LĖVIZJA  REVOLUCIONARE  PĖR  BASHKIMIN  E  SHQIPTARĖVE

    

 

Shkruan: SELATIN NOVOSELLA

 

Adem Demaē - ideator i formimit tė LRBSH-sė dhe  Ahmet Haxhiu

 

Pėrvoja historike, sidomos ajo e rezistencės qė ishte zhvilluar nė territoret jashtė Shqipėrisė londineze, nga njėra anė, rrethanat tepėr tė rėnda qė vazhdonin tė dominonin nė fillim tė viteve tė `6o-ta nė Kosovė dhe, pėrgjithėsisht nė territoret e banuara me shqiptarė nė Jugosllavi, nga ana e dytė, si dhe pėrvoja e fituar politike qė, tashmė, e kishte Adem Demaēi, nga ana e tretė, i kishin mundėsuar kėtij atdhetari dhe intelektuali tė devotshėm qė tė ndėrmerrte veprime konkrete organizative pėr ngritjen nė nivel mė tė lartė tė shkallės sė angazhimeve kombėtare, nė formė tė angazhimeve ilegale, e vetmja formė e mundshme e aktivitetit nė ato rrethana.

 

FORMIMI I LĖVIZJES REVOLUCIONARE PĖR BASHKIMIN E SHQIPTARĖVE

 

Duke e hetuar me kohė se populli i robėruar shqiptar nuk do tė mund tė ndėrgjegjėsohej vetėm me vetėflijim, vetėm me shembull personal, as vetėm pėrmes luftės sė izoluar politike, pėr t`u ngritur nė shkallė tė arsimimit politik, Adem Demaēi, me kohė do tė orientohet nė veprimtari praktike - nė formimin e organizatės Lėvizja Revolucionare pėr Bashkimin e Shqiptarėve. Kjo organizatė lidhet drejtpėrdrejtė me emrin e Adem Demaēit, sepse ai ishte ideatori kryesor i saj, sepse ai do tė bėhej, pastaj, forca lėvizėse e tė gjitha Lėvizjeve shqiptare pėr ēlirimin e Kosovės, atėherė e mė vonė. Ėshtė me interes tė theksohet, se nė njė dokument tė Komitetit Qendror tė Lidhjes sė Komunistėve tė Jugosllavisė nė vitin 1959 pėr "veprimtarinė subversive tė Adem Demaēit " theksohet se " ky person orientimin politik dhe peshėn filozofike e ka tė orientuar nė dy rrafshe dhe pėrmes tyre do tė shndėrrohet nė ndėrtues tė madh (ndėrtues i shoqėrisė etniko - politike, pėr shtetin e pėrbashkėt shqiptar) dhe rrėnues tė madh (rrėnues i shtetit tė sllavėve tė jugut). Nė njė shkrim tė shkruar mė 29 maj 1963 dhe tė nėnshkruar me pseudonimin "Durim Drini", Adem Demaēi, pėrveē tjerash, shkruante:

 

 "Vllazni e motra, Nė emėn tė nji milion shqiptarėve qė rėnkojnė tė robnuem nėn kthetrat e gjakpirėsve tė pamėshirshėm i thėrras tė gjithė shqiptarėt e ndershėm anembanė rruzullit tė botės: mos tė lejojmė qė tė huejt e ēdo lloji tė na ndėrsejnė njanitjetrit; mos tė lejojmė qė rrėkeja e gjakut tė derdhun tė shqiptarėve tė shkojė dhe t i sjelli gurėt e mullinjve tė huaj! Le tė kėndellemi ma nė fund dhe tė bashkohemi tė gjithė nėn Flamurin e Skėnderbeut dhe tė realizojmė ma nė fund ėndrrėn tonė shekullore, ta zgjidhim ma nė fund problemin e gjithė problemeve tona - bashkimin kombėtar."

 

Dėnimi i Adem Demaēit me 5 vjet burg tė rėndė pėr veprimtari kundėr Jugosllavisė, nė vitin 1959, qėndrimi i tij dinjitoz para Gjyqit tė Qarkut nė Prishtinė dhe mbrojtja e parimeve tė tij politike se mbetja e Kosovės dhe e viseve tė tjera tė banuara nė shumicė prej shqiptarėve nėn administrimin jugosllav ishte e padrejtė dhe, se ato territore duhej tė bashkoheshin me shtetin amė Shqipėrinė, kishte lėnė mbresa tė forta tek atdhetarėt e Kosovės, e sidomos te rinia shkollore dhe te inteligjencia e re e cila po ngrihej me shumė vėshtirėsi. Ndonėse pėrmendja e emrit tė Adem Demaēit ndėshkohej nga pushtuesi serbo - jugosllav me shumė vite burg duke pasuar edhe masa tjera ndėshkimore, si largimi nga studimet, nga shkollat e mesme dhe nga vendet e punės, megjithatė, emri i Adem Demaēi pėr ēdo ditė e mė zėshėm pėrmendej si emėr i njeriut tė sakrificės dhe vetėflijimit pėr ēėshtjen e pazgjidhur kombėtare.

 

Shkrimet e Adem Demaēit tė botuara nė shtypin e kohės, nė gazetėn "Rilindja" dhe revistėn "Jeta e Re", e posaēėrisht romani i tij, me emėr simbolik "Gjarpijt e gjakut" ishin bėrė shumė tė kėrkuara dhe komentoheshin nė rrethe tė ngushta me interesim tė shtuar. Ndonėse romani "Gjarpinjtė e gjakut" trajtonte njė temė tė dhembshme dhe tragjike ndėr shqiptarėt, siē ishte hakmarrja, megjithatė, njerėzit i jepnin edhe ngjyra tė tjera kėtij romani. Thuhej, ta zėmė, se Adem Demaēi me gjarpėrinjtė ka menduar nė pushtetin okupues tė Jugosllavisė, kurse me thirrjen e tij nė moton e romanit: "Jo atyne qė janė trima, me e ngreh gishtin e krimit, por atyne qė janė trima me shtri dorėn e pajtimit", komentoheshin si njė mesazh drejtuar popullit shqiptar, se autori, faktikisht, kishte kėrkuar qė pushkėn ta drejtonin jo kundėr njėri tjetrit, por kundėr pushtuesit jugosllav. Prandaj, pas daljes sė Adem Demaēit nga burgu i Mitrovicės sė Sremit, nė vitin 1962, nuk ishte ndonjė problem i veēantė qė ai tė gjente bashkėveprimtarė pėr rrugėn e zgjedhur me kohė, pėr rrugėn e lirisė. Kėshtu, ai do t'i vėjė kontaktet me Zeqir Gėrvallėn, nga Lupēi i Poshtėm, nxėnės i shkollės Normale tė Prishtinės dhe poet i talentuar; me Ahmet Haxhiun, mjeshtėr nga Prishtina dhe bir i atdhetarit tė njohur nga radhėt e NDSH-sė, Shaip Zullufi; Ilmi Rakovicėn, mėsues nga Prishtina; Abdyl Lahun, nxėnės i shkollės Normale nga Gllamniku i Llapit; Fazli Greiēevcin, mėsues nga Flamurasi (ish - Sankoci) i Drenicės dhe poet i njohur; Azem Beqirin, nga Dumnica e Llapit dhe nėpunės nė Prishtinė, etj.

 

Duke i pėrshkruar rrethanat qė i kishte gjetur nė Prishtinė dhe nė Kosovė, Adem Demaēi, shumė vite mė vonė, do tė thotė: "Pas ardhjes nga burgu i Mitrovicės sė Sremit, shumė shpejt kuptova se nė Kosovė asgjė nuk kishte ndryshuar.

 

Pėrkundrazi, ishte terror i pėrgjithshėm policor. Prishtina tė kujtonte vendin pas erupsionit vullkanik. Varfėri, pa perspektivė e plotė, frikėsim... Njerėzit nuk jepnin as pesė para pėr jetėn e tyre. Pas bisedės me nėnėn, definitivisht u pėrcaktova pėr punė ilegale dhe pėr krijimin e organizatės irredentiste.

 

Duke i pėrkujtuar, mė tutje, rrethanat historike, politike dhe familjare, nė vigjilje tė formimit tė LRBSH-sė, Adem Demaēi, e sjellė kėtė bisedė me nėnėn e tij, Nėnėn Nazife, e cila ishte mbėshtetje e fortė morale, jo vetėm pėr tė birin, por edhe pėr veprimtarinė patriotike tė bashkėveprimtarėve tė tij. Ja dialogu nėnė - bir: Ademi i thotė t'ėmės: " Nėnė, tani duhet tė bėjė pėrpjekje diēka, sepse s’mund t’u them shokėve qė tė punojnė pėr Atdhe dhe vet tė ri e tė shikoj anash. Mirėpo, mė ke djalė, njė dritė dhe ti e di se pa lejen tėnde s kam bėrė asgjė nė kėtė jetė. Prandaj, nėse ti dėshiron qė unė tė mbetem me ty, mė thuaj". Por nėna ime, edhe pse ishte analfabete, ishte njė filozofe e vėrtetė, ishte njė nėnė luaneshė. Ajo iu pėrgjigj:"Jo bir, nėna Nazife, njė ditė do tė vdes, por nėna Shqipėri nuk do tė vdesė kurrė. E ti, lėre nėnėn Nazife e kapju nėnė Shqipėri. Kapju asaj nėne qė nuk do tė vdesė kurrė, e tė pastė nėna..." Duk i analizuar, deri nė detaje, rrethanat pėr formimin e organizatės ilegale - irredentiste, gatishmėrinė e njerėzve pėr angazhim nė veprimtarinė patriotike dhe shkasin e drejtpėrdrejtė tė veprimit nė shkallė mė tė lartė tė organizimit, Adem Demaēi, do tė konstatojė: Pėrndryshe, tė gjitha parakushtet ekzistonin... Rreth meje filluan tė tuboheshin zanatlinjtė dhe disa nėpunės. Pandėrprerė insistonin dhe kėrkonin tė bėjmė diēka. Nė fillim iu thosha: pritni, ende nuk ėshtė koha. Pakėnaqėsia e njerėzve rritej pėr ēdo ditė. Pėr ta ndryshuar njė politikė shfarosėse tė Jugosllavisė kundėr shqiptarėve, kur ishin rreth 100.00 dosje tė hapura, e prej tyre vetėm me direktivėn e UDB-sė (Sigurimit tė Brendshėm Shtetėror tė Jugosllavisė) 50.00 veta; kur mjaftonte qė dikush tė ishte shqiptar, krahas kėsaj edhe intelektual dhe tė mbahej nė dyshim tė pandėrprerė, duke e pėrcjellė dhe pėrgjuar; kur pothuajse secili qė kishte jetuar apo ishte shkolluar nė Shqipėri, ėshtė shikuar si njė spiun potencial i Shqipėrisė, por edhe ata qė i kishin kryer studimet nė Beograd dhe nė Zagreb nuk gėzonin besim mė tė madh; 22) kur nuk lejohej tė pėrdorej flamuri kombėtar shqiptar; kur shqiptarėt e Shqipėrisė quheshin "albanci", kurse ata tė Kosovės "shiptari"; kur bėhej ēmos qė tė pengohej rezistenca e shqiptarėve tė Kosovės dhe kur deklarohej nga okupatori dhe kuislingėt nga radhėt e vet shqiptarėve se shqiptarėt e Kosovės dhe tė Metohisė i gėzojnė tė gjitha tė drejtat qė i gėzojnė edhe popujt e tjerė tė Jugosllavisė; se si shqiptarėt qė jetojnė nė Jugosllavinė e Titos kishin mė shumė tė drejta se sa vet shqiptarėt nė Shqipėri; se si, gjoja, shqiptarėt ishin tė kėnaqur me statusin e tyre; se si Shqipėria po ndėrhynte nė punėt e brendshme tė Jugosllavisė duke i mbrojtur shqiptarėt 23); mu nė atė kohė, dhe nė rrethana tė tilla historike, atdhetarėt e dėshmuar qė, siē thotė Adem Demaēi: nuk ēanin kokėn shumė pėr rreziqet dhe pasojat qė mund tė pėsonin nga okupatori, qė e dinin se duhej vazhduar, gjithsesi, amanetin e brezave tė mėhershėm pėr luftėn pėr ēlirim dhe ribashkim kombėtar, qė i pėrgjigjeshin zėrit tė Kosovės martire - vendosin tė organizohen edhe mė mirė dhe Vi pėrballojnė tė gjitha sfidat qė u bėnte ēasti historik nė vitin 1963.

 

Duke folur pėr pretekstin formal pėr formimin e Lėvizjes Revolucionare pėr Bashkimin e Shqiptarėve, nė shtatorin e vitit 1963, Adem Demaēi, thotė: Shqipėria nė atė kohė, pėr shkak tė qėndrimeve jokorrekte tė Jugosllavisė ndaj shqiptarėve tė Kosovės dhe pėr mosrespektimin e tė drejtave tė tyre e sulmoi Jugosllavinė. Atėherė, agjencia telegrafike jugosllave, "Tanjug" publikoi njė demant se si, gjoja, nuk ishte e vėrtetė, porse shqiptarėt nė Jugosllavi janė tė kėnaqur, ata jetojnė mirė dhe nuk kanė nevojė pėr kurrfarė lotėsh tė krokodilit nga Tirana. Kur "Tanjugu" publikoi komentin sesi shqiptarėt janė tė kėnaqur, atėherė kam thėnė: Pra, do tė dėshmojmė se nuk jemi tė kėnaqur.

 

MBLEDHJA THEMELUESE PĖR FORMIMIN E LRBSH-SĖ

 

Pas analizave detale qė i kishte bėrė Adem Demaēi rrethanave nė Kosovė dhe nė viset e tjera shqiptare nė Jugosllavi, nė vet Federatėn e atėhershme Jugosllave, pas analizave qė iu kishte bėrė rrethanave nė shtetin amė, Shqipėrinė, si dhe rrethanave botėrore, nė pėrgjithėsi, definitivisht kishte vendosur qė tė formojė organizatėn irredentiste Lėvizja Revolucionare pėr Bashkimin e Shqiptarėve. Kėshtu, nė muajin shtator tė vitit 1964, Adem Demaēi, thėrret mbledhjen themeluese nė Prishtinė. Nė kėtė mbledhje marrin pjesė: Adem Demaēi, Fazli Greiēevci, Zeqir Gėrvalla, Azem Beqiri dhe Abdyl Lahu.

 

Nė kėtė mbledhje themeluese vendoset, qė:

 

1. Organizata tė quhet - Lėvizja Revolucionare pėr Bashkimin e Shqiptarėve, (shkurtimisht LRBSH);

2. LRBSH-ja tė pėrpilojė Programin dhe Statutin e vet;

3. LRBSH-ja ta ketė udhėheqjen nė nivel tė Kosovės dhe ai organ tė quhet Komiteti Revolucionar;

4. LRBSH-ja Vi ketė udhėheqjet nė nivel tė qyteteve dhe ato tė quhen Komitetet e Qyteteve;

5. LRBSH-ja Vi ketė udhėheqjet nė nivele tė fshatrave dhe tė vendbanimeve mė tė vogla dhe ato tė quhen Komitetet e Vendit;

6. Anėtarėsia mujore pėr anėtarėt e LRBSH-sė s tė jetė 500 dinarė dhe

7. Kryetar i Komitetit Revolucionar nė nivel tė vendit, tė jetė Adem Demaēi.

 

Pas formimit tė LRBSH-sė, Adem Demaēi, zhvillon kontakte dhe biseda intensive me shumė patriotė me tė cilėt kishte kontaktuar dhe bashkėpunuar edhe para se tė formohej Organizata, si dhe me njerėz tė tjerė pėr tė cilėt kishte informata se iu flinte nė zemėr ēėshtja kombėtare dhe se ata ishin tė gatshėm qė tė angazhoheshin pėr veprimtari konkrete. Vlen tė theksohen bisedat me: Sabit Ratkocerin, jurist i diplomuar nė Universitetin e Beogradit kohė mė parė, nga fshati Lupē i Llapit, me tė cilin Adem Demaēi njihej qė nga koha kur Sabiti kishte qenė nxėnės nė Gjimnazin e Prishtinės, nė vitin 1959; Hazir Shalėn - profesor i gjuhės dhe letėrsisė shqipe nė Normalen e Prishtinės, nga fshati Barilevė i Rrethit tė Prishtinės; Ahmet Haxhiun - mjeshtėr nga Lupēi i Llapit i cili ishte nė lidhje tė afėrme farefisnie me Adem Demaēin dhe jetonte prej kohėsh nė Prishtinė; Xhafer Mamuxhikun - nėpunės nė Termoelektranėn e Kastriotit, nga Mitrovica, i cili kishte kohė tė gjatė qė jetonte nė Prishtinė; Sabri Novosellėn - rrobaqepės nga Vushtrria, i cili qė nga viti 1953 jetonte nė Prishtinė; Tefik Sahitin - punėtor medicinal nga Prishtina; Hilmi Rakovicėn - mėsues nga Prishtina; Selman Berishėn -mėsues nga Prugovci i rrethit tė Prishtinės; Arif Hoxhėn - rrobaqepės nga Mitrovica; Zeqir Agushin - punėtor medicinal nga Prishtina; Hysen Dacin - orėtar nga Peja me vendbanim nė Mitrovicė, Selahudin Dacin - muziktar nga Peja dhe banonte nė Prishtinė; Ramadan Shalėn - nėpunės nga Peja me vendbanim nė Pejė, etj.

