DEMONSTRATAT GJITHĖPOPULLORE TĖ KOSOVĖS MĖ 1, 2 DHE 3 PRILL 1981

 

Si u internacionalizua ēėshtja shqiptare dhe ēėshtja e  Kosovės


         Nė kėtė shkrim, disa nga dėshmitarė e drejtpėrdrejtė tė tyre, do tė ndėrmjetėsojė dėshmi personale, fakte dhe dokumente qė u kushtohen aktiviteteve, tė cilat u paraprinė ngjarjeve tė pranverės sė vitit 1981. Me kėtė rast do tė jepet njė pasqyrė sa mė objektive dhe tė diferencuar tė subjektit politik qė organizoi kėto demonstrata.

         Pėr ngjarjet e vitit 1981, veprimtarive qė u prinė atyre dhe pėr ngjarjet e mė vonshme ėshtė folur e pėrfolur dhe ėshtė shkruar e po shkruhet vazhdimisht. Nė kėtė Kumtesė pjesėmarrėsit e drejtpėrdrejtė edhe organizatorėt e veprimtarive tė caktuara qė ndėrlidhen me Demonstratat e 1, 2 dhe 3 Prillit tØw vitit 1981, do tė pėrpiqen tė hedhim mė tepėr dritė nė periudhėn e organizimit tė tyre dhe tė aktiviteteve programore dhe organizative tė kėrkesės pėr Republikė qė u lansua nė kėto demonstrata.

         Pėr arsye se PKMLSHJ nė prillin e vitin 1981 morri pėrsipėr organizimin e ngjarjeve dhe nga fakti se ajo kėrkesat e saj i shndėrrojė nė Lėvizje pėr Republikė, ku u bashkuan edhe disa organizata tjera ilegale qė ma parė militonin nė tjetėr platformė dhe me tjera kėrkesa.

                  Pėr tė zbėrthyer shumėēka nga kėto ngjarje dhe detalet qė i pėrcollėn ato do tė duhej patjetėr tė flitej pėr biografitė personale politike tė aktorėve tė tyre. Mirėpo, me kėtė rast do tė trajtohen disa segmente tė organizimit tė atyre ngjarjeve duke iu referuar zhvillimit tė tyre organik, objektiv dhe faktik. Pos tjerash duke bėrė sqarimet e nevojshme i ndihmohet edhe gjeneratės aktuale tė rinisė shqiptare pėr tė vazhduar kontinuitetin e Lėvizjes pėr Pavarėsinė e Kosovės dhe vazhdimin e aktiviteteve tjera drejtė realizimit tė aspiratave tjera kombėtare.

                   Pasi qė ngjarjet e vitit 1981 nuk janė tė shkėputura nga konteksti dhe nuk ishin tė rastėsishme, por nga fakti se atyre u ka paraprirė njė aktivitet i bujshėm organizativ teorik e praktik, njė veprimtari ilegale, gjysėmlegale dhe legale, e shtron domosdoshmėrinė qė tė bėhet njė pėrmbledhje e shkurtė mbi pozitėn dhe raportet tė situatės qė u parapriu kėtyre ngjarjeve.

 

 

 

68-SHJA DHE LIBERALIZIMI I PJESĖRISHĖM

 

         Arsyeja e tjetėr pse pas vitit 1968 e kemi njė rivitalizim tė lėvizjes kombėtare pėrmes tė lindjes sė organizatave ilegale ėshtė fakti se gjenerata e re e popullit shqiptar:


• po arsimohej nė numėr bukur tė madh,


• po vetėdijesohej pėr pozitėn e vet politike dhe


• duke e krahasuara pozitėn e popullit tė vet me pozitėn politike tė popujve tjerė po kėrkonte rrugė pėr krijimin e njė force e cila do tė e niste njė proces tė barazimit tė popullit shqiptar nė ish-RSFJ me popujt tjerė brenda federatės, por edhe me popujt tjerė tė Evropės dhe gjithė Botės.


         Ndryshimet qė vėrtet ndodhėn pas vitit 1968 nuk ishin tė vogla por pozita politike e popullit shqiptar nė ish-RSFJ nė pikat kryesore nuk ndryshojė aspak nė esencė, sepse Kosova mbeti e ndarė nga trungu kombėtar dhe nėn sundimin e tri republikave sllave. Gjendja sociale vėrtetė filloi tė ndryshoi pėr njė pjesė tė popullsisė, tė cilės iu hapen disa shtigje tė pasurimit pėrmes tė korruptimit, sa pėr tė tėrhequr vėmendjen nga problemet e pėrbashkėta kombėtare dhe pėr tė koncentruar vėmendjen te interesat personale egoiste. Nė fakt sunduesi e ndėrrojė metodėn pėr paralizimin e lėvizjes sė rezistencės kombėtare. Para 1968 sunduesi e pėrdoret terrorin shtetėror dhe pėrmes tė diktaturės shtypėse dėshironte tė likuidonte lėvizjen e rezistencės shqiptare, ndėrsa pas 1968 fillojė tė bėjė koncesione politike dhe tė pėrdorė korrupsionin grupor pėr tė dobėsuar rezistencėn shqiptare.

 

 

NOCIONI KOSOVA

 

         Kur flitet pėr jetėn politike nė njė hapėsirė kohore e territoriale, do dhėnė sė pari pėr nocionin gjeografik tė Kosovės sqarimin e nevojshėm. Kosova u afirmua si ēėshtja e pazgjidhur kombėtare e popullit shqiptar nė ish RSFJ. Me kėtė nocion pėrfshihen gjitha viset dhe pjesėt e popullit shqiptar qė u ndanė dhe ishin nėn sundimin e Serbisė, Maqedonisė dhe Malit tė Zi. Kjo ēėshtje u afirmua pėrmes tė nocionit gjeografik tė Kosovės nė suaza botėrore si ĒĖSHTJA E PA ZGJEDHUR E KOSOVĖS. Kufijtė e shteteve armike qė e ndajnė Kosovėn dhe truallin shqiptar nė tėrėsi nuk i ka pranuar, nuk i pranon dhe nuk ka pėr t‘i pranuar kombi shqiptar, sepse fjala ėshtė pėr njė territor kompakt e etnik, ku historikisht u krijua ky popull, i cili u nda me dhunė dhe kundėr dėshirės sė vet. Prandaj nė tekstin e ardhshėm do tė pėrdoret vetėm nocionin Kosovė (e tėrėsishme). Pra, Kosova nuk ėshtė vetėm rrafshnalta e cila shtrihet mes Sharit dhe Maleve Argjendarė, Kosova nuk ėshtė vetėm hapėsira qė pėrfshihej brenda kufijve artificial administrativ tė ish KSA tė Kosovės, por nėn nocionin e Kosovės pėrfshihen gjitha viset dhe pjesėt e popullit shqiptar nėn ish RSFJ.


         Kur flitet pėr zgjedhjen e ēėshtjes sė pavarėsisė sė populli shqiptar nė ish RSFJ, pra tė Kosovės, kjo ēėshtje nuk pranon kurrfarė ndarjesh, kurrfarė kufijsh, kurrfarė zgjedhjesh parciale apo opsionesh tė ndryshme si provohet nganjėherė tė imponohet njė opsion pėr ish KSA tė Kosovės dhe krejtėsisht opsione tė ndryshme pėr krahinat tjera shqiptare tė Kosovės qė gjenden nėn sundimin direkt tė Serbisė, Maqedonisė dhe Malit tė Zi. Armiqtė e shqiptarėve ndanė popullin dhe trojet shqiptare pėr t‘i sunduar e asimiluar mė lehtė, dhe me kėtė akt thyen kufijtė, thyen paqen e qetėsin mes popujve tė Ballkanit. Askush nuk mundet tė kėrkojė nga shqiptarėt qė tė pranojnė kėtė ndarje e robėri pėr tė „ruajtur“ paqe e qetėsi tė okupatorėve dhe miqve tė tyre. Kėta kufij kėrkohet tė korrigjohen nė rrugė paqėsore, nė tė kundėrtėn herėt a vonė do tė ndryshohen nė rrugė tė njėjtė me tė cilėn edhe u janė imponuar shqiptarėve nga tė tjerėt.

         Popullit shqiptar nė ish- RSFJ i nevojitej njė Organizatė Politike qė kėtė ēėshtje t‘a trajtonte si unike. Kosovės i duhej njė Parti Politike e pavarur dhe e barabartė me Partitė Politike tė Popujve tjerė nė ish- RSFJ dhe tė pavarur e tė barabartė edhe me Partinė e Punės sė Shqipėrisė (PPSH). PPSH e kufizonte aktivitetin e vet politik brenda kufijve tė Republikės sė Shqipėrisė dhe ēfarėdo angazhimi i saj rreth ēėshtjes sė Kosovės nga ana e „bashkėsisė ndėrkombėtare“ konsiderohej pėrzierje nė punėt e brendshme tė njė shteti tjetėr. Angazhimi i Shqipėrisė ndaj ēėshtjes sė Kosovės kufizohej vetėm ne tė drejtat e minoriteteve qė ishte tepėr pak pėr tė shėruar plagėn e madhe tė Kosovės, e cila ishte gjysma e Shqipėrisė. Ndarja e dyfishtė e Kosovės: njė herė e ndarė nga shteti amė dhe pastaj e ndarė dhe nėn sundimin e Serbisė, Maqedonisė e Malit tė Zi, jo vetėm se shkaktonte diskriminim nacional e politik por ky diskriminim e mundėsonte edhe shfrytėzimin e vazhdueshėm ekonomik dhe diskriminimin social.

 

 

RRYMAT E ATĖHERSHME POLITIKE


         Tabloja e jetės politike tė Popullit Shqiptar nė ish RSFJ (nė Kosovėn e tėrėsishme) nė vitet 70 e tė 80 pėrbėhej nga tri RRYMA POLITIKE :


         1.1. RRYMA AUTONOMISTE – pėrbėhej nga komunistėt shqiptar , anėtar tė Partisė Komuniste tė Jugosllavisė (LKJ) tė cilėt vepronin nė suaza tė kufijve tė Republikave tė Serbisė, Maqedonisė dhe Malit tė Zi, gjegjėsisht nė kuadėr tė Partive Komuniste tė kėtyre Republikave me njė ndryshim se LK e Kosovės ishte organizatė komuniste e veēantė brenda Partisė Komuniste tė Serbisė dhe tė Partisė Komuniste te Jugosllavisė e qė vepronte nė kufijtė artificial administrativ tė ish KSA tė Kosovės si njė organizatė kolaboracioniste. Pėrndryshe kėta komunistė, ishin kryesisht vegla tė korruptuara me poste e tė ardhura tė majme pėr tė i shėrbyer forcimit tė sundimit serbė, maqedon e malazezė mbi truallin dhe popullin tonė. Fjala ishte pėr njė kastė tė korruptuar tė karrieristėve tė cilėt nuk rrezikonin as ma tė voglin interes personal pėr ēėshtjen e popullit dhe tė atdheut dhe qė pėr interesa tė veta hapur apo fshehur i tradhtonin interesat kombėtare. Ky lloj i tradhtarėve ndeshet edhe sot kudo nė trojet tona kur ky soj i njerėzve ėshtė i gatshėm tė i shėrbej me zell tė huajve kundėr vendit dhe popullit tė vet pėr njė grusht tė ndyrė tė hollash, pavarėsisht nga kush!


         1.2. RRYMA AUTONOMISTE – e cila pėrbėhej nga shqiptarė qė vegjetonin pėrbrenda Partisė Komuniste Jugosllave apo tė Republikave Serbe, Maqedone e Malazeze si dhe nė LK tė Kosovės por qė nuk identifikohej me tradhtar, kolaboracionist e karrierist, e as si shėrbėtor tė zellshėm tė sunduesve, por qė pėrpiqej tė shfrytėzonte nga ajo hapėsirė politike qė lejonte retorika e internacionalizmit socialist proletar pėr tė arritur ndonjė pėrparim nė drejtim tė fitimit tė disa tė drejtave kulturore, politike, ekonomike e nacionale, me ē’rastė nė disa drejtime edhe janė arritur disa rezultate. Individėt nga kėto rrymime nuk duhet identifikuar as si tėrėsi negative e as si tėrėsi pozitive, por duhet analizuar vepra konkrete e secilit nė veēanti.

