SHKĖLQIMI  I  TORIT – biografi pėr jetėn e dėshmorit Mentor Retkoceri

 

                                                                                      Shkruan: Blerim Krasniqi

 

Dėshmori  Mentor Retkoceri

         Njeriun e rrethon bota materiale, e krijuar nga Zoti dhe dora e njeriut. Secila ka vlerėn e vet dhe mundėsinė e kompensimit. Tė gjitha tė mirat i ruajmė dhe mundohemi ti trashėgojmė. Ndėrsa JETA, si pasuria mė e madhe qė ka njeriu, sa herė qė tė rrezikohet, tė gjitha tė mirat materiale i dhuron nė forma tė ndryshme, vetėm pėr tė shpėtuar jetėn.

         Kėtė princip universal, disa njerėz e mposhtin, duke vepruar nė tė kundėrtėn, duke dhuruar mė tė shtrenjtėn e tyre, jetėn, pėr idealet e tyre dhe pėr tė mirėn e shoqėrisė. Kėta janė Dėshmorėt e Kombit.

         Rrallė herė gjatė jetės krijohen situata, ku njeriu mund ta sprovojė veten, pėr tė mirėn e kombit duke e sakrifikuar veten.

         Mentor Retkoceri, ishte njėri nga ata djelmoshat e rrallė, qė me veprimet e veta tregoi se jetėn tė cilėn ia dhuroi Zoti, ai e falė pėr tė ruajtur jetėrat e tjerėve.

 

Shkollimi

 

         Mentori u lind mė 9 shkurt 1978, nė fshatin Lupē i Poshtėm, tė komunės sė Podujevės. Deri nė moshėn 8 vjeēare jetoi nė fshatin e tij tė lindjes, ku edhe kreu klasėn e parė. Pastaj familja e ngushtė e Mentorit, u vendosėn nė Prishtinė pėr tė jetuar dhe punuar. Klasėn e dytė dhe shkollimin fillor e vazhdoi nė shkollėn “Dardania” tė Prishtinės. Nė shkollėn e mesme, ai u orientua nė drejtimet teknike, ku dy vitet e para i kreu nė drejtimin e gjeodezisė dhe dy vitet tjera nė drejtimin e komunikacionit rrugor.

         Pas pėrfundimit tė shkollės sė mesme, ai vendosi qė tė studioj. Nė fillim ai deshi tė studioj artet aplikative, ku kishte talent dhe dėshirė tė madhe. Nė pamundėsi qė tė regjistrohet nė fakultetin e arteve, ai vendosi qė mos tė humbte kohė dhe u regjistrua nė Fakultetin Filozofik, drejtimi Filozofi-Sociologji. Njėkohėsisht ai merrej edhe me vizatim, duke ndjekur edhe kurse tė artit, nė mėnyrė qė mė vonė tė studionte edhe artet.

 

Familja, shoqėria dhe rrethanat politike

 

         Nė formimin e personalitetit tė Mentorit, nė radhė tė parė ndikoi familja e tij, ku urtėsinė dhe ēiltėrsinė e trashėgoi nga nėna e tij, Fatimja. Ndėrsa babain, Ismetin, e kishte udhėrrėfyes pėr qėndrimin dhe mendimin pėr ēėshtjen kombėtare dhe Kosovėn. Fryma kombėtare dhe patriotike qė ekzistonte nė familjen Retkoceri, para, gjatė dhe pas luftės sė UĒK-sė, mė sė miri shihet nė numrin e madh tė anėtarėve tė familjes qė e pėrkrahėn, luftuan dhe u flijuan pėr Kosovėn. Ismeti, ishte bashkėluftėtari i Mentorit nga rrethi i ngushtė i familjes. Djemtė e mixhės dhe kushėrinjtė e Mentorit, ishin mė tepėr se njė skuadėr aktive nė luftėn e UĒK-sė.

         Me fillimin e studimeve, u shoqėrua me student nga treva tė ndryshme shqiptare, nga Prizreni, Kosova Lindore dhe Mali i Zi. Orientimi i tij kombėtar, ndikoi edhe nė pėrcaktimin e shoqėrimit tė tij, ku ishin tė tė njėjtit mendim. Edhe pse vendet e banuara me shqiptarė ishin nė rrethana tė shtetrrethimit dhe kontrolleve tė mėdha policore, ai pati guximin qė nė shtator tė vitit 1997, me veturėn e tij sė bashku me disa shokė, tė shkoj drejt Preshevės, ku edhe vizitoi shokėt dhe familjet e tyre, pėr disa ditė. Ky shoqėrim do tė ndikoj mė vonė shumė gjatė luftės, por edhe mė shumė pas luftės nė raportet e ngushta tė ushtarėve nga Presheva me ata tė Llapit.

