POPULLI  SHQIPTAR   JUGOSLLAVI  ASNJĖHERĖ  NUK  VENDOSI PĖR  FATIN  E  TIJ

 

"Liria", nr, 4-5, gusht 1981

 

KOSOVA - REPUBLIKĖ! Kjo ishte kėrkesa qė dominoi nė demonstratat historike qė u bėnė gjatė pranverės sė kėtii viti - anė e mbanė Kosovės dhe nė shumė vende tė botės. Kėtė kėr­kesė tė drejtė po e shprehė sot populli ynė nė mbledhjet e shumta qė po organizon armiku, nė traktet qė po shpėrnda­hen gjithė kund apo nė parullat e panumėrta qė po skuqin rru­gėt, muret e ndėrtesave dhe lėndinat tona.

Ēizmja e rėndė fashiste u mundua ta shkelė dhe tė na mbysė kėtė kėrkesė tė ligjshme, tė na e mbyllė gojėn njėherė e pėrgji­thmonė. Duke u munduar ta komprometojnė e denigrojnė po­pullin shqiptar nė Jugosllavi pėrpara opinionit jugosllav dhe a­tij ndėrkombėtar, aparati borgjez shovinist serbomadh, kėtė kėrkesė si dhe tė tjerat e quajti sipas konvenimit tė tij si "reaksi­onare" "kundėrrevolucionare", "irredentiste" "shoviniste" e "nacionaliste" etj. Shovinistėt jugosllavė mundohen tua mbu­shin mendjen popujve jugosllavė se gjoja kėrkesa e popullit tė Kosovės drejtohet kundėr popullit serb, atij maqedonas e ma­lazez dhe kundėr integritetit territorial tė republikave pėrkatė­se dhe tė vetė Jugosllavisė, se na qenka kundėr rregullimit kushtetutar tė RSFJ dhe, po tė realizohet, do ta shkatėrronte atė! Nė adresė tė popullit tonė nga revizionistėt ka vetėm ma­llkime, kėrcėnime, fyerje e sharje nga mė tė poshtrat por, nė qarqet udhėheqėse tė revizionistėve asnjėherė nuk pati arsye e gjakftohtėsi nė vlerėsimin e kėsaj kėrkese tė drejtė tė popullit tonė.

       Duke mos pasur asnjė arsye bindėse pėr ta hedhur poshtė kė­rkesėn tonė tė ligjshme pėr Republikė, revizionistėt po mundo­hen tė spekulojnė jo vetėm me tė sotmen, por edhe me tė kalu­arėn e ndritshme tė popullit tonė. Duke e mohuar, falsifikuar e shtrembėruar nė mėnyrė tė palejueshme tė vėrtetėn historike armiqtė tanė tė urryer dhe shėrbėtorėt e tyre po mundohen tė na bindin se gjoja vetė populli ynė paska vendosur tė jetė kė­shtu, siē ėshtė, nė zgjedhėn e huaj shoviniste, tė jetė i robėruar, i ndarė e i copėtuar!

 

SI MBETI KOSOVA NĖN SUNDIMIN E SERBISĖ

 

       Copėtimi dhe nxjerrja nė ankand e trojeve shqiptare, filloi para njė shekulli, kur fuqitė e atėhershme tė mėdha dhe shtetet shoviniste fqinje nisėn thurjen e komploteve nė dėm tė popullit shqiptar. Pazarllėqet mė serioze nė trojet shqiptare filluan me tė ashtuquajturin Traktat i Shėn Stefanit, qė u bė nė mars tė vitit 1878 nė mes tė Rusisė dhe Turqisė. Sipas kėtij traktati famėkeq, Bullgarisė, pėrveē krahinave tė tjera nė Ballkan i jepe­shin edhe tokat shqiptare qė shkonin deri nė malet e Voskopo­jės. (Shovinistėt bullgarė i ėndėrrojnė edhe sot e kėsaj dite to­kat qė dikur ua kishte dhuruar Rusia Cariste). Ndėrkaq Malit ė Zi traktati i njihte sovranitetin mbi Ulqinin Krajėn, Anama­lin,  Hotin, Grudėn, Kelmendin, Vėrmoshin, Plavėn, Gucnė e Rugovėn, kurse Serbia zgjerohej nė Sanxhakun e Prishtinės dhe nė njė pjesė tė rrethit tė Mitrovicės.

 

Meqenėse vendimet e traktatit tė Shėn Stefanit nuk u pranu­an nga fuqitė e mėdha tė kohės, sepse ishin tė njėanshme dhe tė diktuara arbitrarisht nga Rusia Cariste; pėr t'i rishikuar ato u thirr Kongresi i Berlinit. Vendimet kryesore tė kėtij kongresi qė filloi punėn mė 13 qershor 1878, ishin marrė qysh mė parė nė bisedime tė fshehta. Serbia dhe Mali i Zi, nėpėrmjet Rusisė kishin fituar pozita tė mira pėr tė aneksuar territore shqiptare. Fuqitė e Mėdha e mohuan nė tėrėsi ēėshtjen shqiptare, kurse Shqipėrinė e quajtėn "shprehje gjeografike". Delegacionit shqiptar i kryesuar nga Abdyl Frashėri u refuzua tė merrte pje­sė nė Kongres, ku vendosej pėr fatet e Shqipėrisė. Nė kėto rre­thana copėtimi i atdheut tonė u bė fakt i kryer.

 

Kundėr copėtimit tė tokave shqiptare, i bashkuar si njė trup i vetėm, qe ngritur gjithė populli shqiptar, nė tė gjitha vilajetet. Mė 10 qershor 1878, nė Prizren themelohet Lidhja Shqiptare e cila shėnon faqe tė lavdishme tė historisė shekullore tė popullit tonė. Me heroizėm tė pashoq tė ushtrisė sė Lidhjes, vullnetarė­ve dhe tė vet banorėve, u mbrojtėn me sukses Plava e Gucia, Hoti e Gruda qė i ishin caktuar pėr aneksim Malit tė Zi. Vetėm nė nėntor tė vitit 1880 ushtria turke mundi t'ua merrte nga du­art kryengritėsve qytetin e Ulqinit dhe t'ia dorėzonte ushtrisė malazeze. Po Mali i Zi nuk mjaftohej me kaq, por donte me ēdo kusht edhe Shkodrėn dhe territore tė tjera shqiptare, deri nė lumin Drin, nė jug, dhe deri nė Gjakovė - nė lindje. Ēarqet shoviniste serbe nga ana e tyre, i kishin vėnė syrin tėrė Kosovės Dibrės, Shqipėrisė sė Veriut, me njė dalje nė det etj.