         1.3. RRYMA POLITIKE PER BASHKIMIN E KOSOVĖS ME SHQIPĖRINĖ – nė krahun e vet tė djathtė ka patriotėt dhe pronarėt shqiptarė, tė cilėt u rreshtuan me nazi-fashizmin pėr shkak tė pikėpamjeve ideore ose pse besonin se kjo do tė e lehtėsonte bashkimin e Kosovės me Shqipėrinė dhe do t‘ju ktheheshin pronat e konfiskuara nga komunistėt. Ky krahė pėsoi disfatė me mbarimin e luftės sė dytė botėrore dhe nga jo kohė vetėm pjesėrisht u paraqit nė skenėn politike pa ndonjė ndikim tė madh pėr ndryshimin e gjendjes;

         1.4. RRYMA POLITIKE PĖR BASHKIMIN E KOSOVĖS ME SHQIPĖRINĖ- ishte e organizuar nė disa grupime tė majta dhe organizata patriotėsh shqiptar, tė cilėt bashkimin e Kosovės me Shqipėrinė e shihnin tė mundshėm vetėm nėse gjitha forcat kosovare identifikohen me idenė e majtė nė pushtet nė Republikėn e Shqipėrisė. Kėto grupime politike pėrjetojnė njė rritje tė vrullshme nė kohėn kur lėvizja e majtė punėtore ishte e fuqishme nė suaza botėrore. Mė vonė dėshmojnė se nuk ishin tė pėrcaktuar politikisht pėr realizimin e ideve majtiste, por se ajo rrugė pėr ta ishte vetėm mjet pėr realizimin e pavarėsisė kombėtare tė Kosovės. Kėtė e dėshmon ma sė miri fakti se sot gati asnjė nga kėto grupe nuk vepron nga ato pozita ideore.

         1.5. RRYMA REPUBLIKANE - lindė nė kohėn e lėvizjeve studentore nė Evropė 1967/68. Nė Kosovė mė tepėr si rezultat i liberalizimit tė pėrkohshėm tė sistemit politikė qė erdhi pas disfatės sė klanit serbo-shovinist tė rankoviqizmit nė konflikt mes tij dhe klanit titist. Kjo rrymė iniciohet nga krahu progresiv i rrymės autonomiste dhe vihet nė lėvizje nga shtresat e nxėnėsve e studentėve tė atyre gjeneratave. Nga ky mes dolėn edhe organizatorėt e Demonstratave tė vitit 1968, tė cilat u zhvilluan nė gjitha viset shqiptare nė ish RSFJ dhe ku kėrkesė kryesore ishte krijimi i Republikės sė Kosovės. Pėr dallim nga demonstratat e vendeve tjera, kėto demonstrata nė Kosovė kanė tė theksuar posaēėrisht dimensionin kombėtar. Ndėrsa nė kontekstin e brendshėm shqiptar pėrpiqet qė pėrmes arritjes sė barazisė nė kuadėr tė ish-RSFJ tė zgjedhė ēėshtjen shqiptare nė Jugosllavi dhe format e para organizative i merr me rastin e themelimit tė bėrthamės sė PKMLSHJ.


         1.6. RRYMA REPUBLIKANE – nė fillim tė vitit 1981 e filloi realizimin e programit tė vet dhe me bashkimin e OMLK dhe LNKĒVSHJ me PKMLSHJ nė Lėvizje pėr Republikėn e Kosovės u shndėrrua nė njė lėvizje tė pėrgjithshme popullore e cila erdhi duke u rritur e zhvilluar nė pėrmasa aq tė mėdha sa nė kuadėr tė saj tė veprojnė disa organizata e Parti Politike e deri te organizatat ushtarake tė cilat e kurorėzuan bashkimin e vet duke e krijuar Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės me ushtarė nga gjitha viset shqiptare nė ish -RSFJ, gjegjėsisht nga gjitha viset e Kosovės qė gjinden nėn sundimin e Serbisė, Maqedonisė dhe Malit tė Zi. Pra, Ushtria Ēlirimtare e Kosovės ėshtė produkt i tėra pėrpjekjeve tė formacioneve tė veēanta tė Lėvizjes pėr Pavarėsinė e Kosovės, si lėvizje e pėrgjithshme popullore dhe nė kėtė tėrėsi kush mė shumė dhe kush mė pak dhanė maksimumin e vet qė ajo tė krijohet. Kushdo qė tenton tė e falsifikon historinė dhe tė pėrvetėson ndonjė meritė qė nuk i takon, historia ėshtė shkencė dhe ajo me kokėfortėsinė fakteve e tė dėshmive do t“i demantojė ato si pėrpjekje tė kota. Historia kėrkon saktėsi!

 

 

FORMIMI I KOMITETIT QĖNDROR TĖ PARISĖ KOMUNISTE MARKSISTE-LENINISTE SHQIPTARE NĖ JUGOSLLAVI (PKMLSHJ )

 


         Disa kuadro shqiptare nė Ushtri, Sigurim, Polici, nė Politikė, nė Universitet, nė Shkolla, nė Ekonomi etj., qė i njiheshim pikėpamjet e njeri-tjetrit, ngase i takonim kryesisht njė gjenerate qė demonstratat e vitit 1968 i pėrjetoi nė rininė e hershme dhe qė i kishin tė freskėta kėrkesat qė vetėm pjesėrisht u realizuan, nuk ishim tė kėnaqur me pozitėn politike tė popullit shqiptar nė ish- RSFJ.


         Pėrfundimisht ideja pėr krijimin e PKMLSHJ erdhi menjėherė pas Kongresit tė 10 tė LKJ ku pritej tė shtrohet pėr zgjedhje edhe kėrkesa e fundit e parealizuar e demonstratave tė vitit 1968 pėr krijimin e Republikės sė Kosovės.


         Pasi populli shqiptar nė ish- RSFJ nuk kishte njė Organizatė Politike unike qė kėtė ēėshtje tė trajtonte si unike u pa si e domosdoshme se Kosovės i duhej njė Parti Politike e pavarur dhe e barabartė me Partitė Politike tė Popujve tjerė nė ish- RSFJ dhe tė pavarur e tė barabartė edhe me Partinė e Punės sė Shqipėrisė (PPSH). PPSH e kufizonte aktivitetin e vet politik brenda kufijve tė Republikės sė Shqipėrisė dhe ēfarėdo angazhimi i saj rreth ēėshtjes sė Kosovės para bashkėsisė ndėrkombėtare ishte pėrzierje nė punėt e brendshme tė njė shteti tjetėr. Angazhimi i Shqipėrisė ndaj ēėshtjes sė Kosovės kufizohej vetėm ne tė drejtat e minoriteteve qė ishte tepėr pak pėr tė shėruar plagėn e madhe tė Kosovės, e cila ishte gjysma e Shqipėrisė. Nuk durohej ndarja e dyfishtė e Kosovės: njė herė e ndarė nga shteti amė dhe pastaj e ndarė dhe nėn sundimin e Serbisė, Maqedonisė e Malit tė Zi. Kjo jo vetėm se shkaktonte diskriminim nacional e politikė por ky diskriminim e mundėsonte edhe diskriminimin e vazhdueshėm ekonomik


         Bėrthama qė i parapriu Organizatės sė PKMLSHJ ishte e pėrbėrė nga njerėz tė pa kėnaqur me pozitėn politike tė popullit shqiptar nė ish-RSFJ. Populli shqiptar nė ish-RSFJ edhe pse paraqite njė tėrėsi kompakte kombėtare e qė jetonte po ashtu nė njė territor kompakt etnik nė njė numėr i cili pėr nga madhėsia ishte i treti nė ish-RSFJ, ai gjendej i ndarė dhe nėn sundimin e tri republikave sllave. Sundim ky, i cili edhe nė aspektin ekonomik edhe atė politik ishte i pėrcjellur me tėrė karakteristikat qė e pėrbėjnė njė okupim klasik kolonialist, i cili ushtrohej pėrmes tė autonomistėve tė korruptuar e tė mbuluar me demagogjinė e internacionalizmit proletar.


         Ata qė duhej tė vepronin nė kėtė drejtim: LK e Kosovės, Akademia e Shkencave e Kosovės, institucionet dhe pėrfaqėsuesit e Kosovės nė Federatė nuk vepronin, prandaj u vendosė qė tė veprohet nė kėtė drejtim me mundėsitė ekzistuese dhe nė formė dhe me mjete qė do tė i caktoheshin vet.


         Ky rrymim mėsojė nga pėrvoja e hidhur grupeve ilegale tė gjeneratave tė ma parme se si nuk duhet vepruar, dhe si duhet vepruar. Besojmė se nga gabimet e kėsaj gjenerate do tė mėsojnė gjeneratat e mė pasme dhe ēdo gjeneratė do tė bėjė njė hapė pėrpara dhe do tė arrijė njė sukses mė shumė se gjenerata e mė parme.

 

 

MĖSIMET NGA PĖRVOJA E ILEGALES

 


         Edhe themeluesit e bėrthamės sė parė organizative tė PKMLSHJ rridhnim nga familjet qė i takonin rretheve tė pėrafėrta me qarqet patriotike tė Kosovės. Kjo mundėsoi qė para se tė bėhen hapat e publikimit tė Organizatės dhe tė qėllimeve tė saja, tė:


• analizohen veprimet e grupeve ilegale,


• arsyet pse ato zbuloheshin aq shpejtė?


• pse nuk ishin nė gjendje qė tė ruajnė kontinuitetin e veprimit pėr kohė ma tė gjatė?


• pse vazhdimisht krijoheshin grupe ilegale me emra tė ri e me program tė njėjtė?


• e pikėpyetje tė tjera.


         Sė pari kėto analiza vėrtetuan se grupet ilegale shqiptare udhėhiqeshin nga patriot e atdhetarė tė mirė, por profesionalisht tė papėrgatitur pėr tė hyrė nė konflikt me njė shtet, i cili deri nė perfeksion i kishte arsimuar profesionalisht njerėzit e shtetit qė do tė luftonin ilegalen. Mekanizmat profesional tė policisė publike, tė shėrbimeve sekrete, tė shėrbimeve tė propagandės speciale dhe asaj publike, organet politike, organet gjyqėsore, perfeksionimi i metodės, taktikės dhe tė teknikės sė zbulimit, etj. Pushtuesi me kėto pėrparėsi e kishte tė lehtė tė hidhte njerėzit e vet brenda organizatave ilegale dhe tė goditėse ilegalen edhe nga brenda edhe nga jashtė. Pra grupet amatore ilegale tė Kosovės po ndesheshin vazhdimisht me mekanizma profesional shtetėror dhe ishte e logjikshme pse ato beteja ishin tė humbura akoma pa filluar. Pra pėrfundimi se puna e organizatės PKMLSHJ duhet tė ketė sa mė shumė profesionalist dhe ata tė veprojnė nė prapavijė tė armikut, duke i pėrdorur kundėr tij, gjegjėsisht duke pėrdorur metodat qė armiku pėrdorte kundėr ilegales. Qėllimet nuk mendohej tė arriheshin shpejtė, por synohej qė tė veprohet vite me radhė nė ilegale dhe qė brenda organeve shtetėrore tė krijohen pozicione tė fuqishme. Nė kėtė drejtim orientimi ishte, depėrtimi i kuadrove tė organizuara ose indoktrinimin e kuadrove qė veē ishin duke punuar nė kuadėr tė organeve shtetėrore e politike, e qė kishin sjellje tė mira njerėzore dhe patriotike.


         Si kriter i angazhimit nė PKMLSHJ ishte edhe kushti i konspiracionit total. Pėr t’u arritur kjo organizata e PKMLSHJ u pėrcaktua tė zgjerohej vetėm me njerėz qė mes veti njiheshim ma shumė se 10 vite ose qė ishin nė mes veti nė lidhje familjare, farefisnore e miqėsore. Bie fjala nga familja e Maqedoncve, 4 veta ishin anėtar tė PKMLSHJ, ndėrsa e tėrė familja e mbėshteste dhe e pėrkrahte PKMLSHJ me tė gjitha mjetet. Kėshtu ishte me familjen e Bahtir Ahmetit, me familjen e Abdullah Prapashticės, Faton Topallit, Vahedin Azemit e tė shumė aktivistėve tė tjerė. Pos tjerash kjo metodė e punės mundėsonte krijimin e kushteve pėr tė marrė apo pėr tė rrėnuar kalanė nga brenda.


