LETĖR E HAPUR INTELEKTUALĖVE TĖ KOSOVĖS

 

Shkruan : Hashim Thaēi



            Duke njohur rolin tuaj shumė tė rėndėsishėm nė shoqėri e institucione. Duke ēmuar kontributin tuaj nė krijimin dhe zhvillimin e mendimit shkencor e kritik, si dhe ndėrtimin, kultivimin dhe mbrotjen e vlerave kulturore, kombėtare e qytetare; Duke respektuar lart gjykimin tuaj pėr dallimin midis betejės sė partive politike pėr pushtet dhe pėrkushtimit pėr ndėrtimin e shtetit tė Kosovės; Duke ēmuar lart dijet dhe vizionet tuaja pėr ndėrtimin e shtetit dhe demokracisė qytetare nė Kosovė; Mbėshtetur nė rolin tuaj misionar tė humanizimit tė vlerave individuale e universale, kam nderin dhe pėrgjegjėsinė qė nė kėto momente tė rėndėsishme pėr vendin tonė, t’u drejtohem me kėtė letėr.


            Tė nderuar intelektualė! Kosova po hyn nė proceset e finalizimit tė aspiratave, mundit dhe flijimit tė saj tė gjatė shpirtėror, njerėzor e material. Ju ishit pjesė e pandashme e tė gjitha kėtyre pėrpjekjeve. Para nesh janė ēastet vendimtare tė kurorėzimit tė investimit tė madh tė popullit tė Kosovės pėr liri, ėshtė pėrgjegjėsi dhe obligim i tė gjithėve, qė sė bashku ta bėjmė hapin e madh pėr jetėsimin, institucionalizimin dhe funksionalizimin e Kosovės - shtet i pavarur dhe sovran. Ju e dini mė mirė se gjithkush tjetėr se janė kėto ēaste qė kėrkojnė mobilizim tė gjithanshėm tė tė gjithėve nė shėrbim tė pėrgatitjes sa mė tė mirė dhe tė plotė pėr procesin e negociatave me Bashkėsinė Ndėrkombėtare, pėr njohjen ndėrkombėtare tė shtetit tė Kosovės. Tė gjithė ne, pavarėsisht nga diversiteti i mendimeve dhe koncepteve politike, duhet tė veprojmė me tė tjerėt, tė diskutojmė, tė nxisim pėrgjegjėsitė qė tė veprojmė nė mėnyrė afirmative, t’i bashkojmė energjitė tona nė shėrbim tė unitetit pėr ardhmėrinė e vendit tonė. Unė besoj fuqishėm nė forcėn tuaj intelektuale dhe pėrgatitjen profesionale pėr dhėnien e mendimeve me peshė, tė bazuara nė argumente dhe nė tė drejtėn pėr jetė tė lirė dhe tė pavarur. Asnjėherė mė shumė se sot, mendimi dhe angazhimi Juaj konkret nuk kane pasur rėndėsinė dhe vlerėn e vete politike dhe nacionale.


            Intelektualė tė nderuar, Autoriteti i Juaj ėshtė me ndikim nė shoqėri. Ju ftoj ta ushtroni atė. Qytetarėt e Kosovės me tė drejtė presin kontributin tuaj tė domosdoshėm pėr ndėrtimin e shtetit, i cili nė mėnyrė dinjitoze do tė bėhet pjesė e botės demokratike, ku udhėheq e drejta dhe e vėrteta. Kosova do tė jetė shtet i pavarur dhe sovran, i integruar nė strukturat evro-atlantike, ku do t’i gėzojnė tė drejtat e barabarta tė gjithė qytetarėt. Tė gjithė duhet tė punojmė pėr kėtė. Pėrgjegjėsitė dhe meritat duhet tė na takojnė tė gjithėve, ashtu siē na pėrket edhe e ardhmja jetėsore nė shtetin e ri tė Kosovės. Pushteti i institucioneve ėshtė i kufizuar, pushteti i juaj moral mbi opinionin publik dhe pėrgjegjėsitė tuaja profesionale dhe qytetare, janė tė veēanta dhe tė pakufizuara. Prandaj, ju ftoj, ashtu siē kam kėrkuar vazhdimisht nė tė gjitha instancat e larta tė institucionve tė Kosovės, qė tė jeni pjesė aktive e pėrfundimit tė statusit politik tė Kosovės. Mendimi, puna dhe kreativiteti juaj, siē ka qenė gjithmonė, edhe sot, ėshtė i domosdoshėm, duke zėnė vend nėpėr grupe tė ndryshme punuese tė ekspertėve, nė kuadėr tė partive, inciativave tė pavarura apo institucioneve ku ju e konsideroni mė tė qėlluar dhe tė vlerėsuar kontributin tuaj.


