Me rastin e pėrvjetorit tė Betejės sė Koshares 


      

 Frashėr Oseku - Ushtar i dy UĒK-ve

DJALOSHI  QĖ  KALOI  BJESHKĖT  E  RRASĖS  SĖ ZOGUT  DHE  ATO  TĖ   KORABIT


SHEFQET CAKIQI-LLAPASHTICA


 


    Intervistė me Frashėr Osekun, ish-ushtarin e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, i plagosur nė betejėn e Koshares, ish-ushtar i Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare deri nė arritjen e Marrėveshjes politike tė Ohrit, veprimtarin e Shoqatės "Besa" nė Trelleborg tė Suedisė, redaktorin teknik tė Revistės "Drita". Ekskluzivisht pėr tė pėrditshmėn "Epoka e re" pėr luftėn dhe shokėt e tij tė luftės: Hajdin Abazi-Lum Haxhiu; Nasim Haradinaj; komandantin e Divizionit tė Kuksit, gjeneral Kudusi Lama; pėr ushtarakun dhe dėshmorin tropojan Tahir Sinani- luftėtarin e UĒK-sė, UĒPMB-sė dhe Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare; pėr dėshmorėt Agim Ramadani, Sali Ēeku, Kasim Uka, Xhemail Fetahu dhe Milazim Mavraj, i njohur me nofkėn "Ēeēeni"; pėr gjeneralin Gėzim Osdreni; pėr Rrustem Berishėn dhe Anton Ēunin; pėr drenicakun e plagosur qė i ka namur pse nuk e lan tė vdiste nė tokėn e Kosovės; pėr supen me ujė tė borės nė Rrasė tė Zogut e pėr specialitetin e hithrave tė zier; FARK-un e pengesat tjera; betejėn e Koshares, kalimin e Bjeshkėve tė Korabit etj. Rrėfime autentike tė djaloshit gjakovar, i mėrgur si fėmijė nė Suedi, rrėfime tė njė djaloshi tė ri pėr nga mosha, por me njė bagazh tė madh tė kontributit pėr ēėshtjen kombėtare shqiptare, pjesmarrės i dy luftėrave dhe shumė betejave.


PYETJE:  Frashėr, a mund tė na thuani fillimisht se qė sa vite jeni nė mėrgim?


FRASHĖR OSEKU: Familja ime u arratis nga Gjakova nė Suedi nė vitin 1989. E mbaj mend fort mirė atė mėngjes tė 29 marsit 1989, kur im at, unė, vėllau e motra pėrvidheshim pėrbri punkteve policore serbe. S'do tė harroj kurrė se si dukej sheshi i Gjakovės atij mėngjesi; i mbushur policė e i mbuluar me tis tė hollė, tė bardhė, mbetje e gazit lotėsjellės tė hedhur njė ditė mė parė. Ne morėm arratinė, pra tė nesėrmen e ditės kur serbėt shkelėn me tanke mbi Kushtetutėn e Kosovės. Demonstrata tė furishme e kishin tronditur Gjakovėn njė ditė mė parė, e do ta trondisnin sėrish nė mbrėmjen e 29 marsit. Por, atė mbrėmje unė s'do tė isha mė nė Gjakovė, nė qytetin tim tė lindjės.



PYETJE:  Si e gjetėt atė kohė organizimin e mėrgatės shqiptare nė Suedi?



FRASHĖR OSEKU: Paj, zor edhe ta quash organizim. Kishte tek-tuk ndonjė shoqatė shqiptare, p.sh. famozja "Kosova" nė Malme, qė asokohe ishte disi si ajo "Vatra" shqiptaro-amerikane, por nė Suedi. Mirėpo s'kishte ndonjė bashkim shoqatash. Njėfarė aktiviteti e bėnte edhe LPK-ja, nė Malme kryesisht, por nė Suedi mė pak se sa nė shtetet tjera evropiane. Por, veprimtarėt hasnin nė rezistencė tė fortė tė agjenturės jugosllave. Pastaj ato edhe ishin kohė tė tjera. Njerėzit sa i druanin ambasadės jugosllave, aq edhe u shmangeshin fanatikėve tė vllazėrim-bashkimit tek njė pjesė e shqiptarėve qė vėllezėr kėrkonin ku nuk kishim! Ishte, thjeshtė kohė e pakohė! Por, s'kaluan shumė muaj pas arritjes sime nė Suedi, e nė Evropėn Lindore u shemb blloku i perandorisė ruse. Mendoj qė ajo shembje, ndėrrimet edhe nė ish-Jugosllavi, ishin parakusht pėr t'u kėndellur mėrgata shqiptare dhe pėr tė parė se ku i kemi vėllezėrit e vėrtetė dhe pėr ēfarė vllazėrimi duhej angazhuar. Pasoj pastaj edhe vala mė e madhe e mėrgimtarve dhe tė pėrndjekurve qė u vendosėn pėrkohėsisht nė Suedi.



PYETJE:  Cili ishte dhe cili ėshtė sot aktiviteti i Shoqatės "Besa" dhe revistės "Drita"?



FRASHĖR OSEKU: Shoqata "Besa" nė Trelleborg ka organizuar nė gjirin e saj qindra familje shqiptare qė jetojnė nė kėtė port jugor tė Suedisė. Nė Suedi, shqiptarėt kanė qejf kryesisht tė banojnė sa mė nė jug, ku janė afėr farefisit nė Gjermani, e besa edhe mė afėr Kosovės. Vetėm distanca prej pikės mė jugore deri te ajo mė veriore, kėtu ėshtė njėsoj e madhe si distanca mes Kosovės e kufirit suedez! Nė Shoqatėn "Besa" zhvillohet aktivitet kulturor, si mėsimi i gjuhės shqipe pėr fėmijėt mėrgimtarė, organizimi i kremtimeve kombėtare, pastaj aty janė planifikuar dhe organizuar edhe demonstrat e komunitetit shqiptar. Shoqata "Besa" ėshtė spikatur edhe pėr rolin qė ka nė mediat suedeze, ku e ka pasqyruar gjendjen sociale tė komunitetit lokal shqiptar, etj. Pėr njė kohė tė gjatė, revista "Drita" e kėsaj shoqate ka qenė shtypi i vetėm i komunitetit shqiptar nė Suedi, me artikuj nė tė dy gjuhėt. Por, Shoqata "Besa" do tė mbahet mend, besoj, sidomos pėr pėrkushtimin atdhetar nė mbledhjen e fondeve tė luftės. Ėshtė e vetmja shoqatė shqiptare nė Suedi, e besoj edhe gjetkė nė botė, ku fondet janė paguar njė qind pėr qind. Ec e mos paguaj, s'tė folte kush me gojė! Le qė Baca, im at, (Shefki Oseku, kryeredaktori i revistės. vr. e autorit ) kishte kėrcėnuar publikisht se do t'i botojė nė gazetė emrat e atyre qė i ikin detyrimeve…


 I rashė nė derė Lum Haxhiut- Hajdin Abazit dhe i thashė troē: "O merrėm me vete, o ika vetėm!



