PROVOKIM PĖR FESTĖ!

 

Enkas pėr “Epokėn e re”

 

 

            Nuk do tė duhej tė harxhoheshin fjalė pėr kėto veprime primitive, dhunuese tė atyre qė e kanė urdhėruar dhe tė atyre qė e kanė lejuar vėnien e kiē-flamurit tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės, si nė rastin e parė ashtu edhe nė rastin e dytė, sikur kėto dy veprime tė mos ishin treguese tė njė patologjie politike nė jetėn tonė

 

Shkruan: Rexhep Qosja

 

            Me rastin e Ditės sė Flamurit, qytetarėt e Prishtinės dhe populli shqiptar i Kosovės nė tėrėsi e pėrjetuan njė provokim tė rėndė, por jo edhe tė papritur: nė qytet dhe nė rrethinė tė tij, krahas flamurit kombėtar, u vu edhe kiē-flamuri i Lidhjes Demokratike tė Kosovės! U vu pasditen e 27 nėntorit, por nuk e zuri tė vėnė paraditja e 28 nėntorit. E kuptueshme, madje, e domosdoshme pse ky kiē-flamur u hoq ashtu shpejt. Atdhetarėt shqiptarė, thuhet, e hoqėn natėn dhe e ēuan atje ku doemos e kanė vendin kiē-simbolet me tė cilat jo pėr herė tė parė nė jetėn tonė po dhunohet vullneti dhe durimi i tyre. Dėgjoj se e bėnė kėtė akt atdhetar natėn e do tė duhej ta bėnin edhe ditėn: me protestė tė madhe e cila, atyre qė bėjnė shaka me simbolet kombėtare, do t’u jepte tė kuptojnė se ka kaluar koha e shakave. Le tė thuhet se ky kiē-flamur, krahas flamurit kombėtar, u vu edhe nė akademinė pėrkujtimore pėr 600-vjetorin e lindjes sė Skėnderbeut, tė cilėn mjaft mjerueshėm e organizoi ekspozitura e vjetėr partiake – Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovės. Nuk do tė duhej tė harxhoheshin fjalė pėr kėto veprime primitive, dhunuese tė atyre qė e kanė urdhėruar dhe tė atyre qė e kanė lejuar vėnien e kiē-flamurit tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės, si nė rastin e parė ashtu edhe nė rastin e dytė, sikur kėto dy veprime tė mos ishin treguese tė njė patologjie politike nė jetėn tonė. Sekush qė i ka mėsuar sė paku tri shkronja nga alfabeti i demokracisė gjatė pesė-gjashtė viteve tė fundit, dhe sekush qė ka lexuar ndonjė abetare tė demokracisė, dhe sekush qė duke lexuar, duke parė e duke dėgjuar mund tė ketė krijuar njė koncept sado qoftė modest pėr kulturėn demokratike, mund ta dijė se pėr himn dhe flamur shtetėror askund nė botė nuk mund tė vendoset mė siē kanė vendosur dikur magjistarėt e sijukėsve dhe tė komanēėve: duke e bėrė kėmishėn e vet flamur tė pjesėtarėve tė krejt fisit. Sekush qė ka mėsuar sė paku tri shkronja nga alfabeti i demokracisė, dhe sekush qė ka lexuar ndonjė abetare tė demokracisė, dhe sekush qė duke lexuar, duke parė e duke dėgjuar mund tė ketė krijuar njė koncept sado modest pėr kulturėn demokratike, e di se nė botėn e sotme, te popujt e qytetėruar tashmė, pėr flamur e himn shtetėror vendoset nė institucionet qė quhen referendum ose parlament. Nxjerrja publike nė festa e ditė tė tjera me karakter gjithėpopullor, qė i kremton i gjithė vendi, si flamur shtetėror i flamurit qė nuk e ka kaluar atė procedurė, domethėnė qė nuk ėshtė miratuar nė referendum apo nė parlament, konsiderohet shpėrfillje e vullnetit tė popullit dhe provokim i durimit tė tij. Kush dhe pse e provokon popullin shqiptar tė Kosovės kėto ditė me njė kiē-flamur, pėr tė cilin nuk ėshtė provuar vullneti i tij? Mos pėr ta bėrė tė kuptojė se i shpėrfillur, i injoruar, i provokuar do tė jetė edhe nė raste tė tjera kur tė vendoset edhe pėr ēėshtje tė tjera, qė mund tė jenė apo mund tė mos jenė tė lidhura me flamurin. Nuk dua tė besoj se nė njė shpėrfillje tė tillė tė vullnetit politik tė popullit dhe nė njė provokim tė tillė tė durimit tė tij do tė ketė marrė pjesė Qeveria e Kosovės, e kryesuar nga Bajram Kosumi! Sidoqoftė, sqarimet nė lidhje me kėtė ajo duhet t’ua japė qytetarėve. Provokuesit, ndėrkaq, nuk do tė duhej tė harrojnė: ata qė e ulėn pėrtokas kiē-flamurin me tė cilin u shpėrfill vullneti i popullit e u provokua durimi i tij mė 27 nėntor, sigurisht do ta mbrojnė vullnetin e popullit edhe nė rastet tjera.

      



Kostenlose Webseite von Beepworld
 
Verantwortlich für den Inhalt dieser Seite ist ausschließlich der
Autor dieser Homepage, kontaktierbar über dieses Formular!