         Nėn organizimin e shokut tė tij (...), mė 14 dhjetor tė vitit 1998 fillimisht njė skuadėr nga Presheva prej 10 vetave u dėrguan nė Lupē pėr stėrvitje ushtarake. Kjo skuadėr u vendos nė shtėpinė e lindjes sė Mentorit dhe pėr ta u kujdesėn  familjarėt e tij dhe ushtarėt e tjerė. Mė pas, mė 18 shkurt 1999, pėr njė periudhė mė tė gjatė nė stėrvitje edhe katėr veta  nga Presheva, nė mėnyrė tė organizuar do tė dėrgohen nė Majac, ku dy prej tyre Mentorin e kishin komandant skuadre.

Faktori tjetėr qė ndikoi nė formimin e karaktrit tė Mentorit ishte edhe ai politik. Dhuna e cila ushtrohej publikisht e nė mėnyrė sistematike mbi shqiptarėt, papunėsia, shkollimi nėpėr shtėpia, shėndetėsia e shkatėrruar, dhuna fizike, ishin elemente pėr ndėrgjegjėsim nė aspektin kombėtar pėr gjeneratat e reja. Edhe Mentori, e kishte fatin e keq tė kalonte nėpėr atė kohė tė vėshtirė pėr tė jetuar. Nė kohėn mė tė mirė tė jetės sė tij, si gjimnazist e pastaj edhe si student, u ballafaqua me padrejtėsitė, me dhunėn qė ushtrohej nga pushtuesit serb, ndaj familjes dhe bashkėkombasėve tė tij. Ai u desh qė ti linte anash ėndrrat dhe dėshirat e veta rinore, pėr tu marr me fatin e kombit dhe Kosovės.

         Kėto rrethana ndikuan nė krijimin e personalitetit dhe karakterit  tė tij. Mentori u pjek shumė herėt, nė krahasim me moshėn qė kishte. Ai, kishte krijuar mendim tė vetin pėr ēėshtjen kombėtare, ku moshatarėt e tij nė vendet tjera, ende ėndėrronin dhe luanin si fėmijė.

 Dėshmori Mentor Retkoceri

Kyēja nė radhėt e UĒK-sė

 

         Paralajmėrimi i protestave studentore tė tetorit 1997, Mentorit ia rritėn interesimin pėr organizim edhe mė radikal, pėr ta kundėrshtuar okupatorin. Gjatė protestave studentore ai gjithmonė ishte i pari. Nė protestat e mė vonshme ai ishte aktiv edhe nė organizim.

         Me shpėrthimin e luftės, nė pranverė tė ’98-tės, filloi tė interesohet pėr tu radhitur si ushtarė i uniformuar nė radhėt e UĒK-sė. Pas njė kohe ai gjeti kanalin pėr tė depėrtuar dhe me 15 qershor niset pėr Shqipėri. Atje menjėherė shkoi nė Qeret tė Kavajės dhe filloi stėrvitjet ushtarake pėr dy muaj rresht, bashkė me tė ishte edhe djali i axhės, Artani. Pas pėrfundimit tė ushtrimeve, sė bashku me 30 ushtarė tjerė, udhėtuan pėr nė Kalimash, ku filluan rregullimin e njė kazerme pėr rekrutėt e rinj qė do tė vinin. Mentori edhe pse ishte nė moshė tė re, iu besua komandimi i 30 ushtarėve dhe rregullimi i kėsaj kazerme. Pas pėrfundimit tė punėve, nė kėtė bazė ushtarake erdhėn edhe 150 ushtarė pėr stėrvitje, ku Mentori pastaj vazhdoi me mbajtjen e disa ushtrimeve fizike pėr rekrutėt rinj. Nga kjo bazė, me ushtarė tė tjerė, disa herė ėshtė nisur nė drejtim tė kufirit me Kosovėn dhe kanė kryer aksione diverzante. Mentori gjithashtu ishte edhe pjesėtar i Gardės Kombėtare.