PYETJE:  Revista "Drita" mblidhte rreth vetes gazetarė dhe veprimtarė nė mėrgatė, ku nė mesin e tyre dallohet Hajdin Abazi- Lum Haxhiu, dhe ishte propaganduese e flaktė e ēlirimit dhe bashkimit kombėtar.
Sa ka qenė e shpėrndarė dhe e lexuar revista "Drita"?



FRASHĖR OSEKU: "Drita" lexohej nga i madh e i vogėl. Si nga shqiptarėt ashtu edhe nga suedezėt e shumtė qė parapaguheshin rregullisht nė tė. Asaj iu ndanė njė periudhė edhe fonde enkas nga shteti suedez. Kopjet e revistės i shpėrndanim shpesh pa pagesė. Mbaj mend p.sh. qė u dėrgonim kopje falas shqiptarėve tė Islandės, qė ishin kurthuar nė atė ujdhesė tė izoluar, mbetur pa asnjė kontakt me shqiptarėt tjerė. Islanda ėshtė pak e parėndomtė nė Evropė, meqė i detyron ikanakėt t'i ndėrrojnė edhe emrat e tė marrin emra islandezė! Disa miq mė kanė treguar mė vonė qė revista jonė iu paskėsh bėrė si zhuga organeve islandeze! Mė vonė poashtu mė ka rėnė ta takoj njė nga ata ēunat qė banonin nė Islandė. "Zoti ju shpėrbleftė", mė tha, "ra "Drita" e mė shpėtuan fėmijėt prej asimilimit". E paskėsh lexuar te "Drita" lajmin se TVSH do tė fillonte me transmetime satelitore, e s'kishte pritur deri tė nesėrmen pėr ta blerė parabolėn!

PYETJE:  Ju u lajmėruat vullnetar dhe iu bashkangjitėt UĒK-sė edhe me armė. Them edhe me armė, sepse me penė e me aktivitete tjera ishit tė kyēur kaherė. Mund tė na thuani se kur ndodhi kjo dhe si u bė organizimi?



FRASHĖR OSEKU: Paj, ideja mė kish pikur nė kokė qysh moti. Por, kishte probleme praktike. Pikė sė pari, s'kisha ende pasaportė valide. Pastaj, ta them tė drejtėn, e kisha pak edhe hallin e prindėrve. Vėllai im banonte e punonte nė Stokholm, njė motėr e kisha nė anėn tjetėr tė Suedisė, nė Goteborg. Ē'do tė bėja me pleqtė? Por, pas Epopesė sė Jasharajve, erdhi momenti tė ndahet shapi prej sheqeri. Kuptova se o do ta shporrnim ne Serbinė nga Kosova, o do tė na shporrte ajo neve. Im at punonte nė mėnyrėn e vet, nxirte revistėn e mblidhte fonde, vėllai punonte nė Zyrėn e Kosovės nė Stokholm, m'u duk se vetėm unė s'po bėja asgjė prej gjėje. Andaj vendosa qė, tinėza prindėrve, tė flas me z. Nasim Haradinaj, qė e dija se vente e vinte si drugėza prej vijave tė luftės. Ai ma bėri rrafsh me fjalė fort tė mira, por pas pak e vėrejta qė s'ia kisha mbushur syrin! I dhimbseshin prindėrit e mit, apo mbase e kish sosur mendjen se unė s'isha material pėr luftėtar, kushedi? Kur e pashė se s'kishte hajr prej Nasimit, vajta e i rashė nė derė Lum Haxhiut- Hajdin Abazit. I thashė troē: "Shoq, o merrėm me vete, o ika vetėm! I pyes hallkun nėpėr Shqipėri pėr ta gjetur rrugėn deri te fronti, por unė gjallė a vdekur nė front do tė shkoj, qoftė edhe fill i vetėm. Lum Haxhiu mė kėqyri njė copė here seri, pastaj mė tha tė ēohem e tė hypi nė veturėn e tij. Kur pashė se po e grahte drejt shitores sė materialeve ushtarake, mė erdhi zemra nė vend. Mė ndihmoi aty pėr aty t'i blej pajisjet, uniformėn, trastėn, ēizmet, rrobat e dimrit…kemi blerė tėrė ditėn. Trasta i lashė te apartamenti i tij, se s'kisha zemėr t'u tregoja prindėrve. Pastaj mė ra tė pres nja dy-tri ditė pa asnjė lajm. Ato ishin ditėt mė tė gjata tė jetės sime. Mė nė fund fare, kur gati mė kish kopur barku, gjatė njė demonstrate tė komunitetit shqiptar nė Malme, z. Haradinaj hypi nė tribunė e tha se "nesėr do tė niset njė grup vullnetarėsh". Tek po fliste, se si m'u duk se mė shikoi bash mua pak si mė ndryshe. Ende pa e mbaruar ai fjalėn, njė zotėri m'u afrua e mė tha me ton intim, si ta kisha njohur tėrė jetėn: "A deshe luftė? Hė luftėn, bėhu gati tė nisesh nesėr!". Zotėriun, qė erdhi e u iku si hijall pa u prezentuar, s'e njoha kurrė, por e kuptova qė ishte kasnec i lig. Aty pėr aty vendosa qė tė vej nė Kosovė pa u treguar fare as prindėrve, as motrės e vėllait. S'kisha zemėr t'i dal para nėnės e t'i them se unė po shkoj, e se ajo e Baca do te mbeteshin filli vetėm nė mėrgim. Aty mė mbeti nofka "Ēun i mamasė"! Shokėt qeshnin, se Frashėr Oseku shkive guxon t'u del nė log tė mejdanit, por jo nėnės! Aty mė mbeti edhe nofka e luftės, "Mami"!



