JEHONA E NGJARJEVE TĖ KOSOVĖS NĖ SHTYPIN E HUAJ

 

 

Revista “LIRIA” nr.3 ,  faqe 16 , maj 1981

 

Dhuna e terrori i ushtruar nga milicia e ushtria jugosllave nė Kosovė si dhe kėrkes­at e drejta tė popullit shqiptar nė Jugos­llavi, po gjejnė njė pasqyrim tė gjerė edhe nė shtypin botėror. Me qėllim qė tė njihen lexuesit tanė, nė kėtė numėr po sjellim pjesė artikujsh tė gazetave tė ndryshme qė u kushtohen ngjarjeve tė Kosovės.

Nė artikullin me titull "Mosbesimi nė Ko­sovė ėshtė i thellė", gazeta gjermanoperėn­dimore "Frankfurter Algemaine" e datės 9.4.1981, ndėr tė tjera shkruan: "Kur u vjen u­ji deri nė fyt, diktaturat fashiste tė Ame­rikės Latine, vetadministrimi jugosllav reagojnė siē duket nė mėnyrė bukur tė ngjashme Gjėja e parė ėshtė fajsimi i "armikut tė jashtėm". Sipas Dolancit, ėshtė gjė kundėrre­volucionare, nėse Krahina Autonome e Kosov­ės, qė tani ndodhet nėn Serbi, tė shndėrro­het nė republikė tė shtatė tė Jugosllavisė. Sepse kjo, sipas tij, qenka nė kundėrshtim me Kushtetutėn. Mirėpo ėshtė njė parim i pranuar nga tė gjitha kushtetutat e civilizua­ra qė nė bazė tė procedurės legale kėto gjėra mund tė ndryshohen. Edhe Kushtetuta Jugosllave parashikon njė mundėsi tė tillė. Si­pas deklaratave tė Dolancit e tė Bakallit, shihet qartė se ata nuk janė tė gatshėm t'i analizojnė shkaqet e vėrteta tė turbullira­ve nė Kosovė dhe tė marrin masa preventive politike, pos represaljeve."

Mė poshtė, gazeta, duke folur pėr kėrkes­at e shqiptarėve, thotė se "nuk doli vetėm kėrkesa pėr shndėrrimin e Kosovės nė repub­likė, por edhe pėr bashkimin e tė gjithė shqiptarėve qė jetojnė nė Jugosllavi brenda njė republike tė tillė. " E njėjta gazetė, nė numrin e datės 30 prill 1981, duke folur pėr falsifikimin e fakteve nga qarqet zyrtare jugosllave, shkruan: "Sot nė disa pjesė tė gazetave jugosllave si nė "Politika", "Nin" dhe "Politika ekspres", thuhet hapur se udhėheqja nuk e ka thėnė tė vėrtetėn mbi pėrmasat e ngjarjeve nė Kosovė, as para gazetarėve tė brendshėm as para atyre tė jashtėm... Nė kritikėn e gazetave thuhet se shtypi ju­gosllav u pengua nga qarqet zyrtare tė politikės informative qė tė shkruajė pėr pėrma­sat e vėrteta tė revoltės sė shqiptarėve. Politika informative nė pėrgjithėsi ndjek njė rrugė tė dyshimtė".

Pėrpjekjet e revizionistėve titistė e tė tradhtarėve shqiptarė qė mundohen ta paraqesin gjendjen sikur lufta e popullit tė Kosovės drejtohet kundėr popujve jugosllavė dhe pakicės serbe nė Kosovė, kjo gazetė nė artikullin e 27 prillit i mohon kėshtu: "Tė gjithė vrojtuesit vėrtetojnė se demonstratat e shqiptarėve, pėrkundėr karakterit nacional, nuk janė tė drejtuara kundėr pakicės serbe.

         Gazeta suedeze "Zundsvalstinding", nė njė artikull me titull "Ngjarjet nė Kosovė shqetėsojnė shumė udhėheqėsit e Beogradit", bėn kėtė pėrshkrim tė ngjarjeve: "Demonstratat u pėrhapėn nė tė gjithė Krahinėn, ku pjesėn mė tė madhe tė popullsisė e pėrbėjnė shqiptar­ėt. Demonstruesit kritikonin shtypjen qė u bėhet shqiptarėve nė Jugosllavi. Ata kėrko­nin liri fjale e shtypi „ si dhe Krahina e Kosovės tė shpallet republikė; Kosova qė ėshtė zona mė e varfėr e vendit, ėshtė krahinė autonome por qė bėn pjesė nė republikėn mė tė madhe jugosllave, nė atė tė Serbisė. Autoritetet jugosllave i quajtėn demonstru­esit nacionalistė, separatistė dhe kundėrrevolucionarė. Papunėsia nė Kosovė ėshtė shu­mė e madhe. Produktiviteti dhe rrogat janė mė tė ulėtat nė gjithė Jugosllavinė. Qarqet zyrtare vazhdojnė t'i shpjegojnė turbullir­at dhe demonstratat e Kosovės si veprime tė kryera prej grupesh tė ndryshme nacionalis­te dhe theksojnė se ēdo shenjė e nacionali­zmit do tė dėnohet rėndė. Megjithatė, kėrkesa e shqiptarėve tė Kosovės pėr republikė duhet tė shikohet nga autoritetet e larta jugosllave nė atė mėnyrė qė tė zgjidhet drejt.

