SEJDIU TĖ MOS I PĖRNGJAJ RUGOVĖS

 

Mosekspozimi me flamurin e Rugovės apo simbole tė tjera tė pamiratuara pėrmes procedurave tė ligjshme tė Kuvendit tė Kosovės; vendosja dhe qėndrimi i tij gjatė orarit tė punės nė zyrat e tij nė Kuvendin e Kosovės; njohja nga ana e tij, si kryetar i vendit, e luftės dhe sakrificave tė UĒK-sė si dhe bashkėpunimi me shoqatat e  dala nga lufta e saj; bashkėpunimi i sinqertė me opozitėn, kėto janė vetėm disa nga sfidat e pashmangshme, nė terrenin vendor, me tė cilat do tė pėrballet kryetari i ri i Kosovės, Fatmir Sejdiu. Dhe shkalla e pėrfaqėsimit tė unitetit tė popullit nga ana e tij do tė varet gjithashtu edhe nga suksesi qė ai do tė shėnojė gjatė kėtij procesi.

 

Shkruan : LULĖZIM ETEMAJ

 

Me dy tė tretat e votave tė deputetėve tė Kuvendit tė Kosovės, kandidati i LDK-sė, Fatmir Sejdiu, ėshtė zgjedhur  kryetar i Kosovės. Zgjedhja e kryetarit tė Kosovės, veē plotėsimit tė vendit vakant, qė kishte lėnė vdekja e kryetarit tė mėparshėm, Ibrahim Rugova, iu ka dhėnė fund edhe lojėrave tė shumta politike, mė shumė tė pandershme, ku pjesėmarrės ishin si vendorėt ashtu dhe ndėrkombėtarėt.

Stigmatizimi, gjatė kohės sa ai mungonte pėr shkak tė vizitės nė Gjermani, dhe mė pastaj edhe eliminimi politik i kryetarit tė PDK-sė, forcės sė dytė politike nė Kosovė, Hashim Thaēi, ishte vetėm njėra nga kėto lojėra. E kryelojtari i kėsaj loje ishte vetė kryeadministratori i Kosovės, PSSP tė OKB-sė, Soren Jessen Petersen. Kryeministri i Kosovės, nga radhėt e AAK-sė, Bajram Kosumi, dhe Veton Surroi, kryetar i Partisė Referomiste ORA, poashtu kanė qenė dy nga sulmuesit mė tė shquar nė ekipin e Petersenit. Pak ka rėndėsi se cili prej tyre ishte sulmues i krahut tė djathė apo tė majtė.

Kthimi i Thaēit nga jashtė si dhe pjesėmarrja e tij aktive nė Kuvend, pėr pėrcjellėsit e vėmendshėm tė seancės sė sotme (e premte) tė Kuvendit tė Kosovės, ka qenė edhe njė dėshmi e qartė se, megjithatė, Hashim Thaēi, nuk mund tė stigmatizohet lehtė as si vonues dhe as si bllokues i proceseve politike nė Kosovė.

Pse synohet eliminimi politik i ish- udhėheqėsit politik tė UĒK-sė dhe mbajtja e tij larg nga procesi i zgjidhjes sė statusit tė Kosovės? Kush ėshtė i interesuar qė nga ekipi negociator tė eliminohet pėrfaqėsuesi i vetėm i UĒK-sė, lufta e sė cilės, mė pėrkrahjen e forcave tė NATO-s, bėri qė Kosova tė jetė e lirė? Kėto dhe pyetje tė tjera tė po kėsaj natyre do tė vazhdojnė tė mbeten prezente edhe pas zgjedhjes sė sotme tė kryetarit tė Kosovės.