 Udhėtimi me Nasim Haradinajn, Xhemajl Fetahun, Milazim Mavrajn…pėr t'iu bashkangjitur UĒK-sė

Fotografi e vullnetarve tė UĒK-sė,  me gėzim janė nisur pėr nė luftė, pėr t`i dalė zot atdheut.  I pari nė tė djathtė nė kėmbė Xhemail Fetahaj ra dėshmorė, i pari majtas  ulur Milazim Mavraj ra dėshmorė, i dyti nga e djathta nė kėmbė  Frashėr Oseku u plagos, i pari ulur nė tė djathtė Komandant Nasim Haradinaj.....


PYETJE:  Nė cilėn brigadė jeni rreshtuar dhe cilat ishin angazhimet tuaja?



FRASHĖR OSEKU: Tė nesėrmen herėt, nė ora 6 tė mėngjesit, e pashė veten sus vet i katėrti nė ulėset e veturės sė Nasim Haradinajt, nė rrugė pėr Gjermani, e mė tej nė Kosovė. Shoferi Avdyl Hoxha, njė shok me nofkėn "Papulani", unė dhe Nasim Haradinaj, i cili kėtė rrugė e kish mėsuar pėrmendėsh. Avdyli e Nasimi e kishin bėrė kėtė udhė disa herė, pėr mua s'e dinte njeri, por besoj se ikja e "Papulanit" ishte burim mėrzie pėr krejt shqiptarėt e Malmes! Jo vetėm pėr atė se ishte pakėsa tip gazmor. Dy shokė tjerė zgjodhėn tė shkojnė me aeroplan. Me ta u takova sėrish nė Tiranė. Mė vonė luftuam bashkė nė njė brigadė, por nė njėsi tė ndryshme, prandaj ua kam harruar emrat. Nė Gjermani na u bashkangjitėn dėshmorėt e mėvonshėm tė betejės sė Koshares, Xhemajl Fetahu dhe Milazim Mavraj, i njohur me nofkėn "Ēeēeni". Rrugės kishim humor fort tė mirė. "Papulani" ishte i bindur se do ta mbijetonim luftėn! "Rrini ngat meje ju, se ju ruan Allahu. Ta dishit ju se sa vetė i luten Zotit qė unė tė shpėtoj gjallė…!". Por kjo bindje iu zbeh pak edhe atij, edhe neve tjerėve, nė tragetin prej Barit pėr nė Durrės, ku Nasim Haradinaj desh e mbyti nė det! Ēėshtja ishte se "Papulani", qė bėnte be se i di fjalėt mė kyēe nė tė gjitha gjuhėt e botės, i spjegoi Nasim Haradinajt se dreka nė traget u pėrfshika nė ēmimin e biletės! Nasimi i shkretė, qė kish vajtur me atė traget sa e sa herė i uritur, desh bėrtiti prej gėzimit. Na dha urdhėr ushtarak: "Togu gatitu, hani deri sa t'ju plasė tupani i veshit! "Papulani", qė "e dinte italishten bylbyl", e pėrqeshi Nasimin e shkretė gjatė tėrė drekės; ha e qesh! Por gazi i mbeti nė fyt atij e neve, e mė sė shumti Nasimit, pak mė vonė kur nė tavolinėn tonė mbėrriu shefi i restorantit me tiketėn e llogarisė!!! Nė Durrės na priti vėllai i dėshmorit Xhemajl Fetahu. Aty mė thanė ta lė pasaportėn te dikush me besė. Shokėt talleshin, "po u rat xhenaze shkive, mos i bėni edhe me pasaportė suedeze!". Andaj pasaportėn e lashė te z. Sabri Novosella, njė emigrant i vjetėr, qė qajti me lotė kur kuptoi se pėr ku ishim nisur. Aty nė Shqipėri bėra njė kiks tė vogėl! Do dreqi e m'u mbush mendja tė marrė pjesė nė njė demonstratė pėr Kosovėn, e prite ti kur tė vijnė kamerat e TVSH-sė! U orvata sa munda tė fshehem prej tyre, por kur ta kesh tė shkruar tė bėhesh yll i estradės…Nė daē beso, nė daē jo, kamera mė kish zėnė pėr merak aty kah fundi, kur unė kujtoja se kish mbaruar rreziku. Me kostum kuqezi, krah pėr krah me Sabri Novosellėn. Babė o birė, mos pyet! Ende pa mbaruar mirė demonstrata i cingėrron mobili Sabri Novosellės. Kuptohet, nė telefon ėshtė im at, qė pyet se a ka mundėsi qė Frashėri tė folė pak mė nėnėn…Mos pyet! Vetėm atėherė kishin kuptuar babai dhe nėna ime se ku gjendesha!!
Me Nasim Haradinajn e Xhemajl Fetahun nė krye, vazhduam tė nesėrmen drejt Veriut. Mbaj mend qė u ndalem te varreza e dėshmorit Luan Haradinaj, ky ishte njė si ritual i Nasimit, sa herė qė vente andej. Pastaj nė njė pikė nė mes tė malit, Nasimi tha se duhet tė vazhdojmė kėmbė: "Krejt afėr, nja pesė minuta udhė". Realisht dhjetė orė, kuptohet. Ishte aq terr, sa s'e shihje gishtin tė ta fusnin nė sy, e balta tė mbėrrinte deri nė gju. Pas njė ecejakeje trullosėse nėpėr terrin e natės, qė mua personalisht ma bėri bukur tė kuptueshme vuajtjen e Golgotės, mbėrrimė te njė kompleks shtėpizash tė vogla, si nė filmat "partizanė e gjermanė"! Mė thanė tė shkoj tė flej nė njė nga shtėpizat, ku po flinin tė ngjitur si sardela plot djem tė rinj. Tek tė nesėrmen kuptova se kisha patur nderin tė flej nė Kazermėn e UĒK-sė nė Papaj, madje nė selinė zyrtare tė Batalionit Diversant-Vėzhgues, qė quhej "Delta". Unė me shokėt, "pėrforcimi prej Suedisė", kishim arritur mė nė fund nė cakun tonė, nė Brigadėn 138 tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės.


