MARTIRI I TETOVĖS PĖR LIRINĖ  E  KOSOVĖS

 

Nė familjen e dėshmorit tė lirisė Mujdin Aliu nga fshati Poroj i Tetovės       

 

Dėshmori Mujdin Aliu nė pozicione lufte

 

Nė familjen e dėshmorit tė lirisė, Mujdin Aliu nė Poroj tė Tetovės, nuk kishte lot. Babai i dėsh­morit nė kryeshėndosh, na tha: "mėrzinė e kemi gjuajtur, ajo nuk ka vend midis nesh, sepse Mujdini e kreu detyrėn ndaj atdheut. U flijua pėr pavarėsinė dhe lirinė e Kosovės. Vėrtet, qėn­drimi i babait tė dėshmorit, Qerim Aliut ishte burrėror dhe i pathyeshėm. Ai ėshtė krenar qė djali i tij i vetėm, ra nė mbrojtje tė Kosovės martire. Krenare me trimin Mujdin Aliu prore ėshtė Kaēaniku e Gjakova, Elbasani, Dibra, Gostivari, Tetova... dhe gjithė Kosova, pėr tė cilėn u bė lule e pėrjetshme e lirisė

 

Shkruan : Afrim Mustafa  (Revista “EKSKLUZIVE” Nr. 7 - 2000)

 

Rrugės pėr nė fshatin Poroj, udhėtuam me disa miq, midis tyre edhe ish-ushtarė tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės. Qėllimi ynė ishte tė vizitojmė familjen e dėshmo­rit tė lirisė Mujdin Aliu (1974) nga kjo trevė e mirėnjohur atdhetare, i cili ra heroikisht mė 14 prill tė vitit 1999 nė fshatin Koshare tė Gjakovės nė mbrojtje tė tokės dhe tė nderit tė Kosovės. Rrugėti­mi nuk zgjati shumė, meqė fshati Poroj gjendet vetėm 2-3 kilometra afėr qytetit tė Tetovės. Tė kėnaqte syrin ajo pamje e bukur qė kishte Poroji. Poroji i pendės, i atdhedashurisė. Poroji i luftės pėr liri ...

 

Nė familjen Aliu gjejmė mikpritjen dhe burrėrinė shqiptare, pėrjetojmė tradi­tat, ashtu siē i kanė hije kombit tonė. Aty kishte edhe miq tė tjerė tė familjes sė Mujdinit. Dėshmorit qė mė nuk ishte vetėm i vetvetes, i familjes dhe i Porojit. I gjithė shqiptarisė... Tė gjithė flasin pėr Mujdinin (25- vjeē), i flijuar nė altarin e lirisė sė Kosovės dhe tė tokės sė saj marti­re. Nuk ishin vetėm shqiptarėt e Kosovės ata qė i dolėn zot kėtij trualli. Luftėtarė tė lirisė pushtuan Sharrin, pushtuan malet e Kosovės kreshnike: nga Dibra, Kėrēova, Kumanova, Gostivari, Kukėsi, Elbasani, Poroji, Tetova ... Tė gjithė kishin njė ideal: tė shporrin nga trojet e atdheut armikun shekullor serb . Pushka e tri­mave tė lirisė jehoi nė ēdo vend tė Koso­vės ...

 

Bashkėbisedimi rrjedh qetė-qetė dhe pėr Mujdinin mėsojmė se ishte i sjells­hėm, i dashur dhe i afėrt me tė gjithė. Mujdini, qysh nė vitin 1998 u inkuadrua vullnetarisht nė radhėt e Ushtrisė Ēlirim­tare tė Kosovės, pėr t`u bėrė pastaj njėri ndėr luftėtarėt e shquar pėr tė mbrojtur me heroizėm krenarinė e Kosovės. Mujdi­ni la tė gjitha: familjen, shokėt e shoqet, la prindėrit qė e kishin djalė dėshiri, motrat qė kishin tė vetmin vėlla. Tė vet­men Lule tė Shpirtit ... La Tetovėn e Sharrit dhe me krenari shkoi tė luftojė pėr lirinė e Kosovės.

