulimit jugosllav. Kjo shkresė ka firmėn e sekretarit tė parė tė Komitetit Qendror tė Partisė qė kishte nėn drejtim organet e Sigurimit. Nė shėnimet e tij Hysni Kapo jep udhėzime dhe porosi rigoroze pėr zbatimin e urdhrit tė dhėnė nga Enver Hoxha. Prandaj nuk jam unė qė kam dhėnė urdhrin, por ėshtė Enver Hoxha qė e jep. Unė vetėm e kam zbatuar atė urdhėr. Kėshtu, akuza qė mė bėhet nuk qėndron.

 

* * *

         “Dua tė shtoj,-vazhdoi Kadriu,- se unė nė punėn time kam zbatuar gjithmonė urdhrat dhe udhėzimet qė mė vinin nga Komiteti Qendror i Partisė. Nė tė gjitha materialet qė ndodhen nė dosjet e arshivuara nė arkivin e Ministrisė sė Brendshme janė urdhrat qė ka dhėnė Enver Hoxha nė lidhje me detyrat dhe veprimet qė duhet tė bėjnė organet e Sigurimit tė shtetit. Pėrveē kėsaj, ēdo urdhėr e veprim qė jepesh nga Enver Hoxha, janė tė zbėrthyera nga Hysni Kapo, i cili e drejtonte personalisht Sigurimin e Shtetit nga ana partiake si sekretar i KQ qė ishte. Nė zbatimin e urdhrave tė Enver Hoxhės, Hysniu jepte udhėzime sesi duheshin zbatuar kėto urdhra. Prandaj unė kam zbatuar kėto urdhra dhe kam ndjekur rrugėn e kėtyre udhėzimeve. Shikoni mirė tė gjithė dokumentacionin nė arshivė dhe sektorė (megjithėse jam i sigurt se i kini parė) dhe do tė bindeni se tė gjithė kėto akuza qė mė bėhen mua janė tė qėllimshme.


U HODH PĖR SHQYRTIM ĒĖSHTJA E DORĖZIMIT TE SOVJETIKĖT TĖ PLATFORMĖS SĖ SIGURIMIT


         “Atėherė si e shpjegon ti, i pandehur, atė qė tha Llambi Peēini se iu ka dhėnė kėshilltarėve sovjetikė platformėn e organeve tė Sigurimit tė aprovuar nga Byroja Politike, ku dhe ju kishit dijeni”? – pyeti kryetari i trupit gjykues Kadriun, duke i thėnė se platforma ishte njė sekret me rėndėsi tė madhe shtetėrore. Kadriu iu pėrgjigj se “Llambi Peēini, po ashtu edhe ju vetė, ngatėrroheni kot sė koti pėr faktin se platformėn e organeve tė Sigurimit e kishin pėrpiluar vetė kėshilltarėt sovjetikė, duke e kopjuar nga vetė platforma e organeve tė sigurimit tė Bashkimit Sovjetik. Platforma mbasi u pėrpilua nga sovjetikėt iu paraqit Byrosė Politike tė partisė sonė, e cila e miratoi dhe mbi bazėn e parimeve tė kėsaj platforme punuan nė atė kohė organet e sigurimit tonė. Prandaj ju dhe Llambi Peēini nuk kini tė drejtė kur thoni se ėshtė nxjerrė njė sekret me shumė rėndėsi i shtetit tonė duke ia dhėnė njė shteti tjetėr. Kurse kėtu nuk ka asnjė nxjerrje sekreti nga ana jonė, pėrkundrazi sovjetikėt na dhanė sekretin e tyre, duke shpjeguar se si e kishin ndėrtuar ata platformėn e organeve tė sigurimit tė tyre”.


MEMORIA DHE AFTĖSITĖ E KADRIUT NĖ PROCES, TĖ JASHTĖZAKONSHME


         Nė ēdo pėrgjigje Kadriu ishte shumė i matur dhe mjaft i qetė, ai kishte njė memorie tė ēuditshme, mbante mend ndodhi dhe probleme qė kishin ndodhur mė parė, sidomos urdhrat dhe detyrat qė kishte marrė nga lart. Nė shumė raste mbante mend jo vitet, por edhe muajt. Nė ēdo pyetje qė i bėhej ai ishte shumė i saktė nė pėrgjigjet e tij duke hedhur poshtė ēdo akuzė me fakte bindėse, saqė trupi gjykues nga pėrgjigjet qė merrte detyrohesh tė kalonte nga njė pyetje nė njė tjetėr pyetje qė nuk kishte lidhje me tė parėn, pasi nuk ishte nė gjendje dhe nuk kishte fakte nė pėrgjigjet bindėse qė jepte Kadriu.


         Njė nga qėllimet kryesore tė hetuesisė dhe tė zhvillimit tė procesit nė gjyqin e zhvilluar ishte qė tė dilte me ēdo kusht akuza qė i bėhej Kadri Hazbiut se kishte qenė bashkėpunėtor i ngushtė i Mehmet Shehut dhe krahu i djathtė i tij dhe qė tė dy sė bashku kishin drejtuar gjoja “organizatėn kundėrrevolucionare” pėr tė rrėzuar udhėheqjen e partisė, pėr tė vendosur kapitalizmin nė Shqipėri. Mirėpo kur panė se Kadriu nuk pranoi kategorikisht asnjė akuzė nė kėtė drejtim, atėherė trupi gjykues filloi tė pėrdorė dėshmitarėt tė cilėt ishin pėrgatitur me shumė kujdes nga hetuesia pėr tė akuzuar Kadriun me gjėra tė paqena dhe tė sajuara me mjeshtėri me qėllim qė tė hidhnin poshtė mbrojtjen qė iu bėnte Kadriu akuzave tė tij.


AKUZOHET SE KISHTE MBYLLUR PROCESIN NDAJ BEQIR BALLUKUT


         Kadriu akuzohej se i kishte dhėnė urdhėr grupit hetimor tė komplotistėve ushtarakė me Beqir Ballukun nė krye qė ta mbyllte para kohe procesin. Kėtė, sipas akuzės, e paskėsh bėrė nga frika se mos nga fundi i procesit do tė dilte emri i Mehmet Shehut si organizator i puēit ushtarak nė ushtri tė drejtuar nga Beqir Balluku. Kadriu akuzohej se, sipas porosisė sė Mehmetit, e kishte dhėnė urdhrin pėr tė mbyllur procesin, pėr faktin se i lodhur nga hetuesia, Beqiri mund tė fliste se kėtė puē ushtarak e kishin organizuar sipas urdhrit tė Mehmet Shehut.

 

* * *

         Kadriu nuk e kishte pranuar asnjėherė kėtė akuzė. Trupi gjykues nxori dėshmitar Kristofor Mėrtirin me qė ai ishte hetues i Beqir Ballukut. Kur u pyet nga trupi gjykues se pėrse je dėnuar, ai u pėrgjigj se jam dėnuar me 15 vjet heqje lirie pėr krimin e sabotimit tė vijės sė partisė nė zhvillimin e luftės sė klasave. Trupi gjykues e pyeti “na shpjego pėrse u mbyll procesi i Beqir Ballukut kur ai gjatė hetuesisė deponoi se do t’i vinte kokė procesit tė tij”, Kristofor Mėrtiri u pėrgjegj se procesi u mbyll me urdhėr nga lart. Nė njė mbledhje tė grupit hetimor qė e drejtonte Kadri Hazbiu, ku merrte pjesė dhe sekretari i Komitetit Qendror tė partisė qė mbulonte organet e Punėve tė Brendshme, u tha se “me porosi tė sekretarit tė pėrgjithshėm tė partisė procesi tė shkojė drejt mbylljes brenda muajit”. Nė kėtė kohė hetimi pėr tė pandehurit e tjerė Petrit Dume e Hito Ēako kishte pėrfunduar, ndėrsa me tė pandehurin Beqir Balluku ishte nga fundi. Nė kėtė kohė, mbas insistimeve tė hetuesisė pėr t’i vėnė kokė veprimtarisė sė tij armiqėsore, ai u pėrgjigj se do t’i vinte kokė. Nė mbledhjen e grupit hetimor, me qė Beqir Balluku ditėt e fundit tė hetimit ishte shprehur se do t’i vinte kokė procesit, u dha orientimi qė procesi tė shkojė drejt mbylljes brenda afatit tė caktuar dhe gjatė kėsaj kohe tė vazhdonte hetimi intensivisht me Beqir Ballukun.


ĒĖSHTJEN “BALLUKU”, HAZBIU E PĖRCJELL AKUZĖN TE ENVER HOXHA


         Kadri Hazbiu i kėrkoi leje trupit gjykues dhe i bėri pyetjen dėshmitarit: Beqir Balluku e tha me dėshirėn e tij shprehjen se do t’i vinte kokė procesit, apo u detyrua nga puna intensive e hetuesisė, dhe ēfarė tha Beqir Balluku pėr kokėn e veprimtarisė sė tij? Dėshmitari Kristofor Mėrtiri u pėrgjigj se Beqir Balluku nuk e tha atė shprehje me dėshirėn e tij, por nė bazė tė kėrkesave tona tė vazhdueshme. Mbas insistimit tė hetuesisė ai tha se koka ishin udhėheqėsit kinezė, “se jam ndikuar nga ata”.

 

* * *

         Atėherė Kadriu i drejtohet trupit gjykues duke thėnė: Vetė deponimet e dėshmitarit hedhin poshtė akuzėn qė mė bėhet. Nuk isha unė qė dhashė urdhėr pėr tė mbyllur procesin e Beqir Ballukut, por ishte vetė sekretari i parė i Komitetit Qendror tė partisė qė dha udhėzimin pėr mbylljen e tij. Pėr kėtė urdhėr mua mė vuri nė dijeni edhe Hysni Kapo si dhe grupi hetimor. Kjo ėshtė e vėrteta.

         Mėrtiri mė tregoi pėr presionin qė i kishin bėrė pėr tė akuzuar Kadriun
Kur ishim nė burg, unė dhe hetuesi i Beqirit, Kristofor Mėrtiri, pas disa vitesh hapėm bisedėn e gjyqit tė Kadriut dhe daljen e tij si dėshmitar. Gjatė bisedave ai mė tha: Hetuesit nė burg mė bėnė shumė presion duke pėrdorur dhe dhunėn fizike qė unė tė deponoja se Beqir Balluku kishte thėnė se nė krye tė komplotit ishte Mehmet Shehu e Kadri Hazbiu, gjė qė nuk e pranova nė asnjė mėnyrė se nuk ishte e vėrtetė. Mė thanė tė pranoja se gjoja unė kėtė tė vėrtetė e mbulova me urdhėr tė Mehmetit e Kadriut. Mė bėnė dhe presion e premtime qė tė deponoja se procesi i Beqir Ballukut u mbyll me urdhėr tė Kadri Hazbiut qė tė mos dilte koka e komplotit qė ishte Mehmeti e Kadriu. E vėrteta nuk ishte ashtu, prandaj dhe nė gjyq unė thashė atė qė ishte e vėrtetė. Kam pasur respekt tė madh pėr Kadriun. Ishte njeri shumė i ndershėm dhe fisnik, gjatė punės qė kisha me tė mė tepėr ėshtė sjellė si shok sesa si epror. Dhe nė gjyq mora parasysh ēdo konsekuencė qė mund tė mė vinte dhe e shpjegova problemin ashtu siē ishte e vėrteta.

