IRONI E VERDHĖ – Shkruan  Mehmet  Bislimi

 

IRONI E VERDHĖ

 

Mehmet  Bislimi

 

 

Redaktor: Ismail  SYLA

 

Recenzent: Kadri  REXHA

 

Desing& Layout:

Adnan ASLLANI

 

Kopertina: Adnan ASLLANI

 

Botues: Kompleksi pėrkujtimor

“Adem Jashari”- Prekaz

 

Copyright & 2005

Autori & botuesi

 

MEHMET  BISLIMI

 

IRONI E VERDHĖ

 

 

Poezi

 

 

 

 

Me dėshirė kam dhėnė mė shumė pėr ju,

duke lėnė mė pak pėr vete...

- Autori

     

 Fjala e redaktorit

      Poezitė e librit “Ironi e verdhė” tė poetit dhe publicistit Mehmet Bislimi pėrshkohen me njė pezėm tė artikuluar artistik qė fund e krye i pėrshkon filli i fortė i ironisė. Janė poezi tė shkruara nė kulmin e moshės sė autorit, nė kulmin e pjekurisė, dhe si tė tilla reflektojnė ndjeshėm kredon e autorit pėr jetė me tėrė larushinė e saj. Fushat ku prek ironia janė pamjet e pėrgjithshme tė individit dhe mileut tė tij. Poezitė e Mehmet Bislimit  nuk janė versioni lirik i zhgėnjimit tė tij, pėrkundrazi janė shpėrthime tė mllefit tė disiplinuar artistikisht. Kėshtu pėrkufizohet vreri i ironisė sė tij. Rebelizmi optimist, sarkazmi i skajshėm, gjuha e zhveshur dhe emėrtuese e drejtpėrdrejtė e devijimeve tė padurueshme artikulohet nė korpusin themelor tė librit poetik pa keqardhje dhe pa pardon. Zbrazja lirike e autorit ėshtė njė manifest ironik pėr kohėn nėpėr tė cilėn shoqėria pluskon midis vlerave dhe pesudovlerave, ndėrthurja e tė cilave krijon pėrshtypje mikste, dhe ėshtė e vėshtirė tė dallohet natyra e vėrtetė e gjėrave. Sido qė tė jetė, autori i ka tė qarta fijet e mbėshtjella dhe pleksura gabimisht, dhe nuk ėshtė e vėshtirė tė krijohet ēmpleksja e tyre. Nė fund tė fundit, psikologjia dhe ecja nėpėr rrugėn e rėndė tė tranzicionit tė njė kombi, duhet tė zėrė vende edhe nė arte, edhe nė poezi. Njė dimension i dhėnė suksesshėm me figurėn e ironisė ėshtė padyshim ai i librit “Ironi e verdhė” i autorit Mehmet Bislimi, qė lexuesi tanimė e ka nė dorė.

 

                                                                           Ismail SYLA- kritik letrar        

   

EMBLEMĖ

(Adem Jashari)  

 

Toka tė nxori nga gjiri

Trung i lashtė Ilirie

Nga gjiri tė nxori

Nė gji tė mori

Legjendė e gjallė 

Emblemė pėrjetėsie

 

URREJTJE

 

Ai u fut nė Parlament

Me kokrrėn tėnde

E fare qetė

E hodhi nė votim

S’ka as edhe njė pėllėmbė tokė

Pėr themelet e lirisė

Nė Prishtinė

 

 

HAKMARRJE

 

Hije e tij mė vret

Vuajtja mbi te tė

Pėrligjet -

Ndryshe

Do vuaj pėrjetė

Po nuk i godita

Llahtaritė e kohės

Sė ēmendur

 

PRIZMI I DYSHIMIT

 

Mes shkėlqimit dhe rėnies

Ndershmėria nė sprovė

Kambanat po ndjellin

Mort pikėllim zhgėnjim

 

Permanencė vizuale

Nėn prizmin e dyshimit

Tė vdekurit  i vunė

 

 

TRADHTINĖ VARI

(Hamėz Jashari)

 

Te lisat e Prekazit

Tradhtinė vari

 

Albulenė

Myku eshtrat t’i ka ngrėnė

Tradhtinė myku

Nuk e zuri

 

Me litar nė fyt

Gjashtėqind vjet erė myk

He ty tė plaēin

Sytė

 

NJĖ PĖLLĖMBĖ TRUALL

 

Kėrkojnė njė pėllėmbė truall

Pėr Legjendarin

Truall nė Prishtinė

Sa pėr tė vėnė kėmbėt

Mbi dhe

 

Dėshmorėt

Presin pėrgjigje

 

 

NĖ BALLĖ TĖ OXHAKUT

(Shaban Jashari)

 

Nė galerinė e njė portreti

Pushka

Qelibari

Kuti e duhanit

Si dikur

 

Nė ballė tė oxhakut

Kushtrimi

 

“Toka nuk na pranon tė robėruar!”...

 

Mos shkelni

Mbi ngjyrėn e gjakut...

 

POSHTĖRIM

 

E rėndė ndarja

I rėndė loti

E rėndė fyerja

I rėndė harrimi

Mė i rėndė

Poshtėrimi nė prapaskenė

 

 

FATALJA MODERNE

 

Nga njeriu i sotėm

Morali u nda

Prostitucionalisht ra

Nė trotuarin e ndyrė

Fatalja moderne

Pjesėz e tėrėsisė

Panjerėzisht thyer

Mbi kurrizin tonė

 

ASFALTI

 

Asfalt i zi katran

Tė shkel bota

Me kėmbė 

Bota shumėngjyrėshe

Tė shkel

Asfalt i zi katran

Shkelja ėshtė e rėndė

 

 

RRUGĖT

 

Nėse na i mbyllin rrugėt

Ne hapim shtigjet

 

Kot

Diellin nuk mund t’na zėnė

Tė ligjtė

 

Ata qė rrugėt bėjnė

Shtigjet hapur lėnė

 

REZONANCĖ

 

E kemi thėnė

Po e themi prapė

Rezonancė pozitive

Asgjė mė shumė nga jeta

Veē tė vėrtetės

Qė sfidon

 

 

SATANI

 

O trup satan

Veē krimbat

Tė hanė

E ne kurrė nuk shamė

 

Tė hėngrėt krimbi

Tė hėngrėt

Njeri

O trup Satan

 

DURIMI

 

E keqja tė ėshtė bėrė ves

Tėrė ditėn gogėsinė

Nga tė ngrėnat e hershme

Nuk lirohesh dot

Sa shumė paske ngrėnė

 

Po unė ē’faj kam

Qė gogėsimat duroj

 

 

DILEMĖ

 

Punoi pėr tė tjerėt

Veten shau

Punoi pėr vete

Tė tjerėt e shanė

 

Kur vdiq

E shanė dhe e qanė

Sharje dhe qarje aksidentale

Si nuk u ringjall Isai - Jezu

Shfryrjet e pelegrinėve

Mbi pavdekėsinė

T‘i ndiejė

 

TĖ MARRĖT

 

Pėr tė vetmin gabim

E “dekoruan” me titullin

„I marrė“

Pėr gabime tė shumta pastaj

Ėshtė djallėzor thanė

Sa mė i marrė

Aq mė djallėzor!...