 

Pėr kėto kėrkesa, nė mungesė tė argumenteve tė tjera, sho­vinistėt serbė bazoheshin nė "argumente" gjoja historike, sepse prej shekullit XIII - XV nė kėto krahina kishte sunduar Serbia e kėto "argumente", krerėt e Beogradit i pėrdorin edhe sot pėr tė mbrojtur "Kosovėn serbe" si, "djepin e Serbisė". Pa fije tu­rpi, revizionistėt e sotėm mbrojnė hapur dhe vazhdojnė politi­kėn serbomadhe tė obrenoviēėve, karagjorgjeviēėve, stojadino­viēėve, pashiēėve dhe rankoviēėve.

 

Politika pushtuese ndaj tokave shqiptare, e filluar nga kryemi­nistri serb Garashanin, qysh nė vitin 1847 ka vazhduar duke pėrdorur kurdoherė kundėr popullsisė sė pafajshme shqiptare dhunėn dhe terrorin mė tė egėr. Politika shfarosėse si ajo e Knjaz Milanit, i cili bashkė me urdhrat ushtarėve tė tij u jep­te edhe porosinė: "Sa mė shumė shqiptarė tė shpėrngulen, aq mė tė mėdha do tė jenė meritat tuaja para atdheut", vazhdoi edhe nė Jugosllavinė e re tė Titos, gjė qė u vėrtetua edhe gjatė ngjarjeve tė fundit nė Kosovė. Politika shoviniste kėrkonte kth­imin e pėrbėrjes etnike tė krahinave tė pushtuara nė favor tė e­lementit sllav. Prandaj, pėrveē shfarosjes pėrmes terrorit e ma­sakrimit u aplikua edhe dėbimi i dhunshėm i shqiptarėve jashtė trojeve tė tyre. Por, megjithatė Kosova dhe krahinat tjera shqip­tare nė Maqedoni, Serbi e Mal e tė Zi mbetėn dhe do tė mbesin gjithmonė shqiptare.

 

       Lufta e pandėrprerė e popullit shqiptar pėr liri e pavarėsi, u kurorėzua mė 28 Nėntorin historik tė vitit 1912, kur Plaku i urtė Ismail Qemali e ngriti, pas afėr pesė shekuj robėrie Flamu­rin e lavdishėm tė Skėnderbeut. Vendimi i 28 Nėntorit kishte rėndėsi edhe mė tė madhe pasi drejtohej kundėr interesave tė fuqive tė mėdha imperialiste dhe synimeve tė poshtra tė mona­rkive tė Ballkanit.

 

Lėvizjen Kombėtare shqiptare, tė mbushur pėrplot luftėra tė gjata e tė pėrgjakshme pėr liri e vetėvendosje, historiografia borgjeze u mundua ta paraqesė sikur ajo paska qenė reaksiona­re, primitive, e drejtuar kundėr reformave "pėrparimtare" tur­ke, kundėr ushtrive, "ēlirimtare" tė shteteve fqinje dhe e quan atė vepėr tė tė huajve apo tė njė grushti njerėzish, bile agjen­tėsh tė huaj. Shpallja e Pavarėsisė nuk ishte vepėr e tė huajve as njė grupi tė veēantė patriotėsh, por vepėr e njė kuvendi ko­mbėtar, me pėrfaqėsues nga tė gjitha krahinat e Shqipėrisė, qė erdhi pas luftės dhe pėrpjekjeve mė se shtatėdhjetėvjeēare. Ko­sovėn nė kėtė kuvend e pėrfaqėsonte trimi i madh Isa Boletini. Pavarėsia u shpall njėkohėsisht pėr tė gjitha krahinat me popul­lsi etnike shqiptare. Por, qė tė fitohej pavarėsia e vėrtetė popul­lit tonė do t'i duhej tė bėjė edhe shumė luftėra tė tjera, do t'i duhej tė derdh gjak tė bijve tė tij mė tė mirė.

 

THIKA E DIPLOMACISĖ EVROPIANE COPĖTON AT­DHEUN TONĖ

 

Vetėm 19 ditė pas shpalljes sė Pavarėsisė nė Londėr u mblo­dh Konferenca e Ambasadorėve. Ajo u mblodh gjoja pėr tė ca­ktuar kufijtė e Shqipėrisė. Por nė tė vėrtetė qėllimi i saj ishte ndarja e tokave tona qė "kishin mbetur pa zot" pas mundjes sė Turqisė nga aleanca ballkanike. Pa pritur vendimet e konferencės, ushtritė e shteteve shoviniste fqinje vėrshuan nė trojet shqiptare, duke shfrytėzuar kėshtu paaftėsinė e Qeverisė sė Vlorės tė sapo­formuar, e cila ende nuk kishte konsoliduar, si dhe lodhjen e popullit shqiptar nga luftėrat e mėdha me pushtuesit turq. U­shtria serbe pushtoi Kosovėn, Shqipėrinė e Mesme e kishte dalė nė Durrės. Ndėrkaq Mali i Zi po bėnte ēmos qė ta pushtonte Shkodrėn e pamposhtur. Luma, nga ana tjetėr kacafytej me ho­rdhitė e panumėrta tė ushtrisė serbe dhe, siē thotė kėnga popullore "ia mbushte asaj shpinėn plot me plumba".

 

Me gjithė luftėrat e mėdha, rezistuese ndaj ushtrive serbe e malazeze, Konferenca e Ambasadorėve vendosi qė Rrafshi i Dukagjinit, Kosova dhe krahinat shqiptare nė Maqedoninė e sotme t'i jepeshin Serbisė dhe shumė krahina rreth kufirit mala­zez t'i njiheshin Malit tė Zi.

 

Me copėtimin e tokave shqiptare, populli shqiptar nuk u paj­tua kurrė. Vendimet e padrejta tė kėsaj konference, patriotėt tanė tė mėdhenj si Ismail Qemali, Isa Boletini e Luigj Gurakuqi i hodhėn poshtė qė nė Londėr.

