INTERVISTĖ ME ISUF MULLAIN - MANUSH KELMENDI I "MĖRGATĖS SĖ QYQEVE"

 

Nga Fatos Veliu

 

            Isuf Mullai ėshtė njė nga agjentėt mė tė famshėm qė ka pasur sigurimi i shtetit komunist. Me veprimet e tij tepėr tė zgjuara ka arritur qė nė mėnyrėn mė spektakolare tė bėhet njeriu mė i besuar i Ahmmet Zogut. Pėr 10 vjet me radhė ai arriti tė shtijė nė dorė tė gjithė dokumentacionin sekret tė Partisė sė Legalitetit, funksionar i lartė i tė cilės u bė dhe vetė. Ėshtė pikėrisht personazhi i Manush Kelmendit te romani i shumėnjohur "Mėrgata e Qyqeve", i shkrimtarit Nasho Jorgaqi. Saktėsisht mė 24 prill Isufi mbushi plot 8o vjeē. Sot ai pranon tė flasė ekskluzivisht pėr gazetėn "Ballkan", nė lidhje me shumė ngjarje tė panjohura dhe tė pabotuara deri mė sot tė cilat lidhen me jetėn e tij tė vėshtirė nė emigrim kur kryente detyrėn e ngarkuar. Si u pėrzgjodh nga Kadri Hazbiu tė kryente misionin e veēantė pėr t'u dėrguar si agjent nė radhėt e partisė sė Ahmet Zogut. Ēfarė pasojash pati kur filloi persekutimi i vėrtetė. Pėrgatitja e kushteve pėr t'u arratisur dhe kursi special qė zhvillonte gjatė netėve pėr t'u profesionuar si zbulues.

Jeta e tij 10 vjeēare nė emigrim.Peripecitė dhe torturat qė u detyrua tė kalonte pėr tu bėrė i besuar se ishte arratisur vėrtet nga Shqipėria. Besimi qė krijoi te Ahmet Zogu dhe detyrat e larta qė mori nė partinė e tij nė mėrgim.si rivendosi lidhjet me Tiranėn dhe kodet me tė cilėt merrej vesh me Kadri Hazbiun.

Isuf Mullai sot mbush plot 80 vjeē. Ai ėshtė konkretisht personazhi real i Manush Kelmendit te romani, tashmė i shumėnjohur, “Mėrgata e Qyqeve”, i shkrimtarit Nasho Jorgaqi. Ka qenė njė nga agjentėt mė tė sprovuar tė sigurimit tė shtetit, i cili ka shėrbyer nė emigrim. Pėr 10 vjet nė Bruksel arriti tė bėhej njė nga njerėzit mė tė besuar tė Ahmet Zogut dhe familjes sė tij. Me aftėsit e tij prej zbuluesi, arriti jo vetėm tė futet fuqishėm nė radhėt e Partisė sė Legalitetit, por tė marrė edhe poste tė rėndėsishme nė tė. Sot ai rrėfen pėr ato momente, kur ka kryer misionin e tij tė vėshtirė. Nga numri i parė lexuat: Si u thirr ai nga Kadri Hazbiu pėr t’u ngarkuar me detyrėn speciale. Ēfarė persekutimesh pėrjetoi familja pėr t’u bėrė e besueshme alibia e arratisjes. Situata e tij dhe e familjes nė periudhėn para se tė nisej me shėrbim jashtė shtetit. Kursi special qė zhvilloi nė interes tė detyrės dhe si i erdhi urdhri i Kadri Hazbiut pėr t’u arratisur. Pse shkoi nė fshat dhe ēfarė i tha familjes kur u largua. Takimi misterioz i tij nė Gjirokastėr me oficerėt e Ministrisė sė Brendshme. Ēfarė i ndodhi kur kaloi kufirin. Si kaloi nė mesnatė nė tokėn greke. Momentet e rėnies nė duart e ushtarėve tė zbulimit grek. Torturat qė u detyrua tė provonte, deri te humbja e dėgjimit nga elektroshoku. Gjarpėrinjtė e lėshuar nė qeli dhe si ndenji i mbėshtjellė nga ata pėr dy ditė. Ndėrsa sot ai tregon pėr situatėn qė kaloi nė kampin e emigrantėve nė Athinė. Jeta e tij mes zbuluesve tė disa vendeve. Si kaloi dhe provėn e fundit nė kamp pėr tė marrė viston e udhėtimit tė tij nė Belgjikė. Hyrja nė partinė e mbretit dhe funksionet qė mori nė tė. Si i vendosi lidhjet me sigurimin shqiptar. Kodet dhe mėnyrat e ndėrlidhjes me Tiranėn. Si e ftoi Ahmet Zogu nė shtėpi. Kėto dhe shumė detaje tė tjera do t’i lexoni nė intervistėn e mėposhtme, tė vetė Isuf Mullait dhėnė ekskluzivisht pėr gazetėn "Ballkan".

Nė ēfarė periudhe ju ka dėrguar sigurimi i shtetit jashtė kufijve?

 

            Saktėsisht kur ika, ka qenė data 6 Gusht i vitit 1955 dhe u ktheva nė 8 Dhjetor 1964, pra afėrsisht 10 vjet.

 

Si ėshtė ajo historia e fjalimit tė Enver Hoxhės?

 

            Nuk e harroj atė moment qė isha kthyer nga Jugosllavia, ku kisha studiuar pėr dy vjet nė shkollėn e lartė tė marinės ushtarake. Ishte viti 1945. Mė caktuan si oficer nė repartin e marinės sė Durrėsit. Nė njė prej atyre ditėve, si shkuam nė Durrės, tė gjithė ne oficerėt e rinj tė ardhur nga jashtė, madje kur akoma nuk kishim filluar as punėn, na njoftojnė se Enver Hoxha do tė bėnte njė takim jo vetėm me kuadrot kryesorė, por edhe me banorė tė thjeshtė tė qytetit. Shkuam dhe ne tė gjithė. Ishim tė entuziazmuar ashtu siē ishin tė gjithė atėherė, aq mė shumė neve qė veē moshės sė re kishim dhe njė arsye mė shumė, se e fillonim punėn jo si punėtorė, por si oficera. Tubimi ishte mė shumė se madhėshtor, gjė qė na jepte mė shumė kurajo dhe optimizėm pėr tė ardhmen. Fjalimi i Enverit u mbėshtet kryesisht nė slloganin e njohur pėr mbrojtjen e fitoreve tė arritura. Kėtė e theksoi aq shumė, saqė kuptova se kishte ardhur tė jepte vetėm atė mesazh, nė ndėshkimin e fajtorėve tė popullit qė atėhere ishin cilėsuar "armiq". Kuptohej, fjalėn e kishte te njerėzit e shpallur kuislingė dhe tek ata qė quheshin klasa tė pėrmbysura, por qė kishin bėrė krime, pra kishin ikur qė t'i shpėtonin ndėshkimit komunist. Aty pėr aty mbaj mend qė ai, mes njė revoltimi tė papritur, ngriti zėrin me sa fuqi kishte dhe tha: "Mos tė kujtojnė armiqtė e popullit se kaluan kufirin dhe na e hodhėn. Tė gjithė ata qė kanė larė duart dhe e kanė bėrė hak, nuk do tė mund tė shpėtojnė dot. Njė gjė ta kenė tė qartė, se do tė na kenė mbrapa pėr tėrė jetėn, kudo qė tė shkojnė nė tė katėr anėt e botės." Gjithsesi unė me atė naivitetin tim tė karakterizuar nga mosha dhe duke mos i ditur mirė punėt e shtetit, ndėrsa isha duke ikur pėr nė dhomėn ku rrija, po mendoja pėr thėniet e mėsipėrme tė Enverit. I analizoja me vete. "Do tė na kenė mbrapa", e si do tė na kenė? Ata ēanė ferrėn dhe kaluan kufirin e s'dihet nga e kanė lėnė vrapin, e aq mė shumė se ku hanė e pinė. Si mund t'i gjenim neve!? Kėshtu qė nuk mė mbushej mendja pėr asgjė. Mendoja se ishte thjesht njė paradoks apo njė truk propagandistik i tij. Por mė vonė, jo shumė larg nė kohė nga ai moment, kur mua ashtu si dhe shumė shokė tė tjerė, na thirrėn pėr tė na dhėnė detyrėn e veēantė qė t'i shėrbenim sigurimit tė shtetit, duke shkuar jashtė tij, u kujtova pėr fjalimin qė ishte mbajtur.

 

A e pranuat detyrėn?

 

            Si tė mos e pranonim? Madje ishim shumė tė bindur dhe tė ndėrgjegjshėm. Ju e analizoni me kohėn dhe mentalitetin e tanishėm, ku duket si fyerje qė tė kesh shėrbyer nė sigurimin e shtetit, kjo pėr faktin se ai ka marrė tashmė mbi kurriz dhe rrisqe qė nuk i takojnė. Po ta analizosh me kohėn qė ishte atėherė, kjo konsiderohej njė nder dhe vlerėsim qė tė bėhej, pasi ishte mėnyra mė e mirė pėr t'i shėrbyer popullit tėnd .

 

Si t'u komunikua detyra.

 

            Mė thirri vetė Koloneli i sigurimit Kadri Hazbiu. Mė foli shkurt dhe pa demagogji tė tepėrt. "Partia dhe populli tė beson njė nga detyrat e veta mė tė vėshtira. Nė emigrim sė bashku me shumė njerėz tė ndershėm qė kanė ikur nga frika e ndonjė pėrsekutimi tė mundshėm nga pushteti komunist, kanė ikur edhe shumė njerėz qė kanė bashkėpunuar hapur me pushtuesin, madje dhe kanė vrarė njerėz. Ata nuk kanė pushuar sė vepruari. Kėrkojnė tė marrin sėrish pushtetin me ēdo mėnyrė dhe formė, cilado tė jetė kostoja e kėsaj. Kėtė do ta bėjnė ashtu siē e kanė bėrė me grupe diversioniste, ku viktimat e tyre janė shumė njerėz tė pafajshėm, si fshatarė, kooperativistė, punėtorė etj. Ti ke pėr detyrė qė kėta t'i neutralizosh dhe t'i bėsh tė padėmshėm, ashtu siē ke edhe detyrėn tjetėr qė tė pafajshmit t'i bindėsh se nuk do t'u ndodhė gjė, por tė kėrkojnė riatdhesim dhe tė vijnė pranė familjeve.

 

Kur u vutė nė dijeni se ishit i zgjedhuri i Sigurimit?

 

            U kuptua thjesht fare. Siē thashė nė fillim, nė vitin 1948 ishim kthyer nga shkolla ushtarake e marinės nė Jugoslllavi. Nė momentin qė kishim filluar punėn, na vjen vetė Kadri Hazbiu pėr tė na graduar. Kėshtu ishte rregulli pėr oficerėt qė fillonin punė, gradat i akordoheshin mė pas dhe vendoseshin me ceremoni. Ndėrsa lexoheshin emrat dhe gradat, vura re se emri im nuk u zu nė gojė fare. Kjo do tė thoshte se ishte ndonjė ndėshkim. Pra, tė mbeteshe pa graduar nuk ishte gjė e lehtė. Ajo konsiderohej goditje politike. Pėr kėtė do tė fillonte natyrshėm distancimi qė do tė bėnin dhe shokėt e tu, pėr faktin se partia diēka i kishte zbuluar. Takoj menjėherė Kadri Hazbiun dhe i them: "Shoku Kadri nuk e di pse nuk mė keni graduar edhe mua! Unė njėlloj si shokėt kam mbaruar dhe rezultatet i kam nxjerrė shumė tė mira. Nuk e di ēfarė keni pasur parasysh, por unė nuk kam bėrė ndonjė gabim." Ndėrsa flisja, frymėmarrja mė shpeshtohej nga shqetėsimi i tepėrt, pasi nuk dija pėrgjigjen.

Kadri Hazbiu ishte shumė i qetė. Jo vetėm kaq, por kuptova saktėsisht se ai e priste ndėrhyrjen time, kėshtu qė ishte i pėrgatitur dhe pėr pėrgjigjen. "Dėgjo kėtu Isuf Mullai. Partia ka parasysh shumė gjėra, kėshtu qė dhe ty tė njeh mirė, dhe nuk ėshtė fjala se ėshtė e pakėnaqur nga ty apo nga familja jote, por pėr ty jemi pėrgatitur tė bėjmė punė tė mėdha. Hajde, mos e vra mendjen se i kemi menduar tė gjitha, mos u bėj merak." Ai mė shkarkoi nga tensioni i parė qė kisha dhe mė la tė kuptoja se do tė mė ngarkonin nė njė detyrė me shumė rėndėsi.

 

Nga tė njihte Kadri Hazbiu?

 

            Qė ta dish ti, unė qė nė kohė tė luftės isha marrė me shėrbimin e fshehtė. Nė vitit 1942, kur isha shkuar nė luftė, mė dėrgonin nga shtabi partizan tė merrja informata pėr armikun apo pėr spiunė tė ndryshėm, madje dhe jam plagosur me dy plumba, njė nė kėmbė dhe njė nė fytyrė. Kėshtu qė Kadri Hazbiu e kishte lexuar dosjen time dhe kishte mėsuar pėr aftėsitė fizike dhe intelektuale.

 

Si ndodhi qė u plagosėt?

 

            Ishte viti 1944. Ka qenė operacioni i Qershorit. Unė me njė shok u ngarkova qė tė shkoja deri nė kufi me Greqinė dhe po tė ishte nevoja tė dilja edhe matanė tij, siē kisha bėrė dhjetėra herė tė tjera qė kisha shkuar deri nė Janinė. Detyra ishte tė merrja informata dhe tė vrojtoja sasinė e ushtrisė naziste qė kishte marrė drejtimin pėr tė hyrė nė Shqipėri. Kjo bėhej me qėllim qė forcat partizane tė merrnin masa pėr t'i pritur me armė. Pikėrisht nė afėrsi tė fshatit Selcė tė Gjirokastrės (afėr Jorgucatit) u ndesha me njė formacion gjermanėsh dhe shkėmbyem zjarr. Aty u plagosa me dy plumba. Ja, plumbi i parė ka hyrė kėtu nėn mjekėr dhe ka dalė te hunda, ndėrsa tjetri ka hyrė kėtu nė kėmbė.

 

Si Vijoi historia jote e mėtejshme?

 

            Sipas rregullave fikse dhe profesionalizmit tė sigurimit tė shtetit u vendos qė unė tė persekutohesha. Pėr kėtė nuk do tė mė bėnin asnjė pėrjashtim nga ata qė ishin quajtur armiq tė popullit. Arsyeja ishte qė kur tė shkoja jashtė shtetit me shėrbim, ku do tė paraqitesha si i arratisur dhe i pakėnaqur nga pushteti komunist, tė besohesha pasi dhe ata kishin informatorė tė kėtushėm qė do tė verifikonin ashtu siē verifikuan gjithēka. Pra unė, me njė fjalė, duhej tė persekutohesha nė atė mėnyrė qė tė bėhesha i pakėnaqur vėrtet. Njė faktor tjetėr pėr besueshmėrinė time qė mund tė isha kundėr pushtetit tė ri, ishte se unė kam pasur babain, Tefik Mullain, oficer nė kohėn e Zogut, madje me gradėn "Major".

 

Ēfarė persekutimi pėsove konkretisht?

 

 Qė nė fillim, siē thashė, nuk m'u dha grada. Ky ishte persekutimi i parė, dhe menjėherė u hap fjala se Partia nuk kishte besim tek unė, ēka do tė thoshte se isha njeri i dyshimtė. Pas kėsaj vetvetiu u krijua distancimi i padurueshėm nga tė gjithė, madje dhe nga shokėt e ngushtė. Ishe i detyruar tė pėrjetoje poshtėrimin dhe mungesėn e besimit qė shfaqej hapur nė ēdo ambient. Pas tre-katėr muajsh erdhi goditja e dytė. U pėrjashhtova nga Partia. Nė atė kohė do tė thoshte pushkatim politik. Pėrjashtimi nga Partia u dha shkas tė gjithėve tė mė pėrēmonin mė hapur madje tė mė fyenin dhe pa takt fare. Kjo do tė vazhdonte jo pak por dy vjet. Pas saj erdhi ajo qė pėr mua pritej dhe qė nga tė tjerėt do tė konsiderohej goditja vendimtare. U pėrjashtova nga ushtria fare dhe u dha ultimatumi: Tė bėjė si tė dojė dhe tė jetojė ku tė dojė. Partia dhe populli nuk kanė besim tek ai. Atėherė, mbaj mend, ishte prilli i vitit 1951. S'kishe ēfarė bėje duhej krijuar imazhi se isha njeri i keq pėr shtetin dhe Partinė. Dhe mė mbrapa tė besohej se kisha arsye qė isha bėrė i pakėnaqur.

 

Ē'ndodhi mė pas?

 

            Shkova nė fshatin tim nė Fushė-Bardhė tė Gjirokastrės. Aty kishte mesele tė tjera. Shumė fshatarė kur panė qė unė isha futur nė rreth nga Partia si njė njeri i dyshimtė, nuk mė takonin fare, por mė largoheshin si tė kisha zgjebe. Por kishte dhe nga ata qė nuk donin t'ia dinin dhe mė takonin si nė fillim. Gjithsesi familja ime dhe unė po e krijonim imazhin e familjes qė pėrndiqej dhe po bėheshim tė pakėnaqur. Aty jetoja vetėm duke dėgjuar njėrin apo tjetrin, qė tė takonte fshehur apo tė fyente nė sy tė tė tjerėve, duke tė quajtur harrėmsėz, i poshtėr, apo dhe maskara qė ia kisha pasur me hile Partisė dhe popullit, gjė qė nuk ishte e lehtė pėr mua.

 

Si i mbaje lidhjet me Sigurimin nga fshati?

 

            Nė fshat mė vinin njerėzit e sigurimit dhe mė sillnin rrogėn.Vinte njė oficer i Ministrisė sė Brendshme dhe mė takonte jo mė shumė se njė orė. Duhet tė kesh parasysh se njerėzit qė shkonin nė fshat tė pėrzėnė nga Partia, mbaheshin nė mbikėqyrje nga njerėz tė shtetit qė s'kishin idenė se ēfarė loje po bėja unė. Kėshtu qė ata mė mbanin nėn trysninė e vėzhgimit. Nė kėtė rast dhe njeriu i sigurimit qė vinte nuk kishte tė drejtė tė takonte asnjė, por nė mėnyrėn mė tė fshehtė tė shkėmbente informacionet me mua dhe si mė dorėzonte rrogėn, mė jepte udhėzimet e radhės.

 

Pse u larguat mė pas nga fshati juaj?

 

            Nė fshat, me gjithė durimin dhe gjakftohtėsinė qė tregoja pėr tė pėrballuar tė gjitha situatat ashtu siē kisha udhėzimet, u rrezikova qė tė dekonspirohesha pėr misionin qė po gatisja tė kryeja. Kėshtu qė nė njė situatė tė tillė u detyrova tė kėrkoja qė tė largohesha dhe ashtu u bė. Kjo bėhej me kėrkesė, se ēdo lėvizje e imja do tė bėhej me udhėzim nga lart, qė miratohej direkt nga Kadri Hazbiu. Kėshtu qė u pa e drejtė kėrkesa ime e bėrė mė lart dhe vonoi pėr t'u miratuar.

            Ishte janari i vitit 1952, kur u njoftova se isha caktuar tė punoja nė shėrbimin sinoptik tė Gjirokastrės me detyrėn "vrojtues i motit". Aty do tė bėja pikėrisht hapin e fundit, para se tė merrja urdhrin pėr t'u arratisur, kursin e shėrbimit tė fshehtė.

 

Si e zhvilluat kursin e sigurimit tė fshehtė?