 

* * *

         “Mė ka bėrė pėrshtypje,-thotė Kristofori,- se gjatė gjithė kohės qė ka vazhduar procesi i Beqir Ballukut dhe ushtarakėve tė tjerė, Mehmet Shehut nuk i dėrgoheshin proceset e deponimit. Informacionet rreth procesit iu dėrgoheshin Enver Hoxhės dhe veēanėrisht Hysni Kapos. Gjatė bisedave tė lira me Beqir Ballukun, e pyeta Beqirin se si i kishte pasur marrėdhėniet me Mehmet Shehun. Ai mė tha: I kam pasur mjaft tė mira. Kemi shkuar mjaft mirė dhe nuk kemi patur ndonjėherė grindje. Kishim respekt pėr njeri-tjetrin. Vetėm njėherė mė ka folur ashpėr kur unė isha komandant Divizioni nė Korēė pas ēlirimit dhe Mehmeti ishte shef i Shtabit tė Pėrgjithshėm. Mehmeti kishte ardhur pėr inspektim nė repartin tonė, ku gjeti shumė mangėsi dhe me tė drejtė mė foli ashpėr. Kjo ishte hera e parė dhe e fundit dhe qė nga ajo kohė marrėdhėniet tona qenė shumė tė mira.


         “Duke mė folur Beqiri pėr marrėdhėniet e mira me Mehmetin,- thotė Mėrtiri- mė shkonte mendja te fjalėt qė ishin hapur nga drejtuesit e lartė nė krye tė partisė. Dhe populli dėgjonte se Beqir Ballukun e ka futur nė burg Mehmet Shehu, pėr arsye se kishin grindje midis tyre dhe se nuk e donin njėri-tjetrin. Kjo, sigurisht, ishte njė lojė e drejtuesve tė lartė tė partisė pėr tė krijuar urrejtjen nė drejtim tė Mehmetit, nė kuadrot e ushtrisė qė e donin Beqirin, si dhe nė popull. Beqiri pėr Mehmetin fliste me shumė respekt. Bile, kur ishte i mėrzitur mė thėrriste mua dhe bėnim shaka”.

 

ANĖTARI I BANDĖS SĖ XHEVDET MUSTAFĖS NĖ GJYQ KUNDĖR HAZBIUT

 

         Reagim i jashtėzakonshėm i Kadri Hazbiut nė sallėn e gjyqit kur para trupit gjykues u paraqit njė prej dėshmitarėve mė enigmatikė tė ēėshtjes. Ai ishte Halit Bajrami, njėri prej anėtarėve tė bandės sė Xhevdet Mustafės dhe i vetmi qė kishte mbetur gjallė nga ajo histori e bujshme qė ndodhi nė zonėn e Rrogozhinės, nė fund tė vitit 1981.

         Duke qėndruar ndėrmjet Kadri Hazbiut qė ishte me duar tė lidhura dhe Aranit Ēelės, Halit Bajrami bėri deklaratat mė tė bujshme qė mund tė ishin bėrė deri nė atė moment. Ai deklaroi se njihej mirė me Kadri Hazbiun dhe se i gjithė qėllimi i ardhjes sė asaj bande kishte qenė pikėrisht takimi me tė. Mė tej Bajrami saktėson historinė e nisjes sė bandės nė Shqipėri dhe pse u largua njėri prej anėtarėve nė momentin e nisjes. Mbėrritja nė bregdetin e Divjakės dhe situata e paraqitur kur ishin nisur pėr nė Lushnjė. Detyra personale qė sipas dėshmisė sė tij i kishin ngarkuar. Kjo detyrė konsistonte nė prezantimin e Xhevdet Mustafės me Kadriun. Pas kėsaj, Xhevdeti do t’i linte Kadriut mesazhin e vdekjes sė Mehmet Shehut dhe detyrat qė ai do tė kishte parasysh nė drejtimin e grupit agjenturor pa iu dėmtuar elementėt njerėz. Ngjarja e bujshme e prezantuar nga vetė Halit Bajrai nė atė proces dhe detaje tė tjera tė pėrshkruara me njė origjinalitet tė ēuditshėm nga Gani Kodra nė tė vetmet shėnime qė i transmetohen lexuesit nga gjyqi i famshėm ku kryqėzohej ministri historik i Punėve tė Brendshme tė Shqipėrisė, Kadri Hazbiut, botohen pikėrisht nė numrin e sotėm tė kėtij cikli. Cilat janė argumentet personale tė Gani Kodrės, i cili me syrin e dėshmitarit tė ndodhur nė tė njėjtėn bankė tė akuzuarish dhe me syrin e specialistit tė vjetėr tė Sigurimit, ndaj ēėshtjes sė Xhevdet Mustafės. Pse e pėrdori Enver Hoxha atė bandė dhe kur e kishte vendosur ai tė godiste Hazbiun. Pse Enveri ndėrmori njė sulm tė tillė ndaj Mehmet Shehut dhe Kadri Hazbiut dhe cilat ishin arsyet, sipas Kodrės, qė ai po u montonte njė proces tė tillė absurd, etj.

 

GJATĖ PROCESIT ARANIT ĒELA SHPREHTE SIMPATI TĖ HESHTUR NDAJ HAZBIUT


         Mbasi dėshmoi Rexhep Kolli, kryetari i trupit gjykues, Arianit Ēela, filloi t’i tėrhiqte pėrsėri vėmendjen Kadriut qė ai tė mos ndėrhynte tek dėshmitarėt, sepse nuk i lejohej tė bėnte komente. Kadriu e kundėrshtoi duke pėrsėritur thėnien e tij: “Unė kam tė drejtėn time qė tė mbrohem nga akuza tė paqena”.


         Gjatė zhvillimit tė gjyqit mė ka bėrė pėrshtypje se Kadriu me Arianitin debatonin ashpėr shpeshherė, saqė Arianiti e nxori dy herė jashtė Kadriun. Gjėja tjetėr qė mė binte nė sy ishte se megjithėse Arianiti i thoshte qė nuk lejohej tė bėnte komente dhe tė pyeste dėshmitaret, Kadriu vazhdonte tė pyeste dhe tė bėnte komente tė tilla ku akuzohej indirekt udhėheqja e lartė e partisė. Megjithatė Arianiti nuk e ndėrpriste. I fliste vetėm kur mbaronte. E them kėtė sepse Arianiti me Kadriun kanė qenė shokė tė vjetėr dhe Arianiti personalisht e shikonte se asnjė akuzė nė drejtim tė Kadriut nuk kishte bazė. Ai, nga njė anė sillej ashpėr, kurse nė praktikė e linte tė lirė tė shprehej dhe asnjėherė nuk ka pėrdorur fjalė fyese, siē e kishte zakon me tė akuzuarit e tjerė.

 

PĖRBALLĖ HAZBIUT EDHE DĖSHMITARĖ QESHARAKĖ


         Kadriu ishte shumė i qetė nė veprimet e pėrgjigjet qė i jepte ēdo dėshmitari, megjithėse fizikisht i dėrrmuar nga torturat qė i ishin bėrė. Mezi qėndronte nė podiumin e pyetjeve, por nuk ankohej asnjėherė pėr dhembjet qė ndjente. Dėshmitarėt qė ishin pėrgatitur nga hetuesia kundėr Kadriut vazhdonin tė dilnin pėr tė dėshmuar mbi akuzat qė kishte sajuar grupi i hetuesisė. Duhet thėnė se kjo kategori dėshmitarėsh ishin kryesisht njerėz tė demaskuar. Akuzat e tyre ishin sa tė pabaza, aq edhe foshnjarake. Njė nga kėta dėshmitarė ishte Halit Kaēanolli, i njohur nga tė gjithė si njeri tė degjeneruar. Ai doli para trupit gjykues dhe pyetjes nėse e njihte Kadriun dhe ēfarė dinte pėr tė, ai iu pėrgjigj me fodullėk duke iu drejtuar Kadriut me gjeste kėrcėnuese dhe duke thėnė: “Po tė tė kem unė nė dorė, ta pėrdredh kokėn si tė zogut! Unė e njoh kėtė tradhtar dhe e di qė ėshtė spiun i jugosllavėve. Di qė nė mėnyrė ilegale ky sė bashku me Qezim Mukėn kanė kaluar kufirin natėn dhe janė takuar me njė togė nė afėrsi tė Gjakovės me drejtues tė zbulimit jugosllav. Kanė marrė udhėzime prej tyre”. Kadriu u ngrit dhe i tha trupit gjykues: “Tė na e thotė mė qartė dėshmitari se si e di ky qė unė paskam kaluar kufirin dhe paskam qenė spiun i jugosllavėve? Se pėr mua, – vazhdoi ai - kjo akuzė e kėtij dėshmitari ėshtė njė gėnjeshtėr qė ēdonjėri prej jush e kupton dhe arsyeja ėshtė e thjeshtė. Nėse unė do tė isha spiun i jugosllaveve, pse do tė rrezikoja duke kaluar kufirin ilegalisht, kur ata i kishin tė gjitha mundėsitė qė tė mė takonin nė Tiranė pa ngjallur asnjė dyshim? Prandaj kjo akuzė nuk qėndron fare, por tė bėn pėr tė qeshur.


         Kam edhe njė vėrejtje pėr trupin gjykues. Nuk duhet tė lejoni dėshmitarė tė tillė qė tė mė fyejnė kėshtu, me fjalėt qė tha “se unė tė pėrdredh kokėn” etj. Unė e njoh mirė kėtė njeri se sa trim ėshtė dhe kėtė ai e di mirė. Ai e di shumė mirė se sa i vlen lėkura. Po ashtu nuk duhet tė zėrė nė gojė emrin e Qezim Mukos qė ėshtė njė nga patriotėt kosovarė qė ėshtė dekoruar disa herė pėr meritat e tij. Pėr cilėsitė qė ai ka, dėshmitari nuk i vjen as te gishti i kėmbės”. Pas fjalėve tė Kadriut trupi gjykues e largoi dėshmitarin nga salla.

 

* * *

         Telat Agollin e nxorėn dėshmitar vetėm pėr tė thėnė se tė gjitha barsoletat qė Skėnder Sallaku i tregonte Kadriut, tė cilat vinin nė lojė labėt, ky qeshte dhe i dėgjonte me qejf. Deri kėtu kishte arritur trupi gjykues saqė tė akuzonte Kadriun pėrse nuk mbante qėndrim ndaj kėtyre barsoletave, tė cilat ishin kundėr vijės sė partisė.