 

Nėn udhėheqjen e Isa Boletinit, Bajrarn Currit, Hasan Prishti­nės etj., nė Kosovė filloi organizimi i kryengritjes pėr ēlirim nga zgjedha e re, qė ishte edhe mė e rėndė se ajo turke. Mė 22 shtator 1913, populli i Dibrės i dėboi pushtuesit serbė dhe nė qytet ngriti flamurin kombėtar. Trupat serbe u dėbuan edhe nga Struga e Ohri, ndėrsa vullnetarėt shqiptarė sulmuan Tetovėn e Gostivarin, e mė vonė edhe Gjakovėn. Mirėpo, me anėn e njė, ofensive kundėr kryengritėsve dhe popullit, ushtria serbe, pas luftimesh tė ashpra i shkel ato pėrsėri, duke masakruar barbari­sht popullsinė e duke lėnė pas vetes vetėm gėrmadha. Njė ush­tarak serb, nė njė letėr tė botuar nė gazetėn socialiste "Radni­ēke novine" (22 tetor 1913) shkruante: "...Mund tė them se kėtu po bėhen gjėra tė tmerrshme. Jam i tmerruar dhe pyes gjithnjė se si njerėzit mund tė jenė kaq barbarė pėr tė kryer tė tilla mizori... mund tė them qė Luma... nuk ekziston mė. Nuk ka veēse kufoma, pluhur e hi." Socialdemokrati serb Dimitrije Tucoviq dhe gazeta e tij "Radniēke novine" e dėnuan borgje­zinė serbe pėr kėto ndėrmarrje pushtuese, ndėrsa "Raboteniēe­ski vesnik",organ i socialistėve bullgarė ato ditė shkruante: "Serbia mobilizoi pėrsėri ushtrinė pėr ta goditur Shqipėrinė, e cila kėrkon ēlirimin kombėtar dhe vetėvendosjen." Ndėrkaq, Lenini i madh, duke e gjykuar copėtimin e popullit shqiptar nga Konferenca e Londrės i dha pėrkrahje tė plotė lėvizjes ko­mbėtare tė shqiptarėve kundėr mbretėrisė sė Serbisė dhe mė vonė kundėr Jugosllavisė borgjeze.

 

Edhe pas rėnies sė Kosovės dhe krahinave tjera shqiptare nėn sundimin serbo-malazez, rezistenca dhe lėvizja kundėr re­gjimit tė ri nuk pushoi kurrė asnjėherė. Ēetat tė shumta patri­otike si ajo e Azem Galicės organizohen nė krahina tė ndrysh­me, si nė Drenicė, Moravė, Llap etj. Pėr tė organizuar mė mire kėtė luftė formohet mė 1918 nė Shkodėr Komiteti "Mbrojta Kombėtare e Kosovės".

 

Njė pazarllėk tjetėr i fuqive tė mėdha me tokat shqiptare u bė nė vitin 1915, kur u nėnshkrua Traktati i Fshehtė i Londrės. Sipas kėtij traktati Shqipėria duhej tė copėtohej mes Italisė, Malit tė Zi, Serbisė e Greqisė. Traktati i Londrės ishte njė tra­ktat imperialist, i cili shkelte nė mėnyrė brutale pavarėsinė dhe tėrėsinė tokėsore tė Shqipėrisė dhe merrte nėpėr kėmbė tė dre­jtat sovrane tė popullit shqiptar.

 

Mirėpo, qeveria sovjetike me Leninin e madh nė krye, duke botuar traktate tė fshehta tė fuqive imperialiste qė ndanin bo­tėn midis tyre,nxori nė dritė edhe pėrmbajtjen e Traktatit tė Fshehtė tė Londrės, qė u cilėsua si "Qefini i Shgipėrisė". Popu­lli shqiptar i kuptoi planet e vėrteta tė fuqive tė mėdha e tė shteteve fqinje kundėr atdheut. Nė saje tė zbulimit dhe tė de­maskimit nga ana e Leninit tė kėtyre planeve tė rrezikshme antishqiptare, atdheu ynė shpėtoi nga njė copėtim i ri, kurse botimin e traktatit populli ynė e quajti "sy pėr tė verbėrit e vesh pėr tė shurdhėrit".

 

Ēėshtja e kufijve tė Shqipėrisė u shtrua edhe mė 1919 nė Konferencėn e Paqes nė Paris ("Pagja e Versajes"), e cila filloi punimet mė 18 janar tė atij viti. Kjo konferencė nė vend qė t'i rishikonte vendimet e padrejta tė konferencave dhe traktateve tė mėparshme, i ri konfirmoi ato, bile mori edhe ve­ndime pėr njė ri copėtim tė ri tė Shqipėrisė. Planet djallėzore tė Konferencės sė Paqes pėr copėtimin e atdheut tonė i hodhi po­shtė populli shqiptar nėpėrmjet tė Kongresit tė Lushnjės tė vitit 1920. Ky kongres shpallte se shqiptarėt ishin tė gatshėm tė bė­nin tė gjitha sakrificat dhe tė derdhnin edhe pikėn e fundit tė gjakut kundėr ēdo vendimi qė vinte nė rrezik tėrėsinė tokėsore dhe pavarėsinė e atdheut. Mė tutje ky kongres shpallte se "shqiptarėt dinė tė vdesin pėr tė mos shkuar nga njėra dorė te tjetra si tufė delesh e tė bėhen plaēkė e atyre qė drejtojnė sot diplo­macinė e Evropės". Megjithėkėtė, nė njė konferencė tė mėvon­shme tė ambasadorėve tė organizuar nga fuqitė imperialiste, nė vitin 1921, u mor edhe njė vendim qė i shkėpuste atdheut njė pjesė tė krahinės sė Lumės, Hasit dhe Gollobėrdės. Nė njė protestė tė kohės thuhej: "Mjerisht, po bahet e treta herė qė thika e ftohtė e diplomacisė po pret nė mish tė gjallė tė atdhe­ut tonė e qė po na kėputen vise tė ēmueshme, tė cilat, nga ēdo pikėpamje qė tė vėshtrohen, nuk mund t'i mohohen kurrsesi Shqipnisė, kėshtu, qė tė ndamet e tyre prej trupit tė saj for­mon patjetėr njė padrejtėsi tė haptė".

 

Edhe mė vonė politika pushtuese e ēarqeve shoviniste tė Se­rbisė ndaj Shqipėrisė nuk pushoi asnjėherė. Ėshtė i njohur inte­rvenimi jugosllav i vitit 1924, pėr pėrmbysjen e qeverisė demo­kratike tė Fan Nolit dhe kthimit nė pushtet tė satrapit Ahmet Zogu . "Kthesa kundėrrevolucionare e Ahmet Zogut nė Shqip­ėri, shkruante aso kohe Gjergj Dimitrovi, e kryer me ndihmėn e Jugosllavisė dhe me forcat e saja tė armatosura, zgjeroi fron­tin e reaksionit ballkanik deri nė detin Adriatik,.."