                                       



 Komandanti Agim Ramadani, njeriu qė kishte gaca nė sy, njė zė tė qetė e tė shtruar qė s'e ngriste kurrė



Pas dhėnies sė gjeneralieve komandantit Sali Ēeku, unė u caktova nė njėsinė kundėrajrore "Shqiponja", komandant Sheqer Maloku, nofka "Sheqeri". Komandant "Sheqeri" na stėrviti bashkė me disa kolegė qė kishin punuar mė herėt nė Ushtrinė Shqiptare, nė pėrdorimin e mitralozėve kundėrajrorė, 12.7 mm. Tash kur kujtohem, mė duken fort interesante udhėzimet e Sheqerit se si rrėzohen me mitraloz avionėt supersonikė! Por, asokohe kjo mė dukej reale. Nė tė vėrtetė, togjet kundėrajrore i pėrdornim mė sė shumti si komplement tė artilerisė nė beteja tokėsore. Sidomos nė betejėn e Kosharės, ku pa "Shqiponjat" kundėrajrore zor qė do tė ishte thyer kufiri. Por, me sa di unė, avionėt serbė na shpėtuan pa i rrėzuar. Pėrpos MKA-sė, Nasimi, i cili e dinte se unė di t'i pėrdori datorėt, kompjuterėt, mė bėri edhe punonjės tė administratės nė Shtab tė Brigadės. Aty pata pak probleme, meqė disa nisėn tė mė mbajnė nasihat pėr njėfarė FARK-u. Mbeta pa mend, meqė pėr farka e qfarka s'kisha dėgjuar gjė deri mė atė ditė. Njėfarė nofka "Leopardi" thoshte se "me kokardė kroate nė kokė e me FARK nė krah, unė s'pyes pėr UĒK"!! Edhe me njėfarė "doktor Agroni", qė i kish stolisur datorėt me shenjat e FARK-ut, s'mė zgjati fort shoqėria. Kjo puna e FARK-ut, si e mora vesh atyre ditėve, ishte nisur e bitisur zyrtarisht qėmoti, por ec e merru vesh ti me leopardat e me agronėt!!
Me urdhėr tė Nasimit, e besa edhe nga droja se mos po mė shkonte huq tėrė udha, meqė unė isha nisur pėr nė UĒK e jo nė farė modelesh tė reja, i hoqa tė gjitha shenjat e huaja nga administrata. Disa buxhovana zunė tė mė bijnė nė qafė; e pėrhapėn se isha "komunist", "kėlysh i kuq" etj etj!! Dikush ndoshta thotė se do t'u pengonte biografia ime dhe e tim ati, qė ėshtė diametralisht e kundėrt me kėto akuza, por jo. Sido qė tė jetė, sherri mbeti nė nivel pėrgojimesh, sepse sa herė qė lypnin fesat me mua, veē u transmetoja tė merren vesh me Nasimin. E, atyre me Nasimin s'ua mbante "tė merren vesh".
Kujtimi mė i mirė nga shėrbimi nė administratėn e Shtabit ėshtė takimi me njerėzit profesionistė e shembėlltyrė, si Komandanti Agim Ramadani, qė ra hero nė thyerjen e kufirit, ai mė ka mbetur nė mendje e nė shpirt si njeri tejet i afėrt. Kishte gaca nė sy, njė zė tė qetė e tė shtruar qė s'e ngriste kurrė, kurse fliste mė sė shpeshti nė gjuhėn letrare. Ishte i pari prej komandantėve qė mė ra tė puqemi e tė flasim shtruar, e i tillė, i hapur e i afėrt, ishte me tė gjithė, nė Shtab e jashtė tij. Komandant Agimi ishte ai qė mė propozoi tė futem nė Mbrojtjen Kundėr Ajrore, ndonėse mua vetėm "Deltat" ma mbushnin syrin!! Po pate problem diēka, fol me Agim Ramadanin, ai ta gjente ēaren. Ai na printe i pari ne ushtarėve nė vrapimet e mėngjesit, ndante bukėn me ne (pėr dallim prej disa oficerėve tjerė tė "karrierės" nga ish-Jugosllavia), rrinte me ne nė pauza…Komandantin e "Deltave", Anton Ēuni, si dhe komandantin e kėmbėsorisė, Hysen Berisha, i njoha poashtu si njerėz tė jashtėzakonshėm. Nuk do t'ia harroj kurrė se si mė ndejti te koka njė ditė e njė natė komandant Ēuni, kur u helmova nga ushqimi nė njė rast. U kish premtuar "Deltave", te tė cilėt vazhdova tė flej gjatė tėrė kohės, se do tė kujdesej pėr mua. 



                                              

Nė Koshare prill 1999,(nga e majta nė kėmbė) Frashėr Oseku, Naser Salihaj, Ibrahim Nikēi, Ismet Dreshaj. (ulur) Ibrahim Dreshaj.


  Rrasa e Zogut, Rrasa e Vdekjes. Si mė detyruan shokėt, nėn kėrcėnim me armė, qė ta lėshoj rojen e tė zbres nė Padesh



Rrustem Berisha u bė komandant Brigade pas rėnies sė Agim Ramadanit, sigurisht pėr shkak tė rangut profesional. Me tė kam kuvenduar krejt pak, ishte njeri formal, qė qėndronte nė prapavijė. Mbaj mend qė mė lavdėroi njė herė para tjerėve pse s'kisha pranuar tė ndėrrohem nga roja nė vijėn e parė, ashtu formalisht si e kish zakon, por diēka mė tepėr s'kemi kuvenduar.
Kjo puna e rojes ishte ēėshtje nderi pėr mua. Kisha bėrė be se kur tė futem brenda nė Kosovė, ku ndodhej vija e parė e rojes, i gjallė s'dal prej aty. Komandant "Sheqerit" i pata thėnė: Prej Kosovės mund tė mė nxerrni o si xhenaze, o nė muaj tė mjaltit pas dasmės nė Gjakovė! Kėshtu qė kur mė erdhi radha tė mbaj rojėn, s'kish birė nėne qė mė heq mė prej aty!! Nja 3-4 ditė s'erdhi as ushqimi, por me shoqėri tė mirė ta ka endja tė hashė edhe supė me ujė bore e hithra tė zier, specialitet "Rrasa e Zogut". Rrasa e Zogut ndryshe thirret ndėr veteranėt edhe me emrin "Rrasa e Vdekjes". Jo krejt pahiri, ta merr mendja, meqė aty i lanė eshtrat shumė prej shokėve tanė, e mė shumė prej shkive. Luftimet bėheshin shpesh nė distancė prej disa metrave, e fishkėllima e snajperėve dhe krismat e dum-dumėve ishin pauzė e kėndshme para ushtimės sė predhave. Por, megjithatė, betimin s'e mbajta dot! Unė e kam patur gjithmonė kėmbėn e madhe, por se kėmba e madhe ta merrka fytyrėn, kėtė e kuptova sė pari te Rrasa e Zogut! Puna ishte se ēizmet e mia "suedezka" ia kisha dhėnė Fadil "Mortajės", qė ra dėshmor mė vonė nė betejėn e Koshares. Ai e kishte nofkėn "Mortaja" pėr kujtim tė natės sė Vitit tė Ri 1999, kur krye nė vete e paskėsh qėlluar me mortajė karakollin serb nė Koshare!! Fadili, si xhentėlmen qė ishte, nė vend tė ēizmeve tė mia fringo m'i dha mbathjet e veta, mall turku mė duket, qė vetėm njė fantazi e pasur mund t'i quante ēizme. Pas pak kohe, ato m'i shqyen edhe ēorapėt, e si pasojė mua m'u desh t'i mbėshtjelli kėmbėt me bluzė! Kėmbėt e mia u bėnė objekt studimi te i gjithė togu im nė Rrasė tė Zogut!! Disa i studionin format e tyre, qė ndryshonin nga ora nė orė. Disa tė tjerė iu kushtuan lokalizimit tė "ēizmeve" pas zjarrit tė armikut, meqė ashtu pa lidhėza si ishin, fluturonin nė tė katėr anėt ! Njė natė, unė dhe njė shok me nofkėn "Opoja" u desh ta lypim ēizmen e djathtė nė mes tė territ! Meqė ishte vija e parė, ku punonte snajperi ditė e natė, s'guxonim as ta ēojmė mendjen te shkrepėsat. Mė duket qė "Opojės" asaj nate iu mbush mendja se isha "spiun i shkive"!! Nėse e lexon kėtė intervistė, shfrytėzoj rastin ta pėrshėndes dhe t'i kėrkoj publikisht ndjesė!! Sidoqoftė, tė nesėrmen mė detyruan shokėt, nėn kėrcėnim me armė, qė ta lėshoj rojen e tė zbres nė Padesh pėr t'u pajisur me ēizme tė reja!!