         Meqė ata nuk ia dolėn dot mbanė me dėshmitarėt qė nxorėn pėr ta nxjerrė agjent tė zbulimeve tė huaja dhe bashkėpunėtor tė ngushtė tė Mehmet Shehut, filluan tė nxjerrin dėshmitare qė ta akuzonin se edhe gjatė luftės Kadriu kishte punuar nė kundėrshtim me vijėn e partisė. Kėshtu, dolėn dėshmitarė Belo Balili e Jonuz Morsini. Kėta kishin qenė shokė tė Kadriut nė luftė dhe nė punė. Ata e akuzuan se, gjatė luftės, kur brigada e pestė kishte qenė nė krahinėn e Kukėsit, Kadriu kishte dhėnė urdhėr qė tė digjeshin disa shtėpi nė fshatin Shishtavec. Kadriu e sqaroi kėtė ngjarje duke thėnė: “Nuk ėshtė siē thoni ju kėtu. Kėtė ngjarje ju e njihni mė mirė sepse unė nuk kam qenė vetė kuadro kryesor nė atė brigadė. Kjo ngjarje u analizua qė nė atė kohė dhe doli qė unė nuk kisha asnjė pėrgjegjėsi. Prandaj ēuditem qė ju sot thoni fjalė tė tjera nga ato qė keni thėnė nė atė kohė, kur u analizua kjo ēėshtje. Mė vjen keq sepse keni qenė kuadro me rėndėsi nė sektorė tė ndryshėm ku keni drejtuar dhe sot flisni ndryshe. Jo vetėm nuk ju ka hije, por ju ul si njerėz”. Dalja e kėtyre dy njerėzve pėr njė ēėshtje qė ishte analizuar 40 vjet mė parė, duke e nxjerrė Kadriun pa pėrgjegjėsi, na u duk e ēuditshme pėr faktin se kėta tė dy kishin qenė drejtues dhe njiheshin nga i gjithė populli si njerėz trima dhe tė ndershėm. Dhe sot, pa pikėn e turpit, gėnjenin duke sajuar gjėra tė paqena sipas oreksit tė Enver Hoxhės, pėr tė ruajtur pozitėn dhe kokat e tyre.

 

* * *

         Pėrshtypje tė madhe mė bėri dalja si dėshmitar e Jonuz Morsinit, ish-drejtor i Kundėrzbulimit, me tė cilin Kadriu ka qenė pėr 40 vjet shok nė luftė dhe nė punė. Ai e kishte ndihmuar nė tė gjitha drejtimet dhe kėtė ndihmė Jonuzi ia shpėrbleu me dėshminė e tij tė diktuar nga grupi i hetuesve. Kjo ishte akuza e radhės pėr Hazbiun.


Halit Bajrami, njeriu i Sigurimit qė erdhi me bandėn e Mustafės dhe qė u pėrdor kundėr Hazbiut


Njė nga dėshmitarėt kryesorė, tė cilin Hekuran Isai dhe grupi i hetuesve e kishte pėrgatitur pėr njė kohė tė gjatė sipas porosive tė Enver Hoxhės, ishte Halit Bajrami. Ai ishte ish-pjesėtari i bandės sė Xhevdet Mustafės dhe i vetmi qė kishte mbetur gjallė nga ajo bandė.


KUSH ISHTE HALIT  BAJRAMI


         Qė nė vitet pas ēlirimit Haliti punonte nė organet e Sigurimit tė Shtetit me detyrėn e zv/shefit tė sigurimit tė divizionit tė pestė nė Korēė, i cili ishte nė vartėsi tė seksionit qendror tė sigurimit tė ushtrisė, qė drejtohej nė atė kohė nga Kadri Hazbiu. Ai ishte me origjinė kosovare, kishte ardhur nė Shqipėri qė nė kohėn e regjimit tė Zogut dhe ishte sistemuar familjarisht nė Durrės. Nė vitin 1949-1950, nuk mė kujtohet me saktėsi, si njeri i aftė nė punėt e sigurimit, ai u pėrgatit pėr punėn e zbulimit me qėllimin pėr ta dėrguar jashtė shtetit, nė ato vende ku kishte emigracion shqiptar. Kjo bėhej nė mėnyrė qė tė punonte mes tyre, pėr tė rekrutuar bashkėpunėtorė dhe pėr t’i vėnė ata nė shėrbim tė zbulimit shqiptar. Pas njė pėrgatitjeje tė kujdesshme qė bėri, kaloi kufirin duke vepruar sipas udhėzimeve qė kishte marrė. Si zakonisht, pas disa ditėve u hap fjala se Halit Bajrami kishte tradhtuar atdheun dhe ishte arratisur. Pėr kėtė u quajt “armik”.


         Vitet e fundit ishte sistemuar nė Kanada ku punonte mes emigrantėve shqiptarė qė ishin instaluar aty. Zbatonte porositė qė kishte marrė dhe qė i dėrgoheshin nga organet e zbulimit shqiptar. Nė vitin 1960 shkoi ardhur nė Berlin ku u takua me kuadrot e zbulimit tonė pėr tė raportuar informacionet qė kishte dhe pėr tė marrė udhėzime dhe detyra tė reja pėr punėn qė do tė kryente.

 

* * *

         Qėllimi kryesor i Enver Hoxhės me Halit Bajramit ishte qė nė dėshmitė e tij nė gjyq kundėr Kadri Hazbiut, ai tė deklaronte kėtė skenar: “Qėllimi kryesor i bandės sonė tė kryesuar nga Xhevdet Mustafa ishte qė tė takonte Kadriun, tė cilin unė e njihja. Xhevdeti do t’i jepte atij porositė qė kishin marrė nga zbulimi i huaj. Kėto porosi konsistonin nė mėnyrėn se si do tė veprohej qė tė mos zbuloheshin fijet e komplotit qė ishte organizuar nga organizata kundėr revolucionit, e drejtuar nga Mehmet Shehu dhe Kadri Hazbiu, me qėllim pėrmbysjen e pushtetit popullor nė Shqipėri.

 

* * *

         Dėshmia e Halitit do tė vėrtetonte ato qė kishte thėnė Enver Hoxha se, pasi agjenturat e huaja panė se Mehmet Shehut po i zbulohej aktiviteti i tij armiqėsor dhe se fijet e kėsaj organizate kundėrrevolucionare ishin rrezikonin qė tė zbuloheshin, dėrguan bandėn e Xhevdetit pėr t’u takuar me Kadri Hazbiun qė t’i jepni udhėzime dhe detyra se si duhej tė vepronte nė tė ardhmen.


         Dinakėria e Enver Hoxhės nuk kishte kufi. Ai e kishte bėrė planin pėr eliminimin e Kadriut me kohė dhe po e zbatonte atė me kujdes.


         Kėshtu, banda e Xhevdet Mustafės ishte njė kurth pėr ta pėrdorur si material nė gjyq kundėr Kadri Hazbiut mbas arrestimit tė tij.


CILA ISHTE BANDA E XHEVDET MUSTAFĖS DHE KUSH E PĖRGATITI ATĖ


         Kjo bandė pėrbėhej nga tre persona qė ishin Xhevdet Mustafa, Haznedari dhe Halit Bajrami. Sipas deponimeve tė Halit Bajramit nė gjyq, kjo bandė u pėrgatit nė njė nga qytetet e vogla bregdetare tė Italisė. Ja ēfarė deklaroi para trupit gjykues Halit Bajrami: “Ishim katėr veta. Njeriu tjetėr, Fadil Kaceli, kishte shkuar nė njė qytet tjetėr pėr njė punė personale, por u vonua shumė. Pasi e pritėm edhe disa ditė dhe nuk erdhi u detyruam tė nisemi vetėm ne tė tre, pra pa tė. Ata qė na nisėn nė qytetin bregdetar italian ishin dy veta qė nuk i njihja. Kuptova se njėri ishte me origjinė jugosllave. Pasi morėn me qira njė anije nga njė italian, ata na nisėn nė drejtim tė Shqipėrisė. Koha ishte shumė e mirė. Pika ku do tė zbrisnim ne ishte Divjaka e Lushnjės. Porsa zbritėm nė tokė, varka u nis. Ne gjithashtu. Pasi kishim bėrė vetėm pak rrugė, na sulmuan forcat e policisė. Nė kėtė situatė, pėr tė shpėtuar u ndamė tė tre nė drejtime tė ndryshme”.


         Pyetja e parė qė trupi gjykues i bėri Halitit ishte se kė njihte nga ne tė pandehurit qė ishim aty. Ai tha: “Shumicėn e njoh, por veēanėrisht mė shumė njoh Kadri Hazbiun, qė e kemi pasur pėrgjegjės”. Pastaj kryetari i trupit gjykues e pyeti se ē’detyra kishin marrė pėr t’i kryer nė Shqipėri. “Detyra jonė kryesore, - tha Haliti - ishte tė takonim personalisht Kadri Hazbiun, pėr tė biseduar me tė. Nga ana e Xhevdet Mustafės do t’i jepeshin detyrat e reja qė ai do tė kishte pas vetėvrasjes sė Mehmetit. Kjo porosi do tė ishte nė kuadrin e ruajtjes sė njerėzve tanė qė tė mos zbuloheshin, por tė punonin me kujdes. Kėto dhe tė tjera udhėzime qė kishte marrė Xhevdeti do t’ia thoshte vetė ai, pasi ai ishte autorizuar tė bisedonte kokė mė kokė me Kadriun. Unė kisha urdhėr vetėm sa ta prezantoja, sepse unė e njihja mirė Kadriun. Por siē rrodhėn ngjarjet, kjo nuk u realizua”. Njė pyetje tjetėr qė iu bė Halitit ishte: “Kur u dorėzove nė postėn e policisė sė Rrogozhinės u takove me Kadriun? “Po, -u pėrgjigj Haliti. Kur hyra nė postėn e policisė nė Rrogozhinė pashė Kadriun me njė tjetėr qė nuk e njihja. Kadriu mė pa me inat dhe m’u afrua duke mė rėnė me shkelm. Mė kėrcėnoi. M’u afrua fare afėr dhe mė tha me zė tė ulėt: “Ki kujdes, mbyll gojėn se tė ha dreqi”! Me kėtė fjalė qė ai mė bėri tė kuptoja se unė nuk duhet tė flisja pėr misionin pėr tė cilin kishim ardhur dhe tė mos nxirja emrin e tij.

 

* * *

         Eshtė interesant fakti se trupi gjykues, pėrveē pyetjeve tė mėsipėrme, nuk i bėri pyetje tė tjera qė tė mėsohej se cili zbulim e kishte mbledhur kėtė grup ose ku kishin qenė shokėt e tjerė tė bandės. Nga cilat vende kishin ardhur. Nėse njiheshin mė parė midis tyre apo jo. Dukej qė trupi gjykues, sipas udhėzimeve qė kishte marrė nga Enver Hoxha, duhej vetėm tė provonte se kjo bandė ishte dėrguar nga zbulime tė huaja pėr t’i dhėnė detyra tė reja Kadri Hazbiut, qė ky tė vazhdonte punėn pėr realizimin e komplotit kundėr vendit dhe popullit. Fjalėt e Halitit: “Kadriu mė tha qė tė mbyllja gojėn”, kishin rėndėsinė e tyre. Por gjėrat nuk shkuan ashtu siē tha Haliti, sipas porosive qė ai kishte marrė...

 

HAZBIU NĖ GJYQ: BANDĖN E XHEVDET MUSTAFĖS E SOLLI ENVERI PĖR MUA

 

          Dėshmi tė reja vijnė nė vazhdimin e botimit tė ditarit tė Gani Kodrės, qė pėrshkruan hollėsisht dhe nė mėnyrė tė plotė gjyqin e Kadri Hazbiut, ku ka qenė i prangosur me tė njėjtėn akuzė qė rėndonte mbi Hazbiun, Feēorr Shehun etj.