 

Teori e filozofisė aktuale nė Kosovė

„Djallėzorėt“ pa brenga

Qeverisin e rrojnė

 

 

JETĖ E FOTOKOPJUAR

(Apologji e Sokratit)

 

Dėshiroj

T’i shoh pas vdekjes njerėzit

Si do tė lozin

Rolin e tyre

Nė jetė

Apo nė skenė mė mirė

 

Sokrati vdiq

Hilet e jetės vazhdojnė

Sokratianėt

Sot

Jetėn fotokopjojnė

 

PIKĖPYETJE

 

Ata ia bėnė atdheut atė punė

Nga gjithė ai nam i zi

Vetėm njė pikėpyetje mbeti

Diku...

Me ligjin masturbuan

 

Kundėr atyre

As sot

Qoftė edhe njė pikėpyetje

A pikėēuditje

Diku

Nuk e vunė

Me ligjin masturbuan

 

 

TRUNG

 

Trung pa rrėnjė

Qė nė punė

S’i hyre kujt

As dje

As sot

As mot

Trung kot

 

FORMĖDHĖNĖSIT

 

Amorf

Formėn tė tjerėt ua japin

I bėjnė legen

I bėjnė tigan

Nė njėrėn pėshtyjnė

Nė tjetrėn hanė

 

 

REFORMĖ

 

Hipokritėt nga ne

Kėrkojnė

Formėn e robėrisė sė reformuar

Ta kuptojmė

 

Nė mes formės dhe reformės

Alegori e metaforės

Dinakėri e fshehur

Nė brekėt e Evropės

 

PARTITĖ

 

E djathtė

E majtė

...

U pėrligj kjo punė

Pėrmes pėrkatėsisė partiake

Identifikohemi

Nė fytyrė

Nė surrat

Me shterpėsinė e gjatė

Kancerin morėn

Nė stomak

 

 

STANDARDET

 

Pėr vjetėrsi

Vezėn dhe pulėn

Nė garė i vunė

Nė lavatriqe

Futen llumin

E sistemit tė kaluar

Na doli mė pas i „larė“

Nga inkubatori

Hibridi i provės sė parė

 

Patriotė tė shėmtuar

Kategori e ripėrpunuar

Standardet

Plotėsojnė...

 

ZBULIM

 

Qeniet e botės ngjajnė

Kanė tiparet qė i bashkojnė

Njeriu, majmuni dhe zagari

Nuk bagėlojnė

U gjet emėruesi i pėrbashkėt

 

 

PĖR KOHĖN E KASHTĖS

 

Kohė nė vardisje

Hip nė mullarė e shiko hamamin

Se vakti kashtėn ha

E tmerrshme

Apoteozė kashte

E ditėve tona

 

KRYQĖZIM

 

Si rezultat i kryqėzimit

Erdhi nė jetė

Stili i rrėfimit

Pėr mėkatet e pabėra

 

Tė pandehurit nė kryq i gozhduan

Pėr atė

Se u penduan

 

Kryqėzatat pollėn

Imagjinatėn e udhėkryqeve

Qėllimi dhe mjetet s’u kursyen

Nė emėr tė Perėndisė

Botėn e futėn nė paudhėsi

 

Egėrsi e kryqėzimit tė lashtė

Pikturėn e gjakut

Para botės

E solli nė ekspozitė

Me peshėn e saj

Nga lashtėsitė

Kryqėzimi...

 

 

SHKĖLQIMI QĖ VRET

 

Tė vetmin qė do ta vras shkėlqimi

I hėnės gėnjeshtare

Ishte ai

E kisha vėnė re

Yshtur pas hėnės sė kuqe

Qė iku nė tė parin agim

Shpresoj mos tė tė vras

Ndjenja e trishtimit

Nė kuqėsinė tėnde

Ante

 

KRIPĖ

 

Gėnjeshtrės  kripė i vunė

Nė dritėn e syrit

Kripėn e Nastradinit

Shije pėr t’i dhėnė

Shpresės sė mjerimit

O ju tė pa fat

Me lotin e kripur

Nė rrugėn e gjatė

Tė gjatė...

 

 

LIGJI

 

Ligjin e bėnė ata

Kundėr tė tjerėve

Iku arsyeja

Kush pjerdh pėr drejtėsi

Para ligjit e njeriut

Skuqet kush sot

Mė thuani

Sa kushton hileja

 

PASAKTĖSI

 

Intrigė e parealizuar

Mbi vdekjen e tij imorale

Tė imagjinuar

O perlė idilike

Si nuk ta kėndova dot

Kėngėn mortore

Nė ritualin tėnd tė fundit

Betoveni do tė merrte pjesė

Me notat e protestės

Nė mėnyrė virtuoze

Pasaktėsi qė kushton

Nota qė flasin deri nė zbehje

Kėngė nė zanafillė

Pėrgjysmė e lėnė

 

 

FJALĖT

 

Kėmbėngulje

Nė tė vėrtetėn

Mos lejo

Tė tė poshtėrojnė

Fjalėt

Peshė ēojnė

Ka rrugėt e veta

Jeta...

 

HALLI

 

Si t‘ia bėj me ty

Tė te vras

Nuk mundem

Tė te dua

E vėshtirė

Halli me peshėn e vet me shtyn

Tė gjej zgjedhjen mė tė mirė

Dilemė

Hallet mė rėndohen

Nė emėr tė jetės

Mė mirė

Preni rrugėn vdekjes

 

 

ATA QĖ GURĖ NĖ JETĖ VUNĖ

 

Mos vė gurė nė jetė

Se tė vrasin ata

Me tė pabesė

Sa personazhe tė vdekura

Kanė lozur

Jetėn nė sprovė duke vėnė

Nė thellėsitė e shpirtit

Kandili i shpresės

U shua

Do vdesin me pahir

Ata qė gurė nė jetė vunė

 

TRADHTIA

 

Njė orė para se ta tradhtonte

Befasisht i tha

Tė dashuroj...