 

Kuvendimin e vazhdojmė me babin e dėshmorit Mujdin Aliu, burrin e fortė Qerim Aliun. Mėsojmė se Mujdini kishte njė ndjenjė tė veēantė brengosjeje pėr Kosovėn. Mujdini ishte shqetėsuar thellė pėr tragjedinė qė e kishte. I kishin bėrė pėrshtypje tė thella dhe ishte ndjerė kre­nar nga heroizmi madhėshtor i familjes Jasharaj nė Prekaz tė Drenicės, e cila bashkė me Kryekomandantin legjendar tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, Adem Jashari, i dhanė goditje tė tmerrshme armikut barbar. Kosova ka plot Adem Jashara, Hamza, Shabana e Fehmi e Xhevė Lladrovca. Ka plot zemėrluanė si Zahir Pajaziti, Ilaz Kodra, Agim Ramad­ani... , ishte shprehur Mujdini gjatė njė bashkėbisedimi me shokėt e tij, me tė cilėt kishte vendosur tė luftojė dhe as jetėn tė mos e kursejė pėr ēlirimin e Koso­vės. Mujdini gjithherė thoshte se jeta ėshtė e vogėl shumė, pėr Kosovėn e lirė, prandaj nuk duhet kursyer asnjėri qė ky truall kreshnik tė bėhet i lirė. Pėr mad­hėshtinė e thellė tė tij pėr t`i dalė zot Koso­vės, Mujdini nuk kishte pyetur askėnd, edhe pse ishte i vetmi djalė i familjes sė Qerim Aliut. Babai i dėshmorit thotė "mėrzinė e kemi gjuajtur larg, nuk ka vend ndėr ne ... Nuk kemi kohė pėr vaj, jetėn ia kemi prore borxh atdheut, lirisė dhe vetvetes. -"Sikur t`i kisha edhe tre djem, tė gjithė do t'i jepja pėr Kosovėn. Unė kisha veē njė djalė, veē njė lule. Po, sot sa lule i shoh, zemra mė bėhet mal ... Liria shėron plagė nė ne".

 

Kėto ishin fjalėt e babait tė martirit Mujdin Aliu nga Poroji, i cili, ndonėse me dhembje e mallėngjim, krenar do tė thotė: "Kush nderon kombin, ai ka nde­ruar vetveten dhe gjithė shqiptarinė".

 

Pėr Mujdinin mėsuam edhe nga bash­kėbiseduesit e pranishėm qė gjendeshin

nė odėn e pritjes pėr kryeshėndosh. Ishte njė prill i rrallė, prill i thyer, do tė shpre­het poeti... Ajo ditė pranvere, sa shumė i ngjante pranverės sė gjakut tė lirisė ... Liria s'ishte larg ... Ishte pranverė e gja­kut dhe e luleve tė para tė lirisė, e luleve tė atij prilli madhėshtor ... Trimat tanė tė atdheut u bėnė lule dashuri, u bėnė fli pėr kėtė tokė arbėrore. -"Ishte i rrallė dhe shumė i shoqėrueshėm. Kurdoherė i sjellshėm. I nderonte shokėt, miqtė, e sidomos mė tė vjetrit, ndaj tė cilėve sillej me shumė nderim "- do tė shprehen bashkėbiseduesit nė odėn e pritjes pėr kryeshėndosh, tė tė cilėt, vėrehej qartė dhembja pėr Mujdinin -"Fjalėt e mė tė moshuarve Mujdinin gjithnjė e kishin frymėzuar dhe edukuar nė frymėn e atd­hedashurisė. Ēlirimit tė Kosovės i kush­tonte rėndėsi nė ēdo bisedė".

 

Dhe, Kosovės ia fali edhe gjėnė mė tė ēmueshme - jetėn!

 

Mujdini prore do tė mbetet nė zemrat e tė gjithėve. Mbi tokėn e Tetovės, rrethe­qark Sharrit krenar, Mujdini fle i qetė. Atė do ta kujtojė pėrherė Kosova, Kaēaniku, Sharri, Kosharja, Tetova, Elbasani, Dibra e Gjakova...

     





Kostenlose Webseite von Beepworld
 
Verantwortlich für den Inhalt dieser Seite ist ausschließlich der
Autor dieser Homepage, kontaktierbar über dieses Formular!