 

            Askush nuk mund ta merrte me mend se pikėrisht nė atė zyrė tė ndodhur poshtė lagjes sė 18 shtatorit nė Gjirokastėr, unė qė njihesha sikur matja milimetrat e shiut dhe drejtimin e erės, gjatė gjithė natės bėja kurs tė shėrbimmit tė fshehtė shtetėror. Pėr kėtė, si mbaronte aktiviteti i zhurmshėm i ditės, nė darkė vinin direkt nga Tirana me njė xhip sovjetik dy kolonelė tė Ministrisė sė Brendshme, njėrin prej tė cilėve e mbaj mend qė quhej Asaf Kondi. Pėr orė tė tėra tė natės dhe pothuajse ēdo natė, mėsoja shumė rregulla dhe sekrete tė shėrbimit tė fshehtė. Mėsoja si ishte bota jashtė, qė tė mos isha i paditur se si funksiononte kapitalizmi. Mėsoja konkretisht pėr jetėn e atjeshme, rregullat, ligjet, qytetet, rrugėt, istitucionet, pikat turistike dhe shumė gjėra tė veēanta. Ndėrsa nė lidhje me shėrbimin qė do tė kryeja, po mė mėsonin qė nga momenti qė do tė arratisesha, rruga qė do tė kaloja dhe ku do tė arrija. Punoja me harta dhe me orientime praktike. Mund t'ju them se sigurimi i shtetit atėherė ka pasur njė informacion tė jashtėzakonshėm pėr ēdo veprim tė zyrtarėve tė pėrtej kufirit. Kėshtu mė mėsonin deri dhe se si do tė vepronin ata me mua. Kush do tė mė takonte, ēfarė pyetjesh do tė mė bėnte, ēfarė torturash do tė isha i detyruar tė pėrballoja, si dhe kush do tė m'i bėnte dhe sa kohė do tė zgjaste. Kush do tė mė merrte nė pyetje nė zyrė, si dhe ēfarė pyetjesh do tė mė bėheshin. Ēfarė tipi ishte ky apo ai. Unė duhej qė dhe nė ėndėrr t'i thoja tė njėjtat pėrgjigje pėr ēdo pyetje qė mė bėhej nga njerėzit e sigurimit qė imitonin zyrtarėt grekė. Nė kurs mė mėsonin se si do tė mė provokonin jo njė herė e dy, por me dhjetėra e dhjetėra herė, madje dhe me vite qė tė konstatonin qoftė dhe njėherė qė unė tė shmangesha nga ē'kisha deklaruar mė parė pėr kėtė apo atė pėrgjigje dhe tė dilej nė konkluzion se unė isha dėrguar nga sigurimi shqiptar.

 

             

 

Kur e mbarove kursin e zbulimit?

 

            Kursi pėr instruktimin tim vazhdoi jo pak por plot dy vjet. Pra, siē theksova dhe nė fillim tė kėsaj bisede, dy kolonelėt e Ministrisė sė Brendshme vinin rregullisht nga Tirana me njė xhip sovjetik dhe gjatė natės unė vazhdoja tė instruktohesha, ndėrsa gjatė ditės prezantohesha si punonjės i shėrbimit sinoptik. Kjo vazhdoi deri nė korrik tė vitit 1955, kur unė kisha parasysh gjithēka. Dija se nga do tė kaloja, ku do tė shkoja, kush do mė kapte etj. Ēfarė do tė mė thonin dhe ēfarė do t'u thosha. Kush do mė fliste dhe pėr ēfarė, pa bėrė mė fjalė pėr kodet dhe shifrat e ndėrlidhjes e tė pėrballimit tė situatave tė vėshtira. S'po e zgjas, kursi me njė fjalė u quajt i pėrfunduar. Tashmė kishte ardhur momenti pėr tė ikur. Nga ai ēast do tė fillohej tė luhej ajo qė ishte mė e madhja dhe mė e rrezikshmja, loja e vėrtetė. Arsye kisha ta justifikoja se me ato qė mė kishin bėrė pushtetarėt e rinj komunistė, nuk kisha rrugėzgjidhje tjetėr pėrveē arratisjes. Prisja vetėm urdhrin pėr kėtė gjė.

 

Kur tė ikje, a do tė tė shoqėronte njeri?

 

            Deri nė kufi po. Do tė caktonin njerėz nga Tirana sa tė mė kalonin te telat e kufirit, pastaj do tė mė thoshin mirupafshim, shpėtofsh gjallė dhe u bėfsh i vlefshėm. Nė momentin e parė qė do tė kesh mundėsi, krijo ndėrlidhje menjėherė. Por nga ēasti i kalimit tė kufirit si dezertor i shtetit, derisa tė tė jepej mundėsia tė hyje nė lidhje, mund tė kalonin jo muaj, por vite. Kjo punė nuk kishte garanci, qe tafti-bafti derisa tė krijoje besim qė ishe i arratisur vėrtet dhe kjo nuk ishte ndonjė lojė e sigurimit qė ata ia kishin shumė frikėn.

 

Ēfar pėrjetove kur tė erdhi urdhėri i Kadri Hazbiut pėr arratisje?

 

            Nė fund tė gushtit mė erdhi dhe urdhri i shumėpritur, do tė nisesha natėn e 6 gushtit. Sa mora njoftimin pėr t'u nisur nė mision, sikur u pėrmenda nga njė gjumė i papritur. Kisha disa vjet qė po punoja pėr atė ditė, ku kisha kryer njė specializim tė veēantė si zbulues, madje as gruaja nuk dinte gjė. Jo vetėm kaq, por ajo nuk dinte as pse u pėrjashtova katėr vjet mė parė nga partia dhe nga ushtria. Askush nga njerėzit, si bashkėfshatarėt tanė apo ata qė na njihnin dhe qė na luftonin si tė deklasuar, as nuk mund ta merrnin me mend qė gjithēka ishte njė lojė. Por ja qė erdhi momenti dhe do tė mė duhej tė lija vetėm, nė mes tė katėr rrugėve, gruan time 26-vjeēare, Reson, qė atėherė ishte dhe shtatzėnė, dhe dy fėmijėt e vegjėl, vajzėn, Nėzaqetin, qė ishte veē 4 vjeēe dhe djalin 3-vjeēar, Kujtimin. Shkova nė shtėpi dhe s'ngopesha sė pari gruan dhe fėmijėt. Ata vinin mė pėrqafonin dhe mė puthnin duke mė thėnė herė pas here, "Babi". Thosha me vete: "e ē'thoni babi, babi. Po ta dini ju qė babin nuk do ta kini mė pas njė jave, nuk e di ēfarė do tė mė thonit." Nuk dihej nėse do tė shpėtoja i gjallė apo jo, nė do tė kthehesha apo do t'i lija fėmijėt jetimė. Nė njė moment m'u mbushėn sytė me lotė dhe ika nė dhomėn tjetėr pėr tė qarė. Ē'faj kishin fėmijėt dhe gruaja ime e mrekullueshme, qė ėshtė treguar e fortė dhe ka vuajtur shumė pėr shkakun tim. Kur mendoja qė atyre do t'u duhej tė pėrballonin persekutimin politik, ashtu si gjithė tė tjerėt pa as mė tė voglin pėrjashtim, mė mblidhej njė lėmsh nė fyt dhe nuk mė shqitej. Gjithsesi erdhi njė moment dhe unė e mblodha veten, duke menduar qė populli dhe atdheu im kishin nevojė pėr mua.

 

Ku e ēove familjen ?

 

            Ē'tė zgjatem kot, sipas udhėzimeve do tė mė duhej tė ēoja gruan dhe dy fėmijėt e vegjėl nė fshat, qė t'i lija aty para se tė ikja. Sepse nė fshatin tim, nė Fushė-Bardhė tė Gjirokastrės, kisha babain, Tefik Mullai, gjyshen, dy motrat, Zerhaja dhe Ezmaja, si dhe tre vėllezėrit, Avniu, Demiri dhe Telini tė cilėt varionin nga mosha 20 vjeē deri nė 10 vjeē. Nėnėn s'e kisha. Kėshtu bėra mė 3 gusht (1955) me gruan dhe dy fėmijėt, arrita nė shtėpinė e plakut. Do t'i takoja, tė ēmallesha mirė pėr tre ditė dhe pastaj do tė ikja. Gjyshja sikur parandjente diēka, se nuk po ēmallej dot. Ndenja nė fshat deri nė datėn 6 gusht. Pastaj u ēova tė ikja qė nė mėngjes. Mbasdite do tė takohesha me tė dėrguarit e Ministrisė sė Brendshme, tė cilėt do tė bėnin pėrcjelljen time. Nė shtėpi u thashė tė gjithėve se do tė shkoja nė Gjirokastėr, pasi mė duhej tė dilja njėherė nga puna. Nesėr do tė takoheshim nė festė me tė gjithė.

 

Pėr ēfarė festė bėhet fjalė?

 

            Nė datėn 7 gusht tė ēdo viti, nė zonėn e Kardhiqit nė Gjirokastėr, bėhej festimi i krijimit tė batalionit partizan "Asim Zeneli". Ajo u kthye si njė festė e madhe popullore dhe pėr tė u krijua njė traditė e shkėlqyer. Kėshtu, i binte qė tė nesėrmen e asaj dite e gjithė krahina tė shkonte nė festė, dhe unė lashė takimin me gruan, babain, motrat dhe vėllezėrit. Gjyshja, kur u ndamė, nuk e di nėse e shpjegova dhe mė lart, kishte njė parandjenjė tė ēuditshme qė nuk do tė takoheshim mė bashkė dhe qau, siē ndodhi nė tė vėrtetė qė nuk u takuam. Ajo mė pėrcolli deri jashtė, ndėrsa thoshte me lutje: "Tė keqen nėna o bir, pas festės hajde prapė nė shtėpi se nuk jam ēmallur fare. Nuk e di ē'kam kėshtu", dhe ia dha tė qarit duke mė pėrqafuar. Unė s'dija ku ta kisha mendjen para. Mendoja qė po i lija tė gjithė; gjyshen, babain, gruan dhe fėmijėt. Ishin shumė momente tė dhimshme pėr mua. Tė nesėrmen, kur ata do tė mė prisnin nė vendin ku bėhej festa qė tė kthehesha nga Gjirokastra, unė do tė isha matanė kufirit.

 

A e takuat mė gjyshen?

 

            Jo. Ai ishte takimi im i fundit. Ajo nga meraku pėr mua dhe nga malli i madh nuk arriti tė jetonte gjatė. Vdiq vetėm katėr muaj para se tė kthehesha nga misioni. Madje dhe kur jepte shpirt, siē mė thanė, mbante fotografinė time te koka e krevatit dhe herė pas here thėrriste "Bir".

 

Ku u takuat me personat qė do tė tė pėrcillnin nė kufi?

 

            Qė nė orėn 06.00 tė mėngjesit tė datės 6 u nisa pėr nė Gjirokastėr. Siē thashė mė lart, nuk pėrshkruhet dhimja qė ndjeja pėr familjen. Shkova nė Gjirokastėr dhe si u pėrgatita, vajta nė bazėn e urdhėruar. Ajo ishte njė shtėpi sekrete nė lagjen "Palorto". Aty pas disa orėsh erdhėn dhe ata qė duhej tė mė pėrcillnin dhe tė mė udhėzonin pėr tė fundit herė. Njėri ishte Koloneli Asaf Kondi, qė mė kishte bėrė dhe kursin e zbulimit. Kishte ardhur gjithashtu shefi i zbulimit tė kufirit tė republikės, qė ishte me gradėn Kolonel. Mbaj mend qė emrin e kishte LLazi dhe se ishte nga Korēa. Ndėrkohė kishin marrė dhe njė person nga Dropulli, i cili quhej Vasil Nasto, qė njihte mirė rrugėn e kalimit tė kufirit.

 

I njihje mė parė personat qė kishin ardhur pėr tė tė pėrcjellė?

 

            Vetėm Kolonel Asaf Kondin qė mė kishte bėrė kursin. Tė tjerėt i njoha aty.

 

Ēfarė bėtė pasi u takuat?

 

            Vazhduam me porositė e fundit dhe prisnim orėn qė tė niseshim pėr nė kufi. U pėrsėrit skenari i njohur se pėr ēfarė do tė deponoja, pasi tė kapesha nė tokėn greke. Unė do tė thosha se isha nisur mbasditen e datės 6 gusht nga Delvina, me njė makinė transporti pėr nė Gjirokastėr. Qėllimin e kisha pasur qė tė arratisesha patjetėr, se nuk mund tė duroja dot mė persekutimin qė po mė behej nga shteti. Pėr tė mos u kuptuar se ēfarė qėllimi kisha aty, nė njė fshat tė Dropullit i thashė shoferit tė ndalonte, pasi isha kujtuar nė moment pėr njė punė aty. Pastaj kisha pritur natėn dhe kisha marrė guximin pėr t'iu afruar kufirit dhe ashtu kuturu kisha mundur qė ta kaloja. Qė tė bėhej e besueshme kjo alibi, shokėt e ministrisė mė dhanė dhe njė biletė tė prerė nė Delvinė, tė cilėn, sipas udhėzimeve, e futa nė xhepin e vogėl tė pantallonave. Fjala ishte qė bileta tė zbulohej pa dashur nga ata qė do tė mė kontrollonin, pasi unė nuk dija fare se e paskėsha futur nė xhep. Kjo alibi do tė bėhej moto pėr mua. Qė nuk duhej ta harroja as nė gjumė, sikur tė shmangesha nga dėshmia e parė, do tė thoshte vdekje pėr mua, pasi zbulohej loja.

            Pritėm mesnatėn. Ishte aty nga ora 24.00, kur te porta e shtėpisė qė rrinim u afrua njė makinė tip xhip sovjetik. Pas kėsaj hipėm nė xhip njė nga njė, i cili nė pak ēaste mori rrugėn e Dropullit. Aty ku do tė bėhej kalimi im, ishte pėrcaktuar qė mė parė. Pėr kėtė oficeri i zbulimit tė ministrisė kishte shkuar disa herė pėr inspektim ditėn dhe kishin pėrcaktuar tamam pikėn ku do tė nėnkaloja telat. Ushtarėt e kufirit nė atė orė kishin marrė njė situatė tjetėr, pėr t'u tėrhequr nga zona e operacionit. Kėshtu qė ne rrugėn e kishim tė lirė. Me vete, veē biletės qė e kisha futur nė xhepin e vogėl, kisha marrė dhe fotografitė e kalamajve dhe letėrnjoftimin tim. Tė gjitha kėto i kisha marrė sipas udhėzimeve tė dhėna.

 

Po pėr pasaportėn nuk patėt frikė se mund ta pėrdornin nė Greqi njerėzit e kundėrzbulimit?

 

            Ėshtė e vėrtetė se mund tė ndodhte diēka e tillė. Por atėherė kishte njė specifikė tė veēantė me pasaportat, se pikėrisht pas dhjetė ditėsh nga momenti qė unė do kaloja kufirin nė shqipėri, do tė dilnin nga qarkullimi pasaportat ekzistuese. Kėshtu qė nuk mund ta pėrdorte mė kush pėr tė ardhur nga Greqia.

 

Ku e kaluat kufirin?

 

            Isha pra nė makinėn e ministrisė me gjithė miqtė qė mė pėrcillnin. Aty nga ora 01.00 u ndalėm nė postėn e Radarit, e cila ndodhet nė afėrsi tė fshatit tė Kakavijės, rreth tre km larg kufirit. Pastaj tė gjithė tė heshtur morėm rrugėn e vendit ku do tė kaloja. Para printe Vasil Nashua (shoku nga Dropulli), qė e dinte si nė pėllėmbė tė dorės ēdo skutė dhe rrėzė. Pas tij vinte Koloneli i zbulimit, pastaj unė me Asaf Kondin. Aty rreth orės 02.35 minuta u gjendėm te shtegu, ku do tė kaloja nėn tela. U takova me tė gjithė me njė mall tė madh, sikur tė kishim vite qė njiheshim dhe jo sikur tė kisha vetėm pak orė (me disa). Mbaj mend qė Vasili mori njė shkop qė e kishte lėnė gati qė njė ditė mė parė dhe e futi poshtė telave dhe i ēoi lart. Nė ato ēaste unė kalova matanė. U ktheva dhe njė herė nga shokėt e kėtej kufirit dhe ua bėra me dorė nė formė pėrshėndetėse, dhe u nisa me vrap nė rrugėn e udhėzuar. Mbaj mend qė ashtu si nė pėshpėrimė shokėt mė thanė: "Tė vaftė mbarė".

 

Nė ēfarė rruge kaluat pas kėsaj?

 

            U futa nė njė pyll dhe ecja kuturu. Ishte mesnatė dhe nuk dija ku do tė arrija deri nė mėngjes. Vetėm ecja dhe ecja. Gėrvishesha dhe shqyhesha nga ferrat dhe drurėt, se qė thua ti, aty ishte dhe njė pyll i dendur.

 

A kishit frikė?

 

            Sigurisht. Ishte errėsirė e plotė dhe kisha frikė se mos qėllohesha nga ushtarėt grekė pa paralajmėrim. Dėgjonin tė kėrciturat e shkarpave qė nė ato orė tė tringėllinin disi me zhurmė dhe mė ngatėrronin me ndonjė derr apo ku e di unė.

 

Deri ku do tė vazhdonit tė iknit kėshtu?

 

            Deri ku tė mė zinin rob ushtarėt grekė. Ky qe qėllimi im, tė dorėzohesha si i arratisur. Por ē'e do se nuk po mė kapte njeri. Vazhdova ashtu duke ecur derisa mė zuri mėngjesi. Pra aty nga ora 05.00, kur zbardhi, unė u afrova te lumi qė tė ikja anash tij. Dija se ku ndodhej posta dhe se sa larg ishte, se ma kishin pėrsėrituar aq herė, saqė mė dukej se kisha qenė me dhjetėra herė. Por qėllimi im ishte tė paraqitesha si i paditur, prandaj ecja dhe anash lumit, qė t'u shpjegoja se nuk dija nga tė shkoja, por ecja rrjedhės sė lumit, pasi e dija se tė paktėn ai vinte nga Greqia. Pasi bėra goxha rrugė, diku nė njė arė pashė disa fshatarė grekė qė po punonin arėn qė nė mėngjes. Aty e dija se isha shumė afėr postės ushtarake, e ndodhur nė njė lartėsi mbi neve. Fshatarėt sa mė panė, u sulėn me vrap pėr tė marrė armėt e lėna nė njė cep tė arės dhe mė rrethuan. Dinin shqip. Njėri mė tha: Ku shkon? Nė Greqi - i them. E di rrugėn? Jo - u pėrgjigja. Po pse erdhe? Nuk duroja dot mė nė Shqipėri. Nga kalove? Nuk e di, ja andej, ku di unė. Po ku do tė shkosh? Ku di unė, ku ka kėtu ndonjė vend tė dorėzohem. Hajde me neve thanė, se kėtu ėshtė posta ushtarake. Kėshtu, si mė vunė nė mes fshatarėt e armatosur, tė cilėt hiqeshin si triumfatorė se kishin kapur njė shkelės kufiri, u nisėm pėr te posta. Tani do tė mė fillonin peripecitė.

 

 

 

1. Isuf Mullai : Si durova torturat greke pėr urdhėrat e Kadri Hazbiut.

 

2. "Dy netė nė qeli rrija i mbėshtjell nga gjarpėrinj tė rrezikshėm"

 

Ēfarė ndodhi kur tė kapėn fshatarėt grekė?

 

            Ata, siē thashė, mė rrethuan dhe mė thanė qė tė shkoja me ta. Unė hiqesha sikur nuk dija se ku dhe pse do shkoja. Ata mbanin armėt drejt si triumfatorė qė kishin kapur njė diversant apo shkelės kufiri, si i thonin ata.

 

Po ti nė tė vėrtetė e dije se ku po shkoje?

 

            Si s'e dija. Unė ju thashė nė intervistat e mėparshme, se pėr tre vjet kisha mėsuar dhe shejtanin. Kėshtu u thashė fshatarėve, qė tė mė dorėzonin ku tė donin, se unė atė gjė kėrkoja, tė paraqitesha nė organet e shtetit tė tyre. Por unė e dija se ku ndodhej posta dhe sa kohė donte tė shkoje deri aty. Dhe vėrtet nuk kaloi as 20 minuta, kur na doli godina e postės kufitare para. U afruam te porta dhe pashė qė ishte njė indiferencė qė ē'tė tė them. Ēdo gjė mund t'i thoje, por repart gadishmėrie kurrsesi. Ushtarėt ishin si tė pėrgjumur. Oficerėt s'ishin ngritur akoma nga gjumi. Nė oborr ishin nderė rrobat e ushtarėve qė tė thaheshin. Vetėm godina dhe ambienti bėnin pėrjashtim, qė ishin mė shumė se njė mrekulli.