         Pasi qė ndėrtimi i njė organizate masovike nė kushte tė ilegalitetit nuk ishte i mundshėm, PKMLSHJ fillimisht arriti t‘i plotėsonte vetėm kushtet minimale pėr veprim. Bėrthama e saj u krijua nė vitin 1975. Nga ky organizim u kalua nėpėr rrugėn normale tė krijimit tė organizatave politike qė nga bėrthama e parė organizative, pėrmes krijimit tė degėve dhe resorėve deri nė nivel qe ajo tė mund tė filloi tė veproi si organizatė.


         Kėshtu pas vėnies sė themeleve organizative, Partia Komuniste marksiste – leniniste Shqiptare nė Jugosllavi (PKMLSHJ) u themelua nė vitin 1978 nė Prishtinė. PKMLSHJ nxori Dokumentet e Partisė nė njė pėrmbledhje e cila titullohej TEORIA DHE PRAKTIKA E REVOLUCIONIT. Nė pėrmbajtje tė kėtij materiali ishte edhe Programi, Statuti dhe Instruksionet pėr punė praktike. Ato si tėrėsi pėrbėnin Platformėn Politike pėr Republikėn e Kosovės, sepse qėllimi kryesor i ekzistimit tė PKMLSHJ ishte krijimi i kushteve pėr arritjen e pavarėsisė tė popullit shqiptar nė RSFJ-nė e atėhershme. Pra pavarėsinė nga Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia, si dhe krijimi i Republikės Shqiptare, tė barabartė me Republikat tjera nė RSFJ. Dalja publikisht me Programin e PKMLSHJ-sė, pėrgatiti popullit qė tė mobilizohet rreth kėrkesės pėr Republikė, kurorėzoi pėrpjekjet pėr bashkimin e rrymave politike rreth kėsaj kėrkese dhe fillojė ushtrimit tė presionit politikė ndaj federatės dhe tė njėsive qė e pėrbėnin atė me qėllim tė nisjes sė procesit nė drejtim tė realizimit tė statutit tė Republikės pėr popullin shqiptar nė ish-RSFJ.

 

 

BARTĖSIT KRYESORĖ TĖ AKTIVITETIT

 

         Ndėr bartėsit kryesor tė aktivitetit tė PKMLSHJ-ės, ishin: Abullah Prapashtica, Rexhep Maqedonci, Osman Osmani, Faton Topalli, Fatmir Bajrami, Osman Maqedonci, Mr. Halil Alidema, Adem Prapashtica, Skender Ibishi, Lumnije Azemi, Kadri Cakiqi, Nysret Ahmeti, Skender Vardari, Fatmir Grajqevci, Vahedin Azemi, Skender Hajdari, Shyqeri Gjinolli, Nazim Azemi, Kadrije Gashi, Afrim Abazi(dėshmor), Arban Hoxha, Martin Quni, Bahtir Ahmeti, Lutfi Maqedonci, Fahrije Osmani, Zyrafete Krasniqi, e shumė tė tjerė.


         PKMLSHJ ishte e organizuar nė sistemin e dhjetėsheve. PKMLSHJ angazhohej pėr ngritjen e statusit tė shqiptarėve nga pakica kombėtare nė komb, bashkimin e krahinave shqiptare nė RSFJ dhe krijimin e republikės nė kuadėr tė kėsaj federate. Sistemi i brendshėm shtetėrorė, do tė rregullohej pėrmes kombinimit tė kushtetutė sė RSFJ dhe RPSSH-ės. Realizimi i kėtij qėllimi parashihej pėrmes tri fazave: 1. Pėrmes kėrkesave drejtuar udhėheqjes legale tė Kosovės, dhe udhėheqjes federale tė kėrkohej nė rrugė paqėsore arritja e pavarėsisė dhe barazisė ekonomike, politike dhe territoriale pėrmes krijimit tė republikės shqiptare nė kuadėr tė federatės; 2 me presion publik si demonstratat, grevat, e tubimet e ndryshme; 3. Pėrmes luftės sė armatosur e cila nuk do ta kishte mė pėr qėllim republikėn nė kuadėr tė federatės. PKMLSHJ nė periudhėn prej 01.03.1979 deri me 5 Maj 1980, kėrkoi disa herė me shkrim para organeve krahinore dhe atyre federale realizimin e kėrkesės demokratike pėr republikė. Me 10.12.1980 organet e Kosovės dhe ato federale u paralajmėruan se nėse nuk do zgjidhnin ēėshtjen e Republikės sė Kosovės, PKMLSHJ brenda 6 muajve do tė organizonte demonstrata. Njėkohėsisht, pėrmes dekretit u dha urdhri qė brenda vitit 1981 tė kryheshin detyrat programore nė drejtim tė organizimit tė demonstratave.

 

 

FAZAT E AKTIVITETIT

 

         Nė parashikimet dhe pėrpjekjet e saja, PKMLSHJ mendonte qė ngjarjet ti zhvillojė nė formė tė etapizuar tė tri fazave:


         1. Faza e parė pėrbėhej nga veprimtaria politike e shtruarjes teorike tė kėrkesės pėr Republikėn e Kosovės pėrpara organeve federative dhe pėrpara LKJ me theks qė tė bėhet presion qė LK e Kosovės tė shtrojė kėtė kėrkesė nė rrugė zyrtare dhe nė rrugė legale;


         2. Faza e dytė pėrbėhej nga organizimi i kombinuar i presionit politikė pėr mes tė peticioneve, memorandumeve, shkresave nga meset e ndryshme dhe organizmi i marshimeve, grevave dhe demonstratave me kėrkesėn pėr Republikėn e Kosovės nė suaza kombėtare, federative dhe ndėrkombėtare dhe sė fundi;


         3. Faza e tretė nė tė cilėn parashihej shtruarja e ultimatumeve qė tė njihet Republika e Kosovės nė kuadėr tė federatės jugosllave dhe nėse edhe atėherė nuk vjen pėrgjigjja pozitive atėherė tė shpallet pavarėsia e Kosovės nga ish-RSFJ dhe tė shpallet bashkimi me Shqipėrinė, me paramendimin qė kjo tė bėhet edhe me pėrdorimin e mjeteve pėrkatėse.


         Mosrespektimi i kėtyre fazave u bė pėr shkak se pushteti e kishte parasysh programin e PKMLSHJ dhe se ai donte konfliktin menjėherė, sepse e dinte se kur ishte fjala pėr pėrdorimin e dhunės raporti i forcave ishte nė anėn e tij, ndėrsa nė rrafshin politik do tė pėsonte disfatė deri nė kapitullim.

 

 

PKMLSHJ ORGANIZATORE E KĖRKESĖS PĖR REPUBLIKĖ

 

         Nė demonstratat 11 dhe 26 marsit, si dhe ato tė 1,2 e 3 prillit tė vitit 1981 prestarėt e PKMLSH morėn pjesė aktive nė organizimin e tyre dhe pasimin e platformės dhe kėrkesave tė PKMLSHJ-ės. PKMLSHJ ishte e vetmja organizatė politike qė pėrmes programit tė saj shtronte ēėshtjen e republikės. Programi i saj partiak u pėrkrah nga populli dhe u shndėrrua nė program gjithė popullore. Me 14 prill 1981 PKMLSH i dėrgon njė Notė KQ tė LKJ-ės dhe qeverisė jugosllave me ē‘rast merr pėrsipėr pėrgjegjėsinė pėr organizimin e demonstratave. Me 14 gusht 1981 PKMLSHJ i dėrgoi njė letėr KQ LKJ-ės dhe qeverisė jugosllave duke ftuar LKJ-ėn pėr bisedime si partner dhe parti tė barabarta. Ajo publikoi shumė materiale propagandistike si „Teoria dhe praktika e revolucionit“, „Instruksione pėr veprim praktik“, Revistat “Revolucioni” dhe “Zėri i Atdheut” etj.

 

 

MAJTIZMI I PKMLSHJ

 

         Pėrcaktimi pėr konceptim e majtė ideologjik u bė pėr disa arsye. Sė pari Kosova gjendej brenda zonės gjeografike ku tė gjitha shtetet pėr rreth saj ishin me sistem socialist, duke e pėrfshirė edhe RSFJ, brenda sė cilės ajo ishte dhe edhe shteti amė kishte rendin socialist. Pos kėsaj nė disa vende tė Evropės perėndimore partitė socialiste ishin ose nė pozitė ose ishin opozita me e fuqishme nė ato vende. Edhe sikur shqiptarėt dhe organizatat e tyre kombėtare tė ishin me orientime tė djathta dhe tė provonin qė tė veprojnė nga ato pozita, nuk do tė hasnin nė mirėkuptim e pėrkrahje te populli nė Kosovė dhe shteti shqiptar. Kėtė e vėrteton fakti se shteti shqiptar nuk mbėshteste organizatat e djathta. Mirėpo, pėrcaktimi pėr tė vepruar nga pozitat politike tė majta nuk ishte vetėm ēėshtje taktike, por edhe rezultat i bindjeve politike tė krijuara nė ato rrethana qė u rritėn dhe u shkolluan protagonistėt dhe aktorėt e kėtij organizimi. PKMLSHJ e ndiente veten si njė parti e cila nuk identifikohet me Partitė Komuniste tė kohės pėr shkak tė „modės„ e ku e „gjithė Partia dhe gjithė populli ishin vu nė shėrbim tė marksizėm – leninizmit„ por pėrkundrazi PKMLSHJ synonte qė marksizėm – leninizmin tė vejė nė shėrbim tė popullit punonjės sepse kėshtu e kuptonte idenė e lėvizjes punėtore tė njohur si majtizėm. Pėr PKMLSHJ ekzistonte njė ligjshmėri e marrėdhėnieve dhe tė zhvillimit shoqėror, e cila duhej tė kalonte pa tjetėr nėpėr faza e etapa tė caktuara pėr tė arritur qėllimi i caktuar.

 

 

FORMIMI I ORGANIZATĖS SĖ RINISĖ SHQIPTARE NĖ KUADĖR TĖ PKMLSHJ

 

         Nė vitin 1979 nga tė rinjtė nė radhėt e PKMLSHJ nė Prishtine nėn drejtimin e Faton Topallit dhe Fatmir Bajramit bashke me Fatmit Grajqevcin, Selatin Zenelin dhe Lutfi Maqedoncin u themelua Organizata e Rinisė Shqiptare tė Kosovės, me qendrat ne Prishtine dhe Ferizaj e cila mė pas ka vepruar intensivisht nė propagandimin e kėrkesės pėr Republikė brenda radhėve tė rinisė shkollore.

