NGA PROMOVIMI I LIBRIT  „KOSOVA NĖ KONTEKST HISTORIK”  I AUTORIT JAKUP KRASNIQI

 

         Nė Bibliotekėn Kombėtare nė Prishtinė  u bė promovimi i librit ‘Kosova nė kontekst historik”, i autorit Jakup Krasniqi, me ē’ rast ishin tė pranishėm edhe liderė partiakė dhe zyrtarė tė lartė institucional.


         Libri “Kosova nė kontekst historik”, trajton probleme tė ndryshme tė ndara nė dy pjesė. Pjesa e parė pėrfshin periudhėn 150 vjeēare, pėrpjekje tė politikės zyrtare serbe pėr pastrim etnik tė Kosovės, ndėrsa pjesa e dytė ngėrthen nė vete ngjarjet nga viti 1999 e deri nė ditėt e sotme.

Akademik Rexhep Qosja e vlerėsoi lart pėrpjekjen e autorit pėr paraqitjen e njė realiteti tė shqiptarėve nė raport me vendet e Ballkanit, duke shtuar se ky kontribut i autorit, do tė duhej tė paraqitej nga institucionet e Kosovės.



 

Fjala e Akademik Rexhep Qosja  nė promovimin e librit ‘Kosova nė kontekst historik”, i autorit Jakup Krasniqi

 

 

 

„Kosova nė kontekst historik“ ėshtė titulli i librit, qė kėto ditė botoi Jakup Krasniqi. Libri pėrbėhet prej dy pjesėsh: prej pjesės me tema historike dhe prej pjesės me tema tė pėrtashme.

Pjesėrisht i vogėl pėr nga numri i faqeve, gjithsej 125 faqe, Kosova nė kontekst historik ėshtė libėr nė tė cilin ngriten ēėshtje tė rėndėsishme pėr Kosovėn dje dhe pėr Kosovėn sot. Dhe, duke qenė tė rėndėsishme pėr Kosovėn vetėkuptohet se janė tė rėndėsishme pėr tė gjithė shqiptarėt kudo qofshin ata.

Politikan pėr nga profesioni, por historian pėr nga vokacioni, ėshtė e kuptueshme pse Jakup Krasniqi e vėshtron dhe e mediton ēėshtjen e Kosovės sot duke mos e shkoqur prej kontekstit tė saj historik. Kjo i bėn tė mundshme atij qė kėtė ēėshtje, dhe problemet e pėrtashme qė lidhen me tė, nė njėrėn anė t’i shohė mė qartė e, nė anėn tjetėr, tė bėjė pohime tė argumentuara me tė dhėna tė djeshme e tė sotme.

Dhe, kėshtu shpjegohet historia, por kėshtu historia e ndriēon dhe e bėn mė tė kuptuehme tė tanishmen.

Disa nga temat e zgjedhura pėr trajtim nga e kaluara dhe disa nga temat e zgjedhura pėr trajtim nga e tanishmja besoj tė jenė tė supozuara si tema qė nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė a tė ndėrmjetuar mund tė preken prej shqiptarėve, prej serbėve a prej ndėrkombėtarėve nė bisedimet pėr statusin pėrfundimtar tė Kosovės, qė fillojnė sė shpejti.

Mos do tė thotė kjo se Kosova nė kontekst historik ėshtė koncepti i zgjeruar i Platformės pėr bisedime, e cila do tė duhej tė ishte bėrė dhe pėr tė cilėn do tė duhej tė ishte bėrė me dije opinoni ynė.

 

Historia nė funksion tė tė tanishmes

 

Janė tė ndryshme problemet historike qė autori Jakup Krasniqi paraqet nė librin e tij „Kosova nė kontekst historik“. Kėshtu, pėr shembull, ai shkruan kėtu pėr konfliktin historik serbo-shqiptar duke mos e cilėsuar as konflikt etnik, as konflikt ideologjik, as konflikt fetar, siē kanė bėrė apo dhe bėjnė kur e kur autorė serbė e tė huaj apo edhe shqiptarė, por mbi tė gjitha konflikt pėr territor; mandej, pėr pėrpjekjet, si e thotė, 150-vjeēare tė Serbisė zyrtare pėr pastrimin etnik tė Kosovės nga shqiptarėt, qė nė vazhdimėsi shiheshin si rrezik pėr shtetin serb e si pengesė pėr pėrshtrirjen e Jugoslavisė; pėr programet kombėtare serbe mbi tė ashtuquajturėn zgjidhje pėrfundimtare tė ēėshtjes shqiptare dhe, rrjedhimisht, mbi zotėrimin etnik, fetar dhe politik serb nė Ballkan; pėr luftėrat ballkanike dhe pėr pushtimet serbe nė kėto luftėra, qė ēėshtjen shqiptare e bėjnė ēėshtjen mė tragjike kombėtare nė Evropėn e shekullit tė 20-tė; pėr pozitėn e popullit shqiptar nė Mbretėrinė Serbo-Kroate-Sllovene; pėr Kosovėn dhe shqiptarėt gjatė Luftės sė Dytė Botėrore; pėr Kosovėn nė periudhėn e komunizmit me ē’rast kėtė periudhė e ndan nė etapat, qė shėnojnė rėnie e ngritje nė pozitėn kushtetutare-juridike tė Kosovės e nė vetėdijen vepruese tė shqiptarėve pėr liri e pavarėsi: 1945-1966, 1967-1980, 1981-1989, 1990-1997 dhe 1997-1999.