         Ajo qė u konsiderua bandė e rrezikshme e Xhevdet Mustafės ka qenė e koncentruar nga vetė Enver Hoxha, shumė mė herėt se tė arrestohej Kadri Hazbiu. Anėtarėt e saj ishin pikėrisht njerėz qė Sigurimi i Shtetit i kishte pėrdorur pėr tė marrė informacione tė ndryshme, por qė nė njė moment u dha urdhrin qė tė vinin nė Shqipėri nė formėn e njė bande dhe kėtu tė kėrkonin takim me Kadri Hazbiun. Pikėrisht historia rrodhi nė tė njėjtėn mėnyrė siē u pėrgatit, por me njė pėrjashtim tė madh. Ndryshe nga sa i ishte premtuar, Xhevdet Mustafa, kur kėrkoi Kadri Hazbiun, u “sharrua” nga njė breshėri plumbash. Sipas Kodrės, kjo ndodhi kur mund tė negociohej pėr t’u kapur i gjallė. Kėto janė detajet e reja qė sjell nė numrin e sotėm vazhdimi i botimit tė ditarit mė tė veēantė, nga njėri prej protagonistėve tė rėndėsishėm tė historisė sė nomenklaturės mė tė lartė tė shtetit tė asaj kohe, Gani Kodra. Nga eksperienca e gjatė qė ai ka si specialist i Sigurimit tė Shtetit dhe nga realitetet qė ka pėrcjellė si dėshmitar okular, Kodra arrin nė konkluzione befasuese se Xhevdet Mustafa dhe Haznedari janė vrarė vetėm se ishin njerėz tė guximshėm, me kurajė dhe shumė tė drejtė. Nė kėtė mėnyrė, po tė kapeshin tė gjallė, ata mund tė dekonspironin shumė tė fshehta, tė cilat sipas porosive nga lart duhej tė mbuloheshin me mister. Misioni i Mustafės kur Haznedari ishte ekzekutuar u vendos qė tė mbaronte pikėrisht nė momentin qė do tė pėrmendte emrin e Kadri Hazbiut, i cili ēuditėrisht jashtė ēdo parashikimi ishte dėrguar nė operacion nga vetė Enver Hoxha. Por ajo qė pritej tė mbetej mister u zbardh nė mėnyrė tė shkėlqyer nga vetė Hazbiu, i cili me fakte dhe me argumente, duke pyetur edhe dėshmitarin Bajrami, paska shpalosur nė sallėn e atij gjyqi njė pasqyrė tė plotė tė asaj qė ka ndodhur nė shtatorin e 1981, kur hyri nė Shqipėri banda nė fjalė.


         Pėrsėri gjithēka qė zbardhej ndodhte vetėm brenda mureve tė asaj salle tė vogėl, nė ambientet e burgut 313, ku zhvillohej gjyqi i njerėzve tė fuqishėm tė Sigurimit: Kadri Hazbiut, Feēorr Shehut, Llambi Peēinit, Mihallaq Ziēishtit, Gani Kodrės etj. Do tė mbetej mister deri mė sot, kur njeriu qė i shpėtoi plumbave, Gani Kodra do tė pranonte tė dorėzonte pėr botim dorėshkrimin e tij tė veēantė. Cilat janė pyetjet dhe dialogu mes Hazbiut dhe Halit Bajramit. Akuza qė ai i bėri trupit gjykues pėr dėshmitarė tė rremė. Akuzat ndaj Halit Bajramit i cili ishte vendosur nga sigurimi dhe trajtohej nė hotel “Tirana”. Argumentet e prezantuara nga Hazbiu se nė gjithė atė lojė ishte dora dhe sajesa e vetė Enver Hoxhės etj.


KADRI HAZBIU U VĖRSUL KUNDĖR HALIT BAJRAMIT, ISH-ANĖTAR I BANDĖS SĖ XHEVDET MUSTAFĖS


         Pas dėshmisė sė bujshme tė ish-anėtarit tė bandės sė Xhevdet Mustafės, Halit Bajrami, qė me akuzėn e tij e rėndoi sė tepėrmi pozicionin e Kadri Hazbiut, si gjithnjė e mori menjėherė fjalėn vetė Kadriu. Ai ēuditėrisht megjithėse dėgjoi lloj-lloj paradoksesh dhe shpifjesh ruante njė qetėsi tepėr tė ēuditshme. Me pėrgjigjet qė dha ai jo vetėm qė hodhi poshtė argumentet dhe dėshmitė e Halitit, por edhe me pyetjet qė i bėri e vuri atė nė siklet. Konkretisht ai e nisi me pyetjen: “Halit, ti ke qenė kuadėr i zbulimit dhe ke dėrguar informacione nė ēdo kohė. Kur more vesh pėrgatitjet e kėsaj bande dhe detyrat qė ajo kishte, pėrse nuk njoftove menjėherė? Detyra jote ishte qė tė njoftoje pėr kėtė gjė dhe aq mė shumė kur ti mėsove se unė qenkėsha spiun. Pra, pėrse nuk njoftove urgjentisht pėrgjegjėsin tėnd? Kush ishin kėta agjentė qė u pėrgatitėn? Tė cilit zbulim ishin? Ti nuk thua asgjė pėr kėto, pasi ato qė thua t’i kanė mėsuar kėtu. Gjithēka ėshtė e sajuar, ashtu siē mund tė jetė edhe ardhja juaj sė bashku me atė bandė, udhėtimi dhe deri tek takimi ynė. Kur erdhe dhe u dorėzove gjoja nė postėn e policisė, ku ti thua se tė kam qėlluar me shqelm duke tė thėnė “mbylle gojėn”, ti gėnjen. Unė as tė jam afruar dhe as qė tė kam qėlluar. Edhe njė ēilimi e kupton se kur erdhe ti unė nuk isha vetėm, por aty ishin plot burra tė tjerė, tė cilėt do t’i dėgjonin patjetėr fjalėt e mia nė njė dhomė tė vogėl siē ishte ajo. E them edhe njė herė se i hedh poshtė kėto akuza dhe i quaj provokacion qė mė bėhen mua, sepse unė pėr asnjė ēast nuk kam punuar kundėr popullit. Pėrkundrazi, kam punuar duke zbatuar me ndershmėri tė gjitha detyrat e partisė duke qenė deri nė fund besnik i saj”.


HAZBIU: BAJRAMI DIVERSANTI QĖ VJEN SI DĖSHMITAR NGA HOTEL “TIRANA”


         Pasi mbaroi pyetjet dhe argumentet ndaj Halit Bajramit, tejet i revoltuar nga sa po rikujtonte, ai iu drejtua trupit gjykues: “E them edhe njė herė para trupit gjykues qė tė mos nxjerrė dėshmitarė tė tillė, duke bėrė provokacione e shpifje me qėllim qė tė ulin personin tim.

         Edhe ky dėshmitar nuk tha asgjė, vetėm se ato qė tha duheshin pėr opinion nė popull. Pra kjo ishte pėr tė vėrtetuar ato qė kishte thėnė Enver Hoxha. Eshtė interesant fakti se si ky dėshmitar qė quhet Halit Bajrami dhe qė erdhi nė Shqipėri si diversant, nuk ka qėndruar asnjė ditė nė burg. Ai ka qėndruar gjatė gjithė kohės nė hotel “Tirana”, duke u trajtuar me tė gjitha tė mirat.


SI U KRYEN TORTURAT MBI ISH-MINISTRIN E BRENDSHĖM


         Haliti shoqėrohej nga Shkėlzen Bajraktari, ish-hetues i Kadri Hazbiut, i cili gjatė hetuesisė ėshtė sjellė si kriminel ndaj tij. Ai sė bashku me Hekuran Isain me dorėn e tyre kanė pėrdorur ndaj tij tortura nga mė tė ndryshmet, duke arritur deri te ato mė shtazaraket. Jo vetėm kaq, por ai thėrriste dy shefat e rojeve tė burgut qė ishin njerėz tė fuqishėm pėr ta ndihmuar nė tortura. Ata zbatonin me pėrpikmėri ēdo detyrė e porosi qė merrnin nga Hekuran Isai dhe nga dy hetuesit qė procedonin Kadri Hazbiun, Shkėlzen Bajraktarin e Thoma Tutulanin. Trajtimi i veēantė qė i bėhej Halit Bajramit dhe puna e pėrditshme me tė pėr ta pėrgatitur se ēfarė do tė thoshte nė gjyq, tregonte pėr njė plan tė menduar me kohė.


* * *

         Me hetuesit dhe torturuesit e Kadri Hazbiut ka ndodhur njė fenomen shumė i ēuditshėm, tė cilin nuk mund tė rri pa e pėrmendur. Konkretisht, pas triumfit tė demokracisė, kur president ishte Sali Berisha, me urdhėr tė tij u largua nga Shqipėria nė mėnyrė tepėr sekrete Halit Bajrami, i cili sėrish shoqėrohej nga Shkėlzen Bajraktari. Disa vjet pasi ata u larguan, Shkėlzen Bajraktari u dėnua nga gjykata nė mungesė pėr genocid. Flitet se sot qė tė dy jetojnė nė Kanada. Mund tė shtrojmė pyetjen: Pėrse u lejua tė largohen nga Shqipėria tė pajisur me pasaporta tė rregullta kėta persona? Kush ishin ata qė nuk kishin interes qė kėta dy persona tė qėndronin nė Shqipėri, por tė largoheshin jashtė vendit? Pėrse Halit Bajrami tė shoqėrohej jashtė shtetit pikėrisht nga Shkėlzen Bajraktari, tė cilin e kishin nė plan pėr ta dėnuar pėr gjenocid, duke ia njohur mirė aktivitetin? Pėr mendimin tim, tė gjitha kėto pyetje kanė vetėm njė pėrgjigje. Atij plani qė ju pėrmenda mė lart, i pėrgatitur me kohė, i kishte ardhur koha qė t’i vihej kapaku. Disa ēėshtje duhej tė mbylleshin e tė mos hapeshin mė. Pėr shumė nga kėto ishte nė dijeni vetėm Halit Bajrami.