 

 

DISA NGA AKTIVITETET KONKRETE

 

         Fakte dokumentuese mbi aktivitetin e PKMLSHJ gjatė njė periudhe tė caktuar, pa pėrfshirė tė gjitha aktivitetet tjera ilegale tė aktiveve dhe qendrave tjera tė veprimit tė PKMLSHJ



Aksionet konkrete tė PKMLSHJ:


 shpėrndarja e trakteve dhe  pamfleteve


 shkrimin e parullave


 dėrgimin e letrave politike



Materialet e PKMLSHJ:


 Programi dhe Platforma e PKMLSHJ



 gazeta „Revolucioni“


 gazeta  „Zėri i Atdheut“


 Teoria dhe Praktika e Revolucionit


 Shtojca speciale


 Lista e parullave revolucionare tė  nėnshkruara nga Shtabi i demonstratave, qė u shpėrndanė mė 28 mars, si dhe mė 1, 2 dhe 3 prill 1981


 Dekreti Nr. 1 dhe Nr. 2


 NOTA


 Vėrejtja

Pėrmes rrugės zyrtare postare qė nga fillimi i vitit 1979 PKMLSHJ ndėr tė tjera kreu edhe kėto veprime:


 me 1 Mars 1979, Shkresėn e pėrpiluar mė  herėt „Informata e grupit nga Obiliqi“ ia dėrgojė Kryetarit tė Komitet Krahinorė tė LK tė Kosovės


 mė 27 mars 1979, „Informata mbi situatėn politike dhe  ekonomike“ drejtuar Kryesisė tė KK tė LKK


 mė 15. mars 1980, „Telegrami“ ia drejtojė Kryesisė sė KQ tė LKJ
 mė 1 nėntor 1980, Letra e KQ tė PKMLSHJ drejtuar Kryetarit tė Kryesisė sė KSA tė Kosovės


 mė 30 nėntor 1980, Letra e  Komitetit Qarkor tė PKMLSHJ pėr krahinėn shqiptare nėn pushtetin e Malit tė Zi, drejtuar Kryetarit tė Kryesisė sė KSA tė Kosovės
 Nė gjysmėn e dytė tė  Nėntorit 1980, nė formė Broshure u dėrgua „Programi dhe Statuti PKMLSHJ“ nė 147 faqe


 Nė dhjetor tė vitit 1980, po e njėjta u dėrgua nė adresė tė Kryesisė  tė KK tė LK tė Kosovės

 

 

VEĒANTIA NĖ PLATFORMĖN PĖR REPUBLIKĖ

 

         Ėshtė pėr t’u theksuar dhe me kėtė rast vėrtetohet edhe njėherė se PKMLSHJ ishte e vetmja forcė politike nė kėtė kohė qė vepronte nė formė tė organizuar pėr shtruarjen e kėrkesės pėr Republikėn e Kosovės, dhe se me 10 dhjetor 1980 nė kuadėr tė Udhėheqjes sė PKMLSHJ u morr vendim qė tė formohet Shtabi pėr Organizmin e Demonstratave gjatė vitit 1981. Me kėtė rast u hartua njė letėr e cila iu drejtua Udhėheqjes sė LK tė Kosovės ku atyre ju bė me dije se po qė se ndodh qė ata nuk marrin iniciativėn qė tė shtrohet kėrkesa pėr Republikėn e Kosovės pėrpara organeve federale, PKMLSHJ do tė i organizoi demonstratat me kėtė kėrkesė. Pos kėsaj nė kėtė letėr u tha se PKMLSHJ nuk ka pretendime pėr pushtet dhe se pėr kryetar tė pėrjetshėm nė krye tė Republikės, propozoi (nė formė tė Shkresės, dėrguar edhe organeve) Fadil Hoxhėn.


         Megjithatė, organizimi i demonstratave nga ana e PKMLSHJ parashihej tė realizohej nė fillim tė vitit shkollorė 1981/82 dhe qė ato tė mbahen nėn kontroll tė disiplinuar nė njė afat sa ma tė gjatė, gjegjėsisht deri sa tė fillojė dialogu zyrtar mbi njohjen e Republikės sė Kosovės. Kjo, si formė e ushtrimit tė njė presioni politikė nė suaza ligjore, e qė si e tillė, ēėshtja e Republikės nuk vinte nė kundėrshtim me rendin kushtetues tė ish-RSFJ. Por, pėr shkak tė gjendjes sė elektrizuar politike nga shpėrthimet e vazhdueshme tė pakėnaqėsisė gjatė vitit 1979 – 80 nė disa ndėrmarrje e xeherore nėpėr Kosovė dhe nė disa fakultete, disa herė nė Qendrėn e Studentėve e nė Konviktet e shkollave tė mesme, nė kreun e PKMLSHJ-sė u parapa mundėsia qė po qė se ndodhė ndonjė shpėrthim masovik i pakėnaqėsisė para kohės qė PKMLSHJ kishte planifikuar demonstratat, atėherė tė veprohet qė atyre mundėsisht menjėherė t‘u epet kursi drejtė kėrkesės pėr Republikėn e Kosovės, dhe mundėsisht situata tė mbahet nėn kontroll.

 

 

DISA NGA VEPRIMET E PKMLSHJ ME 11 DHE 26 MARS 1981

 

             Fakti se PKMLSHJ nė strukturat legale kishte njerėzit e vet, deri edhe nė Shėrbim tė Sigurimit tė Shtetit tė ngarkuar edhe me Universitetin e Kosovės, krijojė njė lehtėsim tė madh pėr PKMLSHJ pėr tė vu nė zbatim strategjinė e vet tė veprimit drejtė Republikės se Kosovės. Deri sa njerėzit e PKMLSHJ-sė ishin aty, pushtuesi nuk kishte mundėsi t‘i parandalonte ngjarjet qė pasuan, sepse ajo nuk kishte informata as vlerėsime reale tė situatės.

            PKMLSHJ mė pas pėrmes drejtuesve, aktivistėve dhe anėtarėve tė saj morri pjesė aktive nė Protestėn e 11 marsit 1981 dhe tentoje te plasoje kėrkesėn pėr Republike, ndėrsa nė Demonstratat e 26 marsit, 1, 2 e 3 prillit 1981 nė Prishtinė arriti me ua dhėnė edhe rrjedhėn atyre, si dhe morri pjesė aktive nė organizimin e demonstratave tjera qė pasuan edhe nė qendrat tjera tė Kosovės.

 

 

11. MARS 1981

 

         Kuadrat e PKMLSHJ edhe me 11 mars 1981 kanė tentuar qė protestėn studentore tė e orientojnė politikisht duke e provuar tė e lansojnė kėrkesėn pėr Republikėn e Kosovės. Pos meje me 11 mars 1981 nė mesin e studentėve ishin edhe dy anėtar tjerė (Adem Zeqir Prapashtica dhe Faton Ramush Topalli) tė Udhėheqjes sė PKMLSHJ qė njėkohėsisht ishin edhe anėtaret tė Shtabit Organizativ pėr Demonstrata tė caktuar me 10 dhjetor 1980 nė mbledhjen e udhėheqėsve ma tė ngushtė tė PKMLSHJ nė Prishtinė. Pranė tyre prezent ishte edhe Fatmir Grajqevci me njė grup simpatizuesish nga Prishtina.


         Nė mes 11 e 26 marsit 1981 nga ana e drejtuesve dhe aktivistėve tė PKMLSHJ-sė ėshtė bėrė fare pak gjumė. Ditėn duhej vazhdimisht tė vizitoheshin tėrė fakultetet, qendra e studentėve dhe shkollat e mesme. Tė bėhej vlerėsimi i gjendjes me drejtuesit dhe tė mbaheshin kontaktet me Shtabin pėr Demonstrata dhe shkėmbeheshin informatat me gjendjen nė teren. Nė mes kohė duhej tė kryer veprimet e zakonshme, qė tė lihej pėrshtypje normale, ndėrsa nė orėt e vona tė natės njė pjesė e Udhėheqjes sė PKMLSHJ takohej vazhdimisht nė bazėn e saj ku ishte e vendosur edhe shtypshkronja e partisė. Ēdo ditė pėrsėritės gati i njėjti ritėm.

 

 

25/26 MARS 1981

 


         Me 25 mars 1981 nė qendrėn e studentėve nė Prishtinė nga studentėt e rrezikuar pėr t’u burgosur pėr shkak tė protestės sė 11 marsit u vendos qė tė nesėrmen tė organizohet njė Miting ku kėrkesė kryesore s‘do tė ishte dhėnia e garancive pėr mos arrestim tė mėtejmė tė pjesėmarrėsve nė protestėn e 11 marsit.. Kėshtu me 26 mars 1981 u dha rasti i volitshėm dhe ai duhej tė shfrytėzohej mirė. Nė mėngjes anėtari i Shtabit Organizativ pėr Demonstrata me njė ekip tė aktivistėve hyri nė mesin e studentėve. Ata (Osman Osmani, Nazmije Syla, Adem Krasniqi, Osman Bytyqi, Fahrije Osmani, Adem Prapashtica, Nazmije Syla, Fahrije Osmani, etj.) edhe vet ishin studentė dhe pėr njė kohė tė caktuar e krijuan atmosferėn e duhur edhe e realizuan detyrėn e vet me sukses. Ata ishin konspirativ dhe aq sa mundėn pa u eksponuar personalisht lansuan kėrkesėn pėr Republikėn e Kosovės dhe qėndruan nė mesin e studentėve derisa demonstrata u sulmua dhe u shpėrnda nga Njėsia Speciale e Beogradit. Nė ditėt qė pasuan nė rrugėt e Prishtinės po zhvilloheshin demonstratat nga ma tė mėdhatė deri atėherė, tani me qytetar kryesisht prishtinas, sepse studentėt dhe shkollarėt e shkollave tė mesme ishin tėrhequr nė shumicė nga kryeqyteti pėr nė provincat nga vinin.


         Ngjarjet e natės sė 25 dhe tė mėngjesit tė 26 marsit 19181 nuk u shkėputėn fare as nė Qendrėn e Studentėve e as nė strukturėn e institucioneve Komunale tė LK tė Kosovės, nė krye me Asllan Fazlin, qė po e pėrpunonte strategjinė politike pėr mėngjesin e 26 marsit 1981. SKPB i Kosovės dhe SPB tė Prishtinės ishin angazhuar menjėherė me forcat e veta tė armatosura rreth Qendrės sė Studentėve. Milicia e postėkomandave nga tė gjitha qendrat e Kosovės iu bashkėngjitė atyre tė kryeqendrės dhe ashtu tė strukur nė rrugėt anėsore rreth Qendrės sė Studentėve po pritnin mėngjesin.

         Gjatė 26 marsit 1981  angazhimi konkret rreth dhėnies kahe atyre dhe shkruarja e parullave nėpėr qershafė (shtretėrish) qė shėrbyen si transparente

          Mė 1 prill 1981  shpėrndarja e „Programit tė parullave revolucionare“ tė pėrpiluara mes 26 marsit dhe 1 prillit e tė cilat duhej brohoritur gjatė demonstratave, si dhe nėpėr rrugėt dhe nė qendėr tė Prishtinės u shkruan parulla pėr Adem Demaēin.


          Deri  mė 14 prill 1981, nė nėntė raste shpėrndarja e pamfleteve, trakteve revistave, shkresave dhe letrave tė ndryshme edhe pėrmes postės (Nė mes tjerash edhe SHKRESA drejtuar Sekretariateve Komunale dhe atyre Krahinore)

                   Letrat e PKMLSHJ janė adresuar nė emėr tė Titos, Fadil Hoxhės, Mahmut Bakallit, Xhevdet Hamzės, Ali Shukriut etj., si dhe nė emėr tė institucioneve, varėsisht se ēfarė instance u janė drejtuar ato. PKMLSHJ ka biseduar edhe me kuadro tjera tė LK pėr angazhimin e tyre nė PKMLSHJ dhe nė shumė raste ėshtė hasur nė mirėkuptim. Ka pasur raste qė nuk kanė pasur guxim qė tė angazhohen por megjithatė e kanė ruajtur konspiracionin rreth PKMLSHJ dhe kanė mbetur vetėm simpatizues ose dhe kėshilltarė pėr ēėshtje tė ndryshme. Por, ka pasur edhe intelektual tė tillė qė na kanė dėshpėruar fare duke u bėrė vegla tė Azem Vllasit e Rrahman Morinės qė kanė marrė pjesė aktive nė diferencimin e kolegėve tė vet dhe janė angazhuar kundėr kėrkesės pėr Republikėn e Kosovės.

                   Nė nivel tė udhėheqsisė tė PKMLSHJ pavarėsisht se nga kush ka ardhur propozimi apo projekti i ndonjė letre a dokumenti, ato dokumente janė konsideruar si tė pėrbashkėta, Nganjėherė i ka shkruar Abdullah Prapashtica, Osman Osmani me Nysret Ahmetin, Martin Quni, Hydajete Osmani apo ndonjė tjetėr. Instancat e ndryshme tė PKMLSHJ kanė pasur tė drejtė tė trajtojnė probleme tė ndryshme nė suaza tė programit tė saj, dhe nuk kanė pasur nevojė tė konsultojnė udhėheqjen e PKMLSHJ, sepse e kanė pasur pėlqimin programor pėr punė me vet iniciativė, prandaj nuk dihet gjithmonė saktėsisht se kush janė autorė tė tė gjitha dokumenteve. Edhe pse PKMLSHJ ka pasur vetėm njė arkiv, ato dokumente gjenden sė paku nė pesė arkiva tė Beogradit, kėshtu qė ato dokumente mund dhe duhet t‘i vihen opinionit nė disponim herėt a vonė.

