script language=JavaScript> var message=""; function clickIE() {if (document.all) {(message);return false;}} function clickNS(e) {if (document.layers||(document.getElementById&&!document.all)) { if (e.which==2||e.which==3) {(message);return false;}}} if (document.layers) {document.captureEvents(Event.MOUSEDOWN);document.onmousedown=clickNS;} else{document.onmouseup=clickNS;document.oncontextmenu=clickIE;}

  OPOZITA S’DO DUHEJ RĖNĖ NĖ GRACKĖN E RUGOVĖS

 

Para seancės sė radhės tė Kuvendit tė Kosovės

 

Pėr tė mos rėnė nė grackėn e Rugovės pėr tė mbetur jashtė ekipit negociator, tani pėr tani, pėrmes veprimeve nervoze, kėrkohet pjekuri politike, bashkim, rishikim dhe qartėsi vizioni. Kjo s’do tė thotė absolutisht qė opozita, parasėgjithash PDK-ja, me kėtė automatikisht do tė duhej tė heq dorė nga tėrheqja e saj prej procesit negociator nė momentet kur tė jetė e bindur se edhe mė tutje po trajtohet shpėrfillshėm dhe se rrjedha e tij shkon nė kahun e kundėrt tė vullnetit tė qytetarėve shumicė tė Kosovės.

 

Shkruan : LULĖZIM ETEMAJ

 

      Sot, mė 28 shtator, Kuvendi i Kosovės nė seancės e radhės, ndėr tė tjera, do tė duhej tė merrej edhe me pėrcaktimin e z.Ibrahim Rugova, “pėr tė krijuar njė ndjenjė uniteti dhe pikėsynimi kombėtar nė kohėn kur Kosova po hyn nė kėtė periudhė me rėndėsi vendimtare”, pėrmes shpalljės nga ana e tij tė ekipit negociator pėr status.

Pėrmes deklaratės sė lėshuar pėr media mė 13 shtator, njoftohet se nė kėtė ekip, pėrveē z.Rugova, qė do tė marri pjesė nė cilėsinė e prijėsit, “do tė jenė edhe Kryetari i Kuvendit, Kryeministri, dhe udhėheqėsit e dy partive mė tė mėdha tė opozitės, Hashim Thaēi (PDK) dhe Veton Surroi (ORA)”. Sė paku nga reagimet qė pasuan nga ana e liderėve tė opozitės, Thaēi dhe Surroi, nuk ishte e vėshtirė pėr t’u kuptuar se kėta nuk ishin konsultuar fare rreth caktimit dhe pėrbėrjes sė “ekipit unik”, por mu si gjithė qytetarėt tjerė tė Kosovės kishin patur mundėsinė tė njoftohen pėr pjesėmarrjen nė kėtė “ekip uniteti” vetėm pėrmes deklaratės sė lėshuar nga zyra e z.Rugova qė u deklarua si njė tip bajraktari. Asgjė e ēuditshme. As Thaēi dhe as Surroi nuk janė mashkuj tė fisit tė Ibrahim Rugovės, ndėrsa ai asnjėherė nuk ka arritur ta kalojė provimin e tė qenurit Kryetar i Kosovės.

       S’do mend se veprimet skajshmėrisht tė njanshme dhe antidemokratike tė Rugovės, pėrkatėsisht tė pozitės, qė pėr pikėsynimi kanė tė pėrulin, poshtėrojnė dhe shantazhojnė opozitėn demokratike, jo vetėm qė s’i kontribuojnė perspektivės sė zgjidhjes sė drejtė tė statusit tė ardhshėm tė Kosovės, por rrezikojnė pėrshkallėzimin e tensionimeve tė brendshme, ndėrnjerėzore dhe ndėretnike nė vend, qė duket sheshit po shoqėrojnė periudhėn parabisedimore pėr statusin.