* * *

         Pėrshkrimi qė Halit Bajrami i bėri nė gjyq ardhjes sė bandės sė Xhevdet Mustafės, me aludimin se ajo ishte pėrgatitur dhe dėrguar nga zbulimet e huaja pėr tė takuar Kadri Hasbiun, tė cilit sipas tyre do t’i jepeshin detyrat qė rekomandonte ai zbulim, dukej hapur se ishte i pabazuar nė fakte bindėse. Pėr mua, duke u bazuar nė shumė gjėra tė dyshimta, ajo bandė ishte pėrgatitur pak kohė pėrpara se tė arrestohej Kadri Hazbiu me porosi tė Enver Hoxhės. Siē dukej ky plan ishte menduar prej kohe nga ai qė kishte punuar pėr ta pėrgatitur kėtė nė mėnyrė shumė sekrete nga kuadrot e tij tė besuara. Ata u dėrguan nė destinacionin e duhur pėr pėrgatitjen e grupit dhe pėr t’i urdhėruar qė tė vinin nė Shqipėri nė momentin qė dėshironte ai. Pėr kėtė po radhis disa fakte dhe dyshime:

         Pėrveē Halit Bajramit, qė dihej se ishte agjent i zbulimit tonė, edhe Xhevdet Mustafa dhe anėtari tjetėr i bandės sė tij ishin tė tillė. Kėtė e thoshin tė gjithė njerėzit e thjeshtė, pėr faktin se kėta tė dy kishin ardhur disa herė nė Durrės (ishin nga Durrėsi dhe banonin aty), ku ishin takuar dhe kishin ndenjur me familjet e tyre pėr disa ditė dhe pastaj ishin larguar pėrsėri. Pėr kėtė gjė mund t’ju jap njė shembull. Kur kam qenė nė burgun e Burrelit, vuaja dėnimin sė bashku Petrit Mustafėn, vėllain e Xhevdetit. Nė njė bisedė me Xhavit Ismailagėn, Mustafa i thotė kėtij: “Unė ēuditem si e vranė vėllain tim Xhevdetin, pasi ai bėnte punėn e kėtyre. Vinte shpesh nga jashtė shtetit dhe na takonte tė gjithėve ne tė shtėpisė. Na solli televizorė, etj. Pasi rrinte disa ditė i mbyllur nė shtėpi, mbaronte punėt qė kishte dhe largohej pa e marrė vesh njeri.


* * *

         Dua tė pėrmend edhe njė rast tjetėr. Kur Xhevdetin e ndiqnin forcat e ndjekjes, sė fundmi e rrethuan nė njė barakė nė Rrogozhinė ku i bėnė thirrje qė tė dorėzohej. Xhevdeti u tha: “Unė nuk dua tė vras njeri, por dua qė ju tė lajmėroni Kadri Hazbiun kudo qė tė jetė qė tė vijė kėtu dhe tė mė takojė. Pėr atė qė kėrkoi Xhevdeti nuk u bė asnjė veprim, pėrkundrazi ai u qėllua dhe mbeti i vrarė.


PĖRSE XHEVDETI KĖRKOI TAKIM ME KADRI HAZBIUNPARA SE TĖ VRITEJ


         Kėtu shtrohet pyetja. Pėrse Xhevdeti kėrkonte me insistim qė tė takohesh me Kadriun? Pėrgjigjja ėshtė e thjeshtė. Ai e kėrkonte sepse atė porosi kishte marrė nga kuadrot tona zbuluese qė e kishin pėrgatitur nė Itali dhe kėshtu duhet tė jetė. Pra qėllimi ishte qė tė pėrmendej emri i Kadriut nga njė njeri i konsideruar armik i rrezikshėm dhe kriminel i popullit. Pas kėsaj, gjithēka do tė mbulohej me mister ashtu siē u veprua duke e ekzekutuar atė menjėherė. Nė qoftė se Xhevdeti do tė ishte dėrguar vėrtet nga zbulime tė huaja, ai nuk do ta zinte fare nė gojė emrin e Kadriut dhe jo ta kėrkonte me emėr me qėllim qė ta merrnin vesh tė gjithė ata njerėz qė e rrethonin, duke dekonspiruar misionin e tij. Ai e kėrkoi Kadriun qė ishte shumė afėr vendit ku zhvillohej operacioni. Ishte pikėrisht nė postėn e policisė sė Rrogozhinės. Por nė vend qė Kadriut t’i tregonin se kush e kėrkonte, ata e qėlluan Xhevdetin me breshėri.


* * *

         Haznedari ishte i arratisur, megjithatė vėllai i tij nė Durrės ishte anėtar partie nė postin e drejtorit tė ndėrhyrjes dhe respektohej si kuadėr. Kjo tregon se Haznedari ishte arratisur jashtė shtetit me mision tė caktuar, prandaj trajtimi i mirė qė i bėhej familjes ishte kompensim pėr punėn qė ai bėnte si zbulues. Por duhet thėnė se, menjėherė pas vrasjes sė tij dhe Xhevdetit, nė drejtim tė fėmijėve tė tyre u morėn masa tė forta dhe u arrestuan disa pjesėtarė tė familjeve, kurse tė tjerėt u internuan duke u quajtur “armiq tė popullit”.


SI E ORGANIZOI SIGURIMI KOMUNIST BANDĖN E XHEVDETIT


         Ta zėmė pėr njė ēast se Xhevdeti dhe Haznedari nuk ishin bashkėpunėtorė tė Sigurimit tonė. Atėherė si shpjegohet qė pėr njė kohė tė gjatė Halit Bajrami nuk informonte pėr pėrgatitjen e saj, ashtu siē kishte informuar si zakonisht edhe pėr gjėra tė tjera. Dihej se ai i kishte tė gjitha mundėsitė pėr tė bėrė kėtė. Kjo tregon se qė tė tre ishin agjentė tė zbulimit tonė. Ata ishin thirrur nga vendet ku ishin dėrguar pėr tė vepruar. Ishin mbledhur nė njė qytet tė bregdetit nė Itali qė tė pėrgatiteshin sipas planit qė ishte bėrė mė parė. Kėta, pasi morėn udhėzimet, morėn njė varkė tė vogėl me qira dhe u nisėn pėr nė Shqipėri. Zbritja do tė bėhej nė Divjakė tė rrethit tė Lushnjės.


* * *

         Edhe kėtu lindin dyshime tė tjera kur Halit Bajrami thotė se, “pasi na pėrgatiti zbulimi i huaj, mori me qira njė varkė tė vogėl dhe na nisėn pėr udhėtim”. Kėtu mund tė shtrohet pyetja se si ka mundėsi qė ky zbulim i huaj pėrgatit njė grup me rėndėsi dhe me detyra shumė delikate pėr tė kryer, merr me qira njė varkė tė vogėl qė edhe mund tė rrezikohej e tė mbytej nė rast se do tė bėnte mot i keq! Kaq i varfėr paska qenė ky zbulim sa tė mos ishte nė gjendje tė kishte nė dispozicion mjete mė tė sigurta? Ku e mori vesh Haliti se kėtė varkė e kishin marrė me qira? Tė gjitha kėto vėrtetojnė se ato qė thoshte Haliti ia kishin mėsuar tė tjerėt nė mėnyrė shumė tė trashė dhe pa u menduar nė hollėsi.


PARADOKSET E HALIT BAJRAMIT, TĖ STISURA NGA ENVERI


         Gjatė dėshmisė sė tij nė gjyq, Halit Bajrami tha: “Pasi zbritėm nė tokė, rrugės na qėlluan dhe ne u shpėrndamė. Unė shkova drejt e nė Rrogozhinė, nė postėn e policisė dhe u dorėzova. Kur hyra brenda, pėr ēudi pashė se aty ishte Kadri Hazbiu, i cili sa mė pa mua m’u afrua duke mė qėlluar dhe mė kėrcėnoi qė unė tė mbyllja gojėn dhe tė mos e pėrmendja emrin e tij”. Eshtė me interes tė thuhet se, pasi ata ishin shpėrndarė, kur u goditėn nga forcat e ndjekjes, tė gjithė pjesėtarėt e grupit morėn drejtime tė ndryshme. Forcat u vunė nė ndjekje kryesisht tė Haznedarit qė u vra menjėherė dhe Xhevdet Mustafės, i cili qė nė fillim e kuptoi kurthin. Ai rezistoi duke u larguar nėpėr vende tė ndryshme deri nė Rrogozhinė, ku e vranė. Kėtu del pyetja: Po pjesėtarin e tretė tė bandės, Halit Bajramin, pėrse nuk e ndoqėn? Ai u la i lirė, ndoqi rrugėn nga Divjaka nė Rrogozhinė i qetė dhe i patrazuar. Pyeti pėr postėn e policisė dhe shkoi aty pėr t’u dorėzuar. Brenda gjeti Kadri Hazbiun dhe Hekuran Isain, tė cilin sipas tij nuk e njihte.


         Kėtu duhet thėnė se, operacioni pėr kapjen e bandės drejtohej nga Hekuran Isai qė ishte ministėr i Brendshėm, kurse Kadriun e kishte dėrguar personalisht Enver Hoxha pėr tė dhėnė ndihmėn e tij si njeri me eksperiencė. Edhe kjo kishte qėllimin e saj. Enveri, si njeri dinak qė ishte, e dinte se nė Ministrinė e Brendshme kishte mjaft kuadro qė kishin eksperiencė pėr kėto veprime dhe nuk ishte nevoja tė dėrgonte Kadriun. Por ai e kishte bėrė planin me kohė dhe e dinte qė Halit Bajrami do tė shkonte nė postėn e policisė dhe aty do tė gjente Kadriun, tė cilin Haliti e njihte personalisht. Kėtė takim do ta pėrdorte nė gjyq sipas planit djallėzor ta parapėrgatitur.


MUSTAFA DHE HAZNEDARI U ELIMINUAN PĖR TĖ MOS DALĖ E VĖRTETA


         Eliminimi i Xhevdet Mustafės dhe tė Haznedarit tregon hapur faktin se kishin frikė se mos kėta tė dy tregonin tė vėrtetėn se si ishin pėrgatitur pėr tė ardhur nė Shqipėri. Frika e tyre lidhej me atė se, siē tregojnė, Xhevdeti ishte trim dhe i drejtė. Kėshtu, ata qė pėrgatitėn planin do ta kishin tė vėshtirė pėr ta bindur ata qė tė thoshin ato qė donte grupi i hetuesisė. Pra, duke njohur cilėsitė e tyre, i eliminuan dhe ruajtėn Halit Bajramin, tė cilit ia njihnin mirė cilėsitė qė kishte dhe pėr mė tepėr se ai kishte qenė kuadėr i Sigurimit. Ai i njihte personalisht Kadriun, Faēorin, Llambin etj, pėr tė cilėt mundi tė thoshte ato qė porositi grupi i hetimit. Kjo vėrtetohet nga dėshmitė e tij nė gjyq dhe nga trajtimi i veēantė qė i bėnė gjatė gjithė kohės qė qėndroi nė Shqipėri, me banim nė hotel “Tirana”...

 

GJYQI, AKUZAT E FIQRET SHEHUT KUNDĖR KADRI HAZBIUT

 

         Nė gjyqin e Kadri Hazbiut, pėrveē dhjetėra dėshmitarėve, tė cilėt, tė instruktuar nga hetuesia dhe prokuroria, dėshmuan kundėr tij, nė sallė u paraqit edhe bashkėshortja e Mehmet Shehut, Fiqreti. Gjendja e saj ishte tejet e rėnduar.