 

 

27 MARS 1981, FERIZAJ

         Nė mbledhjen e zhvilluar nė Ferizaj me drejtuesit dhe aktivistėt e atjeshėm, pjesa e PKMLSHJ pėr Ferizaj vendosi qė tė dielėn e datės 29 mars 1981, dita e paraparė pėr parakalimi i stafetės, tė organizohej demonstrata. Ishin bėrė tė gjitha pėrgatitjet qė tė fillonte demonstrimi me kėrkesėn pėr Republikė. Ishin shkruar pllakatet e dyfishta, nė njėrėn anė pėr Titon dhe stafetėn e tij, ndėrsa prapa tyre kėrkesat si; Kosova – Republikė, Liri, Barazi, Drejtėsi, etj. Shtabe Organizativ i Demonstratave nga njė ditė pėrpara nga Prishtina kishte dėrguar anėtarin e vet (Osman Osmanin), i cili me veti kishte sjellė edhe afishen nė tė cilėn ishin shkruar parullat qė duhej brohoritur nga demonstruesit. Ishin siguruar edhe „petarda“ tė cilat do tė shėnonin edhe fillimin e demonstrimit. Fitim Ramadani, i cili do ta barte pėr njė kohė stafetėn, ashtu si ishim marrė vesh, nė momentin e caktuar do ta hidhte duke e thyer pėr toke. Nė binėn e qytetit ku do tė mbaheshin fjalimet pėr stafetėn, ishte caktuar njė anėtar i shoqėrisė kulturo-artistike „Kastriotėt“, qė nga bina me mikrofon tė brohoriste: Kosova Republikė!


         Nė gjithė kėtė organizim tė pėrpiktė, rolin vendimtar kishin luajtur, dėshmori Afrim Abazi, Fatmir Bajrami, Faton Topalli, Naim dhe Fitim Ramadani, Imer Ilazi dhe shumė aktivistė e aktiviste tė tjera tė partisė.


         Shėrbimi i Shtetit, UDB-ja famėkeqe, kishte ndėrmarrė masa pėr ta shuar me gjatė kėtė demonstratė. Abdullah Prapashtica, drejtues i Shtabit Organizativ nė Prishtinė, dėrgoi nga Prishtina njė kurir duke kėrkuar me ngulm qė demonstrimi tė shtyhej pėr tė evituar njė gjakderdhje me pėrmasa tė mėdha. I tė njėjtit mendim ishte edhe Ramadan Haziri me tė cilin gjatė vitit 1980 ishin kėmbyer mendime rreth kėrkesės pėr republikė. Nė takimin qė u zhvillua mė pas u vendos qė demonstrata tė shtyhej pėr 4 prill 1981. Nė rrjetin e organizimit Faton Topalli sė bashku me Fatmir Bajramin, Lumnije Azemin, Fatime Gjinollin, Naim Ramadanin, Rafiz Halitin, duke e zgjeruar rrethin edhe me Teuta Zymberin, Fatmir Avdullahun, Xhevahire Avdullahun, Hanumshahe dhe Isak Begeshollin, Agron Ramadanin, Mikreme Demirin, Shyqeri Gjinollin, Vehadin Azemin, e tė tjerė pėrbėnin rrjetin, i cili do tė pėrhapte kushtrimin pėr shpėrthimin e demonstratės. Udhėheqėsit e grupeve, si Faton Topalli, Fatmir Bajrami, Afrim Abazi, Naim Ramadani, kishin marrė pėrsipėr qė t’u thonin tė gjithėve se ata pėrbėnin vetėm njė pjesė tė sė tėrės. Kjo u bė pėr tė krijuar pėrshtypjen se nuk ishim vetėm dhe pėr tė treguar se pas kėtij organizimi qėndronte njė Organizatė, kjo edhe me qėllim forcimin e besimit nė punėn e tyre.


         Nė ndėrkohė u bė e njohur se Sigurimi do ta mbyllė tregun tė shtunėn e datės 4 prill 1981, se do tė ndalonte autobusėt me nxėnės pėr tė hyrė nė Ferizaj, e tėrė kjo pėr ta penguar demonstratėn. Arsyeja e dytė ishte se punonjėsit e fabrikės sė drurit „Tefik Ēanga“ nė Ferizaj, kishin filluar njė grevė dhe kėrkonin autobusė pėr tė shkuar nė Prishtinė dhe pėr tė protestuar pėr kundėr dhunės sė pushtetit ndaj studentėve shqiptarė me 26 Mars 1981. Nė krye tė tyre ishin Rashit Mehmeti, Milaim Jashari, Rizah Matoshi e tė tjerė.


         Kjo ishte arsyeja qė grupi organizativ nė pėrbėrje tė ngushtė vendosi qė demonstrata tė fillonte me 3 prill, nė kohėn mes ndėrrimeve mėsimore tė shkollės, kohė qė pėrkiste edhe me ndėrrimin e punėtorėve nė fabrika. Vendimi i shpejtė bėri qė dy- tre pjesėtarė tė PKMLSHJ-ės tė mos informoheshin me kohė pėr kėtė ndryshim. Megjithatė kjo nuk kishte rėndėsi pėr tė tėrėn sepse lėvizjet ishin aq dinamike sa mungesa tė vogla nuk mund tė ndryshonin rrjedhėn e ngjarjeve.


         Gjatė demonstratave qė u zhvilluan mė 3 prill nė Ferizaj, nė krye tė demonstratės me flamur printe Nexhat Tėrstena, pas tij flamurin e bartėn e reja Vezire Kiki dhe mė vonė Afrim Abazi, i cili u burgos me 11 mars 82 gjatė pėrgatitjes sė shėnimit tė njėvjetorit tė demonstratave dhe mė pas ky dėshmor u vra nga kriminelėt gjatė hetimeve mė 19 mars 1982. Nė kėto demonstrata ranė dėshmorė Sherif Frangu dhe Riza Matoshi, kurse u plagosen dhjetėra qytetarė.

 

 

28 MARS 1981

 

             PKMLSHJ nė Qendrėn e Studentėve me 28 mars 1981, organizoi pėrmes Osman Osmanit dhe Nazmije Syles njė tubim me studentėt qė kishin mbetur aty. Shumica e studentėve dhe nxėnėsve tė shkollave tė mesme ishin kthyer nė vendlindjet e veta nėpėr qendrat e tyre anė e mbanė Kosovės. Porosia e PKMLSHJ pėrmes bisedave tė zhvilluare me aktivistė ishte qė ata tė shkojnė nė vendbanimet e tyre (nė fshatra, qyteza e qytete ku i kishin familjet e veta) dhe t“i tregojnė popullit se ē“kishte ndodhur me 11 dhe 26 mars nė Prishtinė dhe tė pėrpiqen tė organizojnė protesta e demonstrata me kėrkesėn pėr Republikėn e Kosovės duke e ndjekur shembullin e Prishtinės.


         Me shkollarėt e shkollave tė mesme nė Prishtinė, sipas marrėveshjes nė Shtabin Organizativ u bisedua dhe u dhanė instruksione se si duhej vepruar gjatė ditėve tė ardhshme. Strategjia ishte e njėjtė po si nė Ferizaj edhe kėtu preferohej qė ditėt e ardhshme gjatė pushimeve tė gjata nėpėr oborret e shkollave tė kėndoheshin kėngė patriotike dhe revolucionare, pėr tė mbajtur atmosferėn e ndezur, ndėrsa po sa tė vinte lajmi se ka demonstrim nė Qytet, atėherė tė pritej koha e ndėrrimeve dhe tė shkaktohej marshimi i pėrbashkėt nė drejtim tė qendrės sė qytetit. Pėr bisedė me punėtorė ishte i angazhuar anėtari i Shtabit Organizativ, Osman Maqedonci, i cili edhe ka vepruar nė mėnyrė tė ngjashme.

 

 

ROLI HISTORIK I HERONJVE TE PANJOHUR

 


         Pas largimit tė studentėve nga Qendra e Studentėve tė Prishtinės me 28 mars 1981 dhe kthimit tė tyre nė vendbanimet e veta, ata nėpėr rrethet e tyre sė bashku me nxėnėsit e shkollave tė mesme, punėtorinė dhe fshatarėsinė vepruan de arritėn pėr t’i zgjeruar demonstratat nė gjithė Kosovėn. Sigurisht se roli i PKMLSHJ dhe i grupeve dhe organizatave tjera ilegale nė kėtė kohė ishte prirės, por ato ishin tepėr tė vogla pėr punė me njė lėvizje aq tė madhe tė popullatės, e cila morri pjesė masovikisht nė demonstratat qė pasuan mė pastaj. Demonstratat e mė vonshme i orientoi mirė vet kursi politikė i kėrkesės pėr Republikėn e Kosovės, e posaēėrisht intuita e vullneti i shqiptarėve nė pėrgjithėsi pėr veprime atdhedashėse si dhe roli i individėve anonim dhe aftėsitė e tyre pėr orientimin e organizimin e masave nė lėvizje e sipėr. Rolin e kėtyre heronjve tė pa njohur nuk duhet harruar kurrė sepse ata me zgjuarsi plotėsuan ēdo zbrazėti tė prezencės tė forcave ilegale. Kjo sidomos do tė vjen nė shprehje nė demonstratat e 1, 2, 3 prillit 1981 dhe mė vonė.


         Pas intervenimit ushtarak dhe sjelljes ndaj kėrkesave dhe demonstratave, si dhe pas shpalljes sė gjendjes sė jashtėzakonshme dhe pas refuzimit tė kėrkesės pėr Republikės sė Kosovės si kėrkesė „kundėrrevolucionare“ nga ana e LKJ dhe tė federatės si tėrėsi, nuk mbeti tjetėr rrugė pos pėrgatitja e kundėrofanzivės nė fushėn politike u pa se realizimi i Republikės Shqiptare nė ish-RSFJ nuk do tė mund tė arrihej pa shumė gjak. Pėrpara PKMLSHJ doli detyra t‘i jep pėrgjigje kėrkesave tė kohės. Nė radhėt e saj u shtrua edhe ēėshtja e shkallėzimit tė demonstratave nė lėvizje ēlirimtare me propozim qė nga njė numėr relativisht i madh njerėzish qė gjendeshin nė arrati tė krijohen aradhet e armatosura dhe qė nė kufi me Shqipėrinė tė krijohet njė territor i lirė nga i cili do tė fillonte lufta ēlirimtare. Udhėheqja e PKMLSHJ-sė nė konsultim me Skender Ibishin, ish-oficer nė APJ dhe i ngarkuar nė Udhėheqjen e PKMLSHJ me ēėshtje ushtarake, i cili ishte kompetent pėr tė thėnė fjalėn e fundit dhe vendimtare mbi kėtė ēėshtje. Skender Ibishi pas shtjellimit tė problemit dhe shtrimit tė njė tabloje tė gjendjes ushtarake nė ish-RSFJ, nė Shqipėri dhe mbi situatėn nė regjion na bindi se raporti i forcave ushtarake nuk ėshtė nė favor tonin dhe se ne duhet tė vazhdojmė aktivitetin tonė nė fushėn politike. Fjala e Skender Ibishit, si Kėshilltar pėr ēėshtje ushtarake ishte vendimtare dhe Udhėheqja e PKMLSHJ e miratoi qėndrimin e tij.

 

 

AKSIONE TJERA TĖ PKMLSHJ


         PKMLSHJ ushtronte aktivitetin e vet tė pėrgjithshėm nė tė gjitha viset shqiptare nė ish- RSFJ, rrethet dhe qendrat e mbuluar mė sė miri ishin Prishtina, Mitrovica, Ferizaj, Kaēaniku, Vitia, Shtime, Lipjani, Podujeva, Vushtrria, e tjera.


         Nė periudhėn e pas demonstratave PKMLSHJ i organizoi 5 aksione politike nė njė kohė prej 2 muajve. Pos tjerash i drejtoi njė letėr mirėnjohėse organeve tė sigurimit publik tė Kosovės, atyre qė u sillėn mirė ndaj demonstruesve. Si dhe dokumente qė ju drejtuan udhėheqjes kosovare si dhe atyre republikane dhe jugosllave. Me intensitet u vazhdua shpėrndarja e dokumenteve tė PKMLSHJ nė rrethe tė caktuara me instruksionet pėr veprim nė programin e PKMLSHJ drejtė realizimit tė detyrave tė caktuara programore.