Nė gjithė pjesėn historike tė librit Kosova nė kontekst historik  ėshtė i pėrmbajtur koncepti sipas tė cilit, pavarėsisht prej dhunės sė ushtruar, Serbia (Mali i Zi e Maqedonia) nė tė vėrtetė, Jugosllavia, kurrė nuk kanė arritur ta shuajnė mospajtimin e popullit shqiptar me pozitėn e tij historike, politike dhe kombėtare, nė Serbi, nė tė vėrtetė nė Jugosllavi. Vetėdija se shqiptarėt nė Jugosllavi ishin popull i ndaluar, i pushtuar, qė duhet ēliruar, ėshtė pėrcjellė prej brezi nė brez duke pėrcaktuar mėnyrat e rezistencės dhe shkallėn e kėrkesave tė tyre ēlirimtare. Kėtė vetėdije deri vonė e kanė shprehur, dhe mėnyrat e rezistencės i kanė pėrcaktuar, grupet ilegale, me karakter tė levizjes e mė rrallė me karakter partiak, kurse kėrkesat e tyre ēlirimtare ishin: deri nė vitin 1968 pėr bashkim me Shqipėrinė; prej vitit 1981 deri mė 1990 pėr republikė tė Kosovės apo tė tė gjithė shqiptarėve tė tė tri republikave Jugosllave ku jetonin shqiptarėt. Prej vitit 1990 e kėndej, kur kėto grupe bashkohen nė parti apo krijohen edhe parti tė reja, dhe kėrkesat e tyre paraqiten legalisht: pėr pavarėsi sovrane apo bashkim me Shqipėrinė. Nė paraqitjet e pėrtashme politike dhe nė shkrimet publicistike, karakteri i rezistencės iu atribuohet edhe partive politike tė formuara nė fillim tė viteve tė nėntėdhjeta tė shekullit tė kaluar, qė kėrkojnė nė fillim autonomi – disa a pavarėsi – disa tė tjera. Ky cilėsim i tyre ėshtė i dyshimtė. Njė parti a njė lėvizje mund tė quhet parti a lėvizje e rezistencės jo pse nuk pajtohen me regjimin sundues, jo pse nuk marrin pjesė nė pushtet me pushtuesin, por: ose pse e kundėrshtojnė me forcė – siē ka ngjarė nė numėr tė madh tė ish- vendeve tė kolonializuara, ose pse refuzojnė t’i plotėsojnė obligimet qytetare ndaj tij – siē ka ngjarė nė Indi e nė disa vende tė tjera. Pavarėsisht pse shtrojnė kėrkesa politike pėr republikė a, madje, pėr pavarėsi, partitė dhe lėvizjet qė veprimin praktik e rrėgjojnė vetėm nė mospajtim me pushtetin dhe nė mospjesėmarrjen nė tė quhen opozitė. Pėr kėtė arsye edhe mund tė thuhet sot se partitė tona qė vepronin legalisht pas pėrmbysjes sė komunizmit,disa prej tyre, madje edhe tė regjistruara si parti nė Ministrinė Jugosllave tė Drejtėsisė, ishin vetėm opozitė.

         Rezistenca, nė pjesėn mė tė madhe tė kohės ilegale, qė u ėshtė bėrė regjimeve serbe dhe jugosllave nė Kosovė, e dėshmon tė vėrtetėn se “Kosova ligjėrisht kurrė s’ka qenė e bashkuar me shtetin serb”, prandaj as kurrė nė mėnyrė tė ligjshme e qeverisur. Sundimi gati njė shekullor i Serbisė nė Kosovė i detyrohet fitores nė luftėrat ballkanike e fitoret me luftė janė tė ligjshme kur luftėrat janė ēlirimtare e jo kur janė pushtuese siē ishe lufta e Serbisė nė Kosovė.