Tė vetmen gjė qė nuk e priste

Nga jeta

Ishte tradhtia...

A thua erdhi ora

E qetėsisė shpirtėrore

 

Lavirėsia institucionalisht

Tė vihet nė rend dite

Urgjentisht tė debatohet

Pėr kėrthizėn e saj

Nė pyetje ėshtė fati i kėrthizės!

 

Mos bėni shaka

Njė orė mė parė

Ajo tha

Ju dashuroj...

 

 

SHQIP

 

Po ju paralajmėroj pėr tė satėn herė

Qetėsi

Kjo inteligjencė e arrestuar

Tani flet tė vėrtetėn

Pas derės sė rėndė tė hekurt

Nė atė gropė

Flitet shqip

 

Nė fantazinė e tyre

Ka diēka madhėshtore

E rėndė pa dyshim

Edhe njė herė

Paralajmėro inteligjencėn

Flisni shqip

Mbroni tė vėrtetėn

 

GODITJE

 

Mė goditi vėshtrimi i saj

Me erė

Aromė

Puhizė

Frymėmarrja mė tradhtoi

U hamenda

S’u pėrmbajta

Nga urrejtja apo dashuria

Mbase

Nga tė dyja

 

 

SAKRIFICĖ E IMAGJINUAR

 

Si tė maces nėntė shpirtra

Paske pasur

Sakrificė e imagjinuar

E pėrpjekjeve tė intrigave sublime

Mohuesja e ēdo gjėje

Mortaja e lia t‘vraftė

Mace me nėntė shpirtra

Me yshtjet tuja tė ndyra

Nė plehėrat 

E kėsaj pranvere pjellore

Vdekjes prapė s’iu deshe

O vdekje horre

 

LLOGARI

 

Mos kėrko nga unė

Atė qė tė mungon

Joshje nė vetėmashtrim

E koha

Po na vret mė shumė

Llogari mos mė kėrko

Shumėzimi

Mbledhja

Pjesėtimi

Me hiēin...

Hiē rezultatin kanė

Llogari mos kėrko!

 

 

TEATĖR

 

Para teatrit

Kompozim ngjyrash

E personazhesh

Tė dėshpėruar

Me egon vulgare

Me ambicie meskine

Aktrues tė mohimit

Antivlera tė mbėshtjellura

Tėrkuzė

Pasionistė tė sėmurė

Cilėn dramė po pėrgatisin

Pėr publikun shqiptar

Mos

Prapė „Godonė“ vallė!

 

SILIKONI

 

Bastardėt e menduan

T’ia venin silikonin nė gji

Kosovės nėnė

Qė tė mos i zė mallkimi

I saj nė zemėrim

 

Haram ju qoftė silikoni

I gjinjve tė mi!...

 

Bastardėt shpėtuan

Silikonin zbuluan

Rrejshėm nė Hagė

Dėshmuan

Pa frikė nga mallkimi...

 

 

NĖPĖR KOHĖ

 

Si nė ėndėrr kaluan

Nėpėr kohė vitet

 

Si njė patkua kali

Varur mbi derė

Mbetėn

Kujtimet

 

Fat i varur nė gozhdė

 

Jeta nuk ėshtė vetėm shpresė

Lini gjurmėt tuaja

Nėpėr kohė

Njerėz...

 

SHTEGU

 

Bėmė shumė

Qė dėshirat tė kalojnė

Nėpėr shteg mė lehtė

 

Mos i mbyllni shtigjet

Lini tė hapur edhe pėr tė tjerėt

Nė kėtė jetė

S’jeni vet...

 

 

MURANAT

 

I hoqėn mė parė

Se ē’i vunė

Muranat

Pasuesit fatal tė popullit

Futur aksidentalisht nė lojėn e madhe

Tė kombit

 

Muranat

Mbuluar me ferexhe

Lojė me historinė

Deri nė trishtim

Pėrfaqėsuesit e platformės neveritėse

Netėftohtave tė dimrit

Nė peshim

 

RIGJYKIM

 

Me tėrė peshėn e vet

Dheu rėndon

Pėr t’i liruar

Ēlirimtarėt

Nga jargėt e hienave

 

Peshėn e dheut dikush

Kėrkon

 

Skelete tė pa kompletuara

Tretur baltėrave

Tė gadishullit Ilirik

Kur do t’ju nxjerrin

Para trupit gjykues

Pėr fajet qė nuk i keni bėrė

T’i dėnojnė pas vdekjes edhe njė herė

 

Mė rėndė se dheu

Diēka peshon...

 

 

RIMAT

 

Nė vargje

Nė rrugė

Nė jetė

Rimat tė pėrcollėn

Korbat vallėzojnė

 

Emil Zola

Po tallen me ty sot...

Mbrojte rimat nga turpi i kohės

Turpi djerėsinė

Nga tmerri

Rimat  ēakorduar

Qė nga Drajfusi e kėtej

 

KARRIGET

 

Si orendi nė Parlament

Karrige shumėngjyrėshe vunė

Tė zbrazen nga vreri

Deputetėt

 

Nė karrige tė parin vunė

Pėr tė mbajtur radhėn e zbrazjes

Me legen nė duar

Gozhduan kryekuvendarin

Mazhoranca

 

Respektoni radhėn tani

Ju vrerėzi

Ngacmuesi i vrerit ju fton...

 

 

MORTAJA

 

Pėr vendin vakant

Kambana e pėrmbysjes sė madhe ra

Nga shoqėria vakante u dogjėm

Tautologji e stėrzgjatur

Mekje pranverore

Minjtė e mbeturinave tė qytetit

Mortajė po pėrhapin

Kurtha s’po i zė

Nė kurthė

Pa (me) dashje

Kemi rėnė ne

 

KOSOVA

 

Po tė ishte vetėm imja

Do ta mbaja nėn xhaketė

Mos ta kapėn alergjia

Nga poleni i pavarėsisė

Tė paktėn kėtė vit

 

Gogoli ynė

Po frikėson sorrat

Nė stinėt pranverore

Me koqet e dashit

Varur nė degėn e qershisė

Pėr t’i vėnė mė vonė

Nė shenjė flijimi

Nė themelet e pavarėsisė

Me fat

 

 

NIHILISTI

 

Pėr nder tė atyre qė ranė

Mos pėshtyni nė rrugė

 

Pėshtyjeni nihilistin nė surrat

Po e takuat atė

Diku

Nė rrugė...