 

FORMIMI I KOMITETEVE TĖ QYTETEVE TĖ LRBSH-SĖ

 

Ndėr objektivat mė tė rėndėsishme qė shtroheshin para udhėheqjes sė LRBSH-sė ishin formimi i Komiteteve tė Qyteteve dhe pėrpilimi i Programit dhe Statutit tė Lėvizjes. Qėndrimi i LRBSH-sė ishte qė tė formoheshin Komitetet e Qyteteve nė sa mė shumė qytete, jo vetėm tė Kosovės por edhe nė qyteteve tjera tė banuara me shqiptarė nėn administrimin - okupimin e Jugosllavisė, por edhe nė vende tė ndryshme nė botė ku kishte shqiptarė tė shpėrngulur, me prioritet nė Turqi.

Komiteti i Qytetit tė Prishtinės, si Komiteti i parė i LRBSH-sė, u formua me kuadrot mė tė njohura dhe nėn organizimin e drejtpėrdrejtė tė kryetarit, Adem Demaēi. Kjo do tė ndodh menjėherė pas mbledhjes konstituive tė Lėvizjes. Komitetin e Prishtinės e pėrbėnin: Xhafer Mamuxhiku - kryetar, Azem Beqiri, Sabit Ratkoceri, Sabri Novosella, Ahmet Haxhiu dhe Enver Mehmeti - anėtarė. 28) Pas angazhimeve kėmbėngulėse dhe sakrificave tė mėdha tė normalistit Zeqir Gėrvalla, i cili kohė mė parė kishte kaluar nga Normalja e Prishtinės nė atė tė Mitrovicės si dhe angazhimeve tė Arif Hoxhės, nė Mitrovicė formohet Komiteti me kėta veprimtarė: Zeqir Gėrvalla - kryetar, Hysen Daci, Mustafė Venhari, Arif Hoxha dhe Ismet Koshutova - anėtar. Nė qytetin e Gjakovės nuk kishte ndonjė vėshtirėsi tė posaēme pėr ta formuar Komitetin e LRBSH - sė duke pasur parasysh traditėn e gjatė patriotike tė brezave tė shumtė nė luftėn pėr ēlirim si dhe pėr ndikimin qė kishin bėrė intelektualėt e shkolluar nė Shqipėri. Nė Gjakovė vepronte Grupi i tė Rinjve i cili mbante emrin e dėshmorit Haki Taha. Pas kontakteve tė anėtarėve tė LRBSH-sė nga Komiteti i Pejės me patriotėt dhe intelektualėt e Gjakovės, nė marrėveshje dhe koordinim me Komitetin Revolucionar nė Prishtinė, formohet Komiteti i Gjakovės. Nė udhėheqjen mė tė lartė zgjidhen: Kadri Kusari - kryetar, Murteza Nura, Asim Vula, Hyda Dobruna, Avni Lama, Nuredin Spahiu dhe Teki Dėrvishi - anėtarė.

 

Nė Gjilan kishte vepruar edhe para vitit 1963 njė organizatė patriotike ilegale nė baza irredentiste, me emrin e Heroit tė Polllit Mujo Ulqinaku. Edhe nė formimin e Komitetit tė Gjilanit rol tė pazėvendėsueshėm do tė luaj Zeqir Gėrvalla, njėri prej njerėzve mė tė afėrm dhe mė tė besueshėm tė Adem Demaēit. Pas bisedave tė drejtpėrdrejta nė mes tė tė deleguarit tė LRBSH-sė nga Prishtina, Zeqir Gėrvalla, dhe poetit tė njohur nga Gjlani, Rexhep Elmazi, merret vendimi qė tė formohet Komiteti i LRBSH-sė nė Gjilan. Po ashtu, vendoset qė anėtarėt e organizatės Mujo Ulqinaku tė bashkohen me Komitetin e porsaformuar. Pas veprimeve organizative tė Rexhep Elmazit dhe bashkėveprimtarėve tė tij bėhet zgjedhja e udhėheqjes sė Komitetit tė Gjilanit nė kėtė pėrbėrje: Rexhep Elmazi -kryetar, Fehmi Elmazi, Isa Bajrami dhe Abdyl Qerimi - anėtarė.

 

Para se tė formohej Komiteti i LRBSH-sė nė Pejė, po ashtu, kishte vepruar njė organizatė patriotike e cila quhej Bashkimi Territorial i Shqiptarėve, qė nga fillimet e viteve tė `60 - ta, e cila udhėhiqej nga veprimtari Remzi Baloku. Pas kontakteve tė Komitetit Revolucionar, tė cilat mbahen nėpėrmes tė Hysen dhe Selahudin Dacit dhe patriotėve nė Pejė, merret vendimi qė edhe nė kėtė qytet tė rėndėsishėm tė Kosovės tė formohet Komiteti i LRBSH-sė. Ashtu siē ishte vepruar nė Gjilan, edhe nė Komitetin e Pejės do tė vendoset qė anėtarėt e organizatės Bashkimi Territorial i Shqiptarėve tė bashkohen me Komitetin e LRBSH-sė nė Pejė. Nė mbledhjen e parė tė kėtij Komiteti do tė bėhet zgjedhja e udhėheqjes nė kėtė pėrbėrje: Ramadan Shala - kryetar, Remzi Baloku, Sylė Shala, Abdyl Shala, Vesel Morina, Shefqet Deēani, Nimon Podrimja, Ahmet Zeka, Ejup Kastrati, Mehmet Krasniqi dhe Nezir Gashi - anėtarė. Pėrveē nė qytetet kryesore tė Kosovės ku ndėrkohė ishin formuar shumė komitete tė qyteteve, LRBSH-ja, po ashtu ishte angazhuar qė edhe nė qytetet shqiptare nė Maqedoni tė formoheshin komitetet e qyteteve. Pėrpjeke tė dalluara nė kėtė drejtim kishte bėrė Azem Beqiri, anėtar i Kėshillit Revolucionar nė nivel tė Kosovės. Ky veprimtar, duke i shfrytėzuar udhėtimet e tija tė shpeshta zyrtare nė Shkup, nė Tetovė, nė Gostivar, nė Dibėr, etj. i kishte pėrcjell informatat, herė drejtėpėrsėrsėdrejti e herė tė tėrthorta qė linin tė kuptohej se nė Kosovė po vepronte njė organizatė patriotike irredentiste, qė pėr qėllim tė fundit kishte ēlirimin e territoreve shqiptare tė okupuara nga Jugosllavia dhe bashkimin e tyre mė Shqipėrinė. Kėshtu, nė Shkup vepronte Komiteti i Shkupit tė cilin e udhėhiqte Musli Kajolli, i cili kishte mbajtur takime edhe me vet kryetarin e LRBSH-sė, Adem Demaēin, me tė cilin kishte planifikuar kryerjen e aksioneve tė cilat parashiheshin nga Qendra nė Prishtinė. Pėrveē Musli Kajollit nė Komitetin e Shkupit ishin tė angazhuar edhe Mustafė Kajolli, Ismail Bunjaku, etj. Kėto kontakte me Shkupin mbaheshin sidomos nėpėrmes tė udhėheqėsve tė lartė tė LRBSH -sė Selman Berishės dhe Zeqir Gėrvallės. Udhėheqja mė e lartė e Lėvizjes Revolucionare pėr Bashkimin e Shqiptarėve nuk mjaftohej vetėm me kėto organizime nė qytetet shqiptare nėn administrimin e Jugosllavisė, por synonte qė komitetet e LRBSH-sė tė themeloheshin edhe nė vende tė ndryshme nė botė. Nė kėtė drejtim prioritet i ishte dhėnė themelimit tė komiteteve nė Turqi dhe nė Shqipėri. Andaj, pėr kėtė qėllim, me vendim personal tė Adem Demaēit, do tė udhėtojnė disa herė pėr nė Turqi anėtarėt e LRBSH-sė nga Prishtina, Mehdi Raēi dhe Tefik Sahiti. Ndonėse Adem Demaēi kishte shumė shqiptarė tė njohur qė ishin shpėrngulur nga Kosova nė Turqi, megjithatė, nevojiteshin kontakte tė veēanta pėr kėtė aktivitet tepėr tė rėndėsishėm pėr nevojat e LRBSH - sė. Nė mesin e njerėzve qė ishin dalluar prej kohėsh nė Stamboll ishte, padyshim, atdhetari nga Prishtina Nijazi Straja - Saraēogllu. Pas njoftimit se ishte formuar Organizata Lėvizja Revolucionare pėr Bashkimin e Shqiptarėve dhe se nė krye tė kėsaj Organizate qėndronte Adem Demaēi, Nijazi Saraēogllu nuk hamendet dhe pėr njė kohė tė shkurtėr e formon Komitetin e Stambollit. Nė krye tė Komitetit tė Stambollit zgjidhen: Nijazi Sqraēogllu - kryetar dhe Tefik Saraēoglli e Shemsi Jalldyzi - anėtarė. Duke i analizuar rrethanat nė tė cilat ishte themeluar dhe nė ato qė po e zhvillonte aktivitetin e saj LRBSH - ja, nga njė anė dhe, nga ana tjetėr, duke pasur parasysh bllokadėn informative qė e kishte vėnė sistemi jugosllav qė tė depėrtonte ēfarėdo informate rreth aktivitetit dhe qėllimeve tė saj, udhėheqja mė e lartė e LRBSH -sė kishte paraparė si domosdoshmėri qė tė viheshin kontakte tė drejtpėrdrejta me udhėheqjen e Shqipėrisė, tė vetmen mundėsi nė tė cilėn kishte llogaritur LRBSH-ja qė e vėrteta ta zbėrthente kėtė bllokadė informative dhe tė njoftohej, kėshtu, opinioni botėror pėr luftėn qė bėnte Lėvizja. Pėr kryerjen e kėtij misioni tė rėndėsisė sė dorės sė parė pėr LRBSH -nė, ishte caktuar njeriu mė i pėrshtatshėm, poeti dhe atdhetari Fazli Greiēevci, nga fshati Flamuras i Drenasit tė Drenicės kryengritėse. Andaj, me qėllim ai nuk ishte angazhuar nė ndonjė aktivitet mė konkret nė Kosovė. Si intelektual i njohur qė ishte Fazli Greiēevci, i matur dhe shumė i pėrmbajtur, karaktareistika tė njė pėrfaqėsuesi tė denjė qė Vi mbante lidhjet e drejtpėrdrejta nė mes tė Lėvizjes Revolucionare pėr Bashkimin e Shqiptarėve dhe shtetit amė, Shqipėrisė, ishte kursyer pėr ndonjė angazhim tjetėr nė Kosovė, pėrveē qė vazhdonte tė ishte nė udhėheqjen mė tė lartė tė Komitetit Revolucionar dhe njėri prej bashkėpunėtorėve mė tė afėrm tė vet Adem Demaēit. Vlen tė theksohen edhe angazhimet e LRBSH-sė qė nė radhėt e veta tė inkuadroj edhe personalitetet e njohura nga lami  tė ndryshme. Kėshtu, nė mesin e anėtarėve tė LRBSH -sė ishin edhe Sabit Kapiti, njė veprimtar i njohur i ēėshtjes kombėtare nga Krahina e Llapit, i cili i ishte angazhuar nga vet kryetari i LRBSH - sė; Dr. Ali Sokoli - mjek specialist i sėmundjeve tė kraharorit; Dr. Xheladin Deda - specialist pėr sėmundjet e syve, etj. Kėta intelektualė dhe humanistė tė njohur, jo vetėm nė Kosovė por edhe nė shkallė kombėtare, ishin angazhuar nė LRBSH me ndihmėn e anėtarit tė udhėheqjes sė lartė tė LRBSH - sė, Azem Beqiri.

 

Komiteti Revolucionar nė nivel tė Kosovės dhe kryetari i Lėvizjes vazhdojnė tė mbajnė kontakte tė shpeshta me Komitetet e Qyteteve me qėllim tė koordinimit tė aktiviteteve tė Lėvizjes, me qėllim tė pėrgatitjes pėr pėrpilimin e Statutit dhe tė Programit tė Lėvizjes, me qėllim tė shtimit tė radhėve me anėtarė tė rinj, me planifikimin e aksioneve qė parashiheshin tė ndėrmerreshin nė njė tė ardhme tė afėrme, etj.

 

Nė mesin e kėtyre takimeve, i njė rėndėsie tė veēantė ishte takimi i mbajtur nė Mitrovicė, nė muajin nėntor 1963. Nė kėtė mbledhje marrin pjesė: kryetari i Lėvizje - Adem Demaēi, Ramadan Shala - kryetar i Komitetit tė Pejės, Mustafa Venhari - anėtar i Komitetit tė Mitrovicės dhe Selahudin Daci -anėtar i Komitetit tė Pejės. Nė kėtė takim merren kėto vendime:

 

1. Ramadan Shala dhe Mustafė Venhari zgjidhen nėnkryetarė tė Komitetit Revolucionar nė nivel tė Kosovės dhe

2. Statutin dhe Programin e LRBSH - sė ta pėrpilojnė Adem Demaēi dhe Ramadan Shala. 40)

 

STATUTI DHE PROGRAMI I LRBSH-SĖ`

 

Lėvizja Revolucionare pėr Bashkimin e Shqiptarėve pėr njė kohė tė shkurtėr do tė shtrihet pothuaj nė tėrė hapėsirėn shqiptare nė Jugosllavi, si nga aspekti organizativ ashtu edhe nga aspekti i ndikimit te popullsia shqiptare. Pas formimit tė komiteteve tė qyteteve tė LRBSH - sė nė Prishtinė, nė Mitrovicė, nė Pejė, nė Gjakovė, nė Gjilan, nė Shkup dhe nė Stamboll, parashihej qė tė vazhdohej me formimin edhe tė Komiteteve tė tjera. Andaj, si imperativ i kohės ishte shtruar domosdoshmėria qė tė shkruhej Statuti dhe Programi i Lėvizjes. Pas konsultimeve paraprake tė kryetarit tė LRBSH - sė edhe me anėtarėt e tjerė tė Komitetit Revolucionar nė nivel tė vendit, fillojnė pėrgatitjet qė ti hyhet kėsaj pune me shumė interes. Pėr t i ikur syrit zhbirues tė Sigurimit Shtetėror Jugosllav, UDB-sė famėkeqe, vendoset qė pėrpilimi i kėtyre dokumenteve bazė tė Lėvizjes tė zhvillohet nė Pejė. Kėshtu, nė fillim tė janarit 1963, pas mbajtjes edhe tė njė takimi nė mes tė Adem Demaēit dhe tė Ramadan Shalės, nė Prishtinė, vendoset qė t`i hyhet punės sė shkrimit tė Statutit dhe Programit tė

LRBSH - sė.

