PLATFORMĖ POLITIKE E NXJERR NGA KĖSHILLTARĖT SHQIPTARĖ TĖ LUGINĖS SĖ PRESHEVĖS (PRESHEVĖ, BUJANOC DHE MEDEGJĖ) NĖ SEANCĖN E MBAJTUR ME 14 JANAR 2006  NĖ PRESHEVĖ

 

  •  Duke qenė tė vetėdijshėm se popullata shqiptare e Preshevės, Bujanocit dhe Medvegjės (Lugina e Preshevės), po pėrballet me ēėshtjen e pazgjidhur tė statusit tė vetė politik,

  • Duke u angazhuar pėr ruajtjen dhe zhvillimin e identitetit kombėtar shqiptar,

  • Duke u angazhuar pėr format e integrimit gjithėshqiptar, nė kuadėr tė trendėve pėr integrime evropiane dhe euroatlantike,

  • Duke pasur para sysh se format e deritanishme tė organizimit territorial nuk kanė ofruar mundėsi adekuate pėr mbrojtjen e interesave tė shqiptarėve tė Luginės,

  • Duke u angazhuar pėr bashkimin dhe pėrqendrimin e fuqisė politike nė zgjidhjen e kėtyre ēėshtjeve,

  • Duke u bazuar nė aktivitetin e deritanishėm politik dhe rezistencėn e armatosur tė shqiptarėve tė kėtij rajoni,

  • Duke gjetur mbėshtetje tė kėtyre kėrkesave nė dokumentet ndėrkombėtare (OKB, OSBE, KE), qė garantojnė tė drejtat e individuale dhe kolektive,

MIRATUAN KĖTĖ:


PLATFORMĖ POLITIKE


I. PARIMET :

  • Nė kohėn kur Kosova ka hyrė nė fazėn mė tė rėndėsishme tė pėrcaktimit tė subjektivitetit tė saj politiko-juridik, kur tėrė rajoni i Ballkanit Perėndimor synon pėrshpejtimin e procesit nė rrjedhat e integrimeve euroatlantike, subjektet shqiptare nė Luginė tė Preshevės shohin nevojėn e ndėrmarrjes sė veprimeve konkrete dhe tė koordinuara pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė shqiptarėve tė kėtij rajoni nė frymėn e proceseve integruese qė po zhvillohen nė Evropė,

  • Kėshilltarėt shqiptare tė Preshevės, Medvegjės dhe Bujanocit (nė tekst tė mėtejmė kėshilltarėt), konsiderojnė se derisa nuk bėhet njė zgjidhje e drejtė e ēėshtjes sė shqiptarėve tė Luginės, rajoni do tė vazhdoj tė mbetet vatėr e krizės permanente dhe pengesė pėr integrime euroatlantike,

  • Kėshilltarėt kėrkojnė qė tė drejtat e shqiptarėve tė Luginės tė garantohen nė kuadėr tė komuniteteve kua to pėrbejnė shumice absolute nė rajon (Ballkan Perėndimore), duke u angazhuar pėr krijimin e lidhjeve speciale tė Luginės sė Preshevės me Kosovėn,

  •  Nė frymėn e kėtyre vlerave duke gjetur mbėshtetje nė dokumentet fundamentale qė institucionalizojnė mbrojtjen e tė drejtave individuale dhe kolektive, siē janė:


 

  • Karta e OKB-sė,
  • Deklarata Universale pėr tė Drejtat e Njeriut,
  • Pakti ndėrkombėtar pėr tė drejtat civile dhe politike,
  • Pakti ndėrkombėtar pėr tė drejtat ekonomike, sociale dhe kulturore,
  • Konventa kornizė evropiane pėr tė drejtat e pakicave,
  • Konventa evropiane pėr tė drejtat e njeriut dhe liritė themelore,
  • Karta evropiane pėr gjuhėt regjionale dhe tė pakicave,
  • Dokumentet e OSBE-sė, prej tė cilave veēojmė:
  • Sugjerimet nga Lundi, Oslo dhe Haga,
  • Aktin final tė Helsinkit 1975
  • Karta e Parisit pėr Evropėn e re 1990,
  • Dokumentin nga Kopenhaga- Dimensioni njerėzor,

II. KĖRKESAT E VEĒANTA

  • zgjidhja e drejtė dhe e qėndrueshme e ēėshtjes sė Luginės sė Preshevės nėnkupton respektimin e plotė tė tė drejtave individuale dhe kolektive tė shqiptarėve pėrmes zgjidhjes sė drejtė tė ēėshtjeve si:

  • Kėshilltarėt mbrojnė qėndrimin se Lugina e Preshevės duhet tė ketė formėn e organizimit administrativo – territorial kushtetues me funksion nė sferat e gjyqėsisė, policisė, arsimit, pėrdorimit tė gjuhės dhe simboleve kombėtare, shėndetėsisė, zhvillimin ekonomik, kulturės, planifikimin lokal, ambientin ekologjik, resurset natyrore, sferėn e banimit, shėrbimet sociale,