Nė rrugėn e Dėshmorėve

Nė rrugėn me gjak

 

 

UJI

 

Ndrydh e shtrydh

Shtrydhe e ndrydh

 

Uji gjak nuk bėhet

Ethshėm po punojnė

Ekspertėt e natės qė gjakun

Ujė ta bėjnė

Damarėt Kosovės t’ia thajnė

Nė Ibrin e ngrirė kristal

Egzoni me shokė

Natėn e gjatė kuqėzoi

Prishtinė e trėndafilave

Gjaku ujė s’u bė...

 

 

PLAKU

( Xh. Gashit – Plakut)

 

E pėrbuzi tė djeshmen

Me vdekjen u tall

Nė pėrqafim tė sė nesėrmes

Amshim...

S’ishte futur rastėsisht

Nė shėrbim tė atdheut

Prandaj rrugėtoi

Qetė e

Vertikalisht

Plaku

 

 

DHUNA

 

Lirinė e dashuruan

Qielli u mbars

Nė jetė solli

Frytin liridashės

 

Pėr tokėn

Ranė dalzotėsit e saj

Deri dje

Pa zot

E sot...

 

 

RĖNIE

 

Bora ra nga maja e malit

Mbi faqe

Gjurmė la

 

Loti i rėnė

Nga gjethi i lisit

Si rėnia e Sizifit

E domosdoshme mbase

 

KALTĖRSI

 

Kaltėrsi e syrit tėnd

Si kaltėrsi deti

Do tė futem nė thellėsi

Tė vėrtetėn

Pėr ta gjetur

Sy

Kaltėr 

Sy

Patrembur

 

 

GĖLLTITĖSI

 

Se bashku me gotėn

E verės sė zezė

E gėlltiti

Vezėn e pulės klloēkė

Qė nė embrion

Vezėn me gjithė zog

 

Pėrtej grykėsisė

Ēka mund tė ketė...

 

KUFIRI

 

Ma gjeni kufirin

Mes

Dashurisė dhe urrejtjes

Gėnjeshtrės dhe tė vėrtetės

Moralit dhe imoralitetit

(Mjerisht, sot)

Aktual

Mė duhet patjetėr

Dikujt

Kufirin t’ia tregoi

Seriozisht t’i them

Ndal...

 

 

KODOSHĖT

 

Pėrulen ata

Para brekusheve tė kuqe

Tė njė lavireje nė kalim

Si para flamurit tė lirisė

 

Jemi burra

Thonė!...

 

Alibi e burrėrisė

Prej kohėsh

Nė baltė rėnė

 

 

ELEGJI

 

Gjaku e lanė

Kush prek gurin e avllisė

Tha!...

 

Ai vdiste pėr tokėn

Dy hapa rreth shtėpisė

 

Vallė

Bijtė e  Shqipnisė  qenkan -

Pyeti me qortim

Vaso Pashė Shkodrani

E pikllueshėm rėnkoi

O moj Shqypni...

 

 

A DO KARROCĖ ZOTĖRI

 

Bastioni i mjerimit

Shtrirė nė shekuj

Bijtė e shekullit tė ri

Nė tregun e blertė tė Prishtinės

Strukur nėn lotin e shiut

 

Shpresa tė mekura nė zėrin e njė fėmije

Qė thėrret nė refren

I ndjenė

 

A do karrocė zotėri

 

Te tregu i blertė i Prishtinės

Jo larg spitalit tė veremit

U dogj  nė mjerim poema

Dhe mushkėri e Migjenit

 

A do karrocė zotėri

 

 

ABUZIM

 

Nė emėr tė ekzistencės

Pėr hirė tė kombit

Nė emėr tė zotit

 

Kush abuzoi

Me tė gjallėt

Me tė vdekurit

Me jetėn

 

Baladė moderne e ujėrave tė zeza

Nė pėrplasje vėrsulur

Nė qytet mbi kalldrėme

Nėntoka

Nuk i mbanė dot

 

 

I URRYERI

 

Sa herė qė bie pėr tė fjetur

Lutet ajo

As nė ėndėrr mos tė tė shoh

 

Njeri i urryer

Zemėr nė plasje

Ti ėndrrat e ardhmėrisė trazon

 

Lutja e saj a mjafton...

 

 

KOPSHTARĖT E ATDHEUT

 

Kopsht me fjalė ndėrtuan

Pallate mbi shtatin e atdheut

Ulur mbi  postaqinė e iriqit

Burrat e politikės

Pėr hirė tė elektoratit

Prapanicėn po sakrifikojnė

 

Qėndron e pa lėvizur

Bythė e larė nė gjak

Me postaqinė e iriqit

Elektorati po merr hak

Posti tagrin do...

 

Ati ynė pat thėnė

Tė ngrohet hamami me pordhė

E tė pastrohemi

Se u bėmė horė

 

 

SYZEZA

 

Mbi vegje mbeti syzeza

Fatziun duke e qarė

Fijet e pėlhurės u kėputėn

Nė rrugėn e shpresės sė humbur

Ėndrrash kallė

 

Pėlhurė e bardhė

Dėrrasė e vekut

Kthyer nė dėrrasė varri

 

Syzezė

Nė botėn pėrtej lotit

Fat tjetėr kėrko

 

KATARSIS

 

E pabesueshme

 

Kaq shumė pastrim u dashka

Nė kėtė krizė

 

Me reduktime uji e rryme

Nuk pastrohet ndėrgjegjja

 

A ka lumė qė na lanė

Se dy sharje ka

 

He ty  tė laftė gjaku

E lumi mos  tė laftė

 

 

DĖSHIRĖ

 

Dėshiron pėr tė qarė

E loti nuk tė vjen

Dėshiron tė qeshėsh

E qeshura nuk tė zė

Vdekja nuk tė merr...

 

Jetė hequr mizorisht e zvarrė

Si hardhuca e pėrhirtė

Mbi bezen e bardhė

 

KOALICIONI

 

Qė kur bota mbanė nė mend

Ujku me qengjin

Pula me dhelprėn

Miqėsi nuk kanė zėnė

 

E atėherė...

Mbi kė do tė bie fatkeqėsia

O arkitekt i dredhive tė liga

Ti nuk je

Pasha Sinani

 

Fantazi perfide e dredharakėve

Me foshnjėn e pafajshme nė gji

Mashtruesit

Kėtė vit

Bėnė nė prapahije kumbaritė

Thellėsisht fshehur

Nė gjoks

Pabesitė

 

 

DAULLJA

 

Mbi kė do tė bie rrufeja

Nga jonet nė fėrkim

Bėrrylagjinj provincial

O pranverė e ftohtė

Me qiellin bubullimė

Anatemuesin more

Psikologji e argalisur

Dehur nga daullja

Mbi plancin pėrplasur

 

Dy lek

Darka e lavdėrimit

Katėr lek

Procesi fiziologjik i lirimit

 

Ekonomi deficitare

Ta mbash a ta hash -

Do thoshte Shekspiri...