Nga plenumet e udhėheqjes mė tė lartė ju­gosllave dėgjohen thirrjet histerike qė u drejtohen atyre kriminelėve serbė e malazezė, qė e kanė gjakosur 40 vjet popullin tonė dhe qė gjatė demonstratave shtien me armė mbi demonstrues, qė tė tregojnė "patrio­tizėm" dhe tė mos e lėshojnė Kosovėn. Kjo, sipas shovinistėve jugosllavė, nuk ėshtė nacionalizėm. Por, kur njė popull i tėrė kėrkon tė drejtat e tij mė elementare, cilėso­het si nacionalist e kundėrrevolucionar.     

         Edhe gazeta amerikane "Nju-Jork Tajms" e  27 prillit, pasi thotė se situata me sa duket mbetet e pa stabilizuar, meqė pėrforcimet e ushtrisė dhe tė policisė ndodhen akoma nė Kosovė dhe tubimet politike janė tė ndaluara, shtron pyetjen: "Shteti federativ i Jugosllavisė tashmė ka 6 republika. Ēfarė ndryshimi do tė sillte edhe njė republikė mė shumė? Pse Kosova tė mos jetė republikė, kur 85 pėr qind tė banorėve tė saj (1,5 mi­lionė) janė shqiptarė etnikė?"

         Nga ana e saj, gazeta greke "Tovina" bėn kėtė koment mbi ngjarjet nė Kosovė: "Nuk duhet ta pakėsojmė rėndėsinė e ngjarjeve qė po ndodhin prej shumė javėsh nė rajonin au­tonom tė Kosovės, nė kufi me Shqipėrinė, e­dhe nė qoftė se kriza mbytet. Fakt ėshtė se autoritetet jugosllave nuk i kursejnė mjet­et e tyre mbytėse. Kėto telashe pėrbėjnė paralajmėrim serioz."

Gazeta zvicerane "Noye Cyrher" e 25 prillit shkruan: "Informacionet jozyrtare flasin pėr qindra viktima, ndėrsa ato zyrtare pėr nėntė" dhe kėshtu vėnė nė dyshim ashtu si shumė gazeta tė tjera numrin e viktimave tė dhėnė nga autoritetet zyrtare, dhe vazhdon: "Pakėnaqėsia e shqiptarėve nė Kosovė nuk shprehet nga grupet mė militante shqiptare, tė cilat kėrkojnė njė republikė shqiptare nė Kosovė, por ajo shtrihet edhe nė 300 mijė vetė qė banojnė nė Maqedoni e 50 mijė tė tjerė nė Mal tė Zi."

         Nė disa gazeta tė Gjermanisė Perėndimore u botua artikulli i korrespondentit gjerman nė Vjenė Volfgang Liman, me titull: "Qetėsi varri nė Kosovė" nė tė cilin thuhet: "Koso­va e ndien veten tė shtypur nga shteti jugosllav. Kjo ėshtė e qartė. Rritja e prodhim­it shoqėror nė fund tė viteve 1970 ishte sa gjysma e mesatares sė Federatės. Mė 1978 pėr ēdo 1000 banorė nė Kosovė ishin tė punėsuar vetėm 107, ndėrsa mesatarja e Jugosllavisė ishte 254. Nga ana tjetėr, Kosova ėshtė e pasur me lėndė tė para dhe ka njė industri tė mirė nxjerrėse, por i mungon industria pėrpunuese. Nė Serbinė mbretėrore dhe nė Jugosllavinė e paraluftės, shqiptarėt shtype­shin, por shtypja vazhdon edhe nė Jugoslla­vinė e sotme, pavarėsisht nga parullat "vė­llazėrim-bashkim".

         Gazeta gjermanoperėndimore "Zyd Kurir" nė artikullin me titull "Arsyet e turbullirave nė Kosovė, shqiptarėt e ndiejnė veten tė nėnvleftėsuar", pohon: "Harresat e politikės sė Jugosllavisė socialiste, e cila flet me qejf pėr tė drejtat dhe barazitė e kombeve dhe tė kombėsive nė Kosovė, ėshtė zor tė mohohen. Pėrveē kėsaj, ėshtė edhe situata kritike ekonomike nė vend e cila duket jashtė­zakonisht e qartė nė Kosovėn e pazhvilluar. Edhe sikur turbullirat e fundit tė jenė vė­nė nėn kontroll, Beogradi duhet tė gjejė njė zgjidhje politike, e cila pėr Kosovėn ka qenė e domosdoshme."