 

Pas njė pune intensive tė Adem Demaēit dhe tė Ramadan Shalės, arrihet tė pėrpilohet Statuti dhe Programi i LRBSH-sė, i cili shkruhet nė Pejė, nė shtėpinė e Ramadan Shalės. Pėr nevojat e ngutshme tė organizatės vendoset qė Statuti tė shumėzohet nė sa mė shumė kopje me qėllim tė shpėrndarjes nė komitetet e qyteteve si dhe nė mesin e anėtarėsisė, nė mėnyrė qė tė njihen pėr sė afėrmi me parimet kryesore dhe me rregullat e veprimit tė anėtarėve tė Lėvizjes Revolucionare pėr Bashkimin e Shqiptarėve. Sipas propozimit tė Zeqir Gėrvallės, kryetari i LRBSH - sė pajtohet qė aktiviteti rreth shumėzimit tė Statutit t`i besohet Vezir Ukės, veprimtar i dalluar i LRBSH - sė nga Dobraja e Lypjanit, i cili atyre ditėve punonte nė redaksinė e revistės letrare "Jeta e Re" nė Prishtinė. Vezir Ukaj do ta kryejė kėtė detyrė tė rėndėsishme me pėrkushtim duke i shumėzuar qindra kopje tė Statutit nė objektet e redaksisė ku punonte. Padyshim, Vezir Ukaj, do ta kryejė me sukses kėtė detyrė pėr nevojat e Lėvizjes duke pasur mirėkuptimin, apo pajtimin nė heshtje, tė poetit tė njohur dhe kryeredaktorit tė revistės "Jeta e Re", dr. Esat Mekuli.

 

Statuti i Lėvizjes Revolucionare pėr Bashkimin e Shqiptarėve kishte njė mbarėshtrim logjik dhe vizionar politik. 44) Duke qenė nė vijėn e drejtpėrdrejtė tė rrymės irredentiste kombėtare dhe vazhdimėsi autentike e saj, LRBSH - ja, qė nė nenin e parė hiqte ēdo dilemė eventuale pėr qėllimet e saja politike. Aty, pa kurrfarė ekuivokėsh, thuhej:

 

Neni 1

 

Qėllimi i parė dhe i fundit i Lėvizjes sonė asht sigurimi i tė drejtės pėr vetėvendosje deri nė shkėputje pėr viset e banueme nė shumicė prej shqiptarėsh qė gjenden ende nėn administrimin e Jugosllavisė, domethėnė, qėllimi i parė dhe i fundit i Lėvizjes sonė asht - ēlirimi i krahinave shqiptare, t`aneksueme prej Jugosllavisė dhe bashkimin e kėtyre krahinave me nanėn e vet - Shqipninė. LRBSH - ja parashihte qė nė veprimtarinė e saj tė pėrdorte dy forma kryesore tė aktivitetit: paqėsore dhe jopaqėsore, qė do tė thotė lufta e armatosur dhe kryengritja e pėrgjithshme popullore. S do mend se udhėheqja e LRBSH - sė, fillimisht, ishte e pėrcaktuar tė zbatonte tė gjitha metodat e veprimit paqėsor, si: propagandėn, agjitacionin e forma tė tjera tė veprimit. Megjithatė, si organizatė patriotike qė ishte, LRBSH - ja parashihte edhe mundėsinė e kryengritjes sė armatosur. Prandaj, neni i dytė i Statutit, thoshte:

 

Neni 2

 

Lėvizja jonė, pėr tė mbėrrijt qėllimin e lartpėrmendun, ka me pėrdorė tė gjitha mėnyrat dhe mjetet qė i vijnė pėrdore - prej atyne politiko - propagandistike - mjete paqėsore, e deri te lufta e armatosun dhe kryengritja e pėrgjithshme popullore - mjete jopaqėsore.

Ndonėse, fillimisht, LRBSH - ja parashihte qė aktivitetin e vet ta mbėshteste vetėm nė forcat e veta, megjithatė, ajo ishte e vetėjshme se pėr luftėn e gjatė qė e priste drejt ribashkimit kombėtar, do tė duhej, patjetėr, tė kėrkonte dhe Vi pranonte ndihmesat dhe kontributet edhe nga jashtė Kosovės. Gjithashtu, udhėheqja e LRBSH - sė ishte mirėnjohėse po qe se do t i ofroheshin ndihma materiale, financiare, ushqimore, ushtarake e tė tjera. Gjithashtu edhe ndihmat morale pėr luftėn dhe pėrpjekjet e LRBSH - sė do tė ishin tė mirėseardhura, nga do qė ato do tė vinin. Tė gjitha kėto theksohen nė mėnyrė tė qartė nė nenin e tretė tė Statutit:

 

Neni 3

 

Nė realizimin e tė drejtės sė patjetėrsueshme tė popullit shqiptar pėr ēlirim dhe bashkim, Lėvizja jonė ka me pranue, me miradije tė madhe, ēdo ndihmė e pėrkrahje tė sinqertė, materiale dhe morale - prej kahdo dhe kujdo qė Vi vije a Vi ofrohet. Pėr qėllimet e qarta politike dhe kombėtare tė LRBSH - sė mė sė miri flet neni i katėrt i Statutit, ku theksohet se - Lėvizja nuk e drejton luftėn dhe aktivitetin e vet kundėr Jugosllavisė dhe sistemit tė saj, porse aktivitetet dhe lufta e saj do tė vazhdojnė vetėm deri sa t i ēlirojė dhe t i ribashkojė me shtetin amė territoret e aneksuara nga Jugosllavia. Kjo dėshmonte, pėrveē tjerash, se LRBSH - ja ishte organizatė ēlirimtare nė kuptimin e mirėfillt tė fjalės. Ja ē thotė neni i katėrt:

 

Neni 4

 

Lufta jonė nuk e drejton aktivitetin dhe luftėn e vet kundėr Jugosllavisė dhe sistemit tė saj shoqnoro - politik si tanėsi - por aktivitetet dhe lufta e saj do tė vazhdojnė, do tė shklojnė deri nė atė shkallė, sa t i ēlirojė dhe t i bashkojė me Shqipninė krahinat shqiptare –t`aneksueme prej Jugosllavisė. Dėshmi e seriozitetit dhe e pjekurisė politike tė LRBSH-sė ishte, pėrveē tjerash, se ajo kishte Programin dhe Statutin e saj ku, mė pėr sė afėrmi, pėrkufizoheshin dhe pėrcaktoheshin tė gjitha rregullat e veprimit tė anėtarėve tė saj, pėrcaktoheshin nė mėnyrė decidive qėllimet e Lėvizjes, format e organizimit dhe veprimtarisė, e tė tjera. Prandaj, nė nenin e pestė, thuhet:

 

Neni 5

 

Lėvizja jonė ka "Programin" dhe "Statutin" e vet. Pėrveē pjesės sė pėrgjithshme, Statuti i LRBSH - sė kishte edhe pjesėn organizative tė tij. Kėshtu, neni gjashtė i kėtij Statuti pėrcaktonte parakushtet dhe mundėsitė e anėtarėsimit nė Lėvizje. Ajo qė ėshtė karaktetirstikė e tė gjitha grupeve, organizatave, partive apo lėvizjeve politike - patriotike, vėnia e interesave kombėtare mbi ato personale -ėshtė karakteristikė e domosdoshme edhe pėr anėtarėt e LRBSH-sė. Andaj, nė nenin vijues thuhet:

 

Neni 6

 

Anėtar i Lėvizjes Revolucionare pėr Bashkimin e Shqiptarėve mund tė jetė ēdo kush, qė  tue vu interesin e pėrgjithshėm pėrpara interesit personal pėrpiqet e lufton me mish e shpirt, qė tė pėrkrahė pa rezervė  nė ēdo kohė e kudo qė gjindet  si personalisht  tue flijue jetėn e vet si materialisht, si moralisht -ēashtjen e ēlirimit dhe bashkimit tė Shqiptarėve. Neni vijues i Statutit tė LRBSH-sė parashihte qė nė krye tė Lėvizjes tė ishte organi mė i lartė, i cili do ta koordinonte, organizonte dhe udhėhiqte tėrė Lėvizjen pėr ēlirim dhe bashkim kombėtar. Organi mė i lartė quhej Komiteti Revolucionar. Sa i pėrket zgjėrimit tė Komitetit Revolucionar me anėtarė tė rinj, ky nen parashihte se kjo mund tė bėhej vetėm me kooptim dhe nė mėnyrėn mė tė drejtė dhe mė demokratike qė ishte e mundur - me pėlqimin e njėzėshėm tė anėtarėve tė tjerė. Ky nen thoshte:

 

Neni 7

 

Nė krye tė Lėvizjes qėndron Komiteti Revolucionar i Bashkimit tė Shqiptarėve. Zgjanimi i tij bahet me kooptim - me pėlqim tė njizashėm tė anėtarėve tjerė.

Sipas Nenit tė tetė tė LRBSH-sė, Komiteti Revolucionar, pėrveē koordinimit dhe drejtimit tė mbarė Lėvizjes, kishte tė drejtė Vi emėronte dhe Vi shkarkonte tė gjitha organet dhe tė gjithė pėrgjegjėsit e Lėvizjes. Ky nen, gjithashtu, pėrcaktonte mėnyrėn e marrjes sė vendimeve me shumicė votash dhe nė fund, po ashtu, parashihte qė vendimet qė merreshin me shumicė votash nga

Komiteti Revolucionar - ishin obliguese pėr tė gjithė anėtarėt nė tė gjitha nivelet organizative tė LRBSH-sė. Aty thuhej:

 

Neni 8

 

Komiteti Revolucionar i Lėvizjes koordinon dhe drejton aktivitetin e mbarė Lėvizjes. Emnon dhe shkarkon tė gjitha organet dhe tė gjithė pėrgjegjėsitė e Lėvizjes. Vendimet e tij merren me shumicė votash dhe janė tė detyrueshme pėr tė gjithė anėtarėt e Lėvizjes kudo qė tė gjinden.

Pėr tė vėnė disciplinė dhe rregull nė radhėt e saj, LRBSH-ja pėrcaktonte saktėsisht kompetencat dhe tė drejtėn e plotėsimit apo tė ndryshimit tė Programit dhe tė Statutit tė Lėvizjes. Pėrkitazi me kėtė normė statutare, thuhet:

 

Neni 9

 

Vetėm Komiteti Revolucionar i Lėvizjes Revolucionare pėr Bashkimin e Shqiptarėve ka tė drejtė me plotėsue ose ndryshue "Programin" ose "Statutin" e Lėvizjes.

Nė rrethanat nė tė cilat e zhvillonte aktivitetin e sajė LRBSH-ja, nė ilegalitet tė thellė, ku konspiracioni ishte jo vetėm i domosdoshėm, por edhe parim qė nuk guxonte tė vihej nė dyshim, ishte e obligueshme qė t u paraprihej me vendime tė posaēme akteve tė mundshme tė tradhtisė. Ndoshta mund tė thuhet se neni 10 i Statutit tė LRBSH - sė mund tė duket tepėr i ashpėr dhe i pamėshirshėm ndaj akteve tė tradhtisė sė anėtarėve tė saj. Por, duke i pasur parasysh pasojat qė rridhnin nga rrethanat e tilla tė njė akti tė tradhtisė, qė shpeshherė pėrfundonte jo vetėm me burgosjen, torturimin dhe gjykimin e shumė anėtarėve dhe patriotėve por ndodhte, fatkeqėsisht, qė ato akte tė tmerrshme tė tradhtisė tė pėrfundonin edhe me shuarjen e tėrė mekanizmit tė organizuar tė grupeve, tė organizatave dhe tė lėvizjeve ilegale patriotike. Andaj, neni 10 aktin e tradhtisė e ndėshkonte vetėm nė njė mėnyrė - me vdekje! Pėr tė mos e lejuar mundėsinė e keqpėrdorimit apo tė hakmarrjes eventuale nė emėr tė LRBSH - sė, kėtė vendim suprem mund ta merrte vetėm Komiteti Revolucionar, duke marrė edhe vendimin pėr zbatimin e vendimit tė plotfuqishėm.

 

Neni 10

 

Ai qė tradhton - nė nji mėnyrė ose nė nji tjetėr - ai vetveten e dėnon me vdekje. Komiteti Revolucionar i Lėvizjes, konstaton dhe vėrteton tradhtinė e bame, njiherit merr masa edhe pėr zbatimin e dėnimit tė plotfuqishėm. Programi i Lėvizjes Revolucionare pėr Bashkimin e Shqiptarėve rrihte ēėshtjen e karakterit kombėtar, ēėshtjen e ēlirimit kombėtar, ēėshtjen e bashkimit territorial, ēėshtjen e njė tregu tė pėrbashkėt dhe ēėshtjen e njė ndjenje shpirtėrore pėr njė gjuhė tė pėrbashkėt letrare. Tė gjitha kėto ēėshtje analizohen nė kohė dhe hapėsirė, pėr tė nxjerrė mėsime se nga duhet tė shkohet nė tė ardhmen historike. Pėrpiluesi i Programit thekson se zgjidhja e ēėshtjes shqiptare nuk mund tė vendoset nga jashtė dhe nga lartė. Kjo do tė thotė, theksohet nė Program, se ēėshtja shqiptare pėr zgjidhje nuk mund tė bėhet se " njė ditė do tė tubohen udhėheqėsia e Shqipėrisė dhe ajo e Jugosllavisė, ose do ta shqyrtojnė edhe gjithė Bashkimi Sovjetik me Paktin e Varshavės. Zgjidhje nuk duhet tė pritet as nga Nju Jorku. E kundėrta, thuhet nė Program, ne besojmė nė ndihmėn e Fuqive tė Mėdha, por edhe nė angazhimin e Jugosllavisė dhe tė Shqipėrisė, por faktori pėrcaktues i zgjidhjes sė ēėshtjes sė Kosovės duhet kėrkuar nga brenda dhe nga poshtė. Kjo do tė thotė se ēėshtja e zgjidhjes sė statusit tė Kosovės ėshtė vendimtare nga vetė rreshtimi i popullit dhe nga veprimi politik nė kuadėr tė tij. Taktika e LRBSH-sė ishte e konsistuar nė kėto pozicione, tė cilat pasqyrohen nė Programin e Lėvizjes Revolucionare pėr Bashkimin e Shqiptarėve: mos me fjetė asnjė ēast; tė punohet qė sot e jo nesėr; Lėvizja tė drejtohet nga masat qė e pranojnė; Lėvizja mos me pasė karakter kadrovik; mos me u marrė me premtime, gradime, mashtrime, kėrcėnime dhe me pasoja. Duhet ta bindim vetvetėn se armiku jonė ka me humbė luftėn. Tek e fundit, ēėshtja shqiptare nuk pritet tė zgjidhet as nga pozicioni i demokracisė perėndimore, as nga pozicioni i demokracisė socialiste, por ēėshtja shqiptare do tė zgjidhet nė pajtim tė plotė me zhvillimin historik, sepse shqiptarėt janė duke notuar ujit teposhtė, kurse robėruesit e shqiptarėve janė duke notuar jo drejt, turpshėm, prandaj, le tė zgjasė lufta jonė sa tė dojė, le tė jetė ajo e vėshtirė dhe e pėrgjakshme sa tė dojė, nė fund tė fundit - ne do tė dalim ngadhnjimtarė, faqebardhė - nė fund tė fundit populli shqiptar do tė bashkohet nė flatrat e shqiponjės dykrenare legjendare.