         PKMLSHJ me 2 prill 1981 morri vendim qė aktivitetin e vet tė vazhdon me forcat e veta dhe formalisht e bėri shpalljen e Republikės sė Kosovės, pėrmes tė njė akti i cili u botua nė organin e PKMLSHJ pėr rininė, nė „ZERI I ATDHEUT„ ku u publikua edhe „STEMA e Republikės sė Kosovės“ nė tė cilėn ishte e shėnuar data 2 prill 1981, dhe ku thuhej se kufijtė e Republikės sė Kosovės pėrcaktohen me shumicėn e numrit tė banorėve nė trojet tona etnike shqiptare tė kufizuara me popujt fqinjė etj. Ngjarjet e vitit 1981 pėr shumė arsye detyruan domosdoshmėrish daljen nga konspiracioni. Kjo sjelli kuantitet dhe simpati ma tė gjerė pėr PKMLHJ sepse numri i anėtarėve, i kandidatėve dhe sidomos i simpatizuesve po rritej nė formė marramendėse, por nė formė rapide po rritej edhe rreziku i zbulimit dhe i goditjes nga ana e armikut. Masat qė ishin ndėrruar kundėr zbulimit ishin tė mira por nuk siguronin plotėsisht, sepse pavarėsisht se PKMLSHJ nuk mbante regjistra tė njerėzve, procesverbale, kopje tė dokumenteve etj., aktivistėt njė ditė do tė ndesheshin me provokator dhe se veprimtarėt nga PKMLSHJ do tė zbuloheshin pa tjetėr.


         Mė 15 prill 1981, Kryesisė sė KK tė LK tė Kosovės i arrin  “Nota“ e dėrguar mė 14 prill 1981, me ē’rast merrej pėrgjegjėsia pėr organizimin e demonstratave dhe kėrkohej realizimi i kėrkesave tė shtruara nė to


         Nė mes  21 korrikut dhe 20 gushtit duke filluar sė pari nė Ferizaj pastaj edhe nė Prishtinė dhe qendrat tjera tė Kosovės u shpėrnda dhe u dėrgua pėrmes postės „Letra serbėve dhe malazezėve“ me anė tė sė cilės shpjegoheshin kėrkesat e shqiptarėve dhe kėrkohej edhe angazhimi i tyre nė realizimin e tyre


 Po nė  kėtė kohė u bė shpėrndarja e gazetės „Revolucioni“ si organi PKMLSHJ dhe „Zėri i Atdheut“ si Organi Rinisė sė PKMLSHJ, si dhe Dekreti Nr. 1. dhe 2.


         Parashikimi i PKMLSHJ ishte se LK e Kosovės dhe anėtarėsia e LKJ e komunistėve shqiptar nė republikat tjera do tė bashkohen nė Lėvizjen pėr Republikėn e Kosovės dhe se nė mbrojtjen e saj do tė venė nė dispozicion gjitha institucionet para shtetėrore tė ish KSA tė Kosovės (Mbrojtjen Territoriale, Ministrin e Punėve tė Brendshme dhe anėtarėsinė shqiptare tė LKJ). Por, pėr bashkimin e tyre, si do tė tregojė koha do tė duhej njė proces tepėr i gjatė e i mundimshėm. Nga Udhėheqja e Republikės sė Shqipėrisė erdhi njė pėrkrahje verbale e cila kufizohej nė klauzolėn qė „...Kosova do tė ndihmohet me tė gjitha forcat e zemrės dhe tė mendjes...„ tė deklaruar nė Kongresin e 8 tė PPSH, qė pėr nevojat aktuale tė Kosovės nuk mjaftonte. Pra, parashikimet pėr njė homogjenizim ma tė madh nuk u realizuan.

 

 

HOMOGJENIZMI KOMBĖTAR

 

         Mė pas u punua nė drejtim tė homogjenizimit kombėtar. Procesi i homogjenizimit kombėtar u realizua vetėm nė bazėn e gjerė. Ata qė ne menduam se munden tė pėrfaqėsojnė organizatat tjera ilegale, tė ballafaquar me rrezikun e burgosjeve mbanin qėndrim tė kujdesshėm. Ndėrsa LK e Kosovės me tėra organet e organizatat e veta u rreshtua nė anėn e armiqve, pra kundėr Republikės sė Kosovės. Kėshtu homogjenizimi kombėtar rreth kėrkesės pėr Republikėn e Kosovės edhe pse i bashkoi shqiptarėt e gjitha trevave, besimeve e ideve, nuk ia arriti t‘i bashkon udhėheqjet e Rrymave Politike qė i pėrmendėm nė fillim.

 

 

PĖRVJETORI I PARĖ I 81-SHES

 

         Aktivistėt e PKMLSHJ me rastin e njėvjetorit tė demonstratave tė vitit 1981 bėnė pėrpjekje sakrifikuese pėr shėnimin me dinjitet tė kėtij pėrvjetori. Pėrkundėr pėrpjekjeve tė mėdha dhe me gjithė aktivitetet e shumta u arrit qė ky pėrvjetorė tė shėnohet publikisht pėrmes demonstrimit nė Prishtinė dhe Ferizaj, ndėrsa nė qendrat tjera pushtuesi ia arriti tė pengoi zhvillimin e tyre. Nė kėtė organizim u dalluan Skender Vardari, Ahmet Islami dhe Sabit Gashi nė qendrėn e studentėve dhe Vahedin Azemi, i cili ishte drejtues i Shtabit pėr Shėnimin e Pėrvjetorit pėr Prishtinė, Gjilan, Viti e Kaēanik.

 

 

ZBULIMI I AKTIVITETIT TĖ PKMLSHJ

 

         Nė vitin 1979 zbulimi i PKMLSHJ ishte fare afėr. Gjatė hetimeve qė po zhvilloheshin ndaj grupit tė rinjve tė LNĒKVSHJ u burgos edhe njė i ri, qė ishte nė kontakt me njė tė ri tė PKMLSHJ, tė cilin ai e kishte pėrmendur gjatė hetimeve. Mirėpo, deri tek zbulimi i parė i anėtarėve tė PKMLSHJ ndodhi nė verėn e vitit 1981 nė celulėn e Shtimes. Dhjetėshi i atjeshėm i PKMLSHJ mbulonte organizativisht edhe Lipjanin e. Aty kishte depėrtuar njė provokator, i cili kėrkoi nga qendra e rinisė sė PKMLSHJ nė Ferizaj qė dikush „ti vizitoj nga qendra„. Kjo edhe e zbuloi provokatorin, por nuk ndihmojė shumė, pasi qė tanimė duhej llogaritur nė arrestimet e asaj celule dhe ajo mundė tė zbulonte edhe lidhjen me qendrėn e PKMLSHJ nė Ferizaj. Ndėrsa burgosjet nė masė mė tė madhe nga radhėt e PKMLSHJ u bėnė gjatė pranverės sė vitit 1982.

         Struktura dhe pėrmbajtja e anėtarėsisė sė ndjekur politikisht e penalisht tė PKMLSHJ
         Armiku arriti qė tek nė nėntor tė vitit 1981 tė bėjė zbulimin e parė dhe burgosė anėtarė tė PKMLSHJ. Nga 16 nėntorit 1981 deri kah gjysma e vitit 1982 u burgosėn dhe u zhvilluan hetime torturuese ndaj gjithsejtė 116 vetave tė dyshuar pėr anėtarė tė PKMLSHJ, pėrbėrja profesionale tė cilėve ishte me sa vijon:

         54 studentė, 21 nxėnės tė shkollave tė mesme, 3 punėtorė, 5 daktilograf, 2 magjistra, 3 profesorė, 3 arsimtarė, 1 mėsues, 1 ekonomist, 1 jurist, 2 teknikė, 2 milicė, 1 punėtorė i Sekretariatit tė Punėve tė Brendshme, 2 nėnpunės, 1 zejtar, 2 tė papunė dhe 4 pa profesion.

         Nga ta 49 veta janė dėnuar politikisht nga gjyqi i armikut me dėnime nga 1 deri 14 vite burg. Nė kėtė numėr pėrfshihen vetėm proceset e zhvilluara publikisht dhe tė pėrcjellura edhe nga mediat dhe ėshtė numėr qė pėrmendet edhe nė literaturėn e pushtuesit, ndėrsa numri i saktė mund tė epet vetėm nė ardhmen pasi tė janė mbledhur tė gjitha tė dhėnat, ngase dihet se disa procese gjygjėsore politike janė zhvilluar pa opinion dhe pa publikim nė mjetet e informimit publik.

 

 

QĖNDRIMI I AUTONOMISTĖVE

 

         Ish LK e Kosovės bashkė me institucioneve e saja tė pushtetit, qė nė vitin 1981, e edhe mė vonė, nuk e mohuan rolin e PKMLSHJ nė organizimin e demonstratave. Pėrkundrazi ata e dinin kėtė qysh para se tė ndodhnin demonstratat e vitit 1981, pėr mes shkresave tė ndryshėm tė cekura mė lartė ku bėhej me dije se ēdo tė pasojė, nėse ata vet nuk angazhohen pėr Republikėn e Kosovės.


         Megjithatė, Mahmut Bakalli dhe Azem Vllasi, menjėherė pas demonstratave tė parėt u deklarua kundėr Republikės sė Kosovės dhe i pari u detyrua tė japi dorėheqje pse nuk ka vepruar mė herėt kundėr PKMLSHJ dhe kundėr kėrkesės pėr Republikėn e Kosovės. Pėrpara popullit, i pari do tė duhej tė pėrgjigjej pse nuk ka vepruar pėr realizimin e Republikės sė Kosovės, ndėrsa i dyti, Azem Vllasi jo qė veproi me tėra forcat kundėr Republikės sė Kosovės dhe kundėr tė gjitha aspiratave patriotike, por ai u bė edhe vegla kryesore e Serbisė pėr likuidimin edhe tė Autonomisė sė ish KSA tė Kosovės. Azem Vllasi me CO me 26 mars 1981 do tė duhej tė bashkohej me Ali Lajqin dhe ta ngiste gjithė popullin shqiptar pėr Republikėn e Kosovės pėr tė mos ardhur puna pėr t’u ngritė nė mbrojtje tė autonomisė kolaboracioniste tė vitit 1974, me anė tė sė cilės legjitimohej ndarja dhe sundimi i popullit shqiptar nga tri republikat armike nė ish-RSFJ. Kėta dy zotėrinj edhe pse e dinė tė vėrtetėn akoma pėrpiqen tė hedhin mjegull mbi prapavijėn e organizimit tė tyre, vetėm e vetėm se ndryshe nuk munden tė arsyetojnė, njeri qėndrimin e vet kapitullues nė vitin 1981 e tjetri kolaboracionizmin e hapėt pėr tė rrėnuar edhe autonomin e deri atėhershme.

 

 

LUFTA SPECIALE KUNDĖR LĖVIZJES SĖ RE DHE AKTORĖVE TĖ SAJ

 

         UDB-ja pėrmes bashkėpunėtorėve tė vet, por edhe nga papjekuria politike dhe syqeltėsia e personave tė caktuar nga radha e grupeve tė ndryshme ilegale intrigonin kundėr aktorėve dhe atyre qė dolėn nė ballė tė ngjarjeve tė vitit 1981. E akuzonin Ali Lajqin dhe familjen e tij „si njerėz tė UDB-es„, si „bashkėpunėtor tė Rankoviqit„ e intrigime tė tjera tė shėmtuara, tė cilat pėr fat tė keq njerėzit pa ndėrgjegje i pėrhapnin si tė „vėrteta„. Pas kėsaj ofensive tė komprimitimit tė Ali Lajqit dhe tė familjes sė tij, filloi ofensiva pėr komprimitimin e demonstratave me parullėn „...se demonstratat i ka organizuar Beogradi...„ etj. E tėrė kjo luftė intriguese mbi „organizatorėt„ e demonstratave filloi tė krijoi njė situatė tė turbullt dhe filloi tė krijojė dilema nė popull se kush nė tė vėrtet qėndron pas kėrkesės pėr Republikėn e Kosovės. Kjo e detyroi PKMLSHJ qė tė dali publikisht dhe tė marrė pėrsipėr organizimin e demonstratave edhe pse qėndrimi ynė ishte qė kjo tė mos ndodh nė kėtė kohė. Me kėtė veprim PKMLSHJ i ndali rrugėn intrigave dhe pėrdorimin si kapital politikė nga ana e UDB-ės pėr ti thyer tė burgosurit shpirtėrisht. Por, ndodhi qė organizatorėt e Mitingut nė Qendrėn e Studentėve qė u shndėrrua nė demonstrata me 26 mars 1981 dhe sidomos Ali Lajqi tė bėhet objekt i injorimit dhe i intrigave nga disa grupe tė burgosurish politikė qė i takonin grupeve e organizatave ilegale, tė cilėt i besonin vetėm vetes dhe grupit tė vet qė ėshtė tipike pėr edukatėn sektare e metafizike me tė cilėn do tė ndeshen edhe tė burgosurit e tjerė mė vonė. Tehu i kėsaj fushate ishte pėrqendruar kryesisht kundėr anėtareve tė Shtabit Organizativ tė Demonstratave dhe shumicės sė tė burgosurve nga PKMLSHJ. Kjo fushat dhe atmosferė madje arriti tė helmonte nė masė tė caktuar edhe diasporėn.