 

NDARAS

 

Ka kohė e vite

Qe shpirti

Ndarė

Nga trupi

Jeton

 

Me shpirt nė Kosovė

Me trup larg saj

 

Nė buzėgrykėn e njė pusi

Tė pafund

E nė vaje

Ngulur trupi im

Si idhujt pa koka

 

Na hėngri

Toka

E huaj...

 

 

NĖNĖS

 

Nė kujtim t’pritjeve tė saja t’gjata

Kur kthehesha

Nga rruga

Nga shkolla

Nga burgu

Nga mėrgimi...

 

Tani kush do  tė mė pres

Nėna nuk ėshtė mė

As me kujtimet

 

Nėnė

Atė dhe tokėn shqiptare

Kam thirrur...

 

HUNDĖT

 

Ata qė futin hundėn

Pa ftuar

Sa pa thėnė

Vishni me pėrgjegjėsi

 

Nė mes tė pėrgjegjėsisė

Dhe llogarisė sė dhėnė

Thikė me dy teha

E  U n M i K- u T

Pehlivanėt dot nuk i kapė

Prapanicat me vaj kanė lagė

 

 

DIVORCIMI

 

Dy gjenerata

Pėrjetėsisht tė divorcuara

Pėr hir

Tė besnikėrisė

Tė tradhtisė

Pėr dhe kundėr

Atdheut

 

ISHULL

 

Rrethuar me ujėra tė turbullta

Burrėri e lagur

Ndėr vite Kosovė

Pėrgjakur

 

Ishulli i robėrisė

Lagėshti qe s’tė kalbi

S’tė ndryshku

 

Lumenj gjaku Kosova ka

Ujė

S’ka

 

 

PLURALIZMI

 

Sistemi shumė partiak

Ta mat e s‘ta japė

Njė bythė karrige

Lavire politikė

 

Arsyetim i gabuar

Folklorizėm prapanik

Thuaj po deshe tani

O lavire politikė...

 

AI

 

Rrugėn gaboi me dashje

Nga shokėt iku

Nga shokėt nuk kėrkoi falje

Ndarje

 

Nė theqafje

Pa kohė e nė trishtim

Iku

Nė tė palindurin agim

 

 

HESHTJE

 

O heshtje nė fund

Tė fillimit

Eufori e krimit

Mbi varre zbrazur

Rrėqethur pikėllimi

 

Skelete te njė kombi tė pa identitet

Shėtisin lakuriq

Me pasaporta diplomatike

Edhe sa mandate

Nė Bruksel

Kosovėn do tė pėrfaqėsoni

Skelete tė rebeluara

Nė trishtim

 

PĖRBALLIM

 

Simbol i pėrtėritjes

Krenari adhuruese

Duku

 

Tokė me zjarr mbuluar

Gjeografi me varre

Qe tmerron

 

Vdekje ulur kėmbėkryq nė Kosovė

Yshtur pas hapi tė lodhur

O njerėz

Me zemėr tė grisur

Ndrydhur mes mureve tė jetės

Lirinė e bartur

Nė trastėn e shpresės...

 

Mallkimi ynė ka pėr t’i zėnė

Ata qė krenarinė

E ecjeve

Drejt rilindjeve thyen

 

Gjeografi e hapėsirave

Shqiptare

Pėrballove dhimbjet krenare

 

 

VRASJE E TRISHTIMIT

 

Ritual i pėrditshmėrisė

Zvenitur deri nė banalitet

 

Rrugė tjetėr nuk kishte mbetur

Mes dhimbjes dhe

Dėshirės pėr rimėkėmbje

Gdhiu pushka e lirisė ndėr male

Rrugė e kahmotpritur

Qė vrau  ndjenjėn e trishtimit

Me pushkėn

E Altinit

 

KONTRATĖ

 

Kontratė imorale

Absurde

Me kampin e dėshirave tė lakmisė

Projekt dallgėsh tė ngritura

Nė mes luhatjeve rropullish

Simetrinė e dyshimit

Zgjedhje nė orėn e ligė

Or miku im

 

Shkėlqimi i ēastit

T’i verboi sytė fatalisht

Rrėshqite nga lartėsitė e zenitit

Se bashku me lakminė

Pas hiēgjėsė

Nė gėrminė 

 

 

PROJEKT

 

Pritėsi i fundshekullit tė kaluar

Dhe pritėsi i kėtij fillimshekulli

Krijuan marrėzitė

Me projekt

Qe tė mos kthehet lumi mė

Tek burimi i vet

 

Kaq thellė qenke fshehur

Fshehtėsi

Nė gjirin e tokės

Marrėveshje morale mbi enigmėn

Toka- hiri- Jeta- gjaku

 

Gjyshėrit nė gjykim

Tmerri psikologjik

Qetėsinė gėnjeshtare vret

Pėr mundin e gjyshėrve nė pendim

Ēka nuk polle

Atdheu im

 

BIJTĖ E KOTĖSISĖ

 

Nė pamjen e jashtme

Po t’i shikosh

Tė duket

Secili me vete bartė

Nga njė histori

 

Dilemė pėr pak ēaste

Vrasje e butė me ēaj e duhan

Dėnim absurd

Pajtim me shėmtitė

As gjė nga jeta

Nuk kėrkojnė

 

 

KĖMBĖNGULJE

 

Nuk u bėre kurrė njė me qetėsinė

Jeta e lidhur me kėto male

Madhėshti shpirtėrore

Qė tė ngacmon

Pėr tė mėsuar

Diēka pėr tė gjallėt

Diēka pėr tė vdekurit

E diēka

Pėr ata qė do linden

Njė ditė

 

PA DASHJE

 

Ja kėputa telin ēiftelisė

Pa dashje

Nuk ia mėsova notat e melodisė

Kurrė

E melodinė e desha

Djalli ta marr...

 

Pėr ty mė kėngė

Nuk do tė kėndohen

As vaj s’do bėj kush

 

Vrave kėngė me dorėn tėnde

 

Nė rrugėn e harrimit tė thanė

Kujdes kėngėn se vritet

Kujdes

Ti nuk je njė

Me komitėt

 

 

ELIMINIMI

 

Bartur fshehtas

Nga sirtarėt

E diplomacive tė mėdha

Nė krihet e Kosovės ra

Virusi i eliminimit

 

Me shėndet

Mbiu nė Kosovė

Druri i pasigurisė

Reliev i thyer

I dyshimit gjeografik

Mes rrugėve dhe njerėzve

Virusi i dyshimit

Si thikė...