  Vetėm besa e fortė na i ka ruajtur krahėt nė pėrleshje fytafyt nėpėr shkurrat, korijet e gurishtet e Rrasės sė Zogut



PYETJE:  Si u organizua beteja e njohur e Koshares e cila njihet si betejė e thyerjes sė kufirit shqiptaro-shqiptar tė imponuar nga okupatori?



FRASHĖR OSEKU: Pėr betejėn e Koshares u tha shumėēka nė jubileun trevjeēar, e shumėēka do tė thuhet edhe mė vonė. Pėr organizimin e planifikimin e betejės le tė flasin ata qė kanė qenė pėrgjegjės. Unė asokohe kisha kėrkuar lirim nga detyra nė Shtab, meqė s'kisha ardhur ne UĒK tė luaj me datorė e kompjuter, por qė tė luftoj. Si ushtar di tė them, se e kemi patur me ne elementin e befasisė. Parapėrgatitjet kanė qenė jashtėzakonisht intenzive e sekrete, e morali ynė nė kulm. Nja njė javė para se tė thehej kufiri kemi bartur natėn, me kuaj e nė shpinat tona, qindra kg. grykė zjarri e municion, prej Padeshit e deri te pikat e zjarrit, secila turrė njė orė alpinizėm ekstrem para e prapa nė titėrr tė territ, njėra udhė me 20 kg pajisje nė shpinė. Unė do tė thosha qė ushtria Jugosllave s'e ka pritur qė ne do tė ishim aq tė vendosur, sa ta mėsyjmė njė pikė aq tė fortifikuar si Kosharja. Ma merrė mendja qė kur ka nisur sulmi, atyre do t'u ketė hyrė tmerri se mos jemi ndonja 12.000 efektiva, ndryshe ku e shtin njeriu kokėn nė Koshare? Ndihmė tė madhe nė armatime ka ofruar gjenerali Kudusi Lama e stafi i Divizionit tė Kukėsit; 8 ton vetėm me njė rast konkret qė e di unė, e nė sajim tė planit gjithashtu. Kėtė e di, meqė i kam ndihmuar gjen. Lamės me datorėt e administratės sė tij pikėrisht gjatė atyre ditėve. Gjeneral Lama nuk ka qenė vetėm, se do ta hante ujku!! Para dhe gjatė ofenzivės sė Koshares, segmente tė Ushtrisė Shqiptare dhe tė SHIK-ut na kanė mbeshtetur sa kanė mundur. Kjo s'ėshtė sekret as pėr amerikanėt, kėtė e di vet meqė mua personalisht mė ka rėnė t'i takoj a t'u pėrkthej delegacioneve ushtarake amerikane, si nė Papaj, ashtu edhe nė Kukės. Sa ka qenė vėshtirė tė fitohet beteja e Koshares, aq mė vėshtirė ka qenė tė ruhet terreni i fituar mė vonė. Shumėkush po thotė sot se luftėn e bėri NATO-ja, por ata qė thonė ashtu Kosharen e kanė parė vetėm nė TV. Njėmend NATO ka bombarduar nė koordinim me ne, p.sh. Majen e Pllanikut etj., por ata bombardonin caqet pak mė tė dukshme .
Le tė thotė kush tė dojė ēka tė dojė, unė pėr vete jam i bindur thellėsisht qė vetėm besa e fortė na i ka ruajtur krahėt nė pėrleshje fytafyt nėpėr shkurrat, korijet e gurishtet e Rrasės sė Zogut (Vdekjes) !!


PYETJE:  Jeni plagosur nė luftimet qė janė zhvilluar atje. Mund tė na pėrshkruani si ka ndodhur kjo dhe ku jeni shėruar ?



FRASHĖR OSEKU: U plagosa njė ditė kur pozicionet tona nė Rrasė tė Zogut po rriheshin egėrsisht nga armiku me zjarr tė rėndė artilerik. Njė prej predhave aterroi krejt afėr meje, besoj qė kam shpėtuar gjallė vetėm falė asaj se isha i trusur thellė nė transh. Koka m'u rėndua, si t'i kishte 200 kg., e mora me mend qė isha plagosur. Qova duart te koka, e pashė qė helmeten s'e kisha mė. Pashė qė duart m'u gjakosėn. Kur arrita te zverku, dy gishtat e dorės sė djathtė m'u futėn nė vrimėn e plagės. Isha goditur nga ciflat e predhės sė rėndė. Raporti mjekėsor thotė qė kam shpėtuar pėr 0.5 cm!! Dy shokė, Seferi dhe njė Arbeni prej Deēanit, mė kanė nxjerrur nėpėr flakė tė pushkės e me rrezik pėr jetėn e tyre. Ata mė kanė fashuar e mė kanė tėrhequr deri te bunkeri spitalor, nė prapavijė tė Rrasės sė Zogut. Atje u konstatua se kisha cifla edhe nė gju. Pastaj jam transferuar nė Bajram Curr, ku mjekėt kanė hequr dorė nga intervenimi kirurgjik. Me helikopter mė kanė bartur deri nė Qendra Spitalore Ushtarake nė Tiranė, por as aty s'kanė guxuar tė intervenojnė kirurgjikisht, aq e ndjeshme ka qenė plaga. Aty mė ka ndihmuar intenzivisht Kamber Elezi, efektiv i logjistikės, tė cilin e njihja nga Stokholmi.