      Nė kėtė vazhd, tentimi i sotėm i Shefit, Bosit a Pronarit tė Kuvendit tė Kosovės, Nexhat Daci,  pėr tė mbledh nė njė takim tė gjitha partitė shqiptare qė pėrfaqėsohen nė Kuvend, pra edhe ato qė kanė njė deputet tė vetėm pėr shpirt, me motivacionin pėr tė arritur “konsensusin” e pa hapje fare tė debatit tė miratohet nė Kuvend vendimi i Rugovės mbi pėrbėrjen e grupit negociator dhe koordinatorit tė grupeve punuese, “jopartiakut” simpatik tė Qeverisė Kosumi, Blerim Shala, aq sa tentim tė paskrupull pėr lyerje koke me akull opozitės, paraqet poaq edhe njė fyrje tjetėr qė iu bėhet PDK-sė dhe ORA-sė. Po tė mos ketė harruar Daci se nė Kosovė jetojnė edhe etnitete tjera joshqiptare dhe joserbe, shumė mė e rrugės do tė ishte qė sot t’i ftonte pėrfaqėsuesit e tyre, nė mėnyrė qė nesėr nė Kuvend, tė paktėn, ata tė mos bėnin zhurmė pėr mospėrfshirje nė ekipin e Rugovės, pėrkundėr faktit se s’mund t’u bėhet asnjė vėrejtje e vetme rreth njohjes sė realitetit tė ri nė Kosovė dhe pėrcaktimit tė tyre pėr tė ardhmen e saj.

      Gjithsesi, opozita demokratike kėsaj radhe ka arsye tė plotė pėr t’u ndjerė mė e kėrcėnuar se kurrė nga z.Rugova. Nėnshtrimi ndaj tekave dhe diktateve tė Rugovės, dhe pėrgjithėsisht pozitės; rrezikimi i identitetit dhe mbase edhe vėnja nė dyshim e ekzistencės sė saj; tentimi i nxjerrjės jashtė loje, me synim tė inkriminimit dhe goditjes pėrmes mekanizmave tė policisė dhe gjyqėsisė politike, kėto janė vetėm disa nga sfidat me tė cilat ajo duhet tė pėrballet sidomos nė kėtė fazė parastatutore. Pėrballimi i kėtyre sfidave, duke mos rėnė nė grackėn e Rugovės pėr tė mbetur jashtė ekipit negociator, tani pėr tani, pėrmes veprimeve nervoze, kėrkon pjekuri politike, bashkim, rishikim dhe qartėsi vizioni. Kjo s’do tė thotė absolutisht qė opozita, parasėgjithash PDK-ja, me kėtė automatikisht do tė duhej tė heq dorė nga tėrheqja e saj prej procesit negociator nė momentet kur tė jetė e bindur se edhe mė tutje po trajtohet shpėrfillshėm dhe se rrjedha e tij shkon nė kahun e kundėrt tė vullnetit tė qytetarėve shumicė tė Kosovės. Gjithsesi nė njė situatė tė tillė largimi nga tavolina fati i gjithė procesit e poashtu edhe i mbijetesės sė saj, do tė jetė i varur 100 pėr 100 nga tė qenurit nė vazhdimėsi plotėsisht transparent ndaj opinionit publik shqiptar. Ēdokush tjetėr ka mė shumė arsye pėr t’u pėrfshirė nga nervoza se sa PDK.

     Padyshim duhet treguar mirėkuptim edhe ndaj Rugovės. Ai kėto ditė pėrballet edhe me zėra qė nė Velani i arijnė nga Kosova, por veēanėrisht edhe nga qarqe mike ndėrkombėtare, tė cilėt fare miqėsisht ia pėrkujtojnė se pėrderisa pėr shkaqe shėndetėsore nuk ėshtė nė gjendje tė marri pjesė nė takimet e Forumit, do ishte shumė e udhės qė t’i pėrkushtohej vetėm shėndetit tė tij, ashtu siē do vepronin burrshtetasit e vėrtetė.

 

27.09.2005      

     

 

Gratis Homepage von Beepworld
 
Verantwortlich für den Inhalt dieser Seite ist ausschließlich der
Autor dieser Homepage, kontaktierbar über dieses Formular!