 

Eliminimi

 

DUKA 

 

Duka i Gjinėve tė parė

Hijevrarė

Nga peshė e barrės sė rėndė

Tė shekujve lakuriq

Lesh parruar

Kokė pakruar

Me mospėrfillje u fut

Nė pallatin e ėndrrave

Ndonėse zgjuar ishte

 

Kur tė zgjohet Duka

Nga ėndrrat e shtratit tė shekujve

Testamentet e ėndrrave

Kujt do t‘i mbesin

 

Kujdes Gjin Duka

Nga shtrati i ėndrrave

Me pupla tė buta

Kosovėn e vranė ndėr shekuj

Me gjak

E...

Me pupla

 

 

DĖSHTIM

 

Dėshtove pjellėn e parė

Tė thonė shterpė tani

Nuk je mė me barrė

Dėshtak

 

Ti nuk ke faj

Mes tė dėshtuarve

Pritja ėshtė e gjatė

E gjatė...

 

 

KĖNGĖ

 

Kėngė e vaj

Ekuacion me shumė tė panjohura

Pėr pėllumbat e bijve tanė

Nė fluturim rėnė

 

Kėnga pėr ju u kėndoftė

Kurrė mos u shoftė

Kurrė...

 

 

I SINQERTĖ

 

Dua tė jam  me ju

Krejt i sinqertė

 

Pėr dėshirėn tuaj

Pėr kėnaqėsinė time

Pėrcillja tė ligut

Mesazhin

E kėngės sime

 

PORTRET

 

Nga dorė e piktorėve modern

Tė kohės antike

Portretizuar fytyrė e paskuqur

E sakrificės nė kėmbėngulje

Tė hijezisė a bukurisė mitike

 

Monalizė moj mike

Gėnjeshtėr apo

Realitet

Buzėqeshja jote

Nė portret

 

Ndryrė

Brenda kornizės nė shekuj

Histori e pazbėrthyer e artit

Mbi mjeshtrin e penės sė vjetėr

Varur nė maje tė gozhdės

Si testamenti

Nė letėr

 

 

UNITET

 

Gjyshja ime ndjesė pastė

Me dorėn e saj tė lehtė

Nga shtėllunga e leshit

Fijet i lidhte nė unitet

 

Njerėzit e kohės moderne

Si grykėsit qė zihen pėr njė presh

Unitetin e kohės sė vonuar

Prapė e bėnė lesh

 

Leshi e lėmshi u ngatėrruan

Nė fushat e gjera tė interesit

O gjyshja ime e mirė e ndjerė

U dhje n’vete

Uniteti ynė i leshit...

 

NĖNSHTRIMI PARA FATIT

 

Kohė e shkuar

Po rikthehet

Nė skenė

Me pelenė mbėshtjell

Fytyrėn e mjerė

 

Nėnshtrim para diktatit

Sakrificė e rėndė

Futin hundėt nė pelenė

Ju...

Tė nėnshtruarit para fatit

 

 

ĒMALLJE

 

U ēmalla nė soditje

Pusi i zura

Shtegut tė retrospektivės

O kohė e pa djallėzuar

Ndjenja tė papėrsėritshme

 

Ti ike

Ēmallje me portretin tėnd

Moj mike

Ti kohė nė ikje

 

DASHURISĖ

 

Ndėr shekuj i kėnduan

Faraonė

Perandorė

Mbretėr e Presidentė

Pėr ty ngritėn tempuj

E nuk tė pėrjetėsuan dot

 

Prapė do t’i kėndojnė dashurisė

Si dje

Sot e mot

 

Zanoret e dashurisė

Rimėn kanė nė gji

 

NDARJE

 

E dhimbshme

Por

Paqėsisht dua tė ndahemi

Pa lot

Nga kjo botė...

 

Kujtimet e mikut mbani

Besnikėrisht

Mos e shani gabimisht

Po sinqerisht

 

Ai iku

 

 

VARJE

 

Nga fijet e mjekrės tėnde Pasha

Po zė fill njė tėrkuzė

Mbi sfondin e jeshiltė

Nė vertikalen e paskajoreve

Heshtat helmuese u pėrthyen

 

Pabesi kujt i ke ngreh

Pasha i kuq

Pabesi...

Rrėnjėt ku i ke

Makthi nė gjumė tė vraftė

Pasha i pabesė

 

DIKUR DHE TANI

 

Dikur

Kur lumin kalonin tė ligjtė

Atkinė ta shanin

Tani kur lumin kalojnė

Atkinė

Mė nuk ta shalojnė

Mė keq- nėnėn ta lodrojnė

Oho, ē’kohė tė mbara

Me tė shara...

 

 

FALI

 

Tė “shanė”

Faqe pjeshkė tė thanė

Ti u skuqe

Moshė e re...

 

Moshė pa mėkate

Fali ēunat qė tė “shajnė” nga lakmia

Tė padjallėzuara ka sharjet rinia

Fali

 

BARRĖSE

 

Fjala mori dheun si era

Qeveria qenka me barrė!...

 

Nė kuvend

Nė rend tė ditės

Kėrkesė e opozitės

Pėr kohėzgjatjen e shtatzėnisė

Dhe atėsinė e fėmijės

 

Duam sqarim

Menjėherė

Ndryshe Kosovės do t’i mbes

Me ligj

Kopili nė derė

 

 

BURRĖRI

 

Burra

Ka

Ka pasur

Do tė ketė

 

Kryefjala dhe kallėzuesi

 

Burri

Nuk liget dhe

Ligėsira nuk bėn

 

URA  

 

Kėrkohen ura...

 

Nėn ura fqinjėt

Tinėzisht futur janė

Pabesisht

Urat pėrdhunuar kanė

Tmerrėsisht

 

Urat

Na kanė kushtuar

Urat

Me themelet

Nė gjak

 

Ura duan prapė

 

 

YLBERI

 

Shumėngjyrėsh shkėlqimin

Frymėzim

Poetėsh

Piktorėsh

O premtim i rremė

Qe dukesh e zhdukesh

Nė horizont

Pas shiut e para diellit

Shterpėsinė polle

Nė ditėt e prillit

Nė kapėrcim

 

PREMTIM

 

Premtimin e thatė

Po e han

Tri herė nė ditė

Populli im nė pjatėn e pistė

I bėftė mirė

 

Imagjinatėn e shterpės shpresė

Tmerrėsisht ftohur e nė ethe

Shėroje o popull im pjellor

Futja njė medikament

Tė skaduar nga mbrapa

Premtimit

Edhe nga njė pordhė

Pėr shėndet

 

 

PUTHE...

