„BESONI SE VETĖN E KAM PAGUAR EDHE MIRĖ“ - Letėr familjes

 

    Muharrem (Smajl) Vuthaj i lindur me 18. 02. 1947 nė fshatin Tėdel (Vrellė) Komuna e Burimit (ish Istogut) edhe pse i plagosur rėndė pėr vdekje, gjėnė forcė tė shkruaj letrėn e tij tė fundit.

 

 Muharrem (Smajl) Vuthaj  ishte nė vijen e frontit pėr plot 23 ditė, me moral tė lartė   duke u  pėrballur me vdekjen i drejtohet familjes sė tij,.

 

Muharrem (Smajl) Vuthaj i bashkėngjitet Ushtrisė Ēlirimtre tė Kosovės nė Brigadėn 133 „Ardian Krasniqi“. Gjatė ofensivės sė egėr tė ndėrmarrė nga forcat serbe me 12 dhe 13 prill 1999 kundėr fshatit Tėdel (Vrellė) plagoset.

 

 Pas kthimit tė familjes sė tij nė shtėpi  e gjejnė trupin e tij nė oborr tė shtėpisė sė vet, si dhe kėtė letėr qė dėshmon pėr peripecitė e tij.

 Ja pėrmbajtja e saj:

 

Letėr familjes sė nderuar

 

Muharrem (Smajl) Vuthaj

 

         Kėtė letėr po e shkruaj pas njėzetė ditėsh nė stallė, nga se nė dhomė nuk munda tė qėndroja  se frynte nga tė gjitha anėt, dhe bėnte tė ftohtė. Nė trup i kam tre plagė, nuk po me shėrohen... e kam zor...zoti ėshtė i madh. Me mushkėri tė pulės po i shėrojė plagėt, me erdhi vetė nė dorė, se s‘kisha mundė me e zėnė, dhe e preva. Shkiet po endėn, dhe shumė herė po vijnė nė bahēe tė Selmanit, e kah ēezma, pėr livadh tė Sali Qerimėve. Po behėm gati tė vdes. Atė ditė kur jam plagosur, dy net kam fjet nė Derrpa. Neziri i Mujaj me sa me dukėt ėshtė vrarė pran meje. Me djalin e Binak Shabanit gjithė natėn kemi bėrė me shkuar te livadhi i Isė Zeqirit. Nė mėngjes ai djali ėshtė nisė drejtė vreshtit tė Shaban Delijėve pėr me dalė nė Studenicė. I thash amanet qė, le ti thotė dikujt se kėtu kam mbet qė dy ditė e dy net, tė me tėrheqin. Jam mundu me shkuar nė Fushė tė Verrit pėr me pi ujė. Gjithė natėn kam ecė rrėshqitas, gjunjas e nė mėngjes kam arrit tė vijė.... Dy net kam fjet nė mal tė Hasan Isufėve thosha mos po luan dikush pėr nė bjeshkė. Jam nisė pėr nė shtėpi, mendova tė hyjė diqysh natėn. Thash se edhe nėse vdesė  s‘kam dert, bile mos tė vdes nė mal. Gjithė ditėn mezi qė kam shkua deri tė vreshti i Veselėve, aty kam fjet njė natė. Por kah shkova teposhtė, nė log tė Fushė Verrit  kishte qenė i vrarė Binak Rama me njė plumb nė kokė. Nė mbrėmje jam nisė pėr shtėpi. Prej Vreshtit tė Veselėve mezi kam mbėrri nė shtėpi kah ora 3 tė mėngjesit. I shifsha rojet e shkieve. Depėrtova, por s‘pata ku tė hyja. Ēka kishin bėrė ēetniket...!, krejt shkrumb...!, vetėm njė batanije kishte mbetur pėrjashta sa pėr t‘u pėshtjell me tė. Nja njė javė kam ndej me atė batanije duke u avit diqysh. Pastaj vendosa tė shkojė nė shtėpi tė Muhamet Rexhepit. Mezi kam shkuar. Gjithė natėn kam ecė rrėshqitas, sepse gjunjėt m‘u ajen. Ma keq kam hequr me gjunjėt se sa me plagėt. Aty pushova, por duke menduar se a po vinė me mė kallė sonte, a nesėr.... Njė ditė nė oborr erdhėn disa edha, por nuk e dita se nga kanė hyrė, mezi i qita jashtė. Njė edh e preva duke menduar se mundėm me e hėngėr ndonjė grimė mish. E preva nė prag tė shtėpisė, aty afėr odės se Muhametit....aty ku ishte shporeti. Nuk munda me e kėrkua, ishalla ėshtė Kurban mendova, dhe e gjuajta mbi derė, nė bahēe. Tė nesėrmen hynė edhe dy edha nė oborr, i pash nga dritarja afėr dhomės se Rifatit, thash, tė shkoj tė mbyllė derėn e mos tė hyjnė prapė viranėt se bėnin zhurmė. Shkova dhe e mbylla derėn e u ktheva. Duke dashtė me dalė nė oborr me i tutė ata dy edha, i dėgjova ushtarėt, hyjnė nė shtėpi tė Rifatit. Katėr veta kishin qenė. Jam kthyer shpejt nė dhomė tė armėt, bile as derėn nuk kam mund me e afrua. Kanė hy nė korridor, e pastaj janė dalė nė oborr. Unė mendova se me kanė parė, i dėgjova kur than: „Eh patriot qenka ky,  dom me e zėnė“. Ata e kishin pas fjalėn pėr edh. E zunė edhin dhe shkuan.  Ata  endeshin shpesh aty pari, ndaj vendosa t‘i marr disa rroba e tė shkojė prapė nė shtėpinė time. Kėshtu mora njė ambuli, njė batanije dhe njė jorgan tė vogėl. I lidha dhe duke u rrokotele gjithė natėn mezi arrita nė stallėn time. Tani jam kėtu. Qė i shpėtoj vdekjes nuk ma merr mėndja, se jam duke u lodhur me tė madhe. Plagėt nuk po me shėrohen, por pasi  e di se ēikat, djemtė, nipat, mbesat janė mirė hiq s‘po kam dert.