 

Bashkė me Italinė, e cila po pėrgatitej tė pushtonte Shqipė­rinė, ortake nė kėtė ndėrmarrje donte tė bėhej edhe Jugosllavia e Stojadinoviēit dbe,.kral Aleksandrit. Mirėpo Italia nuk prano­nte ortak nė Shqipėri, sepse konsideronte ta ketė njė koloni pėr vete.

 

Gjatė gjithė sundimit tė regjimit borgjez tė Jugosllavisė sė vjetėr, krahinat e banuara me shqiptarė, si Kosova, Maqedonia Perėndimore, njė pjesė e Malit tė Zi, Krahinat e Preshevės, Bu­janovcit e Medvegjės, dhe Peshteri bėnin pjesė nė viset mė tė pazhvilluara dhe mė tė prapambetura tė Jugosllavisė, si nga as­pekti ekonomik, ashtu edhe nga ai kulturor, arsimor etj. Kjo gjendje, para sė gjithash, ishte pasojė e politikės shtypėse dhe shfrytėzuese tė borgjezisė serbo-malazeze. Duke bėrė plane tė poshtra jo vetėm pėr shfrytėzimin e tyre, por edhe pėr asi­milimin dhe dėbimin e popullit shqiptar, Nikola Pashiēi planifikonte qė pėr 20-30 ditė popullin shqiptar ta asimilojė nė pikėpamje kulturore e kombėtare. Sipas tij " Shkrirja e kė­tyre viseve nė Serbi duhej tė kryhej nė mėnyrė tė plotė siē ja­nė shkrirė pas 1878 Nishi, Leskovci dhe Vranja". Duke zba­tuar planet e saj tė poshtra, qeveria shoviniste jugosllave shpė­rnguli pėr nė Turqi dhe vende tjera qindra mijėra shqiptarė, e nė vend tė tyre solli kolonistė tė elementit sllav.

 

       Por, politika e kėtillė shoviniste s'mbeti pa rezistencė e ku­ndėrshtim tė organizuar tė popullit shqiptar. Lufta e shqiptarė­ve duhej t'u shėrbente ēarqeve serbe si mėsim " se janė vjetruar metodat e Milloshit tė vitit 1883 dhe ato tė Ristiēit tė viteve 1878-1879 pėr Maqedoninė dhe Kosovėn".

 

Ndėrkohė, krahinat shqiptare nė Mbretėrinė jugosllave ishin pėrfshirė prej kohėsh nga veprimet dhe luftimet e ēetave krye­ngritėse (komitave), tė cilat sulmonin niėsi dhe reparte tė usht­risė dhe tė policisė armike.

 

       Si Shqipėria, ashtu edhe Jugosllavia, gjatė Luftės sė Dytė Bo­tėrore u sulmuan dhe u pushtuan nga fuqitė e atėhershme na­zifashiste . Popujt e kėtyre dy shteteve fginje u hodhėn nė lu­ftėn Nacionalēlirimtare, krah pėr krah njėri -tjetrit, kundėr armikut tė pėrbashkėt, mirėpo, qysh gjatė luftės, nė udhėhe­qjen e PKJ-sė u vėrejtėn shenja tė shovinizmit dhe tė mendje­madhėsisė. (...)

 

SI E SHIHTE PARTIA KOMUNISTE E JUGOSLLAVISĖ TĖ DREJTĖN PĖR VETĖVENDOSJE, PARA DHE GJATĖ LUFTĖS ?

      

Nė kundėrshtim me borgjezinė shoviniste serbe, e cila ki­shte aspirata tė vazhdueshme dhe pėrpiqej me tė gjitha forcat pėr tė aneksuar sa mė shumė  territore shqiptare, Parti Socialdemokrate e Serbisė mbajti qėndrim afirmativ ndaj luftės sė popullit shqiptar pėr liri dhe bashkim kombėtar. Udhėheqėsi i kėsaj partie, D. Tucoviq, ishte kundėr aneksimit tė Kosovės nga Serbia dhe e dėnoi borgjezinė serbomadhe pėr ndėrmarrjet pushtuese nė krahinat shqiptare.

 

Edhe Partia Komuniste e Jugosllavisė, mė vonė, mbajti gji­thashtu qėndrim pozitiv ndaj tė drejtės sė popullit shqiptar nė Jugosllavi pėr vetėvendosje nė Konferencėn e saj tė 3-tė ajo dėnoi borgjezinė serbe pėr " politikėn pushtuese dhe koloniale nė Maqedoni dhe kundėr Shqipėrisė". Ajo kėrkoi qė " t'i nji­het ēdo populli e drejta e sovranitetit nė caktimin e marrėdhė­nieve tė veta, prandaj edhe e drejta e shkėputjes sė lirė dhe e formimit tė shteteve tė tyre, respektivisht e bashkimit me shte­tet e tyre amė". Nga ana tjetėr, Kongresi i 4-tė i PKJ-sė, mes tjerash, thėrret klasėn punėtore jugosllave qė "ta ndihmojė nga tė gjitha anėt luftėn e popullit shqiptar tė copėtuar dhe tė shtypur, pėr njė Shqipėri tė pavarur dhe tė njėsuar" (" Koso­va" 2,1973).

 

Duke dhėnė iniciativėn pėr rregullimin e ardhshėm federativ, PKJ vendosi qė mė 1937 tė formojė komitetet qendrore pėr Slloveninė e Kroacinė dhe Komitetin Krahinor pėr Kosovėn, e cila prej vitit 1940 lidhet drejtpėrdrejtė me KQ tė PKJ dhe kishte tė gjitha tė drejtat dhe atributet qė kishin edhe komite­tet e organizatave partiake tė Maqedonisė, Serbisė, Malit tė Z etj. Nė kėtė mėnyrė ishte i lidhur gjatė luftės edhe Shtabi UNĒ pėr Kosovė e Metohi. " Gjatė LNC-sė, shqiptarėt nė Ju­gosllavi kanė pasur trajtim tė njėjtė nė ēdo pikėpamje e edhe sa i pėrket tė drejtės pėr vetėvendosje, sikur tė gjithė popujt e Jugosllavisė" ("Kosova", 2,1973).