 

Puthe kryqin i pa udhė

Nė gjunjė pėrkulu

Lini porosinė

Poezinė e ke bėrė katrahurė

Mėkatar

 

Po uratė

Amanet

Merri tė lintat e mia

Si flamur paqe

Ngriti lart nė shtizė

Vegjėlia tė marshojė nė shpėrthim

 

Tregoju Uratė se

Ato ishin tė lintat e mia

Tė ndyra nga kohė e tranzicionit

Nuk ishin flamujt e revolucionit

Lėnė anash kaherė

Mėkati

Lė tė bjerė mbi mua Uratė

 

Ndaj hilet

Para Perėndisė

Nga tė lintat tona zhele

Me ato tė diplomacisė

Para BE-sė

Varur nė shtizė tė flamurit

T’i gjendet zgjidhje e shpejtė

Nyjės sė ushkurit

 

 

Ndryshe

Shpatė e Demokleut

Do godas

Ngarkesėn e plancit tė demokracisė

Nė shpėrthim

Diplomacia pastaj

Flakė edhe tym

Prishet paqja dhe standardi i parė

Mbetet zhele e tė lintave

Para unmikut

Prapė e pa larė

 

O tmerr i ditės sė daljes

Para perėndisė

Uratė

Pranoje rrėfimin

Pėr mėkatet e mia

Mbase

Na merr parasysh

Diplomacia

Amen

 

 

MALLI

 

Formulė e pazbėrthyrė graviteti

As Njutni mendjehollė

Nuk e gjeti

Mes mollės dhe tokės

Fuqi e mallit tė nėnėlokes

Qė tė stepė...

 

MEDALJONI I NDRYSHKUR

 

Mungon prej kohėsh

Mungojnė sfiduesit e tij

Nė qafė tė kujt do ta varim

Atė teneqe me tojėn e leshit

 

Nė qafė tė paēin Kosovė

Qafėtojėleshtėt

E teneqemedaljonpunuesit

 

Gėnjeshtrat ndryshku do t’i hajė

Ah...

Kjo do zgjas

Erė ndryshku e servuar

Pritjen do ta vras

Ngadalė e

Pa shije

 

 

ZAGARI

 

Shkencėtarėt nė kėrkim

Gjetėn zagarin dhe njeriun

O njerizagar

Me pagėzim tė ri

O zagarnjeri

Thanė...

 

MBURRAVEC

 

Mė thoni poet

Vetullėn e hėnės e keni parė

Po deshėt unė ua tregoj

Nė grushtin tim

Leshin e saj

 

Kosovė fitove mbi leshin

Sihariqin ta sollėn shpejt

Thurni kėngė

Kėngėtarė

Pėr leshin nė garė

 

 

FLAKĖT

 

Sonte flakėt nė Prekaz

Komandantin kujtojnė

Flakėt e lirisė

Kosovėn po ndriēojnė

 

 

Pėr ty atdhe

Flakėt

Qė tė mos shuhen kurrė

Po i mbajmė nė gji

Flakėt e lirisė

Nė tė gjatėn udhė

Komandant

 

 

VDEKJE BANALE

 

Haxhi Imam Efendi

Pėr heronjtė e moderuar

Duam pėrjetėsi

Cilėn vdekje preferoni

Haxhi

 

Vdekje nga duhani

Rėnie nga ballkoni

Rrėshqitje nga hamami

Nga smira e xhelozia

Nga vera e rakia

Vetėvrasja ėshtė haram

Mbase

Edhe me vdekjen diēka

Ata duan tė zėnė

Diēka...

Jetė e rrejshme

I rrejshmi njeri

Efendi Haxh

 

 

 

PARANDJENJĖ

 

Armiqtė nuk po na shajnė sa duhet

Miqtė

Po na lavdėrojnė

Mė shumė se ē’duhet

 

Si me tė pabesė

Mė gėrryen njė ndjenjė

Ogurzezė

 

MASHTRUESI

 

Te jetė ai vėrtetė

Ndėrtuesi i kėshtjellės

Unė

Nuk e besoj

Nuk e beson as ai vet

Veē shtiret

Na hėngrėn pritjet e gjata

Kėshtjellė

O mbetsh shkret

 

 

NJERIU

 

Sinonim i dashurisė

Personifikim i urrejtjes

Veē njeriut -

Njeriu

O njeri mė thuaj

Cili je ti...

 

 

ĒMIMI

 

Tokė e premtuar

Nė ėndrrėn e braktisur

Cili ėshtė ēmimi yt

Arsye e humbur

Para sakrificės nė mohim

E para vetes

 

O gjuhė memece

Nė gojėn e heshtur

Fjalė e papeshuar

Arsyeja ēmim

Maturinė ka

 

 

GĖRMIM

 

Nė mes britmash dhe ējerrjesh

Ēmenduria

 

Vuajtjet mos gėrmo

Pagjumėsi do marrėsh

Nė paskajshmėri

Prapė nga e para

Do fillosh

Me fijen e lėmshit tė ri

 

DYSHIM

 

Vdiq nė vetmi ajo

U shua sė bashku

Me flakėn e kandilit tė saj

Qė e mbante nė dritare netėvonave

 

Dritė kėrkonte ajo

Edhe pse errėsirė ishte

Dritė

Kėrkonte

 

Nė shkėlqimin mitizues

Pėr “profetėt”

Dyshonte

Nuk besonte

Dritė kėrkonte...

 

 

PESHĖ E DYSHIMIT

 

Nė mėdyshje grinden

Ėndrrat e natės tani

Nė klithje pambarim

Peshė e trillimit tė sajuar

Kėnaqėsinė  ėndrrės

Do t’ia vret

 

Peshė e dyshimit

Mos raftė kurrė

Mbi shpirtin tėnd as

Mbi shpirtin tim

Kurrė

O miku im

 

 

IRONI E FTOHTĖ

 

Shkretėtirė me rėrė shterpė

Qiellin kishte ngrirė

Njeriu fytyrė vrarė

Ironi e ftohtė

E njė jete

Pėr njė grusht pleshta

Lidhur pas humbėtirės

Me fijet e padukshme

Tė shkretėtirės

Botė poetike nė kėrkim

Tė rimės sė verdhė

O miku im poet

Kėngė nė shkretėtirė

Kot...

 

 

GJYSMĖ

 

Nė atė gjysmė terr tė asaj nate

Atje pėrtej ku po gdhinte

Sytė e tu gjysmė tė mbyllur

Nė gjysmėbuzėqeshje

Heshtje gjysmė e pabesė

 

Nė jetė diellin takuam

Trullosje e pashpresė

Gjysmė lagur me vesė

Gjysmėndėrr

Gjysmėzgjuar

Gjysmėrobėruar

Gjysmėēliruar

Gjysmė

Pjesė e tėrėsisė

Sė pa bashkuar...