 

Sa ishte ora nė ato momente?

 

            Duhet tė ketė qenė ora shtatė e mėngjesit. Data qė tė saktėsoheni ishte 7 gusht 1955. Njė ditė mė parė nė atė orė unė isha ndarė me familjen. Tani pas 24 orėsh ata mė prisnin sipas fjalės qė kishim lėnė, qė tė shkoja sėrish nga Gjirokastra pėr nė festė, e cila bėhej afėr fshatit.

 

Ē'tė ndodhi nė postė?

 

            Hymė brenda nė oborrin e repartit qė, me sa mbaj mend, ishte njė oborr i bukur me lule nė ēdo kėnd dhe me stola tė lezetshėm tė vendosur me estetikė mes buqetave tė luleve. Ushtarėt, ashtu siē ishin tė zbėrthyer, njoftuan dikė brenda godinės, qė kuptohej se flisnin me shefin e tyre.

 

Ē'mendonit nė ato momente. A u frikėsuat pėr ndonjė veprim ekstrem tė ushtarakėve tė huaj?

 

            Dėgjo. Po tė karakterizohesha nga frika, nuk do ta ndėrrmerja fare atė veprim. E kisha mbledhur mendjen dhe e kisha bėrė top. I kisha marrė parasysh tė gjitha. Unė e dija qė nė ēdo hap do tė jetoja me vdekjen mbi kokė, e cila nė ēdo ēast do tė mė kėrkonte tė mė pėrpinte. Por njeriu njė herė ka lindur dhe njė herė do tė vdesė. Unė ta kam pėrsėritur disa herė qė i kisha shumė tė qarta se ē'do mė ndodhte brenda atyre reparteve. Dija se ēfarė do mė thonin dhe sa do tė mė mbanin. Ē'pytje do tė mė bėnin, kush do tė m'i bėnte etj. Sigurimi shqiptar atėhere kishte informacione tė sakta dhe tė bėnte njė pėrgatitje fizike, psikologjike dhe profesionale nė njohjen e tė gjithė problematikės sė tė papriturės qė mund tė tė dilte pėrpara, saqė unė kur vajta mė dukej se kisha shkuar jo pėr herė tė parė, por sikur isha vendas. Jo vetėm kaq, por gjatė gjithė veprimtarisė sime jashtė, nga ē'mė kishin instruktuar njerėzit e sigurimit tė Tiranės, nuk mė doli asnjė gjė ndryshe. Tė gjitha mė dolėn siē mė kishin thėnė ata.

 

E lamė subjektin kur ushtarėt njoftuan shefin e tyre.

 

            Nga godina doli menjėherė njė oficer grek i shėndoshė dhe me mustaqe. Ai ishte i tronditur pėr ngjarjen qė u informua, se, me sa kuptova, shqetėsohej pėr faktin se do t'i hiqej ndonjė vėrejtje, pasi unė kisha bėrė mbi tri orė qė prej kufirit deri nė postė, pa mundur tė mė kapte njeri. Kjo do tė thoshte pėr shefat e tyre qė po tė donte njė keqbėrės, mund tė shkonte deri nė postė dhe tė kishte bėrė masakėr. Gjithsesi unė ndenja shumė i qetė, pa e vrarė mendjen fare. Ai mė urdhėroi tė futesha nė njė dhomė, ndėrkohė qė hyri dhe vetė me njė ushtar qė mė rrinte gjithmon pranė. U ul nė tavolinėn qė ishte parballė dhe pa mė dhėnė mundėsi qė tė ulesha, filloi tė mė pyeste. Unė e kisha nė mendje skemėn legjendė tė pėrgjigjeve tė miratuar nga sigurimi, tė cilėn do ta thosha jo vetėm nė atė moment, por gjithmonė nė raste tė tilla pyetjesh. Kėshtu Oficeri vazhdoi me tė tijat duke mbajtur ndėrkohė njė proces-verbal. Si quhesh ti? Nga vjen? Pse erdhe? Nga kalove? Ku do tė shkosh? Ēfarė ke nė xhep? Kush tė ka dėrguar? etj. Ndėrkohė, ndėrsa fillova tė flisja, dėgjova zhurmat e tringėllimave tė telefonave me dorezė qė po u binin nga dhoma ngjitur. E kisha tė qartė se po merrnin komandėn e tyre eprore nė Janinė pėr t'i raportuar pėr ngjarjen.

 

Si komunikonit, kur ti nuk e dije greqishten?

 

            Ishte njėri nga fshatarėt qė e dinte shqipen shumė mirė. Siē duket ngaqė ishin fshatra kufitare me ne. Gjithsesi nė pėrgjigjet e mia shabllone dhe tė pandryshueshme qė i thoja dhe nė mes tė natės, po tė mė ēoje nga gjumi, ishin: "Nuk e di nga kalova. Isha nė Delvinė. Nė mbasditen e djeshme hipa nė njė makinė dhe u nisa pėr nė Gjirokastėr. Aty afėr fshatit Selcė tė Dropullit bėra sikur m'u kujtua njė porosi e momentit dhe i thashė shoferit qė tė mbante makinėn se unė do tė zbrisja, pasi do tė shkoja pak mė mbrapa nė Gjirokastėr. Kėshtu bėra. Ndenja aty deri nė mbrėmje dhe u nisa ashtu kot drejt kufirit me mendimin tė bėhej ē'tė bėhej. Nė njė rrėzė pėrroi si rrėpirė, ishte njė boshllėk poshtė telave tė kufirit dhe unė kalova, pėr ēudi pa mė diktuar njeri. Deri kėtu erdha kot mė kot duke ecur nėpėr pyll. Shyqyr qė mė doli para lumi dhe eca anės tij, se kėtė gjė e dija qė kur isha nė Shqipėri, qė lumi qė kalon nė Gjirokastėr rrjedh nga Greqia. Kėshtu qė eca anės tij dhe e dija qė diku kėtu do tė dilja. Unė doja vetė tė dorėzohesha, kudo qė tė ishte e mundur. Po tė kisha frikė, unė do t'u isha fshehur dhe fshatarėve qė mė sollėn kėtu, apo kujtuat se mė kapėn vetė? Jo vetėm kaq, por sa i pashė, thashė me vete shyqyr qė i gjeta, e jo tė fshihesha." "Ēfarė ke me vete" - tha mė nė fund oficeri. I nxora nga xhepi pasaportėn time dhe fotografitė e fėmijėve dhe ia dhashė, ndėrkohė kontrollova dhe njė herė (lojė) se mos kisha ndonjė gjė tjetėr.

 

Po biletėn e makinės qė tė dha sigurimi nuk e dorėzove?

 

            Jo, atė sipas porosisė e kisha vendosur nė xhepin e vogėl tė pantallonave (ku mbahen lekėt), qė ta gjenin vetė kur tė mė kontrollonin imtėsisht. Atė, kur ta gjenin si rastėsisht, unė do tė kujtohesha se e paskėsha vėnė nė xhep, kur e dija tė humbur. Vetėm kėshtu do ta bėnte bindėse alibinė e pėrgatitur me kujdes, qė kisha ardhur vėrtet nga Delvina. Ai qė mė bėri pyetjet mė vuri pėrpara proces-verbalin qė sapo e kishte pėrpiluar dhe e firmosa. Arrita t'i bindja disi se isha njė njeri i zakonshėm dhe askush tjetėr, aq mė shumė kur mė panė dhe mė fytyrė tė gėrvishtur dhe rrobat e shqyera nga ferrat dhe drurėt e pyllit. Si mbaruam tė gjitha kėto formalitete, tė cilat pėr mua ishin tė parat, por qė do tė pėrsėriteshin dhe me qindra herė, mė uli nė karrige pėr tė vazhduar bisedėn jashtė strukturės sė proces-verbalit.

 

Ē'do bėhej mė tej me ty, nuk tė tha gjė?

 

            Pėr 15-20 minuta, si kishim filluar bisedėn e lirė me komandantin e postės, erdhi njė makinė ushtarake tip "shevėrlet" (amerikan), nga ata qė mori dhe ushtria jonė pas viteve '90. Andej zbriti njė major grek rreth 45 vjeē dhe dy ushtarė qė mbanin me vete dhe njė qen tė madh kufiri. Ai zbriti tėrė nerva dhe tėrsėllimė, ku ndryshoi gjithė klimėn e butė qė ekzistonte deri nė ato momente. Mė foli qė nė fillim mua me njė zė tė fortė dhe tepėr urdhėrues, sikur do tė mė hante tė gjallė. "Po ti nga kalove qė erdhe deri kėtu? Pse erdhe? Kush tė ka dėrguar? Pse loz tė paditurin? Je aq i aftė sa tė na mashtrosh neve?" etj., etj., qė po i lėshonte si breshėr duke mė afruar fytyrėn mė afėr. E dija qė po fillonte ai qė quhej "terror psikologjik". Pas tij radhėn e kishin torturat. Gjithsesi, nga ēdo situatė qė krijohej, unė nuk lėvizja asnjė nerv. Vetėm se kur mė jepte kohė pėr pėrgjigje, ia ktheja se ashtu e kisha menduar dhe se nuk pendohesha pėr veprimet e mia, ēfarėdo qė tė mė bėnin. Pėr mua mjaftonte qė kisha ikur nga ai vend i mallkuar qė quhej Shqipėri. Pastaj mė thanė tė zhvishja rrobat. Eh, rroba i thėnēin, se ato ishin bėrė zhele nga rruga dhe ferrat. Ndenja vetėm me tė mbathura. Mė bėnė shenjė qė t'i hiqja dhe ato. Ashtu bėra, s'kisha rrugė tjetėr. Mė kėqyrėn me vėmendje se mos kisha ndonjė shenjė pėr fshehjen e ndonjė sendi poshtė mbathjeve. Pasi mė panė mirė e mirė disa ēaste, mė dhanė urdhėr tė vishesha me njė palė rroba ushtarake, qė i solli njė ushtar. I mora dhe i vesha pa e prishur shumė terezinė.

 

Tė veshėn si ushtar grek?

 

            Po, po, si ushtar grek. Se rrobat e mia i mori ushtari qė solli rrobat ushtarake.

 

Pse t'i morėn rrobat?

 

            Do t'i kontrollonin mirė. Ato, siē mė kishin stėrvitur, do t'i shqepnin fare dhe do tė shpalosnin ēdo cep tė tyre se mos gjenin gjė tė dyshimtė. Kėto ishin rregullat e zbulimit. Po ē'zbulim zeza, do tė thuash ti, kur sigurimi i shqipėrisė u dinte jo vetėm ēfarė lėvizjesh apo kontrollesh do tė bėnin, por dhe sa dhėmbė e dhėmballė kishin nė gojė.

 

I kontrolluan konkretisht rrobat?

 

            Po. Nė ato momente gjetėn dhe biletėn e vendosur si pa tė keq brenda tyre. Pra, me njė fjalė, filloi tė funksiononte skema. Unė u thashė qė e dija tė hedhur biletėn. Ata kuptuan se kisha ardhur vėrtet nga Delvina. Pas kontrollit tė teshave mė morėn pėr tė mė pėrballur me njė provė tjetėr. Mė vunė para me ushtar dhe mė ēuan larg prej repartit ku kishim qėndruar, diku afėr njė pylli. Mė futėn nė njė ēadėr, e cila ishte diēka e madhe, dhe rreth saj vendosėn disa ushtarė roje tė armatosur.

 

Pse tė ēuan nė ēadėr, po fillonin torturat?

 

            Jo, ishin akoma nė fazėn e provokimeve, qė tė konstatonin nėse isha i dėrguar i sigurimit shqiptar. Mė lanė nja dy orė nė ēadėr, sa ia dha dielli me njė tė nxehtė tė papėrballueshėm. Mos harro, ishte ora rreth 12.00 e datės 7 gusht, qė do tė thotė, piqej buka nė diell. Unė brenda saj isha bėrė ēurk nė djersė dhe po mė mbytej fryma. Nė kėto momente pashė (sikur pėrfitonin nga mungesa e shefave pėr t'i kontrolluar) qė po iknin dhe ushtarėt njė nga njė. Kėshtu e lanė ēadrėn, pėr rreth dy orė vetėm. Por unė e dija qė kjo bėhej pėr tė parė nėse do tė largohesha unė apo jo. Por unė dola te dera e saj dhe rrija i qetė, se po tė rrija brenda do tė kuptohej qė kisha pasur dijeni pėr kėtė lloj loje. Kur mė thanė se pse nuk ika (mė tha si dashamirės njė ushtar), unė ia ktheva, se ku do tė shkoja dhe s'kisha arsye tė trembesha. Megjithatė, donin tė bindeshin thua ti? Absolutisht jo. Ata do tė vazhdonin planin e tyre tė mė bėnin presion me ēfarėdo lloj forme, qė tė pranoja se s'isha njė emigrant i zakonshėm. Kėshtu, u erdhi radha torturave dhe shumė pėripecive tė tjera.

 

Kur i filluan torturat?

 

            Menjėherė tė nesėrmen. Atė ditė, si kaloi dhe prova e ēadrės, mė morėn me makinė dhe mė ēuan nė Janinė, ku do tė fillonte tashmė situata mė e vėshtirė.

 

Ku tė vendosėn nė Janinė?

 

            Ku do tė mė vendosnin, veēse nė burg. Aty ndenja jo pak, por dy muaj. Ēdo ditė do tė mė bėhej nga katėr orė hetuesi, ku do tė pyetesha pėr ēdo gjė, jo njė herė, por disa herė. Pyetjet bėheshin tė tilla, sikur ata kishin dijeni se kush mė kishte nisur, por qė donin ta pranoja vetė. Ndėrkohė vijonin me torturat qė ishin nga mė tė tmerrshmet.

 

Ēfarė torturash provuat?

 

            Ishin tė shumta, por dy ishin ato mė tė tmerrshmet. Elektroshoku dhe gjarpėrinjtė nė qeli.

 

I pėrshkruan dot shkurt kėto dy tortura?

 

            Po. Siē mė mbanin fillimisht nė dhomėn hetuesi tė burgut, ku bėnin dhe ribėnin kushedi se pėr tė satėn herė tė njėjtat pyetje, mė merrnin dhe, si mė shtrinin nė njė krevat, mė vinin dy polet e korrentit nė vesh. Mbaj mend qė dridhesha i tėri nėn njė dhimbje qė nuk jam nė gjendje ta shpjegoj dot. Ajo vazhdonte derisa bija pa ndjenja. Kjo gjė bėhej disa seanca nė ditė dhe vazhdoi pėr disa ditė me radhė. Nė atė torturė humba fare dhe dėgjimin nga njė vesh. Ndėrsa pėr rastin e torturės me gjarpėr, do thoja qė nuk ishte gjė ajo me korrent para kėsaj. Unė do tė kisha vdekur po tė mos mė kish treguar sigurimi nė specializim se gjarpėrinjtė ishin tė stėrvitur dhe se nuk kishin helm. Dija se po tė kisha kaluar dhe torturėn e gjarpėrinjve, pothuajse e kisha tė kaluar testin, se me tė vėrtetė isha ashtu siē u kisha deklaruar. Erdhi nė njė prej atyre ditėve njė oficer dhe hapi derėn e qelisė sė vogėl (1,5 me 1,5 m). Kishte me vete dy kuti tė mėdha sa njė valixhe dhe u hapi kapakun. Nga ato dolėn dy gjarpėrinj tė mėdhenj nga rreth 2 metėr secili dhe ishin shumė tė trashė dhe tė frikshėm. Ata sa u lėshuan nė qeli, filluan tė lėviznin zhurmshėm nėpėr tė. Dera ndėrkohė u mbyll. Dritare nuk kishte. Ishte vetėm njė llambushkė e vogėl nė mur pėr tė bėrė vetėm pak dritė mes errėsirės pis qė ekzistonte. Nė fillim njėri gjarpėr u pėshtoll rreth trupit tim dhe po mė shtrėngonte pėr tė mė mbytur, duke u mbledhur deri te fyti dhe duke mė nxjerrė gjuhėn e frikshme, mė drejtonte te fytyra dy sytė e mėdhenj, sikur donte tė mė thoshte: "Do tė tregosh apo ēfarė mendje ke?" Unė rrija i ngrirė krejt, me frymėmarrjen qė pothuajse mė bllokohej, duke vėnė parakrahėt te fyti qė tė mos mė pėrdridhej gjarpri se mund tė mė mbyste. Ai si i stėrvitur qė ishte, mė lėshonte nė momentin qė isha gati pėr t'u lėshuar pa ndjenja dhe pastaj fillonte tjetri, ndėrsa ky ecte nėpėr dhomė. O perėndi. Nuk ka zot qė i beson dhe nuk ka zot tė pėrshkruajė gjithė atė llahtari qė vazhdoi pėr dy netė dhe dy ditė. Mua mė nxirrnin ēdo dy orė nga qelia dhe mė pyesnin, pastaj si ngulja kėmbė nė timen, mė fusnin prapė te gjarpėrinjtė qė mezi mė prisnin pėr t'u vėrsulur. Tė mos isha i mėsuar nė kurs, do tė kisha vdekur nga frika. Unė dija gjithashtu se vrojtohesha nga njė kamer e fshehtė. Mė pas i morėn gjarpėrinjtė duke mė thėnė qė do tė vazhdonin dhe me tė tjera, pasi s'kisha si t'u shpėtoja. Por pėr mua kjo ishte fitore. Tani quhej i kaluar lumi, tė mė bėnin ēfarė tė donin. Kėshtu mes kėsaj situate kalova plot dy muaj nė atė burg tė tmerrshėm mes torturash nė Janinė.

 

Si tė nxorėn nga burgu?

 

            Nė fillim mė kėrkuan tė falur se mė kishin rėnė kot nė qafė, por ishin tė detyruar se kishin dijeni qė sigurimi shqiptar u kishte dėrguar shumė herė agjentė. Pastaj mė dėrguan pėr nė Athinė. Aty mė futėn nė policinė e Pireut, ku mė mori nė pyetje njė tjetėr kolonel. Por pėr fat pėrkthyesi doli njė miku i babait tim nga Nivica e Sarandės, qė quhej Mitro Papadhima dhe doli garant pėr mua se isha arratisur me tė vėrtetė, se mė njihte familjen. Kėshtu, tė nesėrmen m'u dha e drejta tė shkoja nė kampin e refugjatėve, ku do tė mė merrnin nė patronazh OJQ-tė pėr mė tė gjetur punė. Provat me shtetin grek i kisha kaluar. Tė tjera prisja tė kaloja. Erdhi nė polici mė mori vetė shefi i sigurimit tė kampit tė refugjatėve tė Llavrios. Aty gjeta rreth tre mijė refugjatė, ndėr tė cilėt ishin dhe tė paktėn katėrqind shqipatė, tė cilėt kishin vite qė ishin aty, madje qė kur kishin ikur nga koha e luftės. Misioni im ndėrkaq kishte filluar.

 

 

Kur shkove nė kampin e refugjatėve?

 

            Siē e shpjegova nė numrin e kaluar, nė policinė e Athinės, pasi mė lejuan autoritetet greke, erdhi mė mori vetė shefi i sigurimit tė kampit tė refugjatėve nė Lavrio. Pastaj shkuam nė kamp, i cili ndodhej jo mė pak se 70 km nga Athina.

 

Ēfarė ishte ky kamp dhe pse shkove atje ?

 

            Ai kamp quhej nė gjuhėn sekrete "kamp filtrimi", qė do tė thoshte se akoma nuk kishin mbaruar avazet e kontrollit tė sigurisė, pasi te kushdo kishte mosbesim.

 

Ju lutem shpjegohuni mė qartė. Nuk kishit tė drejtė tė ishit i lirė pas kaq torturash qė hoqėt pėr dy muaj nė qelitė e burgjeve greke?