 

Qė nė fillim tė Programit tė LRBSH-sė bėhet njė analizė e pėrbėrjes sė popullsisė shqiptare nė Kosovė, duke konstatuar se rreth 75% e numrit tė pėrgjithshėm tė popullsisė e pėrbėnė fshatarėsia, punėtoria rreth 10%, pjesėn tjetėr tė popullsisė e pėrbėjnė zanatlinjtė, kurse vetėm reth 1% e pėrbėjnė inteligjencia. Pas analizės detale qė iu bėhet shtresave tjera tė shoqėrisė shqiptare tė kohės nė Program, njė vėmendje e veēantė i kushtohet inteligjencisė, pėr tė cilėn thuhet: "Kjo pėrkah numri nuk kapė ma shumė se 1% tė popullsisė sonė, por ndėrgjegja dhe vetėdija e saj kombėtare - nė krahasim me pjesėn tjetėr tė popullsisė - asht nė shkallėn ma tė naltė, pjekunia e saj politike ka marrė zhvillim tė madh, ndėrsa hovi i lėvizjes ēlirimtare tė popullit tanė asht ma i madh mbrenda kėsaj shtrese."

 

Programi i Lėvizjes Revolucionare pėr Bashkimin Shqiptarėve ėshtė njė dokument tepėr i rėndėsishė nė tė cilin bėhen analiza detaje, veē e veē, pėr rrethanat nė tokat e okupuara shqiptare nėn adminstrimin Jugosllav, pėr Shqipėrinė dhe pėr vet Jugosllavinė. Kėshtu, nė kapitullin e Programit tė LRBSH-sė "Analiza konkrete e situates konkrete mbrenda nesh", fokusohet nė: a) Vėshtrimin e gjendjes politike, b) Vėshtrimin e gjendjes ekonomike, c)Vėshtrimin e gjendjes kulturore-arsimore dhe d) Vėshtrimin e gjendjes sociale-shėndetėsore. Duke analizuar aspektin politik tė problemit tė pazgjidhur tė shqiptarėve nė Jugosllavi, nė Programin e LRBSH-sė, pasi qė citohet pjesa hyrėse e Kushtetutės sė Jugosllavisė e vitit 1963, se: "Popujt e Jugosllavisė, tue u nis nga e drejta e ēdo populli pėr vetėvendosje, tue pėrfshi edhe tė drejtėn pėr shkėputje, nė bazė tė luftės sė pėrbashkėt dhe tė shprehjes sė lirė tė vullnetit nė Luftėn Nacional-ēlirimtare dhe nė revolucionin socialist dhe nė pajtim me aspiratat e tyne historike, tė ndėrgjegjshėm se forcimi i matejshėm i vėllaznimit dhe bashkimit tė tyne shkon n`interesin e pėrbashkėt, u bashkuen nė nji republikė federative kombesh dhe popujsh tė lirė dhe tė barabartė e krijuen bashkėsinė socialiste federative..." shtrohet pyetja e pėrpiluesit tė kėtij Programi: "A nuk mjaftojnė kėto fjalė nxjerrė nga Kushtetuta Jugosllave pėr tė pa se populli ynė nuk ka kėrkue as nuk po kėrkon asgja ma shumė pėrveē tė drejtės sė vet pėr vetėvendosje, tue pėrfshi edhe tė drejtėn pėr shkėputje?" Nė nėnkapitullin e Programit tė LRBSH-sė, me titull: "Vėshtrimi i gjendjes ekonomike", pasi qė jipen tė dhėnat pėr pasuritė e Kosovės nė pėrqindje me tėrė Jugosllavinė, thuhet: "52 % tė tė gjitha rezervave thėngjillore tė Jugosllavisė sė sotme gjinden nė Kosovė_Metohi, gjithashtu 65% tė rezervave tė plumbit e zinkut gjinden nė kėt Krahinė, 34 % tė surfullit, 31 % tė magnezitit, 27 % tė kromit, 15 % tė kaliumit, etj." konstatohet, se: " Pėrkundėr kėtyne pasunive qė ua ofron natyra, Shqiptarėt gjinden nė gjendje ma se tė mjerueshme , ata janė tė shtrėnguem me dalė jashtė Krahine dhe me shkue nė Beligrad, Zagreb, Sarajevė, Lubjanė e qytetet tjera tė Jugosllavisė pėr me fitue kafshatėn e bukės..." Edhe nė nėnkapitullin "Vėshtrimi i gjendjes kulturoarsimore" jipen shifra dhe statistika tė shumta ku pasqyrohet pabarazia totale nė mes tė popullatės shumicė shqiptare, nga njėra anė dhe asaj serbe e malazeze nga ana tjetėr. Aty konstatohet, se: "Nė vjetin shkollor 1962/63, numri i nxanėsve tė shkollave tė mesme ka qenė - 18.002 - tė cilėve vetėm-8.715 kanė qenė tė kombėsisė Shqiptare, ndėrsa sipas pėrqindjes sė popullsisė nė Krahinė do tė duhej t ishin -12.601... Nė vjetin shkollor 1962/63, nėpėr shkollat e nalta dhe nė disa fakultete tė Krahinės kanė qenė regjistrue gjithsejt, tė rregullt dhe me korespondencė, 4.031 studentė e prej tyne as gjysma nuk ishin shqiptarė... Edhe gjendja e kuadrit arsimor nė Krahinė nuk asht aspak ma i kėnaqshėm:

 

prej -5.907 mėsuesish e arsimtarėsh vetėm - 3.096 tė kombėsisė Shqiptare." Nė kapitujt e veēantė tė Programit tė LRBSH-sė elaborohen tė dhėnat pėr gjendjen politike dhe atė ekonimike nė Shqipėri, nė Jugosllavi dhe nė botė. Kėto analiza bėhen nė kapitujt: "Analiza konkrete e situates konkrete mbrenda nė Jugosllavi", nė "Analiza konkrete e situates konkrete mbrenda nė Shqipėri" dhe "Analiza konkrete e situates konkrete nė botė". Pas analizave detaje, mė tutje konstatohet nė Programin e LRBSH-sė: "Lufta jonė duhet tė zhvillohet nė pajtim me kushtet e rrethanat tė cilat mbretėrojnė mbrenda popullit tonė, nė pajtim me kushtet dhe rrethanat tė cilat mbretėrojnė nė Shqipni, nė pajtim me kushtet dhe rrethanat qė mbretėrojnė mbrenda aneksionistėve tanė si dhe nė pajtim me kushtet e rrethanat tė cilat mbretėrojnė nė tanė botėn e sotshme."

 

Nė fund tė Programit tė Lėvizjes Rvolucionare pėr Bashkimin e Shqiptarėve, shtrohet pyetja: " A asht lufta jonė e drejtė?" nė tė cilėn jipet pėrgjigja pa ekuivoke: "Po asht. Populli Shqiptar nuk po kėrkon asgja ma shumė se ate qė e gėzojnė tė gjitha kombet e Europės - me qenė i bashkuem dhe - siē thot populli - me u fėrgue nė dhjamin e vet. Populli Shqiptar asht i vetmi popull n Europė i cili pėr asnji faj tė vetin qėndron i ndamė nė dy pjesė."

 

Programi i LRBSH-sė pėrfundonte me konstatimin: "Le ta ngrehim ballin naltė me besim tė patundun nė zemėr se mbas dimnit - sado i gjatė dhe i ashpėr qoftė - do tė vijė pranvera me behar e lule plotė."

 

AKSIONI I LRBSH-SĖ QĖ KTHEU BESIMIN NĖ FITORE

 

Pas formimit tė Lėvizjes Revolucionare pėr Bashkimin e Shqiptarėve, pas formimit tė komiteteve tė qyteteve nė Prishtinė, nė Mitrovicė, nė Pejė, nė Gjakovė, nė Gjilan, nė Shkup dhe nė Stamboll, nga njėra anė dhe, nga ana tjetėr, pas pėrpilimit tė Statutit dhe tė Programit tė LRBSH-sė, udhėheqja mė e lartė e Lėvizjes kishte paraparė qė tė ndėrmerrej njė aksion nė shkallė tė gjėrė nė tėrė Kosovėn. Ky aksion ishte menduar si njė promovim tė njė Lėvizjeje tė organizuar mirė. Ky aksion kishte pėr qėllim dy synime kryesore. Njė, aksioni synonte qė ta kthente besimin e luhatur nė radhėt e popullatės shqiptare se, ja, pėrsėri shqiptarėt kanė forcė dhe vendosmėri qė tė vazhdohet me pėrpjekjet e mėhershme ēlirimtare pėr ta arritur lirinė, dhe dy - me kėtė aksion LRBSH-ja synonte ta bėnte me dije pushtuesin serbo-jugosllav se shqiptarėt kurrė nuk do tė pajtohen me robėrinė e imponuar pas Luftės sė Dytė Botėrore dhe nuk i nėnshtrohen propagandės sė shfrenuar jugosllave, intensive dhe tė koordinuar mirė, nė tė gjitha nivelet, se shqiptarėt ishin, gjoja, tė kėnaqur me pozitėn e tyre nėn administrimin e Jugosllavisė sė Tito-Rankoviqit.

 

Si formė tė shprehjes sė rezistencės dhe tė pakėnaqėsisė, udhėheqja e LRBSH-sė, kishte caktuar shkrimin e parullave patriotike dhe ngritjen e flamujve kombėtar shqiptarė. Nė mbledhjen e Komitetit Revolucionar tė LRBSH-sė, e cila mbahet nė fillim tė prillit 1964, me njė pikė tė veēantė tė rendit tė ditės-organizimi i aksionit pėr shkrimin e parullave dhe ngritjen e flamujve kombėtar, merren kėto vendime:

 

1. Flamujt kombėtarė tė ngriten nė kėto qytete dhe vendbanime tė Kosovės: nė Prishtinė, nė Besianė (ish-Podujevė), nė Mitrovicė, nė fshatin Letanc mbi varrin e dėshmorit Shaban Shala, nė Gjilan, nė Gjakovė, nė Kastriot (ish-Obiliq), nė Pejė dhe fshatrat pėrreth - nė Jabllanicė tė Vogėl, nė Radavc dhe Novosellė, nė repetitorin e televizionit nė Malin e Galeshit si dhe nė trenin i cili qarkullonte nė linjėn Fushė Kosovė -Beograd. Pėr tė gjitha kėto aksione caktohen bartėsit e tyre:

 

2. Parulla patriotike tė shkruhen vetėm nė qytetet kryesore tė Kosovės;

3. Materialin pėr qepjen e flamujve ta sigurojė Ahmet Haxhiu;

 

4. Flamujt t i qepė Sabri Novosella;

 

5. Shtizat nė tė cilat do tė vendoseshin flamujt Vi punojnė Selman   Berisha dhe Ahmet Haxhiu;

 

6. Cilindrin special pėr shkrimin e parullave ta pėrgatisin Selman Berisha dhe Ahmet Haxhiu;

 

7. Data e kryerjes sė aksionit tė jetė nata nė mes tė 12 dhe 13 prillit 1964, kurse kohė e fillimit tė aksionit caktohet ora 22,00. Ashtu siē merret vendimi nė kėtė mbledhje, punėt pėrgatitore pėr aksion fillojnė me pėrkushtim tė madh. Ahmet Haxhiu e siguron pėlhurėn e nevojshme ( pėlhurėn e mėndafshtė ngjyrė tė kuqe pėr sfondin e flamujve, ngjyrė tė zezė pėr punimin e shqiponjave dhe ngjyrė tė verdhė pėr punimin e yjeve pesėcepėsh mbi kokat e shqiponjave, siē ishte nė atė kohė flamuri shqiptar). Kėtė material, Ahmet Haxhiu, ia dorėzon anėtarit tjetėr tė Komitetit tė Prishtinės, Sabri Novosellės. Menjėherė Sabri Novoslla fillon punėn pėr qepjen e 100 flamujve pėr nė datėn e caktuar. Nė kėtė aktivitet Sabriun e ndihmon edhe i vėllai, Selatin Novosella, nxėnės i Shkollės Normale nė Prishtinė dhe, njėherit, anėtar i Grupit tė tė Rinjve tė Komitetit tė Prishtinės.

 

Flamujt e gatshėm ndahen nė pesė qendra kryesore tė Kosovės: nė Komitetin e Prishtinės, tė Mitrovicės, tė Pejės, tė Gjakovės dhe tė Gjilanit, pėr t'u shpėrndarė, mė pastaj, nė qytetet mė tė vogla dhe vendbanimet e caktuara ku do tė kryhej aksioni nė natėn nė mes tė 12 dhe 13 prillit 1964. Komiteti i Prishtinės merrė pėr obligim qė tė organizojė ngritjen e flamujve dhe shkrimin e parullave, pėrveē nė Prishtinė, edhe nė Besianė, nė fshatin Letanc, mbi varrin e dėshmorit Shaban Shala i cili njė vit mė parė ishte mbytur nėn tortura nga UDB-ja nė Burgun e Prishtinės. Gjithashtu, Komiteti i Prishtinės, merr pėr obligim organizimin e kryerjes sė aksionit edhe nė Kastriot, nė Lypian, nė Drenas (ish- Gllogoc) e nė vende tjera pėr rreth qytetit tė Prishtinės.

 

Aksioni i 12-13 prillit 1964 kryhet nga kėta veprimtarė: nė Prishtinė dhe rrethinė kryhet nga Selman Berisha; Enver Mehmeti e vendos flamurin mbi varrin e dėshmorit Shaban Shala nė Letanc tė Besianės; Fazli Greiēevci e ngrit flamurin mbi repetitorin kryesor tė televizionit jugosllav nė malin e Galeshit tė Drenasit dhe Hilmi Rakovica nė Lypian. Pėrpara se tė ngriteshin flamujt nė Prishtinė dhe rrethinėn e saj, anėtarja e LRBSH-sė, nga fshati Prugovc i Prishtinės, Nefise Qerimi, e cila nė atė kohė jetonte nė Prishtinė, e njofton Selman Berishėn se e kishte njė flamur kombėtar duke e qėndisur njė kohė tė gjatė dhe se ajo do dėshironte qė ai flamur, me rastin aksionit tė planifikuar, tė vendosej mbi varrin e dėshmorit Shaban Shala. Andaj, me kėtė flamur mbulohet varri i dėshmorit nga Enver Mehmeti. Pas aksionit tė suksesshėm tė LRBSH-sė, tė kryer natėn nė mes tė 12 dhe 13 prillit, UDB-ja jugosllave dhe spiunėt e tyre u bėnė si tė ēmendur. Gjithkah kontrollonin dhe gjithkah futeshin qė t`iu binin nė gjurmė patriotėve shqiptarė. Ky aksion pėr ta ishte goditje e fortė, pasi qė pushtuesit serbo-jugosllav i bėhej me dije se, kėshtu, Kosova ka filluar tė vlojė pėrsėri dhe se populli i Kosovės, pavarėsisht nga ēmimi qė do ta paguante, e gjakonte lirinė mė shumė se ēdo gjė tjetėr dhe se nuk do tė nėnshtrohej. Ky aksion qė e kishte tmerruar UDB-nė jugosllave, popullit shqiptar qė rėnkonte nėn robėrinė serbe ia kishte ngjallur shpresėn dhe rritur besimin. Muaji prill dhe maj nė Kosovė kishin kaluar nė shenjė tė kėtij aksioni. Kudo nė Kosovė ishte folur me admirim pėr kėtė aksion edhe pėrkundėr rrezikut qė ekzistonte.

 

Kryesit e kėtij aksioni, anėtarėt e LRBSH-sė, e pėrjetonin me gėzim tė madh kryerjen me sukses tė plotė tė kėtij aksioni, dhe pėrgatiteshin qė pėrsėri t i godisnin me aksione tė reja pushtuesit serbė, nė mėnyrė qė t’u tregonin se kush ishte zot nė kėtė tokė. UDB-ja nuk pajtohej me kėto qė kishin ndodhur. Ajo kishte filluar gjahun dhe i kishte pėrgatitur arrestimet.

