Mehmet Shehu: “Ta hapi personalisht vetėm sh. Enver Hoxha e kėrkosh tjetėr” Letra e fundit e Mehmet Shehut e shkruar disa orė para vetėvrasjes Tiranė 18.12.1981

                                                                                                                                    

      Shoku Enver, nė librin “Kur lindi Partia”, nė pjesėn e shkruar me dorėn tėnde, ndėr tė tjera, me shkruaje: “Ti, i dashur Mehmet ke qenė dhe je njė nga udhėheqėsit e lavdishėm tė Partisė, kurdoherė nė ballė tė ēdo lufte, nė ēdo moment i gatshėm, i papėrkulur e parimor pėr tė mbrojtur popullin, Atdheun socialist, Partinė qė na rilindi e na kaliti si udhėheqės revolucionarė, luftėtarė tė papėrkulur pėr komunizmin, shėrbėtorė tė devotshėm pėr popullin, pėr luftėn e madhe qė ti ke bėrė e po bėn si bir dhe si ushtar besnik i tyre, Partia dhe populli do tė jenė mirėnjohės”.


 “Unė, shoku yt mė i afėrt i halleve dhe i fitoreve tė pėrqafoj”. Enver 11 qershor 1981


Shėnim: Nėnvizuar nga unė. M.SH


     Por unė, shoku yt mė i afėrt i halleve dhe i fitoreve gabova politikisht dhe ideologjikisht kohėt e fundit, duke pranuar fejesėn e djalit tim, Skėnderit me vajzėn e Qazim Turdiut, fejesė tė cilėn, me ndėrhyrjen tėnde tė drejtė, unė e prisha. Arsyet pse e bėra unė kėtė gabim politik, i shpjegova nė autokritikėn qė bėra. Asaj autokritike tė datės 12 nėntor, prej 39 faqesh, nuk i heq “asnjė presje”, sepse ėshtė autokritikė e sinqertė, absolutisht e sinqertė. Kjo autokritikė, nė mbledhjen e Byrosė Politikė tė datės 17 nėntor(1981) u hodh poshtė nga gjithė anėtarėt dhe kandidatėt e Byrosė Politike dhe mė nė fund, ju e quajtėt atė “alibi”, duke kėrkuar qė unė sonte tė reflektoja dhe tė pranoja tė gjitha kritikat qė m’u bėnė nė Byronė Politike, dhe pėr tė rrėzuar krejtėsisht autokritikėn time, qė ju e quajtėt “alibi”, d.m.th. gėnjeshtėr, mashtrim.                                                                                    

       Nė njė shėnim qė mė dėrgove nė 28 tetor 1981, nė lidhje me projekt-autokritikėn time qė ta kisha dėrguar, mė thoshe qė t’u bėja analizė elementėve negative nė karakterin tim, se aty do tė gjeja edhe arsyen e vėrtetė tė gabimeve. Dhe i quajte”...disa elementė negative tė karakterit (tim), qė shfaqen shpeshherė nė punėn shumė tė frytshme qė bėj pėr interesin e Partisė, qė ti (unė) e do (dua) dhe lė jetėn pėr tė”. Po, shoku Enver, unė gjithmonė kam qenė i gatshėm pėr tė lėnė jetėn pėr Partinė. Dhe pikėrisht kėtė po e bėj tash: po lė jetėn pėr Partinė, pėr tė tė dhėnė rastin e vetėm qė mė mbeti, ty, shokut, mėsuesit dhe vėllait tim tė dashur, unė, shoku yt mė i afėrt i halleve dhe i fitoreve, siē mė ke quajtur me tė drejtė, qė tė mėsosh tė vėrtetėn.

        Unė po lė jetėn pėr Partinė pa hezitim dhe gjakftohtėsi, se s’mė latė rrugė tjetėr pėr tė mbrojtur Partinė  Nga kush? Nga Jagua-gjarpėr dhe Hrushovi qė arritėn pėr fat tė keq tė Partisė, tė tė rrethonin, tė manovronin pėr tė tė shkėputur pėrgjithmonė nga shoku yt i halleve dhe i fitoreve. Cilėt janė kėta (Jagua dhe Hrushovi shqiptar), tė takon ty t’i gjesh, ata dihen, njihen.