         Paraqitja e jashtme prezantonte njė njeri tė drobitur dhe tė shumėvuajtur, e cila tė jepte tė kuptoje menjėherė se vėshtirėsitė qė pėrjetonte ishin tej mundėsive tė saj pėr t’i pėrballuar. Jo vetėm kaq, por edhe dėshmitė e Fiqret Shehut nuk ndryshonin aspak nga ato qė kishin dėshmuar dėshmitarėt e urdhėruar nė ditėt e mėparshme. Ajo nuk bėri as mė pak dhe as mė shumė, por citoi me pika dhe me presje atė ēka kishte lexuar prokurori i ēėshtjes, Rrapi Mino, nė fillim tė hapjes sė atij procesi misterioz. Nė kėtė mėnyrė ajo arriti tė pranojė tė gjitha akuzat dhe tė dėshmojė jo vetėm kundėr tė shoqit, por edhe kundėr fėmijėve tė sajė, ashtu siē dėshmoi edhe kundėr Kadri Hazbiut dhe Gani Kodrės. Ėshtė kjo dėshmia e radhės qė pėrshkruhet me plot hollėsi nė ditarin e posaēėm kushtuar atij gjyqi tė mbajtur nga njėri prej tė shumėvuajturve tė tij, Gani Kodrės. Ndėr tė tjera, nė pjesėn e ditarit qė botohet nė numrin e sotėm tė rubrikės sonė, Kodra pėrshkruan imtėsisht edhe atė ēka ndodhi brenda asaj salle kur mbajti fjalėn e mbrojtjes ish-ministri i Brendshėm Feēor Shehu. Ai, ndėr tė tjera, tregon atė ēfarė tha Feēori pėr akuzat qė iu bėnė nė lidhje me dokumentin sekret tė zbulimit amerikan qė iu vu nga trupi gjykues mbi tavolinė. Si arriti tė rrėzojė pretendimin e bazuar mbi atė dokument se ai ishte agjent i zbulimit amerikan. Ēfarė tha mė tej Nesti Nase, i sjellė nė sallė me cilėsinė e dėshmitarit tė istruktuar. Si reagoi Kadri Hazbiu nė momentin qė akuzohej nė mėnyrė tė ēuditshme nga Fiqret Shehu. Ēfarė ndodhi nė sallė qė ai u detyrua t’i kthehet Fiqretit me fjalėt: si je katandisur kėshtu moj Fiqret. Cilat janė dėshmitė e mėtejshme tė Gani Kodrės nė lidhje me gjendjen e rėnduar tė Fiqretit. Pse ajo arriti tė dėshmojė edhe kundėr fėmijėve tė saj, tė cilėt i kishte dobėsi tė veēantė. Cila ėshtė historia e kokrrave misterioze qė Ganiu pėrshkruan se ua jepnin me detyrim ēdo darkė nė qeli.

 

PAS ARRESTIMIT TĖ KADRI HAZBIUT POPULLI FILLOI TĖ PĖSHPĖRISTE


         Me goditjen qė Enveri i bėri, sipas njė plani dinak, Mehmet Shehut dhe Kadri Hazbiut qė ishin njerėz tė ndershėm dhe qė populli i donte dhe i respektonte, populli filloi tė dyshojė se diēka po luhej.
Ky dyshim lindi pasi grupet armiqėsore u bėnė tė modės nė Shqipėri. Ishin figurat qė ishin respektuar dhe duartrokitur nga populli dhe qė filluan qė njėri pas tjetrit tė dilnin si heretikė pėr vendin dhe partinė. Nė ēdo katėr vjet Enveri nxirrte nga njė grup komplotistėsh duke i quajtur armiq tė rrezikshėm tė popullit. Kėshtu qė me goditjen e grupit tė fundit, njerėzit filluan tė pėshpėritnin, por me shumė frikė.


         Kėtu mbarojnė dėshmitarėt kryesorė tė Kadriut, tė cilėt dėshmitė e tyre i mbyllėn me turp pėr faktin se ēdo gjė ishte e sajuar. Kadriu me zgjuarsinė e tij, duke qenė i ndershėm dhe i pastėr, me fakte ua mbylli gojėn tė gjithė dėshmitarėve.


Pas atyre qė pėrmendėm dhe pėrshkruam nė numrat e kaluar, prokurorėt sollėn edhe disa dėshmitarė tė tjerė tė rėndomtė si Telat Agollin etj., qė edhe kėta pėrfunduan si tė tjerėt. Kėshtu, trupi gjykues, duke parė se asgjė e saktė nuk doli dhe qė asnjė akuzė e bėrė kundėr Kadriut nuk u vėrtetua, i mbylli pyetjet pėr Kadriun dhe filloi pyetjet nė drejtim tė Feēor Shehut.

 

NĖ PODIUMIN E DEPONIMEVE DEL FEĒOR SHEHU


         Pyetjes sė trupit gjykues ne se e pranonte akuzėn, Feēori iu pėrgjigj: Unė nuk pranoj asnjė nga akuzat qė mė bėhen. Ndaj meje janė bėrė tė gjitha tentativat nga grupi hetues deri nė torturat mė ēnjerėzore qė unė tė pranoj gjėra tė shpifura dhe tė paqena, tė cilat i kam hedhur dhe i hedh poshtė me neveri, pasi janė tė bėra me qėllime tė caktuara.


         Qėndrimi i Feēorit gjatė gjithė seancave tė gjyqit ka qenė burrėror. Akuzat e bėra nga trupi gjykues dhe nga dėshmitarėt qė ishin pėrgatitur nga hetuesia, ai i hodhi poshtė me fakte bindėse. Nė njė pyetje qė i bėri trupi gjykues se nė vitin 1948 kur kishte qenė kryetar i Degės Brendshme tė Korēės, ai ishte rekrutuar nga zbulimi amerikan dhe pėr kėtė, siē i thanė ata, kishin fakte tė dokumentuara ku figuronte edhe numri i pseudonimit tė tij. Feēori, duke iu pėrgjigjur kėsaj pyetjeje tha: Mua ma dhanė nė hetuesi kėtė dokument, i cili ishte i pėrkthyer nga anglishtja nė shqip dhe ku thuhet se jam agjent i zbulimit amerikan me pseudonimin pėrkatės. Kjo nuk ėshtė e vėrtetė dhe e hedh poshtė si njė shpifje dhe si njė dokument i sajuar me mjeshtėri.

 

CILA ISHTE E VĖRTETA E DOKUMENTIT MISTERIOZ QĖ IMPLIKONTE FEĒORIN


         E vėrteta ėshtė se mbi ato qė Feēori thoshte pėr dokumentin qė akuzohej kishte shumė tė drejtė. Atė dokument na e dhanė edhe neve nė hetuesi pėr ta lexuar dhe duke na pyetur ēfarė dinim pėr ato qė fliste dokumenti. Pėrmbajtja e tij ishte me shumė rėndėsi pėr faktin se fliste me hollėsi pėr aktivitetin e zbulimit amerikan nė Shqipėri, duke pėrmendur, ndėrmjet tė tjerash, edhe emrin e Mehmet Shehut, madje edhe numrin pėrkatės tė pseudonimit tė tij. Pikėrisht nė atė dokument ishte edhe numri dhe pseudonimi i kryetarit tė Degės sė Korēės, qė nė atė kohė ishte Feēor Shehu. Nė fund tė dokumentit shėnohej emri i personit qė e kishte pėrkthyer nga anglishtja nė shqip, por qė emri i tij tani nuk mė kujtohet. Gjithashtu, nė fund thuhej se ky dokument ndodhet pranė Arkivit tė Komitetit Qendror tė Partisė. Rėnia nė dorėn e zbulimit tonė tė njė dokumenti tė tillė me kaq shumė rėndėsi ishte pothuajse e pamundur, pėr faktin se zbulimi ynė ishte kaq i varfėr nė informacion sa qė edhe emigracionin tonė qė ishte nė vende tė ndryshme nuk e njihte nė brendėsi siē duhej. Nga ana tjetėr, del pyetja se pėrse nuk u veprua menjėherė porsa ra nė dorė ky dokument, por e lanė pėr ta thėnė kur u arrestua Kadri Hazbiu? Prandaj e them me siguri tė plotė qė ky dokument i ishte pėrgatitur nga bashkėpunėtorėt e ngushtė tė tij, sipas porosisė sė Enver Hoxhės me qėllim pėr t’i thėnė popullit se neve kemi dokumente qė vėrtetojnė se Mehmet Shehu dhe bashkėpunėtorėt e tij kanė qenė agjentė tė zbulimit amerikan.


***

         Pėrveē kėsaj, mund tė jetė dhe varianti tjetėr qė kjo tė ishte lojė e ndonjė zbulimi tė huaj, pėr t’i hapur rrugėn Enver Hoxhės qė tė godiste dhe eliminonte ato kuadro qė kishte ai nė plan.

         Fakti ėshtė se atė dokument nuk e pranoi asnjė nga ne dhe nė gjyq thamė se nuk dinim gjė.


FEĒOR SHEHU NUK PRANON ASNJĖ AKUZĖ TĖ PROKURORIT


         Ishte interesant fakti se shumė herė akuzat qė bėnte prokurori ose trupi gjykues binin nė kundėrshtim me tė vėrtetėn reale. Kjo vinte nga mendimi mbi tė cilin ata vepronin, duke thėnė qė “mjafton tė bėhet akuza”, por se ēfarė thoshte i akuzuari pak rėndėsi kishte. Kėshtu, p.sh., trupi gjykues akuzoi Feēorin se kishte shkelur vijėn e partisė pasi kishte bėrė shumė arrestime nė popull. “Unė akuzohem - u pėrgjigj pas kėsaj Feēori,- se kam shkelur vijėn e partisė se kam bėrė arrestime nė masė. Kurse Byroja Politike nė analizėn qė i bėri punės sė Sigurimit kohėt e fundit mė kritikoi dhe mė dha vėrejtje tė rėndė pėr faktin se nuk ėshtė punuar mirė nga organet e Sigurimit, pasi nuk kanė bėrė sa duhet arrestime. Atėherė, tha Feēori, kė tė marrim pėr bazė, akuzėn qė mė bėni juve apo tė Byrosė Politike qė ėshtė organi mė i lartė dhe hedh poshtė akuzėn tuaj.


***

         Duke parė se edhe Feēor Shehu, ashtu si Kadri Hazbiu, nuk pranoi asnjė akuzė duke i kundėrshtuar me fakte edhe ata dėshmitarė qė i nxorėn ato qė ishin istruktuar, trupi gjykues i mbylli pyetjet ndaj tij.


DJALLĖZIA PĖR TĖ DETYRUAR FIQRETIN TĖ DĖSHMONTE KUNDĖR KADRIUT


         Disa ditė mė parė se tė fillonte gjykimi i grupit tonė, nė njė nga sallat e godinės sė Gjykatės sė Lartė kishte filluar gjykimi i grupit tjetėr tė pėrbėrė nga Fiqrete Shehu, Llambi Ziēishti, Nesti Nase dhe Skėnder Shehu. Edhe ky grup gjykohej me akuzėn si pjesėtarė tė “organizatės kundėrrevolucionare” tė drejtuar nga Mehmet Shehu. Gjyqi i kėtij grupi pėrfundoi pak ditė para gjyqit tonė, por vendimi pėr dėnimin e tyre nuk ishte dhėnė. Kjo kishte qėllimin e vet. Problemi ishte se mė parė duhej tė shfrytėzohej Fiqrete Shehu dhe Nesti Nase, tė cilėt duhej tė dilnin si dėshmitarė nė gjyqin tonė.