 

            Absolutisht jo. Si mund tė ishe i lirė? Shkoje nė kampin qė mblidhte refugjatė tė ardhur nga e gjithė bota dhe aty ishe nėn mbėshtetjen gjoja tė kėtyre OJQ-ve, qė janė tashmė dhe te neve. Aty jetoje si nė kazermat e ushtrisė, ndėrkohė qė ishe nėn kontroll tė plotė nga shumė drejtime. Kėtu funksiononin format e tjeras tė kontrollit, prandaj quhej kamp filtrimi. Aty gjoja ishe nė pritje tė ndihmės qė mund tė tė jepnin kėto organizatat jo qeveritare, qė thashė mė lart, tė cilat kėrkonin punė nė shtete tė ndryshme dhe pastaj pėrcillnin njerėzit me kontigjente. Duhet tė kihet parasysh qė nė fillim iknin ata qė kishin krijuar besim mė parė, ndėrsa tė tjerėt rrinin aty.

 

Si jetonit nė kamp dhe sa ndenjėt aty?

 

            Jetonim si mos mė keq. Si nė kazermė, e thashė dhe mė parė. Hanim dhe jetonim nė turmė. Aty ishin 2500 deri nė 3000 refugjatė nga e gjithė Evropa. Vetėm shqiptarė ishin rreth 400.

 

Kur kishin shkuar kėta shqiptarė?

 

            Ehu, qė nga viti 1944 e pas, tė cilėt ishin larguar nga Shqipėria pėr t'i shpėtuar burgjeve politike. Pra, kishte nga ata qė ndodheshin aty prej 10 vjetėsh, 7 vjetėsh e kėshtu me radhė. Ata jetonin si mos mė keq. Kėshtu fillova tė jetoja edhe unė. Por unė isha instruktuar se aty pėrgjohesha dhe ruhesha, ashtu siē bėhej pėr tė gjithė.

 

Si ruheshit?

 

            Kishte provokatorė nė radhėt e refugjatėve, tė cilėt ēonin informacione tė fshehta aty ku ishin urdhėruar. Kėshtu, ajo qė pėrdorej si vend mėshire, ishte njė ēerdhe zbulimi. Unė ruhesha nga gjithēka qė tė mos e tradhėtoja veten nė asgjė. U organizova me kėta legalistėt qė nė fillim se, siē thashė, kisha pasur babain oficer nė kohėn e Zogut. Kėshtu qė isha diēka mė i besueshėm. Na jepnin liridalje njė apo dy herė nė muaj dhe ndėrkohė na vinin njerėz mbrapa pėr tė na ruajtur, se mos bėnim ndonjė takim tė fshehtė.

 

Ju kishit konstatuar njerėz qė ju ndiqnin?

 

            Jo, unė e dija se isha vetė zbulues dhe nuk kisha nevojė qė tė ruaja. Pastaj fakti qė unė ndenja vetėm dy vjet nė kamp, tregon se isha ruajtur, por ngaqė e dija, nuk isha dekonspiruar.

 

Kishte agjentė tė sigurimit nga vendet e tjera mes refugjatėve nė kamp?

 

            Si ore s'kish? Edhe kėtė e dija, ishin rreth 30-40 veta nga shtetet e ndryshme, madje kėtė e dinin dhe autoritetet e atjeshme, por nuk i zbulonin dot se ishin bashkuar kaq bukur me tė arratisurit e vėrtetė, saqė ishte i pamundur dekonspirimi.

 

Si puna Juaj?

 

Po, qesh, si puna ime. Duhet tė dish se kuislingėt ishin tė dėnuar nė tė gjitha vendet komuniste dhe ishin nė ndjekje nga vendet e tyre.

 

Kur u larguat nga kampi?

 

            Kalova dy vjet nė atė jetė mizerabėl, mes kushtesh teje tė vėshtira. Ngrėnia ishte e keqe. Veshjet qė na sillnin, ishin si ato qė shesin kėtu gabelėt, tė cilat edhe kur i sillnin, kush t'i merrte mė parė. Ē'tė tė them. Ishim kthyer nė bagėti. Mirėpo unė kisha njė mision dhe do tė mė duhej tė pėrballoja gjithēka. Pastaj, siē tė shpjegova, lidhur me misionin isha i kujdesshėm. Mua nuk ma hidhnin dot, se kisha bėrė dy vjet kurs. Kėtė tani po ta them se nuk e kam deklaruar ndonjėherė, qė kursin ma kanė bėrė specialistėt mė tė mirė tė Shqipėrisė, tė cilėt kishin futur nė gracka radiolojash dhe aventurash shėrbimet sekrete tė shteteve mė tė fuqishme tė kohės. Pra, fjalėn e kam se u krijua edhe aty besimi qė unė me tė vėrtetė isha njeri i arratisur, pėr faktin se kisha qenė tepėr i pakėnaqur nga qeverisja nė vendin tim. Ky konkluzion u arrit sigurisht dhe nga shumė informata qė ishin marrė nė Shqipėri.

 

Je i bindur qė vepronte aq fuqishėm kundėrzbulimi?

 

            Mos e diskuto fare. Po qė ta dish ti, gruaja ime nė Shqipėri me fėmijėt dhe prindėrit jetonin tė persekutuar, si tė gjithė ata qė sistemi i quante armiq vetėm pėr kėtė fakt. Madje, kur u shtrua vajza nė spital, e cila qe shumė rėndė, nuk i shėrbenin fare, se thoshin qė ėshtė vajza e armikut. Ēfarė do tė bėnin tė sigurimit? Po tė thoshin qė kijeni kujdes, merrte fund gjithēka se dekonspirohej misioni. Kėshtu, pas dy vjetėsh, nė kamp m'u dha e drejta qė tė lėvizja se mė ishte gjetur punė. Dhe kur tė them pėr dy vjet, duhet tė kuptosh se ishte kohė rekord kur shikoje tė arratisur tė vėrtetė nga Shqipėria, tė cilėt ishin shpallur me tė vėrtetė armiq dhe qė kishin edhe nga 10 vjetė, dhe nuk kishin bėrė tė mundur largimin.

 

Po pse?

 

            Se ishin tė lehtė nga mendja dhe nuk kuptonin se pse po i mbanin nė kamp. Unė isha zbulues dhe jo njė njeri qė bija nė grackėn e zbuluesve tė tjerė, aq mė shumė tė grekėve. Sigurimi ynė atėherė, pavarėsisht se ishte komunist, nuk e kam fjalėn te politizimi, ishte i standarteve tė larta. Dhe shteti ka nevojė pėr zbulues qė tė dijė tė veprojė diplomatikisht me njėrin apo me tjetrin shtet dhe jo tė shkojė si derr nė thes, siē po ndodh tani, qė na merr pėrpara njė grek qė ne s'e llogaritnim.

 

Ku shkuat pas kampit?

 

            Unė shkova nė kamp nė fillim tė tetorit tė vitit 1955, dhe ika nė prill tė vitit 1957. Aty, siē ndodhte gjithmonė, ishte biseduar pėr disa vende pune nga kėto qė quheshin organizata bamirėse dhe ishin bėrė tė mundura nė Belgjikė. Me grupin qė u vendos tė sistemohej atėherė, isha dhe unė. Kėshtu qė shkova nė Belgjikė.

 

Shkuat tė organizuar?

 

            Po. Vetėm kur tė hynim nė punė do tė integroheshim nė jetėn e lirė dhe private.

 

Po ju kishit ndonjė udhėzim nga Tirana kur u nisėt pėr nė vendin ku duhej tė shkonit?

 

            Jo. Udhėzimi i vetėm ishte, tė veproja aty ku do tė mė ēonte rasti. Pėr shembull mua mė ēoi hera dhe rryma nė Belgjikė. Aty do tė veproja. Porositė i kisha qė, kur ta shikoja tė arsyeshme, pra tė mė krijoheshin kushtet e pėrshtatshme, tė vendosja ndėrlidhjen me Tiranėn.

 

Dhe kur e vendosėt fillimisht?

 

            Nė Belgjikė. Si shkuam aty, unė menjėherė vendosa lidhjen me Ministrinė e Brendshme tė Shqipėrisė.

 

Deri nė ato momente nuk dinin gjė se ku ndodheshe dhe ēfarė bėhej me ty?

 

            Nuk besoj tė mos dinin, megjithėse unė nuk kisha bėrė asnjė kontakt qė mė 6 gusht tė vitit 1955. Pas dy vjet shkėputjeje, nga fundi i prillit tė 1957-s, u rilidha sėrish.

 

Nėse mė lejoni t'ju pyes, si e vendosėt lidhjen?

 

            Me letra me kod. Unė e dija dhe ata ma kishin thėnė qė letrat survejoheshin kur shkonin nė Shqipėri. Pra tė gjithė tė arratisurit qė dėrgonin letra nė shtėpi, dihej se ato shkonin nė dorėn e sigurimit tė shtetit njė herė. Aty ishin piketuar dhe njerėzit qė ishin cilėsuar si armiq tė rrezikshėm, ku pėr survejimin e letrave tė tyre ishte njė grup mė special. Kėshtu qė kur merreshin letrat nga specialistėt e zbulimit, nė qoftė se ishin tė personave qė thamė mė lart, qė i kishin nė disa lista tepėr sekrete, i kalonin te grupi mė i specifikuar. Nė kėto lista isha dhe unė, kėshtu qė tė gjitha letrat e mia kalonin nė grupin e veēantė special. Ata e dinin se kush isha dhe dikush nga ata i dinte dhe kodet e bisedimit. Unė letrėn e nisja nė emėr tė familjes, por pasi vendosja kodin brenda, kuptohej qė nuk ishte pėr familjen, por pėr Ministrinė e Brendshme. Oficeri qė merrej me zbėrthimin e kodit, e zbardhte atė dhe shkonte direkt te Kadri Hazbiu. Pastaj porositė e tij i kthente prapė me kod dhe ma dėrgonte. Kėshtu qė dukej si njė letėr qė vinte nga familja dhe brenda saj nuk mund tė kuptoje asgjė, por qė nė tė vėrtetė vinte nga sigurimi dhe direkt nga Kadri Hazbiu.

 

Po letrat qė i dėrgonit me tė vėrtetė familjes?

 

            Ato merreshin njėherė nga grupi special, qė nuk pėrjashtonte asnjė letėr timen, dhe si nuk gjente kodin brenda, e mbyllte prapė zarfin dhe e ēonte me rrugėn normale tė postės, ku i shkonte nė dorė gruas. Nė tė mund tė dėrgoja dhe para, siē kisha bėrė shumė herė. Por sigurimi u jepte rregullisht, sikur i kisha dėrguar unė, qė tė mos e kuptonin dhe familjarėt e mi pėr atė qė ndodhte rreth tyre.

 

Mund tė na thoni disa kode?

 

            Posi. Ato ishin dhe shifra dhe fjali. Pėr shembull: "Vajzėn e ke sėmurė, por do ta ēojmė te doktori. Blemė 1786 lekė bufen e dhomės sė madhe", - kėtu ėshtė shifra kod. Tė gjitha kėto ishin sikur i dėrgonte gruaja.

 

Po me gojė nuk komunikonit?

 

            Posi, dhe me gojė. Nga letra kuptoja qė do tė vinte posaēėrisht njė oficer i Ministrisė sė Brendshme nė ambasadė, sikur vinte me shėrbim apo pėr ndonjė punė tjetėr. Me kode ishte pėrcaktuar vendi dhe ora qė do tė takoheshim. Kėshtu, nė orėn e caktuar unė bėja sikur isha, pėr shembull, fotograf dhe vinte i dėrguari i Kadri Hazbiut, me tė cilin takoheshim rreth njė apo dy orė nė fshehtėsi tė plotė. Ai nuk e kishte problem, sepse i hipte avionit dhe lėvizte si zyrtar, kėshtu qė brenda ditės e kishe nė Tiranė apo nė Paris, ku ishte ambasada. Shpesh lidhesha edhe me sekretarin e parė tė ambasadės sonė nė Paris, i cili ishte nė dijeni. Vetėm ai e dinte, ndėrsa tė tjerėt jo.

 

Kush ka qenė ambasador atėherė?

 

            Unė ndenja nė Belgjikė plot 8 vjet dhe u ndėrruan 3 ambasadorė. I pari ishte Llambi Peēini, i cili ishte njė burrė i mrekullueshėm dhe unė e kisha shumė mik.

 

Dihet tashmė se ju keni pasur funksione shumė tė rėndėsishme nė Partinė e Legalitetit. Si i arrite ato?

 

            Dėgjo. Qė kur isha nė kampin grek, unė u mora me Partinė e Legalitetit, se atje ishte vendi qė mblidhej i bardhi dhe i ziu. Nė fund tė fundit kjo ishte detyra ime. Dhe aty kishte njerėz qė ishin tė njohur dhe kishin vendosur lidhje me familjen mbretėrore, gjė tė cilėn unė e dija ashtu siē dija se kush ishin ata. Kėshtu qė loja ime detyrimisht do tė jepte efekt. Mes kėtij aktivizimi kam marrė vesh qė ėshtė vėnė nė dijeni dhe vetė Ahmet Zogu. Ai, detyrimisht, kur miqtė e tij i kanė folur mirė pėr mua, ka dhėnė porosi qė tė mbahesha afėr dhe tė aktivizohesha nė parti. Ai kishte porositur madje tė bėhesha kryetar nė organizatėn ku isha. Kėshtu qė nė Belgjikė vajta me krahė tė ngrohta, pasi mbreti kishte dijeni pėr mua. Aty po u aktivizova shumė, qė nuk ia vlen tė ndalemi tani, pasi i ka pėrfshirė pothuajse tė gjitha Nasho Jorgaqi te "Mėrgata e Qyqeve". Mes kėtij aktivizimi tė madh, quhesha kryetar pėr degėn e Belgjikės (se isha i caktuar nga mbreti kudo qė tė shkoja), ndėrkohė qė sekretarin e zgjidhte kolektivi (kongresi). Ishin skemat e mia qė u zgjodha qė nė kongresin e parė tė partisė si sekretar pėr degėn e Belgjikės. Unė, pas kėsaj, kisha nė dorė tė jepja dhe gradat e anėtarėve tė partisė.

 

Me njė fjalė, partia e Zogut u vu nė kontroll tė sigurimit komunist?

 

            Ajo ka qenė gjithmonė nė dorė tė sigurimit, qė kur isha unė dhe pas meje, deri nė fund (qesh).

 

Si e konsideronit veten mes tyre pėr detyrėn qė kryenit?

 

            Ore, por mos kujtoni se objekti i punės sime ishin tė gjithė njerėzit e atjeshėm. Jo. Aty kishte njerėz qė ishin miqtė e mi mė tė mirė dhe kanė ngelur tė tillė gjithė kohėn. Madje kam shkuar atje dhe nė vitin 1999 pėr t'i takuar. Objekti im ishin njerėzit qė donin tė arrinin qėllimet e tyre mes vrasjeve tė njerėzve tė thjeshtė apo tė inkurajoja njerėzit e trembur, tė cilėt nuk kishin bėrė krime. Dhe me partinė e mbretit nuk kisha gjė. Elementet e veēantė tė saj ishin njerėz qė duheshin mbajtur nėn kontroll.

 

Si tė ftoi Zogu nė shtėpi?

 

            Kjo ndodhi pas njė viti qėndrimi nė Belgjikė. Mbaj mend qė mė njoftoi kryeadjutanti i tij, Hysen Selmani, se mė priste plot 30 minuta vetė mbreti Ahmet Zogu.

            Ai atėherė jetonte nė Kanė tė Francės. Ai ishte nė dijeni pėr detyrat qė mė ishin besuar dhe donte tė mė njihte vetė. Ky ishte njė sukses i madh pėr mua. Nė njė kohė qė dija se para disa ditėsh Hasan Dostin e kishte pritur vetėm 20 minuta, mua po mė priste 30 minuta, qė nuk ishin pak. Por kjo ishte njė mbėshtetje e madhe pėr mua.

            Tashmė ishte ēelur para meje njė rrugė krejt e re, qė mė duhej ta administroja me kujdes dhe zgjuarsi. Gjithsesi emocionet qė do tė takohesha me mbretin i kisha tė mėdha. Sipas kryeadjutantit do tė nisesha qė tė nesėrmen!

 

Ju lutem ma shpjegoni hollėsisht takimin e parė me Zogun.

 

            Ishte gushti i vitit 1957. Unė po bėja plot njė vit qė kisha arritur nė Belgjikė. Ndėrkohė unė kisha lidhje tė plota me sigurimin e shtetit nė Tiranė. Nė njė prej kėtyre ditėve mė vjen vetė kryeadjutanti i Ahmet zogut, Hysen Selmani. Ai mė thotė se mė priste nė njė takim 30 minutėsh vetė Lartmadhėria e Tij. Pėr kėtė duhej tė nisesha menjėherė pėr nė Paris, qė ishte rreth 400 km nga Brukseli, ku jetoja unė.

 

Pse, ku jetonte Zogu atėherė?

 

            Ai jetonte nė Kanė tė Francės.

 

Megjithėse e prekėm pak nė numrin e kaluar, a kishit emocione?

 

            Si s'kisha? Pavarėsisht se isha njeri i sigurimit tė shtetit, qėllimi im nuk ishte Ahmet Zogu. Emocione kisha, se ai nuk ishte njeri dosido, por dhe hasėm ta kishe, duhet tė pranoje qė kishte qenė mbret.

 

Ju e kishit parė herė tjetėr Zogun, pasi atėherė nuk kishte as televizor?

 

            Unė e kisha parė vetėm njė herė mė 5 prill tė vitit 1939. Pikėrisht kur do tė ikte nga Shqipėria. Atė ditė, me rastin e lindjes sė birit tė tij Leka, u zhvillua njė paradė e madhe me nxėnės shkollash dhe punonjės tė tjerė. Unė isha nė shkollėn mbretėrore pėr ushtarak. Madje nė atė shkollė ishin vetėm 50 nxėnės, ndėrkohė qė nga jugu kanė qenė vetėm 5 prej tyre.

 

Pse vetėm 5 nga jugu?

 

            E vėrteta ėshtė qė Ahmet Zogu, nė kohėn e qeverisjes sė tij, ka bėrė njė diferencim tė madh tė jugut me veriun. Madje dhe njė polic qė vishej pėr fshatrat e Gjirokastrės, nga isha unė, duhej tė ishte nga Mati. Qė tė mos zgjatemi, se dalim nga subjekti qė flasim, atė ditė, ne nxėnėsit e shkollės mbretėrore, tė veshur mirė, parakaluam para mbretit, i cili, i vendosur nė mes tė motrave tė tij (te Akademia e Arteve), po nderonte ushtarakisht. Kėshtu qė tani, pas kaq kohėsh, do ta shikoja pėr herė tė dytė.

 

Me ēfarė cilėsie shkonit te mbreti?

 

            Me cilėsinė sekretarit dhe kėshilltarit tė degės sė Legalitetit nė Belgjikė.

 

E kujton imtėsisht momentin e takimit?

 

            Nuk ka rėndėsi ora, por di qė e prisja me padurim takimin. Unė njė ditė para isha vendosur nė njė hotel nė Paris. Emocione kisha nė radhė tė parė, se ēfarė pėrshtypjeje do t'i lija, ndėrsa nė radhė tė dytė se mė kishte vlerėsuar shumė. Mė kishte rezervuar 30 minuta takim, kur, siē ua theksova dhe ditėn e parė, Hasan Dostit, qė e kishte pasur dhe ministėr nė qeverisjen e vet, nė pritjen qė i kishte bėrė 3 ditė mė parė, i kishte rezervuar vetėm 20 minuta. Kėshtu qė mes kėtyre emocioneve shkova nė dhomėn e pritjes. Ajo ishte dhomė mbretėrore, ku ceremonitė dhe portokolli mbretėror ishin standart. Kėshtu, nė pritjen qė mė bėnė, ishte mbreti nė vendin e caktuar, mbretėresha, princeshat (motrat e tij) dhe princi Leka.

            Takimi u bė i pėrzemėrt. Duhet tė pranoj se ai ishte njė zbulues dhe psikolog i fortė. Kėtė e konstatova se fillimisht, sa filluam bisedėn, ai bėri disa pyetje qė m'i kishin bėrė sapo hyra nė Greqi. Pyeti se si kisha mundur tė kaloja kufirin. Si ruhej ai. Ēfarė problemesh kisha pasur nė Shqipėri. etj., etj.