 

Lidhur me ēėshtjen e vetėvendosjes sė kombeve nė njė arti­kull programatik nė gazetėn " Proleter" nr.16, 1942, vetė Tito shkruante se " Ēėshtja e Maqedonisė, ēėshtja e Kosovės dhe Metohisė, ēėshtja e Malit tė Zi, ēėshtja e Serbisė, ēėshtja e Kro­acisė, ēėshtja e Sllovenisė, ēėshtja e Bosnjės e Hercegovinės, do tė zgjidhen lehtė, duke i kėnaqur tė gjithė". Gjatė luftės, duke folur pėr ēėshtjen e vetėvendosjes sė kombeve tė veēanta, pas ēlirimit Tito deklaron: Populli rnaqedonas ka tė drejtė tė vetėvendos, e madje edhe tė shkėputet... Por, populli maqedo­nas, sovran nė tė drejtat e veta, ka tė drejtė edhe tė bashkohet nė bashkėsinė federative edhe tė popujve tjerė...Nė mėnyrė tė ngjashme duhet shtruar edhe ēėshtja e Kosovės dhe Metohisė". (letėr e Titos dėrguar V. Tempos, 1943).

 

Kėshtu e shtronin atėherė ēėshtjen kombėtare krerėt revizi­onistė tė PKJ-sė, por praktika tregoi se ata nuk mendonin kė­shtu. Ata pėrpiqeshin tė krijonin pėrshtypjen se kishin qė­ndrim tė drejtė ndaj ēėshtjes sė pazgjidhur kombėtare nė Jugo­sllavi, por nė tė vėrtetė ata zbatonin qėndrimet e hershme tė Simiqit me shokė tė cilėt ishin kritikuar ashpėr nga Kominte­rni dhe Stalini, si qėndrime qė s'kishin asgjė tė pėrbashkėt me zgjidhjen marksiste-leniniste tė ēėshtjes kombėtare.

 

ĒKA U VENDOS NĖ AVNOJ DHE ĒKA NĖ BUJAN ?

 

 Qėndrimi i vėrtetė i PKJ-sė rreth ēėshtjes kombėtare, e sidomos rreth asaj shqiptare, del nė shesh edhe me ndėrhy­rjet brutale nė punėt e brendshme tė Partisė Komuniste Shqiptare, e sidomos gjen shprehje nė Mbledhjen e Avno­jit. Nė kėtė mbledhje, populli ynė, edhe pa asnjė delegat shqi­ptar, " vendosi dhe shprehu vullnetin e tij tė lirė" qė tė mbetet ashtu siē ishte mė parė!

 

Edhe pse populli shqiptar nė Jugosllavi, ishte si pėr nga nu­mri ashtu edhe pėr nga territori, mė i madh se disa kombe jugosllave qė fituan tė drejtėn pėr republikė, ai u desh tė "kėna­qej" vetėm me konstatimin demagogjik tė pakicave nacionale u janė njohur tė gjitha tė drejtat nacionale. Duke u klasifikuar si " pakicė kombėtare", ose "popullsi" ( "narodnost"! ), po­pulli shqiptar u zhvesh nga shumė tė drejta tė tij tė ligjshme, tė cilat i ishin premtuar me kohė nga udhėheqja e Partisė Ko­muniste jugosllave.

 

       Populli shqiptar nė Jugosllavi u privua nga e drejta qė tė ve­ndosė vetė pėr fatin e tij.

 

       Nė zjarrin e luftės, kur popujt e Jugosllavisė dhe tė botės ve­ndosnin pėr fatin e tyre dhe formonin organet e tyre tė pu­shtetit popullor, mė 31.12.1943, u mblodhėn nė Bujan tė Ma­lėsisė sė Gjakovės, pėrfaqėsuesit e .popullit tė Kosovės, nė Ko­nferencėn e Parė tė Kėshillit Nacional ēlirimtar Konferenca, nė tė cilėn merrnin pjesė 49 delegatė, pėrfaqėsues tė popullit dhe njėsive partizane ( nga tė cilėt 6 ishin serbė e malazez), nė Re­zolutėn qė u aprovua, konkludoi se 'Kosova e Metohija asht regjion nė tė cilin jeton, nė pjesėn mė tė madhe, populli shqiptar, i cili si gjithmonė, ashtu edhe sot dėshiron tė bashkohet me Shqipninė, prandaj ndjejmė pėr detyrė tė vėmė nė dukje rrugėn e drejtė tė cilėn duhet ndjekur populli shqiptar, qė shqiptarėt e Kosovės e Metohisė tė bashko­hn me Shqipnine, kjo asht lufta e pėrbashkėt me popujt e tjerė tė Jugosllavisė, kundėr pushtuesit dhe bashkėpunėtoreve tė tij tė vendit sepse kjo asht e vetmja rrugė qė tė fitohet liria kur tė gjithė popujt - prandaj, edhe shqiptarėt - do tė shprehen pėr fatin e tyne me tė drejtė tė vetėvendosjes deri nė shkėpu­tje. Garanci pėr tė gjitha kėto janė UNĒ e Jugosllavisė dhe UNĒ e Shqipnisė, me tė cilėn  asht e lidhun ngushtė. Perveē kėsaj, janė garanci aleatėt tanė tė mėdhej : Bashkimi Sovjetik, Britania e Madhe dhe Amerika ( Karta e Atlantikut, Konfere­nca e Moskės dhe e TeheranitJ.': 'Kosova"nr,2. 1943).

 

Edhe pse ky vendim ishte i drejtė, ishte shprehje e lirė e fatit tė popullit tonė, e nė pėrputhje me dokumentet e PKJ-sė pėr vetėvendosje, ky u kundėrshtua dhe u kritikua nga udhėheqja e partisė jugosllave dhe nga vetė Tito, si "vendim qė ėshtė nė ku­ ndėrshtim me vendimet e AVNOJ-it".

 

       Nė njė letėr dėrguar Komitetit Krahinor Tito ua tėrheq vė­rejtjen komunistėve kosovarė se "sot nuk ėshtė fjala pėr cakti­min e kufijve nė mes tė Shqipėrisė e tė Jugosllavisė tė dyja en­de tė pushtuara por, pėr ēlirimin e tyre me luftė tė armatosur.