 

PĖRPJEKT E LRBSH-SĖ PĖR PROPAGANDIMIN E ĒĖSHTJES SĖ KOSOVĖS

 

Udhėheqja e LRBSH-sė ishte e vetėdijshme se nuk mjaftonte vetėm angazhimi dhe veprimtaria e Lėvizjes nė Kosovė, por ishte e domosdoshme qė pėr aktivitetin e saj, pėrpilimin e Statutit, tė Programit, aksionet e kryera, etj., ta njoftonin edhe opinionin e jashtėm, duke kėrkuar, kėshtu, pėrkrahjen politike nga jashtė si dhe ndihmat e tjera tė domosdoshme pėr tė arritur qėllimet qė LRBSH-ja ia kishte parashtruar vetes. Fundja, kjo parashihej edhe nė Programin dhe Statutin e Lėvizjes. Andaj, duke u mbėshtetur nė nenin 3 tė Statutit, ku thuhej: "Nė realizimin e tė drejtės sė patjetėrsueshme tė popullit shqiptar pėr ēlirim dhe bashkim, Lėvizja jonė ka me pranue, me miradije tė madhe, ēdo ndihmė e pėrkrahje tė sinqertė, materiale dhe morale - prej kudo dhe kujtdo qė t i vijė a t i ofrohet.", Lėvizja kishte planifikuar njė varg aktivitetesh nė kėtė drejtim. Pėrkundėr padrejtėsive tė mėdha qė ushtronte pushteti jugosllav ndaj shqiptarėve tė Jugosllavisė, ajo kishte arritur qė tė organizonte njė propagandė tė fuqishme nė botė sesi, gjoja, nė Jugosllavinė e Titos ēdo gjė ishte nė rregull sa i pėrket realizimit tė tė drejtave kombėtare dhe atyre tė njeriut. Duke pasur parasysh gjendjen e kėtyre tė drejtave nė botė, si nė kolonitė e atėhershme nė Afrikė dhe nė Azi nga njėra anė dhe, nga ana tjetėr, gjendjen reale tė kėtyre tė drejtave nė shtetet socialiste tė Evropės Lindore, tė drejtat e mohuara tė shqiptarėve tė kėtyre hapėsirave nė Jugosllavi, nuk paraqiste ndonjė problem tė veēantė pėr opinionin evropian dhe botėrorė. Andaj, ishte punė tepėr e vėshtirė qė tė zbėrthehej ky mur qė tė depėrtonte e vėrteta pėr gjendjen e rėndė tė shqiptarėve dhe tė arsyetohej ekzistimi i njė organizate politike e cila synonte t`i ēlironte kėto territore tė banuara me shqiptarė nga Jugosllavia dhe t i bashkonte ato me shtetin amė -Shqipėrinė.

 

Pėrkundėr vėshtirėsive tė panumėrta me tė cilat ballafaqohej Shqipėria pas ndėrprerjes sė marrėdhėnieve me Jugosllavinė, nė vitin 1948, pėrkundėr largimit tė forcave ushtarake ruse nga portet shqiptare, pas vitit 1956, pėrkundėr daljes sė Shqipėrisė nga Traktati i Varshavės, edhe mė tutje ajo vazhdonte tė ishte e vetmja mbėshtetje pėr shqiptarėt jashtė kufijve politik tė Shqipėrisė, duke e njoftuar opinionin botėror, nėpėrmes valėve shumė tė fuqishme tė Radio Tiranės nė shumė gjuhė tė botės, pėr krejt atė qė po ndodhte me shqiptarėt e Jugosllavisė.

 

Si hap tė parė nė kėtė drejtim LRBSH-ja kishte vendosur tė vente kontakte me pėrfaqėsuesit e Shqipėrisė. Pasi qė kufiri Kosovė-Shqipėri ishte pothuaj i pakalueshėm, jo vetėm me dokumente zyrtare por as edhe ilegalisht, e tė mos rrezikohej jeta e njerėzve, ishte vendosur qė kėto kontakte tė LRBSH-sė me pėrfaqėsuesit diplomatik tė Shqipėrisė tė mbaheshin nėpėrmes diplomatėve tė Shqipėrisė tė akredituar nė Turqi.

 

 

Kėshtu, nė muajin mars 1964, Dibran Bajraktari, anėtar i Komitetit tė LRBSH-sė tė Prishtinės, sipas porosisė sė kryetarit tė Lėvizjes, Adem Demaēi, udhėton nė Turqi i ngarkuar me detyrė tė veēantė qė tė vėjė kontakte me Konsullatėn e Shqipėrisė nė Ankara. Nė kėtė takim, pėrfaqėsuesi i LRBSH-sė, diplomatit tė Shqipėrisė ia prezanton tė dhėnat pėr ekzistimin e Lėvizjes Revolucionare pėr Bashkimin e Shqiptarėve me qendėr nė Prishtinė, pėr Programin e kėsaj Lėvizjeje e cila synonte qė me luftė tė armatosur t i ribashkonte territoret shqiptare tė aneksuara nga Jugosllavia me Shqipėrinė, si dhe informatėn se nė krye tė kėsaj Lėvizjeje qėndronte shkrimtari dhe patrioti Adem Demaēi. Gjatė kėtij takimi tė parė tė drejtpėrdrejtė LRBSH-Shqipėri, i deleguari i Lėvizjes, Dibran Bajraktari, e kėrkon nga konsulli shqiptar ndihmėn dhe pėrkrahjen e Shqipėrisė, gjė qė edhe i premtohet. Konsulli i Shqipėrisė, nė fund tė kėtij takimi, i propozon tė deleguarit tė LRBSH-sė qė Lėvizja tė mbledhė sa mė shumė shėnime dhe tė dhėna pėr bashkėpunėtorėt e Shėrbimit tė Sigurimit Jugosllav, UDB-sė, dhe ato tė dhėna tė pėrcillen pastaj nė Tiranė nė mėnyrė qė tė bėheshin publike emrat e spiunėve nėpėrmes valėve tė Radio Tiranės dhe tė botoheshin nė shtypin e Shqipėrisė. Po ashtu, nė kėtė takim tė rėndėsishėm diplomati i Shqipėrisė kėrkon nga pėrfaqėsuesi i LRBSH-sė, qė tė njoftohet shteti shqiptar pėr tė gjitha aksionet e planifikuara dhe, sidomos, pėr ato tė kryera, nė mėnyrė qė tė mund tė ndikohet nėpėrmes kontakteve diplomatike tė ambasadave dhe konsullatave tė Shqipėrisė nė botė pėr afirmimin e veprimtarisė sė Lėvizjes Revolucionare pėr Bashkimin e Shqiptarėve. Po pėr kėtė qėllim, nė muajin prill tė vitit 1964, do tė udhėtojė pėr nė Turqi i deleguari tjetėr i LRBSH-sė, Mehdi Raēi. Sipas porosisė sė kryetarit, Adem Demaēi, kontaktet nė mes tė LRBSH-sė dhe Legatės shqiptare ishte paraparė qė t i mbante doktoresha Nurane Bajraktari, njė mjeke e shpėrngulur nga Prishtina nė Turqi nė vitet e 50-ta. Me qenė se dr. Nuranja dhe Mehdi Raēi nuk njiheshin mė parė, si parullė njoftimi kishin fjalėt "Rroftė Shqipnia!" dhe tjetri pėrgjigjej "Nėna jonė". Gjatė kėtij takimi Mehdi Raēi do ta njoftojė doktoreshėn Nurane Bajraktarin se, tashmė, nė Kosovė ekziston Lėvizja Revolucionare pėr Bashkimin e Shqiptarėve dhe se Lėvizja kishte nevojė pėr njė person tė njohur dhe tė besueshėm i cili do Vi mbante lidhjet e rregullta nė mes tė Lėvizjes nė Kosovė dhe Legatės sė Shqipėrisė nė Turqi. Nė kėtė takim, Mehdi Raēi, ia sjellė Nurane Bajraktarit pėrshėndetjet e kryetarit tė LRBSH-sė, Adem Demaēi, dhe propozimin e tij qė kėtė lidhje ta mbante ajo. Kėtė propozim dr. Nuranja e pranon me kėnaqėsi, duke premtuar edhe pėrkrahjen e saj nė drejtim tė realizimit tė qėllimeve tė Lėvizjes. Nė Legatėn e Shqipėrisė nė Ankara, Mehdi Raēi, pritet nga diplomati Likė Seiku. Pasi qė pėrfaqėsuesi i LRBSH-sė e njofton diplomatin shqiptar pėr qėllimin e kėsaj vizite, diplomati e porositė Mehdi Raēin qė tė gjitha takimet dhe bisedat, nė emėr tė LRBSH-sė, Vi mbajė me personin kryesor nė Legatės, Skėnder Konicėn. Nė takimin qė e kishin mbajtur Adem Demaēi dhe Mehdi Raēi, para se ky i fundit tė nisej pėr nė Turqi, kishin biseduar pėr mundėsinė e dėrgimit tė njė kopjeje tė Statutit dhe tė Programit tė Lėvizjes si dhe njė fotografi ku shihej flamuri shqiptarė i ngritur nė njė rrugė tė Prishtinės, natėn nė mes tė 12-13 prillit 1964. Nė fund tė kėtij takimi nė Prishtinė, megjithatė, vlerėsohet se dėrgimi i Statutit dhe Programit do tė ishte njė punė e ngarkuar me rreziqe tė mėdha dhe mbetej qė kjo punė tė kryhej nė njė tė ardhme tė afėrt, kurse fotografia me flamurin e ngritur nė Prishtinė dėrgohet pėr ta njoftuar Udhėheqėsin Shqiptare pėr kėtė aksion tė LRBSH-sė qė kishte bėrė bujė tė madhe nė Kosovė. Gjatė takimi tė gjatė dhe tė pėrzemėrt, nė Ankara,   pėrfaqėsuesi i Lėvizjes edhe njėherė i njofton diplomatėt e Shqipėrisė, se nė Kosovė po vazhdonte tė vepronte organizata Lėvizja Revolucionare pėr Bashkimin e Shqiptarėve; se kryetar i kėsaj organizate ishte Adem Demaē; se organizata e kishte Statutin dhe Programin, i cili ndėrkohė do tė dėrgohej nė Tiranė, i cili Program parashihte luftėn pėr ribashkimin e viseve shqiptare nėn administrimin e Jugosllavisė me Shqipėrinė; se tashmė ishin kryer disa aksione nė Kosovė nė ngritjen e flamujve shqiptarė dhe shkrimin e parullave patriotike; se ndėrkohė parashiheshin edhe aksione tė ndryshme. Nė fund tė kėtij takimi, pėrfaqėsuesit e Legatės sė Shqipėrisė i propozojnė pėrfaqėsuesit tė LRBSH-sė qė pėrsėri tė takoheshin, pas shtat ditėsh, nė Stamboll, nė ora 8. Kėtė afat prej njė jave diplomatėt e Legatės shqiptare do ta kėrkojnė pėr t`u konsultuar me Tiranėn.

 

Njė pėrpjekje tjetėr pėr vėnien e lidhjeve nė mes tė LRBSH-sė dhe Shqipėrisė, do ta bėjė edhe Komiteti i LRBSH-sė nė Gjakovė. Pas vendimit tė Komitetit tė Gjakovės pėr dėrgimin e anėtarit tė dalluar tė kėtij Komiteti, Nuredin Spahiut, nė Shqipėri, i japin pėr detyrė kėtij tė deleguari qė: "Nė Shqipėri tė lidhet me organet e pushtetit dhe tė kėrkojė ndihmė pėr aktivitetin e tyre, dhe qė nė fillim tė angazhimeve tė Nuredin Spahiut tė bėjė kontakt me Zekiria Rexhėn, i cili do Vi mundėsonte qė mė shpejt dhe me sukses ta kryente detyrėn e pranuar nga udhėheqja e Komitetit tė Gjakovės." Pėrpjekjet kėmbėngulėse tė udhėheqjes sė Lėvizjes Revolucionare pėr Bashkimin e Shqiptarėve qė tė njoftohet opinioni botėror me Programin dhe me aktivitetet e Lėvizjes nuk kanė tė ndalur. Kėshtu, nė bazė tė njė letre qė kryetari i LRBSH-sė, Adem Demaēi, ia dėrgon nė Stamboll Nijazi Saraēogllu, veprimtar i moēėm i ēėshtjes kombėtare, kėrkohej qė: Nijaziu, i vėllai i tij Tefiku, si dhe punėtorėt e tjerė qė jetonin dhe vepronin nė shtetet e Evropės perėndimore ta propagandonin qėllimin e LRBSH-sė; tė pėrfitonin sa mė tepėr anėtarė dhe simpatizantė tė rinj tė Lėvizjes; tė grumbullonin mjete financiare pėr nevojat e Lėvizjes etj. Kėtė letėr tė Adem Damaēit nė Stamboll do ta dėrgojė Tefik Sahiti, anėtar i Komitetit tė Prishtinės, duke sakrifikuar nė kalimin e kufijve Jugosllavi-Bullgari dhe Bullgari-Turqi.

 

Njė kontribut tė rėndėsishėm, nė kėtė drejtim, qė vlen tė theksohet ka dhėnė edhe Sabit Ratkoceri, anėtar i Komitetit Revolucionar, i cili deri sa po studionte nė Fakultetin e Drejtėsisė nė Universitetin e Beogradit, kishte kontaktuar me studentė nga shtetet e ndryshme qė po studionin nė Beograd. Posaēėrisht ishin tė rėndėsishme kontaktet dhe bisedat me qėllim tė njoftimit reciprok pėr luftėn ēlirimtare tė shqiptarėve tė Jugosllavisė, tė luftės ēlirimtare tė popullit algjerian nė Algjeri kundėr kolonizatorėve francez dhe luftės sė popullit palestinez pėr formimin e shtetit tė Palestinės. Sabit Ratkoceri do tė kėrkojė nga kėta studentė qė ta njoftojnė edhe rrethin e tyre nė vendet prej nga vinin se nė Kosovė ekzistonte njė organizatė patriotike e cila luftonte pėr ēlirimin e viseve shqiptare dhe bashkimin e tyre me shtetin amė- Shqipėrinė. Po ashtu, Sabit Ratkoceri, ka bėrė pėrpjekje qė nėpėrmes tė kėtyre studentėve tė huaj t iu dėrgojė materiale disa gazetave tė huaja me informata pėr veprimtarinė dhe qėllimet e LRBSH-sė.

 

ANĖTARĖSIA DHE KONTRIBUTET FINANSIARE PĖR LRBSH – NĖ

 

Njė prej normave statutare tė Lėvizjes Revolucionare pėr Bashkimin e Shqiptarėve parashihte pagimin e rregullt tė anėtarėsisė. Kėto mjete financiare nevojiteshin pėr blerjen e materialit tė nevojshėm pėr qepjen e flamujve, pėr blerjen e ngjyrės dhe brushave pėr shkrimin e parullave, pėr blerjen e letrave pėr shumėzimin e materialeve tė Lėvizjes, (Statutit, Programit, afisheve), etj. Po ashtu, mjetet financiare, nevojiteshin pėr blerjen e makinave tė shkrimit dhe shaptilografėve pėr shumėzimin e materialeve dhe shkresave tė Lėvizjes. Duke qenė se njė numėr i madh i veprimtarėve tė LRBSH-sė jetonin, punonin dhe studionin nė Prishtinė, duhej tė paguheshin shpenzimet e udhėtimit pėr kėta anėtarė, me rastin e udhėtimit nga njė qytet i Kosovės nė tjetrin, me rastin e kryerjes sė aksioneve. Njė sasi e mjeteve financiare, pjesa mė e madhe, gjithsesi, grumbullohej me qėllim tė blerjes sė armėve dhe municionit, pasi qė parashihej, qė nė rrethana tė caktuara, tė fillonin edhe aksionet e armatosura kundėr pushtuesit.