 

Po ju pėr ēfarė i folėt?

 

            Unė i thosha qė nuk e kuptoja se pse nuk po ndihmoheshim nga perėndimi. Ai mė pyeste se pse e thosha njė gjė tė tillė. Unė ia ktheja, se fakti qė njohėn qeverinė komuniste, ishte njė goditje pėr ne. Nė atė moment, mbaj mend, qė mė tha se kjo ishte mirė qė ishte njohur, pasi Shqipėria duhej tė ekzistonte si shtet. Kjo ishte e rėndėsishme qė t'i shpėtonte copėtimit etj., etj. Kur kaluan 30 minuta, unė pashė me bisht tė syrit orėn, duke kthyer kokėn nga kryeadjutanti pėr tė lėnė tė kuptohej sipas porosisė sė marrė, se isha gati qė tė largohesha. Mbreti e kapi menjėherė shikimin tim dhe ma bėri me shenjė qė tė mos shqetėsohesha, por tė vazhdonim muhabetin. Kjo pėr mua ishte njė sukses i madh. I kisha hyrė nė zemėr mbretit. Vazhduam akoma bisedėn e nisur dhe u largova pasi kishin kaluar plot 46 minuta.

 

U kthyet sėrish nė Bruksel?

 

            Jo, Selmani (kryeadjutanti) mė tha qė tė mos largohesha, por tė zija hotel dhe tė haja e tė pija sa tė doja, se tė gjitha shpenzimet do tė paguheshin nga pallati. Unė i thashė qė nuk kisha nevojė pėr para, se unė punoja. Nuk doja tė tregohesha se isha futur nė parti si lėmoshqar. Dhe ashtu ishte vėrtet, unė kisha qėllime tė tjera, pasi pėr para nuk kisha nevojė.

 

Ku i gjenit lekėt?

 

            Mė vinin nga Tirana. Dhe unė vetė bėja ndėrkohė. Por me lekėt qė mė vinin, i pėrdorja qoftė pėr vete, qoftė dhe pėr tė rekrutuar njerėz tė tjerė.

 

Pse, rekrutoje njerėz nga partia e Zogut?

 

            Sa tė duash. Unė kisha mundėsi tė tregohesha edhe i shoqėrisė, se kisha porosi nga Tirana qė tė qerasja dhe tė prishja lekė me shokėt pėr t'u fituar zemrėn. Pastaj gjeja nga ata qė kishin nevojė pėr ndonjė qerasje apo ndonjė ndihmė financiare dhe unė nuk i kursehesha.

 

E lamė fjalėn kur ike nga mbreti.

 

            Ku ika!? Mė pas ndodhi mė e ēuditshmja. Unė i kisha hyrė shumė nė zemėr mbretit dhe ai mė ftoi pėr drekė. Kur mė njoftoi Selmani se isha i ftuari i posaēėm i familjes mbretėrore pėr drekė, pasi do tė mė akordohej nė kėtė mėnyrė titulli “Mik familjar”, mė tregoi gjithashtu dhe pėr pėrshtypjet e Zogut pėr mua. Tha se ishte shumė i kėnaqur dhe se duhej tė mbahesha afėr. Ndėrkohė ai mė tha nėse kisha nevojė qė tė nesėrmen tė mė dėrgonin njė makinė pėr tė mė marrė. Unė ia ktheva se nuk kishte rėndėsi, mjaftonte nderi qė mė kishte bėrė mbreti. Tė nesėrmen, nė orėn e caktuar, mė mori njė limuzinė akull tė re, qė nuk e kishin as nė pallat, dhe shkova. Atė drekė nuk e kam provuar asnjėherė nė jetėn time. Unė kam pasur rast tė ha dhe me njerėz tė lartė tė shtetit komunist, deri me anėtarė tė Byrosė Politike. Por njė drekė tė tillė dhe njė nder tė tillė nuk e kam provuar. Familja mbretėrore mė ka nderuar shumė.

 

Po pas takimit me Zogun, u ktheve sėrish nė Bruksel?

 

            Detyrimisht. Pastaj tė gjithė mė bindeshin nė mėnyrė tė padiskutueshme. Ftesa e Zogut ishte njė mesazh i qartė pėr kėdo. Unė kisha nė dorė tė jepja dhe gradat pėr kėdo qė mendoja. Grada deri nė Major firmosej nga unė.

 

Sa vjet ndenjėt nė Bruksel?

 

            Ndenja plot 8 vjet, shto dhe dy nė kampin e Greqisė bėhen plot 10 vjet.

 

Kishte njerėz qė ju i respektonit shumė?

 

            Patjetėr. Aty kishte njerėz shumė tė mirė. Kishte njerėz shumė fisnikė qė kishin ikur dhe nga frika e ndonjė hakmarrjeje apo nga frika e ndonjė arrestimi tė mundshėm politik, qė mund t'u bėnin nė Shqipėri, ashtu siē kishte njerėz qė kishin bėrė nga njė gabim tė vogėl dhe ishin detyruar tė braktisnin familjet nga Shqipėria pėrgjithnjė. Unė nė kėto raste veprova fuqishėm dhe kėta persona, ose u kthyen, ose u bėnė bashkėpunėtorė tė sigurimit. Unė mund tė tė them se kam shkuar prapė nė Bruksel nė vitin 1999 dhe i takova tė gjithė miqtė e mi, qė gjithsesi ishin dhe mbeteshin legalistė, por qė ishin njerėz tė mirė.

 

Kishte shumė elementė tė sigurimit tė shtetit nė Partinė e Legalitetit?

 

            Unė kisha rekrutuar jo pak. Por unė flas pėr ata qė gjeta. Dija qė kishin ardhur edhe nga Tirana shumė tė tjerė si puna ime, por qė nuk i njihja se kush ishin, dhe as ata nuk e dinin pėr mua. Kėto janė tė tjera gjėra pėr mėnyrat si funksiononte Shėrbimi i Fshehtė.

 

Po me elementėt e kėqinj, si veproje?

 

            Nė radhė tė parė, unė njoftoja pėr ata qė vinin nė Shqipėri pėr tė vrarė apo pėr tė marrė hak. Kishte dhe shumė njerėz qė tė kallnin datėn pėr etjen qė kishin pėr tė vrarė. Flisnin nė emėr tė nacionalizmave qė tė luftonin komunizmin me ēdo mjet, por harronin se ata njerėz qė quheshin komunistė nė Shqipėri, ishin njerėz tė thjeshtė dhe tė vuajtur, por qė fatkeqėsisht bėheshin pre e kėtyre intrigantėve dhe spekullatorėve.

 

Pse i konsideron kėshtu, mos ke ndonjė mllef personal?

 

            S'kam absolutisht asgjė personale, por s'kishe si t'i quaje ndryshe ata tipa qė flisnin dhe propagandonin me tė madhe pėr Shqipėrinė etnike dhe tė madhėrueshme, duke u fshehur mes njerėzve vėrtet tė mirė, ndėrkohė qė ishin gati qė pėr njė dorė para tė shisnin gjithė Shqipėrinė, po tė kishin mundėsi. Kėshtu qė detyra ime ishte tė njoftoja pėr ēdo lėvizje tė tyre, ashtu siē duhej qė, nėpėrmjet fraksionesh brenda grupeve tė tyre, t'u prishja shumė plane.

 

Keni pasur suksese nė punėn tuaj 10-vjeēare?

 

            Shumė. Unė arrita tė kontrolloja absolutisht gjithēka qė ndodhte nė Partinė e Legalitetit nė mėrgim. Por pėr kėtė nuk ėshtė vetėm merita ime, sa edhe ajo e shumė miqve dhe shokėve tė drejtė, qė pavarėsisht se na ndanin bindjet politike bashkė, gjithsesi ishin shpirtėrisht larg dhunės dhe krimit. Akoma mė shumė qė gjeta mjaft miq dhe njerėz qė ishin dhe politikisht tė njėjtė me mua…

 

Keni pasur urdhra pėr tė vrarė njerėz, qė ju i keni konsideruar kriminelė?

 

            Jo. Ne vepronim nė ilegalitet, por dhe nė mėnyrė tepėr tė organizuar. Na ishte e ndaluar tė vrisnim pėr disa arsye. Se nė radhė tė parė mund tė dekonspiroheshe dhe nė radhė tė dytė nuk dihej kė vrisje. Ai qė ty tė dukej mė krimineli apo mė armiku i Shqipėrisė, mund tė ishte njeri i sigurimit.

 

Keni pasur urdhra pėr tė vrarė njerėz, qė ju i keni konsideruar kriminelė?

 

            Jo. Ne vepronim nė ilegalitet, por dhe nė mėnyrė tepėr tė organizuar. Na ishte e ndaluar tė vrisnim pėr disa arsye. Se nė radhė tė parė mund tė dekonspiroheshe dhe nė radhė tė dytė nuk dihej kė vrisje. Ai qė ty tė dukej mė krimineli apo mė armiku i Shqipėrisė, mund tė ishte njeri i sigurimit. Madje qė tė jem i sinqertė, nisur nga ato aventurat e moshės, pėr disa qė e kishin bėrė hak, kėrkova leje nė Tiranė pėr t'i vrarė apo jo, pėr kėtė apo atė arsye. Dhe pėrgjigjja ka qenė e prerė, "Jo". Duhet tė dini qė pėrgjigje tė tilla nuk vinin pa u konsultuar tek Enver Hoxha.

 

Kush mund tė ishin kėta njerėz qė ju donit t'i vrisnit?

 

            Janė nga ata qė erdhėn me flamurin e lirisė si triumfatorė tė mėdhenj, qė nė '91-shin bėnin dhe thirrje pėr hakmarrje apo kushedi se ēfarė llomotisnin tėrė ditėn Enver Hoxha, Enver Hoxha. Por nuk e dinin se Enver Hoxha i kishte mbrojtur, se njė fjalė tė na thuhej neve, nuk e merrnin vesh nga shkonin. Humbisnin si lepuri nė vresht. Por u dukėn se ē'mall ishin, se pasi erdhėn, bėnė ca deklarata dhe shkuan prapė si kurvat nėpėr rrugėt e Evropės.

 

Leka Zogun e keni njohur atėherė?

 

            Si s'e kam njohur? Kur shkova unė pėr herė tė parė nė shtėpinė e tyre, nė vitin 1958, ai ishte 14 vjeē dhe kur u largova pėr nė Shqipėri, e lashė 21 vjeē. Kushedi sa herė kemi lėvizur me makinėn time bashkė. Ishte djalė i qetė dhe me botė rinore tė pasur. Ishte shumė i gjerė si shpirt. I ati bėnte shumė pėrpjekje qė ta pėrgatiste diplomatikisht. Por ai ėshtė larg tė atit nė zgjuarsi.

 

Nė ē'kuptim?

 

            Qė nuk mund t'i afrohet kurrė tė atit, i cili ishte njė psikolog i jashtėzakonshėm dhe shumė i zgjuar. Ndėrsa ky nuk e ka praktikėn dhe aftėsitė pėr drejtimin e shtetit. Aq mė shumė qė ėshtė larg realitetit shqiptar, pasi ėshtė mėsuar nė njė tjetėr botė, qė ndryshon shumė me psikologjinė tonė. Le njėherė qė ėshtė shumė naiv!

 

Mund tė sqaroheni mė hollėsisht pėr kėtė naivitet?

 

            Nuk tė flas mė tepėr pėr kėtė pikė, veēse po tė them kaq: Partia e legalistėve ka qenė gjithmonė nėn drejtimin e komunistėve dhe komandohej qė nga Tirana, madje dhe sot qė Leka Zogu ka rreth vetes njerėz, tė cilėve, dhe tė mos u besonte shumė, nuk do tė bėnte keq. Mund tė them se dikur e kam mbrojtur jo pak, kėtė ndoshta ai nuk e di.

 

Nga kush, si, dhe pse e mbrojtėt?

 

            Nė familjen e tyre ka pasur njė kleēkė. Shumė kohė para se t'i lindte Leka, Ahmet Zogu, pėr ēdo rast, sido qė tė vinte puna, nė njė kosultim i kishte thėnė nipit tė tij, pra djalit tė vėllait, qė ishte Skėnder Zogu, qė fronin mbretėror, po tė ishte gjendja familjare nė atė formė qė ishte aktualisht (pra po tė mos lindte djalė), do ta trashėgonte ai.

            Mirėpo shpejt Zogu vendosi tė martohej dhe pas njė viti u bė me djalė. Nė kėtė rast Skėnder Zogu duhet tė ketė qenė njeriu qė ėshtė mėrzitur mė shumė. Kėtė unė e kam konstatuar nė Paris, ku me sytė e mi prej zbuluesi tė stazhionuar, evidentoja njė mllef tė palexueshėm qė ishte mbledhur nė qenien e tij. Nė provokimet qė i kisha bėrė, kisha rezultuar se mund tė bėhej i rrezikshėm kur tė doje. Kėtė unė ia kam thėnė mbretit me gojėn time dhe ai mė besoi. Pranoi sugjerimin tim, qė Skėnder Zogu tė mos shkelte mė nė pallat. kėshtu e bėmė tė paefektshėm.

 

Po pse e bėtė, a nuk ishit dhe ju, nė njėfarė mėnyre, armiku i mbretit?

 

            Absolutisht jo. Detyra ime nuk kishte tė bėnte me familjen nė fjalė. Afrimi me tė mė duhej qė unė tė kontrolloja emigrantėt, tė cilėt ishin angazhuar tė gjithė pothuajse nė partinė e tij. Kėshtu qė mua nuk mė prishte punė mbreti. Aq mė shumė qė nė atė formė do tė bėhesha mė i besueshėm, ashtu siē ndodhi nė tė vėrtetė.

 

Pėr familjen tėnde nė Shqipėri, a kishit dijeni se si jetonte?

 

            Si mos mė keq. Gruaja mė ka vuajtur shumė. E dėrguan nė fshat bashkė me fėmijtė, Nezaqetin, Kujtimin dhe Luanin, qė lindi pas ikjes sime, sepse siē shpjegova, ishte tremuajshe shtatzėne kur unė ika. Ata, sa shkuan nė Fushė-Bardhė (Gjirokastėr) u ndeshėn me njė opinion mbytės. I quanin familje armiqsh. Nuk u fliste njeri. Kishin njė trysni, qė e pėrjetonin dhimbshėm edhe fėmijtė. Pas kėsaj, shkuan nė njė fshat tjetėr, nė Fushė-Vėrri tė Sarandės; aty trysnia politike ishte diēka mė e durueshme. Resua dhe tre fėmijėt, por jo mė pak, edhe babai, motrat e vėllezėrit jetonin me kokėn pėrdhe, duke punuar nė punėt mė tė vėshtira dhe nuk kishin as njė dallim nga tė persekutuarit e tjerė. Madje, ata e morėn vesh se kush isha unė, vetėm nė janarin e '65-s, kur u shkova nė shtėpi. Kjo ndodhte se unė e njihja mirė survejimin nga kundrazbuluesit brenda Shqipėrisė kur ata informonin njerėzit e tyre; ashtu si edhe unė informoja shtetin tim nė ēdo kohė.

 

Kur u nise?

 

            Qė tė dal te kjo pėrgjigje, do tė tė them se unė ika jo pėr dhjetė vjet, aq sa ndenja, por pėr tre vjet. Fakti ishte se unė arrita poste tė larta dhe mundėsitė qė kisha pėr tė dhėnė informata, nuk mund t'i kishte kurrė njė tjetėr, i cili do tė vinte nė vendin tim.

 

I kishit kėrkuar Tiranės qė tė ktheheshit?

 

            Posi ore! U lodha sė tepėrmi. Njeri isha edhe unė, nuk isha gur. Isha larg familjes. Ata po mė vuanin. Flasin mediat sot pėr mua, por nuk e dinė qė po aq u lodh dhe sakrifikoi edhe gruaja ime, Resua, qė mbeti vajzė e re nė mes tė katėr rrugėve me mendjen nga burri. Priste tė merrte ēdo ditė mandatėn e vdekjes sime, se isha nė mes tė kriminelėve.

 

Po pėr ikjen?

 

            Ishte fundi i vitit 1964 kur unė ika. Qė nė fillim tė atij viti u vura nė survejim tė plotė. Dyshimi se mos isha i dėrguari i Sigurimit Shqiptar u bė i pashmangshėm pėr tė gjithė. Nė shumė raste kisha provokime. Nė shumė tė tjera mė thuhej copė se mund tė mė kishte dėrguar Enver Hoxha. Unė, detyrimisht isha shumė i kujdesshėm.

 

Kishit frikė?

 

            Tė thuash se nuk kisha, gėnjej, por qė tė jem mė i saktė, kisha mė shumė shqetėsim se po privohesha nė mundėsinė pėr tė kryer detyrėn. Ndėrsa pėrsa i pėrket jetės time, po tė bindeshin pėr detyrėn qė kryeja, nuk do tė ma bėnin shumė tė gjatė. Por, unė nuk e them pėr mburrje se ndoshta e kam thėnė disa herė, e kisha mendjen top qė ditėn kur u nisa, aq sa veten mė shumė e kam menduar tė humbur se tė gjallė. Por, gjithsesi, detyra ime ishte tė informoja pėr ēdo shqetėsimin, lidhur me provokimet apo dhe me pyetjet e hapura. Kjo gjė vazhdoi deri nga fundi i vitit 1964 kur nė njė takim tė veēantė, qė mė kėrkuan disa eksponentė tė partisė, mė thanė tė flisja hapur si e kisha punėn se nuk do mė bėnin gjė. Unė, sigurisht ruaja gjakftohtėsinė dhe qetsinė. Me argumente bindėse i bėra tė tėrhiqeshin.

 

Ēfarė argumentesh?

 

            U kujtova rastet qė kishin dyshuar edhe herė tė tjera, por ishte vėrtetuar e kundėrta. Kėshtu qė koha do ta tregonte edhe kėtė bllof tė tyre.

 

Nga ishe dekonspiruar?

 

Informacioni u kishte ardhur nga Shqipėria. Kjo nuk ka shumė rėndėsi. Rėndėsi ka qė unė do tė vazhdoja tė punoja pėr tė zbatuar urdhėrat qė mė jepeshin, pa u trembur, sido qė tė ndodhte puna. Ky ishte betimi im dhe nuk do tė luaja.

 

Po pse ikėt?

 

Informacionet qė i kisha ēuar Ministrisė sė Brendshme nė lidhje me situatėn time tė dekonspiruar, pėrputheshin me informatat qė ata kishin, prandaj mė dėrguan urdhrin urgjent qė tė nisesha menjėherė nė Shqipėri, pasi rrezikohesha nga momenti nė moment.

 

Si tė njoftuan?

 

Ishte 1 dhjetori i vitit 1964 kur mora letrėn e dėrguar nga Tirana, e cila shkruante kodin: “Vajzėn e ke sėmurė, por do ta ēojmė te doktori”. Pra, fjala ishte "Nisu!".

 

Si vepruat?

 

Menjėherė e ēova makinėn nė servis. Kisha njė veturė tė vogėl tip "breshke", por tė mirė. Ishte e rehatshme dhe kishte motor tė pėrsosur. Megjithatė, unė e ēova nė servis qė sido qė tė ishte puna, tė ishte nė gjendje tė mirė. Pastaj e ēova nė lavazh, e bėra "pasqyrė" dhe e parkova nė oborrin e shtėpisė. Si shkova nė shtėpinė, qė e kisha marrė me qera, mora tė gjithė dokumentacionin e Partisė sė Legalitetit, tė cilin e mbaja aty, dhe e vendosa me kujdes nė dy valixhe tė mėdha. Koha jashtė ishte e keqe. Kishte rėnė dėborė dhe bėnte ngricė e madhe. Sa shkoi ora rreth 04.00 e mėngjezit, dola nga shtėpia dhe si pashė njėherė me kujdes jashtė saj deri nė rrugėn matanė, vura valixhet nė makinė dhe u nisa menjėherė pėr nė Paris. Do tė shkoja drejt e nė ambasadėn tonė. Rruga kishte trafik tė madh dhe ishte jo e shkurtėr, por mbi 400 km. Kėshtu qė arrita nė Paris aty nga ora tre-katėr pasdite. Shkova menjėherė te ambasada dhe nxorra valixhet nga makina.