      Unė nuk heq “asnjė presje” nga gjithēka kam shkruar e thėnė pėr ty si shok, si mėsuesi im marksist-leninist dhe si vėlla. Por tash qė po ndahemi fizikisht, tė them atė qė nuk mund tė ta thosha gjer sot, sepse kurrė s’mė krijove kushtet tė tė thosha tė vėrtetėn pėr ta. Unė nuk po vras veten, por mė vrau Jagua intrigant, kėlysh i Koēi Xoxes e nxėnės i tij, qė me intrigat e tij tė pėshtira, duke hyrė nė aleancė tradhtie me Hrushovin qė ju e konsideroni “tė sinqertė”, tė dy sė bashku e me fijet e tyre do t’i bėjnė varrin Shqipėrisė socialiste; atė qė s’e bėri dot tradhtari Beqir Balluku e banda e tij, do ta bėjė nesėr Hrushovi ynė, i cili, siē e kam dėgjuar me veshėt e mi, por qė kurrė nuk kam mundur tė ta them se, ndėrsa pėr gjithēka mė kishe krijuar kushtet pėr tė biseduar, pėr kėta dy )Jagon – gjarpėr, intrigant e karrierist dhe Hrushovin e ri), - pra siē e kam dėgjuar me vesh tha, kur u prishėm me Moskėn: “Pse vetėm ne qenkemi tė vetmit marksistė – leninistė? “d.m.th. s’ishte dakord qė u ndamė me revizionistėt hrushovianė. Ju mos besoni kėtė qė po ju them po tė doni, kjo ėshtė puna juaj, por unė, duke mos pasur mundėsi tjetėr tė zbuloj kėtė komplot Jago-Hrushov, po veproj siē veprova. Kėta sot hiqen si komunistė “tė kulluar”, por nesėr nuk do tė jeni ju, Hrushovi do tė kthehet nga Moska hrushoviane. E rastit qė ajo qė ai propozoi nė vitin 1977 nė Byronė Politike pėr tė revizionuar sistemin arsimor tonin e pėr ta kthyer shkollėn e mesme nė shkollė 10-vjeēare, njėsoj si shkolla sovjetike?... (Nuk kuptohen disa fjalė nė origjinal). Po Foto Ēami qė nė vitin 1975 me grupin e tij, nėn drejtimin e Ramizit... (mungon njė frazė).- ėshtė e pakuptueshme nė origjinal). Pse s’u bė ēėshtje ai propozim? Unė bėra njė faj politik dhe kjo u fry, nėn ndikimin e Jagos dhe Hrushovit tonė (ėshtė e vetmja kritikė qė tė bėj) Jagua ishte nė luftėn antifashiste dhe s’ka qenė krejtėsisht i pastruar... ( Nuk kuptohen disa fjalė nė origjinal), gjersa nė mbledhjen e djeshme tė Byrosė Politike, nėn ndikimin pikėrisht tė manipulimeve tė Jagos unė u quajta “Uni qė e vė veten mbi Partinė”, mendjemadhi qė s’pyet pėr tė tjerėt”, “monopolist i gjithė punės shtetėrore, dhe njėmijė e njė akuzave shtet. Jo shoku Enver, unė gabova pėr arsyet qė thashė nė autokritikė, unė kam edhe tė meta nė punė, por qė tė kem punuar pėr “dualizėm”(me ju!), pėr tė vėnė veten mbi partinė, etj akuza tė kėsaj natyre qė m’u bėnė, kėtė kurrė nuk e kam bėrė, kjo ishte njė akuzė e pėrbindshme qė unė kurrė nuk e pranoj. Dhe autokritika ime nuk ishte alibi por e sinqertė. Unė kam punuar gjithė jetėn pėr Partinė, pėr popullin, kurrė nuk kam luftuar e punuar pėr “karrige”, pėr “nam”, pėr t’u quajtur “strateg”, pėr tė dale pėrpara Enver Hoxhės(dualizėm)., pėr privilegje personale. Akuza mė e rėndė qė m’u bė nga Jagua e nga Hrushovi e nga tė tjerė nėn ndikimin e tyre, ishte se unė gabimin e kam bėrė (pėr tė vėnė veten time mbi Partinė”, se unė kultivoj “unin” pėr t’u dukur, d.m.th kundėr Partisė. Kaq shpejtė u harruan luftėrat qė bashkė kemi bėrė kundėr armiqve tė brendshėm e tė jashtėm? Ju, personalisht, nuk mė quajtėt armik, por Jagua, Hrushovi  e edhe tė tjerė, duke duke mė akuzuar se e vė veten mbi Partinė, praktikisht mė kanė akuzuar armik.