 

Ndonėse shumica e anėtarė tė LRBSH-sė ishin nė gjendje tė rėndė sociale, megjithatė, veprimtarėt e Lėvizjes do tė bėjnė pėrpjekje tė pareshtura qė tė sigurohet njė bazė financiare pėr nevojat e domosdoshme tė Lėvizjes. Pėrveē anėtarėsisė, veprimtarėt e Lėvizjes do tė japin edhe rrogat e tyre me muaj tė tėrė pėr nevojat e Lėvizjes, siē ndodhi me Elhame Shalėn, anėtare e Grupit tė tė Rinjve tė Komitetit tė Prishtinės. Ėshtė simpatik rasti i grumbullimit tė ndihmave financiare nga njė simpatizant i LRBSH-sė, Zeqė Pireva, nga Lupēi i Poshtėm, i cili, sė bashku me Shemsi Hoxhėn, anėtar i Grupit tė tė Rinjve tė Komitetit tė Prishtinės, gjatė muajit tė Ramazanit, grumbullojnė ndihma nga besimtarėt, nė formė tė kontributit fetar tė njohur si "vitra". Kontributet financiare pėr LRBSH-nė:

 

 

1. Hilmi Rakovica - 8.300 dinarė anėtarėsi nga anėtarėt e Grupit tė Rinjve tė Komitetit tė Prishtinės;

2. Selman Berisha - 1.260 dinarė anėtarėsi personale;

3. Hysen Daci-23.000 dinarė anėtarėsi personale dhe tė grumbulluara nga anėtarėt tjerė;

4. Arif Hoxha - 5.000 dinarė anėtarėsi personale;

5. Azem Beqiri-10.000 dinarė nė emėr tė anėtarėsisė sė grumbulluar dhe 8.000 dinarė anėtarėsi personale;

6. Abdyl Lahu-8.000 dinarė anėtarėsi, si dhe 25.000 dinarė anėtarėsi tė grumbulluar nga anėtarėt e LRBSH-sė;

7. Ahmet Haxhiu-55.000 dinarė anėtarėsi tė grumbulluar nga anėtarėt e LRBSH-sė, si dhe 2.000 dinarė anėtarėsi personale;

8. Nijazi Saraēogllu-200 lira turke, apo 20.000 dinarė tė dėrguara nėpėrmes tė Tefik Sahitit;

9. Nijazi Saraēogllu-500 lira turke apo 50.000 dinarė tė dėrguara nėpėrmes tė Mehdi Raēit;

10. Tefik Sahiti-2.000 dinarė nė emėr tė anėtarėsisė;

11. Selahudin Daci-4.000 dinarė anėtarėsi, si dhe 21.ooo dinarė anėtarėsi tė grumbulluar nga anėtarėt e Lėvizjes;

12. Sabri Novosella-7.000 dinarė nė emėr tė anėtarėsisė sė grumbulluar;

13.  Shefqe Jashari-2.000 dinarė nė emėr tė anėtarėsisė;

14. Hajredin Hoxha-2.000 dinarė nė emėr tė anėtarėsisė;

15. Teki Dėrvishi - me tė hollat e grumbulluara nė emėr tė anėtarėsisė e kishte blerė njė shaptilograf, kurse me tė hollat nga anėtarėsia personale e kishte blerė njė makinė shkrimi;

15. Murteza Nura-30.000 dinarė tė grumbulluar nė emėr tė anėtarėsisė dhe

16. Remzi Baloku-12.000 dinarė nė emėr tė anėtarėsisė. Ndonėse ēdo Komitet i Qytetit e kishte njeriun pėrgjegjės pėr ēėshtje financiare, nė nivel tė Kosovės pėrgjegjės ishte Ahmet Haxhiu.

 

Duke pasur parasysh nė ēfarė kushtesh dhe rrethanash e zhvillonte veprimtarinė e sajė Lėvizja Revolucionare pėr Bashkimin e Shqiptarėve, nė ilegalitet tepėr tė thellė, nė rrethanat kur edhe vėllezėrit qė ishin nė tė njėjtėn organizatė nuk guxonin t i tregonin njėri tjetrit se ishin nė tė njėjtėn organizatė, ėshtė plotėsisht normale qė nė kėtė Listė tė mos jenė tė pėrfshirė tė gjithė veprimtarėt dhe simpatizuesit e LRBSH-sė qė e kanė ndihmuar Lėvizjen e nuk janė tė evidencuar kėtu, pėr ēka paraprakisht iu kėrkojė ndjesė.

 

 

 

 

KOMITETII LRBSH-sė NĖ PRISHTINĖ

 

Edhe vendet e punės shėrbenin pėr veprimtari patriotike

 

Pas veprimeve tė domosdoshme organizative nga ana e udhėheqjes mė tė lartė tė LRBSH-sė, Komitetit Revolucionar, pėr formimin e komiteteve tė qyteteve, rėndėsi e dorės sė parė i ishte kushtuar formimit tė Komitetit tė Prishtinės. Kryeqendra e Kosovės, ku e kishte selinė edhe kreu i Lėvizjes, duhej tė shėrbente si shembull pėr organizimin e Komiteteve tė tjera. Pas njė varg takimesh dhe konsultimesh tė Adem Demaēit me veprimtarė tė dalluar dhe tė sprovuar tė Lėvizjes, ai e thėrret mbledhjen themeluese tė Komitetit tė Prishtinės nė fillim tė muajit prill 1964. Mbledhja mbahet nė Prishtinė nė shtėpinė e Ahmet Siēanit, njė qytetar i vjetėr prishtinas dhe simpatizues i Lėvizjes dhe i besuar i Xhafer Mahmuxhikut, si mik shtėpie qė e kishte. Aty marrin pjesė: Adem Demaēi, Xhafer Mahmuxhiku, Azem Beqiri, Sabit Ratkoceri, Sabri Novosella, Ahmet Haxhiu dhe Enver Mehmeti.

 

Qė nė fillim tė mbledhjes, Adem Demaēi, iu fletė gjerėsisht tė pranishmėve pėr rėndėsinė e formimit dhe funksionimit tė Komitetit tė Prishtinės, pėr rritjen e nivelit tė organizimit edhe mė tė mirė nė kryeqytet, pėr zgjerimin e radhėve tė Lėvizjes me anėtarė tė rinj, pėr zbulimin e spiunėve tė UDB-sė dhe bashkėpunėtorėve tė okupatorit, nga radhėt e shqiptarėve, pėr grumbullimin e mjeteve financiare pėr nevojat e LRBSH-sė, e tė tjera.

 

Nė fund tė kėsaj mbledhjeje, bėhet zgjedhja e udhėheqjes sė Komitetit tė Prishtinės nė kėtė pėrbėrje: Xhafer Mahmuxhiku -kryetar, (nėpunės nė Kombinatin Energjetik Kosova tė Kastriotit), kurse anėtarė tė Komitetit zgjedhėn: Azem Beqiri - nėpunės nė redaksinė e Revistės Shėndeti; Sabit Ratkoceri- jurist i cili atyre ditėve kishte diplomuar nė Universitetin e Beogradit; Sabri Novosella - rrobaqepės nga Prishtina; Ahmet Haxhiu -automekanik nga Prishtina; Abdyl Lahu - nxėnės i Shkollės Normale nė Prishtinė dhe Enver Mehmeti - student nga Sibovci i Llapit.

 

Pas konstituimit tė Komitetit tė Prishtinės do tė organizohen edhe shumė mbledhje me anėtarė dhe simpatizantė tė LRBSH-sė. Secili anėtar i Komitetit kishte, pėrveē obligimeve tė pėrbashkėta, edhe detyra specifike tė natyrės sė veēantė. Kėshtu, Azem Beqiri, i cili pėr pėrcaktimet e tij kombėtare, deri sa kishte qenė nė ushtrinė jugosllave, nė vitin 1959, kishte rėnė nė konflikt me eprorėt e tij, pėr ēka ishte dėnuar njėmbėdhjetė muaj burg deri sa ishte nė ushtri, 66) angazhimin e tij nė LRBSH do tė pėrpiqet qė ta shfrytėzojė pėr ta zhvilluar aktivitetin e tij kombėtar, pėr tė cilin kishte ėndėrruar prej kohėsh. Azem Beqiri, i cili udhėtonte nė tė gjitha qytetet e Kosovės dhe jashtė saj, me obligimet nga Redaksia Shėndeti, kishte pėr detyrė, siē thotė ai: "Meqė punoja nė Redaksinė e Shėndetit, kisha mundėsi zyrtare qė t i vizitoja tė gjitha trojet shqiptare nėn administrimin e Jugosllavisė. Punėt e Redaksisė i bėja sa pėr ta arsyetuar shkuarjen nė terren, kurse krejt veprimtarinė e pėrqendroja nė propagandimin e qėllimeve tė Lėvizjes dhe nė pėrfitimin e anėtarėve tė rinj. Gjatė kėtyre takimeve konstatoja gatishmėrinė e njerėzve pėr angazhime konkrete. Vlerėsoja nivelin e vetėdijes kombėtare tė njė lokaliteti nė krahasim me lokalitetin tjetėr. Nė shumė kėso takimesh flisnim fare hapur pėr veprimtarinė qė na priste nė tė ardhmen. Gjatė kėtyre udhėtimeve tė mija i vizitoja, posaēėrisht, zonat kufitare nė mes Kosovės dhe Shqipėrisė pėr t`i hulumtuar mundėsitė pėr aksionet e ardhshme dhe kalimin e anėtarėve tė Lėvizjes pėrtej kufirit". Xhafer Mahmuxhiku, i cili kishte kontakte tė shumta dhe tė pėrditshme me punėtorėt e termocentralit Kosova nė Kastriot, rrėfen: "Meqė nė atė kohė punoja si referent pėr marrėdhėnie nė punė, kisha kontakte tė shpeshta me punėtorėt. Me ta zhvilloja shumė aktivitete politike, duke iu folur pėr padrejtėsitė dhe tė gjitha tė kėqijat, qė na i sillte robėria. Kėshtu, nė njė mėnyrė apo nė njė tjetėr, ua bėja me dije punėtorėve se ekzistonte dhe vepronte njė Organizatė patriotike qė kishte pėr qėllim ēlirimin e Kosovės, si dhe iu flisja punėtorėve pėr angazhimin sa mė masiv nė kėtė veprimtari". Si rezultat i kėtij angazhimi, Xhafer Mahmuxhiku arrin qė tė angazhojė nė LRBSH, pėrveē punėtorėve qė punonin nė termoelektranė, edhe Riza Shalėn dhe Selatin Baftiun, qė tė dy ekonomistė tė punėsuar nė postėn e Prishtinės dhe Ibrahim Stubllėn tė punėsuar nė Sigurimin social nė Prishtinė. Xhafer Mahmuxhiku, kėshtu, do tė jetė njėri prej anėtarėve mė aktiv tė Komitetit tė Prishtinės, i cili nga marsi i vitit 1964, kur bėhet anėtar i LRBSH-sė, do tė veprojė me tėrė qenien e tij pėr interesat e Lėvizjes. Ndonėse edhe vet ishte me qira nė njė banesė tepėr tė ngushtė, ai do ta lėshojė njė dhomė pėr nevojat e Lėvizjes. Nė fillim tė muajit prill 1964, siē u tha mė lartė, ai zgjidhet kryetar i Komitetit tė Prishtinės. Pas themelimit tė kėtij Komiteti do tė organizojė shumė mbledhje, duke dhėnė kontributin maksimal nė realizimin e Programit tė LRBSH-sė. Gjithashtu, Xhafer Mahmuxhiku, do tė bėjė pėrpjekje pėr formimin e njė Komiteti tė ri tė Lėvizjes nė qytetin e Besianės, duke e angazhuar Azem Beqirin qė ta udhėhiqte kėtė Komitet nė tė ardhmen, duke pasur parasysh se Azem Beqiri ishte nga Krahina e Llapit dhe njeri me autoritet nė ato anė. Pėrveē udhėheqjes sė Komitetit tė Prishtinės, Xhafer Mahmuxhiku, merr pjesė edhe nė mbledhjet e Komitetit Revolucionar, nė nivel tė Kosovės. Kėshtu, ai merr pjesė nė mbledhjet e nivelit mė tė lartė tė Lėvizjes, tė mbajtura mė 25 maj si dhe mė 2 dhe 4 qershor 1964, nė shtėpinė e Ahmet Haxhiut, nė Prishtinė. Po ashtu, angazhohet nė sigurimin e teknikės sė shkrimit dhe ruajtjen e tij qė tė mos zbulohej dhe tė mos binte nė duart e policisė. Nė kuadėr tė takimeve tė rėndėsishme, nė tė cilat merr pjesė dhe jep kontributin e tij, Xhafer Mahmuxhiku, vlenė tė theksohet takimi i mbajtur nė Prishtinė, nė shtėpinė e Tefik Sahitit, nė maj 1964. Nė kėtė takim marrin pjesė: kryetari i Lėvizjes, Adem Demaēi, Nijazi Saraēogllu - kryetar i Komitetit tė LRBSH-sė nė Stamboll, Xhafer Mahmuxhiku - kryetar i Komitetit tė Prishtinės dhe Tefik Sahiti.

 

Nė kėtė takim me rėndėsi tė veēantė bėhet fjalė pėr angazhimet e Komitetit tė Stambollit, pėr rritjen e numrit tė anėtarėve tė kėtij Komiteti, pėr angazhimet nė drejtim tė propagandimit tė synimeve tė LRBSH-sė, pėr udhėtimet tė cilat i planifikonte kryetari i Komitetit tė Stambollit, Nijazi Saraxhogllu, nė njė tė ardhme tė afėrme nė disa shtete tė Evropės Perėndimore, ku kishte shumė shqiptarė tė punėsuar, pėr grumbullimin e mjeteve financiare pėr nevojat e Lėvizjes, etj. Njė anėtar tjetėr i Komitetit tė Prishtinės, Sabri Novosella, pėrveē punės qė bėnte pėr sigurimin e ekzistencės sė familjes sė tij, ēdo kontakt me nxėnės, me studentė, me punėtorė dhe palė tjetėr e shfrytėzonte pėr veprim politik. Vlen tė theksohet se njė angazhim i veēantė i Sabri Novosellės nė Komitetin e Prishtinės ishte formimi i Grupit tė LRBSH-sė nė Medresenė Alaudin nė Prishtinė. Kontaktet kryesore ai i mbante nėpėrmes tė Feti Mehdiut, nxėnės i kėsaj Medreseje, nga fshati Zajaz i Kėrēovės nė Maqedoni. Pas njoftimit qė ia kishte bėrė Sabri Novosella Feti Mehdiut se ekzistonte nė organizatė patriotike qė kishte pėr qėllim luftėn pėr ēlirimin e tokave shqiptare nga okupimi jugosllav dhe bashkimin e tyre me Shqipėrinė, Feti Mehdiu, e kishte njoftuar se nė mesin e nxėnėsve tė Medresesė kishte disa nxėnės qė shquheshin pėr bindjet e tyre politike. Feti Mehdiu i kishte propozuar Sabri Novosellės qė nė radhėt e LRBSH-sė tė angazhohej njė i ri i guximshėm dhe me ide kombėtare tė formuara, Ahmet Qeriqi, nga Rrethi i Shtimes. Pas kontakteve tė para nė mes tė Sabri Novosellės dhe tė Ahmet Qeriqit, ky i fundit, kishte pranuar me kėnaqėsi anėtarėsimin nė Lėvizje. Ahmeti ishte angazhuar, sidomos, nė hulumtimin e nxėnėsve tė ngritur kombėtarisht qė tė angazhoheshin nė radhėt e LRBSH-sė. Grupi i Medresesė angazhohej, kryesisht, me aktivitete propagandistike, me shkrimin e afisheve, me leximin dhe shpėrndarjen e librave tė ndaluara nga pushteti jugosllav dhe me pėrmbajtje patriotike, siē ishin: Gjarpinjtė e gjakut, tė Adem Demaēit, Kosova e Lirė e Pirro Floqit, Lahuta e Malcisė e Gjergj Fishtės, etj.

 

Grupin e tė Rinjve nė Medresenė Alaudin e udhėhiqnin Feti Mehdiu dhe Ahmet Qeriqi, kurse simpatizantė tė Lėvizjes, pėrkatėsisht, anėtarė joformal ishin: Riza Gjoka, Ali Jusufi, Shemsedin Akiti, Hasan Ballovci, Hysen Gjonbalaj, Eshref Islami, Ymer Mehmeti etj.