         Edhe shtypi spanjoll nga ana e tij, i ka kushtuar shumė vend ngjarjeve nė Kosovė. Gazeta "Avoi" e Barcelonės shkruan se Kosova ėshtė rajoni mė i prapa­mbetur nė Jugosllavi dhe gati nė gjithė Ev­ropėn. Shqiptarėt qė banojnė aty konsidero­hen qytetarė tė dorės sė dytė, pavarėsisht nga pėrparimi qė kanė pasur gjatė kėtyre 35 vjetėve tė fundit".

         Nė njė koment tė gjatė me titull "Kosova e varfėr dhe e diskriminuar", gazetari spa­njoll Torro Riesko shkruan: "Shqiptarėt e Kosovės konsiderohen njerėz tė pėrbuzur nė Jugosllavi. Kosova ėshtė krahina mė e prapambetur e Jugosllavisė dhe e gjithė Evropės. Ek­ziston njė pabarazi e dukshme midis Kosovės, dhe krahinave tė tjera. Kosova ėshtė njė vend i pasur me minerale. Atje nxirret mė shu­mė se gjysma e qymyrgurit tė Jugosllavisė. Ajo ėshtė e pasur me drithėra etj. Qė nga mbarimi i Luftės, represaljet atje kanė qe­nė tė egra.

         Nga ana e saj, gazeta italiane "Koriere dela sera", duke folur pėr shkaqet e ngjarjeve nė Kosovė, Krahinėn e cilėson si rajonin mė tė prapambetur nė Jugosllavi. Kurse gazeta amerikane "Herald Tribun", shkruan : "Ko­sova, nė Jugosllavinė e botės sė tretė, ėshtė pjesa mė e varfėr, me njė hendek qė rri­tet mes varfėrisė dhe luksit relativ tė re­publikės mė tė pasur, Sllovenisė."

Gazeta austriake "Kurir" e 22 prillit, nė artikullin me titull: "Kosovė: a erdhi ush­tria vetėm me njė tufė dafinash?", ndėr tė tjera shkruan: "Ku qėndron e vėrteta?", pyet nė mėnyrė kritike gazeta e Beogradit, duke transmetuar nė mėnyrė tė zbutur informatat kontradiktore tė Jugosllavisė lidhur me turbullirat nė provincėn e Kosovės tė banuar me shqiptarė. Dhe ky informacion ėshtė aq kontradiktor sa njeriu duhet t'u besojė rrenave, si bie fjala: mė 6 prill Stane Dolanci e pėrmendi numrin e 11 tė vrarėve dhe 57 tė plagosurve. Mahmut Bakalli nė konferencėn e shtypit nė Prishtinė e dha numrin 9 tė vra­rė dhe 260 tė plagosur. Kjo, sipas tij, ishte shifra "ekzakte". Mė 16 prill, si njof­ton TANJUG-u, sekretari i Kryesisė sė LKJ Dushan Dragosavac tha se "armiku e ka realizuar qėllimin nė kolektivet punonjėse tė K­rahinės, me parulla armiqėsore ia doli tė mashtrojė njė numėr tė madh punėtorėsh". Njė ditė mė vonė, Mahmut Bakalli thoshte se "fabrikat nuk e kanė ndėrprerė pėr asnjė ēast prodhimin dhe nuk ėshtė vėnė re kurrfarė turbullire mes punėtorėve. Sipas Bakallit, mes tė plagosurve 55 kanė marrė lėndime nga p­lumbat, por Bakalli thotė njėkohėsisht se ushtria nuk ka shtėnė asnjėherė mbi njerėz­it. Plagėt e plumbave janė mistike, ose ja­nė shkaktuar nga gjahu i arinjve. Ose usht­ria jugosllave, e cila, sipas tė dhėnave zyrtare, erdhi nė Kosovė natėn e 1 prillit nė tė gdhirė tė 2 prillit, dhe vėrshoi tėrė Krahinėn, mos erdhi ajo vetėm me gjethe dafinash nė dorė ?! Gjendja e jashtėzakonshme, e vendosur mė 2 prill, zyrtarisht, thonė, u hoq mė 20 prill. Po TANJUG-u njoftonte se gjendja e jashtėzakonshme ishte hequr qė mė 9 prill nė Prishtinė, Podujevė dhe Gllogovc e Lipjan. Ka mundėsi qė e hequra tė hiqet edhe njė herė."

         Nė mėnyrė tė ngjashme komentojnė edhe ga­zeta tė tjera tė botės, tė cilat shprehin mosbesim ndaj tė gjitha informatave, qė jap­in qarqet zyrtare jugosllave dhe dėnojnė dhunėn e terrorin e pashoq tė titistėve nė Kosovė.

     





 

Eigene Webseite von Beepworld
 
Verantwortlich für den Inhalt dieser Seite ist ausschließlich der
Autor dieser Homepage, kontaktierbar über dieses Formular!