 

Kishit shkuar ndonjėherė nė ambasadė?

 

Si mund tė shkoje?! Po tė tė konstatonte njeri, dekonspiroheshe menjėherė. Por unė Parisin e kisha bėrė si shtėpinė time. Shkoja gjithmonė dhe rrija dhe me ditė. Dija ēdo skutė e rrėzė dhe ambasadėn e kisha mėsuar nga taksia. Kėshtu, shkova te porta e ambasadės me valixhe nė duar. Mirėpo nuk mė hapnin portėn se nuk mė njihte njeri. Nuk lejonin njeri tė hynte brenda. “Me ju ballistėt do tė merremi tėrė jetėn ne?", mė thanė. Ishte situatė e vėshtirė. Kjo ndodhi se nuk ishte ambasadori aty, se me atė njihesha dhe ai kishte dijeni tė plotė se kush isha unė. Kėshtu qė u thashė punonjėsve qė tė njoftonin menjėherė nė telefon sekretarin e parė tė ambasadės, Hasan Luēin, dhe t'i thonin se Isuf Mullai ėshtė te porta me valixhe nė dorė. Isha me emocione se rrezikohesha shumė, pasi kisha valixhet. Pas rreth njė ēerek ore, erdhėn prapė te porta dhe ma hapėn derėn, pasi u kishte thėnė anbasadori (Hasani) tė mė fusnin menjėherė brenda. Pas pak erdhi vetė Hasani dhe folėm gjatė bashkė. Pėr tė fjetur do tė shkoja te njė hotel nė Paris, diku larg ambasadės se nuk lejohej qė tė rrinte njeri atje.

 

Nuk kishit frikė?

 

S'kishe si bėje ndryshe. Nė qoftė se shihja ndonjė nga ata tė partisė apo tė njohur tė tjerė, nuk do t'ju thoja qė jam duke ikur nė Shqipėri, por "jam nė xhiro, nė punėn time". Shumė se vrisja mendjen tani qė kisha futur valixhet me dokumentet nė ambasadė. Aty ndenja 4 ditė vėrdallė, sa tė mė bėheshin dokumentet pėr riatdhesim. Pastaj mė erdhi dokumenti, tė cilin ma dha ambasadori ku shėnohej se riatdhesohesha. Tė nesėrmen, pra mė 8 dhjetor, Hasani mė ēoi nė aeroport ku mė kishte prerė edhe biletėn e mė sistemoi nė avion. Ndėrkohė, ishte njoftuar edhe ambasadori pėrkatės, qė tė mė prisnin nė stacionet e Romės ku do tė zbrisja. Edhe ai, sipas urdhėrave qė kishte marrė nga Tirana, kishte pėr detyrė tė mė hipte nė avionin tjetėr, qė vijonte mė tej udhėtimin. Por mė e vėshtira ndodhi, pikėrisht, nė Romė.

 

Pse?

 

Sepse kur shkova atje ambasadori ynė nuk kishte dalė, sipas porosisė sė marrė. Unė nuk bėja dot asnjė lėvizje tjetėr, sepse nuk dihej si ishte puna. Problemi qėndronte se nė kėto momente, kur unė kisha njė javė qė kisha ikur nga Brukseli. Mund tė ishte marrė vesh nė partinė e atjeshme dhe ata mund tė kishin dhėnė alarmin qė unė po ikja me dokumentet sekrete tė partisė. Kėshtu, mund tė njoftonin degėt e tyre nė vendet ku kalonte linja e avionit dhe viheshin nė ruajtje aerodromet pėrkatėse. Nė momentin qė unė mbeta vetėm nė mes tė aerodromit tė Romės, mund tė mė ndodhte e papritura. Aty nuk ndenja pak, por plot njė orė e gjysėm. Vetėm pas kėsaj kohe u duk ambasadori, qė erdhi me njė alarm tė jashtėzakonshėm, pasi e kishte tė qartė se jeta ime, ashtu nė mes tė rrugės, varej nė fije tė perit.

 

Si e shpjegoi vonesėn ambasadori ynė?

 

Ishte njoftuar me vonesė.

 

Pastaj u nise pėr nė Rinas?

 

            Me ambasadorin hipėm nė avionin e linjės Romė - Bari. Dhe qė andej vijuam pėr nė Rinas.

 

Si u prezantuat nė atdheun tuaj, qė dikur kishit ikur si i arratisur?

 

Ndjeja emocione tė mėdha. Nė ato momente mė hipi njė mall i madh pėr familjen. Mė dukej sikur sa tė hapej dera e avionit, jashtė do tė mė prisnin fėmijtė. Kisha dhjetė vjet qė u ika, gjoja pėr njė natė, dhe po u shkoja vetėm pas dhjetė vjetėsh. Kisha lėnė vajzėn, Nezaqetin, 4 vjeēe dhe e gjeja nė klasėn e shtatė, pra katėrmbėdhjetė vjeēe. Kujtimi, qė e kisha lėnė veē tre vjeē, nuk mė mbante mend as si fytyrė; se mos e mbaja unė xhanėm, ishte nė klasėn e gjashtė, pra 13 vjeē. Mė shumė akoma, mė kishte lindur djali i vogėl, Luani, pesė muaj pasi kisha ikur unė dhe tani ishte nė klasėn e katėrt fillore. Mendova pėr gruan, qė i kisha ikur papritur dhe e kisha lėnė vetėm me fėmijėt nėpėr kėmbė; aq mė shumė qė ekzistonin tė gjitha mundėsitė qė tė lija edhe jetėn. Kėshtu, mes kėtij malli tė vrullshėm, qė mė pėrfshiu pėr momentin, sikur u lotova disi.

 

Pse, nuk ishte njoftuar familja pėr tė tė pritur?

 

Ē'thua?! Familja nuk dinte gjė dhe as qė do tė njoftohej. Unė njihesha si i arratisur dhe ky rol do tė vazhdonte deri sa tė merrej vendim qeverie pėr legalizim.

 

Pse, funksiononte rregulli pėr rastin tėnd?

 

E para, se ishe nė shėrbim tė Sigurimit dhe duhej t'i kishe bėrė aq punė deri sa tė dukeshe i persekutuar nė opinion. Nė ato momente Sigurimi mund tė kishte nevojė akoma pėr tė tė dėrguar nė njė vend tjetėr. Pra, ishe gjithmonė nė urdhėrat e Sigurimit.

 

Qė tė mos e ndėrpresim subjektin nė mes, ēfarė ndodhi nė Rinas?

 

Njė oficer, qė na kontrollonte pasaportat te dera e avionit, mė ndaloi. Unė nuk kisha pasaportė, por vetėm atė shkresėn e ambasadės sonė nė Paris se riatdhesohesha, dhe kaq. Oficeri e pa me vėmendje dhe mė tha si me mospėrfillje: "Sa po na lodhni edhe ju ballistėt e arratisur, ngelėt poshtė e lart avionėve. Por unė nuk tė besoj dot me kėtė dy gisht letėr qė ke ti. Prit aty njėherė apo mos ke njeri qė tė pret jashtė?"

"Po, do tė kem dhe unė ndonjė mik"-i thashė. Nuk arrita tė mbaroj fjalėn kur dikush nga jashtė, qė priste me njė veturė, i foli oficerit nė fjalė. "Lėre se ėshtė i imi ai!" Oficeri, kur dėgjoi kėtė ndėrhyrje, qė nuk donte shumė qė tė kuptohej se ishte i dėrguari i Ministrisė sė Brendshme, mė pa me vėmendje dhe i shokuar mė tha: "Paske vėrtet mik tė fortė!" "Po unė tė thashė qė do ta gjejmė ndonjė", ia ktheva si me mburrje unė. Pas kėsaj shkova te vetura, qė mė priste. Personi i ardhur ishte i dėrguari direkt i ministrit tė Brendshėm, Kadri Hazbiut. Pas rreth gjysėm ore mė vendosėn nė njė vilė luksoze nė Lagjen Laprakės nė Tiranė. ty mė kishin vėnė roje, jo vetėm ushtarė, por edhe oficerė. Mbaj mend qė oficerin kryesor, qė e ngarkuan pėr tė mbrojtur jetėn time ishte njė kapiten i parė nga Tropoja. Ishte burrė i mirė. Ai do tė mė furnizonte me gjithēka qė kisha nevojė. Pas katėr-pesė orėsh erdhi vetė Kadri Hazbiu. Nuk e harroj dot atė ēast kur u takova me atė burrė tė lartė, qė do tė ngelet gjithmonė i lavdishėm. Dhe tani i kam nė vesh fjalėt e tij kur me lot nė sy dhe duke mė pėrqafuar mė tha: "Hajde, Isuf Mullai se na ke nderuar ne dhe popullin tėnd. Ti je i lumtur se ke sakrifikuar pėr njerėzit e tu. Tė jemi shumė mirėnjohės. Ta dish se tė gjithė do tė tė respektojnė shumė pėr atė qė ke bėrė". Kėshtu vazhdoi rreth gjysėm ore takimi me tė. Ai thirri edhe njė herė oficerin e shėrbimit dhe i tha se pėrgjigjej me kokėn e tij pėr jetėn time. Ndėrsa mua mė tha se nuk duhej tė lėvizja nga vila deri sa tė vendoste vetė Enver Hoxha pėr legalizim ose jo. Por fjala ishte pėr legalizim. Kjo bėhej se po tė dilja, do tė mė shihnin oficerėt e sigurimit apo tė tjerė, qė e dinin se isha i arratisur, do tė kuptonin se kisha ardhur si diversant dhe do tė mė vrisnin menjėherė. Kėshtu qė u mbylla nė vilė ku ndenja jo pak, por plot njė muaj. Por kur mendoja qė familja mė dinte nė Bruksel, qaja. Ishte diēka, qė dilte mbi ndjenjat njerėzore. (Pėrlotet)

 

Po nė Bruksel, si e morėn vesh qė kishe ikur?

 

            Ohu, kishin kaluar dhjetė ditė kur e morėn vesh ata. Unė shtėpinė e kisha marrė nė njė lagje, qė nuk kishte shqiptarė qė tė mos mė kontrollonin lėvizjet. Kėshtu, kur unė isha nė vilėn e Laprakės, ata e dinin se isha nė punė. Mirėpo unė kisha pėrgatitur njė njeri tjetėr pėr tė vazhduar detyrėn time, qoftė edhe misionin tim.

 

E kishit kompromentuar?

 

            Po, ai ishte njė shok shumė i mirė, qė dikur ishte arratisur me tė vėrtetė se ishte zėnė me Kiēo Ngjelėn dhe kishte frikė se mos e fusnin nė burg. Mirėpo erdhi njė moment dhe unė i thashė se kush isha dhe e angazhova, si shumė tė tjerė, qė tė punonte pėr Sigurimin e Shtetit. Ai i kishte mėsuar kodet dhe tė gjitha mėnyrat e ndėrlidhjes dhe ishte shumė aktiv nė veprimtari. Ky quhej Andon Konomi (personazhi i Andon Kumashit te romani "Mėrgata e Qyqeve").

 

Si vazhdoi puna e tij pas ikjes tėnde?

 

            Ai e dinte qė unė do tė ikja dhe e kisha mbajtur disi larg qė tė mos binte nė sy pėr lidhjet qė kishim bashkė. Unė afėr kisha mbajtur ata qė ishin tė betuar kundėr shtetit tonė, me qėllim qė mbi ata tė binin dyshimet. Pas dhjetė ditėsh, Andoni me disa shokė, gjoja pėr tė mė takuar mua, kishin shkuar te shtėpia dhe kur kishin parė gjithė atė rrėmujė, ishin habitur. Andoni, gjasme nuk dinte gjė, por bėrtiste e shante mė shumė. Kur panė qė ishin marrė tė gjitha dokumentet e Partisė, qė tani ndodheshin nė Ministrinė e Brendshme, lajthitėn fare.

 

Dhe ēfarė bėnė?

 

Menjėherė bėnė mbledhjen dhe analizuan punėn time. Kush tė mė shante mė shumė dhe kush tė shfrynte mė shumė. Por mė ka ardhur mirė qė ata qė i kisha miq, edhe pse morėn vesh pėr veprimin tim qė isha nė shėrbim tė Sigurimit, mė mbrojtėn. Thanė: "I lumtė, erdhi e u xhiroi ju syleshėt pėr dhjetė vjet e u la petkat, ndėrsa ju vazhdoni tė akuzoni njėri-tjetrin se kush e ka mbajtur mė afėr. Tė gjithė e kemi mbajtur. Madje, kur shkova sėrish mė 1999-n nė Bruksel, se mė kishte marrė malli pėr shumė prej tyre, mė pritėn me shumė respekt. Pastaj, qė ta dish ti, nė vendin tim kryetar dhe sekretar i partisė u vendos po njeriu qė kisha pėrgatitur unė, pra Andon Konomi, qė e mbajti jo pak, por plot 4 vjet deri sa mori urdhėr, si puna ime, pėr t'u kthyer nė atdhe nė vitin 1981. Pra, deri nė vitin 1981 vazhdonin tė vinin tė dhėnat, njėlloj si me mua. Edhe atėhere erdhi dokumentacioni i partisė nė Tiranė.

 

Kjo do tė thotė se partia e Mbretit ėshtė drejtuar gjithmonė nga Enver Hoxha?

 

            Pa tjetėr! Dhe ata nuk kanė vėnė mend, por vazhdojnė tė bėjnė gjithmonė gabime.

(Qesh)

 

Pasi ju erdhėt nė Tiranė, si vijuan procedurat konkrete?

 

Hiē. Haja dhe rrija nė ethe qė tė mė jepej leja pėr t'u legalizuar. Pra, qė tė mos mė thonin mė qė tė shkoja nė ndonjė vend tjetėr dhe mos tė shihja familjen me sy. Ishin momente ankthi tė papėrballushme.

 

Sa ndenjėt nė ilegalitet nė Tiranė?

 

            Qė nga data 8 dhjetor, kur unė u vendosa nė vilėn sekrete nė Laprakė, e deri mė 20 dhjetor kam ndenjur nė ilegalitet tė plotė. Nuk kisha tė drejtė tė dilja dhe tė njoftoja njeri.

 

Kėto tė drejta tė ishin ndaluar me urdhėr?

 

            Jo, nuk ishte fjala e urdhėrit, por jepeshin udhėzime nga funksionarėt e lartė tė Sigurimit dhe veprohej nė emėr tė ēėshtjes, qė tė ishte ngarkuar. Unė kisha tė drejtė tė kėrkoja ēfarė tė doja dhe mė plotėsohej ēdo nevojė qė kisha. Atje, siē edhe ju thashė nė intervistėn e kaluar, kisha njė roje nga Tropoja, qė kishte gradėn Kapiten i Parė dhe ai, sipas urdhrit tė marrė nga Kadri Hazbiu, pėrgjigjej me kokė pėr jetėn time. Po ai bėnte furnizimet me ushqime apo ēfarėdo tjetėr qė kėrkoja. Kishte urdhėr qė tė mos mė linte tė largohesha nga Vila, pasi unė quhesha "armik" dhe "i arratisur" dhe po tė mė shihte ndonjė i njohur, qoftė dhe kushėriri im, sikundėr edhe ndodhi, mund tė mė vriste, pasi mė konsideronte diversant?

 

Ju ndodhi qė tė dilnit nė Tiranė gjatė asaj kohe?

 

            Ndodhi. Mė kishte marrė malli pėr ēdo gjė. Kisha dhjetė vjet qė isha larguar dhe doja tė shihja kryeqytetin tim. Kėshtu, m'u tek pėr tė dalė, dhe ashtu bėra.

 

Po oficeri qė tė kishin vėnė pėr roje, si tė lejoi?

 

            Ai nuk mė urdhėronte dot, por m'u lut se po tė merrej vesh, do ta pushonin nga puna. Unė i thashė se nuk ka pėr ta marrė vesh njeri dhe tė vinte me mua e tė dilnim bashkė. Edhe po ta marrin vesh, - i thashė, - do t'i them unė ministrit qė tė tė falė, por hajde tani. Do t'i, sa arritėm nė krye tė "Rrugės sė Durrėsit", na ndodhi e papritura. Aty na qenkej njė kolonel i Ministrisė sė Brendshme, i quajtur Aliko Shalari, i cili jo vetėm qė mė njihte se e kisha nga fshati, por e kisha edhe kushėri. Ai na pa me bisht tė syrit dhe ecte, duke u hequr se nuk na kishte vėnė re. Oficeri qė mė shoqėronte mua, u bė dyllė i verdhė se nuk e vinte nė dyshim qė do tė informohej vetė ministri. Alikua menjėherė shkoi te Kadri Hazbiu dhe i raportoi, ndėrsa ai i tha se pse nuk mė kishte vrarė, pasi tani mund tė isha larguar. Ku tė mė gjenin tani ata, qė tė mė vrisnin. Pra, Kadri Hazbiu luante krejt "tė paditurin" se ashtu e kėrkonte puna. Ai fliste njėlloj sikur unė tė isha armik i vėrtetė. Pėr kėtė, Aliko Shalarit i hoqi vėrejtje tė rėndė nė dokumente, pra, qė nuk kishte vepruar ndaj njė tradhtari. Me vete Kadriu thonte: "Shyqyr qė nuk mė kishte ndodhur gjė".

 

Po oficerit, qė tė ruante ty, ēfarė i bėri?

 

            Po tė ndėrhyja unė, nuk kishte pse t'i bėnte gjė.

 

Sa vazhdoi kjo situatė ilegale?

 

            Unė tė thashė diēka herėn qė kaloi. Do tė merrej vendim qeverie qė unė tė shpallesha ilegal. Dhe pėr kėtė vendim do tė firmoste direkt vetė Enver Hoxha. Nė tė kundėrt, do tė vazhdoja veprimtarinė time tė fshehtė, nė interes tė popullit tim. Ose mund tė ndodhte edhe e kundėrta, qė tė mė kthenin nė fshat, por tė mos dekonspirohej qė unė kisha qenė nė shėrbim tė shtetit. Tė thuhej vetėm se u pendua e u rikthye. Kjo do tė ishte pėr mua mė e vėshtirė, pasi do tė pėrballoja edhe fyrjet nė vazhdimėsi, pasi do tė jetoja si i deklasuar.

 

Pse, mund tė bėhej njė gjė e tillė?

 

Qė tė hiqesha si i pakėnaqur dhe tė isha nė rezervė e tė mė jepej njė urdhėr i dytė nė ēdo rast, qė mund tė paraqitej situata.

 

Po ēfarė ndodhi nė tė vėrtetė?

 

            Mbaj mend datėn 20 dhjetor 1964. Nė Vilėn time sekrete erdhi vetė Kadriu e mė takoi. Kishin qėlluar shumė raste qė ai vinte e takoheshim e bėnim bashkė njėfarė bisede. Ai, sa hyri te dera, me njė entuziazėm tė dukshėm si nė ditėn (8 dhjetor) qė u ktheva nga misioni i gjatė, mė pėrqafoi me pėrzemėrsi dhe mė dha sihariqin e madh. "Isuf, kjo qė ndodhi ėshtė njė fitore e madhe. Shoku Enver tė ka vėnė notėn "shkėlqyer". Po kėshtu edhe shoku Hysni, tė njėjtėn gjė ka shprehur pėr ty. Ndėrkohė qė dhe nga Mehmet Shehu janė dhėnė mendime tė mira. Tė gjthė vendosėn pa mėdyshje qė ti tė legalizohesh. Partia mė ka urdhėruar mua tė merrem me prezantimin tėnd nė popull. Tė gjithė do ta marrin vesh qė ti nuk e ke tradhtuar Atdheun, por ke qenė me detyrė. Ne do t'i themi popullit se "ky donte t'ju mbronte"."

 

Po ju, ēfarė qėndrimi mbajtėt?