       E jo, shoku Enver, unė nuk jam armik, armiku ėshtė Jagua A e mbani mend kur bisedonim njė herė pėr fejesėn e Skėnderit nė shtėpinė tėnde, ku kisha ardhur tė qanim hallin e atij gabimi politik qė bėra unė, e tė shoh se armiku gjithmonė ėshtė pėrpjekur pėr tė futur pykat midis nė tė dyve, d.m.th pėr tė pėrcaktuar udhėheqjen, e tė pėrmenda Koēi Xoxen, Liri Belishovėn e Cu En Lain? Ata s’mundėn t’ia arrinin dot qėllimit. Edhe Beqir Balluku bėri tė njėjtėn orvatje, por s’ia doli dot nė krye komplotit. Kėtė herė ia doli nė krye Jagua (Kadri Hazbiu). Ju mund tė ma quani si tė doni, e keni vetė nė dorė! Por unė po vdes pėr Partinė, pėr tė tė thėnė amanetin e fundit: Ruaje Partinė dhe socializmin nga Jagua dhe Hrushovi se, ndryshe, pas teje kėtu do sundojnė hrushovjanėt dhe socializmi do tė marrė fund. Po e dekonsiderove kėtė qė po them pėr Jagon dhe Hrushovin tonė, atėherė unė s’tė kam faj, i dashur Enver aherė e gjithė pėrgjegjėsia do tė bjerė mbi ty. Unė e bėra detyrėn time me tė vetmen mėnyrė, me tė cilėn m’u dha mundėsia-vetėvrasja.

     Edhe njė herė : Amanet Partinė nga Jagua e Hrushovi! Partia jonė ka kuadro plot besnikė plot tė tjerė.

      Rroftė Partia jonė e lavdishme, me vijėn e saj kurdoherė tė drejtė, marksiste leniniste! Rrofshi ju, tė paktėn sa tė siguronim Partinė e socializmit nga Jagua dhe Hrushovi, dy komplotistėt e sotshėm mė tė rrezikshėm dhe shumė e shumė vjet tė tjera!

        Poshtė imperializmi, me imperializmin amerikan nė krye! Poshtė revizionizmi, me social-imperializmin (dhe atė kinezė) nė krye! Rroftė komunizmi!

Poshtė reaksioni!

         Amanet familjen time - Fiqiretin, djemtė (pėrfshi dhe Skėnderin dhe Bashkimin), fėmijėt e nuset e djemve! Po tė shihni se ėshtė interesi i Partisė thoni se “Mehmeti vdiq aksidentalisht, duke manipuluar armėt!” ose si tė doni. Edhe armik po mė quajtėt, kam besim se asgjė s’mbetet pa u zbuluar nga koha, e vėrteta s’vdes kurrė.


Po vdes i pafajshėm, mė vrau Jagua i Shqipėrisė!

 


Tiranė 18.12.1981 -   Nėnvizuar nga Mehmet Shehu



KUSH JANĖ  “JAGUA DHE HRUSHOVI I PARTISĖ SONĖ”

 

 Pothuaj e gjithė letra e fundit e gjetur pranė shtratit tė vdekjes sė ish-kryministrit autoritar Mehmet Shehu, nė 18 dhjetorin e 1981, ka kėtė lajtmotiv. Kėto pjesė qė mund tė hidhnin dritė mbi kėta dy personazhe janė pikėrisht ato qė janė censuruar nė botimin e parė tė kėsaj letre. Dy drejtues tė lartė tė Byrosė Politike, tė cilėt kishin intriguar dhe sjellė situatėn rreth Shehut, deri aty sa njeriu mė besnik i udhėheqėsit tė detyrohej tė shkrehte armėn drejt vetes. Po cilėt ishin kėta dy personazhe qė kishin arritur tė thyenin karakterin e tij tė ashpėr deri nė kėtė pikė. “Unė po e lė jetėn pėr partinė pa hezitim dhe me gjakftohtėsi se s’mė latė rrugė tjetėr pėr tė mbrojtur partinė…- shkruan Mehmet Shehu, - Cilėt janė kėta (Jagua dhe Hrushovi) tė takon ty ti gjesh, ata dihen, njihen”. Nė njė rast ai e zbulon se kė quan Jago, pjesėn kur flet pėr Kadri Hazbiun, ndėrkohė qė “Hrushovin” preferon ta lėrė misterioz. Megjithatė nė kėtė version tė plotė tė letrės sė fundit tė Mehmet Shehut, pėr herė tė parė, zbulohet edhe emri i Ramiz Alisė, qė sipas tij ishte drejtuesi i Foto Ēamit dhe njė grupi tjetėr drejtuesish tė partisė qė kishin arritur tė shpėtonin nga pėrndjekja edhe pse kishin bėrė tė njėjta gabime ideologjike me ato tė cilat pėrballej Shehu. Ish-kryeministri, qė shkruante rreshtat e fundit nė jetėn e tij, ka preferuar tė mos ta thotė hapur se kush ėshtė “Hrushovi” i PPSH, megjithatė ka lėnė shumė gjurmė pėr tė arritur deri te ai. Mė poshtė po botojmė pėr herė tė parė tė plotė letrėn e fundit tė Shehut, tė gjetur pranė shtratit tė tij pas vdekjes. e.t.