 

Pra, sot do tė ishte krejt gabim tė parashtrohen dhe tė zgji­dhen ēfarėdo ēėshtjesh kontestuese. Kėto mund tė zgjidhen nė mėnyrė tė drejtė vetėm nga ana e popujve tė lirė". Kėshtu, kur ia donte puna, Tito me demagogji deklaronte se "punėt qė sot nuk po mund t'i zgjidhim, do t'i zgjidhim nesėr, pas lufte”. Du­ke iu kundėrvėnė vendosjes sė pushtetit popullor me kompetenc­a tė plota pėr qeverisjen nė Kosovė Tito i porositė "shokėt" kosovarė se "nuk duhet ta krijoni komitetin provincial, pėr shkak se krahina nuk ėshtė njė ēark kompakt i veēantė (! ).Ky Kėshill mund tė jetė vetėm iniciator, vetėm organ i unitetit po­litik tė masave, por nuk duhet t'i japim atij karakter pushteti" (! ) etj.

 

       Derisa organet partiake jugosllave ose heshtnin, ose e pėrci­llni punėn "pėr nesėr", populli kosovar, komunistėt dhe simpa­tizuesit e LNĒ-sė kėrkonin qėndrim tė prerė pėr fatin e shqipta­rėve. Komiteti i Partisė pėr rrethin e Prizrenit nė njė letėr dėrguar Komitetit Krahinor, vė nė dukje se simpatizuesit e LNĒ-sė nuk e kuptojnė ēėshtjen e vetėvendosjes ashtu si e shpjego­jnė ata dhe thonė: ne u flasim se vetė populli do tė vendosė pėr fatin e vet, por atyre u duket e ēuditshme kjo pėrgjigje, se­pse kėrkojnė qė t'u thuhet se a do t'i bashkohet Kosova Shqi­pėrisė nė kohėn e pasluftės". Edhe Milladin Popoviēi, qysh nė vitin 1943 i dėrgoi njė letėr Komitetit Qendror tė PKJ-sė ku kėrkonte qė tė pėrcaktohej pėrmbajtja konkrete e vetėvendosjes dhe mėnyra se si tė zbatohej ky parim te shqiptarėt e Ko­sovės. "Ne kemi theksuar gjithnjė parullėn e vetėvendosjes, pėr nesėr. Nė kėtė mėnyrė nuk ka mundur tė mobilizohet po­pulli shqiptar kundėr pushtuesit". Mė vonė, Milladin Popoviēi kėrkon qė KQ i PKJ-sė tė mbajė njė qėndrim konkret dhe tė pėrcaktojė formėn e vetėvendosjes sė shqiptarėve nė Jugosllavi.

 

Megjithėse ēėshtja e Kosovės ishte ende e pazgjidhur, koso­varėt e vazhduan luftėn, duke shpresuar qė sė paku pas lufte do t'i fitonin tė drejtat e veta kombėtare. Lufta po intensifiko­hej gjithnjė e mė tepėr dhe nga fundi i saj formacionet luftarake ne Kosovė numėronin rreth 50 mijė luftėtarė qė luftonin deri nė krahinėn mė tė largėt tė Jugosllavisė. Kosova, luftės i dha nja 6000 dėshmorė, por kur i shtojmė edhe ata mijėra tė tjerė tė vrarė nga ushtria "e re" jugosllave, ky numėr shumėfishohet. Derisa brigadat kosovare luftonin anembanė Jugosllavisė, nė Kosovė, gjatė vitit 1945, u vėrsulėn divizionet serbe, malazeze e maqedonase, qė vranė dhe masakruan popullsinė shqiptare.

 

PAS "ĒLIRIMIT", KOSOVA PĖRSĖRI NĖ ANKAND

 

Derisa nė Kosovė ishte vendosur sundimi i egėr i adminis­tratės ushtarake jugosllave, nė Beograd ishte vėnė nė ankand e tėrė Kosova dhe krahinat e tjera shqiptare nė Jugosllavi. Kujt do t'i takonin krahinat shqiptare? Ishte udhėheqja "e re" e Jugosllavisė "socialiste" ajo qė e shtronte tani kėtė pyetje, qė e kishin shtruar sa e sa herė ujqėrit shovinistė e imperialistė.

 

       Nė Jugosllavi kishte edhe probleme tė tjera tė pazgjidhura, por pazarllėqet mė tė mėdha u bėnė, si zakonisht,rreth tokave shqiptare, dhe pikėrisht rreth Kosovės, pasi qė krahinat e tjera, pa diskutim u ndanė mes tri republikave tė sapoformuara ju­gosllave, Serbisė, Maqedonisė dhe Malit tė Zi.

 

       Varianti i parė qė u propozua nė udhėheqjen jugosllave ishte se Kosova duhej ndarė nė mes tri republikave, qė e rrethonin. Ndėrkohė, pas njė konsultimi me Titon, rrjedh vendimi se Ko­sova duhet ta gėzojė statusin e autonomisė nė kuadėr tė Fede­ratės jugosllave, por megjithatė , kjo autonomi do tė ishte gjysmake, pasi Kosova duhej t'i bashkohej si njėsi autonome njėrės nga njėsitė federale - republikave. Por, cilės republikė t'i bashkohej? Ishte pyetja tjetėr qė u shtrua nė Beograd.

 

       Ka pasur mendime (kuptohet te udhėheqėsit jugosllavė) se Kosova duhet t'i bashkohet Malit tė Zi, me arsye se kishte njė traditė tė lidhjes sė Komitetit Krahinor tė PKJ pėr Kosovė e Metohi me Komitetin provincial tė Malit tė Zi, Bokės dhe San­xhakut, prej vitit 1937, deri mė 1940, si dhe pėr shkak tė "me­ntalitetit tė ngjashėm tė popullit shqiptar dhe atij malazez "!

 

        Kanė ekzistuar mendime pėr bashkimin e Kosovės me Ma­qedoninė,sepse populli shqiptar dhe ai maqedonas, sipas udhė­heqjes jugosllave, janė tė ngjashėm pėr nga numri, se nė tė ka­luarėn kanė pasur fat tė ngjashėm dhe se ekziston lidhshmėria e Kosovės me Maqedoni!