            Mendimi juaj duhet tė dėgjohet qė nga Akademia e Shkencave, universiteti, institutet e ndryshme, Shoqata e Shkrimtarėve, shoqėria civile e deri te debatet publike, tryezat dhe mediumet e lira. Pa idetė dhe mendimet tuaja tė hapura, debati demokratik mbi tė ardhmen e shoqėrisė sė Kosovės mund tė jetė i varfėr dhe joproduktiv. Kosova vazhdimisht ka investuar nė inteligjencen e saj, ėshtė krenuar me tė dhe i ka besuar gjithmonė. Falė juve, intelektualė tė nderuar, qytetarėt e Kosovės kanė krijuar ndjenjėn e sigurisė nė rrugėn pėr zgjidhjen e problemeve jetike. Politika e Kosovės, pėr tė qenė funksionale dhe efektive nė detyrat dhe pėrgjegjėsitė e saj ndaj qytetarėve, ka nevojė qė nė vazhdimėsi tė dėgjojė pikėpamjet dhe ekspertizėn tuaj. Pa kontributin tuaj, Kosova nuk mund tė zėrė ritmin e zhvillimeve bashkėkohore politike, kulturore dhe teknologjike. Prandaj pėrkushtimi juaj ėshtė esencial qė edhe Kosova me hapa tė shpejtė tė bėhet pjesė aktive e botės perėndimore. Me lejoni tė kėrkoj nga ju qė dijen tuaj tė ēmuar ta bartni nė institucione dhe shoqėri, nė mėnyrė qė ajo tė fitojė peshėn e vendimeve institucionale, nė shėrbim tė zhvillimit tė vendit dhe pėrmirėsimit tė standardeve jetėsore tė qytetarėve tė Kosovės.


            Pavarėsisht se jam i vetėdijshėm pėr pozicionin tuaj aspak tė lakmueshėm nė institucione a nė vendet ku ju punoni, e them me plot bindje se filozofia e mendimit dhe kontributi juaj i tejkalon kornizat e kufizimeve materiale, pengesat procedurale, partiake e institucionale. Atdheu ynė ėshtė i pėrbashkėt. Populli i Kosovės ishte me fat qė gjatė gjithė historisė pati njerėz me dije dhe guxim, qė shpėrthyen fuqishėm duke shėnuar epoka tė lavdishme nė historinė tonė moderne. Kjo dije dhe ky guxim krijuan lėvizjet e vitit 1968, 1974, 1981, 1989, 1990, 1998, 1999. E vlerėsoj lart vendosmėrinė tuaj qė nė momentet mė tė vėshtira pėr popullin tonė, Ju qėndruat dhe vepruat nė Kosovė.


            Me krenari mund tė konstatojmė se pėr herė tė parė nė historinė e popullit shqiptar, plot ankthe dhe vuajtje, elita kombėtare, edhe pse jo ēdo herė e trajtuar denjėsisht, qėndroi unike bashkė me popullin, duke shtuar dhe forcuar shpresat pėr njė tė ardhme mė tė lumtur. Sot, ėshtė koha ta ndėrtojmė Kosovėn. Intelektualė tė nderuar tė Kosovės! Unė, njėri nga ju, ju ofroj publikisht garancinė time personale shumė tė sinqertė, tė partisė qė unė drejtoj dhe institucioneve ku bėj pjesė, se do tė angazhohem maksimalisht pėr vlerėsimin dhe respektimin e mendimit dhe vizioneve tuaja. Ju do tė keni pozicion tė rėndėsishėm dhe tė merituar nė angazhimet e tė gjithėve, qė zgjidhja e statusit tė Kosovės tė jetė e drejtė dhe nė pėrputhje tė plotė me vullnetin e qytetarėve tė Kosovės. Kosova gjithmonė ka mbijetuar dhe fituar nė saje tė mbėshtetjes suaj morale, njerėzore e shkencore, prandaj, ju do ta keni fjalėn e madhe nė kėtė akt pėrmbyllės pėr shtetndėrtimin e Kosovės, pėr tė ardhmen e sigurt tė fėmijėve tanė dhe tė brezave qė do tė vijnė.

 

Pėrzemėrsisht,

 Hashim Thaēi,

 kryetar i Partisė Demokratike tė Kosovės

      



Gratis Homepage von Beepworld
 
Verantwortlich für den Inhalt dieser Seite ist ausschließlich der
Autor dieser Homepage, kontaktierbar über dieses Formular!