    .....Nuri, mos u mėrzit, epu gajret fėmijėve. Xufen e pėrshėndes, mos tė qanė pėr mua. Gjithmonė i kam thėnė: „ku e marr tė vdesė pėr liri“.

        Besoni se vetėn e kam paguar edhe mirė. Ju pėrshėndes tė gjithėve si jashtė ashtu edhe kėtu....

        Ju pėrshėndes pa mall se po vdes pėr Kosovė, pėr Atdhe, pėr liri, pėr tė ardhmen, e pėr fėmijė. Nuk po me dhimbsėt shpirti hiq...sa njė fije bari....

        Vetėm bėhuni tė bindur se pėr sė gjalli kush nuk luan me mua, se i kam armėt. Njė shka e vrava nė derė, edhe nja dhjetė janė mė lartė.

         Ju pėrshėndes tė gjithėve kėtu  dhe jashtė atdheut, me zėmėr me shpirt e me mall qė mos tė qani pėr mua, se unė e kam dhėnė jetėn pėr liri, se liria pa gjak nuk fitohet.

         Jam i plagosur nė tė dy kėmbėt dhe nė shpatull tė majtė. Qė 48 orė jam nė njė vend, pa hėngėr e pa pi, pa me dhanė ndihmė askush . Shkiet po sillen rreth meje. S’kanė mundė me mė diktua...por unė vetėn e kam paguar.

         Po vijnė disa zogj e po kėndojnė mbi mua.... e unė i vetėm, po shkoj ēdo minutė kah vdekja...

     Mezi po shkruaj... gėrrqi po mi merr duart... Kam ecė gjithė natėn gjunjas deri tė logu nė Fushė tė Verrit... 60 orė pa ngrėnė... atėherė t‘a kisha pas dikė qė tė me ēonte diku tjetėr do tė shėrohesha... se isha i fort, as vetė nuk e kam besuar se jam kėshtu... Hiq shpirti nuk po me dhimbset pasi nuk me zunė shkiet. Nja 10 metra  me ta jam kanė, njė shanzher e kam harxhuar mbi ta, 30 copa fishek. Binin pėr tokė. Mė vonė i kam dėgjuar kur i kanė marrė me njė qerre.....

 

PO SHKOJ PĖR LIRI

 

E  GĖZOFTĖ  RINIA         

                                                       

Pėrgatiti : Muharrem Blakaj

 

Dėshmori Muharrem (Smajl) Vuthaj

Varri me lule i dėshmorit Muharrem (Smajl) Vuthaj

    





Gratis Homepage von Beepworld
 
Verantwortlich für den Inhalt dieser Seite ist ausschließlich der
Autor dieser Homepage, kontaktierbar über dieses Formular!