 

Probleme tė pėrtashme

 

Nė pjesėn e dytė tė librit Kosova nė kontekst historik, autori Jakup Krasniqi trajton njė sėrė problemesh tė konsideruara aktuale pėr Kosovėn dhe pėr bisedimet mbi statusin e saj. Njėri nga mė tė rėndėsishmit ndėr ta ėshtė problemi i opsioneve pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė Kosovės. Ai konstaton se nė opinionin  tonė politik sot parqiten disa opsione pėr kėtė ēėshtje. Institucionet administrative dhe numri mė i madh i partive janė pėr Kosovėn e pavarur dhe sovrane, me njohje ndėrkombėtare. Lėvizja Populore e Kosovės (LPK) ėshtė pėr union mes Kosovės dhe Shqipėrisė. Lėvizja Kombėtare pėr Ēlirimin e Kosovės (LKĒK) ėshtė pėr Bashkimin kombėtar. Me idenė e Bashkimit kombėtarė e ka filluar luftėn edhe UĒK-ja, prandaj nė programin e saj tė luftės shėnohej se po luftonte pėr “ēlirimin dhe bashkimin e tokave tė pushtuara tė Shqipėrisė”, por prej kėsaj ideje ajo do tė heqė dorė nėn trysninė e faktorėve ndėrkombėtarė dhe do tė pranojė idenė e Kosovės sė pavarur dhe sovrane, me njohje ndėrkombėtare. Jakup Krasniqi thekson se pavarėsia nuk ėshtė zgjidhja mė e mirė, mė e drejtė, prandaj as zgjidhja historike e ēėshtjes sė Kosovės – kjo ėshtė zgjidhje e kompromisit tė imponuar. Zgjidhje mė tė mirė kėtė e kanė quajtur dhe e quajnė forcat politike qė kanė pritur qė lirinė tė na sjellin tė tjerė. Zgjidhja mė e mirė,si e vetmja zgjidhje e drejtė ėshtė bashkimi kombėtar.

Problem tjetėr i ngritur nė librin Kosova nė kontekst historik ėshtė problemi i kufijve. Shqiptarėt thotė autori nuk kanė pse t’i frikėsohen ndryshimit tė kufijve tė Kosovės me fqinjėt ballkanikė, sepse tė gjithė kufijtė e Shqipėrisė me fqinjėt nė tė vėrtetė janė kufij qė kalojnė pėrmes tokave tė banuara me shqiptarė. Pėr kėtė arsye kushti pėr mosndryshimin e kufijve tė Kosovės me shtetet fqinje, qė ka caktuar faktori ndėrkombėtar, ėshtė kusht i padrejtė pėr shqiptarėt: ėshtė i padrejtė dhe jodemokratik sepse me tė  kufizohet e drejta e tyre qė ta pėrdorin si tė duan vetė, si shumicė e madhe e Kosovės, pavarėsinė e Kosovės – ta pėrdorin pėr jetė tė mėvetėsishme apo pėr bashkim me Shqipėrinė.

Problemi i tretė me tė cilin merret Jakup Krasniqi nė librin e tij ėshtė problemi i grupit pėr bisedime, i quajtur Ekipi i unitetit. I shikuar prej aspektit shėndetėsor, intelektual dhe politik-moral, grupi paraqitet me mjaft mangėsi. I vetėdijshėm se bisedimet pėr statusin pėrfundimtar tė Kosovės shumė mė tepėr se parimor do tė kenė karakter pozicional dhe shumė mė shpesh se tė buta do tė jenė bisedime tė forta, autori nxjerr pėrfundimin se ka vetėm njė anėtar nė kėtė delegacion qė me natyrėn dhe me prirjet e tij politike mund tė quhet premtues edhe pėr bisedime tė ashtuquajtura tė forta. Shtrohet, prandaj, pyetja: a mund tė pėrfaqėsojė ky grup politikisht dhe intelektualisht si duhet Kosovėn nė kėto bisedime? Pėrgjigja e autorit ėshtė kjo: grupi i Kosovės pėr bisedime nė tė vėrtetė ėshtė i projektuar si “makineri votimi” prandaj edhe s’mund tė ēmohet as pėrafėrsisht cilėsisht pėrfaqėsues!

Duke folur pėr Grupin e bisedimeve, Jakup Krasniqi flet edhe pėr pėrgatitjet, nė tė vėrtetė pėr mospėrgatitjet e tij dhe kėtu ai pėrmend mungesėn e platformės, tė strategjisė, tė informimit tė drejtė tė opinionit pėr punėt qė po bėhen. Ai thekson kėtu njė varg punėsh qė ėshtė dashur tė bėhen pėr pėrgatitjen e materialeve, qė Grupi pėr bisedime do tė duhej tė kishte me vete nė ēdo takim e pėr ēėshtje tė tjera nė lidhje me to.