  • Tė bėhet decentralizimi i pushtetit dhe transferimi i kompetencave prej nivelit qendror nė nivelin e vetadministrimit lokal dhe rajonal, institucioneve tjera shtetėrore e posaēėrisht nė sistemin gjyqėsor ku duhet krijuar Gjykatėn e Qarkut, Gjykatėn Tregtare, Kėshillin pėr kundėrvajtje me kompetencė territoriale pėr kėtė rajon,

  • Tė bėhet demilitarizimi i plotė i Luginės sė Preshevės dhe largimin e bazave militare ekzistuese si dhe atyre nė ndėrtim,

  • Ēėshtja e sigurisė publike tė jetė nė kompetencė ekskluzive tė policisė multietnike dhe strukturave tė sajė komanduese.,

  • Zhvillimi ekonomik i rajonit pėrmes krijimit tė kushte lehtėsuese tė kreditimit tė ndėrmarrjeve tė vogla apo tė mesme, tėrheqjes sė kapitalit tė huaj, krijimit tė qendrave tė biznesit me, krijimin e Zonės sė Lirė Tregtare, bashkėpunim ndėrkufitar nė kuadėr tė projekteve me donatorėt ndėrkombėtarė,

  • Privatizimi i ndėrmarrjeve ekzistuese shoqėrore tė bėhet me krijimin e kushteve tė barabarta tė pjesėmarrjes,

  • Sistemi arsimor nė Luginė tė Preshevės tė harmonizohet me sistemin arsimor tė Kosovės, konform standardeve evropiane pėr arsim,

  • Integrimi proporcional i shqiptarėve nė strukturat e pushtetit lokal dhe rajonal tė gjitha institucionet shtetėrore e publike tė tė gjitha niveleve,

  • Aplikimi zyrtar i gjuhės shqipe nė institucionet e vetadministrimit lokal, institucionet shtetėrore dhe ato publike tė tė gjitha niveleve,

  • Pėrdorimi zyrtar i simboleve kombėtare tė shqiptarėve, si dhe e drejta e shėnimit publik tė datave tė rėndėsishme nga historia kombėtare,

  • Themelimi i institucioneve pėr shprehjen, ruajtjen, avancimin e vlerave kulturore, informative, fetare dhe tradicionale, specifike pėr shqiptarėt,

  • Krijimi i institucioneve tė veēanta pėr mbrojtje sociale tė shtresės sė rrezikuar tė popullatės,

  • Zhvillimi i institucioneve ekzistuese shėndetėsore pėr mbrojtje primare tė popullatės dhe krijimi i mundėsisė pėr mbrojtje sekondare shėndetėsore tė popullatės sė Luginės sė Preshevės pėrmes ndėrtimit tė njė spitali pėr kėto komuna dhe,

  • Kthimi i qėndrueshėm i popullatės sė zhvendosur pėrmes kompensimit tė dėmeve nė pasuritė e tyre, zhvillimit tė infrastrukturės rrugore, shėndetėsore dhe arsimore,

  • Tė bėhet respektimi i plotė i Ligjit pėr Amnistinė (Fl.zyrtare e RFJ-se 37/2002 te 03.07.2001) e ish pjesėtarėve tė UĒPMB-sė dhe ndėrprerja e tė gjitha proceseve tė montuara gjyqėsore ndaj shqiptarėve, lirimi i te burgosurve politik,

  • Ndėrprerja e fushatės se frikėsimit me dėrgimin e ftesave pėr shėrbim ushtarak te rinjve shqiptarė,

  • Ndriēimi i vrasjeve te civileve ne periudhėn 1999 – 2001,

  • Trajtim adekuat tė diasporės shqiptare tė kėtij rajoni nga institucionet vendore pėrmes ruajtjes sė lidhjeve tė saj me vendlindjen, me jetėn, me zakonet, me gjuhėn dhe kulturėn e tyre si dhe tė inkurajimit pėr investimin e kapitalit tė tyre nė rajon,

  • Pėr realizimin e qėllimeve tė sipėrshėnuar kėshilltaret shqiptare shtrojnė nevojėn e krijimit sa mė tė shpejtė tė organit tė pėrbashkėt reprezentues - Kėshillin Nacional.

III. DISPOZITAT PĖRFUNDIMTARE

  • Duke rikonfirmuar vullnetin e popullatės te shprehur ne Referendumin e 1 dhe 2 marsit 1992, pėr definimin e Luginės sė Preshevės si rajon tė posaēėm politik- territorial- kushtetues, kėshilltarėt, nė pėrkrahje tė parimeve tė Grupit tė Kontaktit lidhur me statusin e Kosovės, obligohen qė, nė rast tė mosrespektimit tė kėtyre parimeve dhe ndryshimit eventual tė kufijve tė saj, do tė angazhohen pėr bashkėngjitje tė Luginės sė Preshevės me Kosovėn.



Preshevė, mė 14 janar 2006

     



Kostenlose Homepage von Beepworld
 
Verantwortlich für den Inhalt dieser Seite ist ausschließlich der
Autor dieser Homepage, kontaktierbar über dieses Formular!