 

SHKĖLQIM I NJĖ MALLI

 

Mė zgjoi ēuditėrisht njė mall

I magjepsur nga shkėlqimi i rremė

Qiellin frikshėm shikova

Ngrohtėsinė e trupit tė saj

Nė shtratin e ėndrrave tė mija

E ndjeva

Jo s‘e takova...

Njė zhurmė mė lehtėsoi mendimin

Trajektore replikash

Nė dilemė

Pėr fjollat e shkrira tė borės

Nė sapofillim tė dimrit

Si ėndrrat tretur

 

 

RINGJALLJE

 

Herė i vdekur

I ringjallur herė

Fytyrat e tyre jeshile e tė dyllta

Tė pėrqendruara nė asgjė

Deri nė mospėrfillje

A do ta gjente arsyen

Qyshkur tė humbur

Nė mjegullėn e hyjnive

Bashkė me bulėzimin e pemėve

Nė drurin e kryqėzimit

Njė ringjallje

 

Po ndihet afshi i pranverės

 

ANONIM

 

Ta imponuan vullnetin

Vėrtitje kuajsh pa zot

Ujq e ēakej ndėr male

Ulėrijnė pėr ty

Anonim...

 

Kush tė adhuronte si hyjni

Rrufė e mbaruar

Fanatik i mendjelehtėsisė

Analogji jobindėse

E zgėrdhira mes zemėrimit

Plagėn e mbyllur

Rihap

 

Anonim

 

 

GJITHMONĖ

 

Mes fjalės e keqkuptimit

Njė ngushėllim i vogėl

Gjithmonė

Mes shtirjes e virtytit

Shqetėsimi si fryt

Gjithmonė

Kungulli mbi ujė nuk shkon

Kanė thėnė

I ndershmi tė nderon

Gjithmonė

 

IKJA E ZOGJVE

 

Motive vjeshtore nė pikturė

Nga ikja e zogjve nė fluturim

Mbi detin me shkumė

Peshė e shikimit

Drejt arave tė mbjella

Me ėndrrat joshėse tė lumturisė

Premtuese tinėzare

 

O tė padjallėzuar nė kusuritje

Tė llogarive tė vonuara

Prej njė komedie

Qė nė dramė u shndėrrua

Kur zogjtė ikėn nė pakthim...

 

 

LISI

 

Tė vetmin lis e prenė

Fshehurazi

Nė zhgėrryerje tė paparė

Si mbi mitet e vjetra

Pėrcjellur besnikėrisht

Mbi lisin kishte goditur

Dorė e vrasjes sė dyfishtė

 

I lashtė ishte lisi

Mė i lashtė se fisi

Lashtėsitė po vriten

Nė Kosovė

Lista

Prapė

Po rriten

 

LIRIKĖ

 

Dashuri herė tragjike

Herė lirike

Kush troket nė derėn e

Lirikave tė mia

Nga gjurmėt e jetės lėnė

Nė rrugėt e saja tė gjata

Mendim i pa thėnė

 

Mes dhėmbėsh pėrtypur dėshirė

Arkitekturė e mendimit

Kontrast kundėrthėnės brenda

Nė mjeshtėrinė e ndėrtimit

 

Lirikat e mia

Lagur me ujė

Lagur me djersė

Lagur me verė

Lirikė nė ekzekutim

Fjali e zgjeruar

Kuptimin se humbe kurrė

Lirikė e shtrenjtė

Rini e vendit tim

 

 

TRAZIM

 

Me ndėrgjegje tė trazuar

Kaq herė kam provuar

Sinqerisht

Kam vrarė mendjen

Netėve tė gjata

Neveritė qė si mbanė letra

Mendimet m‘i kanė ndrydhur

Mbi mundėsitė e mia

Nuk dola dot...

 

Buzėqeshje e ftohtė

E shkruar mbeti

Si dhuratė

 

KUISIN QENTĖ

 

Idilikė e ngatėrruar

Cilėn maskė ma ke vu sot

I bindur para teje

Po edhe indiferent

I humbur mes yjesh

Dikush shpirt po jap

 

Po kuisin qentė...

 

Qeni  nė kuisje

Ende pa mbaruar

N’idilė

Kėngėn po ma vret

Po kuisin qentė

Korba

Pėr kokėn e vet

 

 

 

 

IRONI E VERDHĖ

 

Vargu im

Eja tė ikim larg

 

Zilia mes vargjeve

Ka rėnė

Vargjet pezėm kanė zėnė

Konkurrenca nė garė

Ikim

Se u bėmė pėrrallė

 

Mes njerėzve urrejtja

Futur kaq thellė

Ironi e verdhė

Ikim...

 

 

PĖRRALLĖ

 

Ėndėrr e pėrrallė

Njė trazim

Nė ndėrrimin e stinės

Si nė mjegull

Aterroi pėrralla

Mbi aeroportin e Prishtinės

Sė vjetėr   

 

Pėrrallė e lashtė e lotėve

Tė lėndinės

Tani...

Njė kujtim i ripėrsėritur

Mbi aeroportin e Prishtinės

 

 

SERVILIZĖM

 

E duartrokiten gjatė

Nė mėnyrė frenetike

Me dashje servilizmin mbysnin

Nė duartrokitje

 

Shuplakė e dorės u dogj

Nga skuqjet e duartrokitjeve

Servilizmi u poq

Ves qė nuk u hoq...

 

 

  Shėnime pėr autorin

 

     Mehmet Bislimi, publicist dhe poet nga Prekazi, lindur me 1958, i burgosur dhe i pėrndjekur politik, emigroi nė Zvicėr nė vitin 1994, ku edhe jeton e vepron pėrkohėsisht.

     Botoi poezi dhe shkrime tė shumta nė gazetat shqiptare nė perėndim, herė pas herė shkruan edhe nė gazetėn “Epoka e Re” me botim nė Prishtinė. “Ironi e verdhė” ėshtė libri i pestė i tij – respektivisht i treti me poezi.  

 

Librin „ IRONI E VERDHĖ “  mund ta porositni nė kėtė adresė elektronike : mbislimi@freesurf.ch

 

  

 



 

 

 

 


 

 

 

 

 

    

 

 

 

 

 

Gratis Homepage von Beepworld
 
Verantwortlich für den Inhalt dieser Seite ist ausschließlich der
Autor dieser Homepage, kontaktierbar über dieses Formular!