         Pas pėrfundimit tė ushtrimeve, nė shtator Mentori sė bashku me Artanin kthehet nė Kosovė dhe kontaktojnė me Hyzri Tallėn dhe Fatmir Humollin, udhėheqės tė lartė ushtarak nė Zonėn e Llapit.

         Deri kah fundi i tetorit, Mentori dhe Artani, kanė kryer punė operative nė Prishtinė, nė bashkėpunim me Hyzriun.

         Pas vrasjes sė Hyzriut, ata menjėherė u larguan nga Prishtina dhe shkuan nė Llapashticė, ku u uniformuan. Ato ditė, gjatė nėntorit nė ZOLL u formua njėsia elite, e quajtur Njėsia Speciale “Komando 106”. Kjo njėsi numėronte 36 ushtarė, e ndarė nė 3 skuadra dhe ishte nėn urdhra tė drejtpėrdrejta tė komandantit tė Zonės. Komandant i skuadrės sė parė tė kėsaj njėsie ishte Mentori.

         Nė fillim tė dhjetorit, kjo njėsi intervenoi me sukses nė betejėn e Dobratinit, ku forcat serbe u detyruan tė tėrhiqeshin. Edhe nė betejėn e 24 dhjetorit nė Llapashticė, Mentori me njėsinė e tij luftuan nė afėrsi tė madhe me forcat kundėrshtare, ku i detyruan tė zbrapeshin duke i shkaktuar humbje tė madhe nė njerėz.

         Mentori sė bashku me bashkėluftėtarėt e vet tė njėsisė, ishin tė parėt aty ku jepej kushtrimi. Ata luftuan nė ēdo vijė tė frontit, aty ku ishte mė sė forti dhe mė sė vėshtiri. Pas Llapashticės, Mentori me njėsinė e tij shkuan nė frontin e Obranxhės, ku patėn luftime tė pandėrprera pėr tri javė rresht. Katunishta ishte nė rrezik, kjo njėsi shkoi nė intervenim dhe iu deshtė tė qėndronin gati rreth dy muaj rresht. Pastaj luftuan edhe nė frontin e Boricės. Kah fundi i janarit 1999, Mentori sė bashku me njėsinė e tij u vendosėn nė Majac dhe brenda disa ditėve patėn disa luftime tė ashpra me forcat serbe. Lufta u e cila u zhvillua mė 27 janar, nė afėrsi deri nė 5 metra me forcat kundėrshtare, Bedri Bajrami ra dėshmor, ndėrsa Mentori ishte shumė afėr tij, por falė shkathtėsive tė tij fizike dhe taktike, u tėrhoq pa u lėnduar, e mė pas u hakmarrė shumėfish pėr Bedin. Mė 29 janar, forcat serbe provokuan me njė ekskavator, nė drejtim tė pikave kontrolluese tė UĒK-sė, ku mbrapa tyre nė mėnyrė tė kamufluar lėviznin forca tė mėdha kėmbėsorie dhe makinerie. Forcat e UĒK-sė reaguan shumė shpejt dhe ashpėr, ndaj kėtij provokimi. Ende pa mbaruar luftimet, Mentori u nis drejt ekskavatorit me Shkupin, Nusretin, Flokēin dhe Rambon, pėr ta marr atė. Me asgjėsimin e ushtarėve serb, ata ia arritėn tė marrin ekskavatorin dhe e sollėn brenda terrenit tė kontrolluar nga UĒK-ja.

         Gjatė qėndrimit nė Majac, rregullisht takohej me babain e vet, Ismetin, i cili qėndronte nė gjendje gatishmėrie pran minahedhėsit.

         Mentori, ishte gjithnjė i pari nė ēdo vijė tė frontit. Nė fillim tė prillit u kėrkua pėrforcim nė Kaēanollė, e cila ishte shumė pikė strategjike, ku varej fati edhe i pikave tjera. Njė pjesė e njėsisė “Komando 106” vazhdoi tė qėndroj sė bashku me komandėn e Zonės, pjesa tjetėr shkoi nė Kaqanoll. Mentori sė bashku me shokėt e njėsisė sė tij, luftuan pandėrprerė nė Kaēanollė, deri sa forcat serbe e panė se me forcėn e pushkės nuk mund ta thyejnė kėtė rezistencė, ata pėrdorėn helme kimike dhe pastaj e thyen kėtė pikė. Gjatė kėsaj beteje pati shumė tė vrarė nga tė dyja palėt ndėrluftuese.