 

 

QĖNDRIMI I NJĖ PJESE TĖ ILEGALES

 

         Sa i pėrket heshtjes sė disa organizatave ilegale kjo ėshtė ēėshtje nė vete. Organizatat e deriatėhershme ilegale qė vepronin nė platformėn e bashkimit tė Kosovės me Shqipėrinė, mbas pėrkrahjes sė kėrkesės pėr Republikėn e Kosovės qė erdhi nga Tirana nė vitin 1981, nė mėnyrė definitive kaluan nga pozicioni i konservuar nė pėrkrahjen e kėrkesės edhe publikisht. Praktikisht edhe anėtarėsia edhe ndonjė anėtar udhėheqėsie pa pritur qėndrimin zyrtar tė organizatave qė ju takonin u kyēėn nė demonstrata dhe dolėn edhe nė ballin e tyre. Bashkėpunimi mes aktivistėve ishte jashtėzakonisht i mirė dhe ajo krijojė mundėsin e elektrizimit politikė tė popullsisė nė gjitha trevat shqiptare.

 

 

PĖRPJEKJET PĖR BASHKĖRENDITJE TĖ AKTIVITETIT

 

         Me kusht tė dekonspirimit, PKMLSHJ vendosi qė tė marrė kontakt me organizatat tjera tė ilegales dhe tė i bashkėrendit veprimet. Meset ma tė mira pėr kėtė ishin nė Prishtinė dhe Ferizaj, por edhe nė qendrat tjera. Se si ka rrjedhur bashkėpunimi mes tyre kjo do tė shtjellohet me ndonjė rast tjetėr, nga ata qė vet kanė vepruar nė kėtė drejtim. Nė udhėheqjen e PKMLSHJ u shtrua pėr zgjedhje bashkimi i forcave tė ilegales nė njė lėvizje kombėtare pėr Republikėn e Kosovės. Lėvizje kombėtare kjo, e cila do tė ishte nė gjendje qė nga demonstratat tė vazhdon procesin politik duke e shndėrruar kėrkesėn e shtruar nė njė Lėvizje tė organizuar.


         Deri me shpėrthimin e demonstratave ka qenė qėndrim zyrtar i PKMLSHJ qė pėrveē tė kuadrove qė ngarkohen me detyra tė tilla konkrete, tė tjerėve t‘ju ndalohet kontaktimi me persona tė komprometuar si pjesėtar tė ilegales, meqė ekzistonte dijenia se ata qė ishin tė zbuluar observoheshin nga UDB-eja 24 orė nė ditė kjo e rrezikonte zbulimin e organizatės. Por, meqė posedoheshin informacione pėr organizatat tjera ilegale, ato edhe furnizoheshin me material propagandistik dhe kėshtu krijoheshin lidhje indirekte. PKMLSHJ qysh herėt ka punuar nė drejtim tė vėnies sė lidhjes me Metush Krasniqit dhe me Ismalil Dumoshit (ndaj tė cilit kemi pasur konsideratė tė madhe dhe kemi besuar se ka ndikim tek pjesa tjetėr e ilegales). Pra ka qenė prezentė vetėdija se nė Kosovė nuk ka vetėm njė organizėm tė vetmuar, por njė lėvizje tė rezistencės kundėr sundimit tė huaj. Prandaj kur ka ardhur deri te zbulimi dhe burgosja e anėtarėve tė ndonjėrės nga grupet apo organizatat tjera PKMLSHJ e ka pėrjetuar si burgosje tė shokėve e vėllezėrve tė njė ideali dhe ashtu edhe ka reaguar. Njė shembull qė ilustron kėtė: Nė njė mbledhje tė Kolegjiumit tė Drejtorisė tė Sigurimit Shtetėror tė Prishtinės (qė mbulonte pos Prishtinės edhe Podujevėn, Gllogocin dhe Lipjanin) ku u bė analiza e gjendjes politike nga aspekti i sigurisė (ishte fjala pėr kohėn kur u burgosėn shumė anėtar tė organizatave tjera ilegale qė u gjykuan me kundėrvajtje e me dėnime me burg ma tė gjatė ne maj 1980), pos tjerash u tha se pas burgosjeve tė nėntorit 1979 „...irridentes ju thye kurrizi...„ gjė PKMLSHJ e pėrjetojė si njė ofendim tė rėndė ndajė gjithė Lėvizjes pėr Pavarėsinė e Kosovės. Pas u njoftua udhėheqėsia e ngushtė e PKMLSHJ me pėrmbajtjen e kėsaj mbledhje u propozua qė tė organizohet njė aksion nė emėr tė kėtyre organizatave pėr t’i treguar armikut se nuk i ėshtė „...thyer kurrizi rezistencės...„! Kėshtu nga PKMLSHJ u organizua shpėrndarja e njė trakti nė gjithė Kosovėn ku muaji shkurt 1980 u shpall muaji i Adem Demaqit (me qė ai e kishte ditėlindjen me 26 shkurt) dhe ku kėrkohej qė nė mese shkollore, studentore e nė vende tjera ku grumbullohen mė shumė njerėz tė shkruhet e tė flitet pėr personalitetin e Adem Demaqit dhe pėr arsyet pse qėndron ai nė burg, etj.

 

 

PUNA NĖ DREJTIM TĖ BASHKIMIT TĖ ORGANIZATAVE ILEGALE

 

         Pra PKMLSHJ e konsideronte veten si organizatė qė i takonte njė Lėvizje pėr Pavarėsinė e Kosovės, ku militojnė mė shumė organizata e grupe ilegale. Tek PKMLSHJ ka dominuar vetėdija se kjo lėvizje trashėgohet nga gjenerata nė gjeneratė qė nga Lidhje e Prizrenit e vitit 1878 dhe se nėse gjenerata aktuale nuk ia arrin tė realizojmė Programin Kombėtar tė Lidhjes sė Prizrenit pėr krijimin e shtetit nė kufijtė etnik ku aktualisht jeton Kombi Shqiptar, atėherė sė paku gjeneratės sė ardhshme t“ia lehtėsojė sadopak kėtė ēėshtje duke bėrė qoftė edhe njė hap pėrpara. Nisur nga ky fakt dhe tė vetėdijshėm se bashkimi i organizatave ilegale ėshtė kusht me rėndėsi pėr shndėrrimin e Lėvizjes pėr Pavarėsinė e Kosovės nga lėvizja pjesėrisht e organizuar dhe empirike nė njė lėvizje tė organizuar dhe tė centralizuar, PKMLSHJ veproi nė kėtė drejtim me intensitet. Njė pėrpjekje e tillė (ekziston njė dokument i vitit 1979) ėshtė bėrė nė drejtim tė rrymave politike tė Kosovės, me ē‘rast PKMLSHJ u bėnė thirrje pėrfaqėsueseve tė Rrymės Autonomiste (tė krahut progresiv) dhe Rrymės pėr Bashkimin e Kosovės me Shqipėrinė pėr njė takim ku do tė diskutohej unifikimi i qėndrimeve drejt pavarėsisė sė Kosovės. Aso kohe PKMLSHJ nuk hasi nė mirėkuptim. Megjithatė nė kėtė drejtim u vazhduan pėrpjekjet edhe mė vonė. Kuadrot e PKMLSHJ morėn kontakte dhe bashkėpunuan me pjesėtarėt e organizatave tjera ilegale nė teren, gjė qė nė mėnyrė mė intensive u shprehė gjatė dhe pas demonstratave tė mė vonshme. Nė nėntor tė vitit 1981 nė Adapazar tė Turqisė me iniciativė tė PKMLSHJ, gjegjėsisht komisionit tė saj pėr bashkim u vunė kontaktet e para tė drejtpėrdrejta me pėrfaqėsuesin e LNĒKVSHJ, me Sabri Novosellėn dhe pėrmes tij edhe me Jusuf Gėrvallėn e Kadri Zekėn. Shkresat zyrtare tė shkruara shkėmbeheshin pėrmes tij. Pėrkundrejt masave tė konspiracionit, UDB-eja dikah u informua se janė duke u zhvilluar bisedimet pėr bashkim tė organizatave ilegale dhe me 17 janar 1982 nė Gjermani bėri atentat ndaj Kadri Zekės dhe vėllezėrve Gėrvalla

 

 

BASHKIMI NĖ LĖVIZJEN PĖR REPUBLIKĖ


         Me 17 shkurt 1982, me iniciativėn e Komisionit pėr Bashkim tė PKMLSHJ nė pėrbėrje tė A. Prapashticės, O. Osmanit dhe F.Topallit , pas pėrgatitjeve 3 mujore, u arrit bashkimi nė Lėvizjen pėr Republikėn Socialiste Shqiptare nė Jugosllavi (LRSSHJ) dhe pak kohė mė vonė mė 5 maj 1982 edhe OMLK (ku paraprakisht ishin bashkuar Grupi Marksist Leninist i Kosovės dhe Fronti i Kuq Popullor) u bashkua nė Lėvizje pėr Republikė.

                   Nė dokumentin e bashkimit u pėrcaktua organi udhėheqės nga tre pėrfaqėsues nga tri organizatat e me parme qė u quajt Komiteti Drejtues i LRSSHJ, u murr vendim qė lėvizja tė pėrdor tė gjitha mjetet paqėsore dhe gjitha mjetet tjera revolucionare pėr arritjen e pavarėsisė; u pėrcaktua se Lėvizja tė financohet nga mjetet e mbledhura nė njė fond, i cili do tė tė bėhet publik; u vendos qė tė nxirret njė gazetė me emrin „ZERI I KOSOVES„ si organ i KD TĖ LRSSHJ etj.

                 Puna filloi tė ecė. Nga Turqia me vendim tė KD tė LRSSHJ nė redaksinė e „Zėrit tė Kosovės„ u dėrgua Osman Osmani (kuadėr i PKMLSHJ) qė tė plotėsoi zbrazėsinė e krijuar me vrasjen e Jusuf Gėrvallės. Fillojė organizimi i demonstratave tė shqiptarėve nė gjithė Evropėn dhe kėsaj lėvizje po i bashkėngjiteshin shumė shqiptarė. Por krahas punėve tė mbara filloi edhe fushata e intrigave ndaj PKMLSHJ edhe brenda nė Kosovė edhe nėpėr burgje mes tė burgosurve edhe nė emigracion. Diferencimin famėkeq ndaj PKLMSHJ nė Kosovė po e udhėhiqnin zyrtarisht Sinan Hasani dhe Azem Vllasi, tė cilėt aktivistėt dhe drejtuesit e demonstratave dhe Lėvizjes pėr Republikė i quanin „bijė tė ballistėve, kundėrrevolucionar„ etj., ndėrsa brenda burgjeve shpikeshin „spiunė tė UDB-ės„. Edhe nė emigracion, operativistėt e UDB-ės, pėrmes tė bashkėpunėtorėve tė tyre nė radhė tė ilegales etiketonin kah mundnin „tė dėrguarit e UDB-sė“, ndėrsa diplomacia jugosllave para shteteve tė huaja akuzonte si „enveristė, stalinistė dhe ekstremistė tė majtė deri nė terroristė“. PKMLSHJ kėsaj fushate iu pėrgjigj me heshtje dhe me mė shumė punė kundėr armikut sepse u kuptua se armiku pėrpiqej qė nė kuadėr tė Lėvizjes tė shkaktojė luftė tė brendshme, me qėllim qė tė mos lejė kohė me u marrė me te. Pjesės sė PKMLSHJ iu bllokua puna nė KD tė LRSSHJ, kontoja dhe organi i LRSSHJ, prandaj erdhi deri tek detyrimi tė krijohet organi i formacionit tė PKMLSHJ nė LRSSHJ. Pra pėrkundrejt tėrė kėsaj lufte qė tė zhduket Lėvizja pėr Republikė ajo i mbijetoi tė gjitha pėrēarjet deri sot. Me fjalė tė tjera kundėr PKMLSHJ ėshtė pėrdorur e njėjta fushat intrigash e propagandė e cila u pėrdor kundėr UCK nga ana e armikut dhe veglave tė tij nė Kosovė qė i takojnė mbeturinave tė LKJ tė kamufluar brenda LDK. Fatkeqėsisht intrigat gjithmonė kanė gjetur teren tė pėrshtatshėm nė mesin e njė injorantėve. Pėr arsye tė larta disa gjėra munden tė thuhen pas 10 apo 20 viteve ndėrsa disa gjėra tjera duhet tė presin 50 vite pėr t’i ndriēuar nė tėrėsi.