 

       Kosova, sipas disa mendimeve, duhej t'i bashkohej Serbisė. Si arsyetim u morėn njė 'mori "faktesh": se nė Kosovė rreth 20 % ishte popullsi serbe, qė synon tė jetė nė kuadrin e Serbisė; se Vojvodina duhej t'i takonte Serbisė pėr shkak tė pėrbėrjes nacionale, prandaj tė dy autonomitė duhej tė ishin nė kuadrin e njė njėsie federale; se Kosova ishte mė e pazhvilluara nė Jugosllavi, e Serbia njėsia mė e madhe, kėshtu qė do tė mu­nd tė jepte "ndihmė tė rėndėsishme ekonomike" pėr zhvillimin e shpejtuar tė Kosovės; sepse, "nga motivet e internacionalistė­ve dhe komunistėve tė nacionalitetit shqiptar dhe tė atij serb pėr bashkim me njėsinė federale, kishte nevojė qė me anėn e njė jete tė pėrbashkėt, tė afrohen populli shqiptar dhe ai serb, tė cilėt nė tė kaluarėn, pėr shkak tė politikės sė ēarqeve sunduese kanė vepruar kundėr njėri-tjetrit! Nga ana tjetėr, bashkimi me Serbinė federale "ka qenė deri diku (sic! ) kompromis ndaj paragjykimeve tė vjetra pėr Kosovėn serbe me tė cilat kanė qe­nė tė ngarkuar jo vetėm disa shtresa sociale tė Serbisė, por e­dhe njė numėr komunistėsh dhe njerėzish udhėheqės tė kėsaj njėsie federale" (nėnvizimi ėshtė i "Lirisė"). (Shih "Kosova" nr.2. 1973).

 

       Kėshtu, nė bazė tė tė gjitha kėtyre "argumenteve" e "fakte­ve", nė favorin e Serbisė nuk pat se si mos tė fitojė propozimi i tretė qė Kosova t'i bashkėngjitej Serbisė. Aneksimi arbitrar i Kosovės, i vendosur nga ēarqet e larta udhėheqėse tė partisė dhe tė shtetit jugosllav, ishte plotėsim i aspiratave shoviniste serbomėdha. Vetė A. Rankoviēi, i cili ishte edhe autori kryesor i kėtij aneksimi, nė prill tė vitit 1945, deklaronte me mburrje se "ky aneksim ėshtė pėrgjigja mė e mirė pėr ata qė trumbeto­jnė rrezikun e copėtimit tė tokave serbe, qė akuzojnė LNĒ si­kur do f i dobėsojė serbėt pėr llogari tė kroatėve e tė tjerėve".

 

Aneksimi dhe shitja e Kosovės te shovinistėt serbė ishte edhe njė vepėr e njė grushti tradhtarėsh tė Kosovės, si Fadil Hoxha, Xhavit Nimani, Ali Shukrija etj., tė cilėt, ashtu si Koēi Xoxe me shokė ishin vėnė nė shėrbim tė plotė tė klikės Tito-Ranko­viē.

 

       Populli i Kosovės, gjatė pranverės sė vitit 1945 nuk dinte se ē~po bėhej me fatin e tij nė Beograd. Nė prill tė kėtij vitit D. Mugosha, qė atėherė ishte serkretar i Komitetit Krahinor tė Partisė, shprehė " dėshirėn" e Kėshillit Nacionaēlirimtar pėr Kosovė dhe Metohi, qė edhe "ne, popujt e Kosovės dhe Meto­hisė t'i aneksohemi Serbisė federative motėr". Kjo deklaratė e njė shovinisti tė tėrbuar nė Mbledhjen e Kėshillit Antifashist tė Serbisė mė vonė u bė "shprehje e vullnetit tė lirė dhe e vetėve­ndosjes sė popujve tė Kosovės". Mė 9 prill 1945, gazeta "Ba­rba" njoftonte se "Mbledhja e Kėshillit Antifashist tė popullit tė Serbisė pranoi dėshirėn e popullit tė Kosovė e Metohisė pėr bashkim me Serbinė federale". Mirėpo kjo gazetė, duke harru­ar se ē' tha njė herė botoi mė 30 qershor 1945 vazhdimin e fja­lės sė Dushan Mugoshės, ku ky zbulonte se Kosova nuk kishte bėrė asnjė kėrkesė dhe nuk kishte marrė asnjė vendim nė kuve­ndin tonė sepse nė Kosovė e Metohi vepron pushteti ushtarak. Nė rastin e parė, sapo tė hiqet pushteti ushtarak nė Kosovė e Metohi, ne do tė vendosim nė kuvendin tonė ti aneksohemi Serbisė federative"..

 

       Kėshtu, pra, siē shihet, pėr Kosovėn mė parė u vendos nė Beograd. Por, ēka mbeti tė mbetet nė Kosovė?

 

       Nė bazė tė dallavereve nga mė tė ndryshmet, nga tė cilat is­hte vendosur qė Kosova tė mbetej nėn Serbi u bė edhe Konfe­renca e Dytė e Kėshillit Antifashist tė Kosovė e Metohisė rreth pėrcaktimit tė fatit tė Kosovės, vetėm sa pėr t'i bėrė "amini" asaj qė ishte vendosur nė Beograd. Dhe populli ynė e di mirė se nė ēfarė rrethanash u zhvillua kjo konferencė, (Konferenca e Prizrenit), ku delegatėt hapur u kėrcėnuan nga njerėzit e OZNA-s se, po tė mos deklarohen "pro", nuk do tė kthehen mė nė shtėpitė e tyre dhe, vėrtetė shumė delegatė qė votuan kundėr vendimeve tė Beogradit, nuk u kthyen mė kurrė nga a­ndej. Vendimi "historik" i kėsaj konference propagandohet sot nga tradhtarėt si "shprehje e vullnetit dhe e dėshirės sė popullit tė Kosovės qė ta lidhė fatin e vetė me Serbinė dhe nė kuadėr tė saj - me Jugosllavinė"!

 

       Nga tė gjitha qė u thanė dhe u vendosėn pėr Kosovėn, asnjė­herė nuk doli nė shesh, arsyeja, nuk u fol pėr tė drejtėn e po­pullit tė Kosovės pėr tė vetėvendosur pėr fatin e tij, qė Kosova kishte tė drejtė edhe tė shkėputej, edhe tė mbetej nė kuadėr tė Federatės jugosllave, me tė drejta tė barabarta me popujt e tje­rė tė kėsaj Federate.

 

       Kėto tė drejta ia presupozonte popullit tonė gjaku i mijėra dėshmorėve i derdhur para dhe gjatė LNĒ-sė, ia garantonte marksizėm-leninizmi, ia premtonte edhe vetė udhėheqja e PKJ -sė. Sa pėr krahinat tjera shqiptare jashtė Kosovės nė udhėhe­qjen jugosllave as qė u fol, por, arbitrarisht u vendos qė ato tė ndahen nė mes tri republikave jugosllave. Edhe vetė Kosova pothuajse nuk fitoi gjė; ajo mbeti njė "oblast" i Republikės sė Serbisė dhe asgjė mė tepėr.