“Kryetari i Kosovės nuk mund tė ushtrojė funksion tjetėr zyrtar ose tė ketė punėsim tjetėr”. Kėshtu thuhet nė Kreun 9, neni 2, pika 7, tė Kornizės Kushtetuese tė Kosovės. Kryetari i porsazgjedhur i Kosovės, Fatmir Sejdiu, pėr tė ushtruar sa mė suksesshėm funksionin e tij, duhet qė nė afatin sa mė tė shkurtė tė mundshėm tė japi dorėheqje nga posti i sekretarit tė pėrgjithshėm tė LDK-sė. Dhe, dorėheqja duhet tė jetė iniciativė e tij, jo e imponuar nga ndėrkombėtarėt, siē ishte vepruar me tashmė kryetarin e ndjerė tė Kosovės, Ibrahim Rugova, kur ishte detyruar ta lėshoj postin e kryetarit tė LDK-sė. Poashtu, dorėheqja e Sejdiut nuk duhet tė jetė vetėm formale, sėrish- si nė rastin e Rugovės. Duke braktisur postin e sekretarit tė pėrgjithshėm tė LDK-sė, Sejdiu do jepte sinjal shumė pozitiv nė drejtim tė pėrmbushjes sė detyrės kushtetuese pėr tė pėrfaqėsuar unitetin e popullit dhe garantuar funksionimin demokratik tė institucioneve tė pėrkohshme tė vetėqeverisjes.

Mosekspozimi me flamurin e Rugovės apo simbole tė tjera tė pamiratuara pėrmes procedurave tė ligjshme tė Kuvendit tė Kosovės; vendosja dhe qėndrimi i tij gjatė orarit tė punės nė zyrat e tij nė Kuvendin e Kosovės; njohja nga ana e tij, si kryetar i vendit, e luftės dhe sakrificave tė UĒK-sė si dhe bashkėpunimi me shoqatat e  dala nga lufta e saj; bashkėpunimi i sinqert me opozitėn, kėto janė vetėm disa nga sfidat e pashmangshme, nė terrenin vendor, me tė cilat do tė pėrballet kryetari i ri i Kosovės, Fatmir Sejdiu. Dhe shkalla e pėrfaqėsimit tė unitetit tė popullit nga ana e tij do tė varet gjithashtu edhe nga suksesi qė ai do tė shėnojė gjatė kėtij procesi.

80 vota pėr, 12 kundėr e 17 tė pavlefshme, ky ka qenė rezultati i votimit tė deputetėve tė Kuvendit nė bazė tė tė cilit Fatmir Sejdiu ėshtė zgjedhur kryetar i Kosovės. Mė 3 dhjetor 2004, Ibrahim Rugova ishte zgjedhur kryetar i Kosovės, poashtu nė rrethin e tretė, me 64 vota pėr dhe 32 kundėr. Diferenca nė vota nė mes Sejdiut dhe Rugovės, ėshtė 16. Ndėrsa nė votat kundėr 20. Si nė rastin e parė ashtu dhe nė tė dytin Sejdiu ka njė avantazh shumė pozitiv ndaj Rugovės. Kjo do tė thotė se ai duhet ta ketė parasysh se nuk ėshtė zgjedhur vetėm nga LDK-ja, por kishte edhe vota tė opozitės. Dhe, pėrderisa opozita, ose thėnė mė drejtė forca mė e madhe opozitare, PDK, nuk e shihte Rugovėn si simbol tė unitetit, Sejdiu shihet se ka mė shumė gjasa. Prandaj duhet tė bėhet mė kurajoz e tė pėrqendrohet nė menagjimin e drejt tė besimit dhe realizimin e detyrave tė tij. Prandaj, thirrja e Sejdiut nė emėr tė Rugovės dhe nė vazhdimėsinė e rrugės sė tij, pas rezultateve tė sotme nė Kuvend, duhet tė jetė diēka e pėrfunduar, ashtu si epoka e Rugovės. Nė tė kundėrtėn, Sejdiu do tė jetė rasti mė shkollaresk i vetėmohimit tė verbėr politik.

10.02.2006

     





Gratis Homepage von Beepworld
 
Verantwortlich für den Inhalt dieser Seite ist ausschließlich der
Autor dieser Homepage, kontaktierbar über dieses Formular!