 Drenicaku qė vdiq duke na truar neve qė s'e lamė tė vdiste nė truallin e Kosovės



Mjekėt nė QSU kėrkonin qė tė transferohem urgjentisht pėr shėrim nė Suedi, por unė refuzoja. S'kisha ende leje me shkrim nga Komandanti im, e s'doja qė dikush tė thotė: "Dezertoi Frashėr Oseku". Kur e pa Kamber Elezaj qė unė s'ikė pa leje, u detyrua ta gjejė personalisht Nasim Haradinajn pėr tė mė lėshuar lejen. Ata mė hypėn nė aeroplan nė Rinas, e prej aty mbėrrita nė Suedi. Pėr mua ishte joreal aterrimi nė vendin e rehatisė, ku s'ka patur luftė qe 300 vjet. Edhe mė joreale m'u duk kur erdhi per vizitė "Papulani", i cili e paskesh lėnė vijėn e frontit qysh moti! Ai mė tregoi buzagaz se si qenka kthyer mė tė plagosur nga njė predhė, meqė ishte dėshpėruar nga "mungesa e intensitetit luftarak nė Koshare"! "Papulani", i veshur si zotni, i rruar e i larė, me njė buqetė grandioze tė luleve nė dorė, krejt tjetėrfare nga ai "Papulani" i frontit, mė tregoi "nė besim" poashtu se Zoti paskėsh vazhduar ta ndihmojė, tash sė fundi duke i dhėnė njė fitim nė llotari, me tė cilin u kish kthyer borxhet tė gjithė borxhlive!!
Jam operuar tri herė, secila herė mė e vėshtirė se shoqja, por s'jam ankuar kurrė. Pėrkundrazi, deri ditėn e fundit jam ndjerė keq vetėm e vetėm pse i kam lėnė vetėm shokėt e njėsisė. Kurrė nė njėsi s'e kam ndjerė mallin e prindėrve, madje as tė nėnės, sa e kam ndjerė mallin e shokėve me tė kthyer nė shtėpi. Lufta po bėka gjėra tė habitshme me psiqikėn e njeriut: shokun e luftės po ta bėka mė tė afėrm se familjen e ngushtė.



PYETJE:  Cili ka qenė morali i ushtarėve tė UĒK-sė, edhe i atyre qė tė plagosur ndosheshin nė spitalin e Tiranės dhe nė spitalet tjera?



FRASHĖR OSEKU: Ėshtė e vėshtirė tė spjegohet morali i UĒK-sė pėr atė qė s'ka qenė aty. Unė kam parė me sytė e mi se si e nxorėn nga vija e parė njė ēun tė Drenicės me zorrėt jashtė, qė vdiq pak momente mė vonė! Drenicaku, njė zgjatan 2 m qė kish ardhur enkas prej Sllovenisė, vdiq duke na truar neve qė s'e lamė te vdiste nė truallin e Kosovės! Ose, njė tjetėr ēun tjetėr qė kish ardhur vullnetar nga Gjermania, tė cilit ia amputuan tė dy kėmbėt, e i cili qante- jo pėr kėmbėt e humbura, por pse ish plagosur as pa arritur bash mirė te fronti! Apo, francezi nga Marsej, qė me njė kėmbė tė thėrmuar nga predha, vinte bast me mua se cili do tė kthehet mė parė te njėsia e vet!!


PYETJE:  Ndonjė kujtim nga ndonjė luftar i rėnė ose i plagosur qė nuk mund ta harroni?



FRASHĖR OSEKU: E kam plagė nė zemėr rėnien e Kasim Ukės, shok i ngushtė e ushtar "Delta" nė BDV. Ditėn e bėja me MKA-nė, e natėn fleja te "Deltat". Kasimi, qė flinte fqi me mua, m'u bė shok i ngushtė. Mė ēmonte fort pse kisha ardhur vullnetar prej Perėndimit, ndėrsa unė e ngacmoja egėr pse dėgjonte vazhdimisht "muzikė evgjitėsh", dmth tė disa mendermethanė kėngėtarėve turbofolk shqiptarė! Pėr mė tepėr, mė brenė ndėrgjegja pse s'arrita t'ia pėrmbush njė amanet. Kasimi m'u lut qė t'ia blej nė Tiranė, ku po veja pėr mjekim, njė qafore ushtarėsh, nga ato qė e kanė emrin e njėsinė e gravuar e qė i futen nė gojė ushtarėve tė rėnė pėr identifikim postum! I dukej e hijshme qaforja ime, qė e kisha blerė nė Gjermani, "e helbete, ndoshta mė hyn nė punė njė e tillė edhe mua, se Telebingos s'i dihet". Tė tė bjerė Telebingo ishte eufemizėm fronti pėr predhat artilerike! Unė s'arrita t'ia blej qaforen, e Kasim Uka ra dėshmor nė vijėn e parė pa qaforen nė qafė!!

Dėshmori Kasim Uka 31.01.1970 -- 14.04-1999

  Gjakovėn e gjeta tė kallur flakė; gacat ndrinin ende nėn hirin e Ēarshisė sė Madhe



PYETJE:  Si e keni pritur ēlirimin e Kosovės? Si je ndjerė nė Kosovėn e lirė nė Gjakovė tėnde, pas aq shumė vitesh mėrgim dhe pas aq shumė gjakimesh pėr lirinė e saj?