                  Veprimtaria kolektive e PKMLSHJ-sė si subjekt i veēantė ka pushuar me bashkimin e PKMLSHJ, LNĒKVSHJ dhe OMLK nė LRSSHJ nė vitin 1982, por pjesėtarėt e saj kurrė nuk kanė pushuar sė vepruari nė drejtim tė arritjes sė aspiratave kombėtare shqiptare. Kjo lėvizje qė nga vitet e 90-ta vepron pėrmes tė disa dhjetėra organizatave e Partive Politike e jo politike tė cilat nė pikėn e Pavarėsisė tė Republikės sė Kosovės janė plotėsisht unike.


         Ndėrsa PKMLSHJ me bashkimin e saj me LNĒKVSHJ dhe OMLK nė vitin 1982 nė Lėvizje pėr Republikėn e Kosovės vėrtetojė qartė se para ideve majtiste, ēlirimi i vendit kishte prioritet absolut, e ngriu aktivitetin e vet ideor nė favor tė ēlirimit tė vendit dhe nga ajo kojė nuk do tė deklarohet fare politikisht.

 

 

SHKAPĖRDERDHJA E RESURSEVE DHE ENERGJIVE

 

         Pra, PKMLSHJ hoqi dorė nga subjektiviteti i vet politikė pėr hir tė arritjes sė bashkimit me subjektet tjera politike tė kohės nė njė Lėvizje pėr Republikė sepse e dinte se pa bashkimin politikė tė kombit nuk ka mundėsi tė arrihet pavarėsia. Ekzistimi i mė shumė partive politike, mė shumė organizatave apo subjekteve sido qė tė quhen ato e dobėson forcėn e kombit pėr dy arsye:


         1) Subjektet e ndryshme grumbullojnė forca relativisht tė vogla e tė pa fuqishme pėr tu ballafaquar me armikun dhe


         2) Ekzistimi i mė shumė subjekteve e nxitė luftėn e brendshme mes subjekteve shqiptare dhe i krijon armiqve mundėsinė qė tė nxitė kėtė luftė deri nė pėrmasa shkatėrruese. Millosheviqi dhe paraardhėsit e tij qė pėrdornin tė gjitha mjetet pėr tė zhdukur organizatat ilegale shqiptare ndėrsa ai me zemėrgjerėsi lejo krijimin dhe veprimin e dhjetėra partive politike nė Kosovė, tė cilat duke u marrė mė shumė me vetveten dhe me njėra tjetrėn dhe duke u marrė vetėm verbalisht me pavarėsinė e Kosovės, derisa ai e mbante atė nėn sundimin e vet tė hekurt. EGZISTIMI E VEPRIMI I MBI 30 PARTIVE E SUBJEKTEVE POLITIKE NE KOSOVĖ SI DHE FARASA E ZGJEDHJEVE LOKALE DHE VOTIMEVE TJERA NE KOSOVEN E TASHME KUR REPUBLIKA E KOSOVĖS ĖSHTĖ E ANEKSUAR DHE NĖN SUNDIMIN E FRANCES, ITALISĖ, GJERMANISĖ, ANGLISĖ, SHBA. Kosova u nda nė zona okupuese mes kėtyre shteteve si dukur Gjerman pasi e humbi luftėn, me dallim se nė kėtė rast ne vend se fuqitė e mėdha tė okupojnė dhe tė e ndajnė Serbin si shtet agresor – ato e okupuan Kosovėn si vend viktimė – nė Serbi nuk ndodhet as njė ushtar i huaj, nuk u kėrkua as ndryshimi i emrit as ēarmatosja e Armatės Federale Jugosllave qė ishte agresore as nuk u ndėrmor as njė masė ndaj tyre si agresor. Pos shteteve tė lartpėrmendura, nė kėtė ndarje interesash marrin pjesė edhe shumė shtete qė zyrtarisht i kanė njohur kufijtė okupues tė Millosheviqit mbi Kosovėn. Pra demokracia partiake-politike s‘ėshtė gjė tjetėr pos njė hipokrizi e atyre elementėve qė bėjnė teatėr tė kukullave.

 

 

RAPORTET ME PPSH


         PKMLSHJ para bashkimit nė LRSSHJ, gjatė vitit 1982 ka vu kontakte zyrtare nė nivel tė dy partive me KQ tė PPSH. Pastaj, nė cilėsinė e anėtarit tė Komiteti Drejtues tė Lėvizjes pėr Republikėn e Kosovės (SSHJ) njė nga themeluesit e PKMLSHJ (A.Z.P.) personalisht nė fund tė vitit 1982 dhe nė fillim tė vitit 1983 ka qenė mysafir i KQ tė PPSH. PKMLSHJ ka pasur kontakt me personalitete partiake e shtetėrore nė nivel tė ndryshme diplomatike e politike. Qėndrimi i zyrtarėve tė KQ tė PPSH dhe tė diplomacisė shqiptare nė raport me PKMLSHJ ka qene korrekt, me pėrkrahje kombėtare nė suaza qė ėshtė parė e arsyeshme dhe brenda mundėsive objektive, dhe se aktivistėt e PKMLSHJ jashtė janė ndihmuar materialisht pėr aq kohė sa ėshtė zgjedhur ēėshtja e ekzistencės personale. Pėr aktivistėt e ndjekur tė PKMLSHJ nga ana e pushtuesve sllav ėshtė propozuar strehimi nė Shqipėri, por kur janė shtruar kėrkesat pėr mundėsimin e njė radiostacioni qė do tė quhej „ZERI I REPUBLIKĖS SĖ KOSOVĖS„ diku nė Kukės buzė kufirit dhe njė Qendėr Stėrvitore Ushtarake tė Kosovės pranė Garnizonit tė Ushtrisė sė Republikės sė Shqipėrisė nė Kukės pėr tė krijuar njėsitė e para Ushtarake tė Republikės sė Kosovės nga pėrbėrja e kosovarėve tė ikur nė Shqipėri, pėrgjigja ishte negative. Konkretisht ėshtė thėnė se„... nė territorin e Republikės sė Shqipėrisė me Kushtetutė ka tė drejtė tė merret me politikė vetėm PPSH dhe se po me atė Kushtetutė ndalohet veprimi kundėr shteteve tjera...“. Ky ishte qėndrimi i atėhershėm dhe kėto ishin mundėsit e angazhimit tė Shtetit Shqiptar nė drejtim tė Kosovės.

 

 

KONTINUITETI I LĖVIZJES PĖR REPUBLIKĖ

 

         Pra, Lėvizja pėr Republikėn e Kosovės kaloi tė gjitha vėshtirėsitė e rritjes qė i kalon ēdo lėvizje gjatė zhvillimit tė vet, por ajo i mbijetoi ato falė platformės sė saj, e cila ato sėrish i bashkonte nė zbatimin praktik tė saj. Unifikimi i platformės sė veprimit ėshtė me rėndėsi ma tė madhe se sa njė bashkim formal fizik. Kjo mundet tė thuhet edhe tani pėr gjendjen aktuale politike nė Kosovė dhe nė Shqipėri nė pėrgjithėsi. Mirė do tė ishte qė nė kushte kur nė trojet etnike shqiptare nga Saranda e deri nė Mitrovicė gjenden mbi njėqindmijė forca tė huaja ushtarake dhe mbi dyqind mijė tė huaj - civil, agjentė tė organizatave humanitare dhe administrata ndėrkombėtare, kur dihet se jemi nė gjendje lufte me tri shtete fqinjė, kur dihet se anarkia dhe kriminaliteti janė jashtė kontrolle, normalisht ishte dashur qė tė ngrijmė ēfarėdo ndarje partiake dhe tė krijojmė njė institucion tė lartė kombėtar, rreth tė cilit ishte dashur tė bashkohen gjithė shqiptarėt dhe nga kėto pozicione tė vihet kontrolli mbi vendin dhe pastaj tė organizohen partitė politike dhe parlamentarizmi demokratik. Ndarja ekstreme nė shumė grupe, organizata, lėvizje e parti politike e paralizon pėrparimin e ēfarėdo lėvizje, prandaj ashtu si mė parė qė Millosheviqi nuk e pengojė ekzistimin dhe shumėzimin e Partive Politike qė nė Kosovė tė, po ashtu edhe sunduesit e tashėm nė Kosovė e stimulojnė pėrēarjen nė shumė parti politike dhe bile edhe iniciojnė zgjedhje lokale e mė vonė edhe qendrore sepse e dinė se kjo shqiptarėt i shndėrron nė njė kosh me bletė ku as kush as ke nuk e dėgjon dhe kjo bėhet arsye e mjaftueshme qė tė arsyetohet sundimi i huaj mbi shqiptarėt.


         Mirėpo nėse merret parasysh se Kosova akoma nuk ėshtė e lirė dhe se pjesa qendrore ėshtė e aneksuar nė emėr tė bashkėsisė ndėrkombėtare nga ana e Francės, Italisė, Gjermanisė, Anglisė dhe SHBA (shumica e kėtyre shteteve – pos SHBA – e njohin Jugosllavinė e Milloshiveqit dhe okupimin e Kosovės) dhe nėse e kemi parasysh se Rusėt e ri okupuan Qerqenin pas tri viteve duke e pėrgjakur ēdo pėllėmbė tė tokės qerqene me miratimin e fshehtė apo tė hapur tė bashkėsisė ndėrkombėtare, duhet pasur parasysh se as tani nuk duhet tė zbulohen tė gjitha sekretet e ilegales, sepse kjo mund ti ndodh edhe Kosovės.

 

 

MĖSIMET NGA HISTORIA

 

         Nė historinė e Shqipėrisė ne sisteme tė ndryshme shoqėrore e shtetėrore janė tre burra qė morėn pjesė nė krijimin praktik tė shtetėsisė tė kėtij vendi dhe pavarėsisht nga kritika reale qė e pėrcjellė sundimin e tyre nė sisteme tė ndryshme shoqėrore. Atyre ky fakt nuk mundet tė ju mohohet. Ata janė Skėnderbeu, Ahmet Zogu dhe Enver Hoxha. Kėtu ėshtė fjala vetėm pėr dimensionin e tyre nė krijimin e shtetit Shqiptar, prandaj kėtė nuk duhet ngatėrruar me mėnyrėn e sundimit tė tyre. Ne si popull nuk kemi tė drejt morale tė mohojmė ata deri sa tė mos mund tė nxjerrim njerėz mė tė zot ose tė zot sė paku sa ata qė tė kthejnė shtetėsinė e Shqipėrisė dhe dinjitetin e meritueshėm kombit.

         Sa i pėrket ndriēimit tė tėrėsishėm tė ė vėrtetės historike dhe vlerėsimit historik tė kėtyre ngjarjeve dhe veprave qė lidhen me to, njė vlerėsim dhe qėndrim mė tė diferencuar duhet ta bėjnė shkencėtarėt e historisė, tė cilėt vet nuk kanė marrė pjesė nė kėto ngjarje. Vetėm njė gjeneratė e re e shkencėtarėve ka mundėsi qė nė bazė tė argumenteve konkrete dhe faktike ta jap vlerėsimin real historik, kėshtu qė ėshtė e pa nevojshme qė ne si protagonistė tė thellohemi mė tej nė kėtė temė.


Pėrgatiti: Osman Osmani


Bashkautorė: Abdullah Prapashtica, Faton Topalli, Fatmir Bajrami dhe Skender Ibishi

 



 

 





Kostenlose Webseite von Beepworld
 
Verantwortlich für den Inhalt dieser Seite ist ausschließlich der
Autor dieser Homepage, kontaktierbar über dieses Formular!