 

Pas marrjes sė vendimit tė Komitetit Revolucionar qė tė ngritshin flamuj kombėtar dhe tė shkruheshin parulla patriotike nė tėrė Kosovėn, nė prill 1964, vendoset qė flamujt t i qepė Sabri Novosella. Sabriu e kryen kėtė punė me pėrkushtim tė madh duke i qepur rreth 100 flamuj kombėtar pėr nevojat e Lėvizjes. Nė kėtė aktivitet i ndihmon edhe i vėllai , Selatini, i cili edhe vet ishte anėtar i Lėvizjes, dhe nxėnės nė Normalen e Prishtinės. Duke u dalluar nė aktivitet e tija, Sabri Novosella, zgjidhet anėtar i Komitetit tė Prishtinės dhe merr pjesė nė shumė takime tė rėndėsishme tė mbajtura nė shtėpinė e Adem Demaēit, tė Ahmet Haxhiut dhe tė Xhafer Mahmuxhikut. Pėr tė kuptuar nga afėr se nė ēfarė kushtesh tė ilegalitetit tė thellė zhvillonte aktivitetin e saj Lėvizja Revolucionare pėr Bashkimin e Shqiptarėve, vlen tė ceket fakti se gjatė qepjes sė flamujve nga vėllezėrit Sabri dhe Selatin Novosella, asnjėri nuk guxonte dhe nuk bėnte t i tregonte njėri tjetrit se ishin anėtarė tė ndonjė organizate. Bile, pėr tė hequr ēdo gjurmė tė dyshimit, Sabriu i thotė tė vėllait sesi, gjoja,   ai e kishte marrė njė letėr tė panėnshkruar dhe sesi nė atė letėr thuhej - se duhej tė dilte Sabriu nė njė vend tė caktuar nė Prishtinė pėr ta marrė materialin me tė cilin do t i qepte flamujt. Sesi, gjoja, tė nesėrmen flamujt e qepur do tė duhej t`i sillte nė ora 10 tė natės, po nė atė vend ku e kishte marrė materialin dhe tė mos i tregonte askujt pėr kėtė aktivitet tė tij. Nė fund tė kėsaj letre, gjoja, shkruante se, nėse nuk do ta kryente Sabriu kėtė urdhėr, do tė vritej me atentat nga personat e panjohur pėr atė. Vetėm pas burgosjes sė vėllezėrve Sabri dhe Selatin Novosella, sė bashku edhe me dhjetėra anėtarė tė LRBSH-sė, do tė kuptohet se edhe njėri dhe tjetri kishin qenė anėtarė tė sė njėjtės lėvizje politike. Nė mesin e anėtarėve tė dalluar tė Komitetit tė Prishtinės ishte edhe Tefik Sahiti, i angazhuar pėr kontakte me strukturat qytetare nė Prishtinė, me pėrfaqėsuesit e institucioneve fetare, si dhe me shqiptarėt e Kosovės tė shpėrngulur nė Turqi. Nė kėtė drejtim vlen tė pėrmendet detyra e kryer nė Turqi pėr nevojat e Lėvizjes. Tefik Sahiti rrėfen: Diku nė gusht tė vitit 1963 e kam dėrguar njė letėr nė Stamboll pėr vėllezėrit Nijazi dhe Tefik Straja, tė cilėt jetonin nė Stamboll qė nga viti 1956, prej kur ishin shpėrngulur nga Prishtina sė bashku me dhjetėra mijėra shqiptarė. Letrėn, tė cilėn e kishte shkruar Adem Demaēi, mė duhej ta dėrgoja gjithsesi nė vendin e caktuar. Andaj, qė tė mos rrezikoja asgjė, shkova te daja im dhe, qė letrėn e kryetarit tė LRBSH-sė ta dėrgoja tė sigurt, e luta dajėn tė ma vendosė atė nė thembrėn e kėpucės, tė mbėshtjellė me njė copė najloni. As dajės tim nuk guxoja t'i tregoja se ē'fshihej nė atė najlon, duke i thėnė se ashtu bėja t'i siguroja 100 dollarė amerikanė.

 

Kėtė letėr Tefik Sahiti arrin ta dėrgojė nė Stamboll. Nė tė Adem Demaēi kėrkonte angazhimin nė LRBSH tė shqiptarėve qė jetonin nė Turqi, qė ta mbėshtetnin materialisht dhe tė bėnin pėrpjekje pėr tė vėnė kontakte me shqiptarėt e punėsuar nė shtetet e ndryshme tė Evropės Perėndimore. Vlen tė pėrmendet edhe aktiviteti i Tefik Sahitit me pėrfaqėsuesit e Bashkėsisė Islame nė Prishtinė. Nė radhėt e kėsaj Bashkėsie ishte edhe hoxha pėrparimtar dhe i dalluar pėr pėrcaktimet e tij tė drejta kombėtare, mulla Mustafė Dervisholli, i cili atyre ditėve ishte imam nė xhaminė Alaudin nė Prishtinė. Pas formimit tė LRBSH-sė, Tefik Sahiti do ta njoftojė mulla Mustafėn pėr ekzistimin e njė Lėvizjeje, qė kishte pėr qėllim ēlirimin e Kosovės dhe ribashkimin me atdheun. Mulla Mustafa e pranon kėtė njoftim me kėnaqėsi, duke premtuar se do ta japė ndihmesėn e tij nė ēdo rast tė mundshėm. Nė njė ēast tė bashkėbisedimit me Tefik Sahitin lidhur me rėndėsinė dhe peshėn e luftės me ēlirim kombėtar dhe fetar, mulla Mustafa do tė thotė: Nga mėsimet e Kur'anit mėsojmė se tė gjithė ata qė vdesin, askush me dashje nuk do tė kthehej pėrsėri nė kėtė jetė. Pėrjashtim bėjnė dėshmorėt qė kanė vdekur pėr ēėshtje tė fesė dhe atdheut. Ata pranojnė tė kthehen pėrsėri nė kėtė jetė, me kusht qė tė veprojnė edhe mė tutje pėr fe dhe atdhe.

 

Nė Komitetin e Prishtinės kontribut tė rėndėsishėm jep edhe Sabit Ratkoceri. Ai ishte ndėr intelektualėt e rrallė tė nivelit tė lartė tė arsimimit nė atė kohė, ndaj ndihmesa e tij nė aspektin juridik dhe organizativ ishte me shumė rėndėsi pėr Lėvizjen. Derisa Sabiti kishte studiuar nė Universitetin e Beogradit, kishte mbajtur kontakte tė shpeshta me punėtorėt shqiptarė nga Kosova, tė cilėt punonin atje. Sabiti shpeshherė i vizitonte kėta punėtorė, qė kryenin punėt mė tė rėnda, mė tė rrezikshme dhe qė paguheshin mė sė paku. Kėta punėtorė ishin kryesisht pastrues tė rrugėve tė Beogradit, punėtorė krahu, nė ndėrmarrjet ndėrtimore, hamaj, sharrėxhinj, etj. Ai u fliste punėtorėve tė diskriminuar pėr situatėn nė Kosovė, pėr vuajtjet e popullit shqiptar, pėr nevojėn e organizimit mė tė mirė tė shqiptarėve nė luftėn pėr liri dhe ēlirim, si dhe pėr angazhimin nė ndonjė organizatė qė eventualisht do tė vepronte nė kėtė drejtim.

 

Hazir Shala, si profesor i gjuhės dhe i letėrsisė shqipe nė Normalen e Prishtinės, vepronte nė drejtim tė edukimit kombėtar tė gjeneratave tė reja, duke iu dhėnė rėndėsi shkrimtarėve tė Rilindjes Kombėtare, veēanėrisht poezive me tematikė atdhedashurie. Vjershat e Naim Frashėrit, tė Ēajupit, tė Nolit, tė Pashko Vasės, e tė tjera, mėsoheshin me dėshirė tė madhe nga normalistėt. Vjersha e Pashko Vasės “O moj Shqipni” ishte shumė e dashur pėr tė gjithė normalistėt. Profesor Hazir Shala punė tė madhe bėnte edhe nė grupin letrar Migjeni, duke organizuar orė letrare dhe duke u dhėnė zemėr krijuesve tė rinj nė krijimtarinė e tyre letrare, kėshtu qė ai do tė jetė ndėr tė parėt qė do tė inkuadrohet nė LRBSH dhe do tė jetė njėri prej organizatorėve dhe udhėheqėsve tė saj deri nė burgosje. Nė Komitetin e Prishtinės aktivitetin e tij do ta zhvillojė edhe Selahudin Daci, duke mbajtur lidhje tė rregullta nė mes Prishtinės dhe Pejės, duke shumėzuar Programin dhe Statutin e Lėvizjes, duke dhėnė kontribut tė rėndėsishėm nė vėnien e lidhjeve nė mes Prishtinės dhe Gjakovės, etj. Gjithashtu do tė angazhohet edhe nė ngritjen e flamujve nė Pejė e nė Gjakovė, duke marrė 25 flamuj nga Ahmet Haxhiu pėr t'i ngritur mė vonė nė Mitrovicė dhe nė Pejė. Nė vazhdim tė aktivitetit tė tij ai do ta kryejė edhe njė aksion tė rėndėsishėm pėr nevojat e LRBSH-sė, duke sjellė njė shaptilograf nga Peja nė Prishtinė. Nė mesin e atyre veprimtarėve, qė aktivitetin e tyre do ta pėrqendrojnė nė Komitetin e Prishtinės, do tė jetė edhe Abdyl Lahu. Ai merr pjesė qė nga mbledhja e parė themeluese e Lėvizjes nė shtator tė vitit 1963, duke vazhduar aktivitetin nė Normalen e Prishtinės rreth formimit tė Grupit tė tė rinjve, si dhe nė Shkollėn Bujqėsore nė Prishtinė. Bėn pėrpjekje pėr tė formuar grupe tė LRBSH-sė edhe nė fshatrat Strofc dhe Breznicė. Grumbullon 24.000 dinarė nga anėtarėsia pėr nevojat e Lėvizjes, si dhe mban lidhje tė shumta nė mes kryetarit tė Lėvizjes - Adem Demaēi dhe veprimtarėve tė tjerė. Abdyli merr pjesė aktive nė shpėrndarjen dhe nė propagandimin e Statutit dhe tė Programit tė Lėvizjes, kurse pas burgosjes sė shumė anėtarėve, arrin qė arkivin e Lėvizjes me shumė dokumente tė rėndėsishme ta largojė nga Prishtina dhe ta vendosė nė fshatin Koliē, rreth 20 kilometra larg qytetit. Pra, Abdyl Lahu pėr asnjė ēast nuk do ta ndalė aktivitetin e vet derisa tė bie nė burg. Si edhe anėtarėt e tjerė tė Komitetit tė Prishtinės, tė cilėt, pėrveē detyrave tė pėrbashkėta nė kuadėr tė LRBSH-sė, kishin edhe obligime tė veēanta sipas aftėsisė dhe punėve qė kryenin, kėshtu edhe Ahmet Haxhiu, duke filluar nga anėtarėsimi nė LRBSH nė janar tė vitit 1964, do tė veprojė nė zgjerimin e Lėvizjes me anėtarė tė rinj, siē ishin edhe Isuf Isufi dhe Destan Myftari nga Obiliqi. Ai do tė vėrė nė dispozicion shtėpinė e tij nė Prishtinė pėr nevojat e Lėvizjes, do tė japė mjete tė konsiderueshme financiare, 55.000 dinarė, si dhe do tė sigurojė materialin tjetėr pėr shkrimin e parullave nė vende publike. Gjithashtu do tė blejė makinėn e shkrimit me mjetet e anėtarėsisė pėr nevojat e Lėvizjes. Nė fund do tė arrijė ta fshehė dhe ta sigurojė teknikėn e shkrimit dhe tė shumėzimit, pra makinėn e shkrimit dhe shaptilografin, nė vend tė sigurt. S'ka dyshim se njėri nga udhėheqėsit mė tė angazhuar tė LRBSH-sė dhe njėri nga njerėzit mė tė afėrm dhe mė tė besueshėm tė kryetarit tė LRBSH-sė ishte Zeqir Gėrvalla. Ky kishte formuar nė Mitrovicė Komitetin e Mitrovicės, kishte vėnė lidhje me Gjilanin dhe kishte dhėnė udhėzime tė domosdoshme pėr formimin e Komitetit edhe nė Gjilan, kishte mbajtur kontakte tė shumta me Fazli Grejēevcin, Hazir Shalėn, Azem Beqirin, Sadri Fetiun -gazetar i Radio-Prishtinės nga Peēani i Suharekės. Prandaj, pas bisedave dhe analizave tė pėrbashkėta nė mes Zeqir Gėrvallės dhe Dibran Bajraktarit, vendoset qė tė angazhohet edhe Dibrani nė kuadėr tė LRBSH-sė. Dibran Bajraktari, qė nga ditėt e para, tregon interesim tė dalluar pėr zgjerimin e Lėvizjes me anėtarė tė rinj, qė ishte detyrė e obligim i ēdo anėtari; bėn edhe shumėzimin e Programit tė LRBSH-sė pėr nevojat e Lėvizjes. Nė mars tė vitit 1964 merr pėr detyrė nga kryetari i LRBSH-sė qė tė kryejė njė mision tepėr tė rėndėsishėm nė Turqi.

 

Kėshtu, nė muajin mars 1964 ka shkuar nė Turqi dhe, nėpėrmes Legatės sė Shqipėrisė nė Ankara, ka vėnė lidhje nė mes LRBSH-sė dhe pėrfaqėsisė sė shtetit shqiptar. Me kėtė rast pėrfaqėsuesi i LRBSH-sė i paraqet nėpunėsit pėrgjegjės tė Legatės tė gjitha shėnimet pėr punėn dhe detyrat e organizatės ilegale dhe pėr veprimtarinė e saj kundėr Jugosllavisė, duke kėrkuar ndihma pėr organizatėn. Me kėtė rast, pėrfaqėsuesi i Shqipėrisė i premton pėrkrahje dhe, njėherėsh, kėrkon nga i deleguari i LRBSH-sė qė Lėvizja e tyre tė mbledhė shėnime pėr personat, tė cilėt kanė lidhje me organet e Sigurimit jugosllav. Gjithashtu kėrkohet qė LRBSH-ja tė njoftojė Legatėn shqiptare pėr tė gjitha aksionet, tė cilat i ka kryer, nė mėnyrė qė ato tė mund tė shpalleshin nėpėrmjet mjeteve tė informimit nė Shqipėri. Pas kthimit nga misioni nė Turqi, Dibran Bajraktari e njofton kryetarin e LRBSH-sė, Adem Demaēi, pėr tė gjitha aktivitetet e kryera atje. Nė Komitetin e Prishtinės, nė mėnyrė tė ndryshme, ishin inkuadruar edhe Hilmi Rakovica, si organizator dhe udhėheqės i Grupit tė tė rinjve tė Prishtinė; Mejreme Berisha, njėra nga udhėheqėset e Grupit tė vajzave nė Prishtinė; Vezir Ukaj, i cili punonte nė revistėn Jeta e Re; Sadri Fetiu - gazetar i Radio-Prishtinės, etj. Selman Berisha do tė dallohet posaēėrisht nė propagandimin e qėllimeve tė LRBSH-sė dhe nė angazhimin e anėtarėve tė rinj. Me punėn e tij intensive kishte arritur tė anėtarėsojė nė Lėvizje edhe Nefise Qerimin, Osman Berishėn, qė tė dy nga Prugovci, si dhe Elez Berishėn e Idriz Berbatovcin nga Barileva, etj. Gjithashtu Selmani kishte marrė pjesė nė ngritjen e flamujve kombėtarė nė Prishtinė, natėn midis 12 e 13 prillit 1964, si dhe kishte shkruar parulla me pėrmbajtje patriotike nė shumė vende tė Prishtinės, ku kishte dominuar parulla Rrnoftė Shqipnia - nana jonė" Edhe Vezir Ukaj do tė zhvillojė njė aktivitet mjaft intensiv nė dobi tė Lėvizjes, e posaēėrisht nė shumėzimin e materialeve, siē ishin Programi dhe Statuti, qoftė nė makinė shkrimi, qoftė nė shaptilograf. Tė gjitha kėto Veziri i bėnte nė vendin e tij tė punės, nė Redaksinė e revistės Jeta e Re.