 

            M'u prenė kėmbėt dhe u ula nė karrike, duke u dridhur nga emocionet. Jo vetėm hidhrimi, por edhe gėzimi i tepėrt nuk u pėrballuakan dot nga njeriu. Isha i ulur nė karrike dhe shihja Kadriun, qė mė fliste jo me pak emocion. Nuk e kisha kuptuar qė buza mė dridhej dhe lotėt shpėrthyen nga sytė. "Oh,- thoja me vete,- mbaroi edhe kjo mesele. Tani do tė takoj fėmijtė e mi. Do tė takoj gruan time tė shkėlqyer, Reson, dhe do t'i kėrkoj tė falur pėr kėtė vuajtje qė i shkaktova. Isha i bindur qė ajo, kur tė mėsonte se si kishte qenė puna, do tė mė falte gjithēka. Jo vetėm kaq, por do tė krenohej me mua.

 

Pse, dhe sot jeni i bindur qė keni vepruar drejt?

 

            Unė kam sakrifikuar nė emėr tė popullit tim dhe jo nė emrin e kėtij apo atij udhėheqėsi. Ata pėrmendeshin se pėrfaqėsonin shtetin dhe Partinė Komuniste. Unė kam sakrifikuar pėr kėtė motiv, ndaj kam qenė dhe jam respektuar shumė, ashtu siē respektohem edhe tani nga tė gjithė.

 

Pas legalizimit, si vazhdoi historia?

 

Kadri Hazbiu njoftoi menjėherė Degėn e Punėve tė Brendshme tė Sarandės ku edhe do tė shkoja (se familjen e kisha nė Fushė-Vėrri tė Sarandės) dhe dha porositė e nevojshme pėr tė mė shoqėruar dhe pėr tė mė prezantuar nė fshat. Po ashtu, edhe nga aparati i Komitetit Qendror u dhanė porosi pėr Komitetin e Partisė tė Rrethit (te sekretari i parė). Ndėrkohė, ishte marrė edhe vendimi tė dėmshpėrblehej persekutimi i familjes. Pastaj, nė emėr tė Ministrisė sė Brendshme, Kadri Hazbiu caktoi tė merrej me shoqėrimin tim deri nė fshat, njė nga eksponentėt kryesorė tė Sigurimit tė Shtetit tė atėhershėm, kolonelin Kleanthi Andoni. U caktua pikėrisht ai se kishte punuar nė rrethet e Gjirokastrės dhe Sarandės dhe njihej atje si njeri shumė i nderuar.

 

Kur u nisėt pėr nė Sarandė?

 

            Vazhduan dhe disa procedura tė nevojshme dhe u nisėm nė mbrėmjen e datės 28 dhjetor 1964 me dy makina tip Xhipa sovjetike, qė i mbanin atėhere degėt apo Ministria e Brendshme.

 

Pse dy makina?

 

            Nė njėrėn isha unė dhe pėrfaqėsuesi i ministrisė, Kleanthi, dhe nė tjetrėn ishin rojet e armatosura me automatikė gati pėr zjarr. Ishin rregulla fikse pėr shoqėrimin e eksponentėve tė veēantė tė Sigurimit.

 

Familja vazhdonte tė mos dinte gjė?

 

            Asgjė s'dinte.

 

Kur arritėt nė Sarandė?

 

            Tė nesėrmen, nė orėn 08.00 ishim nė qendrėn e Sarandės. Zbritėm nga makinat dhe shkuam te Dega e Brendshme, e cila nuk ishte shumė larg prej aty. Me shėrbim te sporteli i saj, pra oficer roje, ishte njė kushėriri im i dytė, Kudret Veliu. Sa u afruam aty, ai shtangu kur mė pa, aq sa nuk po u besonte dot syve. Megjithatė, ēdo gjė ishte ende e pasqaruar. Unė njihesha si i arratisur dhe, vetėm kaq. Mund tė mendohej qė unė paraqitesha vetė pėr t'u dorėzuar apo kushedi tjetėr. Kėshtu qė, Kudreti nuk dinte si tė vepronte. Nė atė moment ndėrhyn Kleanthi Andoni dhe i kėrkon tė hynin brenda. Kudreti nga qė ishte hutuar, megjithėse e njihte Kleanthin, i tha qė tė priste. "Po kėtė fshatarin tėnd, pse nuk e takon?", i tha Kleanthi. "Nuk e njoh dhe nuk kam tė bėj fare me tė"- ia ktheu Kudreti, jo pa nervozizėm. Kishte tė drejtė ai, nuk dinte si tė vepronte. Ndėrkohė unė qesha dhe i them Kleanthit qė jo vetėm ishim nga fshati, por ishim dhe kushėrinj. Por ky i doli situatės sė vėshtirė pėrpara dhe i tha qė tė njoftonte kryetarin e Degės pėr prezencėn e tij atje. Kryetar ishte koloneli Dhosi Pecani, i cili sa u njoftua, urdhėroi qė urgjent tė lejoheshim pėr t'u futur brenda. Kur hymė, ai mė priti me buz nė gaz dhe pa e bėrė tė gjatė, m'u lėshua, duke mė pėrqafur dhe duke mė thėnė se i kisha nderuar, se kisha kryer njė akt tė lartė etj., etj. Mirėpo policėt dhe oficerėt qė e kishin parė qė nga korridori skenėn sesi kryetari i tyre u pėrqafua me njė tė arratisur, nuk po kuptonin asgjė. Kjo, pėr faktin se nuk kishin shumė informacion sesi vepronte Shėrbimi Sekret i Sigurimit. Kryetari porositi kafetė, qė i pimė nė zyrė dhe ndėrkohė njoftoi sekretarin e parė tė Rrethit pėr mbėrritjen time. Pas kėsaj, tė tre siē ishim, u nisėm me kėmbė pėr te zyra e sekretarit tė parė tė Partisė. Kur na pa efektivi i Degės ashtu tė qeshur dhe me duar nė qafė, u shokuan fare. Nė ato momente unė, sapo dola te porta e oficerit tė rojes, shkova te Kudret Veliu dhe i dhashė dorėn, duke i thėnė qė tė mos kishte frikė se nuk i ndodhte gjė po tė mė takonte. Ai qė e kishte kuptuar ndėrkohė gjthė lojėn, mė takoi i lehtėsuar. Pastaj tė tre kaluam mes pėr mes Sarandės pėr tė arritur te sekretari i parė i Partisė (nuk mė kujtohet emri i tij), nė zyrėn e tė cilit kishte ardhur edhe kryetari i Komitetit, Miho Xhani. Takime, mall, superlativa pėr mua etj. Kjo ishte si tė thuash fillimi i prezantimit tim. Pra, tė takoja njėherė autoritetet, qė tė merrej vesh nga tė gjithė se ishte nė dijeni shteti pėr praninė time aty dhe tė mos konsiderohesha i dyshimtė. Aty nga ora 11.30 u nisa pėr nė fshatin tim. Nuk tė tregoj mė se ēfarė ndjeja pėr fėmijėt, se ndoshta e teprova ca. Ishim unė, Kleanthi, kryetari i Degės sė Brendshme, Dhosi Pecani, kryetari i Komitetit Ekzekutiv tė Rrethit, Miho Xhani, i cili po tė kujtoj se kishte njė autoritet tė jashtėzakonshėm nė popull dhe makina me rojet, qė na shoqėronte qė nga Tirana. Gjithsej, 5 makina tė vogla. Ndalesėn e parė e bėmė nė fshatin Vergo ku ishte dhe qendra e kooperativės sė atėhershme. Qė andej s'ishte mė shumė se gjysėm ore fshati i Fushė-Vėrrisė ku kisha gruan, babanė dhe djalin, qė se kisha parė kurrė, pra, Luanin.

 

Pse fėmijėt e tjerė, ku i ishin?

 

            Dy mė tė rriturit, Nezaqeti dhe Kujtimi, ishin nė klasėn e gjashtė dhe tė shtatė, nė shkollėn e fshatit Vergo, ndėrsa Luani ishte nė klasėn e tretė fillore, nė shlollėn e fshatit.

 

Ku shkuat nė Vergo?

 

            U futėm nė lokalin e kooperativės, nė qendėr tė fshatit. Banakieri kur na pa, u befasua. Unė, armiku, po u shkoja i shoqėruar me autoritetet mė tė larta tė rrethit. Aty mora vesh se banakieri, qė quhej Jani Ēapeqi, ishte edhe sekretari i Partisė sė kooperativės. Si hymė brenda dhe zumė vend nė njė tavolinė, autoritetet e rrethit porositėn e tavolina u mbush plot. Ndėrkohė, i thanė sekretarit tė Partisė qė tė mė takonte se isha njeri shumė i nderuar. Ai nuk i mbajti dot lotėt. M'u lėshua si tė isha vėllai i tij. Ishim bahkėfshatarė dhe kishim jo pak mall. Nuk kaloi shumė dhe ja behu fshati nė derė. Tė gjithė kush tė mė shihte mė parė. Ishin ēaste tė papėrsėritshme. Unė isha tepėr i emocionuar dhe nuk po flisja dot. Lotėt mė ishin bėrė si komb te fyti dhe nuk mė linin tė shprehesha. Njerėzit ishin brenda dhe jashtė lokalit dhe kur nuk mundeshin tė mė pėrshėndesnin, ma bėnin me dorė. Nė atė ēast, kryetari i Komitetit, Miho Xhani, njoftoi nė fshatin Fushė-Vėrri kryetrin e kooperativės qė tė ndėrpriste punėn nė tė gjitha brigadat dhe gjithė fshati tė dilte e tė priste birin e vet, Isufin, qė po kthehej me shumė lavdi. Ndėrkohė, dėrgoi njerėz qė tė merrnin fėmijėt nga shkolla se u ishte kthyer babai nga jashtė shtetit. Fatos, mė kupto, ishin momente tė vėshtira pėr mua. Ata tė gjithė mė trajtonin jo vetėm si njė Hero, por dhe si njė njeri qė deri nė ato momente mė kishin konsideruar tė vdekur, pasi nuk u shkonte mendja qė do tė vinte njė kohė qė tė kishin rast e tė mė shihnin. Mora vesh ndėrkohė se katėr muaj mė parė vajza ime, qė kishte qenė me nota tė shkėlqyera, ishte vėnė nė tabelė tė nderit, por pse kishte babanė tė arratisur, kishte dhėnė urdhėr organizata e Partisė qė tė hiqej nga tabela dhe drejtorit tė shkollės, Taso Xuxi, i cili e kishte bėrė kėtė veprim pėr vajzėn e armikut, i ishte hequr vėrejtje e rėndė me shkrim.

 

A erdhėn fėmijtė?

 

            Nė momentin qė m'i sollėn, isha rrethuar nga njerėz, qė nuk dinin si tė mė falenderonin. Tė gjithė shprehnin mall dhe simpati. Tė gjithė mė flisnin me njė dhemdshuri tė jashtėzakonshme. Kur kujtoja qė pėr dhjetė vjet na kishin sharė dhe fyer, jo pėr faj tė tyre, nuk e parballoja dot emocionin. Sa erdhėn fėmijtė, tė cilėt e panė babanė e tyre, qė ua kishin sharė gjithmonė, e nė mes tė asaj morie njerėzish po nderohej si rrallėkush, nuk po u bėnin kėmbėt pėr tė lėvizur. Tė gjithė hapėn rrugėn dhe lanė vend pėr fėmijtė, qė tė mė afroheshin. (Ndalon bisedėn, mallėngjehet …, pėrlotet…) Tė dy, Nezaqeti dhe Kujtimi, ishin 13 dhe 14-vjeēarė. I kisha lėnė 3 dhe 4-vjeēarė. Rrinin si tė shushatur. Tė gjithė njerėzit nuk e mbanin dot tė qarėt, nga emocionet qė po pėrballonin. Vajza u mblodh disi dhe psherėtiu: "Babi!". Ē'babi zeza, thoja me vete. Babi u la nė mes tė katėr rrugėve. I mora, i pėrqafova fort mes lotėve, qė nuk mundohesha t'i mbaja mė. Nuk i lėshoja nga duart. Ē'dhembje qė ndjeja nė shpirt; mund dhe tė mos u isha kthyer i gjallė pėr detyrat qė mora mbi kurriz. Pastaj, si mblodhėm veten, i mbajta tė dy nė tė dy gjunjėt, ashtu siē isha ulur nė karrike. Njėrin nė njė kėmbė dhe tjetrin nė kėmbėn tjetėr. Ata vazhdonin tė mė shihnin dhe nuk ngopeshin. Ishin gati tė mė pėrpinin. Nuk u besohej qė unė, babi i tyre, isha tani para dhe mė preknin me dorė. Nė atė moment ndėrhyn Miho Xhani, duke u folur fėmijve qė ta dėgjonin edhe njerėzit mesazhin e tij. "Babai juaj ka nderuar, jo vetėm ju, por edhe fshatin, tė gjithė ne. Ai sakrifikoi ēdo gjė, dhe ju, pėr tė mirėn e njerėzve. Tė gjithė ndjehemi krenarė me aktin e tij", e fjalė tė tjera si kėto. Pastaj, ashtu siē ishim, u nisėm pėr nė fshatin tim nė Fushė-Vėrri, qė siē tė thashė, nuk ishte mė larg se gjysėm ore. Njerėzit na pėrcillnin me shumė emocion. Aty do tė shihja pėr herė tė parė edhe Luanin 9-vjeēar.

 

Njerėzit e lajmėruar po tė prisnin?

 

            Ne, si u afruam afėr fshatit, pamė qė larg se nė hyrje tė tij kishin dalė tė gjithė sa qė si i thonė fjalės, nuk i kishin lėnė as macet nė shtėpi. Nė shtėpi kishte ngelur vetėm gruaja ime, e cila kishte qenė shumė e prekur dhe nga emocionet e tepėrta nuk kishte mundur tė dilte e tė mė priste. Ajo, siē ma tregoi vetė mė pas, kur dėgjoi se nė fshat po arrinte Isufi, i shoqėruar nga njerėzit mė tė lartė tė Shtetit, s'kishte dashur ta besonte. Ajo, qė kishte pėrballuar pėr dhjetė vjet diskriminimin, befasisht ishte kthyer nė njė njeri tė privilegjuar. "Kur tė gjithė njerėzit nė fshat, - tregoi ajo, - po linin ēdo gjė qė kishin nė dorė pėr tė dalė nė hyrje tė fshatit me thirrjet: "Po vjen Isufi nga jashtė shtetit!" ose "Dil, moj Reso, se po tė vjen burri me lavdi!"… E, ē'ta zgjasim, nė hyrje tė fshatit kur pashė qė nga larg gjithė njerėzit, qė mezi prisnin tė mė shihnin dhe tė mė takonin, ndalėm makinat dhe qė sė largu filluam tė afroheshim nė kėmbė drejt tyre. Ēdo gjė u kthye nė vaj. Tė gjithė qanin. Nuk ua kishte marrė mendja qė unė tė kisha shkuar me detyra shtetėrore. Kthimi im u ishte dukur krejt befasues. Aq mė shumė qė po mė shoqėronin njerėzit mė me autoritet dhe mė me respekt tė Shtetit dhe ndėrkohė, nga larg ishin njerėzit e armatosur, tė ardhur qė nga Tirana. U putha me tė gjithė me njė mall qė nuk do tė ta shpjegoj dot. Tė gjithė nuk mė lėshonin, por donin tė mė shtrėngonin sa mė shumė. Ato momente mė kanė bėrė tė ndjehesha krenar pėr atė ēka kisha marrė pėrsipėr.

 

Po gruan, ku e takuat?

 

            U nisa drejt shtėpisė, duke pasur tė ngjitur pas krahut babanė tim, i cili nuk po e mblidhte dot veten, por qante si fėmijė nga qė, siē thoshte edhe vetė i se i ishte ngjallur sėrish djali. Ai ndjehej krenar pėr mua, edhe pėr faktin se para njerėzve, tė cilėt mė kishin sharė, isha i nderuar. Me shikim dukej sikur u thonte: "E shikoni, qė djali nuk ėshtė siē keni menduar ju?". Fėmijėt nuk mė shqiteshin nga duart. Ishte momenti mė i lumtur, qė kishin provuar ndonjėherė qė kur kishin lindur, pasi nuk kishin pasur rast tė provonin se ē'ishte gėzimi. Ndėrsa ecja, duke u shoqėruar nga turma e pambarimtė e njerėzve, u afrova te oborri i shtėpisė, nė derė tė sė cilės mė priste Resua me djalin pėr dore, Luanin. Nė atė moment tė dhimbshėm i hodha duart nė qafė dhe mbaj mend qė i thashė: "Tani i mbaruam tė gjitha, kaluan mometet e vėshtira, mos u mėrzit mė. Nė momentin qė mora nė dorė djalin, qė s'e kisha njohur kurrė, tė gjithė qė ishin pėrreth, filluan tė qanin me zė. (Pėrlotet)

 

Po mė pas?

 

            U bė darkė e madhe me mbi 200 veta. Thereshin bagėtitė nė radhė dhe tė gjithė njerėzit tė entuziazmuar bėnin garė se kush tė fliste mė shumė e kush tė mė mburrte mė shumė.

 

Po ju ēfarė bėnit?

 

Ē'tė bėja?! Thoja se nuk kisha bėrė ndonjė gjė tė madhe, por vetėm detyrėn.

 

Kur u larguan autoritetet, qė tė shoqėruan?

 

Tė nesėrmen nė drekė, ndėrkohė qė iu la porosi operativit tė zonės qė tė mė kishte nė ruajtje tė plotė.

 

Kur e filluat punėn?

 

Sipas porosive, kisha tė drejtė tė bėja njė vit leje. Pushim absolut, pėr t'u ēmallur me tė gjithė dhe pėr tė ētensionuar nervat, qė i kisha pasur nė tension pėr dhjetė vjet. Por unė ndenja vetėm 6 muaj pushim dhe kėrkova tė filloja punė se nuk rrija dot kot, duke e marrė rrogėn nė shtėpi. Pas kėsaj, pikėrisht mė 15 qershor 1965, mė kanė caktuar nė Durrės me detyrėn e shefit tė Zyrės sė Pritjes sė Turistave nė hotelin-turizmin "Adriatik". Ajo ishte njė detyrė specifike e Sigurimit, pasi unė kisha detyrė tė evidentoja njerėz tė dyshimtė, qė nuk vinin si turistė, por pėr qėllime armiqsore. Nė atė detyrė ndenja deri mė 1 maj tė vitit 1984 kur dola nė pension.

 

Po pasi dole nė pension dhe pas viteve '90, kur shumė nga ata, qė i kishe pasur objekt tė punės tėnde nė Bruksel erdhėn nė Shqipėri, ke pasur probleme kėrcėnimi?

 

Po. Ka qenė 2 gushti i vitit 1993 kur disa autoritete tė larta tė Partisė sė Legalitetit, pėrfshi edhe Abedin Mulosmanin, kishin ardhur nė Durrės e mė kėrkuan takim.

 

Zoti Isuf.Nė intervistėn e mėparshme kujtuat se pas vitit 1990, kur nė Shqipėri u lejua lėvizja e lirė pėr emigrantėt, keni pasur probleme kėrcėnimi me legalistėt qė kanė qenė objekti i punės suaj nė shėrbim tė sigurimit nė Bruksel. Mund tė shpjegoheni mė qartė se si ka ndodhur?

 

Ka pasur. Ishte vetėm njė rast qė mund ta marrėsh si tė duash, qoftė si kėrcėnim, qoftė si tentativė. Por qė tė shpjegohem mė qartė, ashtu siē mė the dhe ti, dua tė theksoj se unė personalisht gjithmonė kam qenė i qetė dhe nuk kam pyetur fare, qoftė atėherė qė kam qenė nė Bruksel, qoftė pas viteve '90-tė, kur ata mundėn tė vinin lirisht nė Shqipėri.

 

Ku e ke gjetur kėtė qetėsi?

 

Sepse unė, nisur nga interesa personale, s'i kam rėnė askujt nė qafė dhe nuk kam pasur asnjė inat me njeri. Nė qoftė se kam punuar, e kam bėrė me bindje dhe kam punuar nė emėr tė popullit tim. Pėr kėtė lashė vetėm nė mes tė katėr rrugėve fėmijėt e mi dhe ndjehem krenar pėr atė qė kam bėrė. Kėshtu qė pėrderisa unė nuk pendohem aspak dhe nuk u heq asnjė presje atyre qė kam thėnė, si mund tė kem frikė? Ata janė ashtu siē i kam shpjeguar unė. Erdhėn nė atdhe dhe u larguan prapė. Ku i ke ata qė prisnin me padurim tė fitonte demokracia, pse nuk vijnė mė, por rrinė akoma nė Bruksel?