FRASHĖR OSEKU: Lirinė e kam pritur me ndjenja tė pėrziera. Nė njėrėn anė isha foshnjėrisht i lumtur. Kisha dhjetė vjet qė s'e kisha parė Gjakovėn, qytetin e lindjes, e merreni me mend, ju lutem, s'e njoha as Urėn e Drinit! Aty mė plasėn lotėt, tė lumturisė e tė pikėllimit bashkė, e s'kam ndalur sė qari deri nė Gjakovė!! Nė anėn tjetėr, jam ndjerė njėherit jashtėzakonisht i trishtuar. Gjakovėn e gjeta tė kallur flakė; gacat ndrinin ende nėn hirin e Ēarshisė sė Madhe, pranė sė cilės jam rritur si fėmijė. E ndonėse lufta kish mbaruar qe njė copė herė, duke shetitur rrugėve tė Gjakovės, mė dukej vetja qė isha prapė me shokėt e njėsisė! Aty, diku krah meje, ishin edhe drenicaku zgjatan, edhe francezi prej Marsejit, edhe ai tetovari qė vdiq duke kėnduar, edhe burimasi qė s'kish qejf ta quaja "rugovan"! Aty diku, pranė meje, ishte edhe Kasim Uka, pa qaforen qė ma kish lėnė amanet, por prapė i qeshur, duke tundur kokėn sikur dėgjonte muzikėn e vet tė preferuar!!
Amaneti i madh i tij, e i tė gjithė tė tjerėve, ishte liria e Kosovės.

PYETJE:  Ashtu si nė Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės, edhe nė Ushtrinė Ēlirimtare Kombėtare u angazhuan njėsoj luftėtarė nga tė gjitha trojet shqiptare. Edhe ju jeni angazhuar nė tė dhe keni dhėnė kontributin tuaj. Nė cilėn brigadė dhe cilat ishin aktivitetet e saj?



FRASHĖR OSEKU: Nė Ushtrinė Ēlirimtare Kombėtare vajta kah fillimi i qershorit 2001, drejt e nė Brigadėn 116. S'mė thirri askush, biles kontaktet e vjetra qė i kisha pyetur mė kishin ndaluar tė shkoj, meqė plagėt mė kėrkonin kurim tė vazhduar. Po nė kokė mė ushtonte ende kushtrimi i shokėve tė rėnė, shokėve nga Tetova qė kishin rėnė nė Koshare. Preva biletėn e trenit pėr nė Shqipėri, ku pastaj e kontaktova njė zotėri, emrin e tė cilin nuk dua ta pėrmend ende, dhe pėrmes kėtij zotėrie pata fatkeqėsinė e rrallė tė pėrjetoj aventurėn e kalurimit sekret nėpėr Sharr, pėr tė dalė ilegalisht prej Kosove pėr Tetovė! Kjo aventurė pėrfundoi nė tė vetmen mėnyrė qė mund tė merret me mend, dmth me rrėzimin tim prej kalit, e rrokullisjen tatėpjetė prej majes e deri te rrėza e Sharrit!! Pas nja dy ditėsh mjekim intenziv nė njė spital tė katundit, ku m'u desh tė prezentohem si druvar jashtėzakonisht i pashkathtė, u tėrhoqa, kėsaj radhe me veturė e jo me kalė, deri nė Prizren.   Aty e gjeta mundėsinė qė tė futem brenda nė IRJM me njė grup shqiptarėsh tė Gostivarit. Kjo mundėsi m'u duk edhe fort mė komfore se ai stili kauboj i Sharrit. Sipas kėtyre miqve gostivarasė, ne do t'i binim maleve "tėrma", term ky qė unė e interpretova si "teposhtėze e lehtė". Tek kur ishte tepėr- tepėr vonė pėr tė ndėrruar mendje, m'u spjegua prej disa gostivarasve humoristė, se fjala "tėrma" do tė thotė "pėrpjetėze", pėrpjetėze e llahtarshme! Mė konkretisht, plani i gostivarasve paskėsh qenė ta kapėrcejnė Korabin, pra, malin e Korabit, 2751 m nivel mbidetar!


                   


  Sėrish nė luftė; nė radhėt e Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare



Aventura ime e Korabit, ndonėse plot peripeci, pėrfundoi mė mirė se ajo e kalurimit nėpėr Sharr. Sot jam thellėsisht i bindur se kjo varet nga ajo qė nė Korab u besova dy kėmbėve tė mia, e jo katėr kėmbėve tė kalit. Kjo s'do tė thotė qė unė ua rekomandoj Korabin turistėve. Nė ato lartėsi marramendėse, unė pata fatkeqėsinė te provoj pėr herė tė parė se si ndėrrojnė katėr stinėt e motit brenda njė dite tė vetme. Le qė kjo s'preferohet pėr turistė, por mund t'ju siguroj se nuk preferohej as prej ushtarėve! Kushedi, ndoshta pikėrisht kjo edhe ishte arsyeja pse s'hasėm askund nė gjurmė tė ushtarėve sllavė!!
Me tė ngjitur nė Korab, mora vesh qė grupi gostivaras e paskėsh emrin Brigada 116 "Xhemė Gostivari". Ajo drejtohej nga Tahir Sinani, epror ushtarak profesionist nga Tropoja, me pėrvojė luftarake nga Kosova e nga Lugina e Preshevės, e zėvendėskomandant Shpėtimin, me nofkėn "Vjosa", vlonjat e epror profesionist me pėrvojė nga Lugina e Preshevės. Rreth 1/5 e efektivit ishin kosovarė; mund tė ketė qenė aty-kėtu ndonjė mė tepėr, mua s'mė kanė akuzuar kurrė si gjeni tė matematikės! Aty kish edhe ekzemplarė tė rrallė, si kushėrinjtė Marku e Mirashi prej Anamalit, tė lindur e tė rritur nė Detroit tė Amerikės, pėr tė cilėt kjo ishte lufta e tretė, pas Kosovės dhe Luginės sė Preshevės!
Brigada 116, brenda njė afati rekord qė do t'a kish lėnė pa gojė edhe Hanibalin (2-3 orė pune, nėse mund ta quajmė punė njė shėtitje tė rehatshme) i zuri pikat strategjike nė Tanushė, Grekaj, Nivisht dhe Rimnicė, duke e kurthuar kryeurėn ushtarake qeveritare Mavrovėn, pika e dyte strategjike nė shtet!
Lufta nė IRJM ishte si stėrvitje fushore nė krahasim me Kosharen. Kjo pėr shumė arsye, e pikė sė pari pse pėr tė luftuar zakonisht kėrkohen sė paku dy palė. Ndėrsa mund tė them me plot gojėn, se nė kėtė luftė pala sllavomaqedonase mundėsisht kish ide fort origjinale se si bėhet lufta, meqė s'i pamė asnjėherė nė fushė tė betejės. Me njė pėrjashtim! Kur iu afruam Nivishtes, pala qeveritare hapi njė zjarr tė hapėrdarė mortajash 80 mm kundėr avantposteve tona. Meqė ne i kishim zėnė kuotat tona, urdhėri erdhi qė ta presim nė heshtje sulmin kėmbsorik. Por, prit njė orė, e prit tri, kėmbėsoria sllave s'paskesh qenė nė forme as atė ditė, e zjarri i mortajave, ndonėse binte nė largėsi komfore, megjithatė zu tė bėhej paksa monoton pas 2-3 orėsh! Atėherė, me shumė lutje e rixha, iu mbush mendja t'ia bėjė bam edhe zvkom. Shpėtimit. Ai shkrepi njė mortaje 80 mm drejt kuotes ku ish raportuar se ekzistonte pika armike. Vėzhguesit raportuan se predha ra njė metėr para pikės! Pastaj se qeveritarėt ishin shpartallosur e se po grindeshin mes veti! Dhe nė fund krejt, pėr pikėllim tė madh tė zvkom. Shpėtimit, se ata po e braktisnin pikėn me ē'kishin! Pikėllimi i zvkom. Shpėtimit nuk ishte i shtirur, por pėrnjemend. Ai kish ardhur tė bėjė luftė, e ēfare lufte ėshtė ajo kur armiku ia mbath ende pa kėrsitur mirė?!! "Pfu, derrat! Ta dija se ishin kaq tė pabesė, qafirat, s'do tė kisha shtėnė fare, pėshtynte zvkom Shpėtimi! Zvkom. Shpėtimi u qortua pėr kėtė incident fatkeq, mė sa mora vesh mė vonė, edhe nga vetė kom. Tahir Sinani!