 

Komiteti i Prishtinės mbante mbledhje tė rregullta duke i ndėrruar vendet, me qėllim tė humbjes sė gjurmėve nga syri i UDB-sė dhe spiunėt e saj. Mbledhjet mbaheshin herė nė shtėpinė e Adem Demaēit, herė nė banesėn e Xhafer Mamuxhikut, herė nė shtėpinė e Ahmet Haxhiut, herė nė shtėpinė e Tefik Sahitit.

 

NGRITJA E FLAMUJVE MĖ 12-13 PRILL 1964

 

Nė mbledhjen e Komitetit Revolucionar tė LRBSH-sė, qė mbahet nė Prishtinė nė fillim tė prillit 1964, vendoset qė:

 

1. Tė ngriten flamujt kombėtarė nė sa mė shumė qytete e vendbanime tė Kosovės,

2. Tė shkruhen parulla patriotike vetėm nė qendrat e Kosovės,

3. Tė caktohen bartėsit e punėve pėr kryerjen me sukses tė aksionit,

3/a Materialin pėr flamuj ta sigurojė Ahmet Haxhiu,

3/b Flamujt t'i qepė Seabri Novosella,

3/c Cilindrin special pėr shkrimin e parullave ta pėrgatisin Selman Berisha dhe Ahmet Haxhiu,

3/ē Shkopinjtė pėr vendosjen e flamujve t'i sigurojė, gjithashtu Selman Berisha dhe Ahmet Haxhiu, dhe

4. Data e ngritjes sė flamujve tė jetė nata ndėrmjet 12 e 13 prillit

1964, kurse kohė e fillimit caktohet ora 22.

 

 

Ashtu siē merret vendim nė kėtė mbledhje, punėt pėrgatitore pėr aksionin fillojnė me pėrkushtim tė madh. Ahmet Haxhiu e siguron pėlhurėn e nevojshme (pėlhurė e mėndafshtė ngjyrė tė kuqe, tė zezė dhe tė verdhė) dhe ia dorėzon Sabri Novosellės. Posa e merr Sabriu materialin, fillon punėn nė pėrgatitjen me kohė tė flamujve. Flamujt e gatshėm ndahen nė pesė qendrat kryesore: nė Komitetin e Prishtinės, tė Mitrovicės, Gjakovės, Pejės dhe Gjilanit, pėr t'u shpėrndarė mė tutje nė lokalitetet dhe qytetet e tjera mė tė vogla. Komiteti i Prishtinės merr pėr obligim tė organizojė ngritjen e flamujve dhe shkrimin e parullave, pėrveē nė Prishtinė, edhe nė Podujevė dhe Letanc mbi varrin e Shaban Shalės, mėsues dhe patriot, qė ishte mbytur nė burgun e Prishtinės nė janar tė vitit 1963. Gjithashtu, Komiteti i Prishtinės merr pėr obligim ngritjen e flamujve edhe nė Obiliq, nė Lipjan, nė Gllogovc e nė vende tjera nė Rrethin e Prishtinės.

 

Aksioni pėr ngritjen e flamujve nė tėrė Kosovėn natėn nė mes tė 12 e 13 prillit 1964 kryhet me sukses tė plotė, duke mbuluar pothuaj ēdo kėnd tė Kosovės me flamuj kombėtarė. Flamujt ngriten, pra, nė Prishtinė, nė Letanc, nė Obiliq, nė Mitrovicė, nė Pejė, nė Istog, nė Jabllanicė tė Vogėl, nė Radavc, nė Novosellė tė Pejės, nė Gjakovė, nė Gjilan, nė repetitorin e TV-sė nė Golesh, tė cilin e ngrit Fazli Greiēevci dhe nė trenin e udhėtarėve nė relacionin Pejė-Beograd, me ē'rast flamuri kombėtar valon nė tren deri nė qendėr tė Beogradit.

 

NGRITJA E FLAMUJVE KOMBĖTARĖ NĖ PRISHTINĖ DHE RRETHINĖ

 

Pas vendimit tė Komitetit Revolucionar pėr ngritjen e flamujve kombėtarė dhe pėr shkrimin e parullave nė vende publike nė tėrė Kosovėn, Komiteti i Prishtinės mban mbledhjen e jashtėzakonshme, nė tė cilėn merren vendime konkrete pėr personat qė do t'i ngrisin flamujt dhe ata qė do t'i shkruajnė parullat. Gjithashtu, caktohen vendet ku do tė kryhet aksioni. Pėr vendet e kryerjes caktohen: Prishtina, Letanci, Lipjani, Obiliqi dhe Gllogovci, kurse personat qė do ta kryenin kėtė aksion caktohet tė jenė: Selman Berisha pėr qytetin e Prishtinės; Enver Mehmeti pėr vendosjen e flamurit mbi varrin e Shaban Shalės; Fazli Greiēevci pėr ngritjen e flamurit nė repetitorin televiziv tė Goleshit; Hilmi Rakovica pėr Lipjan.

 

Para se tė ngriteshin flamujt nė Prishtinė dhe nė rrethinėn e saj, anėtarja e Lėvizjes nga Prugovci - Nefise Qerimi, e cila atė kohė jetonte nė Prishtinė, e njofton Selman Berishėn se kishte njė flamur kombėtar duke e qėndisur dhe se do tė dėshironte, qė ai flamur tė vihej mbi varrin e Shaban Shalės. Pėr Nefise Qerimin dhe flamurin e qėndisur nga ajo, Selman Berisha rrėfen: Shtėpia e Nefises, gjegjėsisht e Bajram Qerimit, ishte ēerdhe e vėrtetė e bisedave patriotike. Sė pari, babai i Nefises ishte pushkatuar nė vitin 1947 nė Taukbashēe afėr Prishtinės. Mandej, nė korrik tė vitit 1957, me iniciativėn e Hilmi Rakovicės, i vėllai i Nefises, Myftari, do tė pėrpiqet tė kalojė nė Shqipėri. Me atė rast, fatkeqėsisht, do tė kapen nga rojat e kufirit jugosllav dhe do tė dėnohen me nga 60 ditė burg Hilmi Rakovica, Myftar Qerimi dhe Gani Spahiu. Nė vitin 1968, vėllai i Nefises - Myftari, do tė arrijė tė kalojė nė Shqipėri. Veē kėsaj, nė kėtė familje ruheshin shumė pjesė tė artizanatit nga Shqipėria, meqė kjo familje kishte jetuar sa kohė, para luftės sė fundit, edhe nė Shqipėri. Ruheshin ca tabaka nė formate tė ndryshme tė shqiponjave, tė cilat tek tė rinjtė, qė posa i shihnin, zgjonin kėrshėri dhe ndjenja dashurie ndaj simboleve kombėtare. Kėshtu, nė fillim tė vitit 1964, Nefisja kishte hetuar nga unė se ekzistonte grupi politik, tė cilin e udhėhiqte Adem Demaēi. Edhe me gjithė pengesat familjare, zakonet patriarkale, Nefisja shprehu dėshirėn tė anėtarėsohej nė kėtė Lėvizje. I flinte nė shpirt dėshira pėr qėndisjen e flamujve kombėtarė dhe posaēėrisht qėndisja e njė flamuri, qė do tė vendosej mbi varrin e ndonjė dėshmori tė kombit. Ishte propaganduese e ideve patriotike, e sidomos e pjesėmarrjes sė femrės nė jetėn e pėrditshme aktive pėr ēėshtjen e atdheut. Pėr guximin e vet tė treguar gjatė veprimtarisė patriotike dhe pėr torturat qė i ishin bėrė pas burgosjes sė tij, Shaban Shala ishte shndėrruar nė simbol tė vėrtetė tė Lėvizjes nė Llap dhe nė tėrė Kosovėn. Ky atdhetar i flaktė, nė janar tė vitit 1963, ishte mbytur gjatė hetimeve nė burgun e Prishtinės. Andaj, pas vendimit pėr ngritjen e flamujve dhe njoftimit se Nefise Qerimi e kishte tashmė njė flamur tė qėndisur, Selman Berisha dhe Zeqir Gėrvalla bisedojnė me kryetarin e LRBSH-sė, Adem Demaēin, pėr mundėsinė e shkrimit tė ndonjė vargu karakteristik nė njė kėnd tė flamurit, i cili do tė vendosej mbi varrin e Shabanit. Prandaj, rrėfen Azem Beqiri, u vendos qė Fazli Greiēevci, Zeqir Gėrvalla dhe unė, qė merreshim me shkrimin e poezive, tė shkruanim ndonjė varg pėr qėndisje nė flamur. Pas tri ditėsh, nė tubimin e fundit tė ne tė treve, i lexuam vjershat tona. Fazliu paraqiti dy vargje nga krijimtaria e Gjergj Fishtės: Ma mirė n'vorr me t'kja pėr mall, se nėn shkja me ndej pėr t'gjallė! Vargjet e Zeqirit nuk mė kujtohen. Qė tė dy shkruanin mė mirė se unė. Por, pėr rastin konkret "juria" vendosi t'i marrė vargjet e mia "Ke dhanė jetėn faqebardhė, / Qe Liria asht tue ardhė!". Ishte kjo hera e parė dhe e fundit qė fitova "shpėrblimin" nė konkurrencė tė fortė me dy vėllezėrit e mi tė dashur tė idealit". Kėshtu, natėn nė mes 12 e 13 prillit 1964, ngriten flamujt, sipas marrėveshjes paraprake: Selman Berisha i ngrit 20 flamuj nė Prishtinė dhe shkruan parullėn Rrnoftė Shqipnia - nana jonė!; nė Letanc, mbi varrin e Shaban Shalės, flamurin e ngrit Enver Mehmeti; nė repetitorin e TV-sė nė Golesh e ngrit Fazli Greiēevci, kurse nė Lipjan Hilmi Rakovicės i bie nė gjurmė policia dhe, pėr tė mos u alarmuar pushteti edhe nė qytetet e tjera, ku ndėrkohė kryhej aksioni, nuk arrin ta ngritė fare flamurin. Pas kryerjes sė kėtij aksioni, Komiteti i Prishtinės mban mbledhje nė tė cilėn vlerėsohet se aksioni ishte kryer me sukses tė plotė, se duhej bėrė pėrgatitje pėr aksione tė reja, se duhej ngritur edhe me shumė vigjilenca dhe se duhej tė zgjeroheshin radhėt me anėtarė tė rinj. Megjithatė, kur dukej se organizimi po avancohej pėrditė e mė shumė dhe kur ishte krijuar bindja te tė gjithė se punėt nė Lėvizje po shkonin mbarė, fatkeqėsisht zbulohet Lėvizja dhe arrestohen shumė udhėheqės dhe anėtarė tė saj.

 

Kėshtu, mė 8 qershor 1964, arrestohen: Adem Demaēi, Sabit Ratkoceri, Hazir Shala, Selahudin Daci, Azem Beqiri, Abdyl Lahu, Ahmet Haxhiu, Xhafer Mamuxhiku, Dibran Bajraktari, Sabri Novosella, Njazi Straja, Vezir Ukaj, Enver Mehmeti dhe Selman Berisha. Pas kėsaj burgosjeje masive jo vetėm nė Prishtinė, mė vonė do tė burgosen edhe Hilmi Rakovica dhe Tefik Sahiti mė 8 korrik, Shefqet Jashari mė 28 qershor, e shumė tė tjerė. Hetimet e llahtarshme nė UDB-nė e Prishtinės kundėr anėtarėve tė LRBSH-sė do t'i udhėheqin: Leka Naranxhiq, Aca Damjanoviq, Sveta Bogdanoviq, Vllada Shilegoviq, Ēedo Topalloviq, Tomanoviq, Miodrag Kėrstiq, Ibro Haskaj, Aleksandar Kriēkoviq, etj. Nė kėto hetime pėrdoret dhuna mė barbare dhe mė ēnjerėzore, tė denja vetėm pėr inkuizicionin mesjetar. Gjatė kėtyre torturave, shumė veprimtarė pėsuan pasoja tė pėrjetshme, kurse mėsuesi, poeti dhe atdhetari nga Sankovci i Drenicės, Fazli Greiēevci, u mbyt gjatė kėtyre hetimeve, ashtu siē ishin mbytur edhe sa e sa tė tjerė para Fazliut dhe qė, fatkeqėsisht, do tė mbyten edhe pas Fazliut nė ditėt e ardhshme, qė do t'i pėrjetojė Kosova martire. Pėr angazhim nė LRBSH dhe pėr veprimtari qė tregojnė nė kėtė Lėvizje, pas zbulimit dhe hetimeve tė jashtėzakonshme, do tė organizohen disa procese gjyqėsore. Nė procesin e parė kundėr Adem Demaēit, Sabit Ratkocerit, Hazir Shalės, Selahudin Dacit, Azem Beqirit, Abdyl Lahut, Ahmet Haxhiut, Xhafer Mamuxhikut, Dibran Bajraktarit, Sabri Novosellės, Tefik Sahitit dhe Njazi Strajės, i cili do tė mbahet nė Prishtinė mė 27, 28, 29 dhe 31 gusht 1964, dhe tė cilin do ta udhėheqė gjykatėsi Tahir Ibrani dhe gjykatėsi Radomir Stojkoviq dhe gjykatėsit porotė Hazir Haziri, Tefik Shala dhe Nebih Qena, do tė shpallė aktgjykimin K.nr.271/64 tė dt.01.09.1964 dhe do t'i dėnojė si vijon:

 

1. Adem Demaēin me 15 vjet burg tė rėndė;

2.  Sabit Ratkocerin me 11vjet burg tė rėndė;

3. Hazir Shalėn me 13 vjet burg tė rėndė;

4. Selahudin Dacin me 10 vjet burg tė rėndė;

5. Azem Beqirin me 10 vjet burg tė rėndė;

6. Abdyl Lahun me 10 vjet burg tė rėndė;

7. Ahmet Haxhiun me 10 vjet burg tė rėndė;

8. Xhafer Mamuxhikun me 11vjet burg tė rėndė;

9. Dibran Bajraktarin me 13 vjet burg tė rėndė;

10. Sabri Novosellėn me 9 vjet burg tė rėndė;

11. Tefik Sahitin me 9 vjet burg tė rėndė dhe

12. Njazi Strajėn me 9 vjet burg tė rėndė.

 

Gjykimi tjetėr organizohet edhe kundėr Hilmi Rakovicės, Vezir Ukajt, Enver Mehmetit dhe Selman Berishės mė 24 e 25.08.1964. Kėtė proces gjyqėsor e drejtojnė gjykatėsi Gjuro Tėrbojeviq dhe gjykatėsi Nazmi Juniku me porotėt: Nebih Qena, Tefik Shala dhe Hazir Haziri. Nė bazė tė aktgjykimit K.nr.266/64 gjykohen me kėto dėnime anėtarėt e grupit tjetėr tė LRBSH-sė nė Prishtinė:

 

1. Hilmi Rakovica - 10 vjet burg tė rėndė;

2. Vezir Ukaj - 4 vjet burg tė rėndė;

3. Enver Mehmeti - 7 vjet vjet burg tė rėndė dhe

4.  Selman Berisha - me 4 vjet burg tė rėndė.

 

Kėta veprimtarė tė LRBSH-sė nė Prishtinė do t'i vuajnė dėnimet nė burgjet e Prishtinės, tė Mitrovicės, tė Podujevės, tė Nishit, tė Pozharevcit, tė Mitrovicės sė Sremit e nė kazamate tė tjera tė Jugosllavisė.

 

 

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 





 

 

Gratis Homepage von Beepworld
 
Verantwortlich für den Inhalt dieser Seite ist ausschließlich der
Autor dieser Homepage, kontaktierbar über dieses Formular!