FIQRETI DĖSHMON KUNDĖR KADRI HAZBIUT


         Ashtu siē pritej, nė gjyqin tonė Fiqret Shehun e sollėn si dėshmitare. Ajo nuk njihesh fare. Ishte shndėrruar sikur tė ishte kufomė. Rrinte si e ngrirė. Fliste me njė zė tė mekur duke i nxjerrė me zor fjalėt. Ajo dukej sikur ishte duke parė ėndėrr. Fliste fare pa gjallėri, duke nxjerrė fjalėt si ai nxėnėsi qė nuk ka mėsuar dhe rri gjithė frikė para mėsuesit. Unė qė e njihja mirė karakterin dhe gjallėrinė e saj, mbeta i habitur. Mendoja se mund tė ishin edhe ilaēet e shumta qė na jepnin pėr tė pirė nė birucė. Mua, pėr shembull, mė jepnin 7-8 kokrra ēdo natė.

         Gjatė dėshmisė sė saj Fiqreti akuzoi Kadri Hazbiun si njeriun mė tė afėrt tė burrit tė saj Mehmet Shehut. Ajo i pranonte duke i pėrsėritur edhe njė herė akuzat qė kishte bėrė prokurori nėpėrmjet pėrpilimit tė aktakuzės se, gjoja, i shoqi i saj dhe Kadriu kishin drejtuar organizatėn pėr “veprimtari armiqėsore kundėr pushtetit”. Ndėrmjet tė tjerash, tha se qė tė dy ata ishin tė lidhur me zbulimet e huaja.

         Po kėshtu nė dėshminė e saj Fiqreti u shpreh: Edhe Gani Kodra ka qenė njeri i afėrt i Mehmetit. Ai ka shėrbyer duke u takuar me njerėzit e shėrbimit amerikan dhe ka ndihmuar shumė djalin tim Skėnderin qė ishte bashkė me tė nė Suedi nė lidhjet dhe kontaktet me zbulimin amerikan. Nga ai zbulim kėta merrnin udhėzime tė cilat ia dėrgonin Mehmetit.


***

         Deponimet e Fiqrete Shehut ishin shumė interesante. Tė flasėsh pėr burrin nė atė mėnyrė diskredituese dhe tė shpifėsh gjėra tė paqena, ose tė thuash pėr vete se “KAM QENĖ E DASHURA E DUSHAN MUGOSHĖS” e tė tjera, ėshtė e habitshme dhe e pabesueshme. Ta zėmė pėr njė ēast se kėto kanė qenė tė vėrteta dhe neve nuk i kemi ditur.

         Por, tė thuash se “Gani Kodra ka qenė i lidhur me zbulimin amerikan dhe se ka ndihmuar djalin e saj Skėnderin nė kontaktet me kėtė zbulim”, ose se paskėsha ndihmuar Fiqretin nė realizimin e takimit qė ajo bėri me zbulimin amerikan nė parkun “Okausen” tė Stokholmit dhe nė njė hotel tė qytetit Goteborg, tė gjitha kėto duken gjėra tė sajuara, qė i interesonin vetėm hetuesisė. Prandaj jam i bindur se duhet tė ketė qenė njė forcė shumė e madhe qė e ka detyruar Fiqretin tė flasė kėshtu.


KADRIUT I DHIMBSET GJENDJA E FIQRETIT


         Tė gjitha akuzat qė bėri ajo Kadriu i hodhi poshtė, ashtu siē kishte vepruar gjatė gjithė seancave tė gjyqit dhe pėrfundoi duke iu drejtuar Fiqretit: Nė ēfarė gjendje qenke katandisur moj Fiqret deri sa arrite tė pranosh dhe tė deklarosh gjithė kėto shpifje. Edhe unė nga ana ime i hodha poshtė kėto akuza.


Thonė se deri sa ishte gjallė djali i madh, Vladimiri, ajo nuk ka folur, duke mos pranuar asgjė. Por pas lajmit tė vdekjes sė Vladimirit, tė cilin ja thanė hetuesit, ajo u bė si e hutuar dhe ka filluar tė flasė pėr gjithēka qė i thoshin hetuesit.


EDHE NESTI NASE DĖSHMON KUNDĖR HAZBIUT


         Nė sallėn e atij gjyqi me cilėsinė e dėshmitarit, pas deklarimeve tė Fiqretit sollėn edhe Nesti Nasen. Edhe Nase u qėndroi besnik porosive qė i ishin dhėnė pėr tė dėshmuar kundėr Kadriut. Ai tha: Nė mbledhjet e qeverisė, ēfarė do gjėje qė vendosej, bėhej ashtu siē thoshte Mehmeti dhe Kadriu.


***

 

         Kėto dėshmi tė Nesti Nases, tha Kadriu, tė bėjnė pėr tė qeshur, pėr faktin se pėr tė gjitha problemet qė ngriheshin nė qeveri, mė shumė propozime ka bėrė Nesti Nase e tė tjerė se sa unė qė kam diskutuar shumė rrallė dhe kam miratuar propozimet tuaja, tha Kadriu.


         Edhe kėta dėshmitarė qė konsideroheshin si mė tė rėndėsishmit nuk dhanė gjė tė re, vetėm se pėrsėritėn po ato akuza qė kishin bėrė dhe tė tjerėt. Nga pėrsėritja e shumtė pėr tė njėjtat gjėra, seancat e gjyqit u bėnė banale dhe tė mėrzitshme.


Thėnia qė Kadri Hazbiu i bėri Fiqrete Shehut “se nė ēfarė gjendje je katandisur”, ishte plotėsisht me vend pasi gjendja e sajė fizike dhe mėnyra si prezantohej tė bėnin tė dyshoje nėse ishte ajo Fiqret Shehu apo jo.

 

FJALĖT E FUNDIT TĖ KADRIUT: MĖ MIRĖ NĖ FERR SE TĖ JETOJ ME JU

 

         Pas pėrfundimit tė tė gjithė dėshmitarėve tė pyetur pėr problemin e “tradhtisė” sė madhe tė Kadri Hazbiut, procesi gjyqėsor ndaj tij dhe shokėve qė e pasonin nė atė sallė tė vogėl tė ndodhur brenda ambienteve tė burgut tė sigurisė sė lartė nr.313 u mbyll.

         Kishin kaluar njė javė tė tėrė plot cfilitje dhe tension duke dėgjuar dhe ridėgjuar akuza pas akuzash, por qė si Hazbiu dhe Feēor Shehu, ashtu dhe Llambi Peēini, Gani Kodra, Ali Ēeno etj., tė cilėt ishin nė atė bankė tė akuzuarish, patėn kurajo tė kundėrshtonin dhe tė mohonin gjithēka qė ishte e pasaktė. Kėto tė dhėna mbyllin dhe ditarin e Gani Kodrės tė mbajtur pikėrisht pėr atė proces misterioz nė tė cilin ai vetė ishte i pandehur dhe qė gazeta “Panorama” e botoi tė plotė nė kėtė cikėl prej 11 numrash. Konkretisht, pėr kėtė pjesė tė fundit tė atij procesi tė jashtėzakonshėm pas tė cilit u kryqėzuan dhe u dėnuan me pushkatim Kadri Hazbiu, Feēor Shehu dhe Llambi Peēini, Kodra pėrshkruan momentet e fundit, kur do tė pritej pretenca e prokurorit. Para saj trupi gjykues pyeti edhe njė herė tė pandehurit nėse kishin gjė pėr tė thėnė. Ndėrmjet tė tjerėve, Kadri Hazbiu pas kėsaj kėrkese u shpreh se kishte folur pėr ēdo akuzė dhe ēdo dėshmitar nė veēanti dhe qė trupi gjykues e pa vetė se sa tė vėrteta ishin akuzat qė i ishin adresuar. Pas njė dite pushimi prokurori mbajti pretencėn pėr secilin tė pandehur nė veēanti. Pas saj trupi gjykues kėrkoi sėrish mendimin e tyre nė lidhje me kėrkesėn e prokurorit. Gjithēka rreth atij momenti tregohet me hollėsi tė plotė pikėrisht nė shkrimin e mėposhtėm, i cili shėnon dhe fundin e ditarit, ashtu siē tregohet edhe fundi i njė enciklopedie tė pabesueshme qė ėshtė lojtar mbi njerėzit mė tė fuqishėm tė Sigurimit tė Shtetit. Dhe kjo nuk ka ndodhur shumė larg prej ditės sė sotme. Ka qenė pikėrisht prilli i vitit 1983. Por ēfarė tha Kadri Hazbiu ndėrsa iu komunikua nga trupi gjykues se pikėrisht atė do tė pėrshkonte plumbi me motivacionin mė tė rėndė tė kohės “ Pėr tradhti tė lartė ndaj atdheut dhe popullit?”.

 

LLAMBI ZIĒISHTI U EKZEKUTUA SE GUXOI TĖ THOTĖ TĖ VĖRTETĖN MBI MEHMET SHEHUN


         Pas dy ditėsh si dolėn dėshmitarė nė gjyqin tonė, trupi gjykues i gjyqit tė grupit tė Fiqret Shehut, shpalli vendimin e formės sė prerė. I ēuditshėm ishte fakti se ai vendim, ndėr tė tjerėt, urdhėronte edhe ekzekutimin e Llambi Ziēishtit, pasi e dėnoi atė me vdekje me pushkatim. Them se ishte i ēuditshėm vendimi pėr tė dėnuar ne vdekje Llambi Ziēishtin, pėr faktin se po tė ballafaqoheshin akuzat e tij me akuzat e formuluara nga prokuroria dhe qė rėndonin mbi vėllain e tij, Mihallaq Ziēishti, kishte ndryshim tė madh. Mbi tė kishte akuza tė tilla qė nė bazė tė neneve mund tė dėnohej dy herė me vdekje. Por Enver Hoxha e dinte qė Llambi Ziēishti, kur kishte parė kufomėn e Mehmet Shehut si mjek ekspert kishte shprehur dyshime pėr vrasjen e tij. Jo vetėm kaq, por ai kishte dhėnė me shkrim se nuk bėhej kurrsesi fjalė pėr njė vetėvrasje. Pėr mua, –shprehet dhe shkruan ndėrkohė ai,-kjo ėshtė njė vrasje pasi nga plagėt dhe gjakun qė shoh nuk bindem. Por mė vonė nga frika dhe presioni ai u detyrua ta ndryshojė dhe ta mohojė thėnien e parė duke pranuar versionin zyrtar. Enver Hoxha, pėr tė eliminuar ēdo dyshim dhe qė tė mos qarkullonin mė vonė fjalė tė dyshimta dha urdhrin qė Llambi tė pushkatohej. Ndėrsa Mihallaqin, mbi tė cilin siē thashė rėndonin akuza disa herė mė tė rėnda se mbi Llambin, Enveri e kurseu duke nxjerrė arsyen se gjoja tė mos pushkatoheshin dy vėllezėr.