  Tahir Sinani do tė mbetet nė kujtesė si udhėheqės karizmatik, i urtė, trim e i aftė !!



Nė mbrėmjen e tė njėjtės ditė morėm vesh nga radioja qeveritare se pika armike qenkesh sulmuar nga nja 500 terroristė gjakpirės me armė tė tė gjitha kalibrave!! Sidomos interesant pėr ne qe lajmi se qeveritarėt kishin arritur tė na dėrmojnė, duke vrarė e plagosur nja 10-20 prej nesh, qė ishin gėnjeshtra. E vetmja ngjarje e hidhur qė e prishi karakterin rreptėsisht stėrvitor tė kėsaj fushate qe vdekja tragjike e kom. Tahir Sinanit me disa bashkėluftėtarė. Kur ndodhi ky rast, unė isha nja 50 m tutje. Vdekja e Tahir Sinanit me shokė u shkaktua, nga nje aksident tragjik. Me sa duket, kom.Tahir Sinani ishte mėrzitur nga inaktiviteti nė terren dhe kishte vendosur t'ua luajė ndonjė lojė qeveritarėve. Njė nga truqet e preferuara guerile ka mbetur mbushja me trotil e mbajtėsve tė ndryshėm. Duket se pėr shkak tė defekteve tė brumit shpėrthyes, ose tė ndėrlidhjeve, njė mbushje e tillė i ka shpėrthyer nė dorė kom.Tahirit! Ai do t'i mbetet nė kujtesė tėrė atyre qė patėn privilegjin tė komandohen prej tij si udheheqės karizmatik, i urtė, trim e i aftė. Ndonėse gostivarasit brez pas brezi i kanė kėnduar Xhemė Gostivarit, njė hero i tyre lokal qė i ka mbrojtur shqiptarėt e atjeshėm prej hordhive sllave gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, vetė gostivarasit vendosėn qė emri i Brigadės 116 tė ndėrrohet nga "Brigada 116 Xhemė Gostivari", nė "Brigada 116 Tahir Sinani", kjo flet mjaft pėr respektin qė kishte fituar ushtaraku tropojan te Gostivarasit.
Nga Ushria Ēlirimtare Kombėtare u demobilizova pas nėnshkrimit tė ujdisė sė Ohrit. Gjatė kthimit m'u desh sėrish t'i vej Korabit "tėrma", dhe pėr mė tepėr disa dashakeqės mė detyruan kundėrvullnetshėm qė kėtė udhė ta bėja sėrish kaluar! Por, kėsaj radhe, o kishte qėlluar kali mė pak hajvan, o unė isha mbushur pak me tepėr mend, kėshtu qė shpėtuam tė dy, unė e kali i shkretė.

PYETJE:  Cilat janė disa nga mbresat qė nė ty kanė lėnė gjurmė tė pashlyeshme gjat aktiviteteve ēlirimtare?



FRASHĖR OSEKU: Paj, njė pjesė tė mbresave i kam trupore, e mė kujtohen ēdo ditė. Plaga qė kam nė kokė s'do tė bėjė mė mirė kurrė, po duhet tė marr barėra ēdo ditė. Sidomos kur ndėrron moti, ato plagė mė kujtojnė me forcė tė llahtarshme se ēdo gjė e ka ēmimin e vet, e se unė kam patur fatin tė shpetoj me njė ēmim fort, fort tė lirė.
Nė anėn tjetėr, i kam mbresat shpirtėrore. S'do tė mundem t'i harroj kurrė ata shokė me tė cilėt kam patur privilegjin tė njihem nė kushtet ēfarė t'i krijon lufta, e tė cilėt me mua e kanė ndarė kafshatėn e bukės, besimin nė fitore, e shpresėn e hollė tė mbijetimit. Edhe pas tri vjetėsh ndodhė qė tė zgjohem netėve i djersitur, e tė shoh me gėzim e pikėllim njėherėsh qė s'jam nė transhet e Rrasės sė Zogut. Dhe kaq mund tė them pėr vete, se pėr tjerėt s'flet dot njeriu. Sikur tė ketė nevojė, unė me kėto kokrrat e mia, prapė atje do tė jem. Po tė kthehej koha mbrapa, unė prapė tė njėjtėn rrugė dhe tė njėjtat rreziqe do t'i pėrballoja. Mos na raft me u pėrsėritė.


 Faleminderit Frashėr. Tė dėshirojmė tė gjitha tė mirat nė jetė!



FRASHĖR OSEKU: Falemnderit edhe juve, pėrshėndes lexuesit e "Epokės sė re" dhe redaksinė, mund t'ju them se edhe nė frontet e luftės nė Maqedoni ju kemi lexuar dhe na keni pėlqyer.


 

 

 





Eigene Webseite von Beepworld
 
Verantwortlich für den Inhalt dieser Seite ist ausschließlich der
Autor dieser Homepage, kontaktierbar über dieses Formular!