 

KURRIKULUMI I MEHMET SHEHUT


      Lindi nė janar 913 nė Ēorush tė Mallakastrės. Shkollėn fillore e kreu
nė vendlindje. Mė pas vazhdon Shkollėn Teknike, tė cilėn e mbaron mė 1932. Shkon nė Napoli pėr tė studiuar nė Kolegj Ushtarak. Pėrjashtohet pėr ide revolucionare. Kthehet nė Shqipėri dhe burgoset 2-3 muaj nė Tiranė. Me daljen nga burgu, punon nė fermėn e Shkollės Teknike si traktorist. Ndjek Shkollėn e Plotėsimit tė Oficerėve. Titullohet nė vitin 1937. Nė dhjetor 1937 shkon nė Spanjė. Mė 1939 kthehet nė Francė dhe qėndron nė njė kamp pėrqėndrimi. Kthehet nė Atdhe nė gusht 1942. Lidhet me PKSH dhe caktohet sekretar organizativ i Qarkut tė Vlorės.

• shkurt ’43 ėshtė komandant i ēetės Plakė tė Mallakastrės.
• mars ’43 kandidat i KQ.
• Gusht ’43 Komandant i Brigadės I-rė
• Maj ’44 zv. Komandant i Divizionit I-rė –kolonel
• Gusht ’44 kom i Divizionit I
• tetor 1944 gjeneral-major
• ’45-46 student nė akademinė “Voroshillor” Moskė
• ’47 Shef i Shtabit tė Pėrgjithshėm
• ’48-54 zv.kryeministėr dhe ministėr i brendshėm

• 54-81 Kryeministėr

• 48-81 anėtar i Byrosė Politike
• Gjuhėt: Anglisht, frėngjisht, italisht,spanjisht, rusisht



LETRA E PACENSURUAR, SOT LIGJI E LEJON PAS AFATIT 25 VJEĒAR


        Nė 25-vjetorin e ngjarjes mė tė bujshme tė ndodhur nė vitet kur Shqipėria ndodhej nėn regjimin komunist, asaj tė vetėvrasjes sė Kryeministrit Mehmet Shehu, “Gazeta Shqiptare” publikon letrėn e plotė tė shkruar nga ai, njė natė para se tė gjendej i pajetė. Nė fakt, kjo letėr ėshtė publikuar edhe disa vite mė parė nga Gazeta, por e censuruar nė pjesėt ku pėrmendeshin emra tė drejtuesve tė asaj kohe. Arsyeja pėr tė cilėn u bė kjo censurė ishte detyrimi ndaj ligjit, i cili sanksionon se dokumente tė tilla tė skeduara si sekretė shtetėrorė nė arkivat e shtetit, nuk mund tė publikohen pa kaluar 25 vjet. Qė prej ditės sė sotme ligji e bėn tė mundur publikimin e plotė tė letrės sė fshehur prej ēerek shekulli nė arkivat sekretė tė shtetit shqiptar.

        Me lejen edhe tė historianit Paskal Milo, i cili bėri tė mundur gjetjen e kėtij dokumenti, Gazeta publikon sot letrėn, e cila hedh dritė mbi shkaqet, arsyet, dhe situatėn nė tė cilėn ndodhi kjo ngjarje. Ish-Kryeministri Mehmet Shehu, i njohur si mė i ashpri i asaj kohe, nė kėtė letėr drejtuar shokut dhe mikut tė tij tė ngushtė, diktatorit Enver Hoxha, rrėfen arsyet qė e ēuan drejt kėtij veprimi.

           “Unė po lė jetėn pėr Partinė pa hezitim dhe gjakftohtėsi, se s’mė latė rrugė tjetėr pėr tė mbrojtur Partinė nga Jagua-gjarpėr dhe Hrushovi qė arritėn pėr fat tė keq tė Partisė, tė tė rrethonin, tė manovronin pėr tė tė shkėputur pėrgjithmonė nga shoku yt i halleve dhe i fitoreve”, - shkruan Mehmet Shehu, nė tė gdhirė tė 18 dhjetorit tė vitit 1981. Mė tej ai shkruan se po e ndėrmerr kėtė veprim, i detyruar nga situata e krijuar nė Parti nga personat, tė cilėt ai i quan Jago dhe Hrushov.

 

 

Mehmet Shehu i vetvrarė nė dhomėn e tij fjetjes

Nga e majta: Mehmet Shehu, Enver Hoxha, Kadri Hazbiu ...

Enver Hoxha Mehmet Shehu

Nexhmije Hoxhe dhe Fiqrete Shehu& Mehmet Shehu me familje 

Mehmet Shehu, Nikita Hrushēov dhe Enver Hoxha

Koēi Xoxa, Enver Hoxha, Mehmet Shehu...

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 





Kostenlose Homepage von Beepworld
 
Verantwortlich für den Inhalt dieser Seite ist ausschließlich der
Autor dieser Homepage, kontaktierbar über dieses Formular!