         Pas rėnies sė Kaēanollit, ra edhe Majaci dhe ushtarėt u shpėrndanė nėpėr vende tė ndryshme. Mentori, Artani dhe Iliri, shkuan pėr Pollatė, ku iu bashkuan ushtarėve tė atyre fshatrave. Nė Luginėn e Pollatės, kishte rreth 15 mijė civil. Me 24 maj, Mentori me disa shokė tė tjerė u urdhėruan tė shkojnė nė drejtim tė fshatit Marincė, pėr tė ruajtur popullatėn civile dhe pėr ta mbrojtur kufirin. Ato ditė pati filluar ofensiva e madhe e forcave serbe, ku nė kėtė territor tė vogėl ishin tė angazhuar rreth 25 mijė forca tė kėmbėsorisė dhe tė makinerisė ushtarake. Ishin tė rrethuar nė katėr anėt.

Pas rezistencės dy ditore, pa ushqim dhe pa pushim, Mentori me shokė vonė nė mbrėmje u nis drejt Pollatės.  

 

Dita e  fundit

 

Po atė natė morėn alarmin se forcat serbe po pozicionohen pėr njė ofensivė tė mundshme, tė nesėrmen, mė 26 maj ’99, ora 5 tė mėngjesit Mentori, Artani dhe Iliri, u nisėn drejt fshatit kufitar, nė Sylevicė. Ora 6 arritėn nė Sylevicė dhe u bashkuan me ata pakė ushtarė tė UĒK-sė qė ishin. Me arritjen e tyre, filluan luftimet dhe ofensiva serbe, tė pa barabarta nė njerėz dhe nė teknikė ushtarake. Luftimet zgjatėn 4 orė pandėrprerė, deri rreth orės 10 e 30 minuta. Ushtarėve tė UĒK-sė rregullisht iu deshtė tė ndėrroni pozicione. Pasi pushuan pėr njė kohė luftimet, Mentori dhe 11 ushtarė tė tjerė, nė mėnyrė tė shpėrndarė u drejtuan drejt pikės mė tė lartė, nė kodrėn pėrballė shtėpive tė Sylovicės, pėr tė parė mė mirė lėvizjet dhe pozicionet e forcave serbe. Ora ishte rreth 12 i mesditės, Mentori ishte mė afėr kėsaj pike, kur filloi shkrepja e disa plumbave. Tė gjithė u shtrinė pėr toke dhe filluan tė gjuajnė nė drejtim tė pikės prej nga erdhėn plumbat. Pas shkėmbimit tė gjuajtjeve pėr njė kohė tė gjatė, ushtarėt e UĒK-sė filluan tė tėrhiqeshin, pasi ishin nė pozita shumė tė papėrshtatshme dhe pa mbrojtje natyrore, sepse kodra ishte plotėsisht e zhveshur. Tė grihė arritėn deri tek mali, i cili gjendej mė poshtė, pos Mentorit.

Nė mesnatė, Artani me disa ushtarė tė tjerė u nisėn pėr ta tėrhequr trupin e Mentorit.

Mė 27 maj, nė mėngjes, trupin e Mentorit e varrosėn afėr njė  qershie.

Pas pėrfundimit tė luftės, mė 23 korrik, me nderime tė larta nga familja, shoqėria, eprorėt dhe ushtarėt e UĒK-sė, u bė rivarrimi i trupit tė Mentorit, nė fshatin e lindjes sė tij, nė Lupē tė Poshtėm.

Mentori edhe pse jetėshkurtėr, pas veti la vepra tė mėdha pėr gjeneratat e ardhshme, se si punohet, mbrohet dhe luftohet pėr atdhe. Kujtimi pėr Mentorin na bėnė tė ndihemi krenar qė e patėm.

Dėshmori Mentor Retkoceri me bashkėluftėtar

 

Dėshmori Mentor Retkoceri nė Majac tė Besianės

     

 

 





Gratis Homepage von Beepworld
 
Verantwortlich für den Inhalt dieser Seite ist ausschließlich der
Autor dieser Homepage, kontaktierbar über dieses Formular!