 

E keni fjalėn pėr tė gjithė legalistėt?

 

Jo, aspak pėr tė gjithė. Mes tyre kishte njerėz shumė tė mirė dhe ngelėn tė tillė nė ēdo kohė. Ishin demokratė me vlera tė mėdha dhe jo si disa qė janė pinjoll tė shumė shėrbimeve tė huaja, aq sa nuk u digjet barku fare pėr Shqipėrinė, por pėr rroga qė marrin nė tė 14 anėt. Ato tė mos m'i tregojnė mua, se unė i njoh shumė mirė dhe e di mirė kush janė, madje kėtė nuk e di vetėm unė…!

 

Po pėr Leka Zogun e keni kėtė mendim?

 

Ē'ke me Lekėn e shkretė. Ai nuk ėshtė i kėtyre sferave, por duhet tė dijė ēfarė ndodh rreth tij dhe jo tė tregohet vetėm tip babaxhani, se po tė kishte gjallė tė atin, nuk do t'ia miratonte pothuajse fare rrugėn diplomatike qė po ndjek nė emėr tė fronit.

 

Ju lutem shprehuni mė qartė?

 

Akoma mė qartė e doni? Po ta pėrsos, se Leka Zogu nuk ėshtė i kėtyre kallėpeve, por pėrdoret nga tė tjerėt pėr qėllimet e tyre. Ai duhet tė dijė se tė gjithė shohin interesat e tyre dhe nuk u intereson aspak qėllimi i tij. Mafiozėt politikė dhe ekonomikė kanė njė natyrė qė tė mbushin mendjen se pa tė nuk mund tė bėsh dot asgjė.

 

Po pėr rastin e kėrcėnimit?

 

Ishin ata tipat qė thashė. Erdhėn tė karikuar se kushedi ē'do tė mė bėnin apo ē'do tė mė punonin. Madje e treguan dhe fytyrėn me mėnyrėn se si u paraqitėn. Mbaj mend qė ishte 2 gushti i vitit 1993. Mė ka trokitur dera aty nga ora 14.00. Dola ashtu siē isha nė shtėpi me tuta, pasi kujtova mos ishte ndonjė komshi. Kur hapa derėn, pashė qė pas saj mė shfaqet kryekamarierja e hotelit "Adriatik", ku kisha punuar unė, dhe njė burrė nė moshė shumė tė re qė dukej tip energjiku, por edhe me njėfarė kulture nė vetvete. Urdhėroni - u them. Nė atė ēast vura re se kamarieria, qė e kishte nuhatur qė nuk ishte njė takim i thjeshtė, ishte bėrė flakė e kuqe dhe binte nė sy menjėherė.

 

Ju e njihnit kamarieren?

 

Po. Ajo ishte njė nga tre-katėr gratė qė kishin mbetur qė nga periudha qė kisha punuar unė, pasi nė kohėn e qeverisjes sė Berishės ishte bėrė njė reformė e thellė nė personel tė hotelit. Madje mbaj mend qė quhej Shpresa Shore dhe ishte gruaja e njė oficeri. Personi nė fjalė mė thotė qė kishte ardhur me kamarieren, se mė kėrkonin nė takim disa nga miqtė e mi nga Kosova, qė i kisha pasur kur isha nė Bruksel. "Po ju kush jeni?" - i them. Unė jam shoferi - mė tha. "Kush janė kėta miq - vazhdova unė - pse nuk erdhėn nė shtėpi? Unė kaq di tė them, qė ata nxitonin dhe nuk kishin kohė pėr tė bėrė vizita, por mė thanė qė mund t'ju marr me makinė dhe t'ju ēoj te kafja ku ndodhen" - kėmbėnguli tipi i panjohur qė mė vonė mora vesh se s'ishte shoferi, por kryetari i Partisė sė Legalitetit pėr Tiranėn. Unė e kuptova qė po tė ishin miqtė e mi, pse duhet tė vinin pa u identifikuar dhe pse tė mos vinin nė shtėpi. Kuptova se nuk kishte diēka tė dyshimtė, por flitej pėr njė kėrcėnim tė hapur. I them se ishte kohė dreke. Po qe se janė miqtė e mi, tė vijnė nė shtėpi, unė nuk do tė dal para orės 17.00. Pra, po tė duan, ose tė presin, ose tė vijnė nė shtėpi. Po qe se janė miq, nuk kanė ardhur pėr tė ikur me vrap - vazhdova pastaj si me provokim unė. Ku do ta lini takimin? - mė tha.Te kafja e hotelit ku po mė presin dhe tani - ia ktheva. Tė vij unė tė tė marr, ē'ke ti, nuk mė bezdis - tha prapė i panjohuri. Nė atė moment ndėrhyri Shpresa (kamarierja), qė kishte ndenjur si e ngrirė deri nė atė ēast. Po ti shef hajde vetė me makinėn tėnde, pse t'i lodhėsh kot kėta zotėrinjtė. Ai ishte njė mesazh i hapur qė tė mos hipja nė makinė se rrezikohesha, pasi unė nuk kisha makinė dhe ajo e dinte shumė mirė. Dakort, - i fola tė panjohurit pėr tė mbyllur takimin.

 

Nuk e kuptuat se kush kishte qenė?

 

E nga ta kuptoja? Ata nuk erdhėn si burra qė tė thoshin se "jemi filani dhe filani, kemi ardhur tė tė takojmė, tė presim nė kėtė orė…" etj., por erdhėn: jo jemi miq, jo nuk kemi kohė, e tė tjera budallallėqe qė u shkojnė pėr shtat vetėm njerėzve qė nuk kanė burrėri.

 

Si erdhėn te ju?

 

Njė orė para se tė vinin nė portėn time, kishin shkuar te hotel "Adriatiku", ku kisha punuar unė. Mė kėrkuan aty, se e kishin mėsuar qė unė kisha punuar nė atė hotel. U thanė se nuk isha aty, pasi kisha dalė nė pension disa vite mė parė. "Kush ia di shtėpinė tė na e tregojė, se jemi disa miq kosovarė qė jemi njohur qė kur ka qenė nė Bruksel." - thanė ata. Mirėpo shtėpinė time nuk e dinin se ishin tė rinj, pasi tė gjithė qė kishin punuar nė periudhėn qė kisha qenė unė, ishin pushuar nė kohėn e qeverisjes sė Partisė Demokratike. Nė atė moment rastisi Shpresa qė kishte qenė kryekamariere qė nė periudhėn tonė dhe u thotė se e dinte ajo. Kjo pėr faktin se mua mė kishin ardhur shumė herė miq nga Kosova. Po s'e pate bezdi - i thonė - mund tė shkosh me kėta persona nė makinė dhe t'ua tregosh? Mirė - ua kish kthyer ajo. Mirėpo siē mė tregoi mė pas, rrugės ajo u kishte parė fotografinė e mbretit dhe kishte kuptuar se nuk ishin kosovarė, por legalistė qė po mė vinin pėr kėrcėnim. Ishte prerė qė nga ai moment, se po bėhej ajo shkak qė po u tregonte shtėpinė. Nė makinė para pallatit ndenjėn dy burra, ndėrkohė qė njėri me kamarieren u ngjit te dera e shtėpisė, ku, siē tė thashė, u paraqit si shofer.

 

Ēfarė bėtė pas kėsaj?

 

Nė shtėpi mendoja me vete se kush mund tė ishte dhe pse vinte nė kėtė formė. Kisha dy orė kohė dhe po mendoja e mendoja. Kė nuk solla nė mendje.

 

Patėt frikė?

 

Aspak. Nuk ta them pėr t'u mburrur, por po tė them qė nuk e kam njohur frikėn kurrė. Pastaj tė bėnin ē'tė donin, unė i kam bėrė ditėt dhe nuk pyes pėr gjė.

 

Nuk i kėrkuat njeriu ndihmė pėr tė mos qenė i vetėm?

 

Nė shtėpi kisha djalin, Luanin, por nuk i thashė as atij, se ėshtė shumė nevrik, dhe as ndonjė tjetri se s'dihej ēfarė ndodhte. Pastaj unė nuk ua kisha lėnė kot takimin nė hotel, pasi e dija qė aty kishte pėrgjues nė mure, se i kishim vėnė vetė. Kėshtu qė ēfarėdo qė tė ndodhte, do tė incizohej.

 

Shkuat nė orėn e caktuar?

 

Dola gjysmė ore para dhe pashė me vėmendje se mos kishte ndonjė njeri tė dyshimtė jashtė shtėpisė. Hipa nė autobus duke qenė shumė i vėmendshėm dhe kur shkova te hoteli, nuk ndenja pa ardhur njė herė rreth e rrotull se mos shikoja persona qė mė prisnin. Nė orėn e caktuar hyra brenda nė holl dhe u drejtova pėr nga "bari". Nė lokal ishin rreth 50-60 klientė. Nė njė cep konstatova personin qė mė ishte paraqitur si shofer te shtėpia, i cili u ngrit nė kėmbė dhe erdhi menjėherė drejt meje pėr tė mė ēuar te tavolina e tyre. Kur shkova, vura re se kishin zėnė njė komplet kolltuqesh nė njė kėnd dhe po rrinin tė gjithė tė menduar. U afrova me gjakftohtėsi dhe serbes. Menjėherė vura re se ishin ulur sipas radhės Skėnder Zogu (nipi i Ahmet Zogut), Abedin Mulosmani, Ylli Spahia dhe tre-katėr tė tjerė qė unė nuk i kisha njohur. Mė pas mora vesh se njėri ishte kryetari i pėrgjithshėm i SHIK-ut, Bashkim Gazidede. Tė gjithė rrinin serbes pa m'i hedhur sytė, madje edhe pa mė begenisur tė mė shikonin. Nė ato momente mė hipi njė inat i brendshėm, qė thashė se do t'i shpartalloja fare. Mė hiqeshin si diplomatė dhe haheshin me njė zbulues tė nivelit ndėrkombėtar. I thashė vetes: "Mblidhu dhe mos i fal." Personi qė u ēua, mė tha qė tė ulesha te vendi i tij. Dale njė herė i thashė, mė prezanto se mė the qė janė miqtė e mi kosovarė. Kush janė se unė nuk i njoh kėta. Ai u gjend keq dhe u skuq. Nuk ishte pa kulturė. Ky - tha, duke treguar personin pėrballė, - ėshtė Skėnder Zogu. Po ky tjetri - i thashė. Ai nuk foli se kuptohej qė pėr aq e kishte urdhrin. Mirė, i thashė, s'ka nevojė t'i prezantosh se ndoshta kėshtu tė kanė thėnė. "E dinė vetė ata se cilėt janė" - ua thashė jo pa kuptim. Thashė njėherė tė iki e t'i lė kėshtu fare nga inati, pasi mė afrojnė pėr tė biseduar dhe nuk flasin si burrat, por si afije. Megjithatė doja dhe tė rrija, ashtu siē bėra, qė tė ballafaqohesha me ta dhe t'ua tregoja nė sy se kush ishin dhe se s'i kisha frikė fare. Kėshtu i zgjata dorėn Skėnder Zogut tė parit dhe i thashė: Si je Skėnder? Por ai nuk ma zgjati dorėn, duke mė thėnė qė nuk ia jepte dorėn njė njeriu qė kishte lyer duart me gjakun e mbi 300 shqiptarėve. Kjo mė revoltoi mė tepėr dhe iu ktheva. Po tė kisha vrarė, do t'ju kisha vrarė juve tė parin, se e dini mirė kush keni qenė, por ē'ti bėj qė kishit miq tė fortė. Pse, kė kishim miq ne - mė tha. Kishit Enver Hoxhėn - iu pėrgjigja - pasi unė vetė kam dashur t'ju zhdukja, por kur i kėrkova leje Tiranės, mė erdhi pėrgjigjja urdhėruese me "Jo" tė prerė. Dhe kjo pėrgjigje nė Tiranė duhet ta dish se jepej nga Enver Hoxha. Ti mė thirre nė tavolinė dhe nuk pate burrėrinė tė thoshe emrin dhe tani nuk do tė japėsh as dorėn, - i thashė me forcė! Dėgjova njėrin nga mbrapa qė mė foli nė emėr, duke mė thėnė qė tė flisnim mė ngadalė dhe tė merreshim vesh mė mirė. Kuptova qė ai, si shumė tė tjerė, ishte i SHIK-ut dhe kjo gjė mė pėlqeu qė ndiqej nga shteti gjithė biseda jonė. Unė atė doja, qė t'ua nxirrja tė palarat nė shesh, pasi ashtu po e bėnin veten. Ti, Isuf Mullai, na preve nė besė - vazhdoi pas kėsaj ai. Unė nuk ju kam dhėnė ndonjė besė juve - i thashė - atė ia kam dhėnė vetėm popullit tim, dhe me tė e kam mbajtur.

Pse erdhe atje ku ishim ne? - vazhdoi sėrish Skėnderi. Akoma s'e ke marrė vesh se pėrse erdha? Erdha nė emėr tė popullit tim - ia ktheva me tė njėjtin inat, duke vazhduar tė rrija nė kėmbė, ndėrkohė qė kolltuku ishte bosh, pasi dhe personi qė mė prezantoi rrinte nė kėmbė. Pas kėsaj u ula dhe u ktheva nga tė gjithė me njė revoltė tė madhe: Urdhėroni ju qė mė thirrėt, ēfarė kishit, pse mė kėrkuat? Nė kėtė kohė e rimori fjalėn sėrish Skėnderi: Je penduar pėr ato qė bėre? Aspak - ia ktheva - ēdo gjė qė kam bėrė, e kam bėrė me ndėrgjegje dhe s'i i kam rėnė njeriu nė qafė. Po tė qe ndryshe, tė parit qė do t'i kisha rėnė nė qafė do tė ishit ju, se e kini bėrė hak kushedi sa herė. Ti erdhe si kryetar i Legalitetit nė Belgjikė - vazhdoi tė ndiqte me kėmbėngulje Skėnderi bisedėn, - nuk ishte e rėnė nė qafė kjo? Jo vetėm kaq - e plotėsova unė - por edhe anėtar i Komitetit Qendror tė Partisė sė Legalitetit dhe isha qė nė Kongresin e Parė, qė ta dini mirė, dhe jo nė atė tė 12 -tin, siē jeni vendosur juve, dhe vini tė mė shisni mend tani se jeni tė legalitetit. Kėshtu si po mė flisni juve, i thonė hajde baba tė tė tregoj arat. Dhe kujt, mua, qė ju njoh dhėmbė dhe dhėmballė. Pastaj, ti zoti Skėnder duhet ta dish mirė, se unė tė kam syrgjynosur nga pallati mbretėror dhe sa isha unė, ti nuk puthje atje. Ti nuk e ke pasur qejf Lekėn qė kur ka lindur, pasi humbe shanset pėr t'u bėrė mbret. Por ato idera ti i ke pasur dhe kur ishe nė Paris. Unė e kam mbrojtur princin dhe jo ti, kuptoji vetė tė tjerat. Ti e di mirė qė unė kam pasur mik shumė tė afėrt dhe Abaz Kupin, dhe ai i tillė mbeti gjithmonė pėr mua. Nė kėtė moment, si me njė agresivitet tė madh, hidhet Ylli Spahia qė mbante gradėn Major, qė kur ia kisha dhėnė unė kur kisha qenė kryetar nė Belgjikė, njėkohėsisht ishte shef i Sigurimit tė Oborrit. Mė kishte thėnė disa herė babai, se Isufi duhet tė jetė njeri i Enver Hoxhės dhe jam bėrė gati dy herė ta vrisja mu nė mes tė Parisit.

Unė qesha me Yllin dhe thashė qė e bėri hak qė ta digjja fare dhe iu ktheva: Rri o Ylli mos fol gjatė me mua se nuk tė shkon. Apo kujton se s'tė njoh kush je. Kam pasur respekt pėr babain tėnd, Nezirin. Ishte burrė i mirė. Ai mė tha tė tė jepja dhe njė gradė ty, kėshtu qė gradėn Major e more me dekretin dhe firmėn time qė 22 vjeē dhe akoma me atė je. Edhe pėr nusen qė more nga Kosova, vajzėn e Muharrem Bejės, isha unė krushqari. Ti tani mė shitesh ndryshe. Pastaj mė me inat thashė qė ta dekonspiroja fare, pasi s'i kisha asnjė faj. "Si janė Korabi, Lulja dhe tė gjithė pjesėtarėt e tjerė tė familjes?" Ai me gjysmė zėri tha: "mirė janė". Kėtė pėrgjigje e dėgjuan tė gjithė. Po mirė tė gjitha more Ylli, po harrove vitin 1980 kur erdhe nė Shqipėri? Unė s'kam ardhur ndonjėherė nė Shqipėri - kėrceu ai nė atė moment. Jo ore, nuk ke qenė - ia ktheva sėrish unė. Nuk ke qenė ti bashkė me Mustafa Nuhin nė hotel "Adriatiku" me grupin francez tė bujqėsisė? Nuk ke qenė ti nė dhomėn 215, kati i tretė? Mos kujtoni se ikėt pa u lagur? Por ja, ne qė ju dukemi tė rrezikshėm, ju lamė tė iknit prapė, se pėrse, e di ti vetė. Pas kėsaj fjala iu vėrtit nė gojė, ndėrsa unė, kur e pashė qė donte tė fliste akoma, i thashė qė ta linte muhabetin dhe tė mos e zgjaste mė, se do ishte mė keq pėr tė pastaj. Nė atė moment ndėrhyri Gazidede, sikur ēfarė do tė thoshte, por unė nuk e njihja dhe i thashė menjėherė: Rri ore ti aty, ku merr vesh ti nga kėto punė.

Pastaj ndėrhyri Abedin Mulosmani qė ishte ministėr i Oborrit duke thėnė, qė ju tė Sigurimit keni bėrė 101 tė kėqija, na keni vrarė dhe na keni prerė. Ne mund t'jua kishim bėrė tė gjitha, se e thashė qė nė fillim qė e kishit bėrė veten shumė herė, por ja qė jeni dhe tani bilbiloni. Pra, qė ju jeni kėtu, do tė thotė se ne nuk ju kemi vrarė. Por unė e thashė se ju ka mbrojtur Enver Hoxha. Ne nuk mund tė na mbronte Enver Hoxha - tha Abedini. Ehu, unė nuk merrem dot me ju qė e lexoni gazetėn nė njė anė - i thashė. Dhe ta dish ti, Abedin Mulosmani, se kam ikur unė nga Belgjika qė ke marrė atė vend ti, se po tė mos kisha ikur, ti nuk i afroheshe dot as pėr 100 vjet atij. Unė e di mirė biografinė tėnde dhe tė Ēedo-Mihaloviēėve tė tu. Nė atė moment, Abedini shpėrtheu me inat: Ju tė tėrė jeni spiunė tė Enver Hoxhės. Por edhe unė po me tė njėjtin inat iu ktheva. Abedin Mulosmani, ne kemi qenė tė Sigurimit Shqiptar dhe kemi firmosur vetėm pėr Sigurimin Shqiptar dhe nė emėr tė popullit shqiptar. Nuk jemi si ju, qė e di mirė ti se nė sa vende keni firmosur, apo s'jua dinė tė tjerėt dhe kujtoni qė nuk jua di as unė. Ju merrni rroga nė shumė drejtime dhe jeni agjentė tė shėrbimeve tė huaja. Edhe po ta mbuloni juve, keni firmat e lėna andej-kėtej qė flasin. Po deshe qė tė ta provoj, jam gati, prandaj mos mė shisni mend mua. Nė kėtė moment u ēova dhe ika nė shtėpi, duke i lėnė ashtu siē i gjeta, tė kapardisur kot sė koti pėr tė gjetur ndonjė qė t'i shisnin mend se ishin ata gjithēka.

      



Kostenlose Homepage von Beepworld
 
Verantwortlich für den Inhalt dieser Seite ist ausschließlich der
Autor dieser Homepage, kontaktierbar über dieses Formular!