PAS NJĖ DITE PUSHIMI SI MBAROI PROCESI U DHA PRETENCA E PROKURORIT. PĖR KADRIUN, FEĒORIN DHE LAMBI PEĒININ U KĖRKUA VDEKJE


         Mbasi mbaruan sė pyeturi tė gjithė tė akuzuarit e grupit tonė tė kryesuar nga Hazbiu, na bėnė njė ditė pushim. Pas kėsaj u bė pretenca e prokurorit. Nė atė pretencė u pėrsėritėn edhe njė herė ato akuza tė cilat na u lexuan ditėn e parė tė procesit, por me tė njė dallim esencial nė mes. Nė rast se nė fillim akuzoheshim, tani gjuha e prokurorit, pavarėsisht se gjatė procesit nuk ishte vėrtetuar asgjė, i konsideronte akuza tė vėrtetuara, prandaj pas tyre ai doli te vendimet qė propozonte pėr ndėshkimin tonė. Nė kėtė mėnyrė propozoi pretencėn pėr secilin. Pėr Kadri Hazbiun, Feēor Shehun dhe Llambi Peēinin ai kėrkoi dėnimin me vdekje. Pėr Mihallaq Ziēishtin kėrkoi 25 vjet burg, ndėrsa pėr mua, Ali Ēenon dhe Xhevit Ismailagėn kėrkoi dėnime tė ndryshme.


KADRI HAZBIU NĖ FJALĖN E FUNDIT: MĖ MIRĖ I VDEKUR


         Mbas pretencės na u dha fjala neve pėr tė thėnė fjalėn e fundit para se tė jepej vendimi nga trupi gjykues.

         Pėr hir tė sė vėrtetės, mė duhet tė them drejt se tė gjithė ne nė fjalėn e fundit thamė se kemi besim te partia, se ajo do tė gjykojė e mendojė drejt pėr dėnimin tonė. Vetėm Kadri Hazbiu nė fjalėn e tij tė fundit tregoi edhe njėherė veten trim dhe i palėkundur nė ndershmėrinė e tij. Akoma edhe sot mė tingėllon fjala e tij e fundit kur tha: “Unė e dua jetėn. E dua se kam grua, fėmijė, nipėr e mbesa. Por atė e dua tė ndershme dhe jo kėshtu siē doni ju tė mė nxirrni tė pandershėm. Prandaj nė esfel”. Me kėto fjalė ai tha hapur se nuk kėrkoj mėshirė.


MĖ RĖNDON DHE SOT NJĖ FJALĖ KUNDĖR KADRIUT


         Unė pėr Kadri Hazbiun kam pasur respektin mė tė madh. Qoftė nė ballafaqim nė hetuesi apo edhe nė seancat e gjyqit, nuk e kam rėnduar qoftė edhe me njė shpifje. Por mė ka mbetur merak vetėm njė gjė qė edhe sot mė vret nė ndėrgjegje. Kur unė nė fjalėn e fundit thashė qė “unė nuk kam qenė asnjėherė agjent i zbulimeve tė huaja. Nuk kam punuar ndonjėherė pėr tė rrėzuar pushtetin. Se ēfarė kanė pasur nė plan kėta spiunė, unė nuk kam ditur gjė”.

 

***

         Kėtė unė nuk duhej ta thosha kurrė, pėr faktin se tė akuzoje Kadri Hazbiun se ishte spiun, ishte e pandershme nga ana ime. Unė isha pikėrisht ai qė e njihja mė mirė se kushdo tjetėr Kadriun, pasi pėr mė tepėr se 40 vjet ai me kishte rritur nė punė si drejtues qė e kisha. Bindja ime dhe faktet qė kisha pėr ndershmėrinė e tij e drejtėsinė e tij ishin absolute. Kjo nuk mė lejohej tė shprehesha nė atė mėnyrė si pėr atė, ashtu edhe pėr Mehmetin. Por gjendja nė tė cilėn ndodhesha dhe presioni i fortė qė kisha mė bėnė qė tė thosha ato fjalė qė ishin jo burrėrore. E them me sinqeritet qė mė vret ndėrgjegjja.


         Pėrfundimi i gjyqit dhe konkluzionet e mia mbi ato qė pashė dhe pėrjetova
Kėshtu pėrfundoi gjyqi ynė torturues qė zgjati 6 ditė. Sot, duke analizuar tė gjitha gjėrat siē janė: zhvillimi i hetuesisė, mėnyrat dhe metodat e pėrdorura gjatė saj. Akuzat e bėra pėr secilin nga ne, pavarėsisht se nuk kishin asnjė bazė pėr gjėra tė fantazuara. Presionin dhe torturat pėr tė pranuar me ēdo kusht, ato qė na thuheshin si dhe nxjerrja e tė gjithė dėshmitarėve tė pėrgatitur nga hetuesia pėr ato qė duhej tė thoshin nė gjyq me qėllim qė tė akuzohej njėrin dhe tjetri pa pasur asnjė fakt konkret, vetėm se gėnjeshtra, arrij nė disa konkluzione qė do tė mundohem t’i shtjelloj mė poshtė sipas mendimit tim.

 

***

         Sipas porosisė dhe urdhrit tė Enver Hoxhės, gjatė zhvillimit tė hetuesisė duhet tė dilte me ēdo kusht fakti se ka ekzistuar njė organizatė kundėrrevolucionare e krijuar dhe e drejtuar nga Mehmet Shehu dhe Kadri Hazbiu. E cila, sipas udhėzimeve tė zbulimeve tė huaja, kishte pėr qėllim eliminimin e udhėheqjes sė lartė tė partisė, rrėzimin e pushtetit popullor dhe vendosjen e kapitalizmit nė Shqipėri.

 

***

         Se Mehmet Shehu ka qenė pjesėtar i vjetėr i shumė zbulimeve tė huaja dhe ka punuar kryesisht sipas udhėzimeve tė zbulimit amerikan me tė cilin mbante lidhje tė ngushta me tė gjitha mjetet. Lidhjet me tė i mbante pėr shembull me radio transmetuese, me anėn e djalit tė tij, Skėnder Shehut, qė e kishte pėr studime nė Suedi, si dhe me anėn e gruas sė tij Fiqret Shehun. Madje duhej tė dilte fakti se atė e dėrgoi nė Suedi dhe Danimarkė pikėrisht pėr tė marrė udhėzime nga zbulimi amerikan pėr veprimet e ardhshme tė Mehmetit.

 

***

         Se Kadri Hazbiu duke qenė agjent i jugosllavėve dhe i sovjetikėve, ka qenė krahu i djathtė i Mehmet Shehut. Mbas goditjes sė Mehmetit me porosi tė zbulimeve tė huaja duhej tė merrte drejtimin e organizatės, tė ruante anėtarėt e saj dhe tė takonte nė mėnyrė sekrete Mehmet Shehun, pėr t’i dhėnė atij porosinė qė i kishin dhėnė zbulimet e huaja. Ajo porosi kishte tė bėnte me atė qė ai pėr hir tė punės dhe pėr tė ruajtur organizatėn ai tė gjente rrugėn e eliminimit tė vetvetes.

 

***

         Se proceset e zhvilluara si ai i Beqir Ballukut etj., Kadri Hazbiu i ka mbyllur para kohe, nga frika se mos nxirrnin emrin e Mehmetit qė ishte drejtuesi i tė gjitha organizatave armiqėsore nė ushtri, ekonomi, kulturė etj.

 

***

         Se kjo organizatė kishte zhvilluar njė aktivitet tė madh armiqėsor si nė lėmin politik, edhe nė atė ekonomik. Ishte kjo organizatė qė kishte organizuar konferencėn e partisė sė Tiranės, e cila kritikoi rėndė udhėheqjen e lartė tė partisė dhe kėrkohej tė realizohej kulti i individit nė parti.


         Si u veprua nga hetuesia pėr tė realizuar kėtė urdhėr tė Enver Hoxhės?

 

Fiqret Shehu


         Nė janar tė vitit 1982 njė muaj pas “vetėvrasjes”sė Mehmet Shehut arrestohet nė Belsh tė Elbasanit me akuzėn si armiq tė partisė Fiqrete Shehu sė bashku me djalin qė kishte qenė nė Suedi, Skėnder Shehun.

      Qėllimi i arrestimit tė tyre ishte qė ata tė vėrtetonin se Mehmeti ishte agjent i zbulimeve tė huaja, kryesisht atij amerikan. Tė vėrtetonin se si Skėnder Shehu ka mbajtur lidhje me zbulimin amerikan ku merrte udhėzime pėr babanė e tij Mehmetin. Fiqreti duhej tė vėrtetonte se kishte shkuar me porosi tė Mehmetit gjoja pėr tė parė djalin, por nė fakt do tė takonte zbulimin amerikan nė Suedi dhe Danimarkė.

 

***

         Duket se nė fillim, as Fiqreti dhe as Skėnderi nuk pranuan asgjė. Por mė vonė me arrestimin e djalit tė tretė qė ishte akoma i lirė, Bashkim Shehut, dhe me vdekjen e djalit tė madh, Vladimirit, qė ishte internuar nė Gramsh, Fiqreti pėr tė ruajtur fėmijėt pranoi ēfarė i sugjeronte tė thoshte Hekuran Isai me hetuesit. Kėshtu, Enver Hoxha e realizoi njė nga versionet qė kishte thėnė publikisht para popullit.


Feēor Shehu

 

         Nė shkurt tė vitit 1982, arrestohet Feēor Shehu, ish-ministėr i Brendshėm, por nė atė kohė e kishin shkarkuar. Qėllimi i arrestimit tė tij ishte qė ai tė pranonte se kishte qenė agjent i zbulimeve amerikane dhe se kishte bashkėpunuar me Mehmet Shehun. Me gjithė torturat ēnjerėzore tė pėrditshme, Feēori deri nė fund nuk pranoi asgjė nga akuzat qė i bėheshin pėr vete dhe nuk tha pėr asnjė tjetėr. Tė gjitha i quajti shpifje dhe tė sajuara.


ĒFARĖ TREGOI DĖNIMI QĖ IU BĖ KADRI HAZBIUT


         Akuzat dhe dėnimi qė iu dha Kadri Hazbiut nuk tregon gjė tjetėr vetėm frikėn qė kishte Enver Hoxha nga ky njeri qė e donte dhe kishte simpati njė popull i tėrė. Si i eliminoi kėta njerėz, Enver Hoxha kishte si qėllim qė tė sillte nė krye tė partisė dhe shtetit njerėz tė paaftė nė mėnyrė qė t’i hapte rrugėn idhullit tė tij Ramiz Alisė. Kėtė e bėnte qė pas vdekjes sė tij (Enverit) ai tė drejtonte partinė. Ramiz Alia ishte njeri i zgjuar dhe dinak, rrinte gjithnjė nė hije nė situata tė turbullta, kishte shoqėri shumė tė ngushtė me Nexhmije Hoxhėn, e cila ndikonte shume pėr tė gjitha gjėrat tek Enveri.
Enver Hoxha e dinte mirė se para Mehmet Shehut, Kadri Hazbiut dhe kuadrove tė tjera qė ky i eliminoi, Ramiz Alia nuk ishte asgjė para tyre qė jo vetėm kishin simpatinė e gjithė popullit, por ishin edhe drejtues mjaft tė zotė.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 




 
 
 
 
 
 
 
Gratis Homepage von Beepworld
 
Verantwortlich für den Inhalt dieser Seite ist ausschließlich der
Autor dieser Homepage, kontaktierbar über dieses Formular!