 

KĖRKESA PĖR REPUBLIKĖ ĖSHTĖ E DREJTĖ DHE DO TĖ TRIUMFOJĖ !

 

        Populli shqiptar nė Kosovė, Maqedoni, Serbi e Mal tė Zi me shekuj ka luftuar pėr lirinė e tij, pėr tė drejtat qė i takonin. Nga kėto aspirata ai nuk hoqi dorė kurrė pa marrė parasysh se me kė kishte tė bėnte. Edhe pas Luftės Nacionalēlirimtare, populli ynė nuk u mashtrua me regjimin e ri, qė ishte po aq i egėr e i u­rryer sa edhe ai i Pashiēit, por e vazhdoi luftėn pėr tė drejtat e tij, pra edhe pėr tė drejtėn e vetėvendosjes. Pa marrė parasysh kushtet e rėnda tė sundimit revizionist, si dhuna dhe terrori,dė­bimi i dhunshėm, prapambetja e theksuar ekonomike, prapa­mbetja arsimore e kulturore, populli shqiptar asnjėherė nuk pushoi sė kėrkuari tė drejtat e tij tė ligjshme, statusin e Repu­blikės nė kuadėr tė Jugosllavisė etj.

 

       Ēėshtja e statusit tė Republikės u shtrua sidomos nė vitin 1968, me rastin e pėrgatitjeve tė disa amandamenteve tė Kushtetutės sė Jugosllavisė. Pėrveēse nė shumė tubime, kėtė kėrkesė ia paraqiti Titos edhe njė delegacion krahinor. Por Tito refuzoi t'i pėrgjigjej njė kėrkese tė tillė, duke u arsyetuar se "republika nuk ėshtė faktor i vetėm i cili i zgjidhė tė gjitha problemet" ("Rilindja", 4. XI. 1968). Ishte e qartė se udhėheq­ja jugosllave nuk kishte ndėrmend tė pėrgjigjej nė kėrkesėn e kosovarėve. Prandaj, nė nėntor tė vitit 1968 shpėrthyen demo­nstratat e mėdha tė rinisė dhe popullit. Demonstruesit, pos tė drejtės pėr vetėvendosje, kėrkuan edhe njohjen e statusit tė Republikės, barazinė e pėrdorimit tė gjuhės shqipe me ate serbokroate, hapjen e Universitetit tė Kosovės etj. Demonstratat u shuan me gjak nga forcat policore. Por, pas tyre, udhėheqja ju­gosllave u detyrua tė plotėsonte disa nga kėrkesat, si lejimin e pėrdorimit tė Flamurit Kombėtar, barazinė e gjuhėve, hapjen e Universitetit, por kėrkesa pėr Republikė nuk u pranua, veēse, si satisfaksion, u forcua statusi i autonomisė dhe, nga njė "obla­st", Kosova u shndėrrua nė njė Krahinė Autonome dhe u bė element konstituiv i Federatės.

 

Kosova fitoi "autonominė", por, megjithatė, ajo mbeti njė koloni e thjeshtė e Serbisė dhe e republikave tė tjera, kurse po­zita e shqiptarėve nė republikat e tjera pothuajse nuk ndryshoi fare. Mbi popullin tonė vazhduan shtypja dhe shfrytėzimi i e­gėr kapitalist e kolonial.

 

Miliona e miliarda tonelata xehe plumbi, zinku, ari e argjendi qė ka nėntoka e pasur kosovare, drejtohet nė Serbi dhe nė re­publika tė tjera jugosllave, ose marrin rrugėn e kontinenteve. Se ē bėhet me xehen gjysmė tė pėrpunuar tė "Trepēės" tashmė po e dinė si minatorėt e kėtij gjiganti, ashtu edhe populli i Koso­vės; se ajo merret me ēmim shumė tė ulėt se sa ēmimi ekono­mik dhe ai ndėrkombėtar, se shkon si xehe gjysmė e pėrpunuar se shkon pėr t'i mbuluar borxhet e shumta tė regjimit jugosllav te kapitalistėt ndėrkombėtar etj. Rrugė tė njėjtė ndjek edhe thėngjilli (ari i zi i Kosovės), rryma elektrike, bereqeti i arave tona, mishi i bagėtisė sonė,.. Njė trajtim i tillė ka bėrė qė Kosova, edh pse ėshtė mė e pasura me begatitė natyrore, tė jetė tė vėrtetė krahina mė e varfėr dhe mė e pazhvilluar nė Federa­tėn jugosllave!

 

Populli shqiptar nė Jugosllavi dhe rinia e tij heroike, nuk janė pajtuar dhe nuk pajtohen kurrė me njė pozitė dhe trajtim tė ti­llė tė Kosovės dhe viseve tė tjera shqiptare. Prandaj, ai nuk e ka pushuar asnjėherė luftėn e tij pėr tė drejta e liri. Kjo ėshtė edhe arsyeja qė populli ynė, i bashkuar si njė trup i vetėm, gjatė pranverės qė shkoi , vėrshoi rrugėve tė qyteteve dhe tė fshatra­ve tė Kosovės duke brohoritur: 'Kosova ėshtė jona! "Tre­pēa ėshtė jona! ", "Kosova-kosovarėve! ", 'Mjaft mė shtypje e shfrytėzim! " "Kosova Republikė! ", 'Republikė, Republikė ". Me kėto parulla nė gojė populli ynė u pėrlesh heroiki­sht me kordonė policėsh serbė, u pėrlesh me ushtrinė fashiste tė Jugosllavisė e me tanket e tyre.

 

Kėrkesa e popullit shqiptar nė Jugosllavi pėr vetėvendosje e Republikė, ėshtė e drejtė dhe krejt e ligjshme. Pėr kėtė tė dre­jtė populli ynė ka luftuar shekuj me radhė, pėr tė lufton edhe sot dhe do tė luftojė pa marrė parasysh asnjė sakrificė, deri nė realizimin e saj tė plotė, derisa ai tė bėhet zot i tokės dhe fatit tė tij.

 

       Kosova dhe tokat tjera shqiptare nė Jugosllavi janė tė atyre qė jetojnė nė to, dhe vetėm ata kanė tė drejtė tė vendosin pėr fatin e tyre!

 

 "Liria", nr, 4-5, gusht 1981

      

 

 





Kostenlose Homepage von Beepworld
 
Verantwortlich für den Inhalt dieser Seite ist ausschließlich der
Autor dieser Homepage, kontaktierbar über dieses Formular!