Ndėr problemet qė Jakup Krasniqi e konsideron ndoshta tė pashmangshėm nė procesin e bisedimeve mbi statusin pėrfudimtar tė Kosovės ėshtė edhe problemi i fajit pėr luftėn dhe pėr tė gjitha ato qė kanė ngjarė nė Kosovė. Ndryshe prej autorėve serbė e tė tjerė, qė fajet pėr tė gjitha kėto i rrėgjojnė nė individė, para sė gjithash, nė Millosheviqin, Jakup Krasniqi thotė se ky ėshtė faj institucional. Janė institucionet shtetėrore dhe politike tė Serbisė qė kanė fajin pėr luftėrat,krimet dhe gjenocidin e bėrė nė tri luftėrat: nė Kroaci, nė Bosnė e Hercegovinė dhe nė Kosovė. Nė qoftė se institucionet janė tė zgjedhura nė votime dhe nė qoftė se Millosheviqi ka fituar disa herė rresht nė zgjedhje, atėherė faji ėshtė mė i gjerė se vetėm individual – ėshtė institucional, domethėnė shetėror. Dhe, kjo nėnkupton pėrgjegjėsitė konkrete shtetėrore, tė cilat s’duhet tė heshten nė bisedime.

 

A ka Kosova opozitė?

 

Qoftė nė kuadrin e problemeve kryesore, qė trajton, qoftė edhe veēmas, Jakup Krasniqi do t’u kushtojė vėmendje edhe disa problemeve tė tjera tė pėrditshmėrisė, qė hedhin dritė tė fortė nė politikėn tonė, qė flasin pėr shkallėn e demokracisė nė institucionet tona, qė pėrcaktojnė prestigjin gjithnjė e mė tė lėkundur tė ushtruesve tė punėve publike te opinioni ynė. Probleme tė tilla, qė janė prekur apo edhe qė do tė mund tė shqyrtoheshin mė vėmendshėm nė tė, fjala vjen, janė: korrupsioni gjithnjė e mė i shtrirė nė institucione administrative dhe politike, qė ėshtė pengesė e madhe e  zhvillimit tė demokracisė; nepotizmi, qė i bėn njerėzit tė pabarabartė para ligjit dhe cenon pėrparėsinė e aftėsisė nė punėsim; luksi dhe privilegjet e palejueshme tė funksionarėve nė institucionet e para nė Kosovė dhe jo vetėm nė to; mbajtja nė poste e individėve tė provuar pėr sjellje korruptive, pėr shpėrdorime fondesh, pėr tribalizėm dhe pėr shkelje tė haptė qoftė edhe tė procedurave demokratike nė vendimmarrje; zbatimi i partishmėrisė po thuaj fanatike nė zgjedhjen e udhėheqjeve nė institucionet e arsimit tė lartė dhe tė shkencės; pėrdorimi si shtetėror i flamurit dhe himnit partiak, qė nuk kanė kaluar as nėpėr referendum, as nėpėr Kuvend; zhvillimi i disa veprimtarive politike e kulurore, qė atakojnė identitetin kombėtar dhe synojnė krijimin e njė identieti tė ri kombėtar pa u provuar pėr kėtė nė asnjė mėnyrė vullneti i popullit; mobilizimi politik i fesė nga individė e institucione fetare e jofetare dhe nxitjet e organizuara pėr konvertimin fetar, me ēka cenohet baraspesha fetare  ndėr shqiptarėt. E tė tjera, e tė tjera.

Nuk ka dyshim se tė gjitha kėto probleme ndikojnė nė krijimin e njė pamjeje tė padėshiruar pėr ne – tė njė pamjeje e cila jo vetėm se nuk e ndihmon, por e rėndon pozitėn politike dhe morale edhe tė grupit tonė pėr bisedime. Ngritja e disave prej tyre nė librin e Jakup Krasniqit, e nderon ndėrgjegjėn tonė qytetare, por nuk i shfajėson institucionet e aq mė pak opozitėn, qė hesht!

Mosfshehja e vėshtirėsive dhe problemeve nė jetėn politike e shoqėrore, ngritja e tyre me kohė, gjithmonė do tė thotė mospajtim me to dhe gatishmėri pėr parandalimin e tyre. Me librin Kosova nė kontekstin historik, nė tė cilin shqyrtohen ēėshtje e probleme me rėndėsi pėr Kosovėn sot dhe procesin e bisedimeve mbi statusin e saj pėrfundimtar Jakup Krasniqi ka bėrė njė punė qė do tė duhej ta bėnin institucione.

Kjo e nderon Jakup Krasniqin si politikan dhe kjo e nderon atė edhe si intelektual.

 

Prishtinė

29.12.2005

      





Gratis Homepage von Beepworld
 
Verantwortlich für den Inhalt dieser Seite ist ausschließlich der
Autor dieser Homepage, kontaktierbar über dieses Formular!